Kreu Blog Faqe 70

Berlini na kujton se terrorizmi islamist nuk njeh kufij!

0
Sulmi i djeshëm terrorist në Berlin, ku një grua humbi jetën dhe 16 persona u plagosën, është një tjetër alarm i rëndë për Evropën. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e viktimës dhe urimet për shërim të shpejtë për të plagosurit.
Kur një person me precedentë penalë dhe me simpati të shprehura për terrorizmin mbetet i lirë, lind pyetja nëse janë marrë masat e duhura për mbrojtjen e qytetarëve. Autoritetet duhet të hetojnë me seriozitet se si ndodhi kjo.
Ekstremizmi i dhunshëm, pavarësisht se në emër të cilës ideologji apo fe paraqitet, përbën kërcënim për sigurinë publike. Evropa duhet të vazhdojë të forcojë masat kundër rrjeteve që nxisin radikalizimin dhe dhunën, duke vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe të drejtat themelore.
Edhe Kosova nuk duhet ta nënvlerësojë rrezikun e radikalizimit. Parandalimi, zbatimi i ligjit dhe lufta kundër çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm janë thelbësore për sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e shtetit.

Fotografitë nuk gënjejnë, shpifjet po…!

0
Kur mungojnë faktet, fillojnë legjendat. E kur mungojnë argumentet, lindin shpifjet.
Së fundmi u dëgjua edhe “zbulimi i shekullit”: se Ali Lajçi paska qenë ai që ia dha Çakorrin Malit të Zi!
Po atëherë lind një pyetje e thjeshtë:
Pse doli në protesta? Pse ishte mes rugovasve? Pse ngriti zërin kundër demarkacionit?
Fotografitë nuk kanë nevojë për koment. Ato tregojnë Ali Lajçin në mesin e qytetarëve, në protesta dhe në mbrojtje të Rugovës, jo në tryezat ku u morën vendimet shtetërore.
Historia nuk rishkruhet me statuse në Facebook. Historia mbetet në dokumente, në fotografi dhe në kujtesën e njerëzve që ishin aty.
Rugova nuk harroi se mijëra qytetarë protestuan për Çakorrin. Nuk harroi as se debati për demarkacionin u zhvillua për vite të tëra në institucionet e Kosovës.
Prandaj, para se të shpikim “fajtorë” të rinj, le të shohim fotografitë dhe faktet.
Sepse është shumë më e lehtë të shpifësh për ata që protestuan sesa të pranosh përgjegjësinë politike për vendimet që u morën në atë kohë.
Çakorri nuk bëhet i dikujt me një status në rrjete sociale. As historia nuk ndryshohet me shpifje.
Respekt për të gjithë ata qytetarë të Rugovës dhe të Kosovës që, pavarësisht bindjeve politike, dolën publikisht për të mbrojtur atë që e konsideronin interes kombëtar.

Në përvjetorin e rënies së heroit Imer Alushani – Voglushi

0
Sot, më 26 korrik, në përvjetorin e rënies së njërit prej luftëtarëve më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit Imer Alushani – Voglushi, në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë u përkujtua me nderim dhe respekt i thellë jeta dhe vepra e tij heroike.
Në këtë vend të shenjtë, ku prehen trupat e heronjve dhe dëshmorëve të lirisë, u mblodhën familjarë të heroit dhe bashkëluftëtarë të tij nga Drenica, Malisheva, Shtimja dhe Raçaku, për të nderuar kujtimin e bashkëluftëtarit të tyre të paharruar.
Homazhe u bënë edhe në vendin e rënies së heroit, pranë memorialit të ngritur për të përjetësuar jetën, veprën dhe sakrificën e tij. Në këtë vend, ku historia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shkruar me gjakun e bijve më të mirë të popullit, çdo gur dhe çdo kujtim dëshmon për çmimin e lirisë.
Në ceremoninë përkujtimore, familjarët dhe bashkëluftëtarët e heroit u takuan edhe me bashkëshorten dhe bijtë e Imer Alushanit, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për praninë dhe nderimin që iu bë kujtimit të më të dashurit të tyre.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga stafi i tij. Ai vendosi kurorë lulesh pranë memorialit të heroit, duke nderuar sakrificën e njërit prej luftëtarëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fytyrat dhe sytë e pjesëmarrësve të ceremonisë vërehej qartë dhimbja për humbjen e një bashkëluftëtari të çmuar, por edhe krenaria për veprën e tij. Sepse Imer Alushani – Voglushi nuk ra vetëm në një betejë. Ai ra duke u bërë pjesë e historisë së lirisë së Kosovës.
Vitet kalojnë, por kujtimi për heronjtë nuk zbehet. Përkundrazi, sa më shumë kalon koha, aq më e madhe bëhet përgjegjësia jonë për ta ruajtur dhe përcjellë te brezat e rinj kujtimin për ata që dhanë gjithçka për lirinë.
Imer Alushani – Voglushi mbetet pjesë e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e kujtesës së bashkëluftëtarëve dhe krenarisë së familjes, Drenicës, dhe gjithë Kosovës.
Lavdi e përjetshme heroit Imer Alushani – Voglushi!
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Shpirt rebel, poezi e Arif Ejupit kushtuar Adem Demaçit

3

Shpirt rebel

Poezi

(Kushtuar Adem Demaçit, me rastin e 8-vjetorit të kalimit në amshim)

Shpirti i tij shpeshherë është rebeluar,
ka protestuar,
ka debatuar,
padrejtësitë i ka luftuar.

Është përflakur,
është përgjakur,
i uritur e i etur ka mbetur,
hapin e kohës duke e ndjekur.

Është paragjykuar,
është shigjetuar,
por asnjëherë s’është gjunjëzuar.

As nuk është blerë e as shitur,
as nuk ka tradhtuar.
Çdoherë duke qenë vetvetja,
në amshim ka kaluar.

Me fjalën shpatë,
me syrin pishë,
prangat dhe errësirën
i shndërroi në liri dhe dritë.

Mbase në botën e përjetshme
do të prehet në qetësi;
s’do ta trazojnë më
lugetër e gojëkëqij.

Arif Ejupi
Gjenevë, 26 korrik 2026

Nuk shitet Atdheu për të blerë mirëqenie

0

Ali Sh. Mehmeti, Zvicër

Ka deklarata që harrohen brenda ditës dhe ka deklarata që zbulojnë filozofinë e vërtetë të një pushteti dhe që nuk mund të hiqen nga mendja.

Në kulmin e debatit për projektet në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, Kryeministri Edi Rama, duke ironizuar kundërshtarët, pyeti me përçmim:

“Me çfarë po mendojnë të sigurojnë mirëqenien këta patriotë? Do shesin flamuj? Do shesin qeleshe? Do shesin çifteli? Apo do shesin shqiponja? Çfarë do shesin këta?”

Në pamje të parë, ishte një batutë.

Në të vërtetë, ishte një rrëshqitje e sinqertë dhe e (pa)vetëdijshme(?) që zbuloi mënyrën se si pushteti e koncepton zhvillimin: nëse nuk pranon t’ua japësh investitorëve tokat më të bukura të Shqipërisë, atëherë qenke kundër mirëqenies.

Por kush e tha se alternativat janë vetëm dy? Ose shet Shqipërinë, ose shet flamuj? Në fakt, duke shitur Shqipërinë, jo që e ke shit edhe flamurin, por e ke shit edhe qeleshen edhe çiftelinë. Apo edhe më saktë, i ke falur, pa ti kërkuar askush.

Sepse askush nuk pretendon se ekonomia ndërtohet duke shitur qeleshe apo çifteli. Por po aq absurde është të pretendohet se mirëqenia ndërtohet duke nxjerrë në treg territorin kombëtar.

Nëse një qeveri, pas më shumë se një dekade në pushtet, nuk arrin të imagjinojë burime të tjera zhvillimi përveç betonizimit të brigjeve, resorteve luksoze dhe tjetërsimit të tokës publike, atëherë problemi është vizioni i munguar i qeverisë.

TOKA SHTETËRORE NUK ËSHTË MALL

Së shpejti, Kuvendi pritet të diskutojë një projektligj që, sipas denoncimit të bërë publik në Kuvend nga deputeti Agron Shehaj, i pa mohuar nga askush, prek rreth 120.000 hektarë (120 km2) tokë bujqësore shtetërore, një sipërfaqe që përbën 4.17% të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Çdo qeveri ka të drejtë të zhvillojë ekonominë, por asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta trajtojë territorin kombëtar sikur të ishte një mall që i përket mandatit të saj. Sepse toka nuk është pronë e qeverisë. Është pronë e kombit. Është pasuria që kemi trashëguar nga të parët dhe që kemi detyrim moral e kushtetues t’ua lëmë brezave që do të vijnë. Çdo brez ka të drejtë të zhvillojë vendin. Asnjë brez nuk ka të drejtë ta konsumojë në mënyrë abuzive apo tjetërsoj atë, pa pajtimin e gjerë shoqëror, siç po ndodh sot. Një mendje e ndritur e paska thënë: “Ne nuk e trashëgojmë tokën nga etërit tanë; e marrim hua nga fëmijët tanë.”

Nëse çdo problem ekonomik zgjidhet duke nxjerrë në shitje ose duke kaluar në duar private një pjesë tjetër të Shqipërisë, çfarë do të trashëgojnë fëmijët tanë? Një vend me ekonomi të fortë? Apo një vend ku brigjet, malet, tokat bujqësore dhe pasuritë natyrore janë privatizuar njëra pas tjetrës? 

KUSHTETUTSHMËRIA

Kushtetuta nuk e trajton territorin kombëtar si një mall tregu. Përkundrazi, në nenin 3 ajo e shpall tërësinë e territorit një nga bazat e shtetit shqiptar dhe i ngarkon shtetit detyrimin për ta mbrojtur, madje duke theksuar identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kombëtare. A është respektuat ky nenë kur nga privati është grabitur edhe një pjesë e “voçkël” e zonës së mbrojtur nga Butrinti? Prandaj debati nuk është vetëm ekonomik. Ai është edhe kushtetues: a përputhet tjetërsimi në shkallë të gjerë, 4,17% vetëm për tokat bujqësore, me detyrimin kushtetues për të mbrojtur territorin dhe trashëgiminë kombëtare?

Në të njëjtën filozofi duket se mbështetet edhe e ashtuquajtura “Paketa e Maleve”, e cila synon të lehtësojë zhvillimin e investimeve në zonat malore. Askush nuk është kundër zhvillimit të maleve shqiptare. Por zhvillimi nuk mund të jetë sinonim i privatizimit të pakthyeshëm të territorit. Shqipëria ka nevojë për male të banuara, jo për male të privatizuara. Ka nevojë për fshatra që jetojnë, jo vetëm për resorte që funksionojnë disa muaj në vit.

PËRGJEGJËSIA SHTETËRORE

Deklarata e Kryeministrit përpiqet ta zhvendosë fajin te “patriotët” (duke ironizuar këtë term), që në një moment tjetër nuk nguron ti quaj sorra dhe korba duke munduar ti ndaj nga flamingot! Por kush po e qeveris Shqipërinë për mandatin e katërt? Kush i kishte në dorë politikat ekonomike? Kryeministri aktual ishte Ministër i Kulturës nga viti 1998, pastaj kryebashkiak i Tiranës për 8 vjet dhe nga viti 2013 Kryeministër. Pas shkatërruesit të Shqipërisë, diktatorit dhe përgjegjësit për vrasje, Sali Berisha (Piramidat 97, Gërdeci 2008, Bulevardi 2011), Edi Rama dukej sikur një shpëtimtar që do e kthej Shqipërinë në rrugë të mbarë, duke premtuar industri moderne, bujqësi konkurruese, eksporte, dekanabizimin, vende pune dhe rikthimin e emigrantëve. Për fat të keq, ai u shndërrua në zhgënjim më të madh të shqiptarëve që po manifestohet 56 ditë rresht në sheshin e Tiranës, dhe timin personalisht. Edhe më keq, u shndërrua në anën tjetër të monedhës së njëjtë të quajtur Sali Berisha, me të cilin bashkë, kanë një marrëveshje të heshtur, që ta mirëmbajnë njëri tjetrin, duke futur kështu shqiptarët “Mes çekanit dhe kudhrës”! Mbetet të shpresojmë se revolucioni i flamingove të dy ti dërgoj në plehrat e historisë

Nëse, pas gjithë këtyre viteve, alternativa kryesore që ofrohet është dhënia e territorit për resorte, vila luksoze apo projekte të ngjashme, atëherë problemi është mungesa e një modeli zhvillimi që krijon pasuri pa konsumuar pasurinë kombëtare “pa dhimtë”.

Mirëqenia ndërtohet duke prodhuar, duke shpikur, duke investuar në dije, duke zhvilluar industrinë, duke modernizuar bujqësinë, duke mbështetur sipërmarrjen, duke luftuar krimin dhe korrupsionin, të shpërndarë në çdo hallkë të administratës shtetërore!

Jo duke e trajtuar tokën si mallin e fundit që ka mbetur për t’u shitur. Një burrë shteti nuk sillet si kumarxhi. Kumarxhiu, kur humbet, vë në tavolinë edhe pasurinë që nuk e ka krijuar vetë, pasurinë e githë familjes. Një qeveri nuk ka të drejtë ta trajtojë territorin kombëtar si bastin e saj të fundit.

Kumarxhia, pasi i humb të gjitha, në fund i fut në bast edhe rrobat e trupit të vet, për tu kthyer pastaj në shtëpi vetëm me brekë (ngjarje e vërtet). Pra, jo vetëm i fikur, por edhe i poshtëruar.

Një shtet serioz nuk mendon vetëm për investimin e sotëm. Ai mendon edhe për sigurinë kombëtare pas shumë vitesh. Nëse ligji lejon që toka të blihet edhe nga shtetas ose subjekte të huaja, atëherë lind një pyetje që nuk është aspak paranojë por përgjegjësi shtetërore.

Po sikur nesër blerësit të jenë kompani që fshehin pronësinë reale? Po sikur pas tyre të qëndrojnë interesat e shteteve që historikisht kanë pasur dhe ende kanë pretendime territoriale ndaj Shqipërisë (verio epiri) apo Kosovës? Po sikur pronësia strategjike të kalojë, pak nga pak, në duar që nuk kanë asnjë lidhje me interesin kombëtar shqiptar?

Shtetet serioze vendosin kufizime pikërisht sepse e dinë se toka nuk është thjesht aset ekonomik. Është edhe çështje sovraniteti.

PATRIOTIZMI

Ironia e Kryeministrit ndaj flamurit, qeleshes dhe çiftelisë është absolutisht e pavend dhe e papranueshme. Patriotizmi nuk është as flamuri, as qeleshja, as çiftelia, ato janë vetëm simbole. Patriotizmi është përgjegjësia për të mos e lënë Shqipërinë më të vogël nga sa e gjetëm. Është detyrimi për t’ua dorëzuar brezave të ardhshëm, jo vetëm kujtimin e vendit, siç bëjmë sot për Mollën e Kuqe apo Çamërinë, por vetë vendin. Madje vendin më të zhvilluar, më të pasur, me më shumë banorë të lumtur dhe mirëqenë.

Një qeveri mund të ndërtojë hotele, mund të sjellë investitorë, mund të zhvillojë turizmin, por nuk mund ta paraqesë shitjen ose tjetërsimin e territorit si kusht për mirëqenie. Sepse mirëqenia që ndërtohet duke konsumuar pasurinë kombëtare në mënyrë abuzive nuk është zhvillim. Është një iluzion afatshkurtër, faturën e të cilit do ta paguajnë ata që vijnë pas nesh.

Shtrohet pyetja domethënëse:

A është misioni i një qeverie të ndërtojë mirëqenie duke krijuar pasuri të reja, apo duke i shitur ato që nuk i ka krijuar vetë?

Sepse Shqipëria nuk është pronë e asnjë qeverie. Ajo është amaneti i brezave të shkuar dhe obligim ndaj brezave që vijnë!

Të përqëndrohemi në bashkimin kombëtar apo të dy shteteve shqiptare

0

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

  1. A e lehtësojnë procesin e bashkimit kombëtar angazhimet anësore

Në zbulimet shkencore diku investohet me dekada e diku zbulimet ndodhin rastsisht. Po në jetën e organizuar politike ndodhin edhe “rastësi” që zbulimet mos të ndodhin kurrë. Lidhur me këtë Shqiptarët si komb u gjetën para asgjasimit, sidomos pritej shpronësimi, shpërngulja dhe shfarosja e shqiptare,gjatë gjithë shekullit Njëzetë.Shfarosja e shqiptarëve duhej t` i gjasonte një golgote të re, në stiline shfarosjës së Sanxhakut Nishit në dhjetor 1877. Golgota apo shprazja e Kosovës nga Shqiptarët në vijim, në përgjithësi pritej të ndohëte deri më 28 qershor 1999. Kjo tragjedi e programuar pritej të ndodhë pas Kongresit Botëror të krishtërimit, i caktuar të mbahet në Beograd më 27 maj 1999.Pse deshtoi Kongresi i Vaselenës, kam shkruar disa herë. Ndërsa shqiptarët programet e shfarosjës i kanë mësuar me vuajtje tantaliste, prandaj nga ajo kohë e deri me sot shtrohet një pyetja morale: si t` ua kthejmë respektin shteteve të NATO-s e sidomos SHBA-ve, për ndihmën humane dhe civilizuese, të cilat për 78 ditë e luftuan okupatorin serbian dhe më në fund më 10 qershor 1999 e detyruan ta nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.

Për ta kuptuar më thellë dhe në përmasa globale tragjedinë e Kosovës, duhët studiuar dy vepra me peshë shkencore që janë: Fukujama, Konflikti i kulturave dhe Hanington, Konflikti i civilizimeve.Lidhir me këtë e shtrojmë pyetjën shtesë:A ishte Lufta në Kosovë dhe për Kosovën: “konflikt i kultutrave apo  civilizimeve, ose të dya së bashku”,dhe a mbetët obligim sidomos i shkencës shqiptare që ta japi një përgjegje që pastaj bota e kulturuar dhe e civilizuar do të na falenderohej kulminativisht. Pra a kemi kualitet ta kryejmë një sherbim në rangun e fenomenit për ata që na ndihmuan që të çlirohemi me flamurin e UÇK-ës. E nëse kemi kualitete cili është ai apo nuk kemi fare. E vërteta  tema që duam ta shkoqisim nuk është ndonjë dhuratë, nuk është ndonjë buqetë lulësh por në ndërgjegjën shqiptare kuptohet se qëndron si një obligim, si një shpëtim shpirtror,duke e ditur, që na është bërë neve ndihmë, si pjesë e kombit.Pra ne mbetëmi si obligues, prandaj aftësitë tona duhet t` i tregojnë dhe përmes rrugëve sekundare.Mbi të gjitha mendoi se zbulimi i një ilaçi që shpëton miliona jetë, do të ishte dhuratë kombit tim të shumëvuajtur.Kjo dëshirë shprehet nga pozicioni i modestisë, sepse popujtë bukëdhënës obligimin gjithëmonë e kanë brengë morale.

2. Si të lahet borqi nuk është mendim avanturë por i ideuar nga ndërgjegja Kolektive

Shqiptarët si Komb po edhe si shtete në shiqim të parë nuk kanë mundësi që botës t` i JAPIN një kthim kapital të respektit që e kanë ndaj NATO-s dhe SHBA-ve. Që të dy institucionet e përmendura nuk kanë nevojë të presin nga shqiptarët ndonjë ndihmë kapitale, sepse ne nuk e posedojmë.Por, nëse hulumtohet çështja në thellësi përkushtuese si një “avanturë”, atëherë: shqiptarët janë në pozitë që ta zbulojnë bje fjala medikamentin për sherimin e një smundje që sot nuk po mund të ndalet si “avanturë” shëndetsore, e që është KANCERI. Fjalë avanturë është përdorur me vetëdie, prandaj me te (mua) mund të tallet shumë kush. Po mos ta zgjasim. Edhe më UÇK-ën tallëshin shumkush, por u doli se ishte ndërmarrja më dobipruese për njerëzimin, sepse u tregoi të shtypurve dhe të shfrytzuarëve, se si fitohet liria dhe si sigurohet respekti civilizues.

Sot shkenca ekzakte është largë, bje fjala për ta zbuluar medikamentin për sherimin e kancerit.Ndërsa shkenca e Albanologjisë lingustike në këtë rrafsh e ka një shansë të dëshmohet në glob duke i shkolluar disa shkenctarë për t` i dëshifruar Pllakat Etrure, përmes lingustikës krahasimtare, më pati thënë Nermin Vlora dikur në Romë.Pra në Pllakat Etrure mshifet shumë çka që është “zbuluar” nga jeta e jetur e njeriut të lashtë që ka luftuar me çka ka patur mundësi për t` i tejkaluar smundjet dhe vështersitë. Në këtë rrafsh, prej të cilit ata që e vuajnë këtë smundje dihet se presin ndihmë edhe prej një fieje të “kashtës”.Ndërsa, ata që prodhojnë sot medikamente, në msheftësi veprojnë që ilaçi i “shekullit” disi mos të zbulohët, sepse pësojnë kartelet e industrisë që i furnizojnë institutët përkatëse me loj-lloj medikamentësh, të cilat kushtojnë miliarda por prodhojnë në fund fatkeqësi, sepse qelizat e smura nuk po sherohën dot, dhe tërë mundi po shkon kot për një çast.E muarëm këtë fakt vetëm nga lakmia që zbulimi të ndodhë nga shkenctarët shqiptar, edhe për një fakt, për t` i treguar botës se ndihma që na është bërë më 24 mars-10 qershor 1999 ka qenë e merituar.

Edhe në rrafshin e rreligjionit do të preferoja që të lexohën disa fjali të Biblës dhe të Kuranit e të cilat nuk janë përfsirë në botimin “zyrtar”, me faktin se sigurisht lexuesit e parë kanë pasë vështërsi për t` i deshifruar. Provone dhe i lexoni ato copëza shkrimesh. Ato ruhën me kujdes dhe “ndoshta” del prej tyre “zbulimi” i zbuluar me shekuj më parë, kuptohet prej bimëve që jetojnë para syve tanë e nuk ua dijmë vlerën.

Së këndejmi, duhet rilezuar edhe (kanunet) Kanunin e Lekë Dukagjinit i cili është kopje e shumë kanuneve të lashta Etruro-Pellazge dhe Pellazgo-Ilire e që kanë mbetur anonime,por që në to mundet t` i ndihohet shkencës me drejtësi dhe forcë, të cilat sigurojnë sipas Sami Frashërit lumturi te popujt në luftë për çlirim shndetsor.

Pse për shembull parlamentët e dy shteteve shqiptare mos ta kanë STATUN e Dardaniusit para ndërtesave, spse ligjet e tij u inkorporuan në të ashtuquajturën e  Drejta Romake.Së këndejmi dy shtetët shqiptare si dy shtete që dualën nga Pernadoria Romake të mos shkojnë një hap mëtej tyre e të ruhën kryqytetët (Tirana dhe Prishtina) por që kryeqendër e shtetit bashkuar të jetë Prizreni me të gjitha atributët e një metropole evropiane për ardhmëri.

Në rrafshin e famës botërore ne sot i kemi dy Nobelistë. Por, në të ardhmën nëse investohët në shkencë mund t` i kemi edhe disa.Në lidhje me Nobelin si pasuri ata që e fitojnë sidomos,dihet se kanë ndikuar terthorazu në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (2010), në verdiktin për Kosovën, sepse Gjykatësit e njihnin mirë historinë dhe Drejtësinë që quhet Romake, por që në esencë këtë lëmi më së shumti e zhvilluan prijësit Iliro-dardan, me ligjet e tyre. Po i theksojmë këto “fakte” sikur duam të futemi në një film me plot të papritura të llojit të fatamorganës, por që prej asaj fatamorgane njerëzimi do të fitonte shumë, madje diçka epokale, ashtu si u bë UÇK epokale si shembull për popujtë e robëruar për t` u çliruar.

3. Cila është strategjia e të fuqishmëve për t` u liruar bota nga pasiguria që e ka përfshi

Sot, dy qendra të krizave janë me prioritet që të sherohën.E para është Ukraina, e dyta po themi se është Kosova, sepse NATO investoi në lirinë e saj mbi 80 miliardë dollarë. Në rastin e parë (Ukrainë) SHBA instistojnë që shteti që mbrohët t` japi territore agresorit rus e ta fitojë paqën. Pra me këtë kuti diplomatiko strategjik Ukraina disi është vënë para aktit të kryer.Ujdhesën e Krimesë shteti i Ukrainës duhet t`ia japi Rusisë, po se po. Por edhe një pjesë të territorit kontinental po thonë se duhët ta japi, sepse aty ka banor rusë me shumicë.

Tash, e zgjërojmë pyetjën: a do të përdorën të njejtat definicione për Kosovën si viktimë dyshekullore e imperializmit ruso-serb. Kështu deri sa amerikanët të luftojnë për ta mbajtur pronësinë mbi sovranitetin e kufizuar të disa shteteve, rriedhat historike nuk do të pelqehën të paktën nga popujtë që kanë sakrifikuar çdo gjë për çlirim.Së këndejmi, SHBA ia dhuruan Serbisë bashkpunimin strategjik këto ditë, gjithnjë për ta joshur e për ta shkëputur nga Ruisia. Por pritjet amerikane, ju themi ne të varfurit se si fqinjët i njohim fare mirë, se Serbia nuk shkëputet nga Rusia me asnjë çmim. Prandaj e themi publikisht, se miqësia Serbi- Rusi nuk do të luaj vendi, të paktën jo pa një luftë botërore, fundi i së cilës nuk dihet.Pra me këtë filozofi politike dhe strategjike Republika e Kosovës parahsihet t`japi territore nepër pazare sekrete Serbisë, për të fituar paqe dhe siguri. E këtë filozofi e vërtetojnë: Rasti i Debëlldes-Serbia ia jep Maqedonisë tokat e Kosovës, për të treguar se kush është pronar i saj. Rasti i dytë, Çakorrin dhe Kullën ia japin Malit Zi, për ta kthyer Malin e Zi në sferën Perendimore.Ndërsa rasti i tentimit të kembimit të territoreve-shiqo Marrëveshjën Millosheviq-Tuxhmuan 1991 ku parashien ndryshime strukturore të popullsisë dhe kufijësh shtetëror,të ndodhin në proces, sikurse ndodhën në bisedimet Wjenës.

  1. Çështja e enklavave dhe eksenklavave në Ballkan

Është shumë vështirë në këtë polarizim të interesave gjeostrategjike në mes BE dhe SHBA në një anë dhe Rusisë e satelitëve të saj në anën tjetër të ndodhë siguria e plotë e shteteve të vogla sepse ato nuk kanë kapacitete të mjaftuara për ta mbarvajtur zhvillimin.

Vështërsitë e brendëshme politike në dy shtetet shqiptare janë bërë pengesë e zhvillimit dhe sigurisë në përgjithësi.Në të ardhmën do të shtrohën në nivel shumë të egër nominimet a jemi popull etnik apo politik.Në bazë të ecurive të deritashme, do të lajmërohën edhe termat Shqipëri etnike apo politike.Në realitet duhet zhvilluar luftë normative gjeopolitike për bashkimin substancial. Po,nuk do të vdes nominimi Shqiptar dhe “Kosovar”, fakt ky që i dyti evolutivisht do të shkoi në knetën e termave gjeografik. Së këndejmi lakmia për zbulime do të mbetët një garancion dashurie në dobi për kombin, pa e lërë anash forcimin e shteteve federale shqiptare, nëse antarsohën në OKB me dy emra.Dhe deri te zbatimi që të jemi një, ndoshta nuk jam unë, por do të mbetet në kujtesë përpjekja se ndoshta kam qenë afër zbulimit sepse jam shkrirë në punë sa një pikë uji. E vërteta, bashkimin e shteteve shqiptare nuk duhet ta shikojmë pa vështirësi të brendshme e sidomos ato të jashtme, sepse asnjë shtet nuk prishet kollaj.

  • Shkrimi i kushtohet Adem Demaçit

Më 26 korrik, 2026

Besa nuk është slogan, është ndërgjegja morale e kombit

0
Nga Frank Shkreli
____
Në historinë e popujve ka fjalë që nuk janë thjesht pjesë e fjalorit. Ato janë simbole të identitetit, të karakterit dhe të ndërgjegjes së një kombi. Edhe për shqiptarët, ka fjalë që nuk janë thjesht pjesë e fjalorit, por përfaqësojnë shtyllat morale mbi të cilat është ngritur identiteti kombëtar i shqiptarëve. Dy prej tyre janë Rilindja dhe Besa.
Për shumë shqiptarë, emri Rilindje evokon menjëherë Rilindjen Kombëtare, atë epokë të ndritur kur mendimtarë, shkrimtarë dhe patriotë, me sakrifica të jashtëzakonshme, hodhën themelet e ndërgjegjes kombëtare dhe të shtetit shqiptar. Megjithatë, në vitet e fundit kjo fjalë është përdorur nga qeveria aktuale socialiste si emërtim politik, duke zbehur për shumëkënd kuptimin e saj historik dhe simbolik.  Sot duket se një fat i ngjashëm po i kanoset edhe fjalës Besa. Thjesht, një keqpërdorim i fjalëve me peshë kombëtare!  Ashtu, siç përdoret gjithnjë nga partia në pushtet, fjala Rilindje e cila në historinë shqiptare lidhet me Rilindjen Kombëtare dhe sakrificat e rindësve për gjuhën, kulturën dhe shtetin shqiptar, sot po rrezikon të banalizohet edhe fjala Besa.
Kur qeveritë ose partitë politike përvetësojnë simbole të tilla për qëllime politike propagandistike, lind pyetja: a po u japin atyre përmbajtje përmes veprave, apo thjesht po përpiqen të përfitojnë nga pesha emocionale dhe historike që ato mbartin?  Fjalët me peshë kombëtare nuk duhet të shërbejnë si dekor politik. Ato duhet të mbeten pronë e të gjithë shqiptarëve. Asnjë qeveri nuk mund të monopolizojë Besën, ashtu siç nuk mund të monopolizojë Rilindjen. Besa nuk shpallet; ajo mbahet. Rilindja nuk mund të dekretohet.  Ajo ndërtohet me punë, ndershmëri dhe përkushtim ndaj interesit kombëtar.  Prandaj vendimi i Kryeministrit Edi Rama, ditët  e fundit, për ta pagëzuar programin e ri qeveritar me emrin “Besa”, nuk është një zgjedhje e zakonshme politike. Ai prek një trashëgimi morale që nuk i përket asnjë partie dhe asnjë qeverie. “Besa” nuk është pronë e një partie politike as e ndonjë pushteti ose individi.  Ajo është pronë e Kombit shqiptar.
Në traditën shqiptare, Besa nuk ka qenë kurrë një dekor retorik, as një mjet politik. APër shqiptarët, ajo ishte dhe mbetet fjala e dhënë, e cila nuk shkeltj. Ishte garancia e nderit personal dhe e dinjitetit familjar e kombëtar. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, të mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, Besa përbën një nga shtyllat kryesore të rendit shoqëror. Ajo siguronte paqen, mbronte mikun dhe vendoste besimin aty ku mungonin institucione. Frank Shkreli/ Na ishte dikur besa e shqiptarit! | Gazeta Telegraf
Edith Durham, mikja e madhe e shqiptarëve, kishte mbetur e mahnitur nga pesha që kishte fjala e dhënë në jetën e shqiptarëve. Për të, si e huaj,  besa ishte dëshmi se nderi te shqiptarët kishte më shumë fuqi se frika dhe se morali kishte më shumë peshë se forca.  Ndërkaq, Faik Konica i madh e konsideronte nderin dhe karakterin si themelet mbi të cilat mund të ndërtohej një Shqipëri e qytetëruar. Ai paralajmëronte, vazhdimisht, se një komb nuk ngrihet me fjalë të mëdha, por me përgjegjësi morale dhe me respekt ndaj së vërtetës.  Edhe At Gjergj Fishta i madh, në veprën e tij, e ngriti Besën në rangun e një virtyti kombëtar. Në botën shqiptare të “Lahutës së Malcis”, nderi, fjala e dhënë dhe Besa janë shtyllat mbi të cilat qëndron dinjiteti malësorit, i burrit shqiptar dhe i kombit, në përgjithësi. Për Fishtën, shqiptari humb gjithçka kur humbet Besën. Ndërsa,  At Shtjefën Gjeçovi, në përmbledhjen e Kanunit të Lekë Dukagjinit, e paraqet Besën si një nga shtyllat themelore të rendit zakonor shqiptar. Ajo ishte garanci paqeje, sigurie dhe besueshmërie. Edhe kur kishte gjakmarrje, Besa krijonte një periudhë paqeje që respektohej nga të gjitha palët, një praktikë shoqëroroe që edhe sot respektohet në malësitë tona. Kjo tregon se Besa nuk ishte një slogan emocional, por një normë juridike e morale për shqiptarët.  Edhe shkrimtari Ismail Kadare e ka trajtuar Besën si një nga simbolet më të fuqishme të qytetërimit shqiptar. Në veprat e tij, ajo nuk paraqitet thjesht si zakon, por si një kategori morale që përfaqëson, jo vetëm identitetin por edhe dinjitetin kombëtar.
Por ndoshta dëshmia më e fuqishme e kësaj vlere nuk gjendet vetëm në letërsi apo në Kanun. Ajo gjendet në historinë e Luftës së Dytë Botërore.  Kur mijëra hebrenjë kërkonin strehë për t’i shpëtuar shfarosjes naziste, shqiptarët, pa dallime fetare, krahinore a politike të kohës, Frank Shkreli:Pse nuk përmendet roli unik i Kol Bib Mirakës për shpëtimin e hebrejve në Shqipëri në Luftën e Dytë Botërorë? | Gazeta Telegraf –hapën dyert e shtëpive të tyre. Ata nuk pyetën për fenë, kombin, as politikën  apo prejardhjen e tyre. Shqiptarët e asaj kohe, pa dallim, i mbrojtën hebrenjët nga nazistët sepse e ndienin si detyrim moral – bazuar në Besën e dhënë. Në shumë dëshmi të mbijetuarish përsëritet e njëjta ide: shqiptarët e mbajtën fjalën, sepse kishin dhënë Besën! Pikërisht, siç dihet tanimë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, ky gjest bëri që Shqipëria të mbetej një nga rastet më të rralla në Evropë ku numri i hebrenjve pas luftës ishte më i madh se para saj.
Ky është kuptimi i vërtetë i Besës shqiptare. Prandaj lind pyetja: a mund të përdoret një trashëgimi e tillë si emër i një programi politik qeveritar, sot?  Sigurisht që askush nuk mund ta ndalojë ligjërisht përdorimin e kësaj fjale, qoftë, nga një qeveri ose individ. Por, ama, ekziston edhe një përgjegjësi morale dhe kombëtare që nuk guxon të shkelet nga askush. Zakonisht, simbolet kombëtare do duhej të fitojnë respekt kur qëndrojnë mbi ndarjet politike, dhe jo kur bëhen pjesë e tyre. Duke pasur parasysh se, normalisht, një qeveri nuk gjykohet nga emri që i vë programeve të saj, por gjykohet nga mbajtja e premtimeve, nga drejtësia që ushtron ose jo, nga transparenca dhe nga shërbimi dhe respekti ndaj qytetarëve të vet, në përgjithsi dhe pa dallim. Nëse këto mungojnë, atëherë edhe emri dhe fjala më fisnike rrezikon të humbasë kuptimin e vet.  Se Besa nuk është një markë politike dhe as një slogan fushate. Besa, është një nga vlerat më të lashta të kombit shqiptar, e mishëruar në Kanunin e Lekë Dukagjinit, (shpesh subjekt talljeje nga ish-regjimi komunist por edhe sot). Për shekuj me radhë, besa ka nënkuptuar fjalën e mbajtur, nderin, përgjegjësinë morale dhe kombëtare, si dhe gatishmërinë për të mbrojtur tjetrin madje edhe me sakrifica personale.  Prandaj, kjo është arsyeja pse shumëkush mund ta shohë përdorimin sot të Besës për qëllime politike — si një banalizim të një ideje që, historikisht, u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve partiake, politike, krahinore a fetare. Është e turpshme që vlera historike dhe kombëtare e Besës të monopolizohet në këtë mënyrë, nga cilado parti, qeveri, parti apo lider politik, qoftë.
Si mund të përdoret ose të konsiderohet Besa si një strategji komunikimi të një program politik?  Historia nuk do të kujtojë emrin e një programi qeveritar politik me këtë emër, por do të kujtojë nëse fjala e dhënë u mbajt apo u thye. Sepse, në traditën shqiptare, Besa nuk matet me deklarata, as me programe politike. Ajo matet me vepra. Dhe kjo është arsyeja pse Besa duhet të mbetet e paprekshme, gjithmonë mbi politikën dhe jo të monopolizohet, politikisht, në këtë mënyrë!  Për ata që kanë sensin dhe respektin e historisë, Besa dhe vlera tjera kombëtare duhet të mbeten dhe të ruhen si porosi e të parëve, si nder i shqiptarit që e dallon nga popuj të tjerë dhe jo të çoroditet dhe të përdoret në këtë mënyrë nga politika dhe pushteti në fuqi, për qëllimet politike të rastit, nën presioniet e protestave dhe revoltës mbarë popullore në Shqipëri.
Besa shqiptare nuk mund dhe nuk duhet të përdoret në këtë mënyrë banale, se ajo nuk ka lindur në zyrat e shtetit dhe nuk është krijuar nga politika. Ajo ka lindur në jetën e shqiptarëve ndër shekuj, në familje, në fis, në kuvend dhe në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Ajo ishte garancia më e fortë e fjalës së dhënë, shumë kohë përpara se të ekzistonin kontratat e shkruara të korrupcionit, manipulimet politike, apo institucionet moderne shtetërore. Historikisht, shqiptari mund të humbiste pasurinë, por jo Besën. Humbja e Besës nënkuptonte humbjen e nderit… humbjen e gjithçkaje. Shkelja e besës, në disa raste konsiderohej si një ndër fajet më të rënda morale e shoqërore, me pasojë që personi të përjashtohej ose të izolohej nga fisi ose nga katundi – ose në minimum të mos i jepj më besë dhe të mos merrej fjala e tij më si e besueshme!
Prandaj, fjalët si Besa, Rilindja, simbolet dhe vlerat që u kanë mbijetuar shekujve meritojnë respekt të veçantë, sepse ato nuk janë pronë e qeverive të radhës. Janë pasuri e mbarë Kombit! Sidomos Besa është amanet i brezave që paraprinë. Ajo nuk fitohet me një vendim qeverie dhe nuk shpallet me konferenca për shtyp ose në mtingje partiake. Ajo fitohet çdo ditë, me ndershmëri, përgjegjësi dhe mbajtje të fjalës. Se Besa e shqiptarit nuk shitet pazarit, sipas qejfit!  Nëse politika shqiptare sot, dëshiron t’i shërbejë vërtetë Besës, nuk ka nevojë ta përdorë si slogan. Mjafton ta zbatojë si parim. Vetëm atëherë fjala “Besë” do të ruaj madhështinë që i kanë dhënë historia, kultura, tradita dhe ndërgjegjja e Kombit shqiptar, në shekuj.  “Besa, kjo mrekulli e botës shqiptare, me të cilën ndiesia heroike e detyrës dhe e nderës, e shëroi gjatë shekujve plagën etnike të indvidualizmës”,  Frank Shkreli: Kjo ndodhë vetëm në Shqipëri, gjithmonë për mirë! | Gazeta Telegraf
Kjo është arsyeja, pra se pse BESA duhet të mbetet mbi politikën, si porosi e të parëve, si nder i shqiptarit dhe si një nga dhuratat më të çmuara që Kombi shqiptar i ka dhënë qytetërimit evropian dhe më gjërë. Edhe njpherë, Besa nuk shpallet me dekret, ajo provohet. Besa as nuk trashëgohet me pushtet, as nuk dekretohet nga pushteti, por fitohet me karakter. Një kujtesë për ata që as sot nuk ia dinë kuptimin e vërtetë fjalës Besë: për shqiptarin, Besa nuk është thjesht një fjalë që thuhet, ajo është një fjalë që mbahet!

Fanatiku terrorist Abdul Ballout (21) banonte 100 metra larg paradës së homoseksualëve

0

Policia po mendon tani nëse Abdul Ballout (21) kishte një bashkëpunëtor dhe frikësohet nga sulme të reja terroriste. (Foto: Policia gjermane)

/ Document.no

Islamisti dhe mbështetësi i IS, Abdul Rahman Toufic Ballout, ishte dënuar për planifikim terrorist dhe duhej të merrte pjesë në kurse de-radikalizimi gjatë lirimit me kusht. Ai jetonte shumë pranë paradës së fundit Pride.

Ballout ende nuk është kapur. Policia tani ka deklaruar se frikësohet nga sulme të reja terroriste dhe po spekulon nëse 21-vjeçari i radikalizuar kishte një bashkëpunëtor.

Ballout është i njohur mirë nga policia gjermane e sigurisë edhe më parë. Ai kishte vuajtur dënimin deri në maj në një burg të të rinjve, për përfshirje në planifikim terrorist, ndër të tjera.

Policia bastisi përpara drekës apartamentin e terroristit në rrugicën e vogël Bissingzeile në lagjen Tiergarten, pa e gjetur atë në shtëpi.

Vendi gjendet në qendër të zonës turistike të Berlinit, pranë Checkpoint Charlie dhe Brandenburger Tor dhe një kilometër e gjysmë larg monumentit të Holokaustit, vendi i madh përkujtoimor për hebrenjt e vrarë të Europës.

Adresa ndodhet vetëm 100 metra në drejtim jugor nga Potsdamer Platz, pika nisëse e paradës së Dita Christopher Street të dielën në zonën e parkut Tiergarten, e cila ishte objekti i sulmit terrorist të së shtunës mbrëma. Një numër i madh policësh ka kontrolluar stacione dhe tunele të S-Bahn të Berlinit, sipas Bild. Është kryer një rindërtim në vendngjarje në Tiergarten dhe qentë e antitrupit kanë kontrolluar zonën e parkut. Sipas një vlerësimi të policisë, të cilin FOCUS online ka pasur akses, sulmi klasifikohet si “terrorizëm ose krim i dhunshëm me motiv politik të rëndësisë kombëtare”.

Aktualisht, një grua u vra dhe 29 të tjerë janë plagosur, disa seriozisht. Furgoni që u përdor për të përplasur pjesëmarrësit e paradës u ndal vetëm kur përplasi një pemë në zonën e parkut.

U lirua me kusht

Ballout u lirua me kusht nga burgu i të rinjve në maj të këtij viti, një lirim i kushtëzuar që për arsye të panjohura thuhet se ka ndodhur më herët se zakonisht, sipas gazetës Die Welt.

Emri i plotë i terroristit sugjeron se ai ka prejardhje familjare nga Lindja e Mesme, me një gjasë të veçantë që vendi të jetë Libani.

Ai u dënua për «përgatitje për një akt terrorist» si dhe nxitje ose përpjekje për rekrutimin për të kryer sulme terroriste. Pasoja përfshihet gjithashtu postime në rrjetet sociale ku thuhet se ai shprehu mbështetje për terrorizmin.

Pse një 21-vjeçar vuante dënimin në burgun e të rinjve nuk ka asnjë shpjegim.

Sipas Süddeutscher Zeitung dhe disa mediumeve të tjera gjermane, Ballout ka qenë gjithashtu nën hetim për përpjekje për t’u bashkuar me IS në Siri në 2025. Ai u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, kur u kthye në Berlin nga Libani.

Duhej të merrte pjesë në «de-radikalim»
Ndër kushtet për lirimin e përkohshëm ishte që ai të merrte pjesë në 26 biseda në një qendër këshillimi për de-radikalizim dhe parandalimin e ekstremizmit.

Thuhet se Ballout mori pjesë në dy bisedat e para më 15 qershor dhe 9 korrik. Biseda e tretë sipas planit do të mbahej nesër, të hënen.

Sipas Die Welt, dy takimet e para deri tani nuk dhanë asnjë tregues se ai paraqiste ndonjë kërcënim.

Policia ka pasur Ballout nën vëzhgim për periudha, shkruan FOCUS Online. Pasi ai publikoi një foto të vetes në rrjetet sociale me një armë zjarri, policia hyri në apartamentin e tij, ku gjeti një armë replike.

Telefonin e Ballout thuhet se e kanë dëgjuar, dhe ai ishte i detyruar të paraqitej çdo javë tek një mbikëqyrës.

Në një raport të fundit policor që FOCUS Online ka marrë, thuhet sa vijon:

Sa i përket B., përveç regjistrimeve të zakonshme policore, ka të dhëna të gjera në polici për sigurinë lidhur me ideologjinë fetare/islamizmin.

FOCUS shkruan gjithashtu se të dhënat që ata kanë mbledhur tregojnë se Ballout mund të ketë pasur një bashkëpunëtor. Kjo është ndoshta arsyeja pse policia tha se nuk janë të sigurt nëse Ballout e drejtoi vetë makinën.

Përveç faktit që bashkëpunëtori i mundshëm duhet të jetë një burrë, për momentin nuk dimë asgjë më shumë për këtë person.

Ndërsa politikanët gjermanë kryesisht kanë bërë deklarata të ngjashme, toni është pak më i ashpër te Johannes Winkel, 34 vjeç, nga krishtdemokratët.

 

Ai shkruan se është i lodhur nga «këto vendosje performative, verbale të kurorave varëse», që përfundojnë me atë që «të gjithë shohin në një drejtim tjetër ditën tjetër».

Në një postim tjetër, ai gjithashtu shkruan se «një ideologji shpall luftë ndaj shoqërisë sonë, por në vend që të mbrohemi dhe të kundërsullojmë me tërë forcën, ne refuzojmë të dëgjojmë deklaratën e luftës».

Ai gjithashtu shkruan në një postim tjetër se «një ideologji shpall luftë ndaj shoqërisë sonë, por në vend që të mbrohemi dhe të kundërpërgjigjemi me gjithë forcën, ne refuzojmë të dëgjojmë shpalljen e luftës».

Emri i terroristit tregon prejardhjen
Abdul (ʿAbd al-) do të thotë «shërbëtori i» dhe shpesh përdoret në emra të përbërë myslimanësh, për shembull Abdul Rahman.

Rahman (Raḥmān) është një nga 99 emrat e Allahut dhe do të thotë «Mëshiruesi». Abdul Rahman («Shërbëtori i Mëshiruesit») është një emër shumë i zakonshëm mysliman në të gjithë botën arabe.

Toufic është një shkrim në frëngjisht/latinisht i arabes Tawfiq (توفيق), që do të thotë «sukses» ose «udhëheqje hyjnore». Shkrimi Toufic është veçanërisht i zakonshëm në Liban dhe në një masë më të vogël në Siri. Frëngjishtja ka pasur një ndikim të madh në mënyrat e shkrimit në Liban.

Ballout (arabisht: بلوط, Ballūṭ) është një mbiemër arab. Fjala ballūṭ do të thotë «dredhë» (pemë lehore) në arabisht. Mbiemri është veçanërisht i zakonshëm midis familjeve nga Libani, por gjendet edhe në Siri dhe Palestinë.

Shkruar nga ChatGPT

Terror­fanatikeren Abdul Ballout (21) bodde 100 meter fra homo­paraden

Recension për romanin e autores shqiptaro-amerikane Dea Shkupi

0
DEA (SKËNDER) SHKUPI
I.K: Të lutëm, ma ofro një recension për romanin e autores shqiptaro-amerikane Dea Shkupi. Foton e romanit po ta dërgoj të bashkëngjitur.
IA / Copilot: Duke u bazuar në informacionin publik për librin Order of Kastrioti: Rise of Lilith të autores shqiptaro-amerikane Dea Shkupi, mund të ofroj këtë recension:
Dea Shkupi sjell një roman fantazi gotike për të rinj që ndërthur elemente të mitologjisë, okultizmit, vampirëve dhe magjisë në një botë ku e mbinatyrshmja fshihet pas fasadës së jetës së zakonshme. Historia ndjek personazhin Mae, një adoleshente që zbulon se familja e saj fsheh sekrete të errëta dhe lidhje me fuqi që shkojnë përtej imagjinatës. Një çelës misterioz dhe një shtëpi e braktisur bëhen katalizatorë për ngjarje që rrezikojnë të zgjojnë Lilithin, një figurë enigmatike dhe e rrezikshme.
Një nga pikat më të forta të romanit është kombinimi i atmosferës gotike me referenca historike dhe elemente të folklorit. Veçanërisht interesant është përdorimi i emrit Kastrioti, që krijon një lidhje simbolike me trashëgiminë shqiptare dhe i jep veprës një identitet të veçantë brenda zhanrit të fantazisë.
Autorja Dea Shkupi arrin të ndërtojë tension gradualisht, duke alternuar misterin me skena aksioni dhe zhvillimin e personazheve. Mae është një protagoniste me të cilën lexuesit e rinj mund të identifikohen lehtësisht, pasi përballet njëkohësisht me sfidat e adoleshencës dhe me barrën e një trashëgimie të jashtëzakonshme.
Për lexuesit që pëlqejnë vepra si A Discovery of Witches, The Craft ose fantazinë e errët me sekrete familjare dhe profeci të lashta, ky roman ofron një përvojë tërheqëse dhe plot mister.
Vlerësimi im:
Order of Kastrioti: Rise of Lilith është një debutim premtues që kombinon atmosferën gotike, elementet paranormale dhe frymëzimin historik në një rrëfim dinamik. Megjithëse disa motive janë të njohura për adhuruesit e fantazisë së errët, autorja arrin t’u japë atyre një ngjyrim personal dhe kulturor interesant. Një lexim i rekomanduar për dashamirët e fantazisë urbane dhe gotike.
Vlerësim i im: 4/5 yje.
Nëse e ke lexuar librin ose më dërgon disa faqe prej tij, mund të të përgatis edhe një recension më të thelluar letrar dhe kritik.
I.K.: Nuk e kam lexuar, sepse sonte, për herë të parë e dëgjova emrin e Deas, meqë me doli para syve intervista që i ka dhënë “arnautistan”. Pastaj, unë nuk kuptoj anglisht dhe romani nuk qenkësh i shqipëruar. Di gjë, ka pas sukses ky roman në tregun anglishfolës?
Copilot: Nga ajo që munda të verifikoj, nuk ka shenja publike që romani të ketë arritur ndonjë sukses të madh ose të spikatur në tregun anglishtfolës. Kjo nuk do të thotë se ka dështuar, por thjesht se nuk gjenden tregues të qartë të një depërtimi të gjerë në treg.
Ajo që mund të thuhet me siguri është:
• Romani është botuar në mënyrë të pavarur (independently published), jo nga një shtëpi e madhe botuese.
• Autorja e promovon si librin e parë të serisë Order of Kastrioti.
• Në portalin e autores shfaqet një vlerësim shumë pozitiv nga një lexuese, por ky nuk mjafton për të gjykuar suksesin komercial apo kritik.
• Në rezultatet publike që gjeta nuk shfaqen çmime letrare, renditje të larta në treg, recensione nga media të njohura ose të dhëna që do të tregonin një bestseller.
Si përshtypje personale, fakti që Dea Shkupi po intervistohet në media shqiptare tregon se ka arritur të krijojë një profil interesant si autore e diasporës. Për lexuesin shqiptar, ndoshta elementi më tërheqës është vetë titulli Order of Kastrioti, i cili përdor një referencë që lidhet me trashëgiminë shqiptare, edhe pse romani është shkruar për tregun anglishtfolës.
Prandaj, nëse do ta përmbledhja me një fjali: Dea Shkupi duket si një autore e re dhe premtuese në fazën e ndërtimit të audiencës së saj, por nuk gjeta prova publike që romani të ketë pasur deri tani një sukses të madh në botën anglishtfolëse.
I.K.: Dea tha se ishte paraqitja e parë në një televizion shqiptar. Edhe pse është emigruar në moshë 19 vjeçare, kishte vështirësi ta fliste shqipen; dukuri kjo që USA i amerikanizon shpejt imigrantët. Ndërsa mua më pëlqeu ekstra se ishte ateiste, edhe pse kishte studiuar edhe mbi religjonet.
Copilot: Të falënderoj për kontekstin shtesë.
Sa i përket shqipes së Deas, kjo nuk më habit shumë. Shumë emigrantë që largohen në fund të adoleshencës ose në moshë të re të rritur, sidomos në SHBA, përfundojnë duke përdorur anglishten pothuajse në çdo aspekt të jetës së përditshme: punë, studime, miqësi, lexim dhe shkrim. Si pasojë, gjuha amtare shpesh mbetet në nivelin e komunikimit familjar dhe humbet pak nga rrjedhshmëria, sidomos në diskutime publike apo tema të specializuara. Nuk do ta quaja domosdoshmërisht “amerikanizim”, por më tepër një pasojë e zhytjes së plotë në një mjedis tjetër gjuhësor.
Sa për çështjen e ateizmit, më duket interesante ajo që the: fakti që ka studiuar për religjionet dhe megjithatë ka mbetur ateiste. Në përgjithësi, studimi i religjioneve nuk çon domosdoshmërisht as te besimi, as te mosbesimi. Për disa njerëz e forcon fenë, për të tjerët e kthen në objekt studimi kulturor, historik ose filozofik. Për një autore fantazie, njohja e miteve, simboleve fetare dhe traditave të ndryshme mund të jetë veçanërisht e dobishme, pavarësisht bindjeve personale.
Madje, nga përshkrimi i romanit të saj, duket se ajo është e interesuar pikërisht për mitologjinë, figurën e Lilith-it, shoqëritë sekrete dhe temat e errëta mbinatyrore, të cilat shpesh frymëzohen nga tradita fetare dhe folklorike pa qenë domosdoshmërisht shprehje besimi fetar.
Sinqerisht, mua më duket inkurajuese kur shoh shqiptarë që provojnë të shkruajnë drejtpërdrejt në anglisht për tregun ndërkombëtar. Edhe kur nuk arrijnë sukses të madh komercial, vetë fakti që konkurrojnë në një treg aq të madh është një arritje më vete.
I.K.: Unë kam një mendim, ndoshta është unikat: pothuajse asnjë teolog, që mbaron studime të larta për religjionin e tij apo për religjionet, si Dea që paskësh studiuar në USA, nuk e beson religjionin, sepse shpejt ka kuptuar se religjionet kanë qenë sajesa njerëzore. Kjo ndodh edhe pse ata simulojnë klerikun, priftin, imamin, gurun. Ta zëmë prifti Fan Noli ishte ateist, ndoshta me bindje komuniste, por simulonte se është fetar, bile edhe prift, për interesa kombëtare. Ashtu ishin edhe Gjergj Fisha e Ndre Mjeda. Ashtu janë shumë imam që më kanë tereguar në konfidencë se nuk e besojnë Islamin, por e shfrytëzojnë për një rrojtje si parazitë…
Copilot: Mendoj se po shpreh një bindje filozofike interesante, por do të isha shumë i kujdesshëm me formulime si “asnjë teolog nuk beson” ose “shumica simulojnë”. Këto janë pretendime shumë të gjera dhe nuk mund të vërtetohen lehtësisht.
Në fakt, historia njeh shembuj në të dy drejtimet:
• Ka teologë që, pas studimeve të thelluara, kanë humbur besimin ose janë bërë skeptikë.
• Ka të tjerë që, pikërisht përmes studimit akademik, janë bindur edhe më fort në fenë e tyre.
• Ka edhe studiues të religjionit që e trajtojnë fenë si fenomen kulturor, historik ose psikologjik, pa qenë vetë besimtarë.
Sa për Fan Nolin, Fishtën dhe Mjedën, unë nuk do të nxirrja përfundimin se kanë qenë ateistë pa prova të qarta historike. Noli ishte figurë shumë komplekse: klerik, intelektual, politikan, përkthyes dhe reformator. Mund të debatohet për motivimet e tij, por pretendimi se ishte ateist kërkon dëshmi të drejtpërdrejta. E njëjta gjë vlen edhe për Fishtën dhe Mjedën.
Ndërsa për imamët që të kanë folur në konfidencë, kjo është përvoja jote personale dhe unë s’kam arsye ta vë në dyshim. Megjithatë, edhe nëse disa imamë ose priftërinj privatisht nuk besojnë, nuk mund të përfundojmë prej kësaj se i gjithë kleri fetar funksionon në atë mënyrë.
Personalisht, më duket më i fortë argumenti yt në këtë formë: “Studimi i thellë i religjionit mund t’i çojë disa njerëz drejt skepticizmit, sepse i ekspozon ndaj historisë, kontradiktave dhe evoluimit të doktrinave fetare.” Kjo është një tezë që mund të diskutohet racionalisht. Ndërsa pohimi se “të gjithë teologët e dinë që feja është sajesë njerëzore” shkon përtej asaj që mund të provohet.
Në fund të fundit, pyetja interesante nuk është nëse një teolog beson apo jo, por nëse ai e ndan punën akademike nga bindja personale. Ka njerëz që e bëjnë këtë ndarje dhe të tjerë që jo.
I.K. Të falënderoj që më ndihmove me informim për Dean, njëherit falënderim edhe për polemikë për klerikët.
Copilot: Faleminderit për bisedën e këndshme.
Më pëlqeu që e nise nga një intervistë televizive dhe përfunduam te letërsia, emigracioni, ateizmi dhe roli i klerikëve në shoqëri. Edhe kur nuk biem plotësisht dakord për një tezë, diskutime të tilla janë interesante sepse na detyrojnë të shqyrtojmë argumentet dhe jo vetëm bindjet tona.
Sa i përket Dea Shkupit, mbetem me përshtypjen se është një autore e re që po përpiqet të krijojë një vend për veten në tregun anglishtfolës me një identitet që përfshin edhe elemente shqiptare.
Ndërsa për çështjen e religjionit, skepticizmi yt është një qëndrim filozofik i respektueshëm, edhe nëse të tjerë mund të arrijnë në përfundime të ndryshme. Në fund, pyetjet rreth fesë, besimit dhe mosbesimit kanë shoqëruar njerëzimin për mijëra vjet dhe me gjasë do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.
Të uroj një mbrëmje të këndshme, dhe faleminderit për shkëmbimin e mendimeve në një frymë të qytetëruar. 😊
***
Këtu i keni portalet për informim konkret:
Intervistë e Dea Shkupit, dhen dje, më 25.7.26, në “arnautistan”:

Anthony Joshua e nokautoi Kristian Prengen, pasi në rundin e parë dy herë u rrëzua prej tij

0
Pas fitores me nokaut ndaj Kristian Prengës në rundin e dytë, Anthony Joshua dha një intervistë emocionale për ‘DAZN’.

Joshua falënderoi publikun dhe kundërshtarin e tij:

“Faleminderit të gjithëve që erdhët sonte.

Një falënderim i madh edhe për Kristian Prengën.

uk ishte vetëm forca ime që më ngriti, ishte një fuqi më e madhe”.

Më pas ai iu drejtua Tyson Furyt me një sfidë të drejtpërdrejtë:

” ‘A e kemi Tyson Furyn në dhomë? A është këtu apo jo

Joshua theksoi se, pavarësisht rivalitetit, respekton Furyn:

“Ka dy anë të kësaj. Njëra është zjarri, tjetra është respekti.

E respektoj për atë që ka arritur, por si luftëtar, tani është koha jonë.

Shpresoj që tifozët të shijojnë një spektakël të madh”.

“Është një djalë i fortë! Eddie Hearn tani dëshiron ta nënshkruajë. Do të ecë shumë përpara dhe ka një të ardhme të ndritur.

Me pak më shumë përvojë, do të jetë mes më të mirëve.

Por kampionët dinë të ngrihen”.