Kreu Blog Faqe 69

Rruga Bernicë – Muhoc, e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, tashmë e përfunduar

0
Rruga Breznicë–Muhoc tashmë e përfunduar!
Sot përfunduan punimet në rrugën Breznicë–Muhoc, në një gjatësi prej 4.1 kilometrash.
Një rrugë shumë e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, e cila do ta lehtësojë jetën e përditshme, lëvizjen dhe njëkohësisht do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të kësaj pjese.
Urime dhe e gëzofshin banorët e Malësisë së Bujanocit!
Medvegja – Kosova Lindore

Kallëzimi ndaj Musë Musës nga  avokati Asdren Bytyqi?– Kur debati publik përplaset me lirinë e shprehjes

0

Reagon: Luan – Asllan Dibrani, Prevallë

  • Ish-i burgosur politik, publicist, piktor, skulptor dhe veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare

Një reagim që nuk mund të mungojë

Kallëzimi penal ndaj veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Musë Musa, më detyron të reagoj publikisht. Nuk reagoj për të sulmuar askënd, por për të mbrojtur një parim themelor: lirinë e shprehjes dhe të drejtën për debat të lirë në një shtet demokratik.

Musë Musa është një luftëtar i UÇK-së, një njeri që në kohën më të rëndë të historisë sonë zgjodhi ta mbrojë Kosovën me armë në dorë. Prandaj çdo akuzë ndaj tij duhet të trajtohet me përgjegjësi, me prova dhe në përputhje me ligjin.

Pse reagimi im lidhet me avokatin Asdren Bytyqi?

Reagimi im lidhet me veprimet publike të avokatit Asdren Bytyqi, i cili ka paraqitur kallëzim penal ndaj Musë Musës. Më parë, sipas deklarimeve publike, ai ka qenë i përfshirë edhe në procedura ndaj figurave të tjera të njohura të debatit publik, si Belisar Jezerci. Këto janë çështje që tashmë janë bërë pjesë e diskutimit publik.

Si qytetar kam të drejtë të pyes nëse rruga e kallëzimeve penale është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur mendimeve politike dhe ideologjike, apo nëse ato duhet të ballafaqohen me argumente në hapësirën publike.

Një pyetje që kërkon përgjigje

Nga deklarimet dhe angazhimet publike të avokatit Asdren Bytyqi lind një pyetje e natyrshme: pse reagimet e tij publike shihen më shpesh në çështje që lidhen me debatet mbi fenë dhe islamin politik, ndërsa nuk vërehet i njëjti angazhim publik për mbrojtjen e gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, figurave të Rilindjes Kombëtare, trashëgimisë sonë historike dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Kjo nuk është një akuzë, por një pyetje legjitime që çdo qytetar ka të drejtë ta shtrojë në një shoqëri demokratike.

Debati nuk fitohet me kallëzime

Në demokraci, mendimi kundërshtohet me mendim. Argumenti mposhtet me argument. Kur debatet politike ose ideologjike zhvendosen në kallëzime penale, krijohet përshtypja se po kufizohet hapësira e debatit të lirë. Kjo nuk i shërben as demokracisë dhe as besimit të qytetarëve te drejtësia.

Vlerat që unë mbroj

Qëndrimi im ka qenë gjithmonë i njëjtë. Kam mbrojtur dhe do të vazhdoj të mbroj identitetin kombëtar shqiptar, gjuhën shqipe, flamurin kuqezi, historinë tonë, figurat e Rilindjes Kombëtare dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për këto vlera kam vepruar gjatë gjithë jetës sime. Kam qenë i burgosur politik dhe nuk kam ndryshuar bindje as atëherë, as sot.

Thirrje për Odën e Avokatëve të Kosovës

I bëj thirrje Odës së Avokatëve të Kosovës që, nëse paraqiten ankesa për shkelje të etikës profesionale nga çdo avokat, pa dallim emri, t’i shqyrtojë ato me paanshmëri dhe në përputhje me ligjin. Vetëm zbatimi i një standardi të barabartë për të gjithë forcon besimin e qytetarëve te drejtësia dhe te profesioni i avokatit.

Përfundim

Ky reagim nuk është kundër besimit fetar të askujt. Ai është në mbrojtje të lirisë së shprehjes, të së drejtës për debat të lirë dhe të identitetit kombëtar shqiptar. Në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe të dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së, Musë Musa** Kjo pasqyre nuk  është vetëm një kujtim, por edhe një mesazh solidariteti. Musë Musa është një nga ata burra që në kohën më të rëndë për Kosovën nuk qëndroi anash, por u rreshtua në mbrojtje të atdheut. Sot, kur ndaj tij ngrihen akuza për shkak të qëndrimeve të tij publike, është detyrë qytetare të kërkojmë drejtësi, paanshmëri dhe respekt për lirinë e shprehjes. Unë, Asllan Dibrani – Luani, si ish-i burgosur politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare, qëndroj në mbrojtje të së drejtës për mendim të lirë, të flamurit kombëtar, të gjuhës shqipe, të historisë sonë dhe të sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së. Debati duhet të fitohet me argumente, jo me presion dhe frikësim. **Me Musë Musën, për drejtësi, dinjitet dhe liri të fjalës!

Kosova është ndërtuar mbi sakrificën e njerëzve që luftuan për liri. Ata meritojnë respekt. Po aq meriton respekt edhe e drejta e çdo qytetari për të shprehur bindjet e tij pa frikë, gjithmonë brenda kufijve të ligjit.

Luan – Asllan Dibrani 

 

Gjithnjë në mbështetje të të zbatimit të shtetit të së drejtës dhe, në veçanti, të respektimit të plotë të parimit të laicitetit

0

Secili person që kryen vepër penale duhet të përballet me ligjin, pavarësisht identitetit të tij apo përkatësisë së tij fetare. Unë do të jem gjithmonë në mbështetje të zbatimit të shtetit të së drejtës dhe, në veçanti, të respektimit të plotë të parimit të laicitetit.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për ligjin dhe zbatimin e tij, pres që ai të mos zbatohet mbi bazën e standardeve të dyfishta dhe të zbatimit selektiv të ligjit. Për rrjedhojë, kërkoj që organet kompetente të veprojnë edhe ndaj faqeve radikale të islamit politik, të cilat nxisin urrejtje ndërfetare dhe ndërshqiptare, si dhe përhapin shpifje e gënjeshtra në mënyrë të paturpshme kundër kujtdo që u del përpara, duke përfshirë edhe personin tim. Emrat e këtyre faqeve nuk do t’i bëj publikë në këtë shkrim, mirëpo e informoj opinionin publik se identiteti i tyre tashmë u është paraqitur organeve kompetente shtetërore, si dhe institucioneve përkatëse ndërkombëtare. Shpresoj që këto organe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore ndaj këtyre kanaleve radikale dhe manipulative, të cilat ushtrojnë dhunë psikologjike ndaj opinionit publik, në një mënyrë që të kujton metodat e fekaleve të UDB-së jugosllave të dikurshme.
Njëkohësisht, ua bëj të qartë këtyre kanaleve radikale të islamit politik se ato nuk do të mund të na pengojnë në ushtrimin e së drejtës sonë kushtetuese dhe ligjore për t’u bërë thirrje shqiptarëve në mënyrë të lirë dhe vullnetare që të rikthehen te rrënjët e tyre historike dhe katolike, duke u pagëzuar. Përkundrazi, sa më shumë që këto kanale me karakter anti-shqiptar vërsulen kundër shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, aq më shumë do të shtohet edhe numri i pagëzimeve.
Natyrisht, edhe në rast se shteti i së drejtës ndërmerr veprime ndaj këtyre kanaleve radikale të islamit politik, nuk vihet në diskutim vazhdimësia e pagëzimeve. Përkundrazi, reagimi i shtetit synon të garantojë zbatimin e ligjit, mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ushtrimin e lirë e vullnetar të së drejtës së secilit për të besuar, për të ndryshuar ose për të zgjedhur besimin e tij, pa u penguar, shantazhuar apo cenuar nga askush.
Ruaj respekt dhe dashni për çdo shqiptar mysliman. Ndërkaq, nuk kam asnjë respekt për islamin politik dhe radikal, i cili, përmes kanaleve të tij agresive, prej 27 vjetësh, që nga çlirimi i Kosovës, ushtron shantazh të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve.
19.07.2026
Blerim Nika

Fitorja e madhe e “trekëndshit magjik” mbi trurin e Atifetës

0
ATIFETJA DHE FITORJA E MADHE E TREKËNDËSHIT MAGJIK MBI TRURIN E SAJ
Autor: Lirim Gashi
Dikur Atifetja ishte kukulla e Hashim Thaçit dhe rojtarja më besnike e karriges së tij presidenciale.
Sot ajo është një kukull nga plastika, silikoni dhe botoksi, e cila, me një entuziazëm të admirueshëm, po e përjeton pubertetin e saj të dytë.
Kam vënë re një dukuri të çuditshme në vendin tonë, të cilën sociologët vazhdojnë ta anashkalojnë me një këmbëngulje po aq të çuditshme, ndoshta sepse janë ende tepër të zënë duke shkruar libra.
Në shtetet e zhvilluara dhe në shoqëritë e qytetëruara, ish-presidentet, pasi e përfundojnë mandatin e tyre, ulen para tavolinës së punës, shkruajnë kujtime, bëjnë analiza politike ose, të paktën, përpiqen t’ua shpjegojnë brezave të ardhshëm pse vepruan siç vepruan.
Pas disa muajsh del një libër dhe, me pak fat, në të gjendet edhe ndonjë mendim me vlerë.
Tek ne procedura është shumë më efikase.
Këtu ish-presidentja e hap fillimisht pasqyrën.
Dhe sapo e sheh në të fytyrën e saj, të “perfeksionuar” me paratë e taksapaguesve dhe magjepsët me pamjen e saj, asaj i zgjohen instinktivisht dëshirat epshore të trekëndëshit të saj magjik mes kofshëve.
Që nga ai çast, komandën mbi trupin e saj nuk e ka më truri, por pikërisht trekëndëshi i saj magjik mes kofshëve.
Sepse pasqyra punon më shpejt se çdo shtëpi botuese.
Ajo nuk kërkon dorëshkrim, nuk ka nevojë për redaktor dhe nuk merret fare me drejtshkrimin.
Asaj historia nuk i intereson aspak.
Ajo e bën vetëm një pyetje:
“A duket fytyra e saj mjaftueshëm e re?
A duket trupi i saj mjaftueshëm joshës?
A mjafton kjo pamje për të tërhequr sa më shumë turistë drejt trekëndëshit të saj magjik?”
Që nga ai moment romantik, truri i ish-presidentes nuk merret më me ide, por me përditësimin e vazhdueshëm të dëshirave epshore të trekëndëshit të saj magjik mes kofshëve.
Dhe trekëndëshi i saj magjik ka aq shumë dëshira, saqë nuk ka aspak kohë ta shkruajë autobiografinë e saj.
Përkundrazi ai angazhohet pandalshëm për një ndërhyrje të re estetike në pjesët më të ndjeshme të trupit të saj.
Prandaj parathënien e librit të saj nuk e shkruan më recensenti, por kirurgu estetik, botoksi dhe silikoni.
Dikur Atifete Jahjaga doli si një surprizë politike nga zarfi i ambasadorit amerikan dhe u paraqit si simbol i një fillimi të ri politik.
Sot të krijohet përshtypja se ajo merr pjesë në një garë krejt tjetër – në një duel të pamëshirshëm mes kalendarit dhe pasqyrës.
Kalendari nuk njeh mëshirë.
Pasqyra nuk njeh dorëzim.
Një betejë vërtet epike.
Në demokracitë perëndimore, ish-presidentët zakonisht lënë pas libra. Disa lexohen, disa mbledhin pluhur në bibliotekat universitare, ndërsa disa u shërbejnë studentëve si ilaçi më i sigurt kundër pagjumësisë.
Tek ne është krijuar një formë më moderne e trashëgimisë politike.
Biblioteka mbetet bosh.
Ndërsa koleksioni i ndërhyrjeve estetike vazhdon të zgjerohet.
Historia është një krijesë kokëfortë. Ajo këmbëngul të lërë rrudha të natyrshme në fytyrën e njeriut.
Estetika, përkundrazi, sillet si një nëpunëse tepër e zellshme që përpiqet t’i fshijë ato rrudha me përpikëri burokratike.
Por, në fund, fituese është
historia.
Nganjëherë më duket sikur kemi shpikur një përkufizim krejt të ri të trashëgimisë politike.
Në vend që të lënë kujtime të mira, presidentët tanë i retushojnë fotografitë e tyre të shëmtuara.
Prandaj lexuesi mbetet pa autobiografi.
Fotografia mbetet pa rrudha.
Dhe populli vazhdon ta presë me durim një libër.
Por libri nuk del kurrë.
Sepse, me sa duket, pasqyra ende nuk e ka miratuar dorëshkrimin për botim.

Premisa e rreme për “dekolonizimin e mendimit” e fjalimit të Esra Erdoganit

0
___
Fjalimi i Esra Erdoğan-Albayrak për “dekolonizimin e mendimit” është i ndërtuar mbi një premisë të rreme: se Perëndimi është burimi i vetëm i hierarkive, ndërsa Lindja, Afrika apo bota myslimane janë bartëse të një “urtësie të harruar” që mund ta shpëtojë njerëzimin. Ky është një romantizim ideologjik, jo një analizë historike.
“Qendra të reja të urtësisë” – ide e bukur, por e paqartë.
Të kërkosh “qendra të reja” si Stambolli, Xhakarta apo Kairoja është legjitime, por nuk mjafton të përmendësh emra qytetesh për të krijuar mendim të ri.
Këto vende nuk janë sot qendra të dijes universale, sepse nuk kanë sistem akademik të lirë, nuk kanë liri mendimi, dhe nuk kanë traditë të debatit kritik.
Dekolonizimi nuk bëhet me retorikë, por me institucione që lejojnë kritikën ndaj pushtetit, diçka që vetë Turqia e sotme e ndalon.
“Studentët nuk njohin mendimtarë afrikanë apo myslimanë”, problem i keqformuluar.
Është e vërtetë që arsimi perëndimor ka qenë eurocentrik, por zgjidhja nuk është të zëvendësosh një dogmë me një tjetër.
Nëse studentët mësojnë vetëm mendimtarë myslimanë, atëherë kemi një tjetër kolonizim ideologjik.
Zgjidhja është pluralizmi, jo islamizimi i dijes.
Mendimi afrikan, aziatik, arab, perëndimor, të gjitha duhen lexuar, por pa pretendimin se njëra palë ka “urtësinë hyjnore”.
“Dekolonizimi si çlirim i Perëndimit nga kompleksi i zotërisë”, keqkuptim filozofik.
Perëndimi nuk ka “kompleks zotërie”, por trashëgimi historike të pushtimit dhe vetëkritikës.
Vetë ideja e dekolonizimit lindi në universitetet perëndimore, nga autorë si Fanon, Said, Spivak, Mbembe – të gjithë të botuar në Londër, Paris, New York.
Pra, vetë mjeti që Esra përdor për të kritikuar Perëndimin është produkt i Perëndimit.
Kjo është ironia që ajo nuk e pranon.
“Të braktisim logjikën që krijoi hierarkitë”, utopi pa substancë.
Hierarkitë nuk janë shpikje perëndimore; ato janë strukturë e çdo civilizimi.
Perandoria Osmane, që Esra e përmend si burim urtësie, ishte një sistem hierarkik ekstrem:
• Sulltani mbi të gjithë,
• Ulema mbi popullin,
• Devshirme mbi të shtypurit.
Të flasësh për “braktisje të hierarkive” nga një vend që nuk lejon kritikë ndaj presidentit, është hipokrizi politike.
“Barrë e njerëzimit”, koncept që fsheh përgjegjësinë.
Kur Esra thotë se duhet të diskutojmë “barrën e njerëzimit”, ajo në fakt shmang përgjegjësinë historike të vendeve që sot përdorin retorikën anti-perëndimore për të justifikuar autoritarizmin.
Dekolonizimi nuk është justifikim për censurë, nacionalizëm apo teokraci, por proces i hapjes së mendjes.
Nëse Stambolli do të bëhej qendër e urtësisë, duhet të fillojë me lirinë e fjalës, të grave, të mendimit kritik, jo me propagandë kundër Perëndimit.
Fjalimi i Esra Erdoğan-Albayrak është një përpjekje për ta veshur ideologjinë islamo-nacionaliste me gjuhë akademike.
Dekolonizimi i vërtetë nuk kërkon “qendra të reja” që imitojnë Perëndimin, por shoqëri të hapura që pranojnë kritikën, pluralizmin dhe lirinë.
Pa këto, çdo “urtësi” mbetet retorikë e pushtetit, jo filozofi e lirë.

Ardian Jezerci thotë që ai që mendon se “Arvanitasit s’kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë”, është i infiltruar në lëvizjen tonë

0
Reagim publik
___
“Arvanitasit s’kanë pasur faj që kanë vrarë shqiptarë myslimanë.”
Këtë fjali të turpshme e dëgjova nga goja e një shqipfolësi, gjoja neo-katolik, në një live në TikTok para 20 minutash!
E kam thënë para disa muajve, por po më duhet ta përsëris: si në çdo lëvizje kombëtare të shenjtë, edhe në procesin e rikthimit në katolicizëm, janë infiltruar disa spiu
në shqipfolës dhe përçarës të paguar nga qarqe serbo-greke për ta penguar ndergjegjësimin kombëtar!
Ps!
Jemi në dispozicion të prokurorisë dhe policisë për çdo informacion të nevojshëm!

Demokracia e prangosur në LDK!

0

Nga: Florim Zeqa

Pyetja më e shpeshtë që më është bërë ditëve të fundit është kjo: “Aty ku jeton në Itali, a keni nëndegë apo degë të LDK-së, a jeni i zgjedhur delegat për kuvend, ngase duhet të keni një bazë deleguese, duhet që të respektoni rregulloren dhe statutin e partisë, mos e harro se ka rend dhe rregull në LDK!”

As rend dhe as rregull, anarki në LDK

Sikur të kishte rend dhe rregull, demokraci dhe meritokraci, sot në LDK nuk do ta kishim këtë klasë parazitësh dhe kusarësh politik, parashutistësh dhe matrapazësh politik dhe as partinë në vendin e tretë!

Të dashur miq, komentues të respektuar, unë jam duke e kërkuar ndryshimin dhe jo vazhdimësinë e kapjes së LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit!

Statuti aktual i partisë është i adaptuar për interesat e klanorëve të partisë dhe nuk është aspak konformë rrethanave kohore!

Pikërisht ‘Statuti’ të cilit i referohen klanorët është bërë pengesa kryesore e ndryshimit substancial në LDK, i cili i favorizon grupet e interesit dhe kapësit e LDK-së, ata të cilët i patën pamundësuar kandidimin edhe ish Presidentit, Dr. Fatmir Sejdiu!

Do ta nxjerrim ‘Titanikun’ nga fundi i detit

Sikur të ishte e lehtë mposhtja e klaneve dhe grupeve të interesit, e falangave sorrosiane, servilve dhe yryshnikve të pushtetit në LDK nuk do të më kishte ardhur radha që të kandidoj për kryetar, për shkak të vargut të gjatë të ambicieve për pushtet!

I vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë, pa asnjë ambicie pushteti apo privilegji e mora guximin intelektual dhe qytetar që të marrë përsipër përgjegjësinë e ri-ngritjes LDK-së!

Përveq atyre që janë pjesë e klaneve dhe grupeve të interesit, të cilët mund të mbështeten dhe të arrijnë më lehtë në krye të partisë, për Ne të tjerët që jemi jasht atyre rrathëve vicioz, kandidatura për kryetar është një sfidë e rëndë, por jo e paarritshme!

Zgjedhja ime e mundshme nuk paraqet privilegj dhe as komoditet, por do të jetë një barrë e rëndë, e rëndë vetëm të mendohet, shumëfish më e rëndë që të realizohet!

Heqja e pragut të 50+1 % të votave të delegatëve për aprovimin e kandidaturave për kryetarë të partisë, i vënë padrejtësisht nga klanorët do të thotë heqje e prangave të demokracisë në LDK!

Parimi bazik i demokracisë së brendshme duhet të jetë ky: secili duhet ta ketë të drejtën të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur në organet e partisë!

Nëse hiqen barrierat byrokratike statutore, me besim në Zot dhe në elektorat do ta nxjerrim ‘Titanikun’ nga fundi i detit!

Katër nëndegë të themeluara, të harruara nga kryesia qendrore

Sa i përket organizimit politik të LDK-së ne Itali, ai erdhi si produkt i interesave personale të disa prej kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, të cilët erdhën në Itali në mesin e shtatorit të vitit 2024, “si të autoriazuar nga kryesia qendrore në Prishtinë” për themelimin fillimisht të nëndegëve të LDK-së, pastaj të degës në Itali.

Përfaqësuesit politik përmes planit paraprak dhe lidhjeve nepotike veçse i kishin caktuar kryetarët e Nëndegëve dhe nga 7 anëtarë të Kryesisë për secilën nëndegë!

Nga ajo kohë ekzistojnë katër nëndegë të themeluara në letër, pa arritur deri më sot të koordinohen për themelimin e Degës dhe zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë!

Kur jemi në këtë segment, në tri prej nëndegëve të themeluara kam asistuar, porqë nuk kam pranuar të bëhem pjesë e tyre shkaku i zgjedhjes antidemokratike (me aklamacion) të kryetarëve dhe 7 anëtarëve të kryesisë të nxjerrë ‘nën tavolinë’!

Për më shumë kliko linkun e mëposhtëm: https://fjala.info/themelohen-kater-nendeget-e-para-te-ldk-se-ne-itali/

Nga ajo që mund të keni lexuar në linkun e mësipërm, për kryesinë qendrore të LDK-së asnjëherë nuk ka qenë prioritet ngritja dhe konsolidimi i LDK-së në Diasporë, por vetëm grumbullimi i votave nga mërgimtarët, siq ndodhi me themelimin e katër nëndegëve në Itali, të cilat u harruan dhe injoruan tërësisht nga klanet dhe grupet e interesit pas procesit zgjedhor të 9 shkurtit 2025!

Për më keq se kaq, kryetari në largim i LDK-së, si tifoz i flaktë i FC Milan bukur shpesh ka ardhur në Milano për të përcjellur ndeshjet e kampionatit italian, por asnjëherë “nuk ka gjetur kohë” të takohet me bashkatdhetarët, përkatësisht me elektoratin e subjektit që drejton!

Mos themelimi i Degës së LDK-së në Itali për dy vite rresht, e vërteton edhe paaftësinë e atyre që morën barrën që nuk iu takon!

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur katër kryetarë të 4 nëndegëve dhe 44 anëtarë të katër kryesive për 2 vite nuk arritën me “hapa të breshkës” që ta themelojnë një degë të premtuar në shtetin italian!

Ndëshkimi i pret dështaket politik dhe uzurpatorët dhe jo ata që angazhohen për reformim të thellë dhe ndryshim rrënjesor të partisë. Do ta kenë bekimin e Zotit reformatorët dhe ata që punojnë më përkushtim për ngritjen e LDK-së!

Bëhu edhe Ti pjesë e ndryshimit!

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së!

Orsago (Itali), 27.07.2026

BE reagon ndaj Kosovës kur diçka nuk u pëlqen serbomëdhenjve, por Jo kur Vuçiqi jep këshilla për ripushtimin e Kosovës tek Ushtria e Serbisë

0

Policia pushtuese Serbe në Kosovë, në vitin 1999

Nga: Gani Mehmeti

PËR NE NË KOSOVË, QË E NJOHIM VUÇIQIN, NUK KA ASGJË BEFASUESE PËR URDHËRIN E VUÇIQIT USHTRISË SERBE. TANI TOPI MBETET TEK BE-ja. 

Për ne, që vërtet e kemi njohur dhe e njohim mirë se kush është Serbia e Vuçiqi, asgjë nuk është befasuese.  Ne edhe e kemi thënë këtë sa herë që është kërkuar se, Vuçiqi është një Millosheviq.  Ky, duke mos pasur guxim nga NATO, nuk ka ndërhyrë në Kosovë. Këtë e di edhe vetë NATO, prandaj i mban trupat e tij në emër të KFOR-it.

Se çfarë e kush është Vuçiqi, nuk është duke e njohur BE-ja, e cila i rri si kujdestare Kosovës sa herë që ajo vepron në të drejtën e saj për shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës, duke dhënë vërejtje e duke mospranuar me veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës së saj edhe në veri, ku shumica janë serbë.

BE reagon ashpër ndaj Kosovës pse kërkon të zbatohet ligji, duke e kundërshtuar, që është në mbrojtjen sovranitetit të Kosovës, asgjë më shumë, por pse kjo nuk i pëlqen Listës serbe dhe Vuçiqit në Beograd, Bashkimi Europian del në anën e Serbisë!

Bashkimi Europian është për mosshtrirjen e sovranitetit të Kosovës në veri, pse Vuçiqi është kundër. Kjo del sikur BE i ka frikën Serbisë, dhe pa Amerikën, nuk guxon të ndërmarrë asnjë hap në funksion të ligjit të Kosovës edhe në veri e as të pranojë atë. Me këtë, BE-ja është për veriun t’ia shkëpusë Kosovës e t’ia japë Serbisë, vetëm për ta pajtuar Serbinë, sepse i ka frikën asaj. E, nga Kosova që nuk ndien kurrfarë frike, atë e dëmton, duke i marrë territor, si gjithherë deri tani, të paktën nga viti 1878, në Kongresin e Berlinit.

E, çfarë do të bëhej, sikur edhe Kosova të ishte e armatosur në të njëjtën masë sa është armatosur Serbia, dhe, sikur ne të kërkonim tokat tona deri tek Molla e Kuqe, kur qe bërë ai spastrimi etnik i shqiptarëve nga këto vise në vitet 1877/1878?

Kam bindjen se, sikur ne të ishim në të njëjtën masë të armatosur sa Serbia, dhe sikur të kërkonim tokat tona deri atje, Europa do të ishte më e kujdesshme dhe më e drejtë në politikën territoriale, dhe nuk do të ishte pro Serbisë, të paktën për veriun e Kosovës. Kësisoji, nuk është mirë të anohet nga i forti, por nga drejtësia. Pa drejtësi, nuk do të ketë paqe të qëndruehme.

Vuçiqi vazhdimisht ka qenë kundër njohjes së Kosovës, dhe BE ishte sërish me të, i afronte favore në dialog, pa këmbëngulje për ta njohur Kosovën.

Vuçiqi nuk dëgjoi Europën në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, dhe, sërish asgjë, njësoj, madje me Kosovën silleshin shumë keq,sa i vënë edhe masat, ndërsa Vuçiqin e lëmonin, e rrihin krihëve, gjoja për ta larguar nga Rusia. Por, Srbia nuk largohet nga Riusia, madje ajo lidhi marrëdhëniet edhe më të forta edhe me Kinën, si në kundërvënie me BE dhe SHBA, dhe sërish po përkëdhelet Serbia.

Reagimi I SHBA dhe i BE ishte ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe në Kanalin e ujit në Ibër -Lepenc, por nuk kishte masa. Nuk u mor asgjë ndajs erbëve edhe kur u sulmuan ushtarët e KFOR-it dhe ku qenë plagosur rreth 90 vetave.

Nuk u ndërmor asgjë edhe me rastin e ministres Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Millosheviqit do të bënte spastrim etnik në Kosovë!

Të gjitha këto ishin dhe mbeten provokime të Serbisë, se deri ku mund të shkojë ajo në intervenimin në Kosovë. Bën t’ia mësyjë apo jo. Ai vetë ka thënë shumë më heret se do të vazhdojë bisedimet deri sa të vijë rasti më i mirë për intervenim ushtarak në Kosovë. Këtë e di Amerika, BE-ja nuk po guxon ta dijë.

Dhe, pas ktij kërcënimi për Kosovën, BE nuk ka ndonjë reagim serioz kundër Vuçiqit. Edhe pas gjithë këtyre ngjarjeve e kërcënimeve, BE nuk është e bashkuar në njohjen e Kosovës, por mbajnë anën nga Serbia. Dhe, më shumë po çojnë peshë katër shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën, sesa 23 të tjera që e kanë njohur. Këtu shihet sa janë të lidhura nshtetet në Bashkimin Europian.

Rroftë Amerika, Zoti e bekoftë!

Abdul Ballout (21) u qëllua për vdekje pas sulmit në Pride në Berlin

0

Abdul Ballout dyshohet se qëndron pas sulmit dhe u ndoq nga policia gjermane. Foto: Policia gjermane/Annegret Hilse / Reuters / NTB

Të shtunën në mbrëmje një Citroën i bardhë përplasi një turmë gjatë një ngjarjeje Pride në Berlin. Të dielën, autori u vra nga policia.

Rreth orës 22:00 të së shtunës në mbrëmje u bënë njoftime se një makinë kishte përplasur një turmë gjatë një ngjarjeje Pride – Christopher Street Day (CSD) – në Berlin.

Ngjarja ishte në plot zhvillim pranë Brandenburger Tor, dhe një person vdiq si pasojë e sulmit. Të tjera 29 persona u lënduan.

Pak pas orës 17:30 të së dielës pasdite, kancelari i federatës Friedrich Merz njoftoi se të gjithë të lënduarit pas sulmit në Berlin janë jashtë rrezikut për jetën.

Foto: RALF HIRSCHBERGER / AFP / NTB

Ishte 21-vjeçari Abdul Ballout ai që qëndronte pas sulmit.

Ministri gjerman i brendshëm, Alexander Dobrindt, vlerësoi se gjithçka tregonte se bëhej fjalë për një sulm terrorist islamik.

– Të gjitha provat tregojnë në këtë drejtim, tha ai në një konferencë për shtyp.

Sipas Dobrindt, 21-vjeçari gjithashtu sulmoi viktimat me një armë për therje – dyshohet se ishte një hanxhar. Pastaj iku.

Herët në mëngjesin e së dielës, policia gjermane lëshoi një urdhër kontrolli për burrin që besonin se ishte pas sulmit.

Në të njëjtën kohë, policia paralajmëroi se burri do të ishte i armatosur dhe i rrezikshëm.

Sulmoi policinë
Të dielën në mbrëmje në orën 18:00, forcat speciale gjermane gjetën Ballout në një magazinë kopshti në lagjen Spandau të Berlinit.

Gjatë bastisjes u qëlluan të shtëna.

Në këtë kopsht koloni në lagjen Spandau u gjet Ballot, dhe më vonë u qëllua dhe u vra. Foto: Annegret Hilse / Reuters / NTB
– Burri sulmoi forcën speciale të policisë me një armë të mprehtë. Më pas forcat speciale hapën zjarr, shkruan policia në X.

Policia njoftoi se Ballout mori trajtim urgjent për shpëtimin e jetës, por u shpall i vdekur në vend.

Rasti tani do të hetohet më tej.

Policia me armë u gjet në zonën e kolonisë së kopshtit Ballout të dielën në mbrëmje. Foto: JOHN MACDOUGALL / AFP / NTB

I dënuar më parë
Disa media të mëdha gjermane raportuan se 21-vjeçari më parë ishte klasifikuar si një “kërcënim islamik” nga autoritetet e sigurisë.

Sipas një zyrtari të policisë, ai gjithashtu ishte i njohur më parë nga policia dhe thuhet se kishte lidhje me një mjedis islamik në Berlin.

Raportohet se ai dyshohet se kishte përpjekur të shkonte në Siri për t’u bashkuar me grupin terrorist IS, sipas mediave gjermane. Nuk dihet saktësisht kur ka ndodhur kjo.

Njerëzit vendosën lule dhe urime jashtë Portës Brandenburg për të mbështetur komunitetin LGBTQ+. Foto: Markus Schreiber / AP / NTB
Süddeutsche Zeitung dhe disa media të tjera shkruan se 21-vjeçari u arrestua në një aeroport në Berlin vonë në 2025 kur u kthye nga Libani.

Ministri i Brendshëm Dobrindt konfirmon se 21-vjeçari ishte dënuar më parë me një vit e dhjetë muaj – por dënimi ishte ankimuar.

Gazetat raportuan se ai ishte mbajtur në paraburgim deri në maj të këtij viti, me pretendimin se ishte dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto informacione.

Një vdekje e konfirmuar
Sipas gazetës së madhe Bild, Ballout ishte një shtetas gjerman me rrënjë libaneze.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22 të së shtunës mbrëma kur ai po drejtonte një furgon të bardhë Citroën drejt disa personave, para se makina të përplasej me një pemë:

Foto: Annegret Hilse / Reuters / NTB
Një person është konfirmuar i vdekur. 29 persona u lënduan, dhe disa prej tyre janë të lënduar rëndë, por jo kërcënuese për jetën.

Disa media gjermane raportuan se personi i vdekur është një grua.

Ministria e Jashtme i tha TV 2 se nuk kanë informacion që të tregojë se norvegjezët janë prekur.

Norvegjezi Arne Mathias Lindøe (21) u evakuua:

Bild shkroi se Ballout la mjetin dhe u arratis me vrap pas sulmit. E njëjta gazetë raportoi se telefoni celular i të riut 21-vjeçar u gjet në furgonin e bardhë.

Ende nuk është e qartë nëse Ballout ishte i vetmi kryes.

Gazeta gjithashtu shkroi se dëshmitarët thuhet se kanë shpjeguar se disa persona të tjerë gjithashtu janë plagosur me thikë, por kjo nuk është informacion i konfirmuar nga policia.

Sipas Die Zeit, një apartament në lagjen Schöneberg u kontrollua pa gjetur ndonjë person. Disa media raportuan se Ballout jetonte këtu:

Foto: Christian Mang / Reuters / NTB
Kalimet e kufirit të paralajmëruara
Para se Ballout të gjendej, autoritetet gjermane rritën masat e sigurisë në “niveli i lartë i kërcënimit”. Në të njëjtën kohë, u vendosën kontrolle në stacionet e trenave, aeroportet dhe kufijtë.

Merz tha të dielën se vendi nuk do të lejojë të kërcënohet pas sulmit.

– Ne do të mbrojmë lirinë tonë, thotë Merz.

Foto e Friedrich Merz
Friedrich Merz
Kancelari Federal i Gjermanisë.

Fotot dhe videot tregojnë se policia po kontrollonte si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Gjithashtu u morën masa në pikat kufitare. Sipas Bild, policia në Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Francë, Austri, Zvicër, Çeki, Poloni dhe Danimarkë ishte njoftuar.

– Më e rëndësishme se kurrë
Kryetari i Berlinit, Kai Wegner, tha se shërbimet e emergjencës morën shpejt nën kontroll të lënduarit, evakuuan zonën dhe filluan hetimet.

Këtu ndodhi sulmi:

Ai gjithashtu përmendi organizatorët dhe pjesëmarrësit, dhe i falenderoi ata që kontribuan që evakuimi të mund të kryhej në mënyrë të qetë dhe efektive.

– Lufta për liri, diversitet dhe një shoqëri të hapur është tani më e rëndësishme se kurrë. Ne nuk do të lejojmë askënd të na marrë mënyrën se si jetojmë së bashku, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, takoi median natën e së dielës. Foto: Markus Schreiber / AP / NTB
Støre: – Ne jemi me Gjermaninë
Kryeministri Jonas Gahr Støre (Ap) tha të dielën se përplasja masive shkakton kujtime të hidhura nga sulmi terrorist ndaj Oslo Pride katër vite më parë.

– Është tronditëse të shohësh sulmin në Berlin ndaj njerëzve që po festonin dashurinë. Shumë njerëz në komunitetin LGBTQ ndihen përsëri me frikë dhe zemërim. Askush nuk duhet të ketë frikë të jetë vetvetja ose të tregojë se kush është, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ai shtoi:

– Norvegjia qëndron së bashku me Gjermaninë në luftën për liri, kundër ekstremizmit dhe dhunës, përfundoi Støre.

Abdul Ballout (21) skutt og drept etter Pride-angrep i Berlin

Kur demokracia fillon ta ndëshkojë mendimin: Rasti “Lule Gjeli” si pasqyrë e një shoku kulturor demokratik në Kosovë

0
Ka raste kur një ngjarje mediatike nuk flet aq shumë për protagonistët e saj, sa për gjendjen e vetë shoqërisë. Rasti i debatit rreth “Lule Gjelit” është pikërisht një rast i tillë. Ai nuk duhet parë si një konflikt mes një autori anonim, një mediumi dhe një politikani. Në thelb, ai është një test i pjekurisë demokratike të Kosovës dhe i aftësisë së saj për të toleruar mendimin kritik.
Reagimet që pasuan publikimin e një opinioni në KALLXO.com treguan një fenomen shqetësues: në vend që të zhvillohej debat mbi përmbajtjen e shkrimit, vëmendja u përqendrua te autori, pseudonimi, mediumi dhe madje u krijua një klimë që kërkonte përfshirjen e institucioneve shtetërore. Kjo përmbys logjikën e demokracisë liberale. Në një shtet demokratik, argumenti kundërshtohet me argument; nuk zëvendësohet me linçim publik ose me kërkesa për ndërhyrje të aparatit shtetëror.
Sipas raportimeve publike, reagimi fillestar erdhi nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili kërkoi sqarime nga KALLXO/BIRN për publikimin. Vetë KALLXO sqaroi se bëhej fjalë për një opinion të botuar vite më parë, në rubrikën e opinioneve, me identitet të njohur për redaksinë, dhe se më vonë kishte publikuar edhe artikuj që demaskonin dezinformatat e profilit “Lule Gjeli”. Këto sqarime janë pjesë e debatit publik dhe duhen marrë parasysh në çdo analizë të drejtë. Por ato nuk e ndryshojnë faktin se debati u zhvendos nga përmbajtja te personi.
Kjo është një praktikë që filozofia politike e njeh si argumentum ad hominem – sulmi ndaj personit në vend të kundërshtimit të argumentit. Është një nga format më të dobëta të debatit publik, sepse shmang diskutimin racional dhe e zëvendëson atë me delegjitimimin moral ose politik të kundërshtarit.
John Stuart Mill, në veprën e tij klasike On Liberty, argumentonte se edhe një mendim që shumica e konsideron të gabuar duhet të mbrohet, sepse vetëm përmes përplasjes së lirë të ideve mund të afrohemi më shumë te e vërteta. Nëse një mendim shtypet pa u sfiduar me argumente, humbës nuk është vetëm autori; humbëse është e gjithë shoqëria.
Edhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur vazhdimisht se liria e shprehjes mbron jo vetëm idetë që pranohen me simpati, por edhe ato që “ofendojnë, tronditin ose shqetësojnë” shtetin ose një pjesë të popullsisë. Ky standard është pjesë e trashëgimisë demokratike evropiane dhe lidhet drejtpërdrejt me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 40 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Prandaj, pyetja nuk është nëse opinioni i publikuar ishte i drejtë apo i gabuar. Çdo opinion mund të kritikohet. Pyetja është tjetër: a është normale që reagimi institucional dhe politik të përqendrohet te identiteti i autorit dhe te mediumi, në vend që debati të zhvillohet mbi argumentet?
Një demokraci e shëndetshme nuk ka nevojë të mbrojë politikanët nga kritika; ajo ka nevojë të mbrojë qytetarët dhe mediat nga frika se kritika mund t’u kushtojë me presion publik ose institucional.
Kjo është arsyeja pse sulmet ndaj një mediumi investigativ si KALLXO.com nuk mund të shihen vetëm si mosmarrëveshje editoriale. Mediat investigative kanë një rol kushtetues e shoqëror: të mbikëqyrin pushtetin, të ngrenë pyetje të pakëndshme dhe të krijojnë hapësirë për debat. Ato nuk janë zëdhënëse të qeverive, partive apo kryetarëve të komunave. Pikërisht për këtë arsye ekzistojnë.
Një element tjetër që duhet analizuar është psikologjia kolektive e reagimit. Shoqëritë me kulturë demokratike reagojnë ndaj kritikës duke prodhuar kundërargumente. Shoqëritë me refleks autoritar reagojnë duke kërkuar autorin, motivin, financuesin ose “armikun” pas kritikës. Kur debati zhvendoset nga ideja te personi, demokracia fillon të humbasë aftësinë e saj më të rëndësishme: dialogun racional.
Kjo gjendje mund të përshkruhet si një “cultural shock” demokratik. Pas më shumë se dy dekadash shtetndërtim, ende hasim prirjen që kritika të perceptohet si tradhti, jo si pjesë normale e jetës publike. Në vend të kulturës së debatit, shpesh dominojnë emocionet, polarizimi dhe kërkimi i fajtorit.
Jürgen Habermas e ndërton teorinë e demokracisë mbi konceptin e sferës publike, ku legjitimiteti politik krijohet përmes diskutimit të lirë dhe racional. Nëse kjo hapësirë zëvendësohet nga presioni, etiketimet dhe linçimi publik, atëherë dobësohet vetë themeli i demokracisë.
Në këtë kontekst, edhe politikanët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje. Ata kanë të drejtë të mbrojnë reputacionin e tyre dhe të kundërshtojnë çdo analizë që e konsiderojnë të pasaktë. Por ata mbajnë edhe një përgjegjësi më të madhe se qytetarët e zakonshëm: të mos krijojnë klimë që mund të interpretohet si presion ndaj mediave ose autorëve kritikë. Pushteti demokratik nuk matet me aftësinë për t’u përgjigjur me forcë, por me aftësinë për të duruar kritikën.
Në fund, rasti “Lule Gjeli” duhet të mbetet një rast studimor për universitetet, mediat dhe shoqërinë civile. Jo për të gjykuar një person apo një medium, por për të reflektuar mbi cilësinë e kulturës sonë demokratike.
Demokracia nuk fillon me zgjedhjet dhe nuk përfundon me numërimin e votave. Ajo jeton çdo ditë në mënyrën se si e trajtojmë mendimin ndryshe. Nëse nesër një gazetar, një profesor, një analist apo një qytetar heziton të shkruajë nga frika e linçimit publik ose e presionit institucional, atëherë dëmi nuk do t’i bëhet vetëm atij. Dëmi do t’i bëhet vetë Republikës.
Një shtet i sigurt në demokracinë e tij nuk ka frikë nga një opinion. Ai ka frikë vetëm nga heshtja!