Kreu Blog Faqe 690

Iluzionet e Albin Kurtit dhe dëshirat e opozitës!

0

Florim Zeqa

Të synosh 500 mijë vota nga 700-800 mijë votues potencial në Kosovë është pak më tepër se iluzion. Një herë i ka ndodhur “mrekullia” Albin Kurtit më 14 shkurt 2021 dhe vështirë se do të përseritet në dy dekadat e ardhshme në Kosovë.

500 mijëshi, i paarritshëm për Albin Kurtin

Do të ishte dëshirë deri diku reale 500-mijësi i Albin Kurtit, sikur t’i realizonte premtimet dhe zotimet elektorale në njërën anë dhe në tjetrën sikur të mos kishim zvoglim enorm të popullatës përgjatë viteteve të fundit.

Pa asnjë premtim elektoral të përmbushur në luftën kundë korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa asnjë përmirësim në sistemin energjetik, pa asnjë rezultat evident në sistemin arsimor dhe atë shëndetësorë, pa asnjë projekt madhor të realizuar në planin zhvillimor të vendit për katër vjet!

Kur kësaj t’i shtojmë edhe dështimet e qeverisë në planin e jashtëm, pa asnjë njohje ndërkombëtare dhe futjen e vendit nën sanksione ndërkombëtare, synimet e Albin Kurtit jo vetëm të paarritshme, duken edhe qesharake!

Dëshirat e opozitës, të parealizueshme

Një opozitë e ç’akorduar, e cila për katër vjet i qëndroj gatitu ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvend, pa e bërë as përpjekjen më të vogël për rrëzimin e qeverisë inerte pa asnjë rezultat në planin e brendshëm dhe në arenën ndërkombëtare, nuk ka me çka e bind më elektoratin për ta votuar dhe për t’u kthyer përseri në pushtet ata që ia bën jetën ferr qytetarëve të vendit.

LDK-ja me slloganin “Rruga e Re” është kthyer në antipod të rugovizmit, të cilën edhe ngjallja e engjëllit Rugovë në këto rrethana nuk do ta kthente dot në rrugë të mbarë nga katandisja që i sollën grupet e interesit!

PDK-së pa Hashim Thaçin me “ritmin e rrugës” në krye as foshnjorët nuk i besojnë, anipse e ka kandidatin më të mirë për kryeministër!

AAK-ja e “përforcuar” me “NISMA” do të mbetet në të njëjtat nivele të ngritjes historike nga themelimi, por fatin e keq do ta kenë të aderuarit në listën e saj që do të mbeten jashtë Kuvendit siq mbeti PSD-ja katër vite më parë!

Për dallim prej katër viteve më parë, kësaj radhe, të bashkangjiturit në Listën e LVV-së, GUXO e Alternativa do të mbesin duarthatë nga ky proces zgjedhor, për shkak se elektorati i LVV-së do t’i votoj vetëm aktivistët dhe veprimtarët e saj të devotshëm e jo të arratisurit nga partitë e tjera.

Opozita vetëm e bashkuar në një koalicion të madh parazgjedhor mund ta sfidonte LVV-në. Ajo që pritet të ndodhë, është ajo që partia e cila është më e zëshmja kundër saj në fushatë, pas zgjedhjeve do t’i vardiset e para në pushtet.

Albin Kurti: Viti 2024, vit i pasaportës sonë

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit ka listuar dhjetë arritjet që sipas tij, ishin kryesoret e 2024-ës.

Si arritje e parë është listuar liberalizimi i vizave për kosovarët nga BE-ja, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani si dhe njohjen e pasaportave të Kosovës nga dy shtete mosnjohëse, Spanja dhe Armenia.

“Viti 2024 ka qenë vitit i pasaportës tonë. Ajo sot renditet më lartë se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave”, tha kreu qeveritar.

Si arritje të dytë kryeministri e ka renditur regjistrimin e inkasimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të vendit e konvertimi i patentë shoferëve ilegal në ato RKS.

Tutje arritje e tretë nga kreu qeveritar është renditur shkëputja nga blloku energjetik me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe bashkimin me bllokun energjetik me Shqipërinë, si dhe ankandin e parë diellor që tha se paraqet themelet e forta të sigurisë energjetike.

Shëndetësia publike është renditur si arritja e katërt. Tha se ajo është bërë më e mirë, më e lirë dhe me më shumë shërbime. Ka numëruar një për një renovimet e klinikave si dhe ka treguar se nga shkurti sipas Ligjit për Çmimin e Unifikuar të Barnave, çmimet do të jenë shumëfish më të ulëta.

Rritja e pensioneve për 30 për qind është listuar si arritja e pestë për këtë vit nga kryeministri Kurti.

Dyfishimi e trefishimi i shtesave për fëmijë, e ndarja e njëhershme nga 100 euro për mbi 400 mijë fëmijë deri në 16 vjeç, është renditur si arritja e gjashtë.

Si e shtata arritje në këtë top dhjetëshe të arritjeve siç i ka cilësuar kryeministri është renditur rritja e pagës minimale që tha se u bë pas 13 vjetësh si dhe rritja e pagave në sektorin publik qe do të bëhet në dy faza, në janar e qershor të vitit që vjen me nga 55 euro në secilën fazë.

Tjetër të arritur kryeministri e listoi funksionalizimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve gjatë Luftës që tha se gjatë këtij viti ka grumbulluar materiale të shumta fizike arkivore e digjitale, që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës. Nënshkrimin e kontratës për hartimin e mastar planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari dhe vendimin për themelimin e Muzeut të Gjenocidit.

Si arritje e nëntë nga kreu qeveritar është renditur procesi i regjistrimit të popullsisë që tha se u krye me sukses duke e quajtur një ndërmarrje të jashtëzakonshme institucionale e tejet të rëndësishme për vendin.

Kjo top dhjetëshe e prezantuar nga kryeministri Kurti përmbyllet me nënshkrimin e kontratës me prodhuesin shtetëror turk  për funksionalizimin e fabrikës së municioneve.

“Krahas rritjes së numrit të ushtarëve, fuqizimit të ushtrisë dhe blerjes së  armatimeve, bëmë edhe një hap të madh në vendosjen e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes duke nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk MKE, për funksionalizimin e fabrikës së municioneve”, tha ai.

Kryeministri u ka bërë thirrje të gjithë vartësve të tij që njëjtë të bëjnë listimin e top pesë arritjeve të secilit në dikasteret që drejtojnë e të njëjtat t’i prezantojnë para qytetarëve.

Aforizma…, nga Arif Ejupi

0

Nga: Arif Ejupi

AFORIZMA TË SHKRUARA NGA ARIF EJUPI

1)Pijaneci çdoherë thotë se është mjegull.

2)Dembeli i bënë konkurrencë pulës klloçkë.

3)Koprracit me i pjellë mushka dhe më i bërë vezë gjeli prapë i njëjti mbetet.

4)Llupësit as liqeni nuk ia shuan etjen.

5)Kur vdes karrieristi e do me vete kolltukun.

6)Lavirja kur nis me u plak bëhet motër nderi.

7)Civilizimi i sotëm një vajzë e katër dhëndurë.

8)Endacaku kurrë nuk bëhet me strehë.

9)Shpifësi është sikur helmi, thanë degë dhe prish fryte.

10)Bamirësit kurrë nuk i mbetet qesja bosh.

11)Me të pabesinë mos hy as në nevojtore.

12)Mosmirënjohësi është si pula e keqe, ushqehet tek ti e vezën e lëshon në komshi.

13)Egoisti edhe buburrecin e lë pa ushqim.

14)Mësuesi i keq ta humb dëshirën për mësim.

15)Adoleshenti i sotëm si kau tarak.

16)Ai që jeton në shtëpi të gruas shpejt bëhet përrallë.

17)Bixhozi të lë pa shtëpi dhe brekë.

18)Fajdegjiu çdoherë kërkon bythë viçi.

19)Kokëkrisuri e ka vapë edhe në akullnaja.

20)Inatçiu i ngjanë kalit të harbuar.

21)Mburraveci vdes me shumë plagë në gjoks.

22)Mashtruesi mundet me luajt edhe në Hollivud.

23)Njeriu i keq dhe Covid 19,infektojnë njësoj.

24)Mashkullin e keq mos e ço më larg se në mulli.

25)I njëanshmi më tepër e vlerëson teneqen se sa arin.

26)Mendjemadhi ec në tokë e sheh në qiell.

27)Pesimisti mendon se kurrë nuk vjen pranvera.

28)Gënjeshtari lëndën e parë çdoherë e ka falas.

29)Ai që të ka tradhtuar njëherë do të tradhtojë prapë.

30)Kur maçoku e sheh veten në rolin e tigrit shpejt e thyen qafën.

31)Mos ia trego problemet e shtëpisë të ligut se t’i nxjerrë në qarashi.

32)Interesgjiu të takon vetëm kur i troket veza ke bytha.

33)Me jetua me punën e tjetrit fundin e ke tragjik.

34)Larg atij që abuzon me mirësjelljen tënde.

35)Po nuk reagove me kohë ndaj të keqes herdokur do të shndërrohesh në zvarranik.

36)Atë që e do këshilloje dhe qortoje përpara se me u fundos.

37)Lepurit ia nxinë jetën frika.

38)Kur horri të flet për Atdhedashuri, sinjalet janë se na ka rrok djalli përpara.

39)Vendi nuk zhvillohet me fjalë por me vepra.

40)Edhe kuajt me qenë hilegjinj e marrinë në qafë njëri-tjetrin.

41)Të qenunit pakurriz të shndërron në top pingpongu apo tabelë qitje.

42)Kur e bënë një të keqe mos e imito macjen, e cila t’ue u mundua me mbuluar jashtëqitjen e saj e ndytë komplet shtëpinë.

43)I pafytyri i përshtatet çdo sistemi.

44)Mos i nxirrni në krye injorantët dhe të paditurit se u çojnë në humnerë.

45)Mos u dashuroni në shikim të parë s’e e harxhoni shpejt dashurinë.

46)Kërkojeni famën në tempuj të dijes e jo në bordele.

47)Kujdes me degën që të ushqen!

48)Prindi e kujton fëmijën në çdo rrahje zemre.

49)Çdoherë qeras i varfëri, sepse të pasurit i duhen100 eurot e tij, me bërë milionin.

50)Ateisti pajtohet me hoxhën dhe ipeshkvin ditën e bajramit dhe ditën e pashkëve.

51)Me pasë qenë komunizmi i mirë gjermanët e kishin mbjellë në tokën e tyre.

52)Luanin po edhe deshe nuk mundesh me fut në kotecin e pulave.

53)Tregtari edhe pse e merr ajkën sytë i ka tek hirra.

54)Duam sa jam gjallë se dheu dhe gurët nuk shohin e as nuk dëgjojnë.

55)Derisa, Kosova ka babë s’mundet me qenë Zot, i saj dobiçi.

56)Historiani në parti sikur tupangjiu në dasmë.

57)Ai që qeshë me të verbërinë është i patru.

58)Mos e harro atë që të ka ushqyer deri dje.

59)Pula për një vezë sa grima e çon peshë katundin.

60)Ruaju mos merr në thua kur të dalësh nga shtëpia se nuk të shkon dita mbarë.

61) Ai që të bënë pritë fshihet sikur breshka nën samar. 

Gjenevë,27 dhjetor 2024

Pse po heshtet çështja e ndërtimit të stadiumit në Korroticë të Drenasit?

0

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas

Pak kohë më parë, në afërsi të Zonës Industriale në Korroticë të Epërme, u planifikua ndërtimi i një stadiumi olimpik, një projekt ambicioz dhe strategjik për zhvillimin e sportit dhe infrastrukturës në Kosovë. Lokacioni ishte ideal: fare pranë Aeroportit të Prishtinës dhe buzë autostradës Prishtinë-Tiranë, në një zonë ku kushtet klimatike janë gjithmonë të favorshme. Për këtë projekt thuhet se janë kryer edhe përgatitje të mëdha, përfshirë një studim fizibiliteti që ka kushtuar miliona euro.

Megjithatë, ndonëse pritshmëritë ishin që ndërtimi të niste dhe stadiumi të ishte gati për limage/jpegojërat mesdhetare të vitit 2030, që pritet të mbahen në Kosovë, realiteti tregon diçka tjetër. Në vend të stadiumit, në këtë zonë u inaugurua ndërtimi i Zonës së Dytë të Parkut të Biznesit, një projekt që përmbysi planet fillestare për këtë hapësirë. Në këtë ngjarje, madje, mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës.

Pas këtij zhvillimi, heshtja ka përfshirë të gjitha palët. Askush nuk përmend më stadiumin, e aq më pak arsyet pse ky projekt është lënë mënjanë. Spekulimet rriten ndërsa disa aludojnë se projekti mund të jetë zhvendosur në Bërnicë, një zonë ku shumë pronarë të fuqishëm të pasluftës kanë interesa. Çfarë ka ndodhur realisht mbetet mister.

Për më tepër, ngritja e Zonës II të Parkut të Biznesit në Korroticë duket se ka vulosur fatin e stadiumit. Shpenzimet e kryera deri më tani, përfshirë studimin e fizibilitetit, duken të jenë humbur. Pyetja që ngrihet tani është: kush do të mbajë përgjegjësi për këtë dështim? Pse heshtin institucionet dhe kush përfiton nga ndryshimi i destinacionit të këtij projekti? Kosova ka nevojë për transparencë dhe llogaridhënie, sidomos kur bëhet fjalë për projekte që prekin të ardhmen e sportit dhe zhvillimit të saj ekonomik.

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

0

Florim Zeqa

I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton institucionet e pavarura të shtetit që drejton, dy herë radhazi e refuzoj ftesën e Prokurorisë së shtetit për intervistim lidhur me  aferën e rezervave shtetërore!

Albini modeli më i keq i një burrshtetasi të papërgjegjëshëm

Sipas këtyre veprimeve skandaloze e kemi problem si ta quajmë ndryshe Kryeministrin e papërgjshëm dhe të pandërgjegjshëm që nuk i respekton ligjet dhe Kushtetuten e vendit të vet!

Albin Kurti, njeriu i gjithpushtetshëm që nuk i përgjigjet Prokurorisë dhe nuk e respekton fare Sistemin e Drejtësisë, shënon kulmin e papërgjegjësisë shtetërore dhe imazhin më të keq të një burrshtetasi para qytetarëve.

Kjo sjellje supremaciste e Kurtit paraqet mbivendosje ndaj drejtësisë në radhë të parë dhe mosrespektim të institucioneve të shtetit që ai drejton!

Mospërgjigja ndaj ftesës së Prokurorisë për intervistim paraqet fyerje ndaj drejtësisë, duke e parë ligjin si të vlefshëm vetëm kur i shërben interesave të tij politike, në të kundërtën nuk e njeh dhe nuk e respekton atë!

Albini modeli më i keq i një burrshtetasi të papërgjegjëshëm! Njeriu që nuk i respekton institucionet e vendit, në këtë rast Prokurorin Speciale, kurse në anën tjetër, nga mëngjesi deri në mbrëmje, thirret e çirret sesi duhet respektuar ligjet dhe drejtësia!

Albin Kurti duke e vënë vetën në vendin e gjykatësit, në vend që t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale, e fton atë në Zyrat e Qeverisë!

Terroriozohen qytetarët me “sulme” të reja

Për më keq se kaq, pa fije turpi i terrorizon qytetarët e vendit duke paralajmëruar sulme të reja në Veri të vendit para dhe pas Vitit të Ri, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri totale për qytetarët që jetojnë në pjesën veriore dhe për mërgimtarët që udhëtojnë përmes territorit të shtetit serb!

E paralajmërimet e Albin Kurtit se mund të priten sulme të reja “në veçanti para dhe pas vitit të ri”, përveqse shkaktojnë frikë dhe pasiguri tek qytetarët, janë me parapavijë politike!

Për ta kuptuar më mirë dhe më qartë lexuesi atë çfarë ka thënë Kurti, po e publikojë të plotë citatin e tij: “Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas vitit të ri”.

Sikur të kishim funksionim normal të shtetit ligjor, menjëherë pas paralajmërimeve për ‘sulme në Veri’, Kryeministri Kurti në mënyrë të detyrueshme do duhej të dërgohej në Prokurori, për të treguar burimin e informacioneve për sulme në veri, pse jo edhe për skenarët e përgatitur!

Në të kundërtën, do duhej gjykuar për propagandë të frikshme, shqetësim të qytetarëve (mërgimtarëve) dhe rrezikim të sigurisë kombëtare!

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

0

Nga: Gani Mehmeti

Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në veri të Kosovës 

Pas mosçertifikimit të « Listës Serbe » për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga KQZ, u bë një zhurmë e madhe, duke sulmuar anëtarët e KQZ, pse e larguan një listë të tillë nga zgjedhjet. Pothuaj nuk mbeti analist pa iu gjuajtur KQZ-së, pa llogaritur se ajo është një institucion legjitim dhe i pavarur, për të vendosur ashtu si e sheh ajo me syrin e saj.

KQZ-ja u kundërshtua edhe nga ambasadat e shteteve tona mike, duke e kundërshtuar një vendim të tillë rreptësisht, nisur që nga amabasada e SHBA, që është për keqardhje, sepse, sipas sjelljeve të kësaj liste, ajo është pengesë politike për shtetësinë  e Koasovës.

Lista Serbe, e dirigjuar nga Vuçiqi, nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, ajo e lufton këtë me tërë qenien e saj. Lista Serbe, me ndihmën e Vuçiqit dhe veprimet terroriste të Milan Radoiçiqit sulmoi në Banjskë të Zveçanit shtetin e Kosovës, i cili e ka pranuar botërisht përpara Vuçiqit pak ditë pas sulmit me ç’rast u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serbë.

Pas këtij sulmi, Radioçiqi shkoi dhe u prit nga vet Aleksandër Vuiçiqi. Vuçiqi vet shpalëlli tri ditë zie për tre terroristët e vrarë .

Sulme të tilla vazhduan edhe pas 24 shtatorit, por me përmasa më të vogla, sa për të shqetësuar Kosovën e sa për të lënë të kuptohet, se ata janë « gjallë » dhe nuk do të pushojnë së vepruari e luftuari Republikën e Kosovës.

Po, nga Lista Serbe u bë edhe sulmi në kanalin Ibër lepenc, siç pretndohet, se nuk ka pasur askush tjetër një interes e shkas për ta bërë këtë.

Për të gjitha këto, sa e sa herë e kanë ngritur zërin edhe Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, zonja Sonja Biserko, e cila ka thënë se Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në veri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, më 26 dhjetor 2024).

U tha edhe nga analistët e Kosovës edhe nga ndërkombëtarët  se vendimi i KQZ është politik. Po, këta harruan se edhe « Lista Serbe » është parti politike, “Pra është një përpjekje për ta penguar qeverinë e Kosovës dhe ata që duanë të jetojnë në Kosovë dhe ky është një lloj manipulimi nga ana e Beogradit, manipulim që Perëndimi vazhdon ta mbështes”, tha pos tjerash Biserko. Çka do të thotë se vendimi politik ka të drejtë të merret me veprimet politike.

Vendimin e KQZ e ndryshoi PZAP dy ditë më pas, më 25. 2. 2024, me ndërhyrjen politike të ndërkombëtarëve dhe të vetë « analistëve » politikë të Kosovës.

Dhe ne, habitemi, se si nuk dëgjohet e drejta për shtetin e Kosovës, nuk dëgjohet vendimi i KQZ dhe nuk dëgjohet as fjala e Kryetares  e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, z. Sonja Biserko, e cila e thot troç e qartë se Lista Serbe është  përgjegjëse për gjithë situatën në veri.

Pra, edhe qëndrimet e ambasadave të shteteve që ndërhynë në Vendimin  e KQZ, janë tërësisht politike, me animin kah Serbia përmes Listës Serbe dhe kundër sovranitetit të Kosovës, si shtet i pavarur.

I vetëdijshëm se nuk do të ketë ndryshime nga qëndrimet e ndërkombëtarëve, vetëm po tregojmë se e drejta është në anën e KQZ, pavarësisht nga ndryshimi i vendimit nga PZAP.

Pra, Biserko, një zë i realitetit, por që nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, nga « analistët » në Kosovë dhe nga disa prej opozitës kosovare, për përfitime të poenëve politikë të tyre tek ndërkombëtarët, por jo edhe tek populli, po veprojnë kundër shtetësisë së Kosovës.

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

0

Shefqet DIBRANI

VARGJE ME NISMË TË MBARË

Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi “LENA“, Prishtinë 2023, faqe 98.
ISBN 978-9951-29-196-5.

NË FILLIM:
Bashkim Halilaj, me botimin e librit “GJURMË ECJESH“, iu bashkua kolonës së gjatë të poetëve që jetojnë në mërgim, përkatësisht atyre që jetojnë në Gjermani. I njohur për kontributin e madh në fushën e kulturës, në organizmin e Mësimit Plotësues në Shkollën Shqipe në Diasporë, ai është bërë shembull i veprimtarit të urtë, i sjellshëm dhe komunikativ me gjithë rrethin dhe shoqërinë shqiptare kudo në Gjermani dhe tej saj. Karshi të gjitha angazhimeve nëpër klube dhe shoqata, ai herë pas here shkruan edhe vargje, të cilat falë edhe redaktorëve Mentor Thaqi dhe Musa Jupolli, si dhe Shtëpisë Botuese ”LENA” në Prishtinë, arriti dëshirën ta materializojë për t’i botuar këto vargje të përmbledhura brenda një vëllim poetik, pa pretendime të mëdha, por “GJURMË ECJESH“, shënon një nismë të mbarë, përpjekje kjo për t’i thënë e për t’i artikuluar ndjenjat e pastërta, se mbase vetëm librat e parë janë të tillë.

MEMËDHEU

Mëmëdheu ynë oj Shqipëri
Na falë nder dhe krenari
Të ruajmë në zemër me xhelozi
Se ku kem lindë s’ka rëndësi.

Thuaje t’madhe: Jam Shqiptar
Për këtë emër ji krenar
Dinjitet le të ndritë balli
Për ketë tokë që të djegë malli

Faqe 88.

MOTIVI PATRIOTIK:
Brenda librit, ky motiv eshtë mjaftë i theksuar, prandaj poeti ka bërë përpjekje që dhembjet e kombit dhe bëmat shekullore t’i kthej në vargje me motive patriotike, dashuri e këndshme dhe po aq e dhembshme për Atdheun: “Kjajë si zog i qyqes n’rrem/ Çfarëdo t’bësh, është e kotë/ N’vend të lirisë na sollën helm/ Na lanë n’vajë, por n’vajë pa lot”, (poezia SHEKUJ E SHEKUJ, faqe 5), ndërsa tek poezia “K’NO ARBËRI K’NO”, dhembja melankolike e mëparshme do të kthehet në mburrje dhe ilustrohet me motiv më të lartë atdhetar: “K’no Arbëri ti nisja këndo/ Këndo mirë për Dardani/ Këngën kurrë mos e ndalo/ Ta gëzojmë Nënën Shqipëri”, (faqe 7). Po me këtë pasion poeti i këndon edhe “Flamurit Kuq e Zi”, (faqe 8). Pastaj poezitë: “GËZUAR PAVARËSINË”, (faqe 22); “DARDANIA”, (faqe 30); “SHQIPËRIA IME”, (faqe 42); “SHQIPTARI GËZUAR”, (faqe 49), e ndonjë tjetër, përbëjnë një mozaik patriotik mjaftë të kompletuar.

NËNTORËT

Rreth e rreth i shkon Flamurit
Zonja e rândë Nânë Shqiponjë
Fluturon nga palcë e gurit
Në Qiell këngën lëshon

Heroi ynë Gjergj Kastrioti
Foli qartë si burrat moti:
Ditë të bardha do të vinë,
Se të shenjtë e kem Shqipninë

Faqe 71.

Nëpër vargjet e Bashkim Halilajt, ndeshim preokupimin në aspektin social, duke pasur parasysh gjendjen jo të mirë, vargje këto që kategorizohen te motivi social, ndërsa ato me motiv mërgimi janë poezi më të përjetuara: “Të lutem o Ati im/ Të ikim në Dardani/ Për atdhe në shërbim/ Siç mësove ti”, dhe atje “T’rritëm si pishtar/ Rrënjëve n’zgjerim/ Se kam gjak shqiptar/ T’Ilirikut sublim”, (poezia “ATI IM”, faqe 69), kurse te poezia “PLAGË MËRGIMI”, poeti shton: “Në gjuhën shqipe kur i pyes/ shpesh na duhet një përkthyes”, kurse në një rast tjetër ai shprehet: “Ah po fort më hapet zemra/ i thërras të gjithë me emra,/ por sa ora shkon pushimi/ shpirtin vret kjo plagë mërgimi”, (faqe 62).
Poetin Bashkim Halilajn, e gërryen mërgimi, por ai nuk dorëzohet, andaj sa këtu e sa atje e ndeshim në shërbim të mërgatës shqiptare, i hareshëm dhe gjithnjë optimist. Natyrisht me mall të madh për atdheun, për familjen dhe gjeneratën e tij që i ka lënë në Atdhe.

PËRKUSHTIM LIRIK:
Si çdo poet tjetër, edhe Bashkim Halilaj është i mbushur me dashuri për atdheun, madje shumë krenar për historinë e lavdishme të UÇK-së, andaj përmes vargjeve kujton heroizmin e luftëtarëve dhe heronjëve. Vargje u ka thurur, që nga “BEKIM BERISHA – ABEJA”, (faqe 12); pastaj “BINOMI I PASHTRIKUT, komandant Drinit”, (faqe 38); “JASHAR SALIHU”, (faqe 56); “PREKAZI LEGJENDAR”, (faqe 59), dhe ndonjë tjetër, duke e bërë këtë vëllim me vargje të gjalla dhe tejet përjetuese, sepse “Trimat si ABEJA edhe kur bien nuk vdesin”, prandaj ata “Hyjnë në Histori, dhe aty të gjallë mbesin”, (faqe 13), ose “Djali u bë ushtar/ Ushtari u bë legjendë/ Legjenda u bë Hero/ Heroi i pavdekshëm”, siç ishte Komandant DRINI i cili paska lënë testament se, “Nuk më dhimbet jeta as plagët e mia/ Sall t’mos plagoset keq Dardania”, përkatësisht të mos rrezikohet e ardhmja e Kosovës, kur dihet se Komandant DRINI, është vrarë në rrethan të pa sqaruara, atëherë kur ushtria dhe milicia serbe qenë shporrur tej Dardanisë. Në një vjershë tjetër, poeti i vë epitet të lartë Jashar Salihut: “Rrallë rrisin k’to trojet tona/ Si nj’atë burrë, sot e tevona/ Për Atdhe veten e shkriu,/ Gjeneral Jashar Salihu”, i cili sipas poezisë, “Fliste fare pak dhe rrallë/ Edhe heshtjen e kishte fjalë”, (faqe 56).
Poezia “DIJETARI”, kushtuar Presidentit Historik Ibrahim Rugova, (faqe 41); përshkruhet me nota artistike, në të cilën thuhet: “Nuk heshte dhe s’je ndalë/ Sulmet të vinin si valë/ Ti ballëlartë në vazhdim pune/ Hape shtegun n’mes furtune”, duke e përmbushur, si askush tjetër misionin e tij, sa human po aq edhe atdhetar në shërbim të Kosovës, tashmë ato vlera që i kishte dr. Rugova, edhe kundërshtarët më të rrept po ia pranojnë si vlerë, me atribute të njeriut largpamës, i cili tashmë sa ma thellë po futet nën dhé, në mbitokën e Kosovës po i rritet fama.

DIJETARI
(Kushtuar Ibrahim Rugovës)

A do t’kemi fat përsëri
Të na vjen edhe një si ti
Dhe njëherë të na bashkon
Si më parë në Epokën tonë

Nuk heshte dhe s’je ndalë
Sulmet të vinin si valë
Ti ballëlartë në vazhdim pune
Hape shtegun n’mes furtune

E mbajte dhimbjen në vete
Fale dashuri për gjithë ne
Me hapa të sigurtë në ecje
Për një Rilindje Dardane të Re

Truallit tim kudo që shkova
Gjeta respektin në çdo vend
Për ty Kolos Ibrahim Rugova
Për ty i dashur PRESIDENT!…

Faqe 41.

KUR FLET FRANI:
Poezitë, “PO FLET FRANI”, kushtuar Fran Tanushit, (faqe 46), dhe një tjetër, “PUSHO I QETË”, po për Fran Tanushin”, (faqe 77); i bëjnë vargjet e këtij poeti me ndjenja më fisnike, pasi Bashkim Halilaj, për vite me radhë ka bashkëvepruar edhe me poetin Fran Tanushi, i cili në një moshë relativisht të re, shpirti i tij u ngjit lartë në qiell. Poezitë kushtuar Franit, janë krijime letrare që i rezistojnë kohës, ndërsa poezia “PO FLET FRANI”, ka atë ndjenjën e shpirtit mirë të materializuar, prandaj po e risjell edhe një herë:

PO FLET FRANI

Agimet na zgjojnë
Por darka s’na pretë
Andaj, jo mos të ndalojmë
As një sekondë në jetë

Mendje, elan e shpirt
Futi mirë në funksion
Atdheut jepi dritë
Krahë që të gjallnon

Shkruaj në heshtje
Me një ngjyrë të lehtë
Jepi zë pa rreshtje
Me vargje në fletë

Në k’të ditë plot diell
Në këtë vapë Gushti
Po nisem për në Qiell
I juaji, FRAN TANUSHI!

Faqe 46.

Edhe poeti Bashkim Halilaj, (se si të gjithë poetet tjerë), është i lidhur ngushtë me familjen dhe prindërit e tij. Poezitë “NËNA”, (faqe 24), dhe poezia tjetër “URIME DITËLINDJEN NËNË”, (faqe 57), janë realizime që në brendësinë e vet kanë atë lidhjen gjenetike, shpirtërore dhe njerëzore. Po e kësaj natyre është edhe poezia “ATI IM”, (faqe 69); si dhe poezia kushtuar bashkëshortës, “NUSJA”, (faqe 60); po ashtu edhe poezia tjetër, “DITËLINDJA JONË, VËLLA”, (faqe 76), e përmbyllin mozaikun e përkushtimeve për familjarët e vet.

MOTIVI IRONIK, I URTISË DHE AI KËSHILLUES:
Brenda këtij vëllimi, përveç disa motiveve që u theksuan më parë, bie në sy edhe ironia e cila shtrohet si dilemë për kahen e shumë dukurive të cilat për këtë autor duken devijante. Natyrisht gjëra dhe paradokse të shumta ndodhin, prandaj i inspiruar nga veprime të tilla me pasoja për shoqërinë shqiptare, ai ironizon: “Për faltore jemi krejt të parët/ Po sa vlejnë shkollat për shqiptarët”, (faqe 11). Me këtë ironi janë edhe poezitë: “MOS NA HARRONI”, (faqe 18); “RRUGËT E GROPOSURA”, (faqe 20), ku shprehet jo vetëm shqetësimi por edhe preokupimi i poetit për çështje nacionale, që bashkë me motivin social dhe atë të mërgimit, shpërfaqin një trilogji tematike mjaftë mirë e realizuar. Motivi ironik, shtjellohet edhe nëpër poezitë: “MJERANI”, (faqe 26); “NGJYRA JETE”, (faqe 34); “GRAHI BAC SHAJ E BËRTIT”, (faqe 51); “KOLLTUKU”, (faqe 87); si dhe poezitë e shkruara në formë urtie popullore ose si këshilla në vargje. Në këtë tufë, vargje për t’i veçuar janë: “VLLAZNIA”, (faqe 65); “JETA”, (faqe 67); “DHIMBJE”, (faqe 78); “KOHA”, (faqe 80); “FALNI DASHURI”, (faqe 81); “RËNKUES”, (faqe 83); “LAKMITARI”, (faqe 89), etj. Këto vargje, bashkë me disa të tjera të vargëzuara si këshillë, drejtpërdrejt ose hipotetikisht, kanë të bëjnë me dukuri devijante që i ndodhin shoqërisë, së këndejmi edhe popullit tonë.

NË FUND:
Në fund të librit janë edhe disa vargje emblematike “DUART E ARTA”, (faqe 90), poezi kjo që iu kushtohet miqve të tij të artë: Musa Jupollit, Mentor Thaqit, Sylë Bajramit dhe Fran Tanushit. Kjo poezi e mbyll librin me një mesazh të bukur artistik kushtuar këtyre katër miqve të vet, me të cilët ka bërë shumë aktivitete të përbashkëta. “Dorë e artë pena e tij/ I këndon shpirti në Poezi/ Për Atdhe digjet si prushi/ Poeti ynë Fran Tanushi”, kurse autorin e tekstit të këngës “Thërret Prizreni, mori Shkodër”, poetin Sylë Bajrami, mendon se ai “ia thotë vargut n’lug e n’kodër”, refren ky, sikur të ishta tekst i këngës shkruar nga Sylë Bajrami!…

DUART E ARTA

Penë e artë e Arbërisë
Je o vëllamiri i Dardanisë
Atdhetar, mosha s’të lodhi
Poeti ynë Musa Jupolli.

Shpirti yt ndritë si flori
Atdheut i falë sall dashuri
Vargu yt shpirtin na kënaqi
Poeti ynë Mentor Thaqi.

Faqe 90.

Katër poetët e Atdheut të Bashkim Halilajt, janë jo vetëm krijues por edhe veprimtar të njohur kudo në Evropë. Ata “kudo shkuan e kanë ngritur zërin”, duke u bërë ambasador kulturor, ose oshëtimë pushke në shërbim të Atdheut!

St. Gallen, 24 dhjetor 2024.
Shefqet DIBRANI

SHËNIM PËR AUTORIN:
Bashkim Halilaj, (1973), lindi në Guri i Kuq, Rahovec. Shkollën fillore e kreu, pjesërisht në vendlindje dhe pjesën tjetër në fshatin Qifllak, ndërsa shkollimin e mesëm e mbaroi në Prizren. Studioi në fushën e bujqësisë në Prishtinë dhe Zagreb, kurse në vitin 1995, ka emigruar në Gjermani. Në Gjermani kreu kurse nga fusha e informatikës. Gjithnjë i angazhuar. Në vitin 2016, anëtarë i Radiodedit dhe më pas menaxher i saj. Që nga themelimi anëtarë, nëkryetar dhe kryetar i Shoqatës “Bekim Berisha – ABEJA”. Koordinator në LAPSH, për hapjen e klasëve me mësim plotësues në gjuhen shqipe në Landin Bavarez. Anëtarë i kryesisë në Klubin Letrar “MARTIN CAMAJ”, në Munih, ushtrues detyre i kryetarit në Nëndegën e LDK-së në Munih, si dhe themelues i Shoqatës Kulturore “ARBËRIA”në Garching të Munihut.
Libri me vargje “GJURMË ECJESH”, është vepra e parë e këtij autori.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe kreu i SPAK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore

0

Prishtinë, 24 dhjetor 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj ka pritur sot në takim pune një delegacion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kreu i kësaj prokurorie, z. Altin Dumani.

Gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët diskutuan për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, koordinimit dhe efikasitetit në luftën kundër krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në të dyja shtetet.

Poashtu Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), z. Altin Dumani, nënshkruan edhe marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, të përbërë nga prokurorë të të dyja prokurorive përkatëse.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në mes të dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.

Kryeprokurori Isufaj dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Dumani, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e kanë vlerësuar të rëndësishme, duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë në mes të dy institucioneve të drejtësisë.

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

0
Nga: Lirim Gashi😂😂
Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell, që edhe NASA do t’i quante “urgjente”:
“Drilon, të lutem ma fut k..- ku të duash, zgjidh destinacionin!”
Por Driloni nga Drenica, si rojtar i devotshëm i vlerave tradicionale, refuzon. Pse? Sepse është i bindur se po ia ruan fytyrën.
Logjika e tij? Sigurisht, nga betoni.
Diku në bregdetin e Ulqinit, malazezi Milivoje ecte gjatë gjithë kohës me pushkën mbi supe, sikur të ishte një aksesor mode. Kur gruaja e pyeste pse e mbante pushkën, ai i përgjigjej :
“Unë e mbaj pushkën për ta ruajtur fytyrën tënde .”
Ironia? Tek po vjen.
Një ditë të nxehtë vere, ndërsa Milivoje ruante nderin e saj imagjinar, gjen gruan e tij në mes të “punës vullnetare” me dy turistë muskuloz nga Peja.
Situata? Shumë interesante.
Rezultati? Ata tashmë i kishin shpuar të gjitha “vrimat” e saj – përpara dhe mbrapa.
Por gruaja e tij nuk ishte pa talent për dramë.
Për ta mashtruar Milivojin dhe për ta paraqitur të gjithë aktin si sulm seksual, ajo filloi të bërtiste:
“Milivoje, nëse je burrë, qëlloji me pushkë në lule të ballit !
Të lutem, ma ruaj fytyrën!”
Milivoje, krejt i qetë, ul pushkën, psherëtin thellë dhe i përgjigjet filozofikisht:
“Grua, unë nuk e mbaj këtë armë për ta ruajtur bythen dhe p…. tënd. E mbaj për ta ruajtur fytyrën tënde .

😂

NEVJEROVATNI APSURDI VELIKOG BRATA
Autor: Lirim Gashi
😂😂
Sara iz Tirane svaki dan šalje molitve koje bi čak i NASA nazvala “hitne”:
“Drilone, molim te, stavi mi kurac- gdje god želiš, biraj destinaciju!”
Ali Drilon iz Drenice, kao čuvar tradicionalnih vrednosti, odbija. Zašto? Jer je uvjeren da čuva njen obraz.
Njegova logika? Naravno, od betona.
Negde na Ulcinjskom primorju, Crnogorac Milivoje je sve vreme šetao sa puškom na ramenu, kao da je modni dodatak. Kada ga je žena pitala zašto nosi pušku, on je odgovorio:
“Nosim je da sačuvam tvoj obraz.”
Ironija? Tek dolazi.
Jednog vrelog letnjeg dana, dok je Milivoje čuvao izmišljenu čast, zatiče svoju ženu usred “volonterskog rada” sa dvojicom mišićavih turista iz Peći. Situacija? Veoma zanimljiva.
Rezultat? Već su izbušili sve njene “rupe” – prednje i zadnje.
Ali njegova žena nije bila bez talenta za dramu. Da bi prevarila Milivoja i ceo čin predstavila kao seksualni napad, počela je da viče:
„Milivoje, ako si muškarac, pucaj u njih iz puške!
Sačuvaj molim te moj obraz!”
Milivoje, potpuno miran, spušta pušku, duboko uzdiše i filozofski odgovara:
“Ženo, ne nosim ovu pušku da sačuvam tvoje dupe i tvoju pičku. Nosim je da sačuvam tvoj obraz.
😂

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

0

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi libr më i ri i autorit Florim Zeqa, i 9-i më radhë, MALL E DASHURI PËR ATDHE, me rrëfime nga jeta në emigrim.

Një falenderim veçantë për recensentin e librit, poetin dhe shkrimtarin e mirënjohur Prof, Lekë Mrijaj, cili me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë e përgatiti recensionin briliant të librit tim.

Falenderim dhe mirërnjohje për Shtypshkronjen “Libri im”, me Drejtor z. Xhavit Thaqi bashkë me stafin e tij profesional, për përgatitjen e lartë teknike të ballinës dhe nxjerrjen në dritë të librit tim më të ri!

Për lexuesit ky është një margaritar i rrallë dhe i papërseritshëm!

Libri përmban 30 rrëfime autentike dhe 26 fotografi që e dëshmojnë vërtetësinë e tregimeve brenda 118 faqeve të librit monografik.

Veprat e deritanishme

1.NJOHJA E VONUAR (2017),

2.THIRRJE NGA SHPIRTI (2018),

3.ILUZIONISTËT E SPECIALES (2018),

4.VITET E KRENARISË KOMBËTARE (2021),

5.KATANDISJA E VLERAVE (2021),

6.GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE (2022),

7.Zef Tahiri-PLEQNIA TRADITË FAMILJARE (2023),

8.SHPRESË DHE NOSTALGJI (2023).

9. MALL E DASHURI PËR ATDHE (2024)

Lexim të këndshëm nga autori: Florim Zeqa