ARKIVI:
27 Prill 2026

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve nga të vdekurit, aq ka pasur nevojë të pastrohen listat e partive politike nga spiunët dhe udbashët, nga bijtë dhe bijat e tyre që kanë vërshuar listat e të gjitha partive tona politike!

Politika dhe institucionet të stërmbushura me udbash

Arsyeja pse institucioet e shtetit të Kosovës po hezitojnë në nxjerrjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit, për t’u ditur se kush ka punuar si spiunë e agjentë në kohën e regjimit serbo-jugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve, është fakti se rreth 50 % e politikanëve, liderëve shtetëror, ministrave, zv. ministrave, deputetëve dhe diplomatëve të jashtëm vet apo familjarët e tyre i kanë pasur pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.

Disa prej politikanëve të nivelit të lartë dihet botërisht se kanë qenë vegla të shërbimeve sekrete serbe, madje edhe të regjimit Millosheviqian, disa të tjerë i kanë pasur baballarët e sa të tjerë gjyshërit apo ndonjërin nga familjarët e tyre pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.

Pa pastrimin e politikës përmes ligjeve të lustracionit dhe të dekriminalizimit do të jetë e kotë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja sepse rezultati do të delë i njëjti për faktin se si pozita ashtu dhe opozita kanë në radhët e veta njerëz të inkriminuar të UDB-së serbe dhe familjarë të tyre, sikurse që kanë edhe njerëz me dosje kriminale të para dhe pasluftës në Kosovë.

Për t’u dhënë fund një herë e përgjithmonë regjimeve të korruptuara dhe të kriminalizuara është e domosdoshme të pastrohet politika dhe institucionet e shtetit nga të inkriminuarit, nga spiunët dhe bashkëpuntorët e UDB-së.

Andaj një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë pa bërjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit.

Për aq kohë të zgjatë prolongimi i këtyre dy ligjeve, Kosova jo vetëm që nuk do mund të ecën para, rrezikon të rrëshqas në mënyrë drastike prapa nën kthetrat e Serbisë, ngase deshëm apo s’deshëm ta pranojmë faktin, Kosova ende është shtet në embrion, e pakonsosliduar dhe e pazhvilluar ekonomikisht, pa ushtri të armatosur mirë dhe në varësi të skajshme nga bashkësia ndërkombëtare.

Shpresat e qytetarëve, në asnjë rrethanë nuk mund t’ua kthejë kjo klasë e korruptuar kusarësh politikë. Këtë mund ta bëjë vetëm një brez i ri, një klasë e re politike, e pastër dhe e padjallëzuar, në shpirtin e së cilës frymon dashuria për atdhe, barazia qytetare dhe respektimi i vlerave sipas meritokracisë.

Itali, 09 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu