Kreu Blog Faqe 693

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

0

Shkruan: Adil FETAHU

Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë 2008, faqe 284. ISBN 978-9951-06-209-1.

Njerëzit që duhen mes vete takohen edhe krejt rastësisht. Kjo mund të thuhet edhe për poetët Shefqet Dibrani nga Gërdoci i Llapit (Kosovë), “i ramë” në St. Gallen të Zvicrës, dhe Agim Spahiut nga Kolesjani i Kuksit.

“Takimi” dhe njohja e tyre nisi nga një kartolinë që Shefqeti i kishte dërguar Agimit në prag të vitit të ri 1991 (saktësisht më 15 dhjetor 1990). Në atë kartolinë Shefqeti shkruan gati në vargje poetike: “Poetit Agim Spahiu, Kukës, Shqipëri. Edhe pse s’jemi parë kurrë, të njoh përmes vargut poetik”, pastaj vazhdon i prezantohet për veten e tij: “U linda në Llap e po bredhi nepër Europë. Dëshiroj që në Vitin e Ri 1991, të takohemi në Shqipëri apo në Kosovë! Me respekt, Sh. Dibrani”. Kjo kartolinë ishte “kapsulla” që e ndezi epistolarin (letërshkëmbimin) e dendur dhe kulitivimin e miqësisë së përzemërt midis dy poetëve dhe familjeve të tyre.

Në 15-vjetorin e kalimit në amshim të poetit Agim Spahiu, miku i tij i zemrës dhe shpirtit, poeti Shefqet Dibrani, e botoi librin me titull simbolik: “LETRAT E AGIMIT”. Por, në këtë libër monumental për poetin Agim Spahiu, janë botuar edhe letrat e Shefqetit të dërguara Agimit. Letrat janë botuar sipas kronologjisë, krejtësisht në origjinal, e të përcjella me faksimile të postës së dërguar njërit dhe tjetrit. Letërshkëmbimi midis Shefqetit e Agimit ka zgjatur tri vjet, derisa Agimi i ka dhënë fund jetës në këtë botë (14 dhjetor 1993). Por Shefqeti nuk e ka ndërprerë letërshkëmbimin edhe me familjarët e Agimit, me bashkëshorten Zanen, vajzën (poete) Idën dhe djalin Arbërin.

Janë botuar në këtë libër 19 letra të cilat Shefqeti ia ka dërguar Agimi, dhe 7 letra që ua ka dërguar familjarëve të Agimit. Nga ana tjetër, janë 23 letra të cilat Agimi ia ka dërguar Shefqetit. Përmbajtja e letrave, përveç shprehjes së respektit reciprok dhe dashurisë vëllazërore, trajtojnë çështje të lëvizjes kulturore, letrare po edhe politike si në Shqipëri, poashtu edhe në Kosovë. Në to vërehet brenga e poetëve për gjendjen në fushat e përmendura, po edhe optimizmi se gjërat do vijnë duke u përmirësua. Këta i ofrojnë ndihmë të pakursyeshme njeni-tjetrit në përpjekjet për të botuar veprat e tyre poetike.

Të shkruara me stil elegant të poetit, në letrat e shkëmbyera autorët shpërfaqin karakterin dhe pjekurinë e dy poetëve, me mendje të mprehtë dhe intuitë të sigurtë; me një ton nderues ia thonë njeni-tjetrit vërejtjet apo sugjerimet për veprat që po i bënin gati për botim, me qëllimin më të mirë që vepra të del sa më e arrirë. Në këtë shkëmbim, ata i dërgojnë libra njeni-tjetrit dhe botojnë poezitë, cikle poezishë apo përmbledhje sosh në shtëpitë botuese në Kosovë e në Shqipëri,në Zvicër apo gjetkë, përkundër vështirësive të mëdha të gjendjes politike e të sigurisë në Kosovë dhe të gjendjes së varfërisë në vitet e para të demokracisë në Shqipëri, aq sa shtëpitë botuese nuk kishin as letër për botimin e veprave.

Në letërshkëmbimin midis poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu, përmendën emrat e shumë poetëve e shkrimtarëve të njenës apo të palës tjetër, si recenzentë, redaktorë apo botues të mundshëm të veprave që këta i kishin bërë gati për botim.

Nga përmbajtja e letrave të Agimit vërehet zhgënjimi i poetit për situatën në vend. Ai në mënyrë poetike e thotë “Shqipëria është në anën e errët të hënës”! Në letrën që i shkruan Shefqetit më 22 janar 1992, Agimi shprehë zhgënjimin e tij me pushtetin e ri: “Miku im i shtrejtë, në këtë midis kohe, pa qeveri të vërtetë, pa shtet, pa ligj e pa rend, rruga me rrëmujë e rrëmet ka marrë frerët në dorë e po pi edhe pikën e fundit të gjakut që ka mbetë në trupin e tharë të këtij populli të mjerë… Inelektualët janë preja e parë e kësaj lukunie. Është bllokuar shkenca, kultura, arti, shtypi…. Ndaj shkruaj, shkruaj vazhdimisht, mbasi kjo është e vetmja detyrë imja që më ka caktuar kjo tokë e shenjtë, ky Komb fisnik e fatkeq, ky Komb i lindur prej Zotit e i mallkuar prej robit. Po fundja, Shefqet, ky është edhe misioni i çdo njeriu: të bëjë atë që mundet, pa kursyer asgjë, në shërbim të Kombit…”. Në letrën e tij dërguar Agimit, Shefqeti duke ditur situatën e përgjithshme në Kosovë dhe në Shqipëri, ndër të tjera i shkruan: “Jetojmë në një moment kritik, në një kohë që vendoset për fatin tonë, të ekzistojmë apo jo, në një momnt kur nuk mund t’i qëndrojmë larg interesit kombëtar… intelektuali i ndershëm nuk guxon të tërhiqet në një anë, mos të merret me politikën e ditës, e as nuk guxon të mbyllet e të heshtë kundruall matrapazëve e bashibozukëve apo liderëve të ashtuquajtur elitë…”

Përmbajtjet kryesore të letrave të tyre kanë për objektiv botimet e njenit dhe të tjetrit, mundësitë për të botuar nëpër gazeta e revista në Shqipëri, në Kosovë apo jashtë. Në këtë kuptim, nga përmbajtja e letrave shihet se Shefqeti ka bërë më shumë dhe i ka ofruar ndihmën më të madhe Agimit për botimin e librave të tij, madje i ka dërguar edhe letër për t’i botuar ato, pasi shtëpitë botuese nuk kishin letër!

Shefqeti ishte angazhuar me mish e me shpirtë për ta botuar librin e Agimit “NJERIU MBI PIKËLLIMË”, (Pikëllima është mal në vendlindjen e Agimi). Por libri u botua pas vdekjes së autorit, veçse miku i tij ia dërgoi familjes së Agimit më se 50 ekzemplarë, u premtoi se do t’iu dërgojë edhe tjera sa t’iu nevojiten për t’ua dhuruar miqve e dashamirëve të Agimit, dhe kërkoi listën me adresa të personaliteteve të cilëve do t’ua dërgonte drejtpërdrejtë, në Shqipëri, Europë apo në Amerikë. Pas dërgimit të librave, Shefqeti mori letra falënderimi nga disa prej atyre të cilëve ua kishte dërguar librat e Agimit: Visar Zhiti, Ferhat Cakaj, Esati, Shpresa Vreto, Islam Spahiu, Ylfi Selmani, Petrit Palushi, Tonin Çobani, Elmira Mujo, Luan Qeneti, Teodor Laço.

Shefqeti ka vazhduar shkëmbimin e letrave me familjarët e Agimit, e posaçërisht me vajzën e tij poete, Ida, së cilës është shprehur i gatshëm t’i ofrojë gjithëfarë ndihme të nevojshme për botimin e poezive të saj, duke e porositur dhe udhëzuar që ato të jenë sa më të mira, për ta vazhduar traditën e babait të saj.

Vlerësimin e tij mbi shkëmbimin e letrave midis poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu, poeti e shkrimtari Adem Istrefi, e nisë më këto shprehje: “Ka letra e letra. Si këto letra kurrë s’kam lexuar. Këso miqësie poetike ende s’kanë njohur letrat shqipe…. O ju të shtrenjtit e mi, ju vëllezërit e mi më të vegjël! Se si vëlla më të madh desha të më kishit. Se vëllezër janë ndërmjet veti gjithë fisi i poetëve. Dhe kur flas për poetët, flas për poetët. Flas për ata që si ju që letrat i quanit ‘Pëllumba të bardhë’. Dhe përmes këtyre ‘pëllumbave’ u njohët, pa u njohur kurrë më parë, u patë dhe pa u parë. Që të dy nga dy cepa të Dardanisë së sotme, jo asaj të lashtës, shumë të lashtës e shumë të dëgjuarës gjurmëlënëse, se ajo kishte shtrirje tjetër…”. dhe vazhdon me lavëdërime për njenin dhe tjetrin, për miqësinë e tyre të sinqertë e të përzemërt, me shpirtin e tyre të kulluar në shtatë kullojsa.

Në librin “LETRAT E AGIMIT”, autori ka botuar intervistën e gjatë me Agim Spahiun, të zhvilluar më 13 qershor 1992. Intervistën e kishte bërë për revistën “FJALA” (të Prishtinës), me sugjerimin e Milazim Krasniqit, redaktor, por nuk u botua në atë gazetë. Më vonë, një verzion të shkurtuar e botoi “ZËRI” në Prishtinë, dhe pak më të gjërë e botoi revista “REPUBLIKA” në Lublanë, e botuesit Salih Kabashi. Në këtë libër është botuar intervista e plotë, duke i ruajtur të gjitha tiparet shprehëse dhe gjuhësore të poetit Agim Spahiu.

Libri epistolar i Shefqet Dibranit “LETRAT E AGIMIT”, është një monument letrar për poetin Agim Spahiu, ndërsa në përkushtimin e tij autori shkruan: “Këto letra le të mbeten testmanet i gjallë dhe uratë e përhershme për shpirtin e poetit Agim Spahiu”.

Prishtinë, 22 nëntor 2024.

Parlamenti i Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e përbashkët do të duhej të miratojnë REZOLUTË mbi DISKRIMINIMIN në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc 

1
Nga: Refik Hasani
Është paralajmëruar se Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, do të mbajn një seancë të përbashkët me 20 dhjetor të këtij muaji në sallën e seancave plenare të Parlamentit të Kosovës.
Kjo është mbledhja e përbashkët e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo mbledhje e përbashkëtë do të duhej të ngrisin dhe mbrojn gjithë hapsirën shqiptare jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe diasporës duke përfshi edhe Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.
Dy Parlamentet, të diskutojn përmesë një pike të rendit të punës dhe do të duhej të miratojn REZOLUTË mbi spastrimin Etnik-DISKRIMINIMIN në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes pasivizimit të adresave Është momenti të themelojn e funksionalizojn një Komision Parlamentar mikst për shqipëtarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Angazhimi intenziv i përbashkët do të sjell hapa konkret përmesë bashkëpunimin të thellë, të përafërt, zgjerim e shumëfishim bashkëpunimi miqësor e vllazëror, por edhe binjakzim i komunave.
Përcaktimi me prioritete në interes jo vetëm të këtyre dy shteteve, por gjithë shqiptarëve në hapsira shqiptare dhe diaspor do të sjellë rezultate konkrete.
Do të duhej të ngrisin funksionalizojn një SEKRETARI TË PËRHERSHME E TË PËRBASHKËT që do tē jetë me detyra e aktivitete edhe në interes të shqiptarëve jashta këtyre dy shteteve dhe për diasporën.
 Dy Parlamentet, do të duhej trajtuar diskriminimin, pasivizimin dhe pastrimin etnik, të mbështesin formimin e Universitetit në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë dhe përfaqësimi proporcional në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe Qendror.
Krahina Shqiptare e mbeturë padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin Preshevë, Medvegjë,dhe Bujanoc kan mbajur dhe organizuar Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, por edhe pasi kan zhvilluar dhe një kryengritje të armatosur luftën nga UÇPMB-ja dhe mbajtur nën garancion ushtarak dhe civilë nga faktori ndërkombëtarë Marrëveshjen e Konçulit.
Dy Parlamentet, të adresojn diskriminimin në mekanizma të BE-ës dhe instancave më të lartë të OKB-ës. Për shqiptarët shumicë në këtë Krahinë, e vetmja shpresë është në Parlamentin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërhyrje e papresedan e kryeministrit Rama në Parlamentin e Kosovës

0
Qasja e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës ka ngritur shpesh pikëpyetje mbi motivet dhe qëllimet e tij, duke krijuar përplasje të dukshme në marrëdhëniet mes dy vendeve që historikisht kanë qenë të lidhura ngushtë.
Deklaratat dhe qëndrimet e Ramës janë më tepër “ndihma” deklarative dhe mungesë e veprimeve konkrete. Rama shpesh ka theksuar publikisht se Shqipëria mbështet Kosovën, por në arenën ndërkombëtare, rezultatet konkrete të kësaj mbështetjeje mungojnë. Ai nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së apo për të lobuar më fuqishëm për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Propozimi i tij për korrigjimin e kufijve në vitet e mëparshme, atëherë kur Rama përkrahte publikisht idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, u pa nga shumëkush si kërcënim për stabilitetin territorial të Kosovës. Kjo ide u mbështet edhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe disa qarqe ndërkombëtare, u refuzua fuqishëm nga institucionet e Kosovës dhe nga shumica e qytetarëve.
Qëndrimi ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ishte një përpjekje tjetër e Ramës shumë befasuese, ngase Rama ka qenë ndër figurat që ka inkurajuar Kosovën të pranojë krijimin e Asociacionit, duke mos adresuar qartësisht rreziqet që kjo strukturë mund të ketë për funksionalitetin e shtetit.
Vizitat dhe qëndrimet për Gjykatën Speciale janë një argument tjetër që Rama shfrytëzon Kosovën për tu promovuar si një lider rajonal me Vuçiqin. Vizitat e tij te Hashim Thaçi gjatë mbajtjes në paraburgim nga Gjykata Speciale dhe qëndrimet e tij publike për shfuqizimin e kësaj gjykate janë parë si ndërhyrje në punët e drejtësisë dhe përpjekje për të politizuar çështje ligjore. Këto veprime janë interpretuar si një lloj përkrahjeje për individë të caktuar në dëm të institucioneve të Kosovës.
Si të kuptohet roli i Ramës?
Shumë analistë kanë vënë në dukje një afrim të dukshëm mes Ramës dhe Vuçiqit, veçanërisht në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. Kjo nismë është kritikuar nga Kosova për mungesën e transparencës dhe për faktin që Vuçiqi e ka përdorur për të forcuar pozitat e tij rajonale në dëm të Kosovës, a nuk ishte kjo ndihmë “kolegiale” regjimit të Vuçiqit nga Rama!? Pra Deklaratat e Ramës shpesh iu kanë shërbyer narrativës serbe për kompromisin e njëanshëm dhe për përgjegjësinë e Kosovës në mosarritjen e marrëveshjeve.
Moskoordinimi me Kosovën
Veprimet dhe deklaratat e Ramës shpesh nuk kanë qenë të koordinuara me institucionet e Kosovës, duke krijuar përshtypjen e një agjende personale ose të ndikuar nga interesa të tjera. Kritikat e tij publike ndaj qeverisë Kurti dhe ndërhyrjet e tij në çështje të brendshme të Kosovës kanë dëmtuar imazhin e unitetit kombëtar në arenën ndërkombëtare.
Rama mund të jetë duke ndjekur një strategji të ndërtuar mbi përfitime personale ose të lidhura me aleancat rajonale. Ai mund të përdorë Kosovën si kartë politike për të rritur rolin e tij në Ballkan ose për të marrë mbështetje nga aktorë ndërkombëtarë, a nuk ishin këto përpjekje personale ose politike të Ramës dëmtuese korrekte ndaj Kosovës dhe Qeverisë Kurti.
Çfarë mund të bëjë Kosova për të adresuar këtë situatë, përveqëse të ruaj pozicionin e saj të pavarur, ashtu siç po bënë kryeministri Kurti dhe qeveria e tij. Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë të ndjekë një politikë të pavarur dhe të mos lejojë që deklaratat ose qëndrimet e Ramës të devijojnë qëllimet e saj strategjike. Kosova duhet të theksojë qartë se vendimet e saj janë të bazuara në interesat kombëtare dhe jo në presionet nga Shqipëria apo ndonjë palë tjetër.
Kosova duhet të investojë më shumë në diplomacinë e saj për të forcuar marrëdhëniet me shtetet kyçe të BE-së dhe SHBA-së, duke e anashkaluar ndikimin e Ramës në temat që janë jetike për vendin. Andaj është i domosdoshëm denoncimi i narrativave të dëmshme dhe çdo përpjekje për të imponuar ide si korrigjimi i kufijve apo zbatimi i Asociacionit pa garanci duhet të kundërshtohet me fakte dhe argumente që mbrojnë sovranitetin dhe interesat strategjike të Kosovës.
Forcimi i unitetit kombëtar
Kosova dhe Shqipëria duhet të punojnë për të ndërtuar një marrëdhënie më të koordinuar, bazuar në respektin reciprok dhe interesat e përbashkëta, duke eliminuar ndikimet personale apo politike që dëmtojnë këtë marrëdhënie, ndërsa qasja e Ramës ka krijuar një narrativë të paqartë dhe të dëmshme për Kosovën. Ndërsa Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë aleatë të ngushtë, veprimet e Ramës kanë treguar më shumë ndarje sesa bashkëpunim. Për të ruajtur interesat strategjike të saj: Kosova duhet të fokusohet te mbrojtja e sovranitetit dhe demokracisë; të ndërtojë një diplomaci më të fuqishme dhe të pavarur; tëë shmangë ndikimet nga qasje që duken më shumë dashakeqe sesa të dobishme.
Në këtë mënyrë, Kosova mund të sigurojë një pozicion të fortë dhe të pavarur në arenën ndërkombëtare, pavarësisht nga ndërhyrjet e Ramës apo të tjerëve.

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

6
Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e ndiejmë, dhe është pjesë e formimit të personslitetit dhe shpirtit tonë, duhet të largohemi nga përpjekja për të ndikuar tek bahkombasit tonë për thithjen në vetë vete vlerat civilizuese përendimore.Pasi kjo është e kot.
Tani këta bashkombsit tonë,thonë, se ne jemi 93% islamista ,urime,bëhenu edhe qind për qind ,kjo është rruga e juaj të cilën e keni zgjedhur, por pa ne, madje edhe nëse 10 veta jemi .
Kjo është zgjidhja e juaj.
Unë nuk do të merrem më me ju ,rruga e mbarë ju qoftë, por një e di, dhe besoj shumë në këtë, se besim islam nuk do të ketë në 500milion të krishterë në Evropë, duke përfshirë edhe ballkanin përendimor.
Tani ju thoni se jemi 93% të besimit islam në Kosovë dhe për rreth Kosovës ,kush janë, sigurisht të krishterët evropian.
Juve ,kur ju nevojitet me e gënjye vetë veten, thoni se kombi shqiptar ka tre fe (besime) kjo është një marrëzi e juaj ,që askush më nuk ju beson lëre më te pranon.Ju me çdo mjet mundoheni t’i largoni të tjerët që nuk janë si ju ,dhe urime të gjithë do të jeni njësoj ,jo më 93% ,por qind për qind ,dhe pa ne.
Ju tanimë, ia keni dal t’i mbushni xhamit me rini dhe te reja dhe i keni indoktrinuar me islamin e juaj ,ata/ato dinë vetëm rreth xhamive dhe hoxhollarëve , dhe urrejtjen e kanë pjesën thelbsore të formimit të tyre,lakmin për para, dhe egozmin.Kjo është vepra e juaj në rininë kosovare.Dhe kjo është për keqardhje.
Ne e dim ,dhe bashkësia e civilizuar ndërkombëtare e dinë ,se me ju është shteti,institucionet shtetrore ,politika ,arsimi ,mediat ,lidershipi ,familjet ,urime Kosovë, në shëndrrimin e saj në Siri brenda truallit evropian ,por pa ne, pakicën e dashurisë krishtere evropiane,të cilët kontribuam dhe u angazhuam për Kosovën evropiane ,por ju 93%, e shëndrruat Kosovën në Siri.Urime?
Viti 2025, do të jetë, se si do të jetë Kosova, me ju 93% të orientimit me agresivitet në islamin arab, apo ne një Kosovë me të pa krishterë, qe ne jemi pakicë brenda 93%, të sharë,të persekutuar,të etiketuar,të kërcnuar ,të diskriminuar ,vetëm,pse e dojmë një Kosovë evropiane, dhe ne ju kemi lutur,që edhe ju të jeni me ne.
Një është e sigurt,Unë dhe të gjithë të tjeët si unë deri në frymën e fundit , do të jemi me Evropën dhe SHBA ,por unë nuk do të hargjoj më kohë dhe enegji,e të duroj fyerje,sharje,presione e kërcnime,për të vetmen KËSHILLË që edhe ju 93%, të jeni evropian si ne, sepse jetoni në Evropë meerrni para nga Evropa,përkraheni dhe ndihmoheni nga Evropa ,por zgjedhët rrugën e përcaktimit të islamit arab ,dhe rruga e mbarë ju çoftë?
Dhe të pakicës krishtere në Kosovë, u dëshiroj më të mirat, dhe Gëzuar festat e krishtlindjes.Dhe,Rrini zgjuar,dhe mbani paqen dhe dashurin brenda juve!
LAMTUMIRË!

Daily Express (1930) / “Diktator është ai që shpërfill Kushtetutën…” — Intervista ekskluzive me Mbretin Zog I në Shqipëri

0

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 2 korrik 1930, faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Dhjetor 2024 

“Daily Express” ka botuar, të mërkurën e 2 korrikut 1930, në faqen n°8, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog I në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Zogu – një mbret shumë modern

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 2 korrik 1930, faqe n°8

Burimi : Daily Express, e mërkurë, 2 korrik 1930, faqe n°8

Nga Alexander Levvey Easterman 

Mbreti Zog refuzon të mbajë një kurorë

Nuk do të ketë ceremoni kurorëzimi

Personalisht mbikëqyr çdo departament të shtetit të tij

Mendon se gratë duhet të qëndrojnë jashtë politikës dhe është idhulli i popullit të tij 

Tiranë, Shqipëri.

Sapo pata një intervistë të gjatë dhe magjepsëse me një Mbret të ri të mrekullueshëm, i cili, megjithëse ulet në fronin e mbretërisë më të re, më të vogël dhe më pak të njohur evropiane, mund të ketë fuqinë për të ndaluar ose për të shkaktuar shpërthimin e ardhshëm të luftës në Evropë. Kërcënimet dhe sfidat e zjarrta por të paqarta të Musolinit gjatë ditëve të fundit do të kenë një kuptim më të qartë në dritën e vendit të këtij Mbreti në Ballkan. 

Zogu, Mbreti i parë i Shqipërisë, është një risi tek monarkët. Ai është i vetmi sundimtar që refuzon të mbajë një kurorë. Ai refuzon, kundër këshillës së ministrave të tij, të ketë një ceremoni kurorëzimi, sepse është shumë i zënë me ndërtimin e shtetit të tij dhe sepse kostoja e ceremonisë, thotë ai, mund të përdoret më mirë në rregullimin e mbretërisë së tij. Ai personalisht drejton çdo departament të shtetit të tij, nga politika e jashtme e lartë deri tek ndërtimi i një rruge të re në kryeqytetin e tij. Ai është autokrat i padiskutueshëm i vendit të tij dhe idhulli i popullit të tij. 

Mbreti Zog është vetëm tridhjetë e tre vjeç. Dy vjet më parë, kur ai ishte një qytetar privat, ai krijoi, i vetëm, Mbretërinë e re të Shqipërisë nga një rrëmujë tipike kaotike ballkanike e fraksioneve të panumërta të vogla dhe fiseve ndërluftuese – një ferr grindjesh politike, revolucionesh dhe grindjesh të vazhdueshme. Ai ngriti fronin e tij dhe krijoi një dinasti të re. 

Ai qeveris vetëm 800.000 subjekte, por ai mban çelësin e një situate politike që është e mbushur me mundësitë më të rrezikshme për prishjen e paqes europiane. 

Ai është i rrethuar nga të gjitha anët nga shtete të reja të fuqishme dhe ambicioze që shkëlqejnë në mënyrë ogurzezë mbi njëri-tjetrin dhe e shikojnë atë me ankth. Në njërën anë qëndron një Jugosllavi e zgjeruar dhe ambicioze nën diktaturën e mbretit Aleksandër, e cila kërkon dëshpërimisht të hapë një dalje në Mesdhe. 

Nga ana tjetër, figura e madhe dhe e frikshme e Musolinit bllokon rrugën drejt kësaj daljeje. Mes të dyve, mbretëron një armiqësi kërcënuese, në rritje dhe e rrezikshme. Të dy po luftojnë për kontrollin e Adriatikut që të çon në Mesdhe dhe në fuqizimin botëror. 

Mbreti i ri i Shqipërisë dhe mbretëria e tij e sapolindur shtrihen gjeografikisht mes këtyre dy rivalëve të egër. Këto dy kombe po shikojnë me ankth ngritjen e këtij Mbreti të ri; të dy janë rivalë për miqësinë e tij dhe secili është xheloz për çdo shenjë favori që mund t’i tregojë tjetrit. Në atë rivalitet qëndron fara e telasheve për Evropën. Musolini ka shënuar suksesin e parë duke i dhënë hua mbretit Zog 2,000,000 £. 

Në këmbim, Italia ka fituar ndikimin tregtar dhe të drejtën për të trajnuar ushtrinë shqiptare. Si pasojë ka tërbim dhe hidhërim në Jugosllavi. “Shkëndija e Ballkanit” më përshkroi Shqipërinë një zyrtar i lartë britanik. Ajo është Belgjika e Evropës Lindore. 

Mbreti Zog ka armiqtë e tij xhelozë, të cilët përdorin metoda të çuditshme për të shkatërruar prestigjin e tij dhe për të minuar mbretërinë e tij. Raporte të çuditshme kanë qarkulluar për shumë muaj nëpër kryeqytetet e Evropës se ai po vdiste nga një atentat i ngadaltë në pallatin e tij nga helmi i administruar në mënyrë misterioze dhe se mbretëria e tij, e copëtuar nga revolta, ishte gati të shkërmoqej.

Erdha në Shqipëri për të mësuar të vërtetën për këtë monark të ri dhe aktivitetet e tij. Për dy orë sot, Zogu i Parë më tregoi për sprovat e tij, punën e tij dhe ambiciet e tij për popullin e tij. Ai u përgjigj me gjallëri pyetjeve të mia, por me një vigjilencë të jashtëzakonshme. 

Kjo intervistë me një sovran në pushtet ishte, për informalitet, më e veçanta në përvojën time. 

Ne u ulëm përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të vogël pune, të mbushur me letra, në fund të një dhome të gjatë, të mobiluar thjesht në pallatin dykatësh, me ngjyra, i cili është thjesht një vilë e vogël, me shumë pak pretendime. 

Mbreti Zog është një i ri i pashëm, shtatlartë, i zhdërvjellët, me pamje nervoze, me ngjyrë të zbehtë, me mustaqe paksa të gjata, siç është stili shqiptar. Ai u ul në një karrige të madhe, si një fron, të gdhendur me shqiponjën dykrenare shqiptare dhe kishte veshur një uniformë të thjeshtë kaki pa asnjë dekoratë të vetme. 

Unë shpreha habinë e këndshme që e pashë atë në një shëndet kaq të mirë, pasi raportet e këqija kishin shprehur të kundërtën. 

“Unë nuk jam i befasuar dhe as i mërzitur nga këto forca”, u përgjigj mbreti. “Shumë forca po punojnë kundër meje në një klimë kërcënimesh, sepse unë e kam bashkuar vendin tim dhe i kam kthyer fytyrën drejt paqes dhe përparimit. Këto forca inkurajohen në qarqe të fuqishme dhe janë aq tinëzare, saqë mjetet që kam në dispozicion i shoh shumë të dobëta për t’i luftuar ato.” 

“A do të më tregojë Madhëria juaj pikat kryesore të politikës suaj?”

“Me kënaqësi. Është, me një fjalë, liri dhe përparim për vendin tim dhe paqe me fqinjët e mi. Emri i lashtë i vendit tim është, ju kujtohet, Illyria, që do të thotë liri. Ne kemi luftuar dhe vuajtur për të për qindra vjet kundër pushtimit dhe shtypjes së vazhdueshme të huaj.” 

“Po politika juaj e brendshme ?” 

“Kjo është e thjeshtë. Ju e dini se për shekuj vendi im ka jetuar në një gjendje kaosi për shkak të keqqeverisjes së huaj. Unë kam ndërmend ta ndryshoj atë. Politika ime është ajo e rindërtimit – të përpiqem të kapërcej dekadencën disashekullore dhe ta sjellë Shqipërinë në përputhje me idetë dhe nevojat moderne.” 

Mbreti u përkul dhe buzëqeshi me mirënjohje ndërsa unë e përgëzova për këtë veprimtari të jashtëzakonshme. Rrugës për në kryeqytetin kisha parë ndërtesa, rrugë të ndërtuara, laboratorë kërkimorë bujqësorë dhe shumë biznese të tjera të reja. 

“Kishte gjithashtu vështirësi fetare,” shtoi ai. “Në Shqipëri ka tre fe të ndryshme dhe të gjitha ishin të përziera në politikë. Unë tani e kam ndarë plotësisht fenë nga shteti. Unë kam dekretuar lirinë dhe barazinë e plotë fetare. Vetë shteti nuk ka fe zyrtare dhe njerëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan.” 

Unë iu referova pozitës së gruas. Kisha lexuar se në Shqipëri pozicioni i tyre tradicional ishte ai i “orendive”. “A do të garantoni barazi gjinore si në Perëndim ?” — e pyeta unë. 

“Unë besoj në lirinë kulturore të grave dhe barazinë e tyre përpara ligjit,” ishte përgjigja, “por nuk mendoj se ato duhet të marrin pjesë në politikë. Dua t’i edukoj gratë, por edhe t’i mësoj që të jenë nëna të mira dhe menaxhere shtëpie. Unë dua që gratë shqiptare të jenë gra të mira – si ajo.” 

Mbreti u kthye dhe tregoi portretin e një gruaje të pashme në mur, në moshë të mesme. Ai u përkul pothuajse në mënyrë të padukshme para fotografisë. “Ajo është nëna ime,” — tha ai thjesht. 

I përmenda se fejesa e fëmijëve dhe martesa kanë qenë të zakonshme në Shqipëri, fejimet e fëmijëve edhe para lindjes. “Unë e kam shfuqizuar të gjithë këtë me një dekret të veçantë dhe” – kjo me një ndjesi krenarie – “është pranuar nga të gjithë pavarësisht zakonit shekullor.” 

Mendoj se ky është një nderim i veçantë për aftësinë dhe ndikimin e tij. “Thuhet se sundimi juaj është një diktaturë, një formë qeverisjeje që nuk është shumë e popullarizuar në Perëndim.” 

Mbreti Zog ktheu sytë e tij të shkëlqyeshëm nga unë : “Varet se çfarë do të thuash të dish se si qeverisen vendet e tjera, por unë e njoh vendin tim dhe njerëzit e mi. Ashtu si rrobat janë bërë për t’iu përshtatur personit, ashtu edhe sistemet qeverisëse janë krijuar për t’iu përshtatur kombeve individuale. I dhashë vendit një qeveri kushtetuese – një kabinet dhe një parlament. Por qeveria duhet mbajtur nën kontroll të rreptë dhe qeveria ime është përgjegjëse ndaj Kurorës. Është e vërtetë që unë zgjedh kabinetin, por është përgjegjës edhe para Parlamentit. Diktator është ai që shpërfill Kushtetutën. Por unë nuk do të toleroj ‘lobimet qeverisëse’”, shtoi ai ndjeshëm. 

E pyeta se çfarë mendonte për mbretërimin në përgjithësi dhe si kishte ndikuar tek ai. “I vetmi ndryshim që ka bërë për mua,” tha ai i zymtë, “është se në vend që të punoj shtatë apo tetë orë në ditë, tani punoj tetëmbëdhjetë dhe mbaj përgjegjësinë e të gjithë shtetit. Unë jam vetëm një punëtor i thjeshtë që bëj punën time. Kjo është gjithçka do të thotë për mua mbretërimi.” 

Ai donte të ulej dhe të bisedonte, por duke parë masën e letrave në tavolinën e tij, u ngrita për t’u larguar.

I dhashë lamtumirën time. “Shpresoj se do të vini sërish,” tha ai. 

Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve, është një i ri shtatlartë me inteligjencë të jashtëzakonshme. Unë parashikoj që do të dëgjojmë shumë për të dhe se ai do të bëhet një nga shtetarët më të talentuar në Evropë.

Koha, e hënë, 16 dhjetor 2024, f.13

Të islamizuarit “tonë” ishin bartës të dhunës otomane ndaj të krishterëve shqiptarë, do të thotë ndaj vetvetës!

1
Nga: Msc Belisar Jezerci, Kryetar i Lidhjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, me seli në Bruksel
___
BIJT E POPULLIT TË ISLAMIZUAR ISHIN BARTËS TË DHUNËS OTOMANE NDAJ TË KRISHTERËVE SHQIPTARË!
___
Klerikët shqiptarë provuan mbi kurrizin e tyre dhunë fizike dhe morale deri në ekzekutime me vdekje!
Nga e gjithë ajo plejadë mund të veçojmë: Pjetër Budin, Dom Ndre Kalamashin, priftin e Gjakovës, Pjetër Mazrekun, vikar apostolik në malet e Shqipërisë, Dom Nikë Grubesin, Anton Pavlloviçin, misionarin apostolik të Trepçës, Vuçiternës dhe Prishtinës, Pjetër Bogdanin etj.
“Të panumërt ishin ata besimtarë që martesat nuk i shpallnin në kishë nga frika se turqit, kur shihnin ndonjë vajzë (nuse) të bukur, e donin për vete.”
Në dioqezën e Shkodrës kishte më shumë se 300 kisha; të gjitha u shkatërruan.
Në vitin 1602, Kisha e Zojës së Ngjitun në Qiell, në Prizren, u dogj tri herë dhe u plaçkit nga “turqit” (shqiptarët e islamizuar). Po atë vit, abacia e Shën Kollit në Breg të Bunës, afër Ulqinit, u rrënua plotësisht.
Në fshatin Letnicë u vra një prift katolik shqiptar.
Në vitin 1611, Kisha e Shën Kollit në Lezhë u zaptua nga “turqit” dhe u kthye në xhami. Në Prizren, dy kishat më të bukura të qytetit u kthyen në xhami. Në Malin e Zi të Shkupit, një kishë madhështore u kthye në xhami.
Në vitin 1624, prifti i Malësisë, Dom Marku, u akuzua nga “turqit”, e lidhën dhe i kërkuan para. Ai nuk ua dha, e çuan në Shkodër te kadiu, i cili e shpalli të pafajshëm dhe e liroi, por më pas ata e vranë.
Në krahinën e Pultit, nga 78 kisha dhe manastire mbetën vetëm 3 kisha dhe 5 manastire të dëmtuara rëndë.
Në vitin 1640, gjatë shkatërrimit të misionit në Durrës, dy misionarë u ngulën në hunj. Në vitin 1641, katedralja e Elbasanit u shkatërrua plotësisht. Metropolia e Durrësit u rrënua nga themeli prej “turqve”.
Në vitin 1644, në Bendë, nga 20 kisha famullitare mbetën vetëm 12, por edhe ato u shkatërruan më vonë.
Në Durrës, nga 90 kisha famullitare, të parrenuara mbetën vetëm 14.
Në prill 1649, “turqit” ngulën në hu dy klerikë dhe gjashtë besimtarë të krishterë.
Në Tivar iu pre koka 73 të krishterëve katolikë. Dom Ndre Kalamashi u torturua, u lidh këmbë e duar, u var në sheshin e qytetit, iu pre koka dhe iu dërgua vezirit të madh.
Në vitin 1650, Pjetër Mazrekut ia prenë kokën me shpatë dhe e lanë të varur mbi supe.
Pashai i Ohrit, pasi sulmoi dhe dogji Mirditën, gjeti në shtëpinë e Ipeshkvit të Lezhës 18 njerëz të fshehur dhe i vrau të gjithë, bashkë me famullitarin, Dom Markun.
Janjeva
Në vitin 1688, me urdhër të pashait, u plaçkit kisha e Janjevës dhe u shkatërrua çdo gjë që nuk mund të merrej. Ky vandalizëm u përsërit tri herë.
Në vitin 1689, Imzot Pjetër Bogdanit forcat osmane ia dogjën shtëpinë, e arrestuan, e zhveshën lakuriq dhe e shëtitën nëpër qytetin e Prizrenit.
Në vitet 1726-1733, për shkak të represaljeve nga pushtetarët myslimanë të Shkodrës, (pasi përfaqësuesit e Shestanit iu ankuan pashait të ri për një vrasje të kryer nga bejlerët e Tivarit), pashai urdhëroi dhe vriten edhe ata. Kjo shkaktoi një eksod të shestanasve në Zarë, Dalmaci.
Në vitet 1737-1739, për të njëjtat arsye, ndodhi një tjetër eksod i katolikëve shqiptarë, nën udhëheqjen e argjipeshkvit të Shkupit, Imz. Mëhill Sumës. Ata u vendosën në Srem dhe me kohë u asimiluan.
Mund të konstatojmë me të drejtë se xhamia në Arbëri (më vonë Shqipëri) nuk ishte gjë tjetër veçse institucion i pushtuesit.
P.S.
“Edhe çfarë duhet të ndodhë me kombin tonë që të vetëdijesohemi se feja islame na është imponuar me dhunë dhe na ka shkaktuar fatkeqësi mbi 500-vjeçare?
Si e tillë, kjo fe duhet braktisur urgjentisht, pa humbur kohë, dhe shqiptarët duhet të kalojnë masivisht në fenë katolike të Gjergj Kastriotit!”

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

0
Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin terrorist në Magdeburg të Gjermanisë por me vjenë të vjellë. Por keni gjetur popullin me vetëdije me të ultë në Europë (e vërtetuar shkencërisht me çdo studim), kështu që mos u ndaleni duke u qirrë dhe duke manipulue masën e gjerë.
Disa pyetje që duhet bërë klasës politike në Kosovë janë këto:
1. Pse manipuluat me regjistrimin e popullsisë?
2. Pse po e orjentoni Kosovën kah lindja?
3. Pse po e përkaheni shtrirjen e idelogjisë ekstemiste islame në trojet shqiptare (rezultat i kësaj ideologjie është akti terrorist në Vjenë të Austrisë që e bëri një shqipfolës dhe na turpëroj një komunitet të tërë)?
4. Pse po flirtoni të gjithë pa asnjë përjashtim me BIK-un që është krijuar nga UDB-ja e Jugosllavisë dhe sot është qendër e TIKA turke që 24/7 kundër kombit shqiptar punon?
4. Për interesat e kujt po punoni – sigurt jo për interesa të Kosovës dhe kombit shqiptar?
Nuk themë rastësisht se klasë politike me të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët në Europë nuk ka askush. Kjo u vërtetua edhe dje ne takimin e dy qeverive dhe dy kuvendeve në parlamentin e Kosovës.
Shumë një numër i vogël i politikanëve të ne janë të sinqertë. Kjo kategori me dhimbsen me kënd janë në kontakt të përditshëm.

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

0

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i ngusht i Profesor Ernest Koliqit. Foto nga darka e Vatrës, Nëntor, 1969 në Nju Jor: Ernest Koliqi me Ingj. Dr Ago Agaj

Nga: Frank Shkreli

Ago Agaj ka ndërruar jetë me 24 dhjetor 1994, në Clearwater të shtetit Florida, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 97 vjeçare. Gati një shekull jetë në shërbim të Shqipërisë etnike.  Dr Ago Agaj i përkiste atij brezi shqiptarësh patriotë të cilët regjimi komunist i Enver Hoxhës, ose i dëboi nga Atdheu ose i vrau dhe i burgosi në burgjet dhe kampet e përqëndrimit dhe të punës së detyrueshme, anë e mbanë Shqipërisë. Ishin këta, të urryer dhe të përjashtuar nga komunizmi enverist, cilët ndonëse edhe në mërgim përjetëshëm, nuk e harruan kurrë Atdheun e tyre.  Shumë prej tyre të dëbuar dhe të burgosur nga regjimi zogist e komunist enverist, janë arratisur anë e mbanë botës të përjashtuar e ndonëse të shpallur tradhëtarë dhe armiq të atdheut – në të vërtetë ishin një brez patriotësh të pas Luftës së II Botërore, të cilit i përkiste edhe Prof Ago Agaj. Ndoshta i fundit i kësaj gjenerate burrash të vyer – të pa-përsritshëm — të kombit, mund të ishte Profesor Sami Repishti — cili ndërroi jetë disa javë më parë këtu në Amerikë. Ata ishin patriotë që ushqenin bindje dhe besim të pa lëkundur tek virtytet, vlerat dhe traditat arbërore shekullore të Kombit shqiptar.  Ago Agaj, ishte i këtij brezi që për fat të mirë e të keq të tyre, u përfshi në përplasjet e mëdha botërore të shekullit të kaluar.  Një brez që pak gëzoi e shumë vuajti nepër tallazet e historisë së fillim shekullit të kaluar e deri në Luftën e II Botërore por edhe më vonë në jetën e tyre në mërgim. Kjo për fat të zi të vetin e të familjeve të tyre që kishin lën pas në Shqipërinë komuniste, por edhe për fat të keq të Kombit, pasi idetë e tyre dështuan përball komunizmit ndërkombëtare të kohës, ndërkohë që tani e dimë se Kombi e pësoi si e pësoi, për pothuaj gjysëm shelulli diktaturë komuniste.

Në këtë 30-vjetor të kalimit në amshim të Dr Ago Agajt, kujtojmë me disa fjalë të këtij shkrimi — modestësisht dhe shkurtimisht – por me qëllim që emri i tij dhe i brezit të tij të patriotëve shqiptarë anti-komunistë të mos zhduket në terrin e interpretimit komunist të historisë, as të mos hidhet në harresë. Inxhinjer Ago Agaj ishte një prej intelektualëve të Kombit që gjithë jetën e tij në atdhe dhe më vonë në mërgim – ia kushtoi fatit dhe interesave të Kombit– anë e mbanë trojeve shqiptare, por sidomos fatit të Dardanisë së okupuar nga Serbia fashisto-komuniste. Megjithse edhe ata i kishin ndryshimet e veta politike me njëri tjetrin, ishte ky brez jo komunist i shqiptarëve të periudhës së luftës dhe më vonë, që pothuaj, pa përjashtim, besonte bindshëm se, “pa Kosovë nuk ka Shqipëri”.

Ai njihej në komunitet për dashurinë e tij të madhe për Kosovën. Si i tillë,  Ago Agaj njihej edhe si “Kosovari nga Vlora”.  Nëqoftse Agim Karagjozi ishte “kosovari” nga Gjirokastra, Frank Shkreli: Ndërroi jetë “Kosovari” nga Gjirokastra | Gazeta Telegraf — atëherë edhe Dr Ago Agaj mund të themi, me gojën plot, se ishte “kosovari” nga Vlora. I emëruar Prefekt i Mitrovicës në vitin 1941, ai kishte mbetur shumë i lidhur me Kosovën gjithë jetën e tij, madje edhe në mërgim. Në një letër të shkruar disa muaj para se të ndërronte jetë në Florida, 30-vjetë më parë, e që qarkullon në disa shkrime rreth jetës së tij, ai kishte shprehur besimin se fati i Kombit shqiptar është i lidhur ngusht me fatin e Kosovës:

“Jam në shtratin e vdekjes. Flas nga përvoja njëqindvjeçare e jetës sime. Kam pasur dhe kam bindjen se fati i Kombit Shqiptar do të vendoset në Kosovë. Nëse Kosova do të shpëtojë nga kthetrat e kuçedrës Serbe, atëherë do të kemi një komb tetë milionësh dhe askush nga fqinjët keqdashës nuk mund të arrijë atë që dëshiron. Në rast se Kosova, mos e dhëntë Zoti, mbetet nën pushtimin Serb, paraqitet rreziku edhe për Shqipërinë. Pra, unë kur përpiqem për Kosovën, përpiqem për Kombin, për Shqipërinë, për Vlorën… O sot, o kurrë, populli shqiptar duhet të bëjë përpjekje për shpëtimin e Kosovës. Kjo bindje i ka rrënjët te babai i kombit, Ismail Qemali, i cili, në mbledhjen e madhe me parinë e Vlorës, mori një telegram dhe, pasi e lexoi, filloi të qante. Ismail Aga Mezini, mik i tij, i tronditur i tha: “Mblidhe veten, na thuaj se ç’pësuan djemtë?” Ismail Qemali u përgjigj: “Jo, djemtë nuk pësuan gjë, po e pësoi atdheu ynë. Kosova mbeti jashtë kufijve të Shqipërisë. Shpresoj se lotët e babait të kombit do të bëhen armë e fortë për realizimin e ëndrrës së tij”, janë fjalët e Ago Agajt se fati i Kombit shqiptar — si në kohën e Ismail Qemalit, ashtu edhe sot – është lidhur në mënyrë të pandashme me fatin e Kosovës, se “pa Kosovë, nuk ka Shqipëri”!

Ago Agaj, siç thashë më lartë, i përkiste atij brezi të patriotëve anti-komunistë të pas Luftës së II Botërore së cilët ishin të vetdijshëm të këtij fakti e realiteti historik, por fatzi, kombëtar; të ndarjes së Kosovës dhe trojeve të tjera arbërore nga Shqipëria. Të gjithë ata, ashtu siç veproi edhe Ago Agaj, secili në mënyrën e vet, kanë bërë atë që kanë mundur, nën rrethanat e Luftës së II Botërore, për të shpëtuar Kosovën, gjuhën dhe kulturën shqipe anë e mbanë trojeve shqiptare. Ja si e ka përshkruar Ago Agaj kontributin e njërit prej atij brezi patriotësh shqiptarë, Profesor Ernest Koliqit – mikut të tij dhe bashkpuntorit të ngusht – në hapjen e shkollave dhe në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Me rastin e vdekjes së Profesor Koliqit, Dr. Ago Agaj, një shërbestar i vyer i Shqipërisë Etnike dhe njëri prej të pareve që shkoi në Kosovë në vitin 1941, ka kujtuar rolin e Koliqit në hapjen e shkollave shqipe në Dardani: “Në hidhërimin tonë nuk duhet të harrojmë se Aji (Koliqi) qe fatbardhë në jetë e në vdekje. Shumë njerëz janë përpjekur me zell për një qëllim të lartë e të mirë, por pak janë ata që patën fatin të shohën farën e mbjellë gjatë jetës, përhera duke u rritur e përparuar. Ernest Koliqi e pati ketë fat. Dardanët në Kosovë e Maqedhoni, farën që mbolli Ky, e kultivuan me zell të madh e zotësi të pashoqe dhe arrijtën në një shkallë arsimi e cila gëzon e krenon të gjitha zemërat shqiptare kudo që janë dhe – natyrisht, atë të Ernestit, ca më shumë. Ai ishte një ndër më të mirët që kemi pasur gjer më sot, veçse ai mbillte ushqim për shpirt e mendje të Kombit”, është shprehur Ago Agaj, për Ernest Koliqin, njërin prej bashkpuntorëve të tij më të ngusht politik.

Brezi i këtyre patriotëve ia dinin njëri tjetrit meritat dhe kontributet e tyre.  Por për fata të keq, brezi i sotëm i shqiptarëve vazhdon të ndjekin shembullën e ish-regjimit komunist të përjashtimit të këtyre figurave të mëdha të Kombit.  Mohimi i veprimtarive të figurave të ndritura të Kombit dhe përjashtimi i tyre nga historia kombëtare si Ago Agaj e Ernest Koliqi, ndër shumë të tjerë të shekullit të kaluar, jo vetëm gjatë komunizmit por edhe ç’prej shembjes së Murit të Berlinit e deri në ditët e sotme, është njё mёkat ndaj historisë së shqiptarëve, një turp i pashlyeshёm për qeveritë “post-komuniste” të Shqipërisë, por edhe të Kosovës.  Për akademitë e shkencave të dy shteteve shqiptare, për shkollat e universitetet – turp për intelektualët dhe mediat shqiptare në përgjithsi që nuk kujtojnë këta burra të Kombit, për kontributin e tyre historik.

Duke i hedhur në harresë figurat e Kombit si Ago Agaj, Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Faik Konica e shumë e shumë të tjerë simkëta, dy shtetet shqiptare, sa i përket këtyre figurave kombëtare, Tirana dhe Prishtina zyrtare janë bërë tanimë pjesë e pandarë e krimeve të harresës e të shlyerjes së emrave të këtyre burrave nga historia e trojeve shqiptare. Doni s’doni, pas 35 vjet tranzicion, ju jeni po aq përgjegjës për trajtimin e keq dhe harresën historike të këtyre kontributit të këtyre burrave, aq sa ishin shekullin e kaluar edhe ish-regjimet komuniste anti-kombëtare sllavo-aziatike të Tiranës dhe Beogradit në trajtimin e këtyre burrave të Kombit dhe familjeve të tyre të nderuara.

Disa nga pjesëtarët e brezit të patriotëve shqiptarë në mërgim, bashkohas dhe bashkpuntorë të Ago Agajt: Dr Rexhep Krasniqi, Prof. Vasil Allarupi, një i paidentifikuar dhe Dr Hamdi Oruçi. Në sfondin e pikturës Ernest Koliqi me

Profesor Ago Agaj. Një brez me kontribute të mëdha kombëtare, por megjithkëtë, “Një brezni orëzezë”, do ta cilësonte Ernest Koliqi.

                 

Ish-kolegu im në Zërin e Amerikës dikur, Xhevat Kallajxhi më thoshte se me Dr Ago Agajn kalonte verën në Teqenë Bektashiane Shqiptaro-Amerikane të Baba Rexhepit në Detroit

 ____

NJË PROFIL I SHKURTËR I DR AGO AGAJT – Nga burime të ndryshme. Lindur në Ramicë, Malësi e Vlorë me 7 mars 1897, ndërsa ka ndërruar jetë në Clearwater, të shtetit Florida me 24 dhjetor 1994). Me profesion ka qenë agronom, nëpunës dhe ministër i Ekonomisë Kombëtare. Pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, në Lëvizjen e Qershorit dhe i dënuar për pjesëmarrjen në Kryengritjen e Delvinës. Pas ardhjes në pushtet të regjimit komunist emigroi së pari në Egjipt dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku iu bashkua shumë bashkevendasve të tij anti-komunistë.  Mësimet e para i ka marrë mori në Vlorë. Studimet e mesme dhe të larta I ka kryer në Vjenë të Austrisë për Inxhinieri-Agrikulturë. Ndërkohë kthehet në Shqipëri më 1919. Ka marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe në Luftën e Vlorës.  Gjatë viteve 1920 – 23, Dr Ago Agaj ka bashkëpunuar me Prof. Dr. Ernst Nowack (1891 – 1946), të Universitetit të Kölnit, për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë dhe më 1924 bëri pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë. Punoi edhe dy vjet në Poloni e Moldavi dhe kur kthehet në Vlorë, u emërua agronom i zyrës së bujqësisë. Ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së Avni Rustemit. Njihej gjithashtu si mbështetës i  Lëvizjes së qershorit.  Më 1937 arrestohet, gjykohet dhe dënohet me tre vjet burg për pjesëmarrje në kryengritjen e Delvinës.  Dita 7 prill 1939 kur Italia pushtoi Shqipërinë, Agajn e gjen në burg. Pas vitit 1941 shkoi në Mitrovicë të Kosovës, ku u emërua prefekt. Atje drejtoi organizimin e administratës shqiptare, atë të xhandarmërisë vendase dhe të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë organizon rezistencën kombëtare, se i duhej të mbrohej edhe nga sulmet çetnike të Drazha Mihajloviçit, me të cilët ndërmerr edhe përpjekje direkte, derisa edhe plagoset. Në bashkëpunim me Vehbi Frashërin bën të mundur shpëtimin e jevgjve të Mitrovicës nga “zgjidhja përfundimtare” naziste. Më 1943-1944 shërben si ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Mitrovica. Më 1944 inspektor epror në këtë ministri. Pas vendosjes së regjimit komunist në atdhe, Dr Agaj u largua fillimisht në Austri e Itali dhe më pas u vendos në Egjipt, për të përfunduar më vonë në Shtetet e Bashkuara.

Kur u largua nga Shqiperia, Dr Ago Agaj e pati të pamundur të merrte me vete bashkshorten me 5 vajzat e tyre të cilat, si rrjedhim, u internuan dhe vuajtën dënimet dhe persekutimin komunist për gjatë gjithë kohës së sundimit komunist në Shqipëri.

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

1

Arif Ejupi

Me 21.12.2024

Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të papritur të gjendjes shëndetësore në Spitalin Universitar të Gjenevës, ka ndërruar jetë aktori ynë i njohur Adem Muji. Ademi ka lindur më 25 prill të vitit 1958 në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Sikurse shumë moshatarë të tij, ashtu edhe ai u ballafaqua me vështirësi të shumta ekonomike.

Mirëpo, dëshira e madhe për shkollim bëri që Ademi të mos bije preh e zakoneve dhe paragjykimeve të mbrapshta të asaj kohe të pakohë. Talentin e tij në fushën e aktrimit e shfaqi qysh si nxënës i shkollës 8-vjeçare “Zenel Hajdini“ të Bresalcit.

Ky fshat me artdashës të shumtë qysh në vitet e 80-ta, e kishte Shtëpinë e Kulturës, dhe Shoqërinë Kulturore dhe Artistike me emrin“ Afërdita”

Ademi aktrimin e vazhdon me të njëjtin elan edhe si nxënës i gjimnazit ‘’Zenel Hajdini ‘’ tani ‘’Xhavit Ahmeti ‘’të Gjilanit.

Ai, pas kryerjes së Shkollës së Mesme më 1977, regjistrohet në Shkollën e Lartë të Arteve të bukura në Prishtinë, të cilën e përfundon me sukses.

Muji së bashku me kolegët e tij, Ramadan Kurti, Shemsi Syla, Ejup,Uruqi dhe Bujar Haziri,etj, para një numri të madh shikuesish gjatë viteve 90-të, shfaqën dramën ”Logu i gjarpërinjve” . Në këtë dramë Ademi e pati luajtur rolin kryesor. Ai me lojën e tij të bukur i pati rrëmbyer zemrat e shikuesve.

Muji ka luajtur edhe në shumë drama të tjera të organizuara nga teatri i Gjilanit, i cili pas atij të Prishtinës, ka mbledhur artistët më të mirë të Kosovës, dhe e ka pasur statusin e teatrit profesionist.

Ademi tek artdashësit shqiptarë do të mbetet i paharruar me njërin nga rolet kryesore në serialin filmik me diku 26 episode ‘’Qyteti pa lumë‘’ të regjisorit Ilir Kabashi.

Rrugën e realizimit edhe të shumë projekteve të tjera atij, ia ndërpreu migrimi i detyruar. Ademi së bashku me familjen e tij, u vendos në verën e vitit 1994,në Gjenevë të Zvicrës.

Në tubimin e sotëm mortor të organizuar n딓Chapelle Johon Camoletti”nga të pesë fëmijët e Ademit mbi jetën dhe veprën e tij, në Kosovë e posaçërisht  në mërgim foli zonja,Mirishahe Limani- Hiler, poete dhe mike e ngushtë e të ndjerit.

Ajo duke njohur natyrën e tubimeve të tilla ku dominon dhembja e pikëllimi nga jeta e aktorit, Adem Muji, ka shkëputur vetëm të dhënat më elementare. Zonja, Limani- Hiler ka thënë:‘’ Ademi jetën pa artin e kishte të pamundur’’ Ai edhe pas migrimit të detyruar për asnjë moment nuk hoqi dorë nga aktrimi.

Në vitet e para të migrimit Ademi ,sikurse shumë bashkëkombës të tij, punoi çdo punë që iu ofrua.

Mirëpo, atë pak kohë të lirë që e kishte në dispozicion e kalonte në shoqatën kulturore dhe artistike ‘’Ikballe Prishtina‘’të Gjenevës.  Ai së bashku me shumë bashkatdhetarë të trojeve tona bënte përpjekje për ruajtjen e kulturës dhe traditave tona.

E, nga 14 maji i vitit 1996, komunitetin shqiptar me strehë dukshëm më të përshtatshme e bëri z. Ueli Leuenberger, mik i madh i çështjes shqiptare.

Ai në zemër të Gjenevës ,hapi Universitetin Popullor Shqiptar, në të cilin mërgata jonë u organizua për mrekulli , duke u shndërrua në promotore të vërtetë të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës sonë.

Ademi në këtë çerdhe ku tuboheshin të gjithë mërgimtarët shqiptarë gjatë viteve 90- të, me rastin e promovimit të ndonjë libri apo romani me zërin e tij, të ëmbël së bashku me zonjushën, Arta Kryeziu, lexonin vargje dhe fragmente nga autorë të ndryshëm.

Fytyra e tij serioze me atë buzëqeshjen e rrallë por, tërheqëse na shfaqet përherë, sidomos në Festat e 2 Korrikut, të cilat organizoheshin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nëndega në Gjenevë, në nderim të Kushtetutës së Kaçanikut, dhe vënies së themeleve të shtetësisë së Kosovës.

Ademi në cilësinë e moderatorit të programit festiv dhe solistja e njohur Fatime Jashanica –Mustafa, me këngëtarë e këngëtare nga mbarë Zvicra, krijonin atmosferë të jashtëzakonshme.

Njëra prej fushave afër stadiumit FC.Meyrin të Gjenevës, mbushej përplot me mërgimtarë dhe miq të tyre zviceranë. Këto momente mbresëlënëse që s’do të harrohen asnjëherë i pati xhiruar z. Lufti Kelmendi,pronar i portalit ‘’Kosova info ‘’në Gjenevë të Zvicrës.

Ademi pas përvetësimit të gjuhës frënge u kualifikua në “ Haute ecole de travail social de Geneve”

Pastaj, ai krijoji marrëdhënie pune në cilësinë e asistentit social, në një nga qendrat e Azilit të kantonit të Gjenevës. Këtë detyrë e kreu me mjaft sukses, por i lënduar shpirtërisht sepse çdo ditë takonte grupe të shumta shqiptarësh që i braktisnin shtëpitë e tyre nga dhuna dhe terrori serbë e maqedonas.

Ademi pas çlirimit të Kosovës kishte planifikuar kthimin definitiv në Atdhe, ku me kolegë dhe miq mendonte realizimin e shumë projekteve filmike të lëna përgjysmë.

Kjo dëshirë e tij, nuk u realizua ngase nuk mundi t’i linte vetëm fëmijët që ishin në vlugun e studimeve, e po ashtu edhe shëndetin nuk e kishte aq të mirë.

Fëmijët e Ademit si fëmijë të mbarë dhe të edukuar mirë, kanë kryer studime të larta në Universitetin shtetëror të Gjenevës . Afërdita është mjeke e specializuar e sëmundjeve të brendshme dhe punon në Kantonin Vaud të Zvicrës.  Kurse, Iliri ka bërë Master në të Drejtën Penale dhe punon në Cyrih.  Edhe tre fëmijët e tjerë më të vegjël të Ademit, janë mjaft të suksesshëm në studime.

Në fjalën e saj përmbyllëse zonja Limani-Hiler, duke e ditur përkushtimin e aktorit Muji ,ndaj trojeve tona, lexoi poezinë ‘’Atdheu ‘’të At ‘Gjergj-Fishtës, të cilin Ademi e kishte idol.

Kujtime nga jeta me babin e tyre Ademin, me shpirtin e lënduar nga dhembja kanë rrëfyer edhe dy fëmijët e tij të mëdhenj Iliri dhe Afërdita. Këto kujtime kanë qenë të shoqëruara edhe me pamje të shumta në ekran, nga mosha rinore e aktorit Muji, dhe ndejat dhe udhëtimet me fëmijët e tij.

Në këtë ndarje të hershme dhe të papritur s’kanë munguar as fjalët mjaft emocionuese të Nolit,Andit dhe Adeas, kushtuar gjyshit të tyre Adem Muji.

Me të përfunduar ceremonia e varrimit të aktorit Adem Muji, fëmijët e tij, për të gjithë pjesëmarrësit në “Cafe Brasserie de St.Georges” kanë ofruar meze dhe pije.

Ky njeri i mirë dhe i urtë që çdo bisedë e niste me Kosovën dhe hallet e saj, e pastë shpërblim nga Zoti parajsën!

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

1
Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori.
“Bojkoti ndaj këtij islamisti të tërbuar është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri gjak prishur do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person FETAR dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga gjenocidi turk e nga gjenocidi sllavë!”.
Më shqetëson gjaku i tij. Qenia jo shqiptare.
Gjakprishurit mbaji per vete, o Enes Limani, se ti e ke origjinen prej tyre. Ndoshta jo rrallë që ne pamë dhe përjetuam. Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Kjo nekrofili e (neoosmanizmit) nuk mund të perceptohet pa piromaninë dhe serine e manive tjera të makinerisë turke dhe ajo sllave, të cilat po bënin përpjekjet e fundit për të zhdukur nga faqja e dheut biofilinë shqiptare.
Dardaninë e ka mbuluar veli i një heshtjeje të çuditshme, të cilën e grisin krrokatjet e korbave, e sorrave mbi lisat e kulmet e shtëpive, nëpër minaret e kafene e rrugë. Drejtesia sikur kanë harruar të flasë e, edhe kur flasin, flasin me zë të ulët thuajse flasin vetëm me vetën e tyre i frikësohen zërit të vet. Pëshpëritet se hoxhallarët kanë filluar të shndërrohen në korba e sorra, që krrokasin e glacojnë kudo…
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti