Kreu Blog Faqe 67

Shqiptarët kanë të drejtë të studiojnë historinë e tyre, të rishqyrtojnë identitetin e tyre dhe të zgjedhin lirisht rrugën e tyre shpirtërore

0
Kur profesori i shpall luftë lirisë së ndërgjegjes… dhe Inteligjencën Artificiale e thërret dëshmitare!
Shkrimi i fundit i Milazim Krasniqit nuk është një analizë mbi krishterimin në Perëndim, sa është një dëshmi e shqetësimit të tij për një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: zgjimin e ndërgjegjes historike dhe identitare të një pjese të shqiptarëve. Paradoksi është i qartë. Në njërën anë na thuhet se krishterimi në Perëndim është në krizë të thellë, ndërsa në anën tjetër mobilizohet një arsenal i tërë argumentesh për të luftuar disa pagëzime dhe disa lëvizje qytetare në Kosovë. Nëse fenomeni qenka kaq i parëndësishëm, atëherë pse gjithë ky alarm?
Më shumë se sa debat akademik, ky tekst përpiqet ta zëvendësojë argumentin me etiketimin. Lëvizje qytetare quhen “hibride”, qytetarë që ushtrojnë lirinë e ndërgjegjes paraqiten si problem, ndërsa një zgjedhje personale fetare trajtohet sikur të ishte çështje sigurie. Në një shoqëri demokratike, liria e besimit nuk matet me pëlqimin e profesorëve, as me miratimin e ideologëve. Ajo është një e drejtë themelore që vlen për të gjithë.
Edhe më kurioze bëhet panorama kur në debat futen transhumanizmi dhe Inteligjenca Artificiale, sikur këto të ishin arbitrat e historisë së shqiptarëve. Inteligjenca Artificiale mund të analizojë tekste, të krahasojë burime dhe të përpunojë të dhëna, por nuk vendos bindjet shpirtërore të njerëzve. Aq më pak mund të përdoret si mburojë për të shpallur të papranueshme zgjedhjet e lira të qytetarëve.
Historia nuk ndryshon sepse dikush e quan një lëvizje “absurde”. Faktet historike nuk zhbëhen me epitete, ndërsa liria e ndërgjegjes nuk pezullohet me deklarata akademike. Shqiptarët kanë të drejtë të studiojnë historinë e tyre, të rishqyrtojnë identitetin e tyre dhe të zgjedhin lirisht rrugën e tyre shpirtërore, pa u etiketuar dhe pa u demonizuar.
Në fund mbetet një pyetje që nuk kërkon teori të ndërlikuara, por vetëm logjikë: nëse është e drejtë të mbrohet liria për të zgjedhur Islamin, pse nuk duhet të mbrohet me të njëjtin standard edhe liria për të zgjedhur krishterimin? Nëse njëra zgjedhje quhet e drejtë, ndërsa tjetra “problem sigurie”, atëherë nuk kemi të bëjmë me mbrojtje të lirisë fetare, por me një standard të dyfishtë.
Debati nuk fitohet duke shpallur alarm sa herë që dikush mendon ndryshe. Debati fitohet me argumente, me fakte dhe me respekt për lirinë e tjetrit. Pikërisht aty fillon akademizimi i vërtetë, dhe pikërisht aty përfundon propaganda.
Kur argumentet nuk mjaftojnë, shpallen ‘rrezik’ njerëzit që mendojnë ndryshe. Kjo nuk është fitore e dijes, por dëshmi e frikës nga liria !

Albert Leka nga Lëvizja e Deçanit për panikun e islamistëve politik nga ndryshimi që po vije gjithnjë e më shumë në ndërgjegjësimin kombëtar

0
PANIK NGA NDRYSHIMI? PSE MILAZIM KRASNIQI PO E SULMON PËRSËRI LËVIZJEN E DEÇANIT?
Kur dikush i kushton një shkrim të tërë sulmit ndaj Lëvizjes së Deçanit, besimit katolik dhe madje kërkon që shteti t’i trajtojë qytetarët me bindje të tjera si “problem sigurie”, lind një pyetje e thjeshtë: çfarë e shtyn drejt një gjuhe kaq përçarëse?
Në vend të debatit me argumente, zgjidhet etiketimi, frikësimi dhe përpjekja për të delegjitimuar çdo mendim ndryshe. Kjo nuk është shenjë force, por pasiguri përballë një zëri që nuk mund të heshtet me etiketa.
Lëvizja e Deçanit nuk do të frikësohet nga sulmet, shpifjet apo përpjekjet për kriminalizim. Në një shoqëri demokratike, askush nuk duhet të shpallet armik vetëm pse mbron identitetin, bindjet dhe lirinë e shprehjes.
Koha e anatemimeve ka kaluar. Qytetarët meritojnë debat me fakte, jo thirrje që nxisin përçarje dhe kërkesa të tërthorta për ndëshkimin e kundërshtarëve.

Kur helmi shitet si patriotizëm: Kush po përpiqet ta nxisë përçarjen ndërshqiptare?

0
Jam deklaruar publikisht se nuk do të merrem më me asnjë aktivitet sociopolitik. Megjithatë, po e ndiej të nevojshme ta bëj edhe një reagim — mbase të fundit. Më nxiti retorika e Milazim Krasniqit, sivëllami i të cilit ishte Boro Maraçiqi, si dhe soji e sorollopi politik e propagandistik i tipit të tij. Dhe këtu dua të jem shumë i qartë: nuk po them se ekziston një përçarje ndërshqiptare në këtë pikë. Përkundrazi, po flas për përpjekjet që, sipas vlerësimit tim, bëhen për ta prodhuar, ushqyer dhe nxitur atë. Kur dikush vazhdimisht kërkon armiq brenda shqiptarëve, demonizon organizata, lëvizje, grupe dhe individë intelektualë me orientim properëndimor dhe përpiqet t’i vendosë shqiptarët përballë njëri-tjetrit, atëherë duhet pyetur hapur: kush ka interes nga kjo? Kujt i shërben krijimi artificial i një konflikti ndërshqiptar? Helmi që derdhet me aq zell kundër organizimeve, lëvizjeve, grupeve dhe intelektualëve me orientim shqiptar dhe properëndimor nuk më duket thjesht si përplasje idesh.
Unë kam dyshimin tim se, për disa prej këtyre zërave, motivi mund të jetë shumë më pragmatik: sa më të rrezikshme të paraqiten nismat panshqiptare dhe properëndimor për interesat dhe ndikimet lindore, aq më e madhe bëhet nevoja për njerëz që t’i luftojnë ato — dhe rrjedhimisht aq më i madh mund të bëhet edhe interesi për t’i mbështetur ata që e bëjnë këtë punë. Sikur mesazhi drejtuar padronëve të tyre të mundshëm të ishte: “Këto organizata, lëvizje, grupe dhe intelektualë po e rrezikojnë seriozisht ndikimin dhe kulturën lindore. Rritni fondet për ne, që t’i godasim, t’i diskreditojmë dhe t’i ngulfatim këto lëvizje panshqiptare dhe panperëndimore.”
Nëse ekzistojnë financime apo lidhje të tilla, ato duhet të dëshmohen me fakte dhe dokumente. Unë nuk dua ta paraqes dyshimin si fakt të kryer. Por kam të drejtë të shtroj pyetjen politike: pse gjithë ky zell kundër çdo organizimi shqiptar që e sheh të ardhmen e vet në familjen evropiane dhe perëndimore? Dhe pse gjithë kjo përpjekje për të krijuar përplasje mes shqiptarëve aty ku ajo përplasje nuk ekziston? Kjo është pikërisht ajo që duhet demaskuar. Nuk kemi pse ta pranojmë tezën se shqiptarët qenkan të përçarë. Problemi është tjetërkund: ekzistojnë zëra që, sipas bindjes sime, po përpiqen t’i përçajnë. Soji politik e propagandistik i “Milazimëve” nuk po ka të ndalur. Por as ne nuk duhet të ndalemi së pyeturi: Kush përfiton nga një përçarje e tillë? Kush ka interes ta prodhojë atë? Kujt i shërben demonizimi i orientimit proevropian të shqiptarëve? Dhe, mbi të gjitha, kush do ta paguante çmimin nëse kjo retorikë do të arrinte qëllimin e saj? Përgjigjja e fundit është e thjeshtë: shqiptarët. Unë kam pushuar aktivitetin tim sociopolitik dhe flas vetëm në emrin tim. Por kjo nuk do të thotë se kam hequr dorë nga e drejta për të reaguar kur shoh përpjekje që, sipas gjykimit tim, mund t’i bëjnë dëm interesit shqiptar. Ky është qëndrimi im personal dhe përgjegjësinë për të e mbaj vetë.
Boik Breca (Pajazit Jashari)

Sak Muji, i burgosuri politik…, e fton vajzën Vesë Mujin, në ekspozitës artistike – ndërkombëtare: ME PRANGA E PA TO WITH CHAINS OR NOT

E dyshtuna bija ime Vesë Muji !

Me respekt të veçantë kam nderin t’ju ftoj të merrni pjesë në inaugurimin e ekspozitës sime artistike ndërkombëtare: ME PRANGA E PA TO WITH CHAINS OR NOT “Arti që mbijetoi burgun politik (1981–1990)” Një ekspozitë që paraqet 130 vepra arti, të krijuara gjatë viteve të burgut politik dhe në periudhën pas lirisë, si dëshmi e qëndresës, kujtesës historike dhe fuqisë së artit për të mbijetuar. Ekspozita është realizuar nga autorët: Sak Muji Hydajet Hyseni 📍 Vendi: Hamami i Haxhi Beut – Pejë 🗓 Hapja solemne: E diel, 02 gusht 2026 🕓 Ora 16:00 📅 Ekspozita qëndron e hapur deri më 16 gusht 2026 🕙 Çdo ditë: 10:00–20:00 Do të ishte nder i veçantë për ne që me praninë tuaj ta madhëroni këtë ngjarje kulturore, e cila i kushtohet kujtesës historike, lirisë, artit dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Prania juaj do të jetë një vlerësim për autorët, për veprat artistike dhe për të gjithë ata që besojnë se arti mbetet dëshmia më e fortë e kohës. Me respekt dhe mirënjohje, Sak Muji Autor i ekspozitës Hydajet Hyseni Autor i ekspozitës ____________ “Arti është kujtesë. Kujtesa është liri.” Kontakt: 📞 Sak Muji: +383 49 758 563 📞 Hydajet Hyseni: +383 44 120 089 ✉️ sakmuji58@gmail.com

Moment historik, SHBA vulos sovranitetin e Kosovës dhe i dërgon mesazh të prerë Ballkanit

0
Në të përfshihet edhe Kosova. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon. Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

“Paqja e vazhdueshme, stabiliteti dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor është direkt i lidhur me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve të këtyre gjashte shteteve”, thuhet në dokument.

Në një nga pikat e rëndësishme të dokumentit është qëndrimi zyrtar i Kongresit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. Aty Marrëveshja e 2023-tës për normalizimin e marrëdhënieve konsiderohet hap pozitiv, ndërsa kërkohet përparim i menjëhershëm në Aneksin e zbatimit. Riafirmon se zgjidhja përfundimtare duhet të bazohet në njohje reciproke dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale, shkëmbime apo rishikim kufijsh mbi baza etnike.

Mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin në BE.

Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve. Kosova po ashtu përfshihet në kuadrin rajonal të masave për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Ligji mbështet rritjen e ndihmës amerikane për sigurinë kibernetike, nga e cila përfiton edhe Kosova.

Legjislacioni gjithëpërfshirës përcakton gjithçka, nga sa anije, avionë dhe sisteme raketash blihen nga SHBA-ja, te një rritje pagash për trupat, e deri te mënyra e adresimit të kërcënimeve gjeopolitike. Ai është një kompromis, që kombinon masa të veçanta të miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, të dyja nën kontrollin e republikanëve.

Ligji përfshin po ashtu disa dispozita për të rritur sigurinë në Evropë.

Trumpi ka qenë kritik ndaj forcimit të sigurisë evropiane, duke argumentuar se aleatët duhet të paguajnë vetë. Strategjia e tij e sigurisë kombëtare, e publikuar së fundmi, shihet si miqësore ndaj Rusisë, armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe një rivlerësim i marrëdhënies së SHBA-së me kontinentin.

Sipas ligjit, ofrohen 800 milionë dollarë për Ukrainën – 400 milionë dollarë në secilin prej dy viteve të ardhshme – si pjesë e iniciativës së ndihmës për sigurinë e Ukrainës, e cila paguan kompanitë amerikane për armë për ushtrinë e Ukrainës.

Ligji i mbrojtjes gjithashtu autorizon iniciativën e sigurisë së vendeve baltike dhe ofron 175 milionë dollarë për të mbështetur mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Si dhe kufizon aftësinë e Departamentit të Mbrojtjes për të ulur numrin e forcave amerikane në Evropë në më pak se 76,000 dhe i ndalon komandantit evropian të SHBA-së të heqë dorë nga titulli i komandantit suprem të NATO-s./Koha.net

Shmangia e krizës në LDK, për mes analizës të sinqertë

0
“Shkarkimi i mundshëm i kryetar Lumirit, e dërgon vendin në zgjedhje të serishme”
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
     Opinioni shqiptar në përgjithësi, anëtarësia e LDK-së, në veçanti, janë të shqetësuar për kërkesën e klanit të Isa Mustafës, për mbajtjen e Kuvendit shkarkues të kryetarit legjitim, Lumir Abdixhiku, për tri arsye:
     E para, shkarkimi i mundshëm i kryetar Lumirit, e dërgon vendin në zgjedhje të serishme, sepse grupi i të pakënaqurve janë të shantazhuar nga PDK-ja, duan t`i bashkohen opozitës PAN-iste, me shpresën se një palë zgjedhje të tjera, do ta zvogëlojnë përqindjen fituese të Vetëvendosjes me aleatët e saj. Dhe, së bashku me Listën Serbe, do të vinin në pushtet;
     E dyta, klani i Isa Mustafës ka përjashtuar mundësinë e koalicionit apo të bashkëqeverisjes të LVV. Kjo është dëshmuar me rrëzimin e Qeverisë Kurti-1, kur kryetari Isa Mustafa aprovoi porosinë e emisarit Richard Grenell, duke numëruar ditët nga lart-poshtë: 8,7,6,5, duke mos pritur 4 ditët tjera! Kujtoni rrëfimin e shefit të Grupit parlamentar, Arben Gashi. Pjesë e kësaj ujdie, dakoordimi ishin edhe kryetari i social-komunistëve shqiptarë, Edvin Rama dhe presidenti serb Vuçiq;
     E treta, dihet botërisht se Isa Mustafen e katapultoi në krye të LDK-së Hashim Thaçi me SHIK-un e tij. Kjo e vërtetë absolute është fiksuar në foto, kur anëtarët e SHIK-ut ngjisnin afishet në muret e Prishtinës: “Ose Isa kryetar i LDK-së, ose do të kallet Selia Qendrore e LDK-së dhe objekte tjera!”
     Pse kjo preferencë e argatëve të PAN-it brenda LDK-së?! Sepse përgjatë të qeverisjes PDK-LDK, eksponentët kryesorë të LDK-së u korruptuan nga Hashimi dhe ShIK-u i tij, u bënë hisedarë në biznese të leverdishme dhe u betonuan në drejtimin e LDK-së. E gjithë kjo miqësi në aleancë PDK-LDK, u bë në kundërshti me vullnetin e shqiptarëve, të popullit, të elektoratit, të anëtarësisë, të Këshillit të Përgjithshëm, Grupit të Deputetëve, madje edhe të vetë Kryesisë të LDK-së!! Pothuaj se, gjithëçka vendoste rrethi vicioz i kryetarit.
     Kryetari i katapultuar nga PDK-ja, Isa Mustafa, heshturazi amnistoi dhe rehabilitoi krimin dhe kriminelët, edhe pse ishte i mirë informuar për serinë e vrasjeve politike, për hajnitë masive zyrtare, për kontrabandën galopante, të cilën Drejtoria e Doganave të Kosovës, e vlerëson dëmin e shkaktuar buxhetit të shtetit në shumë miliarda euro, sepse ajo bëhej me “shlipera”, “teretnjaka”, maune, gjithnjë në koordinim me bandat serbe, sidomos me “Listën Serbe”.
     Siç e ka denoncuar këtë veprimtari kriminale zyrtare DASH amerikan, në krye të kontrabandës ishin bandat e “komandantëve” të Kosovës dhe krerët e Listës Serbe të Veriut të Kosovës. DASH shpalli “non grata” disa nga krerët kontrabandistë serbë dhe 16 shqiptarë, por, për habi, disa emra i kurseu nga publikimi.
     Kërkesa e një grupi të pakënaqurish, për një Kuvend shkarkues të kryetarit legjitim, pa zgjedhje paraprake, është krejt i pakohë. Së pari duhet përfunduar me koalicionin e mundshëm, tashmë, të filluar me LVV, për ta përmbyllur procesin institucional. Dhe, mbi të gjitha, është një “Kuvend ” qëllimkeq, me emërtesë i “jashtëzakonshëm”, edhe pse nuk përkon me realitetin.
     Thirrja e këtij Kuvendi, po shoqërohet me një propagandë mashtruese dhe tërësisht rrenacake: “Kërkesa për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhikut është nga anëtarësia”, – thonë klanorët e Mustafës.
     Kjo është gënjeshtër e kulluar! Përkundër kërkesa është dërtuar dhe nismuar nga titullarët partiakë, në koordinim të hershëm me PDK-në, për dy qëllime bazë:
1) Pengimin e bashkimit dhe të profilizimit të së djathtës të Kosovës, e cila do të ishte një krye-kauzë për ngritjen e partisë të Presidentit Rugova dhe kthimin në identitet të LDK-së, tashmë të zvetënuar, deri në prag shuarje, nga argatët e Hashimit me shokë. Ata duan bashkimin e përhershëm politik me PDK-në, për t`i kthyer “komandantët” në pushtet;
2) Klanorët e Mustafës duan pa pengojnë, madje me çdo çmim, koalicionit të LDK me LVV, si dy partitë të vetme parlamentare të pakriminalizuara.
     Është hipokrizi të thuhet se “kjo kërkesë nuk është e orientuar kundër askujt!?”
     Përkundrazi, kërkesa ka adresë, madje me aksion të organizuar, për ta linçuar Lidershipin aktual dhe sidomos Dr. Vjosë Osmanin.
     Ndërsa me 25 maj 2015, kur ajo sfidonte Isa Muatafen dhe delegatët e Kuvendit të 8-të “zgjedhor”, të LDK-së, duke bërë zgjedhje aklamative, të hapura, me ngritje dore, për ta rizgjedhur kryetarin Isa Mustafa, patericë të Hashim Thaçit, duke e dobësuar dhe rrënuar LDK-në, këta të mërdhezurit e sotëm për Kuvend përçarës shkarkues, refuzonin Vjosë Osmanin, si zëri i vetëm në mbrojtjen e LDK-së dhe të rugovizmit, të  ngulfatur nga kreu i atëhershëm të partisë dhe PDK-ja.
     Vjosë Osmani, me pak delegatë, sa gishtat e një dore, protestonte për ndalimin e debatit dhe përjashtimin e votimit të fshehtë!
     Klanorët e Mustafës justifikojnë nismen e tyre, për veprimin shkatërrues të LDK-së, gjoja, “partia mbeti në vendin e tretë!”
     Por kryetar Lumiri ashtu e gjeti. Dhe, kur po mobilizohej për ta ngritur atë, puçistët bojkotuan dhe sabotuan dy palë zgjedhje radhazi, me qëllim që ta përgatisnin shkarkimin e kryetarit Abdixhikut. Për këtë kishin mbështetjen e PDK-së dhe të armiqve të Kosovës. Andaj, edhe nxitohen për ta bërë një palo-Kuvend “shkel e shko!”
     Reflektimi dhe ndryshimi është bërë me 14 shkurt 2021, kur LVV me aleatë, i shporri nga pushteti PAN-in kriminal dhe parashutistin e Hashimit, patericë e PDK-së, Isa Mustafen.
      Opozita PAN-iste ka klientelë elektorale, goxha të garantuar:
a) Shumësinë e 85 mijë të nëpunësve shtetërorë;
b) Shumicën absolute të 45 mijë “veteranëve” të rrejshëm;
c) Anëtarësinë numerike të tri organizatave ilegale kriminale: SHIK, “Shqiponjat e zeza”, BIA (kosovare, me qendër Llap e Gollak).
d) Ndërkohë edhe LVV po krijon klientëlen elektorale sociale.
       I vetmi subjekt politik që nuk ka provuar të këtë klientelë elektorale është LDK-ja.
      Mendoj se në vend të “Kuvendit”, duhet mbajtur një mbledhje e Kryesisë, duke ftuar edhe deputetët, kuadro dhe veprimtarë rugovistë, të anashkaluar nga kryetarët pararendës, por të anashkaluar edhe nga kryetari aktual!?
     Ndërsa prania në takim e delegatëve të KP, nuk është e nevojshme, sepse shumica janë të manipuluar nga shefat e tyre. Madje, pas Kuvendit të 7-të të LDK-së e këtej, delegatët e Këshillit të Përgjithshëm nuk janë vënë në garën e votimit të fshehtë. Pra, janë të paligjshëm, sepse janë të emëruar, të listuar dhe të votuar në grup, me aklamacion, votim i hapur, me ngritje dore.
      Në ketë takim pune, nëse nuk u pritet “të pakënaqurve” për afatin normal kohor zgjedhor, të mendohet për një datë më të afërme, por assesi pa zgjedhje paraprake.
       Çështje kryesore që duhet t`i trajtonte me parësi, duhet të mbizotëronin:
1) Të hiqet nga agjenda shkarkimi i kryetarit aktual;
2) Të autorizohet Lidershipi aktual, për të vazhduar konsultimet me pozitën fituese, për mundësinë e koalicionit LDK-LVV;
3) Të ndryshohet statuti i imponuar nga tandemi Isa-Hashimi, i cili e çoi LDK-në në theqafje;
4) Të ndryshohet rregullorja zgjedhore;
5) Të kufizohen kompetencat e tepruara të kryetarit të LDK-së;
6) Nisma e bashkimit dhe profilizimit të së djathtës të Kosovës, të bëhet krye-kauzë e LDK-së, si garanci për ngritjen e partisë;
7) Të krijohet komision i përbashkët për përgatitjen e zgjedhjeve, përfshi edhe palët në kundërshti, duke i aktivizuar edhe të hatëruarit, që nga amshimi i Presidentit Rugova dhe deri me sot…
     Propaganda se thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm shkarkues, vjen nga poshtë, nga anëtarësia, është i shpikur dhe i shpifur nga tellallët e PDK-së, është kurdisje qëllimkeqe dhe neveritëse.
     Përkundrazi, anëtarësia është e revoltuar se argatët e shantazhuar nga PDK-ja, po tentojnë përçarjen e LDK-së, deri në ndarjen e radhës të saj.
        Dy paraqitjet televizive të kryetarit Lumir Abdixhikut kanë qenë faktike, argumentuese dhe bindëse:
– herën e parë, pas zgjedhjeve të fundit, me ç`rast denoncoi sabotimin nga klanorët e Isa Mustafës;
– herën e dytë, pas aktivizimit të këtij klani, në shërbim të PDK-së, për shkarkim arbitrar të kryetarit të ligjshëm.
     Në bisedat televizive kryetari Abdixhiku premtoi se do të organizohen zgjedhje të rregullta, ndryshe nga herë të tjera, me debat të shpenguar demokratik dhe votim të fshehtë, për të gjitha nivelet e strukturave partiake, që nga baza dhe deri në qendër, si dhe shumëçka tjetër në drejtimin e LDK-së.

Protestat e Shqipërisë dhe agjentët

0
___
PROTESTAT DHE AGJENTËT
___
Fatkeqësisht, në Shqipëri, – por edhe në shtete të tjera, – ka agjentë më shumë se mjaft. Për ta argumentuar këtë konstatim, nuk kam fakte burimore, prandaj po e paraqes si dyshim, të bazuar mbi indicie dhe analiza logjike.
Indicie për ta argumentuar këtë dyshim janë reagimet e agjentëve të kamufluar si analistë e opinionistë, të cilët po i dominojnë debatet televizive. Pothuajse kudo, çdo ditë, po i trajtojnë protestat dhe, sapo ndokush guxon të shfaqë dyshimin se protestat i kanë “koordinuar” agjentët, i vërsulen shumica, madje edhe me agresivitet, duke thënë se dyshimet për agjentë janë mendësi enveriste e brockulla të ngjashme.
Indicie tjetër është ajo që spekulojnë shumica e analistëve dhe opinionistëve, të cilët mua ma shtojnë dyshimin se ata janë agjentë.
Derisa agjentët dhe agjenturat e Rusisë putiniste kishin ndikim të madh në votimet presidenciale në SHBA, në Brexit-in britanik, në formimin dhe rritjen e partive nacionaliste (nazisto-putiniste), si edhe në shumë shtete të BE-së, ku janë formuar parti të mëdha nacionaliste, si të mos kenë ndikim në Shqipërinë, e cila ka shtetësi të brishtë në aspektin politik, ligjor, ekonomik, social e ushtarak? Por, derisa në BE dhe SHBA kjo tematikë trajtohet me vëmendje e shqetësim të shtuar, në Shqipëri liria për të diskutuar mbi agjentët dhe agjenturat armiqësore është e ngulfatur.
Pothuajse asnjë agjenturë nuk duhet të ketë interes të angazhojë në Shqipëri agjentë për spiunim të sekreteve ushtarake, teknologjike, shkencore etj., meqë Shqipëria, në të gjithë sektorët, nuk paraqet konkurrencë. Agjenturave armiqësore u intereson sabotimi i konsolidimit të shtetit, i demokracisë, i zhvillimit turistik, i procesit të anëtarësimit në BE dhe, sidomos, nxitja e armiqësive partiake, fetare e ideologjike mes qytetarëve, në mënyrë që të zvarritet tranzicioni. Prandaj kemi kaq shumë analistë e opinionistë, kaq shumë televizione e portale, të cilat nuk mbahen gjallë me kashtë.
Ta zëmë, qysh kur u përfol se një ushtarak francez, i pensionuar, ndihmoi financiarisht formimin e TV Klan-it, menjëherë sajova dyshimin se ai ushtarak duhet të ketë qenë kuadër i DGSE-së franceze, e cila ishte më serbofile se vetë agjenturat e Serbisë. Dhe, meqë në Francë ekzistojnë vështirësi për të shpërdoruar mjetet e buxhetit shtetëror për të financuar këso komplotesh diversioniste, ai ushtarak duhet t’i ketë pasur ato fonde nga Beogradi fashistoid.
Po i konkretizoj dyshimet ndaj Preç Zogajt, tashmë analist televiziv i përnatshëm, i cili ka ushtruar shumë profesione e funksione. Sigurisht që vazhdoj të kem simpati e respekt për të, por po e viktimizoj për momentin si personazh që më shkakton dyshimin se është agjent i BIA-s serbe. Së fundmi, ky dyshim m’u shtua edhe nga mashtrimet, për të mos thënë shpifjet, që i broçkullisi në emisionin “Trialog” të RTSH-së publike, më 21 korrik 2026.
Nga minuta 51 e debatit televiziv ai tha: “Një kryeministër sigurisht që nuk mund të qëndrojë në qeveri në qoftë se sheh për një kohë të gjatë një numër, – në rastin e Shqipërisë që ka 2,3 milionë banorë, – 100 mijë deri 150 mijë njerëz në shesh (…)”.
Preçi bëhet sikur harroi se, në minutën 19 të të njëjtit debat televiziv, kishte thënë: “Bulevardi mbushet nga Kryeministria deri te monumenti i Skënderbeut me protestues që nuk i organizon një parti politike, por vetëorganizohen (…)”.
Sigurisht që Preçi e di se i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duhet të ketë rreth 850 metra gjatësi dhe rreth 24 metra gjerësi. Ndërsa nga Kryeministria deri te Përmendorja e Gjergj Kastriotit duhet të ketë rreth 600 metra, respektivisht rreth 15 mijë metra katrorë. Kjo do të thotë se ajo hapësirë nuk i nxë as 20 mijë njerëz, ndërsa për 100 mijë apo 150 mijë, siç pretendoi Preçi, as që bëhet fjalë, sepse do të duhej të ishte Bulevardi gjashtë herë më i gjatë.
Preçi broçkullisi edhe për tokat bujqësore që u ishin dhënë ish-kooperativistëve sipas ligjit famoz 7501 dhe që nuk janë shndërruar në pronësi, dhe as nuk janë kompensuar ish-pronarët, etj. Madje edhe dezinformoi: “Kush e punon 40 vjet tokën, edhe feja thotë se fiton të drejtë pronësore.”
Para ca ditëve e kam shtjelluar këtë tematikë, prandaj po e anashkaloj, duke u mjaftuar me konstatimin se në Shqipëri (e Kosovë) nuk ka pronarë legjitimë të tokave, sepse Perandoria Osmane, kur u dëbua në vitin 1913 nga hapësirat tona, nuk ka lënë pas pronarë klasikë të tokave. Të gjithë, edhe pashallarët, bejlerët dhe ata që e punonin tokën, ishin vetëm qiramarrës, ngaqë Sheriati islam ndalon pronësinë private të tokës.
PSE MASHTRON E SPEKULON EDHE PREÇI?
Në vitin 1991 pata fatin apo fatkeqësinë ta njoh personalisht Preçin. Doja të hapja një ndërmarrje botuese private në Tiranë. Nuk kishte ligj përkatës. Më këshilluan të gjeja miq për të ndërhyrë te ministri i Kulturës. Rastisi që ministër të ishte Preç Zogaj. Nuk kërkova miq; shkova ta provoja fatin. Në sportelin e ministrisë, kur sportelisti e pyeti Preçin me telefon, ai tha të ngjitesha te kabineti i tij.
Sapo u njohëm, ia parashtrova kërkesën. Ai fillimisht u hamendësua, meqë ende nuk kishte ligj që lejonte ndërmarrje private për botim. I propozova: “Në këtë anarki, do të mjaftonte një shkresë me një fjali: Zotëriut Ibrahim Kelmendi i lejohet regjistrimi i ndërmarrjes botuese private me emrin ‘Iliria’…” (parafrazim). Diçka të ngjashme e shtypi në makinën e shkrimit që kishte në kabinet. Ma dha. Vërtet mjaftoi që ta regjistroja ndërmarrjen e parë botuese private pas aq shumë vitesh të “diktaturës së proletariatit”.
Fatkeqësisht, marioneta e Beogradit, Sali Berisha “me 40 hajdutë”, më falimentuan, duke më detyruar të arratisesha nga Shqipëria në gusht të vitit 1992.
Aty e tutje u bëmë goxha miq me Preçin dhe pothuajse përditë rastiste të shiheshim në Hotel “Dajti”. Ndonjëherë pinim edhe kafe bashkë.
Do djalli që, pas ca kohësh, e shoh Preçin në ndeja të gjata e të përditshme me Zef Camajn, malësor hotjan nga rrethi i Tuzit. Shfaqnin një miqësi sikur të ishin shokë që nga fëmijëria. Ndoshta edhe nga xhelozia, më plasi “filmi” dhe një ditë u ula në tavolinën e tyre pa kërkuar leje.
Preçi u befasua kur i thashë se “Zefi është ngarkuar nga UDB-ja të rekrutojë këtu agjentë dhe t’i mësojë se çfarë duhet të bëjnë e si duhet të kamuflohen”.
Sigurisht që u irritua, prandaj ma ktheu: “Mos shpif pa e njohur, meqë Zefi është malësor patriot, i ardhur nga Amerika për të ndihmuar në demokratizimin e Shqipërisë.”
Ia ktheva: “E njoh, prandaj u ndjeva i detyruar të të informoj, për hir të respektit.”
“Ke prova?”, më pyeti.
“Po, kam”, zura t’i përgjigjesha. “Në gusht të vitit 1982, në Nju Jork, kushëriri i Zefit, Nua, më mori me vete ta vizitonim Zefin. Ma rrëfeu arsyen e asaj vizite. Në banesën e Zefit, gjatë bisedës, Nua i tha:
“O do të dezertosh nga UDB-ja, ose ik nga Amerika, sepse nuk ke më besë!”
Gruaja e Zefit ndërhyri:
“Po ti ç’ke kundër UDB-së? NN-së (ia kam harruar emrin kryeUDBashit të Malit të Zi) i ka ardhur keq për mua, prandaj më ka marrë në shtëpi e më ka sjellë me veturë në Beograd. Më ka shoqëruar deri sa kam hipur në aeroplan. Ma ka paguar edhe biletën…”
Nua e ndërpreu:
“Kunatë, sa herë të ka q… gjatë rrugës, meqë je kaq sharmante?!”
Plasi grindja. Gati sa nuk ndodhi vrasje…
Po atë Zef e kam parë në mbrëmjen e Vitit të Ri 1997, në restorantin “Kumanova” (seli rekrutuese e koordinuese e UDB-së), përballë Hotel “Dajtit”. Tashmë ishte në tavolinë me zëvendësin e Bashkim Gazidedës, atëherë drejtor i SHIK-ut. Edhe atij krimineli, për të cilin thuhej se e kishte komanduar plojën në Përmet, në mars të vitit 1997, ia paskam harruar emrin…
Po ai Zef duhet të ketë paguar autobusë për të dërguar malësorë (kryesisht minoritarë) nga Shkodra me rrethinë, që të solidarizoheshin me rebeluesit në Vlorë, duke ngritur para kamerave televizive “tre gishtat” e ritit ortodoks serb…
Në gusht të vitit 1998 u befasova kur, në pritjen zyrtare të presidentit Rexhep Mejdani, gjeta edhe Preç Zogajn, të cilin e prezantuan si këshilltar. Gati sa nuk ia thashë këto që po i rrëfej tani Presidentit Mejdani, kur Preçi, i ulur afër meje, më goditi me gju nën tavolinë, duke më “këshilluar”, nën zë, të mos e vazhdoja rrëfimin revoltues për tradhtinë që pushteti i Shqipërisë po ia bënte Luftës Çlirimtare të UÇK-së.
Fatmirësisht, Presidenti Mejdani insistoi t’ia thosha ato që zura t’i rrëfeja, duke reaguar ndaj fjalëve të mia drejtuar Preçit:
“Mos më pengo, se i tregoj Profesorit kush je ti!”
Meqë “i rash trup nga Kina”, me paraqitjet e tij në debatet televizive, siç e potencova, po ma shton dyshimin se ishte rekrutuar nga Zefi qysh në vitin 1991. Prandaj ishte kaq kontrovers dhe spekulativ në ato që thotë, edhe pse ka përgatitje intelektuale për t’i ditur të vërtetat dhe për të shprehur mendime e këshilla të urta e racionale.
Preçi e di se parullat e thirrura në protesta brenda pak minutash, si ajo fashiste “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe ajo kriptoenveriste “Revolucion, revolucion”, tolerohen sepse protestat, sipas dyshimit tim, organizohen nga agjentë që bashkëpunojnë në raste të tilla. Agfjenturat bashkëpunojnë mes tyre kur kanë interesa të përbashkëta. Ison ua mbajnë tifozët e tyre dhe ndonjë viktimë e sloganeve dhe kërkesave populiste, dekadente e destruktive, meqë tashmë ambientalistët snobë dhe LGBT-istët nuk janë më pjesëmarrës.
***
Këtu mund ta ndiqni debatin:

28 Korrik 1922 – kur Amerika i zgjati dorën Shqipërisë, një miqësi që i ka qëndruar besnike historisë 

Presidenti atëhershëm i SHBA-ve Woodrow Wilson
Nga Frank Shkreli
___
Në historinë e kombeve ka data që nuk janë vetëm kronologji. Ato janë busulla morale, që u kujtojnë brezave se cilët kanë qenë miqtë e tyre në kohët më të vështira. Për Shqipërinë, 28 korriku 1922 është njëra prej këtyre datave. Atë ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën zyrtarisht shtetin shqiptar, duke kurorëzuar një politikë që kishte filluar disa vite më parë me mbështetjen vendimtare të Presidentit Woodrow Wilson për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë.  Për një komb të vogël, ende të brishtë dhe të kërcënuar nga ambiciet e fqinjëve grabitqarë, kjo njohje nuk ishte vetëm një akt diplomatik. Ishte një deklaratë besimi se Shqipëria kishte të drejtën të ekzistonte si shtet i lirë dhe sovran.
Historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nuk fillon dhe nuk mbaron me dokumente zyrtare. Ajo është ndërtuar mbi ideale, mbi sakrifica dhe mbi njerëz që besuan se liria dhe dinjiteti i kombit shqiptar meritonin të mbroheshin. Nga Frank Shkreli – 4 Korrik, 2026, 250-vjet Amerikë: një miqësi që ndryshoi përgjithmonë historinë e shqiptarëve | Gazeta Telegraf.  Ndër ta, një vend të veçantë zë Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, e themeluar në Boston në vitin 1912. Nën udhëheqjen e Fan S. Nolit, Faik Konicës dhe patriotëve të tjerë shqiptaro-amerikanë, “Vatra” u bë zëri më i fuqishëm i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Gazeta “Dielli”, organi i saj, informoi opinionin amerikan, sensibilizoi politikën e Uashingtonit dhe mbrojti pa pushim të drejtat e Kombit shqiptar. Pa këtë angazhim të diasporës shqiptare në Amerikë, historia jonë diplomatike do të kishte qenë shumë më e vështirë.  Frank Shkreli: Me Dr. Elez Biberajn në Tiranë në çastin kur u thye vet-izolimi komunist, mars 1991 | Gazeta Telegraf
Kur Presidenti Woodrow Wilson kundërshtoi copëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, ai nuk po mbronte vetëm një territor në Ballkan. Ai po mbronte një parim: se kombet e vogla nuk duhet të bëhen viktima të pazareve politike të fuqive të mëdha.  Njohja zyrtare e Shqipërisë më 28 korrik 1922 ishte vazhdimësi e këtij parimi. Një shekull më vonë, historia ka folur qartë. Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë Shqipërisë në momentet më vendimtare të saj: në mbështetjen për demokracinë pas rënies së komunizmit — Frank Shkreli: Kështu e gjetëm Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë, 30-vjet më parë | Gazeta Telegraf — në anëtarësimin në NATO —Frank Shkreli: Kështu e gjetëm Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë, 30-vjet më parë | Gazeta Telegraf në reformat institucionale dhe, mbi të gjitha, në ndërhyrjen historike për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë — Frank SHKRELI/Kur në Kosovë ndërroi epoka | Gazeta Telegraf
Këto nuk janë episode të rastësishme. Janë hallka të së njëjtës histori miqësie.  Edhe sot, kur demokracitë perëndimore përballen me sfida të reja, kur lufta është rikthyer në Evropë dhe kur propaganda autoritare përpiqet të zbehë besimin tek institucionet demokratike, Shqipëria nuk mund të ketë asnjë mëdyshje për orientimin e saj strategjik. Ky orientim nuk është thjesht gjeopolitik.  Është zgjedhje qytetërimore.  Miqësia me Shtetet e Bashkuara nuk duhet matur vetëm me marrëveshje ushtarake apo vizita zyrtare. Ajo matet me përkushtimin tonë ndaj vlerave që Amerika ka mbrojtur historikisht: lirinë, demokracinë, shtetin e së drejtës, respektin për dinjitetin njerëzor dhe përgjegjësinë e institucioneve ndaj qytetarëve. Frank Shkreli: Zëri i Amerikës, një faqe e lavdishme në marrëdhëniet amerikano-shqiptare | Gazeta Telegraf
Në këtë përvjetor duhet të kujtojmë edhe një të vërtetë tjetër.
Asnjë aleancë nuk është e përjetshme vetëm sepse ka ekzistuar gjatë. Ajo duhet të forcohet përmes besimit reciprok dhe përmes seriozitetit të partnerëve. Shqipëria ka detyrimin moral dhe politik ta ruajë këtë marrëdhënie si një nga pasuritë e saj më të çmuara kombëtare. Ky është edhe një detyrim ndaj brezave që sakrifikuan për lirinë, ndaj patriotëve të “Vatrës”, ndaj Fan Nolit e Faik Konicës, ndaj shqiptarëve të Amerikës që nuk reshtën kurrë së mbrojturi interesat kombëtare dhe ndaj të gjithë atyre që besuan se vendi ynë e kishte vendin natyrshëm në familjen e kombeve demokratike. Frank Shkreli: Roli i diasporës në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane | Gazeta Telegraf
Në fund të fundit, historia nuk është vetëm kujtesë.  Ajo është përgjegjësi.  Dhe përgjegjësia jonë sot është të ruajmë, të forcojmë dhe t’ua lëmë brezave këtë miqësi shqiptaro-amerikane po aq të fortë sa e trashëguam.  Prandaj, në këtë 104-vjetor të njohjes zyrtare të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë historisë është të mbetemi besnikë ndaj vlerave që e bënë të mundur atë histori. Miqtë e sprovuar nuk kujtohen vetëm në përvjetorë; ata nderohen çdo ditë me qëndrime, me vepra dhe me besnikëri ndaj idealeve të përbashkëta. KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN NË 100-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHBA DHE VLERAT E PËRBASHKËTA – Dielli | The Sun
Në këtë 28 korrik, kur kujtojmë njohjen zyrtare të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të anashkalojmë edhe sfondin e pazakontë politik në të cilin vjen ky përvjetor.  Për pothuaj  dy muaj tani mijëra qytetarë shqiptarë të të gjitha moshave, kanë protestuar në mënyrë të vazhdueshme, duke shprehur pakënaqësinë jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj klasës politike shqiptare të këtyre 35-viteve, në tërësi. Protestat kanë artikuluar kërkesa për më shumë llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe reforma politike, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë shprehur mosbesim ndaj të gjithë establishmentit politik.  Në këtë kontekst, përvjetori i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane merr një domethënie edhe më të thellë.  Partneriteti historik me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe një kujtesë e vazhdueshme se demokracia nuk matet vetëm me zgjedhje periodike, por me forcën e institucioneve, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe përgjegjshmërinë e atyre që qeverisin. Pikërisht këto janë vlera që kanë frymëzuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane për më shumë se një shekull.
Nëse historia e 28 korrikut 1922 dëshmon se Shqipëria fitoi besimin e një prej demokracive më të mëdha të botës –Shteteve të Bashkuara të Amerikës — sfida e sotme mbetet që ky besim të justifikohet çdo ditë nga vetë shteti shqiptar.  Nderimi më i mirë për këtë përvjetor nuk janë vetëm ceremonitë dhe fjalimet, por përkushtimi për ndërtimin e një Shqipërie ku qytetari të ndihet i dëgjuar, ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe demokracia të mos mbetet vetëm një aspiratë, por një realitet i përditshëm.   Frank Shkreli: Protestat dhe fundi i një epoke politike në Shqipëri, një domosdoshmëri e kohës | Gazeta Telegraf
***
Woodrow Wilson: “Asnjë popull nuk duhet të detyrohet të jetojë nën një sovranitet që nuk e dëshiron”.

Kur ringjallja e historisë shpallet “provokim” nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri

1
KUR RINGJALLJA E HISTORISË SHPALLET “PROVOKIM” !
Reagimi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri ndaj nismës për ndërtimin e një kishe katolike shqiptare në Zogaj është interesant jo për atë që thotë, por sidomos për atë që hesht.
Në një reagim të gjatë përmenden “harmonia”, “toleranca” dhe “bashkëjetesa”, por nuk gjendet asnjë fjalë për faktin themelor se kisha është planifikuar të ndërtohet pranë themeleve të një kishe paleo-kristiane të shekullit V. të.
Pikërisht ky fakt historik duket se është ai që shqetëson më shumë, sepse ai nuk mund të zhbëhet me deklarata.
Është paradoksale që rikthimi i kujtesës historike të quhet provokim. Nëse ringritja e një kishe mbi gjurmët e një trashëgimie të lashtë konsiderohet kërcënim, atëherë problemi nuk qëndron te kisha, por te mënyra se si lexohet historia.
Thuhet se në atë zonë nuk jetojnë katolikë. Por a matet e drejta për të ndërtuar një objekt kulti vetëm me statistikat e ditës? Nëse do të ndiqej kjo logjikë, shumë monumente fetare, kulturore e historike nuk do të ishin ndërtuar apo restauruar kurrë. Trashëgimia nuk është pronë e shumicës së momentit; ajo është pasuri e historisë.
Kisha e Zogajt nuk ndërtohet kundër askujt. Ajo nuk synon të marrë asgjë nga askush dhe as të cenojë të drejtën e askujt për të besuar ndryshe. Ajo ndërtohet për të rikthyer në dritë një kapitull të historisë shqiptare që për shumë kohë është lënë në hije.
Prandaj është e vështirë të mos krijohet përshtypja se ajo që shqetëson disa ideologë nuk është vetë ndërtesa, por simbolika e saj: rikthimi i vëmendjes te rrënjët historike dhe shpirtërore të shqiptarëve.
Liria e besimit nuk nënkupton vetëm të drejtën për të ruajtur bindjen ekzistuese. Ajo përfshin edhe të drejtën për ta ndryshuar atë, për t’u kthyer te besimi i të parëve ose për të mos pasur asnjë besim. Kjo është një e drejtë themelore, jo një provokim.
Po ashtu, është bërë e ditur se në ditën e vendosjes së gurthemelit pritet të pagëzohen qindra shqiptarë e shqiptare. Nëse kjo është zgjedhja e tyre e lirë, ajo duhet respektuar njësoj si çdo zgjedhje tjetër fetare. Liria fetare nuk mund të jetë selektive.
Në fund, mbetet një pyetje e thjeshtë: si mund të quhet “provokim” ndërtimi i një kishe pranë themeleve të një kishe pesëmbëdhjetë shekujsh të vjetër, ndërsa heshtja ndaj kësaj trashëgimie të paraqitet si “mbrojtje e tolerancës”?
Historia nuk fshihet me reagime. Kujtesa nuk zhbëhet me deklarata. Dhe identiteti historik i një populli nuk mund të mbahet peng nga frika e së kaluarës.
Nëse kisha e vogël e Zogajt nuk do t’i plotësojë nevojat e të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin lirisht të rikthehen te besimi i të parëve, atëherë kjo do të jetë një arsye më shumë që në të ardhmen të ndërtohen edhe objekte të tjera kulti aty ku ekziston kjo nevojë. Kjo nuk është një sfidë ndaj askujt; është ushtrim i një të drejte themelore në një shoqëri të lirë dhe demokratike.
Zoti e bekoftë Kombin SHQIPTAR !

Enver Hoxha rreth protestave të vitit 1981 në Kosovë

0
ENVER HOXHA – MBI PROTESTAT E VITIT 1981 NË KOSOVË:
[Dokument arkivor i takimit të Enver Hoxhës me Mehmet Shehun dhe Ramiz Alinë, me 3 prill 1981, lidhur me protestat e zhvilluara në Kosovë në vitin 1981. Në vazhdimi mendimi i Enver Hoxhës:]
1. Ngjarjet në Kosovë duhet t’i analizojmë në një plan të gjerë, në radhë të parë lidhur me vendin tonë, me Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ne e dimë, e këtë e dinë edhe jugosllavët, që në demonstratat që po ndodhin në Kosovë, vendi ynë nuk është ndërlikuar, nuk ka gisht.
Politika jonë e drejtë marksiste-leniniste ka qenë dhe është për zgjerimin e marrëdhënieve me Kosovën e me viset e tjera në Jugosllavi të banuara nga shqiptarë, t’i ndihmojmë me sa të mundemi vëllezërit tanë që të fitojnë atje sa më shumë nga të drejtat që u njeh kushtetuta jugosllave dhe të mbajnë kurdoherë gjallë e të zhvillojnë ndjenjën e kombit, gjuhën, zakonet etj., të rrisin dashurinë për Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Partinë tonë.
Kjo politikë e drejtë ka dhënë rezultatet që dimë, të cilat mund t’i vlerësojmë të kënaqshme. Ne nuk duhet të harrojmë që të gjithë armiqtë tanë, imperialistët, social-imperialistët dhe të tjerë, e kanë halë në sy Shqipërinë socialiste, sepse kjo, me qëndrimet e veta të drejta, me luftën konsekuente, me shembullin që jep duke me konsekuencë marksizëm-leninizmin, u prish punë të gjithë shtypësve, shfrytëzuesve dhe armiqve të popujve. Prandaj këta janë të interesuar ta likuidojnë Shqipërinë socialiste. Po si t’ia arrijnë kësaj?
2. Për ta sulmuar drejtpërdrejt është e vështirë dhe shumë demaskuese për ta. Prandaj ata mund të mendojnë t’ua arrijnë qëllimeve të tyre, duke e ndërlikuar Shqipërinë në ndonjë incident me rëndësi. Nga kjo pikëpamje ngjarjet e Kosovës mund të jenë të nxitura, ose mund të shfrytëzohen për të provokuar vendin tonë.
Armiqtë imperialistë, social-imperialistë e të tjerë mendojnë se ngritja e popullit të Kosovës kundër regjimit titist, mund ta nxisin Shqipërinë të ndërhyjë, të veprojë, duke gjykuar se ka ardhur koha për të realizuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Dhe, në rast se Partia jonë e hedh këtë hap të gabuar, mendojnë ata, armiqve të Shqipërisë socialiste u krijohet mundësia të ndërhyjnë me armë dhe të realizojnë synimet e tyre për ta asgjësuar këtë vatër të socializmit, Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Por Partia dhe shteti ynë socialist, nuk e bëjnë këtë gabim, nuk bien në këto kurthe. Në këtë çështje ne duhet të jemi vigjilentë.
Tani të shohim më konkretisht cili mund të jetë më i interesuar për të krijuar një situatë kritike në Jugosllavi në përgjithësi, e në Kosovë në veçanti? T’i marrim një nga një me radhë. Grekët dhe italianët nuk janë të interesuar. Ashtu si këta, as amerikanët nuk duan tani për tani që Jugosllavia të dobësohet dhe as të dezintegrohet. Pra mund të përjashtohet që ata të kenë gisht në ngjarjet e Kosovës.
Po sovjetikët? Mundet. Megjithëkëtë, është e vështirë të pranohet plotësisht ky version. Së pari, sepse (ne nuk e dimë), por është e pabesueshme që titistët t’u kenë lënë aq dorë të lirë sovjetikëve, sa këta të kenë organizuar ndonjë rrjet aq të madhe spiunësh, që të jetë në gjendje të ngrejë masat në këmbë.
Pastaj nuk dimë që sovjetikët të kenë bërë në Kosovë aq shumë investime ekonomike, që do të favorizonte në njëfarë mase ndikimin dhe praninë e tyre atje. Së dyti, sepse kosovarët, si patriotë të mirë shqiptarë që janë, është e vështirë t’u besojnë rusëve, qoftë se historikisht këta kanë qenë pro serbëve e kundër shqiptarëve, qoftë sepse rusët tashmë njihen si armiq të egër të betuar të Shqipërisë Socialiste e, të Partisë së Punës të Shqipërisë.
3. Duke arsyetuar kështu, me sa dimë mbi gjendjen në Kosovë, mund të konkludojmë se ka më shumë mundësi që demonstratat dhe revolta e masave në Kosovë të jetë vepër e forcave të brendshme. Nga sa e kemi ndjekur zhvillimin e Kosovës dhe qëndrimet e elementëve të ndryshëm, del se atje ka një grup njerëzish, kryesisht udhëheqës të lartë që janë të kënaqur me gjendjen ekzistuese, që Kosovën e shohin të lidhur me Serbinë dhe si një bisht të saj. Fjalimi i djeshëm i Xhavit Nimanit është pasqyrë e këtij komenti.
Ka pastaj në Kosovë një grup tjetër njerëzish, që mund të quhen të moderuar, të cilët janë për zhvillimin e Kosovës, duke shfrytëzuar të drejtat që kësaj i jep kushtetuta jugosllave dhe kësisoj hap pas hapi e në kushte të favorshme, të arrijnë edhe ndonjë gjë më tepër. Këta janë të matur në hapat që hedhin, por, siç duket, as janë të organizuar, as kanë ndonjë influencë të veçantë në masa.
Ekzistojnë pastaj në Kosovë edhe grupe të ndryshme, që nga ata të quajtur marksistë-leninistë e deri te elementë të tjerë të ekzaltuar, të cilët janë për aksione. Pikërisht këta mund të jenë edhe nxitësit e demonstratave dhe të ngjarjeve që po ndodhin atje.
Këta njerëz (ose ndonjë prej tyre) mundet të jenë inkurajuar e nxitur (suflerët veprojnë me shumë mënyra të stërholluara) edhe nga agjentë të sovjetikëve, ashtu siç mund të jenë inkurajuar nga kroatët, bile edhe nga serbët, për veprime si këto që po ndodhin, duke u thënë se tani është koha e përshtatshme etj., etj.
Pse mundet të inkurajohen nga sovjetikët apo nga kroatët, kuptohet. Po nga serbët përse? Këta mund, të duan me këtë rast të godasin shqiptarët, t’i shtypin e t’i terrorizojnë, si dhe të përfitojnë për të frenuar në njëfarë mase lidhjet e marrëdhëniet që janë zhvilluar aq gjerësisht midis Kosovës dhe Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Ata e dinë se, pavarësisht që Shqipëria nuk ka gisht në këto ngjarje, në demonstratat e në revoltat e Kosovës, në patriotizmin që po shpreh rinia dhe populli i Kosovës, është prezent influenca e Shqipërisë, e Partisë së Punës të Shqipërisë, që atje është rritur shumë në sajë të politikës sonë të drejtë dhe të marrëdhënieve që kemi vendosur me Kosovën.
4. Kështu mendoj unë për ngjarjet që po zhvillohen në Kosovë. Si duhen vlerësuar këto ngjarje, demonstratat dhe revolta e rinisë dhe e popullit të Kosovës? Pavarësisht se kushtet e sotme nuk janë të favorshme për të arritur në rezultate maksimale, pavarësisht se titistët do t’i shtypin dhe do të marrin masa kundër patriotëve kosovarë, këto demonstrata janë pozitive dhe do të ushtrojnë një efekt pozitiv.
Në plan ndërkombëtar, ato i tregojnë edhe një herë botës se Jugosllavia titiste është e kalbur, se ajo nuk është e tillë siç paraqitet, si një “parajsë” për kombet që e përbëjnë, por skëterrë, ku popullsi të kombësive të ndryshme shtypen e shfrytëzohen.
Vërtetohen kështu të gjitha ato që Partia jonë ka thënë për titizmin, për Jugosllavinë e vet-administrimin. Nga ana tjetër, prapë në plan ndërkombëtar, këto demonstrata e ngritën edhe një herë para gjithë botës problemin e Kosovës, padrejtësinë që i është bërë popullit tonë.
Në plan të brendshëm këto demonstrata do të rritin më tej frymën luftarake dhe patriotizmin e shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera të banuara nga popullsi me kombësi shqiptare në Jugosllavi. Ato do të shërbejnë edhe për serbët e titistët, se; “këtu jemi ne, shqiptarët, që nuk pajtohemi me këtë gjendje dhe, kur të vijë dita, do të dimë me forcë t’i fitojmë të drejtat tona, se ne nuk kemi frikë as nga tanket, as nga aeroplanët tuaj”.
Ç’duhet të bëjmë ne në këtë situatë? Të jemi vigjilentë. Ne nuk mund t’u vijmë në ndihmë të drejtpërdrejtë vëllezërve kosovarë. Kjo, për të gjitha ato që thashë, s’është as e këshillueshme as e dobishme. Asgjë e mirë nuk do t’i vinte as Kosovës, as Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, përkundrazi do të binim në grackën e armiqve tanë. Por indirekt ne duhet t’i ndihmojmë vëllezërit kosovarë.
5. Ambasadori ynë në Beograd të porositet që të marrë takim në Sekretariatin e Jashtëm dhe, së pari, ta konsiderojë si diskriminues faktin që, ndërsa ambasadorë të disa vendeve të tjera janë vënë në dijeni zyrtarisht për ngjarjet që janë duke u zhvilluar në Kosovë, ambasadori shqiptar, i një vendi fqinj, që është i interesuar për vëllezërit e një gjaku, nuk është informuar fare nga Sekretariati i Jashtëm i Jugosllavisë.
Së dyti, t’u këshillojë jugosllavëve që ndaj demonstruesve të tregohen të matur, të mos ndjekin rrugën e goditjeve dhe të represionit, gjë që nuk është as në të mirën e popullit kosovar, as të vetë Jugosllavisë.
Së treti, t’u rekomandojë që kërkesat e drejta që janë paraqitur nga kosovarët, dhe që rrjedhin nga Kushtetuta e Jugosllavisë, duhet të plotësohen. / Memorie.al
Shënim: Biseda është daktilografuar sipas shënimeve të mbajtura nga shoku Ramiz Alia.
***
Huazuar nga:
***
[Shënime nga biseda e Enver Hoxhës me kuadrot e Byrosë Politike të KQ të PPSH-së:]
Sonte, në shtëpinë e Partisë dolli shoku Enver. Njëri pas tjetrit erdhën edhe shokët Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Hekuran Isai, Kadri Hazbiu, Pali Miska, Spiro Koleka, Rita Marko, Pilo Peristeri, Simon Stefani e Qiriako Mihali. Ishim edhe shoku Nedin Hoxha dhe unë. Pas çështjeve të tjera, shoku Enver iu drejtua shokëve me pyetjen:
– Ç’mendoni për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe ç’duhet të bëjmë ne? A duhet të mbajmë qëndrim e të shqetësohemi apo jo? Lajmet të gjithë i kemi lexuar dhe për këtë çështje duhet të vendosim. Me qenë se këtu sonte jemi pothuaj e gjithë udhëheqja, mirë është të bisedojmë.
Në fillim shoku Enver pyeti shokun Spiro, se ç’mendonte. Shoku Spiro shfaqi mendimin se duhet të shprehemi me një artikull në mbrojtje të përpjekjeve të popullit të Kosovës për të drejtat e tyre dhe kundër masave shtypëse barbare të udhëheqjes jugosllave.
Pas tij e mori fjalën shoku Adil, i cili gjithashtu u shpreh për artikull duke argumentuar se kjo është e drejtë dhe detyrë e jonë, dhe nuk është aspak ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.
Shoku Hekuran Isai, duke argumentuar me konjunkturat dhe interesat e Sigurimit të vendit tonë, shfaqi mendimin se mbase në këtë kohë nuk duhet dalë publikisht për këtë çështje.
Shoku Rita Marko tha se duhet të dalim me artikull, edhe populli ynë edhe populli i Kosovës, pret ç’do të thotë Partia jonë, dhe kjo do të ketë efekt pozitiv.
Shoku Kadri, me gjithë se ngjarjet në Kosovë i konsideron pozitive dhe e quan të drejtë që Partia jonë të mbajë qëndrim, mendon se mbase qëndrimi publik mund të mos shprehet menjëherë këto ditë, por të shikohet kur do të jetë më e përshtatshme.
Shoku Pali u shpreh për të dalë me artikull.
Në këtë çast, mori fjalën shoku Enver, tha se me sa duket të gjithë shokët janë të një mendjeje që duhet të mbajmë qëndrim, me përjashtim të Hekuranit që mendon se kjo duhet bërë në një kohë tjetër. Unë, vazhdoi shoku Enver, kam biseduar me Mehmetin dhe Ramizin, dhe kështu kemi vendosur, siç thatë dhe ju, që të dalim me pikëpamjen tonë për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Shoku Enver tha se kemi menduar që të veprojmë në këtë mënyrë:
Të martën të botojmë në shtyp një lajm të zgjeruar mbi këto ngjarje, duke u mbështetur në lajmet e “Tanjugut” dhe në fjalimet e krerëve të ndryshëm të Kosovës, Serbisë e Jugosllavisë, duke cituar ato pjesë e ato karakterizime të cilat, pastaj, do të përdoren në artikull edhe si fakte edhe për t’i goditur.
Të mërkurën ose të enjten të botojmë një artikull për këto ngjarje.
Pastaj shoku Enver zhvilloi arsyet pse është e nevojshme të mbajmë qëndrim publik për këto ngjarje. Idetë kryesore që zhvilloi, shkurtimisht janë këto:
Partia dhe shteti ynë duhet të shprehin qëndrimin e tyre publikisht për këto ngjarje, sepse ne mbajmë qëndrim flakë për flakë për ngjarje të rëndësishme kudo në botë, edhe në vende të largëta. Si të heshtim atëhere për këto ngjarje që ndodhin në kufirin tonë, në Kosovë, për vëllezërit tanë?! Këtë heshtje nuk do ta kuptonte as populli ynë dhe as Kosova.
Qëndrimin e Partisë tonë për këto ngjarje e pret populli ynë brenda, e pret populli i Kosovës, e pret opinioni publik botëror; kjo duhet edhe për brenda në Jugosllavi. Të vëmë pikat mbi i, ta shikojnë mirë që të gjithë qëndrimin e drejtë, parimor, konsekuent e të palëkundur të Partisë e të Shtetit tonë.
Kjo do të jetë një përkrahje e madhe për popullin e Kosovës. Vëllezërit tanë në Kosovë do të shikojnë edhe këtë radhë se mëma Shqipëri është me ta në çdo rast të vështirë, ashtu si do të jetë kurdoherë edhe Kosova në përkrahje të Shqipërisë, ta kuptojnë edhe jugosllavët, se ne nuk lejmë të bëjnë si të duan me popullin shqiptar në Kosovë e gjetkë. Kjo ka shumë rëndësi.
Shoku Enver, duke bërë vlerësimin e ngjarjeve në Kosovë, vuri në dukje këto, me aspekte kryesore:
Ngjarjet që u zhvilluan në mars dhe ditët e para të prillit në Prishtinë e në vise të tjera të Kosovës, janë pozitive dhe kanë rëndësi të madhe. Studentët, punëtorët, populli i Kosovës luftojnë për të drejtat e tyre që u a njeh edhe Kushtetuta Jugosllave, por që në fakt u mohohen. Mbase momenti dhe rruga e zgjedhur për këtë veprim mund të mos ishin më të përshtatshmet e aktualisht, por këto i kanë gjykuar ata; ata veprojnë për një çështje të drejtë.
Me sa del, këto ngjarje nuk janë spontane. Aty ka organizim dhe jo vetëm në Prishtinë, por në gjithë Kosovën. Këto ngjarje ishin të përgatitura, dhe kjo dihesh që më parë. Ne nuk kemi gisht në këto ngjarje, qëndrimin tonë parimor në çështjen e Kosovës e dinë mirë edhe jugosllavët, pavarësisht nga aluzionet që bëhen në shtypin e në fjalimet e tyre, por natyrisht në këtë rritje të ndërgjegjes kombëtare e të frymës luftarake në Kosovë, kanë influencën e tyre politika e partisë tonë, lidhjet e ndryshme, shkëmbimet kulturore e të njerëzve tanë me Kosovën.
Udhëheqja e krahinës, ajo e Serbisë dhe e Jugosllavisë, janë vërsulur me tërbim e egërsirë të paparë kundër popullit të Kosovës, kanë marrë masa jashtëzakonisht të rënda e brutale, deri në vrasje: shtetrrethim, arrestime, bastisje e tortura, patrullim me tanke e aeroplanë. Me kaq sa dimë, pse hollësira nuk kemi, në Kosovë po ushtrohet një shtypje e egër dhe ne s’mund të heshtim.
ç. Me këtë rast, krerët e Kosovës dhe gjithë udhëheqja e Serbisë e e Jugosllavisë s’lanë akuza e poshtërsi pa thënë kundër kosovarëve, edhe Fadil Hoxha e Xhavit Nimani me shokë vollën vrer, sidomos Fadili. Këtë e bënë me dëshirë ose të detyruar, kjo pak rëndësi ka. Në televizion Xhavit Nimani kur fliste s’ngrinte kokën, kurse Fadili shfrynte me urrejtje e përpiqte grushtin në trapezë.
Ata arritën deri në shpifje të përbindshme, sikur demonstruesit kishin vënë përpara fëmijët që policia të mos qëllonte dot. Do ta themi në artikull, tha shoku Enver, se shqiptarët s’e kanë zakon këtë e nuk kanë frikë, këto i bëjnë gangsterët, por në rast se kanë qenë dhe fëmijët e shkollave, kjo vërteton se demonstratat kanë patur karakter paqësor.
Kurse pohimi i kaporionëve jugosllavë do të thotë që, po të mos kishin qenë fëmijët në demonstratat, policia do të kishte bërë masakra e, do të kish lëshuar tanket kundër demonstruesve.
Ç’probleme do të trajtohen në artikull?
Shoku Enver zhvilloi shkurtimisht temat kryesore që mendohet të trajtohen në artikull. Kryesisht do të jenë këto:
a – Politika parimore e Partisë tonë ndaj popullit jugosllav dhe Jugosllavisë si në kohën e LNÇ ashtu edhe pas çlirimit.
b- E drejta e Partisë dhe e shtetit tonë për t’u interesuar për popullsinë shqiptare të Kosovës dhe viseve të tjera, kjo është edhe detyra e jonë, – dhe kjo nuk mund të konsiderohet ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.
c – Ç’kërkojnë kosovarët dhe pse duallën në demonstratë: për probleme e të drejta që u a njeh kushtetuta jugosllave, por që udhëheqja jugosllave i injoron ose nuk i merr parasysh.
ç – Gjendja ekonomike e Kosovës në krahasim me krahinat dhe republikat e tjera të Jugosllavisë: diskriminim flagrant me faktet e dhëna nga vetë jugosllavët.
d – Kërkesat për liri e republikë: jo shkëputje, por brenda kushtetutës dhe të argumentuara: ç’këputje nga Serbia (fjalimi shovinist i Vidiçit) dhe republikë federale në kuadrin e Jugosllavisë.
dh – Nacionalizmi e irredentizmi: doktrina politike të njohura, dhe si duhen kuptuar ato në rastin e Kosovës. Për irredentizëm nuk mund të flasin ata që janë vetë irredentiste, etj.
e – Masat represive e shtypja e kosovarëve.
të marrin fund. Ata që mendojnë se do të trembin shqiptarët me policë e me tanke, gabojnë. Populli i Kosovës është trim e i duruar, por nuk lejon të merren nëpër këmbë të drejtat e tij.
ë – Ripohim i qëndrimit tonë në marrëdhëniet me Jugosllavinë.
– Shoku Enver informoi shokët për udhëzimet që i janë dhënë qysh dje Ambasadorit tonë në Beograd, i cili që mbrëmë ka kërkuar takim në Ministrinë e P. të Jashtme në Beograd. Ai do të thotë se ka marrë vesh nga kolegët se këta janë thirrur në MPJ e janë informuar për ngjarjet e Kosovës, kurse ai, Ambasadori i Shqipërisë, nuk është thirrur. Ai do të protestojë për këtë diskriminim. Njëkohësisht do të thotë se ka mësuar nga shtypi ngjarjet e fundit në Kosovë dhe do të kërkojë që t’u jepet fund masave shtypëse të padrejta, etj.
Të gjithë shokët u shprehën plotësisht dakord me mendimet e shokut Enver.
Shoku Enver, pas një ndërhyrjeje të shokut Mehmet, shfaqi mendimin se nuk përjashtohet që artikulli ynë për ngjarjet e Kosovës, të ketë efekt në çështjen e arit tonë që mban Anglia dhe të dëmshpërblimeve nga Gjermania, mbasi qeveritë perëndimore, si borgjezë që janë, do të kujtojnë se tani Shqipëria po prishet me Jugosllavinë dhe mund të afrohet me Bashkimin Sovjetik, prandaj të bëjnë hapa në çështjen e arit e të reparacioneve për të evituar një afrim të tillë nga Shqipëria. (Këto shoku Enver, i tha me të qeshur).
Takimi vazhdoi deri ora 20 e 40′. Kur u ngrit shoku Enver tha se kjo mbledhje, me gjithë që nuk u mbajt protokoll, është e nevojshme ta bënim se çështja ka rëndësi dhe duhesh të vendosnim bashkërisht.
SHËNIM: Këto shënime i hodha me njëherë në letër, pasi u ktheva nga shtëpia e Partisë. Ato përmbajnë idetë kryesore./ Memorie.al
Behar Shtylla
Tiranë, 5 prill 1981, e djelë, ora 22 30′
***
Huazuar nga: