Kreu Blog Faqe 681

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani

Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të veçantë në traditat shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë. Njohuritë për përdorimin e bimëve mjekësore janë trashëguar brez pas brezi, duke mbetur një burim i çmuar për trajtimin e sëmundjeve, sidomos në zonat rurale. Këto praktika tradicionale, të mbështetura në eksperienca familjare dhe burimet natyrore të rajonit, vazhdojnë të jenë pjesë integrale e shëndetësisë në rajon.

Tradita dhe sfidat

Megjithëse barnat popullore kanë përfitime të shumta, përdorimi i tyre kërkon kujdes dhe njohuri të thelluara. Standardizimi, certifikimi dhe trajnimi i specialistëve janë thelbësorë për t’u siguruar që këto produkte të përdoren në mënyrë të sigurt dhe efektive.

Integrimi i tyre në sistemin modern të shëndetësisë ofron potencial për të ndërtuar ura mes traditës dhe shkencës, duke krijuar zgjidhje më gjithëpërfshirëse për përmirësimin e shëndetit publik.

  1. Ka shumë të rinj në Shqipëri dhe Kosovë që, edhe pse janë shkolluar në fusha të ndryshme, kanë kaluar në veprimtari të lidhura me botën bimore dhe barnat popullore, shpesh duke e shndërruar këtë në biznese me ndikim të madh pozitiv për komunitetin dhe qytetarët.
  2.  Ata hapin sipërmarrje të vogla dhe të mesme:
  3. Të rinj të shkolluar në ekonomi, biologji, apo teknologji informacioni kanë hapur biznese që kombinojnë njohuritë e tyre moderne me përdorimin e bimëve mjekësore. Për shembull:
    • Përpunimi dhe paketimi i çajrave natyralë.
    • Krijimi i produkteve kozmetike organike.
    • Hapja e dyqaneve online për shitjen e barnave popullore.

Njëra nga këto sfida në angazhimet shkencore dhe studimore që përmendëm më lart është edhe e reja Njomza Vllasa. Përveç studimeve profesionale pasuniversitare, ajo është angazhuar në këtë fushë dhe ka hapur një dyqan të tillë në Fushë Kosovë. Nga aktiviteti i saj shihet qartë se ka një kapacitet shumë të fuqishëm dhe është në shërbim të qytetarëve të asaj zone, duke krijuar një emër që shtrihet përtej Fushë Kosovës

Njomza Vllasa: Një shembull frymëzues

Njomza Vllasa, një sipërmarrëse dhe eksperte e përkushtuar nga Fushë Kosova, një portret frymëzues në “Mjekësinë Popullore” ka shndërruar pasionin e saj për bimët mjekësore në një burim ndikimi pozitiv për komunitetin.

Pamje  e lokalit ku vepron dhe punon  Njomza Vllasa  qe vizitohet me qindra klient nga e gjithë Kosova

Me themelimin e dyqanit të saj në Fushë Kosovë, me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj, Njomza ka tërhequr interes jo vetëm nga klientë lokalë. Dyqani i saj ofron jo vetëm produkte tradicionale, por edhe këshillim të personalizuar për pacientët, duke kombinuar njohuritë tradicionale me ato shkencore. Ajo ka tejkaluar përmasat e ndikimit lokal, duke tërhequr interes edhe nga qytete të tjera si Prishtina ,Peja, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani. Njomza Vllasa, me kulturën dhe përkushtimin e saj, pret çdo ditë pacientë, duke u ofruar ndihmë për nevojat e tyre. Gjithashtu, ajo ka një qasje praktike dhe rrotacion alternativ, duke kombinuar përvojën praktike me studimet. Njomza Vllasa, një emër i shquar në fushën e mjekësisë popullore në Kosovë, është kthyer në një model suksesi që kombinon traditën me inovacionin shkencor.

Njomza ka synim që, përveç shitjes nga dyqani i saj afarist, të angazhohet edhe në prodhime direkte, duke krijuar një kombinim të mirëorganizuar dhe të aranzhuar, si dhe të bashkëpunojë ndërkombëtarisht. Ky vizion i saj shërben si shembull frymëzues për të tjerët dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit publik dhe promovimin e mjekësisë popullore në nivele më të larta.

Qasje inovative dhe vizion për të ardhmen

Puna e Njomza Vllasës është e mbështetur në disa shtylla kryesore që e dallojnë atë:

Një dyqan me ndikim përtej lokalitetit
Dyqani i saj në Fushë Kosovë ka tejkaluar kufijtë lokalë, duke u kthyer në një pikë referimi për ata që kërkojnë alternativa natyrore dhe të sigurta për trajtimin e problemeve  shëndetësore.

Pamje në momente te lokalit  te saj afarist duke  i këshilluar klientët   e vet për efekte dhe  vlerta e këtyre banave natyrale për nevojat e këtyre  qytetarëve

  1. Prodhime të drejtpërdrejta dhe cilësi e garantuar
    Njomza synon të zhvillojë linja të reja prodhimesh bimore, duke ndjekur standardet më të larta shkencore dhe duke përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve të saj.
  2. Bashkëpunime ndërkombëtare
    Ajo synon të lidhë biznesin e saj me partnerë ndërkombëtarë për të zgjeruar ndikimin dhe për të promovuar mjekësinë bimore shqiptare në tregjet globale.
  3. Edukimi dhe ndërgjegjësimi
    Njomza promovon përdorimin e sigurt dhe të informuar të barnave popullore, duke ndihmuar komunitetin të kuptojë përfitimet dhe kufizimet e tyre.

Përfitimet për komunitetin

  • Alternativa të sigurta dhe natyrore
    Produktet e saj ndihmojnë në reduktimin e varësisë nga barnat sintetike dhe efektet e tyre anësore.
  • Njohuri të reja për mjekësinë bimore
    Ajo rrit ndërgjegjësimin për përdorimin e përgjegjshëm të bimëve mjekësore, duke u ofruar pacientëve zgjidhje të personalizuara.
  • Shembull frymëzues për të rinjtë
    Përmes punës së saj, Njomza inkurajon të rinjtë të angazhohen në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të shëndetësisë, duke ndërthurur traditën me inovacionin.

Përfundim

Historia e suksesit të Njomza Vllasës nuk është thjesht një arritje personale, por një shembull i fuqishëm për ata që synojnë të bëjnë ndryshime pozitive në shoqëri. Me një kombinim të traditës, shkencës dhe vizionit inovativ, ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit publik, duke frymëzuar të tjerët të ndjekin shembullin e saj.

Sunday Dispatch (1938) / Rrëfimi i markezit të Donegall-it mbi udhëtimin e tij në Shqipëri dhe takimin me Mbretin Zog I në Durrës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Janar 2025

“Sunday Dispatch” ka botuar, të dielën e 28 gushtit 1938, në faqet n°2 dhe 11, rrëfimin e markezit të Donegall-it mbi udhëtimin e tij asokohe në Shqipëri dhe takimin me Mbretin Zog I në Durrës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pothuajse në konfidencë nga Markezi i Donegallit (Edward Arthur Donald St George Hamilton Chichester, Markezi i 6-të i Donegall-it)

Hap fotografinë

Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 28 gusht 1938, faqe n°2

Të enjten e ardhshme, 1 shtator, siç ju them në faqen njëmbëdhjetë, Shqipëria do të përjetojë disa ditë gëzimi për të festuar 10-vjetorin e ngjitjes në fron të Mbretit Zog – dhjetë vjet përparim të jashtëzakonshëm. Të paktën kështu duhet të jetë, sepse idetë e vjetra për atë që supozohet të jetë Shqipëria janë kudo.

Në Dubrovnik, vendpushimi përallor bregdetar në bregdetin dalmat, jugosllavët e sjellshëm më lejuan të rrezikoja për disa ditë me makinë vajtje-ardhjen për në Shqipëri.

Shpifje e Ministrisë së Punëve të Jashtme

Më thanë, para së gjithash, që nuk duhet të vozis kurrë natën – banditë. Se duhej të merrja absolutisht të gjitha pjesët e këmbimit që mundja, se rrugët ishin praktikisht shtigje dhie dhe se më mirë të merrja me vete benzinë dhe naftë për 300 milje që më ndanin nga Tirana, kryeqyteti.

Në shtëpi, A.A.-ja jonë, pasi vuri re që po udhëtoja me një makinë 38 kuajsh, më tha : “Oh, mirë, nuk ka rëndësi, do të arrish dhe do të kthehesh, por nuk do të jetë diçka e rehatshme.”

Ky dokument i vlefshëm, Lista e Ministrisë së Jashtme, informon diplomatët dhe konsujt tanë se Tirana dhe Durrësi janë “të pashëndetshëm për pushime”. Ndoshta dhjetë apo njëzet vjet më parë ! Prandaj propozoj t’ju tregoj për vizitën time në këtë “vend të mbushur me hajdutë, të paqytetëruar, të pashëndetshëm dhe pa kulturë.” Nisja për në Mal të Zi Duke tundur kokën dhe me plakën gjermane që kujdeset për mua në Dubrovnik pothuajse e përlotur, nisem në mesditë për në fundjavën time shqiptare. Falë shumë këshillave, mora gaz, vaj dhe ushqim me vete. Mora gjithashtu disa bombola gaz lotsjellës dhe një automatik të vogël.

Zakonisht, kur lëviz me motor në pjesë të çuditshme, armatimi im i vetëm përbëhet nga një pistoletë uji e mbushur me amoniak – një armë më efikase kundër shumicës së llojeve të dhunës.

Një kryeqytet i thjeshtë

Atë mbrëmje arrita në Cetinje, ish-kryeqyteti i Malit të Zi, tani pjesë e Jugosllavisë. Është një fshat i madh, pikërisht në zemër të maleve të larta. Pallati i mbretit Nikolla I., i cili vdiq në rivierën franceze në vitin 1921, duket si një fermë angleze. Mbreti u tërhoq në Francë gjatë luftës dhe malazezët votuan për bashkimin me Jugosllavinë në vitin 1918.

Një nga industritë kryesore të Cetinjes duket se do t’u shesë turistëve pulla të mbretërisë së vjetër të Malit të Zi. Thuhet se mbreti Nikolla, kur u gjend në një situatë të vështirë, kishte shtypur disa pulla me kokën përmbys ose me ndonjë gabim tjetër dhe kështu përfitonte shuma të konsiderueshme nga filatelistët.

Më shumë pengesë

Ishte një hotel krejtësisht i përshtatshëm dhe të nesërmen në mëngjes u nisa për 200 miljet e mbetura të udhëtimit tim për në Tiranë. Ju duhet të dini se nuk udhëtohet më shumë se 20-25 milje në orë në këto rrugë malore. Kështu, pas rreth një ore arrij në Podgoricë, qyteti i fundit i madh i Jugosllavisë, dhe ndërsa ndaloj për një birrë në vapën e mesditës, një burrë vjen duke parë EGK4 dhe “G. B.” dhe duket se ai ishte me trupat tona në Selanik.

Gjithsesi, ai është i gatshëm, nëse mundej, për ndalimin e një anglezi që të hyjë në mesin e “banditëve” shqiptarë.

Më në fund Shqipëria

Atëherë jam i vendosur të zbuloj se për çfarë bëhet fjalë për këta hajdutë dhe banditë dhe më në fund arrij në postën kufitare jugosllave në një qafë malore. Është një vend i quajtur diçka si Hottentot (Hani Hotit) – përveç se ky vend është vetëm një emër në hartë.

Aventurë më në fund !

Një milje më poshtë rrugës, vij te posta e kufirit shqiptar dhe del një oficer me pamje të rregullt. Me habinë time të plotë, pasi i dha përshëndetjen e dorës në zemër të shqiptarit, ai thotë :

“Bonjour, Monsieur ! Votre passeport, s’il vous plait!”

Rrugët dhe sipërfaqet

Kështu ai më fut në një zyrë ku një fotografi e Mbretit Zog varet në sfond dhe formalitetet trajtohen me shpejtësi. Përsëri, përshëndetja shqiptare, “Bon voyage, Monsieur !”, dhe drejtohem për në Shkodër, qytetin më të madh, megjithëse Tirana është kryeqyteti i ri i Shqipërisë. Për të qenë plotësisht i sinqertë, rrugët në Shqipëri nuk janë vërtet si ato në Portsmouth. Por me një makinë të mirë, ju mund të vozitni rehat deri në 30-40 milje në orë, përveç rasteve kur kthesat e malit e pengojnë atë. Unë kam vozitur 65 milje në orë disa herë, dhe e vetmja rrugë mjaft e tmerrshme është ajo nga Tirana në Durrës, ylli balnear i Adriatikut ku Legata Britanike gjendet gjithmonë.

Është vetëm 25 milje dhe një rrugë krejtësisht e re është në ndërtim e sipër. Gjithsesi, të gjitha rrugët e Shqipërisë janë më të gjera se ato në Jugosllavi dhe për sa i përket sipërfaqes, ato nuk janë të shtruara mirë.

Vëzhgimet buzë rrugës

Kështu që arrita në kohë për drekë dy ditë pasi u nisa nga Dubrovniku, duke mos vërejtur asnjë “bandit” rrugës, por disa gjëra të tjera. Format kryesore të transportit janë një kontrast; mallrat transportohen ose me gomar ose me kamionë amerikanë të rinj ngjyrë të kuqe dhe shumë elegantë. Nuk ka asnjë centimetër linjë hekurudhore në vend sepse, siç më tha një shqiptar, “Vendi im ishte në gjumë kur të gjithë të tjerët ndërtonin hekurudhat! ” Ka edhe qerre kau, dhe më duhet të them se fshatarët, me kostumet shumëngjyrëshe dhe pantallonat e gjera “turke” shkaktojnë pengesë minimale dhe zakonisht i tundin një përshëndetje automobilistit.

Vura re se makinat nuk kanë targa të përparme dhe se, megjithëse burrat mbajnë plis (qylaf), gratë nuk janë të mbuluara. Djalë i ri i zënë Në Shkodër, sapo kisha parkuar jashtë Grand Hotelit, vjen një i ri që më drejtohet në frëngjisht dhe më thotë se është përfaqësues i Klubit të Automobilizmit Mbretëror Shqiptar. Ai thotë se quhet Shyqyri Xhaferi, se pret 19 shkencëtarë britanikë, se sapo ka dërguar 40 britanikë të tjerë në malet shqiptare, se ai njeh Dukën e Windsor-it, se do që Duka i Kentit të vijë në Shqipëri, se është i çmendur pas kuajve dhe se ai mund të jetë i dobishëm për mua.

Kështu, duke i tretur të gjitha këto, i thashë : “Do të pi një birrë dhe do të bëjmë kështu. Po kërkoj dikë, gjeneral-major Sir Jocelyn Percy, sepse më duhet të shkoj të takoj mbretin tuaj dhe telegramet duket se nuk funksionojnë shumë mirë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.” Shefat e policisë britanike “Shyggy” bëhet shumë informativ. Ai është i sigurt se për këtë nuk është faji i Byrosë Telegrafike Shqiptare (që doli se nuk ishte), dhe Gjenerali Percy është në atë moment në një hotel fqinj duke vuajtur nga një sulm i papritur i lumbagos, gjë që e kishte penguar atë të shkonte në veri atë mëngjes për të mbikëqyrur veprimtarinë e xhandarmërisë së tij.

Më lejoni të shpjegoj këtu se për dymbëdhjetë vitet e fundit, xhandarmëria është organizuar dhe drejtuar nga gjenerali Percy, me ndihmë, besoj, për tetë vjet, të kolonelit Hill dhe anglezëve të tjerë të ndryshëm që largoheshin në intervale të rregullta, pasi shqiptarët ishin trajnuar për punën e tyre. Mbetën vetëm gjenerali Percy dhe koloneli Hill dhe ata do të largohen në fund të shtatorit.

Mbreti buzë detit

Një kartë i dërgohet gjeneralit dhe pas pak minutash vjen një djalë i ri i zgjuar me atë që duket si uniformë oficeri britanik (vetëm gri-jeshile) që flet një anglishte perfekte dhe më çon te gjenerali. Bëmë një bisedë të këndshme dhe gjenerali thotë se një Zot e di se çfarë ndodhi me telegramet dhe më mirë të shkoja të shihja kolonel Hill në Tiranë; ai më jep edhe të dhënat e para të sakta për Mbretin Zog.

Mbreti ndodhet në shtëpinë e tij në plazh në Durrës, sapo është kthyer nga një lundrim me jaht rreth Korfuzit. Nga fshati në qytet EGK4 del sërish në rrugë dhe mbërrijmë në Tiranë rreth orës pesë të pasdites për të kontaktuar kolonelin Hill. Tirana disa vite më parë, ishte një fshat i vogël pa asnjë rëndësi. Më pas mbreti Zog e bëri kryeqytetin e tij dhe mund të shihet një qytet modern në zhvillim e sipër. Fillimisht u ngrit ndërtesa e Parlamentit (e përbërë prej 60 deputetësh), por tani është e eklipsuar nga të gjitha ministritë që e rrethojnë në sheshin kryesor të shtruar në mënyrë madhështore.

Një rrugë, e përuruar nga Konti Ciano, hap rrugën e hyrjes në qytet dhe vazhdimi i saj do të jetë rruga e re për në Durrës. Mbreti Zog zgjodhi Tiranën si pikë qendrore dhe strategjike, gjë që nuk është rasti për Shkodrën, pikërisht pranë kufirit jugosllav. Vërshim pyetjesh Koloneli Hill, ashtu siç duhet të jenë të gjithë anglezët e mirë, ishte në klubin e tenisit. Orari i tij i punës fillon në pesë të mëngjesit dhe mbrëmjet janë relativisht të lira. Ne darkuam së bashku dhe i bëra shumë pyetje për Shqipërinë që doja të kuptoja. “Më duket,” thashë, “se nuk ka asgjë shumë të prapambetur në këtë vend. Pra, çfarë janë gjithë këto marrëzira që na thonë jashtë vendit ?”

“Kam vetëm gjysmë ore këtu, por shoh që hidraulika në hotelin tim është e klasit të parë, ushqimi në Shkodër ishte i mirë, farmacisti shet të gjitha përgatitjet e Elizabeth Arden dhe parfumet e Parisit.” “Bleva një film për një aparat fotografik Leica, disa cigare amerikane dhe më thanë se nesër do të kishin një zinxhir për orën time zvicerane. Dhe në emër të Zotit, ku janë banditët ?” Thjesht të jashtëligjshëm Koloneli trim e gëlltiti paksa këtë vërejtje. “Para së gjithash,” tha ai, “nuk ka banditë në kuptimin e njerëzve që sulmojnë udhëtarët, i grabisin apo i rrëmbejnë për shpërblim. Ka pak të jashtëligjshëm që merren ose me gjakmarrje ose me sherre politike.” “Ata fshihen në zona krejtësisht të paarritshme dhe nëse përpiqemi t’i kapim, miqtë e tyre i fshehin dhe njerëzit tanë qëllohen. Por ata nuk janë më pak të interesuar për udhëtarët, qofshin të huaj apo shqiptarë.”

“Sigurisht që ka pasur banditë, por opinioni botëror për Shqipërinë nuk ka ecur në hapin e progresit të mahnitshëm të dekadës së fundit.” Jo ferexhe, por plisa (qylafë) Më pas ai vazhdoi duke thënë se një pjesë e progresit është për shkak të interesit që Italia ka dukshëm për Shqipërinë. Aeroporti i Tiranës dhe shërbimi ditor për në Romë, për shembull, drejtohen prej tyre. Shitja e kozmetikës franceze i detyrohet pjesërisht mbretëreshës Geraldinë, e cila u martua me Mbretin Zog prillin e kaluar dhe pjesërisht heqjes së ferexhesë nga mbreti për gratë vitin e kaluar. Natyrisht, gratë myslimane janë interesuar për këto gjëra. Sa për burrat myslimanë, sipas ligjit shqiptar, atyre u lejohet vetëm një grua; por edhe pse, si në Turqi, ferexheja është hequr, plisi është ende i përdorur.

Resort i ri

Të nesërmen në mëngjes nisem për në Durrës dhe ende nuk mund ta kuptoj pse “Foreign Office List” e klasifikon këtë qytet si “të pashëndetshëm”. Këtu është qyteti i vjetër, i cili me sa duket është mjaft i shëndetshëm për të strehuar pallatin e mbretit të vendosur në një mal (kodër), dhe legatën britanike. Por 2 milje larg qytetit ka një rrip plazhi 3 milje të gjatë. Gjatë dy viteve të fundit, resorti i ri i kënaqësisë Durrës-Plazh është zhvilluar në këtë rrip. Katër rreshta bungalosh, duke filluar nga kabinat prej druri me ngjyra të ndezura deri te bungalotë imponuese të vendkalimeve, rreshtojnë plazhin nga njëri skaj në tjetrin. Makinat shpejtojnë përgjatë plazhit. Princeshat, sigurisht !

Në fakt, pikërisht teksa po hyja për t’u larë, përpara meje kaloi një makinë amerikane e kuqe shumë e bukur me një shpejtësi rreth 85 milje/orë “Nuk e dija që Malcolm Campbell ishte këtu.”

— I thashë gjeneralit Serregi, adjutantit të mbretit. “Kjo është makina e motrave të mbretit.” — u përgjigj ai.

“Princeshat pëlqejnë të ngasin shpejt !” Vë bast se po ! Hapja tek Muftiu Atë natë pati një kërcim në klubin e plazhit, ku morën pjesë shumica e Trupit Diplomatik. Atmosfera ishte gjysmë shqiptare dhe gjysmë italiane. Princeshat kishin marrë pjesë në hapjen e klubit dy javë më parë, por nuk ishin të pranishme në atë mbrëmje. Duket se kjo ishte një ceremoni pasditeje dhe se Madhëritë e tyre Mbretërore kishin veshur fustane pasditeje dhe jo uniformat e tyre të bardha tani të famshme me shpata.

Në fakt, gjatë qëndrimit tim në Shqipëri nuk kam takuar njeri që i ka parë me uniformë, edhe pse kartolinat e tyre shiten në çdo dyqan. Veranda në breg të detit Tre miljet e plazhit përfundojnë befas me një mal mbi të cilin “Zog I” dhe “G. Z.” (Me sa duket Geraldina dhe Zogu për çiftin mbretëror) të mbuluara me kurora, janë gdhendur në majë si distinktivët e regjimentit të Salisbury Plain. Nën lisin e malit është shtëpia e mbretit në plazh, ku ai jeton gjatë gjithë verës.

Dera e saj e përparme ka pamje nga plazhi dhe veranda e saj të çon drejtpërdrejt në det, shtëpia është e ndërtuar pjesërisht mbi shtylla.

Mobilje të thjeshta

Kjo shtëpi në plazh është prej druri dhe e lyer me një ngjyrë tërheqëse të kaltër Wedgwood. Është e mobiluar me mobilje te lehta te tipit bungalow. Pas saj ka një rrethim, i ruajtur nga një roje, ku janë ndërtuar disa bungalow për Oborrin mbretëror. Ekziston edhe një godinë prej betoni që mbreti Zog e përdor si zyrë dhe ka dy roje dhe një oficer roje në detyrë kur punon aty. Pikërisht në ndërtesën prej betoni u zhvillua audienca ime me Mbretin, e përshkruar në faqen njëmbëdhjetë.

Në përmbledhje

Unë jam përpjekur t’ju jap një pamje të vogël të një vendi që bota këmbëngul ta mbushë me hajdutë dhe egërsira. Është me të vërtetë një vend i njerëzve mikpritës, disa prej të cilëve, është e vërtetë, janë veçse fëmijë të thjeshtë dhe ska asgjë të keqe për këtë. Është një vend i madhështisë së madhe të peizazhit dhe ashpërsisë së karakterit. Dhe ai ka në krye të saj një monark progresiv me sharm të konsiderueshëm.

Lordi Denegall flet me një mbret të vetëshpallur

Hap fotografinë

Burimi : Sunday Dispatch, e diel, 28 gusht 1938, faqe n°11

Këtë javë Mbreti i vetëm në botë i vetëshpallur feston dhjetëvjetorin e fronëzimit të tij. Zogu I i Shqipërisë ishte një njeri i thjeshtë. Ai u ngrit në udhëheqjen e vendit të tij jo si diktator, por si monark. Ai u martua katër muaj më parë. Ai mohon thashethemet e “themeluara” se gruaja e tij është shtatzënë.

Lordi Donegall ka vizituar Mbretin Zog në Shqipëri për t’u dhënë lexuesve të “Sunday Dispatch” këtë pamje të një njeriu që fitoi një kurorë.

3000 burra i dhanë një kurorë

Ahmet Zogu lindi më 8 tetor 1895, bir i luginës së Matit të Shqipërisë. I shkolluar në një akademi ushtarake, ai u përfshi në politikën ballkanike në moshën 20-vjeçare dhe ndihmoi në rezistencën ndaj serbëve.

Në moshën 23-vjeçare u bë Ministër i Brendshëm. Në vitin 1923, ai shtypi një revoltë dhe u bë kryeministër. Shumë shpejt Zogu u ekzilua me 500 ndjekës, por u kthye në vitin 1924 me 3000 dhe marshoi drejt kryeqytetit, Tiranës. Shqipëria u shpall republikë me Zogun si president për shtatë vjet. Ai e shpalli veten Mbret në vitin 1928.

“Doja të isha në pozitën e një tutori (mësuesi) për popullin shqiptar, dhe monarkia i përshtatet më shumë këtij roli dhe traditave të popullit tim sesa diktatura.”

E pyeta Mbretin Zog I të Shqipërisë se përse kishte zgjedhur, 10 vjet më parë, të ishte monark mbi Shqipërinë, në vend që të ndiqte modën relativisht të re për t’u bërë diktator. Ai zgjodhi traditën e vjetër në vend të të resë. Duke qenë se Shqipëria është një vend i sapobashkuar, vendimi i tij më dukej me interes. Pikërisht në ndërtesën prej betoni në Durrës, që përdorej si zyrë nga Mbreti Zog, u zhvillua audienca ime.

Britanikët janë të mirëpritur

Pas një mirëseardhjeje paraprake, në të cilën Mbreti tha se ishte gjithmonë i lumtur që takonte anglezët dhe e vlerësonte shumë miqësinë e Britanisë, ai më pyeti për atë që më interesonte veçanërisht. “Do të doja të dëgjoja për zhvillimet e së shkuarës dhe të së ardhmes në Shqipëri.

Unë nuk mendoj se bota e kupton atë që Madhëria juaj ka bërë që kur u bë Mbret.”

“Para së gjithash,” u përgjigj Mbreti Zog, “duhet ta kuptoni se turqit nuk lanë asgjë pas tyre. Shqipja ishte gjuhë e ndaluar dhe kur erdha unë në fron kishte vetëm tre shkolla të mesme në të gjithë vendin.”

“Vështirësia më e madhe ishte se të gjitha tekstet shkollore duhej të përktheheshin në shqip. Kjo ishte një punë kolosale. Por arsimi tani është i detyrueshëm, si në vendin tuaj.”

“Po transporti ?” — e pyeta.

“Ne kemi një program për ndërtimin e rrugëve. Rruga nga këtu në Tiranë është tashmë në ndërtim e sipër. Një tjetër do të shkojë nga veriu në jug të vendit dhe do të lidhë vendet aktualisht të paarritshme. Do të hapë rrugën drejt atyre vendeve që unë i konsideroj si zonat më të bukura të skive në botë.”

Planet ajrore (Aeroplanët)

“Shpresoj të zhvilloj një vend të vogël afër Korfuzit në një resort kryesor dhe e përfytyroj pas pesë vitesh si një lloj Dubrovniku. Sapo bëra disa kërkime atje në jahtin tim.”

“Ne kemi një program zhvillimi të transportit ajror, i cili së bashku me transportin rrugor duhet të bëjnë të mundur arritjen e ekselencës në të gjithë Shqipërinë.” “Atëherë ju nuk po ndërtoni hekurudha ?” “Jo. Do të kushtonin miliona dhe do të ishin krejtësisht të tepërta. Natyrisht. Unë jam në ankth për të përmirësuar tregtinë dhe veçanërisht për të krijuar një treg botëror për duhanin tonë. Po krijoj edhe një radio stacion në Tiranë. Në Greqi dhe në Itali ka shumë shqiptarë dhe Tirana në pak vite do të jetë një kryeqytet model.” “Ju tashmë keni ndërtesa shumë të bukura atje,” thashë dhe mbreti u përgjigj se nuk do ta njihja vendin pas pesë vjetësh.

I thashë mbretit se kisha dëgjuar se gjenerali Percy dhe koloneli Hill, dy anglezë që shkuan në Shqipëri për të organizuar policinë (xhandarmërinë), po hiqnin dorë nga postet e tyre. Disa njerëz kishin thënë se këtë detyrë do ta merrnin përsipër italianët. “Kjo nuk është e vërtetë,” u përgjigj mbreti Zog. “Gjenerali Percy dhe koloneli Hill kanë bërë punë të mrekullueshme në stërvitjen e shqiptarëve.” “Ne do ta menaxhojmë vetë xhandarmërinë në linjat në të cilat ata e kanë ndërtuar. Është një trupë e mirë njerëzish. Më vjen keq që humbas gjeneralin dhe kolonelin, por nuk ka pasur asnjë ide që ata të qëndrojnë përgjithmonë.”

“Do të doja të dija mendimin e Madhërisë suaj për situatën botërore ?” — i thashë.

“Unë jam optimist,” u përgjigj mbreti. “Unë nuk mendoj se do të ketë një luftë evropiane në pesë vitet e ardhshme. Nuk mund të shohim përtej kësaj, por një luftë do të ishte një tragjedi për Shqipërinë, tani që sapo e kemi marrë veten nga vitet e gjata të errësirës që i paraprinë pavarësisë sonë. Unë mendoj se kombet kanë shumë frikë nga njëri-tjetri për të rrezikuar luftën.”

Nuk është një diktator

Më pas e pyeta mbretin nëse i vinte keq për lirinë që gëzonte kur ishte deputet dhe nga e cila duhej të hiqte dorë si mbret. Një vështrim mjaft i largët iu shfaq në sy dhe tha : “Ndonjëherë, po. Dikur galopoja (kalëroja) në malet tona të egra. Ishte kënaqësia ime më e madhe.”

“Por çfarëdo sakrifice që kam bërë, është shpaguar mjaft duke parë Shqipërinë të rritet në adoleshencë me ndihmën time. Kjo është tani jeta ime.” “Por unë ende kalëroj me motrat e mia këtu dhe rrotull Tiranës. Dikur ushtroja skermën, por nuk e kam bërë këtë prej disa kohësh. Unë notoj, sigurisht.” Pikërisht atëherë Mbreti Zog më tha se pse zgjodhi të ishte Mbret dhe jo Diktator i Shqipërisë. Unë përdor fjalën “tutor” për njerëzit e tij : fjala aktuale që ai përdori ishte ajo franceze “instituteur”.

Mbretëresha

Nuk duket se ka ndonjë degë të ndonjë gjëje shqiptare që ai të mos e ketë në zemër. Ne folëm për letërsinë. Një ish-armik i Mbretit – njeriu që ishte President i Këshillit kur mori detyrën, po përkthen Shekspirin në shqip. “Mbreti Lear” dhe “Othello” tashmë janë në përfundim e sipër. Së fundi, folëm për Mbretëreshën. Duket se ajo flet anglisht në mënyrë perfekte dhe jo, siç e kisha menduar, me theks amerikan.

Në Shqipëri flitej se pas disa muajsh mund të pritet një trashëgimtar i fronit. Duket se edhe një herë thashethemet kanë gënjyer. “Ose përndryshe nuk më kanë thënë.” — tha Mbreti me një buzëqeshje.

Kështu mbaroi biseda jonë, veç se kur u ndamë, mbreti tha : “Nëse mundeni, ejani si mysafir në festimet e 1 shtatorit.”

Kjo është data e cila shënon dhjetëvjetorin e ngritjes së tij në fron.

Shumë politikan, asnjë burrshtetas!

1

Florim Zeqa

Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm për zgjedhje se si të vijnë në pushtet për të zhvatur pasuritë e shtetit e jo për qytetarët! Politikanët i shfrytëzojnë qytetarët dhe mërgimtarët vetëm si numra për të ardhur në pushtet, për t’i harruar më pas, siq thotë populli, si “boren e parvjeme”! Dëshmia më e mirë e kësaj është fillimi i fushatës zgjedhore tre muaj para afatit të rregullt zgjedhor për interesat e tyre personale!

Vijimësia e mentalitetit të njëjtë qeverisës

Pa dyshim Kosova është më mirë seqë ka qenë në të kaluarën, por nuk është në nivelin që e kemi pritur dhe dëshiruar. Kjo për shkakun e mentalitetit të ulët qeverisës të pasluftës në Kosovë.

Një shtet pa bujqësi të zhvilluar, pa arsim cilësor dhe pa shëndetësi të avancuar nuk mund të jetë shtet që përmbush kërkesat e qytetarëve, por vetëm mashtrim për këta të fundit! Janë këto tri hallkat më bazike të një shteti.

Pa arsim cilësor nuk ka përparim në sektorët e tjerë të zhvillimit të shtetit. Sado që të gjithë pushtetarët e deritanishëm u krrekosen për ngritje të cilësisë në arsim, janë rezultatet e PISA-s, ato që po ua thonë të vërtetën e hidhur të arsimit shqip në Kosovë!

Kusarët politikë të të gjitha llojeve dhe ngjyrave janë mësuar që të mos e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre, por si plaçkë lufte!

Shteti është një shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, ku të gjithë duhet të kontribuojmë njësojë për zhvillimin e kësaj shtëpie të përbashkët, por për fatin tonë të keq, politikanët nuk e trajtuan asnjëherë si të tillë, por si pronë të huaj duke e plaçkitur pamëshirshëm nga i pari e deri tek i fundit!

Nuk ka soj më të keq të njerëzve sesa i atyre që e vjedhin shtëpinë e vet!

E viteve të fundit është në rritje e sipër numri i atyre politikanëve që po e vjedhin shtëpinë e përbashkët të quajtur ‘Shtet’!

Për t’u zhvilluar shteti politikanët duhet të kontribuojnë dhe të bëjnë garë se cili po bën më shumë për shtetin, e jo me vjedhë të gjithë, pasi në fund nuk po mbetët gjë për qytetarët!

Bartja e hajnisë nga politikanët tek qytetarët

“Rrushi e sheh rrushin e piqet”, e thotë një fjalë e urtë popullore! Si duket, edhe qytetarët duke i parë politikanët supermilionerë, ia kanë filluar zanatit të hajnisë ndaj shtetit, duke mos e kursyer shtetin me vjedhje të vogla, por, kur të bëhen bashkë këto shuma, atëherë bëhen të mëdha dhe të barazvlefshme me hajnitë e politikanëve!

Njëra ndër hajnitë më të përhapura tek qytetarët është ajo e vjedhjes së energjisë elektrike me konsum enorm gjatë tërë vitit, përmes përdorimit të kondicionatorëve elektrik të temperaturave (klimave në gjuhën popullore) sikurse gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit.

Një gjë nuk e kam ende të qartë, është hajnia trashëgimi gjenetike e shqiptarëve apo pasojë e pushtimeve të gjata, për shkak se shqiptarët asnjëherë nuk i kanë pranuar pushtetet e huaja si të tyre!

Kjo mbetët për t’u vërtetuar në të ardhmen e afërt!

Mbase është fat i mirë që në gjenin e veprimtarëve nuk është marrja nga shteti, por dhënja gjithçka për shtetin! Kjo ishte dëshmuar përgjatë viteve të ’90-ta, kur të gjithë së bashku punuam në mënyrë vullnetare për krijimin e shtetit po llogaritur në asnjë përfitim material nga shteti!

E themë më mburrje dhe krenari, që për 43 vite veprimtari atdhetare nga shteti, nuk mora asgjë prej tij, duke dhënë gjithçka nga pasuria familjare dhe ajo intelektuale deri në ditët e sotme.

I tillë do të mbetem përgjithmonë-shërbëtorë besnik i atdheut tim.

Pa ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve, që karriga me lypë njeriun e jo njeriu me vrapu pas karrigës, shqiptarët nuk do të kenë shtet të mirëfilltë dhe përparim sikurse popujt e tjerë të botës së civilizuar. Aktualisht shqiptarët kanë shumë politikan, por asnjë burrshtetas të përgjegjshëm!

Me 11 Janar 2025

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

0
Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të ndjeshme lidhur me historinë dhe politikën në Kosovë, përfshirë edhe akuzat për vrasjet e figurave të rëndësishme të periudhës së pasluftës.
Këto vrasje ndodhën në një kohë kur në Kosovë nuk kishte prani të strukturave serbe, duke sugjeruar se përgjegjësit duhen kërkuar brenda vetë strukturave shqiptare, sidomos në grupe me prirje kriminale.
Emrat që po përmendim janë të personave të vrarë pas lufte në Dardani, pa përfshirë ata të vrarë para dhe gjatë luftës, për të cilët dyshohet se u eliminuan nga kriminelët me porosi.
Porosia e këtyre vrasjeve kishte në shënjestër njerëz me kontribut politik dhe me orientime proamerikane. Vrasjet e shumë figurave politike, gazetarëve, ushtarakëve dhe intelektualëve janë ende plagë të hapura për familjarët dhe popullin, të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës.
Shumica e këtyre vrasjeve, përfshirë ato të Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt, Hasan Zemajt, Ukë Bytyçit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Xhafer Krasniqit, Ekrem Rexhës (DRINI), Bardhyl Ajetit, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Rexhë Osajt, vëllezërve Musaj të Strellcit, dhe shumë të tjerëve, nuk janë zbardhur.
Gjithashtu, nuk janë identifikuar as përgjegjësit për tentativat e atentateve ndaj Presidentit Ibrahim Rugova apo për vrasjet e figurave si Haki Imeri, Shefki Popova, Xhafer Behrami me djalin e tij, Jetullah Behrami dhe Sejdi Koca. Këto krime u kryen vetëm sepse këta njerëz përkrahnin Ibrahim Rugovën dhe orientimin e tij politik.
Ata që dyshohen për këto krime ende nuk janë ndëshkuar. Shumë prej tyre janë pjesë e strukturave politike të Kosovës, duke mbajtur poste të larta dhe duke penguar proceset e drejtësisë. Madje, disa prej tyre sot përballen me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.
Populli dhe familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Por derisa kriminelët nuk përballen me përgjegjësinë juridike dhe derisa të dyshuarit për këto vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi.

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

0

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë

VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË

Vdekja nuk e respekton kurrë njeriun.

Vdekja nuk kërkon lejen tonë.

Ajo nuk pyet nëse atë ditë që vjen mund të kesh pasur plane.

Ajo mbretëron ku dhe kur do.

Ajo nuk pyet sa na duan e sa i duam të tjerët.

Për të nuk ka rëndësi se kujt do i mungojë personi për të cilin ajo ka ardhur.

Vdekjes nuk i interson mosha, apo çka ka bërë personi.

Ajo është një mallkim që njeriu e merr ditën që lind, si një rrugë të cilës nuk i shmangesh dot.

Vdekja është arbitri i fundit në garën e jetës.

Dhe ajo erdhi sot duke u gdhirë data 4 janar vjerudhazi, dhe ja morri jetën një biri të Kosovës, BEHAR BERISHËS, një bashkluftëtari të orëve të para të UÇK-së dhe UÇPMB-së, një ish-luftëtari të heshtur që e kish filluar aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë që në fëmijërinë e tij.

Erdhi dhe mori atë që Kosovës ja njihte ëndrrat e fjetura.

E morri atë që e dinte se si vlonte gjaku Kosovës për t’u çliruar nga pushtimi shekullor serb.

E morri atë që Kosovës ja njihte vuajtjet dhe gëzimet, por dhe vdekjet.

Ja mori birin e saj që nuk u thye kurrë, e që nuk ishte i kompromiseve, as gjatë ilegales, as gjatë luftës, e as pas lufte, kur shumë të tjerë e shitën atë liri të saj të fituar me gjak edhe për një interes thjeshtë  personal.

Vdekja e morri atë që kurrë nuk e shiti gjakun e saj për të jetuar me gjakun e shitur.

Eh vdekja….

Si thosh Ali Podrimja:

Të jesh shqiptar

E vdekja të mos të të gjëjë

Edhe në skaj të botës,

E pamundur është.

Eh vdekja. Të mori vëlla Behar, e ti na le vetëm, e tashti rrimë me vetveten derisa të mësohemi se mosprania jote nuk është mungesë.

Vdekja kur vjen na bën që t’i urrejmë gjithnjë largimet. Edhe pse mundohemi ta fshehim plagën që ajo na hap, nuk mund ta fshehim dhimbjen për ty Behar me zemër behar.

Vdekja, kjo dhimbje e madhe nuk na lë t’i mendojmë dhimbjet e vogla.

E unë do t’ua them njerëzve se ti, edhe pse u ndave nga kjo jetë, nuk largohesh dot nga ne.

Por do t’ju them se edhe pse nuk mu dha mundësia të derdhja dotë lotë në çastin e ikjes tënde nga kjo botë tokësore, unë përsëri qava.

E ndoshta në ditët që do pasojnë do vinë shumë të thonë se ishin me ty edhe atëherë kur ti ishe vetëm.

Do ketë që do të thonë se luftuan me ty, edhe atëherë kur ti nuk luftove me ta.

Do ketë që do të thonë se të deshën, edhe pse nuk i deshe kurrë.

Do ketë që do të thonë se vuajtën me ty, edhe pse ti vuajte vetëm.

Do ketë që do të thonë se të kishin shokë, edhe pse ti nuk i kishe.

Do ketë që do të thonë plot gjera të kota për të plotësuar egon e tyre të sëmurë.

Po unë e di, se ti, ashtu si qeshje dikur, sërish do qeshësh e do thuash prapë: “Sa herë që kanë nevojë ta gjejnë edhe derën edhe varrin kur ju duhesh”.

Dhe mua do më kujtohet një fjalë e vjetër: Asgjë përveç vdekjes në këtë dynja nuk është e vërtetë.

Dhe ti Behar Berisha, i gjallë do të mbetesh veç për ata që nuk të harrojnë.

Ps: Të kërkoj falje Behar vëlla që nuk munda të isha në varrimin tënd, e të të bëja nderet që i takojnë një shqiptari si ti.

Të qoftë i lehtë dhéu!, Behar Berisha, e lusim që Perëndia të na bashkoi sërish në atë jetë ku ti ke shkuar!

Më 4 janar 2025

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

1

Gani I. Mehmeti

Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga UBT, 2025.

Unë jam shumë larg Kosovës dhe librit në fjalë. Mirëpo, për librin u informova gjatë bisedës së autorit në studion e RTK në emisionin « Mirëmëngjesi Kosovë », sot, më 10 janar 2025,  që jipet nga ora 7:00 e deri në orën 9:00.

Autori i librit për mua ishte njeri i panjohur, por ai ishte i njohur mirë në Kosovë si punëtor i shquar i arsimit universitar, çka edhe titulli i librit të tij, më shtuan interesimin ta përcillja bisedën e tij në RTK. Pavarësiosht nga kjo, autori Musa Sabedini, është Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim,  ka botuar librin e tij të tretë universitar të titulluar: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues dhe redaktorëve të profesionalizuar.

Më ka rënë të përcjellë edhe autorë të tjerë librash, por  nuk më kanë lënë përshtypje kaq të lartë dhe nuk jam ndarë kaq i kënaqur sa me bisedën e autorit të këtij libri, edhe me shprehjet e fjalët tejet etike të një njeriu me etikë të lartë. E them këtë me plot të drejtë, sespe aty ku ishte ky, them se jam edhe unë.

«Etika, mburojë e gazetarisë profesionale». Etika nuk vlen vetëm për gazetarinë, ajo vlen për njeriun në përgjithësi, po autori arsyetohet, se fjalën e ka për gazetarët, duke përfshirë etikën personale edhe jashtë gazetarisë.

Njeriu, nëse nuk e ka etikën e tij personale, ai ndodh të mos jetë njeri. Diçka njeriu duhet të ketë edhe nga lindja – mirësjelljen e tij dhe edukatën. Këto janë me të cilat njeriu shquhet si njeri, dhe mungesa e tyre tregon se nuk është njeri.

Musa Sabedini tregonte se si duhet të sillet dhe të shkruajë një gazetar, mbasi këtu fjala ishte për gazetarin.

I sjellshëm, ngadale, pa ton të ngritur, fliste si një edukator për librin dhe për gazetarin se si duhet të jetë ai. Me sa tha ai, kishte marrë shembuj nga portale e televizione për jogjindshmërinë e tyre si duhet në jetën gazetareske dhe për lame e ngjarje të shkruara, ndoshta të paverifikuara mirë dhe për shfaqje fotografishë të njerëzve të vrarë apo të pêrfshirë në aksidente të ndryshme, të cilat do të ishin shumë të rënda për familjarët e të prekurve në këto ngjaqrje të rënda, nga që familjarët ishin të papërgatitur têëmarrin lajme tê hidhura ku, ndoshta, do të jetë pêrfshirë në aksident apo të jetë privuar nga jeta prej dikujt tjetër, kur familjarët do duhej të lajmëroheshin nga njerëz kompetent zyrtarë për raste të tilla e jo të lajmërohen nga mjetet e informimit, nga portalet e ndryshme joetike, që për qëllim kanë vetëm kush po shkruan më përpara, kush po del i pari.

Autroi i këtij libri, ashtu siç i ka vënë titullin librit, dukej të ietë edhe vetë – i edukuar edhe si gazetar, edhe si profesor universitar, edhe si njeri.

Autori thot se libri i radhës, “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, po vjen në një kohë kur media kosovare në përgjithësi është e mbuluar dhe e përcjellë me shumë gabime e të meta, që shkojnë në dëm të etikës gazetareske.

Libri, gjithashtu, erdhi si rezultat i punës sime të palodhshme disavjeçare, gjatë së cilës jam përpjekur ta avancoj etikën, në të gjitha dimensionet. Përvoja ime mbi 33-vjeçare në gazetarinë informative dhe atë hulumtuese, përvoja tjetër mbi 13-vjeçare si themelues i një portali me ndikim dhe po kaq vite si pjesë e Bordit të KMSHK-së, më mundësuan të mësoj shumë për gabimet e përditshme që bëjnë portalet dhe të metat e shumta, që shfaqen gjatë të bërit gazetari online”.

“Etika është thelbi i gazetarisë profesionale, sepse nëse gazetari nuk ka etikë personale, ai do ta ketë të vështirë ta zbatojë etikën kolektive ose të respektuarit të etikës në jetën publike.”

Profesori dhe publicisti Musa Sabedini ka thënë se në libër ka shtjelluar e trajtuar rolin e etikës në gazetari, në media, rolin e etikës në jetën e përditshme, në shkrime e tekstet tona, që i plasojmë çdo çast.

Uroj të ketë sa më shumë lexues të këtij libri, e autorit suksese të tjera!

Trump premton një përgjigje të fortë

0

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në vitin 2019. Foto: Sean Kilpatrick / The Canadian press / NTB

Ingunn Dorholt

Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se beson se fjalimi i Donald Trump për aneksimin e Kanadasë është një taktikë shpërqendrimi për të shmangur njerëzit që flasin për pasojat e tarifave të tij të njoftuara kundër vendit fqinj.

Ai paralajmëron më tej se Kanadaja do të përgjigjet fuqishëm nëse Trump fut 25 për qind tarifa mbi mallrat kanadeze, siç ka thënë ai.

“Pastaj të gjitha mallrat që konsumatorët amerikanë blejnë nga Kanadaja do të bëhen papritur shumë më të shtrenjta,” tha Trudeau, sipas Reuters.

Ai shton se nuk dëshiron të shohë një zhvillim të tillë.

Të hënën, Donald Trump deklaroi se Kanadaja duhet të bashkohet me Shtetet e Bashkuara. Kjo erdhi pasi kryeministri i vendit Justin Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij në të njëjtën ditë.

Trump tha se nuk do të përdorë forcën ushtarake për të inkorporuar Kanadanë në Shtetet e Bashkuara, por se do të përdorë mjete ekonomike. Ai gjithashtu deklaroi se Kanadaja ka nevojë për Shtetet e Bashkuara, jo e kundërta.

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

0

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në korrik 2018 gjatë mandatit të parë të Trump si president i Shteteve të Bashkuara. Fotografia: Pablo Martinez Monsivais / AP / NTB

Emma Sofie Sørli

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump tha të enjten se po punohet për të organizuar një takim me presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Trump, Putin është shprehur se dëshiron të takohet dhe se po punohet për ta bërë atë të ndodhë.

Deklarata erdhi kur Trump u takua me shtypin në pronën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

– Presidenti Putin dëshiron të takohet. Ai madje e ka thënë publikisht dhe ne duhet t’i japim fund asaj lufte. Kjo është një rrëmujë e përgjakshme,” tha Trump.

Trump nuk dha hollësi se kur mund të ndodhë takimi apo se çfarë është në axhendë përtej referimit për luftën në Ukrainë.

(NTB)

Ministri i Grenlandës përshëndet Trumpin: – I hapur për biznes

0

Foto: Nikolai Linares / Ritzau / Reuters / NTB

Magnus Kallelid

Ministri i financave i Grenlandës përshëndet presidentin e ardhshëm të SHBA – ditë pasi Donald Trump tronditi shigjetat e tij ndaj ishullit.

– Ftesa duhet lexuar ndërsa ne jemi “të hapur për biznes”. Ne do të donim të zhvillonim ekonominë e vendit tonë në dobi të popullit groenlandez, thotë ministri i Financave i Groenlandës, Erik Jensen, për gazetën daneze B.T.

Këtë javë, Trump nuk do të përjashtonte përdorimin e forcës ushtarake kundër Groenlandës. Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga komuniteti ndërkombëtar.

Ministri i financave gjithashtu më parë ka bërë bujë me propozimet e tij ndaj Trumpit. Jensen është udhëheqësi i partisë groenlandeze Siumut.

Ai theksoi para Krishtlindjeve se Groenlanda nuk është në shitje, por se dëshiron bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.

“Dua t’i them Trumpit: ‘Mirë se erdhët në Groenlandë, le të flasim për këtë!'” thotë ministri i financave tani.

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

0
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time të punës pasi e konsideroj si një oaz mjaft privat dhe mjaft të shtrenjtë e për këtë e mbaj për vete kryesisht por ka raste kur njeriu i shkel rregullat që vendos vetë për të dhënë mesazhin dhe për të ndarë gjëra të bukura që e prekin shpirtërisht.
Në kolegjin ku jap mësim në Vjenë dhe ku jap dy lëndë të ndryshme, herë pas herë eksperimentoj me studentët. Kjo ndodh kur flasim dhe shpjegojnë tema të tillë si: dashuria mësohet apo ndjenja është e lindur, inteligjenca është e lindur apo e kultivuar, urrejtja është pjellë e së keqes që kemi jetuar në të shkuarën apo tipar i mossuksesit i kthyer në atribut negativ, tradhëtia vjen si pasojë e dobësisë së njeriut apo si pasojë e pamundësisë për të zgjedhur atë që njeriu vërtet dëshiron e kënaqet më cfarë i ofrohet pa shumë mundime. Ndodh shpesh që salla ime mbushet me shumë më tepër studentë sesa ka grupi me të cilin duhet të punoj e herë pas here nuk respektojmë as orarin e përfundimit duke e zgjatur leksionin me 20 min.
Nuk po zgjatem duke treguar sa më gëzon fakti që ka të rinj që jetojnë si ne dikur, përpara shpikjes së celularëve e rrjeteve sociale, në kohët kur lexohej e mezi prisnim rastin të bisedonim mbi një libër me përmbajtje të thellë. Ishte fat nëse ndonjë mësues a profesor qëndronte me ne të na shpjegonte gjëra që na mahnisnin apo të na tregonte mbi jetën e shkrimtarëve, filozofëve e artistëve tanë të preferuar. Me pak fjalë mund të them se unë jam me fat që bëj punën që adhuroj, madje as punë nuk mund ta quaj përsa kënaqësi më sjell.
Në kolegjin tonë, një herë në vit studentët shkruajnë në mënyrë anonime mbi profesorët e tyre, shprehin konsideratën për profesorët që me mënyrën e tyre të mësimdhënies kanë lënë më shumë mbresa, shprehin kritikat e tyre, pikat e forta e të buta të secilit dhe mendimin e tyre sesi mund të ndryshojnë gjërat apo sesi mund të jenë ata vetë më të motivuar prej profesorëve. Kjo ndodh në fund të dhjetorit.
Sot ne, stafi kishim një mbledhje ku pjesa e fundit e mbledhjes iu dedikua pikërisht “zgjedhjeve” të studentëve duke përzgjedhur dhe profesorin më të dashur të vitit. Sigurisht të gjithë janë kuriozë të dinë çfarë mendojnë studentët mbi ta e zakonisht janë profesorët vendas që fitojnë çmimin e “profesorit të vitit”.
Këtë vit nuk u lexua thjesht emri i profesorit më të dashur por u lexua një letër e shkruar nga studentët e vitit të parë (ndërmjet disa të tillave që ishin shkruar edhe nga studentët e viteve më të larta). Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i kolegjit lexonte letrën që ishte mjaft frymëzuese, unë po buzëqeshja se në letër ishin përdorur shumë prej shprehjeve që unë bashkë me studentët kemi shpjeguar e diskutuar dhe më erdhi vërtet mirë që çfarë kemi punuar bashkë ishte kuptuar e përdorur më së miri. Por ajo që unë nuk imagjinoja ishte se ajo letër aq e bukur, e shkruar me aq ndjenjë, respekt e simpati ishte pikërisht për mua, “zyshën e vitit”. (i kam treguar se ne në Shqipëri përdorim termin e shkurtuar “zysh” thjesht dhe shkurt edhe kur bëhet fjalë për profesorë universitetesh dhe unë jam zysh Ina në fakt).
Mbeta pa fjalë dhe u emocionova si rrallë herë, zysha shqiptare, zysha që më tepër njeh studentët se kolegët, zysha që heq dorë nga pushimi, nga ushqimi për të qëndruar edhe ca më shumë me ta, zysha që i sheh të gjithë njësoj me Hermesin dhe Eilinin e saj, kjo është zysha që ata zgjodhën si “profesorin e vitit”. Dhe si asnjëherë tjetër studentët kishin shkruar emrat e tyre duke mos e lënë anonim përzgjedhjen siç ka qenë gjithnjë.
E solla në formë shkrimi këtë përvojë të bukur sepse mendoj se nuk ka gjë më të bukur për njeriun e thjeshtë, njeriun e punës sesa kur dashuria, përkushtimi, puna e dëshira për të dhënë i është kuptuar pikërisht siç e ka dhënë. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur ke shpërndarë dashuri, mirëkuptim e buzëqeshje e të të kthehen edhe më të shumta.
E pse jo, njeriu ndonjëherë duhet të jetë krenar për shpirtin që ka e për këtë merita i takon Zotit të Gjithëfuqishëm!