Kreu Blog Faqe 691

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

0

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi libr më i ri i autorit Florim Zeqa, i 9-i më radhë, MALL E DASHURI PËR ATDHE, me rrëfime nga jeta në emigrim.

Një falenderim veçantë për recensentin e librit, poetin dhe shkrimtarin e mirënjohur Prof, Lekë Mrijaj, cili me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë e përgatiti recensionin briliant të librit tim.

Falenderim dhe mirërnjohje për Shtypshkronjen “Libri im”, me Drejtor z. Xhavit Thaqi bashkë me stafin e tij profesional, për përgatitjen e lartë teknike të ballinës dhe nxjerrjen në dritë të librit tim më të ri!

Për lexuesit ky është një margaritar i rrallë dhe i papërseritshëm!

Libri përmban 30 rrëfime autentike dhe 26 fotografi që e dëshmojnë vërtetësinë e tregimeve brenda 118 faqeve të librit monografik.

Veprat e deritanishme

1.NJOHJA E VONUAR (2017),

2.THIRRJE NGA SHPIRTI (2018),

3.ILUZIONISTËT E SPECIALES (2018),

4.VITET E KRENARISË KOMBËTARE (2021),

5.KATANDISJA E VLERAVE (2021),

6.GLI ANNI DELL’ORGOGLIO NAZIONALE (2022),

7.Zef Tahiri-PLEQNIA TRADITË FAMILJARE (2023),

8.SHPRESË DHE NOSTALGJI (2023).

9. MALL E DASHURI PËR ATDHE (2024)

Lexim të këndshëm nga autori: Florim Zeqa

Mosndëshkimi i aktit terrorist në Banjska të Zveçanit, e nxitë Listën Serbe për krime të reja ndaj shtetit të Kosovës

0

Nga: Arif Ejupi

Botërisht dihet se krimi i kryer serbë më 24 shtator të vitit 2023, nga Manastiri Banjska i Zveçanit të Republikës së Kosovës, është vepër e bandave kriminale serbe të udhëhequra nga Millan Radojçiq.

Në këtë sulm të klasifikuar me të drejtë si akt terrorist në krye të detyrës pati humbur jetën z. Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës. Po ashtu plagë të rënda pati marrë edhe kolegu i tij, Alban Rashiti.

Me skenar të ngjashëm të këtyre bandave të krimit të organizuar më 26 korrik 2011, është vrarë edhe polici tjetër i Republikës së Kosovës z. Enver Zymberi.

Ky krim i udhëhequr nga ata që janë bërë milionerë nga kontrabanda dhe mënyra të tjera të pista, përveç që është i dënueshëm është edhe i pashembullt.

Lista Serbe, me urdhërdhënës në Beograd e plaçkë e krim në Kosovë, që nga themelimi i saj e deri me sot mision të vetëm e ka rrënimin e shtetësisë së Kosovës.

Millan Radojçiq, tash 25- vjet, kryekapo i bandave të krimit i papenguar nga askush e ka shndërruar Mitrovicën e Veriut në Colorado të dytë, mbase edhe më keq.

Tërbimin e tij në këtë shkallë me tolerancën e tyre të pashpjegueshme e kanë ushqyer ndërkombëtarët dhe disa karrieristë vendorë të etshëm për kolltuk.

Të gjithëve na është e njohur dhuna e grupeve të tij, banditeske ndaj forcave paqeruajtëse të Hungarisë dhe Italisë.

Pas këtij akti të shëmtuar automatikisht këtij grupimi politik me veprime terroriste është dashur t’i ndalohet veprimtaria në Kosovë.

Lista Serbe edhe pse e cilësuar si organizatë terroriste po përfiton pandërprerë nga taksapaguesit shqiptarë të Republikës së Kosovës.

Madje, ajo ka konkurruar edhe për certifikim për zgjedhjet e ardhme në Kosovë, të parapara më 9 shkurt të vitit 2025 . Skandal apo mahi ?!..

Cili vend në botë do të lejonte certifikimin e një grupimi të tillë politikë që program të veçantë i ka vrasjet, plaçkën dhe destabilizimin e rajonit?..

Pakicat serbe të grupuara në disa qytete të Kosovës, nëse i duanë të mirën vetvetes dhe fëmijëve të tyre, duhet të tregohen më vigjilente dhe të përfaqësohen në Parlamentin e Republikës së Kosovës, nga njerëz të duhur e vullnetmirë e jo nga hajdutë e kriminelë të papërmirësuar.

Bashkëkombës të dashur, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025 !

0

Uron dhe shkruan Luan Dibrani

Kremtimi i Krishtlindjeve në hapësirën shqiptare ka kohë që ka kapërcyer kufijtë e një feste thjesht fetare, duke u shndërruar në një kremte kombëtare që na rikthen natyrshëm në epokën e lavdishme të Arbërit.

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta për paqe, dashuri dhe forcë shpirtërore e fizike. Le të jetë kjo festë një moment reflektimi për të rigjetur vlerat tona më të mira dhe për t’u bashkuar rreth synimeve të përbashkëta.

Me shpresën dhe besimin që Krishtlindjet e ardhshme ky popull do t’i presë më i bashkuar, më i fortë dhe më i përparuar, në harmoni e unitet, pavarësisht ku ndodhet – në shtetet e Ballkanit apo në diasporë.

Në emër të vlerave tona kombëtare dhe të dashurisë për atdheun, ju uroj Krishtlindje të gëzuara dhe një të ardhme plot shpresë dhe suksese! Gëzuar fundvitin dhe urime për vitin e ri! Ky është një moment i veçantë për të reflektuar mbi vitin që po lëmë pas, për të vlerësuar arritjet dhe mësimet që kemi marrë, por edhe për të vendosur synime të reja për vitin që po vjen. Le të jetë ky vit një periudhë e mbushur me mundësi të reja, dashuri, dhe realizim të ëndrrave.

Në këtë fundvit, mund të kujtojmë gjithashtu se sa e rëndësishme është që të jemi pranë atyre që duam dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë. Le të sjellim më shumë mirësi dhe mbështetje në jetët tona dhe të tjerëve, sepse kjo është ajo që ndihmon që shoqëria jonë të bëhet më e fortë dhe më e bashkuar.

Urime për një vit të mbarë, plot me shëndet, lumturi dhe realizime të mëdha! Gëzuar festat!

Gëzuar Krishtlindjet dhe te gjitha festat !

Me respekt dhe përkushtim, Luan Asllan Dibrani

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

1

Nikolin Shtjefën Lëmezhi

S’të vranë ty…

(Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024)

Poezi elegjiake

S’të vranë ty Martin,

vranë Shqipërinë!

S’të hoqën ty,

hoqën lirinë!

 

S’të varrosën ty Martin,

varrosën drejtësinë!

Kur mizorisht

të shuan fëmijërinë.

 

Ç’të qajmë ty Martin?

Qajmë pafajësinë.

Dhe lutemi që njerëzit

të njohin Dashurinë.

 

Familja e ky popull,

për ty s’do të marrin hak.

Se jeta jote e bukur,

s’paguhet me gjak.

 

Megjithëse kjo humbje

të gjithëve na pikëllon,

besimi yt i pastër,

për falje na mëson.

 

Martin, vëlla i vogël,

vdekja jote s’shkon kot,

përderisa besojmë

tek i madhi Zot.

 

Sa të bie dielli

akoma mbi këtë dhé,

Martin, o bir i dashur,

i shenjtë ti je për ne!

 

S’të vrau Mario, o Martin,

por e gjithë Shqipëria,

se është një popull,

që po vdes nga padija!

 

Prehu i qetë vogëlush,

se shumë e deshe jetën.

Kush të ka vrarë ty,

ka vrarë të vërtetën.

 

Lart nga qielli i kaltër,

ku tashmë s’ka asnjë re.

Martin, o biri ynë,

lutu ti për ne!

 

Nikolin Sh. Lëmezhi

Kallmet (Lezhë), më 24. 11. 2024

___
Nikolin Sh. Lëmezhi
Lagjja Ndoc Mazi
Rruga Besëlidhja, nr. 20
Postpritje 4001
Shkodër (Albania)
Tel. 00355683236970

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

1

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Në vitin 2013 (si ish anëtarë i KQZ-s)pas deklaratave publike se nuk do të pranoj heqjen e logos së Republikës nga fletëvotimet për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku Serbia e kushtëzonte pjesëmarrjen e serbëve lokal vetëm me simbole serbe, ish Presidentja e “zarfit” më SHKARKOJ nga posti….

Une vërtetë humba postin por, ruajta dinjitetin tim personal dhe ate të shtetit që e përfaqësoja dhe nuk PRANOVA që serbët lokal të garojnë me simbole të Serbisë në zgjedhjet në Kosovë.

Sot dëgjova vendimin e KQZ-s, për mos regjistrimin e Lista”Srpska” në zgjedhjet e 9 shkurtit. Dhe thënë të drejtën, po mendoja; sikur në vitin 2013 të mos pranohej pjesëmarrja e serbëve lokal me simbole té Serbisë (pa logon e shtetit të Kosovës), ashtu siç insistoja unë atëbotë kategorisht(!), me siguri në vend të Lista “Srpska” do kishim një përfaqësim shumë më lojal të serbëve në Kosovë, e jo një “kalë Troje” që e konteston që s’e njeh e s’e pranon Kosovën si shtet!?

P.S.

“Thembër e Akilit” te KQZ-ja, ishte, është dhe do mbetet deri te një reformë e re zgjedhore, akti dhe fakti i përfaqësimi politik (në vend atij administrativ) të anëtarëve të saj. Një tjetër dobësi që shihet si thot populli “prej helikopteri” në KQZ, është edhe përfaqésimi asimetrik i minoriteteve (paramendone; me 40% përfaqësohen!?) që gjithnjë manipulohen nga partia që merr pushtetin…

Do jeni dëshmitarë i presionit të paparë (ja sonte Ambasada Amerikane veç u pronononcua..) mbi anëtarët e KQZ-s për ta rikthyer Lista “Srpska” né Parlamentin e Kosovës… Qofsha i gabuar! Por, përvoja ime e hidhur ma dëshmon këte…

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

1

Nga: Luan Dibrani

Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare në Raport me Çështjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Fjalimi i fundit i Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës, si dhe qëndrimet e tij të përsëritura ndaj zhvillimeve të brendshme të Kosovës, kanë shkaktuar një reagim të fortë nga shumë veprimtarë dhe analistë. Ky veprim i tij tregon një qëndrim të papërgjegjshëm dhe kontradiktor, i cili po minon mundësinë për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të sinqertë midis Kosovës dhe Shqipërisë. Më e keqja është se ky qëndrim vjen në një periudhë delikate për Kosovës, e cila po përballet me sfida të mëdha, siç janë problemet me Serbinë, tensionet me Bashkimin Evropian dhe presioni ndërkombëtar për të bërë përparime në fushat e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

  1. Abuzimi i Edi Ramës me Qeverinë e Kosovës dhe Vlerat Kombëtare:

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po abuzon me mundësitë që ka për të ndihmuar Kosovën, duke e minuar atë me qëndrime të papërgjegjshme dhe kontradiktore. Në vitin 2015, Shqipëria e mbështeti krijimin e Dhomave të Specializuara për krime të mundshme të luftës të Kosovës, duke lobuar fuqishëm për miratimin e tij. Por tani, pas gjithë atyre viteve të angazhimit dhe presionit që qeveria shqiptare ka ushtruar mbi vendet e tjera për të krijuar këtë gjykatë, Rama ka nisur të kritikojë hapur këtë institucion, duke e cilësuar si një mjet të padrejtë që po përdoret për të dënuar vetëm njëra palë, Kosovën, dhe duke e anashkaluar faktin se ky institucion ka qenë rezultat i një procesi të rëndësishëm politik dhe ligjor, të mbështetur edhe nga vetë liderët e Kosovës.

  1. Qeveria e Kosovës e Dëmtuar nga Dyfishi i Standardeve:

Qeveria aktuale e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, ka mbajtur një qëndrim të qartë kundër formimit të Dhomave të Specializuara, duke theksuar se ky institucion është një pasojë e pa drejtë dhe e padrejtë ndaj luftës dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Edi Rama, megjithatë, ka zgjedhur të përkrahë në mënyrë të heshtur dhe të tërthortë një qeveri të kaluar, si ajo e Hashim Thaçit, e cila e formoi dhe e miratoi këtë gjykatë, ndoshta si një mënyrë për të mbrojtur interesat e veta personale dhe politike. Ky dyfishim i standardeve është një abuzim i qartë, sepse Rama, si lider i Shqipërisë, duhet të mbështesë dhe të forcojë qëndrimin e Kosovës për t’u kundërvënë Dhomave të Specializuara, dhe jo të sillet si mbështetës i një strukture që dëmton të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe i bën dëm kauzës kombëtare.

  1. Edi Rama dhe Përkrahja e Një Ish-Qeverie që Dëmton Kosovën:

Në këtë kontekst, qëndrimi i Ramës është më i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës dhe të Shqipërisë se sa kaq. Nëse Rama vazhdon të mbështesë institucionet që mbështetën formimin e Dhomave të Specializuara, ai do të jetë një faktor që përshpejton përçarjen dhe ndarjen mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat kanë qenë gjithmonë të lidhura në mënyrë të ngushtë për kauzën e pavarësisë dhe zhvillimit të rajonit. Kjo është një mundësi e humbur për të siguruar një mbështetje të fortë dhe të sinqertë për Kosovën, dhe gjithashtu për të siguruar qëndrueshmërinë politike të dy shteteve shqiptare.

Përveç kësaj, po të shohim se si aktualisht shumë liderë të Kosovës dhe të Shqipërisë po shihen si viktima të një ndjekje politike të pa drejtë nëpër burgjet e Evropës, bëhet e qartë se kjo është një situatë e padurueshme. Si shqiptarë, kemi të drejtë të kërkojmë që drejtësia të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Këto abuzime dhe shpërfillje për të drejtat e shqiptarëve duhet të ndalojnë dhe të vendoset një qëndrim i qartë dhe i patundshëm kundër çdo forme të padrejtësisë.

  1. Sugjerime për Një Politikë Më të Fortë dhe Më të Drejtë:

Për të përmirësuar situatën dhe për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqen disa hapa të qartë dhe të vendosur:

  • Mbështetje e fortë për Kosovës: Shqipëria duhet të mbështesë pa ngurim çdo nismë që ka të bëjë me forcimin e integritetit dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe të bëjë presion ndaj institucioneve ndërkombëtare për të ndihmuar në përmbushjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.
  • Politikë të qëndrueshme dhe konsistente: Edi Rama duhet të ndalojë me qëndrimet kontradiktore dhe të krijojë një politikë të qëndrueshme dhe të sinqertë për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kjo përfshin mbështetje të fortë për qeverinë aktuale të Kosovës dhe përpjekje për të ndërprerë çdo formë të padrejtësisë ndërkombëtare ndaj shqiptarëve.
  • Përkrahje për lëvizjet demokratike: Rama duhet të shprehet qartë dhe hapur në mbështetje të lëvizjeve demokratike në Serbi dhe të mbrojë të drejtat e qytetarëve serbë që kërkojnë ndryshim. Duhet të bëhet një lidhje e fortë midis lëvizjeve demokratike të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, për të krijuar një Ballkan të qëndrueshëm dhe paqësor.

Përfundim:

Në këtë fazë, qëndrimi i Edi Ramës po rrezikon të krijojë një ndarje të thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës, që mund të jetë i rrezikshëm për të dy vendet dhe për të gjithë rajonin. Abuzimi i tij me qëndrimet dhe politika kontradiktore duhet të ndalet, dhe një angazhim i sinqertë dhe i qëndrueshëm është i domosdoshëm për të siguruar një të ardhme të denjë për shqiptarët, për Kosovën dhe për të gjitha shtetet e Ballkanit.

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

0

Nga: Nusret Pllana

BRUS – lagjja Peshter

Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam sot Nënëloken e UÇK-së, Nënë Stanen dhe bijtë e saj, bashkëluftëtarët tanë: Fatmirin, Viktorin e Filipin, bijtë dhe bijat e tyre, nipat dhe mbesat e tyre, disa prej të cilëve kishin ardhë enkas nga Kroacia, për të na dëshiruar mirëseardhje.
Bashkë me ne ishte edhe Famullitari i Kishës në Peshter, z.Dom Shtjefën Doda e Motra e Nderit, znj. Hana Nikollaj.
Në këtë vizitë të bukur familjare, sot, me ne, te Nënë Stana, Nënë e 8 djemve dhe tri vajzave, te kjo pasardhëse dinjitoze e Gonxhe Bojaxhiut – Shën Terezës, ishin edhe bashkëluftëtarët tanë, Ejup Gashi e Naser Ahmeti.


Në këtë shtëpi, bazë e luftës së UÇK-se, sot na kanë pritur shumica e pjestarëve të kësaj familjeje të lavdishme shqiptare, të cilët përveç kontributit me pushkë në dorë, kanë pritë e përcjell qindra luftëtarë të lirisë, por edhe të plagosur, siç ishin Rrahman Dina( dëshmor i kombit) e Afrim Myrtaj – luftëtar emblematik i UÇK-së.


Kjo është Familja e madhe patriotike e atdhedashëse e Ndue dhe Stanë Gashit, që dhanë gjithçka nga zemra e tyre bujare, për qindra luftëtarë të lirisë të UÇK-së, duke i pritur e përcjellur, me bukë e krip e zemër, deri në përfundimin e luftës dhe çlirimin e Kosovës dardane nga barbaria e mizoria serbe.

Me këto veprime heroike e sakrifica mbinjerëzore, ishin plotësisht të vetëdijshëm se, do ta rrezikonin çdo anëtar të familjes së vet, e që do të martirizoheshin komplet Familja, në stilin Adem Jasharian, por e zgjodhën rrugën e dhimbjes, të nderit e të krenarisë kombëtare, për të mbetë përgjithmonë e nderuar dhe e respektuar, deri në përulje, nga populli ynë i shumëvuajtur e liridashës.


E dashura Nëna Stanë, Ty dhe Familjes tënde të lavdishme, përjetësisht të jemi falënderues për kontributin e madh dhënë lirisë së Kosovës e Bashkimit Kombëtar!
Urime dhe Gëzuar Krishtlindjet!

Prishtinë, më 22 dhjetor 2024

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

0

Gani Mehmeti

Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin e mosçeertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës, ku shkruan:“Albin Kurti po tenton të eliminojë kundërshtarin e vetëm politik në Kosovë, që është Lista Serbe”, shkruan ai. (Sipas, Bota Sot, 23. 12. 2024).

Vuçiq, pse ti ndërhyn në të gjitha institucionet tuaja në Serbi, Albin Kurti nuk është as Gjykatë Kushtetuese e Kosovës dhe as Komision Qendror i Zgjedhjeve në Republikën e Ksoovës. Prandaj, mos u lidh shumë për Kurtin. Ankohu tek Lista Serbe, të cilën e ke këshilluar ti, që të mos e njohë Kosovën e Pavarur. Por, në realitet ka vetëm një ndryshim të vockël, se çdo parti, çdo individ në Ksoovë, që nuk e njeh Republikën e Pavarur, ai vetë është kundër, dhe vetvetiu është armik i Republikës së Kosovës, në veçanti për ata që duan të jetojnë dhe të merren me politikë brenda Kosovës.

Shih për këtë, Lista Serbe në krye me ty, vetë nuk keni dashur të çertifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës.

Unë nuk e njoh fare programin e Listës Serbe, por nëse nuk e ka në program Kosovën Republikë dhe njohjen e saj shtet, nuk është dashur as t’i mundësohet regjistirmi si parti në Kosovë e as të lejohet të marrë pjesë në jetën politike.

Ne kemi vuajtur vetë nën sundimin serb kur e kishim të ndaluar ta shqiptonim edhe vetëm emrin Shqipëri, por nuk ia ndalojmë askujt nga serbët ta duajë Serbinë, por jo në dëm të Republikës së Kosovës. Nuk ia ndalojmë askujt takimet me krerët më të lartë të shteitit serb, por jo të veprojë kundër shtetit të Kosovës. Ne nuk jemi mësuar të shtypim dikë e nuk shtypim as sot, por çka është tepër, tepër është.

Mosçertiufikimi i Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 është meritë e juaja, z. Aleksandër Vuçiq. Vetë i ke thirrur që të mos e njohin shtetin e Kosovës, prandaj, nuk është as Kurti e as KQZ i Kosovës që nuk e kanë çertifikuar Listën Serbe, por je ti i pari, pastaj është vetë Lista Serbe.

Thënë të drejtën, që pas 24 shtatorit të vitit 2023, me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kam pritur se Lista Serbe të çregjistrohej si parti në Koasovë, sepse nënkryetari i saj kishte marrë inisiativën për sulmin terrorist.

Ndërkaq, Albin kurti nuk e ka kundërshtar politik Listen Serbe në Kosovë. Lista Serbe ka kundërshtar politik vetveten, që më parë duhet të njohë Republikën e Kosovës e pastaj të marrë pjesë në zgjedhje.

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

1

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas

___

Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër hajgare me pensionistët e diskriminuar, duke shpallur një ndihmë prej 100 eurosh për secilin pensionist, pavarësisht nivelit të pensionit që marrin. Kjo “dhuratë” nga paratë e taksapaguesve u paraqit si një sukses i madh, ndërkohë që për shumëkënd nuk është gjë tjetër veçse një pagesë elektorale e kamufluar. Përmes këtij veprimi, qeveria trajtoi njësoj ata që marrin pensione të plota dhe ata që jetojnë me 120 euro në muaj – një pabarazi e dukshme që vetëm sa thekson diskriminimin ekzistues.

Pas shpalljes së lajmit, filluan të shpërthejnë lavdërimet për këtë “bujari” të qeverisë, por askush nuk guxoi të përmendë të vërtetën e hidhur: qeveria ende nuk e ka përfillur rekomandimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka cilësuar diskriminuese praktikën e tanishme që përjashton nga pensionet ata që nuk kanë plotësuar 15 vite të regjistruara të punës. Kjo padrejtësi prek sidomos ata që kanë punuar jashtë sistemit serb nga viti 1990 , ose që u larguan nga puna për shkak të represionit të asaj kohe.

Një “sukses” i vërtetë i qeverisë nuk do të ishte një pagesë simbolike në fund të vitit, por hartimi i një ligji që do të eliminonte diskriminimin e trashëguar nga një sistem i padrejtë. Një ligj që do të njihte të drejtën për pension për të gjithë ata që kontribuuan gjatë viteve më të vështira, kur mbijetesa ishte një sfidë e përditshme.

Në vend të kësaj, qeveria zgjodhi rrugën më të lehtë dhe më populiste, duke dhënë një lëmoshë që nuk e zgjidh asnjë problem real të pensionistëve. Këto 100 euro nuk mund të mbulojnë asnjë shpenzim të madh, e lëre më të përmirësojnë jetën e atyre që jetojnë në kufirin e varfërisë.

Nëse qeveria dëshiron të tregojë seriozitet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të saj, ajo duhet të trajtojë çështjen e pensioneve me një strategji afatgjatë dhe të drejtë, që siguron barazi dhe dinjitet për të gjithë pensionistët – jo me hajgare sezonale që vetëm sa thellojnë ndarjet dhe pakënaqësitë.

Histori për Xhenkiz Khanin dhe sulmin e tij ndaj qytetit të Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm

0
Kur komandanti mongol Xhenkiz Khan sulmoi qytetin e Buharasë, në Uzbekistanin e sotëm, e rrethoi por pa mundur ta pushtojë. Duke ndjerë dështimin, ai u shkroi qytetarëve të qytetit që ishin bërë një trup i vetëm kundër pushtuesit:”Kushdo që radhitet në anën tonë, ka besën time.”
Kjo bëri që gjysma e qytetarëve të lëkundeshin dhe të lëshojnë armët, duke u dorëzuar para ushtrisë mongole. Ndërkohë që gjysma tjetër këmbënguli në mbrojtjen e qytetit deri në pikën e fundit të gjakut.
Xhinkiz Khan u shkroi dezertorëve:”Nëse na ndihmoni kundër forcave mbrojtëse të qytetit, do tu emërojmë në postet drejtuese të qytetit pasi ta shtiem në dorë.”
Kjo u dha zemër, kështu u armatosën dhe lufta u zhvendos brenda qytetit, mes bijve të njëjtit gjak, ndërkohë që ushtria mongole bënte tifozllëk nga jashtë.
Në fund, fituan tradhëtarët dhe ushtria mongole vërshoi brenda. Çudia më e madhe ishte kur mongolët i çarmatosën tradhëtarët dhe u prenë kokat të gjithëve. Me këtë rast, Xhinkiz Khan tha: ”Nuk u zihet besë atyre njerëzve që tradhëtojnë popullin e vet.”
(Huazuar)