Kreu Blog Faqe 66

Marjana Koçeku pyet se çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër?

4
Mediat serbe këto ditë kanë fillu me përhapë nji lajm që shpresoj nuk asht i vërtetë. Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, z. Ferit Hoxha, dhe homologu i tij serb, z. Marko Gjuriq, paskan hy në bisedime për hapjen e nji konsullate serbe në Shkodër, mbas kërkesës dhe nevojës së kahershme për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc, ku më shumë se sa gjysma e popullsisë atje asht shqiptare.
Këtë e ka konfirmu vetë ministri serb për mediat, tue deklaru se, në parim, palët kanë ra dakord për këtë projekt diplomatik. Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Ambasadës Shqiptare në Beograd përmendet vetëm hapja e konsullatës shqiptare në Bujanoc, ndërsa nuk ka asnji referencë për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.
Që të hapet konsullata shqiptare në Bujanoc ka shumë arsye dhe asht e nevojshme, por hapja e nji konsullate serbe në Shkodër asht e çuditshme.
Çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër? Kujt i shërben ajo konsullatë? Këtyne dhe shumë pyetjeve të tjera ministri jonë i jashtëm z. Hoxha duhet me iu dhanë përgjigje sa ma parë, nëse ky lajm asht i vërtetë.
Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore dhe praktikës ndërkombëtare, hapja e konsullatave lidhet zakonisht me ekzistencën e nji komuniteti të konsiderueshëm të shtetasve të shtetit dërgues, me interesa të rëndësishme ekonomike, tregtare apo kulturore, si edhe me nevojën për ofrimin e shërbimeve konsullore, për shkak të fluksit të udhëtimeve apo shkëmbimeve. Në rastin e Shkodrës, të paktën në të dhanat publike, këto elemente nuk rezultojnë me qenë të pranishme në përmasa që me e justifiku hapjen e nji konsullate serbe.
Në censusin e vitit 2023, në tanë qarkun e Shkodrës rezultojnë vetëm 54 persona të vetëdeklaruem si serbë, ndërsa 106 janë të deklaruem si malazezë. Po ashtu, 90 janë të deklaruem boshnjakë, 20 maqedonas dhe 26 bullgarë. Në total, në tanë qarkun e Shkodres janë 296 persona të komuniteteve sllavishtfolëse, ma pak se 0.2% e popullsisë, prej të cilëve vetëm 54 janë serbë.
Kjo don me thanë se hapja e konsullatës serbe në Shkodër nuk bazohet aspak në nevoja reale të komunitetit. Përkundrazi, e ban krejt të arsyeshëm dyshimin se kena të bajmë me nji lëvizje me interes gjeopolitik nga ana e Serbisë.
Megjithatë, para se me ndërmarrë hapa të tillë, Serbia ka ende çështje të rëndësishme të pazgjidhuna me Kosovën, sidomos në dritën e deklaratës së fundit të ministres serbe Paunoviq kundër Kosovës, e cila ngjalli reagime dhe shqetësim. Do kishte qenë e udhës që edhe autoritetet shqiptare të kishin mbajtë nji qëndrim ma të fortë. Por kjo nuk ka ndodhë dhe më bajnë jashtë mase përshtypje politikat e buta kundrejt Serbisë.
Përvoja historike na ka mësu se çdo zhvillim në marrëdhëniet me Serbinë duhet me u trajtu me kujdes dhe me vlerësim të plotë të pasojave. Pikërisht për këtë arsye, çdo ndërmarrje e tillë diplomatike meriton transparencë, debat publik dhe nji analizë të kujdesshme në funksion të interesit kombëtar.
Hapja e nji konsullate serbe në Shkodër nuk kishte me u shërby aspak interesave të shqiptarëve, por vetëm interesave të Serbisë, tue ia forcu edhe ma tej pozitat në rajon. Kjo nuk asht në përputhje as me interesat tona kombëtare, as me aspiratat euroatlantike të Shqipnisë.
Serbia nuk mund të konsiderohet nji partnere e afërt politike përderisa vazhdon me mbajtë qëndrime dhe me ndjekë politika që shpesh bien ndesh me interesat e shqiptarëve dhe të Kosovës. Prandaj, Shqipnia duhet me e trajtu me kujdes çdo hap që mundet me ndiku në balancat politike të rajonit, tue u udhëheqë gjithmonë nga interesi kombëtar, mbështetja për Kosovën dhe aspiratat tona identitare për të ardhmen.

“Konsullata serbe në Shkodër”, fillimi i defaktorizimit të Kosovës?

0

Shkruan; Prof dr. Fadil Maloku, sociolog i globalizmit

Ditëve të fundit po vërej që ka pak apo aspak interesime analitike, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova, për një iniciativë (lexo: djallëzi apo kurth!) të re, të cilën Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e bëri të ditur se Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e përfaqësive konsullore në Shkodër dhe Bujanoc. Ky ministër, që njihet me pikëpamjet, por edhe me qëndrimet dhe prononcimet nacionaliste e shoviniste ndaj shqiptarëve jashtë trojeve të tyre, në “Radio Beograd” deklaroi se “është i kënaqur me bisedimet që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha”.

Dhe, nëse tani këtë iniciativë e interpretojmë nga “gryka” e dioptrisë sonë sociologjike, pa dyshim që mund të kuptojmë shumë detaje të ambicies dhe synimeve serbe në “arkitekturën” e re gjeopolitike që po synohet apo pretendohet të ngrihet pas proceseve dhe zhvillimeve që po ndodhin në Lindje.

E para, kjo nismë nuk mund të thuhet se është vetëm një ide puro diplomatike që ka për qëllim t’i çojë “selame” si Uashingtonit, ashtu edhe Brukselit, për fillimin e relaksimit dhe të krijimit të kushteve të reja për një siguri shumë më të lartë të investimeve strategjike të KTN-ve (Kompanive Transnacionale), e që kanë të bëjnë, kryesisht, pa asnjë dyshim, edhe me Dialogun Strategjik Serbi–Amerikë në Ballkanin Perëndimor. Meqenëse Tirana ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, analiza jonë mbështetet kryesisht në skenarin hipotetik se një marrëveshje e tillë nuk do të materializohet ad hoc, por do të shqyrtohet me “llupën e argjendarit” nga ana e qeverisë shqiptare, e cila ka shumë gjasa ta nënshkruajë, kur kihet parasysh lidhja apolitike e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin.

E dyta, për Kosovën, rreziku nuk ndërlidhet domosdoshmërisht vetëm me aktin dhe faktin e hapjes së një konsullate (absurde, në gjykimin tim) serbe në Shkodër, por ekskluzivisht me fillimin e ndryshimit të arkitekturës së marrëdhënieve aktuale. Pra, nëse Serbia arrin të ndërtojë marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe të qëndrueshme me shtetin shqiptar pa e vendosur Kosovën në qendër të dialogut politik shqiptaro-serb, atëherë pesha strategjike e Kosovës mund të zbehet dukshëm në proceset dhe zhvillimet e ardhshme në këtë pjesë ende të brishtë të kontinentit. Thënë edhe më qartë, rreziku evident nuk qëndron aq shumë te instalimi i një konsullate formale si institucion diplomatik, që në formë e ka të trasuar misionin e saj afatgjatë (se shteti serb nuk është aq naiv), sa te narrativa që ajo, në përmbajtje, mund të sjellë në të ardhmen. Narrativë kjo që e ka për synim, e do të shtoja edhe si imperativ strategjik, bartjen apo transferimin e “çështjes së Kosovës” në nivelin e “marrëdhënieve (ekskluzivisht) Shqipëri–Serbi”, ku Republika e Kosovës definitivisht do të pushonte së qeni faktor dhe lojtar domethënës e i rëndësishëm i ekuilibrave rajonalë në të ardhmen.

Së treti, nëse kësaj nisme qeveria aktuale e Shqipërisë, së cilës, siç po duket, i ka ardhur fundi me skandalet rreth pronave shtetërore dhe korrupsionit galopant, i del zot dhe e pranon si të tillë, atëherë, pa asnjë dyshim, i bie që ajo komunikimin institucional po e zëvendëson me logjikën e konfrontimit në një të ardhme të afërt, për çka Serbia edhe publikisht ka deklaruar se është duke pritur këtë moment… dhe se Ballkani Perëndimor, definitivisht, po futet në një etapë të panjohur, ku interesat praktike e pragmatike kanë shumë më tepër “peshë specifike” sesa kujtesa e njohur historike, kur Serbia, në vitin 1912, në aleancën greko-bullgare dhe atë malazeze, copëtoi pa mëshirë trojet etnike shqiptare.

Megjithatë, pyetja milionëshe mbetet të marr përgjigjen e duhur se nëse, përmes kësaj iniciative nga ana e Serbisë, do të fillojë të ndërtohet një arkitekturë e re e marrëdhënieve shqiptaro-serbe përmes diplomacisë së konsullatave, apo këtu kemi të bëjmë me një strategji të re të defaktorizimit të shtetit të Kosovës…?

Në këtë pyetje duhet të përgjigjen si klasa jonë politike, ashtu edhe diplomacia që ende është e përgjumur, bashkë me gjithë ata alamet juristësh që tashmë i kemi edhe për eksport.

Kur parimet përfundojnë aty ku fillon pushteti

0
LDK-ja ndërmjet kujtesës politike, koalicioneve të interesit dhe krizës së besueshmërisë
Në demokraci, koalicionet janë të ligjshme dhe shpesh të domosdoshme. Asnjë parti nuk mund të pretendojë se do të bashkëpunojë vetëm me ata që mendojnë njësoj. Mirëpo, kur bashkëpunimet politike bien në kundërshtim të hapur me qëndrimet, akuzat dhe premtimet e mëparshme, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime.
Kjo është dilema që sot e përcjell Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Për dekada, LDK-ja ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve të veprimtarëve dhe zyrtarëve të saj të pasluftës. Eksponentë të kësaj partie kanë drejtuar akuza të rënda politike ndaj strukturave dhe individëve të lidhur me PDK-në. Shumë nga këto raste vazhdojnë të mbeten të pazbardhura, ndërsa familjet e viktimave ende presin drejtësi.
Natyrisht, përgjegjësia penale nuk mund t’i atribuohet askujt pa vendime gjyqësore. Por këtu nuk është fjala vetëm për përgjegjësi juridike. Fjala është për përgjegjësi politike dhe morale.
Nëse një parti e ka ndërtuar një pjesë të identitetit të saj mbi kërkesën për drejtësi dhe mbi denoncimin e kundërshtarit, si mund të bashkëpunojë më vonë me të pa u dhënë asnjë shpjegim anëtarëve, elektoratit dhe familjeve të viktimave?
Koalicioni nuk e zëvendëson kujtesën. As nevoja për pushtet nuk mund ta pezullojë kërkesën për drejtësi.
Kur kundërshtari i djeshëm bëhet partneri i sotëm
LDK-ja dhe PDK-ja nuk po afrohen për herë të parë. Ato kanë bashkëqeverisur edhe në nivelin qendror, pavarësisht historisë së gjatë të përplasjeve, akuzave dhe mosbesimit ndërmjet tyre.
Problemi nuk është se partitë politike negociojnë. Problemi lind kur qytetarëve nuk u shpjegohet se çfarë ka ndryshuar.
A kanë ndryshuar programet?
A janë tejkaluar dallimet politike?
A janë sqaruar akuzat e mëparshme?
Apo thjesht ka ndryshuar interesi për pushtet?
Kur një kundërshtar paraqitet gjatë fushatës si simbol i korrupsionit, kapjes së shtetit ose përgjegjësisë politike për ngjarje të rënda, ndërsa pas zgjedhjeve bëhet partner i pranueshëm, atëherë nuk kemi më vetëm pragmatizëm. Kemi një krizë të koherencës politike.
Një parti nuk mund të kërkojë vota në emër të parimeve dhe të qeverisë në emër të interesit, pa e shpjeguar këtë ndryshim.
Përndryshe, krijohet përshtypja se akuzat vlejnë vetëm derisa kundërshtari ndodhet në anën tjetër të pushtetit.
Prishtina si pasqyrë e paqartësisë politike
Zhvillimet në Prishtinë e bëjnë këtë kontradiktë edhe më të dukshme.
Përparim Rama erdhi në politikën kosovare si kandidat i LDK-së dhe me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Lumir Abdixhikut. Pas fitores në kryeqytet, qeverisja komunale u mbështet fillimisht në bashkëpunimin me PDK-në. Pas prishjes së atij koalicioni, u krijua një afrim me AAK-në, ndërsa më vonë u rikthyen përpjekjet për një marrëveshje të re me PDK-në.
Ndryshimi i partnerëve nuk është në vetvete dëshmi e ndonjë marrëveshjeje të fshehtë. Por krijon pyetje të pashmangshme.
Çfarë i bashkon këto subjekte në Prishtinë?
Cilat janë marrëveshjet programore?
Si ndahen përgjegjësitë, drejtoritë, buxhetet dhe ndikimi mbi ndërmarrjet publike?
Dhe pse bashkëpunimi me LVV-në duket pothuajse i përjashtuar, ndërsa bashkëpunimi me PDK-në dhe AAK-në trajtohet si pragmatizëm i zakonshëm?
LDK-ja ka të drejtë të refuzojë koalicionin me LVV-në. Por qytetarët kanë po aq të drejtë të kërkojnë arsyetimin politik të këtij refuzimi.
Veçanërisht kur kujtojmë se LDK-ja ka pasur marrëveshje edhe me Listën Serbe gjatë formimit të qeverisë Hoti.
Nuk ka prova të mjaftueshme publike se ajo marrëveshje vazhdon të jetë aktive sot. Ajo lidhej me një mandat të caktuar qeverisës. Mirëpo, ekzistenca e saj historike e bën të ligjshme pyetjen: nëse bashkëpunimi me Listën Serbe është konsideruar i pranueshëm për formimin e qeverisë, përse bashkëpunimi me një subjekt tjetër shqiptar shpallet herë pas here i pamundur parimisht?
Në politikë, parimet nuk mund të ndryshojnë sipas nevojës së momentit.
Kush e përcakton politikën e LDK-së në Prishtinë?
Veçanërisht shqetësues është mospërputhja ndërmjet veprimeve të kryetarit të Prishtinës dhe qëndrimeve të udhëheqjes qendrore të LDK-së.
Kur Përparim Rama flet për marrëveshje politike, ndërsa drejtuesit e LDK-së deklarojnë se partia nuk ka dhënë pëlqim, çështja nuk mund të reduktohet në një keqkuptim komunikimi.
Lind pyetja: kush e përcakton vijën politike në kryeqytet?
Kryetari i komunës?
Dega e LDK-së?
Kryesia qendrore?
Grupet e asamblistëve?
Apo partnerët që sigurojnë shumicën?
Nëse kryetari negocion pa autorizimin e partisë, atëherë LDK-ja ka një problem të kontrollit politik dhe të demokracisë së brendshme.
Nëse marrëveshjet tolerohen në heshtje, ndërsa publikisht mohohen, atëherë kemi dy politika: një për qytetarët dhe një tjetër për administrimin real të pushtetit.
Asnjëra nuk i shërben besimit publik.
Financimi politik dhe hija e interesave ekonomike
Një pjesë e dyshimeve lidhet me financimin e partive dhe ndikimin e grupeve të biznesit.
LDK-ja ka kaluar shumë vite jashtë pushtetit qendror, por ka zhvilluar fushata të kushtueshme, ka mbajtur një strukturë të gjerë organizative dhe ka investuar në promovim politik. Për këtë arsye është e ligjshme të pyetet se si janë financuar këto aktivitete, cilët kanë qenë donatorët dhe a ekzistojnë detyrime financiare ndaj individëve ose grupeve private.
Megjithatë, dyshimi nuk është provë.
Nuk mund të thuhet si fakt se LDK-ja është futur në borxhe ndaj oligarkëve, se vendimet e saj kushtëzohen prej tyre ose se koalicionet komunale janë pjesë e marrëveshjeve biznesore, pa dokumente financiare, kontrata, regjistra donacionesh ose prova për përfitime konkrete.
E njëjta vlen edhe për pretendimin se Përparim Rama është kthyer në Kosovë për t’u liruar nga borxhet private. Për një pohim të tillë nevojiten dëshmi të verifikueshme. Në mungesë të tyre, ai nuk duhet paraqitur si fakt.
Por kjo nuk do të thotë se pyetja duhet ndaluar.
Përkundrazi, duhet kërkuar transparencë mbi financimin e fushatave të tij, mbështetësit ekonomikë, kontratat e komunikimit, konsulencat dhe çdo lidhje që mund të krijojë konflikt interesi.
Transparenca i mbron edhe zyrtarët nga akuzat e pabazuara.
Akan Ismaili dhe rreziku i përfundimeve pa prova
Në debatin publik përmendet edhe emri i Akan Ismailit, për shkak të lidhjeve të tij të mëhershme me biznesin, telekomunikacionin, diplomacinë dhe qarqet me ndikim në Kosovë.
Për të janë publikuar më herët hulumtime dhe pikëpyetje lidhur me deklarimin e pasurisë gjatë kohës kur ushtronte funksion diplomatik. Këto janë çështje me interes publik dhe duhet të trajtohen institucionalisht.
Por ato nuk provojnë se ai financon LDK-në, kontrollon Përparim Ramën apo udhëheq një përpjekje për marrjen e partisë.
Për ta dëshmuar një ndikim të tillë do të duheshin të dhëna konkrete: financime, kontrata, komunikime, përfitime, ndërmjetësime ose koordinim politik i dokumentuar.
Pa këto, lidhja e emrit të tij me çdo zhvillim në LDK do të ishte fajësim përmes asociimit.
Megjithatë, pyetjet mbeten të ligjshme:
A kanë financuar individë ose kompani të lidhura me të fushatat e LDK-së apo të Përparim Ramës?
A kanë përfituar kontrata, leje, prona, konsulenca ose favore nga Komuna e Prishtinës?
A ekzistojnë lidhje të dokumentuara me negociatat për koalicionet komunale?
Këto pyetje nuk janë akuza. Ato janë kërkesa për transparencë.
A po krijohet një qendër e re pushteti brenda LDK-së?
Përparim Rama nuk është më vetëm kandidati që Abdixhiku solli nga jashtë strukturave tradicionale të partisë.
Si kryetar i kryeqytetit, ai ka fituar mandat qytetar, dukshmëri publike dhe aftësi për të negociuar me disa subjekte politike. Kjo i jep peshë që mund ta shndërrojë në një qendër të pavarur ndikimi brenda LDK-së.
Kjo nuk është domosdoshmërisht e paligjshme apo antidemokratike. Partitë ndryshojnë, prodhojnë figura të reja dhe përballen me rivalitete të brendshme.
Por problemi lind nëse këto ndryshime udhëhiqen nga jashtë partisë: nga kapitali privat, nga partnerët e koalicionit, nga interesat ekonomike ose nga subjekte rivale që dëshirojnë ta përcaktojnë udhëheqjen e saj.
Nëse dikush synon ta sfidojë Lumir Abdixhikun, kjo duhet të bëhet hapur, në Kuvendin e LDK-së, përmes debatit, kandidaturës dhe votës së delegatëve.
Jo përmes marrëveshjeve të padukshme dhe ndryshimit gradual të raporteve të forcës në prapaskenë.
Nuk ka ende prova publike që PDK-ja, oligarkë të caktuar apo ndonjë grup biznesi po organizojnë marrjen e LDK-së. Por kundërthëniet e fundit janë të mjaftueshme për ta bërë të nevojshëm një sqarim të plotë.
Një problem më i madh se vetë LDK-ja
Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me një parti.
Në Kosovë është krijuar një kulturë politike në të cilën kundërshtarët shpallen armiq gjatë fushatave dhe shndërrohen në partnerë sapo përfundon numërimi i votave.
Akuzat për korrupsion, kapje të shtetit, tradhti dhe rrezik kombëtar përdoren për mobilizimin e elektoratit. Pas zgjedhjeve, të njëjtat akuza harrohen kur kërkohet shumica.
Kjo praktikë e degradon demokracinë.
Qytetari nuk di më se cilit version duhet t’i besojë: akuzës së djeshme apo koalicionit të sotëm.
Nëse akuzat kanë qenë të vërteta, si është i mundur bashkëpunimi?
Nëse nuk kanë qenë të vërteta, pse janë përdorur për të fituar vota?
Në të dyja rastet, dikush i ka borxh publikut një shpjegim.
Transparenca si përgjigje
LDK-ja dhe drejtuesit e Komunës së Prishtinës mund t’i largojnë dyshimet vetëm përmes transparencës.
Duhet të publikohen marrëveshjet e koalicioneve, parimet programore, ndarja e përgjegjësive, raportet e financimit të fushatave, donatorët, detyrimet financiare, kontratat e konsulencës dhe çdo konflikt i mundshëm interesi.
Po ashtu duhet të sqarohet nëse marrëveshjet e kryetarit të komunës kanë marrë miratimin e organeve të LDK-së.
Në demokraci, transparenca nuk është dënim. Është mbrojtje.
Ajo i mbron qytetarët nga kapja e institucioneve, por edhe zyrtarët nga akuzat e pabazuara.
LDK-ja duhet të zgjedhë se çfarë dëshiron të jetë
Në bazë të fakteve të disponueshme publikisht, nuk mund të thuhet se LDK-ja është marrë peng nga oligarkët, se Përparim Rama është kthyer për të shlyer borxhe, se Akan Ismaili drejton një operacion për marrjen e partisë apo se PDK-ja po e përmbys strukturën e saj nga brenda.
Këto mbeten hipoteza të paprovuara.
Por faktet publike tregojnë kundërthënie serioze.
LDK-ja ka kërkuar drejtësi për vrasjet e veprimtarëve të saj, por ka bashkëqeverisur me PDK-në.
Ka rrëzuar qeverinë me LVV-në dhe ka formuar qeveri me mbështetjen e Listës Serbe.
Në Prishtinë ka kaluar nga bashkëpunimi me PDK-në te AAK-ja dhe përsëri te negociatat me PDK-në.
Ndërsa drejtuesit e komunës dhe të partisë kanë dhënë qëndrime të ndryshme për marrëveshjet politike.
Këto nuk provojnë një komplot, por dëshmojnë një krizë koherence dhe transparence.
Pyetja nuk është nëse LDK-ja ka të drejtë të bëjë koalicione. Sigurisht se e ka.
Pyetja është nëse ajo mund të hyjë në çdo koalicion pa shpjeguar se çfarë ndodh me parimet, kujtesën dhe premtimet mbi të cilat ka kërkuar besimin e qytetarëve.
Një parti historike nuk ruhet vetëm duke përmendur Ibrahim Rugovën. Ajo ruhet duke respektuar kulturën politike që ai pretendonte të ndërtonte: maturinë, përgjegjësinë, pluralizmin dhe besimin qytetar.
LDK-ja duhet të vendosë nëse dëshiron të mbetet parti e një tradite politike, apo të shndërrohet në një mekanizëm koalicionesh pa identitet të qëndrueshëm.
Sepse kur parimet vlejnë vetëm deri në momentin kur hapet dera e pushtetit, qytetari nuk humb besimin vetëm në një parti.
Ai humb besimin në vetë demokracinë.

“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, është ndër romanet tona më të mira, shkruante Dr. Ibrahim Rugova

0
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ndër romanet tona më të mira
Shkruan: Dr. Ibrahim Rugova
1.Gjendja epidemiologjike
Romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është roman i situatës, roman i një gjendjeje. Themi kështu meqë motivi kryesor i romanit është një gjendje epidemiologjike e shkaktuar nga futja e murtajës. Kjo situatë bëhet më e veçantë nga e dhëna se epidemia është shkaktuar nga pushtuesi osmanë me pretendimin që të thyejë, pra të nënshtrojë, një ambient të caktuar, që në rastin tonë ka të bëjë me një qytet (Gjakovën). Fjala, pra është për një rast nga e kaluara (shekulli XVIII), kur popullatës së asaj ane i futet murtaja shkatërruese. Dhe, e gjithë atmosfera e kushtëzuar nga futja e sëmundjes zhvillohet në bazë të sistemit të qëndresës: pra që infektimit me murtajë t’i bëhet qëndresë e organizuar. Mbase kjo “mbulesë” e motivit nuk do të ishte gjithaq e rëndësishme po qe se nuk do të bëhej fjalë për idenë e pasojave të mëdha, që rrjedh nga kjo gjendje, që e pasqyruar me fjalorin e sociomaterializmit bëhet fjalë për një sëmundje kolektive, ku fati individual në tërësi varet nga fati kolektiv. Në këtë gjendje sëmundja kolektive e përmasave shkatërruese, ose shfarosëse, inicion një proces aktiv mbrojtës, i cili duhej të ishte i tillë, ngaqë turqit osmanlinj, në kuadër të metodave të tyre shkatërruese, përdornin edhe përhapjen e sëmundjeve, duke e sjellë mikrobin e saj fshehtas, në mënyrë që ia të bëjë punën e tyre. Dhe këtë marifet ata e bëjnë me sjellje dyfytyrëse: në njërën anë, në emër të “etikës” për ta luftuar sëmundjen vdekjeprurëse, haptas shpallën si mbrojtës të popullatës së rrezikuar, ndërkohë që fshehtas e përhapin atë. Po ashtu, në emër të etikës së përkujdesjes, përveç qeveritarëve, popullatës u ndalohet çfarëdo veprimi mbrojtës.
Në këto rrethana, pra “të përkujdesjes”, qytetit i vihet shtetrrethimi, duke e shkëputur atë nga pjesa tjetër e botës, në mënyrë që sëmundja të mbahet e mbikëqyrur bashkë me shkatërrimin, që pastaj të bartet, po ashtu e mbikëqyrur, edhe në pjesët tjera. Por, edhe përkundër kësaj, kur qyteti duhej të mbetej në “duart e sëmundjes” dhe të fatit, qytetarët fillojnë t’i kundërvihen kësaj gjendjeje. Me këtë rast shfrytëzohet mençuria e vet dhe vetëdija kolektive. Kështu, në kushtet tepër të rëndë të sprovës të rrosh apo mos të rrosh, me shumë gjeturi, del në pah një atmosferë e veçantë ekzistenciale çfarë është ajo e rrethanave të murtajës. Një atmosferë të tillë, në letërsinë botërore, ndeshim te “Murtaja” e Alber Kamysë, ku shfaqet një gjendje thuajse e njëjtë, por me qëllime fare të ndryshme. Te romani i Kamysë, epidemia e murtajës shfaqet pa ndonjë shkaktar të jashtëm, pra si sëmundje që prek njerëzit, ndërsa në rastin tonë, pra te romani i Buxhovit, shfaqet në mënyrë tepër perfide me qëllim të shkatërrimit fizik dhe të shthurjes psikike të një popullate, gjë që epideminë e kthen në një absurd midis atij biologjik dhe historik.
2. Intelektuali dhe roli i tij
Në këtë gjendje të mbrojtjes kolektive rol të veçantë luan intelektuali, i cili në situatën e dhënë përfaqësohet nga një figurë reale historike – Gjon Nikollë Kazazi. Autori nuk ngurroi që ta inkarnojë figurën e intelektualit real që ta theksojë rolin dhe vendin e intelektualëve në shoqëri, pra në rrethin ku ai jeton dhe vepron. Atij, madje, në roman i takon roli kryesor, ai i rrëfyesit dhe i kronistit, ku nëpër mes tij njihemi me gjithë situatën. Por, me zhvillimin romanesk të ngjarjes ne harrojmë në tërësi intelektualin real dhe kalojmë në sferën teorisë së përgjithshme rreth rolit të intelektualit si personazh artistik. Pra, intelektuali i këtij romani në të vërtetë paraqet tipin e intelektualit që është i lidhur ngushtë me fatin e vendit dhe të mjedisit, dhe në këtë gjendje të rëndë, personaliteti i tij ngrihet në gjithë kompleksitetin.
Në planin praktik të organizimit të mbrojtjes kundër epidemisë, pra kundër murtajës, Kazazi, duke shfrytëzuar ogurin e së keqes së madhe, por mbi të gjitha, përkatësinë e njëjtë etnike, ia del që në atë organizim të përfshijë njerëzit e të gjitha besimeve dhe të profesioneve. Kështu, roli i tij prej intelektuali, del në pah çastin që ai përqendrohet për të gjetur metodën e kundërvënies sëmundjes vdekjeprurëse, duke iu kthyer historisë së shkruar, në mënyrë që prej andej të gjejë përvojën e sjelljes në situatat e ngjashme, me anën e të cilave ishte siguruar mbijetesa, gjë që e gjitha nxjerrë në pah dimensionin historik të ekzistencës. Dhe në saje të përvojës së shkruar, pra të shkrimeve, duke lexuar tekstet latine rreth gjendjeve të njëjta, ai i kthehet antikës, sheh se ajo nëpër të cilën po kalohej, ishte një formë e përsëritur për rrënime të caktuara fizike dhe metafizike shoqërore. Në këtë rropatje me tekstet e vjetra, Kazazi, sheh shumë ngjashmëri midis ideve asimiluese dhe shkatërruese (romakëve dhe osmanëve), që u kanë shërbyer për t’i arritur qëllimet e tyre historike. Aty, jo rrallë, shfaqen sëmundjet si metoda tinëzare, të cilat, në shumë raste, bëjnë më shumë se sa armët. Natyrisht, se duke u ballafaquar me luftërat të tilla të fshehta, popujt e rrezikuar, kanë zhvilluar metodat mbrojtëse, që u kanë mundësuar mbijetim. Natyrisht se Kazazi, do t’u kthehet metodave autoktone, të cilat rrjedhin nga tradita dhe përvoja shekullore. Në këtë punë, Kazazi, pasqyron fuqitë dhe karakterin e intelektualit të njëmendtë, duke vepruar në atë mënyrë që tinzaritetit të pushtuesit, i cili ka në dorë gurin dhe arrën, t’i kundërvihet me punë dhe veprime të hapura publike, të cilat janë në përputhje me të drejtën e mbrojtjes nga sëmundja shkatërruese, të drejtë këtë që as pushtuesi nuk mund ta mohojë publikisht. Natyrisht se Kazazi, punën, pra mbrojtje, do ta marrë në dorë, pasi që do t’ia dalë të zbulojë rrënjët e së keqes që vinte nga jashtë në forma të ndryshme, e ku frika dhe përçarjet shfaqeshin si gjendje psikologjike të veçanta, të cilat i duheshin secilës fushatë. Për t’i eliminuar këtë faktorë, Kazazi, duke i kthyer vlerave të përbashkëta shpirtërore dhe frymës së tyre, do t’ia dalë që t’i bashkojë që të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh dallimet e brendshme. Kështu, në planin intelektual përkrah ka poetin Pader Coli dhe këngëtarin popullor Selami Taraku. Te i pari tragjika shfaqet në elementin shpirtëror si fuqi e përbashkët identifikuese, ndërsa te Selamiu ajo paraqitet në një formë ndryshe, e cila nuk largohet nga elementi i përbashkët ekzistencial. Sepse, që të dy i lidh e njëjta vegez e gjendjes ekzistenciale që ka të bëjë me revoltën krijuese, e cila nuk është hiç më e vogël nga gjendja e rezistencës së përgjithshme. Pra, përderisa Kazazi, personazhi kryesor i romanit, paraqet tipin e intelektualit që mendon (racionalistit) – krijuesit dhe studiuesit në funksion të ideologjisë dhe të idesë së qëndrueshmërisë së përbashkët, të dy poetët, në planin tjetër, paraqesin tipin e intelektualëve kreativë, të cilët me amplituda kreative zbulojnë të vërtetë rreth një veprimi tjetër nga ai intelektualit studiues. Në këtë mënyrë, del në pah natyra e intelektualit i cili ndjenë, mendon dhe vepron në përputhje me gjendjen, por edhe me rrethanat që imponon momenti i caktuar. Kështu, rreth personazhit kryesor (Kazazit), zhvillohet organizimi i rezistencës, por që merr jetë në saje të një rrethi të gjerë i bashkëvepruesve, që kthehen në bashkëmendimtarë të tij. Ndërkohë që poetët vetëm sa plotësojnë dhe forcojnë figurën e tij, duke ia krijuar asaj oreolin e punës së përbashkët, si një veprimtari ku bashkëveprojnë dhe bashkëdyzohen shpirtërorja me realen. Kjo vlen veçmas për Padës Colin.
3.Empiria popullore
Gjatë hulumtimeve për të gjetur mundësi që kanë të bëjë me qëndresën, ku mbrojtja kundër epidemisë së murtajës kthehet në një preokupim ekzistencial, personazhi kryesor i romanit, Kazazi, hedh shikimin në fushën e mençurisë popullore, që mbështetet në empirinë e tij, pikërisht te çështjet që kanë të bëjë me përvojën e ekzistencës aktuale dhe asaj historike. Në bazë të kallëzimeve popullore dhe të njohurive të ndryshme, por edhe duke u bazuar në burimet e shkruara, Kazazi vjen deri te përfundimi se në ato troje edhe më parë kishte murtajë ose mort, gjë që kjo do t’ia bëjë me dije se vazhdimi i ekzistencës lidhet me ndonjë fshehtësi e cila ruan çelësin e përballimit të asaj të keqe, siç kishte ndodhur edhe në të kaluarën. Duke hulumtuar, Kazazi, mëson se edhe në të kaluarën, në pjesët e Malësisë murtaja ishte përballuar më lehtë në saje të njëfarë gërrithje, e cila ishte përdorur nga malësorët, dhe se kjo mbrojtje, kishte qenë fare e thjeshtë: kur nga i sëmuri (hundët) ishin nxjerrë dregëza, të cilat pastaj ishin fërkuar në lëkurën e gërrithur të njeriut të shëndoshë, pasi që prej saj të ishte liruar pak gjak, gjë që e gjitha kishte paraqitur një përzierje të mikrobit në organizëm, ku ai ishte kthyer në mbrojtës të saj. Gërrithjen si mënyrë mbrojtëse, që në Malësi ishte ruajtur me fshehtësi, Kazazi, po ashtu, fshehtas e merr dhe e bart në qytet me anën e “plakave gërrithëse”, të cilat veprojnë fshehtas për kundër murtajës. Po qe se kjo “fshehtësi” shpjegohet me anën e mjekësisë së stome, atëherë kjo paraqet një lloj vaksinimi, që populli e ka përdorur për t’u mbrojtur nga sëmundjet shkatërruese.
E kemi përshkruar këtë mënyrë të rezistencës ndaj epidemisë për ta theksuar jo vetëm forcën e një “mrekullie” popullore, por për me tepër të të nxjerrë në pah çështjen e forcës intelektuale si dhe rolit të saj në jetën e një populli, si një faktor i brendshëm, i cili është vendimtar për t’u fituar jo vetëm imuniteti fizik, por edhe ai shpirtëror, mbi të cilin konsiston secila rezistencë dhe secili qëllim.
4. Dokumenti dhe fakti
Konturat e romanit, që i theksuam këtu, në të vërtetë janë fryt i narracionit romansier, e cila formohet dhe ruhet me anën e rrëfimit të personazhit kryesor, Kazazit. Këtu Jusuf Buxhovi tregoi aftësitë e tij, ngaqë me maturi dhe përpikëri shfrytëzoi dokumentin. Dhe ç’është edhe më e rëndësishme, ai ia doli që nga dokumenti të nxjerr dhe të realizojë faktin, që ia mundësoi të formësojë botën e dokumentit si botë artistike të romanit. Këtu bëhet fjalë për “shndërrimin” e dokumentit në dobi të fitimit të faktit, prej nga pastaj kyçja e dokumentit ndërlidhet me aktin e ngritjes artistike. Duke u parë si analogji me prosede real që krijon përshtypjen e “iluzionit të realitetit”, autori krijon “iluzionin e dokumentit” (dokumenti që krijon kronika e Kazazit) sipas prosedeut të romanit bashkëkohor.
Faktor i rëndësishëm i vlerës së rrëfimit artistik të Jusuf Buxhovit gjithsesi është edhe ndërlidhja dokumentare në raport me përmbajtjen: vetë romani është një dokument artistik, që bazohet dhe zhvillohet mbi bazat e dokumetaritetit, pikërisht të atij dokumentariteti që kërkon njohjen e dokumentit. Kjo shihet më së miri nga personazhi kryesor: Kazazi është personazh i dokumentit, i cili mbështet mbi realitetin që buron nga hulumtimi i ekzistencës së vazhdueshme që manifestohet me anën e dokumenteve të shkruara, të cilat njëherësh vinë si pjesë të kujtesës së kozervuar në dëshmi, por që duhet zbuluar në mënyrë që prej tyre të nxirret përvoja e caktuar.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me atë se Jusuf Buxhovi nuk e komplikon shumë narracionin në dëm të romanit, por se duke shfrytëzuar përshkrimin dhe efektet e dokumentit në planin e linjës lineare, krijon një shkrim analitik, i cili i ndihmon leximit të lirshëm të romanit, duke e bërë atë të afrueshëm dhe të kuptueshëm.
E gjithë kjo shkon në dobi të autorit dhe bën të ditur se ai përnjëmend gjendet në kontakt me të arriturat e romanit tonë bashkëkohor dhe romanit në përgjithësi, gjë që me këtë roman ai dëshmoi se është mjeshtër i trajtimit dhe të përpunimit të dokumentit, në mënyrë që në këtë drejtim edhe më tutje duhet të mbetet.
Duke përmbyllur këtë vështrim të shkurtër për këtë roman, duhet thënë se Jusuf Buxhovi ia ka dalë që faktin e dokumentit ta kthejë në një universalizëm artistik, që tregon se është një romansier tejet me përvojë dhe njëherësh një prozator që shquhet si rrëfimtar tejet i mirë. Nëse në romanet e tij të mëparshme (Matankrena dhe Loja) merret me simbolikën e tekstit, në këtë roman, e vazhdon atë, por me një dozë më të madhe të konkretizimit, çka e dallon nga romanet paraprake. Duke pasur parasysh disa nga elementet që u theksuan më lartë e që lidhen me përvojën krijuese dhe përvojën romaneske në gjithë spektrin artistik të refleksioneve të këtij autori, mund të thuhet pa hamendje se për nga cilësitë, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” mund të radhitet ndër romanët tona më të mira bashkëkohore.
(Parathënie për botimin në serbokroatisht të romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”- ‘Zapisi Đona Nikolle Kazazija’ nga shtëpia botuese “Jedinsvo”Prishtinë dhe “Nolit” e Begoradit, 1986, përkthyer nga dr. Engjëll Sedaj).

A merr vesh Vuçiqi përmes reagimit shumë të butë të BE-së?

0

Gani I. Mehmeti

Mund të themi se ishte një reagim vetëm sa për të thënë. Edhe aq më shumë, kur ky reagim bëhet katër ditë pas deklaratës së Vuçiqit, i cili duke kërkuar nga ushtarët e rinj të tij për “mbrojtjen” e Kosovës, bën haptas kërcënim me luftë ndaj Kosovës.

BE-ja, duke u kujtuar që të bënte këtë reagim apo jo, u lajmërua pas plot katër ditësh. Edhe këtu, vetëm sa i kujton dialogun, përmes së cilës do të arrihet normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, deri Serbia nuk është fare e interesuar as për BE, as për dialog e as për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ky farë dialogu ka zanafillën prej vitit 2011, pra 15 vite më përpara dhe vazhdimisht u është bërë thirrje Serbisë e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve, por këtë normalizim Serbia ia ka kthyer mbrapsht BE-së, menjëherë pas Marrëveshjes së Ohrit, përmes letrës së Bërnabiqit, ndaj së cilës BE kurrë nuk ka reaguar.

Vetë teksti i reagimit të BE-së ishte sikur të ishin marrë vesh me Vuçiqin se si të reagohet. Pra të shkruhet vetëm rreth dialogut, i cili, me sa duket nuk ka dialog, dhe nuk do të duhej të kishte fare dialog, deri sa Serbia e mban në Kushtetutën e saj Kosovën si pjesë të sajë. Më parë do duhej ta hiqte nga kushtetuta, ta njihte Pavarësinë e Kosovës  e mëpastaj të flitej, të bisedohej vetëm për marrëdhëniet ndërshtetërore, jo rreth diçka tjetër.

Kështu, deri sa Kosova kërcënohet nga Serbia, nuk di se do të ketë kuptim edhe dialogu, sepse nuk do të ketë asnjë sukses.

Reagimi do duhej të ishte i ashpër nga BE, duke i kujtuar edhe ndërmarrjen e amsave ndaj saj, duke i vënë kushte  nëse vazhdon kështu, e jo të përkëdhelet me një reagim sa për të thënë.

At Pjetër Meshkalla, ndërgjegja e lirë që sfidoi diktaturen komuniste

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli - Politika
Nga Frank Shkreli
____
Në historinë e Shqipërisë së shekullit XX ka figura që nuk maten me postet që mbajtën, as me pushtetin që ushtruan, por me forcën morale me të cilën mbrojtën të vërtetën. Ata u bënë ndërgjegjja e një kombi në kohët kur ndërgjegjja kërkohej të heshtte. Një prej këtyre figurave është At Pjetër Meshkalla, jezuiti, edukatori, intelektuali dhe i burgosuri i ndërgjegjes, i cili mbeti i palëkundur përballë një prej diktaturave më të egra komuniste të Evropës.
Në 38-vjetorin e kalimit të tij në amshim, kujtimi i At Pjetër Meshkallës nuk është vetëm një akt nderimi për një meshtar të shquar të Kishës Katolike Shqiptare. Ai është një detyrim moral për të kujtuar një shqiptar që e mbrojti lirinë e ndërgjegjes kur ajo ishte shpallur armike e shtetit dhe që dëshmoi me jetën e tij se asnjë regjim nuk mund ta nënshtrojë shpirtin e lirë të njeriut.  I lindur në Shkodër më 26 shtator 1901, At Pjetër Meshkalla u formua në traditën intelektuale të Urdhrit Jezuit, duke kryer studimet në Austri, në Itali dhe në Slloveni. Ai u kthye në Shqipëri me bindjen se arsimi ishte themeli i qytetërimit dhe se edukimi i brezave ishte shërbimi më i madh ndaj kombit. Për nxënësit e tij, ai ishte më shumë se profesor: ishte formues i karakterit, që i mësonte të mendonin lirshëm, të kërkonin të vërtetën dhe të mbronin dinjitetin njerëzor.  Ky formim humanist dhe evropian e bëri të papajtueshëm me çdo ideologji totalitare, përfshir atë komuniste. Ashtu siç kishte kundërshtuar fashizmin, ai nuk mund të pranonte as komunizmin, i cili synonte të nënshtronte jo vetëm institucionet, por edhe mendimin dhe ndërgjegjen e njeriut. Për këtë arsye At Pjetër Meshkalla u arrestua në vitin 1946 dhe kaloi shumë vite në burgjet dhe kampet e regjimit komunist. Por burgu nuk e ndryshoi. Përkundrazi, ai e forcoi. Bashkëvuajtësit e kujtojnë jezuitin shqiptar si një njeri të qetë, me humor të hollë, të mbushur me besim dhe shpresë. Në qelitë e errëta ai vazhdoi të ishte mësues, duke u dhënë kurajë të burgosurve dhe duke u kujtuar se e keqja nuk është kurrë e përjetshme.
Në veprën monumentale “Rrno vetëm për me tregue”, At Zef Pllumi e përshkruan At Pjetër Meshkallën si një ndër figurat më fisnike të klerit katolik shqiptar, një njeri me kulturë të gjerë, urti të rrallë dhe qetësi shpirtërore të jashtëzakonshme. Për At Zef Pllumin, Meshkalla ishte një mësues edhe në burg, sepse predikonte me shembullin e jetës së tij dhe jo vetëm me fjalë.   Frank Shkreli: Porosia e At Zef Pllumit në 100-vjetorin e lindjes drejtuar intelektualëve dhe klasës politike shqiptare: Dashuria për njëri tjetrin dhe progresi i kombit | Gazeta Telegraf
Kulmi i qëndresës qytetare të At Meshkallës erdhi në vitin 1967, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë në Shqipëri, duke mbyllur e shkatërruar kishat, xhamitë dhe teqetë, ndërsa vendi u shpall, “shteti i parë ateist në botë”, duke i shpallur luftë edhe Zotit.  Frank Shkreli: Shkurti 1967, krimi që ende nuk quhet krim | Gazeta Telegraf
Në atë atmosferë terrori, At Pjetër Meshkalla ndërmori një akt që edhe sot mbetet ndër më të guximshmit në historinë moderne shqiptare.  Ai i dërgoi kryeministrit komunsit të asaj kohe, Mehmet Shehut një promemorie, ku kundërshtonte hapur dhunën ndaj fesë dhe shkeljen e lirisë së ndërgjegjes. Argumenti i tij ishte i qartë: shteti mund të ushtrojë forcë mbi trupin e njeriut, por nuk mund të sundojë ndërgjegjen e tij. Besimi nuk zhduket me dekrete, me propagandë apo me burgime. Ai e dinte se kjo letër do ta kthente sërish në burg. Megjithatë nuk e tërhoqi. Për të, heshtja përballë padrejtësisë do të ishte bashkëfajësi. Regjimi reagoi siç pritej: At Meshkalla u arrestua përsëri dhe u dënua me vite të tjera burgimi.  Promemorja e vitit 1967 mbetet edhe sot një nga dokumentet më të rëndësishme të rezistencës morale shqiptare ndaj totalitarizmit. Ajo nuk ishte një mbrojtje e privilegjeve të Kishës, por një mbrojtje e një të drejte universale: lirisë së ndërgjegjes. Në këtë kuptim, At Pjetër Meshkalla ishte jo vetëm një meshtar i madh, por edhe një nga mbrojtësit më të hershëm shqiptarë të të drejtave themelore të njeriut.
At Pjetër Mëshkalla i përket atij brezi të jashtëzakonshëm të klerikëve dhe intelektualëve shqiptarë, siç janë – Imzot Vinçenc Prennushi   Frank Shkreli: 70-vjet më parë ndërroi jetë nën tortura – Bariu i katolikëve dhe Engjëlli i myslimanëve | Gazeta Telegraf), At Gjon Shllaku, At Bernardin Palaj, Dom Shtjefën Kurti, (Frank Shkreli: “Fajtori” i pafajshëm! 50-vjetori i ekzekutimit të Dom Shtjefën Kurtit nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës | Gazeta Telegraf )At Zef Pllumi e shumë të tjerë – që nuk pranuan ta sakrifikonin të vërtetën për hir të pushtetit. Në të njëjtën traditë kulturore dhe evropiane qëndrojnë, ndër të tjerë, edhe Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, të cilët, secili në mënyrën e vet, mbrojtën identitetin kulturor e kombëtar të shqiptarëve dhe për këtë u përballën me shpifje, (madje deri në ditët e sotëme), përndjekje ose mërgim. Këta burra nuk i bashkonte ideologjia; i bashkonte një ideal më i lartë: bindja se Shqipëria i përket qytetërimit perëndimor, se liria e mendimit është e shenjtë dhe se kultura nuk mund të ndërtohet mbi frikën.
At Pjetër Meshkalla ndërroi jetë më 28 korrik 1988, vetëm dy vjet para shembjes së regjimit që e kishte burgosur për një pjesë të madhe të jetës. Ai nuk e pa me sytë e tij rikthimin e lirisë fetare dhe pluralizmit politik, por jetoi mjaftueshëm për të dëshmuar se asnjë diktaturë nuk është e përjetshme.  Sot, kur shpresojmëp që Shqipëria të bëhet pjesë e botës demokratike dhe të forcojë institucionet e saj mbi vlerat e shtetit të së drejtës, figura e At Pjetër Meshkallës merr një domethënie edhe më të madhe. Kujtesa për ‘të nuk duhet të mbetet vetëm një ceremoni përkujtimore. Ajo duhet të shërbejë si kujtesë se liria nuk është e garantuar përgjithmonë, se demokracia kërkon qytetarë me ndërgjegje të lirë dhe se pajtimi me historinë është i mundur vetëm mbi themelin e së vërtetës.
Sot, në një kohë kur relativizmi moral dhe harresa historike rrezikojnë të zbehin kujtesën e brezave, jeta e At Pjetër Meshkallës mbetet një testament i gjallë. Ajo na kujton se njeriu mund të humbasë lirinë fizike, por jo domosdoshmërisht lirinë e ndërgjegjes; se besimi mund të përndiqet, por jo të zhduket; dhe se e vërteta mund të vonojë, por nuk mund të mposhtet.  Ky është mësimi që na lë At Pjetër Meshkalla sot. Nuk është vetëm mësimi i një meshtari katolik, por i një shqiptari të madh që e deshi vendin e tij aq shumë, sa ishte i gatshëm të vuante për të drejtën e çdo njeriu për të qenë i lirë.  Në këtë 38-vjetor të kalimit të tij në amshim, homazhi më i bukur nuk është vetëm ta kujtojmë. Është të mbrojmë ato vlera për të cilat ai vuajti: lirinë e ndërgjegjes, dinjitetin njerëzor, tolerancën, besimin dhe demokracinë e vërtetë. Ky shkrim modest është një homazh për një njeri që nuk e ndau kurrë fenë nga dashuria për Atdheun dhe nuk e ndau kurrë besimin nga mbrojtja e dinjitetit njerëzor. Njëkohsisht, për ata që interesohen, është një ftesë për brezat e sotëm që të njohin një nga personalitetet më fisnike të historisë shqiptare dhe të kuptojnë se liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut kanë pasur mbrojtës të guximshëm të vlerave njerëzore dhe kombëtare edhe në vitet më të errëta të diktaturës komuniste.  Prandaj, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, nderojmë At Pjetër Meshkallën me bindjen se shembulli i tij vazhdon të ndriçojë rrugën e Shqipërisë drejt një të ardhmeje të mbështetur mbi të Vërtetën, Lirinë, Demokracinë dhe Dinjitetin Njerëzor.
 
Kjo është arsyeja pse emri i tij nuk i përket vetëm historisë së Kishës Katolike Shqiptare. At Pjetër Meshkalla i përket historisë së Shqipërisë!  Frank Shkreli*: Harmonia fetare në shkollën jezuite,“Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër | Gazeta Telegraf

Surpriza ka ardhur! Truri i një personi të moshuar është shumë më praktik sesa besohet zakonisht

0
Agim Vuniqi, Vashington
SUPRRIZA KA ARDHUR!*
Drejtori i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit George Washington pretendon se truri i një personi të moshuar është shumë më praktik sesa besohet zakonisht. Në këtë moshë, ndërveprimi ndërmjet hemisferës së majtë dhe të djathtë të trurit bëhet harmonik, gjë që zgjeron mundësitë tona krijuese. Kjo është arsyeja pse në mesin e njerëzve mbi 60 mund të gjeni shumë personalitete që sapo kanë filluar aktivitetet e tyre krijuese.
Sigurisht, truri nuk është më aq i shpejtë sa në rini. Megjithatë, fiton fleksibilitet. Prandaj, me kalimin e moshës, ne jemi më të prirur për të marrë vendimet e duhura dhe jemi më pak të ekspozuar ndaj emocioneve negative. Kulmi i aktivitetit intelektual të njeriut ndodh rreth moshës 70 vjeçare, kur truri fillon të punojë me fuqi të plotë.
Me kalimin e kohës, sasia e mielinës në tru rritet, një substancë që lehtëson kalimin e shpejtë të sinjaleve midis neuroneve. Për shkak të kësaj, aftësitë intelektuale rriten me 300% në krahasim me mesataren.
Interesant është edhe fakti që pas 60 vitesh njeriu mund të përdorë 2 hemisfera në të njëjtën kohë. Kjo ju lejon të zgjidhni probleme shumë më komplekse.
Profesor Monchi Uri nga Universiteti i Montrealit beson se truri i një të moshuari zgjedh një rrugë që konsumon më pak energji, eliminon të panevojshmen dhe lë vetëm opsionet e duhura për zgjidhjen e problemeve. Është kryer një anketë në të cilën kanë marrë pjesë grupmosha të ndryshme. Të rinjtë ishin shumë të hutuar gjatë kryerjes së testeve, ndërsa ata mbi 60 vjeç morën vendimet e duhura.
Tani, le të shohim karakteristikat e trurit midis moshës 60 dhe 80 vjeç. Ata janë vërtet rozë.
*KARAKTERISTIKAT E TRURIT TE NJEREZIT E MOSHUAR.*
*1.* Neuronet në tru nuk vdesin, siç thonë të gjithë rreth jush. Lidhjet midis tyre thjesht zhduken nëse një person nuk merret me punë mendore.
*2.* Shqendrimi dhe harresa shkaktohen nga një tepricë informacioni. Prandaj, nuk duhet ta përqendroni gjithë jetën tuaj në vogëlsira të panevojshme.
*3.* Nga mosha 60 vjeçare, kur merr vendime, njeriu nuk përdor vetëm një hemisferë të trurit, si të rinjtë, por të dyja.
*4. Konkluzioni:* nëse një person udhëheq një mënyrë jetese të shëndetshme, është i lëvizshëm, ka aktivitet fizik të qëndrueshëm dhe është plotësisht mendërisht aktiv, *aftësitë intelektuale NUK RRITEN me kalimin e moshës, ato thjesht RRITEN,* duke arritur kulmin e tyre në moshën 80-90 vjeç.
*KËSHILLA PËR SHËNDETIN:*
*1)* Mos kini frikë nga pleqëria. *2)* Përpiquni për zhvillim intelektual. *3)* Mësoni zanate të reja, bëni muzikë, mësoni të luani instrumente muzikore, vizatoni piktura! Vallëzoni!
*4)* Tregohuni të interesuar për jetën, takoheni dhe komunikoni me miqtë, bëni plane për të ardhmen, udhëtoni sa më mirë.
*5)* Mos harroni të shkoni në dyqane, kafene, shfaqje.
*6)* Mos hesht vetëm, është katastrofike për të gjithë.
*7)* Ji pozitiv, është se gjithmonë jeni me mendimin: sa vijon: *_”të gjitha gjërat e mira janë ende përpara meje!”_*
*BURIMI: _New England Journal of Medicine._*
Ju lutemi përcillni këtë informacion familjes dhe miqve tuaj të moshës 60, 70 dhe 80 vjeç në mënyrë që ata të jenë krenarë për moshën e tyre 🙂

Replikë ndaj pikëpamjeve të Milazim Krasniqit mbi krishterimin dhe identitetin fetar të shqiptarëve

1
Islamizimi i fëmijëve
Nikollë Loka, Tiranë
___
Shkrimi i Milazim Krasniqit “Kriza e sotme e krishterimit në Perëndim dhe absurditeti i tendencave kryqtare në Kosovë” ngre disa çështje që meritojnë debat serioz. Megjithatë, një pjesë e argumenteve të paraqitura mbështeten në përgjithësime, lidhje logjike të pasakta dhe interpretime selektive të realitetit historik e sociologjik.
Së pari, është e vërtetë se krishterimi në Evropën Perëndimore po përballet prej dekadash me procesin e sekularizimit. Ky është një fenomen i njohur nga sociologjia e fesë dhe prek jo vetëm katolicizmin, por pothuajse të gjitha fetë tradicionale. Mirëpo, nga ky fakt nuk mund të nxirret përfundimi se krishterimi ka humbur rëndësinë e tij qytetëruese ose se nuk përbën më një element themelor të identitetit evropian. Kushtetutat, sistemet juridike, etika publike, arti, letërsia, universitetet dhe vetë koncepti modern i dinjitetit të personit janë formuar në një masë të madhe mbi traditën judeo-kristiane. Sekularizimi nuk e zhduk këtë trashëgimi; ai ndryshon mënyrën e raportit të individit me fenë.
Së dyti, autori krijon një lidhje artificiale midis rënies së praktikës fetare në Perëndim dhe pamundësisë së një individi në Kosovë për të zgjedhur lirisht fenë e tij. Këto janë dy çështje krejtësisht të ndryshme. Liria fetare nuk matet me numrin e besimtarëve të një feje, por me të drejtën e secilit për të besuar, për të mos besuar ose për të ndryshuar besimin pa presion. Nëse një qytetar i Kosovës zgjedh të pagëzohet në Kishën Katolike, kjo është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta dhe nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ashtu siç është e drejtë edhe konvertimi në Islam ose braktisja e çdo feje.
Një problem edhe më i madh paraqitet kur aktivitetet e disa organizatave cilësohen si “problem sigurie”. Kjo përbën një zgjerim të rrezikshëm të konceptit të sigurisë. Në një shtet demokratik, bindjet fetare ose ndryshimi i përkatësisë fetare nuk mund të trajtohen si çështje të sigurisë kombëtare, përveç rasteve kur provohet nxitje e dhunës ose shkelje e ligjit. Në të kundërt, stigmatizimi i konvertimeve fetare krijon një precedent që cenon vetë lirinë e ndërgjegjes.
Autori pohon gjithashtu se këto organizata nuk përfaqësojnë Kishën Katolike. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet Kishës Katolike në Kosovë apo Selisë së Shenjtë. Po aq pak mund të ndërtohet një tezë mbi ekzistencën e një projekti të organizuar për “katolicizimin” e shqiptarëve, pa paraqitur prova konkrete.
Një tjetër dobësi logjike është përdorimi i krizës së krishterimit në Perëndim si argument kundër konvertimeve individuale. Historia e feve dëshmon se zgjedhjet fetare nuk varen domosdoshmërisht nga fuqia numerike e një komuniteti. Në shekuj, njerëzit janë konvertuar në fe që ishin pakicë, madje edhe të përndjekura. Motivet e konvertimit janë personale, shpirtërore, kulturore ose filozofike dhe nuk mund të reduktohen në statistika demografike.
Po aq problematike është lidhja që autori krijon midis transhumanizmit dhe krizës së krishterimit. Transhumanizmi është një debat filozofik dhe bioetik që zhvillohet brenda shoqërive moderne dhe nuk përbën shkakun kryesor të sekularizimit evropian. Për më tepër, vetë Kishat e krishtera, përfshirë Kishën Katolike, janë ndër institucionet që kanë prodhuar analizat më të thelluara kritike ndaj transhumanizmit dhe inteligjencës artificiale. Prandaj nuk është e saktë të paraqitet sikur krishterimi është thjesht një viktimë pasive e këtyre zhvillimeve.
Edhe referimi ndaj deklaratës së George W. Bush se shqiptarët janë “muslimanë paqësorë” nuk mund të përdoret si argument për të penguar debatet mbi identitetin fetar. Paqja e shqiptarëve nuk buron nga përkatësia islame apo e krishterë, por nga tradita e bashkëjetesës ndërfetare dhe nga identiteti kombëtar që historikisht ka tejkaluar ndarjet konfesionale.
Në aspektin historik, paraqitja e katolicizmit si një element i jashtëm ndaj shqiptarëve është gjithashtu e pasaktë. Katolicizmi është pjesë autoktone e historisë shqiptare që nga antikiteti i vonë dhe mesjeta. Për shumë shekuj ai ka qenë një nga shtyllat e kulturës shqiptare, duke dhënë kontribute të rëndësishme në ruajtjen e gjuhës, arsimit dhe identitetit kombëtar. Figura si Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani dhe shumë klerikë të tjerë janë pjesë përbërëse e historisë kombëtare shqiptare, jo përfaqësues të ndonjë projekti të huaj fetar.
Po ashtu, shumica myslimane e shqiptarëve nuk është arsye për të kufizuar të drejtën e individit për të zgjedhur një identitet tjetër fetar. Demokracia nuk mbështetet mbi shumicën numerike të besimit, por mbi mbrojtjen e lirive individuale.
Në fund, debati nuk duhet të zhvillohet mbi pyetjen se cila fe është në rritje ose në rënie, por mbi respektimin e lirisë së ndërgjegjes dhe të pluralizmit. Kriza e sekularizimit në Evropë është një çështje reale, por ajo nuk mund të përdoret si argument për të delegjitimuar zgjedhjet fetare të qytetarëve të Kosovës. Po aq e papranueshme do të ishte që dikush të përdorte rritjen demografike të Islamit në botë për të argumentuar se shqiptarët katolikë duhet të konvertohen në Islam.
Shoqëria shqiptare ka ruajtur historikisht një ekuilibër të rrallë ndërfetar. Ky ekuilibër nuk mbrohet duke demonizuar konvertimet ose duke i trajtuar ato si kërcënim për sigurinë, por duke respektuar një parim themelor të qytetërimit demokratik: lirinë e plotë të ndërgjegjes, të besimit dhe të zgjedhjes fetare të çdo individi.
***
KRIZA E SOTME E KRISHTERIMIT NË PERËNDIM DHE ABSURDITETI I TENDENCAVE KRYQTARE NË KOSOVË

Shkruan Prof. Milazim KRASNIQI
___
Shoqatat hibride që kërkojnë braktisjen e fesë islame nga shqiptarët në Kosovë dhe disa inskenime të pagëzimit të disa individëve në ndonjë kishë në Kosovë, tentojnë të paraqesin një pamje tërësisht të rreme të katolicizmit në Perëndim. Ato po tentojnë të tregojnë se gjoja katolicizmi në Europë është i fortë, ofensiv dhe paraqet esencën e qytetërimit. Ndërsa e vërteta është se katolicizmi në Europë e në Perëndim është në krizë të thellë, gjithnjë e më pak prezent në jetën e njerëzve. Çdo vit katolicizmin e braktisin me qindra mijëra njerëz. Tashmë në literaturë ka hyrë sintagma “Europa post-kristiane”, për të treguar se Krishterimi e ka humbur ndikimin në Europë. Sipas Steve Bruce (i cituar nga Kose), “në Angli ose në Europën Perëndimore, feja ka mbetur vetëm tek gratë e moshuara, zonat rurale dhe tek emigrantët polakë, afrikanë ose aziatikë.” Pra, katolicizmi ka humbur ndikimin në kombet europiane e në SHBA dhe ka kaluar në rol defansiv.
“Sipas të dhënave të vitit 2012, në rajonet e Francës të njohura historikisht si katolike, përqindja e atyre që thonë “nuk ka fe” ishte 30%, ndërsa në rajonet e njohura si sekulare kjo përqindje arrinte në 50%. Përqindja e katolikëve luhatej mes 38- 50%, por vetem 4-5 % e tyre i kryenin rregullisht praktikat fetare. Ndër të rinjtë, përveç njohurive për ndërtesa historike si kisha, katedrale apo manastire, shumë pak veta dinin realisht se çfarë është katolicizmi,” konstaton Celini. Një autor tjetër, Peter Brierkley pohon se “ky problem nuk është vetëm i Anglisë, por edhe i Europës, madje i gjithë botës. Bota po braktisë modelet e vjetra. Edhe ata që ende shkojnë në kishë nuk e gjejnë më tek vetja zellin e dikurshem për t’ua përcjellë fetë të tjerëve.”
Brenda kësaj tablloje të ngrysur të gjendjes që po kalon katolicizmi në Perëndim, duket krejt e palogjkshme arroganca me të cilën po tentojnë ta imponojnë katolicizmin në Kosovë disa shoqata hibride e disa njerëz që më shumë duken të fantaksur se sa si besimtarë të krishterë. Iniciativa e tyre më shumë duhet të jenë objekt i organeve të sigurisë se sa i diksutimeve ndërfetare, pasi ata nuk përfaqësojnë fenë katolike si të tillë.
Këtu është rasti të bëj një digresion e të sqaroj se këto shoqata e këta individë nuk duken të kenë lidhje me sjelljet korrekte të katolikëve tradicionalë shqiptaarë në Kosovë e në botën shqiptare ndaj besimtarëve shqiptarë muslimanë. Lidhjet ndërmjet tyre dhe pjesës tjetër shqiptare janë në shumë raste edhe lidhje farefisnore. Por përtej asaj është identiteti kombëtar i përbashkët, kujtimet e përbashkëta të së kaluarës, kontributi i përbashkët në përpjekjet për çlirim e pavarësi. Pra, deri sa u shfaqën këto shoqata hibride, nuk ka pasur asnjë element, asnjë moment të ftohjes ose të përçarjes ndërfetare ndër ne shqiptarët në Kosovë. Prandaj fryrja e zjarrit të përçarjes nga këto organizata, sidomos nga “Lëvizja për Rikthim “ dhe “Lëvizja e Deçanit”, vërtet duhet të trajtohet si problem i sigurisë më shumë se sa si problem fetar. I vetmi problem i paqartë në këtë mes mbetet roli mund të ketë Ipeshkiva e Kosovës në raport me ato shoqata hibride dhe me veprimet e tyre. Veprimi kishtar (fjala vjen pagëzimi i ndokujt që konvertohet) është tjetër gjë nga promovimi që u bëhet aktiviteteve dhe figurave të atyre shoqatave tmerrësisht antiislame.
Sa i përket vetë krizës së katolicizmit e krishterimit në tërësi në Perëndim, ka disa shkaqe, po studiues të shumtë mendojnë se shkaku kryesor është konflikti i Krishterimit me shkencën. Nuk është rasti këtu të diskutohet kjo çështje. Po e përmend vetëm njërën nga pasojat e saj dramatike-transhumanizmin. Transhumanizmi paraqet një shkëputje të frikshme jo vetëm nga traditat fetare po edhe nga ato qytetërimore e morale të Perëndimit e të botës. Trans-humanizmi projekton një njeri tjetër, njeri të ri, i cili do të tejkalojë edhe kufijtë e vet biologjikë, me ndihmen e shkencës e Intelegjences Artificiale. Njeriu i tillë do të shkëpuett tërësisht nga e kaluara e vet, pra edhe nga tradita kristiane. “Njerëzit do t’i bashkojnë mendjet e tyre në një memorie artificiale (intelegjence koshere’/ hive mind/, duke krijuar një super intelegjencë të përbashkët. Do të shfaqet një njësi e vetme (singularity) që mund të përshkruhet me shprehjen: “Njëri për të gjithë, të gjithë për njërin.”Teknologjia do të arrijë Nirvanen. Si përfundim, njeriu do të përfitojë pothuajse cilësi hyjnore. Këto janë pretentimet themelore të trans-humanizmit në të ardhmen.” (Kose: 374) Bile ka autorë si Neil McArthur, që thonë se do të lind një religjion ri: “jemi dëshmitar të lindjes së një lloji të ri feje. Në vitet ose muajt e ardhshëm, do të shohim sektet e kushtuara adhurimit të Intelegjencës Artificiale.”
Në kuadër të këtyre zhvillimeve marramendëse e të paekuilibruara të shkencës a fantashkencës në Perëndim dhe presionit që i bëhet katolicizmit e krishterimit në tërësi, idetë për konvertimin e shqiprarëve muslimanë të Kosovë, duken krejt idiotike. Nuk e di nga cilat qendra financohen e nxiten, por cilat do që të jenë, janë donkishoteskle dhe idiotike. Shqiptarët vetë janë europianë dhe nuk kanë asnjë impuls fetar e kulturor antiperëndimor. Janë ashtu si ka thënë Xhorxh W. Bushi kur pati vizituar Shqipërinë në vitin 2007, “muslimanë paqesorë.” Prandaj nuk është interes i Perëndimit të nxitet konflikt me këta shqiptarë europianë e paqesorë. Betejat e krishterimit në Perëndim janë me Transhumanizmin dhe nusproduket e tij, sekularizimin galopant, në rend të parë. Sikundër pohon Dennet-La Scola, “nëse vazhdon kjo prirje, përqindja e të rinjve që besojnë në Bibel do të bjerë deri në 4%.“ Pra, Perëndimi e sidomos Vatikani ka problemet e veta fetare e nuk ka asnjë problem me përkatësinë islame të shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Rrjedhimisht nuk duhet të nxitë sherre në këtë raport. Në sferën fetare ka dhe i teprojnë problemet e veta.
28 korrik 2026

Përgjigje kryeideologut të islamizimit

0

Kundërpërgjigje kryeideologut të tjetërsimit- Haxhi Qamilit të kohës sonë – Akademik Milazim Krasniqit Reagimi i fundit dhe gjuha stigmatizuese ndaj iniciativave për rikthimin e identitetit rrënjësor të shqiptarëve nuk janë gjë tjetër veçse vazhdimësi e një projekti të vjetër: frikës nga vetëdijësimi kombëtar.

Kur nismat qytetare e atdhetare cilësohen si “probleme sigurie” apo “shoqata hibride”, bëhet e qartë se mbrojtësit e status-quo-së nuk kanë problem me sigurinë e shtetit, por me prishjen e rehatisë së tyre ideologjike. “Lëvizja për Rikthim” dhe lëvizjet e tjera atdhetare erdhën si pasojë dhe nuk u importuan nga jashtë.

Ato lindën si një reaksion natyror mbrojtës ndaj një procesi të rrezikshëm, i cili ka vite që vepron në heshtje: tentativës për tjetërsimin e kombit shqiptar nga një popull me identitet europian, në një “ummet” pa kufij kombëtarë dhe në shërbim të agjendave gjeopolitike neo-osmane, serbe dhe arabe. Për dekada me radhë, nën petkun e “lirisë fetare”, shoqëria jonë u përball me një agjendë agresive që tentoi të tjetërsonte narrativën tonë historike. Nuk ishin lëvizjet atdhetare ato që nxitën përçarjen, por ishin pikërisht rrymat ekstreme dhe predikimet e mjaft hoxhollarëve që me vite të tëra e helmuan mendjen e rinisë tonë.

A nuk ishin pikërisht këta hoxhollarë që i nxitën dhe i çuan djemtë tanë të luftojnë e të vriten për tokat e shkretëtirat arabe, duke i përdorur si mish për top për kauza të huaja?

A nuk punuan ata drejtpërdrejt në favor të Serbisë, duke e paraqitur Kosovën para botës si çerdhe të ekstremizmit fetar e jo si një popull liridashës e europian?

Kemi parë pa ndërprerë tentativa për të zbehur e baltosur figurat më supreme të kombit, duke filluar nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, te At Pjetër Bogdani e deri te Nënë Tereza – simbole këto që nuk i përkasin një feje të vetme, por janë vetë shtyllat mbi të cilat qëndron qenia jonë kombëtare.

Tjetërsimi i shqiptarit dhe shndërrimi i tij në një besimtar pa atdhe, është projekt antikombëtar që historikisht u ka shërbyer qarqeve serbe dhe neo-otomane për ta paraqitur faktorin shqiptar në Europë, jo si një popull autokton me të drejta të plota të vetëvendosjes, por si një mbetje orientale dhe pa rrënjë kulturore europiane. Në këtë kontekst, tentativat për ta paraqitur orientimin kombëtar si “krizë të Perëndimit” ose si “fantazi”, janë vetëm retorikë e lodhtë për të mbuluar regresin.

Të quash të drejtën e shqiptarit për t’iu kthyer rrënjëve të veta si një “akt idiotik”, është armiqësi dhe trashëgimi e pastër e ideologjisë haxhiqamiliste, e cila identitetin e lidhte me nënshtrimin ndaj pushtuesëve e dogmave të huaja, dhe jo me lirinë e Atdheut. Përpjekja për ta paraqitur Katolicizmin apo Krishterimin si diçka “të huaj” për Kosovën, e injoron të vërtetën më themelore historike: Krishterimi te shqiptarët nuk është import, është autoktoni.

Rilindja Kombëtare Shqiptare, gjuha shqipe, alfabeti i Manastirit dhe vetë nocioni i shtetit shqiptar u ngjallën e u ruajtën nga klerikë e intelektualë katolikë. Po ashtu, aleanca strategjike e Kosovës me Uashingtonin, me Brukselin dhe me botën perëndimore nuk u ndërtua mbi kalkulime teologjike, por mbi vlera të përbashkëta qytetëruese.

Mbështetja historike e Perëndimit për çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe u ushqye nga vizioni i një Kosove demokratike, sekulare dhe europiane – vizion të cilin e promovuan me ngulm arkitektët e shtetit tonë, me në krye Presidentin Ibrahim Rugova.

Prandaj, Lëvizja për Rikthim nuk kërkon urrejtje e as përçarje, por çlirimin e hapësirës publike nga diktati i frikës dhe etiketimit. Nëse çdo individ ka të drejtë të zgjedhë besimin e tij, përse na qenka “kërcënim sigurie” kur një shqiptar vendos t’i kthehet besimit të të parëve të tij?

Përse ndërtimi i një kishe apo konvertimi i lirë i disa qytetarëve na qenka “provokim”, ndërsa ndërtimi i mijëra xhamive me financime të dyshimta lindore na qenkan “normale”? Përgjigjja është e qartë: sepse rikthimi te rrënjët tona ua shkatërron narrativën atyre që duan ta mbajnë shqiptarin peng të një identiteti të tjetërsuar.

Shqiptarët nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen komplekseve të ideologëve të vjetër. Rruga jonë është ajo që ka qenë gjithmonë: e vetmja rrugë ku feja i nënshtrohet Atdheut, dhe ku identiteti ynë është Një me atë të Perëndimit.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar!

Lëvizja për Rikthim Prishtinë, 29.07.2026 

Liria e ndërgjegjes nuk është “çështje sigurie”

0
___
Shkrimi i fundit i Prof. Milazim Krasniqit nuk është një analizë akademike e fenomenit fetar në Kosovë. Ai është një përpjekje për ta paraqitur ushtrimin e një të drejte themelore njerëzore si kërcënim për sigurinë. Pikërisht këtu bie e gjithë pesha e argumentimit të tij. Në një republikë demokratike dhe laike, askush nuk ka të drejtë ta shpallë problem sigurie një qytetar që, me vullnet të lirë, zgjedh të ndryshojë besimin e tij.
Liria e ndërgjegjes është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Këto instrumente juridike nuk mbrojnë vetëm të drejtën për të besuar, por edhe të drejtën për të ndryshuar besimin, për ta braktisur atë ose për t’iu rikthyer një tradite tjetër fetare. Prandaj, përpjekja për ta paraqitur pagëzimin si “problem sigurie” nuk ka asnjë bazë juridike. Është një qëndrim ideologjik, jo akademik.
Po aq i dobët është edhe argumenti historik. Prof. Krasniqi përpiqet ta paraqesë rikthimin e shqiptarëve në krishterim si një fenomen artificial dhe të imponuar. Historia dëshmon të kundërtën. Për shumë shekuj para pushtimit osman, trojet shqiptare ishin pjesë e qytetërimit të krishterë evropian. Këtë e dëshmojnë ipeshkvitë mesjetare, dokumentet papnore, kronikat bizantine dhe autorët shqiptarë. Prandaj, kur një shqiptar zgjedh sot të pagëzohet, ai nuk po krijon një identitet të ri, por po ushtron të drejtën e tij për t’u lidhur me një trashëgimi historike që është pjesë e historisë së kombit shqiptar.
Autori përpiqet ta lidhë krizën e praktikës fetare në disa vende të Evropës Perëndimore me pagëzimet që zhvillohen në Kosovë. Kjo nuk është metodë shkencore. Sekularizimi në Evropë nuk është argument kundër lirisë fetare në Kosovë. Edhe nëse pjesëmarrja në jetën kishtare bie në disa vende, kjo nuk ia heq askujt të drejtën për t’u pagëzuar. Liria fetare nuk matet me statistika. Ajo matet me të drejta.
Një tjetër problem serioz është gjuha që përdoret në shkrim. Kur qytetarë që ushtrojnë një të drejtë kushtetuese etiketohen si “shoqata hibride” apo si “problem sigurie”, debati largohet nga fusha akademike dhe hyn në fushën e stigmatizimit. Kjo nuk është mënyrë shkencore e debatit. Akademia argumenton me fakte, jo me etiketime.
Po aq selektiv është edhe trajtimi i historisë së islamizimit të shqiptarëve. Historiografia serioze nuk e paraqet atë si një proces të zhvilluar vetëm përmes bindjes së lirë. Studiues të shumtë kanë dokumentuar ndikimin e faktorëve politikë, administrativë, fiskalë dhe shoqërorë gjatë sundimit osman. Mohimi i këtij realiteti nuk e ndryshon historinë. Përkundrazi, e varfëron debatin shkencor.
Është po ashtu e gabuar të identifikohet krishterimi në Evropë vetëm me statistikat e pjesëmarrjes në meshë. Qytetërimi evropian nuk është ndërtuar vetëm mbi praktika fetare, por mbi një trashëgimi juridike, filozofike, kulturore dhe historike, ku krishterimi ka pasur rol të padiskutueshëm. Reduktimi i këtij realiteti në disa statistika është metodologjikisht i mangët.
Në fund mbetet një pyetje e thjeshtë.
Nëse një shqiptar ka të drejtë të ftojë bashkëkombësit e tij në Islam, përse një shqiptar tjetër nuk paska të drejtë t’i ftojë ata në krishterim?
Nëse njëri është ushtrim i lirisë fetare, atëherë edhe tjetri është po i njëjti ushtrim i së njëjtës liri.
Parimet kushtetuese nuk funksionojnë sipas simpative ideologjike.
Ato vlejnë njësoj për të gjithë. Prandaj debati nuk duhet të jetë nëse shqiptarët kanë të drejtë të pagëzohen. Këtë e garanton ligji.
Debati duhet të jetë nëse jemi të gatshëm ta pranojmë lirinë e ndërgjegjes edhe atëherë kur nuk pajtohemi me zgjedhjen e tjetrit.
Ky është testi i vërtetë i një shoqërie demokratike.
29.07.2026
Në fotografi me gazetarin e njohur dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, njëherësh dajë i gjyshit tim Bajram Kabashin, sot në një restorant buzë Drinit në Krushevë të Vogël.