Kreu Blog Faqe 694

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

0

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS’   

FTESË

PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE QË DO TË ZHVILLOHET MË 24,25 e 26 TETOR TË VITIT 2025 NË PRESHEVË 

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës tashmë ka një përvojë të caktuar për organizimin e konferencave shkencore nga fusha të ndryshme të shkencës dhe të kulturës. Në këtë vazhdë, edhe gjatë muajit tetor të vitit 2025 do të organizojë Konferencën Shkencore me temë bosht:

“PERSONALITETE DHE FIGURA ME VLERA SHKENCORE DHE KULTURORE SHQIPTARE NGA LUGINA E PRESHEVËS DHE VISE TË TJERA SHQIPTARE”

VËREJTJE:

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë organizoi dy konferenca shkencore: më vitin 2023, Konferencën shkencore: “Personalitete shkencore shqiptare  në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare” dhe më 2024, Konferencën shkencore:”Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Presheves dhe vise të tjera shqiptare” në të cilat trajtoi shumë personalitete dhe figura me vlera shkencore e kulturore shqiptare.

Mirëpo Bordi i Konferencës erdhi në përfundim se kanë mbetur të pa trajtuar edhe shumë personalitete e figura të shquara shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare.

Andaj Bordi i Konferencës shkencore vendosi që në Konferencën shkencore e vitit 2025 edhe një herë të trajtohen personalitete dhe figura të tjera, me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare.   

Qëllimi dhe rëndësia e kësaj veprimtarie shkencore:

Qëllimi i organizimit të kësaj Konference është nxjerrja në pah e ndihmesës që kanë sjellë personalitete dhe figura të ndryshme në Luginën e Preshëvës dhe më gjerë në hapësirat shqiptare, duke luajtur një rol me rëndësi me veprimtaritë e tyre shkencore dhe kulturore. Personaliette dhe figura të tilla janë ato që kanë luajtur një rol të rëndësishëm me veprën shkencore dhe veprimtarinë kulturore, duke sjellë ndihmesa të dalluara. Kjo nismë që po ndërmerret do të sillte ndriçimin e atyre personaliteteve dhe figurave shkencore dhe kulturore më të dalluara, të vendosura pranë njëra – tjetrës, me pikësynimin që kushdo i interesuar të kishte në duart e veta një tablo sa më përgjithësuese, të ndihmesave që ka sjellë secili prej tyre. Dhe të gjitha këto ndihmesa shkencore e kulturore, të zgjeruara si punime të mirëfillta shkencore pas kumtimeve në këtë Konferencë Shkencore, të përfshira në një botim të veçantë, që Shoqata jonë do ta realizojë, besojmë se do të shërbejnë më së miri për njohjen e personaliteteve dhe figurave të dalluara nga fusha të ndryshme të Albanologjisë dhe kultures, JO TË GjALLË. 

Teza themelore e Konferencës Shkencore është:

Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, nga fusha të tilla, si: arkeologjia, historiografia, gjuhësia, etnologjia,  folkloristika, letërsia shqiptare, si dhe nga veprimtarë kulturorë. 

Identifikimi i problemit dhe rëndësia e zgjidhjes së tij:

E sotmja e veprimtarisë shkencore në fushat e Albanologjisë dhe të Kulturës nuk mund të jetë e plotë dhe e qartë pa njohur dhe vlerësuar punën pasionante dhe të përkushtuar të brezave të ndryshëm të studiuesve shqiptarë ndër vite. Janë pikërisht ata që kanë hedhur themelet e shkencës dhe kulturës shqiptare, mbi bazën e së cilës, edhe duke plotësuar apo duke mbajtur një qëndrim rishikues, duhet të zhvillohen dhe të pasurohen më tej shkencat Albanologjike dhe ato të kulturës.  

Deri më sot është realizuar përgjithësisht një punë e mirë për nxjerrjen në pah të personaliteteve dhe figurave shqiptare nga këto fusha, nga institucione shkencore (kryesisht institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Instituti Albanologjik në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup), në hapësira të tjera shqiptare dhe në diasporë, si edhe nga individë të ndryshëm. Por një pranëvënie e tyre do të sillte më të plotë dhe do të ishte më bindëse për atë çka kanë sjellë si pasuri të vlerësueshme, për të nxitur brezat e sotëm të studiesve në fushat përkatëse që ta njohin nga afër këtë trashëgimi. 

Kohëzgjatja e paraqitjes së secilit pjesëmarrës në këtë veprimtari do të jetë 10 minuta. Ndërsa për botimin e plotë të të gjitha punimeve që do të paraqiten, numri i faqeve duhet të jetë nga 10 deri në 20.  

Ju lutemi të gjithë studiuesve nga Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe të Malit të Zi, si dhe nga shqiptarët në diasporë,  që deri më 20 korrik 2025 të përcjellin abstraktet e punimeve të tyre në këtë adresë: shtkpresheve@yahoo.com, apo xhemaledin47@gmail.com. 

Hartimi, publikimi dhe njoftimi i pjesëmarrësve me  Programin e Konferencës Shkencore do të bëhet më 5 tetor 2025.

Kontakti:Xhemaledin Salihu, cel.+381 63 8771 423 

Duke shpresuar në një bashkëpunim të frytshëm, i falënderojmë paraprakisht të gjithë ata që do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë.

Ju mirëpresim. 

Bordi për organizimin e Konferencës:

Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe

Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/

Prof.dr. Izaim Murtezani, studime folklori e etnologji

Pro.dr. Isak Shema, letërsi

Akademik Adem Bunguri, arkeologji

Dr.sc. Shpëtim Memishi, ekonomi

Xhemaledin Salihu, profesor, studiues 

P.s. Nëse ka nga studiues të ndryshëm ndonjë pyetje apo sugjerim, gjithashtu të drejtohet në adresën e mësipërme. 

E përgatiti njoftimin: Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë

Preshevë, më 19 janar 2025 

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

0
Beqir SINA
___
Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith mund të jetë një objektiv i planeve të presidentit të zgjedhur për “hakmarrje” kundër “armiqve” të tij të perceptuar.
Jack Smith, këshilltari special që mbikëqyri dy hetime dhe ndjekje penale federale të Donald Trumpit, planifikon të “mposht” premtimin e presidentit të zgjedhur për ta shkarkuar atë “brenda dy sekondave” nga marrja e detyrës duke dhënë dorëheqjen ai i pari. Pra, përafërsisht një muaj më parë se Donald Trumpi, të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
New York Times e cila raportoi në fillim të dhjetorit se Smith, ka njoftuar me anë të një mesazhi elektronik në postën private, edhe prokurorët dhe agjentët e FBI-së në ekipin e tij, se ata mund të fillojnë të planifikojnë largimet e tyre, dhe se ai synon të japë dorëheqjen përpara inaugurimit të Trumpit.
Portali Politico ka thën se Smith është ende duke vlerësuar se si të mbyllë, sa më parë dy çështjet e tij kundër Trumpit, të cilat janë bërë të diskutueshme nga fitorja e republikanëve në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Por ajo që e kompikojë çështjen e hapur të Smithit, ndaj Trumpit, me drejtësinë është se Departamenti i Drejtësisë ka një politikë të gjatë, që thotë se një president në detyrë nuk mund të ndiqet penalisht.
Mirëpo, pyetja është a nuk dinte “vallë” Jack Smith dhe prokurorët e tij, të FBI, përfshirë Drejtorin Wray, këtë se Presidenti nuk mundet të akuzohet. E pabesueshme! Mbasi këtu ka diçka që pothuajse të gjithë ekspertët, analistët dhe komentatorët politik, besojnë se ata (pra , Smith me prokurorët e tij) kanë qenë njëqind për qind të sigurt me atë që po bënin , sepse Trumpi sipas parashikimeve të tyre “kurr” nuk do të fitonte me 5 nëntor, dhe se Harris do të ishte ajo që do të fitonte.
The New York Times ka thënë për shkak se ende Smith, nuk ka marrë vendimin për dorëheqje nga Biden, është e paqartë nëse Smith do të jetë në gjendje ta përfundojë atë punë që ka nisur mjaft shpejt(pra edhe për 30 ditë) që ajo të bëhet publike, përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden, që përfundon në 6 janar.
Smith, simbas The New York Times, synon të mos lërë asnjë “pjesë të rëndësishme të punës së tij për të tjerët për ta përfunduar” sepse e di se çfarë pasojash ligjore do të ketë, pas 20 janarit.
Ligjvënësit republikanë, në kongres kanë treguar se ai tashmë mund të jetë një objektiv i hershëm i një fushate hakmarrjeje kundër armiqve të perceptuar të Trumpit, diçka që presidenti i zgjedhur shpesh sugjeroi se do të ndodhte nëse ai fitonte detyrën. Dhe e fitoi!
Kryetari i Gjyqësorit të Dhomës së Përfaqësuesve Jim Jordan (R-OH) dhe kongresisti Barry Loudermilk (R-GA) kan kërkuar që zyra e Smithit, të ruajë të gjitha të dhënat e hetimeve të saj për Trumpin, një shenjë se një hetim i Kongresit mund të jetë në rrugë e sipër.
Miliarderi i MAGA-s dhe këshilltari i Trumpit, Elon Musk, e lavdëroi masën, duke postuar në Twitter: “Abuzimi i Jack Smith me sistemin e drejtësisë nuk mund të mbetet i pandëshkuar”.
Trumpi dihet se u sulmua në fillim të tetorit 2023, pasi një dosje prej 165 faqesh nga Smith, që detajonte rolin e tij të dyshuar në trazirat e 6 janarit, u zbulua tani vonë.
“I çmenduri Jack Smith, prokurori i zgjedhur nga dora e DOJ Harris-Biden, dhe Demokratët Radikalë të Majtë me bazë në Uashington, DC, janë të prirur për të vazhduar armatimin e Departamentit të Drejtësisë në një përpjekje për t’u kapur pas pushtetit,” shkroi Trumpi në një postim në ” E vërteta Sociale”.
Çfarë e lidh prokurorin amerikan Jack Smith me Hashim Thaçin, dhe aukzat ndaj Trumpit
Jack Smith, prokurori federal i cili e ka akuzuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për komplot për t’i përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, dhe një “kërcënim” të Ambasadorit të SHBA, në Kiev, nga Trumpi ne fshehjen e dokumentave, është njeriu që i çoi në paraburgimin e Gjykatës Speciale ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.
Ndërsa, në nëntor të vitit të 2020, prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland e emëroi Smithin për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj Trumpit, mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin Amerikan, Smith e la Specialen.
Garland thoshte për Smithin se ai “ka ndërtuar një reputacion si një prokuror i paanshëm dhe i vendosur”.
Pak më shumë se tetë muaj më vonë, Smith e ka akuzuar Trumpin për komplot në përpjekje për ta penguar certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.
Smith po ashtu e akuzon Trumpin se kishte mbajtur në mënyrë kriminale dokumente të klasifikuara pas largimin nga detyra dhe komplote për ta penguar hetimin edhe çështjen e Ambasadorit të SHBA, në Kiev
Akuzat për krime lufte kundër Thaçit, një ish-komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u tha se qarkullonin prej vitesh. Zbërthimi i tyre ishte arsyeja kryesore për krijimin e prokurorisë. Në 27 qershor 2020, zyra e Smithit tha se ajo zbuloi se kishte vendosur të kërkonte një aktakuzë ndaj presidentit në detyrë të Kosovës, duke njoftuar se ai i kishte kërkuar gjykatës të konfirmonte një aktakuzë prej 10 pikash që përfshinte gati 100 vrasje dhe tortura të qindra viktimave të njohura.
Simbas analistëve dhe ekspertëve të këtyre çështjve është thënë se koha e njoftimit të Smithit, ishte e pazakonshme. Ku sipas rregullave të Gjykatës Speciale, thuhet se prokurorët duhej të ngrinin aktakuza të vulosura dhe t’ja dorzonin një gjyqtari, të cilit do t’i duheshin bër gjashtë muaj më parë se ata kan vendosur nëse akuzat kishin bazë dhe nëse duheshin bërë publike.
Aktakuza e Smithit kundrejt Thaçit, e të tjerve, megjithatë, si rrodhën ngjarjet ishte vetëm dy muaj kohë. Pra kjo është në thyerje të rregullave të vet Gjykatës Speciale në Hagë
Në një deklaratë me shkrim në atë kohë, nga zyra e Smithit, duket se e gjendur “defacto” në shkelje të rregullores së Gjykatës Speciale, ose si i themi ne shqiptarët i kapur “gafill”, ai tha se akuza ishte publikuar herët( në prill 2020), por simbas tij për shkak të “përpjekjeve të përsëritura” të Thaçit, dhe të tjerëve “për të penguar dhe minuar punën” e zyrës së prokurorit, duke kërcënuar potencialisht qëndrueshmërinë e çështjes, ishte e vonuar në egzekutim, dhe u bë e përshpjetuar.
Deklerata e Smithit thoshte se Thaçi dhe Kadri Veseli, ish-kryetar i parlamentit të Kosovës, “besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të përmbysur ligjin për krijimin e Gjykatës Speciale dhe në anën tjetër të pengojnë punën e Gjykatës në përpjekje për të siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë”.
Por, në kohën kur u publikua, akuza e Smithit, Thaçi ishte nisur për në Uashington për t’u takuar me Presidentin e atëhershëm Trump. Në bisedime që disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, shpresonin se mund të prodhonin marrëveshje të reja mes Prishtinës dhe Beogradit, që përfshinin Ballkanin, dhe që do të rrisnin reputacionin e Trumpit, si një negociator i zhdërvjelltë përpara zgjedhjeve 2020.
Trumpi, nga ana e tij si ka deklaruar Richard Grenell i cili shërbeu si i Dërguari Special i Presidentit për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë, u tha se kishte investuar kapital të konsiderueshëm personal në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar raporte më të mira midis Serbisë dhe Kosovës, duke i thënë Thaçit dhe homologut të tij serb, Vuçiç, në vitin 2018 se një marrëveshje ishte “e kapshme” dhe duke premtuar se do t’i priste të dy presidentët në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar nëse mund të arrijnë në një “marrëveshje historike”.
Mirëpo, pikërisht vetëm dy muaj mbasi Smith kishte ngritur akuzat kundrejt Thaçit, pra më 27 qershor 2020, ditën që presidenti i Kosovës, ishte nisur për në takimin e Shtëpisë së Bardhë me Trumpin, Thaçi e mësoi se prokurorët po e ngrisnin aktakuzën ndaj tij, dhe ai me të drejt e anuloi vizitën dhe u kthye në shtëpi. Dhe, më vonë dha dorëheqjen.
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, raportohet se i kishte propozuar ish-presidentit Donald Trump, para se të niste fushatën ta vizitonin bashkë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në paraburgim në Hagë. Burime konfindeciale(të pakonfirmuar zyrtarisht) thonë se mbasi Trumpi, nuk e ka miratuar këshillën e Grenellit, ai vet(pra Grenell) ka vizituar dy her Thaçin në Hagë.
Kjo çështje mori zë dhe u rindez më shumë kur Trumpi fitoi zgjedhjet dhe prestigjiozja amerikane “New York Times” në një artikull editorial të saj ka thënë se çështja e Thaçit, nxit pikëpyetje, ngaqë flitej për ambiciet e Grenellit për t’u bërë sekretar i Shtetit,
Në një pjesë të këtij artikulli flitej për punën e tij lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe raportin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me Washingtonin.
“Në një episod të paraportuar më parë, thuhej se Grenell propozoi vitin e shkuar një ide për të nënvizuar ankesat e Trumpit se aktakuzat e ngritura nga prokurori i posaçëm Jack Smith ishin politike. Grenell i sugjeroi që Trump t’i bashkohej atij në një vizitë ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun në Hagë, ku Thaçi po pret gjykimin për akuzat për krime lufte. “
Siç dihet Thaçi u padit nga Smithi, që ka mbikëqyrur ndjekjet penale në Hagë para se të emërohej këshilltar special kundrejt Trumpit. Thaçi ka thënë se politika qëndron në themel të akuzave ndaj tij”, ka raportuar prestigjiozja New York Times, në një shkrim për Grenellin një javë pas Trumpi fitoi zgjedhjet. Aty theksohet se “Trumpi s’e kishte përqafuar idenë” e Grenelit për të shkuar në Hagë. Normalisht!
Ndërsa për lidhjen e Grenellit me Ballkanin nga NYT janë përmendur edhe investimet e dhëndrit të Trumpit në Shqipëri e Serbi.
Publikisht Grenelli ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, intervenoi në momentin kur Kosova dhe Serbia ishin në prag të arritjes së marrëveshjes finale.Grenell ka thënë se aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara u parapri nga negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale që përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”. Ai ka theksuar se aktakuza kundër Thaçit erdhi në qershor 2020, vetëm pas njoftimit se Thaçi e presidenti serb po shkonin në Shtëpinë e Bardhë.
Pas gjithë kësaj në lidhjet e Jack Smith me burgosjen e Thaçit në Hagë, duket se ai është duke u rikthyer në Hagë, për ta rimarrë “imunitetin” e prokurorit special dhe ti shpëtojë ndonjë hakmarrje të Trumpit, mbasi tani ai e njeh mirë se çfarë karakteri ka Donald Trumpi.
Madje duke shkruar në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social” në maj të këtij viti, Trumpi e akuzoi Smithin se kishte futur në burg “një zyrtar të lartë të Kosovës, sepse ai ishte një person pozitiv ndaj tij( Trumpit)”, ndërsa Smith vepronte si prokuror special në Hagë, një referencë më se e dukshme kjo për presidentin Thaçi.
Mirëpo, ajo që është e paprecedent ndodhi pikërisht tani dy javë më parë, kur Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Jack Smith do që të kthehet në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në një intervistë të fundit në NBC, Trump foli specifikisht për Jack Smith, i cili para një viti ishte emëruar për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj tij.
“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste. Unë i kam fituar të gjitha dhe pjesa tjetër janë në proces të fitimit. I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë, ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhet të qëndrojë. Unë mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, ka thën presidenti i zgjedhur Donald Trump.
I pyetur nga gazetarja nëse do të donte hetimin e prokurorit Jack Smith, Donald Trump ka thënë : “Epo, unë mendoj se ai është shumë i korruptuar, por dua që Kryeprokurorja të bëjë çfarëdo që ajo të bëj me drejtësinë”, ai foli duke iu referuar Pam Bond, gruas të cilën ai e ka nominuar për Prokurore të Përgjithshme.
Insistimit të gazetares se a do të ndikonte te Bond që Smith të ndiqej penalisht, Trump iu përgjigj se nuk do t’i japë udhëzime.
“Ajo është një person shumë i zgjuar. Ajo është e emruaar ime. Ajo ishte një prokurore e madhe e përgjithshme në Florida. Ajo është me shumë përvojë. Unë dua që ajo ta bëjë atë që dëshiron ta bëjë. Unë nuk do ta udhëzoj atë ta bëjë këtë, po dhe atë jo”.
Rrjedhje dhe pengesa të “njëjta”të informacioneve të Trumpit dhe Thaçit
Një rast i veçantë nga koha e Smithit në Kosovë gjithashtu ngre potencialisht paralele interesante me hetimet e lidhura me Trumpin.
Si prokuror për krime lufte, Smith kishte akuzuar, gjykuar dhe dënuar dy përkrahës të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shpërndarjen e dosjeve të vjedhura nga zyra e tij.
Ligji amerikan në përgjithësi nuk është zbatuar në të njëjtën mënyrë për njerëzit që marrin dhe ndajnë sekretet qeveritare, dhe avokatët e Trumpit tashmë janë ankuar vazhdimisht për atë që ata thonë se janë rrjedhje të pahijshme nga qeveria të detajeve të hetimeve rreth ish-presidentit.
Aleatët republikanë të Trumpit, në Washington, duke përfshirë shumë prej tyre që janë përqendruar prej kohësh në rrjedhjet e supozuara për të akuzuar Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në për keqbërje, i kanë bërë jehonë shqetësimeve të shprehura nga avokatët e Trumpit, dhe kanë krijuar një nënkomision të Dhomës së Përfaqësuesve të autorizuar për të hetuar ata që po hetojnë ish-presidentin.
Disa mbështetës të Trumpit kanë shfrytëzuar aktivitetin me temë politike të gruas së Smithit, Katy Chevigny, në përpjekje për të ulur besueshmërinë e prokurorit. Në postimin e tij në “Truth Social”, Trumpi e ka quajtur Smithin “një bandë që urrejnë Trumpin, gruaja e të cilit është një urrejtëse e hapur e tij”.
Chevigny, është një regjisore dokumentarësh, e cila në vitin 1997 themeloi “Big Mouth Productions”, një kompani prodhimi dokumentarësh që prodhon “media që provokojnë mendime dhe media tërheqëse”, sipas faqes së saj të internetit. Chevigny dhuroi 1000 dollarë për fushatën presidenciale të Bidenit në shtator 2020, ndërsa ai po sfidonte Trumpin për Shtëpinë e Bardhë, tregojnë të dhënat e financimit të fushatës.
Ajo ishte producente për “Becoming”, dokumentari i vitit 2020 që shoqëroi publikimin e autobiografisë së ish-zonjës së parë Michelle Obama; Michelle dhe Barack Obama shërbyen si producentë në projekt. Projekte të tjera të Chevignyt kanë prekur gjithashtu tema politike, duke përfshirë “Dark Money” të vitit 2018, i cili eksploroi rolin e parasë në politikën amerikane dhe “Dita e Zgjedhjeve”, një dokumentar i vitit 2007 që ajo drejtoi duke përshkruar përvojën e votuesve anembanë vendit.
Jack Smith i cili shërbeu si prokuror i specializuar midis 7 majit 2018 dhe 18 nëntorit 2022, duke pasuar David Schwendiman, i cili shërbeu si prokuror i specializuar midis 1 shtatorit 2016 dhe 31 marsit 2018, mund të thuhet se tashmë është në “përballje me drejtësinë”, me “hakmarrjen e të perceptuarve” të Presidentit Trump. Jo më me një ish- president kur nisi akuzat Smith, por me një President në detyrë me 20 janar 2025.
Në pyetje është kush do të fitojë tani Smithi që planifikon Hagën apo Trumpi që do të jet presidenti i 47-të i SHBA.
Komentuesit dhe ekspertët amerikan të këtyre çështjeve thonë se Trumpi çdo gjë që po bën kundra Smithit, i ka bër me qëlllim që ta dëmtoi sa më shumë imazhin e Smithit, dhe për ta penguar dhe minuar atë për të mos marr emërimin e tij përsëri në Gjykatën Speciale në Hagë, si prokuror me imunitet. Pra gjithmonë sipas komentuesve dhe ekspertëve amerikan të këtyre çështjeve, qëlimi final është që Trumpi ta ket në “dorë” Smithin dhe prokurorët e tij, për ndonjë hakmarrje të pritshme kundrejt armiqve të precepituar…..
Dhe, tjetra në lidhje me Thaçin, është se nga kjo “përballje” Smith vs Trump, flitet shumë se jo më larg se gjashtë mujori i parë i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ish- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të kthehet i lirë në Kosovë. Dhe, si po rrjedhin gjërat me emërimet qe nuk kërkojnë votim në Senat, pra me ardhjen e Grenellit në Shtëpinë e Bardhë, do të ketë një “amnisti” nga Departamenti i Shtetit edhe për “Non gratën” e Berishës.

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

0

Klajd Kapinova, New York

Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane Marie Shllaku (1922-1946), që derdhi gjakun e vet, për themelet e lirisë së vërtetë të Atdheut dhe monumentet e përjetësise së saj sot.

 “Po, me politikë jam marrë qysh herët, nëse mund të quhet politikë, dashuria ime për Atdheun, mundi im për aq kohë sa Unë e di vetë për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saj të ndara, Kosovën dhe Çamërinë.” –  Marie Shllaku (1922-1946), e dënuar me vdekje me pushkatim

“Marie Shllaku, lindur në Shkodër, Shqipëri, ishte një nacionaliste, pedagoge dhe veprimtare e shquar shqiptare katolike e njohur për rezistencën e saj, kundër shtypjes serbe, komuniste dhe jugosllave. E shkolluar në Shqipëri dhe Itali, ajo u përfshi gjerësisht në rezistencën e amatosur kundër pushtimeve italiane dhe gjermane, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aktiviteti i saj atdhedashës u shtri në kundërshtimin e armatosur ndaj shtypjes së regjimit të egër bolshevik komunist shqiptar dhe jugosllav ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovës kreshnike. E kapur (arrestuar) në vitin 1946 nga autoritetet jugosllave, malësorja e shpateve të Dukagjinit (nga ishte edhe origjina e familjes së saj) Marie Mark Shllaku, iu nënshtrua torturave brutale dhe në fund u ekzekutua nga toga e zezë e pushkatimit, ku fatkeqsisht disa ishin ushtarë shqiptarë. Përkushtimi i saj i patundur për Pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve e ka bërë atë një simbol të qëndrueshëm të qëndresës dhe martirizimit në historinë shqiptare.”[1] – Stephen Schwartz, gazetar ebrej-amerikan, Manhattan, New York, 2009

Republika e Kosovës, në vitin 2019, ka emetu një pullë zyrtare postale: “Kosova: Marie Shllaku, 2019”, Euro 1.30

Vajza e vogël Marie Mark Shllaku lindi më 22 tetor 1922, në lagjen Badre të qytetit antik të Shkodrës (mbi 3000-vjeçare), në pjesën e Shqipërisë Veri-Perëndimore, nga prindërit shkodranë Mark Simon Shllaku dhe Dila Shllaku, një familje me origjinë nga fshati Palaj e krahinës së thellë malore të Dukagjinit (para vitit 1990 ishte pjesë administrative e rrethit dhe qytetit të Shkodrës), e cila sot ndodhet në rrethin e Malësinë së Madhe.

Eshtë me interes të thuhet fakti hisorik, se deri tani nuk kemi mundur të mësojmë më shumë mbi Pemën Gjenealogjike, mbi antarët e tjerë të familjes së saj Shllaku, se sa motra dhe vëllezër kishte ajo akokohe. Kur qyteti i Prizrenit disa vite më parë e nderoi dhe vlerësoi me titullin më të lartë të qytetit historik sokoleshën heroin Marie Shllakun, për veprimtari të shquar patriotike, për çeshtjen shqiptare dhe të Kosoves në veçanti, asnjë nga pjesëtarët e familjes së saj nuk erdhi për të marrë dekoratën dhe diplomanën falenderuese në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, pas përmbysjes së komunizmit të zi dhe fitores së Pavarësisë së Republikës së re të dardanëve në Ballkan.

Sikurse dihet asokohe nga burimet historike dhe kujtimet e botuara pas vitit 1990 nga shumë bashkëkohës dhe njohës shumë të mirë të heroinës së pamposhtur Marie Mark Shllaku nga Kosova dhe Shqipëria, mësojmë se ajo shfaqi një aftësi të hershme akademike, duke përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm në Shkollën e Motrave Katolike Stigmatine të Shkodrës dhe Liceun e Vajzave Katolike Françeskane të Shkodrës, afër Kuvendit të Urdhnit të Shën Françeskut, vendosur në Shqipni në shekullin XII…

E reja Shllaku ndoqi asokohe arsimin e lartë në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë, Itali. Bashkëkohsist e saj tregojnë se Maria, fliste rrjedhshëm gjuhët e shteteve perëndimore, si: gjermanisht, italisht, frëngjisht, latinisht, gjuhën e vjetër greke (helene), si dhe fliste gjuhën sllave serbokroate me vështirësi, por që e kuptonte shumë mirë.

Rrethanat e vështira politike që përfshinë asokohe Europën dhe trojet shqiptare, bënë që vajza e re inteligjente shkodrane të ndërpresë me dhimbje studimet e larta akademike si pasojë e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, duke u detyruar të rikthehej në Shqipëri, pranë prindërve të saj të dashur në qytetin e Shkodrës.

Pas kthimit ajo filloi të punojë si sekretare në Ministrinë e Punëve Publike. Karriera e saj mori një kthesë të konsiderueshme më 25 shkurt 1943, kur u emërua si inspektore e financave në Kosovë. Ky rol e vendosi atë në një pozicion kyç gjatë një periudhe të trazuar, duke krijuar terrenin për përfshirjen e saj të mëvonshme në lëvizjet e pastra nacionaliste dhe aktivitetet e rezistencës antikomuniste dhe antisllave.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Marie Mark Shllaku mori pjesë aktive në rezistencën kundër pushtimit italian dhe nazizmit gjerman në Shqipëri. Në vitin 1944, ajo iu bashkua Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Kosovës (NDSHK), duke u lidhur me luftëtarë të shquar kosovarë të kohës, si: patriotët e shquar Shaban Polluzha, Mehmet Gradica etj.

Përfshirja e saj në NDSHK, ishte vendimtare pasi ajo luajti një rol kyç në organizimin e përpjekjeve të rezistencës dhe ruajtjen e komunikimit midis fraksioneve dhe diversiteteve të ndryshme nacionaliste, që luftonin për qëllimin e përbashkët të Pavarësinë së Kosovës dhe Shqipërisë, kundër pushtuesve fashistë e nazistë, sikurse edhe kundër nazi-komunistëve të kuq të diktatorit otomano-arab dhe antishqiptar bolshevikut mizor  Enver Hoxha.

Nacionalistja, mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, më 20 janar 1945. Aty mbajti një fjalim të zjarrtë, i cili ndikoi në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: nacionalistët e shquar të kohës, si: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës.

Ajo ishte e lidhur kryesisht me shqiptarët e besimit mysliman në Kosovë, sigurisht jo për shkak të fesë, apo për ndonjë arsye tjetër, por pikërisht sepse ishte një patriote e shquar dhe inteligjente, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm nëse ata do të bashkonin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja rajonale. Si një vajzë e re shqiptare, ajo pati fatin të ishte përkrah burrave dhe fytyrave të ndritura  më të mëdhenj të kombit shqiptar dhe sidomos ndër trimat dhe luftëtarët e njohur shkodranë.

Në shtator të vitit 1944, nacionalistja e mirëshkolluar Shllaku, fatkeqsisht asokohe u arrestua e u keqtrajtuar brutalisht në ato momente nga forcat pushtuese gjermane, por fatmirësisht ajo u lirua me ndërhyrjen direkte të Ministrit të Brendshëm ing. Xhafer Devës, i cili asokohe ishte një nacionalist dhe personalitet i shquar i kombit shqiptar.

Shkodranja inteligjente dhe shumë e kulturuar, u angazhua me gjithë enërgjitë rinore të qënies së saj, me të gjitha forcat e shpirtit dhe me gjithë potencialin e saj intelektual, u përpoq të jetësonte idealin e lartë atdhetarë të bashkimit kombëtar të të gjitha trojeve etnike, pavarësisht se në çfarë kushtesh apo rrethanash të arrinte atë, sepse kryesorja për te ishte dhe mbeti arritja e këtij qëllimi jashtëzakonisht të lartë dhe të shenjtë kombëtar, për të cilin u derdh ndër shekuj aq shumë gjak martirësh, madje edhe gjaku i saj rinor.

Nga vështrimi i përgjithshëm, ajo vazhdoi rrugën e madhe të luftës së pandërprerë për atdhe e për çlirim kombëtar, rrugën e atyre burrave shkodranë pararendës, si: Hamzë Kazazi, që luftoi kundër pashallarëve të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane (Turqisë) dhe Oso Kuka në kullën e barotit, që luftoi në trojet e Vraninës etj.

Pas lirimit nga burgu, ajo vazhdoi aktivitetet e saj të rezistencës antikomuniste të kohës, këtë herë duke u fokusuar direkt në luftimin e forcave komuniste jugosllave dhe të trathtarëve mercenarë shqipfolës në territorin e Kosovës.

Ajo bashkëpunoi me figura të tjera nacionaliste, si: Ndue Përlleshi dhe Ukë Sadik Berisha, prof. Ymer Berisha, etj., duke forcuar më tej pozicionin e saj si një lidere e rëndësishme brenda lëvizjes nacionaliste liridashëse shqiptare.

Në vitin 1946, aktivizmi i vazhueshëm i Maries, çoi asokohe në arrestimin e dytë të saj nga autoritetet komuniste sllave të shtetit të Federatës Jugosllavisë. Ajo fatkeqsisht iu nënshtrua torturave të tmerrshme çnjerëzore, shumë të rënda, gjatë kohës që qëndroi në qelinë e ftohtë të burgut, përpara se filloj proçesin e gjyqit të montuar dhe paramenduar nga trupi gjykues jugosllv, ku ajo do të dënohej fatkeqsisht me vdekje, pushkatim.

Në luftën për çlirimin e Atdheut nga ripushtimit sllavo-komunist, Maria u gjend edhe në Drenicën legjendare, ku para dy dekadash luftoi dhe qëndroi për 12 vjet radhazi, heroina e popullit, Shote Galica. Aty doli heroi trimi i pamposhtur Shaban Palluzha, të cilin vajza sypatrembur shkodrane Shllaku, e mbështeti pa rezerva deri në fund me gjithçka që ajo kishte, u bë krahas përpjekjeve të fundit gjigante të luftës antifashiste, për të hequr qafe një herë e mirë zgjedhën sllave.

Patriotja shkodrane në momentet më vendimtare, iu bashkua krahut patriotik më atdhetar të asaj kohe, sikurse ishin: Shaban Palluzha, prof. Ymer Berisha, At Bernard Llupi o.f.m., Mehmet Gradica, Gjon Serreqi, Ndue Përleshi, Ukë Sadiku, Metë Dini, Bajram Sokoli (vëllai i Bajraktarit të Uçës), Qazim Bajraktari i Astrazupit, Sadik Lutani, Ajet Gërguri, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaqi. Ismail Thaçi, Nuhi Gashi, Hasan Bilalli, Kemal Skenderi, Mulla Idriz Gjilani, Hysen Tërpeza, Kolë Parubi, Luan Gashi, Pjetër Toma etj., të cilët mbetën të pamposhtur deri në fund.

Duke parë këmbënguljen e saj si studente, me tipare të spikatura patriotizmi, nacionaliste e kohës, Abaz Kupi (Bazi i Canes) angazhoi Marie Shllakun në përpjekjet ligjore për bashkimin kombëtar. Me këtë mision, Maria punësohet si sekretare e Ilaz Agushit, ministrit shqiptar në regjimin italian në Tiranë. Sipas materialeve arkivore, në prill të vitit 1941, ajo u takua me At Bernard Llupin o.f.m., i cili në atë kohë ishte drejtor i Shoqërisë Shpirtërore Katolike “Bijat e Zonjës” me qendër në Shkodër, e cila lidhej me Vatikanin.

Në maj të vitit 1942, me propozimin e Idriz Matit, u punësua në ministrinë në Tiranë, seksioni për rrugët, me detyrën e zv/sekretarit. Me pranimin e një detyre kaq të rëndësishme nga Gjergj Gjoni, Maria kishte pranuar detyrën, që të kontrollonte të gjitha dokumentet, leje sekrete të qeverisë, më pas t’i lejonte ato si dokumente disponimi grupit të Bazit i Canes. Këtë detyrë do t’a kryente deri më 20 nëntor 1942.

Pas vrasjes së Ilaz Agushit, Maria pushohet nga puna deri më 25 shkurt 1943, kur do të qëndrojë e paangazhuar në Shkodër. Në këtë kohë ajo lidhet me aleancën angleze, duke shërbyer si korrier në linjën: Tiranë-Shkodër-Romë dhe anasjelltas. Këto punime do t’i kryejë nëpërmjet Gjergj Gjonit dhe korrierit të Bazit të Canes, Hasan Miftari.

Më 25 shkurt 1943, ajo u punësua në qytetin e Prizrenit. Punësimi i saj këtu u sugjerua nga Pjetër Tomas, sekretar kryesor në Ministrinë e Financave me seli në Prizren. Për të mbuluar tërë territorin e Kosovës si vëzhguese, Maria emërohet referente në qytetin e Prizrenit. Në këtë kohë ing. Xhafer Deva i ofron edhe bashkëpunim dhe pozitën e sekretarit të tij personal. Asokohe Xhafer Deva ishte Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës (1943-1944). Ai e pranoi ofertën përkohësisht, pasi u konsultua me drejtuesit e grupit Bazit të Canes. Nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse Maria u tërhoq nga Prizreni në Tiranë e u kthye sërish më 9 shtator 1944.

Maria deklaroi para gjyqit të OZN se ishte antifashiste dhe antikomuniste

Më 21 tetor 1944, në fshatin Novoselë nacionalistja mbajti një fjalim patriotik. Më 9 nëntor 1944, partizanët bolshevikë hynë në qytetin e Gjakovës, ndërsa Maria së bashku me Mehmet Agë Berishën shkuan në rajonin e Ferizajt, ku qëndruan disa ditë. Në këtë kohë ajo nga Ferizaj do të udhëtojë për në Gjilan, më pas në Prishtinë, ku për herë të fundit do të takohet me Xhafer Devën, Rexhep Mitrovicën dhe udhëheqës të tjerë, nga të cilët do të marrë udhëzime për veprime të mëtutjeshme, të cilat do të lidhen me At Bernard Llupin o.f.m. në Pejë dhe prej andej për të mbajtur lidhje me Shkodrën dhe me rezistencën e armatosur, që do të drejtohej prej andej.

Nga Prishtina u shpërngul në Pejë, në hotelin “Skënderbeg”. Këtu, sipas udhëzimeve që i kishte dhënë Komiteti i Lidhjes së Dytë të Prizrenit (dhe Lidhjes së Tretë të Prizrenit në vitin 1962 në New York, SHBA, kryetar i së cilës u zgjodh ing. Xhafer Deva), i cili vepronte me urdhër të ing. Xhafer Devës, merr përsipër organizimin e grupeve të rezistencës në mbarë vendin. Këto grupe drejtoheshin nga Metë Dina, Adem Shala, Mehmet Gradica dhe Marie Shllaku. Sikurse dihet asokohe rezistenca nacionaliste dhe antikomuniste shqiptare numëronte 3000 vetë që do të luftonin pa pushim dhe me përkushtim.

Natën e 24–25 nëntorit 1946, ajo u ekzekutua në qytetin historik të Prizrenit, së bashku me nacionalistët e tjerë të shquar shqiptarë, duke përfshirë françeskanin e përkushtuar për trinomin “Fe e Atdhe – Perparim” At Bernard Llupin o.f.m., Kolë Parubin dhe Gjergj Martinin. Ekzekutimi i saj asokohe, ishte pjesë e një fushate më të gjerë antishqiptare sllave, për të shtypur lëvizjet nacionaliste antikomuniste shqiptare.

Me gjithë fundin e saj tragjik, Marie M. Shllaku mbahet mend si martire dhe simbol i rezistencës antikomuniste dhe antisllave shqiptare, trashëgimia e saj e qëndrueshme si dëshmi e përkushtimit të saj të palëkundur ndaj popullit dhe çështjes së saj adhore qe ishte liria dhe pavaresia nga kthetrat e komunizmit në Kosovë dhe vendlindjen e saj Shqipëri.

Ajo ishte pjesë aktive e plejadës së shquar dhe të vendosur të antikomunistë të shumtë laikë dhe Klerit Katolik, që kishte nxjerrë dhe po rilindnin asokohe si pjesë e rezistencës së madhe në Malësi të Madhe dhe në qytetin martir dhe më antikomunist të Shkodrës heroike.

Ky ishte asokohe proçesi më i madh gjyqësor, i cili zgjoi interesimin e madh asokohe në Kosovë. Aty bënin pjesë Marie Shllaku, meshtari i nderuar dhe respektuar, atdhetari i shquar françeskan At Bernard Llupit o.f.m., Kolë Parubit, Gjergj Martinit e shumë të tjerëve, të cilët ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të intelektualit të shquar prof. Ymer Berisha. Gjyqi i montuar politik ka fillur më 29 qershor 1946 dhe ka përfunduar më 11 korrik, pra gjithsej 13 ditë pa llogaritur ditët e hetimive të tjera të tmerrshme te shoqëruar vazhdimisht me torutura ç’njerëzore nazi-komuniste.

Prokurori publik i proçesit fallco dhe turpi me motive të patra antishqiptare, siç ishte rregull si në çdo gjykim tjetër, ishte trathtari Ali Shukriu. Sot fatkeqsisht në Kosovë nderohet dhe respektohet ky trathtari i madh dhe shërbetori tjetër besnik i regjimit marksist-nazist-komunist Fadil Hoxha. Sikurse dihet proçesi i dënimit është mbajtur në qytetin e Prizrenit. Më 29 qershor Prizreni ishte në zi. Para trupit gjykues të pushtuesit,  u sollën në sallën e gjykimit 27 të pandehur nacionalistë shqiptarë.

Fatkeqsisht, ata u akuzuan vetëm sepse e donin lirinë e vendit të tyre martir Dardaninë dhe një Shqipëri mëmë të plotë etnike, sikurse ishte një herë e një kohë në hartën e Ballkanit. Në pyetjen e hetuesisë për Marien se sa kohë keni që merreni me politikë, ajo është përgjigjur “Po, me politikë jam marrë qysh herët, nëse mund të quhet politikë, dashuria ime për atdheun, mundi im për aq kohë sa Unë e di vetë për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saj të ndara, Kosovën dhe Çamërinë” dhe prandaj ajo u dënua me vdekje.

Fjalët e saj të fundit para togës së pushkatimit ishin: “Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë!” dhe “Kosovë, gjaku im të kjoftë i lehtë e t’u baft dritë!”, theksojnë përkushtimin e saj të qëndrueshëm për kauzën e saj.

Sokolesha Marie Shllaku (1922-1946) një “nuse” e vetëflijuar për Shqipërinë Etnike

(Mendime rreth librit “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës” të studiuesit dhe publiçistit shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj)

Botimi i librave me tematikë historike, kanë shumë rendesi për të zbardhur dhe rishkruar me fakte dhe dokumente të reja historinë e lavdishme të nacionalizmit të popullit shqiptar ndër shekuj, e cila është lënë në harresë.

Kanë kaluar shumë vite, kur biografi, ka hapur skedat e para, për të hartuar lënden e librit. Vit pas viti, pas “ecejakjeve” ajrore me avion në rrugëtimin New York-Tiranë, New York-Prishtinë, studiuesi dhe publiçisti shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj, ka hulumtuar dhe sistemuar tërë materialin studimor, si një bletë punëtore, me durim dhe përkujdesje të veçantë.

Ai, përpunoi brumin e pasur historik dokumentar dhe gojor (dëshmitarë të kohës) mbi çdo gjë interesante, që lidhet me jetën dhe kontributin e përsonazhes së vet të marrë në studim. Fryt i gjurmimeve shteruese, ishin buletinet, librat e reja, kujtimet, dorëshkrimet e njerëzve në moshë, gazetat e botuara asokohe në diasporën e SHBA-së dhe Evropë, duke konturuar idetë e ndërtuar kjartë fizionominë e plotë të veprës.

Studiuesi Mrijaj, grishi historinë e shkurtër të kohës fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturën e veprës, duke futur në penën e tij subjektet, që janë plazmor në strukturën e dorëshkrimit, tashmë të kthyer fatmirërisht në një libër jetëshkrimor të pavdekshëm, për t’a njohur të gjithë lexuesit mbarëshqiptarë.

E parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare, trimëresha e zgjuar sypatrembur qytetare shkodrane Marie Shllaku, i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare.

Martirët, me madhështinë e stoicizmit të tyre të gjatë, falë fakteve të reja, që ruan në brendësi nëna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes në momentin e përshtatshëm kohor, kur populli ka nevojë më së shumti për ta.

Si të tillë, ata së bashku futën në historinë nacionale në vendin e merituar, pranë librit të madh të kujtesës dhe mirënjohjes së përhershme të martirëve mbarëpopullor.

Libri në fjalë, i autorit T. Mrijaj, është një rreze drite në errësirën e madhe, që ka mbuluar për disa dekada historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin fisnik të të parëve të tyre nacionalistë, që ishte dhe mbeti bashkimi i tërësisë së plotë të trojeve etnike shqiptare.

Vepra e re, ka të bëjë me portretizimin e martires M. Shllaku dhe fushë veprimtarinë e ekipit bashkëluftëtarë nacionalistë, të dalluar në Shqipërinë e Veriut, në mesin e shek. XX.

Gjatë asaj kohe të vështirë historike, shumë familje dhe katunde të Kosovës, u dogjën me themel nga forcat e të ashtëquajtura partizane. U vranë e masakruan, me qindra njerëz të pafajshëm, luftëtarë idealeve të lirisë.

Antarët e familjeve të tyre, u ekzekutuan pa mëshirë, vetëm pse luftonin komunizmin dhe regjimin kolonizues shekullorë të Serbisë. Nisën të vriteshin një nga një me kurthe dhe trathti, prijësit e çetave atdhetare, burra, gra, pleq (dhe shumë antarë të familjeve të tyre), për të zhdukur gjithsesi gjurmët e krimit vllavrasës, në emër të një ideologjie “mrekullibërëse” boshe, të importuar qysh heret nga stepat e Siberisë bolshevike asokohe, përmes ideologëve trushpërlarë leninistë, si: Ali Kelmendit dhe peshkopi i kuq orthodoks bolsheviku fanatik Fan Stilian Nolit.

Krimet seriale në fjalë, ishin të studiuara me kujdes nga xhelatët sllavo-shqiptarë, në mënyrë, që historia të mos kishte dëshmitarë nesër, të masakrave kolektive dhe individuale, të kryera sistematikisht ditën për diell, në emër gjoja të pushtetit të ri marksist popullor.

Duke e parë veprimin barbar e gjakësor të komunistëve hipokritë, çetat nacionaliste asokohe filluan të lidheshin edhe më shumë me njeri-tjetrin, duke bashkëpunuar ngushtë politikisht dhe rezistencë aktive me armë në dorë.

Dhe më së miri, këto shembuj, i risjell të freskëta autori, duke u mbështetur në burimet e kohës, literaturën e pasur, dorëshkrimet, kujtimet e bashkëkohsve, librat etj., që kanë dalur në qarkullim vitet e fundit dhe janë botuar, nën përkujdesin e studiuesve të rinj ambiciozë dhe shumë seriozë.

Pasi u pushtua dhe fatkeqsisht u aneksua Kosova më 1945, dhe pasi u ngrit muri më makabër i ndarjes ndërmjet shqiptarëve, regjimi i juntës ushtarake serbe, nuk kurseu asgjë, për t’a terrorizuar, masakruar, përndjekur dhe asgjësuar popullsinë e pafajshme etnike shqiptare, që u robërua nga kjo makinë shfarosëse dhe shpesh me ndihmen e ingranazheve puthadorë, naivë dhe lajkatarë, për fat të keq me gjak dhe gjuhë shqiptar.

Në këto rrethana të reja të krijuara, asokohe shqiptarët fituan një status inferior, në krahasim me republikat dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Përkundrejt gjendjes së re jo të këndshme, popullsia autoktone e dardanëve, çdo orë, ditë, muaj e vite, kishte grumbulluar një lëmsh të madh zemërimi të natyrshëm. Ata si pasoj e ndërgjeghësimit dhe rrethanave favorizuese europiane të kohës, u rilindën shpirtërisht dhe nisën të organizojnë vazhdimisht lëvizje, protesta, revolta kolektive të organizuara në mënyrë spontane dhe filluan t’a shprehin atë pakënaqsi shoqërore dhe politike në mënyra të ndryshme organizimi, sipas kohës dhe rrethanave të reja të krijuara.

Fatmirësisht asokohe populli dardan masivisht u hodh në kryengritje (demostrata), por mercenarët komunistë të Josif Broz Titos i shtypën ato me gjak dhe burgosje të vazhdueshme. Përballë raplezarjeve të reja, dardanët nga një luftë e drejtpërdrejtë e hapur patriotike, u detyruan, të ndryshojnë taktikë, duke kaluar në ilegalitet. Ata formojnë organizata politike, kulturore, atdhetare (kryesisht diaspora) me përmbajtje të shëndoshë patriotike, objektivi kryesor i së cilës ishte bashkimi sa më parë të jetë mundur i trojeve etnike arbërore.

Një nga organizatat e rezistencës së armatosur antikomuniste, që bëri bujë asokohe, është Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSh), në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe degë në vise të tjera shqiptare në ish Jugosllavi, në gjirin e së cilës, bënte pjesë edhe vajza e re patriote shkodrane Marie Mark Simon Shllaku.[2]

Populli shqiptar, ka një histori shumë të trazuar (me humbje dhe fitore), e cila vazhdimisht ka kaluar nëpër kapërcej të ndryshëm kohorë. Këtë histori e përshkojnë momente të hidhura të jetës dhe të veprave të shqiptarëve.

Përkushtimi ndaj nacionalistëve martirë të nacionit, përbën një detyrim fisnik, për çdo pendë, që të përcjell vazhdimisht me përkushtim brëndinë e ngjarjeve reale historike, duke zbardhur figurën e pastër e të pasur atdhetare të Marie Shllakut, që sakrifikoi çdo gjë, për të bërë nacionin e vet të pavdekshëm dhe nacioni si shpagim e nderon, duke e bërë atë të përjetshme mes nesh.

Në këtë aspekt, libri hedh dritë, mbi veprimtarinë e vajzës së re qytetare shkodrane, që jetën e saj ia fali në lulen e rinisë Kosovës martire, duke pasur në mendje e zemër emblemën e pashuar të rezistencës stoike, kundër ballinës së përbashkët komuniste bastardhe të ashtëquajtur partizan shqiptaro-sllave.

Ajo, sipas kujtimeve të bashkëkohsve shkodranë, që sot janë të moshuar, ishte një vizionare e kulturuar, për një të ardhme demokratike, ku respektohen dhe sanksionohen liritë dhe të drejtat e njeriut, sikurse ndodh realisht në shumë shtete përparimtare të Evropës Perëndimore.[3]

Nga bisedat e ndryshme të të moshuarve, mësojme se asaj vazhdimisht i vinte keq, kur shihte çdo ditë, se ku ishte katandisur atdheu i saj, nën kthetrat e fjalëve të bukura mashtruese të komunistëve vendas dhe të huaj, që vepronin në vendin tonë të mjerë me dorë të hekurt asokohe.

Libri, liria, kultura përparimtare dhe lufta 

Për t’i arritur këto vlera të domosdoshme përparimtare dhe demokratike, që burojnë nga këto dituri të reja të shkruara, ato ishin vazhdimisht bashkudhëtare të pandara, për vajzën e re inteligjente shkodrane Marie Shllaku.

Ajo kishte një pasion dhe vullnet të madh për librat, dashuri dhe respekt, për çdo vlerë të re përparimtare kulturore botërore, në të cilën ajo rregullisht përpiqej të merrte sa më shumë që të ishte e mundur.

Shpesh, iu desh të sakrifikonte nga dëshirat dhe gëzimet e moshës rinore, për të realizuar qëllimin e saj, që i kishte vënë vetes, të shkollohej sa më mire dhe t’i shërbente në liri dhe demokraci Atdheut, përmes dijeve të saj perëndimore.

Tharmi atdhetar dhe ndjeshmëria e thellë nacionale, ka qenë model për kohën dhe një shembull pozitiv për brezat e sotshëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Maria asokohe e tregoi vazhdimisht me jetën e saj, se ç’kulturë atdhetare kishte zotëruar deri në ato vite dhe sa e si i shërbei mëmëdheut, duke dhuruar jetën e saj, në moshën më të bukur të rinisë.

Ndërkohë theksoj, se ky element patriotësh të flaktë, përmes odiseve të çuditshme, plot ngjarje të mbushur me ngarkesë luftrash dhe vështirësish në jetën e tyre të vështirë të maleve në çdo stinë të vitit, ka shpërfillur dhe përballuar me po aq çudi të jashtëzakonshme ekspeditat sllavo komuniste shfarosëse të stilit mesjetar, të zjarrit e të hekurit, skamjen, terrin, vuajtjen.

Rrethimet e shpeshta hermetike, kalitën vazhdimisht heroizmin, përballuan eliminimin e tyre fizik, shpërbërjen njerëzore, në keqtrajtimin dhe internimin e familjeve të trimave të lirisë, për të vetmin “faj”, pse luftuan kundër sllavëve serbo malazez të komunizmit.

Zëri dhe vepra e saj, shërbei si lëndë e parë, në fillim të shekullit XXI, për jetëshkrimorin Mrijaj, studiuesi dora-dorës, rreshtoj dëshmi të reja tronditëse, refleksione dhe vlerësime reale historike, të cilat gjatë gjithë veprës në fjalë jepen me një përkujdesje serioze dhe përshkrim original rrënqethës dhe gjuhë të thjeshtë në libër.

Shkodranja, ishte e mbeti një zë i fuqishëm i kohës, kundër dhunës, praktikimit të metodave të pushtetit absolut të diktaturës. Me shembullin pozitiv, ajo është një dëshmi e këngë krenarie e rezistencës, mbijetesës dhe vitalitetit të forcave nacionaliste, që refuzuan pandërprerë pushtetin e juntës komuniste, që po hidhte me shpejtësi rrënjën e farës së keqe.

Patriotët e lirisë dhe Shqipërisë etnike, ekzistencën e tyre e mbështetën vetëm në vlerat e pastra dhe të larta morale, të traditës së kulluar nacionaliste.

Autori Mrijaj, rrëfen fatin e përsonazhit kryesorë, kohën kur janë zhvilluar ngjarjet etj., duke dhënë me një gjuhë e stil të thjeshtë fatet e ndryshme njerëzore, në luftën e mbijetesës mbinjerëzore, në kohën më të egër dhe të errët të komunizmit në Shqipëri dhe Dardaninë martire.

Jetëshkrimi i martires së re të pushkatuar, plotëson shumë zbrazëti, zbulon gjëra të reja të mbuluara dhe njëkohsisht arrin të qortojë dhe korigjoj shumë gjëra apo ngjarje të shkruara keq dhe paramendim, veçanërisht në vitet e zeza të diktaturës komuniste 1944-1990, ku, historiografia trilluese zyrtare abuzive në Kosovë dhe trungun amë, e kishte kthyer në normë përbaltjen dhe tjetërsimin e të vërtetave historike etj., ku rasti i çetave nacionaliste antiserbo komuniste, ishte forma më e dukshme e këtij deformimi të vazhdueshëm.

Ky botim i mire seardhur, nga një autor serioz në diasporën shqiptaro amerikane, përbën padyshim një kontribut të ri, në skjarimin e disa momenteve me peshë historike, në çuarjen më përpara të mendimit tonë historik me objektivitet, për sa i përket studimit të nacionalizmës përparimtare shqiptare, si dhe problemeve të tjera historike, që lidhen me figurën historike të atdhetares së pushkatuar nga sllavo komunistët.

Kanë kaluar disa dekada, për të cilën bëhet fjalë në libër, por kujtesa e historisë, arkivat dhe dëshmitë e rrëfimtarëve bashkëluftëtarë s’është dobësuar.

Komunistët dhe mercenarët e tyre, menduan, se i kanë zhdukur të gjitha faktet historike, por në fakt në zemrat e brejtura popullore, kanë qëndruar të fjetura ngjarjet dhe episodet, të cilat pas viteve 1990, bënë të mundur të ndërtohet ky libër dhe gradualisht të rishkruhet historia, sipas dokumenteve dhe fakteve autentike.

Episodet dhe jeta përshkruhet dora-dorës, duke fituar përmasat e një arkivi të gjallë. Ndodhitë, zënë pikënisje në qytetin e Shkodrës, ku, lindi dhe u edukua në fëmijëri Maria. Secila prej tyre, fiton mëvetësinë e të ekzistuarit, në një kohë të caktuar dhe me peshë të dukshme pikëzohen në atë kohë në Shqipëri dhe Dardani.

Përmbajtja, është e larmishme dhe me tituj joshës, për t’a lexuar deri në fund me endje. Autori Mrijaj, në vështrimin konceptual, me një logjikë të natyrshme dhe në lidhje kompakte e ka trajtuar veprën e vet, kushtuar nacionalistes më të re (e vetme, si femër në 55 çeta nacionaliste, që vepronin me pushkë në dorë në Kosovë), si një pjesë e tërë dhe jo në kapituj veçmas.

Rrëfimi, fillon me një përshkrim historik të qytetit të lashtë Shkodrën, të njohur për vlerat kulturore të hershme dhe cilësore në të gjithë Ilirinë, periudhën e ndritur të Arbërisë dhe kudo sot në trojet etnike shqiptare.

I zhytur natyrshëm në leximin e stilit narrativ të autorit, si pa e kuptuar faqe pas faqeje përfshihesh në pjesën interesante me titull: “Shkodra dhe bija e saj”. Ndryshe lexuesi, mund të mendoj, se në ç’truall të begatë atdhetar u lind, rrit dhe u edukua vazhdimisht bija e qytetit antik verior.

Të gjitha këto mirësi të vendlindjes, i ndiente në frymëzimin e shpirtit të saj fëmija, që çdo gjë, do t’a mësonte nga stërgjyshërit, nëna e babai, gjatë ditëve të ftohta të dimrit, pranë zjarrit dhe sofrës bujare karakteristike shkodrane.

Komunistët, me të ardhur dhunshëm në pushtet, filluan menjëherë përsekutimin sistematik, kundër krenarisë, fisnikërisë dhe diturisë të mijëra intelektualëve qytetarë shkodranë, prelatëve dhe klerikëve të tjerë katolikë, duke e kthyer qytetin në një katakomb, dhe më pas në një truall të madh martirizimi.

Shkodra, sikurse dihet nga historia asokohe u bë epiqendra e rezistencës antikomuniste, ku, për idealet e larta të lirisë dhe demokracisë, flijuan jetën shumë martirë të fesë dhe atdheut. U mbyllën shkollat private fetare dhe laike, dhe u konfiskuan me dhunë pasuritë e tundshme dhe të patundshme të udhërave apo kuvendeve fetare shpirtërore shumë shekullore të Klerit Katolik (1944-1990) dhe të qytetarëve të shquar të Shkodrës.

Në qytetin e Shkodrës në vitin 1947 u hapën 12 burgje, për të mbajtur në qelitë e ftohta bijtë më të mirë të qytetit të lashtë, duke iu nënshtruar hetuesisë së egër, torturave macabre ç’njerëzore, pushkatimit non stop me radhë e pa radhë dhe me vdekje apo zhdukje misterioze, të organizuar vazhdimisht nga forcat partizane dhe Sigurimi i Shtetit (Policia Sekrete), apo junta e kuqe ushtareke, që po linde me gjak, litar, burgje, pushkatime dhe mbi male me kufoma të pafajshme të popullit pa dallim feje dhe krahine.

Kujtoj, se asokohe u dogjën ose ua dhanë peshqesh jugosllavëve komunistë të gjitha librat e rrallë, që ndodheshin në Kuvendet e Urdhërave Katolike (60.000 ekzemplarë e shumë prej tyre antikuare origjinale) dhe shtëpitë e zotnive kulturdashës të qytetit me një histori të lashtë në të gjithë Shqipërinë.

Diktatura, e cilësoi qytetin e banorët e tij, si “qendër reaksionare, trathtarë, bashkëpunëtorë të Vatikanit, CIA-s, UDB-së, KGB-së, agjentë të Kinës, etj.”, duke e burgosur, torturuar, internuar, privuar nga çdo e drejtë njerëzore, keqtrajtuar pa mëshirë.

Diferencimi fetarë dhe klasor filloi më 28 nëntor 1944 dhe vijon edhe sot, në mënyrë të hapur apo të kamufluar, mbasi shpirti dhe geni i zgjuarësisë, i kulturës së trashëguar, shihet si rrezik për të gjithë ata, që i shtuan kalvarin e vuajtjeve dje e sot…

Shkodra dhe bija martire, gjithnjë është dalluar, për vlerat e mëdha të nacionalizmit shqiptar, duke qenë një zonjë e rëndë dhe burrat e dheut e thirrshin Shkodërloca.[4]

Sikurse dihet nga shekujt e historisë, tregohet se në këto lagje rrugica shekullore, janë rritur dhe edukuar, pranë votrës bujare dhe mikpritëse karakteristike shkodrane, fëmijët në djep, që nënat e tyre u jepnin qumështin e gjirit, ashtu sikurse thotë legjenda e lashtë e kështjellës Rozafa.

Martirja e re Shllaku, ishte pjesë e qytetit, që ruante në gjirin e saj historinë e lavdishme mijëravjeçare, pikërisht atëherë, ku, shumë qytete të Shqipërisë jetonin fazën e embrionit të tyre.

Zoti dhe natyra, kishte shtrirë me kohë dorën e saj bujare, në drejtim të qytetit, që si shpërblim i dhuroi atdheut bijtë më të mirë, intelektualë solidë, njerëz me erudicion dhe vizion të pastër atdhetarë, burra të pushkës e pendës, prijës të aftë e martir, që zunë fill qysh nga lashtësia e Gentit dhe Teutës së famshme…

Për te, vendlindja ishte çdo pëllëmbë toke shqiptare, njëlloj si Shkodra, që në dritë e qiti dhe ndoshta më tepër e deshti Drenica. Ajo e përshkoi në këmbë Kosovën anembanë, në fusha e në male, në qytet e fshatra dhe gjithnjë ndjente kënaqësi, kur ishte mes bjeshkëve të bukura të Kosovës, lumenjëve që gurgullojnë me bardhësinë e tyre, pyjet që harlisen në shpatet e maleve, që herë herë mbulohen me dëborën e re të dimrit të ashpër.

Ajo bashkëpunoi ngushtësisht asokohe me lëvizjet politike antikomuniste, si: Legalitetin, Ballin Kombëtar etj., dhe me të gjithë ato forca përparimtare shqiptare, që ishin përkushtuar për Shqipërinë etnike, një shembull ideal sot, për secilin prej nesh.

Faktet, analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen, për herë të parë në veprën e re, në pjesët e qëlluara shkrimore, por shumë kuptimplote, si:

“Familja Shllaku dhe historia”,

“Kosova dhe Marie Shllaku”,

“Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries”,

“Profesor Ymer Berisha udhëheqës e martir i Kosovës”,

“Shokët antikomunist kujtojnë Marien”,

“Maria në Kuvendin e Dobërdolit”,

“Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”,

“Maria aktive në Kuvendin e Drenicës”,

“Martiria shkodrane në luftën e Drenicës”,

“Shtypi i kohës flet për pushkatimet”,

“Nxënësia e Fishtës e priti me qetësi pretencën e vdekjes”,

“Maria dhe ONDSh”,

“Krijimi i Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”,

“Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë organizatave nacionaliste në mal”,

“Maria në Mat’hauz-en dhe Aushvic-in e Jugosllavisë komuniste”,

“Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”,

“Një histori të dhimbshme, por krenare shqiptare”,

“Maria dhe historia që do të flasë përsëri”,

“Një përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”,

“Me histori në dorë”, etj.

E gjithë jetëshkrimi, ndjehet i freskët nga rrëfimet e kujdesshme të bashkëkohësve dhe shoqërohet dora-dorës me shënime të pasura historike, për bashkëluftëtarët e përsonazhes, një literaturë e pasur të hulumtuar në Kosovë, Shkodër, Tiranë dhe SHBA. Asokohe sikurse dihet historikisht, me pushtimin e Kosovës nga ushtritë serbo-malazeze, më 1912, populli shqiptar ra nën zgjedhën e një shtypësi të ri tërësisht barbar.

Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar fatkeqsisht nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913, u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër të shtypjes dhe gjenocidit sistematik për shumë dekada me radhë ndaj popullsisë autoktone të lashtë dardane.

Në rrafshin e strategjisë politike ndërkombëtare europiane, shohim se pozita diplomatike e Jugosllavisë, nën Mbretërinë Jugosllave asokohe dhet se ishte shumë e konsoliduar dhe mbështetur fuqishëm nga vetë shtetet europiane të kohës, duke e pasur më të lehtë sundimin e saj në territorin e pushtuar shqiptar.

Kjo kishte ardhur fatkeqisht menjëherë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore (9 maj 1945), kur forcat masive injorante partizane dhe komuniste në Europën Lindore, të cilët sikurse dihet marrin drejtimin e shtetëve të “çliruar” nga pushtuesit fashistë italianë dhe nazistët gjermanë, me gënjeshtra dhe manipulime tipike propagandistike dhe raplezarje mizore apo krimeve të vazhdueshme ndaj kundërshtarëve të tyre politikë dhe etnikë.

Pra, kemi në këtë rast një kontuinim të Mbretërisë së Jugosllavisë, ku, brenda tyre ishin përfshirë padrejtësisht një pjesë e konsiderueshme e trojeve etnike shqiptare. Pas përsekutimit dhe masakrimit fizik në kohën e sundimit të Aleksandrit, shqiptarët e Kosovës, provuan në kurrizin e vet masakrimin në masë, menjëherë pas “çlirimit” nazi-fashit dhe ripushtimit të Jugosllavisë nga komunistët ekstremistë bolshevikë.

Vrasjet masive kolektive të popullsisë etnike vendase dardane, u kryen nga repartet e ushtrisë “popullore” dhe gjoja çlirimtare të Jugosllavisë, të kryesuar në Kosovë fatkeqsisht nga masha e Marshallit kroat Josif Broz Tito, i plotëfuqishmi asokohe trathtari Fadil Hoxha me kompani, me të cilat do të bashkohen më vonë brigadat partizane, të shtetit amë të specializuar për masakra, të cilët në atë kohë udhëhiqeshin nga antishqiptarë bolshevikë, si: komandantët xhelat Shefqet Peçi, Shaban Haxhia dhe komisar politik krimineli shkodran Ramiz Alia, të cilët në misionin e tyre antishqiptarë po vinin nën emrin e nënës Shqipëri,  me urdhër direkt të komandantit sadist Enver Hoxhës.

Në emër të “memëdheut”, ata vranë bijtë më të mirë dardan të shqipes në trojet e mirëfillta etnike shqiptare, për t’i hyrë në zemër sllavokomunistëve dhe sidomos kriminelit dhe mashtruesit bolshevik politik të regjimit të Titos.

Në situatën e re shumë rë rëndë të krijuar asokohe, gjendja nacionale, sociale, ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpërsuar nga dita në ditë. Shqiptarët, qenë kësisoj një ndër popujt më të diskriminuar dhe të shtypur totalisht dhe vazhdimisht në të gjithë të ashtëquajturën Mbretëria e Jugosllavisë nga serbët dhe komunistët trathtarë shqipfolës.

Me ardhjen e Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste në Kosovë (1939-1944), kufiri shqiptaro-shqiptar, midis trojeve tona etnike, në pjesën veriperëndimore të Kosovës ishte i lire dhe i hapur plotësisht. Tashmë, shqiptarët e ndarë padrejtësisht, qysh prej vitit 1913 nga Europa lavire dhe Fuqitë e Mëdha, filluan të lëvizin lirshëm në të dy anët e përbashkëta të nacionit etnik arbëror. Sigurisht, ky veprim i rrëzimit të “murit” artificial, ishte një nxitje, për zhvillim të trevave shqiptare, por nga shovinistët sllavë nuk shihej me sy të mirë.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në vend që të zgjidhte problemin e fillimshekullit XX, e thelloi më shumë trathtinë, që vetë udhëheqësit e Partisë Komuniste të Shqipërisë, kishin bërë në bashkëpunim me shqiptarët mercenarët besnikë të Serbisë. Ata bënë aktin më të rëndë, duke e lënë Dardaninë e lashtë martire nën morsën e re shtypëse të kolonizatorëve bolshevik sllav barbarë.

Fakti, që nga viti 1944-1990, ku, shqiptarët ishin të pushtuar e përligjë trathtinë e regjimit të diktatorit të kuq antishqiptar, sadistit otomano arab Enver Hoxhës dhe më kot sot mundohen të ashtëquajturit pseudohistorianët servilë komunistë të shfajësojnë Hoxhën dhe regjimin e tij bastardh.[5]

Kujtojmë nga historia, se ka qenë pikërisht ky regjim antihuman, që ka dorëzuar me dorën e vet kasapit të Europës Juglindore (Ballkanit) gjatë 50 viteve me mijëra vëllezër kosovarë (Masakra e Tivarit me 4.500 shqiptarë të masakruar ditën për diell), mbushën burgjet e Burrelit, Spaçit, etj. dhe në kampet e përqendrimit në shtetin amë burg…[6]

Vetë diktatori Enver Hoxha, (administrata, institucionet shtetërore e shkollat), në zyrën e vet ka mbajtur portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit. Asokohe dhe për shumë dekada me radhë, diktatori antishqiptar, e pllakosi përtokë krenarinë e shqiptarit si individ dhe komb, mëvetësinë e tij, në mënyrën e të menduarit e të jetuarit, me projektin makabër të krijimit të “njeriut të ri” (një ibrit eksperimental), kryekreje sipas modelit të komunizmit sllav-ruso-kinez, ka bërë që edhe sot disa njerëz të konsumojnë dollarin në SHBA, euro-n në Kosovë e Shqipëri, për t’a blerë “artin”, që i këndon largkjoftit.

Ai, pas vetës ka lënë Shqipërinë një “kopsht me lule” (katrahurë), me kujtimet e errëta për Burrelin, Spaçin, Ballshin, etj., dhe me qindra kampe internimi ne të gjithë atdheun, duke thithur si ushujzat gjakun e popullit të vet për 50-vjeçarë me radhë. Eshtë pikërisht ai, që e vari, kryqëzoi dhe katandisi shtetin shqiptar në ishull kubanez (xhungël) dhe në varfëri të tejskajshme, pasojat e së cilës ndihen ende sot…

Duhet vënë në dukje, se figura e Maries, nuk mund të kuptohet e shkëputur nga dëmi, që regjimi i Tiranës i ka bërë çështjeve të trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistët të rrokin armët, kundër sllavëve dhe trathtisë shqiptare.

Në politikën negative të jashtme, që luante Tirana zyrtare e të vetëquajturit “gjeneral” Enver Hoxha, ishte çasti antishqiptar, kur zyrtarët amerikanë e pyetën, se cili do të ishte reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipëria të kërkonte, që të futej çështja e Kosovës në rendin e ditës të Konferencës së Paqes?

A nuk do të mendonit ju, se të paktën, ju gëzoni të drejtën, që pretendimi i juaj të diskutohet dhe të studiohej?

I shtangur nga kjo analogji e papritur, Enver Hoxha përgjigjet, se: “Analogjia e juaj nuk qendron, sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavisë, për Rajonin e Kosovës”.

Tashmë Shqipëria, do të kishte padronë të rinj jugosllavët e Titos dhe sovjetikët e Stalinit.

Ajo që e bën më interesant këte episod historik, është se tani, Shqipëria ndodhej para një realiteti, ku, Beogradi nëpërmjet një varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me aksione të përbashkëta, kishte hartuar një program të barabartë, për unifikimin e çmimeve dhe kishte filluar bisedimet për bashkimin doganor, unifikimin monetar etj.

Gjuha cilirike serbo-kroate, asokohe menjëherë ishte futur në shkollë. Sipas planit jugosllav, Shqipëria, do të ishte furnizuesja e saj me lëndë të para dhe shumë shpejt, ajo do të bëhej republikë e saj e shtatë… Kjo tashmë nuk është fshehur as nga vetë jugosllavët, që thonë se asokohe ia hodhëm Shqipërisë “motër”!!!

Libri biografik në fjalë, përkushtuar denjësisht dhe profesionalisht heroinës së re Marie Mark Shllakut, futet ndër ato botime të vlerave të përveçme dhe njëkohsisht del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrimer dhe librat të llojit të kujtimeve.

Historia mbetet në rend të parë, ku, qendrueshmëria e të dhënave dhe fakteve, i hapin hapësirë pasurimit të biografisë së shkodranes bukuroshe Marie Shllaku, duke e ndihmuar në rizgjimin e historisë. Mund të thuhet, se jetëshkrimi i deritanishëm në fjalë sjell një drejtpeshim në vlerësimin objektiv të figurës së vajzës së re martire.

Ajo mbeti një femër legjendare, me tradita të thella atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme. Ajo u ndal (qëndroi) në Kosovë, me vullnetin e saj të lire shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të përgjakura të Kosovës martire.

Autori Tomë Mrijaj, orientohet drejtë në kohë, duke e parë martiren e flijuar, për ideale të shenjta atdhetare, si një figurë realisht historike, tek i shmanget natyrshëm mitizimit, d.m.th., ai e çmitizon atë, e bën qënie të prekshme, me trup dhe frymë, duke demostruar kësisoj një shembull të jetësuar, me punë hulumtuese e shkrimore serioze.

Historia, ende ka për të thënë e shkruar, për këtë përsonalitet historik në të ardhmen, mbasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në vetëdijën e popullit tonë dhe si e tillë përkujtohet me krenari dhe respekt të veçantë, si qytetare nderi e trojeve etnike shqiptare.

Botimi i librit jetëshkrimor historik, është mundësuar nga cifti i ri i porsamartuar shqiptaro-amerikanë, që të prekur thellë nga historia tragjike e vajzës së bukur Marie Shllaku, shprehën dëshirën të sponzorizojnë librin kushtuar heroinës së pamposhtur.

Martirja fisnike shkodrane, ëndërroj në vajzërinë e saj që të bëhej nuse, por ajo zgjodhi si dhëndërr interesat e larta të Atdheut, duke privuar vetvetën nga dita e nusërisë.

Libri me 3000 ekzemplarë, është botuar në New York dhe ka 218 faqe me disa foto, që botohen për herë të parë. Kopertinat (ballore dhe mbrapa librit), janë realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetës “Illyria” Berat Gashi, ndërsa lektorimi është bërë nga profesori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dr. Fran Luli, recensent profesori i Historisë studiuesi Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirënjohur dhe botuesi i shumë librave jetëshkrimor e artistik studiuesi Jetish Kadishani dhe në kompjuter Donika Mrijaj. 

Kujtimet për Marie Shllakun ishin prezente vazhdimisht mes shqiptarëve emigrantë asokohe në New York dhe California (1944-1990)

Më në fund po rivlerësohet dhe rindertohet nga fillimi me shumë nderim dhe respekt figura e përbaltur pa të drejtë për 50 vjet e personalitetes dhe nacionalistes së shquar antikomuniste dhe antisllave qytetares shkodrane Marie Mark Shllaku (1922-1946).

Kujtoj, se disa dekada më parë studiuesi dhe publicisti shqiptaro amerikanë Tomë Mijaj, ka hedhur qysh ne fillim hapat e parë, duke u marrë personalisht me inisitiativën e zbardhjes së figurës së saj, për të ringritur nga pluhuri i harresës dhe përbaltja sistematike e pamerituar komuniste, duke bërë jetëshkrimin për jetën dhe veprimtarinë nacionaliste të martires së re të Shqipërisë etnike.

Kujtoj, me modesti se Toma bujar dhe human, gjithashtu falë zemërgjerësisë se tij karakteristike, ka ndihmuar financiarisht, duke sponsorizuar edhe dy libra të tjerë, të bashkatdhetarëve tanë nga Shkodra, Klina dhe Kosovës, për të botuar pranë Shtëpisë Botuese dhe Shtypshkonjën “Volaj” në Shkodër, veprat e reja, që janë shkruar fatmirësisht për te.

Ai gjithashtu edhe pse nga Kosova, ka insistuar vazhdimisht, që në qytetin e saj të lindjes në Shkodër, Bashkia e qytetit të vendos për respekt emrin e saj në një rrugicë të saj. Dhe ky projekt human, u realizua për fat të mirë edhe me nderhyrjen direkte bujare të mikut të tij, të ish Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka dhe të ndjerit Nikolin Destanishës (babai i të cilit Kapiten Gjon Destanisha, është pushkatuar mizorisht nga regjimi sllavokomunist në Kosovë), bëri të mundur vendosjen e emrit të saj në një lagje të qytetit.

Po ashtu kujtoj, se para disa viteve, nipi i deshmorit antikomunist Kapiten Gjon Destanishës, ka shkuar në Kosovë, për të marrë dekoratën e Mirënjohjes, që i është dhënë gjyshit të tij dhe heroinës qytetare shkodrane Marie Shllaku, mbasi e ndjera nuk ka lanë apo pasur të afërm të saj.

Duke biseduar me Gjon Destanishën Junior, që sot jeton në SHBA, ai me thotë se e ka pasur dhe e ka edhe sot për nder dhe krenari për t’a mbajtur në shtëpinë e tij këte dekoratë të Maries në shtëpi, sepse ajo ka qenë e lagjës dhe qytetit tonë. 

Historia flet 

Jemi në vitet e vështira të mbushura me trazira të mëdha historike shqiptare, europiane dhe botërore, kur në vitin 1941, rajoni i Kosovës, i cili fatkeqsisht asoskohe po i nënshtrohej shkombëtarizimit sistematik nga autoriteti ushtarak mbretëror jugosllav, që nga viti 1918, u bë sërish pjesë e Shqipërisë.

Kujtoj nga burimet e pasura historike gojore, të mbledhuar dhe sistemuara me shumë kujdes, se vajza e bukur fisnike dhe sypatrembur nga qyteti i Shkodrës Marie Mark Shllaku, ishte një nga vullnetaret e para, që shkoi me dëshirë në Kosovë dhe ndihmoi banorët më të varfër të rajonit, të përshtateshin me administratën e re shqiptare, e cila me të gjitha mundësitë po mundohej t’i pakësonte dhimbjet e vështira ekonomike dhe politike të kohës.[7] [8]

Ajo falë karakterit karizmatik (të dashur) që kishte, ishte shumë e admiruar dhe e dashur nga njerëzit, për shkak të miqësisë dhe vetëmohimit (përkushtimit) së saj të hapur dhe konkret fisnik në ndihmë të popullit martir dardan.

Në vitet 1944-1945, forcat e bashkuara komuniste shqiptaro-jugosllave hynë në Kosovë, pas tërheqjes së ushtrisë gjermane, e cila për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se ato gjatë qëndrimit të tyre për disa vite, lejuan që trojet etnike shqiptare të ishin të bashkuar.

Nga inati dhe zemërimi i tyre i papërshkruar (për lejimin e bashkimit të tokave shqiptare në një shtet të vetëm amë), vëllezërit bolshevik komunistë shqiptaro-serbë filluan menjëherë një fushatë të pamëshirshme të arrestimeve me vrasje masive dhe frikësimit të të gjithë atyre që dyshoheshin se ishin anti-jugosllavë ose anti-komunistë.

Pasi u mor në pyetje në hetuesi dhe u keqtrajtua barbarisht nga autoritetet e reja komuniste jugosllave, Maria, iu bashkua nëpër male kryengritjes së kosovarëve nacionalistë në Drenicë e gjetkë. Ajo ato ditë u plagos rëndë dhe u strehua nga një familje fshatare. Fatkeqësisht, streha e saj u zbulua (me trathti) nga Nazmi Kursani, kapiten në shërbim të forcave kriminale të Sigurimit Jugosllav.

Policia ushtarake sllavokomuniste shqiptare dhe serbe, nuk kishte marrë parasysh gjendjen e saj të plagosur. Ajo u rrah mizorisht dhe u poshtërua dhe sipas xhelatëve ajo duhej të çohej menjëherë në gjyqin e saj.

Prokurori trathtar pro serb Ali Shukriu, asokohe ishte një nga anëtarët e Këshillit Qeverisës të Republikës Jugosllave, pa pike turpi dhe me arrogance fashiste kërkoi dënimin me kapital, me vdekje për vajzën shkodrane Marie Shllakun dhe shokët e saj të idealeve antikomuniste dhe antisllave, me këto fjalë: “Vdekja me pushkatim, për këta kriminelë, nuk është asgjë! Ata duhet të digjen ngadalë të gjallë në hi.”

Në fjalët e fundit heroina e pamposhtur Marie Shllaku, hodhi poshtë akuzat e e rreme të prokurorit trathtar. Ajo dhe shoqëruesit e saj nuk ishin kriminelë, por ishin asokohe të përkushtuar për çështjen e drejtësisë dhe lirisë së Shqipërisë dhe Kosovës nga kthetrat e komunizmit jugosllavo-shqiptar.

“Një ditë.” ajo tha: “Do të turpërohen bijtë dhe bijat tuaja, ose tradhtia juaj dhe veprimet tuaja njerëzore, kundër nesh dhe popullit shqiptar”.

I ndjeri Profesor Jeh Vela, që asokohe jetonte në Shtetet e Bashkuara, ishte në të njëjtin burg në atë kohë dhe kujton kjartë sesi shkodranja heroinë Marie Shllaku këndonte çdo natë, këngë popullore shkodrane, sikur të ishte duke u përgatitur për një festë dasme, në vend të ekzekutimit të saj.

Në një mbrëmje vjeshte të vitit 1946, Marie Shllaku u mor nga qelia dhe u ekzekutua nga toga e zezë nazikomuniste, në një vend të pashënuar (të panjohur), ku së bashku me të asokohe u ekzekutuan fatkeqsisht edhe patër Bernardin Llupi, o.f.m., mësuesi prof. Kolë Parubi, Gjergj Martini dhe të tjerë. Maria Shllaku ishte vetëm 24 vjeç.[9] 

[1] Schwartz, Stephen (2009). “Komunizmi dhe Islami në Shqipëri dhe Kosovë, 1941-1999 në lëvizjen partizane të Luftës së Dytë Botërore në Luftën Çlirimtare të Kosovës”, fq. 28.

[2] “Profiles of some albanian martyrs: Msgr. Nikoll Deda, Benard Nikoll Gazulli, Reverend Peter Cuni (Chuni), Reverend Ded Macaj (Machaj), Father Anton Muzaj, Father Mark Gjani, Father Jak Bushati, Elena Shllaku, Bianca Krosaj, Marie Shllaku”,   (By Gjon Sinishta, “Fallen for Faith Justice, and Liberty, Roman Catholic Hierarchy”, “The Fulfilled promise”, A Documentary Account of Religious Persecution in Albania, Santa Clara, California, U.S.A., 1976, Library of Congress Catalog Card numer: 76-57433), p. 157-171.

[3] Marie Shllaku (1922-1946), lindi në një lagje të vjetër të Shkodrës, në Badre, kanë le Luigj Gurakuqi, gjuhëtari i shquem, At Justin Rrota e i vëllai, piktori Simon Rrota, shkrimtari i madh Ernest Koliqi dhe kardinali i parë shqiptar, Mikel Koliqi. Aty ka le edhe Marie Shllaku, e bija e Markut, gjyshi i së cilës kishte ardhë shumë kohë ma parë nga Shllaku malor e legjendar, prej nga mori edhe mbiemnin ajo. Si kreu shkollën e mesme pranë Kuvendit të Motrave Stigmatine, ku u dallue për kulturë të gjanë që në rininë e parë: i pëlqente teatri, recitimi, piktura; 20-vjeçare zotnonte italishten, gjermanishten, frengjishten e ma vonë edhe serbishten, u regjistrue në Fakultetin e Filozofisë në Romë, po i ndërpreu studimet e rregullta për shkak të luftës, e shkonte sa me dhanë provimet herë mbas here. Njëzetvjeçare, për arsye ekonomike, filloi punën në Ministrinë e Punëve Botore në Tiranë. Ma vonë, me 25 shkurt 1943, ajo fillon punën në Prizren si pëgjegjëse e Financave për gjithë krahinën e Kosovës ku, përveç detyrës së saj shtetnore, ajo u lidh ngushtë me botën e trazueme të atyne trevave. Asnjë nga ata që hynin në zyrën e saj nuk çuditeshin kur lexonin mbi kryet e saj vargjet e Fishtës: “Ma mirë dekë nën dhé m’u kja, Se për t’gjallë me mbetë nën shkja“. Po ja që më 6 maj 1944, për befasinë e saj ma të madhe, i vjen pushimi nga puna “për motive politike“(?!). Kthehet në Shkodër për një periudhë të shkurtër, për t’u rikthye një herë e përgjithmonë në Kosovë, tashma me një qëllim të caktuem qartë: me luftue përkrah vëllazënve kosovarë, që ato treva martire të mos ngeleshin nën thundrën e shkjaut, si ishin gjasat mbas nënshtrimit të plotë të PKSH ndaj Beogradit. Nandë shtatori 1944, kur hynë brigadat partizane, ate e gjen në Gjakovë. Largohet prej aty me shumë atdhetarë të tjerë dhe i bashkohet çetës nacionaliste të Smajl Goranit. Çfarë e kishte shtye ate vajzë të brishtë të linte Shkodrën e saj e të shkonte në Kosovë në ato situata të turbullta, që paralajmronin qartë ardhjen e hordhive sllavo-komuniste? “Kam ardhë me dekë me ju“! – do t’u drejtohej ajo komandantëve të çetave nacionaliste, si pat deklarue vetë në gjyq. Njihet e lufton përkrah Mehmet Berishës, Ndue Përlleshit, Mehmet Gradicës e Adem Shalës, ndërsa mbante lidhje me Atë Bernardin Llupin në Pejën e çlirueme; të pushtueme, deshta me thanë, se aty kishin hy brigadat e kuqe dhe ia kishin ridorëzue me tradhti shkjeve. Vajza e imtë shkodrane mahnitë kreshnikët e maleve me pjekuninë e vendosmëninë e saj që të pajtonte komandantat e shquem: Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, të bante bashkimin e koordinimin e luftës të rreth 50 çetave që vepronin atëherë në Kosovë, prandaj edhe kalonte sa tek njena çetë tek tjetra, nga Ndue Përlleshui tek Ukë Sadiku. Ajo ishte e pranishme në çdo takim të randësishëm, në çdo kuvend të burrave të maleve; mbante fjalime e ndezte edhe ma fort zemrat e plagueme nga ripushtimi sllav. Veçanarisht e përgjakshme ishte barbaria sllave në Drenicën e Azem Bejtes e të Shaban Polluzhës. PKJ nuk donte të humbte kohë e t’i lante hesapet një herë e mirë jo vetëm me kundërshtarët e asaj kohe, por edhe me ata që mund të baheshin nesër kundërshtarë të tyne, pse, si e thonte vetë Bllagoje Nashkoviç: “këta në çdo kohë do të çohen në kryengritje“; ndërkohë që Svetozar Vukmanoviç porosiste që “ata që keni me i qërue, i qëroni shpejt”. Në këte gjendje dramatike u mblodh me 20 janar 1945, në Rrezallë të Drenicës, Kuvendi i Koordinimit të Luftës kundër pushtuesit të ri e të vjetër serb. Aty morën pjesë burra të shquem, mbi të gjithë: professor Ymer Berisha, nismëtar i Kuvendit, komandantët Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku, Adem Shala e sa të tjerë; në mes atyne burrave kreshnikë ishte edhe trashigimtarja e Norës dhe e Shotës, Marie Shllaku. Do të kujtonte në hetuesi pjesë të fjalimit që kishte mbajtë në atë Kuvend: “Gjithë vëllaznit shqiptarë, me tana forcat, duhet me luftue sllavo – komunizmin, se çdo pus e kanë mbushë me krena shqiptarësh“. Vendimi i Kuvendit: Luftë deri në vdekje për çlirimin e Kosovës! Anmiku serb solli mbi 40.000 forca në Drenicën e lodhun nga dimni, nga uria, nga mungesa e armatimeve. Filluen përleshjet në çdo shpat e grykë: qysh në betejat e para komandanti legjendar Shaban Polluzha humb të birin, Tafën. Me 21 shkurt 1945, rrethimi u ba i plotë, u futen në përdorim gjithë llojet e armatimeve, deri edhe topat, e në mes martirëve që ranë, plot 430 trima, në atë luftë të pabarabartë, ishin edhe komandantët legjendarë, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica. Në atë betejë, mori plagën e parë edhe Maria jonë, bija e Shkodrës, heroina e Kosovës. Kushtet e reja kërkonin edhe organizimin politik të atdhetarëve. Kështu lindi ONDSH, Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare, ku veç kontributit të veçantë të profesor Ymer Berishës, një rol shumë të randësishëm do të luente e kudogjetuna dhe e zjarrta, Marie Shllaku. Kjo bani që ajo të vihej shpejt në shinjestër të OZN-së famkeqe. Me porosi e ndihmën e At Bernardin Llupit ajo strehohet në Dubërdol, në shtëpinë e Dan Pjetrit. Prej aty, ajo do të luente një rol të jashtëzakonshëm në organizimin e Kuvendit të Dubërdolit të Ujmirit, e bashkë me prof. Ymer Berishen dhe komandantin trim Ukë Sadiku, do të ishin udhëheqësit kryesorë të atij Kuvendi, mbajtë me 24-25 Gusht 1945 te Llugat e Dan Pjetrit. Fjalimi i Maries në atë Kuvend do të mbahet mend nga shumë pjesëmarrës që mbetën gjallë, kurse ajo vetë do të kujtonte në hetuesi se kishte thanë: “Së pari, motra dëshiron me dekë me ju e ju me te. Vetëm dorëzimi sllavo-komunistëve të mos u bahet, sa të jemi gjallë! Por tashma OZN-ja e kërkonte kudo. Bija e Shkodërloces mori malet me çetat e luftëtarëve të lirisë, deri me 12 shtator 1945 kur në Siqevë, bashkë me çetën e Shaban Sadikut, u rrethuen nga forca të shumta: nga 40 vetë që kishte çeta, ranë në fushën e betejës 28 luftëtarë, u plagosen gjithë të tjerët, mes tyne edhe Maria që mori shumë plagë, po mbinjeriu i vërtetë ishte Alush Smajli nga Llazica me 18 plagë në trup. Në atë betejë mbet edhe komandanti legjendar Shaban Sadiku. Maria, e plagosun randë, si kishte ça rrethimin, ndeshet me Xhemë Bajramin e Açarevës, që, pabesisht, ia dorëzon OZN-së. (Daniel Gazulli, “Nata e pushkatimit të heronjve Marie Shllaku, At Bernardin Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martini”, 24 nentor 2019, Online Archive of Victims of Communism www.kujto.al)

[4] Gazulli, “Nata e pushkatimit të heronjve Marie Shllaku, At Bernardin Llupi, Kolë Parubi, Gjergj Martini”, 24 nentor 2019, Online Archive of Victims of Communism www.kujto.al

[5] Kujtojmë nga dokmentet historike, se në Kamborxhia diktatori Polpot vrau 2.000.000 bashkëkombas kamborxhian nga 7.000.000 banorë që asokohe kishte vendi, që mendonin ndryshe nga regjimi i tij dhe u fut në enciklopedinë e krimeve komuniste botërore kundër njerëzimit.

[6] Dhe për këto fakte (shiko vargun e gjatë të listave në gazetat: “Pishtari” (Shkodër), “Liria” (Tiranë) etj., të Shoqatës së ish-Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shënimi im K.K.), që kishin ikur nga vendlindja, për t’i shpëtuar masakrave, por janë trathtuar fatkeqsisht nga komunistët sllav të Tiranës së kuqe zyrtare të Hoxhës, që kishin dashuri të pakufi, për kroatin Josif Broz Titon.

[7] Kelmendi, Shefqet: “Heroina Marije Shllaku”, Tiranë, 2004, Ombra GVG.

[8] Bushati, Ahmet: “Në gjurmët e një ditari”, Camaj-Pipa. Shkloder, 2001, ISBN 9992741112

[9] By Gjon Sinishta, “Maria Shllaku”,  “The Fulfilled promise”, A Documentary Account of Religious Persecution in Albania, Santa Clara, California, U.S.A., 1976, Library of Congress Catalog Card numer: 76-57433, f. 167-168. 

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

0

 * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut më seli në Bruksel , Rue d’Albanie nr 23 dhe injorimi nga KMLDNJ me seli në Prishtinë.
KOMITETI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT
(3 PRILL 1983 )
Për të pasur qasje më të lehtë në institucionet diplomatike perëndimore, shpesh diskutonim me Enverin se duhej gjetur një emër më i butë. Enver Hadri, gjatë bisedave u tregonte të tjerëve se kur takoheshim me diplomatët e huaj, sapo u thoshte se është Kryetar i Rezistencës Kombëtare, ata e ndërprisnin ende pa e mbaruar fjalinë. Thoshte Enveri: “Diplomatët nuk dëshirojnë të takohen me luftëtarë, por me homologë të vetë, diplomatë”. Gjatë një takimi që kemi pasur me Oto Habsburgun, ai na këshilloi që të krijonim një komitet për të drejtat e njeriut. Sipas tij, ky komitet ishte “laisser passer” (një lloj kartëvizite që do na i hapte të gjitha dyert).
Në takimin e 3 prillit 1983, morëm pjesë përveç Enverit, Beharja, Ganiu dhe unë. Vendtakimi ishte banesa e Ganiut, sepse ishte i pamartuar dhe ne nuk do shqetësoheshim nga fëmijët e as nga ndonjë mysafir i rastit. Të takoheshim në shtëpinë e Enverit, te ai vinin mysafirë të paftuar. Të takoheshim te unë, fëmijët nuk do na linin të bisedonim shtruar.
Përkthimi në shqip i tekstit :
Themelimi – Vendim i Komitetit: 03.04.1983
Në bazë të paragrafit 176 të Kushtetutës jugosllave dhe 184 të Kushtetutës së Kosovës, ne shqiptarët e Kosovës kemi vendosur ta krijojmë një Komitet të Kosovës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (K.K.M.D.L.Nj).
Ky Komitet është një shoqatë humanitare dhe jo politike, i cili ekskluzivisht preokupohet për mbrojtjen e të drejtave të atyre, kundër të cilëve, ligjet dhe të drejtat elementare nuk respektohen.
Ky Komitet tenton të krijojë një klimë të favorshme për dialog dhe mirëkuptim vëllazëror në mes kombeve e veçanërisht për respektimin e të drejtave të njeriut e paraparë sipas kushtetutës jugosllave dhe konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Jugosllavia.
Komitetin e konsiderojmë si një celulë të forcave humanitare dhe progresive ndërkombëtare, që ka për qëllim të vetëm: çlirimin e popujve, shoqërisë, respekt, dhe mirëkuptim për të gjithë njerëzimin.
Komiteti konsideron që secili popull dhe secili njeri ka të drejtë për vetëvendosje, për lirinë e shprehjes dhe vizionin për ardhmërinë e shoqërisë se nesërme.
Liria e shprehjes së lirë në një botë kontradiktore duhet të ndihmojë në zhvillim dhe ndërhyrjen e institucioneve morale të çdo shoqërie.
Komiteti konsideron se mosrespektimi i të drejtave të njeriut, të kombeve dhe të shoqërisë, shtyn në shkatërrimin e një shoqërie apo të një shteti, në revoltën e popullit dhe mund te provokojë konsekuenca me përmasa destruktive për mbarë njerëzimin.
Një shembull tipik i një gjendjeje të tillë është konkretizuar në Kosovë me revoltën e vitit 1981.
Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, e konsideron këtë revoltë si një shprehje masive të vullnetit të popullit shqiptar në Jugosllavi që të vetëvendosë.
Raprezaliet e përgjakshme, arrestimet masive, dënimet penale arbitrare, trajtimet brutale, torturat, persekutimet e përditshme të autoriteteve zyrtare jugosllave, nga Komiteti ynë konsiderohen si një gjest barbar, që mund të kenë konsekuenca të rënda për dirigjuesit jugosllavë.
Në aktivitetet e përditshme të Komitetit do i ngarkojmë vetës si detyrë, akumulimin e një materiali informativ dhe dokumentacion lidhur me të burgosurit politikë, situatën e tyre shëndetësore, qëndrimet e policisë ndaj të burgosurve, mirëvajtjen e procesit gjyqësor dhe kushtet e tyre në burgje, si dhe situatën ekonomike të familjeve të tyre, të atyre që janë përjashtuar nga puna dhe studimet, si dhe të gjithë atyre që janë persekutuar nga autoritet jugosllave për opinionin e tyre politik.
Në secilin rast ku janë shkelur të drejtat kushtetuore të parapara sipas konventave ndërkombëtare, Komiteti do informojë: OKB-në, qeveritë e ndryshme, organizatat humanitare ndërkombëtare si dhe institucionet me të larta të Jugosllavisë.
Komiteti do të zhvillojë edhe aktivitete për mjete materiale përmes anëtarësimit, për grumbullimin e mjeteve materiale, për t’i ndihmuar familjet e të burgosurve, të cilat nuk kanë mundësi për të mbijetuar, si dhe sigurimin e të drejtave të mbrojtjes së tyre.
Qëllimi i Komitetit është të përqëndrojë ndihmat humanitare në formë legale që t’i ndihmojmë familjet e të burgosërve politikë.
Si mjet propagandues, Komiteti do të publikohet në “Zërin e Kosovës” tribunë e Lëvizjës, adresa: Bchandlung- Bardhausstrasse, 35 BIEL/BIENNE 2503 SUISSE
Doc/10/83/ark/B.I.K.
INJORIMI TOTAL NGA KMLDNJ me seli në Prishtinë
Në Prishtinë , KMLDNJ u themelua në dhjetor 1989. Po të hulumtoni në internet lidhur më themelimin dhe historikun e KMLDNJ në Prishtinë , drejtuesit e mëvonshëm nuk tregojnë kush ishin ata që e themeluan KMLDNJ në Prishtinë, por shkruajnë se u themelue nga një drup aktivistësh.
Enver Hadri kishte takime të fshehta (ilegale) më Zekeria Canën, dhe më forcimin dhe zgjërimin e kontakteve tona më personalitete të huaja, Enver Hadri kërkon edhe në Prishtinë të krijojnë një Komitet ose Këshill për të drejtat e njeriut. Me intervenimin e Enver Hadrit , Zekeria Cana do të udhëtonte për në Prakë (osekohe kryeqytet i Ҫekosllovakisë). Këto janë hapat e parë zyrtarë të themelimit të KMLDNJ në Prishtinë, e që ende sot secili që vjen në krye të këtij Këshilli i injoron faktët dhe historinë e fillon nga vetëvetja.
Kurrë KMLDNJ nuk ia ndau një mirënjohje post mortum Enver Hadrit e as Gani Azemit!
Kurrë KMLDNJ, nuk më thirri në ndonjë takim vëllazëror ose miqësorë as mue e as Behare Rexhepin që ende jetojmë në Prishtinë qe nga çlirimi!
Më përralla e me dhunë nuk thyhen dyertë e historisë sonë kombëtare!

Ndikimi i këngëve patriotike në zgjimin kulturor e kombëtar, shembujt e poetit Faruk Tasholli dhe këngëtares së shquar Shkurte Fejza

2
Hyrje
Disa në vete do të thonë: “ Kosova i ka punët llugë, e ky merret më analizimin e tekstëve të këngëve! Pollavra!”. Këtyre do i përgjigjësha: “ Gjatë shekujve të kaluar kur nuk kishte shkolla shqipe, përmes këngëve, përrallave, anekdotave, fjalëve të urta… është mbajtur gjallë gjuha shqipe dhe vetëdija kombëtare”.
Patritizmi në tesktët e këngëve
Në fushën e mizikës, ekzistojnë shumë tesktshkrues dhe këngëtarë që më kujdes të madh kanë shkruar teskte më përmbajtje kombëtare. Në letërsinë shqipe kemi shumë poetë e poete, por poezitë e secilit nuk janë të përshtatshme edhe për t’u përshtatur për këngë, e cila do të bëhej hit për shumë dekada e ndoshta përjetësisht.
Mbi 90% e këngëve patriotike i kushtohen luftërave dhe trimave më të spiktatur që më guximin dhe heroizmin e tyre kanë treguar suksese dhe më pikën e gjakut të tyre të fundit e kanë shkruar historinë. Gjatë luftërave ka shumë trima, mirëpo është njëri, respektivisht dallohët njëri nga gjithë tjerët, i cili më guximin e tij i tejkalon trimërit e bashkëluftëtarëve. Rasti më i freskët dhe trimi më i guximshëm do të mbetët edhe për qindra vite, shembull në historinë tonë kombëtare Adem e Hamëz Jashari. Mirëp historia jonë kombëtare numëron edhe trima tjerë si Tahir Meha, Azem e Shotë Galica, Shaban Polluzha, Oso Kuka , Gjergj Elez Alia… e shumë të tjerë, të cilët janë pasuri e kulturës sonë.
Perveç emrave të përveçëm, tesktshkruesit dhe këngëtarët i kushtojnë rëndësi të madhe edhe një grupimi të personaliteteve për themelimin e një ngjarje si psh Lidhja e Prizrenit, Lufta e Lumës, Lufta e ҪK-së, Themelimi i LDK-së, Kongresi i Alfabetit….
Ndikimi i armikut në tekstët e këngëve
Duke e njohur mirë ndikimin e këngëve dhe impaktin e këngës të publiku (populli), armiku është kujdesur të ndikojë të disa tesktshkrues për të ndryshuar ngjarjët në favor të armikut. Nëse përqendrohemi në këngët folklorike të shekullit XIX, që në vargjet e para do të vërejmë simpatinë e popullit ndaj armikut si psh : “ Lum na që jemi musliman, pa babën sulltan nuk lind diell as peron han” etj. Më vonë më pushtimin e Kosovës nga Serbia, poeti dhe këngëtari do t’i kushtojë këngë Titos, Fadil Hoxhes si psh “ Fadil Hoxha n’kali t’bardhë”, “Boro dhe Ramizi” e shumë fugurave të tjera për të ndikuar në rininë tonë, sa që vajzat shqiptare martoheshin me djem serbë pa ndonjë hezitm deri në vitin 1981.
Më shpërthimin e manifestimeve të viteve të ’80-ta, këngëtari ynë do t’i kendojë këngë figurave kombëtare si Jusuf Gërvallës, Tahir Mehes e më vonë Anton Ҫetës, Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës deri të Adem e Hamëzë Jashari.
Në mesin e kësaj gjenerate të re të pas viteve të ‘80à-ta e gjermë sot, tekstshkrues dhe këngëtarëqë i kanë kushtuar atdhedashurisë, do ta veçoja poetin Faruk Tashollin dhe këngëtarën Shkurte Fejza. Ekzistojnë edhe dhjetra këngëtarë e tekstshkrues të mirëfilltë si: Ilir Shaqiri, Arif Vladi, Gëzim Nikaj, grupi “Ilirët” me këngën tanimë të njohur “Xhamadani vjia-vija” pa të cilët nuk mundët të shkruhet historia e këngës shqipe.
Të analizojmë tekstin e këngës “Mora udhë kah Manastiri” të shkruar nga Faruk Tasholli dhe kënduar nga ikona e muzikës shqiptare Shkurte Fejza.
Vetë titulli i këngë është simbolik dhe zgjon shumë versione të kurreshtjes të publiku si psh:
Ҫka po shkon ku në Manastir? Ҫka ka në Manaistir , më mirë se në Prishtië apo në Tiranë? Ҫfarë e mire, apo e keqe ka ndodhur në Manastir ?
Këtyre, e shumë pyetjeve tjera, autoi Faruk Tasholli ua jepë përgjigjen që dikush ( populli mendimi im) është nisur në një rrugë të vjetër e të harruar, për t’i kërkuar shkronjat e gjuhës shqipe. Dikush që po digjët nga malli për të shkruar një letër, e që letra pa shkronja nuk shkruhet , andaj autori e drejton një popull të tërë drejt Manastirit, në vendlindjën e shkronjave shqipe.
Faruk Tashoilli e nis një popull drejt Manastirit, drejt tempullit të diturisë aty ku u lindën shkronjat e gjuhës shqipe.
“Tuj shetitun te Dri valëmiri
mora udhë oh kah Manastiri
mora udhë o udhë të vjetër
të marr shkronja e të shkruj letër”
Më pak vargje, në mënyrë briliante Faruk Tasholli, e bënë përmbledhjën e Kongresit të Manastirit, ku u vendos themelimi i alfabetit tonë. Kjo është detyra e një tesktshkruesi që më disa vargje të përfshinë një luftë të tërë të një pupulli apo grupim njerëzish për një vendim çensor të një shoqërie.
Autori Faruk Tasholli, jovetëm që e bëri të pavdekshëm ngjarjen e Kongresit të Manastirit , por interesohët që për ketë ngjarje kombëtare të futët thellë në shpirtin e çdo shqiptarit të cilëve zemra po i ndahet në dysh, e sytë po i digjën nga malli që objekti po rrënohët dhe po harrohet nga pushtetarët.
Tekstit të Faruk Tashollit, do t’i jep shpirt dhe do ta ringjalli zëri i ëmbël i Shkurte Fezjës më një ritëm sa dramatik po aq edhe melankolik.
Poeti dhe satiristi Faruk Tashilli …

Thirrje për reflektim: A duhet të gjithë ne Shqiptarët të jemi të Krishterë ?

1
Nga: Agim Bajrami, Prishtinë
___
Përgjigjëja është PO , dhe kështu duhet të jetë ,nëse përgjatë rregullimit të ri botëror të ekzistojmë si kombë dhe shqiptarë.
Kultura krishtere është dëshmia e vërtetë, se është civilizimi i vetëm, që i ofron njerëzimit paqën,dashurin dhe mirëqenien individuale,njeëzore e shoqërore.
Në aspektin e lirive individuale e të rregullimit ligjor, është e drejtë e secilit të përcaktohet se cilit civilizimi ti përket, por, logjika të thotë, bësh zgjidhjen e duhur e të menqur e të dobishme brenda civilizimit të krishterë, si; për besimin protestan,të besimit krishter të romës katolike.
Sa i përket të religjionit të krishterë orodoks greko-rus e serb,ky religjion në vetëvet duhet ti nështrohet reformave të thella të krishtere që është kekesë e shumë intelektualve rus,grek e seb, dhe pak ofron si religjion i till për shpirtin dhe liritë individuale njeëzore të zhytur nga dogmat e urrejtjes.
Kjo Kishë ,ndjek doktrinës e së keqës , duke e përhap urrejtjen dhe luftën ndaj të tjeëve, që nuk i përkain këtij besimi.
Dhe religjioni islam ,në rregullimin e ri botëror është thelbi i së keqës së njeëzimit.
Dhe ku është interesi shpirëtror individual e shoqëror i shqiptare të mbajn në brendin e vetë të keqen satanike brenda veti.
Prandaj, bëne kthesen ndaj të mirës së vetë vetës,përndryshe askush nuk ju përkrah me të keqen brenda juve dhe me insistimin për të përhap te të tjerët.Liria individuale dhe shoqërore ka edhe përgjegjësin për të bërë dallimin e të mirës ndaj të keqës dhe për të luftuar të keqen brenda vetës dhe tek të tjerët.Heshtja dhe konfirmimi i së keqes brenda civilizimit të krishterë është ‘vetë zhdukje’ në kthesat historike…?

The New York Times (1929) / “18 orë punë në ditë, 10 minuta ushtrime çdo dy orë, qentë, shqiponjat, Amerika, dekreti për mbiemrat…”

0

Burimi : The New York Times, e hënë, 10 qershor 1929, faqe n°5

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Dhjetor 2024 

“The New York Times” ka botuar, të hënën e 10 qershorit 1929, në faqen n°5, një shkrim asokohe rreth figurës së Mbretit Zog I, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Mbreti Zog punon 18 orë në ditë

Burimi : The New York Times, e hënë, 10 qershor 1929, faqe n°5

Burimi : The New York Times, e hënë, 10 qershor 1929, faqe n°5

Burimi : The New York Times, e hënë, 10 qershor 1929, faqe n°5

Sovrani shqiptar bën pushime 10-minutëshe çdo 2 orë nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë

Ai luan me shqiponjat

Monarku i ri shpjegon se zogjtë e mëdhenj janë simbole të lirisë, ashtu si në Amerikë 

Tiranë, Shqipëri, 9 qershor (AP). — Mbreti Zog I, sovrani i vetëshpallur i Shqipërisë, edhe pse në fron më pak se një vit, ka fituar titullin monarku më punëtor në botë. 

[Javën e kaluar Mbreti Zog nxori një dekret që të gjitha familjet myslimane në Shqipëri të heqin dorë nga përdorimi i qyteteve në lidhje me emrat e tyre dhe të adoptojnë sistemin evropian të emrave të familjes. Në përputhje me dekretin, ai hoqi shkronjën “u” nga emri i tij.] 

Tetëmbëdhjetë orë punë të angazhuara në ditë, me vetëm dhjetë minuta ushtrim çdo dy orë i izoluar në pallatin e tij me gëlqere të bardhë, përbën, sipas tij, një ditë të zakonshme pune.

Burimi : The New York Times, e hënë, 10 qershor 1929, faqe n°5

Burimi : The New York Times, e hënë, 10 qershor 1929, faqe n°5

Mbreti ngrihet me shqiponjat e malit në orën 6 të mëngjesit. Ai pi një filxhan kafe turke, thith një cigare dhe zhytet menjëherë në punë. Me përjashtim të një vizite disa minutëshe te mamaja e tij, me të cilën është shumë i lidhur, ai nuk del kurrë nga zyra e tij deri në mesnatë. Devijimi i tij i vetëm është loja e herëpashershme me qentë e tij të preferuar në parkun e mbikqyrur të pallatit. 

Në mbrëmje, puna e gjatë sovranit ndërpritet vetëm kur mbreti dëgjon meloditë e tij të preferuara amerikane në gramafonin e tij amerikan, të cilin ministri Hart ia dhuroi atij.

Miqtë e monarkut shqiptar thonë se atij i mungon aftësia për të deleguar detyra të tjerëve, madje edhe ministrave të tij. Prandaj, ai këmbëngul që të bëjë gjithçka personalisht dhe të drejtojë vendin praktikisht me dorën e vetme. 

Megjithëse qeveris Shqipërinë i vetëm, ai nuk ka pamjen e një diktatori.

Tiparet e tij të buta, hunda e tij akuiliane, goja e tij delikate, flokët e tij biondë, mustaqet e tij të vogla gështenjë, dinjiteti i tij i mrekullueshëm dhe pamja e tij e rezervuar aristokratike sugjerojnë më tepër një fisnik francez ose austriak që nuk i është dashur kurrë të djegë dorën ose vetullat në punën e përditshme.

Megjithatë, sovrani më i ri i Evropës nuk është mbret diletant apo sallonesh. Ai drejton një million nënshtetasit e tij me një dorë të fortë dhe të papërkulur, por të drejtë dhe i jep mbretërisë një shembull të shkëlqyer me mundin e tij të pandërprerë.

Burimi : The New York Times, e hënë, 10 qershor 1929, faqe n°5

Burimi : The New York Times, e hënë, 10 qershor 1929, faqe n°5

Ndonëse Mbreti Zog u shndërrua pothuajse brenda natës nga mbështetësit e tij nga një kryetar i zakonshëm fisnor i rrethit të tij të lindjes në pushtetin dhe lavdinë e një monarku, ata që kanë privilegjin ta takojnë atë, mahniten nga sjelljet e tij mbretërore, hijeshia e tij e kudondodhur, hiri dhe përzemërsia e tij. 

Kur korrespondenti i The Associated Press vizitoi sot pallatin, ai gjeti Mbretin duke përkëdhelur dhe duke luajtur me një grup shqiponjash të mëdha malore, të cilat i zbuti vetë. 

“Meqenëse Shqipëria është një vend me shkëmbinj dhe maja të larta, — tha Mbreti duke buzëqeshur dhe në një gjermanishte të shkëlqyer, — ne këtu kemi pothuajse po aq shqiponja sa ju keni harabela në Amerikë. Ashtu si shqiponjat në mbarë botën”, vazhdoi ai, “shqiponja shqiptare është krenare, sfiduese, e guximshme dhe e pavarur. Prandaj, ne e bëmë atë simbol të lirisë sonë kombëtare, ashtu si Shtetet e Bashkuara. Njerëzit e mi m’i sjellin ato në një numër të madh si dhurata që tani kam mjaftueshëm për t’i eksportuar disa në Amerikë.” 

Duke qeshur, mbreti shtoi :

“Por e di që populli amerikan tashmë ka mjaft shqiponja dhe liri të mjaftueshme.”

80-vjetori i krimeve të komunistëve në Ulqin: Hasan Llunji – myftiu i Ulqinit, viktimë e komunizmit

0

Hafiz Hasan Llunji(1897-1944)

Nail Draga, Ulqin

(1897-1944)

Organizimi i takimeve përkujtimore kushtuar personave apo ngjarjëve të ndryshme paraqet moment nderimi  dhe vlerësimi si kudo në botën e qytetëruar. Përkujtimi për hafiz Hasan Llunjin me rastin e 80-vjetorit të vrasjes e vlerësoj si homazh për të gjithë viktimat shqiptare në Ulqin dhe viset tjera shqiptare në Mal të Zi, të cilët u eliminuan me rastin e vendosjës së pushtetit të komunistëve me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Një takim i tillë është në favor të shpalosjes së vërtetës së ndaluar dekada me radhë në kohën e monizmit, për të njoftuar opinionin e gjerë për  mbijetësen e  shqiptarëve në Ulqin e gjetiu në trojet e tyre në Mal të Zi.

Hasan Llunji, i biri i Alushit, myfti dhe myderriz i qytetit, lindi në Ulqin. Ka dy data, vitet 1897 dhe 1900. U rrit dhe u formua në një familje arsimdashëse dhe përparimtare. Ne moshën 13-vjeçare kryen hafizllekun-merr thirrjen hafiz, ndërsa diploma e ti, e lëshuar në vitin 1916/17, dëshmon se ai kreu shkollën dyvjeçare kroate-shqipe të Ulqinit. Më tej dëshironte të vazhdonte shkollimin në mederesenë e Sarajevës. Nga të parët e tij trashëgoj një bibliotekë të pasur me literaturë sa fetare dhe artistike me alfabet arabo-osman. Pasi kreu kualifikimet shkollore, bëri njohuri solide nga lëmi së drejtës trashëgimore të sheriatit. Në këtë lëmë u diplomua dhe u specializua në Shkodër te Sabri Begu, atëbotë kryemyfti i Shkodrës.Gjatë shërbimit në vise të ndryshme si mësues i fesë, ofiçar, myderriz dhe myfti, ka qenë pajtues në disa revista që botoheshin në Sarajevë, në Shkup e sidomos çmonte lart revistën “Zani i naltë” që botohej në Shkodër. Nga ajo revistë informohej  për të arriturat e ndryshme në fushëveprimin e tij sidomos për veprimtarinë e shumë emrave të dëgjuar të kulturës dhe të së kaluarës sonë kombëtare.

Gjatë veprimtarisë dhe shërbimit hafiz Hasan Llunji ka shërbyer ne disa vende nga viti 1918-1944. Ka shërbyer në Ulqin, në Krajë, në Anë të Malit, në rrethinat e Tivarit dhe të Tuzit. Ai nuk ka mundur për të qendruar imun ndaj disa dukurive antikombëtare që organizonte pushteti i kohës në Mbretërinë SKS. Kështu në pranverë të viteve 30-ta në Ulqin flitej së do te vinin disa anije turke për të marrë familjet ulqinake të cilat nga skamja ekonomike dhe shtypja nacionale bëhëshin gati për ta lëshuar Ulqinin e për të emigruar në Turqi. Ndaj një veprimi të tillë të strukturave të pushtetit që si qellim kishin shpërnguljen e shqiptarëve nga ky qytet me plot guxim reagoi hafiz Hasan Llunji, duke i bindur bashkëqytetarët e tij për te mos e lëshuar Ulqinin. Nga një qendrim i tillë ai ishte në shënjestër të pushtetit dhe u detyru për një kohë ta lëshojë Ulqinin dhe u vendos në qytetin e Shkodrës, por po ashtu ka qendruar edhe në Durrës, ku pati takime edhe me Mujo Ulqinakun.

Tokat shqiptare i bashkohen shtetit amë-Shqipërisë (1941-1944)

Fillimi i Luftës së Dytë Botërore solli ndryshime edhe ne hartën politike të ballkanit. Kështu pushtuesit e rinjë italian u angazhuan për të përmirësuar gabimin e mëparshëm duke ia bashkangjitur tokat etnike  shqiptare nën Mal të Zi   shtetit shqiptarë te kohës nga muaji prill i vitit 1941. Një veprim i tillë ishte një surprizë e për shqiptarët sepse pushtuesit fashist sollën lirinë dhe të drejtat e mohuara nga koha e mbretërisë së Malit të Zi dhe ajo e ish Jugosllavisë.

Ne rrethana të reja politike dhe shoqërore  nga viti 1941-44 Ulqini ishte Bashki dhe nënprefekturë e Shkodrës. Nënprefekt ishte Luigj Lufi, me origjinë nga Mirëdita i cili kishte te kryer fakultetin e historisë, ku përveç gjuhës amtare dinte edhe tre gjuhë të huaja. Truproje e tij ka qenë Rrok Shkreli. Zyrat e nënprefekturës kanë qenë afër Ranës në shtepinë e Bidin Selitës ku është sot pushimorja e pensionerëve. Gjatë kësaj kohe ne Ulqin për të parën herë vendoset administrata në gjuhën shqipe, hapet shkolla shqipe “Skënderbe” me arsmitarë vendas por shumica ishin  nga Shkodra ndërsa drejtori i saj ishte shkodrani  Jahja Domnori. Ne qytet ka funksionuar edhe gjykata, xhandarmëria, ushtria ku të gjithë ishin shqiptarë. Komandanti i qytetit të Ulqinit ishte Gjon Zefi Ivanaj.

Nuk ka dilemë se ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar me 14.6.1941 paraqet ditën dhe datën me të shënjtë për popullin shqiptarë ne krahinen e Ulqinit. Atë ditë u mblodhen para kishës së Shën Zefit(Mal të Bardhë) rreth  5000 qytetarë pa dallim feje e krahine.

Ja si përshkruan ketë moment  historik Rrok Shkreli: ”Atë ditë ishte mbledhur popull i madh nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Shestani…. Erdhen edhe krerët e iu bashkuan popullit, dom Nikollë Tusha, Cafo Begu, dom Ivo Bellashi, hoxhë Llunja, Lush Paloka, Dedë Gjo Nikë Delija, Selë Lamoja me të birin Elezin, Rexhep Dollari e shumë ulqinakë me ta.Së pari ka mbajtur një fjalim të fuqishëm atdhetari dom Nikolla, pastaj ka folur Cafo Begu  e ne fund dom Ivo Bellashi në kroatisht pasi ishte kroat…Pas kësaj kemi kërkuar një shkallë për të hypur në kompanjel të kishës, shkallën e ka sjellur Kolë Lucë Ndoja që asokohe iu binte kambanave të kishës. Flamurin e kishte dom Nikollë Tusha, i cili ia dorëzoi Cafo Beg Ulqinit e ky ia dha Dedë Gjo Nikë Delisë; shkallët i solli dhe i mbeshteti fort për mur të kishës Kolë Lucë Ndoja, kurse Dedë Gjoni ma afroi mua shtizën e Flamurit, të cilin e valëvita disa herë në ajër e kjo ndezi zemrat e të pranishmëve, pastaj e vendosa  dhe e shtërngova mirë në kompanjol.

Me rastin e ngritjes së Flamurit u ndez gazmendi liridashës e atdhetar ashtuqë të gjithë së bashku i kënduan  Flamurit këto vargje: 

O Flamur ti kuq e zi

po valon një bukuri

për Shqipni e për liri

në Kosovë e Çamëri

me gazmend e hijeshi

për të shtrejten këtë liri.

 

More djelt e Traboinit,

të Shestanit e t’ Ulqinit

banju bashkë e lutni i festë

për kufinin që u kanë hjekë,

shkoi kufini ku a kenë motit

n’ Sutorman e n’ Qafë t’ Kokotit “. 

Bashkëpunimi me dom Nikollë Tushën

Gjatë tërë kësaj kohe deri në vitin 1944 ne Ulqin edhe pse kanë pasur kërcnime dhe akuza nga qarqe të ndryshme këta dy figura fetare të nderuara ishin shëmbull me sjelljen, komunikimin dhe bashkëpunimin me popullin. Te dy dilshin vazhdimisht së bashku. Ishte kjo një shoqëri dhe tolerancë që nuk ishte ne favorin e individëve dhe qarqeve të ndryshme antishqiptare. Këta dy udhëheqës fetarë së bashku me disa atëdhetarë të tjerë  iu bashkuan Cafo Begut i cili personaliteti me njohur në Ulqin dhe më gjerë në hapësirën shqiptare. 

Burgosjet në Ulqin

Më 24 nëntor 1944, Ulqinin e vërshuan njësitë lokale partizane. Me të hyrë të tyre fillojnë mënjëher ndjekjet, maltretimet, burgimet dhe vrasjet. Një pjesë e veprimtarëve nuk u gjet në Ulqin, një pjesë arratiset, e frikësuar nga hakmarrjet që tashmë ishin bërë skena të ditës, ndërsa një pjesë mbetet në Ulqin.

Bëhet me dije se pushteti i ri  i vendosur në Ulqin,  për 24 orë i ka pasur duart e lira për të arrestuar dhe pushkatuar kënd kanë llogaritur  si  armiq, apo pengesë kundër pushtetit të tyre. Duhët thënë me ketë rast se me vendosjen e pushtetit të ri në Ulqin, pushteti faktik ishte  në duar të OZN-ës/UDB-ës, ndërsa partia LKJ ishte fasadë formale, andaj edhe pasojat janë të njohura.

Nuk ka dilemë se më të rrezikuar ishin ata që mbeten në Ulqin ku bënte pjesë edhe  hafiz Hasan Llunji. Natën e 26 nëntorit  nga OZNA arrestohet në shtëpinë e tij dhe dërgohet ne një burg të improvizuar të tyre në Ulqin. Aty gjen edhe tre ulqinakë të tjerë të cilët i kishin burgosur më parë: Hodo beg Bushatin më të birin Ahmetin, notër i Gjykatës së Ulqinit  dhe Rafo Goranën, oficier aviacioni.

Vrasja e Rafo Goranës

Viktima e parë e pushtetit komunist në Ulqin është Rafo Gorana. Ai në mengjesin e dates 26 nëntor  1944  në shtëpi   është marrë nga disa persona gjoja për një takim në Cetinë, për të festuar fitorën ndaj okupatorëve. Sipas të dhënës së bashkëshortës së tij në momentin  që do të largohej nga shtëpia, tre herë e përqafon djalin e vogël Agimin i cili ishte dyjavësh, duke mos e parë më. Ishte ky momenti i fundit i ndarjës nga familja, sepse kriminelet në vend që të niseshin në drejtim të Cetinës shkuan në drejtim të Limanit në Ulqin.

Rafo Gorana(1916-1944) me bashkëshorten Halimen

Ai u pushkatu në mengjesin e datës 27 nëntor 1944,   mbi Lima tek Çinari  duke shkuar për Valdanos. Aty është vra vetë i katërti: Hodo beg Bushati dhe i biri i tij  Ahmeti  i cili ishte notër i Gjykatës së Ulqinit dhe Radovan Aleksiqi. Ata u pushkatuan, dhe nuk i njoftuan fare familjet e tyre, për ti marrur e varrosur, e sot e asaj dite nuk dihet gjë për varrin, apo varret e tyre, duke mbetur enigmë deri në ditët tona(!.?).

Vrasja e Hasan Llunjit

Nga ana tjetër Hasanin  e turturojnë mizorisht duke e kërcnuar me pushkatim. Nga ai kërkonin të fliste për aktivitetin dhe shokët e tij. Ndonëse përkohësisht hafiz Hasanin e lëshojnë pasi nuk siguruan prova për akuzen që ia ngarkonin, por nuk vonoi shumë dhe e burgosen përsëri. Organet e OZN-ës  përmes spiunëve të tyre përfundimisht realizojnë qellimin e tyre, sepse ata i detyrojnë për të mbledhur nënshkrime nga populli për gjoja krimet që ka bërë ky gjatë kohës 1941-1944. Dhe ne një gjyq të improvizuar në Ulqin, në mbeshtetje të nënshkrimeve të mbledhura, organet e OZN-ës gjoja në emër të “gjyqit të popullit” dhanë fjalen e tyre përfundimtare-deportimin e tyre në Cetinë, në vazhdimin e hetuesisë.

Ne varr të përbashkët

Por, me datën 15 dhjetor 1944  katër të burgosurit me duar lidhur: hafiz Hasan Llunji, Memin Resulbegu, punëtor i gjeodezisë, Caf Canka dhe Zyhdi Fici, me roje të maskuara dhe të armatosur përcilleshin  gjoja drejt Cetinës që atje t’iu shqiptohej denimi përfundimtar. Dhe ne drejtim të Tivarit pranë fshatit Braticë arriten ne një kthesë ku iu ishte venë prita, ku i pushkatuan të gjithë, ku i varrosen   ne një varr të përbashkët. Edhe sot janë mu ne atë vend  pa asnjë shenjë dalluese, edhe pse e kanë merituar të zhvarrosen dhe të varrosen me ceremoni të veçantë.

Veprimet e tilla të komunistëve dëshmuan se  ata kishin hartuar  më kohë lista për të eliminuar figurat e njohura me autoritet në Ulqin që i trajtonin si armiq të pushtetit përkatësisht si pengesë në realizimin e vendosjës së pushtetit sipas strategjisë së tyre politike. Ishte ky veprim patologjik  kundër shqiptarëve,  që u dëshmu me veprimet kriminale ku  për 18 ditë i pushkatuan 8 qytetarë të Ulqinit pa procedur gjyqësore.

Në sajë të dhënave të cilat disponojmë del qartë se ishte pikërisht pushtetit i ri ideologjik, që nuk zgjodhi mjete për të eliminuar personat dhe familjet me autoritët në Ulqin. Kemi të bëjmë me  kohën e manipulimit ideologjik, sepse sipas  demagogjisë së tyre çdo gjë fillonte me ta, duke eliminuar traditën shoqërore në Ulqin dhe më gjerë.

Sigurimi i Shqipërisë bashkëpunon me jugosllavët

Çështja e bashkëpunimit nga ana e Sigurimit të Shqipërisë me OZN-ën jugosllave  dëshmon më së miri angazhimin e tyre të përbashkët për të eliminuar armiqet ideologjik. Të vetdijshëm se janë të rrezikuar nga pushteti i komunistëve disa individë me autoritet largohen nga Ulqini dhe vendosën në Shqipëri, duke menduar se aty do të gjejnë strehim të sigurtë.

Kështu dom Nikollë Tusha e detyru me u largu nga Ulqini dhe u strehu te kushërini i tij në fshatin Juban afër Shkodrës. Por, as këtu nuk ishte i sigurtë sepse  Sigurimi shqiptarë  zbuloj qendrimin  e tij dhe pasi e arrestoj iu dorëzoj jugosllavëve.Ishte ky një rast i jashtëzakonshëm ku shtetasi shqiptarë iu dorëzohet organeve të ndjekjës së një shteti tjetër. Por, një veprim i tillë nuk është për çuditur sepse për pushtetarët e rinjë parësore ishte orientimi ideologjik e jo ai kombëtar.Në mënyrë identike është vepruar edhe me ata kosovarë të cilët patën fat të shpëtojnë gjallë në Masakrën e Tivarit(1 prill 1945), të cilët pasi janë zbuluar në Shqipëri iu janë dorëzuar jugosllavëve!

Burgosja dhe pushkatmi i Hodo Alibegut

Ngjajshëm kanë vepruar edhe me Hodo Alibegun të cilin e burgosin në  Ndroq afër Tiranës në Shqipëri dhe e sjellin në burgun e Tivarit, ndërsa më pas të dy i sjellin në burgun e Ulqinit. Pas hetuesisë së rëndë, u mbajtë gjykimi publikisht në sallën e hotelit “Jadran” të Ulqinit.

Gjyqi këta dy patriotë i dënoi me nga 20 vjet burg të rëndë. Pas shpalljes së denimit dom Nikollë Tusha e Hodo Alibegu dërgohen për të vuajtur denimin në burgun e Cetinës. Atje  Nikollë Tusha ne burgun Bogdanovkraj pati  qendrim burrëror, por pikërisht për ketë qendrim ai  pushkatohet më 4 nëntor 1946, në Bjellashka Papretina. Se pushteti i kohës kishte planifikuar të eliminonte Hodo Alibegun, dëshmon e dhëna se gjykata rishqyrtoj vendimin e mëparshëm të dënuar me 20 vjet burg duke  dënuar me pushkatim i cili u realizu me 17 mars 1948, ku ende nuk i dihet vendvarrimi.

Cekim me këtë rast se   janë pushkatuar edhe  Vasë Filip Mirdita nga Pistulli, Ali Beqir Bajrami  nga Krytha, Merush Halil Omeri nga Krytha, Ali Veli Kalimani nga Kalimani, Lekë Maci Perkolaj, Vukë Pjetër Malaj, Gjon Zef Malaj nga Shestani etj.  Ende sot nuk dihet gjë për ështrat  dhe varret e tyre. 

Mungon ballafaqimi me të shkuarën

Në rrethana të reja shoqërore pas dështimit të ideologjisë komuniste, nga viti 1990, është pritur me të drejtë që të punohët në ndriçimin e ngjarjeve dhe personalitetëve e individëve të ndryshëm të cilët u eliminuan nga pushteti i ri, pas Luftës së Dytë Botërore. Por,ngjarjet nga viti 1944-45 kur është instaluar pushteti komunist në Ulqin, ende nuk janë hulumtuar me kompetencë profesionale  nga studiues të ndryshëm. Nëse në kohën e sistemit monist trajtimi i temave të tilla ishte me pasoja, pas rënies së tij,  qendrimi  indiferent ndaj kësaj kohe nuk mund të arsyetohet më asgjë.

Në lidhje me këtë përiudhë kohore, në mjediset e ndryshme në vendet e ish kampit socialist, janë hapur temat e tilla, duke prezantuar krimet e komunistëve me dokumente të dëshmuara. Por, në këtë aspekt përjashtim bën Mali i Zi, sepse këtu ende hezitojnë të ballafaqohen më të kaluarën, që është në kundërshtim më drejtat qytetare e nacionale të qytetarëve  që janë obligime  sipas standardëve demokratike europiane.

Dy rezoluta nga Këshilli i Evropës

Edhe pse në Këshillin e Evropës janë miratuar dy rezoluta kundër krimeve të komunizmit, e para ajo  më  nr.1096 nga viti 1996,  “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”, dhe e dyta  nr.1481,  nga viti 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, asnjëra prej tyre nuk është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi. Një veprim i tillë refuzues dëshmon mos gadishmërinë e pushtetit aktual për tu ballafaquar më të shkuarën komuniste sikur kanë vepruar vendet tjera në Europën Juglindore.

Nuk ka dilemë se një qendrim i tillë politik  dëshmon  në mënyrë transparente se këtu ka mbetur e ngulitur në psikologjinë e tyre sistemi monist, i cili për qellimet ideologjike dhe për pushtet  ka eliminuar individë të ndryshëm, ku as shqiptarët në Ulqin dhe më gjerë në Mal të Zi nuk ishin përjashtim.

Hështja dobësi jo vetëm qytetare

Andaj është obligim moral e profesional  nga përfaqësuesit tanë politik, si përfaqësues në institucionët qeveritare në Mal të Zi, të riaktualizojnë  çështjen e zbardhjës së vertetës së eliminimit të qytetarëve tanë pa gjyqe nga pushteti komunist i kohës. Një veprim i tillë do të eliminonte  dilemat dhe spekulimet për temat tabu të cilat kanë qenë të pranishme për rreth pesë dekada.

Ndërsa   heshtja pas dëshimit të komunizmit, dëshmon dobësi personale e familjare por edhe si qytetarë  që  nuk arsyetohet më asgjë. Në këtë aspekt, ne duhet të marrim shëmbuj nga vendet e tjera në regjion të cilët individët me dosje kriminale  i kanë shpallur heroj, ndërsa ne vazhdojmë të hështim për viktimat e pafajshme të komunizmit, të cilët ende nuk kanë  varre apo ndonjë pllakë përkujtimore.

Edhe pse të vonuar  siç është ky takim përkujtimor  për hafiz Hasan Llunjin me rastin e 80-vjetorit të vdekjës  është koha për tu thënë e vërteta ndaj viktimave, familjarëve dhe brezave të tashëm dhe të ardhshëm,  andaj duhet angazhim politikë, intelektual  dhe guxim qytetar  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

Propozime në nderim të viktimave:

Nga ajo qe u tha  me lart në këtë takim përkujtimor është obligim qytetar, moral e familjar për t´u angazhuar më sa vijon:

  1. Ndonëse të vonuar pa hezitim duhet të bëhët rivarrosja e viktimave me të gjitha nderimet ne një mjedis të ri, si aksion i përbashkët nga familjarët, Bashkësia Islame dhe pushteti lokal ashtu si veprohet në vendet demokratike.
  2. Në nderim të veprimtarisë së tyre shoqërore e kombetare një rrugë apo shesh duhet të emërtohen me emrin hafiz Hasan Llunji, dom Nikollë Tusha  dhe Rafo Gorana.

3.Duhet kërkuar dosjen e viktimave të vrarë në arkivin e UDB-së dhe ata të publikohen për opinionin dhe

  1. Duke marrë parasysh se viktimat nuk kanë qenë kriminel por individë me autoritet familjar dhe shoqëror në Ulqin të tillët duhet të dekorohen me mirënjohje të veçanta (pas vdekjës)nga pushteti lokal I Ulqinit.                                          

(Fjala e mbajtur me rastin e shënimit të 80-vjetorit të vrasjes së hafiz Hasan Llunjit, mbajtur në Ulqin me 9 maj 2024)

Krtitikë letrare: Shpirti thyhet në sythin e pafajshëm…, recension për librin e Ajne Ibërhysajt, Gravurë me ngjyrat e kohës

0

Nga: Shefqet Dibrani, kritik letrar

Ajne Ibërhysaj – “GRAVURË ME NGJYRAT E KOHËS“, poezi, botoi “ONUFRI“, Tiranë 2024, faqe 146. ISBN 978-9928-824-22-6

“Të gjallët duhet të mësohen të buzëqeshin,

Edhe kur dhëmbët u kërcasin nga trishtimi”.

Poezia, “ME FRYMËN E DIELLIT”, faqe 23.

NJOHJA:

Emrin e poeteshës Ajne Ibërhysaj, nuk e kisha fiksuar asnjëherë më parë, as nuk më kujtohej se çfarë kisha lexuar nga ajo! Për të parën herë u takuam në Panairin e 27 të Librit, Tirana 2024. Ku tjetër pos në Shtandin e Shtëpisë Botuese “ONUFRI”, aty ku ishte botuar, dhe po atë ditë të diele aty do të promovohej.

Modestia e saj nuk peshohet me fjalë, e thjeshtë sa vet poezia, prandaj s’kish se si të mos tërhiqte edhe vëmendjen time. Një zë fonetik në mes të folmës së Elbasant, (ku i kishte studiuar), dhe të efolmës së Deçanit, një përzierje artistike që jepnin një tingëllim të ëmbël dhe pëlqyese. Me atë modesti mi bëri dy-tre fotografi, pasi siç tha ajo po të mos jem unë “poetët s’ka kush i fotografon?!”. Pastaj u prezantua duke mos fshehur entuziazmin për ngjarjen që do të ndodhte pak ma vonë ku do të promovohej libri i saj, të cilin e mbante si letërnjoftim ndër duar. Edhe pse i premtova, se do të jem në atë promovim, më ndodhën ca gjëra të tjera kulturore, se mbase me lumjan e ca mirditor dreka dhe rakia kulturore e kishin veçantinë e vet. Për fat të mirë librin e Ajnes e kisha futur në valigje, për ta marrë me vete. Leximi i poezisë ma sforcoi edhe më shumë mendimin pozitiv për këtë poeteshë nga Deçani, të cilës “Shpirti (i) thyhet në sythin e pavajshëm”, (faqe 3).

DHEMBJET E KOHËS:

Lrika e Ajne Ibërhysajt, në vëllimin “GRAVURË ME NGJYRAT E KOHËS”, shënon një vlerë të rrallë dhe cilësore, estetikë artistike që vjen e sigurt në poezinë e sotme shqipe. Mbase ajo është grua dhe mposhtet me mirësjellje, vargu i saj ka kuptim edhe më të thellë se kaq?! “Unë jam grua!/ Mposhtem me dashuri”, prandaj i bënë thirrje njerëzorës “Me tradhti mos m’i ngroh buzët,/ me njomështi ma puthëro qilimin e shpirtit”, dhe e sigurt në vetvete ajo shton se “Për ty, unë jam engjëlli mbrojtës”, dhe guximshëm e publikisht deklaron se “…jam kurmi i përflaktë,/ që ta shoh në sy”, (nga poezia “UNË JAM GRUA”, faqe 3). Jo vetëm kaq, këtë stilistikë të rrallë dhe të veçantë e bëjnë metaforat mjaftë eliptike, tejet përjetuese, kurse simboli dhe simbolika plotësojnë vlerën e figurës letrare dhe atyre stilistike në mënyrën e mundshme ma të përsosur, pasi siç shprehet poetesha “Rrugët e jetës/ janë baladë dhembjesh që ndryhen në shpirt”, dhe nga sprovat që mund të ketë përjetuar, pa aty shprehet: “E tillë është kjo jetë/ ka ditë të hirta e të bardha/ që s’kanë lidhje me vjeshtën/ e as me mua…!”, (poezia “VALËT E JETËS”, faqe 4).

Libri është një prurje e re në poezinë e sotme shqipe. Dhe si vajzë Kosove, edhe Ajne Ibërhysajt, “Mbi gaca prushi/ (i) fluturojnë flutrat e bardha”. Sigurisht ajo ka kaluar sfida, vështirësi, trauma dhe ndoshta edhe tragjedi familjare, qoftë gjatë Luftës në Kosovë ose vdekje të dhembshme si pasoj e asaj lufte, duke mos i përjashtuar as sëmundjet e natyrshme, siç mund të përjetohen nunca të tilla te poezia “NËPËR PLASA TË FRENGJIVE”, e ndonjë tjetër, aty ku puqet dhembja dhe trishtimi me domosdoshmërinë për të jetuar e vazhduar. Kjo sintagmë krijon lidhshmëri shpirtërore me personin e caktuar, që buron nga shkaqe objektive, qoftë si ndjenjë e brendshme, ku pashmangshmëria për tu përballur bëhet kod jetik i ulur “këmbëkryq në kullë,/ me aromën e pranverës”, (faqe 7). E diku tjetër ajo shkruan: “Pjesa tjetër,/ e trishtë si vetë fati” andaj ajo “çapitet e flet me trishtimin dhe veten” e saj, duke e mbyllur poezinë me një mesazh që të shqetëson, “Motër,/ qiellin do ta bëjmë mozaik gjethesh”, me ato gjethe që kuvendonte pak më parë, (poezia “SYRI PRET NJË RREZE SHPRESE”, faqe 11-13). Prandaj edhe poezia e Ajne Ibërhysajt, shpreh atë dhembje që ka poetesha, kurse vargu kaq i shqetësuar manifestohet si përjetim i paimagjinueshëm, sëkëndejmi ka edhe përjetime të dashurisë, sepse siç shprehet ajo “Edhe qielli e ka mërzi errësirën”, andaj ajo ka “nevojë për fjalën”, (po aty, faqe 11), pse jo edhe për një përqafim. Përgjithësisht poezitë janë me tematikë dashurie, të cilit as Ajne Ibërhysaj nuk iu paska shëputur, përkundrazi kjo poeteshë vetëm sa e zgjeron kuptimin metaforik, si vetidentifikim me procesin, mbase letërnjoftimi më i mirë kulturor e artistik, kurse “në sytë e saj,…, çdo gjë është art”, (faqe 15), edhe pse fundi i kësaj poezie ka një metaforë të pakalueshme, “Të gjithë në qiell të zhveshur jemi/ Ti mbete fëmijë në udhëkryqet e jetës”, (faqe 16).

Po ashtu libri përbëhet nga një larmi tematike, ndërsa motivet e shumta janë pasuri artistike e këtaj vëllimi me poezi, nga jeta urbane, me nuanca të aspektit social, por secili motiv më vetë përmban elementin lirik brenda çdo vargu. Një gjë që duhet pranuar shihet se ajo qëndron mjaftë e stabilizuar në krijimin poezisë. Madje edhe kur citon shkrimtarë botëror, siç ka vepruar me vargun e J.L.Borges, “Ka diçka më fisnike në/ humbjen e trojanëve,/ se sa në fitoren e grekërve”, (faqe 17). Por unë jam i prirur të besoj se në poezinë e Ajnes ka diçka edhe më fisnike se të gjitha motivet e dhembjes brenda këtij libri!…

DETERMINIMET ARTISTIKE:

Natyrisht, kjo poeteshë është “Vajza syshqiponjë,/ në qerpik të syrit qëndisë…”, vargun si kërkim fiktiv të faktit që ndërthuret me “Fatin e thurur me rrezen e parë të mëngjesit!”, (faqe 18), ku do ta determinojë procesin e krijimit artistik, me një estetikë të realizuar dhe me mesazhe të çarta, andaj nga poezia në poezi, lexuesi dhe kritika do të mahnitet me një profil karakteristik të poeteshës, e cila përmes poezive dhe vargut të saj artistik zbret si katarakt i kreshpëruar, e sigurt në arkipelagun e poezisë, andaj e them pa hezitim, se Ajne Ibërhysaj, shkruan me vetëdije poezinë e mirë!

MALL

Është fryma e shpirtit

që i jep zë vargut.

Është britma e parë e lindjes

së dritës së diellit.

Është belbëzimi i fjalëve të heshtura,

që ta gërryen shpirtin.

Malli është etje

që mban gjallë frymën time!

Faqe 19.

“Njeri,/ vazhdo tik-takun e jetës!” sepse “Syri (do) të kap një rreze shprese”. Pra poezitë janë krijime që shprehin refleksionin krijues, madje ky angazhim, këto metafora tematike janë në funksion të shoqërisë e cila është në proces ndryshimi, ndërsa sygjerimet për emancipim janë një diskurs tjetër metaforik, në mes përjetimeve të brendshme dhe reflektimit të rrethit dhe shoqërisë, ku shpesh përjetohen si dy të kundërta e të të njetit trup. “I këndon dhimbjes,/ i buzëqesh trishtimit”, (faqe 21), ky varg kaq metaforik, e fut brenda vetës lexuesin i cili patjetër do t’i shpalos ndjenjat e saj emocionale. “Buzëqesh,/ edhe atëherë kur ulesh në bankën e zisë./ Mblidhe veten, qëndro me kryelartë!/ Rilind bashkë me frymën e diellit”, dhe “Të ftohtit e dimrit ngrohe me yje”, dhe kur s’ke çfarë të bëshë, pse jo “vallëzo me gjethet e vjeshtës”, andaj mesazhi i saj për Njeriun është të dimëroj, dhe të frymojë me frymën e diellit, (poezia “ME FRYMËN E DIELLIT”, faqe 23).

METAFORA SI NËNVETËDIJE FILOZOFIKE:

Se “Mendja dhe fjala ndrydhen mes dhëmbëve”, (faqe 27), kjo s’ka dyshim, por poezia ka prodhuar një kundërvënie të këtyre dy raporteve, por metafora e vargut përqon jo vetëm mesazhin filozofik të perfeksionuar, shprehur si nënvetëdije artistike, e cila prodhon mesazhin në të cilin “melodia vazhdon dhe teatri mendor rrëfehet” si një “pikturë akulli në mur”, (po aty, faqe 27). Shpeshherë ndeshim vargje me një lloj lustre, e cila është mënyrë estetike e të shprehurit për qëllime artistike, duke prodhuar vlera të pakontestueshme që shpreht te poezia “ZANI YT ASHT FRYMA IME”, (faqe 34-35), si dhe te poezia “QYTET I HESHTUR”, (faqe 38). Pa asnjë dyshim, poezia me sukses komunikon me lexuesin e saj, qoftë poezi për poezi, ose si tërësi tematike më e kompletuar. Pa dyshim poezia e Ajne Ibërhysajt, do të lë gjurmë në pentaonin e lirikës së sotme shqipe, sepse ajo “Në çdo gotë të ndien dhe të tërheq pas vetes”, (e përpunuar, faqe 41).

Pastaj poezia e Ajne Ibërhysajt, shquhet edhe për mënyrën e artikulimit gjuhësor dhe poetik, gjithnjë lirika e dashurisë rrjedh lirishëm, si psh.: “Kurrë nuk u ndala,/ duke gjurmuar shtegun e dritës së fjalës”, (faqe 45), ndërsa motivet dhe përjetimet shtresëzohen edhe si simbol por dhe si figurë estetike, duke përbërë vlerë artistike, dhe e gjitha bëhet si artikulim poetik në funkson të artit dhe për shijen e lexuesit dhe të letërsisë, këto vargje janë lirika të pranueshme.

Realiteti dhe aktualiteti ngërthehet përmes mënyrës së shqiptimit fonetik, ndërsa timbri i zërit artistik drithëron dhe njëkohësisht edhe kumbon, herë – herë i atakon dhe qorton dukuritë dhe fatet njerëzore. Si ilustrim po marr copëza nga poezia “GRAVURË ME NGJYRAT E KOHËS”, nga ku pagëzohet edhe titulli i librit:

Me ngjyrat e arta të hënës,

shpirti do të lë gravurë në gur.

Sytë e qeshur

do t’i pikturoj në qiellin e pafund.

Mbështesë kokën te jastëku,

kujtimet vallëzojnë si djajtë me kohën.

Le të mbetet trishtimi, peligrinazh

me ftohtësinë e krahëve të harrimit.

(Fragment, faqe 50-51)

Të rëndësishme janë motivet, metaforat, kultura e shkrimit poetik dhe e gjithë poezia e saj e cila si tërësi është përpjekje për vetëdijësim dhe emancipim të rrethit dhe shoqërisë, në të gjitha nivelet dhe kategoritë e saj, siç shprehet po në këtë poezi dy strova më poshtë: “Trupi drithërohet,/ shpirti puth bardhësinë./ Brenda nesh gjëmon deti zemërak,/ përkdhel leht germat e zeza”, kurse “Buzët kafshohen me ritmin e vargut”.

Sipas vargut, poetesha është “…brenda syrit të diellit,/ që frymën ia mban gjallë,/ për një buzëqeshje pa maskë”, (faqe 63). Përjetime të tilla janë edhe poezitë me motiv të aktualitetit ose ato të përjetimit të cilat ashtu siç janë, janë mënyrë shprehëse për zhvillimet ditore shpeshherë në drejtim të kundërt me atë që ka deshiruar ose ëndrruar vet poetesha.

Liria njerëzore, por edhe liria politike ka nevojë për emancipimin e saj, edhe komuniteti kulturor, poetik dhe letrar ka stadet e zhvllimit dhe të evoulimit, natyrisht ka edhe tendenca devijante, ka sasi të shumta dhe madje në rritje, kjo shumësi vlerash me më pak vlerë, shpeshherë artin e mirë, vlerën letrare i ka mbuluar me hijet e më pak vlerave, andaj “Nganjëherë mendja më bëhet lëmsh,/ ndaj s’është çudi pse i kam ngatërruar ditët,// Me trishtimin dhe dhimbjen…/ bashkë i mundëm ditët e dimrit”, (faqe 67). Si duket kjo tendencë e ka bërë Ajne Ibërhysajn të marrë rolin e pedagogës së heshtur dhe ashtu në heshtje ajo ka ndërtuar një art të bukur lirik, dhe përmes librit kaq të realizuar ajo sikur flet, sikur sugjeron se si duhet vepruar secili poet a poetesh kur vendosin për të botuar libër me poezi, gjë që duhet ta kenë parasysh se “…nuk është fundi i botës,/ pse ngatërron ditët./ Ato ecin me radhë, njëra pas tjetrës”, (po aty, faqe 67).

“Për ta ndier shpirtin në majën e gishtrinjëve,/ për ta ndier dhimbjen tek digjesh me trupin”, duhet “për t’u bërë ballë tallazeve të jetës nën tymin e zi!”, (faqe 74). Pvarësisht kësaj ajo “Nuk dua (dëshiron) të vijë nata!/ Dua (dëshiron) që dita të mos i ikë kurrë”, (faqe 75), ndërsa poetesha vazhdon misionin e vet në kërkim të metaforave “Gjithë jetën mbeta fëmijë i trazuar,/ Ëndërr që ngjan me klithma zogjësh”, (faqe 76), vërtetë metaforat e saj shpeshherë janë klithma të veçanta dhe po aq të trishtëta, por ajo ngarend edhe pas metaforave të tjera e të shumta, dhe në këtë mënyrë për t’i shërbyer me kaq pasion misionit të saj, duke krijuar këto perla kaq artistike, të bukura dhe me frymëzimin e duhur, tamam siç shkruan për vete: “Unë dhe shiu akordojmë/ pentagramin e shpresës së etur”, (faqe 79). Natyrisht nëpër vargje të poeteshës ndeshim një ballafaqim me dukuri të shumta, andaj një kundërvënie dhe përpjekje e saj për tu përballur me ato fenomene del mjaftë në pah, sidomos vargjet ku shihen disa përjetime mjaftë tronditëse. Tejkalimi i atyre përjetimeve, nëse jo në realitet i gjejm të realizuara nëpër vargje, të cilat kryesisht shprehin mirësjellje kundrejt njeriut a shoqërisë.

Në qiellin e heshtur,

drita e syve të mi,

herë me trup e herë me shpirt,

e përthekon gjithë botën,

deri në thelbin që ndritë.

Nga poezia “DUKE PRITUR DIELLIN”, faqe 79-80.

Ky komunikim me lexuesin e saj, metaforikisht është “përkëdhelje gjethesh, është sikur me gjethe flet përmallshëm, kur ato nga dega fluturojnë për të fundit herë”, (nga poezia “ETJA NGRE DALLGË”, faqe 91), prandaj poezia është përgjegjësi e individualitetit i cili kërkon vlerën nga të tjerat, në përputhje me standardet të cilat i aplikon për veten e saj. Një sjellje njerëzore, principe e parime aq sa e karakterizojnë jetën dhe angazhimin profesional, po aq janë të dukshme edhe nëpër poezi. Jo si dy të kundërta, por të kundërtat e përputhshme janë bashkëdyzuar në raport krijimi artistik dhe karakteri njerëzor, tamam siç shprehet nëpër vargje: I. “Fillova t’i dua dridhmat,/ kur fillova të mësohem me shikimin e dhembjes”, II. “Fillova t’i harroj rrahjet e zemrës,/ kur fillova të kuptoj mërzinë./ Atëherë kurrë nuk e kuptova ndjenjën”. III. “Falë frymës së fluturave,/ jetës fillova t’i këndoj…”, (faqe 93-94), dhe vertetë uroj që ky libër dhe këto poezi të jenë fillimi i një jete të re, artistike dhe të bukur.

AROMË ELBASANI:

Fryma epike e kësaj poezie është vlera e saj, ndërsa si motiv po e theksoj poezinë “KOSOVË”, (faqe 31) dhe atë “AROMË ELBASANI”, (faqe 39), ndoshta edhe ndonjë tjetër. Ndërsa heronjtë epik të Ajne Ibërhysaj, janë prindërit, motra e vëllai, që ishin dhe shpirti i tyre (nëse nuk janë më?!), si udhërrëfyes a bashkudhëtar të saj. Lartësimi i këtyre figurave nuk kanë përmasa epike, por lexohen si këshillë epike dhe mundësi reale për ta tejkaluar shembjen nga humbja, pasi e tashmja duhet marrë me më shumë optimizëm dhe dashuri, së këndejmi edhe lirikat e saj janë vlerë dhe art.

SHPIRT

Për ku vrapon me aq vrull?

Kush po të ndjek ndër deje, o shpirt?

Eja të bredhim luginave të blerta,

mbushma kupën e qiellit me lotin tënd!

Buzë lumit, në agim, të takova,

më buzëqeshe, edhe kur duhet të qaje.

Faqe 102.

Në poezinë e Ajne Ibërhysajt, “Asgjë nuk vret më shumë se gjurma e mbetur në buzë,/ asgjë nuk të bën më të fortë, kur ec mbi fijen e perit”, (faqe 107), dhe nëse ka lodhje përshkakt të elementit të ndijimit dhe përjetimit, duhet të kuptojmë se “Jeta është vetëm frymë,/ që përbiron nëpër trupin tënd (e secilit)”, (faqe 108), dhe në shumë sish ka shplodhje, sado që të torturojnë format eliptike të rrëfimit, “tamam si ai diell dimërak,/ që fort shndritë e pak të ngrohë”, (faqe 112), dhe nuk ka se si të mos marrësh thellësisht frymë në përmbyllje të vargut metaforik. Këto lirika, madje edhe ato për dhembjet e mundshme dhe të pafundme, përsëri gjejmë shëndritje që duket si qershizë mbi torte, sa për të ëmbëlsuar mendimin lirik i shpirtëzuar, kurse në anën tjetër do të përçojnë vlerë humane, njerëzore dhe të shpresës.

PËRMBYLLJA:

Poezia e Ajne Ibërhysajt thërret të “bëhemi ofshamë shkundullimash/ në shatërvanin e puthjeve,/ deri në agun tjetër”, (faqe 123). E ky mision i poeteshës ka verb edukativ, që lidhet ngushtë me sprovat e jetës (uroj t’i ketë pasur veç çaste të bukura), ka mundësi të kenë ndikuar edhe përvojat e punës, sidomos kontakti me njerëz, që duket se të gjithë i paska pikturuar me shije. Libri “GRAVURË ME NGJYRAT E KOHËS”, e bënë poeteshën Ajne Ibërhysaj, artiste të profilizuar, duke e radhitur poezinë e saj në listën e vlerave në poezinë e sotme shqipe në shkallë kombëtare!

St. Gallen, 26.11.2024.

Fushatë pa etikë shtetërore!

0

Zgjedhjet në kohën e Ibrahim Rugovës…

Florim Zeqa 

Valvitja e flamujve partiakë në fushatë zgjedhore është gjëja e parë dhe më normale për secilin subjekt partiak. Edhe intonimi i himnit kombëtar po ashtu është normal, por injorimi i flamurit dhe himnit shtetëror nga pretendentët për marrjen e pushtetit dhe kandidatët për deputet në Parlamentin e shtetit e paraqet aktin më të ulët dhe paradoksal të secilit qytetar të këtij vendi.

Shtet i vogël i sakrificave të mëdha

Ky shtet që e kemi sot është produkt i shumë gjeneratave, i sakrificave të panumërta të veprimtarëve, i mundit dhe djersës së mërgimtarëve dhe i aktit sublim të çlirimtarëve që ranë dëshmorë në luftën e fundit çlirimtare.

Ky shtet i vogël i pjesës së ndarë të trungut kombëtar u arrit me penë e me pushkë, me dije dhe armë, me martirizim dhe vetëflijim, si dhe me ndihmën e miqve ndërkombëtar.

Ky shtet që kemi sot nuk është ai që e kishin projektuar atdhetarët dhe çlirimtarët, por është shteti i mundësive tona dhe ndihmës së ndërkombëtarëve, në radhë të parë SHBA-ve dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.

Intervenimi i NATO-s mbetet njëra ndër ngjarjet më madhore në historinë e shqiptarëve në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë për shqiptarët e Kosovës.

Intervenimi i NATO-s, për më tepër se intervenim ushtarak, ishte kuptuar si mision humanitar për shpëtimin e një popullate krejtësisht të pambrojtur, që i kanosej shfarosja dhe deportimi kolektiv nga trojet e veta. Edhe sot, pas 25 vjetësh, prezenca e NATO-s në Kosovë është forca kryesore mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë.

Duajeni partinë, mos e harroni shtetin dhe ata që na sollën lirinë

Gara e pashembullt e partive politike për të marrë pushtetin dhe për të kapur shtetin, ka bërë që t’i harrojnë veprimtarët dhe çlirimtarët e vërtetë.

Në listat zgjedhore të partive tona politike gjen gjithçka përveç atdhetarëve. Në ato lista ka UDB-ash, bijë e bija të bashkëpunëtorëve të ish regjimit dhe këtij aktual serb, ka hajdut dhe kriminel, ka matrapaz të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme. Në listat e partive politike ka emra të politikanëve të dështuar dhe të ricikluar nga njëra parti tek tjetra për interesa personale, ka VIP-a që u shërbejnë për shpëlarjen e parave të pista, ka interesgjinjë që shkelin çdo parim dhe ideologji për t’u ulur nesër në karrigën e pushtetit, qoftë në parlament apo në qeveri, por ka fare pak atdhetarë dhe idealist që e duan shtetin më shumë se pushtetin!

Madje, disa subjekte dhe liderë partiakë kanë filluar të harrojnë luftën, bashkë me këtë edhe ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë shekullore, që na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota e civilizuar e demokratike në përgjithësi.

Pavarësisht sjelljeve të liderëve të trullosur partiakë pas pushtetit, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t’u jetë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë, rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme me mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit në veri të vendit tonë.