Kreu Blog Faqe 680

Histori të trishta shantazhimi nga UDB-ja “jonë”, deri tek provokimi i Xhafer Shatrit përmes UDB-ashit Mehmet Hasku, menjëherë pas luftës!

1
Gjergj – Bajram Kabashi
___
Si gazetar me përvojë të gjatë hulumtuese, jam i mendimit se dikund në “partitë e dala nga lufta” ekziston një shtab për shantazhimin e njerëzve të shquar në fusha të ndryshme, kryesisht të atij apo asaj që dijnë për veprimtarinë kriminale ma shumë se të tjerët.
Nuk ka asnjë dyshim se policia ka pasur dhe ka për detyrë që t’i përcjellë “me sytë e Argusit”, këta kriminelë të mëdhenj që nuk ia duan të mirën vendit, popullit e as shtetit të vet!
Sidoqoftë, duhet pranuar se gazetaria e munguar hulumtuese në vend, nuk ka arritur askund në zbulimin e “shtabit” të tillë “nëntokësor”, megjithëse nuk ka ditë që nuk krekoset për aftësitë e saja profesionale.
Kurrë nuk duhet ta heqim nga mendja se ai që edhe 25 vite pas luftës, “paska të drejtë vazhdimisht për me e shantazhue tjetrin”, atëhere le të dihet e mbahet në mend se ai ka ba krime shumë të randa …!
Ka bërë krime që domosdo duhet të zbulohen edhe në rastet kur kryeshantazhuesi me shantazhuesit e tjerë rrijnë urt, sillen mirë, shtiren se janë human dhe që janë me “kontribute të mëdha atdhetare!”.
Një shoqëri moderne dhe një shtet ku vepron ligji, nuk e lejon askend që të bëjë krime ekonomike, vrasje e të tjera dhe të fshehet pastaj në institucione partiake e shtetërore “për t’u mbrojtur!”.
Shembulli i Ivo Sanader, ish-kryeministrit të Kroacisë dhe kuadrit të shquar të partisë nacionaliste HDZ, (ishte kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri më 2009), i njohur me kontribute shumë më të mëdha se të do hijenave tona dhe me krime po ashtu shumë më të vogla, se sa të “heronjve tonë”, flet shumë.
Duhet ta pranojmë që shantazhimi i njerëzve të caktuar, e sidomos i kundërshtarëve politik të tjetrit, e ka ngulfatur Kosovën e pasluftës.

Në këtë këndvështrim janë përdorur dhe keqpërdorur nga persona të caktuar të SHIK-ut njerëzit që kanë punuar për UDB-ën; para ata që i kanë rrahur dhe burgosur njerëzit e pafajshëm, vetëm e vetëm se e kanë kërkuar lirinë e munguar për popullin që i takonin.

UDB-ashët “tonë”, andaj , gjithë kohën me ligësinë e njohur dhe mbrapshtitë e mendjes së tyre të keqe, kanë bërë plane për shantazhimin e të tjerëve. Madje, nuk duhet ta heqim nga mendja asnjë herë, se për t’u mbrojtur kriminelët e mëdhenj që kanë punuar për UDB-ën dikur apo që i ka shantazhuar a mashtruar BIA pas luftës, kanë punësuar persona nga familje të njohura UDB-ashe, me qëllimin e vetëm që si “persona që dijnë” t’i frikësojnë e shantazhojnë të tjerët.

Ka shantazhime edhe për gjëra krejt banale, të tilla që njeriut normal nuk duhet as që t’i interesojnë. Për shembull, shantazhimi i njeriut të partisë tjetër me detyra mjaft të ndjeshme për vendin pas luftës, të cilit i “përkujtohen” edhe çështje familjare për gruan dhe dashnorin e saj të dikurshëm (?!), me synimin për ta “disiplinuar”, përdorur dhe për t’ia “ulur kokën”.

Thuajse “gratë e tyre muslimane”, tashmë kryesisht të ngujuara apo të braktisura, nuk e kanë dashtë askend tjetër në jetë!

Me goditjen e tillë “muslimane”, UDB-ashtët “tonë” me vepër, të fshehur pas UÇK-së, e kanë rrënuar ardhmërinë e Kosovës së re pas luftës së fituar nga NATO dhe UÇK, pas pjesës së dytë të qershorit 1999.

Në rastet e tilla, pra në rastet kur keqpërdoret dhe trembet Njeriu naiv, duhet shtruar pyetjen: Athua i takon Filan Fisteku partisë që thotë se i takon, apo partisë së kryeshantazuesit e rrjetit të tij kriminal, apo…?!

Kështu Kosova e pasluftës e mori teposhtëzen, pasi kriminelët e mëdhenj shpejt e kuptuan pas luftës se kanë qenë të përgjuar dhe dihet shumë për veprimet e tyre antinjerëzore e antishqiptare, që kanë menduar se i kanë bërë në emër të atdhedashurisë shqiptare…?!

Ky fakt i ka trembur shumë , andaj u vazhdua me shantazhime të mëdha të njerëzve të partive të tjera, sidomos atyre kundërshtare, duke ua sjellë në krye kuadrot që kanë punuar edhe për Serbinë në kohë të caktuara para luftës.

Dhe duhet pyetur, po ashtu:

Ai që mbijeton në skenën publike – politike, shtetërore, duke i shantazhuar dhe mbyllë gojën të tjerëve, athua cilit shtet i takon; shtetit të Kosovës, apo shtetit të huaj, armiqësor për ne…?! Pasi me shantazhime të tilla mizore, mbijeton fatkeqësia e “baraspeshës së të fëlliqurve”, ku më i keqi, më i kobshmi, më jo-njeriu e antikombëtari, është mu ai që e shantazhon tjetrin…!

Më duhet ta rikujtoj se si para disa vitesh, kur e kisha botuar në vazhdime një dosje të letrave që nga Prishtina mi kishin dërguar në emrin e Bujar Bukoshit (nga 17 nëntori e deri më 23 nëntor të vitit 2000), Naim Miftari, punëtori i SHIK të dikurshëm, më pati bërë vërejtjen serioze, vërejtje që dëshiroj t’ua përkujtoj lexuesve:

“Tash prite kur të ngatërrojnë me familjarët, që do të arrijnë t’i përpunojnë… Të cilët edhe mund t’i shantazhojnë, t’i turpërojnë apo “t’ua bëjnë ndonjë të mirë” me bisht, që t’i keqpërdorin kur u duhen…! Duhet të tregohesh shumë i vëmendshëm gjithë kohën, se nuk do të lënë asgjë pa bërë, as gurë pa lëvizë, duke i përdorur njerëzit e caktuar, që mund të jenë edhe në strukturat e caktuara të sigurisë, të cilët do të “zënë miqësi” me ndonjë të afërm tëndin”.

Këshillën dhe vërejtjen njerëzore të Naim Miftarit e kam pasë parasysh gjithë kohën, deri në këto momente.

Për temat e tilla “të rënda” e në dukje të ngatërruara, ne nuk kemi gazetarë zbulues që mund t’i trajtojnë. Kemi gazetarë që “u qeshet fytura” kur iu përkujtohet ish-shefi i sigurimit shtetëror serb, Ivica Stanishiq, por jo gazetarë që i trajtojnë, analizojnë dhe shqyrtojnë veprimet mizore të UDB-ës “sonë”. Për këtë arsye, duke qenë të patrazuar, ai që dje ishte Juda, sot mundohet ta luaj rolin e pajtuesit të madh të gjaqeve e ngatërresave, pra ta marrë rolin e Anton Çettës së ditëve tona…?!

Kjo është arsyeja që kriminelët e mëdhenj fshihen në institucione, pasi ata nuk ka kush t’ua bëjë me dije krimet që i kanë bërë; krime që i tejkalojnë në mizori e vetvrasje kombëtare edhe krimet e UDB-ës së vërtetë, sidomos në raport me vrasjet e ashtuquajtura politike të kundërshtarëve partiak që i kanë menduar si të tillë në një kohë.

I burgosuri i njohur politik, Xhafer Shatri, kah fundi i vitit të kaluar (2024) në një intervistë të gjerë që i dha Ermal Pandurit në Debat Plus të RTV Dukagjini, e përmendi një fakt që duhet t’i shqetësoj dhe trondis të gjithë Shqiptarët, kudo që jetojnë ata dhe sidomos të mendohet seriozisht se kah e futën Kosovën e re disa kriminelë të mëdhenj.

Xhafer Shatri në atë intervistë e përkujtoj një detaj tejet shqetësues, se si ka vepruar UDB-a në rrethana Lirie, menjëherë pas çlirimit të Kosovës , diku para vitit 2001.

Azem Syla e Hashim Thaçi, siç tha Xhafer Shatri, e kishin urdhëruar UDB-ashin Mehmet Haskun nga Peja, mu personin që ia kishte qitë prangat në duar dhe e kishte arrestuar në shtëpinë e tij në kohën e burgosjes shumëvjeçare (ishte koha e themelimit të Autonomisë së Kosovës), arrestim e burgosje që i kushtoj shumë vite burgu. Tash pas as një lloj vrarje ndërgjegjeje mizori Mehmet Hasku i kishte shkuar në shtëpi , me një shok të tij “të ngusht” , që ishte nga rrethinat e Malishevës, të cilin Xhaferi “e kishte mbajtë me bukë” dikur.


Nana Time (Time Kabashi – Shatri) në foto me të birin e saj, Xhafer Shatrin…, në fund të korrikut 2017. 

Xhafer Shatri: “Kur  u ktheva në shtëpi, pasi isha i angazhuar me do punë menjëherë pas luftës, më tha Nana”:

“Loke…, na nuk jemi çliru hala, se katër ditë ma përpara këtu ishte me një “shok tanin” UDB-ashi Mehmet Hasku, që t’ i ka pas qitë prangat në shpi…”!

Foto të bëra nga une, Gjergj – Bajram Kabashi, me 28 korrik 2017, në shtëpinë e Xhafer Shatrit në Tomoc.

***
Kuptimi i asaj “vizite” provokative të UDB-ashit, tashmë të shantazhuar Mehmet Hasku, menjëherë pas lufte, në shtëpinë e personit që vet e ka burgosë, ishte një porosi e rëndë dhe mizore njëherit, jo vetëm për atdhetarin Xhafer Shatri, por edhe për mbarë atdhetarinë e Kosovës dhe mbarë Shqiptarinë. Kjo thuhet kështu, se, sipas mendjes së keqe të Azem Sylës e Hashim Thaçi, “atdhetar” ishte UDB-ashi Mehmet Hasku, e jo Xhafer Shatri !

Kjo mendësi antinjerëzore e antishqiptare ka vazhduar pothuaj përgjat gjithë pasluftës, deri në ditët e sotshme.

Me këso metodash të ulëta e mizore psudoshtetërore dhe pseudoatdhetare, është vazhduar deri në fund, pra derisa rrugaçët e ngjitur padrejtësisht në piramiden shtetërore, e dërguan vetën në Gjykatën Speciale të Hagës…!

Dhe më e keqja dhe e tupshmja për ta mbetët nëse do të dënohen për vrasjen e kundërshtarëve politik, se nëse kanë vrarë ushtarë serbë, siç virten në çdo luftë çlirimtare ushtarët e armikut, kjo do të mbahet në mend për të mirë në biografitë e tyre.

Edhe rasti i provokimit mizor me dërgimin e Mehmet Haskut tek viktima e tij, Xhafer Shatri, menjëherë pas luftës, tregon për natyrën e pashpirt të shantazhimit si metodë e panevojshme dhe armiqësore në Kosovën e re.

Në këtë mënyrë të pashpirt e kanë përdorur edhe gjithë “elitën e mirëfillt” të LDK-së që të më provokonin mua prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor të vitit 2000.

“Elitës” LDK-së tashmë i ka dalë gjumi, por është vonë, ashtu siç u ka dalë gjumi edhe atyre që e mashtruan atë “elitë”, duke e ndërsyer kundër meje në atë kohë.

Kryengritja ime profesionale e njerëzore për këtë arsye është e pa fund, dhe une do të  “dorëzohem” vetëm kur të m’i kthejnë të drejtat që më takojnë ; ato të drejta që mi morën e mohuan kriminelet e bashkuar të vendit tonë.

Nëse nuk m’i rikthejnë të drejtat, atëhere kam me kërkue me ngulm që të ribëhet provokimi, pavarësisht që ata që i kisha në shënjestër deri vonë, tashmë nuk janë ndër të gjallët.

Kot ma përkujtojnë me thashetheme intriga “paaftësinë time” profesionale, pasi une isha gazetar shumë i mirë (gazetar me vepër), e edhe më i bukur se që ishin ata…!

Hahaa!

Nga ky kënd i kritikës sime, kërkoj që të më marrin seriozisht , nëse nuk duan ta shohin vetën të turpëruar dhe të mposhtur prej meje përnjëmend…!

Se une jam jo vetëm më i ditur, por edhe më trim se që janë ata…!

Se trimëria ime është kulturë, e jo sjellje e veprim barbar si i tyre; është përvojë dhe dëshmi e një jete të tërë të kaluar në profesion, trimëri që “as nuk blihet e as nuk shitet në pazarin e gjave” (kafshëve!).

Prandaj, mos harxhoni më kohë duke u përpjekur të më poshtëroni, se kur t’ua ngjes për “gabzheri” atyre që i kam në shënjestër, do të jetë tepër vonë.

Për mua si patriot dhe gazetar profesionist është me rëndësi ruajtje e çdo institucioni, e jo e ndonjë krimineli që është strehuar dhe vepron padrejtësisht nga institucionet shtetërore, duke e vazhduar me mendjen dhe veprën përçe UDB-izmin familjar.

Betohem që do t’i mposhti…!

Ose duhet të mi ktheni të drejtat që mi keni mohuar si serbomëdhenj në Kosovën e lirë, ose duhet të ballafaqoheni me mua…, se këtu nuk mund të ketë rrugë tjetër.

***

Nëse “temat e tilla” nuk i hapë mungesa e gazetarisë së mirëfillt kritike-hulumtuese e zbuluese, në kohën kur ende mbahet i fshehur fakti se vet disa gazetarë kanë marrë pjesë në krime të rënda (për shkak të naivitetit e xhelozisë profesionale), atëhere duhet që sot apo nesër temat e tilla t’i hapin ata që janë të thirrur për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe asaj nacionale-shtetërore.

Mjaft më …, se me shantazhime e shkatërruat vendin, vend që s’ka askush të drejtë ta shkatërroj…!

Filloj muaji i mashtrimeve të mëdha!

0

Florim Zeqa

Tani edhe zyrtarisht për subjektet politike nisi muaji i madhërishëm i fushatës zgjedhore, më ç’rast qytetarët e vendit do të kenë rastin të kënaqën më të gjitha “mrekullitë” e pashijuara të kësaj bote!

Pushtetarët zemërhapur e dorëlirë më paratë e taksapaguesve

Qytetarët si asnjëherë më parë do t’i kenë afër krerët e të gjitha partive politike, të cilët do ta “hapin” shpirtin e zemrën para popullit të tyre.

Si çdo herë më zemërhapur dhe më dorëlirë (më paratë e taksapaguesve) do të tregohen pushtetarët, duke ju ofruar gjithçka e çdo gjë votuesve të tyre.

Do të shpenzohen shumë para të buxhetit të Kosovës, do të shtjerrën në maksimum edhe buxhetet e partive opozitare, për çka donatorët do t’i hapin llogaritë e veta për më të fortët e politikës!

Sa vendet e punës do të “hapen”, sa kilometrat e asfaltit do të “shtrohen”, sa shkolla e çerdhe do të “ndërtohen”, sa shiritat e përurimeve do të “prehen” gjatë  këtyre ditëve, sa shtallat e bagëtive do të vizitohen nga liderët partiakë!

Mëkatë që bagëtitë nuk dinë të gëzohen!

Por do të gëzohen familjet që do të ndihmohen me nga 100 e 200 euro, më të vetmin qëllim që t’ua përfitojnë zemrat varfanjakëve të shumtë ‘cep e n’cep’ të Kosovës.

Në televizionet publike qytetarët do të kenë rastin të shohin vetëm storie suksesi të pushtetarëve. Ndërsa në anën tjetër do të jetë opozita, ajo që do të mundohet t’ua rikujtoj qytetarëve dështimet e shumta të pushtetit në katër vjetët e kaluara.

Sa shumë premtime, gënjeshtra e mashtrime do t’iu servohen qytetarëve brenda këtij muaji të “bereqetit”, me të korrurat e të cilit do të ushqehen pushtetarët e rinj në katër vitet e ardhshme.

Më shumë fat do të jenë lagjet dhe fshatrat në të cilat do të fillojnë projektet e fushatës zgjedhore, por akoma me më shumë fat do të jenë ata që presin përfundimin e tyre,…ngase shumë nga projektet e filluara nga fushatat e kaluara zgjedhore kanë mbetur aty ku kishin nisur, të papërfunduara akoma!

Kosova është vendi i vetem në rajon e ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejn më së liri votat dhe shesin më së shtrënjti premtimet e tyre!

Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre e paguan popullata e varfër, e cila mbetët duke pritur deri në zgjedhjet e radhës pa e shijuar aromën e mrekullisë së premtuar.

Thirrje për vetëdijësim

Këtë shkrim e bëra për t’i thirrur ndërgjegjës qytetare në fillim të fushatës elektorale që të mos bien pre e premtimeve boshe, por t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë para se të votojnë, së vota e tyre sot vlenë më shumë së 100 apo 200 euro, është votë që përcakton të ardhmen e fëmijëve tuaj nesër.

Ata që ju harruan dje kur ju dhuruat voten, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 9 Shkurt 2025 është votë që e determinon të ardhmën tonë të përbashkët në shtetin e Kosovës.

Se a do të triumfojë e vërteta para gënjeshtrave dhe programet demokratike para dogmave komuniste, mbetët të shihet pas numërimit të votave të 9 shkurtit!

Mos e harroni për asnjë çast thirrjen time të vazhdueshme për mobilizim të përgjithshëm, për largimin përfundimtar të klasës së korruptuar politike, si kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për ndryshimin substancial qeverisës në vendin tonë.

Në fund, një gjë mos e harroni qytetarë të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë të shpërndarë në botën mbarë, ata që ju harruan dje, do t’ju harrojnë nesër e përgjithmonë, ata që ju mashtruan për gjysëmshekulli do t’ju mashtrojnë përseri dhe në pafundësi!

Zoti e bekoftë voten e lirë të njerëzve të lirë.

Me 12 Janar 2025

Gazeta amerikane (1930) / Udhëtimi antropologjik i shkencëtarit Carleton Stevens Coon dhe gruas së tij në malet e Shqipërisë

Burimi: Appelton Post Crescent, e enjte , 5 qershor 1930, faqe n* 5

Fotografi: Kthimi nga ekspedita – Fjetja me gruan, nënen dhe tre fëmijët e një pronci malsor shqiptar (poshtë djathtas) ishte vetëm një nga përvojat e zonjës C.S Coon (majtas) kur ajo shkoi në ekspeditë me burrin e saj shkencëtar (djathtas lart).

Nga: Aurenc Bebja*, Francë – 12 Janar 2025 

“Appleton Post Crescent” ka botuar, të enjten e 5 qershorit 1930, në faqen n°5, një shkrim rreth udhëtimit antropoligjik të shkencëtarit amerikan Carleton Stevens Coon dhe gruas së tij asokohe në malet e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Çfarë po mësojnë shkencëtarët Shkencëtari dhe gruaja e tij “për gjueti kokash” në fiset shqiptare Çifti gjen shumë sensacione mes malësorëve që luftojnë

Hap fotografinë

 

 

 

 

Treni i fillimshekullit !

0

Nga: Fadil Dervishaj

OPINION

Janë bërë më shumë se dy dekada të daljes nga lufta, dhe përgjatë këtyre dy dekadave lumi i mbijetesës së popullit tonë ka pasur baticat dhe zbaticat e saj. Nuk mund të thuhet se gjatë këtyre viteve të pasluftës, s’është bërë gjë. Të paktën teorikisht “arritjet në vendin tonë janë shumë të mëdha, të pakrahasueshme me vendet fqinje, pothuaj të barabarta me vendet e zhvilluara!” Ose ose dëshira ishte e tillë që vendi ynë të kalonte nëpër ato binare, por fatkeqësisht treni i nisur në fillim të këtij shekulli ka ngelur larg stacionit. Ajo që është e çuditshme, edhe përkundër vonesave për të mbërritur në stacionin më të afërt, popullit nuk i është ngutur shumë, mbase edhe është mësuar me komoditetin që i është ofruar. Për shumë kohë edhe është menduar, edhe ka ndodhur në realitet, se populli është gënjyer për t’mos thënë është mashtruar me pak, që të paktën bileta e udhëtimit të ishte e mirëqenë. Si duket populli ende nuk e ka kuptuar një gjë, se drejtuesi i njëjtë për kohë të gjatë nuk mund të udhëtoj larg, atë ose do ta zërë gjumi nga lodhja, kurse treni do të përfundoj jashtë binareve, ose do të vonoj për në stacion nga komoditeti. Populli tashmë është mësuar me këta lloj drejtuesish, gjithnjë duke i varur shpresat se stacioni është afër, dhe kjo në mënyrë kontinuitive pothuaj pambarim.

Një pjese të madhe të popullit, si duket i humbi durimi nga ecja e trenit me ritme të ngadalta, duke e çuar nëpërmend se ky udhëtim nuk i dërgon askund. Ata filluan të zbresin nga ky tren i pasigurtë, i cili po i dërgonte në një udhëtim të pashpresë, duke marrë rrugë të reja, pa e ditur se çka i pret. Kështu që ky lum i popullit tonë, jo vetëm që gjeti shtratin e tij të sigurtë, fatin e tij të mirë, por u bë shpresa jonë më e fuqishme, dhe krahu ynë më i fortë. Jo pse kjo pjesë e popullit në vendet e reja gjeti kopshte me lule, mbas edhe kanë hequr të zitë e ullirit, por duke e gjetur hapësirën e veprimit, e cila u ishte munguar në vendin e tyre.

Nëse këtij treni nuk i ndryshohet ritmi i ecjes, i cili do të vinte falë drejtuesve adekuat, kabinat e tij do të zbrazën çdo ditë e më shumë, dhe pa hezitim së atë do ta dominojnë vetëm ata të cilët e bënë të ngecë aty ku është. Atëherë edhe po të duan ta vënë në funksion, s’do të kenë arsye pse, sepse s’do të kenë për kë, dhe për këta drejtues do të përfundoj çdo gjë pos brejtjes së ndërgjegjes për atë që i shkaktuan trenit dhe pasagjerëve të tij.

Popull i nderuar, përmes këtij opinioni kërkoj që të jeni më vigjilent ndaj kërkesave tuaja, reflektoni mbi vetveten, shikoni cili është interesi juaj personal, familjar e shoqëror, mos shikoni interesin e përfaqësuesve tuaj, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta dërgoni në vend votën tuaj.  Fushata ka filluar, keni kujdes gojët e ëmbla, ato nuk ua dërgojnë ujin në mullirin tuaj. Zgjedhjet po afrohen, përfaqësuesit e zgjedhur po e zhvillojnë garën e tyre, duke kërkuar me këmbëngulje votën tuaj. Ju lutem që ta keni vëmendjen, ashtu qysh ata janë kërkues për votën tuaj, ju të jeni dyfish më shumë për kërkesat tuaja, t’ua sillni ndërmend, se ju jeni ata që ua jepni mandatin. Në këtë rast me votëbesimin tuaj, bëni përpjekje që ti bindni ata që të jenë zëri juaj. Ata nuk duhet të jenë thjeshtë vetëm një numër në ulëset e tyre në Kuvend…, por të jenë zë i fuqishëm i bashkëpunimit dhe bashkërendimit për realizimin e kërkesave tuaja. Mos hezitoni që të kërkoni llogaridhënie nga ta, ata do të jenë aty falë jush, prandaj bëjini që ata të punojnë me ndërgjegje e përgjegjësi.

Homazh në përvjetorin e 19-të të kalimit në amshim të Shkëlqesisë së tij Imzot Mark Sopi, ish-ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës

Nga: Lekë Mrijaj, Klinë

Sot, më 11 janar 2025, në këtë 19-vjetor të kalimit në amshim të Shkëlqesisë së tij, Imzot Mark Sopi (1996-2006), ish-ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, kujtojmë jetën dhe veprën e tij të përndritur, si dhe thirrjet e tij të guximshme për Kishën Katolike, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sipas burimeve dhe dëshmive faktike, Imzot Mark Sopi ishte ipeshkvi i dytë shqiptar (pas Imzot Nikë Preles) në Dioqezën e Shkupit-Prizrenit, pas largimit të Imzot Lazër Mjedës menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, i cili e drejtoi Kishën Katolike në Kosovë në një kohë shumë të vështirë për popullin shqiptar.

Ai erdhi në krye të hierarkisë së Dioçezës kishtare katolike të Kosovës në një periudhë (1996-2006) kur Kosova dhe shqiptarët e saj përballeshin me një presion të tmerrshëm nga barbarët mesjetarë, të ushtruar nga politika shoviniste, okupuese dhe egërsia e pushtetit serb. Ajo kohë ishte një periudhë e errët për grigjën dhe popullin e tij shqiptar, i cili gjendej në një udhëkryq historik, kur ekzistenca e tij ishte e kërcënuar dhe shumë aspekte të jetës kombëtare dhe shpirtërore ishin në rrezik.

Pavarësisht nga këto kushte të vështira, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Mark Sopi, qëndroi i palëkundur, duke udhëhequr me guxim dhe besim përballë çdo vështirësie. Në këtë kontekst të pasigurisë dhe dhunës, Imzot Marku i kushtoi një vëmendje të madhe ruajtjes dhe përforcimit të jetës shpirtërore të besimtarëve dhe përgatitjes së klerit të Kosovës. Kjo do të thotë se zhvilloi aktivitete që synonin ngritjen e nivelit shpirtëror të popullatës (pa dallim feje) dhe avancimin e formimit teologjik të klerikëve, si brenda Kosovës ashtu edhe në diasporë.

Ai u angazhua për ndihmën e popullit të tij në përballimin e dhunës dhe masakrave, që ishin të shumta gjatë periudhës së luftës, duke qëndruar pranë besimtarëve të tij dhe duke u ofruar atyre mbështetje shpirtërore dhe praktike. Në këtë mënyrë ai zbatoi me përpikëri dhe në mënyrë shembullore fjalën e Jezusit: “Bariu i mirë e jep jetën e vet për delet” (Gjoni 10:11), i cili u tregua një bari i përkushtuar për popullin e tij, duke sakrifikuar gjithçka për mbrojtjen e vlerave shpirtërore, lirisë dhe dinjitetit njerëzor të shqiptarëve të Kosovës.

Në çdo hap të shërbesës së tij, ai dëshmoi dashurinë dhe përkushtimin ndaj Zotit dhe kombit, duke u bërë shembulli i vërtetë i një udhëheqësi shpirtëror dhe kombëtar.

Pikërisht në kohën e okupimit serb, Shkëlqesia e tij, Imzot Mark Sopi, luajti një rol të rëndësishëm në nivelin ndërkombëtar dhe politik, duke u angazhuar në konferenca dhe takime me prijësit politikë dhe fetarë të vendeve të ndryshme, si dhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë. Ai ishte një zë i fuqishëm edhe në periudhën e luftës dhe pas saj në mbështetje të çështjes kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, duke kërkuar vazhdimisht lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar, si dhe duke përçuar mesazhe të qarta për liri, unitet dhe qëndresë të Kosovës.

Ndaj veç tjerash e veçojmë fjalimin e tij historik të mbajtur më 18 maj 2005 në Uashington, Imzot Marku ishte ai i cili e shfaqi madhështinë e një uudhëheqësi të palëkundur shpirtëror dhe atdhetar. Si Prelat i Kishës Katolike të Kosovës dhe si një zë i fuqishëm për të drejtën dhe lirinë, ai tha: “Evropa nuk është në gjendje ta zgjidhë çështjen tonë politike në Kosovë. Jeni ju (Amerikë) ata që e keni nisur procesin dhe mund ta përfundoni drejt, ashtu siç duhet.”

Këto fjalë të shprehura para kongresisteve në Kongresin Amerikan ishin më shumë se një apel apo me konkret një thirrje politike; ato ishin një mesazh i thellë shpirtëror dhe kombëtar, që artikulonte dhimbjen dhe aspiratat e një kombi të vuajtur. Në to përmblidhej zhgënjimi ndaj indiferencës evropiane, që shpesh tregoi paaftësi (apo mosdashje) për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga padrejtësitë gjenocidale dhe pasojat e një regjimi totalitar e okupues serb.

Nga ana tjetër, imzot Mark Sopi e pa Amerikën jo vetëm si një aleat politik, por si simbol të humanizmit dhe të drejtësisë universale. Ai, u drejtoi një mesazh të qartë fuqive amerikane: ata në krye me Bill Klintonin ish Presidentin Amerikan (dhe Aleancën Veri Atlantike) ishin ata që kishin nisur një mision shpëtimi për Kosovën, qe duhej ta çonin atë deri në fund.

Në thelbin e mesazhit të Shkëlqesisë së tij qëndronte bindja se paqja dhe drejtësia nuk mund të ndërtoheshin mbi kompromise të përkohshme, por mbi respektimin e dinjitetit njerëzor dhe ndërtimin e institucioneve të drejta sovrane e euroatlantike. Ai besonte se çdo zgjidhje e drejtë për Kosovën duhej të reflektonte vlerat universale të lirisë dhe të barazisë.

Fjalimi i tij në Uashington ishte një thirrje për ndërgjegjen globale, një lutje që mishëronte aspiratat e një populli për të jetuar në liri dhe paqe. Zëri i tij i guximshëm dhe i sinqertë mbetet një testament i dashurisë së tij për Kosovën dhe për njerëzimin vullnetmirë.

Sot, në këtë përvjetor të 19-të të kalimit të tij në amshim, kujtojmë Imzot Mark Sopin si një ipeshkëv të përkushtuar dhe një figurë të jashtëzakonshme shpirtërore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai mbetet një frymëzim i përjetshëm për brezat e rinj, duke na kujtuar se thirrjet për përshpirtëri, drejtësi dhe liri të Kosovës nuk duhen heshtur kurrë.

Lavdi veprës shpirtërore dhe kombëtare të Shkëlqesisë së tij, Imzot Mark Sopi! Pushoftë në paqe!

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

0

Tomë Mrijaj, New York

Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën e Presidentit 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump, për të shpëtuar SHBA-në dhe botën nga gremina shkatërrimtare marksiste 

(Sërisht Libri i ri i publicistit shqiptaro amerikanë Klajd Kapinovës tashmë gjendet në Amazon, Barnes and Noble etj.) 

Në ditën e inagurimit më 20 janar 2025 të Presidentit të ri të 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump në Capitol Hill, pritet të dalë në platformën e kompanive më të mëdha të botës Amazon, Barnes and Noble etj, libri i ri me autor shqiptaro amerikanin, publicistin dhe gazetarin e komunitetit tonë Klajd Kapinova.

Presidenti i famshëm konservator dhe reformator amerikan Abraham Lincoln, ka thënë: “Miku im më i mirë është ai që më dhuron një libër, të cilin nuk e kam lexuar”, mbasi të gjithë e dijmë se një shtëpi pa libra, është si një dhomë pa dritare.

Kujtesa e të vërtetave historike, është kulturë dhe vazhdimisht një aktualitet i ri gjenerues. Mendo, para se të flasësh dhe lexo librin e ri, para se të mendosh. Vepra e re shkrimore, është një prurje e re e mirë se ardhur me shumë vlera dhe me rëndësi të madhe, për ditët tona në komunitetin shqiptaro amerikanë dhe në trojet etnike shqiptare.

Në këtë mënyrë, lexuesi ynë me anën e librit, me titull kuptimplotë: “TRUMP or Communism” (New York, 2025), të shkruar me shumë kujdes, kulturë dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit Klajd Kapinova, mund të mësoj shumë gjëra të reja interesante mbi politikën bashkëkohore amerikane të mbushur me humbje e fitore, edhe pse SHBA-ja sot mbahet aktualisht si shteti model dhe kampion i demokracisë botërore.

Hulumtuesi e vëzhguesi i palodhur shqiptaro amerikanë, me përvojë si gazetar dhe analist bashkëkohorë, ka shkruar e botuar disa libra dhe mijëra shkrime me tematika të ndryshme amerikane në shumë gazeta, revista dhe website brenda dhe jashtë kufijve të vendlindjes dhe në SHBA.

Sikurse në tre raste të librave të tjerë, si: “Presidenti Trump dhe keneta globaliste”, “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, dhe “Amerika në pasqyrë”, mendoj se vepra e re, që lexuesi ka në dorë, mund të quhet një ditar vijues historik, politik dhe një vështrim analitik, i pasur me fakte dhe argumente në brendsi të faqeve, me përshkrime të ngjarjeve e datave, të cilat gjërësisht përfshijnë periudhën e dështimeve dhe shkatërrimeve të mëdha fatkeqe të institucioneve dhe vetë abc-së së demokracisë në SHBA, si pasoj fatkeqsisht e instalimit të hapur tesh 4 vjet të regjimit antiamerikan dhe propagandistik utopist marksist të administratës së mbrapshtë dhe të papërgjeshme në ikje të Joseph Robert Biden Jr. dhe bijës së profesorit universitar të teorisë marksiste Kamala D. Harris, gjatë viteve absurde dhe destruktive 2020-2024.

Gjatë katër viteve, kjo periudhë e “demokracisë” anarkiste marksiste, ishte ëndrra më e keqe që kaloi mbi shpinë populli durimmadh amerikan, nën drejtimin e çiftit injorant Biden & Harris, duke qenë 100% e kundërta e Presidentit të 45-të & 47-të (20 Janar 2025, pas fitores historike dhe plebishitare më 5 nëntor të vitit 2024) të SHBA-së republikanit patriot dhe bisnesmenit Donald J. Trump, gjatë periurdhës së viteve të arta dhe të lavdishme presidenciale 2016-2020, i cili, me fakte dhe prova punoi me përkushtim të madh, për të mirën e popullit amerikan, duke u radhitur me të drejtë si kyetari i shtetit më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të vendit tonë.

Asokohe, në saj të politikës largpamëse të Presidentit Trump, SHBA-ja arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata e mëparshme e deshtuar marksiste e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2 (në vitet 2008-2016) dhe sot administrata ose regjimi marksist në ikje Obama-Joe Biden-Kamala Harris 3 (në vitet 2020-2024).

Një analizë me detaje dhe shembuj konkret e shohim tek shkrimet apo këndvështrimet e të reja të ofruara me culture nga autori ynë, tek përshkruan historinë e ndryshme të tre administrative amerikane, ku dy nga ato ishin regjime tipike marksiste (Obama & Biden I & II dhe Obama-Biden & Harris III). Ballafaqimin e aspekteve dhe treguesve pozitiv shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit patriot republikan Trump, ka zbardhur autori ynë, përmes faqeve të librit, të bazuar në burime e fakte të sakta historike dhe dëshmive të ndryshme në ditët tona.

Marksistët destruktiv në SHBA më përpara dhe sot, po përdorin vazhdimisht dy standarte, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e tyre të vjedhur dhe manipuluar, mbasi ndryshe thonë (premtojnë) dhe ndryshe veprojnë.

Ato të mbështetur nga Big Tech dhe media e majtë ekstremiste marksiste globaliste e mirënjohur tashmë si Fake News, kanë vendosur fatkeqsisht në SHBA çensurën, mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e mbulojnë atë mjeshtërisht, sepse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga media, që është bërë palë dhe mbulesë kryesore e korrupsionit aktiv me manipulimin dhe mohimit të hapur të lirive dhe të drejtave të njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës amerikane.

Kjo vepër e re, me këndvështrime të ndryshme të historisë dhe politikës bashkëkohore amerikane, trajton në gjërësi dhe thellësi, shkaqet e rënies drastike të demokracisë dhe krenarisë së SHBA-së, nga paafësia e regjimit marksist të drejtuar fatkeqsisht nga dyshja e lodhur komuniste dhe antiamerikane Biden & Harris, gjatë periudhës së zezë të këtyre viteve.

Të gjithë arritjet e mëdha pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve 2016-2020, nën regjimin totalitar Biden-Harris, janë përmbysur dhe zhdukur si me shkop magjik ose tretur në thellësi si kripa në ujë me shpejtësinë e dritës, në të gjithë aspektet e sukseseve të brendshme dhe të jashtme të politikës, jetës, ekonomisë, shoqërisë amerikane etj.

Kjo katastrofë negative e pashembullt, në historinë e kombit tonë, shprehet me të gjithë treguesit negativ në politikën e jashtme dhe brendshme kontraversale, shumë here kontradiktore të qeverisë si shembull negativ i tjetërsimit, degradimit dhe poshtërimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive të të drejtave të njeriut, fjalës etj., të cilat fatkeqsisht po shihen qartë dhe me keqardhje të madhe nga kushdo sot në botë.

Raportet e ndryshme tregojnë, se shkalla e treguesve ekonomikë në nivelet kombëtare gjithashtu po vazhdojnë të jenë me shifra të larta përmbys, të shprehur kjartë në fushën financiare brenda dhe jashtë vendit, duke shkatërruar në mënyrë drastike të gjithë degët e tjera të ekonomisë dhe bisnesit, të cilat nga ana e tjetër fatkeqsisht dhe mizorisht kanë prekur rëndë dhe ulur shumë për pasojë edhe standartin e jetës së përditshme të qytetarëve shtresës së mesme dhe taksapaguesve të tjerë amerikanë.

Në ditët tona, niveli i inflacionit në SHBA, fatkeqsisht është rritur në shifra të frikshme astronomike të krahasuar me vitin 1970, duke risjellë fenomenin katastrofik të Recensionit të Madh ekonomik dhe financiarë, e shoqëruar kjo me shvlerësimin drastik të monedhës sonë dollarit dhe ngritjen e mëtejshme të çmimeve, në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve amerikanë, të cilët me vështirësi shumë të madhe mbijetojnë nga java në javë.

Papunësia si plagë e madhe, gjatë periudhës së administratës së Presidentit Trump, ishte ulur shumë në shifrat rekord në të gjithë historinë e SHBA-së, kurse fatkeqsisht nën dyshen e paaftë Biden-Harris ajo u rrit në shifra negative më të larta rekord në shkallë kombëtare, brenda komunitetëve, grupmoshave dhe gjinisë së aftë për punë, si për shembull në komunitetin afrikano-amerikanë, komunitetin ispanjik (latin), atij aziatik dhe më së shumti për vajzat dhe gratë amerikane.

E parë me shumë kujdes në këtë drejtim, shohim se vazhdimisht jeta e qytetarëve të shtresës së mesme dhe të varfër amerikane, u bënë gjithnjë e më e vështirë dhe e papërballueshme, mbasi u rritën çdo ditë çmimet e ushqimeve të përditshme nga 70-300%, gazit për makinat 7-9 dollarë për liter, qiraja e banesave 50%, ushqimet në supermarket 50% (ku vetëm një oste me vezë ka shkuar sot në 9 dollarë në disa shtete liberale si në California, New York, etj.), kreditë e ndryshme bankare për shtëpitë e reja etj., si dhe mbyllja e miliona bisneseve të mesme dhe të vogla, në shkallë kombëtare dhe në shtete të ndryshme, duke sjellë sistemin zinxhir të falimentimit ose efektin domino, mbasi Biden-Harris rivendosi shprehjen e çmendur antikombëtare dhe marksiste Bota e Para dhe Amerika e Fundit, në vend të “America First”, sikurse ishte në periudhëtn e artë të Presidentit reformator dhe brilant Donald J. Trump.

Para ardhjes së komunistëve në pushtet, pas vjedhjes dhe manipulimit të madh të votave presidenciale me 3 nëntor 2020, Amerika ishte e para kudo, në industrinë botërore të prodhimit të energjisë, për herë të parë në të gjithë historinë e zhvillimit ekonomik të vendit.

Gjatë 4 viteve regjimi Biden-Harris përdori rezervat emergjente shtetërore (për raste lufte) të naftës dhe gazit, për qëllime të pastra politike elektorale brenda vendit, për të marrë votat e popullit amerikanë, në zgjedhjet presidenciale, të cilat u mbajtën më 5 nëntor 2024.

Element tjetër negativ, që u rrit me shifra të frikshme në shoqërinë amerikane ishte edhe niveli i lartë i kriminalitetit dhe pasigurisë së qytetarëve në vend. Ky fenomen negative u bë shumë shqetësuese në shtetet ku drejtojnë fatkeqsisht shumë keq guvernatorët dhe kryetarët e bashkive të paafta të gomerëve blu liberal “demokrat”.

Këto episode ose dukuri negative, kanë ndodhur nga fakti kryesor, sepse marksistët ndër vite janë shprehur hapur kundër uniformave blu të policisë, pra forcave të rendit dhe qetësisë publike, duke mos i mbështetur moralisht dhe finaciarisht asnjëherë. Pë më keq, ato kanë miratuar kudo më parë një ligj, sipas të cilit të gjithë keqbërësit (kriminelët), që arrestohen në flagrancë apo kapen në aktivitete kriminale nga forcat e rendit apo FBI, duhet të lirohen menjëherë nga stacioni i Policisë, duke mos lejuar keqbërësit dhe kriminelët problematikë, të paguajnë dënimin financiarë dhe të vendosen para ligjit.

Në ditët tona, kriza më e madhe, me të cilën fatkeqsisht po përballen Shtetet e Bashkuara, është hyrja masive deri në 25 milion emigrantëve në mënyrë të jashtëligjshme, në kufirin jugor me Meksikën. Ky është krimi më i madh anti Kushtetutës i organizuar fatkeqisht me shumë kujdes dhe ndërgjegje të plotë nga vetë shteti dhe administrata e papërgjeshme Biden-Harris.

Gjatë periudhës së udhëheqjes së Presidentit Trump, u vështirësuan hyrjet e jashtëligjshme të emigrantëve në masën 95%, mbasi administra e tij, kishte bërë marrëveshje me Qeverinë e Meksikës, që të mos lejonte në kufirin e saj grumbullimin e karvanëve të gjata të emigrantëve nga e gjithë bota, që kërkonin të hynin ilegalisht drejt kufirit dhe vendit tonë.

Kujtojmë, se gjatë 4 vjetëve të mbrapshta të regjimit anarkist Biden-Harris përdorën fatkeqsisht politikën e shthurur të dyerve të hapura, me nxitjen dhe lejimin e hapur të hyrjes së miliona emigrantëve pa dokumente identiteti apo historive të tyre kriminale nga 181 vende të ndryshme të botës.

Ato me vendosmëri kundërshtuan dhe nuk pranuan të përfundonin 500 kilometrat e mbetura nga përfundimi i Murit të gjatë parandalues në kufirin me Meksikën, të filluar dhe realizuar asokohe me shumë sukses si projekt i madh patriotik (në masën 99%) nga Presidenti Trump, duke u krijuar kështu me vetëdije kushte lehtësuese ardhjes dhe akomodimit të 25 milionë emigrantëve, ku, raportet e sakta të pavarura tregojnë se 80% e tyre janë nga vendet e Amerikës Latine dhe shtetet e pazhvilluara të botës së tretë.

Këto emigrantë pa dokumente dhe histori të pasur kriminale në vendlindje, regjimi antiamerikan në fjalë i shpërndau dhe vendosi në shumë shtete e qytete me kompaktësi politike republikane, të cilët me të drejtë vazhdimisht kundërshtojnë pushtimin apo vërshimin e madh katastrofik të emigrantëve të jashtëligjshëm, të cilët janë barrë e rëndë për xhepat e taksapaguesve amerikanë, ekonomia e së cilës është në shkatërrim të vazhdueshëm.

Sikurse mësohet nga burimet e brendshme të disa nga shtetet nga kanë ardhur emigrantët, del se shumë prej tyre kanë ardhur direkt nga burgjet e mbipopulluara të sigurisë së lartë të shtetëve të origjinës, të cilët janë liruar nga vuajtja e dënimit nga vetë qeveritë e tyre, si dhe nga spitalet e reabilitimit mendor.

Amerika, fatkeqsisht sot po bëhet një strehë e madhe dhe e ngrohtë e grumbullimit dhe sistemimit të emigrantëve të jashtëligjshëm, duke u ofruar atyre të gjitha llojet e përfitimeve të shërbimeve shtetërore, që nuk i gëzojnë deri më sot as vetë shtetasit dhe taksapaguesit e rregullt amerikanë.

Këtu sot ka shumë “emigrantë” apo ekspertë si trafikantë droge, kriminelë të organizatës kriminale MS-13 etj., antarë aktive të bandave dhe karteleve profesionistë të drogës, trafikantë të qënieve njerëzore, trafikantë të fëmijëve minorenë, përdhunues të grave dhe vajzave, vrasës profesionist, tutorë të prostitucionit etj.

Politika e jashtme amerikane e regjimit të deshtuar Obana-Biden-Harris 3, është në kolaps të plotë, duke e vënë në pozitë të vështirë Atdheun tonë, para opinionit dhe partnerëve politikë ndërkombëtarë. Sikurse dihet nga të gjithë, kjo dyshe (ose treshe) e fjetur në këmbë nxitën dhe filluan luftën e përgjakshme në Ukrainë, duke i dhuruar deri tani vendit më të korruptuar në botë mbi 300 bilion dollarë nga taksat e qytetarëve amerikanë.

Me Obama-Biden-Harris 3 ushtria e jonë moderne, fatkeqsisht para syve të botës u zhduk sa hap e mbyll sytë në Afganistan në vitin 2021 degradoi fatalisht me humbjen e jetës së 13 marinsave heronj amerikanë dhe plagosjen e 15 të tjerëve si dhe vdekjen apo plagosjen rëndë të qindra qytetarëve të pafajshëm afganë, kundërshtarë disidentë të regjimit të talebanëve. Në mënyrë absurde, dyshja u dhuroi drejtimin e shtetit terroristëve radikalë islamikë taleban, sikurse u fali me bujari mbi 85 bilion dollarë armatime moderne të reja të viteve 2019-2020 me nënshkrimin Made in America.

Libri i ri, në vazhdim trajton me detaje, fakte dhe prova të marrë nga burime origjinale të pavarura amerikane, detaje të korrupsionit aktiv të familjes Biden ndër vite. Ai, gënjeu hapur popullin dhe mediat amerikane, kur tha se nuk ka dijeni për bisnesin e djalit të tij Hunter Biden. Më vonë nga media doli se pikërisht Big Guy (Joe Biden) asokohe si zv/President i SHBA-së në administratën e deshtuar të Barack Hysen Obamës (merrte 10% e të ardhurave nga bisnesi ndërkombëtarë i djalit të tij), kishte me qindra foto dhe biseda bisnesi, me pjesëtarë të lartë ukrainas si drejtues i stafit të kompanisë gaznxjerrëse “Burisma”, me të cilët punonte në bordin drejtues djali i tij “bisnesmeni” Hunter Robert Biden.

Shqiptarët në trojet etnike, nuk kanë aq dhe sa duhet njohuri kulturore dhe historike, se si fuksionon sistemi demokratik në SHBA. Në faqet e veprës, shohim se autori trajton me shumë kujdes historinë dhe mesazhin tradicional të presidentëve amerikanë dje dhe sot, për gjendjen aktuale në SHBA.

Një temë skjaruese e rëndësishme është Gjendja e Unionit (SOTU), si një mesazh vjetor i dërguar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, në një sesion të përbashkët të Kongresit të vendit (ku, bashkohen përfaqsuesit e zgjedhur me vota të popullit amerikan, që ndodhen në Dhomën e Përfaqsuesve 435 vende dhe Senatin Amerikan me 100 vende), afër fillimit të shumicës së viteve kalendarike mbi gjendjen aktuale të kombit. Fjalimi, për gjendjen e Bashkimit (pra, SHBA-së), në përgjithësi përfshin raporte mbi buxhetin e vendit, ekonominë, lajmet, axhendën, përparimin, arritjet dhe prioritetet e presidentit dhe propozimet e reja legjislative.

Pas disa dekadave, me ardhjen e teknologjive të reja vizuale si radios dhe televizionit, mesazhi i Presidentitit tani transmetohet drejtpërdrejt, në të gjitha zonat e Shteteve të Bashkuara, në shumë rrjete televizive dhe ato sociale.

Më 23 janar 2019, Fjalimi apo Mesazhi për Gjendjen e Bashkimit në vitin 2019 nga Presidenti konservator republikan Donald J. Trump, i planifikuar fillimisht për 29 janar, u anulua pas një shkëmbimi letrash me Kryetaren e Dhomës së Përfaqsuesve komunistes ektremiste Nancy Pelosi, në të cilën ajo në mënyrë absurde deklaroi se nuk do të vazhdonte me një votim për një resolute, për t’a lejuar atë të mbajë fjalimin në Dhomën e Përfaqësuesve deri në fund të vitit 2018-2019, që përkonte me mbylljen e qeverisë federale të SHBA-së.

Presidenti republikan Donald J. Trump dhe marksistja Nancy Pelosi më vonë ranë dakord për të mbajtur fjalimin më 5 shkurt. Ajo e grisi në mënyrë publike Fjalimin historik të Presidentit Trump, duke shkelur hapur Kushtetutën, ligjet e arkivave dhe për këtë ajo asokohe duhet të ishte ndjekur penalisht, për grisjen e dokumentit historik. Fjalimi i Presidentit Trump iu dorëzua si lidere Nancy Pelosi-t, në mënyrë zyrtare, pra institucionale dhe jo personale.

Që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2021, zyrtarisht Komiteti për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjshmërinë, i përbërë nga kongremenët konservatorë profesionistë republikanë, ka përshpejtuar hetimin e Joe Biden-it mbi praktikat e biznesit vendas dhe ndërkombëtar të familjes Biden, për të përcaktuar qartë nëse familja Joe është shënjestruar nga aktorë të huaj, nëse drejtuesi fatkeqsisht i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, është komprometuar keq siguria jonë kombëtare, e cila fatkeqsisht ka qenë vazhdimisht e ekspozuar dhe shumë e kërcënuar nga jashtë.

Një analizë e detajuar, në faqet e librit në fjalë ka të bëjë me çensurën absolute, mashtrimin dhe burgimin e së vërtetës nga rrjeti social globalist marksist Facebook si dhe një këndvështrim esencial mbi librin më të shitur (#1 best seller) në të gjithë SHBA, me titull: “Laptop from Hell” të autores, gazetarën investigative amerikane Miranda Devine-s, e cila punon sot pranë së përditshmes konservatore njujorkeze New York Post, si gazeta e katërt më e madhe në të gjithë Amerikën.

Rrjetet gjigande, Big Tech, Deep State, Facebook, ish Twitter dhe FBI, mbuluan në emër të “vërtetës” për “Laptopin prej Ferrit” (“Laptop from Hell” të Hunter Biden, gjatë muajve tetor-nëntor, 2020), të djalit të Joe Biden, duke bashkëpunuar hapur, për të penguar dhe çensuruar gazetën më të madhe konservatore amerikane New York Post, e cila kishte filluar ciklin e shkrimeve dhe botimin e dokumenteve serioze origjinale nga ky kompiutër.

Këto media të korruptuara dhe Big Tech, paturpsisht bënë fushatë elektorale të sinkronizuar me familjen Biden, duke i fshehur me paramendim popullit amerikanë të vërtetën mbi laptopin e parë plot skandale të Hunter Biden.

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së (pjesë e administratës Biden), mbas analizave laboratorike, më në fund ka konfirmuar zyrtarisht, se “Laptop from Hell”, është origjinal i Hunter Biden dhe djali i Biden-it u thirr më 28 shkurt 2024, të dëshmoi para Kongresit Amerikan, për të treguar detaje për korrupsionin e familjes së tij dhe se kush ishte dhe është Big Guy, që merrte rregullisht 10% të fitimit financiarë, gjë e cila është zbuluar fatmirësisht nga numëri i madh (me mijëra faqe bankare dhe e-maile, foto, mesazhe, takime etj.) i dokumenteve autentike bankare amerikane, se ai është babai i tij biologjik Joe Biden. Kutia e Pandorës, tashmë fatmirësisht është hapur.

Në përmbajtjen e librit të Kapinovës, shohim dhe mësojmë, se i paafti e i pavetëdijshmi Joe Biden, kishte zero zgjidhje për problemet me të cilat u përball Amerika e shkatërruar nga ai vetë. Biden, duhet t’a ketë harruar parashikimin e tij në mars të vitit 2022, duke sugjeruar se “armatosja e Ukrainës me pajisje ushtarake do t’a përshkallëzojë konfliktin në Luftën e Tretë Botërore”.

Amerika fatkeqsisht, është sot në një gjendje rëniejeje drastike nga keqmenaxhimi i vazhdueshëm skandaloz i regjimit dhe se gjendja këtu fatkeqsisht po përkeqësohet, nëse vazhdojmë të dërgojmë dollarët e taksapaguesve tanë, drejt një lufte të huaj larg interesave tona politike strategjike, sepse ajo (Ukraina) sot nuk rrezikon Sigurinë Kombëtare të vendit tone, mbasi po zhvillohet mijëra milje larg SHBA-së.

Ne, duhet të pezullojmë të gjithë ndihmën e huaj, për hedhjen edhe më shumë benzinë Luftës së pakuptimtë në Ukrainë (me para dhe armatime direkte amerikane) dhe të kërkojmë që të gjithë luftëtarët (dhe qeveritë e dy shtetëve në konflikt) në këtë konflikt të arrijnë menjëherë një marrëveshje të plotë paqeje.

Studiuesi ynë, ka trajtuar gjerësisht përmes një informacioni të pasur figurën politike, intelektuale dhe ecurinë e historisë interesante të zgjedhjes së Presidentit të Argjentinës prof. Javier Milei, i konsideruar (Trumpi i Argjentinës) si ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro dhe Presidenti i 45-të & 47-të i SHBA-së Donald J. Trump, sepse ato janë aleatë qëllimmirë në axhendën e tyre antikomuniste dhe kritikën ndaj marksizmit dhe bijës së saj deshtake socializmit.

Kur u pyet për Trump-in dhe Bolsonaro, ai tha se “ka një axhendë të qartë, e cila shkon kundër çdo gjëje që është socializëm apo komunizëm. Të gjithë ata, që janë kundër socializmit apo komunizmit, janë në anën me të cilën jam unë. Ky është parimi im udhëzues, atëherë ne mund të kemi të gjitha dallimet që ju dëshironi. Në atë grup kemi liberalë, libertarianë, njerëz nga qendra, konservatorë, nga qendra e djathtë, por kufiri është se askush nuk e kalon kufirin e socialdemokracisë dhe të gjitha shprehjet më tej majtas. Përafrimi im me Presidentin Trump dhe Presidentin Bolsonaron, është pothuajse i natyrshëm.”

Ekonomisti elitar dhe bashkëkohor prof. Milei, ka shprehur vazhdimisht respekt për ish-kryeministren e hekurt britanike Margaret Thatcher dhe ka përmendur politikat e saj ekonomike si ndikim, një qëndrim që shkaktoi polemika me veteranët e Luftës së Falklands në Argjentinë, për shkak të lidhjes së saj me fundosjen e gjeneralit Belgrano.

Kur u sfidua në lidhje me pikëpamjet e tij për Thatcher nga kundërshtari i tij presidencial Sergio Massa, gjatë një debati televiziv, Milei iu referua Thatcher dhe Ronald Reagan si një nga “udhëheqësit e mëdhenj në historinë e njerëzimit”, për shkak të rolit të tyre në rënien e Murit të Berlinit dhe kundër komunizmit në Evropë.

Sikurse Presidenti Trump edhe Qeveria e djathtë e Presidentit prof. Milei trashëgoi një situatë katastrofike ekonomike dhe financiare ndër dekada, ku fatmiresisht sot në tunelin e errët komunist po shfaqet drita e shpresës kapitaliste.

Duke thyer tabutë dhe venë ato përballë fakteve të reja të vërteta historike, këtu lexuesi sheh nga afër se kontinenti me ngjyrë i Afrikës ishte vazhdimisht kundër propagandës imponuese dhe të turpshme homoseksuale personale të Barack Hysen Obamës dhe administratës Obama-Biden I & II, gjatë viteve 2008-2016.

Kësisoj Obama u thoshte shteteve afrikane të braktisin diskriminimin kundër homoseksualëve dhe të bëhen si ata përndryshe s’ka dollarë amerikanë, për ekonominë e tejvarfër të vendeve të tyre, edhe pse ai është me origjinë nga kontinenti me ngjyrë i Afrikës, kërcenonte vazhdimisht asokohe hapur dhe pa pikë turpi bashkatdhetarët e vet.

Duke shfletuar historinë e turpeve të tij të njëpasnjëshme, shohim se djali i Hysenit marksist, duke vizituar (në një turne turpi, për promovimin e pasionit të tij të homoseksualitetit, në atdheun e babait të tij) Kenian, ish presidenti globalist dhe komunist amerikan Obama thotë, se “gjëra të këqija ndodhin, kur qeveritë e kanë zakon t’i trajtojnë njerëzit ndryshe.” Pra, ai pa pikë turpi e marre nxiti direkt pasionin e tij privat tek shtetasit e huaj afrikanë jo amerikanë.

Ai, me fanatizëm dhe këmbëngulje vazhdoi të bëj një mbrojtje të papreçedentë të të drejtave të tij private dhe të homoseksualëve në Afrikë, duke i thënë presidentit të Kenias se shteti nuk ka të drejtë të ndëshkojë njerëzit për “këtë që duan”, kur në fakt afrikanët nuk e duan atë që u thoshte si kërcënim Obama.

Kujtojmë, se asokohe vetë Obama, u përball me Uhuru Kenyatta-n dhe miliona kenianë të tjerë shumë të zemëruar, që shikonin në televizion të indinjuar dhe fyer pikëpamjet e tij kontraversale dhe “të pa qarta”.

Më përpara dhe sot aktet homoseksuale janë të paligjshme në Kenia, dhe sondazhet e ndryshme tregojnë se nga 10 në 10 persona të pyetur i konsiderojnë të papranueshme, absurde dhe fyese, për kulturën tradicionale afrikane homoseksualitetin e politikanëve dhe aktivistëve ultra liberalëve marksistë euro amerikanë.

Asnjëherë më parë, një udhëheqës i huaj kaq i fuqishëm dhe brutal si Obama, nuk i ka sfiduar dhe fyer hapur afrikanët kaq drejtpërdrejt dhe me e keqja dhe e turpshmja është se i ofendon publikisht në tokën e tyre etnike afrikane.

Po ashtu po atë ditë djali i Hysenit (me besim tradicional konservator musliman), hipokriti Obama, fatmirësisht mori shuplakën e parë të fortë publike, sepse asokohe Presidenti kenian zyrtarisht dhe privatisht, nuk u pajtua kurrsesi me te dhe deklaratat e turpshme dhe antiafrikane të tij. “Ka disa gjëra që ne duhet të pranojmë se nuk i ndajmë me ju,” tha Kenyatta, duke këmbëngulur se të drejtat e homoseksualëve “nuk janë në të vërtetë një çështje në mendjen kryesore të kenianëve. Është shumë e vështirë për ne, t’u imponojmë njerëzve atë që ata vetë nuk e pranojnë.”

Afrika, është përshkruar gjithnjë si kontinenti më antiglobalistë homofobikë në botë, me marrëdhënie pervese të të njëjtit seks të paligjshme në 36 nga 54 vende dhe të dënueshme me vdekje, në një pjesë të vogël të tyre. Kjo është e drejta e tyre legjitime dhe e natyrshme, për të kundërshtuar perversitetin e huaj amerikanë (të Obamës), të cilën ata e quajnë me të drejtë si antikulturë e vlerave tradicionale konservatore të tyre shumë shekullore.

Temë tjetër interesante në veprën e re, është edhe ajo se për të shpëtuar shkatërrimin e mëtejshëm të SHBA-së dhe arritjet e botës kapitaliste, duhet rizgjedhur patjetër shpresa e vetme amerikane dhe botërore, që është Presidenti Donald J. Trump.

Për arsye të trushpërlarjes sistematike të të rinjve adolishentë naiv të shkollave të mesme dhe të universiteteve këtu, nën regjimin e papërgjeshëm neo-marksiste dhe ultra liberale të majtë Obama-Biden (Harris) 3, në SHBA dhe Europën Perëndimore ultra liberale, panorama pro neo-marksiste politike po ndryshon fatkeqsisht me shpejtësi për të keq për ato.

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, autori ka nënvizuar në libër, se sot lind domosdoshmëria jetike e Shpëtimit të Botës dhe SHBA-së nga grupacionet antihumane, që fatkeqsisht kontrollojnë mbi 8 bilion banorë të planetit tonë etj., se vetëm me rizdhjen e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, si Shpresa e Fundit e Ruajtjes së Vlerave të Kapitalit, Demokracisë, të Ekonomisë së Tregut dhe Kapitalizmit si rendi superior shoqërorë më përparimtarë sot për sot në botë.

Autori, ka trajtuar edhe historinë e hollësishme të deshtimit të plotë të Shërbimit Sekret Amerikan, për të mbrojtur Presidentin Trump nga atentatori I ri me snajpër Thomas Matthew Crooks.

Pikërisht për këtë rast pas atentatit për vrasjen e tij, vetë Presidenti i 45-të & 47-të i SHBA-së Donald J. Trump do të shprehet për The Washington Examiner: “Ai realitet sapo po fillon. Rrallë shikoj larg nga turma. Po të mos e kisha bërë këtë lëvizje të rastësishme në atë moment, nuk do të flisja sot me ju këtu apo jo? Ky është një shans, për të bashkuar të gjithë vendin tonë, madje edhe të gjithë botën. Fjalimi do të jetë shumë më ndryshe, shumë ndryshe nga sa do të kishte qenë dy ditë më parë.”

Këtë fakt se Shërbimi Sekret Amerikan dështoi, në detyrën e saj primare për mbrojtjen e Presidentit Donald J. Trump, në sulmin e 13 korrikut 2024, gjatë një mitingu në Butler, të shtetit të Pensilvanisë, e pranoi edhe vetë drejtoresha përgjegjëse në dështimin e plotë të Agjencisë Federale Amerikane të Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, në deklaratën për seancën dëgjimore para Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Washington D.C.

Ajo saktësisht deklaroi, se: “Misioni solemn i Shërbimit Sekret, është të mbrojë liderët e kombit tonë. Ne dështuam, më 13 korrik dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gabim, që lidhet me sigurinë. Ne duhet të dimë se çfarë ndodhi dhe unë do të lëviz qiellin dhe tokën për të siguruar që një incident si ai i 13 korrikut të mos ndodhë më kurrë.”

Ajo vetëm tha këto fjalë fallco dhe sa për të kaluar radhën, një deklaratë e turpshme e hartuar, për të gënjyer publikun amerikanë sa për sy e faqe. Kjo drejtuese e paaftë, edhe kur i kërkuan kongresmenët republikanë, që të japë tani dorëheqjen këtu Live, për deshtimin e turpshëm që pësove, ajo sërisht nuk dha dorëheqjen dhe këmbnguli me vendosmëri, se nuk kishte arsye pse ta jepte dorëheqjen nga detyra e drejtueses së agjencisë në fjalë.

Atë ditë miliona amerikanë dhe miliarda njerëz në të gjithë botën, përmes televizioneve të tyre panë Live këtë akt politik të turpshëm urretje Inside Job, që ndodhi në SHBA nga një i ri kriminel 20-vjeçarë.

Zoti, fatmirësisht ishte plotësisht në anën e Presidentit Donald J. Trump dhe bëni një mrekulli, për të shpëtuar popullin amerikan dhe botën nga kjo greminë shkatërrimtare, ku SHBA-ja ka rënë tesh 4 vjet, nën drejtimin e të paaftit dhe supër të korruptuarit Biden-Harris dhe regjimit të tyre të papërgjeshme.

Shumë kohë më parë, pra në shekujt e kaluar, në historinë e presidentëve të SHBA-së, ka pasur fatkeqsisht raste të turpshme dhe flagrante të vrasjes apo plagosjes së presidëntëve dhe për fat të keq në të gjithë këto raste skenarët dhe plani i asgjësimit të tyre (presidentëve), është hartuar me dijeninë e plotë ose direkt nga CIA, FBI dhe Shërbimi “Sekret” pra, nga të ashtuquajturit “engjejt mbrojtës”, që në fakt gjithnjë kanë qenë të mbuluar nën lekurën e engjëllit, ashtu sikurse juda në kohën e kryqzimit të Krishtit.

Nga leximi i rrëfimeve të reja, kushdo zbulon se marksistja K. Harris u mundua të na jap të gjithëve një “mësim” bosh, me propagandën politike të saj, kur ajo përdori në mënyrë ironike kurrikulën arsimore të shtetit të Floridës, për të ilustruar sesa “efektive” dhe e thjeshtë është të realizohet, veçanërisht për dikë në një pozicion të lartë autoriteti.

Ajo e kupton shumë qartë, se shumica e studentëve të tejngopur me propagandë politike majtiste në universitetet amerikane, nuk do të hulumtojnë vlefshmërinë e ndryshimeve të saj, sepse ata janë shumë dembelë për t’a bërë këtë, sepse e shohin atë si një figurë marksiste të besuar ose kënaqen me mënyrën sesi rishikimet konfirmojnë paragjykimet e saj negative.

Unë jam i sigurt, se ka shumë debate të vlefshme për t’u pasur rreth asaj se çfarë lloj programi mësimor duhet t’u mësohet fëmijëve tanë nga të gjitha anët. Ne, duhet të sfidojmë llojin e përkthimit të historisë marksiste, që duam t’i përcjellim brezit të ardhshëm dhe nuk duhet të largohemi nga shëmtia e së kaluarës së vendit tonë, sepse ka mësime të mrekullueshme për të na nxjerrë nga rrethanat e tmerrshme.

Por, ne nuk mund të bëjmë një bisedë të drejtë dhe të ndershme, kur kemi politikanë marksiste, që duan të korruptojnë mundësitë e rritjes arsimore për teatrin e kllounëve politikë, sikurse po bën sot fatkeqsisht Harris, për të kryer keqbesimin me interpretime të rreme.

Dëmi i madh katastrofik është bërë dhe tani ajo mund të përfitojë nga kilometrat e udhëtimit të shpeshtë e ndihmuar fuqishëm dhe vazhdimisht non stop nga propaganda mediatike e Fake News, etj.

Paturpsisht Kamala po gënjen për kurrikulën e skllavërisë në Florida. Qëllimi i komunistëve amerikanë si zakonisht, është që të përdorin sërisht rizgjimin e kartës së vjetër racizmit të kohës së Obamës etj., para dhe pas tij, si armë të tyre të preferuar elektorale, por, do të deshtojnë sikurse edhe herët e tjera, sepse komunitetet me ngjyrë janë zgjuar nga gjumi i gjatë i mashtruesve të elitës marksiste dhe komuniste brenda “demokratëve” dhe sot ato me të drejtë po vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Presidentin Trump, sepse thotë të vërtetën dhe nuk gënjen dhe manipulon elektoratin sikurse komunistët, për arsye të votave të tyre etj.

Por nga ana e tjetër, zv/presidentja Kamala Harris gënjeu paturpsisht dhe fabrikoi në librin e vet autobiografik historinë e rreme për “gjyshërit e saj” se janë “me ngjyrë” afrikano amerikanë. Pra, sipas çertifikatave të lindjes dhe çertifikatave të vdekjes dhe disa çertifikatave martese, të asaj që ajo pretedon se ishin të parët e saj, u konfirmua se Harris ose bëri një gabim të madh krejt “rastësisht”, ose ajo gënjeu plotësisht, sepse donte të bindte publikun se ishte e zezë (me ngjyrë afrikano amerikane) dhe se ajo ishte në fakt me origjinë irlandeze, dhe mediat, siç parashikohej, u çmendën plotësisht. Kësisoj invesiguesit e jetës së indianës Harris, thanë se ata zbuluan se babai i saj ishte i Bardhë dhe jo afrikano amerikan.

Investiguesja e palodhur e kësaj historie afrikano amerikanja Candace Owens thotë, se: “Unë mendoj, se unë jam me të vërtetë personi që kam qenë në këto rrugë, Kamala, sepse vendosa të shikoj thjesht gjenealogjinë e saj, pse përse bota po përpiqet të më bindë se kjo grua është papritmas me ngjyrë afrikano amerikane? Sikur sapo vendosën që ajo ishte me ngjyrë (zezake), sepse po kandidon dhe sepse ka prova, është e vërtetë, se babai i saj u rrit në Xhamajka.

Raca juaj, nuk ndryshon në mënyrë magjike, për shkak të vendit ku rriteni. Nëse rritem në Suedi, nuk mund të themi papritur se jam i bardhë. Ajo që zbulova ishte mjaft befasuese.

Tani, do t’ju pyes, kur ju lindi për herë të parë ideja, që Kamala ishte me ngjyrë afrikano amerikane (zezë)? Ju do të thoni, po, kur ajo filloi të kandidonte me Joe Biden dhe ky pretendim erdhi me të vërtetë nga vetë Kamala.”

Pra, nga përfundimi i investigimit i plotë e i pavarur doli se Kamala Harris, rrjedh nga një familje skllevërish irlandezë. Ky është një fakt historik, që ajo nuk mund t’a mohojë assesi.

Puna e madhe shteruese ose vepra e re e shkrimtarit Klajd Kapinova mbyllet me një temë origjinale shumë interesante. Ajo ka të bëj me ish kongresmenen demokrate samoane amerikane, e cila sot është fatmirësisht si përfaqsuese e administrates republikane. Ajo grua e talentuar quhet Tulsi Gabbard, e cila nga administra e re e Presidentit të 45-të & 47-të të SHBA-së Donald J. Trump, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare.

Emërimi i politikanës së zgjuar dhe veteranes së ushtrisë amerikane ish kongresmenes demokrate dhe sot antare e partisë republikane Tulsi Gabbard, në kupolën e administratës së re të Presidentit Trump, menjëherë fitoi mbështetje nga disa segmente pozitive dhe patriotike amerikane, që ishin në përputhje me pikëpamjen e saj, kundër ndërhyrjeve ushtarake, dhe thirrjet e saj për reforma të thella në agjencitë e inteligjencës rezonuan me ata që kërkonin më shumë transparencë dhe llogaridhënie.

Kësisoj shohim se mbështetësit argumentuan, se gatishmëria e madhe e Gabbard për të sfiduar status quo-në dhe për të luftuar korrupsionin brenda komunitetit të inteligjencës, mund të sjellë frymë dhe një drejtim të ri, që u jep përparësi interesave të mirëfillta kombëtare amerikane dhe llogaridhënies mbi interesat personale dhe korruptive të rrënjosura thellë në burokracinë e agjencisë. Për më tepër, disa e lavdëruan atë për mendimin e saj të pavarur dhe gatishmërinë e madhe, për t’u bërë ballë presioneve amerikane politike marksiste. 

Yonkers, New York, 2025

Më 15 janar do të ndizen qirinj në qendër të Prishtinës

0

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Më 16 maj 2019, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën nëpërmjet së cilës krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë u cilësuan si gjenocid dhe u përcaktua që 15 janari të jetë Dita e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Me qëllim që kjo ditë të shënohet në mënyrë dinjitoze, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” fton të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në mbrëmjen e kësaj date, në ora 19:30, të ndezin një qiri, në shenjë nderimi të mbi 10 mijë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës 1998-1999, të mbi 20 mijë femrave shqiptare ndaj të cilave është ushtruar dhunë seksuale dhe të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizojnë manifestimin qendror në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku më 15 janar 2025, në ora 19:30, do të ndizen qirinjë në shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Ata që nuk mund të na bashkëngjiten, të ndezin një qiri në ballkonet apo dritaret e shtëpive të tyre.

Në të njëjtën kohë ftojmë shoqatat e viktimave të luftës dhe qytetarët e qyteteve të tjera të gjejnë formën e përshtatshme që të përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Prishtinë, 11 janar 2025

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Parlameni i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani

Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të veçantë në traditat shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë. Njohuritë për përdorimin e bimëve mjekësore janë trashëguar brez pas brezi, duke mbetur një burim i çmuar për trajtimin e sëmundjeve, sidomos në zonat rurale. Këto praktika tradicionale, të mbështetura në eksperienca familjare dhe burimet natyrore të rajonit, vazhdojnë të jenë pjesë integrale e shëndetësisë në rajon.

Tradita dhe sfidat

Megjithëse barnat popullore kanë përfitime të shumta, përdorimi i tyre kërkon kujdes dhe njohuri të thelluara. Standardizimi, certifikimi dhe trajnimi i specialistëve janë thelbësorë për t’u siguruar që këto produkte të përdoren në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Integrimi i tyre në sistemin modern të shëndetësisë ofron potencial për të ndërtuar ura mes traditës dhe shkencës, duke krijuar zgjidhje më gjithëpërfshirëse për përmirësimin e shëndetit publik.

  1. Ka shumë të rinj në Shqipëri dhe Kosovë që, edhe pse janë shkolluar në fusha të ndryshme, kanë kaluar në veprimtari të lidhura me botën bimore dhe barnat popullore, shpesh duke e shndërruar këtë në biznese me ndikim të madh pozitiv për komunitetin dhe qytetarët.
  2.  Ata hapin sipërmarrje të vogla dhe të mesme:
  3. Të rinj të shkolluar në ekonomi, biologji, apo teknologji informacioni kanë hapur biznese që kombinojnë njohuritë e tyre moderne me përdorimin e bimëve mjekësore. Për shembull:
    • Përpunimi dhe paketimi i çajrave natyralë.
    • Krijimi i produkteve kozmetike organike.
    • Hapja e dyqaneve online për shitjen e barnave popullore.

Njëra nga këto sfida në angazhimet shkencore dhe studimore që përmendëm më lart është edhe e reja Njomza Vllasa. Përveç studimeve profesionale pasuniversitare, ajo është angazhuar në këtë fushë dhe ka hapur një dyqan të tillë në Fushë Kosovë. Nga aktiviteti i saj shihet qartë se ka një kapacitet shumë të fuqishëm dhe është në shërbim të qytetarëve të asaj zone, duke krijuar një emër që shtrihet përtej Fushë Kosovës

Njomza Vllasa: Një shembull frymëzues

Njomza Vllasa, një sipërmarrëse dhe eksperte e përkushtuar nga Fushë Kosova, një portret frymëzues në “Mjekësinë Popullore” ka shndërruar pasionin e saj për bimët mjekësore në një burim ndikimi pozitiv për komunitetin.

Pamje  e lokalit ku vepron dhe punon  Njomza Vllasa  qe vizitohet me qindra klient nga e gjithë Kosova

Me themelimin e dyqanit të saj në Fushë Kosovë, me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, Njomza ka tërhequr interes jo vetëm nga klientë lokalë. Dyqani i saj ofron jo vetëm produkte tradicionale, por edhe këshillim të personalizuar për pacientët, duke kombinuar njohuritë tradicionale me ato shkencore. Ajo ka tejkaluar përmasat e ndikimit lokal, duke tërhequr interes edhe nga qytete të tjera si Prishtina ,Peja, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani. Njomza Vllasa, me kulturën dhe përkushtimin e saj, pret çdo ditë pacientë, duke u ofruar ndihmë për nevojat e tyre. Gjithashtu, ajo ka një qasje praktike dhe rrotacion alternativ, duke kombinuar përvojën praktike me studimet. Njomza Vllasa, një emër i shquar në fushën e mjekësisë popullore në Kosovë, është kthyer në një model suksesi që kombinon traditën me inovacionin shkencor.

Njomza ka synim që, përveç shitjes nga dyqani i saj afarist, të angazhohet edhe në prodhime direkte, duke krijuar një kombinim të mirëorganizuar dhe të aranzhuar, si dhe të bashkëpunojë ndërkombëtarisht. Ky vizion i saj shërben si shembull frymëzues për të tjerët dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit publik dhe promovimin e mjekësisë popullore në nivele më të larta.

Qasje inovative dhe vizion për të ardhmen

Puna e Njomza Vllasës është e mbështetur në disa shtylla kryesore që e dallojnë atë:

Një dyqan me ndikim përtej lokalitetit
Dyqani i saj në Fushë Kosovë ka tejkaluar kufijtë lokalë, duke u kthyer në një pikë referimi për ata që kërkojnë alternativa natyrore dhe të sigurta për trajtimin e problemeve  shëndetësore.

Pamje në momente te lokalit  te saj afarist duke  i këshilluar klientët   e vet për efekte dhe  vlerta e këtyre banave natyrale për nevojat e këtyre  qytetarëve

  1. Prodhime të drejtpërdrejta dhe cilësi e garantuar
    Njomza synon të zhvillojë linja të reja prodhimesh bimore, duke ndjekur standardet më të larta shkencore dhe duke përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve të saj.
  2. Bashkëpunime ndërkombëtare
    Ajo synon të lidhë biznesin e saj me partnerë ndërkombëtarë për të zgjeruar ndikimin dhe për të promovuar mjekësinë bimore shqiptare në tregjet globale.
  3. Edukimi dhe ndërgjegjësimi
    Njomza promovon përdorimin e sigurt dhe të informuar të barnave popullore, duke ndihmuar komunitetin të kuptojë përfitimet dhe kufizimet e tyre.

Përfitimet për komunitetin

  • Alternativa të sigurta dhe natyrore
    Produktet e saj ndihmojnë në reduktimin e varësisë nga barnat sintetike dhe efektet e tyre anësore.
  • Njohuri të reja për mjekësinë bimore
    Ajo rrit ndërgjegjësimin për përdorimin e përgjegjshëm të bimëve mjekësore, duke u ofruar pacientëve zgjidhje të personalizuara.
  • Shembull frymëzues për të rinjtë
    Përmes punës së saj, Njomza inkurajon të rinjtë të angazhohen në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të shëndetësisë, duke ndërthurur traditën me inovacionin.

Përfundim

Historia e suksesit të Njomza Vllasës nuk është thjesht një arritje personale, por një shembull i fuqishëm për ata që synojnë të bëjnë ndryshime pozitive në shoqëri. Me një kombinim të traditës, shkencës dhe vizionit inovativ, ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit publik, duke frymëzuar të tjerët të ndjekin shembullin e saj.

Sunday Dispatch (1938) / Rrëfimi i markezit të Donegall-it mbi udhëtimin e tij në Shqipëri dhe takimin me Mbretin Zog I në Durrës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Janar 2025

“Sunday Dispatch” ka botuar, të dielën e 28 gushtit 1938, në faqet n°2 dhe 11, rrëfimin e markezit të Donegall-it mbi udhëtimin e tij asokohe në Shqipëri dhe takimin me Mbretin Zog I në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pothuajse në konfidencë nga Markezi i Donegallit (Edward Arthur Donald St George Hamilton Chichester, Markezi i 6-të i Donegall-it)

Hap fotografinë

Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 28 gusht 1938, faqe n°2

Të enjten e ardhshme, 1 shtator, siç ju them në faqen njëmbëdhjetë, Shqipëria do të përjetojë disa ditë gëzimi për të festuar 10-vjetorin e ngjitjes në fron të Mbretit Zog – dhjetë vjet përparim të jashtëzakonshëm. Të paktën kështu duhet të jetë, sepse idetë e vjetra për atë që supozohet të jetë Shqipëria janë kudo.

Në Dubrovnik, vendpushimi përallor bregdetar në bregdetin dalmat, jugosllavët e sjellshëm më lejuan të rrezikoja për disa ditë me makinë vajtje-ardhjen për në Shqipëri.

Shpifje e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Më thanë, para së gjithash, që nuk duhet të vozis kurrë natën – banditë. Se duhej të merrja absolutisht të gjitha pjesët e këmbimit që mundja, se rrugët ishin praktikisht shtigje dhie dhe se më mirë të merrja me vete benzinë dhe naftë për 300 milje që më ndanin nga Tirana, kryeqyteti.

Në shtëpi, A.A.-ja jonë, pasi vuri re që po udhëtoja me një makinë 38 kuajsh, më tha : “Oh, mirë, nuk ka rëndësi, do të arrish dhe do të kthehesh, por nuk do të jetë diçka e rehatshme.”

Ky dokument i vlefshëm, Lista e Ministrisë së Jashtme, informon diplomatët dhe konsujt tanë se Tirana dhe Durrësi janë “të pashëndetshëm për pushime”. Ndoshta dhjetë apo njëzet vjet më parë ! Prandaj propozoj t’ju tregoj për vizitën time në këtë “vend të mbushur me hajdutë, të paqytetëruar, të pashëndetshëm dhe pa kulturë.” Nisja për në Mal të Zi Duke tundur kokën dhe me plakën gjermane që kujdeset për mua në Dubrovnik pothuajse e përlotur, nisem në mesditë për në fundjavën time shqiptare. Falë shumë këshillave, mora gaz, vaj dhe ushqim me vete. Mora gjithashtu disa bombola gaz lotsjellës dhe një automatik të vogël.

Zakonisht, kur lëviz me motor në pjesë të çuditshme, armatimi im i vetëm përbëhet nga një pistoletë uji e mbushur me amoniak – një armë më efikase kundër shumicës së llojeve të dhunës.

Një kryeqytet i thjeshtë

Atë mbrëmje arrita në Cetinje, ish-kryeqyteti i Malit të Zi, tani pjesë e Jugosllavisë. Është një fshat i madh, pikërisht në zemër të maleve të larta. Pallati i mbretit Nikolla I., i cili vdiq në rivierën franceze në vitin 1921, duket si një fermë angleze. Mbreti u tërhoq në Francë gjatë luftës dhe malazezët votuan për bashkimin me Jugosllavinë në vitin 1918.

Një nga industritë kryesore të Cetinjes duket se do t’u shesë turistëve pulla të mbretërisë së vjetër të Malit të Zi. Thuhet se mbreti Nikolla, kur u gjend në një situatë të vështirë, kishte shtypur disa pulla me kokën përmbys ose me ndonjë gabim tjetër dhe kështu përfitonte shuma të konsiderueshme nga filatelistët.

Më shumë pengesë

Ishte një hotel krejtësisht i përshtatshëm dhe të nesërmen në mëngjes u nisa për 200 miljet e mbetura të udhëtimit tim për në Tiranë. Ju duhet të dini se nuk udhëtohet më shumë se 20-25 milje në orë në këto rrugë malore. Kështu, pas rreth një ore arrij në Podgoricë, qyteti i fundit i madh i Jugosllavisë, dhe ndërsa ndaloj për një birrë në vapën e mesditës, një burrë vjen duke parë EGK4 dhe “G. B.” dhe duket se ai ishte me trupat tona në Selanik.

Gjithsesi, ai është i gatshëm, nëse mundej, për ndalimin e një anglezi që të hyjë në mesin e “banditëve” shqiptarë.

Më në fund Shqipëria

Atëherë jam i vendosur të zbuloj se për çfarë bëhet fjalë për këta hajdutë dhe banditë dhe më në fund arrij në postën kufitare jugosllave në një qafë malore. Është një vend i quajtur diçka si Hottentot (Hani Hotit) – përveç se ky vend është vetëm një emër në hartë.

Aventurë më në fund !

Një milje më poshtë rrugës, vij te posta e kufirit shqiptar dhe del një oficer me pamje të rregullt. Me habinë time të plotë, pasi i dha përshëndetjen e dorës në zemër të shqiptarit, ai thotë :

“Bonjour, Monsieur ! Votre passeport, s’il vous plait!”

Rrugët dhe sipërfaqet

Kështu ai më fut në një zyrë ku një fotografi e Mbretit Zog varet në sfond dhe formalitetet trajtohen me shpejtësi. Përsëri, përshëndetja shqiptare, “Bon voyage, Monsieur !”, dhe drejtohem për në Shkodër, qytetin më të madh, megjithëse Tirana është kryeqyteti i ri i Shqipërisë. Për të qenë plotësisht i sinqertë, rrugët në Shqipëri nuk janë vërtet si ato në Portsmouth. Por me një makinë të mirë, ju mund të vozitni rehat deri në 30-40 milje në orë, përveç rasteve kur kthesat e malit e pengojnë atë. Unë kam vozitur 65 milje në orë disa herë, dhe e vetmja rrugë mjaft e tmerrshme është ajo nga Tirana në Durrës, ylli balnear i Adriatikut ku Legata Britanike gjendet gjithmonë.

Është vetëm 25 milje dhe një rrugë krejtësisht e re është në ndërtim e sipër. Gjithsesi, të gjitha rrugët e Shqipërisë janë më të gjera se ato në Jugosllavi dhe për sa i përket sipërfaqes, ato nuk janë të shtruara mirë.

Vëzhgimet buzë rrugës

Kështu që arrita në kohë për drekë dy ditë pasi u nisa nga Dubrovniku, duke mos vërejtur asnjë “bandit” rrugës, por disa gjëra të tjera. Format kryesore të transportit janë një kontrast; mallrat transportohen ose me gomar ose me kamionë amerikanë të rinj ngjyrë të kuqe dhe shumë elegantë. Nuk ka asnjë centimetër linjë hekurudhore në vend sepse, siç më tha një shqiptar, “Vendi im ishte në gjumë kur të gjithë të tjerët ndërtonin hekurudhat! ” Ka edhe qerre kau, dhe më duhet të them se fshatarët, me kostumet shumëngjyrëshe dhe pantallonat e gjera “turke” shkaktojnë pengesë minimale dhe zakonisht i tundin një përshëndetje automobilistit.

Vura re se makinat nuk kanë targa të përparme dhe se, megjithëse burrat mbajnë plis (qylaf), gratë nuk janë të mbuluara. Djalë i ri i zënë Në Shkodër, sapo kisha parkuar jashtë Grand Hotelit, vjen një i ri që më drejtohet në frëngjisht dhe më thotë se është përfaqësues i Klubit të Automobilizmit Mbretëror Shqiptar. Ai thotë se quhet Shyqyri Xhaferi, se pret 19 shkencëtarë britanikë, se sapo ka dërguar 40 britanikë të tjerë në malet shqiptare, se ai njeh Dukën e Windsor-it, se do që Duka i Kentit të vijë në Shqipëri, se është i çmendur pas kuajve dhe se ai mund të jetë i dobishëm për mua.

Kështu, duke i tretur të gjitha këto, i thashë : “Do të pi një birrë dhe do të bëjmë kështu. Po kërkoj dikë, gjeneral-major Sir Jocelyn Percy, sepse më duhet të shkoj të takoj mbretin tuaj dhe telegramet duket se nuk funksionojnë shumë mirë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.” Shefat e policisë britanike “Shyggy” bëhet shumë informativ. Ai është i sigurt se për këtë nuk është faji i Byrosë Telegrafike Shqiptare (që doli se nuk ishte), dhe Gjenerali Percy është në atë moment në një hotel fqinj duke vuajtur nga një sulm i papritur i lumbagos, gjë që e kishte penguar atë të shkonte në veri atë mëngjes për të mbikëqyrur veprimtarinë e xhandarmërisë së tij.

Më lejoni të shpjegoj këtu se për dymbëdhjetë vitet e fundit, xhandarmëria është organizuar dhe drejtuar nga gjenerali Percy, me ndihmë, besoj, për tetë vjet, të kolonelit Hill dhe anglezëve të tjerë të ndryshëm që largoheshin në intervale të rregullta, pasi shqiptarët ishin trajnuar për punën e tyre. Mbetën vetëm gjenerali Percy dhe koloneli Hill dhe ata do të largohen në fund të shtatorit.

Mbreti buzë detit

Një kartë i dërgohet gjeneralit dhe pas pak minutash vjen një djalë i ri i zgjuar me atë që duket si uniformë oficeri britanik (vetëm gri-jeshile) që flet një anglishte perfekte dhe më çon te gjenerali. Bëmë një bisedë të këndshme dhe gjenerali thotë se një Zot e di se çfarë ndodhi me telegramet dhe më mirë të shkoja të shihja kolonel Hill në Tiranë; ai më jep edhe të dhënat e para të sakta për Mbretin Zog.

Mbreti ndodhet në shtëpinë e tij në plazh në Durrës, sapo është kthyer nga një lundrim me jaht rreth Korfuzit. Nga fshati në qytet EGK4 del sërish në rrugë dhe mbërrijmë në Tiranë rreth orës pesë të pasdites për të kontaktuar kolonelin Hill. Tirana disa vite më parë, ishte një fshat i vogël pa asnjë rëndësi. Më pas mbreti Zog e bëri kryeqytetin e tij dhe mund të shihet një qytet modern në zhvillim e sipër. Fillimisht u ngrit ndërtesa e Parlamentit (e përbërë prej 60 deputetësh), por tani është e eklipsuar nga të gjitha ministritë që e rrethojnë në sheshin kryesor të shtruar në mënyrë madhështore.

Një rrugë, e përuruar nga Konti Ciano, hap rrugën e hyrjes në qytet dhe vazhdimi i saj do të jetë rruga e re për në Durrës. Mbreti Zog zgjodhi Tiranën si pikë qendrore dhe strategjike, gjë që nuk është rasti për Shkodrën, pikërisht pranë kufirit jugosllav. Vërshim pyetjesh Koloneli Hill, ashtu siç duhet të jenë të gjithë anglezët e mirë, ishte në klubin e tenisit. Orari i tij i punës fillon në pesë të mëngjesit dhe mbrëmjet janë relativisht të lira. Ne darkuam së bashku dhe i bëra shumë pyetje për Shqipërinë që doja të kuptoja. “Më duket,” thashë, “se nuk ka asgjë shumë të prapambetur në këtë vend. Pra, çfarë janë gjithë këto marrëzira që na thonë jashtë vendit ?”

“Kam vetëm gjysmë ore këtu, por shoh që hidraulika në hotelin tim është e klasit të parë, ushqimi në Shkodër ishte i mirë, farmacisti shet të gjitha përgatitjet e Elizabeth Arden dhe parfumet e Parisit.” “Bleva një film për një aparat fotografik Leica, disa cigare amerikane dhe më thanë se nesër do të kishin një zinxhir për orën time zvicerane. Dhe në emër të Zotit, ku janë banditët ?” Thjesht të jashtëligjshëm Koloneli trim e gëlltiti paksa këtë vërejtje. “Para së gjithash,” tha ai, “nuk ka banditë në kuptimin e njerëzve që sulmojnë udhëtarët, i grabisin apo i rrëmbejnë për shpërblim. Ka pak të jashtëligjshëm që merren ose me gjakmarrje ose me sherre politike.” “Ata fshihen në zona krejtësisht të paarritshme dhe nëse përpiqemi t’i kapim, miqtë e tyre i fshehin dhe njerëzit tanë qëllohen. Por ata nuk janë më pak të interesuar për udhëtarët, qofshin të huaj apo shqiptarë.”

“Sigurisht që ka pasur banditë, por opinioni botëror për Shqipërinë nuk ka ecur në hapin e progresit të mahnitshëm të dekadës së fundit.” Jo ferexhe, por plisa (qylafë) Më pas ai vazhdoi duke thënë se një pjesë e progresit është për shkak të interesit që Italia ka dukshëm për Shqipërinë. Aeroporti i Tiranës dhe shërbimi ditor për në Romë, për shembull, drejtohen prej tyre. Shitja e kozmetikës franceze i detyrohet pjesërisht mbretëreshës Geraldinë, e cila u martua me Mbretin Zog prillin e kaluar dhe pjesërisht heqjes së ferexhesë nga mbreti për gratë vitin e kaluar. Natyrisht, gratë myslimane janë interesuar për këto gjëra. Sa për burrat myslimanë, sipas ligjit shqiptar, atyre u lejohet vetëm një grua; por edhe pse, si në Turqi, ferexheja është hequr, plisi është ende i përdorur.

Resort i ri

Të nesërmen në mëngjes nisem për në Durrës dhe ende nuk mund ta kuptoj pse “Foreign Office List” e klasifikon këtë qytet si “të pashëndetshëm”. Këtu është qyteti i vjetër, i cili me sa duket është mjaft i shëndetshëm për të strehuar pallatin e mbretit të vendosur në një mal (kodër), dhe legatën britanike. Por 2 milje larg qytetit ka një rrip plazhi 3 milje të gjatë. Gjatë dy viteve të fundit, resorti i ri i kënaqësisë Durrës-Plazh është zhvilluar në këtë rrip. Katër rreshta bungalosh, duke filluar nga kabinat prej druri me ngjyra të ndezura deri te bungalotë imponuese të vendkalimeve, rreshtojnë plazhin nga njëri skaj në tjetrin. Makinat shpejtojnë përgjatë plazhit. Princeshat, sigurisht !

Në fakt, pikërisht teksa po hyja për t’u larë, përpara meje kaloi një makinë amerikane e kuqe shumë e bukur me një shpejtësi rreth 85 milje/orë “Nuk e dija që Malcolm Campbell ishte këtu.”

— I thashë gjeneralit Serregi, adjutantit të mbretit. “Kjo është makina e motrave të mbretit.” — u përgjigj ai.

“Princeshat pëlqejnë të ngasin shpejt !” Vë bast se po ! Hapja tek Muftiu Atë natë pati një kërcim në klubin e plazhit, ku morën pjesë shumica e Trupit Diplomatik. Atmosfera ishte gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane. Princeshat kishin marrë pjesë në hapjen e klubit dy javë më parë, por nuk ishin të pranishme në atë mbrëmje. Duket se kjo ishte një ceremoni pasditeje dhe se Madhëritë e tyre Mbretërore kishin veshur fustane pasditeje dhe jo uniformat e tyre të bardha tani të famshme me shpata.

Në fakt, gjatë qëndrimit tim në Shqipëri nuk kam takuar njeri që i ka parë me uniformë, edhe pse kartolinat e tyre shiten në çdo dyqan. Veranda në breg të detit Tre miljet e plazhit përfundojnë befas me një mal mbi të cilin “Zog I” dhe “G. Z.” (Me sa duket Geraldina dhe Zogu për çiftin mbretëror) të mbuluara me kurora, janë gdhendur në majë si distinktivët e regjimentit të Salisbury Plain. Nën lisin e malit është shtëpia e mbretit në plazh, ku ai jeton gjatë gjithë verës.

Dera e saj e përparme ka pamje nga plazhi dhe veranda e saj të çon drejtpërdrejt në det, shtëpia është e ndërtuar pjesërisht mbi shtylla.

Mobilje të thjeshta

Kjo shtëpi në plazh është prej druri dhe e lyer me një ngjyrë tërheqëse të kaltër Wedgwood. Është e mobiluar me mobilje te lehta te tipit bungalow. Pas saj ka një rrethim, i ruajtur nga një roje, ku janë ndërtuar disa bungalow për Oborrin mbretëror. Ekziston edhe një godinë prej betoni që mbreti Zog e përdor si zyrë dhe ka dy roje dhe një oficer roje në detyrë kur punon aty. Pikërisht në ndërtesën prej betoni u zhvillua audienca ime me Mbretin, e përshkruar në faqen njëmbëdhjetë.

Në përmbledhje

Unë jam përpjekur t’ju jap një pamje të vogël të një vendi që bota këmbëngul ta mbushë me hajdutë dhe egërsira. Është me të vërtetë një vend i njerëzve mikpritës, disa prej të cilëve, është e vërtetë, janë veçse fëmijë të thjeshtë dhe ska asgjë të keqe për këtë. Është një vend i madhështisë së madhe të peizazhit dhe ashpërsisë së karakterit. Dhe ai ka në krye të saj një monark progresiv me sharm të konsiderueshëm.

Lordi Denegall flet me një mbret të vetëshpallur

Hap fotografinë

Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 28 gusht 1938, faqe n°11

Këtë javë Mbreti i vetëm në botë i vetëshpallur feston dhjetëvjetorin e fronëzimit të tij. Zogu I i Shqipërisë ishte një njeri i thjeshtë. Ai u ngrit në udhëheqjen e vendit të tij jo si diktator, por si monark. Ai u martua katër muaj më parë. Ai mohon thashethemet e “themeluara” se gruaja e tij është shtatzënë.

Lordi Donegall ka vizituar Mbretin Zog në Shqipëri për t’u dhënë lexuesve të “Sunday Dispatch” këtë pamje të një njeriu që fitoi një kurorë.

3000 burra i dhanë një kurorë

Ahmet Zogu lindi më 8 tetor 1895, bir i luginës së Matit të Shqipërisë. I shkolluar në një akademi ushtarake, ai u përfshi në politikën ballkanike në moshën 20-vjeçare dhe ndihmoi në rezistencën ndaj serbëve.

Në moshën 23-vjeçare u bë Ministër i Brendshëm. Në vitin 1923, ai shtypi një revoltë dhe u bë kryeministër. Shumë shpejt Zogu u ekzilua me 500 ndjekës, por u kthye në vitin 1924 me 3000 dhe marshoi drejt kryeqytetit, Tiranës. Shqipëria u shpall republikë me Zogun si president për shtatë vjet. Ai e shpalli veten Mbret në vitin 1928.

“Doja të isha në pozitën e një tutori (mësuesi) për popullin shqiptar, dhe monarkia i përshtatet më shumë këtij roli dhe traditave të popullit tim sesa diktatura.”

E pyeta Mbretin Zog I të Shqipërisë se përse kishte zgjedhur, 10 vjet më parë, të ishte monark mbi Shqipërinë, në vend që të ndiqte modën relativisht të re për t’u bërë diktator. Ai zgjodhi traditën e vjetër në vend të të resë. Duke qenë se Shqipëria është një vend i sapobashkuar, vendimi i tij më dukej me interes. Pikërisht në ndërtesën prej betoni në Durrës, që përdorej si zyrë nga Mbreti Zog, u zhvillua audienca ime.

Britanikët janë të mirëpritur

Pas një mirëseardhjeje paraprake, në të cilën Mbreti tha se ishte gjithmonë i lumtur që takonte anglezët dhe e vlerësonte shumë miqësinë e Britanisë, ai më pyeti për atë që më interesonte veçanërisht. “Do të doja të dëgjoja për zhvillimet e së shkuarës dhe të së ardhmes në Shqipëri.

Unë nuk mendoj se bota e kupton atë që Madhëria juaj ka bërë që kur u bë Mbret.”

“Para së gjithash,” u përgjigj Mbreti Zog, “duhet ta kuptoni se turqit nuk lanë asgjë pas tyre. Shqipja ishte gjuhë e ndaluar dhe kur erdha unë në fron kishte vetëm tre shkolla të mesme në të gjithë vendin.”

“Vështirësia më e madhe ishte se të gjitha tekstet shkollore duhej të përktheheshin në shqip. Kjo ishte një punë kolosale. Por arsimi tani është i detyrueshëm, si në vendin tuaj.”

“Po transporti ?” — e pyeta.

“Ne kemi një program për ndërtimin e rrugëve. Rruga nga këtu në Tiranë është tashmë në ndërtim e sipër. Një tjetër do të shkojë nga veriu në jug të vendit dhe do të lidhë vendet aktualisht të paarritshme. Do të hapë rrugën drejt atyre vendeve që unë i konsideroj si zonat më të bukura të skive në botë.”

Planet ajrore (Aeroplanët)

“Shpresoj të zhvilloj një vend të vogël afër Korfuzit në një resort kryesor dhe e përfytyroj pas pesë vitesh si një lloj Dubrovniku. Sapo bëra disa kërkime atje në jahtin tim.”

“Ne kemi një program zhvillimi të transportit ajror, i cili së bashku me transportin rrugor duhet të bëjnë të mundur arritjen e ekselencës në të gjithë Shqipërinë.” “Atëherë ju nuk po ndërtoni hekurudha ?” “Jo. Do të kushtonin miliona dhe do të ishin krejtësisht të tepërta. Natyrisht. Unë jam në ankth për të përmirësuar tregtinë dhe veçanërisht për të krijuar një treg botëror për duhanin tonë. Po krijoj edhe një radio stacion në Tiranë. Në Greqi dhe në Itali ka shumë shqiptarë dhe Tirana në pak vite do të jetë një kryeqytet model.” “Ju tashmë keni ndërtesa shumë të bukura atje,” thashë dhe mbreti u përgjigj se nuk do ta njihja vendin pas pesë vjetësh.

I thashë mbretit se kisha dëgjuar se gjenerali Percy dhe koloneli Hill, dy anglezë që shkuan në Shqipëri për të organizuar policinë (xhandarmërinë), po hiqnin dorë nga postet e tyre. Disa njerëz kishin thënë se këtë detyrë do ta merrnin përsipër italianët. “Kjo nuk është e vërtetë,” u përgjigj mbreti Zog. “Gjenerali Percy dhe koloneli Hill kanë bërë punë të mrekullueshme në stërvitjen e shqiptarëve.” “Ne do ta menaxhojmë vetë xhandarmërinë në linjat në të cilat ata e kanë ndërtuar. Është një trupë e mirë njerëzish. Më vjen keq që humbas gjeneralin dhe kolonelin, por nuk ka pasur asnjë ide që ata të qëndrojnë përgjithmonë.”

“Do të doja të dija mendimin e Madhërisë suaj për situatën botërore ?” — i thashë.

“Unë jam optimist,” u përgjigj mbreti. “Unë nuk mendoj se do të ketë një luftë evropiane në pesë vitet e ardhshme. Nuk mund të shohim përtej kësaj, por një luftë do të ishte një tragjedi për Shqipërinë, tani që sapo e kemi marrë veten nga vitet e gjata të errësirës që i paraprinë pavarësisë sonë. Unë mendoj se kombet kanë shumë frikë nga njëri-tjetri për të rrezikuar luftën.”

Nuk është një diktator

Më pas e pyeta mbretin nëse i vinte keq për lirinë që gëzonte kur ishte deputet dhe nga e cila duhej të hiqte dorë si mbret. Një vështrim mjaft i largët iu shfaq në sy dhe tha : “Ndonjëherë, po. Dikur galopoja (kalëroja) në malet tona të egra. Ishte kënaqësia ime më e madhe.”

“Por çfarëdo sakrifice që kam bërë, është shpaguar mjaft duke parë Shqipërinë të rritet në adoleshencë me ndihmën time. Kjo është tani jeta ime.” “Por unë ende kalëroj me motrat e mia këtu dhe rrotull Tiranës. Dikur ushtroja skermën, por nuk e kam bërë këtë prej disa kohësh. Unë notoj, sigurisht.” Pikërisht atëherë Mbreti Zog më tha se pse zgjodhi të ishte Mbret dhe jo Diktator i Shqipërisë. Unë përdor fjalën “tutor” për njerëzit e tij : fjala aktuale që ai përdori ishte ajo franceze “instituteur”.

Mbretëresha

Nuk duket se ka ndonjë degë të ndonjë gjëje shqiptare që ai të mos e ketë në zemër. Ne folëm për letërsinë. Një ish-armik i Mbretit – njeriu që ishte President i Këshillit kur mori detyrën, po përkthen Shekspirin në shqip. “Mbreti Lear” dhe “Othello” tashmë janë në përfundim e sipër. Së fundi, folëm për Mbretëreshën. Duket se ajo flet anglisht në mënyrë perfekte dhe jo, siç e kisha menduar, me theks amerikan.

Në Shqipëri flitej se pas disa muajsh mund të pritet një trashëgimtar i fronit. Duket se edhe një herë thashethemet kanë gënjyer. “Ose përndryshe nuk më kanë thënë.” — tha Mbreti me një buzëqeshje.

Kështu mbaroi biseda jonë, veç se kur u ndamë, mbreti tha : “Nëse mundeni, ejani si mysafir në festimet e 1 shtatorit.”

Kjo është data e cila shënon dhjetëvjetorin e ngritjes së tij në fron.

Shumë politikan, asnjë burrshtetas!

1

Florim Zeqa

Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm për zgjedhje se si të vijnë në pushtet për të zhvatur pasuritë e shtetit e jo për qytetarët! Politikanët i shfrytëzojnë qytetarët dhe mërgimtarët vetëm si numra për të ardhur në pushtet, për t’i harruar më pas, siq thotë populli, si “boren e parvjeme”! Dëshmia më e mirë e kësaj është fillimi i fushatës zgjedhore tre muaj para afatit të rregullt zgjedhor për interesat e tyre personale!

Vijimësia e mentalitetit të njëjtë qeverisës

Pa dyshim Kosova është më mirë seqë ka qenë në të kaluarën, por nuk është në nivelin që e kemi pritur dhe dëshiruar. Kjo për shkakun e mentalitetit të ulët qeverisës të pasluftës në Kosovë.

Një shtet pa bujqësi të zhvilluar, pa arsim cilësor dhe pa shëndetësi të avancuar nuk mund të jetë shtet që përmbush kërkesat e qytetarëve, por vetëm mashtrim për këta të fundit! Janë këto tri hallkat më bazike të një shteti.

Pa arsim cilësor nuk ka përparim në sektorët e tjerë të zhvillimit të shtetit. Sado që të gjithë pushtetarët e deritanishëm u krrekosen për ngritje të cilësisë në arsim, janë rezultatet e PISA-s, ato që po ua thonë të vërtetën e hidhur të arsimit shqip në Kosovë!

Kusarët politikë të të gjitha llojeve dhe ngjyrave janë mësuar që të mos e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre, por si plaçkë lufte!

Shteti është një shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, ku të gjithë duhet të kontribuojmë njësojë për zhvillimin e kësaj shtëpie të përbashkët, por për fatin tonë të keq, politikanët nuk e trajtuan asnjëherë si të tillë, por si pronë të huaj duke e plaçkitur pamëshirshëm nga i pari e deri tek i fundit!

Nuk ka soj më të keq të njerëzve sesa i atyre që e vjedhin shtëpinë e vet!

E viteve të fundit është në rritje e sipër numri i atyre politikanëve që po e vjedhin shtëpinë e përbashkët të quajtur ‘Shtet’!

Për t’u zhvilluar shteti politikanët duhet të kontribuojnë dhe të bëjnë garë se cili po bën më shumë për shtetin, e jo me vjedhë të gjithë, pasi në fund nuk po mbetët gjë për qytetarët!

Bartja e hajnisë nga politikanët tek qytetarët

“Rrushi e sheh rrushin e piqet”, e thotë një fjalë e urtë popullore! Si duket, edhe qytetarët duke i parë politikanët supermilionerë, ia kanë filluar zanatit të hajnisë ndaj shtetit, duke mos e kursyer shtetin me vjedhje të vogla, por, kur të bëhen bashkë këto shuma, atëherë bëhen të mëdha dhe të barazvlefshme me hajnitë e politikanëve!

Njëra ndër hajnitë më të përhapura tek qytetarët është ajo e vjedhjes së energjisë elektrike me konsum enorm gjatë tërë vitit, përmes përdorimit të kondicionatorëve elektrik të temperaturave (klimave në gjuhën popullore) sikurse gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit.

Një gjë nuk e kam ende të qartë, është hajnia trashëgimi gjenetike e shqiptarëve apo pasojë e pushtimeve të gjata, për shkak se shqiptarët asnjëherë nuk i kanë pranuar pushtetet e huaja si të tyre!

Kjo mbetët për t’u vërtetuar në të ardhmen e afërt!

Mbase është fat i mirë që në gjenin e veprimtarëve nuk është marrja nga shteti, por dhënja gjithçka për shtetin! Kjo ishte dëshmuar përgjatë viteve të ’90-ta, kur të gjithë së bashku punuam në mënyrë vullnetare për krijimin e shtetit po llogaritur në asnjë përfitim material nga shteti!

E themë më mburrje dhe krenari, që për 43 vite veprimtari atdhetare nga shteti, nuk mora asgjë prej tij, duke dhënë gjithçka nga pasuria familjare dhe ajo intelektuale deri në ditët e sotme.

I tillë do të mbetem përgjithmonë-shërbëtorë besnik i atdheut tim.

Pa ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve, që karriga me lypë njeriun e jo njeriu me vrapu pas karrigës, shqiptarët nuk do të kenë shtet të mirëfilltë dhe përparim sikurse popujt e tjerë të botës së civilizuar. Aktualisht shqiptarët kanë shumë politikan, por asnjë burrshtetas të përgjegjshëm!

Me 11 Janar 2025