Kreu Blog Faqe 679

Kelmendi: Portali “Bota Sot” vazhdon me luftën speciale, edhe me “e-maila” ku tregohet se si Milaim Zeka ia paska dërguar Gjykatës Speciale të Hagës

0
PORTALI “BOTA SOT” VAZHDUES I LUFTËS SPECIALE (?!)
___
Rastisi të informohem se portali “Bota sot”, më 27 shtator 2023, ka publikuar një e-mail, për të cilin thotë se Milaim Zeka ia ka dërguar “gjykatës speciale”. Fragment i atij e-mali është edhe teksti vijues: “Perndjekja ime është bërë edhe nga shteti jugosllav e serb, por edhe nga krerët e Levizjes Popullore të Kosoves, me qendër në Zvicër dhe Gjermani. Lufta ka qenë ideologjike. Në vitin 1983 unë u distancova nga ideologjia komuniste e Enver Hoxhes. Shërbimi sekret jugosllav, përmes njerzëve të infiltruar brenda nesh, filloi të na luftonte në mënyrat më klasike të mundeshme. Mu psh, me shpallen ”njeri i UDB-së” pasiqë kisha dalë kundër Enver Hoxhës. Me 4 prill 1984, përmes Ibrahim Kelmendit, me organizuan një atentat në Duseldorf të Gjermanisë.”
E pyeta në privat Milaim Zekën, pse më kishte akuzuar si organizues i atentatit ndaj tij, ai m’u përgjigj se ai nuk e ka dërguar atë e-mail, se ai e-mail është falsifikim i Haki Imerit dhe se “Bota sot” i ka dhënë publicitet hileqare. Që do të thotë, në internet tashmë është një akuzë se unë isha organizues i atentatit ndaj Milaim Zekës. Se e kujt është kjo akuzë shpifës, le ta sqarojnë mes tyre Milaim Zeka e Haji Imeri, dhe “Bota sot” që i ka dhënë publicitet publik.
Fjala është për kriminalitetin që na ka ndodhur më 7 prill 1984 në manifestimin që e kanë organizua Lëvizja dhe Klubi Shqiptar në Dyseldorf. Në atë manifestim banda e Sabri Novosellës na i ka plagosur bashkëveprimtarët e Lëvizjes dhe Klubit Shqiptar në Dyseldorf, Haxhi Begën dhe Sylën Nuhën e Jezercit të Ferizajit. Protagonisti kryesor që na i pat shkaktuar ato plagosje ishte Milaim Zeka.
Për ta shqyrtuar e pleqëruar atë krim kryesia e Bashkësisë së Klubeve Shqiptare në Gjermani ka pas formua komision. Kryetar i asaj kryesie dhe i atij komisioni ishte Faridin Tafallari.
Edhe pse nuk e kam pëlqye atëherë as tani protokollin e atij komisioni, megjithatë po e sjell të tërin, cili ishte shqyrtimi dhe pleqërimi i atij komisioni për ato krime:
***
Raport i komisionit të manifestimit të organizuar nga Lëvizja dhe Klubi Shqiptar në Dyzeldorf, më 7 prillit 1984
Pas përfundimit të manifestimit, më 8 prill 1984 u tubuan anëtarët e komisionit të caktuar për udhëheqjen e kësaj mbrëmjeje e në mungesë të Xhavit Ramabajës nxorën këto vlerësime:
Para fillimit të mbrëmjes, u caktua komisioni prej 14 kandidatëve:
1. Zymber Kryeziu
2. Qamil Rexhepi
3. Faridin Tafallari
4. Hyzri Rekaj
5. ”Skenderi” [Xhafer Durmishi]
6. Malush Ademaj
7. Ganiu [Milaim Zeka]
8. Hafiz Gagica
9. Fazli Mema
10. Ibrahim Kelmendi
11. Mejdi Rexhaj
12. Shaban Bobaj
13. Muhamet Kelmendi
14. Xhavit Ramabaja
Prej tyre në komision prej 5 vetave u zgjodhën:
1. Faridin Tafallari
2. Muhamet Kelmendi
3. Xhavit Ramabaja
4. Zymber Kryeziu
5. Hyzri Rekaj
Para se të zgjidhet komisioni, lindën disa grindje nga Ganiu [Milaim Zeka] dhe Ibrahimi, me përmbajtje të Ganiut nga Xhaviti dhe Fazliu, i cili tha se Ibrahimi ta ngjet për koqe [na falni në shprehje]. Njëherit Ganiu tha se, kur kam qenë unë në Lëvizje, ti [Ibrahim] ke qenë duke u shëtitur nëpër bare, kafe të degjeneruara në Perëndim. E gjithë kjo u arrit, kur Ibrahimi i tha se duhet ti nënshtroheni disiplinës së LRSHJ-së, por me këtë rast Ganiu iu përgjigj se unë i përmbahem zërit të popullit të Kosovës.
Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, të gjithë shokët vendosën unanimisht për komisionin e lartpërmendur të mbrëmjes dhe për të cilët Skenderi ka dhënë propozim i pari, me të cilët u pajtuam të gjithë. Shokët e komisionit e morën vendin e caktuar për udhëheqjen e mbrëmjes festive dhe për të cilën u pajtuan që asnjëri mos të ndërhyj në punët e tij. Komisioni filloi punën, me ç’rast filluan të vijnë referatet nga rrethet e ndryshme për t’i shqyrtuar dhe analizuar, se a janë për këtë mbrëmje të organizuar nga LRSHJ-a.
Duke u nisur nga fakti se këtë mbrëmje e organizon LRSHJ-a, nga komisioni u pa e arsyeshme të lexohet vetëm referati i Lëvizjes, për arsye që të mos lexohen shumë referate tjera. Në ndërkohë erdhi Skenderi me një referat në dorë dhe ia paraqiti komisionit të lexohet referati i Ganiut, ndërsa referatin e vetë për të cilin tha se kam punuar dy net po e heqi. Në mënyrë vëllazërore duke e sqaruar se ky komision vendosi të lexohet vetëm një referat, me ç’rast ai na u drejtua me fjalët; cili referat? Aty ishte Ibrahimi, na e kishte dorëzuar referatin prej 22 faqesh, në të cilin ishin të përfshira të gjitha ngjarjet brenda këtyre tri viteve në pika të shkurta. Dhe komisioni pat vendos që ky referat të lexohet, pasi t’i hiqen disa pjesë, sepse kishim pika të shumta të përgatitura nga të gjitha rrethet.
Në këtë rast Skënderi me këmbëngulje dhe në mënyrë brutale ndërhyri në punën e komisionit, duke ia imponuar referatin e Ganiut si të domosdoshëm për t’u lexuar, pa marrë parasysh natyrën e referatit, i cili sipas tij ka disa pika kontroverse. Njëherit ai na u kërcënua se pa marrë parasysh se a do të lejoni apo jo, ai ka për t’u lexuar. Komisioni, duke u bazuar në kërcënimet e Skenderit, nga ana e të cilit u acarua gjendja, e mori në shqyrtim referatin dhe pas analizës vendosi njëzëri që të mos lexohet. Referati ishte i ngarkuar me sharje, ofendime, kërcënime dhe demaskime të disa shokëve, e në të cilin përdhosej LRSHJ-a. Referati kishte tri faqe, me ç’rast komisioni pjesën e dytë të faqes së tretë e nënvizoi me laps të thjesht si të dëmshme me dalë para masës. Pavarësisht nga kokëçarjet, komisioni u sulmua nga Skenderi dhe Ganiu, e kohë pas kohe edhe nga Fazliu.
Mbrëmja filloi dhe për masën çdo gjë ishte në rregull. Meqenëse këta persona bënin shantazhe e kërcënime, komisioni vendosi që referati të lexohet nga shoqja prej Suedie [mësuesja strugane Shpetime Fida], e cila edhe e udhëhoqi programin. Masa e entuziazmuar përcillte me kënaqësi dhe respekt programin dhe me duartrokitje frenetike e përshëndeti referatin kryesor.
Por gjatë kësaj kohe nga masa nuk u diktuan kërcënimet e shantazhet e këtyre personave sepse ne tentonim me çdo kusht që të mos vjen gjer tek konflikti. Pas një kohe me kërcënime filloi programi kulturor.
Meqenëse Xhaviti propozoi që në fillim të dal Ganiu dhe Fazliu me pikat e paraqitura, komisioni pas dy tri pikave vendosi të dalin me pikat e tyre. Por me këtë rast Xhaviti i shkeli qëndrimet e komisionit dhe tha që ta lejojmë ta merr fjalën Ganiu, sepse ai ka vendosë me dalë pa lejen e komisionit. Pasi e cekëm edhe më lartë se kishim shumë pika të përgatitura dhe duke i parë tendencat e tyre për të prishur mbrëmjen, komisioni qëndroi në vazhdimin e programit.
Në këtë rast, ne biseduam me Ganiun në mënyrë vëllazërore, si gjatë tërë kohës ai erdhi në pajtim për nder të masës dhe bacit Faridin [të cilit ai i deklaroi] të mos dali në binë [skenë]. Mirëpo në atë moment erdhi Skenderi në binë dhe i tha Ganiut: “ti ke me dalë dhe me i folur të gjitha ato çka i ke shkruar në referat”.
Kurse ne, komisioni, duke parë se mbrëmja po përfundon mirë e lutëm Skenderin që kjo mbrëmje të përfundoj siç ishte programuar. Mirëpo Skenderi në mënyrë brutale i hyri në frymë komisionit, duke i mëshuar me grushta tavolinës dhe me za të lartë tha: “Ju jeni një klikë e poshtër dhe unë nuk ju njoh për komision, të cilin unë e hedh në pleh.” Përsëri vazhdoi duke thënë se “Ganiun Enver Hoxha e ka propaganduar dy muaj në ekranin e RT Shqiptarë”.
Në ndërkohë Haxhi Krasniqi ia muar mikrofonin shoqes që e udhëheqte programin dhe e kapi për krahu Ganiun dhe e qiti në binë, ku ai ia filloi pallavrave të tija. Në atë moment hypën në binë të tjerët dhe aty u bë një tollovi, kurse komisioni duke e mbrojtur mbrëmjen me tërë fuqinë që kishte, bile edhe më shumë lutje që bina [skena] të jetë e mbyllur me perde, për të mos parë masa se çka po ndodhë në skenë. Në atë kohë, njerëzit e përgatitur së shpejti hypën në binë me armë dhe ia filluan sulmeve të tyre me thika dhe revole. Përkundër asaj që ne u munduam të qetësojmë, në pamundësi kaluam në mbrojtje për të mos u derdhur gjaku ndërsa në atë rast Musa Daka i therri dy shokë, Haxhi Begën dhe Sylë Nuhën, të cilët gjenden të shtrirë në spital. Dhe gjithë kjo krijoi në masë një gjendje të ndjerë dhe aspak të kënaqur.
Komisioni nënshkruan me emër e mbiemër duke ia dhënë nga në kopje çdo anëtari dhe redaksisë ia dërgoi një kopje për masat e mëtutjeshme.
Anëtarët e komisionit:
1. Faridin Tafallari
2. Hyzri Rekaj
3. Muhamet Kelmendi
4. Zymber Kryeziu
5. Xhavit [Xhevat] Ramabaja [mungon]
Aneks: komisioni propozon:
Për të mos ardhur deri tek dezinformimi i masës, mendojmë që nëpër rrethe: Skenderi [Xhafer Durmishi], Xhaviti [Xhevat Ramabaja], Ganiu [Milaim Zeka], Fazliu [Mima], Musa [Daka], Haxhiu [Krasniqi] të paraqiten si shkaktarët kryesor të eksesit të mbrëmjes. Kurse për qëndrime definitive, i mbetet LRSHJ-së të vendos, duke propozuar të formohet komision i posaçëm ose të merret ky material për bazë, i cili u përpilua nga komisioni i mbrëmjes së 3-vjetorit.
Ju lutemi që urgjentisht t’i analizoni këto dhe të merrni masa urgjente.
Komisioni i mbrëmjes.
Unë [Faridin Tafallari] mendoj dhe jam për atë që ky procesverbal të botohet pasi që është një dëshmi e një ngjarje të rëndësishme të [trishtuar] dhe nuk ka asgjë që mund ta ndryshoi. Nuk përjashtohet se aty kanë luajt rrole edhe të tjerë por rrolet që i kanë zbatuar ndoshta edhe të të tjerëve që kanë qen anash…
Pra janë këta dhe ky rast duhet të ndriçohet medoemos.
[Marrë nga libri i Faridin Tafallarit, “Terror Dhimbje Qëndresë”, faqe 359-361; publikuar edhe nga Xhafer Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 545-546.]
***
Këtu është edhe linku i portalit “Bota sot”:
Mund të jetë një imazh i teksti

Thirrje e Mërgatës Shqiptare në Botë për votimin në Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

0

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË

ME SELI NË NJU JORK

T H Ë R R E T

Gjithë mërgimtarët të kryejnë aktin më  madhor, votimin për Zgjedhjet e 9 SHKURTIT 2025, një ndër aktet e mëdha të kryrjes së obligimit, për të zgjedhur përfaqësuesit më të mirë për katër vitet e ardhshme.

Mërgimtarët që janë regjistruar për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2025, të kryejnë votimin e tyre ashtu si e shohin ata vetë, përmes postës, që duhet ta kryejnë më përpara se 8 SHKURTI 2025. ose në vendvotimet në AMBASADA apo KONSULLATA, votimi bëhet më 8 SHKURT dhe të mos harrojnë e ta kryejnë obligimin e tyre si qytetarë, në ambasada a konsullata më të afërme që i kanë në shtetin ku jetojnë.

Duke ditur se një numër i vogël është regjistruar për zgjzdhje nga mërgimtarët, të paregjistruarit kanë mundësinë të shkojnë për votim në Kosovë dhe të votojnë në vendvotimin e tyre. Sigurisht, kjo do ia vlente për mpërgimtarët që jetojnë e punojnë në shtetet e Europës, me  ç’rast do  të bënin  një vizitë, një shmallje me familet e tyre dhe kryerjen e detyrës – votimin.

Përkujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhje është edhe një obligim kushtetues, obligim ndaj

demkracisë dhe vendit tionë, për çka nuk bën të lëshohet rasti.

Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj shtetit tonë, Kosovës, që na është dhënë kjo e drejtë, por edhe

nuk duhet lëshuar mundësinë për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ne si mërgatë nuk thërrasim kush kë të votojë, sepse në zgjedhje marrin pjesë mbi moshën 18-vjeçare, çka do të thotë që, secili është i vetëdijshëm se kë e zgjedh ai për votim. Por, ne thërrasim që të marrin pjesë në zgjedhje. E, që të marrin pjesë në zgjedhje, kërkojmë, thërrasim e lusim të gjithë bashkatdhetarët jashtë shtetit me të drejtë vote sa më parë të kryejnë obligimin e tyre kushtetues e qytetarë, TË VOTOJNË!

Me respekt

Nju Jork                                                                     Për Mërgatën Shqiptare në Botë,

Bahri Ramadani

Më 12. 1. 2025 

Prishtinë, 9 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, janë hapur kutitë postare në 23 shtete të ndryshme, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.

Lista e adresave të kutive postare janë në vegzën: Kutitë postare për votim jashtë Kosovës.

Lajme

00:37 / 09.01.2025

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

A.B / RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

“Shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, njoftohen se procesi i votimit do të mbahet më 8 shkurt 2025”, njofton KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar individualisht të gjithë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës për procedurën e votimit.Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar sipas kësaj mënyre, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës, por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund t’i gjejnë këtu.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës”, njofton KQZ.

Si duhet të votoni?

Të gjithë shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar përmes postës, për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë ose në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, duhet të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për votimin përmes postës.

Hapi 1: Plotësoni fletëvotimin

Shkarkoni dhe printoni fletëvotimin.

Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Zgjidhni vetëm një subjekt politik.

Në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë.

Pasi të plotësoni fletëvotimin:

Paloseni fletëvotimin, vendoseni brenda zarfit dhe mbylleni zarfin.

Mos shkruani asgjë mbi zarf!

Hapi 2: Dërgoni fletëvotimin

Printoni dëftesën e regjistrimit që e keni pranuar përmes email-it gjatë periudhës së regjistrimit.

Brenda zarfit të dytë, vendosni:

Zarfin e mbyllur me fletëvotimin e plotësuar.

Dëftesën e regjistrimit.

Mbi zarfin e dytë:

Shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së (bashkangjitur në këtë email gjeni adresat e kutive postare të KQZ-së).

Vendosni një pullë postare.

Dërgojeni zarfin në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.

Kujdes! Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm:

Dërgesa duhet të jetë individuale (nuk mund të përfshini fletëvotime për anëtarët e familjes apo persona të tjerë).

Zarfi duhet të ketë pullën postare dhe të dërgohet nga shteti ku jeni regjistruar.

Milionat e partive, “rrush e kumbulla” në fushatë!

0

Florim Zeqa

Çështja e auditimit të financimit të partive politike mbetet njëra nga problemet më delikate përgjatë këtyre viteve të fundit. E gjithë kjo po ndodh shkaku i mbajtjes peng, i fshehjes dhe abuzimit nga mafio-oligarkët partiakë të aspekteve financiare të subjekteve politike.

Fshehja e burimeve financiare të partive politike

Shpërdorimet më perfide të parasë publike kanë ndodhur në vazhdimësi pas 17 shkurtit 2008 e këndej, nga zgjedhjet në zgjedhje nga mafiozët partiakë për blerjen e votave nga qytetarët e varfër e të nëpërkëmbur të këtij vendi.

Fshehja e burimeve financiare të partive të mëdha politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë, është bërë me qëllim të mbulimit të gjurmëve të burimeve të pista të financimit nga bizneset e inkriminuara, për të zhvatur fondet publike në blerjen industriale dhe kriminale të votave.

Vjedhja kriminale e votave askund në botë, përpos në Kosovë, nuk ndodh, që në pika të caktuara të votimit, përqindja e votimit të kalojë mbi 100 %, (deri mbi 125 %), gjegjësisht e fryrjes së listave të votimit, gjegjësisht e rritjes së numrit të votuesve siq ka ndodhur në këto zgjedhje, ku nga 1 milion e 600 mijë banorë na dolën të jenë mbi 2 milion votues!

Ndërsa në anën tjetër, dalja e qytetarëve në zgjedhje do të mbetet në kuotat e 40 %-shit. “Ky fakt i vjedhjes përmes blerjes kriminale të votave nga qytetarët e varfër ishte vërtetuar edhe nga monitoruesit ndërkombëtarë të dy-tre palë zgjedhjeve të fundit nacionale.

Bllokimi i qëllimshëm i auditimit

Për këto dhe arsye të tjera u mbuluan abuzimet financiare të partive politike për disa vjet rresht duke i lënë ato pa auditime. Bllokimi i qëllimshëm i auditimit, në radhë të parë ndodhi nga mafiozët e Kuvendit dhe bosët e partive të mëdha në pushtet dhe në opozitë, për të sunduar me pushtetin, me votën e vjedhur dhe të kontrabanduar të qytetarëve të vendit.

Me një zonë zgjedhore, siq e ka Kosova, gjithmonë zgjedhjet do të jenë të manipuluara dhe do të ketë vjedhje industriale të votave siq ka ndodhur në vijimësi, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën.

T’i besosh një politikani kur ai premton është e njëjtë sikur t’i besosh një prostitute kur ajo thotë se është e virgjër!

Me 13 Janar 2025

Derusifikimi i Ukrainës

0

Eshref Ymeri

Rusia cariste, kështjella e errësirës shumëshekulore, si edhe sundimi i egër komunist mbi shtatëdhjetëvjeçar, patën ushtruar një diktaturë të egër mbi popujt e kombeve dhe të kombësive të shumta brenda asaj ngrehine euroaziatke, e cila, në ditët tona, është kthyer në një gërmadhinë në kalbëzim e sipër. Ajo diktaturë, e mishëruar në shumë aspekte të jetës së tyre, qe shfaqur me më shumë barbari në zbatimin e një politike të egër shoviniste për rusifikimin e tyre. Por egërsia më e madhe e asaj politike qe vënë re në Ukrainë, ndaj së cilës diktatura rusosovjetike ushqente një smirë dhe xhelozi të papërmbajtur. Kjo për arsye se Ukraina ka pasë qenë dhe mbetet kryevatra e kulturës sllavianolindore, me kryeqytet Kievin, të themeluar në vitin 482, ndërkohë që Moska është themeluar 665 vjetë më vonë, më 1147. Madje edhe Moskën e pati themeluar princi ukrainas Juri Dollgoruki (1090-1157).

Njëra nga mënyrat djallëzore të politikës shoviniste ruse për rusifikimin e kombeve dhe kombësive joruse, ka qenë vendosja në territoret e tyre e shtatoreve të politikanëve, të poetëve, të shkrimtarëve rusë. Rusifikimin e përhershëm politika ruse e pati intensifikuar sidomos në fushën e toponimisë, duke flakur toponimet vendase nga ato territore dhe duke i zëvendësuar me toponime ruse.

Me kalimin e viteve, shovinizmi rusomadh, përmes shërbimeve sekrete, ka bërë ç’është e mundur për instalimin e agjenturës së vet në Ukrainë. Njëri nga kryeagjentët e Rusisë ishte Presidenti Viktor Janukoviç (1950), i cili, më 21 nëntor të vitit 2013 nuk pranoi të nënshkruante marrëveshjen për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, çka solli si pasojë shpërthimin e protestave masive në sheshin kryesor, Maidan, të Kievit. Si rezultat i atyre protestave të fuqishme, më 22 shkurt 2014, Janukoviçi qe rrëzuar ng pushteti dhe, për t’i shpëtuar ndëshkimit mbarëpopullor, u arratis në Moskë.

Me kalimin e viteve, kryediktatori rus Vladimir Putin ishte duke përjetuar një gjendje ankthi, i frikësuar nga ndikimi në Rusi i ideve të Maidanit, me pasojë rrëzimin nga pushteti. Kot shqetësohej Putini, sepse, siç thotë shkrimtari i shquar rus Ivan Shmelov (1873-1950), “Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë” (Faqja e internetit “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015). Apo gazetari ukrainas Juri Butusov (1976): “Në Rusi gjithmonë kemi të bëjmë me shërbëtorë të egër të pushtetit” (po aty).

Sulmi i 24 shkurtit 2022 kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane, i përkrahur nga shumica dërrmuese e popullit rus, i çori maskën përfundimisht Rusisë, si një vend skllevërisht, kriminelësh, gënjeshtarësh dhe grabitësish nga më të neveritshmit në historinë e njerëzimit.

Pas atij sulmi, të cilin popullit heroik ukrainas dhe forcat e tij të armatosura e përballuan dhe vazhdojnë ta përballojnë me një heroizëm të jashtëzakonshëm, ushtria fashiste ruse, deri ditën e sotme, 12 janar, numëron 808 250 ushtarakë të vrarë (Tv “FreeDom”), kurse shumica dërrmuese e popullit rus vazhdon përkrahjen për kryekriminelin Putin. Kësisoj, Ukraina heroike e shkeli me këmbë mitin e “madhështisë” së Rusisë, bashkë me mitin  e “pathyeshmërisë” së forcave të saj të armatosura. Përveç kësaj, organet ligjvënëse të Ukrainës, që në pranverën e vitit 2013, patën marrë një sërë vendimesh të rëndësishme, vendime këto, të cilat kanë pasur si qëllim kryesor derusifikimin e vendit. Kjo për arsye se personalitetet e njohura të artit dhe të kulturës ruse, me krijimtarinë e tyre, nuk e patën fisnikëruar shpirtin e popullit rus, nuk patën ndikuar absolutisht në edukimin e popullit rus me ndjenjat e dashurisë, të fisnikërisë dhe të respektit për popujt e tjerë, sidomos për popujt fqinj, nuk e patën edukuar absolutisht popullin rus për çrrënjosjen e psikologjisë prej skllavi, të ngulitur në shekuj me zvarritjen para sundimtarëve gjakatarë. Gazetari rus Gleb Pjanëjh (1968), drejtues emisionesh televizive, në YouTube-kanalin e vet “Mëngjesi i shkurtit”, i pati marrë një intervistë gazetarit të njohur ukrainas Dhimitër Gordon (1967), i cili e pati botuar në faqen e internetit “Gordon”. Në atë intervistë ai thekson:

“Kultura ruse nuk qe në gjendje të përballonte problemet morale në shoqëri. Mendoj se kultura e madhe ruse, në personin e etiopiasit [Aleksandër] Pushkin, të skocezit [Mihail] Lermontov, të polakut [Fjodor] Dostojevski, të ukrainasit [Nikollaj] Gogol dhe të rusit [Mihail] Saltikov-Shçedrin, nuk pati funksionuar. Po them se kjo kulturë nuk pati funksionuar në shoqërinë ruse. Në shoqërinë ruse ka funksionuar propaganda e hebreut [Vladimir] Sollovjov, e armenases [Margarita] Simonian, e ruses [Olga] Skabejeva (servilë-tellallë të Putinit në televizionin shtetëror rus “Rusia 1” – E.Y.). Ja, kjo treshe ndikoi më mirë sesa Pushkini, Lermontovi dhe Dostojevski, të marrë së bashku. Rezultoi se shoqëria ruse është bërë çnjerëzore. Rezultoi se rusët janë të aftë të duartrokasin për vrasjet, për bombardimet, për përdhunimet, për krimet” (Citohet sipas: “Gordon: Unë e urrej Rusinë dhe shumicën dërrmuese të rusëve. Dhe kam të drejtë për një gjë të tillë. Asnjëherë s’kam për ta harruar se çfarë kanë bërë”. Faqja e internetit “gordon.ua”. 03 qershor 2023).

Pas fillimit të operacionit special, autoritetet e Ukrainës patën aktivizuar përsëri luftën kundër trashëgimisë ruse dhe sovjetike. Faktikisht, procesi nuk qe ndërprerë që prej fundit të vitit 2013, kur në qendër të Kievit protestuesit çmontuan skulpturën e udhëheqësit të proletariatit botëror, Vladimir Leninit (në Ukrainë, sipas faqes së internetit “inshe.tv” të datës 24 qershor 2022, qenë çmontuar 1300 shtatore të Leninit – E.Y.). Kjo pati nxitur jo vetëm një valë çmontimesh të shtatoreve dhe të përmendoreve në pjesë të tjera të vendit, por edhe aprovimin  e ligjeve për dekomunistizimin. Që asokohe, në Ukrainë qenë çmontuar më shumë se 2500 shtatore dhe përmendore sovjetike, qenë riemërtuar 987 qendra banimi dhe 52 mijë rrugë. Por nëse atëherë në Ukrainë luftonin  për të hequr qafe trashëgiminë sovjetike, tani procesi ka filluar të quhet haptazi derusifikim. Gjatë muajve të fundit u flakën emërtimet historike nga qindra rrugë dhe bulevarde, nga dhjetra qytete dhe fshatra, kurse disa objekte kulturore, që lidheshin me Rusinë, qenë zhdukur plotësisht. Vala e re e derusifikimit pati prekur jo vetëm monumentet politike, por edhe shtatoret dhe përmendoret, kushtuar poetëve, shkrimtarëve, shkencëtarëve dhe personaliteteve politike.

Kur njihesh me këto vendime që qenë marrë dhe qenë zbatuar në Ukrainë dhjetë vjetët e fundit për flakjen e shtatoreve dhe toponimeve ruse, habitesh se si është e mundur që toponimi i neveritshëm serbosllav “Kosovo” nuk qe zëvendësuar me toponimin iliropellazg “Dardani” menjëherë pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008. Edhe sa kohë populli dardan do të vazhdojë të mbajë “mbi shpatulla” një toponim nga gjuha e një vendi armik shumëshekullor?!

Kaliforni, 12 janar 2025

Kosovë-12 Janar 2016: Në Katedralen Nënë Tereza, meshë në nderim të Presidentit historik Rugova dhe Imzot Sopit. Një takim si një bekim…

-Guri themeltar i Katedrales Nënë Tereza është vënë në 26 gusht 2005 nga Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Kardinali i Katedrales së Uashingtonit, Teodor Mekarik (McCarrick)/

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë
___

PRISHTINË, 12 Janar 2025/ Në 12 Janar 2016 në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, është mbajtur meshë  në nderim të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe Imzot Mark Sopit, në 10 vjetorin e kalimit të tyre në amshim.

“Disa muaj para se të kalonin në shtëpinë e Atit tonë qiellor, që të jetonin në amshim, e kurorëzuan veprën e tyre mbi tokë, duke bekuar gurin e këndit të kësaj Katedraleje”, kujtoi Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë meshës, ai ka përkujtuar veprat e mëdha të dy personaliteteve të shquara të Kosovës, njëri i Shtetit e tjetri i Kishës, duke bërë thirrje që të ndiqet rruga e trasuar nga ta dhe që të realizohen amanetet e tyre.

 Përfaqësues institucionalë e politikë të vendit e të pranisë ndërkombëtare morën pjesë në meshë dhe, po ashtu, vizituan ekspozitën e hapur në ambientet e Katedrales në nderim të dy korifejve të kombit, Presidentit historik Rugova dhe ish-Ipeshkvit të Ipeshkvisë se Kosovës, Imzot Sopit.

Guri themeltar i Katedrales Nënë Tereza është vënë në 26 gusht 2005 në oborrin e ish-gjimnazit “Xhevdet Doda” në qendër të kryeqytetit, Prishtinës, nga Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Kardinali i Katedrales së Uashingtonit, Teodor Mekarik (McCarrick).

***

Telegrami i ngushëllimit i 11 Janarit 2006: 

PRESIDENTI RUGOVA NGUSHËLLON IPESHKVINË E KOSOVËS ME RASTIN E VDEKJES SË IMZOT MARK SOPIT 

Me rastin e vdekjes së Imzot Mark Sopit, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ipeshkvisë së Kosovës.

Më poshtë po e japim tekstin e plotë të këtij telegrami: 

11 janar 2006

Prishtinë, Kosovë 

Ipeshkvisë së Kosovës

Prizren 

Ipeshkvi e nderuar, 

Me rastin e vdekjes së Imzot Mark Sopit, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia të thella dhe të popullit të Kosovës. 

Në historinë më të re të Kosovës Imzot Mark Sopi do të mbetet një burrë i madh që gjithë jetën punoi për fe e për atdhe. Duke vepruar për forcimin e kishës katolike shqiptare, pra të Ipeshkvisë së Kosovës, që e drejtoi për një dekadë të tërë, u bë njeri i dashur dhe i nderuar për të gjithë popullin e Kosovës. Imzot Mark Sopi gjithmonë ishte me popullin e Tij dhe me Zotin. Kjo i bën njerëzit të jenë të mëdhenj e të nderuar përgjithmonë. 

Imzot Mark Sopi me vite të tëra u angazhua për pavarësinë e vendit tonë, Kosovës, duke na dhënë zemër e forcë se ajo do të bëhet së shpejti nga miqtë tanë. 

Sot në këto momente të dhembjes, ndihem krenar që pata një mik të tillë, çfarë ishte Imzot Mark Sopi, të cilin gjithnjë e kisha krah të fortë pranë vetes në punët shtetërore në momentet më të vështira e më të mira.  

I falemi kujtimit të Tij të përjetshëm.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë.

Zoti e bekoftë Imzot Mark Sopin, siç e ka bekuar.

Zoti e bekoftë Familjen Sopi.

Zoti e bekoftë Ipeshkvinë e Kosovës.

Zoti e bekoftë Kosovën.

Dr. Ibrahim Rugova

President i Kosovës

  • KUJTESË- NJË TAKIM, SI NJË BEKIM

Në ditëfestën e 28 Nëntorit – të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar, në vitin 2005, kam shkruar si në ditar një shënim për një takim në Prishtinë me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopin, me të cilin folëm edhe për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha deri në numrin e fundit dhe në angazhimet për ta rikthyer të përditshme. Shënimi, që e gjejë  në një mesazh të dërguar me e-mail, ishte ky:

Takimi spontan me Imzot Mark Sopin

Tek po festonim në Grand 28 Nëntorin, ku kishte shumë personalitete, me shumë prej të cilave edhe u takova personalisht dhe ngritëm dolli, një emocion e përshtypje shumë të veçante më solli  momenti i takimit me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopin, me të cilin nuk isha takuar ndonjëherë më parë ashtu drejtpërdrejtë.

-Besoj se nuk po gabohem, je Behlul Jashari, më tha derisa po më afrohej dhe pas shtërgimit të duarve edhe më perqafoi.

Më përgëzoi për angazhimet për Rilindjen dhe më ftoi për një vizitë në Ipeshkvi. Më vlerësone dhe më njihte edhe nga shkrimet. Dhe për vendosmërinë per Rilindjen.

E përjetova këtë edhe si një bekim.

E falënderova shumë për vleresimin, nderin dhe përkrahjen që më bëri. Dhe, me shumë kënaqësi iu përgjigja ftesës për vizitën.

Behluli

28 Nëntor 2005
Meshë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë…

Një veshje e bukur shqiptare: praktikone ju femra shqiptare

2


Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë

1.Veshja e vajzave e përafërtë, e mundshme në Luginë të Preshevës, edhepse studiuesit njohës të veshjeve shqiptare nuk janë deklarua pozitivisht.
2.Veshja e burrave e saktë në Luginë të Preshevës.

3.Femra shqiptare veshuni me veshje shqiptare, me shami që shëndritë dhe shkëlqen, për zemër dhe shpirt të bardhë.
4.Ju, femra shqiptare veshni fustan të bardëe që shkëlqen dhe shperndanë dritë, me mangë të gjata dhe deri te zogu i këmbës që poashtu shpëndanë dritë dhe shkëlqen për zemër dhe shpirt shqiptari.
5.Ju, femra shqiptare veshni pështjellak shqiptari lara-lara me ngjyra, për një llojllojshmëri drite dhe pozitive.
6.Stilistat nga kjo veshje le të stilizojne modele edhe të tjera që shpërndajnë  dritë, pozivitet dhe shkëlqejnë në trupin e vajzës shqiptare.
7.Ju, femra shqiptare mos veshni veshje arabe, turke me të zeza, sepse ato nuk janë tonat, nuk shkëlqejnë, shpërndajnë errësirë për jetën dhe origjina e tyre është veshje ebreite, pastaj e mori krishtërimi dhe në fund edhe në islam. Kjo veshje sot shihet në Manastiret e Serbisë, shkoni deri në Manastirin Prohor Pçinjski do të shihni plotë murgesha me këtë veshje. Poashtu edhe në Kroaci e gjetiu.

Fund: Kemi veshjen tonë më të bukur shqiptare në botë, vetëm përshtateni kërkesave tona.

Presidenti Xhimi Carter, Papa Gjon Pali i Dytë dhe të drejtat e njeriut në botë

Jimmy Carter

Nga: Frank Shkreli

Javën që kaloi ndërroi jetë, në moshën 100-vjeçare Xhimi Karter mes,  Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, nga viti 1977-1981, i Partisë Demokrate amerikane. Ai jetoi dhe zhvilloi një jetë të gjatë e të pasur aktivitetesh si politikan, biznismen, humanitar, fetar, predikues dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqë.

Në fjalimet e shumta gjatë ceremonive paraprake të varrimit, folësit dhe media të ndryshme theksuan sukseset e tija në shumë fushë, por edhe problemet me të cilat u përball gjatë mandatit të tij, sidomos ato ekonomike. Por, pak ose aspak, nuk përmend kontributi i tij në fushën e të drejtave të njeriut, që ai i kishte përcaktuar si pjesë e pandashme e politikës së jashtme amerikane. Në të vërtetë, ishte Presidenti Karter, i cili në krahasim me presidentët e tjerë amerikanë para tij – që në fillim të mandatit të tij, ri-drejtoi si të thuash, politikën e jashtme amerikane, duke theksuar rëndësinë e të drejtave të njeriut në botë – dhe duke i bërë këto të drejta pjesë të politikës së jashtme të administratës së tij.

Për këtë drejtim të ri në politikën e jashtme amerikane, Xhimi Karter njoftoi popullin amerikan dhe botën në fjalimin e tij me rastin e inaugurimit president në janar të vitit 1977, duke thenë se Amerika, që në themelimin e saj si shtet dhe si shoqëri, ishte e para që ka përcaktuar bazën shpirtërore dhe lirinë njerëzore si vlera të nevojshme për një shoqëri të lirë e demokratike. “Që të jemi të sinqert me veten tonë, ne duhet të jemi të sinqertë edhe me të tjerët. Ne nuk do të veprojmë me vendet e huaja në një mënyrë që shkel rregullat dhe standardet tona këtu në vendin tonë…Pasi ne jemi të lirë, ne nuk mund të jemi kurrë indiferent ndaj fatit të lirisë, kudo tjetër në botë…Morali ynë na dikton qart që se ne duhet të mbështesim shoqëritë dhe vendet që ndajnë me ne respektin e palëkundur për të drejtat individuale të njeriut”, është shprehur Presidenti Carter në fjalimin e tij të parë me rëndësi, si President i Shteteve të Bashkuara, në Janar të vitit 1977.

Oslo, 1979 – Nobeli i Paqës për Nenë Terezen

Ishte kjo një deklaratë e fortë nga një president i Amerikës — për një përqëndrim të ri të politikës së jashtme amerikane në mbështetje të të drejtave të njeriut kudo në botë – në një periudhë të historisë evropiane dhe botërore — kur lufta e ftohtë midis lindjes e perëndimit, midis shteteve komuniste dhe botës perëndimore demokratike – ishte në kulmin e saj. Ishte kjo hera e parë që një administratë amerikane përcaktonte të drejtat e njeriut si gur-themelin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e marrëdhënieve me shtetet tjera.  Kështu filloi dhe vazhdon deri në ditët e sotëme fokusimi i Amerikës për të përfshir të drejtat e njeriut në politikën e jashtme dhe në trajtimin e marrëdhënieve të Washingtonit me vendet e tjera – megjithse rrallë kush i jep kredi për këtë arritje Presidentit Xhimi Karter.

Vetëm dy vjet pas fillimit të mandatit të tij presidencial, në tetor të vitit 1979, Presidenti Karter, bëhet presidenti i parë në historinë e Amerikës që pret në Shtëpinë e Bardhë Papa Gjon Palin e II – vizita e parë historike e një Pape në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte kjo vizitë e Papa Gjon Palit të II në Washington që i dha një domethënie të re dhe e mbështetjen e tij të forte, frazës “të drejtat e njeriut”, qoftë në politikën ndërkombëtare ashtu edhe në marrëdhëniet bilaterale midis shteteve – por sidomos në marrëdhëniet dhe në diskutimet midis Washingtonit e Moskës.

Karter me avokatin shqiptaro-amerikan Bardhyl Tirana – “Njeriu i Karter-it”, që reformoi Mbrojtjen Civile të Shteteve të Bashkuara

Gjatë asaj vizite – e para në histori e një pape në Amerikë — Papa Gjon Pali i II vizitoi 6 qytete amerikane, duke e paraqitur veten kudo që shkoi, si një “lajmëtar i vëllazërisë dhe paqës”, duke predikuar mesazhin e mirë mbi të drejtat individuale të njeriut, mbi lirinë dhe dinjitetin njerëzor — Drejtuar jo vetëm popullit amerikan por edhe botës.  Një president amerikan i krishtër-protestant, Xhimi Karter dhe udhëheqsi i Kishës Katolike, Papa Gjon Pali i II, sipas një deklarate me atë rast nga Shtëpia e Bardhë, thuhej se në takimin midis tyre me 6 tetor, 1979, “Papa dhe Presidenti kanë renë dakort se përpjekjet për të avancuar të drejtat e njeriut në botë, përbëjnë një ide të domosdoshme për epokën tonë.”

Duhet të kujtojmë se vizita e Papa Gjon Palit të II në Washington (6 tetor, 1979) erdhi vetëm 4 muaj pas vizitës së Gjon Palit të II në Poloni, atdheun e tij të origjinës.  Një vizitë kjo që, sipas disa historianëve, për atë kohë, ndryshoi Poloninë dhe botën. Vizita në Shtetet e Bashkuara dhe takimi në Shtëpinë e Bardhë e Papa Gjon Palit të II, me Presidentin Xhimi Karter në tetor, 1979, ishte rasti i parë historik kur një president i Amerikës zhvillonte bisedime me udhëheqsin e Kishës Katolike mbi gjendjen në botë dhe mbi shqetësimet për paqën dhe drejtësinë në botë. Ata, sipas, deklaratës zyrtare të Shtëpisë së Bardhë me atë rast, përveç çeshtjeve të tjera ndërkombëtare,  “ndanë besimin se respekti për të drejtat e njeriut dhe për dinjitetin e individit duhet të jenë gur-themeli i politikave vendore dhe ndërkombëtare të shteteve e kombeve. Papa dhe presidenti”, thuhej mëtej në atë deklaratë, “theksuan mbështetjen e tyre për konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, si dhe për organizatat dhe entitetet ndërkombëtare, që i shërbejnë kauzës së të drejtave të njeriut…”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë në përmbyllje të bisedimeve midis Presidentit Carter dhe Papa Gjon Palit të II në Washington. Deklaratat zyrtare të asaj vizite tregojnë qartë se çeshtja kryesore, ndonëse jo e vetmja, e bisedimeve midis tyre ka qenë avancimi dhe promovimi i të drejtave të njeriut, si pjesë e pandarë dhe e domosdoshme në marrëdhënie midis shteteve.

Presidenti Xhimi Karter me Papa Gjon Palin e II – Papa i parë në histori që ka vizituar Shtëpinë e Bardhë– Foto by Bill Fitz-Patrick, October 6, 1979 –National Archives, Jimmy Carter Presidential Library and Museum, Atlanta, Georgia

Ishte ky një qëndrim dhe përqëndrim i ri mbi të drejtat e njeriut në botë, nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zhvillimin e politikës së jashtme dhe ndërkombëtare – por njëkohsisht ishte edhe një presion moral ndaj komunizmit ndërkombëtar: Bashkimit Sovjetik komunist dhe regjimeve shtypëse komuniste të Evropës Lindore e Qendrore. Angazhimi dhe këmbëngulja e Presidentit Karter se të drejtat e njeriut do bëheshin pjesë e pandarë e politikës së jashtme amerikane dhe se të drejtat e njeriut do mbroheshin nga Amerika anë e mbanë botës — pasqyroheshin gjithashtu, që në fillim, në një letër që Karter i kishte dërguar disidentit të atëhershëm sovjetik, i njohur botërisht, si mbrojtës i të drejtave të njeriut, Dr Andrei Sakharov. Në përgjigje të një letre që Sakharov i kishte dërguar Presidentit Karter, duke i kërkuar presidentit të ri amerikan që të ngrente zërin në emër të gjithë atyre që po luftonin për të drejtat e tyre në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e Evropës lindore komuniste. Xhimi Karter ishte përgjigjur disidentit anti-komunist Sakharov: “Të drejtat e njeriut janë një çeshtje kryesore e Administratës time”. Siç kam thenë edhe në fjalimin me rastin e inaugurimit president, ka shtuar Karter në letrën e tij, “Ndonëse ne jemi të lirë, nuk mund të jemi kurrë indifferent ndaj fatit të lirisë kudo tjetër në botë…Ju siguroj se populli Amerikan dhe qeveria jonë do vazhdojnë angazhimin  tonë të fortë për të promovuar të drejtat e nejriut, jo vetëm në vendin, tonë, por edhe anë e mbanë botës”, ishte zotimi i presidentit të ri amerikan Karter dërguar disidentit anti-komunist më të njohur deri atëherë, Andrei Sakharov.

Xhimi Karter me avokatin shqiptaro-amerikan Bardhyl Tirana – “Njeriu i Karter-it”, që reformoi Mbrojtjen Civile të Shteteve të Bashkuara

Papa Gjon Pali i II në vizitën e parë në vendlindjn e tij (në Poloni) si udhëheqës i Kishës Katolike Universale, qershor, 1979 më pak se 4 muaj para se të shkonte për vizitë në Amerikë dhe takimin me Presidentin Karter. Historianët, në përgjithsi, janë dakort se Papa me origjinë polake kontriboi ndjeshëm në shembjen e komunizmit. Sipas disave, pa këtë vizitë të Papa Gjon Palit në Poloni në qershor, 1979, ndoshta nuk do kishte lindur lëvizja anti-komuniste polake Solidarnost – krijimi i të cilës, sipas shumë ekspertëve, shënoi fillimin dhe mbarimin e komunizmit zyrtar ndërkombëtar në Poloni dhe në mbarë ish-Evropën komuniste.

Xhimi Karter, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithë thjeshtësinë e tij në detyrën më të lartë në botë dhe Papa Gjon Pali i dytë kishin zbuluar se – ndoshta megjithë mospajtimet fetare, njeri katolik e tjetri prostetant — ata vërtetë kishin diçka të përbashkët: kauzën e të drejtave të njeriut, një kauzë që administrata e Presidentit Karter e bëri pjesë të politikës së jashtme duke e promovuar në Amerikë dhe në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën. Ndonëse shumë prej nesh – përfshir autorin e këtyre rreshtave – i japim, kryesisht, kredi Presidentit Ronald Reagan dhe lidhjeve të tija me Papa Gjon Palin e II në luftën e tyre kundër komunizmit – duhet thenë se lufta për zbatimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut në botë, një nismë kjo e Karterit, mund të konsiderohet edhe si kauza e madhe për çlirim nga komunizmi dhe për liri e demokraci shekullin e kaluar në Evropë e që çoi, më në fund, në shembjen e Murit të Berlinit. Një fakt ky që, fatkeqsisht, nuk u përmend aq sa meritonte të përmendej në fjalimet që u mbajtën këtë javë me rastin e ceremonive të varrimit të Presidentit Xhimi Karter, i cili ndërroi jetë me 29 dhjetor, 2024 në moshën 100-vjeçare.

Trashëgimia e Xhimi Karter në mbrojtje të drejtave të njeriut – gjatë mandatit të tij si president por edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë më 1981 – është ndër shumë të “para” që ai ndërmori gjatë mandatit si president dhe më vonë. Si asnjë president tjetër ai vazhdoi të ishte aktiv në shumë fusha të verpimtaruisë së tij në Amerikë dhe anë e mbanë botës.  Xhimi Karter – ishte presidenti i parë Amerikan – ndonëse jo në detyrë – që ka vizituar Shqipërinë pas shembjes së Murit të Berlinit në shtator të vitit 1993 —Frank Shkreli: Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhimi Karter mbushi 100-vjet, i pari president i Amerikës që ka vizituar Shqipërinë post-komuniste në shtator, 1993 | Gazeta Telegraf

Karter për Nenë Terezen “Një frymëzim për të gjithë mbështetsit e të drejtave të njeriut”

Xhimi Karter për Nenë Terezen: Kur Nenë Tereza ka marrë Çmimin e Lartë Nobel për Paqe për vitin 1979, Presidenti Karter i ka dërguar asaj një urim. Në letrën dërguar Nenë Terezes me atë rast, Karter vlerësoi punën e saj në ndihmë të varfërve, të sëmurve, refugjatëve dhe fëmijve. Njëkohësisht, Karter ka shtuar se shembulli i saj për përkujdesjen për të tjerët në nevojë është një frymëzim për të gjithë ata që mbështesin të drejtat bazë të njeriut.

Voto numrin 85, numrin fatlum në listën e AAK-së!

0

Vota për numrin 85 në listën e AAK-së është votë për ndryshim substancial dhe pozitiv, është votë që sjellë freski dhe risi në parlamentin e Kosovës, është votë që sjellë frymë dhe kulturë të re të zhvillimit të debateve parimore dhe përmbajtësore në kuvendin e Republikës së Kosovës.

Prapa numrit 85 në listën e AAK-së është e ardhmja e ndritshme e fëmijëve tanë.

Të gjithë ata që votojnë numrin 85, jo vetëm që votojnë për ndryshimin, do të ndihmojnë të ardhmën e ndritshme të fëmijëve të tyre nesër.

Haxhi Ibishi do të jetë përfaqësues i denjë i qytetarëve të Klinës dhe mbarë Kosovës, zë i cili i ka munguar Kuvendit në këto 24 vjetët e fundit.

Qytetar të Kosovës, forca e ndryshimit është në dorën e juaj, ju jeni ata që më votën tuaj të lirë dhe demokratike do të përcaktoni më 9 shkurt kahet e zhvillimit politik dhe ekonomik të vendit jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por edhe për dekada tëtëra.

Voto ndershëm listën e AAK-së, me numrin 137, voto guximshëm deputetin Haxhi Ibishi me numrin 85.

Kush është Dr. Haxhi Ibishi?

Haxhi Ibishi ka lindur më 09.08.1963 në Bokshiq të Klinës. Shkollimin fillor deri në klasën e VII-të i ka mbaruar në shkollen “Azem Bejta” në Grabanicë. Ndërsa klasën e VII-të dhe VIII-të në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Klinë. Shkollën e mesme, drejtimi:Teknik Laboratori i Biologjise, të cilin e ka përfunduar në QAMO-n “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, dega: Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989. Ka specializuar në Infektologji, në Universitetin e Tiranës në vitin1994.

Pas përfundimit të studimeve, në të njëjtin vit është punësuar Doktor Infektolog në QKMF “Nënë Tereza” në Klinë.

Dr. Haxhi Ibishi është anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Infektologëve të Kosovës. Ka vazhduar me Trajnime dhe Seminare të suksesshme profesionale vendore dhe ndërkombëtare.

-Para lufte: Doktor në QKMF “Nëne Tereza” në Klinë. Në kuadër të insitucioneve paralele shëndetësore të organizuar nga shqiptarët, Dr. Haxhi Ibishi ka punuar në këto punkte:

– Shtëpia e Niman Smajlit në Poterq të Epërm

– Shtëpia e Zymer Gashit Gremnik

– Shtëpia e Hysen Gashit Bokshiq

– Shtëpia e Mehmet Kekës Bokshiq

Dr. Haxhi Ibishi ka punuar si Mësues në shkollën e mesme të mjekësisë, në kuadër të gjimnazit, në punktin e Perlinave, për 4 lëndë mësimore në degën e mjekësisë.

– Në kuadër të LDK-së, ishte nënkryetar i komisionit për shëndetësi.

– Nga 28 marsi i vitit 1999 e tutje, ka punuar si mjek në UÇK, brigada 135, sektori i shëndetësisë, ZOD.

Ishte drejtor i parë i QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, pastaj edhe një herë anëtar i Bordit Drejtues të QKMF-së dhe së fundmi në kohën e pandemisë së “Covid 19”.

ishte Kryetar i Komisionit Profesional të QKMF-së për menaxhimin e pandemisë dhe pastaj edhe për një mandat drejtor i QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, ku aktualisht punon si Infektoloog në të njëjtin institucion.

– Para lufte;

Krahas profesioni të mjekut, Haxhi Ibishi është marrë edhe me aktivitete të ndryshme sportive. Në vitet e 80-ta ishte një ndër themeluesit e KF “Boksiti” Klinë (futboll i madh) dhe KF “Ali Kelmendi” (futboll i vogël). Pas marrjes së autonomisë së sportit kosovar nga masat e dhunshme serbe, Haxhi Ibishi ishte njëri ndër themeluesit e trupave organizative në FFK dhe degën e futbollit në Klinë.

Ishte njëri ndër themeluesit e KF “Dukagjini” (për një periudhë edhe drejtor i këtij klubi) Ishte njëri ndër themeluesit e KF “2 korriku” dhe “7 shtatori” në futboll të vogël në Klinë.

-Pas lufte;

Ishte drejtues i KF “Dukagjini” Klinë, deri në vitin 2003. Për një periudhë, ishte anëtar i Këshillit Drejtues të FFK-së.

– Angazhimet Politike Haxhi Ibishi ishte i angazhuar në organizatat demokratike të kohës, si në LDK dhe PPK. Është njëri ndër themeluesit e Degës së AAK-së në Klinë. Anëtar i Kuvendit Komunal në Kline për 2 mandate. Kryesues i Kuvendit Komunal Klinë për 1 mandat.

Aktualisht është anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Dega në Klinë.

Pse duhet votuar Dr. Haxhi Ibishi?

Do të jetë nderë për të gjithë qytetarët e Klinës përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës nga një intelektual i kalibrit siq është Dr. Haxhi Ibishi, i cili e ka dijen dhe përvojën e mbi të gjitha dashurinë e pakufishme për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës. Pas shumë viteve mungese në Kuvendin e Kosovës, Klina ka nevojë për një përfaqësim dinjitoz në legjslaturën e ardhshme të Parlamentit. Të gjithë ata që përcaktohen që më 9 Shkurt ta votojnë numrin 85 në listën e AAK-së, jo vetëm që votojnë për figurë të re dhe të pastër politike, do të ndihmojnë ndryshimin e mentalitetit qeverisës në vendin tonë.

Kuvendit të Kosovës i duhen njerëz dhe personalitete të përgatitura siq është Dr. Haxhi Ibishi dhe shumë të tjerë që janë të zotët të përballen me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë.

Vota për Haxhi Ibishin më 9 Shkurt 2025, do të jetë votë për ndryshim dhe dinjitet njerëzor, për ide të reja dhe inovative në Parlamentin e Kosovës.

Nominimi i Dr. Haxhi Ibishit si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës erdhi si produkt i kontributit shumvjeçar në shërbim të qytetarëve të Klinës dhe më gjerë. Profesioni human dhe përvoja e gjatë politike, dashuria ndaj vendit dhe qytetarëve, vendosmëria, guximi dhe respektimi i vlerave sublime të kombit tonë janë garancë e fuqishme për qytetarët e Kosovës që të votojnë kandidatin me numër 85 në listën zgjedhore të AAK-së.

Të nderuar qytetarë të Klinës dhe mbarë Kosovës, të mos harrojmë se Dr. Haxhi Ibishi është një mjek infektolog i shquar, intektual i spikatur dhe një atdhetar mjaft i përkushtuar.

Ai me votën e juaj të lirë dhe demokratike mund të bëhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të jetë zë i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike të vendit tonë.

K.D

Histori të trishta shantazhimi nga UDB-ja “jonë”, deri tek provokimi i Xhafer Shatrit përmes UDB-ashit Mehmet Hasku, menjëherë pas luftës!

1
Gjergj – Bajram Kabashi
___
Si gazetar me përvojë të gjatë hulumtuese, jam i mendimit se dikund në “partitë e dala nga lufta” ekziston një shtab për shantazhimin e njerëzve të shquar në fusha të ndryshme, kryesisht të atij apo asaj që dijnë për veprimtarinë kriminale ma shumë se të tjerët.
Nuk ka asnjë dyshim se policia ka pasur dhe ka për detyrë që t’i përcjellë “me sytë e Argusit”, këta kriminelë të mëdhenj që nuk ia duan të mirën vendit, popullit e as shtetit të vet!
Sidoqoftë, duhet pranuar se gazetaria e munguar hulumtuese në vend, nuk ka arritur askund në zbulimin e “shtabit” të tillë “nëntokësor”, megjithëse nuk ka ditë që nuk krekoset për aftësitë e saja profesionale.
Kurrë nuk duhet ta heqim nga mendja se ai që edhe 25 vite pas luftës, “paska të drejtë vazhdimisht për me e shantazhue tjetrin”, atëhere le të dihet e mbahet në mend se ai ka ba krime shumë të randa …!
Ka bërë krime që domosdo duhet të zbulohen edhe në rastet kur kryeshantazhuesi me shantazhuesit e tjerë rrijnë urt, sillen mirë, shtiren se janë human dhe që janë me “kontribute të mëdha atdhetare!”.
Një shoqëri moderne dhe një shtet ku vepron ligji, nuk e lejon askend që të bëjë krime ekonomike, vrasje e të tjera dhe të fshehet pastaj në institucione partiake e shtetërore “për t’u mbrojtur!”.
Shembulli i Ivo Sanader, ish-kryeministrit të Kroacisë dhe kuadrit të shquar të partisë nacionaliste HDZ, (ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri më 2009), i njohur me kontribute shumë më të mëdha se të do hijenave tona dhe me krime po ashtu shumë më të vogla, se sa të “heronjve tonë”, flet shumë.
Duhet ta pranojmë që shantazhimi i njerëzve të caktuar, e sidomos i kundërshtarëve politik të tjetrit, e ka ngulfatur Kosovën e pasluftës.

Në këtë këndvështrim janë përdorur dhe keqpërdorur nga persona të caktuar të SHIK-ut njerëzit që kanë punuar për UDB-ën; para ata që i kanë rrahur dhe burgosur njerëzit e pafajshëm, vetëm e vetëm se e kanë kërkuar lirinë e munguar për popullin që i takonin.

UDB-ashët “tonë”, andaj , gjithë kohën me ligësinë e njohur dhe mbrapshtitë e mendjes së tyre të keqe, kanë bërë plane për shantazhimin e të tjerëve. Madje, nuk duhet ta heqim nga mendja asnjë herë, se për t’u mbrojtur kriminelët e mëdhenj që kanë punuar për UDB-ën dikur apo që i ka shantazhuar a mashtruar BIA pas luftës, kanë punësuar persona nga familje të njohura UDB-ashe, me qëllimin e vetëm që si “persona që dijnë” t’i frikësojnë e shantazhojnë të tjerët.

Ka shantazhime edhe për gjëra krejt banale, të tilla që njeriut normal nuk duhet as që t’i interesojnë. Për shembull, shantazhimi i njeriut të partisë tjetër me detyra mjaft të ndjeshme për vendin pas luftës, të cilit i “përkujtohen” edhe çështje familjare për gruan dhe dashnorin e saj të dikurshëm (?!), me synimin për ta “disiplinuar”, përdorur dhe për t’ia “ulur kokën”.

Thuajse “gratë e tyre muslimane”, tashmë kryesisht të ngujuara apo të braktisura, nuk e kanë dashtë askend tjetër në jetë!

Me goditjen e tillë “muslimane”, UDB-ashtët “tonë” me vepër, të fshehur pas UÇK-së, e kanë rrënuar ardhmërinë e Kosovës së re pas luftës së fituar nga NATO dhe UÇK, pas pjesës së dytë të qershorit 1999.

Në rastet e tilla, pra në rastet kur keqpërdoret dhe trembet Njeriu naiv, duhet shtruar pyetjen: Athua i takon Filan Fisteku partisë që thotë se i takon, apo partisë së kryeshantazuesit e rrjetit të tij kriminal, apo…?!

Kështu Kosova e pasluftës e mori teposhtëzen, pasi kriminelët e mëdhenj shpejt e kuptuan pas luftës se kanë qenë të përgjuar dhe dihet shumë për veprimet e tyre antinjerëzore e antishqiptare, që kanë menduar se i kanë bërë në emër të atdhedashurisë shqiptare…?!

Ky fakt i ka trembur shumë , andaj u vazhdua me shantazhime të mëdha të njerëzve të partive të tjera, sidomos atyre kundërshtare, duke ua sjellë në krye kuadrot që kanë punuar edhe për Serbinë në kohë të caktuara para luftës.

Dhe duhet pyetur, po ashtu:

Ai që mbijeton në skenën publike – politike, shtetërore, duke i shantazhuar dhe mbyllë gojën të tjerëve, athua cilit shtet i takon; shtetit të Kosovës, apo shtetit të huaj, armiqësor për ne…?! Pasi me shantazhime të tilla mizore, mbijeton fatkeqësia e “baraspeshës së të fëlliqurve”, ku më i keqi, më i kobshmi, më jo-njeriu e antikombëtari, është mu ai që e shantazhon tjetrin…!

Më duhet ta rikujtoj se si para disa vitesh, kur e kisha botuar në vazhdime një dosje të letrave që nga Prishtina mi kishin dërguar në emrin e Bujar Bukoshit (nga 17 nëntori e deri më 23 nëntor të vitit 2000), Naim Miftari, punëtori i SHIK të dikurshëm, më pati bërë vërejtjen serioze, vërejtje që dëshiroj t’ua përkujtoj lexuesve:

“Tash prite kur të ngatërrojnë me familjarët, që do të arrijnë t’i përpunojnë… Të cilët edhe mund t’i shantazhojnë, t’i turpërojnë apo “t’ua bëjnë ndonjë të mirë” me bisht, që t’i keqpërdorin kur u duhen…! Duhet të tregohesh shumë i vëmendshëm gjithë kohën, se nuk do të lënë asgjë pa bërë, as gurë pa lëvizë, duke i përdorur njerëzit e caktuar, që mund të jenë edhe në strukturat e caktuara të sigurisë, të cilët do të “zënë miqësi” me ndonjë të afërm tëndin”.

Këshillën dhe vërejtjen njerëzore të Naim Miftarit e kam pasë parasysh gjithë kohën, deri në këto momente.

Për temat e tilla “të rënda” e në dukje të ngatërruara, ne nuk kemi gazetarë zbulues që mund t’i trajtojnë. Kemi gazetarë që “u qeshet fytura” kur iu përkujtohet ish-shefi i sigurimit shtetëror serb, Ivica Stanishiq, por jo gazetarë që i trajtojnë, analizojnë dhe shqyrtojnë veprimet mizore të UDB-ës “sonë”. Për këtë arsye, duke qenë të patrazuar, ai që dje ishte Juda, sot mundohet ta luaj rolin e pajtuesit të madh të gjaqeve e ngatërresave, pra ta marrë rolin e Anton Çettës së ditëve tona…?!

Kjo është arsyeja që kriminelët e mëdhenj fshihen në institucione, pasi ata nuk ka kush t’ua bëjë me dije krimet që i kanë bërë; krime që i tejkalojnë në mizori e vetvrasje kombëtare edhe krimet e UDB-ës së vërtetë, sidomos në raport me vrasjet e ashtuquajtura politike të kundërshtarëve partiak që i kanë menduar si të tillë në një kohë.

I burgosuri i njohur politik, Xhafer Shatri, kah fundi i vitit të kaluar (2024) në një intervistë të gjerë që i dha Ermal Pandurit në Debat Plus të RTV Dukagjini, e përmendi një fakt që duhet t’i shqetësoj dhe trondis të gjithë Shqiptarët, kudo që jetojnë ata dhe sidomos të mendohet seriozisht se kah e futën Kosovën e re disa kriminelë të mëdhenj.

Xhafer Shatri në atë intervistë e përkujtoj një detaj tejet shqetësues, se si ka vepruar UDB-a në rrethana Lirie, menjëherë pas çlirimit të Kosovës , diku para vitit 2001.

Azem Syla e Hashim Thaçi, siç tha Xhafer Shatri, e kishin urdhëruar UDB-ashin Mehmet Haskun nga Peja, mu personin që ia kishte qitë prangat në duar dhe e kishte arrestuar në shtëpinë e tij në kohën e burgosjes shumëvjeçare (ishte koha e themelimit të Autonomisë së Kosovës), arrestim e burgosje që i kushtoj shumë vite burgu. Tash pas as një lloj vrarje ndërgjegjeje mizori Mehmet Hasku i kishte shkuar në shtëpi , me një shok të tij “të ngusht” , që ishte nga rrethinat e Malishevës, të cilin Xhaferi “e kishte mbajtë me bukë” dikur.


Nana Time (Time Kabashi – Shatri) në foto me të birin e saj, Xhafer Shatrin…, në fund të korrikut 2017. 

Xhafer Shatri: “Kur  u ktheva në shtëpi, pasi isha i angazhuar me do punë menjëherë pas luftës, më tha Nana”:

“Loke…, na nuk jemi çliru hala, se katër ditë ma përpara këtu ishte me një “shok tanin” UDB-ashi Mehmet Hasku, që t’ i ka pas qitë prangat në shpi…”!

Foto të bëra nga une, Gjergj – Bajram Kabashi, me 28 korrik 2017, në shtëpinë e Xhafer Shatrit në Tomoc.

***
Kuptimi i asaj “vizite” provokative të UDB-ashit, tashmë të shantazhuar Mehmet Hasku, menjëherë pas lufte, në shtëpinë e personit që vet e ka burgosë, ishte një porosi e rëndë dhe mizore njëherit, jo vetëm për atdhetarin Xhafer Shatri, por edhe për mbarë atdhetarinë e Kosovës dhe mbarë Shqiptarinë. Kjo thuhet kështu, se, sipas mendjes së keqe të Azem Sylës e Hashim Thaçi, “atdhetar” ishte UDB-ashi Mehmet Hasku, e jo Xhafer Shatri !

Kjo mendësi antinjerëzore e antishqiptare ka vazhduar pothuaj përgjat gjithë pasluftës, deri në ditët e sotshme.

Me këso metodash të ulëta e mizore psudoshtetërore dhe pseudoatdhetare, është vazhduar deri në fund, pra derisa rrugaçët e ngjitur padrejtësisht në piramiden shtetërore, e dërguan vetën në Gjykatën Speciale të Hagës…!

Dhe më e keqja dhe e tupshmja për ta mbetët nëse do të dënohen për vrasjen e kundërshtarëve politik, se nëse kanë vrarë ushtarë serbë, siç virten në çdo luftë çlirimtare ushtarët e armikut, kjo do të mbahet në mend për të mirë në biografitë e tyre.

Edhe rasti i provokimit mizor me dërgimin e Mehmet Haskut tek viktima e tij, Xhafer Shatri, menjëherë pas luftës, tregon për natyrën e pashpirt të shantazhimit si metodë e panevojshme dhe armiqësore në Kosovën e re.

Në këtë mënyrë të pashpirt e kanë përdorur edhe gjithë “elitën e mirëfillt” të LDK-së që të më provokonin mua prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor të vitit 2000.

“Elitës” LDK-së tashmë i ka dalë gjumi, por është vonë, ashtu siç u ka dalë gjumi edhe atyre që e mashtruan atë “elitë”, duke e ndërsyer kundër meje në atë kohë.

Kryengritja ime profesionale e njerëzore për këtë arsye është e pa fund, dhe une do të  “dorëzohem” vetëm kur të m’i kthejnë të drejtat që më takojnë ; ato të drejta që mi morën e mohuan kriminelet e bashkuar të vendit tonë.

Nëse nuk m’i rikthejnë të drejtat, atëhere kam me kërkue me ngulm që të ribëhet provokimi, pavarësisht që ata që i kisha në shënjestër deri vonë, tashmë nuk janë ndër të gjallët.

Kot ma përkujtojnë me thashetheme intriga “paaftësinë time” profesionale, pasi une isha gazetar shumë i mirë (gazetar me vepër), e edhe më i bukur se që ishin ata…!

Hahaa!

Nga ky kënd i kritikës sime, kërkoj që të më marrin seriozisht , nëse nuk duan ta shohin vetën të turpëruar dhe të mposhtur prej meje përnjëmend…!

Se une jam jo vetëm më i ditur, por edhe më trim se që janë ata…!

Se trimëria ime është kulturë, e jo sjellje e veprim barbar si i tyre; është përvojë dhe dëshmi e një jete të tërë të kaluar në profesion, trimëri që “as nuk blihet e as nuk shitet në pazarin e gjave” (kafshëve!).

Prandaj, mos harxhoni më kohë duke u përpjekur të më poshtëroni, se kur t’ua ngjes për “gabzheri” atyre që i kam në shënjestër, do të jetë tepër vonë.

Për mua si patriot dhe gazetar profesionist është me rëndësi ruajtje e çdo institucioni, e jo e ndonjë krimineli që është strehuar dhe vepron padrejtësisht nga institucionet shtetërore, duke e vazhduar me mendjen dhe veprën përçe UDB-izmin familjar.

Betohem që do t’i mposhti…!

Ose duhet të mi ktheni të drejtat që mi keni mohuar si serbomëdhenj në Kosovën e lirë, ose duhet të ballafaqoheni me mua…, se këtu nuk mund të ketë rrugë tjetër.

***

Nëse “temat e tilla” nuk i hapë mungesa e gazetarisë së mirëfillt kritike-hulumtuese e zbuluese, në kohën kur ende mbahet i fshehur fakti se vet disa gazetarë kanë marrë pjesë në krime të rënda (për shkak të naivitetit e xhelozisë profesionale), atëhere duhet që sot apo nesër temat e tilla t’i hapin ata që janë të thirrur për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe asaj nacionale-shtetërore.

Mjaft më …, se me shantazhime e shkatërruat vendin, vend që s’ka askush të drejtë ta shkatërroj…!

Filloj muaji i mashtrimeve të mëdha!

0

Florim Zeqa

Tani edhe zyrtarisht për subjektet politike nisi muaji i madhërishëm i fushatës zgjedhore, më ç’rast qytetarët e vendit do të kenë rastin të kënaqën më të gjitha “mrekullitë” e pashijuara të kësaj bote!

Pushtetarët zemërhapur e dorëlirë më paratë e taksapaguesve

Qytetarët si asnjëherë më parë do t’i kenë afër krerët e të gjitha partive politike, të cilët do ta “hapin” shpirtin e zemrën para popullit të tyre.

Si çdo herë më zemërhapur dhe më dorëlirë (më paratë e taksapaguesve) do të tregohen pushtetarët, duke ju ofruar gjithçka e çdo gjë votuesve të tyre.

Do të shpenzohen shumë para të buxhetit të Kosovës, do të shtjerrën në maksimum edhe buxhetet e partive opozitare, për çka donatorët do t’i hapin llogaritë e veta për më të fortët e politikës!

Sa vendet e punës do të “hapen”, sa kilometrat e asfaltit do të “shtrohen”, sa shkolla e çerdhe do të “ndërtohen”, sa shiritat e përurimeve do të “prehen” gjatë  këtyre ditëve, sa shtallat e bagëtive do të vizitohen nga liderët partiakë!

Mëkatë që bagëtitë nuk dinë të gëzohen!

Por do të gëzohen familjet që do të ndihmohen me nga 100 e 200 euro, më të vetmin qëllim që t’ua përfitojnë zemrat varfanjakëve të shumtë ‘cep e n’cep’ të Kosovës.

Në televizionet publike qytetarët do të kenë rastin të shohin vetëm storie suksesi të pushtetarëve. Ndërsa në anën tjetër do të jetë opozita, ajo që do të mundohet t’ua rikujtoj qytetarëve dështimet e shumta të pushtetit në katër vjetët e kaluara.

Sa shumë premtime, gënjeshtra e mashtrime do t’iu servohen qytetarëve brenda këtij muaji të “bereqetit”, me të korrurat e të cilit do të ushqehen pushtetarët e rinj në katër vitet e ardhshme.

Më shumë fat do të jenë lagjet dhe fshatrat në të cilat do të fillojnë projektet e fushatës zgjedhore, por akoma me më shumë fat do të jenë ata që presin përfundimin e tyre,…ngase shumë nga projektet e filluara nga fushatat e kaluara zgjedhore kanë mbetur aty ku kishin nisur, të papërfunduara akoma!

Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejn më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet e tyre!

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër, e cila mbetët duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar aromën e mrekullisë së premtuar.

Thirrje për vetëdijësim

Këtë shkrim e bëra për t’i thirrur ndërgjegjës qytetare në fillim të fushatës elektorale që të mos bien pre e premtimeve boshe, por t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë para se të votojnë, së vota e tyre sot vlenë më shumë së 100 apo 200 euro, është votë që përcakton të ardhmen e fëmijëve tuaj nesër.

Ata që ju harruan dje kur ju dhuruat voten, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 9 Shkurt 2025 është votë që e determinon të ardhmën tonë të përbashkët në shtetin e Kosovës.

Se a do të triumfojë e vërteta para gënjeshtrave dhe programet demokratike para dogmave komuniste, mbetët të shihet pas numërimit të votave të 9 shkurtit!

Mos e harroni për asnjë çast thirrjen time të vazhdueshme për mobilizim të përgjithshëm, për largimin përfundimtar të klasës së korruptuar politike, si kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për ndryshimin substancial qeverisës në vendin tonë.

Në fund, një gjë mos e harroni qytetarë të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë të shpërndarë në botën mbarë, ata që ju harruan dje, do t’ju harrojnë nesër e përgjithmonë, ata që ju mashtruan për gjysëmshekulli do t’ju mashtrojnë përseri dhe në pafundësi!

Zoti e bekoftë voten e lirë të njerëzve të lirë.

Me 12 Janar 2025