Kreu Blog Faqe 682

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

0
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror mbetet një nga sfidat më komplekse në Ballkan. Kosova përpiqet të konsolidojë shtetësinë dhe kontrollin e saj mbi gjithë territorin, ndërsa Serbia kërkon të mbrojë interesat e saj politike dhe kombëtare. Zgjidhja e këtij konflikti kërkon angazhim ndërkombëtar dhe një kompromis që do të sigurojë paqe dhe stabilitet në rajon, duke respektuar të dyja konceptet e sovranitetit.
Agim Vuniqi
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është një çështje komplekse që përfshin dy dimensione kryesore të sovranitetit: territorial dhe shtetëror. Këto dy koncepte janë kyçe për të kuptuar sfidat dhe pengesat politike, juridike dhe ndërkombëtare që kanë ndikuar marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve.
Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, Kosova pretendon sovranitet të plotë territorial mbi gjithë territorin që përfshinte më parë Krahinën Autonome të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë dhe më pas Serbisë. Kosova ka kontroll të plotë mbi shumicën e territorit të saj, por veriu i Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe, mbetet një pikë e tensionuar, pasi Serbia dhe strukturat e mbetura okupuese serbe te cilat veprojnë legalisht edhe si parti e regjistruar politike nën siglën LS, e cila pretendon të jetë dorë e zgjatur e pushtetit okupues serbë nën hije, duke sfiduar autoritetin e Qeverisë qendore të Kosovës. Ndërsa prania e KFOR-it dhe e Misionit të EULEX-it (të udhëhequr nga BE-ja) është një tregues që sovraniteti territorial i Kosovës është ende i mbështetur dhe mbikëqyrur nga ndërkombëtarët.
Derisa Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të territorit të saj, duke iu referuar Kushtetutës së saj (2006), ku Kosova figuron si “pjesë integrale” e Serbisë, është një arsye shtesë që Serbia vazhdon të kundërshtojë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe mbështet mbetjet e pushtetit okupues serbë përmes LS dhe strukturavee ilegale me karakter shtetërorë në veri të Kosovës për të sfiduar kontrollin e Qeverisë së Kosovës mbi atë rajon. Konflikti mbi sovranitetin territorial ka përfshirë mosmarrëveshje për integritetin territorial të Kosovës. Derisa Kosova pretendon ta ketë autoritet të plotë mbi veriun dhe gjithë territorin brenda kufijve të saj aktualë. Serbia si “mbrojtëse” e serbëve në veri: përmes strukturave të mbetura okupuese serbe përkrah autonominë ose ndarjen faktike të veriut përmes Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sovraniteti Shtetëror i Kosovës dhe Serbia
Shpallja e pavarësisë së Kosovës në 2008 u bazua në argumentin e sovranitetit shtetëror, ku Kosova kërkon të njihet si shtet i pavarur dhe i barabartë në sistemin ndërkombëtar. Kosova është njohur nga mbi 100 shtete, përfshirë shumicën e vendeve perëndimore dhe fuqitë kryesore si SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së. Megjithatë, mospjesëmarrja në OKB dhe mungesa e njohjes nga pesë vende të BE-së (Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja), si dhe nga Rusia dhe Kina, sfidon sovranitetin shtetëror të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përkundruall këtij fakti Serbia e konsideron refuzimin e njohjes së Kosovës si çështje të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror të saj, duke e lidhur atë me Kushtetutën dhe interesat kombëtare. Në planin ndërkombëtar, Serbia ka përdorur aleancat e saj me shtete si Rusia dhe Kina për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si OKB. Ndërkohë, Serbia po përpiqet të mbajë një balancë mes dialogut me Kosovën (të mbështetur nga BE) dhe mbrojtjes së qëndrimeve të saj në rajon.
Dialogu për Normalizimin
Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga BE, synon të adresojë çështjet e sovranitetit territorial dhe shtetëror përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Kosova insiston për njohje të ndërsjellë si shtet i pavarur, ndërsa Serbia kërkon zgjidhje që do të ruante ndikimin e saj mbi veriun dhe mbi popullatën serbe brenda Kosovës. Tani për tani Qeveria e kryeministrit Kurti ka arritur të ketë kontroll mbi territorin e saj, por sfidohet në veri dhe nga mungesa e njohjes ndërkombëtare nga disa shtete. Për këtë arsye Kosova nuk është ende plotësisht e integruar në rendin ndërkombëtar, ndërsa Serbia vazhdon të pengojë anëtarësimin e saj në organizata si OKB. Andaj një marrëveshje për normalizim e nënshkruar nga të dyja palët me garancë të HBA dhe BE-së mund të adresojë këto çështje përmes njohjes reciproke, por pa prekur kufijtë e Kosovës siç janë përcaktuar aktualisht. Se a mund të shihet Asociacioni i komunave me shumicë serbe si kompromis që ruan sovranitetin territorial të Kosovës, por krijon një super komunë për veriun, për të kënaqur shqetësimet e Serbisë mbetet të shihet, pas ardhjes në presidencën e SHBA e presidentit Trump.

Rrugaçëria opozitare dhe nekrologjia e humbjes

4
Shumë nekrologji e veprime “bombë”, nga ato që bënë rrugaqëria.
Dëgjuam dhe pamë mbretërinë e analistëve dhe të opozitarëve të vdekur përsëgjalli, mijëra analiza – psherëtima, mijëra sharje e kercënime. Pra, rrugaqëria e shqetësuar, detyrues i formimit të turmes që shfaqet në media e parlamentë me dukuritë e tyre të rrugaqërisë, shpjegohet më së miri me faktin se politika e tyre rrjedhë nga hordhia e egër mbrenda pragut të derës së tyre.
Keta emra, të shpifur. Që shpifin e mashtrojnë, e as s’lodhen çudi asnjëherë si buall të palodhur. Në maxhet e PDYKYS, AAKYS, NISMES e të LYDYKYS gatuhet e stisur. Një çorbë e helmuar, një çorbë antishqiptare!
Ky shkrim shpjegon se si nekrologjia e tyre fillon me rrugaqërinë mbi natyrën e botës së tyre dhe në vendin tonë në të, siç i njohim ata nga mendja e shëndoshë, dhe zhvillohet nëpërmjet debatimit, sqarimit të ideve me enigma të mëdha, eksprimente imagjinative mendore, psikologjinë, gjuhësinë e flliqur e kërcënuese. Shkrimi tregon se si rrugaqëria e tyre nuk mund të jetë politikë, edhe pse jo politikë e mallkuar të rrëzuar nga postet. Në Dardani, njëlloj si më parë, madje më fortë si më parë, gjëllonin projektet e Vuçiqit, Rames e Batonit për zhbërjen e e Dardanisë.
Si mundë të flasin një copë injorantësh në parlamentë e media që sdinë të flasin, vetëm ngrenë analzia e kartonët sipas kryetarëve të partisë PDYYS, AAKYS, LDYKYSE. Këto janë rrugaqëri dhe vallja e tyre e çmendur është që sillen kështu!
Ky është një tjetër detaj plotësues i i antivlerave morale opozitare të tyre, virtyte të cilat ua përcjellin bijve partiak, si një thesar që kanë ditur të lënë shqiptarët në terrë e mjegull, sjellja e tyre me folklorin provincial, krijojnë tipologjinë jo individuale të oligarkëve të korruptuar. Këta që harruan të gjallët e lirisë e për “heroizmin oligarkëve të korruptuar me costume e kollare të shtrenjta” folën gjithë jetën e tyre, kënduan këngë në media e parlamentë e na i vranë lirinë.
Ja kështu na qenka opozita, mbushur me “heroizmin oligarkëve me tru pjedhur?!”
Asesi nuk duhet përceptuar brutalitetin analitikë e politikë me termin e demokracisë. Dhe rrugaqëria vepron akoma njëlloj në këtë kohë që jetojmë për çdo çështje duke e hedhur në media. Kështu edhe opozita ishte ngarkuar për çështjen e propagandës votonin për ështjet e oligarkëve kur merrnin vendimet dhe të korruptuarit tjerë, e kështu me radhë.
Për këto arsye drejtësia duhet të mbajë qëndrim kundër këtyre tendencave antikombëtare. Të mbyllësh sytë përpara këtyre fakteve është si të jetosh në të kaluarën e robërisë. Gjithmonë ka pasur, ka dhe do të ketë matrapazë që e bëjnë këtë rrugaqëri. Ata mund të vonojnë, por shteti modernë duhet t’i ndalojë dhe të bëjë arrestimin e tyre, sepse sitemi i tyre i hipokrizisë së thellë përshtatej vetëm për të mbushur xhepat…
Shumë opozitarë e analistë janë një shembull klasikë i sistemeve të çrregullta komplekse, defektoze. Eksprimentet mendore mund të përdoren për të testuar teoritë e korruptive, defektoze. Për shembull, politikanët cilët hiqen si filozofë aktualisht nuk po i llogarIsin pasojat e sëcilës alternativë, për të parë se cila jep teorinë gjithëpërfshirëse më të mirë në politikë. Pavarësisht polemikave, logjika e këtyre analistëve e opozitarëve nuk bëjnë progres në filozofinë politike. Përsonazhë të kësaj politike janë zotat e partive opozitare, ndërsa djajtë janë analistët agresiv ndajë kësaj çmendurie e rrugaqërie.
E megjithatë këto dominime rrugaqërie konkurruan për të shkatërruar shqiptarët, por për të shkatërruar edhe kombin dardanë në tërësi. Prandaj të gjithë duhet të përpiqemi, secili sigurisht ndalimin e atyre që me sjelljet dhe veprimet e tyre 21 vjeçare kishin dalur jashtë parimeve kombëtare duke nxitur përçarjen mes shqiptarëve. Pse jo edhe skizma fetare fundamentaliste kishin nxitur përçarjen mes shqiptarëve e të besimeve tjera.
Unë si një i burgosur politikë iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, edhe (rrugaqërisë së analistëvë dhe opozitarëve) që të mbështesin djemtë e vajzat më të mira të kombit kudo që janë brenda VV-së së Albinit, Gërvallës e Vjosa Osmanit etj. Ka shembuj të mëdhenj që na ka dhënë Albini, Donika e Vjosa Rilindjes Kombëtare Dardane, por ka edhe shembuj që kanë ardhur përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre në politikë, nënat tona heroike, motrat e vëllëzërit që kanë sakrifikuar e sakrifikojnë gjithçka për kombë e atëdhe. Por ne shqiptarët, sidomos analistët e opozitarët do të duhet që të kuptojnë se do të shpëtojmë nga e keqja e rrugaqërisë vetëm e vetëm kur të bëjnë për kombin e shtetin atë që bëjmë secili për shtetin, kombin dhe kulturën tonë.
Sepse atëherë edhe kombi e shteti do të bëhet familja jonë e madhe duke ia prerë rrugën e gabuar rrugaqërisë në media dhe në parlamentë. Zgjidhja që na duhet është ndërtimi i shtet – kombit. Dhe hapi i parë është që të shohin në sy shqiptarin tjetër dhe ti besojnë si vëllai e motrës së tyre. Sepse në gjirin e kombit tonë ka shumë vajza e djem me mend e me vlera që duan një paraqitje ndryshe në mëdia e në parlamentë. Ka shume shqiptar që e kanë ruajtur me mundim e me shumë vuejtje nderin e dinjitetin e shtet – kombit. Ka të tjerë që edhe pse kanë gabuar, ende sot nuk kanë mend se kush janë e si duhet të sillen dhe që nuk duan të ndryshojnë rrugë sepse kështu vazhduan duke zgjedhur rrugaqërinë.
Historia e filozofisë së tyre është pjesë e ngritjeve defektoze. Migjithatë, ekziston një dallim i vogël midis parashtrimit të një teorie si ajo çka ndonjë analistë e ndonjë opozitarë duke e ka mbrojtur parashtrimin gënjeshtrës së tyre si të vërtetë. Për fat të keq, ekziston një lloj tjetër mileti gjerësisht i përhapur në vendin tonë me elemente defektoze i cili e pranonë mjegullimin e kufirit të dijës së tyre. Më shqetëson gjaku i tyre. Qenia shqiptare.
Unë nuk mund t’i përgjigjem sipas stilit të sistemeve të çrregullta: unë dhe të tjerët duhet të merremi me problemet opozitare, edhe me analistët në media. Ideja që ngritjet defektoze mund të jenë vetëm histori e tyre e “gënjeshtrës”, është vetë – shkatërruese, sepse ajo vetë është një opsion i një defekti gjenetik, të cilën NE nuk duhet lejuar në asnjë menyrë ta pranojmë si të tillë.

Jemi Shqiptarë; si Gegë, si Toskë, si Arbëresh, si Arvanitas apo Arnaut

2

Nga: Fahri Dahri

Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku tregonte se një shqiptar me fëmijën e tij ishte në Greqi dhe po blinte diçka në një dyqan. Vajza e vogël foli shqip. Tregtari, ishte një arvanitas. Të folurit shqip të vajzës e habiti arvanitasin dhe u zhvillua diallogu:

Arvanitasi e pyet shqiptarin:

– Ju flisni arvanitëshe?. Ku e keni mësuar!?

Shqipatari:

– Jo ne flasim shqip. Kjo është gjuha jonë dhe e juaja. Jemi vëllezër, të një gjaku, të së njëjtës etni, flasim të njëjtën gjuhë, por juve dhe neve, për fat të keq na kanë ndarë besimet fetare që ndikojnë padrejtësisht në përcaktimin kombëtar, si dhe coptimin e trojeve tona.

Kjo bisedë tepër interesante, e habitshme, më tërhoqi vëm. ëndjen ndaj po e trajtoj shumë shkurt.

●●●

Nuk komentoj sepse fragmenti, është i qartë dhe tregon se me kombin shqiptar veç goditjeve të rënda duke na copëtuar me vendosjen e kufijve politikë, duan të na shkatërrojnë edhe me shpërbërje vëllazërore, për tu bërë dy, tre a 500 kombe!.                 Me këtë rast përshëndes gjithë shqiptarët kudo ndodhen, arvanitasit, arbëreshët, arrnautët, se pavarësht nga besimet fetare, të gjithë ne, së bashku me këto emërtime jemi vëllezër, të një race, etnie, të një gjaku, gjuhe, zakone dhe traditave. Misioni ynë i përbashkët është të forcojmë dashurinë ndaj njëri-tjetrit, besimin, bashkëpunimin, së bashku të veprojmë me përkushtim për rritjen e unitetit dhe ndërgjegjes kombëtare.

Na qoftë i mbarë e i begatë viti 2025.

Me më 09.01.2025

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

0

Florim Zeqa

Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve nga të vdekurit, aq ka pasur nevojë të pastrohen listat e partive politike nga spiunët dhe udbashët, nga bijtë dhe bijat e tyre që kanë vërshuar listat e të gjitha partive tona politike!

Politika dhe institucionet të stërmbushura me udbash

Arsyeja pse institucioet e shtetit të Kosovës po hezitojnë në nxjerrjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit, për t’u ditur se kush ka punuar si spiunë e agjentë në kohën e regjimit serbo-jugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve, është fakti se rreth 50 % e politikanëve, liderëve shtetëror, ministrave, zv. ministrave, deputetëve dhe diplomatëve të jashtëm vet apo familjarët e tyre i kanë pasur pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.

Disa prej politikanëve të nivelit të lartë dihet botërisht se kanë qenë vegla të shërbimeve sekrete serbe, madje edhe të regjimit Millosheviqian, disa të tjerë i kanë pasur baballarët e sa të tjerë gjyshërit apo ndonjërin nga familjarët e tyre pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.

Pa pastrimin e politikës përmes ligjeve të lustracionit dhe të dekriminalizimit do të jetë e kotë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja sepse rezultati do të delë i njëjti për faktin se si pozita ashtu dhe opozita kanë në radhët e veta njerëz të inkriminuar të UDB-së serbe dhe familjarë të tyre, sikurse që kanë edhe njerëz me dosje kriminale të para dhe pasluftës në Kosovë.

Për t’u dhënë fund një herë e përgjithmonë regjimeve të korruptuara dhe të kriminalizuara është e domosdoshme të pastrohet politika dhe institucionet e shtetit nga të inkriminuarit, nga spiunët dhe bashkëpuntorët e UDB-së.

Andaj një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë pa bërjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit.

Për aq kohë të zgjatë prolongimi i këtyre dy ligjeve, Kosova jo vetëm që nuk do mund të ecën para, rrezikon të rrëshqas në mënyrë drastike prapa nën kthetrat e Serbisë, ngase deshëm apo s’deshëm ta pranojmë faktin, Kosova ende është shtet në embrion, e pakonsosliduar dhe e pazhvilluar ekonomikisht, pa ushtri të armatosur mirë dhe në varësi të skajshme nga bashkësia ndërkombëtare.

Shpresat e qytetarëve, në asnjë rrethanë nuk mund t’ua kthejë kjo klasë e korruptuar kusarësh politikë. Këtë mund ta bëjë vetëm një brez i ri, një klasë e re politike, e pastër dhe e padjallëzuar, në shpirtin e së cilës frymon dashuria për atdhe, barazia qytetare dhe respektimi i vlerave sipas meritokracisë.

Itali, 09 Janar 2025

Doli nga shtypi libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i gazetarit, publicistit dhe profesorit të UBT-së, Musa Sabedini

0

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

0

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes, ka mbyllur zyrën tatimore në veri, e cila funksiononte si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive zëvendësdrejtori  i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyre tatimore (si degë e  Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi has në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyll deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka konfirmuar Elshani.

Më tutje ai ka thënë se rasti është duke u hetuar si falsifikim i dokumenteve, ndërsa nuk ka persona të arrestuar.

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

0

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për të forcuar pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë, situata në Kosovë vazhdon të shkaktojë shqetësim të thellë. Prokuroria e Kosovës, në vend që të veprojë si garantuese e drejtësisë, shpesh shihet si mekanizëm që favorizon të fuqishmit dhe kriminelët, duke sabotuar besimin publik dhe sundimin e ligjit.

Strukturat e ngurtësuara dhe hierarkitë e dëmshme

Sistemi hierarkik i Prokurorisë në Kosovë, në vend që të ofrojë efikasitet dhe barazi, shpesh krijon kushte për abuzime. Prokurorët me integritet shpesh lihen në hije, ndërsa një grup i vogël individësh kontrollojnë trajtimin e rasteve më të ndjeshme. Kjo strukturë autoritare krijon një klimë ku qytetari i zakonshëm ndihet i braktisur, ndërsa drejtësia mbetet vetëm një iluzion për shumicën. Ky model hierarkik nuk i shërben drejtësisë, por krijon një terren të favorshëm për abuzim dhe manipulim të rasteve. Prokurorët shpesh raportojnë se rastet e ndjeshme trajtohen nga një “klikë” në krye, duke lënë anash profesionistët me integritet. Ky sistem ka krijuar një klimë ku drejtësia është bërë e paarritshme për qytetarin e zakonshëm.

Mbrojtja e kriminelëve dhe sabotimi i rasteve

Një nga shembujt më të qartë të dështimit të sistemit është rasti i Millan Radojiçiqit. Pavarësisht provave të forta, ky individ u lejua të shmangë drejtësinë. Rasti i heqjes së urdhër-arrestit për Millan Radojiçiq është një shembull i pastër i ndërhyrjes së papranueshme në drejtësi. Si mund të pranohet një kryeprokuror që ka ndihmuar në shmangien e drejtësisë për individë të akuzuar për krime të rënda?

Ky është një shembull që ilustron mënyrën se si Prokuroria në Kosovë mbron individët me ndikim negativ, duke rrezikuar punën e shkëlqyer dhe vetmohuese të policisë së Kosovës.

Policia shpesh ballafaqohet me banda kriminale, vrasës dhe individë që cenojnë sigurinë e qytetarëve. Me përkushtim të madh, ajo kryen operacione të ndërlikuara për të arrestuar këta persona dhe për të garantuar rendin. Por puna e tyre shpesh minohet nga vendimet e Prokurorisë, e cila lirohen kriminelët, duke krijuar përshtypjen se sakrificat e policisë janë të kota.

Roli i mediave dhe manipulimi i opinionit publik

Përveç pengimit të drejtësisë, Prokuroria ka ndërtuar një rrjet aleatësh në media. Portale dhe gazetarë të kontrolluar nga interesa oligarkike i shërbejnë këtij sistemi duke mbuluar dështimet dhe duke krijuar një narrativë të shtrembëruar në sytë e publikut. Kjo sjell një goditje të dyfishtë për qytetarët: drejtësia jo vetëm që mungon, por edhe e vërteta manipulohet.

Rreziku për shtetin dhe qytetarin

Mungesa e veprimit ndaj korrupsionit dhe sabotimi i rasteve të profilit të lartë janë simptoma të një krize të thellë institucionale. Kjo situatë jo vetëm që dëmton themelet e shtetit, por rrezikon edhe të ardhmen e demokracisë në Kosovë. Çdo rast i papërfunduar është një goditje për besimin e qytetarëve dhe një fitore për ata që minojnë rendin dhe ligjin. Ky sistem prokurorial i korruptuar nuk dëmton vetëm drejtësinë, por edhe strukturën e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Sabotimi i rasteve të rëndësishme, mungesa e veprimit ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e kriminelëve janë simptoma të një kalbëzimi të thellë. Kjo situatë minon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe rrezikon stabilitetin e vendit.

Reforma dhe përgjegjësia: Çfarë duhet bërë?

Reformat e thella janë të domosdoshme për të shpëtuar Prokurorinë e Kosovës. Këshilli Prokurorial duhet të zëvendësohet me ekspertë të pavarur që nuk i shërbejnë interesave personale apo politike. Prokurorët me integritet, të cilët aktualisht mbahen larg rasteve të rëndësishme, duhet të kenë mundësi të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi të drejtë.

Një rol kyç duhet të luajnë edhe mediat, duke u bërë më të pavarura dhe të guximshme në denoncimin e abuzimeve dhe manipulimeve. Vetëm përmes ndërgjegjësimit të opinionit publik mund të ndalet kjo spirale e degradimit.

Përfundim

Qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mbështet barazinë dhe sigurinë për të gjithë. Puna vetmohuese e policisë dhe përkushtimi i saj për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët nuk duhet të minohen nga vendimet e gabuara të Prokurorisë. Reformat e thella, transparenca dhe përgjegjësia janë mënyra e vetme për të rikthyer besimin në drejtësi dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

0
SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET ME SHTETIN SERB!
Në veri të Dardanisë, kryesisht ne territorin që zë Sanxhaku i Tregut të Ri dhe ne territorin e fisit ilir TRIBAL, formohet Shteti i Rashkës, i cili ka pasur nje shtrirje prej 15-16.000 kilometra katrorë.
Kryeqyteti i parë zyrtar i këtij shteti ishte RASI (RASA) 7 km lag nga qyteti i Tregut te Ri.
Në forcimin dhe zgjerimin e shtetit te Rashkës rol të veçant ka pasur familja Nemani.
Themelues i kësaj dinastie është Shtjefën Nimani. Sipas një dokumenti të lashtë gjyshi i tij ishte Likinus-Likije,emër që nga studjuesit e derisotem konsiderohet ILIR. Sundoi që nga viti 1169-1196.
Në vitin 1186 Shtjefen Nemani do të pushtojë Zveçanin që ishte nje fortifikatë Dardano-Bizantine në veri të Dardanisë. Ai gjithashtu bashkon Rashkën me Zeten dhe pushton Shkodrën me Kotorin.
Rëndësi për popullaten e viseve juglindore te Dardanisë ka dokumenti i cili është një kartë kishtare e Shtjefën Nimanit të Parë, i cili ia dhuronte Manastirit të Hilandarit si prona disa vise të Dardanisë, si Llapin,Lipjanin,Glloboçiçen,Livoçin, viset përreth lumit Lepenc të Kaçanikut etj; të cilat i quan toka greke, ndërsa nga ana e Dukagjinit,toka ne Pult. Kjo na bën për të gjykuar drejt, pasi që në NJË DOKUMENT KISHTAR TË NJË SUNDIMTARI NUK PËRMENDEN TOKAT SLLAVE APO SERBE NE DARDANI (KOSOVE).
Me toka greke dhe shiptare duhet parë popullaten shqiptare të ndarë ne dy besime fetare. Me tokat greke dhe shqiptare duhet parë popullaten shqiptare te fesë ortodokse, ndërsa me Pultin Shqiptar, duhet pare popullsinë shqiptare katolike të Dukagjinit.
Nga të dhenat e këtij dokumenti kishtar del se ne shekullin XIII në Dardani nuk kishte popullsi serbe, porse kishte popullsi shqiptare te konfeksionit katolik dhe ortodoks. Ky dokument dhe dokumentet e tjera kishtare dëshmojnë për dominimin e popullsise shqiptare në Dardani dhe e perforcojnë autoktoninë iliro-shqiptare ne trojet e Dardanisë.
Dardania gjatë tërë historisë se saj e kishte ruajtur kompaktësinë e vet territoriale dhe administrative të veçantë, sepse i veçantë ishte populli dardan dhe territori i saj.
Sipas burimeve historike,popullsia e Dardanisë gjatë shekujve XIII-XIV,përbëhej kryesisht nga shqiptaret dhe vllehet.
Sipas BULLES SË ARTË te mbretit Stefan Deçani (1330), banoret e pronave te Manastirit te Deçanit ishin shqiptaret dhe vllehet.
Në këtë dokument nuk figuron askund ekzistimi i serbeve në keto treva.
Këto të dhëna i pasurojnë dhe i dëshmojnë kronistet bizantinë: Laonik Halkokondili,Krisobuli dhe Mihail Dukasi. Këta dëshmojnë se popullsia e Dardanisë ishte dardane, ndersa qeveritaret e saj Stefan Nimani,Stefan Deçani,Milutini dhe Lazarasit i takonin fisit ilir TRIBAL !

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

0
Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të tensionuara, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për normalizim. Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por më saktësisht struktura okupuese të qeverisë serbe.
Agim Vuniqi
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten një plagë e hapur në politikën rajonale dhe ndërkombëtare, duke u reflektuar në ngjarjet e fundit. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023, e cila u mirëprit si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve, ka hasur në sfida serioze gjatë zbatimit të saj. Tensionet etnike në veri të Kosovës dhe përplasjet e dhunshme, si ato të vitit 2023 që përfshinë viktima dhe plagosje të paqeruajtësve të NATO-s, kanë ngritur shqetësime mbi stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës si shtet.
Nga një këndvështrim ndërkombëtar, roli i SHBA-së dhe BE-së ka qenë i qartë në mbështetjen e Kosovës si një shtet sovran dhe i pavarur. Deklaratat e vazhdueshme nga përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë kanë theksuar se çështja e sovranitetit të Kosovës është një realitet që duhet pranuar nga Serbia dhe mbështetësit e saj ndërkombëtarë, përfshirë Rusinë. Kjo është parë edhe në vizitën e zëvendëssekretarit amerikan Richard Verma në janar 2025, i cili inkurajoi të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të punojnë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për rajonin.
Nga ana tjetër, Serbia vazhdon të ruajë një logjikë ekspansioniste dhe politike që buron nga një histori e gjatë përçarjeje dhe konflikti. Shfaqja e vazhdueshme e politikave të saj të bazuara në ekstremizëm dhe mbështetja e Rusisë në përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit mbeten burime shqetësimi për paqen rajonale. Incidentet në veri të Kosovës dhe përpjekjet për të minuar institucionet e Kosovës, përfshirë përmes strukturave financiare dhe administrative ilegale, kanë për qëllim të sfidojnë sovranitetin e saj.
Ndërkohë, institucionet ndërkombëtare dhe NATO kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe zbatimit të decentralizimit në Kosovë, jo si një ndarje territoriale, por si një mekanizëm për përmirësimin e qeverisjes dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave. BE ka vendosur kushte të qarta për të dyja palët për përparimin drejt integrimit evropian, duke përfshirë zbatimin e reformave që përmirësojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Historia e Ballkanit na mëson se konfliktet e vogla mund të përshkallëzohen shpejt nëse nuk ndërhyhet me diplomaci të fortë dhe të qëndrueshme. Serbia, e cila ka një histori të gjatë të përdorimit të terrorizmit shtetëror dhe manipulimit politik, përfshirë formimin e organizatave si “Dora e Zezë”, vazhdon të glorifikojë kriminelët e luftës si heronj kombëtarë. Kjo qasje krijon një klimë tensioni dhe ndarje që pengon zhvillimin e një shoqërie multietnike, një kërkesë kyçe për integrimin në BE.
Është e rëndësishme që të gjitha palët të pranojnë realitetin e ri gjeopolitik dhe të punojnë për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët. Përpjekjet për ndarje të Kosovës do të çonin vetëm në përshkallëzim të tensioneve dhe dhunës në rajon, duke penguar jo vetëm stabilitetin, por edhe aspiratat evropiane të vendeve të Ballkanit. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të tregojnë urtësi politike për të ndjekur një rrugë dialogu dhe bashkëpunimi, duke pranuar dhe respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit.
Ballkani ka një mundësi unike për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik përmes integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal. Është koha që të gjitha palët të lënë mënjanë logjikën e vjetër të ndarjeve dhe konflikteve dhe të punojnë për të krijuar një të ardhme të përbashkët dhe të begatë.

Rudolf Shtajner dhe qasjet e tij edukative e pedagogjike

0

Rudolf Shtajneri (1861 – 1925)


Shkruan: Gëzim Bullaku

“Njeriu është i lirë vetëm atje ku punon nga dashuria.” ~ Rudolf Shtajner”

Rudolf ShtajnerI ishte një filozof, reformator shoqëror dhe arsimdashës i dalluar austriak me prejardhje kroate-hebreje. Ai është i njohur për themelimin e lëvizjes shpirtërore ezoterike të quajtur antropozofia, e cila është e rrënjosur në filozofinë idealiste gjermane, teozofi, rosikrucianizëm dhe “shkencën goetheane”. Duke u bazuar në këto parime, Shtajneri zhvilloi edhe pikëpamjet e tij arsimore e pedagogjike të njohura si pedagogjia kurative dhe Shkolla e Valdorfit.

Biografia

Rudolf Shtajneri, ka lindur në vitin 1861 në Donji Kralevec, një qytezë e Perandorisë Austriake (sot në Međimurje të Kroacisë). Shkollimin fillor e kreu në Neudörfl ndërsa arsimin e mesëm në Wiener Neustadt. Më pas, ai studioi në Institutin e Teknologjisë në Vjenë (sot Universiteti Teknik i Vjenës), ku u përqendrua në filozofi, matematikë, fizikë, kimi, botanikë, biologji dhe letërsi, dhe ra nën ndikimin e filozofëve si Kant, Fichte dhe Schelling.

Në vitin 1888, Shtajner u ftua të punonte në arkivin e Goethe-s në Weimar, ku qëndroi deri në vitin 1897. Në këtë periudhë, ai mbrojti doktoraturën e tij në Universitetin e Rostockut me tezën “E vërteta dhe dituria: Hyrje në Filozofinë e Lirisë”. Në vitin 1896, ai refuzoi një ofertë për të ndihmuar në organizimin e arkivit të Nietzsche-s, duke zgjedhur të shkruante për të, përfshirë librin “Friedrich Nietzsche, Luftëtar për Liri”.

Pas largimit nga Weimari, ai u vendos në Berlin ku punoi si mësimdhënës. Në vitin 1913, Shtajner ndërtoi institucionin Goetheanum në Dornach të Zvicrës, qendra e lëvizjes antropozofike, e cila u shkatërrua nga një zjarrvënie në vitin 1922. Një vit më vonë, ai filloi rindërtimin e institutit me materiale betoni, dhe përfundoi në vitin 1928.

Shtajner është i njohur për themelimin e Shoqërisë së Përgjithshme Antroposofike në vitin 1913 dhe për lëvizjen antroposofike, një përzierje konceptesh shpirtërore dhe shkencore. Ai gjithashtu themeloi shkollën e parë të tipit Waldorf në Shtutgart në vitin 1919, me ndihmën e Emil Molt, drejtor i Fabrikës së Cigareve Waldorf Astoria. Kjo shkollë shënoi fillimin e Shkollës së Waldorfit dhe një qasje arsimore dhe pedagogjike që thekson zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës.

Rudolf Shtajner vdiq më 30 mars të vitit 1925 në Dornach të Zvicrës, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në filozofi, pedagogji dhe lëvizjen shpirtërore.

Pedagogjia kurative

“Pranoje fëmijën me nderim, edukoje me dashuri dhe dërgoje në botë me liri.” ~ Rudolf  Shtajner

Pedagogjia kurative, e zhvilluar fillimisht nga Rudolf Steiner por e mbështetur më vonë edhe nga mjekja Ita Wegman, është një qasje edukative e cila përqendrohet në mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta zhvillimore dhe/ose mësimore. Kjo qasje trajton fëmijën në mënyrë holistike dhe individuale, duke integruar elemente edukative, arsimore, mjekësore dhe sociale, me qëllim të krijimit të një mjedisi mbështetës që ndihmon fëmijën të zhvillojë potencialin e tij në mënyrë të plotë. Në këtë kontekst, pedagogjia kurative mund të përkufizohet në dy drejtime: si një procedurë edukative për tejkalimin e vështirësive që shfaqen në punën arsimore dhe si një pedagogji klinike për edukimin e fëmijëve me pengesa në zhvillim ose çrregullime intelektuale.

Arsimi dhe edukimi, sipas qasjes në fjalë, janë procese plotësisht të personalizuara, ku çdo fëmijë trajtohet me një qasje të veçantë për të përmbushur nevojat e tij specifike. Aktivitetet artistike, muzikore, fizike dhe të punës së dorës janë dizajnuar për të mbështetur zhvillimin individual dhe për t’i ndihmuar fëmijët në mënyrë të përshtatshme dhe efektive. Në institucionet ku kjo pedagogji aplikohet, si shkolla speciale apo programe shtëpiake, bashkëpunimi i ngushtë midis mësuesve, terapeutëve dhe familjeve është thelbësor për krijimin dhe zbatimin e një programi të integruar.

Pedagogjia kurative gjithashtu respekton ritmin e zhvillimit të secilit fëmijë, duke u përqendruar jo vetëm në aspektin intelektual, por edhe në zhvillimin shpirtëror dhe emocional. Ajo ofron një qasje të ngrohtë, me një mjedis fizik dhe social që synon të ofrojë një ndjenjë sigurie dhe stabiliteti për të ndihmuar fëmijët të ndihen përkrahur, mbështetur dhe të pranuar në shoqëri. Kjo qasje është themeluar për të ndihmuar fëmijët të ndërtojnë një jetë të plotë dhe të pavarur, duke synuar zhvillimin e të gjitha potencialeve të qenies së tyre.

Shkolla dhe pedagogjia e Valdorfit

“Shkolla e Valdorfit nuk është një sistem pedagogjik, por një art. Arti i zgjimit të asaj që është brenda qenies njerëzore”   ~ Rudolf Shtajner

Shkolla dhe pedagogjia e Valdorfit, e themeluar nga Rudolf Shtajner në fillim të shekullit të 20-të, paraqet një qasje të veçantë ndaj edukimit që synon zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës duke përfshirë aspektin fizik, emocional, intelektual dhe shpirtëror. Në zemër të kësaj pedagogjie qëndron ideja se arsimi duhet të jetë një proces që është i shtrirë gjatë gjithë jetës së njeriut, duke inkurajuar kreativitetin, mendimin kritik dhe dashurinë për të mësuar.

Shkolla e parë e Valdorfit u themelua nga Rudolf Steiner më 7 shtator 1919, në Shtutgart të Gjermanisë pranë fabrikës Valdorf-Astoria, për fëmijët e punëtorëve të saj. Ajo ishte një shkollë 12 vjeçare, për fëmijë dhe të rinjë, e cila ngërthente shkollën fillore dhe të mesme, deri te regjistrimi në universitet. Ajo ishte shkollë e lirë, koedukuese, pa provim pranues e pa përsëritje të klasës dhe drejtohej sipas parimit parlamentar. Lëndët mësimore shquheshin nga “stili mësimor artistik.” Veprimtaria e kësaj shkolle mbështetej në filozofinë antropozofike të Shtajnerit, e cila konsistonte në dhënien e bazave të zhvillimit të lirë, të moralshëm, me integritet dhe me përgjegjësi shoqërore. Nëpërmjet eksperiencës së tyre, nxënësit kultivonin dashurinë për të mësuarit për zhvilimin e kapaciteteteve intelektuale, emocionale, fizike dhe shpirtërore për t’u bërë intelektualë të mirëfilltë në fushën e tyre në shërbim të botës. Shkolla e Valdorfit solli risi në qëllimin e edukatës, në përmbajtjen dhe organizimin të punës mësimore. Me kalimin e kohës ajo u shndërrua në lëvizje arsimore (arsimi Valdorf) në rreth 70 vende të botës (me qindra shkolla, kopshte për fëmijë dhe qendra të edukimit special).

Në shkollat e Valdorfit, edukimi është i strukturuar në tre faza zhvillimore që përfshijnë periudhën nga lindja deri në njëzet e një vjeç. Secila fazë ka një qasje të përshtatur për të adresuar nevojat specifike të fëmijës në atë periudhë. Për shembull, në fazën e hershme, përqendrimi është tek lojërat dhe aktivitetet krijuese që ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe aftësive motorike. Në fazat më të avancuara, theksi është në zhvillimin intelektual dhe emocional.

Pedagogjia e Valdorfit vendos një theks të veçantë në edukimin artistik dhe zhvillimin e aftësive sociale. Mësuesit në këto shkolla nuk janë thjesht edukatorë, por udhëheqës shpirtërorë dhe mentorë që ndjekin të njëjtën klasë për disa vite, duke krijuar lidhje të forta dhe të qëndrueshme me nxënësit. Mësimi bazohet në përvojat praktike dhe direkte, shpesh në natyrë, për të ndihmuar fëmijët të lidhen më mirë me botën përreth tyre.

Në vend të notave dhe testeve standarde, Shkollat e Valdorfit përdorin vlerësime narrative dhe informata kthyese personale për të ndihmuar nxënësit të përmirësohen sipas ritmit dhe nevojave të tyre individuale. Përdorimi i teknologjisë është i kufizuar, veçanërisht në fazat e hershme, për të inkurajuar zhvillimin e aftësive manuale dhe imagjinatës së fëmijëve.

Shkollat e Valdorfit dhe pedagogjia e saj karakterizohen edhe me një kujdes të theksuar ndaj mësimit të mitologjisë në shkolla dhe mësimdhënie. Rudolf Shtajner dhe pasuesit e tij besojnë se mitet dhe legjendat përmbajnë imazhe dhe simbole që lidhen me përvojat shpirtërore dhe evolucionin e shoqërisë njerëzore. Një nga këto ide është që mitet e lashta janë shembuj të mësimeve shpirtërore dhe si të tilla ato mund të ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe ndërgjegjësimit të nxënësve në mësime. Shtajner gjithashtu theksoi se mitet antike karakterizohen me një përmbajtje të thellë që lidhet me universin dhe ekzistencën e njeriut. Ai sugjeronte se ne mund të kemi qasje në këto imazhe dhe simbole përmes imagjinatës, inspirimit dhe intuicionit.

Në përgjithësi, këto shkolla dhe pedagogjia udhërrëfyese e tyre synojnë të krijojnë individë të pavarur dhe me aftësi të zhvilluara, të aftë për të menduar në mënyrë kritike dhe të gatshëm për të kontribuar pozitivisht në shoqëri. Kjo qasje respekton ritmin dhe nevojat unike të çdo fëmije, duke krijuar një mjedis të dashur dhe mbështetës për zhvillimin e tyre të plotë.

Publikimet e Rudolf Shtajnerit

Veprat nga fusha e filozofisë dhe antropozofisë

– “Theory of Knowledge Implicit in Goethe’s World-Conception” (1886): Një studim mbi njohjen dhe filozofinë e Goethes.

– “Friedrich Nietzsche, Fighter for Freedom” (1895): Një analizë e filozofisë së Friedrich Nietzsche.

– “Goethe’s Conception of the World” (1897): Një vështrim në botëkuptimin e Goethe.

– “Mysticism at the Dawn of Modern Age” (1901/1925)**: Shikim në mistikën që paraqitet në periudhën e modernitetit.

– “Christianity as Mystical Fact” (1902): Diskutim mbi krishterimin si një fakt mistik.

– “Theosophy: An Introduction to the Spiritual Processes in Human Life and in the Cosmos” (1904): Një hyrje në teozofi dhe proceset shpirtërore.

– “How to Know Higher Worlds: A Modern Path of Initiation” (1904-1905): Udhëzime për njohjen e botëve më të larta dhe iniciacionin modern.

– “Cosmic Memory: Prehistory of Earth and Man” (1904): Vepër mbi kujtesën kozmike dhe parahistorinë e Tokës dhe njeriut.

– “An Outline of Esoteric Science” (1910): Një përmbledhje e shkencës esoterike.

– “Four Mystery Dramas” (1913): Katër drama misterioze që eksplorojnë tema shpirtërore dhe mistike.

– “The Renewal of the Social Organism” (1919): Propozime për ringjalljen e organizmave shoqërorë.

– “Fundamentals of Therapy: An Extension of the Art of Healing Through Spiritual Knowledge” (1925): Zhvillim i artit të shërimit përmes njohurive shpirtërore.

– “Rudolf Shtajner: An Autobiography” (1977): Autobiografia e Rudolf Shtajnerit, e botuar pas vdekjes së tij, përkthyer nga versioni origjinal në gjermanisht.

– “Filozofia e Lirisë”, 1894, “Philosophy of Freedom” – “Die Philosophie der Freiheit Kryevepra e Shtajnerit

Veprat nga fusha e arsimit dhe pedagogjisë

– The Child’s Changing Consciousness: As the Basis of Pedagogical Practice”: Analizë e ndryshimeve në ndërgjegjen e fëmijëve dhe ndikimi i saj në praktikën pedagogjike.

– “Discussions with Teachers”: Biseda dhe diskutime me mësuesit për çështjet edukative.

– “Education As a Force for Social Change”: Qasje mbi rolin e edukatës në ndryshimin shoqëror.

– “Education for Adolescents”: Trajtimi i arsimit për adoleshentët.

– “The Education of the Child” (1907): Vepër që shqyrton edukimin e fëmijës në kontekstin e antroposofisë.

– “The Education of the Child in the Light of Anthroposophy” (1975): Përkthim dhe zhvillim i ideve mbi edukimin e fëmijës në përputhje me antroposofinë.

– “Faculty Meetings with Rudolf Shtajner: 1919–1924″: Mbledhje dhe diskutime me Rudolf Shtajner nga periudha e përmendur.

– “The Foundations of Human Experience” (1919)**: Një përmbledhje e themelëve të përvojës njerëzore.

– “The Genius of Language: Observations for Teachers” Vëzhgime mbi gjeniun e gjuhës dhe ndikimi në mësimdhënie.

– “A Modern Art of Education” Rishikim i artit modern të edukimit.

– “Practical Advice to Teachers” (1919): Këshilla praktike për mësuesit.

– “The Renewal of Education Through the Science of the Spirit” (1920)**: Propozime për ringjalljen e edukimit përmes shkencës shpirtërore.

– “Rudolf Shtajner in the Waldorf School: Lectures and Addresses to Children, Parents, and Teachers” (1919–1924)**: Fjalime dhe adresa të Rudolf Shtajnerit në shkollën Waldorf.

– “Soul Economy: Body, Soul, and Spirit in Waldorf Education” Diskutim mbi ekonominë shpirtërore në edukimin Waldorf.

– “The Spiritual Ground of Education” Ndikimi shpirtëror në edukim.

– “The Spirit of the Waldorf School” Shpirti dhe filozofia e shkollës Waldorf.

– “Waldorf Education and Anthroposophy 1” Përmbledhje e lidhjeve mes arsimit Waldorf dhe antroposofisë.

– “Waldorf Education and Anthroposophy 2” Vazhdim i temës mbi arsimin Waldorf dhe antroposofinë.

– “What Is Waldorf Education?” Shpjegim i konceptit të edukimit Waldorf.

Vlerësime për Rudolf Shtajnerin dhe Shkollën e Valdorfit

  • “Bukuria e Shkollës së Valdorfit është se ajo është projektuar tërësisht për të mbajtur fëmijët të paprekur deri sa ata të jenë të gatshëm që të lëvizin në botën e jashtme si individë të kompletuar.” ~ Joseph Chilton Pearce (Shkrimtar amerikan)
  • “Takimi im me Rudolf Shtajnerin më bëri që të merrem me të qysh prej asaj dite dhe të mbetem përgjithmonë i vetëdijshëm për rëndësinë e tij.”

~ Albert Schweitzer (Laureat i Nobelit per Paqe)

  • “Rudolf Shtajner na mësoi disa gjëra në të cilat unë kam besuar gjatë.”

~ Selma Lagerlöf (Laureate e Nobelit në Letërsi)

  • “Po të kisha një fëmijë të moshës shkollore, unë do ta dërgoj atë në njërën nga Shkollat e Valdorfit.” ~Saul Bellow (Laureate e Nobelit në Letërsi)
  • “Shtajneri na ofron një botëkuptim i cili i jep një vend arsyeshëm zhvillimit të njeriut në fushën shpirtërore.”

~ Andrei Tarkovsky (Regjisor rus)

  • “Shtajneri (1861-1925) ishte një pionier i i jashtëzakonshëm … dhe një nga vizionarët më të plotë psikologjik dhe filozofik të kohës së tij.”

~ Ken Wilber (Filozof amerikan)

  • “Unë personalisht kam pasur vetëm eksperienca të mira gjatë kohës time në shkollë, ajo ishte liberale, anti raciste, tolerante për çfardo besimi fetar dhe jo misionare.”

~ Evelyn Galinski (Ish nxënëse e shkollës valdorfiane dhe e bija e Heinz Galinski, një i mbijetuar i Aushvicit)

  • “Shfaqja e shkollave valdorfiane, sipas mendimit tim, ishte kontributi më i madh për paqen dhe mirëkuptimin botëror të shekullit.”

~ Willy Brandt (Ish kancelar i Gjermanisë Perëndimore dhe fitues i Nobelit për paqe).

  • “Nëse ka një gjë të cilën e bën sistemi i Valdorfit, ajo është se ai ushqen, mbron dhe zhvillon inteligjencën e fëmijës së vërtetë.”

~ Joseph Chilton Pearce (Shkrimtar amerikan).

 

Literatura e konsultuar dhe burimet

 

  • Bullaku, Gëzim (2017) Rudolf Seiner dhe Pedagogjia e Valdorfit, www.kokaj.net  12 shkurt 2017
  • Institut za waldorfsku pedagogiju, http://www.iwp.hr/waldorf.html, Vizituar më 28.01.2017
  • Koliqi, Hajrullah (2022). “Fjalor Enciklopedik i Edukimit”. (Encyclopedic Dictionary of Education). Vëllimi 2. Universiteti i Prishtinës. Prishtinë
  • Silvija Paparić:Odgojitelj u waldorfskoj pedagogiji. (Završni rad), Sveučilište Jurja Dobrile u Puli – Odjel za odgojne i obrazovne znanosti, Pula, srpanj 2015, fq. 2.
  • Bezić, Živan: Waldorfska pedagogija // Crkva u svijetu : CUS 34 (1999), 4 ; str. 437-449
  • Rudolf Steiner & Frans Carlgren. (1990), Odgoj ka slobodi: pedagogija Rudolfa Steinera. Društvo za waldorfsku pedagogiju: Zagreb, fq. 20.
  • Fjala Waldorf rrjedh nga gjermanishtja e vjetër:”wald” – që do të thotë “pyll,” dhe “dorf” – që do të thotë “fshat ose vendbanim.”
  • Për jetën dhe veprën e Rudolf Shtajnerit shih më gjërësisht edhe në veprat: Goulet, P: “Les Temps Modernes?”, L’Architecture D’Aujourd’hui, December 1982, pp. 8–17; Architect Rudolf Steiner at GreatBuildings.com; Rudolf Steiner International Architecture Database; Brennan, M.: Rudolf Steiner ArtNet Magazine, 18 March 1998; Blunt, R.: Waldorf Education: Theory and Practice – A Background to the Educational Thought of Rudolf Steiner. Master Thesis, Rhodes University, Grahamstown, 1995; Ogletree, E.J.: Rudolf Steiner: Unknown Educator, Elementary School Journal, 74(6): 344–352, March 1974; Nilsen, A.:A Comparison of Waldorf & Montessori Education, University of Michigan; Rinder, L: Rudolf Steiner’s Blackboard Drawings: An Aesthetic Perspective and exhibition of Rudolf Steiner’s Blackboard Drawings, at Berkeley Art Museum, 11 October 1997 – 4 January 1998; Aurélie Choné, “Rudolf Steiner’s Mystery Plays: Literary Transcripts of an Esoteric Gnosis and/or Esoteric Attempt at Reconciliation between Art and Science?”, Aries, Volume 6, Number 1, 2006, pp. 27–58(32), Brill publishing; Christopher Schaefer, “Rudolf Steiner as a Social Thinker”, Re-vision Vol 15, 1992; Antoine Faivre, Jacob Needleman, Karen Voss; Modern Esoteric Spirituality, Crossroad Publishing, 1992
  • Waldorf Education: An Introduction, https://waldorfeducation.org/waldorf_education, 11.02.2017
  • Ullrich, Heiner (2008). Rudolf Steiner. London: Continuum International Pub. Group. pp. 152–154. ISBN 9780826484192.
  • Rudolf Steiner, The Spirit of the Waldorf School, Foundation of Waldorf Education, pp. 15 – 23, ISBN 9780880103947.
  • HANA: Child Development (Charlotte Mason & Waldorf), 7 November 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2873, 12.02.2017
  • George S. Morrison: Early Childhood Education Today. Merrill/Pearson, 2009, fq. 161 – 166, ISBN 0135003334, ISBN 9780135003336
  • Rudolf Steiner & Frans Carlgren. (1990), Odgoj ka slobodi: pedagogija Rudolfa Steinera. Društvo za waldorfsku pedagogiju: Zagreb, fq. 20.
  • Edita Vuković: ŠTA JE WALDORFSKA PEDAGOGIJA. 27.02.2009, http://blog.b92.net/text/7892/STA-JE-WALDORFSKA-PEDAGOGIJA/, 10.02.2017
  • Sa për ilustrim, vetëm mes viteve 2013-2016, në Kinë janë hapur mbi 1000 institucione parashkollore të tipit Valdorf. Shih më gjërësisht në: Centar za podršku “Svitac” > O nama > Valdorf pedagogija, http://www.valdorfpedagogija.org.rs/o-nama/valdorf-pedagogija/, 11.02.2017
  • Waldorf education, https://en.wikipedia.org/wiki/Waldorf_education, 10.02.2017
  • Paull, John (2011) Rudolf Steiner and the Oxford Conference: The Birth of Waldorf Education in Britain. European Journal of Educational Studies, 3(1): 53–66.
  • Time: Rudolf Steiner’s Contribution to a Modern Mythology by Jacob Qualburg, Translated by Anniken Mitchell
  • Tri prezentime të kurrikulës mësimore të një kopshti fëmijësh të tipit waldorfian: HANA: Kindergarten Curriculum Haul (Waldorf), 21 August 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2067, 12. 02. 2016; HANA: Waldorf Curriculum (Kindergarten), 23 August 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2078, 12.02.2017;HANA: Waldorf Kindergarten Curriculum (Seasons), 24 August 2016, https://www.pepperandpine.com/?p=2081, 12.02.2017
  • Waldorf education, https://en.wikipedia.org/wiki/Waldorf_education, 02.2017
  • Vasagard, “A different class: the expansion of Steiner schools”, Guardian 25 May 2012
  • L. Stevens, “The Normalisation of Homeschooling in the USA”, Evaluation & Research in Education Volume 17, Issue 2–3, 2003 , pp. 90–100
  • Eric Gidseg, “Waldorf education”. In Moncrieff Cochran and Rebecca S. New (eds.), Early Childhood Education An International Encyclopedia, v. 4. Praeger (2008), ISBN 0-313-34143-5. pp. 833-835
  • Agenda Fact Sheet, United Nations Educational Scientific and Cultural Organization dated 18 April 2001 The foundation, Friends of Waldorf Education (Freunde der Erziehungskunst), is one of the 26 non-governmental organizations worldwide to maintain official relations with UNESCO. UNESCO Official Relations.
  • Maja Pakić: Waldorf pedagogija. 06/09/2012, http://www.lovesensa.rs/clanci/psihologija/waldorf-pedagogija, 11.02.2017
  • List of Rudolf Steiner`s works on education, https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_Rudolf_Steiner’s_works_on_education, LM. 12 September 2015
  • What some well-known people have said or written about Rudolf Steiner and Waldorf Education: http://southerncrossreview.org/20/comments-st.htm 2.2017
  • SOME COMMENTS ON RUDOLF STEINER, ANTHROPOSOPHY AND WALDORF EDUCATION, http://www.waldorfanswers.org/WaldorfComments.htm 2.2017