Kreu Blog Faqe 68

Edhe tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe më shumë se tri dekada pas rrëzimit të diktaturës, të njejtat etiketime

0
____
Tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore dhe më shumë se tri dekada pas rrëzimit të diktaturës, ende dëgjoj nga goja e politikanëve të së ashtuquajturës Shqipëri “demokratike” të njëjtat etiketime që dikur dilnin nga zyrat e propagandës komuniste.
“Hajdutë pulash.”
Pas këtij etiketimi fshihet një mënyrë e të menduarit që ka vrarë më shumë se plumbat: mënyra poshtëruese që damkos, që nuk kërkon të vërtetën, por bindjen e verbër.
Kjo është gjuha e komisarit politik në komunizëm, në vitin 2026!
Kur një kryeministër zgjedh të përsërisë karikaturat ideologjike të një regjimi që burgosi, internoi dhe pushkatoi mijëra shqiptarë, do të thotë se ai vetëm po i fryn hirit të urrejtjes, siç kanë bërë tashmë prej 80 vitesh.
Shumë prej atyre që u rreshtuan në kampin e Ballit Kombëtar kishin studiuar në universitetet më të mira europiane, kishin lexuar Aristotelin, Kantin, Montesquieu-n, dhe ishin kthyer në Atdhe me bindjen se Shqipëria mund të ndërtonte një shtet të së drejtës, me institucione moderne, pluralizëm politik dhe një kulturë qytetare të denjë për traditën europiane, pa mohuar historinë, identitetin dhe rrënjët e saj kombëtare.
Të gjithë këta njerëz e paguan shtrenjtë bindjen dhe dëshirën e tyre për një Shqipëri demokratike. Burgje, internime, konfiskime, pushkatime. Fëmijë që u rritën me damkën e “armikut”. Gra që pritën burra që nuk u kthyen kurrë. Pleq që vdiqën pa parë drejtësi. Dhe sot, pas gjithë atij kalvari, dëgjojnë sërish të njëjtën gjuhë përçmimi. Sa e varfër duhet të jetë një politikë që, edhe pas kaq dekadash, ende ushqehet me fyerjet e një diktature?
Pas 35 vitesh tranzicion e mijëra shqiptarë të larguar, pas luftës civile, vjedhjeve, deformimit të aparatit të drejtësisë, dhjetra e qindra politikanëve me dosje vjedhjesh ende të padënuar, pushtetarët në Shqipëri bëjnë rolin e të fortit duke mbajtur veshur uniformën e propagandës.
Sa i varfër duhet të jetë një njeri, që përveç vjedhjes me thasë e vaporë i vetmi argument që përdor për popullin e tij është fyerja?

Veprimtari i çështjes kombëtare, Saim Tahiraj, pyet se në shërbim të kujt janë Epoka e Re, Korrekt Press dhe disa portale të tjera?

1
Në shërbim të kujt janë Epoka e Re, Korrekt Press dhe disa portale të tjera?
Fushatat e koordinuara të dezinformimit dhe diskreditimit kundër Lëvizjes së Deçanit nuk kanë të ndalur. Sa herë që u krijohet rasti, disa media dhe portale nxitojnë të publikojnë tituj sensacionalë, pa u shqetësuar për saktësinë e informacionit, për etikën profesionale apo për pasojat që sjell dezinformimi i opinionit publik.
Edhe kësaj radhe, pas disa ditësh heshtjeje, u rikthyen me të njëjtën skemë propagandistike. Duke u kapur pas dënimit të një personi që nuk ka lidhje me Lëvizjen e Deçanit, publikuan tituj bombastikë si:
🚨 “Gjykata shpall fajtor dhe dënon një anëtar të Lëvizjes së Deçanit!”
Ky është një shembull tipik se si ndërtohen narrativat për të dëmtuar një lëvizje kombëtare. Në vend të raportimit të fakteve, zgjidhet manipulimi i opinionit publik.
Në të njëjtën frymë veproi edhe Epoka e Re, duke publikuar lajmin e rrejshëm:
“Fillon shpërbërja e Lëvizjes së Deçanit, jep dorëheqje njëri nga themeluesit, Pajazit Jashari.”
Ky pretendim nuk qëndron. Vetë Pajazit Jashari e ka deklaruar publikisht në disa raste se nuk ka qenë pjesë e Lëvizjes së Deçanit dhe nuk ka të bëjë fare me te. Atëherë lind pyetja e natyrshme: a kemi të bëjmë me mungesë profesionalizmi apo me një përpjekje të qëllimshme për ta goditur këtë lëvizje?
Kur i njëjti model i raportimit përsëritet vazhdimisht dhe objektivi mbetet gjithmonë i njëjtë, qytetarët kanë të drejtë të shtrojnë pyetjen: në interes të kujt zhvillohen këto fushata? Kush përfiton nga përhapja e lajmeve të pavërteta dhe nga përpjekjet për ta paraqitur Lëvizjen e Deçanit në një dritë të rreme?
Për ne është e qartë se këto sulme nuk janë shenjë force, por shenjë frike. Frikë nga një lëvizje që po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe në Kosovë, në të gjitha trojet shqiptare dhe në mërgatë. Sa më shumë rritet përkrahja për Lëvizjen e Deçanit, aq më agresive bëhen fushatat e saj të kundërshtarëve.
Historia ka treguar se propaganda mund të krijojë zhurmë, por nuk mund ta mposhtë të vërtetën. Gënjeshtrat mund të qarkullojnë për një kohë, por faktet mbesin.
Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha mediave që ta ushtrojnë profesionin me përgjegjësi, të respektojnë të vërtetën dhe standardet e gazetarisë, e jo të bëhen instrument i propagandës politike apo i interesave të caktuara.
Ndërsa atyre që vazhdojnë të shpifin dhe të dezinformojnë, ua bëjmë të qartë se koha e tolerimit ka marrë fund. Çdo shpifje dhe çdo dezinformatë që dëmton reputacionin e Lëvizjes së Deçanit dhe të përfaqësuesve të saj do të ndiqet me të gjitha mjetet që lejon ligji. Liria e shprehjes nuk është dhe nuk mund të jetë mburojë për shpifjen dhe dezinformimin.

LDK nuk ka nevojë për luftëra klanore, por për unitet

0
Fazli Hajjdaraj, zyrtar dhe veprimtar i LDK-së që nga themelimi i saj
___
Reagim
Si veprimtar dhe zyrtar i vjetër i LDK-së, që kam ushtruar funksione të ndryshme ndër vite dhe kam kontribuar në kohë të vështira e vendimtare për partinë, ndjej obligim moral dhe politik të reagoj ndaj gjendjes së krijuar së fundmi në LDK.
Është e papranueshme që çështje kaq të ndjeshme dhe me pasoja për të ardhmen e partisë të trajtohen me improvizime, deklarata emocionale dhe luftëra në rrjetet sociale. Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK është një temë për të cilën, sipas shumë zërave brenda partisë, nuk ka pasur pajtim të gjerë. Dhe është e qartë se një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë nuk e ka mbështetur një qasje të tillë. Kjo kërkonte debat të hapur dhe vendimmarrje institucionale, jo imponime apo kalkulime të ngushta politike.
      Nga ana tjetër, po aq të papranueshme janë kërkesat e degëve të Pejës, Lipjanit dhe Degës së Dytë në Prishtinë për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku përmes rrjeteve sociale dhe deklarimeve publike. Nëse ekzistojnë pakënaqësi reale, LDK ka organe, statut dhe mekanizma të qartë për trajtimin e tyre. Nuk mund të kërkohet përgjegjësi institucionale duke shkelur vetë parimet institucionale.
     LDK nuk mund të shndërrohet në arenë për hesapet personale të askujt. Ata që marrin vendime pa konsultim të gjerë gabojnë rëndë, por po aq gabojnë edhe ata që kërkojnë rrëzimin e lidershipit përmes Facebook-ut e mediave, duke dëmtuar imazhin e partisë para qytetarëve. Të dyja palët po kontribuojnë në dobësimin e LDK-së dhe po largojnë vëmendjen nga problemet reale me të cilat përballet Kosova.
     Sot, më shumë se kurrë, LDK ka nevojë për maturi, përgjegjësi dhe respekt për institucionet e saj. Kushdo që mendon se mund ta marrë peng partinë për interesa personale apo grupore duhet ta kuptojë se LDK është më e madhe se çdo individ, qoftë ai kryetar, ish-funksionar apo drejtues dege.
     Prandaj, kërkoj nga të gjitha palët të ndalin menjëherë luftën publike, të respektojnë organet e partisë dhe të ballafaqohen me argumente aty ku e kanë vendin – në forumet e LDK-së. Çdo veprim tjetër është papërgjegjësi politike dhe tradhti ndaj besimit që anëtarësia dhe elektorati i kanë dhënë ndër vite kësaj force politike.
     LDK nuk ka nevojë për spektakle, por për përgjegjësi. Nuk ka nevojë për luftëra klanore, por për unitet. Dhe mbi të gjitha, nuk ka nevojë për njerëz që e përdorin partinë për interesat e tyre, por për njerëz që i shërbejnë asaj me dinjitet dhe ndershmëri.
Shënim: E nderuara Redaksi  “Revista Drini”, po ju dërgoj këtë shkrim të ish-kryetarit të Nëndegës për Republikën e Rheiland Pfalz, Gjermani,  të LDK-së tani kryetar i një Nëndege në Rheinen Pfalz, njëherësh vëlla i deputetit të ekekutuar – Smajl Hajdaraj.
       Mendoj se është një shkrim i balancuar, për palët në mospajtime politike në LDK.
Uroj për mirëkuptim – Idriz Zeqiraj

Mërgata shqiptare – kapitali strategjik i kombit dhe ura jonë me botën demokratike

0

Nga Isuf Bajraktari, Suedi

Historia e kombit shqiptar nuk mund të kuptohet pa historinë e mërgatës së tij. Në çdo periudhë vendimtare të rrugëtimit tonë kombëtar, shqiptarët jashtë atdheut kanë qenë pjesë e pandashme e përpjekjeve për liri, zhvillim dhe shtetndërtim. Ata nuk kanë qenë vetëm dëshmitarë të historisë sonë, por edhe bashkautorë të saj.

Mërgata shqiptare nuk lindi nga dëshira për t’u larguar nga vendlindja. Ajo lindi nga rrethana të vështira historike, politike dhe ekonomike, që detyruan mijëra familje të kërkonin një jetë më të sigurt larg atdheut. Ky largim nuk ishte refuzim i kombit, por një sakrificë për mbijetesë dhe për të ardhmen e brezave.

Pavarësisht largësisë, mërgimtarët nuk e shkëputën kurrë lidhjen me vendin e tyre. Përkundrazi, ata e mbajtën gjallë atë lidhje përmes punës, sakrificës, remitancave, investimeve, ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Në kohët më të vështira, mërgata ishte zëri i Kosovës dhe i shqiptarëve në kancelaritë perëndimore, ishte mbështetëse e arsimit, e kulturës, e rezistencës paqësore dhe e përpjekjeve për liri e pavarësi.

Sot, roli i saj ka marrë një dimension të ri. Mërgata shqiptare nuk përfaqëson vetëm një forcë ekonomike, por një kapital të jashtëzakonshëm njerëzor, intelektual dhe diplomatik. Shqiptarë të brezave të rinj janë profesorë universitetesh, mjekë, inxhinierë, juristë, ekonomistë, sipërmarrës, shkencëtarë dhe drejtues institucionesh në vendet më të zhvilluara të botës. Ata janë dëshmia se shqiptari, kur i jepet mundësia, konkurron me dinjitet dhe sukses në çdo shoqëri demokratike.

Ky zhvillim duhet të na bëjë krenarë, por edhe të na shtyjë drejt reflektimit. Ndërsa mërgata është zhvilluar në sisteme ku sundon ligji, meritokracia dhe përgjegjësia institucionale, vendlindja jonë ende përballet me sfida që lidhen me korrupsionin, polarizimin politik, administratën joefikase dhe mungesën e besimit të qytetarëve te shteti. Ky ndryshim përvoje nuk duhet të krijojë distancë mes shqiptarëve, por të shërbejë si mundësi për të sjellë përvojat më të mira në shërbim të zhvillimit kombëtar.

Është e natyrshme që mërgimtari të kërkojë standarde europiane në vendin e tij. Ai ka parë se si funksionojnë institucionet, si respektohet ligji, si vlerësohet puna dhe si ndërtohet besimi ndërmjet qytetarit dhe shtetit. Kjo nuk është kritikë ndaj atdheut; është shprehje e dashurisë për të dhe e dëshirës që ai të ecë me ritmin e demokracive moderne.

Po aq i rëndësishëm është edhe ndryshimi ndërmjet brezave. Brezi i parë i mërgimtarëve ndërtoi mbijetesën me sakrificë. Brezi i dytë krijoi stabilitet ekonomik dhe profesional. Brezi i tretë po afirmohet në universitetet, institucionet dhe jetën publike të vendeve ku jeton. Këta të rinj mbajnë një identitet të dyfishtë: janë qytetarë të shteteve ku jetojnë dhe, njëkohësisht, trashëgimtarë të kulturës shqiptare. Detyra jonë është t’i ndihmojmë ta ruajnë këtë lidhje, sepse ata janë ura më e fortë ndërmjet kombit shqiptar dhe botës demokratike.

Pikërisht këtu duhet të fillojë një filozofi e re shtetërore ndaj mërgatës. Ajo nuk duhet parë vetëm si burim remitancash apo si faktor elektoral. Ajo duhet të trajtohet si partner strategjik në zhvillimin ekonomik, institucional, arsimor, kulturor dhe diplomatik të vendit. Një shtet modern nuk e mat forcën e tij vetëm me atë që ka brenda kufijve, por edhe me aftësinë për të bashkuar potencialin e qytetarëve të vet kudo që jetojnë.

Ky është edhe vizioni që për shumë vite përfaqësoi Presidenti historik Ibrahim Rugova: një Kosovë dhe një hapësirë shqiptare të orientuar drejt demokracisë, shtetit ligjor, dialogut, kulturës politike dhe integrimit euroatlantik. Ky vizion mbetet aktual, sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk ndërtohet mbi ndarje, por mbi bashkëpunim, respekt dhe përgjegjësi.

Prandaj, marrëdhënia ndërmjet shtetit dhe mërgatës duhet të mbështetet mbi besimin e ndërsjellë. Mërgata nuk kërkon privilegje; ajo kërkon respekt, dëgjim dhe mundësi për të dhënë kontributin e saj. Një komb që nuk e përfshin elitën e vet jashtë kufijve, heq dorë nga një pjesë e rëndësishme e potencialit të tij.

Në shekullin XXI, kombet nuk maten vetëm me territorin që zotërojnë apo me pasuritë natyrore që kanë. Ato maten me cilësinë e kapitalit të tyre njerëzor, me fuqinë e institucioneve dhe me aftësinë për të bashkuar energjitë e qytetarëve të tyre. Në këtë kuptim, mërgata shqiptare është një nga pasuritë më të mëdha strategjike të kombit tonë.

E ardhmja nuk ndërtohet duke ndarë shqiptarët sipas vendit ku jetojnë. Ajo ndërtohet duke bashkuar dijen, përvojën, kulturën dhe idealet e tyre në një projekt të përbashkët europian. Ky është vizioni që duhet të na udhëheqë: një shtet demokratik, me institucione të forta, me meritokraci, me ekonomi konkurruese dhe me një marrëdhënie të qëndrueshme me mërgatën.

Në fund mbetet një e vërtetë që historia e ka dëshmuar vazhdimisht: mërgimtarët nuk e lanë kombin pas; ata e zgjeruan hapësirën e tij. Ata e përfaqësuan me dinjitet në botë, e mbështetën në kohët më të vështira dhe vazhdojnë të jenë një nga shtyllat më të forta të zhvillimit të tij.

Prandaj, respekti për mërgatën nuk është vetëm mirënjohje për kontributin e saj. Ai është respekt për një pjesë të vetvetes sonë. Një komb që di t’i nderojë njerëzit e vet, kudo që jetojnë, është një komb që ndërton të ardhmen me urtësi, me besim dhe me vizion.

A mund të mos propozohet fare kandidati për President?

0
___
Kur Kushtetuta hesht!
___
Nëse një subjekt politik që ka fituar zgjedhjet deklaron në Kuvend: “Ne nuk kemi kandidat për President. Vlerësojmë se kjo pozitë duhet të jetë rezultat i konsensusit të gjerë parlamentar dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo kandidaturë që siguron unitetin institucional.” Atëherë pyetja juridike është nëse një qëndrim i tillë përbën shkelje kushtetuese. Përgjegjja eksplicite është: Jo!
Pyetje kushtetuese në krizë politike
Kriza e zgjatur institucionale në Kosovë ka hapur një çështje që deri më tani nuk është trajtuar në mënyrë të mjaftueshme në doktrinën kushtetuese: A imponon Kushtetuta e Republikës së Kosovës detyrim juridik për subjektet politike që të propozojnë domosdoshmërisht kandidat për President të Republikës?
Përgjigjja kërkon dallim të qartë ndërmjet tekstit kushtetues, interpretimit juridik dhe praktikës politike. Pikërisht aty ku Kushtetuta nuk shprehet në mënyrë eksplicite, fillon hapësira e interpretimit kushtetues, por jo e krijimit të detyrimeve të reja pa bazë normative.
Kuadri kushtetues: çfarë rregullon dhe çfarë nuk rregullon Kushtetuta
Kushtetuta e Republikës së Kosovës rregullon në mënyrë të detajuar procedurën e zgjedhjes së Presidentit, përfshirë shumicat e nevojshme dhe raundet e votimit në Kuvend. Megjithatë, ajo nuk përmban dispozitë të shprehur që obligon një grup parlamentar, subjekt politik apo koalicion qeverisës të paraqesë detyrimisht një kandidaturë.
Nga pikëpamja e interpretimit strikt juridik (interpretim tekstual), kjo mungesë nuk mund të zëvendësohet automatikisht me një detyrim të nënkuptuar, përveç nëse një i tillë nxirret në mënyrë të arsyetuar nga parimet kushtetuese dhe jurisprudenca përkatëse.
Ky dallim është thelbësor: mungesa e një norme nuk është e njëjtë me ekzistencën e një detyrimi të nënkuptuar, përveç nëse kjo justifikohet përmes interpretimit sistematik dhe teleologjik të Kushtetutës.
A ekziston detyrim për kandidaturë? Analiza e situatës juridike
Në këtë kuptim, nëse një subjekt politik që ka fituar zgjedhjet deklaron në Kuvend:
“Ne nuk kemi kandidat për President. Vlerësojmë se kjo pozitë duhet të jetë rezultat i konsensusit të gjerë parlamentar dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo kandidaturë që siguron unitetin institucional.”
atëherë pyetja juridike është nëse një qëndrim i tillë përbën shkelje kushtetuese.
Nga këndvështrimi i interpretimit të drejtpërdrejtë të tekstit kushtetues, përgjigjja është jo, sepse Kushtetuta nuk e formulon si detyrim pozitiv paraqitjen e kandidaturës.
Kushtetuta rregullon procedurën e zgjedhjes, jo obligimin për prodhimin e kandidaturës. Prandaj duhet bërë dallim ndërmjet:
pjesëmarrjes në procedurën e votimit;
sigurimit të kuorumit;
ushtrimit të së drejtës së votës;
dhe ekzistencës së një kandidature të formalizuar.
Këto kategori nuk janë të njëjta as në teori kushtetuese, as në praktikën parlamentare.
Në rastin e mungesës së kandidaturës, Kuvendi nuk ndodhet në situatë të dështimit të procedurës së votimit, por në një fazë paraprake ku nuk është aktivizuar ende objekti i votimit. Kjo e dallon qartë nga bllokimi procedural brenda një procesi ekzistues votimi.
Dallimi ndërmjet normës kushtetuese dhe praktikës politike
Në praktikën krahasuese evropiane, nuk është e pazakontë që subjektet politike të mos formalizojnë kandidatura pa arritur më parë marrëveshje politike. Megjithatë, kjo mbetet çështje e kulturës politike dhe strategjisë parlamentare, jo detyrim i drejtpërdrejtë kushtetues.
Është thelbësore të theksohet se praktika politike nuk krijon automatikisht normë kushtetuese. Edhe nëse në disa raste partitë kanë vepruar në mënyrë të koordinuar për të propozuar kandidatë, kjo nuk e shndërron sjelljen politike në detyrim juridik të përgjithshëm.
E drejta kushtetuese kërkon bazë normative të qartë ose interpretim të konsoliduar gjyqësor për të krijuar detyrime të tilla.
Një qasje politike alternative: konsensusi si zgjidhje
Në nivel politik, një shumicë parlamentare mund të deklarojë:
“Ne nuk paraqesim kandidat në këtë fazë dhe ftojmë të gjitha subjektet politike të propozojnë kandidatura, duke u angazhuar të mbështesim çdo figurë që siguron funksionimin dhe unitetin kushtetues të shtetit.”
Një qasje e tillë nuk përbën tërheqje nga përgjegjësia politike, por zhvendosje të procesit drejt konsensusit, në përputhje me natyrën unifikuese të institucionit të Presidentit në sistemin kushtetues të Kosovës.
Roli i Gjykatës Kushtetuese në rast bllokimi institucional
Në rast të një situate të zgjatur bllokimi institucional, çështja mund të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë kontekst, Gjykata do të duhej të shqyrtonte:
nëse Kushtetuta krijon detyrim të nënkuptuar për paraqitjen e kandidaturës;
nëse një detyrim i tillë mund të nxirret nga parimi i funksionimit të institucioneve;
nëse mungesa e kandidaturës përbën shkelje kushtetuese apo vetëm mosmarrëveshje politike;
dhe si ndikon kjo situatë në vazhdimësinë e funksionimit të Kuvendit.
Deri më sot, Kushtetuta nuk ofron përgjigje eksplicite për këto çështje, dhe as jurisprudenca nuk ka vendosur një standard të qartë që e shndërron propozimin e kandidatit në detyrim juridik të detyrueshëm.
Prandaj, çdo pretendim për ekzistencën e një obligimi të tillë duhet të mbështetet në interpretim të arsyetuar kushtetues, jo në supozim politik.
Parimi i funksionimit të institucioneve dhe kufijtë e tij
Edhe pse Kushtetuta nuk imponon shprehimisht detyrim për kandidaturë, ajo bazohet në parimin e funksionimit të rregullt dhe të vazhdueshëm të institucioneve shtetërore.
Ky parim nënkupton se aktorët institucionalë duhet të veprojnë në mënyrë që të mos bllokojnë funksionimin e sistemit kushtetues.
Megjithatë, duhet bërë dallim i qartë: mospropozimi i kandidatit nuk është automatikisht shkelje kushtetuese, përveç nëse shndërrohet në mjet të qëllimshëm bllokimi institucional që cenon funksionimin e shtetit në mënyrë të vazhdueshme dhe të pajustifikueshme.
Në këtë rast, problemi juridik nuk është mungesa e kandidaturës, por abuzimi i mekanizmave proceduralë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës.
Kufiri mes politikës dhe së drejtës
Kriza aktuale institucionale tregon se jo çdo situatë politike ka zgjidhje të drejtpërdrejtë në tekstin kushtetues. Kjo e bën të domosdoshme një kulturë më të avancuar të interpretimit kushtetues, ku dallimi ndërmjet normës juridike, interpretimit gjyqësor dhe praktikës politike respektohet në mënyrë strikte.
Nëse Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht detyrim për paraqitjen e kandidatit për President, atëherë një detyrim i tillë nuk mund të krijohet vetëm përmes interpretimit politik.
Nëse, nga ana tjetër, konsiderohet se një detyrim i nënkuptuar ekziston, atëherë ai duhet të artikulohet qartë nga Gjykata Kushtetuese dhe të bëhet pjesë e jurisprudencës së konsoliduar, jo e debatit politik.
Në një shtet kushtetues, boshllëqet normative nuk plotësohen me presion politik, por me interpretim të kujdesshëm juridik dhe me respektim të kufijve ndërmjet së drejtës dhe politikës. Vetëm në këtë mënyrë ruhet ekuilibri ndërmjet sovranitetit parlamentar, përgjegjësisë së subjekteve politike dhe stabilitetit institucional të Republikës së Kosovës.

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

0

Ryzhdi Baloku, Pejë

Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike e Ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila gjatë një intervistë në emisionin “Neispričano” (i/e patreguar) thotë: “Të kisha qenë Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta bëja spastrimin etnik të Kosovës”, transmeton TV Kurir më 11.07.2026.

Për ata që e përcjellin situatën politike në Serbi, diçka e tillë nuk është befasi, e as gjë e re.

Në mentalitetin e serbëve është ngulitur urrejtja ndaj shqiptarëve, me përjashtim të disa personaliteteve të njohura publike, që mund t’i numërojmë në gishtat e dorës.

Slogani “vdekje shqiptarëve”, është bërë përditshmëri në Serbi.

Nëpër stadiumet sportive trumbetohen brohoritjet raciste “ubij, ubij, šiptara” (vrite, vrite, shqiptarin), thirrje kjo për vrasjen e shqiptarëve, apo sjelljet skandaloze të tifozëve serbë me refrenin e urrejtjes patologjike: “Ubij, zakolji, da šiptar ne postoji” (Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë), është bërë frymëzim te një pjesë e popullatës serbe për kultivimin e racizmit.

Po të ishin serbët ndonjë racë fisnike siç janë shqiptarët, do t’iu arsyetohej disi mbivlerësimi i vetës së tyre, por jo edhe nënçmimi i të tjerëve.

Meqë serbët janë në dijeni se pjesa dërmuese e tyre janë mulatë (një përzierje e racës sllave me atë turke, në kohën e Perandorisë Osmane), mundohen ta ndryshojnë atë së paku në aspektin psikik, duke e quajtur vetën “čistokrvni srbin” (serb gjakpastër). Pra, si duket kjo është një prej arsyeve përse ata përpiqen ta shërojnë kompleksin përmes kultivimit të racizmit.

Shqiptarët kanë njohuri për gjenetikën e tyre, por nuk merren me ta në këtë drejtim, përkundër tentativave serbe që mundohen ta shtrembërojnë historinë, e sidomos lidhur me prejardhjen ilire e pellazge të arbërorëve dhe figurave historike, si: Milesh Kopiliqi, Skënderbeu e familja Kastrioti, pastaj përvetësimi i manastireve e kishave ortodokse etj.

Për shkak të sjelljeve të cekura të tifozëve serbë, përmes brohoritjes së parullave me përmbajtje ideologjike fashiste, ka bërë që Organizatat sportive ndërkombëtare, FIFA dhe UEFA t’i dënojnë me gjobë dhe forma tjera ndëshkimi, disa nga klubet sportive të Serbisë.

Apostrofimi i shqiptarit nëpër mediumet e Serbisë nga shovinistët serbë, me “šiptar” e jo “albanac” siç shprehen të huajt, ka kuptim pezhorativ.

Kultivimi i urrejtjes për linçimin e shqiptarëve, zanafillën e ka që nga formimi i Principatës autonome të Serbisë në kuadër të Perandorinë Osmane me 1817, kur edhe fillon spastrimi etnik i shqiptarëve nga ato troje.

Një gjenocid të tillë e kanë përjetuar edhe shqiptarët nga trevat e Toplicës, Kosanicës, Pusta Rekës,Vrajës etj., gjatë viteve 1876, 1877 dhe 1878.

Pos viteve të cekura (të shekullit XIX.), me bekimin dhe ndihmën ushtarake të Rusisë dhe të disa fuqive botërore të asaj kohe, Serbia në marrëveshje me Malin e Zi, Greqinë dhe Bullgarinë vazhduan t’i pushtonin tokat shqiptare edhe në vitet 1912 dhe 1913.

Derisa, shqiptarët asnjëherë nuk kanë kryer agresion ndaj shteteve tjera, e as që kanë tentuar të bëjnë krime e ta robërojnë ndonjë popull, për serbët nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Sipas llogaritjeve të Kosta Novakoviqit, (oficer i ushtrisë serbe, asokohe 26 vjeçar) thekson se numri i të vrarëve në trevat e pushtua shqiptare gjatë Luftërave Ballkanike të viteve 1912 – 1913 ishte rreth 120.000 veta.

Krahas vrasjeve të përmendura, fshatrat janë kallur tërësisht, për çfarë kemi shpërnguljen nga ato troje të atyre banorëve që kanë arritur t’u shpëtojnë masakrave.

Për ta kuptuar lexuesit sadopak se çfarë përjetuan shqiptarët në atë kohë, po e citoj një fjali të shkurtër nga ditari i tij: “Sllavët në veri, grekët në jug, u vërsulën kundër Shqipërisë së mjerë, të zënë tradhtisht, pa armë, mes dy zjarresh”.

Që nga themelimi i Serbisë, elita intelektuale serbe, përfshirë njerëzit e shkencës dhe diplomacisë, kanë marrë për detyrë hartimin e elaborateve, projekteve dhe programeve për qëllime ekspansioniste, e ato ishin:

– “Srbi svi i svuda” 1836, (Serbët të gjithë dhe gjithkund), Vuk Stefanoviq Karaxhiq.

– “Prodor na more” 1881, (Depërtimi në det), Prota Mateja Nenadoviq.

– “Načertanije” 1844, (naçertanie-manifest) Ilija Garashanin.

Ky program flet për zgjerimin e shtetit serb në territore të banuara nga popujt tjerë, përfshirë shqiptarët.

– “Proširenje uticaja Srbije u Makedoniju i na Kosovu” 1885, (Zgjerimi i ndikimit të Serbisë në Maqedoni dhe Kosovë), Millutin Garashanin.

– “Do vaše istreblenje ili naše” 1902, (Deri në shfarosjen tuaj ose tonën), Nikolla Stanojeviq.

– “Šta hoče Srbija” 1910, (Çka do Serbia), Nikolla Pashiq.

– Ustav organizacije “Ujedinjenje ili smrt” 1911, (Kushtetuta e Organizatës, “Bashkim ose vdekje”).

– Pravilnik organizacije “Ujedinjenje ili smrt” 1911, (Rregullorja e Organizatës “Bashkim ose vdekje”).

– “Pitanje Severne Albanije” 1912 – teritorialno širenje Srbije, (Çështja e Shqipërisë Veriore – zgjerimi territorial i Serbisë), Jovan Cvijiq.

– “Arnauti i velike sile” 1913, (Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha), Vlladan Gjorgjeviq.

– “Arbanški problem 1920-Balkanikus”, (Problemi Shqiptar-Ballkanikus”, Stojan Protiq.

– “Iseljavanje Arnauta” 1937, (Dëbimi i Shqiptarëve), Vaso Çubriloviq.

Sipas këtij elaborati propozohej shpërngulja masive e shqiptarëve nga Kosova me masa administrative, ekonomike dhe policore.

– “Konvencija za iseljavanje Arnauta u Tursku” 1938, (Konventa për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi).

– “Albanski problem-Podela Albanije” 1939, (Problemi shqiptar-Ndarja e Shqipërisë), Ivo Andriq.

Kjo platformë politike e njohur si Elaborati i vitit 1939, kishte synim ndarjen e Shqipërisë, shkatërrimin e strukturave kombëtare, spastrimin etnik, vendosjen e kolonëve serbë në ato territore dhe asimilimin e popullatës së mbetur shqiptare.

– “Homogena Srbija” 1941, (Serbia homogjene), Stevan Moleviq.

Ky program e parashihte shtetin serb etnikisht homogjen, përmes spastrimit etnik dhe zhvendosjes së popullsive jo-serbe në rajone të ndryshme të Jugosllavisë.

– “Likvidacija muslimana” 1942, (Shfarosja e myslimanëve), Drazha Mihajlloviq.

– “Manjine u Jugoslaviji” 1944, (Pakicat në Jugosllavi), Vasa Çubriloviq.

  Ky elaborat, përsëri e trajton shpërnguljen e pakicave kombëtare nga Jugosllavia.

– “Džentelmenski dogovor, Josip Broz Tito-Fuad Kyprili” 1953, (Marrëveshja xhentëlmene, Josip Broz Tito-Fuad Kyprili).

– Gjatë viteve 1950-1960, u futën në veprim të gjitha programet dhe metodat për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta përmes terrorit, nga kreu i shërbimit sekret UDBA të Jugosllavisë, Aleksandar Rankoviq.

– “Plava kniga” 1976, (Libri i kaltër), Drazha Markoviq.

– “Politička Platforma za Kosovo” 1981, (Platforma politike për Kosovën).

– “SANU Memorandum”, 1986, i hartuar nga grup autorësh të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, në përbërje: Dushan Kanazir, Antonije Isakoviq, Pavle Iviq, Mihajllo Markoviq, Millosh Macura, Dejan Medakoviq, Mirosllav Pantiq, Nikolla Pantiq, Lubisha Rakiq, Radovan Samargjiq, Miomir Vukobratoviq, Vasilije Krstiq, Ivan Maksimoviq, Kosta Mihailoviq, Stojan Xheliq, Nikola Çobeliq, të cilët i paraqisnin serbët në Kosovë si të rrezikuar.

Ky memorandum ndikoi fuqishëm në rritjen e nacionalizmit serb.

– “Jugoslovenski Program mera i aktivnosti za zaustavlanje iseljavanja Srba i Crnogoraca sa Kosova i povratak onih koji su ga napustili, kao i dolazak svih koji žele da žive i rade na Kosovu”,1988, (Programi jugosllav i masave dhe aktiviteteve për ndalimin e shpërnguljes së serbëve e malazezëve nga Kosova, për kthimin e atyre që janë larguar, si dhe ardhjen e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë e punojnë në Kosovë).

Ky program ishte “Naçertania e dytë serbe”, që u miratua me pëlqimin e të gjitha Republikave të RSFJ-së.

– Millorad Ekmeçiq, historian me ndikim në qarqet nacionaliste serbe, i cili shkroi mbi çështjet kombëtare serbe dhe mbështeti narrativët që ndikuan në politikën e viteve të nëntëdhjeta.

– Dobrica Çosiq, konsiderohet një nga ideologët e nacionalizmit serb në fund të shekullit XX., shkrimet dhe qëndrimet e të cilit ndikuan në politikat ndaj Kosovës.

– Gjatë viteve 1989–1999, me politikën e tij ndaj Kosovës, Sllobodan Millosheviq mbështetej në dokumente shtetërore dhe strategji që çuan në represion, luftë të armatosur dhe dëbim të popullatës shqiptare.

Në kujtesën e shqiptarëve ende janë të freskëta pamjet e zymta, kur eprorët ushtarakë ua sillnin familjarëve arkivolet e blinduara prej metali me kufomat e ushtarëve shqiptarë në vitet e tetëdhjeta, nën pretekstin se kishin bërë vetëvrasje. Në fakt, realiteti qëndronte ndryshe. Nëpër kazermat ushtarake të RSFJ-së, ata vriteshin me urdhër të eprorëve serbë.

Përpos vrasjeve, në atë kohë, shqiptarët që ishin në shërbim ushtarak përjetuan gjithashtu edhe fushatën e burgosjeve masive për vepra penale të fabrikuara nga Shërbimet Sekrete të Armatës jugosllave, që ishin nën komandën e eprorëve serbë.

Ushtarët arrestoheshin nga Shërbimi Kontrainformativ i Armatës dhe policia ushtarake, e që në bazë të aktakuzave të ngritura, burgoseshin nën pretekstin se kinse kishin formuar Organizata ilegale për ndërrimin e sistemit kushtetues dhe rrënimin e Forcave të Armatosura të këtij shteti.

Pas përshkallëzimit të situatës ndëretnike të nxitura nga Serbia për qëllime hegjemoniste në vitet e 90-ta, filloi agresionin kundër Republikave të RSFJ, përfshirë edhe Kosovën.

Me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan edhe me armatime të rënda familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt, me ç’rast i vranë 58 anëtarë të familjes së tyre.

Bazuar në shënimet e Fondit për të Drejtën Humanitare, numri i shqiptarëve të vrarë e të zhdukur gjatë periudhës 1998-1999 arrin në 10.812 veta, ndërsa sipas disa shënimeve, numri i personave të dhunuar seksualisht është rreth 20.000 veta, përshirë edhe meshkujt.

Sipas studiuesit Nusret Pllana, në periudhën e represionit serb të viteve 1981-1997, gjatë kohës së demonstratave janë vrarë 40 fëmijë nga njësitë speciale të policisë serbe, ndërsa gjatë luftës 1998-1999 janë vrarë 1.392 fëmijë, që do të thotë se nga viti 1981 e deri në vitin 1999 janë vrarë gjithsej 1.432 fëmijë.

Civilët ishin ata që më së shumti pësuan gjatë luftës. Me urdhër të shtetit serb, kufomat e shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999 u zhvendosën nga Kosova në Serbi, me qëllim të fshehjes së krimit. Pas manipulimeve me kufoma dhe djegies së një pjese të tyre nëpër furrat e industrive, pasoi dëbimi i dhunshëm i popullatës për në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi, i rreth një milion shqiptarëve dhe asgjësimi i dokumenteve identifikuese personale të tyre.

Për t’i shpëtuar masakrave të mundshme, pjesa tjetër e popullatës së pambrojtur shqiptare, kryesisht e asaj rurale, qenë detyruar të zhvendosen në male, por edhe aty pati vrasje të tyre.

Me përfundimit të luftës, politikanët serbë dhe pjesa dërmuese e gazetarëve të Serbisë morën për detyrë që nëpër debatet televizive t’i minimizojnë krimet serbe të kryera në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, për çfarë edhe Ministri i Propagandës së Hitlerit, Gebellsi, do t’iu kishte zili.

Ma merr mendja se, mentalitetin e serbëve më së miri e kuptojmë ne shqiptarët, ndërsa më së sakti e shpjegon eruditi, diplomati dhe shkrimtari i madh shqiptar Faik Konica, i cili duke i analizuar serbët si fqinjë dhe kundërshtarë historik të Shqipërisë, lidhur me pretendimet territoriale dhe ekspansionin e shtetit serb në dëm të trojeve shqiptare, ai e la të shkruar thënien e tij profetike: “Hapi derën e shtëpisë një serbi dhe ditën tjetër ai do të kërkojë gjysmën e saj sikur e ka të drejtën e vet, ndërsa të pasnesërmen ai do të përpiqet të të flakë nga dritarja e shtëpisë sate, sikur je ti ai që ke hyrë me zor”.

Të gjitha këto të dhëna të paraqitura në këtë shkrim janë prezantuar me qëllim që lexuesit ta kuptojnë se, a ishte në ujdi me politikën shtetërore të Serbisë deklarata e Ministres Paunoviq?!

Në këtë kontekst kemi përshtypjen se, mbrapa deklaratës publike të Ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale në Qeverinë e Serbisë fshehët motivi tjetër, që është më kompleks. Pos shprehjes së urrejtjes raciste ndaj shqiptarëve, për ta arritur qëllimin e saj, ajo i abstrahon rrjedhat historike që u cekën deri më tash. Përmes deklaratës së saj, ajo indirekt e mbron të akuzuarin e Hagës, Presidentin Sllobodan Millosheviq, respektivisht mundohet ta minimizojë spastrimin etnik nga shqiptarët, i cili është kryer në Kosovë gjatë regjimit të këtij satrapi, i njohur me nofkën “Kasapi i Ballkanit”, veprim ky që në finalizim dështoi, me intervenimin e NATO-s.

Sipas mendimit tim, deklarata e tillë e Ministres Paunoviq është thënë me prapavijë, për të lënë përshtypjen te opinioni, e sidomos te ai ndërkombëtar, se gjatë viteve të udhëheqjes së Sllobodan Millosheviqit, s’ka ndodhur pastrimi etnik në Kosovë, të cilën gjë ajo do ta bënte.

Në bazë të gjitha këtyre të dhënave, rrjedh pyetja: Çfarë mund të presësh prej një shteti që jo vetëm e mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe spastrimin etnik në Kosovë, por madje edhe përpiqet t’ia mbath tjerëve shkaktimin e luftërave në territoret e ish RSFJ-së, përkundër faktit se për këtë është në dijeni e tërë bota demokratike. Andaj, për sjelljet shoviniste të Ministres Paunoviq, shqiptarët nuk duhet të çuditen!

Si përfundim, ia përkujtojmë ministres Paunoviq, atë që ajo harron ta thotë, se, shteti serb shtrihet në tokat e pushtuara shqiptare.

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

0
Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur brenda kufirit të dhunshëm nën Serbi pati një tubim nostalgjik për koherat kur kjo anë edhepse në kushte okupimi ,mëtonte rilindjen e vet në arsim e edukim.
Në SHFMU “Migjeni”, Caravajkë, u tubuan arsimdashësit, ish-nxënësit dhe ish-mësimdhënësit për të kujtuar rrugëtimin historik të arsimit shqip. Për ish-mësimdhënësit dhe punëtorët teknikë u ndanë mirënjohje për periudhën 1947–1995.
E veçanta e këtij tubimi ishte se mori pjesë familja Gashi, pikërisht vajza e Mark Gashit, Elizabeta, vajza e Mirko Gashit, Aurora, si dhe dhëndri i Mark Gashit, prof. dr. Sebastian Nuiçi.Familja Gashi që ka origjinë nga këto anë,ishte një nga më të dalluarat atdhetare e iluministe.Mark Gashi ishte njeri nga pilotët e parë shqiptar.E Mirko ishte e asht një nga poetët nga ma të mëdhenjtë shqiptar.
Nga veterani i arsimit dhe mësimdhënësi i asaj shkolle, prof. Xhelil Rrahmani, u ndanë dhurata simbolike.
Xhelil Rrahmani & Xhelil Arifi

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

0
Për dekada shqiptarët e Kosovës jetuan nën një regjim që ua mohoi të drejtat themelore politike, ekonomike dhe njerëzore. Pas shfuqizimit të autonomisë në vitin 1989, qindra mijëra shqiptarë u larguan nga vendet e punës, shkollat, universiteti dhe administrata publike. Institucionet nuk ishin më në shërbim të qytetarit, por në funksion të një sistemi represiv. Dhuna nuk ushtrohej vetëm me armë; ajo ushtrohej edhe përmes ligjeve diskriminuese, përjashtimit ekonomik, kontrollit administrativ dhe frikësimit të përditshëm.
Në këto rrethana, rezistenca shqiptare mori forma të ndryshme. Demonstratat e vitit 1968, lëvizjet studentore të vitit 1981, rezistenca paqësore e viteve nëntëdhjetë, sistemi paralel i arsimit dhe shëndetësisë, veprimtaria ilegale, angazhimi i diasporës dhe më vonë lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin pjesë të së njëjtës përpjekje historike. Çlirimi nuk ishte vepër e një individi, një partie apo një organizate të vetme; ai ishte rezultat i sakrificës së një populli të tërë dhe i mbështetjes vendimtare të aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.
Megjithatë, historia na shtron një pyetje të vështirë: si ndodh që popujt që fitojnë luftën për liri shpesh hasin vështirësi në ndërtimin e paqes? Pse fitoret historike nuk shndërrohen automatikisht në fitore institucionale?
Historia moderne tregon se mobilizimi për çlirim nuk është i njëjtë me aftësinë për të ndërtuar shtet. Lufta bashkon, ndërsa paqja kërkon institucione, kulturë demokratike, përgjegjësi dhe sundim të ligjit. Pikërisht këtu fillon sprova më e madhe e një kombi.
Liria nuk është vetëm e drejta për të folur. Ajo është përgjegjësia për të ndërtuar institucione që mbrojnë qytetarin. Demokracia nuk matet me numrin e fjalimeve patriotike, por me pavarësinë e gjyqësorit, funksionimin e administratës, luftën kundër korrupsionit dhe barazinë para ligjit.
Një nga gabimet tona ka qenë prirja për ta romantizuar historinë, ndërsa kemi analizuar shumë pak shkaqet e suksesit dhe të dështimeve tona. Shpesh kemi preferuar mitin në vend të analizës. Shoqëritë e pjekura nuk ndërtojnë mite për të fshehur dobësitë, por ndërtojnë institucione për t’i korrigjuar ato.
Duhet të pranojmë se ndryshimet më të mëdha në historinë tonë nuk kanë ardhur vetëm nga elitat politike. Demonstratat studentore, mësuesit që vazhduan arsimin në kushte të pamundura, profesorët, punëtorët, familjet shqiptare dhe mijëra qytetarë të zakonshëm mbajtën gjallë identitetin kombëtar në periudhat më të vështira. Ata nuk kërkuan privilegje; ata kërkuan të drejtën për të jetuar të lirë.
Po aq i rëndësishëm ishte edhe kontributi i diasporës shqiptare. Për dekada me radhë, mijëra bashkatdhetarë organizuan protesta, lobuan në parlamentet perëndimore, financuan rezistencën, informuan opinionin ndërkombëtar dhe hapën dyert e institucioneve amerikane dhe evropiane për çështjen e Kosovës. Shumica e tyre mbetën larg vëmendjes publike. Ata ishin diplomatët e heshtur të një kombi pa shtet.
Një komb që harron njerëzit e vet humbet gradualisht edhe kujtesën historike. Prandaj nuk duhet të kujtojmë vetëm figurat politike apo ushtarake. Duhet të kujtojmë mësuesit që mbajtën hapur shkollën shqipe, profesorët që edukuan breza të tërë, gazetarët që sfiduan censurën, veprimtarët e diasporës që trokitën në dyert e Kongresit Amerikan, familjet që strehuan nxënësit dhe qytetarët e zakonshëm që mbajtën gjallë dinjitetin kombëtar.
Historia nuk duhet të shërbejë për vetëkënaqësi. Ajo duhet të jetë mësuesja jonë më e mirë.
Një mësim i rëndësishëm vjen edhe nga zhvillimi i kombeve të tjera. Përparimi nuk është produkt i rastësisë, as vetëm i pasurisë natyrore. Ai është rezultat i arsimit, punës, inovacionit dhe institucioneve funksionale. Historia e Shteteve të Bashkuara e dëshmon se zhvillimi ekonomik u ndërtua nga breza njerëzish me prejardhje të ndryshme që investuan në dije, industri dhe sipërmarrje. Në të njëjtën kohë, historia amerikane na kujton edhe padrejtësitë e mëdha të bëra ndaj popujve autoktonë dhe komuniteteve të tjera. Kjo na mëson se zhvillimi nuk duhet të idealizohet, por të kuptohet në të gjithë kompleksitetin e tij.
Edhe Prishtina nuk u zhvillua rastësisht. Universiteti, industrializimi, migrimi i brendshëm, puna e mijëra punëtorëve dhe ardhja e brezave të rinj të arsimuar ndryshuan fytyrën e qytetit. Në këtë proces kontribuan njerëz me bindje të ndryshme politike, por me një ideal të përbashkët: përparimin e shoqërisë shqiptare.
Prandaj nuk duhet të ndajmë historinë në “legalistë” dhe “ilegalistë”, në “tanët” dhe “atyre”. Secili që punoi me ndershmëri për lirinë, arsimin, shtetin dhe identitetin shqiptar është pjesë e së njëjtës histori kombëtare.
Sot sfida jonë nuk është më çlirimi territorial. Sfida është çlirimi i institucioneve nga korrupsioni, klientelizmi, nepotizmi dhe mediokriteti. Një shtet nuk dobësohet vetëm nga kërcënimet e jashtme; ai dobësohet edhe kur qytetarët humbin besimin tek drejtësia dhe tek barazia para ligjit.
Brezi i ri duhet të ndërtojë një Kosovë ku meritokracia të jetë normë, jo përjashtim; ku pushteti të jetë shërbim publik dhe jo privilegj personal; ku patriotizmi të matet me respektimin e ligjit dhe jo me sloganet.
Nëse prindërit dhe gjyshërit tanë nuk do ta kishin ruajtur gjuhën, shkollën dhe identitetin kombëtar në kohët më të vështira, historia jonë do të kishte qenë krejt tjetër. Ata nuk na lanë vetëm kujtime; na lanë një përgjegjësi.
Prandaj, çlirimi nuk duhet të mbetet vetëm një datë në kalendar. Ai duhet të jetë një proces i përditshëm i mbrojtjes së lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.
Sepse çlirimi nuk është metaforë artistike.
Çlirimi është sakrificë për liri. Ndërsa liria ruhet çdo ditë me dije, drejtësi, kujtesë historike dhe institucione të forta

Shihe videon: Sulmi ekstrem që trondit Evropën – një algjerian i paligjshëm (26) i hidhet në kokë një burri të pavetëdijshëm

0

Videoja e sulmit ekstrem ka qarkulluar në mediat sociale. Burri 26-vjeçar nga Algjeria është ilegal në Spanjë. Foto: X

Espen Teigen / Document.no

Një algjerian 26-vjeçar rrëzoi një burrë në Valencia dhe u hodh disa herë mbi kokën e tij ndërsa ai qëndronte i pavetëdijshëm në rrugë. Viktima është në koma. Kryerësi i veprës qëndronte ilegalisht në Spanjë, kishte një rekord të gjatë kriminal dhe flinte në një magazinë në lagje.

Sulmi ndodhi të premten në mbrëmje, pak para orës 21:00, në kryqëzimin e Calle Ingeniero José Sirera dhe Pío IX në lagjen San Marcelino të Valencias.

Viktima është një burrë 47-vjeçar. Një krah i tij ishte mbuluar me gips. Ai po pret për transplant të veshkës dhe pankreasit.

Fqinjët filmuan atë që ndodhi. Pamjet tregojnë se autori e rrëzoi burrin në tokë me një goditje të vetme. Më pas ai e goditi me grushta dhe shkelma ndërsa ai ishte shtrirë. Sipas El Debate, videoja e tregon atë duke kërcyer vazhdimisht mbi kokën e viktimës.

Burri humbi ndjenjat. Sulmi nuk ndaloi.

Dëshmitarët u përpoqën të ndërhynin. Sipas informacionit të policisë për Las Provincias, 26-vjeçari iu drejtua atyre:

“Ikni prej këtu, ose do të përfundoni si ai.”

Shikoni videon vetë:

Një ambulancë SAMU e çoi burrin në Spitalin Doctor Peset. Ai u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv në koma, me lëndime të rënda në kokë dhe dëmtime në të gjithë trupin.

Sipas burimeve, ka shpjegime të ndryshme për atë që shkaktoi dhunën, por asnjë burim nuk pretendon që viktima bëri diçka për ta provokuar burrin.

El Debate shkruan se 26-vjeçari po bënte sjellje shqetësuese në rrugë, disa fqinj e qortuan, dhe viktima ishte një nga ta.

Las Provincias citon burime policore duke thënë se ai sulmoi një kalimtar pasi u qortua nga fqinjët — pra, viktima nuk ishte domosdoshmërisht mes atyre që e paralajmëruan.

Levante-EMV shkruan se të dy nuk njiheshin, dhe se viktima po shkonte nga një vizitë tek nëna e tij kur u takua me autorin.

E përbashkët për të tre: burri me krah gipsi nuk kishte asnjë mundësi të mbrohej.

Qëndrim i paligjshëm, rekord i gjatë kriminal

Policia në Valencia arrestoi 26-vjeçarin pak kohë më pas, afër vendit të ngjarjes. Dëshmitarët e identifikuan pa hezitim.

Ai quhet Said. Është algjerian. Ai qëndronte në mënyrë të paligjshme në Spanjë dhe nuk kishte dokumente të vlefshme. Jetonte në një barakë pranë vendit të ngjarjes.

Policia konstatoi se rekordi i tij kriminal ishte i gjerë — befasueshëm i gjerë, duke marrë parasysh kohën e shkurtër që kishte qëndruar në vend. Sipas OKDiario, ai qëndron pas disa episodve të mëparshme të dhunës dhe plaçkitjeve në të njëjtin lagje.

Të dielën pasdite, gjyqtari Tarodo Ortí vendosi ta vendosë në paraburgim pa mundësi lirimi me garanci, nën akuzën për tentativë vrasjeje.

Gjyqtari mori parasysh seriozitetin e dëmtimeve dhe rrezikun e lartë për arratisje. Burri nuk kishte as dokumente të vlefshme dhe as vendbanim të përhershëm.

Se video: Ekstremt angrep ryster Europa – ulovlig algerier (26) hoppet på hodet til bevisstløs mann

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

4

Safet Sadiku, Zvicër

a) Trajtime metodologjike: “Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit sigurinë e brendshme, kufizon korrupsionin, forcon reziliencën institucionale dhe rrit besimin e investitorëve, atëherë përse Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të vonojnë përafrimin me këto standarde deri në integrim të plotë? A mungon vullneti politik, kapaciteti institucional apo guximi për të ndërmarrë reforma që kufizojnë ndërhyrjen partiake në administratën shtetërore?”

  1. b) Që nga viti 2018 e këndej, dhe veçanërisht pas sulmeve masive të vitit 2022, është bërë e qartë se Shqipëria dhe Kosova nuk mund ta ndërtojnë sigurinë kombëtare pa një administratë publike profesionale, të depolitizuar dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian. Sulmet kibernetike treguan se dobësitë institucionale nuk cenojnë vetëm funksionimin e administratës, por edhe besimin e qytetarëve, sigurinë e të dhënave, klimën e investimeve dhe reziliencën e shtetit ndaj kërcënimeve hibride.
  2. c) Jetësimi në praktikë i programit, Platformë për Referendum Kombëtar, i cili aktualisht është i vetmi instrument ligjor demokratik për legjitimimin e vendimeve me rëndësi kombëtare, duke kufizuar ndikimin e interesave të ngushta politike dhe duke orientuar zhvillimin mbi bazën e interesit publik dhe vullnetit të shumicës së qytetarëve përmes procesit të mbajtjes së Referendumi i parë Shqipëri – Kosovë, është çelsi i fillimit të integrimit të brendshëm të institucioneve mbarëshqiptare.
    ç) Termi „Rezilencë“(ose rezilencë kombëtare), që edhe në shqip po përdoret më shpesh si reziliencë, kjo fjalë në shqipërim nënkupton qëndrueshmëri ose aftësi përballuese, në varësi të kontekstit. Në dokumente strategjike, megjithatë, termi reziliencë kombëtare është tashmë gjerësisht i përdorur.
    Pra, rezilenca: (është aftësia e një shteti, e institucioneve dhe e shoqërisë për t’u përballur me kriza, kërcënime dhe tronditje të brendshme ose të jashtme, duke ruajtur njëkohësisht funksionimin normal të institucioneve, rendin kushtetues, sovranitetin dhe aftësinë për t’u rimëkëmbur shpejt pa humbur kapacitetin e vendimmarrjes).

    1) Administrata:Nëse pranojmë se rezilienca kombëtare ndërtohet mbi cilësinë e institucioneve, lind natyrshëm pyetja: përse në Shqipëri dhe në Kosovë vazhdojnë të dështojnë ose të zvarriten projekte ekonomike me rëndësi strategjike? Përgjigjja nuk duhet kërkuar vetëm te faktorët e jashtëm apo te rivalitetet gjeopolitike. Ajo lidhet, para së gjithash, me kapacitetin e shtetit për të ndërtuar institucione profesionale, administratë të depolitizuar dhe mekanizma vendimmarrës që funksionojnë mbi bazën e ligjit, meritokracisë dhe ekspertizës së pavarur. Shqipëria dhe Kosova ende nuk kanë arritur të ndërtojnë një administratë publike që t’u afrohet standardeve të Bashkimit Evropian për profesionalizëm, meritokraci, pavarësi dhe përgjegjësi institucionale.

Ndërhyrjet e vazhdueshme politike në administratën shtetërore, zëvendësimet e personelit pas çdo rotacioni qeverisës dhe mungesa e një shërbimi civil të mbrojtur nga ndikimet partiake kanë dobësuar vazhdimësinë institucionale dhe kapacitetin e shtetit për të planifikuar e zbatuar politika afatgjata. Në të njëjtën kohë, qeveritë në të dy vendet nuk kanë treguar vendosmërinë e nevojshme për të ndërmarrë reforma të thella dhe për të marrë përgjegjësinë juridike e politike që kërkon ndërtimi i një administrate të integruar sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Kjo pengon jo vetëm procesin e integrimit evropian, por edhe aftësinë e shtetit për të realizuar projekte strategjike, për të administruar me efikasitet pasuritë kombëtare dhe për të krijuar siguri juridike për investimet afatgjata. Dobësia e administratës publike dhe e kapaciteteve institucionale i bën Shqipërinë dhe Kosovën më të cenueshme edhe ndaj kërcënimeve bashkëkohore të sigurisë, si sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit, propaganda e organizuar dhe format e tjera të luftës hibride. Kur institucionet nuk disponojnë struktura profesionale, mekanizma efektivë koordinimi dhe personel të specializuar sipas standardeve evropiane, aftësia e tyre për të parandaluar, identifikuar dhe kundërshtuar këto kërcënime mbetet e kufizuar. Kjo krijon hapësirë që rrjetet kriminale, grupet e interesit dhe aktorë të tjerë keqdashës të shfrytëzojnë dobësitë institucionale për të ushtruar ndikim në hapësirën kibernetike, ekonomike, informative dhe politike. Për këtë arsye, ndërtimi i një administrate profesionale, të depolitizuar dhe të harmonizuar me standardet administrative e juridike të Bashkimit Evropian nuk është vetëm një kërkesë e procesit të integrimit evropian, por një domosdoshmëri për forcimin e shtetit ligjor, sigurisë kombëtare dhe reziliencës institucionale. Pikërisht mbi këtë parim, “Platforma për Referendum Kombëtar” ka parashtruar si objektiv themelor reformimin e administratës shtetërore, mbrojtjen e saj nga ndërhyrjet partiake dhe përafrimin dhe integrimin me standardet e vendeve të Bashkimit Evropian, si një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës.

2) Ndikimi i faktorëve të jashtëm: Një pjesë e konsiderueshme e literaturës bashkëkohore thekson se fuqia ose dobësia e një shteti përcaktohet jo vetëm nga mjedisi ndërkombëtar, por edhe nga faktorët e brendshëm. Cilësia e institucioneve, niveli i korrupsionit, polarizimi politik, profesionalizmi i administratës, ekspertiza e pavarur dhe kultura e qeverisjes ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e shtetit për t’u përballur me presionet e jashtme. Këtu qëndron edhe kufizimi kryesor i analizave që mbështeten ekskluzivisht në realizmin ofensiv. Kur vëmendja përqendrohet pothuajse tërësisht te aktorët e jashtëm, ekziston rreziku që faktorët gjeopolitikë të mbivlerësohen, ndërsa përgjegjësia e institucioneve dhe e elitave politike vendore të nënvlerësohet. Një qasje e ekuilibruar duhet të vlerësojë ndërveprimin e këtyre dy dimensioneve, duke pranuar se ndikimi i jashtëm bëhet realisht efektiv vetëm kur vendi ballafaqohet me mangësi institucionale, politike dhe shoqërore. Në rastin e Kosovës, rreziku nuk lidhet vetëm me Serbinë apo edhe me faktorët e tjerë të jashtëm, por edhe me pamundësinë për të ndërtuar institucione funksionale dhe një administratë të bazuar në meritokraci. Kjo përputhet me argumentin se gjendja politike në hapësirën shqiptare nuk mund të shpjegohet vetëm nga zhvillimet ndërkombëtare. Rezilienca, ose aftësia e shtetit, e institucioneve dhe e shoqërisë për t’u përballur me kriza, kërcënime apo presione të brendshme e të jashtme, duke ruajtur funksionimin normal, sovranitetin dhe kapacitetin për t’u rimëkëmbur pa humbur kontrollin mbi vendimmarrjen, nuk nënkupton që përgjegjësia t’u atribuohet gjithmonë faktorëve globalë. Roli i faktorëve të brendshëm mbetet po aq vendimtar, të cilët bë asnjë mënyrë nuk mund të anashkalohen.
a) Në Shqipëri, mungesa e një ligji të posaçëm për investimet strategjike dhe garancitë sovrane ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë juridike, transparencën dhe aftësinë e shtetit për të krijuar një klimë të qëndrueshme për investime afatgjata. Problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e kuadrit ligjor, por edhe te funksionimi i mekanizmave shtetërorë që duhet ta zbatojnë atë në mënyrë të paanshme dhe profesionale.
b) Në Kosovë, dështimet e politikës së brendshme dhe humbja e rreth dy miliardë eurove të Bashkimit Evropian, të parashikuara për vendin, përbëjnë një nga rastet skandaloze më të rënda të dështimit institucional. Si pasojë e kalimit të afateve, këto fonde iu ridestinuan Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ky zhvillim dëshmon se mangësitë në qeverisje mund të prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për zhvillimin ekonomik dhe institucional. Për këtë arsye, pyetja thelbësore nuk është nëse ekzistojnë ndikime të jashtme, por përse ato arrijnë të kenë një efekt kaq të madh. Përgjigjja duhet kërkuar te administrata e politizuar, mungesa e ekspertizës së pavarur, zbatimi i pamjaftueshëm i ligjit, rivaliteti partiak dhe mungesa e një strategjie shtetërore, e cila mbetët e pranishme pavarësisht rotacionit politik. Vetëm kur institucionet funksionojnë mbi bazën e meritokracisë, profesionalizmit dhe interesit shtetëror, presionet e jashtme humbasin aftësinë për të orientuar zhvillimin e vendit. Pikërisht aty fillon rezilienca e mirëfilltë kombëtare.

3) Pa ekspertizë të pavarur, analiza mbetet vetëm interpretim politik: Pa administratë të mirëfilltë nuk ka siguri kombëtare, as studime të pavarura. Një pjesë e analizave mbi administratën publike dhe zhvillimet politike, sot po trajton çështje me rëndësi strategjike, të cilat kërkojnë hulumtim të mirëfilltë shkencor dhe verifikim të argumenteve. Megjithatë, jo rrallëherë analizat kalojnë nga interpretimi teorik në përfundime që nuk mbështeten mjaftueshëm në të dhëna studimore të konfirmuara, metoda kërkimore dhe ekspertizë të pavarur. Në mungesë të një administrate profesionale dhe institucioneve të forta kërkimore, analiza rrezikon të mbetet më shumë interpretim politik sesa vlerësim shkencor i realitetit.

Referimi te realizmi ofensiv i John Mearsheimer-it është i vlefshëm si kornizë analitike, por ai nuk mund të shërbejë si shpjegim automatik për çdo zhvillim politik në Ballkan. Jo çdo krizë institucionale, konflikt politik, ngecje zhvillimore apo dobësi shtetërore është domosdoshmërisht rezultat i strategjive të jashtme ose i rivaliteteve gjeopolitike. Në rastin shqiptar, vështirësia kryesore lidhet më shumë me dobësitë e organizimit politik dhe institucional sesa me ndikimet e jashtme. Një klasë politike e përçarë, me vizion afatshkurtër dhe institucione që shpesh funksionojnë sipas interesave partiake, e bën faktorin shqiptar më të cenueshëm. Kjo gjendje reflektohet edhe në mungesën e një strategjie të qëndrueshme kombëtare për zhvillimin ekonomik, në vonesën ose dështimin e projekteve me rëndësi strategjike, si edhe në pamundësinë për të shfrytëzuar në mënyrë efektive pasuritë tokësore, burimet natyrore dhe potencialet e tjera zhvillimore në funksion të interesit publik.

Në vend të politikave afatgjata, vendimmarrja dominohet shpesh nga interesa të ngushta politike dhe elektorale. Ndikimet e jashtme bëhen efektive vetëm kur gjejnë terren të favorshëm brenda vendit, ato nuk e zëvendësojnë përgjegjësinë e elitave politike dhe të institucioneve shtetërore. Një problem që trajtohet rrallë është se vetë institucionet dhe partitë politike, në vend që të ndërtojnë besim e bashkëpunim mbi interesin kombëtar, prodhojnë përplasje të vazhdueshme, akuza reciproke dhe narrativa që ushqejnë konkurrencën për pushtet. Një klimë e tillë ka favorizuar ndarjet politike, duke dobësuar aftësinë e shtetit për të hartuar dhe zbatuar politika strategjike me perspektivë afatgjatë. Po aq shqetësuese mbetet edhe mungesa e rolit vendimtar të ekspertizës së pavarur në procesin e politikëbërjes. Në shumë raste, analizat profesionale anashkalohen ose politizohen, sidomos kur lidhen me çështje strategjike, përfshirë investimet madhore dhe projektet e mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë. Kur vendimmarrja dominohet nga kalkulimet politike dhe jo nga vlerësimet profesionale, shteti humbet një nga mekanizmat më të rëndësishëm të vetëkorrigjimit dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.

Prandaj, edhe koncepti i luftës hibride duhet trajtuar me kujdes. Është e vërtetë se dezinformimi, teknologjia dhe ndikimi informativ janë shndërruar në instrumente të rëndësishme të konkurrencës ndërkombëtare, por ato nuk mund të përdoren si shpjegim universal për çdo problem politik, institucional apo ekonomik. Përndryshe, përgjegjësia e institucioneve shqiptare zbehet dhe çdo dështim i brendshëm justifikohet duke iu atribuar faktorëve të jashtëm. Një analizë e ekuilibruar duhet të pranojë se faktorët e jashtëm dhe ata të brendshëm ndërveprojnë vazhdimisht. Megjithatë, pa reformimin e elitave politike, pa institucione që mbështeten në ekspertizë të pavarur, pa administratë meritokratike dhe pa një kulturë bashkëpunimi ndërinstitucional, asnjë teori e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk mund të shpjegojë, e aq më pak të zgjidhë, dobësitë që burojnë nga vetë sistemi politik shqiptar. Për këtë arsye, përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm te institucionet. Edhe qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se çështjet strategjike, shfrytëzimi i pasurive kombëtare dhe projektet me ndikim afatgjatë nuk mund të jenë monopol i elitave politike. Ato kërkojnë transparencë, pjesëmarrje qytetare dhe mekanizma të demokracisë së drejtpërdrejtë. Në këtë këndvështrim, Platforma për Referendum Kombëtar mbetet një instrument administrativ me strategji për fuqizimin e vendimmarrjes kolektive, përmes referendumeve me synimin që interesat madhore kombëtare të mbështeten mbi vullnetin e qytetarëve dhe jo vetëm mbi marrëveshje të përkohshme politike.

4) Refuzimi i projekteve energjetike amerikane në Kosovë: ky refuzim pa studime të pavarura dhe pa koordinim të plotë diplomatik, mund të ketë kosto të larta për çdo kryeministër dhe qeveri. Edhe ky shembull si pjesë krahasuese në funksion me ruatjen dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve me aleatin tonë vendimtar, me SHBA-të, ngre një çështje me rëndësi strategjike: vendimmarrjen për projektet energjetike dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë. Megjithatë, nga propaganda ditore krijohet përshtypja se vështirësia kryesore lidhet me vetë projektet e partnerëve ndërkombëtarë, ndërkohë që pyetja thelbësore mbetet nëse refuzimi ose shtyrja e tyre është mbështetur në studime të pavarura, analiza të verifikueshme dhe në një komunikim të plotë institucional e diplomatik me aleatët. Në mungesë të këtyre elementeve, çdo vendim i vonuar për projekte me rëndësi strategjike rrezikon të prodhojë pasoja politike, ekonomike dhe diplomatike, kosto që në fund i bartin qeveria dhe vetë shteti, bashkë me qytetarët e tij.

Në të vërtetë, pyetja thelbësore nuk është nëse aleatët strategjikë kanë interesa të caktuara, por nëse institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë qenë të afta t’i artikulojnë, mbrojnë dhe zbatojnë interesat kombëtare në bashkërendim me partnerët e tyre. Një shtet serioz nuk matet nga aftësia për t’i kundërshtuar aleatët, por nga aftësia për të negociuar, argumentuar dhe harmonizuar interesat e veta në kuadër të partneriteteve strategjike. Nëse disa projekte amerikane ose ndërkombëtare kanë hasur vështirësi apo nuk janë realizuar, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ashtu ka qenë në atë nivel kundërshtimi edhe vullneti i qytetarëve të Kosovës ose të Shqipërisë. Në shumë raste, pengesat kanë ardhur nga vendimmarrja politike, mungesa e koordinimit institucional, procedurat e paqarta administrative dhe mungesa e një vizioni të qëndrueshëm zhvillimor. Për pasojë, përgjegjësia nuk mund t’u atribuohet vetëm faktorëve të jashtëm, por edhe mënyrës se si institucionet vendore kanë administruar marrëdhëniet me aleatët strategjikë. Po aq e rëndësishme është të theksohet se shtetet tona ende nuk kanë ndërtuar instrumentet financiare dhe juridike që u japin siguri investitorëve strategjikë. Mungesa e garancive sovrane dhe bankare, e fondeve kombëtare të zhvillimit, si edhe e mekanizmave të qëndrueshëm për financimin e projekteve madhore, kufizon aftësinë e shtetit për të tërhequr investime afatgjata dhe për të realizuar nisma me rëndësi kombëtare. Për rrjedhojë, edhe kur ekziston interesimi nga partnerët ndërkombëtarë, dobësitë e brendshme institucionale dhe financiare shpesh e pengojnë konkretizimin e projekteve. Po kështu, është e vështirë të argumentohet se bashkëpunimi me projektet energjetike amerikane ose euroatlantike e dobëson automatikisht reziliencën kombëtare. Përkundrazi, diversifikimi i burimeve të energjisë, zhvillimi i infrastrukturës, krijimi i kapaciteteve prodhuese dhe integrimi në rrjetet euroatlantike mund ta forcojnë sigurinë energjetike, nëse këto procese mbështeten në institucione profesionale, në transparencë dhe analiza të pavarura, e jo në kalkulime politike afatshkurtra. Edhe deklaratat kontradiktore të udhëheqjes politike dëshmojnë për një problem më të thellë institucional. Paqartësia në komunikim, mungesa e koordinimit ndërinstitucional dhe mungesa e një strategjie të konsoliduar kanë krijuar pasiguri te partnerët ndërkombëtarë dhe kanë ngadalësuar vendimmarrjen për projekte me rëndësi strategjike. Kjo tregon se vështirësia kryesore nuk është zgjedhja ndërmjet alternativave energjetike, por mungesa e një politike shtetërore afatgjatë, të mbështetur në ekspertizë profesionale dhe planifikim strategjik. Në këtë kuadër, mungesa e ekspertizës së pavarur mbetet një nga dobësitë më serioze të institucioneve shqiptare.

Vendimet strategjike dominohen shpesh nga logjika partiake dhe interesat e momentit, ndërsa analizat shkencore dhe vlerësimet profesionale mbeten në plan të dytë. Si pasojë, edhe projektet me rëndësi kombëtare interpretohen sipas interesave politike të radhës dhe jo mbi bazën e ndikimit të tyre real në zhvillimin afatgjatë. I gjithë procesi juridik, me të drejtë vëren se ndikimet e jashtme bëhen më efektive kur mbështeten mbi dobësi të brendshme. Megjithatë, ajo logjikë administrative nuk ndalet mjaftueshëm te një prej burimeve kryesore të këtyre dobësive, siç është rivaliteti i vazhdueshëm ndërmjet forcave politike shqiptare dhe mungesa e bashkëpunimit institucional. Në vend që të ndërtojnë besim dhe koordinim mbi interesin shtetëror, institucionet shpesh prodhojnë konflikte, akuza reciproke dhe polarizim, duke dobësuar aftësinë e shtetit për të vepruar në mënyrë të vendosur. Për këtë arsye, është e paplotë që shpjegimet të kërkohen kryesisht te faktorët e jashtëm. Shpesh kemi prirjen t’ua atribuojmë të tjerëve dështimet tona, ndërsa harrojmë se cenueshmëria më e madhe lind kur institucionet nuk bashkëpunojnë, kur ekspertiza profesionale zëvendësohet nga propaganda politike, kur mungojnë instrumentet financiare për zhvillim dhe kur interesi partiak vendoset mbi interesin kombëtar. Prandaj, ndërtimi i reziliencës kombëtare nuk fillon te pranimi ose refuzimi i një projekti ndërkombëtar. Ai fillon me institucione funksionale, me administratë profesionale, me mekanizma financiarë që mbështesin zhvillimin, me ekspertizë të pavarur që orienton vendimmarrjen dhe me qytetarë të ndërgjegjshëm që marrin pjesë në përcaktimin e çështjeve strategjike. Vetëm përmes një vendimmarrjeje gjithëpërfshirëse dhe mekanizmave demokratikë, si “Platforma për Referendum Kombëtar”, e cila jo vetëm si program, por edhe si strategji afron zgjidhje të mirëfilltë të gjithë çështjes shqiptare në Gadishullin Ilirik, për interesat afatgjata të kombit, të cilat do të mund të mbrohen nga luhatjet e politikës së ditës.

5) Partia me pushtet absolut: Përqendrimi i pushtetit në duart e një force të vetme politike nuk garanton domosdoshmërisht qeverisje më të mirë, zhvillim më të shpejtë apo institucione më të forta. Përkundrazi, kur mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe balancës, ekspertiza e pavarur dhe debati profesional, rritet rreziku që vendimmarrja të dominohet nga interesat partiake dhe jo nga interesi shtetëror. Rezilienca e një shteti nuk ndërtohet mbi fuqinë e një partie, por mbi forcën e institucioneve, respektimin e shtetit të së drejtës dhe një administratë profesionale që garanton vazhdimësinë e politikave publike, pavarësisht rotacionit politik.

Kështu ideja se fitorja e një force të vetme politike do të hapë domosdoshmërisht një epokë të re transformimi për hapësirën shqiptare përbën më tepër një parashikim politik sesa një përfundim të mbështetur në analiza shkencore. Përvoja politike shqiptare ka dëshmuar se pritshmëritë e mëdha të lidhura me ardhjen në pushtet të një partie ose lideri rrallë janë përkthyer automatikisht në transformime të qëndrueshme institucionale. Përkundrazi, në shumë raste, fitorja zgjedhore është shoqëruar me prirjen për ta trajtuar shtetin si pronë politike të shumicës së radhës. Kjo është reflektuar në zëvendësimin masiv të administratës, politizimin e institucioneve, dobësimin e meritokracisë dhe ndërprerjen e vazhdimësisë së politikave publike. Konsolidimi i faktorit shqiptar nuk mund të mbështetet mbi dominimin e një force politike, por mbi aftësinë e institucioneve dhe të gjithë spektrit politik për të ndërtuar një konsensus minimal rreth interesave strategjike të shtetit dhe të kombit. Një demokraci funksionale nuk matet me fuqinë e shumicës për të kontrolluar institucionet, por me aftësinë e tyre për të ruajtur pavarësinë, profesionalizmin dhe vazhdimësinë, pavarësisht ndryshimeve politike. Në këtë kuptim, rezilienca kombëtare nuk ndërtohet vetëm duke mbrojtur sektorët strategjikë ose duke diversifikuar burimet energjetike. Ajo ndërtohet duke kapërcyer kulturën e konfliktit të përhershëm politik, duke ndarë interesin shtetëror nga ai partiak dhe duke krijuar institucione që funksionojnë mbi bazën e ligjit, meritokracisë dhe përgjegjësisë institucionale. Po aq e rëndësishme është që administrata publike të mos identifikohet me qeverinë e radhës, por të mbetet në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. Prandaj, argumenti se fuqia e një kombi në shekullin XXI matet me zhvillimin ekonomik, dijen, inovacionin dhe cilësinë institucionale është plotësisht i pranueshëm. Megjithatë, dokumenti i statistikave kalon shpejt nga ky parim në përfundime politike që nuk mbështeten domosdoshmërisht në lidhje të qarta shkak-pasojë. Prandaj, pretendimi se zgjedhjet në Kosovë përfaqësojnë pikën vendimtare që do të përcaktojë fatin e faktorit shqiptar i jep një procesi zgjedhor një peshë historike që mbetet ende për t’u provuar. Përvoja ndërkombëtare dhe ajo shqiptare tregojnë se transformimet afatgjata nuk varen nga një cikël zgjedhor, por nga ndërtimi gradual i institucioneve të besueshme, respektimi i shtetit të së drejtës, stabiliteti i administratës publike dhe politika që mbështeten në ekspertizë të pavarur. Pikërisht këtu shfaqet një nga dobësitë më të mëdha të shteteve tona: vendimmarrja dominohet shpesh nga logjika partiake, ndërsa analiza profesionale dhe kërkimi shkencor mbeten në periferi të politikëbërjes. Po aq problematik mbetet fakti se institucionet shtetërore dhe partitë politike vazhdojnë të funksionojnë më shumë në logjikën e rivalitetit sesa të bashkëpunimit. Në vend që të ndërtojnë besim institucional dhe politika të përbashkëta për çështjet strategjike, ato prodhojnë përçarje, akuza reciproke dhe polarizim të vazhdueshëm. Në këtë klimë, edhe projektet me rëndësi kombëtare vlerësohen sipas përfitimit politik afatshkurtër dhe jo sipas interesit afatgjatë të shtetit. Po ashtu, përçarja e hapësirës shqiptare nuk mund të shpjegohet vetëm përmes dinamikave dhe ndikimeve të jashtme. Një rol po aq vendimtar luajnë keqkuptimet dhe përplasja e elitave politike shqiptare, mungesa e koordinimit ndërinstitucional, dobësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe paaftësia për të ndërtuar një konsensus të qëndrueshëm mbi interesat strategjike kombëtare. Pikërisht këto dobësi të brendshme kanë penguar hartimin dhe zbatimin e politikave afatgjata, duke e bërë faktorin shqiptar më të cenueshëm ndaj ndikimeve dhe presioneve të jashtme. Gjithashtu konfliktet e brendshme, mungesa e besimit ndërmjet institucioneve dhe ndryshimet e vazhdueshme të administratës pas çdo rotacioni politik kanë qenë shpesh pengesa më të mëdha sesa vetë presionet e jashtme. Prandaj, konsolidimi i faktorit shqiptar nuk mund të mbështetet në shpresën se një forcë politike do të ndryshojë e vetme rrjedhën e historisë. Ai kërkon institucione që respektojnë ekspertizën e pavarur, administratë profesionale të mbrojtur nga ndërhyrjet politike, kulturë bashkëpunimi ndërinstitucional dhe pjesëmarrje më të gjerë qytetare në vendimmarrje. Vetëm mbi këto parime mund të ndërtohet një shtet i qëndrueshëm, ku pushteti ushtrohet si përgjegjësi publike dhe jo si e drejtë pronësie mbi institucionet. Në këtë drejtim, mekanizma demokratikë, si Platforma për Referendum Kombëtar, në kuadër të Institutit Studimor ka dije juridike dhe potecial të forcojnë legjitimitetin e vendimeve strategjike, duke siguruar që çështjet me rëndësi kombëtare të mbështeten drejtpërdrejt në vullnetin e qytetarëve dhe të mos mbeten peng i interesave të përkohshme partiake.

Në Shqipëri dhe në Kosovë, partitë e majta tani (ashtu si edhe ato të djathtat më herët) kanë pasur periudha me shumicë të konsiderueshme parlamentare dhe mundësi të plota për të ndërmarrë reforma të thella institucionale. Megjithatë, ky avantazh politik nuk është shoqëruar domosdoshmërisht me forcimin e institucioneve shtetërore, ndërtimin e një administrate plotësisht profesionale dhe krijimin e mekanizmave më të qëndrueshëm të llogaridhënies. Përqendrimi i pushtetit politik, kur nuk shoqërohet me reforma strukturore, ekspertizë të pavarur dhe respektim të balancave institucionale, rrezikon të mbetet vetëm një kontroll numerik i institucioneve dhe jo një proces real i konsolidimit të shtetit. Prandaj, suksesi i një force politike nuk matet vetëm nga shumica parlamentare, por nga aftësia për të ndërtuar institucione që funksionojnë mbi bazën e ligjit, profesionalizmit dhe interesit publik.

6) Diskutimi mbi sovranitetin ekonomik: Është e qartë se sovraniteti ekonomik dhe roli i institucioneve do të ishte më i plotë nëse, krahas kritikës ndaj përqendrimit të kapitalit, do të analizohej edhe cilësia e qeverisjes, funksionimi real i institucioneve dhe aftësia e shtetit për të ndërtuar politika zhvillimore afatgjata. Problemi nuk është vetëm se kush investon apo sa kapital përqendrohet në duart e një grupi të caktuar, por nëse shteti është në gjendje të vendosë rregulla të barabarta për të gjithë, të garantojë konkurrencë të ndershme, të mbrojë interesin publik dhe të ushtrojë kontroll efektiv mbi sektorët strategjikë. Sovraniteti ekonomik nuk mund të reduktohet vetëm te pronësia e kapitalit. Ai matet edhe me aftësinë e institucioneve për të administruar në mënyrë transparente pasuritë tokësore, burimet natyrore dhe asetet strategjike të vendit, për të mbrojtur konkurrencën e lirë dhe për të krijuar një mjedis ku ligji ka përparësi mbi interesat politike dhe ekonomike. Një shtet që nuk arrin të shfrytëzojë me efikasitet pasuritë e veta dhe nuk ndërton projekte zhvillimore me vlerë strategjike, e dobëson vetë sovranitetin ekonomik dhe rrit varësinë nga faktorët e jashtëm. Po aq e rëndësishme është aftësia financiare e shtetit. Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të kenë mungesë të instrumenteve moderne financiare që mbështesin zhvillimin strategjik. Mungesa e garancive sovrane dhe bankare, e fondeve kombëtare të zhvillimit dhe e mekanizmave të besueshëm për financimin e investimeve madhore kufizon mundësinë për të tërhequr kapital serioz dhe për të realizuar projekte afatgjata në energji, infrastrukturë, industri dhe teknologji. Për pasojë, shumë iniciativa mbeten në nivel konceptesh ose varen pothuajse tërësisht nga mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë. Pa institucione të forta, transparente dhe llogaridhënëse, edhe kapitali vendas mund të prodhojë monopolizim, deformim të tregut dhe varësi ekonomike, njësoj si çdo ndikim tjetër i pakontrolluar. Prandaj, garantimi i sundimit të ligjit dhe forcimi i institucioneve mbeten kushtet themelore për një ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme. Një element tjetër që mungon në analizë është roli i ekspertizës së pavarur në hartimin e politikave zhvillimore. Vendimet për ekonominë, energjinë, arsimin, teknologjinë, inteligjencën artificiale, industrinë dhe investimet strategjike nuk mund të mbështeten vetëm mbi vullnetin politik të qeverive. Ato duhet të ndërtohen mbi analiza shkencore, studime të pavarura, vlerësime ekonomike dhe konsultim të vazhdueshëm me komunitetin akademik dhe profesionistët e fushës. Fatkeqësisht, në hapësirën shqiptare ekspertiza profesionale vazhdon të mbetet në plan të dytë, ndërsa prioritet u jepet interesave politike dhe propagandës së momentit. Po aq shqetësues mbetet fakti se institucionet shtetërore dhe partitë politike konsumojnë një pjesë të konsiderueshme të energjisë në konflikte të ndërsjella, duke prodhuar mosbesim institucional dhe polarizim të vazhdueshëm. Në vend që të ndërtojnë bashkëpunim për projektet strategjike të zhvillimit kombëtar, ato shpesh krijojnë narrativa kundërshtuese dhe e vlerësojnë çdo iniciativë përmes prizmit të përfitimit politik afatshkurtër. Në një klimë të tillë është e vështirë të hartohen dhe të zbatohen politika të qëndrueshme për arsimin, kërkimin shkencor, teknologjinë, industrinë, energjinë dhe zhvillimin ekonomik. Prandaj, investimi në arsim, kërkim shkencor, inovacion, inteligjencë artificiale, industri të avancuara dhe siguri kombëtare përbën një kusht të domosdoshëm për zhvillimin afatgjatë. Megjithatë, këto objektiva nuk realizohen vetëm përmes deklaratave politike ose dokumenteve programore. Ato kërkojnë elitë politike të përgjegjshme, administratë profesionale, institucione që respektojnë ekspertizën e pavarur, instrumente financiare që mbështesin zhvillimin dhe një kulturë bashkëpunimi që e vendos interesin shtetëror mbi interesat partiake. Në fund, sfida më e madhe nuk është mungesa e ideve për zhvillim, por mungesa e mekanizmave institucionalë dhe demokratikë që garantojnë zbatimin e tyre. Për këtë arsye, qytetarët shqiptarë duhet të kenë një rol më aktiv në vendimmarrjen strategjike.
Jetësimi në praktikë i programit “Platforma për Referendum Kombëtar”, i cili aktualisht është i vetmi instrument ligjor demokratik për legjitimimin e vendimeve me rëndësi kombëtare, duke kufizuar ndikimin e interesave të ngushta politike dhe duke orientuar zhvillimin mbi bazën e interesit publik dhe vullnetit të shumicës së qytetarëve, përfshirë edhe sigurinë sipas administratës së BE-së. Përvoja e referendumeve në shumë vende të Bashkimit Evropian dëshmon se ky mekanizëm është një mjet i rëndësishëm për forcimin e legjitimitetit demokratik dhe të pjesëmarrjes qytetare. Për këtë arsye, edhe Shqipëria, edhe Kosova mund ta përshtatin dhe ta zbatojnë këtë përvojë në përputhje me kushtetutat dhe rendin e tyre juridik, dhe të plotësojnë edhe nene ligjore shtesë, nëse është e nevojshme.

7) Strategjia Kombëtare: Kjo pasqyrë argumentuese trajton çështje me rëndësi strategjike dhe hap diskutime që meritojnë vëmendje, sepse Strategjia Kombëtare për Reziliencën Institucionale, mbetët një çështje shumë e rëndësishme. Megjithatë, të gjitha trajtimet e kësaj metodologjie të “realizmit ofensiv”, shpesh mbeten të kufizuar nga një mangësi thelbësore: mungesa e një baze të pavarur shkencore, e cila do t’u jepte objektivitet, besueshmëri dhe verifikueshmëri përfundimeve të saj. Kur një analizë ndërtohet kryesisht mbi këndvështrimin e pushtetit ose mbi një narrativë politike, ekziston rreziku që ajo të shërbejë më shumë për të legjitimuar një vizion të caktuar sesa për të ofruar një vlerësim kritik, të balancuar dhe të mbështetur në prova. Një nga problemet më serioze në hapësirën shqiptare mbetet dobësia e ekspertizës së pavarur. Universitetet, institucionet kërkimore dhe qendrat e studimeve strategjike nuk gëzojnë gjithmonë pavarësinë e nevojshme për të prodhuar analiza të pavarura nga ndikimi politik. Si pasojë, debati publik dominohet shpesh nga interpretimet e aktorëve politikë, ndërsa zëri i komunitetit akademik dhe i ekspertëve të pavarur mbetet në periferi të vendimmarrjes. Po aq shqetësuese është prirja që institucionet shtetërore ta përdorin ekspertizën për të justifikuar vendime të marra paraprakisht, në vend që “de fakto” ta konsiderojnë atë si mekanizëm për t’i testuar dhe përmirësuar ato. Në vend që analiza shkencore të orientojë politikëbërjen, shpesh ndodh e kundërta: politika përpiqet ta përshtatë ekspertizën me interesat e saj. Në një klimë të tillë, edhe dështimet institucionale, sabotimi ose vonesat e projekteve strategjike, mosshfrytëzimi racional i pasurive kombëtare dhe mungesa e politikave të qëndrueshme zhvillimore rrezikojnë të mbulohen nga narrativa politike, në vend që të analizohen me objektivitet. Një tjetër dobësi lidhet me kapacitetin institucional dhe financiar të shtetit. Shqipëria dhe Kosova ende nuk kanë ndërtuar plotësisht instrumentet që garantojnë mbështetje të qëndrueshme për investimet strategjike. Mungesa e garancive sovrane dhe bankare, e fondeve zhvillimore dhe e mekanizmave të besueshëm për financimin e projekteve madhore kufizon aftësinë e shtetit për të shfrytëzuar potencialin ekonomik dhe për të administruar në mënyrë efektive pasuritë tokësore, burimet natyrore dhe asetet strategjike në interes të zhvillimit kombëtar. Një problem po aq i rëndësishëm lidhet me mënyrën se si funksionojnë institucionet dhe partitë politike shqiptare. Në vend që të ndërtojnë bashkëpunim institucional dhe konsensus për çështjet madhore të shtetit, ato shpesh konsumojnë energji në përplasje të vazhdueshme, akuza reciproke dhe polarizim politik. Kjo kulturë konflikti dobëson vazhdimësinë institucionale, pengon hartimin e strategjive afatgjata dhe krijon hapësirë që analizat profesionale të zëvendësohen nga interpretimet politike të momentit. Për këtë arsye, pohime të mëdha për “konsolidimin e faktorit shqiptar”, “epoka të reja historike” apo modele të ardhshme integrimi nuk mund të mbështeten vetëm në interpretime teorike ose narrativa politike. Ato duhet të mbështeten në studime të verifikueshme, të dhëna empirike, analiza krahasuese dhe debat të hapur akademik. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndahet qartë analiza shkencore nga komunikimi politik dhe propaganda institucionale.
Në parim një debat serioz mbi të ardhmen e shqiptarëve kërkon pluralizëm mendimi, institucione akademike të pavarura dhe ekspertizë profesionale që të jetë në gjendje të sfidojë, kur është e nevojshme, edhe vetë pushtetin. Por kjo nuk mjafton. Nevojitet edhe një qytetari më e ndërgjegjshme, e aftë të marrë pjesë aktivisht në vendimmarrjen për çështjet strategjike dhe të mos mbetet vetëm spektatore e proceseve politike.
Në këtë këndvështrim, “Platforma për Referendum Kombëtar” ka filluar të na shërbenë si një orientim i linjave kombëtare për një mekanizëm demokratik që u jep qytetarëve të drejtën të shprehen drejtpërdrejt për çështjet me rëndësi kombëtare. Një instrument i tillë do të forconte legjitimitetin e vendimeve strategjike, do të kufizonte ndikimin e interesave të ngushta partiake dhe do të krijonte një bazë më të qëndrueshme për mbrojtjen e interesave afatgjata të shtetit dhe të kombit. Prandaj, nëse synohet ndërtimi i një kulture të re demokratike dhe një bashkëpunimi më të ngushtë strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, është koha që kjo kushtetutë kombëtare të marrë formë konkrete. Me respektimin e plotë të parimeve kushtetuese, procedurave demokratike dhe standardeve ndërkombëtare, organizimi i referendumit të parë mbarëkombëtar Shqipëri–Kosovë për çështje me interes të përbashkët do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt forcimit të legjitimitetit qytetar dhe konsolidimit të vendimmarrjes strategjike shqiptare.

Kjo analizë, publikohet edhe me mbështetjen e anëtarëve të Bordit të Institutit Studimor “Platforma për Referendum Kombëtar” – Tiranë: Prof. Dr. Pajtim Ribaj., Dr. Sandër Marku dhe Dodë Luli.

Sqarim:

  • 2018–2021– Janë raportuar tentativa të vazhdueshme depërtimi në sistemet shtetërore, por pa një sulm masiv që të paralizonte administratën publike. Më vonë, hetimet e partnerëve ndërkombëtarë arritën në përfundimin se aktorët e lidhur me Iranin kishin siguruar akses fillestar në disa rrjete qeveritare rreth 14 muaj para sulmit të korrikut 2022, duke shfrytëzuar dobësi të sigurisë.
  • 15–17 korrik 2022– Shqipëria u përball me sulmin më të rëndë kibernetik ndaj infrastrukturës së saj shtetë U goditën platformat qeveritare, përfshirë shërbimet elektronike të administratës (AKSHI dhe e-Albania), me synim bllokimin e shërbimeve publike dhe fshirjen e të dhënave.
  • Shtator 2022– U regjistrua një valë e dytë sulmesh ndaj sistemeve të Ministrisë së Brendshme. Pas hetimeve, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke e akuzuar atë për organizimin e sulmeve. Ky vlerësim u mbështet edhe nga SHBA dhe partnerë të tjerë.
  • 2023–2024– Sulmet kibernetike vazhduan të preknin institucione të veçanta, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë dhe INSTAT-in, duke treguar se administrata shtetërore mbetet objektiv i vazhdueshëm i aktorëve kibernetikë.