Kreu Blog Faqe 677

Përfundime të dala prej analizave kritike ndaj librit “Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste”, me autorë Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

0

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të Mbrojtjes së Popullit  dhe 12 mijë bandave diversioniste të dërguara nga shtetet fqinje dhe Perëndimi imperialist, të infiltruara në Shqipëri përmes tokës, detit dhe ajrit, si dhe të qindra bandave të kriminelëve të luftës të arratisur nëpër male, ishte rezultat i drejtpërdrejtë i një intervencioni të huaj. Ai ishte një aksion i kombinuar nga jashtë dhe nga brenda Shqipërisë, i cili morri trajtën e një komploti ndërkombëtar. Ai komplot u zhvillua në dy etapa kryesore: së pari, me sulmin diplomatik kundër Qeverisë Demokratike të udhëhequr nga Enver Hoxha, me mosnjohjen e saj dhe prerrjen e mardhënieve zyrtare më të, duke mos e thirruar as edhe  në bisedimet për dëmshpërblimet e luftës; së dyti, kur kjo doli e pamjaftueshme, duke mos u mjaftuar me të, sulmuan me 12 mijë banda, duke i dërguar çdo ditë 5 – 6 banda për gjatë 10 viteve, në bashkëveprim me forcat reaksionare brenda vendit, të cilat nuk u pajtuan me disfatën, prandaj dhe nuk qëndruan duarkryq.

Baza e organizimit të atij komploti ndërkombëtar ishin territoret e Greqisë, Jugosllavisë dhe i Italisë, por në të, një rol të dorës së parë patën shtetet dhe shoqëritë kapitaliste, në mënyrë të veçantë  anglezët.

Lufta mbrojtëse 10-vjeçare kundër atij intervencioni ndërkombëtar zë një vend tepër të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Qeveria e kryesuar nga Enver Hoxha përbën edhe një nga shfaqjet më interesante të demokracisë shqiptare. Qoftë nga përbërja apo nga programi, ajo Qeveri ngjalli aq shumë shpresa brenda vendit, duke sfiduar frontin unik të reaksionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm.

Në mënyrë të veçantë fshatarësia shqiptare përforcoi edhe më shumë mësimin e  madh që mori gjatë LANÇ-it për t’u shkundur një herë e përgjithmonë nga kompleksi shekullor dhe për të kuptuar rolin udhëheqës nga një parti politike e vetme me program idealist tërësisht kombëtar. Gjithashtu, në atë luftë 10-vjeçare mori pagëzimin e zjarrit edhe gjenerata që do të çonte përmes errësirës rrethuese borgjezo-imperialiste pishtarin e lirisë e të drejtësisë, duke hapur një epokë të re në historinë shqiptare – epokën e shoqërisë socialiste.

Dhe Enver Hoxha mbetet si protagonist kryesor i një  ndërmarrjeje historike, i cili tregoi se ai ishte pikërisht forca e idealit kombëtar, dhe jo etja për pushtet, që e shtynte në veprën e tij politike thellësisht kombëtare, duke e çuar popullin e vet në “tokën e premtuar”, i cili ka për të mbetur një pikë referimi e përhershme dhe një udhëheqës shpirtëror i njohur në gjithë botën shqiptare. Ndërsa, kryetari i Francës Sharl De Gol e çon më tej, duke shkruar: “Askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien “Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon atë”!

Vitet 1944-1953 ishin periudha më e vështirë për Shqipërinë, pasi, për herë të parë po luftonin shqiptarët e pasur, që sulmonin nga jashtë Shqipërie, me shqiptarët në Shqipërinë e djegur tërësisht. Ajo ishte një luftë dramatike ndërmjet Shqipërisë së vjetër, (që mbështetej nga shtetet fqinjë dhe prapavijat politike e ushtarake të tyre, Perëndimi imperialisto-kapitalist), dhe Shqipërisë së re; një luftë dhe kaos i paparë, ku vihej në diskutim egzistenca ose jo e Shtetit Shqiptar në Ballkan, e parashikuar kjo edhe në “Plan for Albania”.(Obopus Bg, v.1 “Plani Albania”, datë 15 qershor1949,\Seria B, f.2 & I.Koçollari “Operacione Sekrete…”, v.1, f.183,195)

Edhe pse ajo ishte një luftë 10-vjeçare, pjesa më e madhe e mësimeve humbet, pasi paqja sugjeron të tjera ide, dhe fshihen në harresë të plotë historia e saj, të metat e saj, si dhe virtytet e asaj. Duke qenë se ajo ishte një luftë vendimtare, duhet të mos harrohet. Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. Populli dhe Forcat e Mbrojtjes së tij, duke luftuar me ato banda, qëndrushmëria dhe guximi u bënë për to dhe gjithë popullin e Republikës Popullore të Shqipërisë, një virtyt i domosdoshëm.

Forcat e Mbrojtjes së Popullit, të Policisë dhe të Sigurimit, që luftonin kundër atyre bandave, ishin njerëz të fuqishëm jo vetëm fizikisht, por edhe të stërvitur; por, mbi të gjitha, shumë të fuqishëm moralisht, pasi ideologjia dhe feja e tyre ishte shqiptarizmi, përveç dhe inteligjente, pa folur se ato ishin vetë forcat çlirimtare të Shqipërisë dhe, natyrisht që do t’i mbronin me gjak fitoret e asaj lufte 5-vjeçare me pushtuesit. Për këto arsye, masat fshatare, ashtu si dhe gjatë LANC-it, iu përgjigjën masivisht thirrjes së Qeverisë Demokratike: Atdheu në rrezik!

Por, për fat të keq tonin, në Shqipërinë post-socialiste, pothuajse të gjitha forcat politike të pas vitit 1990, si dhe shumë  teoricinë, historianë e analistë “të  pavarur” kanë filluar ta quajnë terrorizmin e bandave kriminale kundërrevolucionare të 10-vjeçarit të parë të Shqipërisë të pas-Luftës së Dytë Botërore, një lloj lufte gjoja heroike, me arsyetimin se luftonin “diktaturën komuniste”(!) Tek kriminelët diversatë pati vetëm  spontanitete, ndërsa te forcat tona të Mbrojtjes së Popullit pati vetëm  vetmohim  idealistësh në interes të mbrojtjes kombëtare. Ky është qëndrimi që mbajmë ne, kundërshtarët e veprimtarisë terroriste të bandave shqiptare e të huaja diversioniste kundër shtetit të prsaçliruar shqiptar.

Ndërsa, qëndrimi që mbajnë jo vetëm dy autorët e librit “Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste”,Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti, por dhe përkrahësit e bandave kriminele, bazohen në botkuptimin e tyre për interesa personale dhe anti-kombëtare. Si të tillë, vështrimi i këtyre qëndron në sipërfaqe, pasi shfaqen vetëm inidividët e veçantë, prandaj dhe kjo kategori e ngjashme me Visar Zhitin dhe Bejtullah Destanin i klasifikojnë si heronj Hamit Matjanin, Alush Leshanjakun, Zenel Shehun dhe shokët e tyre terrorostë që i kanë dekoruar dhe vijojnë t’i dekorojnë presidentët e Shqipërisë “demokratike” të pas periudhës së sistemit socialist. Ndërsa publiku i gjerë, as gjatë atij dhjetëvjeçari, dhe as sot nuk u kushton aspak vemendje atyre kurora lavdie që presidentët tanë u kanë dhënë pas-mortum atyre kriminelëve.

Me një fjalë, këtu duket ndryshimi i pikëpamjeve, që përcaktohet nga ndryshimi i pozitës që zënë klasat në shoqëri. Dhe këtë ndryshim të pashmangshëm e ka trajtuar shkëlqyeshëm akademiku Irakli Koçollari, kur flet për sakrificën e gjithë popullit, i përfaqësuar prej oficerave të Sigurimit në përbërje të “Grupit Special” dhe familjet e tyre: “Megjithëse këta familjarë u internuan për nevoja të realizimit me vertetësi të skenarit të Sigurimit, në fakt këto familje dhe fëmijët e tyre e vuajtën realisht internimin dhe qëndrimin klasor të opinionit ndaj tyre, me qëllim që të mos zbulohej skenari, askush të mos dyshonte dhe bashkë me të asgjë të mos bëhej shkak për dështimin e operacionit… Ata, “Grupi Special” do të ecnin krah për krah me vdekjen, nën një ekuilibër sfidues, që vetëm ata burra dinin ta bënin. Sepse kështu mund të përballohej ajo luftë dhe vetëm ata, si Asim Aliko, Hekuran Popbrati, Mark Dodani, Pilo Shanto, Ilo Stojku, Haxhi Shurdhi etj., kishin shkruar me tatuazhe në shpirtin e tyre betimin “Qytetarë të Sakrificës”. Ishte Atdheu i tyre që i kishte pagëzuar me këtë emër ata Bohemë të Lirisë!! (I. K., vëll.2,f.98, 110-111).”

A mund të ketë akt më të lartë kombëtar se vetmohimi i oficerave të atij “Grupit Special”? Gjithë qëllimi i tyre ishte që populli “të mbledhte veten”. Ata heronj mbrojtën Lirinë e Shqipërisë për të cilën u flijuan 28 mijë dëshmorë. Por, ata janë heronj të një lloji të veçantë, të cilët i besonin plot qetësi të vërtetës së tyre. Dhe, në të vërtetë, pikërisht në thjeshtësinë e këtij heroizmi duket natyra e tyre më e lartë, duke qenë të gatshëm të binin fli, jo sepse ata ishin më të mirë se të tjerët, por, perkundrazi, sepse ishin të bindur se populli kishte besim absolut tek ata.

Ndërsa “heronjtë” diversantë të dekoruar nga Presidentët dhe politkanët e “demokracisë” të pasvitit 1990, nuk ka se si t’u ngjajnë heronjve të dalë nga populli i thjeshtë. Ka heroizëm dhe heroizëm. Heronjtë, që dalin nga radhët e klasave të larta, nuk u ngjasin heronjve që dalin nga radhët e popullit të thjeshtë. Ndërsa “heroizmat” e diversantëve të dekoruar, nuk janë gjë tjetër, veçse alkimi heroike.

Jon Hollyday te libri “Shqiptari Dinak” shkruan: “Akoma edhe më ogurzezë, është  përkrahja hapur e anglezëve ndaj një plani të përpiluar nga SHBA në muajin Gusht 1944, për ta ndarë Shqipërinë më dysh dhe për të pushtuar një pjesë të saj. (FO 371//43554). Entusiazmi i Forin Ofisit nuk ishte fort i madh për shkak të mungesës së forcave për të realizuar pushtimin. Plani i amerikanëve thotë: “Sazani të merret menjëherë nga Aleatët. Dhe vijon: “6).Sa më shpejt duhet të dërgohen në Tiranë e në Durrës 5.000 forca amerikanë”. Ndër arsyet që jepen, janë: “c). Të parandalohet mundësia që LANC… t’u mohojë aleatëve të drejtën për ta pushtuar Shqipërinë, dhe f). Të pengohet integrimi tepër i ngushtë i LNC-së me Titon dhe me Rusët.”(Shih “Shqiptari Dinak”, Shtëpia botuese “Shpati”, Zvicër, 1993, f.114-115)

Ndërkohë, në muajin Nëntor 1951, profesionistët e CIA-s deklaronin se: “Grupet e agjentëve tanë kanë raportuar se është e vështirë të bindësh popullsinë për t’u përfshirë në aktivitete spiunazhi”. (OBOPUS BRGFIEND, Vol.20, f.1-8; I Koçollari, v.2,f.258)

Ky përfundim i nxjerrë prej CIA-s shpjegon pse e humbën luftën 10-vjeçare 12 mijë bandat e mbështetura nga shumë shtete të huaj. Ajo fitore vërtetoi se populli kishte besim të plotë te udhëheqja e djeshme e LANC-it, ajo edhe e ndërtimit të shtetit demokratik të pas-luftës. Duam apo nuk duam, por faktori kryesor i këtij besimi mbarëpopullor te udhëheqja e vendit ishte moskrijimi i partive të tjera politike anti-fashistë, veç PKSH-s. PKSH-ja nuk kishte qenë kundër krijimit dhe bashkëpunimit me parti të tjera shqiptare anti-fashiste. Gjë që PKSH-ja e pat bërë të qartë në dokumentat e saj qysh gjatë kohës së luftës, ku thuhet: “…s’do të thotë se jemi kundër formimit të partive të ndryshme politike, por këto parti, që të mund të formohen, duhet që në programin e tyre të kenë në ballë të parë luftën kundër okupatorit, luftën me prova dhe jo me fjalë dhe këto parti të marrin pjesë në Frontin Nacionalçlirimtar, duke pasur të drejtë të ruajnë identitetin e tyre”.(“Dokumente Kryesore të PPSH”, vëll.1, bot.i dytë, f.212, Tiranë, 1971)

Derisa partitë dhe organizatat e ndryshme politike që u formuan gjatë luftës, nuk mbrojtën as popullin, por as edhe interesat kombëtare, natyrisht që edhe pas çlirimit, ato parti do të mbronin interesat e ish-klasave sunduese nga kishin dalë, dhe jo interesat kombëtare. Prandaj Enver Hoxha, këtë fakt historik e trajtoi hollësisht edhe në Raportin e mbajtur në Kongresin e 4-t të Frontit Demokratik të Shqipërisë, më 14 shtator 1967:
“Duke pasur parasysh faktin historik që te ne nuk pati parti të tjera politike,.. ishte një e mirë e madhe, e pallogaritshme, kurse për borgjezinë, për reaksionin kombëtar e ndërkombëtar, ishte një fatkeqësi e madhe, një humbje fatale. Ç’karakter dhe ç’qëllime do të kishin partitë e tjera politike, ç’do të përfaqësonin dhe interest e kujt do të mbronin ato? Natyrisht, interesat e bejlerëve, të agallarëve, të tregëtarëve, të kapitalistëve të qytetit e të fshatit.[..] Ja pse ata nuk durojnë dot që në Shqipëri të ketë një parti të vetme; ja pse ata kërkojnë, nën maskën e “demokracisë”, të ketë shumë parti, që të mos ndërtohet kurrë një demokraci e vërtetë për popullin, të mos ketë kurrë një shtet me të vërtet demokratik, por mbi popullin tonë të sundoi thundra e hekurt e kapitalit”. (E.Hoxha Vepra 36, Tiranë, 1982, f.326-327).

Ajo “partia e vetme” e tregoi veten që “ishte një e mire e madhe” për Shqipërinë e sfilitur në shekuj, pasi ndërtoi një shtet të vërtet ligjor demokratik. Ky ishte faktori kryesor që ajo parti e fitoi edhe atë luftë civile 10-vjeçare; prandaj që për 30 vjet arriti nivelet e zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor e shkencor, që Evropës i ishin dashur shekuj.

Ato arritje ishin edhe për faktin ngaqë ajo “parti e vetme” kish ngritur struktura shoqërore vetëkorrigjuese ligjore ndihmëse në të gjithë vendin. Dhe ato ishin: Organizatat Bazë të Partisë, të Frontit Demokratik, të Gruas dhe e Rinisë në çdo strukturë të shoqërisë: në çdo lagje qyteti, në çdo fshat, qëndër pune, repart ushtarak etj., pa folur pë ekzistenën e opozitës kryesore të PPSH, Bashkimet Profesionale (Sindikatat). Të gjitha këto organizma ligjore kujdestare të popullit dhe korrigjuese të organeve shtetërore ishin jo vetëm llogaridhënëse në mënyrë periodike, por edhe të detyruara t’i bënin me dije me shkrim instancave nga vareshin, si udhëheqjes qëndrore të shtetit, asaj të rrethit, dhe çdo ministrie përkatëse, çdo muaj, duke u prezantuar mendimet e banorëve dhe kolektivave ku ato jepnin llogari, por edhe për korrigjime në përmbajtjen e ligjeve dhe të vendimeve të strukturave ligjvënëse dhe qeveritare, ashtu edhe për raste të zbatimit gabim të tyre nga hallkat ndërmjetëse të piramidës shtetërore; dhe, veçanërisht, edhe për mënyrën e punës prej drejtuesve kryesorë të të gjithë strukturave qeverisëse. Në të kundërt përgjegjësia e gabimeve u mbetej këtyre mekanizmave. Mekanizma të tjerë korigjues ishin gazetat lokale e qëndrore, për mos të folur për strukturat kulturore, sikundër ishin Lidhja e Shkrimtarëve, estradat e shtetit dhe revista kritike satiriko-humoristike “Hosteni”.

Pluralizmi politik i sotëm janë pasardhësit e anëtarëve të KQ të PPSH të fundviteve ’80-të si dhe të Ballit e Legalitetit të djeshëm kolaboracionist, që punonin për pushtuesin dhe jo për Shqipërinë, prandaj të dy këta lloj pasardhës e kanë shpallur LANÇ-in “luftë civile”; janë këta pasardhës “demokratë” pluralistë që i çuan në ZERO arritjet 40 vjeçare të bëra nën udhëheqjen e asaj “partisë së vetme” që udhëhoqi Luftën Nacionalçlirimtare, dhe ishin udhëheqësit e saj që begatuan Shqipërinë sa qenë gjallë.

Qeveritë “demokratike” shqiptare të periudhës pluraliste mbështeten vetëm te mediat e tyre klasore partiake. Këto qeveri qëllimisht nuk kanë as sindikata as struktura të ngjashme korrigjuese ligjore sikundër ishin në periudhën monopartiake. Në  sistemin aktual pluralist shqiptar nuk ka asnjë lloj prej mekanizmave që pati Shqipëria moniste: sindikata, organizata e partie, të rinisë e të gruas nëpër qendra banimi dhe qendra pune. Ato janë zevendësuar me nga një person I vetëm, që thirret patronazhist.  Pra, qeveritë tona pluraliste mbështetje kritikuese dhe korrigjuese kanë vetëm individët patronazhistë. Patronazhisti, nga informator i thjeshtë bëhet provokator, më pas dëshmitar i rremë profesionist, si dhe informator me pagesë, ndërkohë që struktuar korrigjuese llogaridhënëse të periudhës monopartiake, që cituam më lart, nuk paguheshin nga shteti! Si rrjedhojë, patronazhistët do bëhen një gjini e urryer rrëshqitësish, që jo vetëm dëgjojnë duke shënuar çdo gjë që do t’u duhet për relacionin që do bëjnë, por, duke folur vetë në çdo mjedis shoqëror, provokojnë të tjerët që të flasin për partitë dhe qeverinë, të cilat pastaj ata i përdorin për t’u raportuar drejtuesve kryetasorë të partisë së tyre në pushtet, duke u bërë kështu vegël për dëshmi të rreme, duke raportuar gjysëm të vërteta me një lloj kënaqësie sadizmi. Gjysëm e vërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra, sepse atë është më e vështirë ta përgënjeshtrosh. Këta lloj informatorësh i lind vetëm pushteti despotik, të cilët bëhen njerëz të rënë në nivelin më të ulët të shkallës së jetës, ku fitimin e virtytit dhe të mënçurisë dëshirojnë t’ua lënë të tjerëve. Tërë lumturinë e tyre, patronazhistët e shohin në mundësinë që kryeministrin, ai dhe kryetar i partrisë së tyre, ta thërrasin ZOT.

Për këto qëllime janë eleminuar sindikatat, gjithë strukturat korigjuese, si dhe mbledhjet e kolektivave, të lagjeve e të fshatit për të asgjësuar idetë përparimtare, duke dhunuar shënjtërinë e ndërgjegjes të popullit dhe të mendimit të tyre personal. Kjo është demokracia e parasë, për të mbajtur në këmbë diktaturën e parasë, për të shfrytëzuar dhe terrorizuar masat punonjëse.

Pluralizmi politik ka edhe ai të mirat e veta, por ka edhe një të keqe të madhe: bën shtresëzime politike të popullsisë. Këto lloj shtresëzime politike, në shumicën e vendeve të vogla, kanë pasoja negative. Pluralizmi, duke krijuar shtresëzime politike, i bën vendet e vogla “demikratike” të ngjashme si vendet koloniale, ku, – sikundër shprehet Zhan – Pol Sartri te parthënia e librit të Franc Fanonit, “Të mallkuarit e botës”, – sa më shumë shtresëzime të krijohen, aq më lehtë e kanë partitë politike të sundojnë popullin, njësoj sikundër bëjnë kolonizatorët, duke futur urrejtjen midis shtresave shoqërore, duke mistifikuar secila shtresë të huajt, gjë që përçahet uniteti popullor. Përçarja e popullit krijon një boshllëk jetik, që lehtëson sundimin e individit me pushtet. Vetëm vetmohimi mbarë popullor, përçmimi i çfarëdo gjëje që nuk është kolektive, bëjnë të mundur lindjen dhe mbretërimin e një morali kombëtar që i jep forcë njeriut, që ia kthen besimin në forcat e veta, i cili çarmatos edhe indiferentët më skeptikë. Në Shqipërinë e viteve 1945-1990 u vërtetua në praktikë se monopartizmi nuk krijoi shtresa të ndryshme shoqërore, por, përkundrazi, i bëri të gjithë shqiptarët të barabartë dhe vëllezër, duke krijuar edhe strukturat e mësipërme korigjuese, prandaj u çelnikos uniteti kombëtar, si dhe u zhvillua Shqipëria në të gjithë drejtimet ekonomike, kulturore, politike dhe shoqërore.

Ndërsa periudha “demokratike” 35-vjeçare e Shqipërisë së viteve 1990 – 2024 ka marrë karakteristikat e demokracisë së parasë dhe të shtetit “demokratik” borgjez. Kjo përvojë historike 35-vjeçare po e vërteton faktin se në pluralizmin politik partitë politike parim kryesr nuk kanë mirëqënien e popullit, por forcimin dhe pasurimin e borgjezisë. Aktualisht në Shqipërinë pluraliste po ndodh ajo çfarë ka parashikuar në fund të jetës së tij, shkrimtari, poeti, esseisti, gazetari dhe kritiku i famshëm letrar, britaniku George Orwell, (1903 – 1950), autori i librit “1984”: “Në botën tonë, nuk do të ketë fare emocione, përveç: frikës, zemërimit, triumfit dhe  mungesës së besnikërisë, përveç besnikërisë ndaj partisë.” A i I bëri të evidente të gjitha këto aspekte pluralizmi politik shqiptar me kryengritjen e armatosur në vitin 1997 kundër forcave politike? Gjatë monizmit 45-vjeçar nuk patëm të tillë rebelime, as bazë fshati e jo më gjithëkombëtar.

Aktualisht, kjo pabesi e pluralizmit politik shqiptar ndaj popullit dhe atdheut po shihet në shumë vështrime: në nxitjen e emigrimit në çdo lloj mënyre; po u japet psuria kombëtare konçesioneve të huaja, që do do thotë thjesht kolonizim i vendit; po u falen hapësira territoriale të vendit shteteve të tjerë, sikundër është rasti i faljes së ishullit të Sazanit – një amerikani; Gjiun e Sarandës dhe karhinën e Himarës (bregdetin e Detit Jon) – Greqisë; Shëngjinin, Lezhën dhe Gjadrin – Italisë; një pjesë “Shtetit Bektashi”; si dhe kanë nxjerrë edhe ligje për shitjen e maleve me 1 Euro çdo m2 të tyre, ku u strehua ndër shekuj gjuha jonë shqipe, midis rrufeve dhe bubullimave. A ka mungesë besnikërie më të madhe se ky i forcave aktuale politike pluraliste?!

Ne, brezi që lindëm, u rritëm, u shkolluam dhe jetuam sistemin monist socialist, dhe po jetojmë edhe sistemin pluralist “demokratik” kapitalist, jemi në gjendje të bëjmë dallimin: Në sistemin monist socialist shqiptar u vërtetua se shoqëria njerëzore karakterizohej nga ndjenja e dashueisë, miqësisë e dhëmbshurisë e njeriut për njeriun, ku të gjithë e donin dhe e mbronin Atdheun; ndërsa në Shqipërinë e sotme pluraliste “demokratike” kapitaliste shqiptare u riaktivizua plaga shekullore  tragjike: gjakmarrja dhe vetëgjyqësia; gjyqet përfundojnë në kalendat greke; ndjenja humane erdhi duke u shpallur “non grata”; mjekësia është kthyer në biznesin më të kushtueshëm; ndërkohë që, kur shteti drejtohej nga “partia e vetme”, mjekësia, përveç që ishte tërësisht falas, por mjek, infermjere dhe mami kishte në çdo fshat të Shqipërisë; si dhe është  nxitur e po nxitet  urrejtja dhe ndasia krahinore e ajo fetare, që do të thotë se shoqëria jonë pluraliste karakterizohet nga ndjenja e urrejtjes dhe e armiqësisë e njeriut për njeriun. Askush nuk sakrifikon për atdheun, duke filluar prej personaliteteve të larta shtetërore, politike e partiake, të cilët mendojnë vetëm për vete dhe klanet e tyre.

Sikundër shihet, Shqipëria po jep sot sinjalet e një të ardhme të paqartë, dhe me shumë ankth. “Horizonti po nxin. Një lloj vdekjeje me llogari, me vula dhe me përqindje, i pamësuar kurrë ky popull me këto. Është diçka që e kapërcen traditën e jetës e të vdekjes të një populli.” – sikundër thotë Kadare te “Ura me tre harqe”. – “ Por me që populli ynë ka lindur bashkë me perënditë, duke u treguar i pavdekshëm, ndoshta kjo vdekje e madhe që merr popujt, s’do të na arrijë dot… Dramat e mëdha kërkojnë ushëheqës të mëdhenj, dhe koha e madhe pjell madhështi. Do t’i duhet ndoshta pesëdhjetë vjet për ta nxjerrë, ose pesëqind vjet për ta përsëritur, kjo s’ka rëndësi. Ai do të vijë. Do t’i vijë Shqipërisë.”

Tiranë, 1 Nëntor 2024

Idiotët e dobishëm që aspiratat i marrin për strategji

0

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë

Lufta në Ukrainë në këto tre vite ka treguar, se ka përfshirë forca që janë në një shkallë më të madhe se ato që Perëndimi dhe NATO ka dërguar për operacione ndonjëherë në ndonjë vend që nga viti 1945.

Vetëm dy herë ka parë Europa forca të ngjashme në këtëmadhësi, dhe ato kanë qenë mes viteve 1915 dhe 1918, dhe përsëri në vitet 1944-45, kur u hap Fronti i Dytë.

Dhe ngjarjet e atyre viteve janë studiuar në gjithë akedemitë ushtarake të botës, por, si duket, me kalimin e kohës, për akedemitë ushtarake perendimore, ato u kthyen thjesht si shembuj historikë, dhe jo leksione për të mësuar prej tyre.

Çdo oficer madhor sot në gjithë perëndimin me gradën major e lart, përfshi edhe çdo gjeneral, e ka nisur karrierën e tij ushtarake në fillim të viteve ‘90, atëherë kur NATO sapo kishte shpërbërë forcat e saj të mëdha dhe kishte reduktuar në maksimum forcat e veta, me preteksin se pas shpërbërjës së Traktatit të Varshavës dhe të Bashkimit Sovjetik, ushtria nuk na duhet më (kjo ndodhi edhe te ne).

Dhe në këtë periudhë, të gjithë ata oficerë që kishin dijeni për organizimin dhe lëvizjen e formacioneve ushtarake të mëdha, ose po dilnin në pension, ose nën preteksin e rremë të gjoja demokratizimit të Forcave të Armatosura u nxorrën në pension të parakohshëm.

Kështu që, gjith eksperienca dhe përvoja e këtyre oficerave drejtues të NATO-s, në të gjitha rangjet, kanë qenë në operacione paqeje dhe  disa në dislokime, sip.sh. në Afganistan.

Njësia më e madhe e këtij kontigjenti oficerash, që kanë komanduar ndonjëherë gjatë operacioneve, është një Batalion (rreth 500-600 ushtarë), si dhe hera e fundit që kanë qenë nën zjarr u ka ndodhur kur kanë qënë komandantë Kompanie.

Si mund të presësh që këta njerëz të kuptojnë mekanizmat dhe kompleksitetet e manovrave të ushtrive me qindra mijëra ushtarë, përgjatë linjave të kontaktit si kjo e Ukrainës, e cila shtrihet në një gjatësi prej 1200km?

Prandaj të gjithë këta do të fokusohen pa dashje në gjërat që mund t’i kuptojnë, në shkallën që mund t’i kuptojnë ata, duke u përqendruar në detaje: t—disa tanke të shkatërruara këtu; – një variant i ri i artilerisë i vendosur atje; — një depo armatimi e goditur aty;  – një gjeneral i prapavijës i vrarë në Moskë;  – një territor u muar aty ( edhe pse pa asnjë rëndësi strategjike); – përveç pamjes së madhe etj.

Dhe e gjitha kjo sa më lart të mundëson të kuptojmë natyrën episodike dhe të çuditshme të nismave ukrainase, si ofensiva e verës në Zaporizhje, dhe si kjo e Kurskut, si në Korrik të vitit që lamë pas, ashtu edhe kjo në fillim të këtij viti.

Po duket qartësisht që të gjitha këto veprime janë të sugjeruara nga Perëndimi, i cili mendon vetëm politikisht e jo edhe ushtarakisht.

Kjo vërtetohet nga përgjigjet që këta zyrtarë të NATO-s japin ndaj pyetjes – Çfarë ishte synimi i këtyre nismave ushtarake? Përgjigja:  “dërgimi i një mesazhi për Putinin”, ose “komplikimi i logjistikës ruse”; ose “përmirësimi i moralit në rradhët e forcave ukrainase”, etj.

Ndërsa pyetjeve konkrete të tipit:  Çfarë pritet të ndodhë më pas, në terma konkretë? Cilat janë rezultatet e prekshme të këtij “mesazhi” ? A janë përllogaritur reagimet e mundshme ruse dhe çfarë do të bëhet atëherë? Cili do të jetë rezultati i drejtpërdrejtë, dhe sa e lehtë do të jetë për rusët ta kalojnë këtë problem?

Udhëheqësit ushtarakë dhe politikë aktualë, në gjithë Perëndimin, nuk kanë asnjë përgjigje për këto pyetje.

Dhe kjo thjesht se ata nuk kanë asnjë strategji.

Pasi realisht nuk e kuptojnë se çfar është strategjia.

Dhe e kanë reduktuar strategjinë vetëmnë  sloganet e mësipërme.

Të cilat tregojnë se ata janë totalisht të shkëputur nga realiteti.

Këtë e tregon deklarata e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Llojd Austin, e dhënë më datë 9 janar të këtij viti, në përfundim të mbledhjes së 25 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në bazën ushtaroko-ajrore në Ramstain të Gjermanisë, në të cilën tha “ Ndihma e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e 50 vendeve që po i japin Ukrianës, ka ndihmuar që lufta e Ukrianës të kthehet në një nga historitë e mëdha të suksesit ushtarak të kohës. E gjithë kjo e pozicionon Ukrainën për të mposhtur agresionin rus sot dhe për të penguar agresionin rus nesër”.

Nga gjithë kjo deklaratë vetëm një gjë është e vërtetë, se vërtet që kjo luftë – është kthyer në një nga historitë më të mëdha të suksesit ushtarak të kohës moderne – por kjo jo për Ukrainën, Perëndimin e NATON, por për Rusinë.

Bazuar në këtë deklaratë të Sekretarit të Mbrojtjes duket qartë që ky Perëndimi Ushtarak dhe Politik ka ngatërruar aspiratën me strategjinë.

Dhe nuk ka arritur asnjëherë të kuptojë se çfar me të vërtetë po bëjnë rusët në Ukrianë që në 22 shkurt të 2022.

Që nga fillimi i luftës, strategjia ruse ishte dhe ka mbetur të sjellë ndryshime politike të caktuara në Ukrainë përmes degradimit dhe shkatërrimit të forcave ukrainase, duke ju hequr kështu aftësinë për t’u rezistuar kërkesave politike ruse.

Kjo strategji mbeti e njëjtë edhe pas përfshirjes ushtarake të Perëndimit në këtë konflikt, por vetëm u avancuau në shkatërrimin e pajisjeve të furnizuara nga Perëndimi dhe, deri në një farë shkalle, dhe të njësive të trajnuara nga Perëndimi.

Dhe ky degradim i këtyre kapaciteteve ushtrake, si në mjete ashtu edhe në njerëz, ka pothuajse që 5 muaj që po jep rezultatet e saj, pasi rusët po përparojnë pa ndërprerje në mënyrë sistematike në të gjithë vijën e frontit prej 1200km, dhe askush nuk është në gjendje që t’i ndali, pasi thjesht mungojnë kapacitet ushtarake, që nga ushtarët, te mjetet, e deri tek oficerët dhe nën/oficerët për të drejtuar njësitëluftarake  në terren.

Rezultati është: një klasë vendimarrëse ushtarake dhe politike e cila nuk e ka fare idenë e strategjisë, por thjesht në çdo rast përsërit si papagall fraza të mësuara përmendësh si:  “F-16 do të ndryshojnë kursin e luftës”, ose “Goditjet me rraketa me rreze të gjatë veprimi në thellësi të Rusisë, do të rrëzojnë Putinin nga pushteti”.

Por brenda këtij Perëndimi ka plot zëra në rangjet komanduese ushtarake të tij që kanë filluar ta shohin realitetin në sy dhe ta kuptojnë atë, por problemi qëndron se klasa usdhëheqëse ushtarake dhe politike që qëndron në krye, ka kohë që është zhytur në këtë kurs të mohimit të realitetit, dhe sa më shumë që dikush vazhdon në një kurs të caktuar, aq më pak ai është i gatshëm të ndryshojë atë.

Ndryshimi i këtij kursi tashti do të interpretohej si një pranim i gabimit, dhe pranimi i gabimit në mentalitetin politik të Perëndimit konsiderohet si faza e parë e humbjes së pushtetit.

Për këtë arsye do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin kurs të përplasjes me ajsbergun.

Dhe arsyen e kësaj e ka shpjeguar në një libër historiani dhe martiri i rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mark Blosh (Marc Bloch), libër i botuar pas vdekjes së tij, pas luftës, i titulluar “Humbja e çuditëshme”, (“L’etrange defaite”), në të cilin shpjegon arsyen se pse kishte ndodhur që Europa dhe Franca nuk arriti të përballonte pushtimin Gjerman, dhe përfundimi i tij është: se “ Dështimi kishte qënë intelektual, ushtarak, organizativ dhe politik”.

Dmth që, ashtu si atëherë në 1940, edhe sot në krye të Perëndimit politik dhe ushtarak ndodhen idiotët e dobishëm që drejtojnë një tren në një rrugë pa krye.

Me 15 janar 2025

Zgjedhjet në Kosovë, sfidë e madhe si për qeverinë ashtu edhe për opozitën

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Zgjedhjet e 9 shkurtit, midis shumë preokupimeve sociale e shqetësimeve evidente ekonomike e madje edhe ngjarjeve të imponuara politike, qytetarinë kosovare për herë të parë në procesin e shtet ndërtimit dhe inaugurimit të demokracisë, do i testojnë edhe dy tundime të reja sociopolitike. Ose thënë më ndryshe, elektorati i zgjedhjeve të 9 shkurtit do “provokohet” për herë të parë me dy oferta serioze që në pesë palë zgjedhje të mëhershme ishin në disproporcion aktiv dhe asimetri interesante, për shoqëritë ë ende nuk i tejkaluan “ethet” e transicionit. Këto dy tundime apo ndryshe që mund të konsistohen e shquhen edhe si dy hamendësime aktive, apo edhe si dy situata joshjeje problematike në kuptimin që elektorati duhet ta zgjedh vetëm njërin nga këto, janë pasuri e pjekurisë qytetare.

2. Përzgjedhja, natyrisht do bëhet në bazë të kritereve e standardeve të dëshmuara demokratike; shkallës së emancipimit politik, lirisë personale, afinitetit dhe bindjes ideologjike, pastaj prirjes dhe interesimit për ta “mirëmbajtur” edhe më tej frymën e politizimit të çdo procesi e zhvillimi që mbretëroj në shoqërinë kosovare gjatë gjithë periudhës së pasluftës. Themi frymë politizuese, edhe për shkakun se Kosova, si shteti më i vonshëm, identitetin e vetë shtetërorë, e ndërtoj dhe mbi ndërtoj përmes një procesi të dhimbshëm dhe një kostoje në njerëz e të mira materiale. Frymë kjo që siguroj rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe kërcënimeve që vinin dhe ende vijnë pareshtur nga Serbia (tentim agresioni bashkë me aktet terorriste) për pjesën veriore të vendit.

3. Tundimi apo hamendësimi i elektoratit që do votoj në zgjedhjet e 9 shkurtit, thënë edhe më thjesht, duhet të përcaktohet ose në opsionin; a. (lexo; ofertën) që ka të bëjë më çështjet e standardit jetësorë, apo temat që kanë të bëjnë shumë më shumë me premtimet e rekrutuara nga sfera e interesave personale e familjare, e që kanë të bëjnë me( ngritjen e pagave, hapjen e vendeve të reja të punës, sigurimet shëndetësore, perspektivën në edukim, cilësinë në arsimim, etj. Pra, joshjet për një mirëqenie më të lartë, ku hetohet që se ca parti opozitare kanë shkuar shumë më larg me nuhatjen e nevojave qytetare. Nevoja këto që në këto kohëra krizash, mund ta luhat, intrigoj po edhe dislokoj disponimin apo prirjen për të votuar për njërin apo tjetrin subjekt.

Ose, në opsionin b.(lexo ofertën) që ka të bë bëjë me vazhdimin e politizimit të temave të interesit shtetëror? Mjerisht, nuk kemi ndonjë studim të pavarur sociologjik, i cili paraprakisht do e dëshmonte njërin apo tjetrin opsion…Kështu që satisfaksion i vetëm për ta kuptuar të vërtetën për hamendësimin dhe tundimin e parë të pasluftës, për elektoratin kosovar mbetën zgjedhjet e 9 shkurtit.

Votuesit e emancipuar politikisht, para se me shku te kutitë e votimit duhet me gjakftohtësi të mendojnë dhe të votojnë, për subjektin që i përmbush kërkesat (politike) apo nevojat (ekonomike) e tyre…

Reshat Sahitaj i përgjigjet Ibrahim Kelmendit: “Une shkruaj me fakte e ti Ibrahim Kelmendi me rrena!”

0
PËRGJIGJE IBRAHIM KELMENDIT
UNË SHKRUAJ MË FAKTE E TI IBRAHIM KELMENDI ME RRENA
Ҫuditërisht, Ibrahim Kelmendit i pengon çdo figurë që ka kontribuar për çeshtjën kombëtare, dhe bënë përpjekje t’i diskreditojë secilin, për të dalur vetë mbi sipërfaqe. Përpjekjet e tij për ta deskredituar çdo shqiptarë , i takojnë zhanrit të thashethemeve dikur në oda e tani në kafene dhe FB. “Faktët” e tij për t’i deskredituar janë thashethemet e udbashave, të cilat “fakte” ose i ka sajuar vetë ose është i detyruar nga padroni i tij për të përhapur sa më shumë dezinformata kundër çdo vepriimtarie kombëtare.
Ibrahim Kelmendi e paska analizuar emisionin “Personale” dhe qenka habitur kur ka dëgjuar për aktivitetët e mia dhe të ekipit tim, në Bruksel gjatë viteve 1981-1999.
1. Enver Hadri ishte poet dhe arkitekt, thashë në këtë emision dhe tani për opinionin po tregoj se më 1963 Enver Hadri si gjimnaist kishte botuar në revistën “JETA E RE” , ku asokohe botonte edhe Ali Podrimja që bënin pjesë në të njejtin klub letrar. Më çliimin e Kosovës, unë e bëra përgatitijen e poezive në dorëshkrim që kishte lënë Enver Hadri dhe bashkë më Ali Podrimjen, Salih Bashotën dhe Dan Ibrahimin e botuam përmbledhjen me poezi të Enver Hadrit. Pra , ja fakti i parë që Ibrahim Kelmendi po rrenë dhe po përpiqet ta minimizojë figurën e Enver Hadrit dhe fjalët e mia t’i shpalli të rrejshme.
2. Rrezistenca që e ka themeluar Enver Hadri , ka ekzsituar qe nga 1974, ku anëtarë kanë qenë: Riza Budakova, Ramë Ramosaj, Agim Demaj, Ramadan Gashi. Rezistenca e Enver Hadrit e ka pasur organin e saj që quhej ZËRI I KOSOVËS” shqip frengjisht dhe është botuar rregullisht deri më 1983. Ja një kopje e kësaj reviste.
3. Demonstratën e 26 qershorit 1981, në Paris e kanë organziar Idriz Basha (më vonë ambasador i Shqipërisë në Belgjikë) dhe anëtarët e Ballit Kombëtar dhe lejen për manifestim e kanë marrë shumë më herët. Kërkesa e Kadri Zekës për të manifestuar në Bruksel ka ardhur pasi është marr leja në Paris. Kadri Zeka pas shumë përpjekjeve dhe bisedave më Ernest Vatan Severin, me Sadik Tolaj, Hysen Xhelilin, vendosin të kërkojnë ndihmën e Enver Hadrit që të merrte lejen në komunën ku duhej të manifestohej. Takimi në mes Kadri Zekes, Muharrem Beirishes dhe Enver Hadrit dhe meje është mbajtur afër parkut BOIS DE LA CAMPBRE. Mehmet Gradina nuk ka pasur lidhje më ketë manifestim , sepse ai e ka pasur një shtypshkronjë të tij dhe nuk është marr më kerksa zyrtare ne policie në komune. Pra, edhe këtu rrenë Ibrahim Kelmendi dhe më e keqja është se ky nuk tregon se atë mbrëmje militantët e Ibrahim Kelmendit ia kanë shpërthye 4 gomat e kerrit të Kadri Zekës, nga inati që Kadriu është takuar me ne. Katër gomat të nesermën i ka paguar dhe rregulluar HAZIR DERALLA ose Hazir Haziri siç e quanim ne në Belgjikë. A është e veretë Ibrahim Kelmendi që Kadriut ia keni shperhtye 4 goma? Ibrahim Kelmendi shkruan se e paskan ruajtur Enver Hadrin që paskan dyshuar si njeri i UDB-së, ndoshta e kanë ruajtur por fakti është se Enver Hadri ishte përgjegjës për atë manifestim dhe nga policia që e ka siguruar manifestimin Enver Hadri ishte përgjegjës dhe duhej të ishte preznet. Në Belgjikë, për çdo demonstratë është një përgjegjës (ai që e ka bërë kërkesen) dhe ai duhet të jetë prezent e ne rast thyerje përgjegjësi i paguan të gjitha dëmët. ENVER HADRI është dashur të qendronte e unë Gani Azemi, Jusuf Selenica, Vehbi Ibrahimi kemi shkuar në Paris pasi që atje komuniteti serb ishte më i madh e shkuarja jonë do shtonte numrin e manifestuesve.
4. Komiteti për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut është formuar në prill 1983, jo nga Xhafer Shatri, por nga ne: Enver Hadri, Reshat Sahitaj, Behare Rexhepi dhe Gani Azemi. Më 1982 , unë isha organizator i celules së treshit 3-shit ku e formova celulen më Enver Hadrin dhe Gani Azemin në banesen e Gani Azemit e më autorizimin e Sabri Novoselles. Ende i kam letrat që vinin nga selia e Lëvizjes ku shkruan: “Treshi i juaj është më aktivi dhe më produktivi në Europë”. Më kalimin e kohës jemi njohur më Xhafer Shatrin dhe më 1983 në Strasburg , më kërkesën e Enver Hadrit është organizuar demonstrata. Në këtë demonstratë para masës ka folë Bedrije Jusufi gruaja e Qamil Zekollit dhe tjerët. Më ndarjën e Lëvizjes në dy krahë, Xhafer Shatri na ka ftuar në Gjenevë në qershor të vitit 1986, ku në këtë takim nga Komiteti ynë ka shkue Enver Hadri dhe Gani Azemi. Në këtë takim Xhafer Shatri ka kërkuar që Anna Ebeling bashkëpunëtorja e Enverit të përkthente për Komitetin SOS Kosova që e mbante Xhafer Shatri, por Enveri ka refuzuar. Në këtë takim është vendosur që Enveri të shpërndante materilaet e Xhaferit në P.Europian por jo të shkrihej në Komitetin SOS Kosova të Xhaferit. Pra, Ibrahim Kelmendi edhe më këtë rast rrenë.
5. Në demonstratët e Frankfurtit që Ibrahim Kelmendi e minimzon, është e vertet që unë, Jusuf Gërvalla, Gani Azemi dhe Beharja kemi qenë në ballë të demonstratës. Pas demonstratës, ishte një sallë ku unë dhe Jusufi kemi qenë të ulur në rendin e dytë ose të tretë (nuk më kujtohet saktë). Jusuf Gërvalla më tha të dilja ta recitoja një poezi. Pas meje Jusufi doli e kendoi një këngë. Një djalosh më mjekër erdhi dhe na bëri një fotografi mue edhe Jusufit. Unë ia kërkova që të ma dërgonte fotografinë. Jusufi më tha : “ Leje se këta nuk i dërgojnë askujt”. Pra, edhe këtë ngjarje Ibrahim Kelmendi ka dëshirë të mos kishte ekzistuar. Po ia përkujtoj se në këtë demonstratë Gani Azemi e pyeti Jusufin a ta thonim parullën “ Beograd, Helsinku WARUM !” , Jusuf Gërvalla tha : “Po more, pse jo!” Kjo parullë nuk ishte e shkruar, për ata që mbanin megafona, por ne e kishim megafonin tonë që e mbante Fatmir Tahiri. Pas nesh masa e perseriste këtë parullë e që disa e shikonin Jusufin më dyshim pse u doli edhe një parullë që nuk ishte e shkruar. Kjo është e verteta dhe realiteti Ibrahim Kelmendi, e jo siç bënë përpjekje ti t’i humbish çdo gjë që nuk e ke bërë ti!
6. Rasim Zeneli është plagosur rëndë nga Zorica Aleksiq. Rasim Zeneli i paguante autobuset e mbushur me shqiptarë për të demonstruar në Gjenevë, Bon , Bruksel etj. Rasim Zeneli ende sot është në karrigë invalidore, dhe pasi nuk qenka enverist si ti qe ke qenë, edhe këtë ti ke dëshirë ta injorosh. Pse Zoriqa të tentoi të ikte nga gjermania për Beograd, me aeroplanin e JAT-it. Pse në gazetat gjermane Rasim Zneli trajtohet si vrasje poltike? Pse në gazeta gjermane shkruan se Zorica Aleksiq ka ushtruar në podrumet e ambasadës jugosllave si me vra Rasim Zenelein? Pse për këtë atentat u arrestuan edhe zyrtarë te ambasades se Beogradit? Lëri ato broçkulla tua, se je ba bajat o Ibrahim Kelmendi!
7. ROZOLUTA E PRILLIT 1989-Historike për shqiptarët por jo për Ibrahim Kelmendin
Për fat që rezoluta e parlmaneti është e protokoluar dhe e ruajtur në arkivin e .P.Europian. Unë e kam origjinalin sepse ditën kur aprovohet një rezolutë origjinali i saj shpërndahet në qindra kopje. Për ta vertetuar se Ibrahim Kelmendi përhapë dezinformata dhe konfuzitet dhe rrenë ja çka shkruan në këtë rezolutë në paragrafin e parë faqe 2- Konsiderojmë që në baë të informatave që na ka furnizuar Komiteti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (dmth Komiteti ynë se tjeter nuk ka ekzistuar v.i. ) , Marrëveshja e Kushtetutës së 1974 etj etj ejt . Pra, siç po shihet në tesktin e rezolutës se Parlamentit Europian , kjo rezolutë dhe shumë të tjera janë inicue nga Enver Hadri, e jo qysh po shkruan Ibrahim Kelmendi se ne qenkemi informuar nga gazetat. Po habitem si ka guxim të kundërshton dokumentin e aprovuar nga 613 eurodeputetë dhe të arkivuar e që secili shqiptar mundet me e kerkuar në arkiv të P.Europian?! Kjo i bie sikur të thuash muzi është i zi e jo i bardhë. Ibrahim Kelmendi , me rrena nuk mundesh me hy në histori!
8. RRENA E FUNDIT e Ibrahim Kelmendit është kur na rrefen për Mahmut Bakallin, Resmijen dhe Feim Hotin.
Ibrahim Kelmendi i referohet spiunit Shefqet Hasanit, se si ai paska qëlluar në Bruksel në një shtëpi të një shqiptari e aty paskan biseduar më Resmijen, Mahmutin dhe Feimin DHE ATY PASKA TROKITUR GANI AZEMI. Sipas Ibrahim Kelmendit dhe spiunit Shefqet Hasanit, Gani Azemi paska kërkuar nga Mahmuti të vjen në akademinë përkujtimore për Enver Hadrin. Kjo është një rrenë sipas skenaristëve të Holivudit. Resmija motra e Mahmut Bakallit ishte e martuar me Feim Hotin . Këta punonsi mësues të shkollës shqipe në Bruksel, por qëllimi i tyre ishte t’i kontrollonin familjet shqiptare se kush po shkon në demonstrata? Kush nuk po i dergon fëmijët në shkollën të Resmija nuk ia vazhdonin pasaportën etj. Resmija dhe Feim Hoti vendqendrimin e kanë pasur në darka e dreka të shokët e Ibrahim Kelmendit. Këta shokët e Ibrahim Kelmendit i kishin punët mirë më Resmijen dhe Feim Hotin e kush i kishte më këta punët mirë, i kishte edhe më ambasadën e Jugosllavisë edhe më UDB-ën. Këta tipa janë të mirë për Ibrahim Kelmendin.
Gani Azemi nuk ka pasur nevojë ta ftonte Mahmut Bakallin për akademinë përkujtimore për Enver Hadrin dhe as që ka shkue. Por Ibrahim Kelmendi po i beson SPIUNIT të UDB-së , atëherë e ta baj me shnet spiunin dhe rrenen.
PS/ O, Ibrahim Kelmendi, Unë nuk hidhërohem edhe pse ti rrennë, por nuk po e kuptoj pse rrenë?! A je i detyruar, apo e ke veç më krijuar konfuzitet?! Nëse je i detyruar nga UDB-a, e kuptoj që ske qare pa i perzie punët, e nëse e ke veç për qef me krijue kunfuzitet të denon ZOTI kur i akuzon tjerët që sakrifikuan çdo gjë për çlirimin e Kosovës FUND
Peut être une image de 5 personnes

Kelmendi mendon se Sahitaj nuk po e thotë të vërtetën: “Falë të qoftë kur me rrenë për toke, por jo edhe për hava!”

0
Të shtunën (më 11 janar 2025), mysafir në emisionin e Gazetares Krenare Vokshi, “personale” e TV Dukagjinit, ishte Reshat Sahitaj. Titullin e formulova në bazë të (dez)informimit të Reshatit: “unë ia kam qu Hashim Thaçit aeroplan special në Tiranë…” [nga minuta 46]
Prezantimi i Enver Hadrit nga Reshati u fillua me propagandë glorifikuese, sepse Enveri nuk ishte poet, nuk ishte as arkitekt, nuk ka studiuar në Lubjanë as nuk ka punuar si arkitekt në Belgjikë.
Grupi Rezistenca Kombëtare e Kosovës [nga minuta 9 e intervistës], të cilin e ka simuluar Enveri, ishte grup pa anëtarë e pa veprimtari, por vetëm emër, sa për t’u kamufluar si patriot, meqë Enveri kishte dy angazhime “profisonale”: të spiunonte për shërbime të Jugosllavisë dhe për Sigurim të Shqipërisë.
“Neve nuk na ka intersuar organizimi i demonstratave…” thotë Reshati [nga minuta 10]. Kësaj radhe e ka thënë të vërtetën, por arsyetimi se kishin prioritet të informonin opinionin belg nuk qëndron. Reshati me shokë (pa Enver Hadrin), për të sabotuar demonstratën e parë që është mbajt në Bruksel më 26 qershor 1981, e organizuar nga OMLK (Kadri Zeka), LNÇKVSHJ (Jusuf Gërvalla) dhe FKP (Ibrahim Kelmendi), e ka organizuar në të njëjtën ditë protestën në Paris (me rreth 20 veta), me mendim se shqiptarët që jetonin në Bruksel do të shkonin në Paris dhe kështu do dështonte demonstrata jonë. Për atë demonstratë nuk e ka bërë kërkesën Enveri, siç dezinformoi reshati, por është ngarkuar nga Këshilli i FKP-së Mehmet Gradina / Kastrati, i lindur në Logjë të Pejës, i shpërngulur në Turqi, i emigruar në Belgjikë. Ndërsa Enverit, i cili i qe bashkuar demonstratës, i qe vënë kusht të mos u jepte intervista gazetarëve, sepse zëdhënës e kishim caktua preshevarin Hasan Kadria. Që të ishim të sigurt se nuk do i përmbahej kushtëzimit, i patëm caktuar dy veta ta shoqëronin gjatë demonstrate, sepse e pandehnim si marionetë të shërbimeve jugosllave. Fatmirësisht pjesëmarrës në demonstratë ishin mbi njëmijë veta dhe nuk pati asnjë incident, meqë Reshati dhe sisoji i tij kish përhapë psikozë frike se do derdhej gjaku, meqë “mërgata e qyqeve” nuk do t’i toleronte “kuqaloshët e Enver Hoxhës” të demonstronin në vatrën e “reaksionit shqiptar”, siç i quanim atëherë zogistët.
As Komitetin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk e kanë formuar në vitin 1983 (prill) Enveri me Reshatin dhe të tjerë, siç mashtron Reshati. Themelimin e Komitetit “në emër” të Kryesisë së Lëvizjes e ka sajuar Xhafer Shatri dhe po Xhaferi e ka emruar Enverin për kryetar të tij. Tashmë, meqë Enveri u “bë” kuadër i Lëvizjes, Xhafer Shatri e pat autorizuar Enverit ta paraqiste në polici demonstratën e dhjetorit 1983, meqë ishte Dita ndërkombëtare për të drejta të njeriut. Enveri ka angazhuar një kuadër të Partisë Komuniste Belge, e afirmuar si kalë Troje e KGB-së sovjetike, ta paraqiste demonstratën tonë. Pikërisht në banesë të Reshatit dhe Behares e kemi zbuluar këtë komplotë, rreth 10 orë para se të fillonte demonstrata (më 10 dhjetor 1983. Tashmë është publikuar edhe një faksimil i një raportimi në prag të asaj demonstrate, bazuar në rrëfime të spiunit me nofkën “riki”, për të cilën po dyshohet se ishte Reshati…
“Unë me Jusuf Gërvallën ishim në ball të udhëheqjes se demonstratës në Franfurt…”, belbëzon Reshati [nga minuta 14]. E vërteta është se nuk kemi demonstruar në Frankfur, meqë njëfarë sisoji i Reshatit, Ahmet Sadiku, na kishte mashtruar se do ta paraqiste demonstratën në polici, por nuk e kishte bërë. Kur arritem në Franfurt u informuam nga policia që nuk ishte bërë asfar kërkese për demonstratë, prandaj na lejuan të shkonim qetësisht në park të qytetit që të protestonim, sepse u erdhi keq që Ahmet Sadiku na kishte sabotuar. As në Franfurt dhe as në asnjë demonstratë Jusufi nuk ishte në ballë të organizimit të demonstratave…
Jusuf Gërvalla nuk ka pas asfarë bashkëveprimtarie dhe as korrespondence me Enver Hadrin, meqë kishte njohje me Enverin qysh kur e kanë frekuentuar gjimnazin në Pejë, dhe Jusufi ishte më strik kundër çfarëdo bashkëpunimi me marioneta të shërbimeve jugosllave.
Në takimin që thotë Reshati [nga min. 17], që paskësh pas me mua dhe Hyzri Rekën, ne nuk prezantonim Lëvizjen, meqë ende nuk ishte e formuar…
Ibish Neziri nuk ka qenë asnjëherë deputet, as Adem Graboci nuk e ka përfaqësuar asnjëherë Lëvizjen në Bruksel [siç broçkullis Reshati nga minuta 19].
Njëherë ka pas takim Lazer Krasniqi me kryetarin e Partive Popullore Europiane në Bruksel, i ftuar në cilësi të Kryetarit të Partisë Demokristiane. Lazrin e kam shoqëruar unë. Në mbrëmje, në Klubin “Anton Çeta” në Bruksel, e kemi informuar Reshatin për takimin që kishte pas Lazri [min. 20].
Vebi Ibrahimi nuk ka qenë në asnjë demonstratë tonën dhe Jusufi nuk e ka takuar asnjëherë Vebi Ibrahimin… [ min. 22]
Rasim Zenelin e ka plagos dashnorja e tij serbe. Vrasja ka ndodh kur Rasimi ka fillua me u dushirat në banesë tij apo dhomë hoteli (se i kam harruar detajet). Me histori të tilla “pikante” ka qenë i mbushur shtypi bulivardesk gjerman, meqë serbja Zorica Aleksiq është kap në aeroport, duke tentua me u arratis për në Beograd. Rasimi ishte marionetë e Emin Fazlisë (alias Emil Kastrioti) dhe Vehbi Ibrahimin, meqë gravitonte në organizatën e tyre “Besëlidhja Demokratike Shqiptar”. Rasimi shquhej për trimni në zenkat fizike me çetnikët serbë në Frankfurt. Konsullata jugosllave ia kishte frikën, prandaj e ka angazhuar Zoricën për ta vra [min. 23; më detajisht qenka një reportazhë edhe në revista javore gjermane DER SPIEGEL, nr. 18/1982.]
Rezoluta e 13 prillit 1989 nga Parlamenti i BE-së nuk është miratuar për shkak të angazhimit të Enverit. Ai për atë rezolutë është informuar nga lajmet, pasi ajo është miratuar, dhe e ka shpërdoruar për të mbledh ndihma nga bashkatdhetarët, duke i mashtrua se ka bërë shpenzime të mëdha financiare për rezolutë…
Po ndërpres komentimin e intervistës, sepse u lodha.
Po sjell një rrëfim rastësor të ish-kryeUDBashit Shefqet Hashani. Ai ka rrëfye për një ndejë me Mahmut Bakallin dhe funksionarë të tjerë, te motra e Mahmutit në Bruksel. Paskësh shkuar Gani Azemi me e ftua Mahmutin për të marrë pjesë në tubim përkujtimor për Enverin. Me atë rast Mahmuti ka reaguar kur e ka informuar motra për atë ftesë: “Edhe këtu e tani do më na shkaktuar telashe, si në vitin 1974, kur UDB-ja e Beogradit na e kaloi pagesën për Enver Hadrin, sapo u riorganizua SDB-ja sipas Kushtetutës së vitit 1974…” Shefqeti dhe Mahmuti i kanë rikujtuar vështirësitë për t’ia ngarkuar pagat për Enver Hadrin SDB-së federative, meqë e kanë arsyetuar se ai angazhohet për sigurinë e jashtme të Jugosllavisë, prandaj nuk ishte SDB e KSA të Kosovës kompete për ta pauguar.
Nga reshati e kam informimin, se Enveri një ditë para vrasjes, ka pas takim me vrasësit…, se Enveri kishte pas dashnore serbe në Pejë, me të cilin kishin djalë dhe ku incert biografik është bërë shkakt të mos shfaqet në Belgjikë dokumentari belg për Enver Hadrin…
Keqardhje që kuadrot e shërbimeve jugosllave nuk po kanë kurajo me reflektua për bëmat e tyre!
Uroj të mos më hidhërohet shumë Reshati, meqë kemi bashkëpunuar herë pas here, shpesh edhe jemi grindur…
Megjithatë: respekt!
PS.:
Si u fabrikua përsonazhi enigmatik RIKI nga Fadil Kajtazi dhe udbashët Mehmet Loci dhe tjerë?
Ҫka zbuloi RIKI , spiuni i fabrikuar nga Fadil Kajtazi dhe Mehmet Loci?
UDB-a i vertet merrej me zbulimet se çfarë farmerka dhe kasketa kishte Ibrahim Kelmendi?
Si Fadil Kajtazi i manipulon shqiptarët rreth personazhit të tij të fabrikuar në kuzhinat e Beogradit?
Sherbimi Sekret i Fadil Kajtazit u themelue në Beograd e jo në Kosovë!
Pse Sherbimi Sekret i Fadil Kajtazit nuk e zbuloi asnjë spiun, por ky sherbim qe 25 vite merret vetem më RIKIN?
Pse Sherbimi SEKRET I FADIL Kajtazit tenton të diskreditojë veprimtarët që kontribuan për çlirimin e Kosovës e jo spiunat e UDB-së?
[Postuar në FB e Reshatin, më 4 korrik 2024.]
***
Këtu mund ta përcjellin intervistën bjerrakohësit:

Gazeta amerikane (1970) / “Dielli, Skënderbeu, Jack London dhe Amerika e trazuar…” — Intervista me gazetarin dhe shkrimtarin Nelo Drizari

Burimi : Carmel Pine Cone, 24 dhjetor 1970, faqe n°17

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Janar 2025 

“Carmel Pine Cone” ka botuar, më 24 dhjetor 1970, në faqen n°17, një intervistë asokohe me gazetarin dhe shkrimtarin shqiptaro-amerikan Nelo Drizari, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Besnik i Amerikës, e do Shqipërinë amtare

Nga Judith A. Eisner

Burimi : Carmel Pine Cone, 24 dhjetor 1970, faqe n°17

Burimi : Carmel Pine Cone, 24 dhjetor 1970, faqe n°17

Nelo Drizari është një njeri me shtat të vogël, por me praninë dhe dinjitetin e një diplomati karriere. Fakti që ai flet një anglishte të përsosur me një theks të lehtë por të veçantë vetëm sa e përforcon këtë përshtypje.

Drizari, i cili e ka kaluar jetën e tij të rritur si shkrimtar, redaktor dhe mësues, lindi në Shqipëri, djali i Hysen dhe Irenea Drizarit. Babai i tij ishte një udhëheqës gueril, duke luftuar për lirinë e shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane.

Për shkak se Amerika ishte prej kohësh simboli i lirisë për babain e tij dhe për shkak se jeta e djemve të tij ishte po aq e rrezikuar sa edhe e tija, Hyseni e dërgoi Nelon, kur ishte shtatë vjeç, të jetonte e të studionte në Amerikë. 

Vetëm kontakt 

Për më shumë se një vit e gjysmë, Nelo i ri ishte konvikt në një shkollë përgatitore për djem në New England. Kontakti i tij i vetëm me kulturën dhe popullin e vendit të tij ishte nëpërmjet vizitave tek pjesëtarët e kolonisë shqiptare në atë zonë.

Më në fund, ai u sëmur rëndë dhe babai i tij e dërgoi në shtëpi. 

“Ishte kryesisht malli për shtëpinë”, thotë ai tani. “Unë u rrita mirë në krahët e familjes sime pa parë ndonjëherë një mjek.” 

Nelo kujton se u sëmur nga malli për Shqipërinë dhe më pas i kishte marrë malli për Amerikën, sapo u kthye në shtëpi. Kështu ai u kthye në Amerikë, kësaj radhe përgjithmonë. 

Nelo u arsimua në lindje të vendit, në Maine dhe Massachusetts, dhe ai mbajti një lidhje të përjetshme me New England. Ai ishte gjithashtu me fat që Bostoni kishte një popullsi të madhe shqiptare prej gati 10,000 banorësh. 

Vitet e hershme 

Megjithëse qëllimi i tij ishte të bëhej mjek, ai filloi t’i përkushtohej gazetarisë që në moshë të vogël. Në moshën 13 vjeçare, ai shkroi artikuj për patriotët amerikanë për Diellin, një gazetë në gjuhën shqipe e Bostonit. Ai më pas u bë kryeredaktor i saj.

Edhe pse ai aplikoi në Harvard për të studiuar mjekësi dhe u pranua, një ngjarje ndodhi ndërsa ai ishte ende në shkollën përgatitore që ndryshoi rrjedhën e jetës së tij. Ai u zgjodh kryeredaktor i gazetës së shkollës së tij dy herë radhazi, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. “Kjo ma fryu kokën disi,” qesh ai. Dhe një profesor me qëllime të mira e inkurajoi të ndiqte gazetarinë. 

Pra, në vend që të studionte mjekësi në Harvard, Nelo studioi gazetari në Universitetin e Kolumbisë. Pendimi i tij i vetëm për ndryshimin e planeve është një pyetje e paqartë, “Ndoshta mund të kisha qenë më i dobishëm për njerëzit që kishin nevojë si mjek.” 

Suksesi 

Nelo e gjeti suksesin si shkrimtar që herët. Ai u bë gazetar në Nju Jork dhe së shpejti filloi të shkruante artikuj me karakteristikë (më të thellë) dhe skica personalitetesh. Ai gjithashtu dha mësim për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Kolumbias. Ai ka qenë gjithmonë në kontakt të ngushtë me çështjet shqiptare, si në vendin e tij dhe në SHBA.

Lufta e Dytë Botërore e përfshiu Nelon në transmetim për herë të parë. Ai u bë kreu i njësisë shqiptare të Zyrës së Informacionit të Luftës dhe një redaktor i Zërit të Amerikës që transmetonte guerilët në Shqipërinë e pushtuar. Vetëm këtë herë nuk ishin turqit osmanë që po luftonin shqiptarët; ishte Italia fashiste dhe më vonë, pushtimi nazist gjerman. 

Jeta e Nelos mund të përshkruhet si një patriotizëm i dyfishtë, pasi dashuria e tij për vendin e lindjes ka qenë po aq e fortë ndër vite sa dashuria për vendin e tij ku u adoptua. “Gjithmonë kam ëndërruar të jem në gjendje të përmirësoj racën njerëzore dhe të mund të bëj diçka për një vend si Shqipëria,” thotë ai. 

Transmetimet të tij të Zërit të Amerikës në Shqipëri parapriheshin nga fragmente muzikore si “Rapsody in Blue” të George Gershwin, muzikë që Nelo e donte dhe që ishte tipike amerikane. 

Pas lufte 

Pas luftës, Nelo vazhdoi të merrte pjesë në aktivitetet e qeverisë. Pentagoni i kërkoi atij të organizonte një departament të gjuhës shqipe në Institutin e Mbrojtjeve të Gjuhëve në Monterey. Vazhdoi deri në vitin 1950, kur iu kthye shkrimit të pavarur, por jo mësimdhënies në Kolumbia. 

“Në vend që të kthehesha në Kolumbi, u dashurova me Kaliforninë, dhe veçanërisht me Carmelin dhe vendosa që ky ishte i vetmi vend që doja të jetoja.” 

Krahas shkrimit të artikujve, gjë që vazhdon ta bëjë rregullisht, Nelo ka shkruar pesë libra vitet e fundit. Dy janë biografi, një roman autobiografik dhe dy janë vepra jofiksion për gjuhën shqipe. 

Biografia e tij, Skënderbeu, tregon historinë e një kalorësi shqiptar të shekullit të 15-të, i cili shpëtoi të gjithë Evropën nga pushtimi i Perandorisë Osmane. I njohur dhe i vlerësuar nga papët dhe princat, Skënderbeu ka rënë në harresë. Nelo aktualisht po ndërmerr një rishkrim “Hollywood-ian” të biografisë, me shpresën se më në fund do të njihet madhështia e këtij njeriu. 

Puna e re 

Puna e tij e fundit është një biografi e Jack London, një ish-karmelit, të cilën ai e shkroi pasi trashëgoi 150 letra origjinale nga Londra nga miqtë. “Më dhanë dëshirën dhe sfidën për të shkruar këtë libër,” thotë ai. “Më është dashur të respektoj letrat pa u bërë shumë i mërzitshëm, por libri bazohet në kërkime solide.” 

Gjatë hulumtimit të librit, Nelo intervistoi të ndjerin Herber Heron, i cili e njihte personalisht Jack London, dhe i cili tregoi kujtime personale të kohëve të shkuara dhe i cili ishte anëtar i Klubit Bohemian. Titulli i Nelos për librin është “Dashamirët dhe bashkëpunëtorët — Lovers and Collaborators”. 

Si një njeri që adoptoi Amerikën si shtëpinë e tij, sepse u rrit duke besuar se ishte një bastion i lirisë, Nelo shkroi një roman autobiografik, “Katër dete për tokën e ëndrrave — Four Seas to Dreamland”. 

“Katër detet janë Adriatiku, Joni, Mesdheu dhe Atlantiku — deri në Amerikë. Letrat që shkruante vëllai im i madh që ishte në Amerikë para meje dhe mënyra se si babai im fliste për këtë vend dhe lirinë e tij më kishin krijuar një ëndërr…” 

A është realizuar ëndrra ? 

Përgjigjia e Nelos është e dyanshme. 

“Amerika është ende vendi më i mirë në botë për të qenë,” thotë ai me besnikëri. “Por sot, unë kam frikë nga dhuna, revolucionarët dhe diversantët.” 

“Shumica e të rinjve nuk kanë asnjë lidhje me dhunën. Pse nuk bëjnë dot diçka për të treguar anën tjetër të jetës në këtë vend ? Ka shumë gjëra për të cilat mund të krenohemi në Amerikë, por ka edhe shumë gjëra që duhen ndryshuar.” 

Prioriteti i parë 

“Unë mendoj se prioriteti ynë i parë është eliminimi i varfërisë,” thotë ai pa hezitim. “Kjo është baza e trazirave në këtë vend. Në krye ka shumë pasuri, në fund ka shumë varfëri.” 

“Nuk duhet ta mashtrojmë veten”, vazhdon ai, duke folur si një njeri që di të lexojë shenjat. “Në këtë vend ka një lëvizje drejt revolucionit.” Ai nuk thotë se mendon se është e rrezikshme. 

“Nëse kemi nevojë për ndryshim, duhet ta bëjmë me votim, jo me armë dhe bomba. Dhe tani që 18-vjeçarët mund të votojnë, ata mund të vendosin ndryshimin.” 

“Nuk ka asgjë të keqe në sistemin tonë; nëse zgjedhim njerëzit e duhur, sistemi do të funksionojë në mënyrë perfekte.” 

“Ne duhet të zgjedhim njerëz me një ndjenjë vlerash, ekuilibri dhe barazie,” përfundon ai. 

Artist, gjithashtu 

Nelo është njëkohësisht artist dhe shkrimtar. Ai i ka ekspozuar pikturat e tij në San Francisco dhe Oakland. Por ai tha : “Kam vetëm një ide në mendje. Kur shkruaj, më duhet të mbaroj; kur pikturoj, pikturoj. Unë nuk bëj dy gjëra në të njëjtën kohë. Tani për tani, shkrimi është në lulëzim e sipër.” 

Ditëlindja 

Në prag të Krishtlindjeve, Nelo dhe gruaja e tij Viki do të festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës. Ata u martuan vitin e kaluar në Kishën Wayfarer në Carmel.

Historia e martesës së tij duket e dalë drejtpërdrejt nga një roman. Ai u takua për herë të parë me Vikin në Panairin Botëror të Çikagos në vitin 1934, ku ai dhe ambasadori shqiptar ishin ftuar për të folur në festimet e Ditës së Shqipërisë. Viki punonte në ekspozitë, me kostumin shqiptar, për Fondacionin e Lindjes së Mesme. 

Nelo u nderua duke u zgjedhur zot i ceremonisë për këtë mbrëmje. Viki u ul disa vende larg tij. Pas darkës, ai e prezantoi atë me një mik të tij që ishte avokat. Ajo u martua me këtë mik dhe mbeti e ve 24 vjet më vonë.

Pas 34 vitesh, Nelo dhe Viki u takuan sërish në një kongres shqiptar në Nju Jork. Ajo kishte dhënë mësim në Michigan; ai në Karmel, por ata kishin lexuar për njëri-tjetrin në shkrimet e aktiviteteve shqiptare ndër vite. 

Këtë herë ai nuk e prezantoi me një mik. Duke i dhënë fund beqarisë, ai e mori atë në Carmel dhe u martua me të.

Dhe ata jetojnë të lumtur përgjithmonë.

Burimi : Carmel Pine Cone, 24 dhjetor 1970, faqe n°17

Burimi : Carmel Pine Cone, 24 dhjetor 1970, faqe n°17

Kosova në kryqëzim para zgjedhjeve: Oligarkët dhe korrupsioni, apo Vetëvendosje dhe shpresa për një të ardhme të re 

1

Nga: Luan Dibrani 

Kosova ka kaluar një periudhë të gjatë në të cilën grupe të fuqishme interesash, të lidhura ngushtë me politikanë dhe institucione shtetërore, kanë shfrytëzuar pasuritë dhe burimet e vendit për të mbajtur pushtetin dhe përfitimet e tyre personale. Oligarkët, të cilët kontrollojnë sektorët kyçë të ekonomisë dhe politikës, kanë sjellë pasiguri dhe varfëri për shumicën e qytetarëve të Kosovës. Ata janë bërë një pjesë e pandashme e historisë së këtij vendi, duke zhvilluar një sistem të lidhur ngushtë me korrupsionin, duke manipuluar me pasuritë dhe mundësitë që janë të destinuara për popullin.  

Në një periudhë ku pasiguria ekonomike dhe politikat e padrejta kanë bërë që shumë qytetarë të kërkojnë mundësi për një jetë më të mirë jashtë vendit, ka pasur gjithashtu një rritje të ndërgjegjësimit dhe kërkesës për ndryshim. Ky ndryshim ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje, një forcë politike e udhëhequr nga Albin Kurtin, që ka bërë një angazhim të palëkundur për të larguar ndikimin e oligarkëve dhe korrupsionit nga qeverisja e Kosovës. 

Oligarkët dhe politikanët e shitur: Mjetet e pushtetit që shkatërruan Kosovën 

Oligarkët e Kosovës, të mbështetur nga politikanët e korruptuar të qeverive të kaluara, kanë manipuluar me pasuritë natyrore, tokat dhe mundësitë e zhvillimit, duke i përdorur ato për të krijuar një sistem që përfiton vetëm një pakicë të ngushtë të individëve të lidhur me pushtetin. Këta politikanë të korruptuar dhe oligarkë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, kanë krijuar një sistem të kapur, ku të drejtat dhe pasuritë e qytetarëve janë shkelur dhe shpërdorur. Ata janë bërë përfaqësues të interesa të huaja dhe të grupeve që kanë synuar të dobësojnë shtetin e Kosovës për të përfituar për vete. 

Politikanët e shitur dhe oligarkët që kanë drejtuar vendin, kanë bërë kompromise të dëmshme me Serbinë dhe grupe të tjera, duke e lënë territorin dhe pasuritë e Kosovës të shiten dhe të ndahen për interesa të jashtme. Ky proces ka pasur për qëllim dobësimin e shtetit dhe lënien e Kosovës të ndarë, të brishtë dhe të paaftë për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme. Oligarkët dhe politikanët që kanë qenë pjesë e këtij sistemi kanë tradhtuar interesat e Kosovës dhe kanë bërë të mundur që një numër i caktuar individësh të pasurohen në kurriz të pasurisë publike. 

Vetëvendosje dhe Albin Kurti: Shpresa për shpëtimin e Kosovës 

Në një kohë kur Kosova është në rrezik të thellë për shkak të ndikimit të oligarkëve dhe politikanëve të korruptuar, Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, ofrojnë një mundësi për shpëtimin e vendit. Ata janë të angazhuar për të shkatërruar sistemin që ka mbajtur Kosovën të varfër dhe të ndarë, duke luftuar kundër korrupsionit dhe për të pastruar shtetin nga ndikimi i grupeve të fuqishme që kanë bërë pazare me pasuritë dhe territorin e Kosovës. 

Vetëvendosje ka dëshmuar se është e gatshme të sfidojë oligarkët dhe politikanët e shitur që kanë shkatërruar të ardhmen e Kosovës. Ata janë të angazhuar për një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën, ku pasuritë dhe mundësitë ndahen me drejtësi dhe jo për interesa private të grupeve të fuqishme. Vetëvendosje ka bërë thirrje për një Kosovë të pastër, të zhvilluar dhe të qëndrueshme, ku shteti dhe ekonomia shërbejnë për qytetarët dhe jo për ata që duan të përfitojnë në dëm të të gjithëve. 

Vetëvendosje dhe lufta për një Kosove të pastër nga korrupsioni 

Në një situatë të tillë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë dalë si një alternativë që synon të largojë këtë ndikim të dëmshëm. Vetëvendosje ka ngritur një platformë të fuqishme për të pastruar shtetin nga korrupsioni, për të luftuar oligarkët dhe për të krijuar një sistem ekonomik dhe politik që shërben për qytetarët. Ky angazhim ka përfshirë nisma për rritjen e transparencës në qeverisje, luftën kundër korrupsionit dhe një administratë publike më efikase dhe të përgjegjshme. Vetëvendosje ka dëshmuar se është e mundur të sfidohet ky sistem i kapur nga grupe të interesit, duke ofruar një mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. 

Në katër vitet e fundit, qeverisja e Vetëvendosjes ka bërë hapa të mëdhenj në ndihmën ndaj qytetarëve të Kosovës. Albin Kurti dhe ekipi i tij kanë luftuar për një Kosovë më të ndershme, ku pasuritë e vendit janë të menaxhuara për të mirën e gjithë popullit dhe jo për interesat e pakicës së fuqishme. Ata kanë ngritur flamurin e luftës kundër ndikimit të grupeve të interesit dhe kanë bërë transparencën dhe ndershmërinë prioritetin e politikave të tyre. 

Pse losovarët duhet të zgjedhin Vetëvendosjen 

Kosovarët tani kanë mundësinë të bëjnë një zgjedhje që mund të ndryshojë rrjedhën e historisë së këtij vendi. A do të vazhdojmë të mbështesim një sistem që e ka përjashtuar shumicën e qytetarëve nga mundësitë për zhvillim dhe ka mbajtur pasurinë në duar të pakta? Apo do të zgjedhim një qeveri që lufton për drejtësi, transparencë dhe një ekonomi që shërben për të gjithë? 

Vetëvendosje ka dëshmuar se mund të sfidojë fuqinë e oligarkëve dhe të krijojë mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm. Me mbështetje nga qytetarët, Vetëvendosje mund të vazhdojë të ofrojë mundësi për të gjithë, duke luftuar për një shoqëri të drejtë, ku pasuria dhe mundësitë shpërndahen në mënyrë të barabartë. 

Numri 118 i Vetëvendosjes në Zgjedhje është simbol i ndryshimit dhe angazhimit për një të ardhme më të mirë. Ky numër përfaqëson një mundësi për të shpëtuar Kosovën nga ndikimi i oligarkëve dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një shteti që është në shërbim të popullit, jo të grupeve të fuqishme. 

Thirrje për një zgjedhje të ndërgjegjshme 

Përfundimisht, qytetarët e Kosovës duhet të kuptojnë se çdo votë është një mundësi për të ndaluar dominimin e oligarkëve dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një shteti që është në shërbim të popullit, jo të grupeve të fuqishme. Vota për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin është një hap drejt një të ardhmeje më të ndershme, më të drejtë dhe më të zhvilluar. Ky është momenti për të bërë një zgjedhje të përgjegjshme që do të ndikojë në jetën e çdo qytetari të Kosovës. 

Hedhja e votës për Vetëvendosjen (Numri 118) është një hap drejt një Kosove të lirë nga korrupsioni, një Kosove ku pasuritë dhe mundësitë ndahen me drejtësi për të gjithë! 

Votoni për brezin e ri politik!

0

Florim Zeqa

Përveç zhgënjimit të qytetarëve të vendit, politikanët e papërgjegjshëm kosovarë i kanë zhgënjyer edhe miqtë më të mëdhenj të Kosovës, e në veçanti SHBA-të, sponsorizuesin kryesor të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Mes përuljes dhe mospërfilljes

Mosrespektimi i rekomandimeve të miqve ndërkombëtar në fazën finale të dialogut, përveçse ka zhgënjyer miqtë e vërtetë, i ka vënë në lajthitje edhe shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Faza finale e dialogut e gjen Serbinë në një pozitë shumë të fuqishme politike, ndërsa Kosovën në një pozitë të skajshme inferioriteti, shkaku i sanksioneve ekonomike dhe atyre politike.

Si pasojë e moskoordinimit me faktorin ndërkombëtar, kemi degradim të raporteve me aleatët strategjik dhe rënie të imazhit të shtetit të Kosovës në botë dhe jo vetëm.

Si pasojë e kësaj, Serbia ka avancuar me politikën e saj hegjemoniste ndaj Kosovës, kurse në anën tjetër, kemi regres të paparë të Kosovës në politikën e jashtme!

Përveq mungesës së njohjeve, Kosova dështojë në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, siq ishte rasti i dështimit në çastin e fundit në Këshillin e Evropës.

Kjo është arsyeja pse duhet sa më parë të ndryshohet kursi qeverisës në vend. Sikurse që duhet të largohen servilët e puthadorët, duhet të largohën edhe rrahagjoksët, për t’i lëshuar rrugë një brezi të ri politik, që e do vendin dhe qytetarët, që di të ruajë miqtë dhe di të çmojë faktorin ndërkombëtar pa u bërë vasal i tyre.

Varësisht sa i imponohemi bashkësisë ndërkombëtare, aq do ta kemi mbështetjen e saj dhe e kundërta, për aq sa i anashkalojmë dhe nënvlerësojmë ata, do të braktisemi me injorim dhe përbuzje nga ana e tyre.

Për aq sa ne arrijmë t’i mbajmë afër miqtë ndërkombëtar, aq më të mbrojtur dhe të sigurtë do të jemi në këtë kohë luftërash dhe konfliktesh ndëretnike në kontinentin e vjetër dhe kundërta, sa më largë që t’i mbajmë miqtë tanë aq më afër do ta kemi rrezikun e invazionit ushtarak serbë në Kosovë.

Votoni për brezin e ri politik!

Me 15 Janar 2025

Në UBT u mbajt promovimi i librit të ri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” të autorit, gazetarit, publicistit dhe profesorit Musa Sabedini

Në hapësirat e UBT-së u mbajt promovimi i librit të ri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” të autorit, gazetarit, publicistit dhe profesorit në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, Musa Sabedini. Ky libër i radhës i profesorit Sabedini, përfaqëson një shtyllë të rëndësishme për studentët e gazetarisë, studiuesit e medias, gazetarët hulumtues dhe redaktorët e përkushtuar ndaj profesionalizmit.

Në këtë ngjarje të veçantë, e cila mblodhi shumë mysafirë, ishin të pranishëm personalitete të shquara nga fusha akademike dhe mediatike, përfshirë Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesorin dhe recensentin e librit, Dr. Safet Zejnullahu, si dhe vetë autorin Musa Sabedini. Gjithashtu, në këtë promovim morën pjesë një numër i madh studentësh, ekspertësh dhe dashamirës të librit, të cilët e vlerësuan këtë punim si një kontribut të jashtëzakonshëm për fushën e gazetarisë në Kosovë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e këtij libri si një udhëzues për standardet etike në gazetari. Ai vlerësoi përkushtimin dhe përvojën e gjatë të profesor Sabedinit, duke e cilësuar këtë vepër si një bazë të fuqishme për formimin e gazetarëve të rinj dhe avancimin e gazetarisë profesionale në Kosovë.

“Ende ka shumë për të bërë, pasi ka mungesë të literaturës dhe tematikave që duhet të mbulohen në aspektin profesional. Ky libër është një lajm pozitiv dhe i rëndësishëm, duke pasur parasysh se deri në vitin 2025 nuk kemi pasur një botim të tillë mbi etikën gazetareske. Si UBT, kemi kënaqësinë që ta sjellim këtë vepër për studentët dhe për audiencën në përgjithësi”, tha Rektori Hajrizi.

Përmbajtja dhe mesazhi i librit

Libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” sjell një analizë të thelluar mbi rëndësinë e etikës në gazetari dhe mediat bashkëkohore. Në parathënien e tij, autori thekson se vepra vjen si rezultat i një pune të gjatë hulumtuese dhe përvoje mbi 33-vjeçare në gazetarinë informative dhe hulumtuese, si dhe mbi 13 vite si themelues i një portali me ndikim dhe anëtar i Bordit të KMShK-së.

“Libri, gjithashtu, erdhi si rezultat i punës sime të palodhshme disavjeçare, gjatë së cilës jam përpjekur ta avancoj etikën, në të gjitha dimensionet. Përvoja ime mbi 33-vjeçare në gazetarinë informative dhe atë hulumtuese, përvoja tjetër mbi 13-vjeçare si themelues i një portali me ndikim dhe po kaq vite si pjesë e Bordit të KMShK-së, më mundësuan të mësoj shumë për gabimet e përditshme që bëjnë portalet dhe të metat e shumta, që shfaqen gjatë të bërit gazetari online”, shkruan autori Sabedini.

Autori ka trajtuar në detaje konceptet dhe parimet kryesore të etikës, duke ndriçuar rolin e saj thelbësor në mbrojtjen e profesionalizmit gazetaresk. Me shembuj konkretë nga mediat vendore dhe ndërkombëtare, Sabedini ofron udhëzime praktike për shmangien e shkeljeve etike dhe avancimin e standardeve profesionale.

Në fjalën e tij gjatë promovimit, Sabedini deklaroi se “Etika është shpirti i gazetarisë profesionale. Pa të, çdo shkrim, kronikë apo analizë humbet vlerën dhe kredibilitetin. Ky libër nuk është thjesht një udhëzues për gazetarët, por një apel për gjithë shoqërinë që të respektojë dhe avancojë etikën si një element kyç për emancipimin kolektiv”.

“Etika është thelbi i gazetarisë profesionale, sepse nëse gazetari nuk ka etikë personale, ai do ta ketë të vështirë ta zbatojë etikën kolektive ose të respektuarit të etikës në jetën publike. Jo rastësisht është thënë se pa etikë nuk ka gazetari. Etika është shpirti dhe detaji që e forcon çdo shkrim, kronikë, analizë apo tekst gazetaresk. Nëse e kemi respektuar etikën, ne automatikisht jemi bërë përgjegjës ndaj vetes dhe ndaj lexuesve tanë. Etika e mirë, etika me autoritet në gazetari dhe media, është ilaç për një shoqëri të emancipuar. Kuptohet etikën nuk duhet ta ruajnë apo ta avancojnë vetëm mediat e gazetarët, sepse ajo duhet të respektohet edhe nga lexuesit, dhe ata që i kemi sy e vesh, për punën tonë të përditshme”, ka shkruar profesori Sabedini.

Strukturimi i librit

Libri është i ndarë në tre kapituj kryesorë, ku çdo kapitull trajton tema të ndryshme që lidhen me etikën në gazetari:

Teoria dhe konceptet bazë të etikës – përfshirë definicionet, rëndësinë e saj në gazetari, sfidat dhe ndikimin e gjuhës së urrejtjes, dezinformimin dhe shpifjet.

Kredibiliteti dhe përgjegjësia e gazetarëve – duke ofruar shembuj konkretë të shkeljeve etike dhe rekomandime për përmirësimin e standardeve.
Dilemat etike në mediat bashkëkohore – me fokus në sfidat e mediave digjitale, rrjetet sociale dhe rastet studimore mbi ndikimin e etikës në raportimin gazetaresk.

Recensenti i librit, Dr. Safet Zejnullahu, e cilësoi veprën si një udhërrëfyes të domosdoshëm për gazetarët dhe mediat shqiptare. Ai vlerësoi qasjen hulumtuese dhe kompetente të autorit, duke theksuar se libri ofron një alternativë të plotë për të kuptuar dhe zbatuar etikën në praktikën e përditshme gazetareske.

Në kapitullin e parë libri trajton ballafaqimin e teorisë mbi etikën, sferën e etikës, kodet dhe parimet e saj, përkufizimet e etikës, rëndësinë që ka ajo në gazetari, thelbi i etikës, rëndësia e saj, sfidat që bartë me vete, gjithashtu autori ka shkruar gjerë e gjatë mbi gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, privatësinë, shpifjen, lajmet e rreme, për vlerat etike të lajmit, për parimet etike, për raportimin jo etik në mediet e Kosovës, për dëmet ligjore që shkakton etika, për shkeljet etike, për sfidat e gazetarisë etike.

Kurse, në kapitullin e dytë shkruhet mbi kredibilitetin e gazetarit, për etikën në gazetari e media, për plagjiaturën dhe copy-paste lajmet, kam ofruar shumë shembuj praktikë të portaleve që kanë bërë shkelje të kodeve të etikës, janë ofruar udhëzime e qëndrime të KMSHK-së, KPM-së, si dy mekanizma që merren me vetërregullimin e mediave online dhe atyre televizive, për etikën në foto, video dhe videografi, për sharjet e dhunën banale në televizionet tona, për vdekjet e personaliteteve nga bota, tek të cilët është shkelur etika dhe raste studimore të vdekjeve, edhe të njerëzve të famshëm në Kosovë, që ishin atakuar me shkelje të etikës nga mediat, për ndershmërinë e gazetarit dhe problemet që medie digjitale ka në zbatim të etikës, për avantazhet dhe disavantazhet e kodeve të etikës.

Edhe kapitulli i tretë përbëhet nga materiale interesante, ku kam trajtuar dilemat e etikës, për dëmet që sjell TikTok, për rrjetet sociale e mediat sociale, që përshkruhen me shkelje ekstreme të etikës, për etikën në Bllog dhe bllogerët, për abuzimin gjatë aksidenteve, vrasjeve, vetëvrasjeve, dhunës në familje, për vetërregullimin dhe standardet e medies online, për parimet më të pranuara etike, për konfliktin e interesit dhe kualitetin e portaleve në fushën e etikës etj.

“Por, tema që trajton e bën atë të veçantë dhe të ndryshëm. Sepse trajton një temë e cila, si kudo në botë, i ndihmon gazetarët të mos gabojnë ose të gabojnë minimalisht, pasi edhe gabimet njerëzore janë, i ndihmon mediat të bëhen më të mira dhe më profesionale, sepse këtë e kanë obligim parësor, pa çka se nganjëherë e harrojnë, me ose pa qëllim”, ka nënvizuar profesor Zejnullahu.

Sipas tij libri vjen si sublimim i një përvoje të gjatë mbi tridhjetëvjeçare të autorit në të bërit gazetari aktive të terrenit, të të qenit pjesë e trupave rregulluese të gazetarisë në Kosovë, si dhe i profesorit të gazetarisë, që e bën atë të trajtojë temat e shtruara për diskutim nga të tri rrafshet, të veçanta secila: duke praktikuar gazetarinë profesionale e pa shkelje, duke monitoruar shkeljet e të tjerëve, si dhe duke parë në praktikë cilat cilësi e parime u duhen sot më së shumti gazetarëve të rinj.

Profesor Zejnullahu ka thënë se “Teknologjia dhe rrjetet sociale e mundësojnë këtë, por gazetarët profesionistë dhe trupat rregulluese e vetërregulluese janë ato që duhet të ndihmojnë në këtë periudhë transitore shumë të rëndësishme të medias në Kosovë, duke minimizuar “gazetarinë amatore” dhe duke qëndruar fuqishëm në parimin e gazetarisë profesioniste, të cilën e krijojnë, e zhvillojnë dhe e mbrojnë vetëm profesionistët”.

“Duke u nisur nga përmbajtja, literatura e bollshme dhe referente e shtjelluar nga autori, shembujt meritorë dhe porosia se vetëm profesionalizmi e mbron gazetarinë, besoj se libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” do të jetë një mjet i fortë në duart e atyre që bëjnë gazetari, për të bërë gazetari të mirë e profesionale dhe për të eliminuar lëshimet që, edhe i bëjnë keq gazetarisë, edhe e ngufatin mendimin e lirë në një vend në tranzicion e në zhvillim, siç është Kosova.

Gazetaria e Kosovës është shumë e mirë, krahasuar me rrethanat në të cilat zhvillohet. Hulumtimet dhe librat si ky i kolegut Musa Sabedini ndihmojnë shumë që ajo të bëhet edhe më e mirë, edhe më profesionale” ka përfunduar Zejnullahu.

Ndryshe libri ka 520 faqe ndërsa botues është UBT.

Përfundimi dhe rëndësia për të ardhmen

Promovimi i librit “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” u përmbyll me diskutime të frytshme mbi nevojën për avancimin e etikës në gazetari. Studentët dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë mendime dhe të parashtrojnë pyetje për autorin dhe panelistët.

Kjo vepër pritet të ketë një ndikim të madh jo vetëm në rrafshin akademik, por edhe në praktikën e përditshme gazetareske, duke shërbyer si një udhëzues për brezat e rinj të gazetarëve dhe për të gjithë ata që janë të angazhuar në mbrojtjen e profesionalizmit dhe integritetit mediatik.

 

Albini ma dha mue “listën e vrasjeve…!”

1
ALBINI MA DHA MUE LISTËN E VRASJEVE…
___
E dij që Albinit nuk ka me i ardhë hiç mirë kjo çka kam me kallxu, por s’kam çka baj. Tashma doli në ledinë krejt çka pati me dalë. Por, mue më duhet ma kallxu qysh ka ndodhë.
Ishim në Kembrixh. Në një pab. E pyeta Albinin se a ka diçka që mundem me i ndihmu. Aj kqyri rreth e rrotull me kujdes, kaloi me dorë nëpër mjekër, e kapi krikllën me birrë dhe me një za të ulët tha:
– Më duhet diçka urgjent. Amo, kjo veç mes meje e teje.
Në sytë e tij mund të lexohej serioziteti i krejt asaj që fliste. Unë e kuptova dhe piva gjysën e krikllës së birrës, për me mujtë me i ba ballë asaj çka po vinte. Albini ma zgjati një letër. Letra m’u afru te dora. Dora jeme e shtrëngoi letrën e bardhë.
– Ç’asht kjo? – e pyeta.
– Asht një listë. Listë që s’kisha dashë me dijtë askush.
– Listë për çka?
– Për vrasje…
Mue më lëshuen kambët.
– O Albin.. kadal bre, se ti e din që unë veç vrasjet i kam mërzi… Pasulin e ha pa krypë… Kafe nuk pi… Lufta ka përfundu ka dy dekada e ma shum… Unë as mizën…
– Kjo asht detyrë jotja patriotike. Mue më kanë thanë se veç ti mundesh me kry këtë punë, – më ndërpreu. Qysh din veç aj.
Tue m’u dridhë duert, e futa letrën nën tavolinë e shpalosa letrën. Dhe lexova:
“Dy 37-she, një 40-she, pesë 42-she, një 46-she”
Kalibra të mëdhaj, mendova me vete. Ky po lyp predha, jo plumba. Kuku! Po don me nisë luftën. Më paska ngatërru me dikënd tjetër. Me ndonjë Agim tjetër, ma trim, ma të trentë, ma azgan.
– O Albin, ti e din që unë…
– Qysh? Krejt ata me të cilët kam folë më kanë thanë se ti je specialist për këtë punë.
– Për besë, ata e paskan huqë. Kurrë ma gabim s’e kanë pasë.
– A nuk je ti marakli i këpucëve a?
– I këpucëve? – u çorodita. – Kadal bre…
– Kjo asht lista e këpucëve që po i vrasin disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Mue më thanë që ti je marakli i këpucëve dhe mundesh me gjetë këpucë të klasit të parë, të mira e të lira. Dhe sidomos këpucë që nuk vrasin.
– O, bre, Albin, ty mos t’u daftë e mira! – dhe e derdha krejt birrën e mbetun në fytin e thamë prej tmerri që kalova. – Po, pse bre s’kallxojshe si insan, se desh m’i qite mendtë…
– Po marre, bre, Agim, – tha – me na marrë vesh që po vij në Kembrixh me ble këpucë për Këshillin e Përgjithshëm.
Të tjerat tashma i dini.
Më ka mbetë enigmatike se kah i paska ra në dorë kjo listë e e këpucëve që vrasin – të cilën ma dha Albini në Kembrixh – në dorën e këtyne TV Pec-Kosovo. Nuk p’e dij. Ndoshta MI6 po i mbledh listat e këpucëve që vrasin e po i furnizon këta për me i ba gaz të botës. S’ka mbetë ma as listë këpucësh që vrasin me shkru.
Dhe e fundit, që kurrqysh s’po më len me u ba rahat: kush e ka numrin e kambës 46 në Vetëvendosje? Fort m’u ka ba marak me dijtë. Qatij kisha dashë m’ia ble një palë këpucë që vrasin. Le të del ku të del: cep-ëm-cep.