Kreu Blog Faqe 695

Letër Kryeministrit Kurti

4

Nga: Lis Bukuroca

Zoti Kryeministër,

në vitin 1981, kur nisëm protestat studentore në Prishtinë dhe po luftonim për barazi në Jugosllavinë e atëhershme, shkruanim për ne gazetat perëndimore si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Corriere della Sera”, ”Le Figaro”, “Times”, “Le Monde”, etj., dhe ato shkrime na i lexonte shqip Radio Tirana. Dhe, na motivonte. Na jepte guxim. Si edhe “Zëri i Popullit.”

Mirëpo, asnjë qeveri perëndimore nuk brengosej për gjendjen tonë apo për diskriminimin që po përjetonim. Ata dëshironin një Jugosllavi të qetë. Me ardhjen e Millosheviqit, Serbia braktisi patriotizmin jugosllav dhe riktheu nacionalizmin serbomadh: të Akademisë Serbe. Ky fakt shqetësoi edhe Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjën.

Më pas, Serbia pezulloi autonominë e Kosovës dhe ne po burgoseshim masivisht, por bota na shikonte nga larg dhe vetëm aty-këtu shprehte ndonjë mospajtim formal. Sllobodan Milosheviqi, një ultra-nacionalist dhe luftënxitës, u përball me pacifistin e madh Ibrahim Rugova, i cili ishte i pari pacifist në historinë e Europës. Në fillim, ai nuk pati shumë mbështetje. Lutjet e tij në Vatikan, SHBA, Angli, Francë, Itali e Gjermani, fillimisht nuk sollën rezultate të prekshme, por ai me filozofinë e tij, po pranohej si përfaqësues i jonë. Ky ishte suksesi i parë dhe qysh nga shfaqja e tij, nuk do të pyetej më Serbia për gjendjen tonë.

Rugova nuk ia mori vetë aleatët Serbisë, por Millosheviqi, me qëndrimin e tij anti-perëndimor, ia dërgoi mjaftë aleatë Rugovës. Çfarë ndodhi më pas? SHBA, Perëndimi, nisi të zvogëlojë Serbinë dhe dominimin serb në Ballkan. Hap pas hapi, por me këmbëngulje.

Më 25 qershor 1991 Sllovenia shpalli pavarësinë. Pas një lufte të shkurtër dhjetëditore me forcat jugosllave të dominuar nga Serbia, pavarësia e Sllovenisë u njoh. Sot është në NATO.

Më 25 qershor 1991 Kroacia gjithashtu shpalli pavarësinë, por për shkak të luftës me forcat serbe dhe serbët etnikë brenda Kroacisë, njohja ndërkombëtare u bë më 15 janar 1992. Sot është në NATO. Në këtë mënyrë, ndikimit serb iu hoqën dy republika dhe iu zvogëlua edhe dalja në det.

Më 8 shtator 1991, SHBA zvogëloi akoma më shumë ndikimin serb në Ballkan dhe Maqedonia e Veriut shpalli pavarësinë. Sot është në NATO. Iu hoqën tri republika dhe ndikimi serb vazhdoi të dobësohej dhe zvogëlohej më tej.

Më 3 mars 1992 Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë pas një referendumi të mbajtur në shkurt të atij viti. Për shkak të këtij akti, shpërtheu kryengritja e përgjakshme serbe në Bosnjë, e cila zgjati deri në vitin 1995. SHBA, Perëndimi ia hoqën në fund edhe Bosnjën ndikimit serb, duke e krijuar një Republikë Serbe, por pa lejuar ndarjen e saj.

Amerika dhe Perëndimi nuk u ndalën këtu në zvogëlimin e Serbisë, por vazhduan tutje. UÇK shfrytëzoi arritjet e Rugovës dhe pati sukses. Në vitin 1999, NATO bombardoi dhe dëboi armatën serbe nga Kosova.

Më 3 qershor 2006 Amerika e zvogëloi edhe më shumë Serbinë dhe pranoi pavarësinë e Malit të Zi. Sot është në NATO. Më pas, erdhi George Walker Bush, dhe e shpalli pavarësinë e Kosovës në Tiranë; një gjest simbolik i ngjashëm me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë.

Më 17 shkurt 2008, Serbia definitivisht u zvogëlua edhe më shumë dhe u pranua nga Perëndimi pavarësia e Kosovës. NATO gjendet në Kosovë. Sot Serbia nuk guxon të rrezikojë asnjë komb rreth vetes.

Tani, zoti Kryeministër, Amerika dhe Perëndimi dëshirojnë të shpërblejë serbet e Kosovës me një autonomi, ndoshta SHBA mendon se, meqë na ka ‘dhuruar’ një shtet, ka të drejtë t’i japë diçka edhe serbëve për të “mashtruar” Serbinë dhe për të vazhduar pa probleme me zvogëlimin e mëtutjeshëm të Rusisë. Rusia duhet të zvogëlohet zoti Kryeministër, prandaj Perëndimi nuk do krizë të re.

Adem Demaçi ishte kundër nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë. Sot kemi shtet. Dëshira për t’u bërë hero si Adem Demaçi apo Mic Sokol mund të jetë e lavdishme në letër, por dëmet për Kosovën do të jenë në vepër.

Çudia më e madhe është se ju tani shpresoni dhe prisni të fitoni kundër Amerikës, kundër Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Anglisë si dhe kundër NATO-s. Shumë lider që kanë “pasur” dashuri të “madhe” ndaj atdheut, i kanë dëmtuar më së shumti atdhetë e tyre. Ju jeni duke ecur kokëlartë në këtë drejtim: i patrembur. Drejt murit apo duke u përgatitur për ta vënë gjoksin para topit.

Meqë Serbia, me Millosheviqin, ia dhuroi të gjithë aleatët Ibrahim Rugovës, ju tani ia kthyet të gjithë Serbisë, konkretisht Aleksandër Vuçiqit. Keni edhe pak shanse. Shfrytëzojini!

Perëndimi dhe NATO kanë bërë një punë të madhe në zvogëlimin e Serbisë dhe ndikimit serb në Ballkan dhe ajo sot është shumë më e dobët. Edhe nëse blen avionë, ajo nuk do të guxojë t’i përdorë kurrë në Ballkan. Avionët i duhen për të përgjumur popullin serb.

Dy shtete shqiptare janë tashmë faktorë të rëndësishëm në rajon. Gjendja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar, edhe pse ende ka sfida dhe nevojë përmirësimi. Po ashtu, situata në Luginën e Preshevës kërkon ndryshime, por proceset janë në lëvizje dhe rezultatet do të vijnë pas pajtimit shqiptaro-serb.

T’i japim serbëve atë që kërkojnë, konform Kushtetutës, duke i lejuar të gëzojnë lirinë e tyre në mënyrën që e dëshirojnë, dhe të mbajmë anën e drejtë të historisë. Nesër Lugina mund ta pretendojë pikërisht atë autonomi. Pajtimi me pakicën serbe dhe koordinimi absolut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është fitore shqiptare. Ballkanike.

Kosova e ka firmosur Autonominë Serbe dhe e ka aprovuar Kuvendi. Takohu me amerikanët dhe serbët e Kosovës dhe nisni implementimin e asaj autonomie. Kërkoni nga SHBA dhe Europa garanci. Si pranim nga vendet tjera të BE-së dhe inkuadrim në NATO. Pas autonomisë, serbet të përfaqësohen në Kuvend me aq deputet sa e meritojnë sipas numrit të popullsisë.  Ne kemi dashur liri dhe serbët le ta fitojnë për vete, në emër të paqes dhe të ardhmërisë së fëmijëve tanë. Kështu, ne do të ruanim aleancën e rëndësishme me SHBA-të, e cila është thelbësore për të ardhmen dhe për stabilitetin e rajonit.

Nëse vazhdoni të besoni se do të fitoni betejën kundër Quint-it, KFOR-it dhe NATO-s, atëherë askush nuk mund t’ju ndihmojë. Atëherë keni vendosur të bëheni “Mic Sokol” dhe të fitoni kundër topit! Kryeministër, ju i duheni vendit për ndërtimin e shtetit ligjor. Shpëtojeni Kosovën dhe vetveten!

Imazhi i gjeneruar me ideogram

Prokuroria kundër vullnetit popullor dhe votës së lirë!?

1
Agim Vuniqi
___
Legjitimiteti i qeverisë dhe e kryeministit në demokraci është shprehja e drejtpërdrejtë e vullnetit të popullit. Prokuroria, një organ teknik dhe jo i zgjedhur, nuk ka të njëjtin autoritet moral si një qeveri e zgjedhur me votën e qytetarëve. Një veprim që ndërhyn në funksionin e Kryeministrit rrezikon të perceptohet si një sulm ndaj demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve.
Kosova si një shtet me sfida të shumta të brendshme dhe të jashtme, ka nevojë për stabilitet politik. Çdo veprim që minon funksionimin e Kryeministrit dhe Qeverisë së tij, sidomos pa një arsyetim të qartë ligjor, mund të perceptohet si një rrezik për demokracinë dhe sovranitetin. Duke marrë parasysh argumentet e mësipërme, mund të përqendroj mendimin në mënyrë të thjeshtëzuar dhe me krahasime më të forta për të ndriçuar natyrën e këtij “konflikti“ si një përplasje mes dy qasjeve themelore: Prokuroria dhe ligji nga njëra anë, dhe Qeveria, demokracia dhe vullneti popullor nga ana tjetër.
Prokuroria vs. Kurti: Ligj apo Hakmarrje Politike?
Nga këndvështrimi i Prokurorisë, çdo qytetar, përfshirë Kryeministrin, është i barabartë para ligjit. Prokuroria mund të mbrohet me arsyetimin se vendimi i saj për ftesë është një akt ligjor i bazuar në pavarësinë e saj dhe në nevojën për të hetuar çdo rast, pa marrë parasysh statusin politik të individëve. Megjithatë, duke marrë parasysh kohën (prag zgjedhjesh) dhe mungesën e një transparence të qartë mbi qëllimin e hetimit, ftesa mund të interpretohet si një hakmarrje politike me konotacion të qartë për të dëmtuar imazhin e Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së tij në sytë e popullit.
Në demokracitë e konsoliduara Prokuroria është një gardian i drejtësisë, jo një lojtar politik. Nëse perceptohet si një palë që ndikon politikisht, ajo humbet besueshmërinë dhe rrezikon të krijojë një boshllëk besimi midis popullit dhe institucioneve të drejtësisë. Përplasje të tilla mes qeverisë dhe drejtësisë shpesh ndodhin në demokraci më të reja, ku institucionet nuk kanë krijuar ende ekuilibra të qëndrueshëm. Një prokurori që ndërhyn në politikë pa transparencë vepron si një “gjyqtar i heshtur” që anashkalon popullin, duke i dhënë vetes më shumë pushtet se sa e lejon demokracia.
Në demokraci, vullneti i popullit dhe respektimi i ligjit janë dy shtylla kryesore, por nëse ligji perceptohet si mjet politik, atëherë populli e humb besimin jo vetëm në drejtësi, por edhe në demokracinë që pretendon të mbrojë. Një ftesë ndaj Kryeministrit Kurti pa një arsyetim të qartë dhe me një kohë të papërshtatshme (prag zgjedhjesh) e përqendron logjikën në politizimin e drejtësisë, duke dëmtuar jo vetëm Qeverinë, por edhe institucionet.
Qeveria është zëri i popullit, andaj në rastin konkret, Kryeministri Kurti nuk është vetëm një individ, por simbolizon një mandat demokratik. Çdo sulm ndaj tij shihet si një sulm ndaj votës dhe vullnetit të qytetarëve. Në një demokraci të shëndetshme, drejtësia duhet të jetë e pavarur, por asnjëherë të perceptohet si një armë kundër popullit dhe institucioneve të zgjedhura demokratikisht. Në rastin Kurti vs. Prokuroria, logjika e demokracisë favorizon stabilitetin, transparencën dhe respektimin e mandateve të votuara nga qytetarët, duke e vendosur përgjegjësinë mbi Prokurorinë që të shpjegojë qartë motivet dhe objektivin e këtij vendimi. Pa këtë transparencë, veprimi mund të duket si një sfidë ndaj demokracisë dhe një përpjekje për të destabilizuar një qeveri të zgjedhur. Rasti në fjalë krijon një precedent të ndjeshëm që mund të interpretohet si një sfidë ndaj ekuilibrave institucionalë, duke prekur jo vetëm qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, por edhe stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të shtetit. Veprimi i Prokurorisë, në mungesë të një shpjegimi të qartë dhe publik për arsyet e kësaj ftese, mund të shihet si problematik për disa arsye: – Sfida ndaj Ministrisë së Drejtësisë. Edhepse Prokuroria është një organ i pavarur nga qeveria dhe Ministria e Drejtësisë, megjithatë, Ministria ka rol mbikëqyrës në raport me funksionimin e përgjithshëm të sistemit të drejtësisë dhe zbatimin e ligjeve. Vendimi i Prokurorisë për të ftuar Kryeministrin, pa konsultim ose njoftim paraprak ndaj institucioneve përgjegjëse, mund të perceptohet si një veprim që sfidon autoritetin e qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në mbikëqyrjen e sistemit. Në situata të ndjeshme, një bashkëpunim minimal ndërmjet Prokurorisë dhe institucioneve ekzekutive do të ishte i nevojshëm për të shmangur destabilizimin dhe për të sqaruar opinionin publik mbi motivet dhe qëllimin e hetimit.
Implikimet për sigurinë e Kosovës-destabilizimi politik
Meqë Kosova përballet me sfida të brendshme dhe të jashtme për stabilitetin politik dhe sigurinë kombëtare, një ftesë e tillë ndaj Kryeministrit, sidomos në prag të zgjedhjeve, mund të shkaktojë destabilizim politik dhe humbje të besimit në institucionet e shtetit. Ndikimi mbi funksionet e Kryeministrit nga ana e Prokurorisë paraqet një presedan të rrezikshëm mbi sigurinë kombëtare, ngase Kryeministri ka përgjegjësi kyçe për çështjet e sigurisë kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Çdo veprim që ndërpret ose pengon funksionimin e tij mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës. Andaj nëse ftesa perceptohet si veprim me motive politike, rritë rrezikun e instrumentalizimit të drejtësisë, ashtuqë kjo mund të minojë besimin në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të forcojë polarizimin politik, duke ndikuar negativisht në funksionimin institucional.
A mund të konsiderohet ky veprim si një “presion” ndaj qeverisë?
Në mungesë të transparencës dhe arsyetimit të qartë, veprimi i Prokurorisë mund të perceptohet si presion politik ndaj Qeverisë. Një veprim i tillë mund të interpretohet si përpjekje për të kufizuar apo dobësuar autoritetin e Kryeministrit dhe Qeverisë, veçanërisht në një periudhë kur ata po përgatiten për zgjedhje. Nëse Prokuroria vepron pa një bazë të qartë juridike ose pa respektuar pavarësinë dhe ekuilibrin institucional, kjo krijon një precedent që mund të keqpërdoret edhe në të ardhmen për qëllime politike.
Për të mbrojtur stabilitetin institucional dhe sigurinë e shtetit, Prokuroria duhet të japë një shpjegim të qartë dhe publik për urgjencën e intervistimit. Transparenca është kyçe për të shmangur keqinterpretimet dhe për të ruajtur besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Andaj duke u respektuar ndarja e pushteteve është e rëndësishme që Prokuroria të veprojë në mënyrë të pavarur, por pa u perceptuar si instrument politik. Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë duhet të reagojnë institucionalisht me një qëndrim institucional të matur, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancave dhe respektimit të procedurave ligjore, për të mos ndikuar në pavarësinë e drejtësisë.
Mirëpo veprimi dhe urgjenca e Prokurorisë në prag të zgjedhjeve lënë një pikëpyetje serioze për mënyrën se si institucionet shtetërore bashkëveprojnë dhe për efektet e mundshme në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. Zgjidhja kërkon maturi, transparencë, por edhe diskrecion, për të shmangur një krizë më të madhe politike dhe institucionale
Mund të jetë një imazh i 1 person

Shejtani i Madh po vuan nga “Kompleksi i Zotit”

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Gabimet dhe Fajet e  Opozitës më të madhe shqiptare, kryetar i së cilës është non gratta, janë po ato nga të cilat Akoma  nuk i ka abandonuar, duke mbetur kështu një Opozitë destruktive, shpifëse, që vazhdon të ndotë vëndin, aq sa dikush që e sheh në mënyrë asnjëanëse mund të vërejë edhe nota anti-kombëtare në sjelljen e saj, sepse duke përdorur parrullën  amorale si `Qëllimi justifikon mjetin`, po përdor kundër qeverisë në fuqi, të gjitha mjetet madje dhe ato antikombëtare si: `marëveshja e detit` që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, zgjedhja e z. Bejleri alias z. Qënaj si kandidat për Bashkinë e Himarës një person i dënuar që në 1994,sharjet dhe shpifjet e parreshtura për Kryeministrin e Vëndit nga vetë non-grata dhe nga lakejtë e tij, përpjekja për të përçarë marëdhëniet me Kosovën duke inkriminuar Kryeministrin e vëndit si bashkëpuntor me Vuçiçin, gjithashtu duke aktivizuar analistët me pagesë të tij ne tv-ra private, duke përdorur shpifjet për të krijuar triggerin e nevojshme për destabilizimin e vëndit, akuza dhe shpifje ndaj familjeve dhe familjarëve të Kryeministrit dhe të Kryetarit të SPAK-ut apo të kujtdo tjetër që kritikon veprimet e non grattës dhe këlyshëve tij, përdorimi i fajeve dhe gabimeve të vetë non-grattës dhe partisë së tij ndër vite – si vepra që i ka bërë dhe po i bën qeverisja e tanishme; përpjekja për të krijuar një klimë të zymtë në Shqipëri duke theksuar korrupsionin, drogën dhe duke shpikur neologjizma si `narkoshteti` për të ndotur shoqërinë shqiptare dhe vetë qeverisjen e vëndit dhe SPAK, të cilat pavarësisht gabimeve, e kanë rritur prestigjin e Shqipërisë si brënda ashtu dhe jadshtë vëndit (populli sheh edhe të mirat dhe të ligat), po vazhdon këto përpjekje për të justifikuar veten dhe për tu dukur para popullit si i pagabueshëm dhe si i diskriminuar.

Shejtanllqet e tij kanë lidhje me një Sindrom mjekëosr që quhet `Kompleksi i Zotit`. Pra ky njeri nuk është brënda parametrave të normës. Përse? Sepse ky person non-gratta i ka bërë shumë dëm Shqipërisë, Popullit të tij gjatë gjithë kohës kur ka qënë në drejtim, por edhe në Opozitë, duke e hequr vehten si i diskriminuar kur humbet, sikur i kanë ngrënë hakun kur në fakt për çdo gjë faji është i tij, dhe i atyrë që e vëndosën në krye.

Përse është faji i atyre që e vendosën në krye? Sepse Ramiz Alia pa tek ky njeri personin që do të zbatonte Katovicën pa problem, pa tek ky njeri një njeri që mund të komandohej lehtë (dhe këtu gaboi rëndë) sepse ishte një person që ishte bashkëpuntor i sigurimit të shtetit i cili po lunate me dy karrike (pra agjent i dyfishtë), sepse ishte karrierist, super-egoist, një snob perfekt. Ky person dëmtoi Shqipërinë së bashku me njerëz të ngjashëm si ai. Personaliteti i tij i ngjante Esad Pashe Toptanit- i zgjuar, inteligjent, karrierist, e mendonte vehten mbi te tjerët, narcissist, me kujteë të jashtzakonshme, por që inteligjencën e tij e përdori në mënurë negative ndaj popullit të tij. Dy fajet më të mëdha të non-grattës janë:  e mësoi popullin që të mos ishte frikë nga ligji, dhe mësoi qeverisjet e tij të vidhnin e të korruptoheshin duke i lënë të tërë njerëzit nën të që të vidhnin e me këtë qëllim që të mos vihej re hajdutëria e tij. Çfarë është Sindromi e `Kompleksit të Zotit`? dhe përse non-gratta i ngjan  Shejtanit të Madh apo Luciferrit i cili duke qënë arrogant dhe mëndjemadh, mendonte se ishte njëlloi si Zoti?

Shejtani i madh mendon kështu, se  duke qënë i pagabueshëm në veprimtarinë e tij dhe në zgjuarsinë e tij, edhe Zoti nuk ka asgjë më shumë se ai1?!

Pasi doli nga shishja (arresti në shtëpi), Shejtani i madh mblodhi Demonët e vegjël për të konsoliduar Partinë e `Idealeve të Dhjetorit (?!)`, në mënyrë që të shkatërrojë ato që janë ndërtuar deri më sot ,ato që ka bërë maxhoranca e tanishme. Dihet  që akuzat e Shejtanit janë po ato akuza që Maxhoranca ka akuzuar Shejtanin e Madh dhe Demonët e vegjël, sepse dihet që `mysybetet` që ka bërë Shejtani i madh kur u vishen të tjerëve dhe ata akuzohen  për të njëjtat  `mysybete`, shkaktojnë  reaksion të madh në popullatë. Sidoqoftë përsëritja e përditshme e akuzave dhe ndotja dhe nxirja e vëndit më shpifje dhe poshtërsi që i ka bërë vetë Shejtani i madh ka dhënë një imunitet tek populli i cili tashmë nuk e beson më.

Megjithëse një `Kompleks i Zotit` nuk është një sëmundje mendore e njohur zyrtarisht, ai mund të pasqyrojë aspekte të çrregullimit të personalitetit narcisist ose çrregullimit bipolar.

Një kompleks i Zotit zakonisht lidhet me çrregullimin e personalitetit narcisist, por ai mund të jetë i pranishëm pa këtë çrregullim. Njerëzit me kompleks priren ta shohin veten më të mirë se ata rreth tyre dhe e shtojnë ndjeshëm rëndësinë e tyre. Një kompleks i Zotit, në vetvete, nuk është një diagnozë e shëndetit mendor, por shkakton ndjenjën e izolimit.

Dikush me një `Kompleks Perëndie` mund të mos tregojë respekt për konventat dhe kërkesat e shoqërisë dhe mund të kërkojë konsideratë ose privilegje të veçanta. Kompleksi i Zotit nuk është një term klinik as çrregullim i diagnostikueshëm dhe nuk shfaqet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM).

Steve Carleton drejtor klinik ekzekutiv në Gallus Detox Center, shpjegon se “një Kompleks i Zotit`, mund të shkaktohet gjithashtu nga përvojat e suksesit ose admirimit, të cilat rritin egon e një personi dhe i bëjnë ata të besojnë se janë superiorë. Shkaqe të tjera, vëren Carleton, përfshijnë “çrregullim të personalitetit narcisist, mungesë të inteligjencës emocionale apo edhe një sëmundje mendore si çrregullimi bipolar”

(https://ëëë.veryëellmind.com/ëhat-is-a-god-complex-7112056).

Kur dikush ka një kompleks zot, sjellja e tij mund të jetë shkatërruese dhe e dëmshme për ata që e rrethojnë. Ata mund të jenë tepër kritikë ndaj të tjerëve ose të përpiqen të kontrollojnë situatat përmes manipulimit ose forcës.

Jason Shiers, një trajner i çertifikuar i avancuar transformues dhe psikoterapist i analizës transaksionale, shpjegon se “një kompleks perëndish dallohet nga një kompleks superioriteti nga një ndjenjë më intensive dhe mashtruese e rëndësisë dhe pathyeshmërisë për veten. Ndërsa dikush me një kompleks superioriteti mund të besojë se është superior ndaj të tjerëve në disa mënyra, ata nuk janë domosdoshmërisht të bindur për talentet e tyre të ngjashme me perëndinë ose nuk kanë të drejtë për trajtim preferencial”.

(https://ëëë.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=ëeb&cd=&ved=2ahUKEëiQgcaRuKeKAxXËhv0HHfjHPIMQFnoEÇUQAQ&url=https%3A%2F%2Fëëë.veryëellmind.com%2Fëhat-is-a-god-complex-7112056&usg=AOvVaë3ërlIHfo3N5DnAHEfpdhSh&opi=89978449).

E parë në këtë këndvështrim, është e vërtetë që non-gratta nuk ka një patologji që përfshihet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM) por që duket si e tillë duke parë veprimet e përsëritura dhe demoniake të nongrattës. Është e vërtetë që nuk ka mjekim të mirëfilltë për njënarcisist, por reagimi i shoqërsië shqiptare ndaj tij është i qartë sepse sjellja e tij arrogante, shpifëse e sharëse, tendenca për të treguar se është i pagabueshëm megjithe akuzat e spak, tregon se ky individ nuk i shërben kauzës së Opozitës shqiptare dhe se veprimet e tij janë të tejkaluara dhe se Opozita e respektuar shqiptare ka nevojë për njerëz të rinj me integritet, me përvojë, dhe të papërlyer nga korrupsioni dhe spiunllëqet. Shpresojmë që Shejtani i madh të futet përsëri në shishe dhe kjo mund të realizohet vetëm nga veprimet korrekte të SPAK-ut, po të atij SPAK-u të cilin non gratta e shan me aq zell, gjë që tregon se  reagimi i non-grattës është jo-normal dhe plot urrejtje gjë që tregon gjithashtu se Kompleksi i Zotit përfaqëson totalisht sjelljen e tij a-nomrale.

priftipirro2017@gmail.com

Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!

1

Florim Zeqa  

Kosova ka nevojë për një qeverisje realiste e jo populliste, për një qeverisje të mirë e jo disfatiste. Kosova ka nevojë për një kryemistër që punon shumë e flet pak, për një kryeministër që mbanë premtimet dhe nuk mashtron qytetarët.

Qeverisjet e reja me mentalitet të vjetër

Ardhja në pushtet me premtime megalomane për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përfundimi me punë të vogla pa e bërë asnjë ndryshim në përmirësim të jetës së qytetarëve, jo vetëm dështim, paraqet abuzim dhe mashtrim me qytetarët.

Ndarja e partive politike në grupe të interesit apo më mirë të themi largimi i një politikani apo grupi të interesit nga një parti dhe bashkangjitja një partie tjetër, nuk e nënkupton ç’kapjen dhe as ndarjen e “shapit nga sheqeri”, për shkak se të njëjtët edhe nga taborri tjetër janë pjesë e kapjes së shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sikurse ndarja e partive politike, gjegjësisht, dalja e nismave nga partitë ekzistuese nuk e ndihmuan ndryshimin politik, përkundrazi i zgjatin jetën korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

Për shkak se të gjitha bordet dhe agjensionet, kompanitë fitimprurëse publike dhe ato private, të gjitha janë të kapura ose janë prona të familjarëve të politikanëve të nivelit të lartë.

Në vendin tonë nuk ka inistitucion publik apo privat që nuk është i kontrolluar nga të fortët e politikës, ku të gjithë së bashku ushqehen nga mafio-oligarkët e njëjtë ekonomik.

Të fortët e politikës qëndron pas kompanive private 

Prapa privatizimit të egër dhe jo lojal qendrojnë të fortët e politikës të cilët i kanë përvetësuar të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike, tokat bujqësore dhe pronat e kompanive të dikurshme publike, të cilat sot i kanë kthyer në biznese familjare.

Prapa çdo burimi financiar, filluar nga kompanitë fitimprurëse, terminalet doganore, qendrat e homologimit të automjeteve, hidrocentralet, gurëthyesit, hotelet dhe restoranet luksoze, hipermerkatet dhe qendrat e mëdha tregëtare qëndrojnë politikanët dhe oligarkët ekonomik.

Meqë është kështu, elektorati kosovarë nuk guxon të ndahet e përçahet për interesa të kësaj klase politike të korruptuar, e aq më pak për individ dhe grupe të interesit, për shkak se, ata që e akuzojnë njëri-tjetrin më së shumti gjatë fushatave zgjedhore, përseri bëhen në qeverisjen e vendit.

Në të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, ka politikan të korruptuar dhe inkriminuar, ka kapës dhe uzurpatorë të pronave publike dhe tokave bujqësore, pra, ka hajdut të vegjël ordinerë dhe “bossa” të mëdhenj.

Asnjë politikan, qoftë i vogël apo i madh nuk ka të drejtë shesë moral për ç’kapjen e shtetit pa i tërhequr familjarët e vet të punësuar jashtëligjshëm nga institucionet e shtetit, përkatësisht nga kompanitë publike, nëpër Ambasada apo Konsullata jashtë shtetit.

Meqë është kështu, asnjë liderë partiak nuk ka të drejtë të thirret në ç’kapjen e shtetit pa i luftuar brenda partisë së tij shkelësit e ligjit dhe bartësit e dukurive negative.

Thirrje për tifozeritë e partive politike

Në fund i kam edhe dy fjalë për tifozeritë e partive politike, të cilët e akuzojnë njëri-tjetrin për (mos) mbështetjen e një lideri apo politikani të caktuar.

Sikurse deri më tani, do të jemë i pavarur në analizat e mia politike, duke mos i dhënë mbështetje asnjërit nga subjektet politike, për arsyen e thjeshtë, ata që punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit tim nuk e meritojnë mbështetjen time.

“Do të pranojë të lagem në shi e në borë, e të ngrijë nga acari, por asesi të futem nën çatinë e këtyre partive të dështuara politike” (F.Z.).

Ndjehem krenarë që kam qenë anëtarë LDK-së rugoviane, por edhe më i lumtur që nuk jam mbështetës i grupeve të interesit brenda apo jashtë LDK-së post-rugoviane

Ngase askush nga politikanët nuk po punon për ç’kapje reale, por vetëm për kapje të re të shtetit!

Vajë halli e mjerë mileti, kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!

Tashmë po vërehet qartë se dryshimin politik në Kosovë nuk vjen nga kjo klasë politike, nuk do të vjen dot as nga figurat Sorosiane që hyrën në politikë me mentalitetin e vjetër për t’u pasuruar dhe për të sunduar siq sunduan pararëndësit e tyre përgjatë dy dekadave të fundit.

Por ndryshimi vjen nga një klasë e re politike, vjen përmes një alternative të re politike. Vetëm alternativa e re politike do ta shpëtojë Kosovën nga zbrazja totale dhe nxjerrë shtetin nga humnera dhe do t’i shpëtojë qytetarët nga varfëria dhe denigrimi social.

Ç’do me thënë ecje përpara ?

0

Prof. Saimir Lolja   

Ç’domethënë të keshë, të dishë, të ngjitesh, të zbresësh, të përparosh, nga  e deri ku? Deri ku ësht kufini për këto dhe a mbeten të njëjtë qëllimet për to? Sepse njeriu vjen lakuriq në këtë jetë dhe ikën po lakuriq nga kjo botë. Rrjedha në kohë e shoqërive njerëzore ka ngjitjet (zhvillimet), kthesat, zbritjet (rrënimet). Ajo ësht e pa ndërprerë dhe gjithmonë ndryshe edhe në gjatësi kohe  nga copëza e shkuar e ngjashme. Çdo copëz e historisë njerëzore ësht pasojë edhe e copëzës së ngjashme të shkuar edhe e ndikimeve të reja. Katër periudhat e përsëritshme të historisë njerëzore janë: 1) Kohët e vështira krijojnë njerëz të fuqishëm. 2) Njerëzit e fuqishëm krijojnë kohë të mira. 3) Kohët e mira krijojnë njerëz të dobët. 4) Njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira. Pra, përparim ose ecje përpara do të thotë ose ngjitje ose zbritje.

Njeriu përparon për nga jasht vetvetes por jo për nga brenda sepse instinktet, emocionet dhe organet trupore nuk i ndryshojnë. Për nga jasht, atij i ndryshon veshja, vendi dhe kushtet e jetesës, pamja, ushqimi, gatimi, kimikatet, veglat dhe makinat që përdor, tingujt që dëgjon, çfar sheh dhe prek, dhe rrjedhimisht qëllimet, botënjohja dhe botëkuptimi.

DIJA – A i nevojitet njeriut dije dhe të kuptojë që të ecë përpara? Sa dhe deri ku? Sepse me një rreth të vogël e një të madh vërtetohet matematikisht se sa më shumë të dihet aq më shumë dallohet se nuk dihet. Nëse njeriu di shumë por s’i kanë vlerë kohore apo përdorimi ose s’ia kërkojnë ose s’i janë të frytshme ose janë të rrezikshme apo të tepruara, atëhere për të ësht sikur nuk di. Shumë nga ajo sasi s’ka për t’u përdorur ndonjëherë, ndonëse i shërben vetëm mendjes për një kuptim më të gjërë e më të thellë. Shekulli XXI tregon se njohuria dhe zgjuarsia e shoqërisë janë rritur shumë, me shpejtësi të madhe dhe frikshëm, veçanërisht pas vitit 2000.

USHQIMI – A i nevojitet ushqim i mirë njeriut të mendojë dhe të ecë përpara? Nëse ushqimi nuk ësht natyral, njeriu bëhet shëndetlig dhe trupi i tij kalbet nga brenda dhe sëmundje të padëgjuara lindin. Kur ushqimi ësht natyral edhe shoqëria dhe raca shoqërore përcillet e fortë në brezat e rinj. Përndryshe trupi i njeriut fillon të kundërveprojë jo natyralisht për të tretur ushqimet jo natyrore. Shembull i shtrembërimit të natyrës ësht rasti i sëmundjes të quajtur i lopës se çmendur, e cila ndodh ngase lopës i jepet ushqim proteinik për ta rritur shpejt në peshë ndërkohë që lopa ësht barngrënëse prej natyre. Mendja e lopës çmendet sepse nga barngrënëse që e ka krijuar natyra duhet të kthehet në mishngrënëse.

SHTETI – A i nevojitet njeriut një makinë të ecë përpara? Përgjatë historisë, qytetërimet e përparuara janë bërë dhe quhen të tillë sepse kanë patur ose e kanë me cilësi të lartë organizimin e shoqërisë, makinën shtetrore, sigurimin e shtetit, domethënë shtetin. Një shtet i organizuar dhe siguruar mirë punon si një makinë e vetëdijshme dhe mbarëvajtja e tij ka në themel parimin një vend për çdo gjë apo njeri dhe çdo gjë apo njeri në vendin e vet. Një qytetërim nuk ka nevojë të jetë doemos një komb i organizuar në shtet, sepse qytetërimi ka nevojë të punojë makina e tij (shtetrore, gjuhësore, artistike, ndërtuese, prodhuese, tregtare, shtypëse, vjelëse, ushtarake) pavarësisht se kush ia bën punën.

MORALI – A i nevojitet shoqërisë njerëzore një moral që të jetë e qëndrueshme dhe të ecë përpara? Ka shumë fjalë për të përshkruar veglat, makinat, teknologjitë dhe ka pak fjalë për të përshkruar ndjenjat. Moral domethënë mbarëvajtje e një grupi shoqëror nëpërmjet peshores çfar ësht e mirë dhe çfar ësht e keqe. Morali ai ësht i brishtë sepse lidhet drejtpërsëdrejti me ndjenjat njerëzore. Prandaj keqdashësit godasin moralin e trashëguar dhe fetë i kryejnë krahmarrje mendjes pikërisht nëpërmjet linjës ndjenja-moral-ndjenja.

Morali ësht përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe prandaj i ve kufi dëshirave apo marrive vetjake. Ai ësht natyror dhe edukues sepse njerëzit kanë lindur prej natyrës dhe duhet të ndjekin ligjet e saja për njerëzit dhe jo për kafshët apo robotët. Tani ka më shumë elektronikë e teknologji dhe njëkohësisht më shumë mendje të lehta, të rinuara apo të shuara, gjë që ka shkaktuar marramendje të madhe dhe dëmtim në moralin natyror të turmave njerëzore. Tani kryhen klonime organike dhe prodhohen robotë, të cilët janë pa moral, pa ndjenja e qëllim njerëzor, përdoren për të zëvendësuar njerëzit dhe nuk shprehin ngjitje (zhvillim) por zbritje (rrënim) të shoqërisë njerëzore.

Pra, një QYTETËRIM që të ngjitet, ta mbajë veten lart dhe të zgjerohet duhet të ketë themele të qëndrueshëm. I tillë domethënë të jetë i fuqishëm, i pasur, i gatuar dhe pjekur mirë, zotërues i sipërfaqes toksore ku shtrihet, diplomatik me vendet e tjera. Kështu ai mbron pasuritë dhe jetët e qytetarëve, pronat e njerëzve dhe shtetrore, pasuritë natyrore dhe të fshehtat e vendit. Me këto ai i jep paqe, siguri e qetësi qytetarëve të tij. Si rrjedhim, amigdala trunore, e cila kujdeset për kujtesën, vendim-marrjen dhe përgjigjen emocionale, nuk ësht e acaruar dhe nuk e fut njeriun në gjendje paniku “thik apo ik”. Ashtu të pa friksuar, qytetarët bëjnë paracaktime afatgjata të jetëve familjare e punëve të tyre dhe i shërbejnë sinqerisht vendit. Themelet e një qytetërimi të qëndrueshëm janë:

1) Një ide moralizuese e hartuar mbi një gjuhë të veçantë. Për shembull, perandoria romake lindi kur u fut në përdorim gjuha latine në vitin 27 p.e.s. Në raste të tjera, bie fjala, u krijuan kisha të cilat filluan spërkatjen e gjuhëve kishtare mbi popullatat që kishin apo futnin në vathat e tyre. Ideja moralizuese i jep udhë ndjekësve dhe bindje popullatës, dhe bën të mundur parashikimin e sjelljes shoqërore të turmave. Fetë meslindore, indiane apo kineze janë shembuj të qëllimit nënshtrues dhe bindës ndaj perandorive dhe jo pëlqimit paqësor të perëndive. Arbër-Shqiptarët e kanë gjuhën natyrore Shqipe dhe idenë e Besës, e cila të jep shpëtim, ësht një besim mbi një virtyt me kuptim të saktë, dhe i ndihmon të tjerët ta mbartin Besën e të udhëhiqen prej virtytit.

2) Një ndërtesë familjare e vidhosur mirë dhe me trashëgimi, i cila i jep qëllim lindjes së fëmijëve dhe punëve jasht familjes. Njërës pa qytetërim të dukshëm ka, por qytetërim pa njërës nuk ka.

3) Një makinë zyrtarësh me sasinë dhe cilësinë e duhur për të mbrojtur shtetin dhe zbatuar detyrat nga lart-poshtë.

4) Një rrjet shkollimi dhe edukimi cilësor që të përballojë të tashmen dhe të aftësojë brezat e rij.

5)] Një shoqëri e ndarë në shtresa të ndërvarura ku ngjitja nuk dhurohet por arrihet me punë sipas meritës, vlerës që shton dhe ndershmërisë.

6) Aftësia për të zgjidhur nyjet, veçanërisht ato të mëdha si, bie fjala, furnizimi me ujë pa ndërprerje të çdo familjeje, vendbanimi dhe toke bujqësore.

7) Mbrojtja ushtarake e vendit, e cila edhe edukon brezat e rij me rregullat në jetë.

8) Kanunet ligjore të cilët vendosin çdo njeri dhe gjë në vendin e vet, dhe kujdesen me pa anshmëri për rendin dhe sigurinë shoqërore.

Si përfundim, zhvillimi kërkon të kuptohet si ndryshim përmirësues dhe jo përmbysje (revolution, ang.) dhe të kihet vullnet për ta kryer e udhëhequr atë ndryshim. Në fund të fundit, lind pyetja: A duhet përparimi të sjellë paqe, bashkim, begati, harmoni e jetë të përbashkët më të mirë? Ngjitja (zhvillimi) ësht e mirë kur këmbët prekin tokën, kur qytetërimi ësht i qëndrueshëm, kur njerëzit e jetojnë gëzueshëm ngjitjen, punojnë për të, shpërblehen mirë. Ata duan të binden se e ardhmja e tyre do jetë më e mirë, e qetë, e sigurtë, me kushte jetese të mira, me rrugë të qarta të ecjes përpara, dhe se mbrojtja e pronës dhe punës së tyre nuk do ndërpritet.

Prandaj zhvillimi ësht e duhet të jetë i përkufizuar si liri mendimi e veprimi midis të drejtës për të ecur para dhe përgjegjësisë për me e ruajtur jetën e mirë të të gjithëve. Klonimi, robotët, bombat ideologjike, kimike, biologjike e atomike ndonëse shprehin aftësitë e mendjes njerëzore shkaktojnë rrënimin e qytetërimit dhe njerëzimit. Prandaj disa pyetje do mbeten të përjetshme: Ku shkohet duke ecur përpara? Çfar ësht ma mirë? Deri ku ësht ma e mira dhe pasja më shumë? Ç’domethënë të jetosh mirë dhe më mirë? Si kafshë apo si njeri?

Presidentja Osmani me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro

0

Presidentja Osmani me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Forhåndsvisning av bilde

“Me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, jemi në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Momente si këto janë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Forhåndsvisning av bilde

Big Brother në Klan Kosova 2024: Shkatërrimi i vlerave dhe përshtatja me shkallën e degradimit të shoqërisë

1

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

  1. Klan Kosova: Një medium që promovon sensacionalizëm dhe antivlera
    Klan Kosova, një nga mediat më të shikuara dhe të ndjekura në vend, ka vendosur të shfrytëzojë Big Brother 2024 si një mjet për të tërhequr audiencën përmes një formati që është larg vlerave kulturore dhe edukative. Ky program, që dikur mund të kishte pasur mundësinë të shfaqte diversitetin e individëve dhe realitetet e ndryshme të shoqërisë, tani ka degraduar në një shfaqje sensacionaliste që promovon përplasjet dhe dramat personale, më shumë se vlerat pozitive të shoqërisë. Pjesëmarrësit në këtë edicion, shumë prej të cilëve kanë histori të dyshimta dhe sjellje të papranueshme, janë bërë qendër e vëmendjes vetëm përmes konfliktit dhe skandaleve. Kjo sjellje është e papranueshme për një medium që pretendon të jetë një burim informacioni dhe edukimi.
  2. Big Brother Kosova 2024 është një thirrje për reflektim të thellë. Duhet të vendosim se çfarë lloj shoqërie duam të ndërtojmë për të ardhmen e Kosovës. Do të jetë një shoqëri që mbështetet në vlera të forta edukative dhe morale, apo një shoqëri që vazhdon të mbështetet në spekulime dhe konflikte të panevojshme? Ky është një moment kyç për të vendosur nëse do të udhëhoqemi nga vlera e edukatës dhe përgjegjësisë, apo nga përparimi i një kulture të degraduar.

Kritikat që po ndodhin rreth programit Big Brother Kosova janë të shumta dhe shpesh të ashpra, veçanërisht në lidhje me pjesëmarrësit dhe natyrën e përmbajtjes që ata ofrojnë. Disa nga argumentet më të zakonshme përfshijnë:

  1. Pjesëmarrësit me një nivel të ulët arsimor dhe kulturor: Ka shumë diskutime për nivelin intelektual të pjesëmarrësve. Shumë kritikojnë faktin që ata që marrin pjesë në program shpesh kanë një formim të kufizuar dhe një kulturë të varfër, duke bërë që programi të krijojë një imazh negativ për shoqërinë kosovare. Për shumë, ata që janë të ftuar në këtë reality show duken si individë që nuk përfaqësojnë më të mirën e shoqërisë dhe kanë një reputacion të dëmtuar.
  2. Mungesa e edukatës dhe kultivimit të vlerave pozitive: Kritika të tjera lidhen me mungesën e sjelljeve dhe diskutimeve që promovojnë vlera pozitive, si respekti, mendimi kritik dhe arsimimi. Disa e shohin Big Brother si një program që promovon sjellje të papranueshme dhe të pahijshme, ku shumë herë sjelljet agresive, provokuese dhe të papërgjegjshme kanë më shumë jehonë se ata që janë konstruktive dhe edukative.                                                                                                               
  3. Përqendrimi në skandale dhe konflikte: Emisionet e këtij lloji shpesh janë të mbushura me përplasje, skandale dhe ngjarje që tërheqin vëmendjen e publikut. Për shumë, kjo është një shenjë e një shoqërie që është e fiksuar në drama dhe polemika, në vend që të fokusohet në përmbajtje që ndihmojnë në zhvillimin intelektual dhe kulturor.
  4. Komercializimi i “kulturës së reality show-ve”: Ka kritikë që mendojnë se Big Brother Kosova, dhe reality show-t e ngjashme, janë produkte komerciale që shfrytëzojnë nevojën e publikut për argëtim dhe shou, pa asnjë përpjekje për të ofruar diçka më të thellë dhe më të vlefshme për shoqërinë. Në këtë kuptim, programet e tilla mund të shihen si një shprehje e një kulture të degraduar, ku vlera e individëve është shpesh matur në bazë të sensacionalizmit dhe spektaklit.

  1. Big Brother 2024: Shfaqje e dëmtuar për shëndetin e shoqërisë
    Big Brother Kosova 2024 është kthyer në një pasqyrë të deformuar të asaj që duhet të jetë një shoqëri e shëndoshë dhe e zhvilluar. Klan Kosova, në këtë kuadër, është bërë një platformë që ka zgjedhur të promovojë individë nga katet më të ulëta të shoqërisë, të lidhur me skandale dhe histori kriminale. Në vend që të përdorë këtë mundësi për të nxjerrë në pah vlera të shëndosha, ky program ka inkurajuar një kulturë të papërgjegjshme, duke nxitur agresivitetin dhe sensacionalizmin për të arritur famën dhe suksesin. Ky është një dëm i drejtpërdrejtë për shoqërinë kosovare, pasi po jep mesazhe të gabuara, të cilat mund të ndikojnë negativisht tek rinia.
  2. Klan Kosova dhe antivlerat që promovon
    Përkundër mundësive të pafundme për të kontribuar në edukimin dhe zhvillimin kulturor të shoqërisë, Klan Kosova ka vendosur të shfrytëzojë Big Brother 2024 si një burim të pasur për shfaqjen e sjelljeve të papranueshme dhe sensacionaliste. Programi është bërë një platformë ku drama dhe përplasjet janë kthyer në formën e vetme të argëtimit. Kjo është një zgjedhje e dëmshme për një medium që duhet të kontribuonte në kultivimin e vlerave pozitive dhe përforcimin e një shoqërie të arsimuar dhe të përgjegjshme. Në vend që të investohet në përmbajtje edukative dhe konstruktive, Klan Kosova ka vendosur të shtrojë një rrugë të shpejtë për famë përmes shfaqjes së konflikteve dhe skandaleve, duke injoruar çdo mundësi për të promovuar një kulturë më të lartë dhe më të pasur intelektualisht.
  3. Klan Kosova: Mjet i shëndoshë për sensacionalizmin, jo për ndihmën e shoqërisë
    Në një periudhë ku media duhet të luajë një rol kyç në formimin e mendimit publik dhe ndihmën për zhvillimin e një shoqërie të përgjegjshme dhe të kultivuar, Klan Kosova ka bërë një zgjedhje të gabuar. Big Brother 2024 është një shembull i përkryer i mënyrës se si media mund të manipulojë dhe të dëmtojë, duke promovuar individë që janë të lidhur me sjellje të papranueshme dhe konflikte. Për shumë, ky format është një argument i fortë që tregon se, ndonjëherë, komercializimi dhe kërkesa për spektakël mund të shkatërrojnë të gjitha mundësitë për të ofruar përmbajtje që i shërben shoqërisë dhe zhvillimit të saj.

Përfundim: Nevoja për një alternativë të shëndoshë dhe edukative
Klan Kosova, përmes Big Brother 2024, ka dëshmuar se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të krijuar përmbajtje që, në vend të ndihmuar shoqërinë, mund të dëmtojë rëndë vlerat dhe kulturën e saj. Kjo është një thirrje për mediat e Kosovës, që të rishqyrtojnë ndikimin që kanë mbi shoqërinë dhe të ofrojnë programe që promovojnë zhvillimin intelektual dhe moral. Nuk mund të lejojmë që media të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një shoqërie të ngarkuar me antivlera. Rinia e Kosovës meriton më shumë se kaq: ata meritojnë modele suksesi që i shërbejnë zhvillimit të shëndoshë, edukatës dhe kulturës.

Non-paper i ri për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

0

Më 4 dhjetor 2024, portali i Sarajevës “Slobodna Bosna” publikoi tekstin e plotë të dokumentit të shoqëruar me artikullin me titull “Non-PAPER i ri për Ballkanin Perëndimor, drita e gjelbër nga Uashingtoni për rezultatin përfundimtar…”!
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë e përktheu dhe e publikoi të plotë.

Në lidhje me këtë “Non- Paeper të ri”, në këtë analizë do të përpiqemi të nxjerrim ca konkluzione që kanë të bëjnë me autorësinë dhe mesazhet që pretendohet të përcillen e që kanë të bëjnë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tij në NATO dhe BE.

Hyrje

Non-paper-i është një dokument diplomatik jozyrtar që paraqet një propozim, formulim, draft, ndryshim ose të ngjashme, me të cilat autori nuk dëshiron të identifikohet zyrtarisht.

Si rregull, përdoret për paraqitje joformale të qëndrimeve diplomatike për të parë – nëse këto pozicione “të ofruara” do të pranohen dhe për të përcaktuar qëndrimin maksimal të përbashkët të palëve të përfshira – në një mosmarrëveshje të caktuar politike.
Pra, pikërisht për shkak se ka të bëjë me çështje delikate politike, nuk përmenden emrat e autorëve të non-paper-it dhe mund të përkthehet edhe si ‘dokument pune’ në fjalorin diplomatik…

Në këtë analizë bëhet fjalë për një dokument të ardhur nga Uashingtoni.
Burimet e portalit boshnjak “Sllobodna Bosnja”, thuhet në hyrje të tekstit, pranë kreut të ri të diplomacisë amerikane konfirmuan se dokumenti ishte tashmë në tavolinën e senatorit republikan Marco Rubio nga Florida, i cili është emëruar nga presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump si Sekretarit të ri të Shtetit të SHBA.

Qëllimi i iniciativës është dhënia fund pretendimeve territoriale dhe konflikteve në Ballkanin Perëndimor dhe krijimi i mundësive për një kthesë përfundimtare drejt integrimit euroatlantik të të gjithë rajonit, si dhe largimi nga ndikimi rus dhe luftërat e mundshme, të cilat, herë pas here, kërcënojnë destabilizimin e rajonit.
Në kontekstin gjeopolitik, ky dokument duket se ka një synim të qartë – atë të integrimit të Ballkanit Perëndimor para së gjithash në kuadër të arkitekturës strategjike të SHBA-ve, respektivisht bërthamës së kësaj arkitekture që nënkupton sfera e interesit anglosakson.

Hipotezat

Non-paper-i i ri për Ballkanin Perëndimor [1] është një dokument jozyrtar që shpesh përdoret nga aktorët ndërkombëtarë për të nxitur diskutime dhe për të propozuar ide apo strategji në lidhje me çështje të ndjeshme politike, pa marrë një qëndrim zyrtar. Kohët e fundit, ka pasur zëra se një non-paper i tillë po qarkullon mbi proceset integruese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), si dhe mbi çështje si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, reformat e brendshme dhe përshpejtimin e proceseve integruese.
Në non-paper-ët pararendës kishte tendencë të hapur të përdorej “letra e lakmuesit” përmes narrativës së një “Shqipërie të madhe” në publikun e gjerë, kishte synime të qarta që ta bëjnë idenë e “Botës Serbe” alias Serbisë së madhe, më të pranueshme për faktorët ndërkombëtarë.
Por çfarë po shpërfaqin de fakto autorët e non-paper-it të ri?

Çfarë përmban non-paper-i i ri?

Përmbajtja e një non-paper-i zakonisht nuk publikohet zyrtarisht, por përshkruhet në media përmes burimeve diplomatike. Siç theksuam në fillim, “Slobodna Bosna” ka publikuar një non-paper të ri lidhur me Ballkanin Perëndimor, i cili pretendohet se vjen nga Uashingtoni.
Dokumenti aktual shpërfaq synimin që kanë qendrat vendimmarrëse perendimore për përfundimin e konflikteve territoriale në Ballkanin Perendimor, rrjedhimisht ai nuk ka të bëjë me Serbin e Madhe. Madje fitohet përshtypja se esenca e këtij dokumenti të ri është ideja për një lloj distancimi të shteteve të Europës Juglindore alias Ballkanit Perednimor nga ndikimi rus, gjë që automatikisht, sipas dokumentin në fjalë, do të anuloheshin mundësitë për konflikte të mundshme, të cilat paralajmrohen përmes ushtrimit të terrorit shtetëror serb ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj [rasti i Banjës më 24 shtator 2024 dhe ky i fundit në kanalin e Ibrit e Lepencit].

Në non-paper-in e ri konkretisht thuhet: “Qëllimi i nismës është që të gjitha vendet e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura të jenë në NATO, Serbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën, të shfuqizohet aplikimi i Deklaratës së Parlamentit Gjithëserb në BeH, dhe mundësia e futjes së Ligjit për Shtetësinë e Dyfishtë në Mal të Zi”.
“Non-paper-i i ri” në thelb do t’i kontribuonte demokratizimit të Ballkanit Perendimor, duke ruajtur qartë kufijtë ekzistues – të njohur ndërkombëtarisht.

Le të kujtojmë faktin se, tash e katër vite jemi dëshmitarë të tendencave shqetësuese, që përmes shembullit të Malit të Zi, i cili është “alfa dhe omega e projektit të Serbisë së Madhe”, Serbia të dëshmojë në realitet mundësitë e saj për ekspansion edhe përmes luftës hibride, alias “qasjes së butë”, duke instaluar në Podgoricë qeverinë proserbe e proruse, pavarësisht se Mali I Zi është anëtar i NATO-s.
Ndërkaq përmes Kuvendit Gjithëserb të mbajtur në 07. 06.2024 në Beograd dhe aprovimit të Platformës politike si dokumenti bazë në shërbim të idesë së “Botës Serbe”, Serbia sfidoi diplomacinë Perednimore, duke e bërë të qartë qëllimin final të strategjisë serbe.

Përmbajtja dhe afatet e zbatimit të “non-paper-it të ri“

Sipas këtij dokumenti brenda vitit 2025 – nga prilli deri në tetor, është planifikuar të mbahet një konferencë e madhe ndërkombëtare e ideuar si “Iniciativë e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura” (Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina) të organizuara nën kujdesin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së. Sipas dokuentit në fjalë, në përmbyllje do të nënshkruheshin një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh – në të cilat shtetet pjesëmarrëse në konferencë do të angazhoheshin reciprokisht për sa vijon:

1. Nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e plotë të marrëdhënieve sipas planit franko-gjermano-BE, që nënkupton njohjen de facto të Kosovës nga Serbia dhe formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në në veri të Kosovës, nga ana e Kosovës.

2. Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për shfuqizimin e “Deklaratës për Mbrojtjen e të Drejtave Kombëtare dhe Politike dhe Ardhmërinë e Përbashkët të Popullit Serb”, [pra Platformës politike të Kuvendit Gjithëserb – S.R.], duke respektuar tërësisht e me rrepëtsi Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetit politik të Bosnje-Hercegovinës.

Deklarata e lartpërmendur [për “Botën Serbe”] është në thelb një program i lëvizjeve politike me qëllimin përfundimtar të krijimit të një Serbie të madhe. [3] Domethënë, është vazhdimësi logjike e politikës së Millosheviqit “të gjithë serbët në një shtet”, të cilën ai e ka artikuluar dikur – në përputhje me udhëzimet nga Memorandumi i SANU-së [Akademis Serbe të Artit e Shkencës].

3. Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi parasheh pezullimin e përhershëm të Ligjit për Shtetësinë e Dyfishtë të Malit të Zi, duke i krijuar de fakto mundësi një armate të qytetarëve që të rikthejnë edhe shtetësinë e Serbisë. Përmes këtij akti, automatikisht më shumë se 200.000 qytetarë serbë mund të merrnin nënshtetësinë malazeze, e përmes të cilës, pastaj, si votues, do të mund të bënin përmbysjen e vullnetit politik të qytetaërve shumicë të Malit të Zi, duke cënuar rëndë identitetin malazez dhe shtetin e Malit të Zi, duke qenë se ai ka vetëm rreth 633.000 banorë.

4. Marrëveshja e përbashkët për ruajtjen dhe respektimin e integritetit dhe sovranitetit territorial (Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi), dhe

5. Marrëveshja për paraqitjen e një kandidature të përbashkët për anëtarësim në NATO (Serbi, BeH dhe Kosova) me marrjen e të gjithë hapave dhe masave të nevojshme drejt një procesi të përshpejtuar të pranimit në BE. [4]

***
Nga Beogradi nuk vonoi dhe erdhi përgjegjia ndaj këtij dokumenti. Megjithatë, edhe Vuçiqi edhe Putini po pyesin për diçka konkrete. Në këtë kontekst, përgjigja e Aleksandar Vuçiqit ndaj ofertave që nënkupton non-paper-i ishte e shpejtë, e qartë dhe e pa ekuivok. Ai tha:

“Përderisa unë jam president i Serbisë, nuk ka konferenca ndërkombëtare, nuk ka njohje të Kosovës dhe as anëtarësim në NATO”! Duke theksuar më pas: “Nuk do të ketë konferenca përderisa unë jam president dhe jam president i Serbisë, të paktën edhe për dy vjet e disa muaj.”!

Reagimet ndaj non-paper-it

  • Pozitive: Disa vende e shohin këtë si një shtysë të re për integrimin dhe zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht për ata që ndihen të lënë pas nga proceset e mëparshme.
  • Skeptike: Të tjerë janë të shqetësuar për idetë që mund të cenojnë integritetin territorial të vendeve, si dhe për një trajtim të pabarabartë mes vendeve të rajonit.
  • Kosova dhe Serbia: Nëse non-paper-i përfshin ide për njohje reciproke apo modele të reja për dialog, ka të ngjarë që kjo të nxisë debate të ashpra në të dyja vendet.

Përfundim

Këta non-paper-e shpesh mbeten të paqartë për publikun e gjerë, pasi nuk kanë karakter zyrtar. Megjithatë, ata japin një tregues të drejtimit që mund të ndjekë politika e BE-së apo aktorët ndërkombëtarë. Vlen të shihet se si do të zhvillohen diskutimet dhe nëse propozimet e përfshira do të gjejnë mbështetje konkrete.

Është e qartë se zgjidhja e të gjitha këtyre ndeshtrashave dhe mosmarrëveshjeve me dekada mes shteteve në Ballkanit Perendimor, përfshirë edhe idetë për rikthim tek lufta, është anëtarësimi në bllok në NATO dhe BE. Fryma e këtij dokumenti pretendon të jetë më gjithëpërfshirëse – kjo nënkupton aplikimin e plotë të zgjedhjeve demokratike, krijimin e një ambienti politik ku mund të selitet media e lirë, pavarësia e gjyqësorit dhe policisë, duke përfshirë edhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë me atë të BE-së, që nënkupton pranimin e filozofisë politike dhe qeverisëse, e që nënkupton në parim zgjidhjen paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve të rajonit.

Dokumenti në fjalë, me theks pika e parë e tij dhe ato në numër rendor katër e pesë, ofrojnë një vizion të qartë për zhvillimin shkëputjen e rajonit nga sfera e ndikimit rus dhe hapjen e mundësive reale për zhvillim ekonomik e digjital të Ballkanit Perëndimor, duke vendosur Shqipërinë dhe Kosovën në zemër të një arkitekture globale strategjike.

Ky projekt, si edhe vet paqja në rajon, varet tutje nga pozicioni i Serbisë. Reagimet e para nga Beogradi sikur flasin se Serbia dhe Rusia do ta refuzojnë këtë non-paper, siç është shprehur tashmë Vuçiq. Arsyet reale përse Beogradi ka reaguar shpejt-e-shpejt janë të natyrës ideologjike dhe politike: ai është i vetëdijshëm se pranimi i tij do të thotë heqje dorë nga projekti ambicioz i “Botës Serbe” alias Serbisë së Madhe.

Pasojat në rast se do të refuzohej ky dokument, sipas konkluzës së tij, do të ishin të papërballueshme: “Refuzimi i pjesëmarrjes së vendeve të Ballkanit Perendimor në Konferencën për Paqe dhe Bashkëpunim në BP dhe aderimi në të gjitha nismat, memorandumet dhe marrëveshjet e përmendura, do të tregonte qartë vullnetin e keq ndaj vendeve fqinje, ndaj rendit dhe sigurisë evropiane e paqes, dhe për komunitetin e gjerë evropian të shteteve. Ky refuzim do të çonte gjithashtu në përfundimin e negociatave për anëtarësimin në BE, mos-anëtarësimin në Marrëveshjen Shengen, tërheqjen e investimeve të huaja, sanksionet ekonomike dhe izolimin politik dhe ekonomik”. [5]

Si përfundim mund të nënvizojmë se, në qarqet diplomatike tashmë nuk ka dilema se “non-paper-i i parë (2021] krejtësisht proserb, ishte hartuar në “zyrën e Vuçiqit apo në një nga kabinetet e Moskës”, dhe ishte lëshuar në opinion nga kryeministri i atëhershëm slloven, Janez Jansha.

Ndërkaq nëse gjykojmë bazuar në përmbajtjen dhe posaqërisht tek fryma e tij, “no-paper-i i dytë (properëndimor)”, në mediat kroate [6] gjykohet se duhet të jetë hartuar nga elita boshnjake me prapavijë të fuqishme politiko-fetare, por gjithësesi e mbështetur nga disa qarqe nga perëndimi.


__________________________

1. https://www.slobodna-bosna.ba/vijest/388593/ekskluzivno_novi_non_paper_za_zapadni_balkan_zeleno_svjetlo_iz_washingtona_za_konachmi_rasplet.html).

Shih variantin në shqip: [https://ishgj.net/aktualiteti/ekskluzive-non-paper-i-ri-per-ballkanin-perendimor-drite-e-gjelbert-nga-uashingtoni-per-rezultatin-perfundimtar/]

2. Po aty.

3. https://ishgj.net/aktualiteti/deklarata-politike-e-kuvendit-gjitheserb-dokumenti-themeltar-i-botes-serbe/

4. https://www.geopolitika.news/analize/drugi-non-paper-za-rasplet-na-zapadnom-balkanu/

5. https://www.geopolitika.news/analize/drugi-non-paper-za-rasplet-na-zapadnom-balkanu/

6. Po aty.

Mendime për racën ilire-dardane

0
RACA SHQIPTARE
Në traditat tona shprehen idetë, kërkesat dhe ndjenjat e së kaluarës të racës. Në to përmblidhet sinteza e racës iliro-dardane që peshon mbi ne me gjithë peshën dhe prekrenarën e Skënderbeut. Historia shqiptare ka ecur gjithmonë paralelishtë me historinë e perëndive të tij: Aleksandri i Madh, Mbreti Pirro, Teuta, Skënderbeu etj.
Meqë ky mendim i shprehur nga unë nuk është i ri dhe historia është e vështirë të kuptohet pa të, unë po ia kushtoj asaj me anë këtij shkrimi. Në këtë shkrim lexuesi do të shohë se pavarësisht nga pamja e jashtme e shpellarëve mashtrues ilamik e leshator, as gjuha shqipe, as historia, as feja, asnjë nga elementët e qytetërimit Dardanë nuk mund të përcillet në gjendje të paprekur e të pandryshuar nga një popull te tjetri.
Ky faktor, raca shqiptare, duhet të qëndrojë në radhë të parë meqë nga rëndësia e tij ua kalon të gjitha racave të tjera si sllavëve, grekëve, turqëve… Më parë ne kemi treguar ndikimin e tij e prandaj nuk do të kthehemi më kësaj çështjeje.
Në pamjen e parë para kësaj race kemi folur për atë se ç’është plisi, veshjet kombëtare dhe që jemi racë historike dhe ç’fuqi ka marr ajo në luftrat e pa ndërprera për shkak të trashëgimisë pasi janë formuar përfundimisht tiparët e saj nën udhëheqjën e Aleksandrit, Pirros e Skënderbeut etj. E atëherë, besimet, institucionet dhe artet, me një fjalë të gjitha elementët e qytetëimit të saj nuk janë gjë tjetër veç një shprehje e jashtme të shpirtit të saj.
Ndikimi i racës shqiptare është i tillë saqë asnjë nga këta element nuk mund të kalojë nga një popull të tjetri pa pasur ndryshime të thella… Çdo ngjarje historike në botë nuk është as më shumë e as më pak veçse shfaqje e instiktit të vetëruajtjes racore, qoftë kjo në të mirë apo në të keq… Ja se si bien racat dhe kulturat duke u hapur rrugë krijimeve të reja si këta leshatorët tanë islam. Përzierja e gjakut dhe prishja racore janë shkaqet e vetme që kanë sjellë rënien e qytetërimit antike Iliro – Dardanë, pasi kombet nuk shkatrrohen kurr nga lufta, por nga humbja e fuqive rezistuese, të cilat janë karakteristikë e gjakut jo të pastër racor. Të ndihmosh shfaqjen e zhvillimin e tyre në mënyrë të verbuar do të thotë të ndihmosh lulëzimin e errësirës që do shkojë në dobi të të gjithë armiqëvë radikal islam.
Mjedisi, rethanat dhe ngjarjet shërbejnë vetëm si shprehje e sugjestioneve shoqërore. Të gjitha këto mund të këne ndikim të rëndësishëm, por ato janë gjithmon afatshkurtëra po qe se bien në kundërshtim me idetë e racës sonë d.m.th., të një vargu të tërë paraardhësish. Sot nuk mund të tolerojmë përseritjen e dështimeve historike. Është tragjike kur pushtetarët e gullashit, pasulit, suxhukut, imamët. haxhallarët tradhtarë e spiuna na përcaktojnë një fat të lig dhe tragjik, por është vetëvrasëse kur vetë e pranon atë FAT. Sot më shumë se kurr varet nga ne fati ynë, nga vendosmëria jonë për të përballuar sprovat e tashmes dhe sfidat që na presin! Ta ruajmë popullin shqiptarë nga zhdukja e tij fizike dhe nga islami politikë. Si është e mundur që ende ne sot nuk e kuptuam, e cila mund të rritet dhe përhapet si një murtaj vdekjeprurëse! Sot pushtetarët, imamët e hoxghallarët pasurohen, pasurohen gjithnjë e më shpejtë dhe egërsishtë. Solidariteti ynë është gjithnjë më i rrallë. Jemi dëshmitar të një eurozioni të shpejtuar moral.
Do të kemi prapë mundësi që të kthehemi e jo vetëm një herë te ky ndikim i racës së pastër shqiptare dhe të tregojmë se sa i madh është ky ndikim e se si ai mbizotron bile edhe në tiparet speciale në shpirtrat e turmave shqiptare. Me këtë shpjegohet për shembull fakti që kombi ynë në qytete të ndryshme nuk duhet të këtë shumë ndryshime në besime e veprimet e saj dhe se atë duhet të ndikojmë njëlloj edhe në çdo fshat të Dardanisë. Në këtë mënyrë, ideali i popullit tonë qëndron në ruajtjen e institucioneve dhe në ndryshimin gradual e të pandjeshëm të tyre. Por ky ideal arrihet me shumë vështirësi. Ilirët e lashtë dhe shqiptarët e kohës sonë janë të vetmit që e kanë realizuar këtë idhul. Pikrishtë turma është ruajtësja më e qëndrueshme e ideve tradicionale dhe kundërshton me forcë ndryshimin e racës, gjuhës, historisë dhe kulturës sonë.

Historia e trishtë e Nazire Curraj – Zogajt nga Ostrosi i Tivarit

0

Pamje nga Ostrosi i Tivarit

Nazire Curraj – Zogaj

Personaliteti i shquar i profesoreshës Nazire Curraj- Zogaj, e lindur më 27 dhjetor 1946 në Ostroz K.K. Tivar e cila, mbi shpatullat e saj mbart një histori sa të trishtë po aq të dhembshme.

Duke i parë e ndjerë padrejtësitë ndaj saj e popullit të saj, ajo ngre zërin kundër shtypjes sistematike nga sistemi pushtues serbë. Por, për çudi, në këtë betejë ngelet e vetmuar dhe pa mbështetjen e të shoqit dhe njerëzve më të afërm!

Më 11 shkurt të vitit 1985, kundër saj, më kërkesë të Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë bëhet kallëzim penal nga DSSH Nr.224/1, dhe me aktvendim Nr. 15/ 85, nga Gjyqtari hetues Metush Latifi i caktohet masa e paraburgimit nën akuzën e veprës penale Propagandë armiqësore nga neni 133 al.1 të L .P të RSFJ – së.

Për shkak të qëndresës së saj, hetuesia dhe gjykata bashkëpunojnë me spitalin psikiatrik në përpjekje për ta thyer, nënshtruar dhe poshtëruar rezistencën e saj.

Në vitin 1981 Nazire Curraj-Zogaj ishte pjesëmarrëse aktive në demonstrata që ishin organizuar në Ferizajt. Është dënuar për kundërvajtje nga Gjykata Komunale dhe largim nga arsimi me çka pasqyrohet edhe mirë personaliteti dhe ,,rrezikshmëria”  e saj shoqërore.

E akuzojnë se gjoja Nazire Curraj në heshtje u bënë nderime “shokëve të vrarë në demonstrata”, ka bërë thirrje studentëve të shkojnë ne drejtim të shtëpisë se familjes Dalibashiqit për hakmarrje si shkaktarë të vrasjes së studenteve në demonstratat “kundër revolucionare” të vitit 1981.

Sekretariati Krahinor i punëve të brendshme shërbimi i sigurimit shtetëror (UDB) Drejtorati i SHKSH Prishtinë me 14 shkurt 1985 bën kallëzim penal kundër Nazire C. Zogaj dhe Elmaze N. Grainca sepse ekziston dyshimi bazuar se me qëllim te rrëzimit te pushtetit popullor, të popullit punues dhe të punonjësve, të ndryshojnë rendin kushtetues të rregullimit shoqërorë socialist, dhe thyerjes së vëllazërim bashkimit të kombeve dhe kombësive të RSFJ.

Me qëndrimin e saj stoik dhe guximin që e karakterizonte këtë grua Nazire Curaj Zogaj edhe në ankesën e saj e shkruar me shkrim dore me datë 17.04.1985, kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë me numër 94/85 ku thekson se: “Kjo është ankesa ime e parë që bëj gjatë këtyre katër viteve të mbylljes” .

Pastaj shtonë qe letrën e saj me gjakftohtësi dhe me drejtësi proletare, çdo ankesë apo kërkesë të shqiptarëve (në veçanti të femrave shqiptare)” ku do të thotë se konjukturat serbe me çdo kusht kërkonin të shkatërronin shqiptarët, sidomos femrën, edukatoren, profesoreshën, nënën qe edukon e mbanë familjen tonë.

Më tutje Nazirja shkruan: “Që nga 1 shkurti i këtij viti gjendem në paraburgim dhe askush nuk mban kurrfarë përgjegjësie morale as materiale ndaj meje.

Ankesa e Nazire Curaj – Zogaj ku kërkon qe sa më shpejtë nga organi kompetent që të merr vendimin për te më dënuar siç e meritoj (nëse jeni përkrahës të kralëve, mbretërve ) përfundon Nazirja.

Deklarata e Nazire Curraj Zogaj: Më 20 Gusht 1981 Gjykata e Komunale për kundërvajtje e Ferizajt për pjesëmarrje në demonstratën e 03.prillit 1981 më ka dënuar me 60 ditë burgim te cilat i kam vuajtur në tërësi, ku pasi e kam vuajtur dënimin jam suspenduar nga marrëdhënia e punës si Profesoreshë e Arsimit të mesëm në Ferizaj, kështu që, gjer me tani nuk jam punësuar, e as që ndokush më ka ftuar të bisedoj me mua në lidhje me punësimin tim, por, as unë nuk e kam lutur askënd meqë fjalën Lutje e urrej në tërësi.”

Vlen te cekët se Këshilli i Arsimtarëve te Shkollës së Mesme, edhe pse ishin mbi 90% shqiptar ngritën gishtat për ta larguar Profesoreshën Nazire!

Plotë mllef ndaj sistemit tonë, e përulë dhe nënçmon atë, ndërsa sistemin e RPSSH e ngrit lart si të përsosur vazhdonin akuzat ndaj të akuzuarës Curraj.

Sjelljet e saj të mëparshme, po ashtu edhe ditën kritike bëjnë me dije se e pandehura është e prirë për ekspozime armiqësore, dhe si e tille është e rrezikshme për rrethin dhe shoqërinë jugosllave.

Në rastin konkret, dy të pandehurat, bazuar ne ligjin ekzistues të RSFJ-së, për këto vepra penale mund tu shqiptohet dënimi prej 1 gjer në 10 vjet burg.

Nazire Curraj – Zogaj dënohet për herë të tretë me 27.9.1988 për arsye se kishte kundërshtuar pushtetin jugosllav ndaj dhunës së vazhdueshme që ushtrohej kundër popullit shqiptarë duke shkruar parulla dhe afishe armiqësore para Komitetit Komunal të Ferizajt.

Po ashtu edhe letrat e shkruara për nënën dhe vajzat e  saj sa ishte në paraburgim ia rëndonin edhe më tepër akuzën nga Prokuroria.

Kundër Nazire Curaj Zogaj, Prokuroria Publike e Qarkut Prishtinë kërkon nga gjyqtari hetues të bähet aktvendim mbi caktimin e paraburgimit në bazë të deklaratës së të dyshuarës dhe punimeve të shkruara si: “Shumë e shtrenjta e zemrës teme”. “Humanizmi i Titisteve” letrat e dërguara “KK të Ferizajt”, “Kryesisë së KK të Kosovës”, “Kryesisë Ekzekutive Federative te Jugosllavisë” dhe një fotografi të Adem Demaçit.

Gjithashtu ju bëhet kërkesë për zhvillimin e hetimeve, ku  Gjykata Supreme e Kosovës propozon që Nazires t’i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj, për shkak se gjyqtari hetues nuk ka arrit të kryej hetimet, si dhe nga ana e mjekut te Burgut të Qarkut Mitrovicë me dyshimin se e pandehura ka sëmundje psikike, ku me urdhër të gjyqtarit është dërguar ne ekzaminim neuropsikiatrik ne SHNK në Beograd me datë.22.12.1988.

Pushtuesi serbo-jugosllav, si dhe hyzmeqarët e tyre shqiptarë kishin torturuar mizorisht Profesoreshën Curraj, ku tentonin ti krijonin përveç aktakuzave, edhe diagnoza, diagnoza që vetë i kishin shkaktuar nga rrahjet dhe maltretimet e panumërta.

Ne një emision ,,Debat Plus” ish e përndjekura politike z. Have Shala thotë: ,,Një natë në dhomën tone të hetuesisë e futen brenda Nazire Currajn te përgjakur, ndaj te cilës organet e UDB-se e kishin rrahur aq shume sa ajo filloi te fliste me veten, ajo thërriste emrin e vajzës se madhe – Bardha, Bardha… Ne që ishim aty filluam të qajmë dhe ndërkohë, ia pastruam plagët“.

Profesoresha Nazire Curraj u torturua aq mizorisht nga organet hetues te UDB-së, sa që ia rrënuan shëndetin fizik e psikik.

Profesoresha Nazire pas lirimit nga burgu jetoj tek njerëzit e njohur dhe shoqëria e ngushtë pasi edhe i shoqi e kishte braktisur në kulmin e vështirësive të saj. Pas luftës së Kosovës në vitin 1999 për të u kujdesën vajzat derisa ndërroj jetë në vitin 2019.

Më 14.12.2024

Shkruar nga: Ismet Salihu