Kreu Blog Faqe 696

Presidentja Osmani në darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter

1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter.

“Në një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur, sovrane dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, u bë promovimi i dy veprave të rëndësishme letrare

0

Nga: Arif Ejupi

Mbrëmë në sallën qendrore të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, u bë promovimi i librit në vargje “ Të fluturosh atje ku nuk ishe” i autores Miradije Kurtishi – Maliqi dhe i romanit “ Hanna” i krijueses së re Fatmire Zeneli Sopa.

Fillimisht mbi 50- të, vetave dashamirës të zjarrtë të fjalës së shkruar artistike u është drejtuar zonja Shukrije Ramadani, zëvendësamasadore e Republikës së Kosovës në Bernë .

Zonja , Ramadani duke i dëshiruar secilit mirëseardhje pahumbur kohë ka prezantuar të gjithë krijuesit që ishin të paraparë për leximin e vargjeve të tyre, apo vlerësimin kritik të veprave në fjalë.

Pastaj, fjala i është dhënë zonjës , Monika Zguro, aktualisht ushtruese e detyrës së Ambasadorit fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bernë të Zvicrës.

Zonja, Zguro të gjitha ngjarjet që janë në funksion të gjuhës dhe kulturës sonë i çmon lartë. Ndër të tjera ajo uron që kjo traditë e promovimit të letërsisë dhe kulturës sonë të vazhdohet edhe në të ardhmen, jo vetëm në Zvicër, por në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët .

Ndërkaq ,zonja Shqipe Bytyqi veprimtare e dalluar dhe autore e disa librave me poezi nëpërmjet dhembjes dhe emocioneve të pa përshkruara ka folur mbi jetën dhe krijimtarinë letrare të autores së njohur Miradije Kurtishi- Maliqi,e cila vdiq më 24 maj të vitit 2023.

Meqenëse, zonja Maliqi ka lënë pas vetes 14 – të, libra në poezi dhe prozë, si dhe disa dokumentar, ku ajo ka qenë bashkautore dhe skenariste e tyre, ishte e pamundur që në këtë mbrëmje me kohë të kufizuar t’u bëhet analizë veç e veç.

Maliqi deri në çastet kur u nda nga jeta nuk pushoi s’ shkruari . Ajo prozën dhe poezinë i kishte ushqimin më të preferuar të shpirtit të saj.

Duke e njohur përkushtimin e pashoq të Miradijes, në avancimin e letërsisë shqipe, krahas letërsive tjera evropiane , kolegët e saj po ashtu krijues të suksesshëm në Zvicër, përkatësisht në Kosovë, zonja, Shqipe Bytyçi dhe Dan Ibrahimi ,kanë përzgjedhur disa prej poezive të saj, të lëna në dorëshkrim, të cilat janë përmbledhur në librin me titull “Të fluturosh atje ku nuk ishe”

Libri dritën e botimit e pa falë ndihmës materiale të bashkëshortit të Miradijes, Rexhepit dhe dy çunave të saj të mrekullueshëm Fisnikut dhe Rilindit.

Me punime kushtuar zonjës, Miradije Maliqi ,sonte janë paraqitur: Shukrije Ramadani, Shqipe Bytyçi, Musa Jupolli, Mentor Thaqi,  Isuf Sherifi,  Hyrije Jusufi etj.

Këta autorë gjatë leximit të tyre i kanë shoqëruar tingujt e butë dhe tërheqës të kitarës, ekzekutuar me mjeshtri të rrallë nga Jela Berisha, nxënëse e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, në Ostermundigen të Bernës.

Kurse një vështrim të gjerë kritik dhe me përmbajtje të pasur mbi biografinë dhe veprat e zonjës Miradije Maliqi, e ka bërë poeti dhe studiuesi i njohur i letërsisë sonë z. Shefqet Dibrani .

Ai duke qenë edhe autor i parathënies së librit të fundit të zonjës Maliqi “Të fluturosh atje ku ishe” jep  këtë vlerësim kritik: Trajtimi i poezisë së Miradije Maliqit, veçmas ky vëllim “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, tash kur poetesha nuk është më në mesin tonë, për mua ishte sfidë jo aq lehtë e kalueshme. Vetë fakti që ne jemi mbledhur këtu dhe ajo mungon e shpjegon atë ndjenjën që kam përjetuar edhe unë gjatë leximit të poezive, megjithatë vlerësimi real i krijimtarisë së një poeteshe, ndodhë pikërisht me mungesën e saj, kurse “Etjen e mungesës e ndez me (mos)praninë…“ e saj), dhe “i godet malet kur i thonë ke ikur”, (faqe 15), po ashtu dhe në vargun vijues, “që mos të lëngonte më mungesa”, vetëkuptohet mungesa e poeteshës, (faqe 18), sepse “mungesa e ndëshkimit si strehë shiu m’i gërryen ditët”, (faqe 81), është shprehur vet autorja nëpër poezitë e saj.

NJERËZORJA:

Si shumë të tjerë, edhe unë kam pasur rastin ta njohë dhe ta takoj disa herë Miradije Maliqin nëpër takime dhe ngjarje letrare. Bile për shkak të mbiemrit “Dibra”, gjithnjë e kam thirrur “kushërirë dhe shumë pak në emrin e saj”. Si natyrë njerëzore Miradija ka qenë model i gruas me kulturë, në sjellje e thjeshtë dhe modeste, dhe nuk besoj se dikush ndonjëherë ta ketë dëgjuar timbrin e zërit të saj të revoltuar. Gjithçka dhe gjithnjë ajo ka ndrydhur në shpirtin e vet. Paqësore e dashur dhe humane, prandaj edhe Zoti i dëshiron njerëzit e mirë t’i ketë afër vetës, dhe gjithnjë më duket se njerëzit me një natyrë dhe mision human dhe të dashurisë siç e njohim Miradijen, janë ma jetëshkurtër.

POEZIA:

Botimi i poezive të mbetura, është sukses, dhe pa dyshim këto poezi të përfshira në librin “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, e pozicionon poeteshën si krijuese e vargut të mirëfilltë, e cila kurrë nuk iu shkëput vlerës artistike, por gjithnjë ajo jetojë me vlerën estetike në vargun e përsosur lirik. Ky nivel kaq artistik shfaqet qysh në poezinë kredo “GRISHJE”. Dhe, jo vetëm kjo poezi por i tërë libri është një grishje, një ëmbëlsim kulturor që mbahet gjatë në mendje. Është “vargu (i saj) im i përvuajtur/ Mëngjeseve të uritura”, (faqe 11), që na fton për ta shoqëruar leximin e poezisë gjerë në vargun e fundit.

Vëllimi poetik “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, si tërësi shpalos botën e brendshme shpirtërore të njeriut tonë, e cila suksesshëm ka arritur të njëjtësohet brenda vargut, shpeshherë i dhimbshëm po më shumë përjetues, që si tërësi tematike vëllimi poetik shkrihet brenda metaforave, jo vetëm të dhimbjes por edhe të mendimit të thellë filozofik, dhe shpeshherë me mesazhe mjaftë meditative, duke e karakterizuar botëkuptimin e brendshëm poetik të vet Miradije Maliqit e cila shprehet se, “Notoj fort mbi tradhtitë e jetës/ Që më gjunjëzojnë shpesh”, (faqe 12).

NË MES DHIMBJES DHE REALITETIT:

Brenda vëllimit me poezi, secili prej jush do të gjejë poeteshën dhe krijuesen elegante duke u përplasur në mes dhimbjes personale dhe hapësirës së saj, dhe gjenë forcë për ta kundruar poezinë në raport me kohën dhe rrethanat. Kjo ndjesi shprehet sidomos në ciklin e poezive që ia kushton të bijës, ku do të shihet një lidhje shpirtërore, “mëmë e bijë”, andaj edhe Miradija u ngjit lartë pas saj. Citoj: “Të duam edhe atëherë kur mendon/ Se të gjithë i ke kundër/ Të përkrahim edhe atëherë/ Kur të plagos ndonjë dashuri e gabuar”, ose vargjet: “Mos kurse ditët përqafoje jetën fort/ Rrëmbeje para se të të rrëmbejë ajo ty/… / E shtrenjta bijë as qielli nuk është i pa mundur/ As yjet nuk janë të pamundur/ A na ke ne që t’i ndërtojmë shkallët gjer në qiell”, (poezia “URATË PËR BIJËN”, faqe 13-14). Prandaj shpeshherë ndeshim mesazhe të përjetimit dhe dhimbjes personale, por më shumë mesazhe moralizuese për dukuri a

sjellje devijante të cilat dhe mbase në secilin varg kthehen në mision human me porosi pozitive, pasi s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur jeta e Miradijes është karakterizuar e tillë, humane dhe paqësore, ta zëmë siç është poezia “KUR MUNGON TI”, “Kur mungon ti/ Unë bëhem presje e vargjeve patetike/ Ëndërroj kalendarët të kthyer mbrapsht/ Ndaloj akrepat e korrikut/ Ashtu lehtas të mbështjell në heshtje”, (faqe 22). Po me këtë ndjenjë dhe përkushtim sipëror është shkruar edhe poezia kushtuar babit:

“E vari shpirtin në buzëqeshjen time

Kur u shfaqa pas një ëndrre

Ç ‘është ky i marrë – thoshin

Që çmendet pas një cuce

Çdo ditë më quajti me një emër të ri

Me ëndrra të bardha mëkate të vogla

Shoqet e mia me kukulla luanin

Unë ngjitesha nëpër degë

Më e fortë se një djalë

Më e ndjeshme se një këngë“

Poezia “BABAI IM“, faqe 19.

METAFORAT ME POROSI UNIVERSALE:

Janë këto arsye pse nuk ngurrojmë të themi se nga një botë individuale, vargu i saj sa vjen e shndërrohet në mendim universal, i kapshëm për realitetin shoqëror, për situatën a rastin “Sepse duke të kërkuar ty e gjeta veten”, (faqe 24), pasi “lotët nuk janë dhimbje por vetëm kripë”, dhe po në këtë poezi ajo e sheh se “shpirti është mallkim?!”, (faqe 27), kurse në pjesën tjetër ka një mendim tepër ekzakt: “…duke pritur shumë të mira/ Shikojmë vetëm të keqen”, (faqe 28). Për t’i veçuar janë edhe mendimet se: “Të gjithë e adhurojnë dashurinë – Por pak kush e dhuron nga zemra”; “Të gjithë e duan lumturinë – Pak kush i gëzohet lumturisë së tjetrit”, dhe “Të gjithë duan gjithçka – Por pak kanë nevojë vetëm për veten e tyre”, (faqe 27).

Thuaja kryesisht, poetesha vargun e saj e nis nga brendësia e vetë, andaj e “lut stilolapsin/ që t’ia kthen shpirtin në lumenj/ për të zbuluar në bardhësinë e letrës/ gjithçka që harroi/ dhe fshehu në zemër”, (e përpunuar, faqe 32). Shpeshherë kjo poezi, më shumë duket se është një shpalosje e brendshme individuale, përveç dhimbjes së njohur, motivet tjera kryesisht janë pa ndonjë synim dhe personifikim me individin, me konkreten dhe me individualen, shih poezinë: “GRATË QË DASHUROJNË DERI NË DHIMBJE”, (faqe 40), që do të thotë të gjitha mesazhet e kësaj poezie i takojnë një rrethi më të gjerë, përkatësisht i dedikohen shoqërisë dhe proceseve nëpër të cilat kalon kjo shoqëri, dhe se “Vitet ikin si sapun i harxhuar” edhe “Pronarja është plakur me po atë inatin e saj”, (faqe 35), prandaj siç duket edhe nga ky vëllim poetik ajo i paska “vjedhur rezervat e fundit të mirësisë së saj”, (faqe 38), dhe pastaj paska ikur?!

“Ca vjeshta ishin pranverat më të ngrohta

Që i humbëm rrugës

Gjersa pavetëdijshëm thurnim ëndrra

Për dimrin e huaj”

Poezia “CA VJESHTA”, faqe 23.

TË FLUTUROSH MBI METAFORA:

“Secila frikë është e veshur/ Ndryshe kur ngrin nga acari”, (faqe 50), d.m.th. pjesa dërmuese e këtyre poezive shpalosin dromca mendimesh të çastit e të dhimbjes, të pozivitetit e të dashurisë për jetën: “Çfarë të të them/ Nëse derdhë fjalët para teje/ Do të jesh në gjendje që t’i mbledhësh/ Çfarë shikimi të të përcjell”, (poezia “ÇFARË TË TË THEM”, faqe 60), ose poezitë “FJALË TË GURTA”, (faqe 66), dhe poezia “BËHU RREZE E AGIMIT TIM”, (faqe 71), kanë shpalosur afinitetin të cilin e kishte poetesha për t’i dhënë kuptim më përgjithësues dhimbjes personale, të cilën vetëm ajo arriti ta shndërroj në dhimbje universale, me mesazhin e qartë, andaj të mos humbasim duke kërkuar dhimbjen “NËPËR SIRTARËT E JETËS”, (faqe 72), andaj në përgjithësi poezia e saj ka marrë trajta të tilla duke shpalosur atë refrenin e ndjesisë individuale, të përjetimit a të çastit kur është mbërthyer nga dhimbja, që me automatizëm i ka përkthyer në frymëzim, si burim i brendshëm dhe i pashtershëm, frymëzues dhe tejet mbresëlënës, siç shihet edhe në vargjet e poezisë “ME DORËN E FATIT TIM”: “Kush ngrohtësi kërkon e gjen në krahët e mi/ Me dorën e fatit tim udhëhiqem/ Pse të mos jap atë që më është dhënë/ Nuk kursej atë që më është dhënë/ Lakuriq para jetës jam/ Vetëm atë copë qiell kam/ Me të i ngjyrosi ditët e mia”, (faqe 74).

Së këndejmi edhe vëllimi “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, është i tillë dhe në vazhdën e krijimtarisë së gjertanishme të poeteshës Miradije Maliqi. Po aq natyrshëm dëshmohet stili i saj dallues, karakteristik dhe mbase i veçantë, me finesa estetike në varg, duke treguar gjithnjë ndjeshmëri të hollë, si për njeriun, ashtu edhe për vargun poetik, dhe me një mjeshtëri elokuente do të lë edhe amanetin trishtues: “Pa dëshirë heq dorë/ Siç hoqa dorë edhe prej jush/ Më mungon vetëm pak guxim pak marrëzi/ Të të them se jam këtu e do të jem gjithnjë/ Të të rrëfej se si i thura ngjyrat e blerta për ty/ Të ta dhuroja botën time/ Doja të t’i rrëfej ato gjëra që i heshta”, (poezia “DIKU MES ËNDRRËS DHE ZGJËNDRRËS”, faqe 75-76).

“ATJE DO TË SHKOJ”:

Natyrisht nuk prirem të prek hapësirën e lexuesit, për të nxjerrë secili imazhet e mendimeve personale, por jam i detyruar t’i theksoj disa nga vargjet e saj, për të plotësuar më mirë mendimin tim të theksuara më lartë, veçmas janë vargjet për vendlindjen e saj: “Atje do të shkoj që t’i mbledh/ Të gjitha thërrimet që më lënduan ashtu sikur ty/ Që të jem sërish vetja dhe e jotja qyteti im/ Atje ku gurët janë më mëndafsh se mëndafshi/ Atje ku mban aromë Vardari/ Dhe mali i thatë njëkohësisht/ Atje ku janë yjet më të afërt/ Në netët verore të kristalta si sytë e fëmijës/ Atje ku mbeta gjithnjë e bija e dikujt/ Atje ku njerëzit janë të ngurtë si guri/ Dhe të butë si pambuku/ Atje ku japin dorën nga zemra”, (poezia “QËLLIMI”, faqe 44-45), si dhe vargjet në vijim të cilat e përmbyllin këtë vëllim poetik:

“Rriten larg të vërtetës së shtrembëruar

Nëpër plasaritjet e kohës mospërfillëse

Dhe vijnë të madhërishëm

Me gjurmët e hapave të vegjël”

Poezia “ME GJURMËT E HAPAVE TË VEGJËL”, faqe 85.

MESAZH PËRMBYLLËS:

Le të lutemi për shpirtin e çiltër të poeteshës, po ashtu të lutemi që ky libër dhe krijimtaria e saj të jetë prezenca e përhershme e Miradijes në letrat shqipe, e jo siç ka thënë ajo, “Vetëm një thërrime është ky emri im”, pasi “Pran kaq poemave të pasura/ që ndërtoi mureve të shpirtit”, (faqe 63), jetëgjatësia e poeteshës, jam i sigurt se do të shkojë përtej jetës fizik të saj.

Drejtuesit e shoqatës “ Lidhja e Krijuesve Shqiptar në Mërgim” z. Musa Jupolli dhe z. Mentor Thaqi, për të gjithë poetët e pranishëm kanë ndarë Mirënjohje. Kjo shoqatë më herët zonjën Maliqi e pati shpërblyer me mirënjohjen “ Kongresi i Manastirit”

Në këtë mbrëmje me vlera të larta artistike është bërë edhe promovimi i romanit“ Hanna” i autores Fatmire Zeneli – Sopa . Ky roman i shkruar dhe botuar në gjuhën gjermane është pritur mjaft mirë nga lexuesit gjermanë dhe shqiptarë, njohës të kësaj gjuhe . Mbi rëndësinë dhe vlerat e romanit “ Hanna” ka folur poeti dhe kritiku Isuf Sherifi.

Kurse, autorja, Fatmire Zeneli – Sopa, ka shkëputur fragmente nga ky roman të cilat para të pranishmëve i ka lexuar me një gjuhë të pasur dhe të artikuluar.

Tema tejet e ndjeshme e trajtuar brenda këtij romani ka bërë që me këtë autore të re dhe premtuese të zhvillohet një debat mjaft interesant. Sidomos debatin e kanë bërë tërheqës pyetjet e krijuesit Milazim Maliqi, nga Gjeneva.

Kjo temë e pa trajtuar deri me tani në letërsinë tonë mendojmë që do të shpie në përkthimin e romanit “ Hanna” edhe një gjuhë të tjera. Këtë orë letrare e ka pasuruar edhe më shumë prania e zonjave të nderuara si: Fexhrije S.Blaku,sekretare e parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, e zonjës, Saime Jusufi Zeka, veprimtare e hershme e çështjes sonë kombëtare dhe ajo e këngëtares së mirënjohur Miranda Hashani.

Në fund  të takimit zonjës Shukrije Ramadani, tufë  lulesh i ka dhuruar çupëza e vogël Elisa Maliqi, mbesë e shkrimtares dhe publicistës së ndjerë Miradije Kurtishi – Maliqi.

Si t’iu besojmë premtimeve për “ndryshim” nga partitë e vjetra?!

0

Florim Zeqa  

Çdo ditë e më afër po shkojmë drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Sa më afër zgjedhjet, aq më shumë po shtohet kurreshtja e qytetarëve, se cili subjekt do të jetë fituesi i garës së re zgjedhore me akter të vjetër të politikës!

Zgjedhje për riciklim të pushtetit

Vetëm naivët politik mund të shpresojnë se këto zgjedhje do të sjellin ndryshim! Ishin normale pritjet e qytetarëve para zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2021 kur erdhi në pushtet LVV-ja, e cila e rrëmbeu votën e elektoratit, porqë erdhi në fund të mandatit politik pa e plotësuar asnjë kërkesë të qytetarëve!

Tashmë kur janë provuar të gjithë në pushtet, u provuan politikan të profileve të ndryshme dhe politikan të kalibrave të ndryshëm, por i vetmi koalicion që nuk është provuar është ai mes LVV-së me krahët e luftës, përkatësisht me PDK-në dhe AAK-në e përforcuar me NISMA dhe figura tjera të ricikluara politike!

Mbase kjo do të ishte risia e vetme e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të tjerat paraqesin vetëm përseritje të pushtetit dhe vazhdimësi të qeverisjeve paraprake.

Edhe pse në dukje të parë mendohet se kemi një vetëdijësim më të madh të elektoratit, asnjëherë nuk kanë qenë hamendjet më të mëdha të elektoratit kë për ta votuar më 9 shkurt!

Premtime boshe dhe pa mbulesë

Kësaj radhe duhet duhet marrë me rezerva premtimet elektorale, madje duhet pasur një kujdes të shtuar ndaj atyre që kan gojën plot ndryshime, porqë në listat e tyre elektorale i kanë të njëjtët njerëz që i mashtruan qytetarët për një gjysëmshekulli rresht.

Si t’iu besohet politikanëve që nuk i përmbushën zotimet dhe premtimet elektorale nga njëri pushtet tek tjetri, si t’iu besohet politikanëve që më shpesh i ndërruan partitë sesa brekët në trupin e tyre!

E kur jemi tek ‘brekët’, disa prej politikanëve që pa brekë i zuri nata, mëngjesi i zbardhi milionerë!

E si t’iu besohet këtyre kusarëve, të cilët me patriotizmin politikë mashtruan qytetarët dhe mërgimtarët duke ua rrëmbyer votën në emër të ndryshimit!

Në fakt, patriotizmi folklorik është bërë një instrument fitimprurës për shumicën e elitave partiake dhe vartësve të tyre, varësisht prej shkathtësisë mashtruese dhe nivelit të ngritjes intelektuale të elektoratit.

Si çdo herë në zgjedhjet e kaluara, edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit radhe mundësia më e madhë e mashtrimit është ndaj shtresave të varfëra përmes ofrimit të lëmoshës në kohë fushate.

Bojkot ose vazhdimësi politike

Në mungesë të një alternative të re dhe serioze politike, elektorati i ka vetëm dy mundësi: t’i votojë të njëjtat parti ose t’i bojkotoj me mosdalje në zgjedhje, gjë e cila do t’i bënte të ndërgjegjësohen politikanët dhe të reformohen deri në themel partitë aktuale të skenës politike.

Ngase që 24 vite rresht i kemi të njëjtat parti në garë me njëra-tjetrën, dhe po të njëjtat në bashkëqeverisje me njëra-tjetrën!

Si rezultat i kësaj, legjislaturat e Kuvendit nuk dallojnë njëra nga tjetra, ndodhë vetëm ndërrim i kolltuqeve, herë në anën e djathtë, në mes apo në anën e majtë të sallës luksoze të Kuvendit të ndërtuar me paratë e Behgjet Pacollit!

Kjo është pasqyra reale e Koloseumit (Kuvendit) në të cilën përballën të njëjtët gladiatorë (politikan) me gojën plot patriotizëm folklorik për Kosovën dhe interesin e qytetarëve, sa për të ngjallur emocione patetetike të momentit për realizimin e kauzave partiake.

Qytetarët tashmë janë ngopur më të njëjtat refrene mashtruese të politikanëve në Parlament, që shiten si heronj të këtij vendi duke u thirrur në emër të qytetarëve për të përfituar poste dhe pasurim të paligjshëm nga buxheti i shtetit!

Dihet kush janë heronjët vertëtë të lirisë së atdheut. Janë ata që kanë luftuar dhe kanë sakrifikuar veten për lirinë e atdheut dhe interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Porqë, ky heroizëm duhet të dëshmohet edhe në paqe duke e sakrifikuar interesin personal për të mirën e qytetarëve duke iu kundërvënë çdo lloj abuzimi të pushtetit, filluar nga ulëset e Parlamentit, Qeveri, Presidencë dhe abuzimet që bëhen në bashkrendim me pushtetin lokal.

Patriotizmi i kandidatëve për deputet në Legjislaturën e Re pas 9 shkurtit 2025 duhet të jetë në parandalimin e zbrazjes së Kosovës nga popullata e saj, me krijimin e kushteve të barabarta për jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët pa dallime partiake.

Gjaku i dëshmorëve na e solli lirinë, kurse politika është duke e dërguar shtetin drejt greminës dhe ua humbi shpresat popullatës për jetë në shtetin e lirë dhe të pavarur! Sa e dhimbshme, po aq trishtuese është kur takon çlirimtar dhe djem të dëshmorëve në shtetet evro-perëndimore duke e shkrirë trupin e tyre në Dhe të huaj për një jetë më të mirë!

Shamija, flamuri i islamit botëror, apo si nxitet ndikimi i përhapjes së kulturës panturke-panarabe e panislamike ndër ne?

1

Nga: Luan Dibrani, poet e publicist nga Gjermania

Lejimi i një spikereje me mbulesë fetare në një televizion shqiptar, siç është rasti i Kaltrina Zenelit në Tëvë1, është një akt që duhet të gjykohet me seriozitet. Ky veprim është një kërcënim për identitetin tonë kombëtar dhe për vlerat laike që kemi ndërtuar si shoqëri. Mediat dhe televizioni duhet të kuptojnë përgjegjësinë që kanë ndaj shoqërisë dhe të mbrojnë ato që janë më të shenjta për ne – harmoninë, pluralizmin dhe identitetin tonë kombëtar. “Turp për çdo televizion që lejon përhapjen e ideologjive të huaja dhe për çdo individ që vepron në interes të përfitimeve personale, duke dëmtuar kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”. Aktorja Kaltrinë Zeneli ka bërë bujë me vendimin e saj për t’u mbuluar, një veprim që ka shkaktuar reagime të përziera, duke qenë se ajo është një figurë publike dhe e njohur në shoqërinë shqiptare. Kjo ndodhi pas vizitës së saj në Turqi dhe pas reflektimit mbi ndjenjat dhe besimin e saj fetar.

Në një shoqëri që ka kaluar shumë sfida historike dhe politike, si Kosova, është thelbësore të ruajmë një identitet të pasur dhe të fortë, i cili është i lidhur ngushtë me rrënjët tona ilire dhe pellazge. Megjithatë, një rrezik i madh i po merr formë, pasi një kulturë turko-arabe po shpërndahet gjithnjë e më shumë në shtetin tonë, kryesisht përmes mediave dhe televizioneve që po promovojnë vlera të huaja, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me identitetin dhe historinë tonë të pasur. Ky fenomen, i cili po rritet përditë, mund të ketë pasoja të mëdha për shoqërinë tonë, duke sjellë një humbje të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe të vlerave tona tradicionale.

Një nga rastet më shqetësuese në këtë kontekst është emërimi i Kaltrina Zenelit si spikere në një televizion të caktuar që ka promovuar këtë kulturë të huaj, veçanërisht duke iu nënshtruar ndikimeve fetariste dhe sektariste. Televizioni që ka pranuar Kaltrinën Zenelin dhe ka lejuar që ajo të shfaqet me mbulesë fetare, ka mundësuar përhapjen e një ideologjie që është e huaj dhe e dëmshme për shoqërinë kosovare dhe shqiptare. Ky veprim ka të ngjarë të jetë i motivuar nga interesat personale për të rritur shikueshmërinë, pa marrë parasysh ndikimet që mund të ketë në stabilitetin e shoqërisë dhe ruajtjen e vlerave tona kulturore.

Një kthim pas në kohë: Çfarë po promovohet në televizionet Shqiptare?

Kosova, si një shtet i ri dhe i ndërtuar pas një periudhe të vështirë historike, ka punuar për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në vlerat evropiane, pluralizmin dhe demokracinë. Kultura jonë ka rrënjë të thella ilire dhe pellazge, që janë pjesë e një trashëgimie të pasur, dhe ky identitet duhet të mbrohet. Megjithatë, nëpërmjet televizioneve dhe mediave, është krijuar një hapësirë për promovimin e një kulture turko-arabe, që është e huaj dhe nuk ka asnjë lidhje me historinë dhe kulturën tonë.

Po kështu, ndikimi që vjen nga një televizion që ka pranuar Kaltrinën Zenelin si një figurë publike dhe ka promovuar përhapjen e mbulesës fetare, tregon një orientim të rrezikshëm. Ky televizion ka bërë një veprim të papranueshëm, duke dhënë hapësirë për ndihmesë të një ideologjie që është e huaj për shoqërinë tonë. Duket se ky veprim ka të bëjë vetëm me përfitime personale, duke synuar një grup të caktuar shikuesish që i përkasin një sektarizmi fetar, pa menduar për ndikimet që mund të ketë në shoqërinë shqiptare dhe identitetin tonë.

Përfitimet dhe interesat e grupeve islamiste

Ky fenomen është shumë shqetësues për shoqërinë tonë, pasi i hap rrugë përhapjes së ideologjive fetariste dhe ekstremiste që mund të minojnë stabilitetin dhe harmoninë sociale. Ka pasur një rritje të ndikimit të grupeve fetariste islamike në Kosovë, dhe televizioni që ka promovuar Kaltrinën Zenelin mund të ketë vepruar për të tërhequr këto grupe, për të rritur shikueshmërinë dhe përfitimet financiare. Ky veprim, megjithëse mund të duket i arsyeshëm për ata që kërkojnë rritje të shikueshmërisë, ka pasoja të rënda për shoqërinë kosovare, duke sjellë polarizim dhe tensione.

Për më tepër, në një shtet laic, ku ndarja mes fesë dhe shtetit është e rëndësishme, një veprim i tillë është një kërcënim për pluralizmin dhe harmoni të shoqërisë. Kosovarët, si një popull që ka kaluar nëpër periudha të mundimshme historike, duhet të mbajnë një identitet të fortë dhe të pasur, duke ruajtur vlerat e laicizmit dhe të lirisë së mendimit. Përdorimi i televizioneve për të promovuar një ideologji të tillë fetariste është një hap pas dhe një kërcënim për paqen sociale që kemi arritur deri tani.

Një paralajmërim për mediat dhe shoqërinë Shqiptare

Ky është një moment që kërkon një reflektim të thellë nga ana e mediave kosovare dhe shqiptare. Televizionet dhe mediat e tjera duhet të kuptojnë përgjegjësinë që kanë ndaj shoqërisë dhe duhet të mbajnë një qëndrim të qartë ndaj përhapjes së ideologjive që mund të dëmtojnë identitetin dhe vlerat tona. Shoqëria shqiptare ka arritur deri këtu përmes një procesi të gjatë dhe të mundimshëm, dhe ne duhet të mbrojmë këtë identitet nga ndikimet e huaja që kërkojnë të ndryshojnë rrugën tonë.

Përfundimisht, veprimi i televizioneve që pranojnë dhe promovojnë individë si Kaltrina Zeneli, që bëjnë një hap të tillë, nuk është një veprim i rastësishëm, por një sinjal i rrezikshëm për shoqërinë tonë. Ky është një moment kur duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të mbrojmë vlerat tona, duke mos lejuar që interesat personale të dikujt të minojnë kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Turp për çdo televizion që i shërben agjendave të huaja, duke e përhapur me porosi agjendën shqiptarzhbërëse të panturqizmit, panarabizmit e panislamizmit që nuk e fshehin se kryeqëllim e kanë asimilimin tonë jo vetëm kulturor në vendin tonë për interesat gjithëislamike, gjithëserbe dhe gjithëruse!

Burgu i Nishit në Serbi, njëri ndër më famëkeqët në Europë për shqiptarët dhe grupet e tjera të persekutuara!

0

Nga: Luan Dibrani

Burgu i Nishit në Serbi ka një histori të tmerrshme për shqiptarët dhe të tjerët që kanë vuajtur në të, sidomos gjatë periudhave të ndryshme të luftës dhe tensioneve etnike në Ballkan.

Kosovare te burgosur ne këtë burg me  1913 ne rezistencën shqiptare  për ti ruajtur trojet  e veta nga fuqitë  e mëdha dhe sllavet.

Gjatë dekadave të kaluara, ky burg ka qenë simbol i trajtimit të egër dhe torturave ndaj të burgosurve shqiptarë dhe të tjerëve të cilët konsideroheshin të rrezikshëm ose të padëshiruar nga regjimi. Po, Burgu i Nishit në Serbi ka një histori të ngarkuar dhe të dhimbshme, veçanërisht për shqiptarët dhe grupet e tjera që kanë vuajtur në të gjatë periudhave të ndryshme historike në Ballkan. Gjatë kohës së regjimit komunist dhe periudhave të tjera të tensionuara etnike, ky burg është bërë i njohur për torturat, keqtrajtimet dhe kushtet e vështira, qëllimi i të cilave ishte të shtypte çdo zë kundërshtues ose që konsiderohej rrezik për regjimin.

Për shumë shqiptarë, Burgu i Nishit mbart kujtime të hidhura të ndarjeve familjare dhe përjetimeve traumatike që përhapen nga brezi në brez. Kjo periudhë reflekton një realitet të hidhur të jetës nën represion dhe të trajtimit çnjerëzor që simbolizon pengesat e vazhdueshme për paqe dhe respekt të ndërsjellë në rajon.

Pas ngjarjeve të pranverës së vitit 1981 në Kosovë, një periudhë ku shpërthyen protesta të mëdha studentore që kërkonin të drejta të barabarta dhe përmirësim të statusit politik, shumë intelektualë, studentë dhe aktivistë shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në burgje të ndryshme në Jugosllavi. Burgu i Nishit në Serbi u bë një prej qendrave kryesore ku u grumbulluan të burgosur politikë shqiptarë, përfshirë figura të njohura të lëvizjes për liri dhe barazi. Poezi kushtuar nënës nga Burgu i Nishit me 1987
Të përulem oj Nënë
Nga Asllan Dibrani
Te përulem o Nënë
Vetëm Ty te përulem ne këtë botë
Me duart prej prangave ngrehe
E me gjakun e zhbërë ne lot…
Me ditë, me javë, e muaj
Jetova me brengen tënde
Kur u ndamë atë nate në errësirë
Ti ishte plaga ma e madhe që me dhembë
Dhe fjala jote Mbahu o bir!”
Nuk e harrova dot djersen

Qe te rridhte si përrua
Ne brazdat e rrudhave të ballit
Dhe nofullat e shtrënguara prej dhimbjes
Kur shihje prangat në duart e djalit.
Te përulem oj Nënë.
Vetëm Ty të përulem në botë
Me shpirtin peng tek Ty e kam
Dhe mallin qe s’e shuaja dot…
Ti kurrë nuk me le vetëm
Në vetminë e vuajtjeve të gjata
Tek ty e gjeja forcën
Tek ty e gjeja shpresën

Si përbindësh me gllabëronte nata…

Ti përtej hekurave të qelisë së mallkuar

Me epeshe kurajë  dhe guxim
Burrërohesha me krenarinë tënde
Edhe se shpirti me qante…
Për mallin vullkan të pashuar
Ah moj burrneshë… ti me dhe force e krenari
E kujtoj qëndresën tende titanike
Të përulem oj Nënë.
Vetëm Ty të përulem në botë
Që netët i ngrysje ngrënë e pangrënë
Dhe kafshatën e bukës gatuar me lot…
Kur vije ti ne burg te me shihje
Ma silleshe pranverën
Të gjitha stinët aty i kujtoja
Nuk mundja dot të hapesha derën
Në vend të përqafimit ne flisnim me sy…
Ligështimin e shpirtit tënd
Për tim shëndet brenda qelisë së mallkuar
Gjithherë qëndrove ma shumë se burrë
Kështu kaluan dite, muaj e vite
Nga ti u bëra me forcë e jetë
Ti mbete për mua i vetmi burim dashurie dhe dritë
Të përulem oj Nënë
Edhe sot me mall të përqafoj me një buqete lule të LIRISE…

Kushtuar nenës time nga Burgu i Nishit me 1987

Po, ngjarjet e vitit 1981 shënojnë një periudhë të rëndë dhe të mbushur me represion ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe jashtë saj. Pas protestave masive të studentëve shqiptarë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës në pranverën e atij viti, regjimi jugosllav u përgjigj me dhunë të madhe, arrestime dhe masa represive kundër atyre që kërkonin të drejta më të mëdha dhe më shumë autonomi për Kosovën. Demonstratat filluan si kërkesa për përmirësime në kushtet e jetesës dhe të drejtës për arsim në gjuhën shqipe, por më vonë evoluan në kërkesa për statusin e Kosovës si republikë brenda Jugosllavisë.

Punim nga Syle Mujaj (Sak Mujaj) … Motiv nga ne ish të burgosurit politik në këtë burg  famëkeq 

Në kohën e ish-Jugosllavisë dhe sidomos gjatë viteve të sundimit të Slobodan Milošević-it, shumë shqiptarë të Kosovës, që akuzoheshin për veprimtari politike ose kundërshtime ndaj shtetit serb, janë burgosur dhe keqtrajtuar në këtë institucion. Ka shumë dëshmi për dhunë, tortura, dhe kushte të tmerrshme në këtë burg, që e bëjnë atë një nga vendet më të famëkeqe në Evropë për shqiptarët dhe grupet e tjera të persekutuar duke  rezultuar  edhe me vdekje te nje numri  te ish te  burgosurve politik.

Po, edhe gjatë viteve ‘70, Burgu i Nishit në Serbi ishte një vend ku ndodhën shumë konflikte dhe përplasje të dhunshme mes të burgosurve shqiptarë dhe autoriteteve të burgut.

Gjatë kësaj periudhe, shumë të burgosur shqiptarë i rezistonin trajtimit të egër dhe përpjekjeve për t’i detyruar të nënshtronin, çka shpesh përshkallëzonte në konflikte me gardianët dhe zyrtarët e burgut. Dhuna dhe abuzimet ishin të zakonshme, dhe raportohet  për atë periudhë se kishte të vrarë dhe të plagosur nga të dyja palët. “Gardianët serbë shpesh përdornin dhunë ekstreme për të kontrolluar të burgosurit shqiptarë, ndërsa disa nga të burgosurit bënin përpjekje për t’u vetëmbrojtur ose për të protestuar”.

Kjo periudhë ka lënë pasoja të thella dhe kujtime të dhimbshme për shqiptarët që kanë vuajtur në burgjet jugosllave dhe në atë të Nishit në veçanti. Kujtimet e këtyre ngjarjeve kanë ndikuar në formimin e qëndrimeve dhe ndjenjave të shqiptarëve ndaj atij regjimi, duke e bërë këtë periudhë një kapitull të errët në marrëdhëniet shqiptaro-serbe nga te cilat me  vone  kalune edhe ne   ballafaqime me te fuqishme deri në formimin  e UÇK-së në shpërthim lufte kundër ish Jugosllavisë (Serbisë).

Regjimi u përgjigj me masa të ashpra, duke burgosur mijëra shqiptarë dhe duke përdorur tortura dhe dhunë psikologjike për t’i detyruar të burgosurit të dorëzoheshin ose të pranonin fajin për aktivitete “kundër shtetit”. Në Burgun e Nishit dhe në burgje të tjera famëkeqe në Serbi, shqiptarët përballeshin me trajtim çnjerëzor, ku përfshiheshin tortura, izolim i gjatë, mungesë ushqimi dhe kushte të tmerrshme higjienike.

Regjimi u përgjigj me masa të ashpra, duke burgosur mijëra shqiptarë dhe duke përdorur tortura dhe dhunë psikologjike për t’i detyruar të burgosurit të dorëzoheshin ose të pranonin fajin për aktivitete “kundër shtetit”. Në Burgun e Nishit dhe në burgje të tjera famëkeqe në Serbi, shqiptarët përballeshin me trajtim çnjerëzor, ku përfshiheshin tortura, izolim i gjatë, mungesë ushqimi dhe kushte të tmerrshme higjienike.

Nga vitet 1981 e tutje, burgosjet masive dhe dënimet e ashpra u bënë një praktikë e zakonshme për të shtypur çdo formë rezistence nga shqiptarët e Kosovës. Gjithashtu, regjimi përndiqte aktivistët politikë dhe intelektualët, duke i cilësuar ata si “irredentistë” ose “separatistë”, duke i dënuar me vite të gjata burgimi. Në shumë raste, të burgosurit shqiptarë nuk kishin qasje të drejtë në mbrojtje ligjore, dhe proceset gjyqësore ishin shpesh të manipuluara.

Më shumë  dëshmi  për këto ngjarje mund të gjenden ne këto  institucione shtetërore.

  1. Arkivat Historike – Arkivat shtetërore në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe ato në ish-Jugosllavi, mund të përmbajnë dokumente të rëndësishme.
  2. Organizatat për të Drejtat e Njeriut – Organizata si Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi dhe Kosovë kanë dokumentuar të drejtat e njeriut dhe mund të kenë lista të individëve të burgosur politikë.
  3. Libra dhe Monografi – Libra nga autorë të njohur që kanë hulumtuar historinë e represionit jugosllav ndaj shqiptarëve, si dhe kujtime të shkruara nga ish-të burgosurit.
  4. Rrëfime Personale – Ish-të burgosur dhe familjarë të tyre shpesh kanë publikuar rrëfime dhe kujtime që përfshijnë detaje të rëndësishme dhe emra të bashkëvuajtësve të tyre.

 

Ku është Parashqevi Simaku, këngëtarja e bukur, simpatike, e embël, e mikluar dhe e padjallëzuar…?

2
Nisur nga nje video qe qarkullon rrufeshem on-line nese eshte e vertete si dhe nga shkrimi sensibel e brilant i gazetarit patriot Dosti ndjehem i brengosur per cka lexova dhe perseri lexoj.
Fatkeqe per fatin e saj Parashja , siç e quanim ne te gjithe ne Redaksine e muzikes ne Radio-Tirana Parashqevi Simakun kur na e sugjeruan per here te pare ne mesvitet 80 ca miq tane si kengetare dhe si ne film me kalojne pasazhe …
-“Eshte shume e mire, na tha Rexhep Hasimi muzikant i njohur e kompozitor i cili drejtonte Shtepine e Kultures se rrethit…
Ishte pikasur si e tille ne grupet artistike te ndermarjes se Gozhde -Bullonave dhe paraqitja e saj e hijeshme si dhe qe vinte nga klasa puntore perbenin elemente te fuqishem per tu anoncuar ne aktivitetet elitare sic ishin emetimet ne RTSH.
Dhe fati nuk i vonoi per nje prezatim te saj te befte dhe shperthyes qe me daljen e pare .
Nuk po zgjatem me tej .. ndonese i jam deshmitar i kesaj periudhe dhe mund te shkruaja rradhe te gjate per te dhe karieren e saj te plote, te shkurter por brilante ne RTSH.
E bukur, simpatike, e embel, e mikluar, e padjallezuar nga impulset djallezote gjithfaresh te metropolit si Tirana…qe sillte njekohesisht admirimin e “skiftereve gjuajtes” qe i vinin rrotull por edhe e xhelozive te kolegeve te saja qe shihnin tek ajo vajzen e thjeshte ardhur nga provinca me ca rroba futur ne qese tu bente padashjen e tyre por dhe te sajen “karshillekun” brilant te nje artisteje pa “filtra” e “make-up” te zerit, performances, talentit.
Thene te verteten ndjeheshim disi te cuditur per disa ndryshime te menjehereshme dhe te dukeshme ne katakterin e saj. Dhe ja ku ndodhi, ne fillim vitet 90 te befasuar mesuam se Parashja perfundoi ne USA.
… Shume gjera mbeteshin pezull, nuk dinim asgje , vete vendi po kalonte nje tranzicion te cmendur dhe kaotik dhe pak te bente te mendoje per te tjere artiste dhe njerez publike qe moren rrugen per tia mbathur nga syte kembet ketij vendi .
Sidoqofte , rame ne kontakte me interesa te dyfishta qe Parashja te ftohej ne nje nga festivalet e RTSH- se pjesemarrese si e ftuar sebashku me bashkejetuesin e saj dhe ai artist kengetar te cilin e prezantoi vete me emrin Robert .
Dhe kaq , u mireprit si nje princeshe e rralle …
Vite me pas , por ne kushte dhe rrethana akoma me te veshtira dhe harrese Parashja u shfaq e interesuar te vinte per nje tur koncertesh ne vendin e te pareve te saj.
Martin Leka drejtues i larte institucionint i vuri me te drejte te merituar te gjithe predispoziten e tij , per te realizuar turin koncertor me formacionin artistik si dhe te gjithe kapacitetin me te mire teknik te asaj kohe .
.. Shume kohe kish kaluar, shume gjera kishin ndryshuar, njerezit te coroditur dhe me nje paikoze pasigurie dhe “rrumpalle” te nje vendi ku gjithshka shkonte me “veterrjedhje” nuk u realizua ajo qe enderrohej … cdo gje u rrenua, dhe u fashit … Parashja i hipi avionit per tu larguar pa u ndjere nga kish ardhur dhe jo vetem per te mos ardhur me kurre , por as per tu treguar e gjalle pergjate gati 30 vitesh .…
I jam trishtuar fort ketij mediatizimi galopal qe i behet kesaj videoje qe mbuloi rrjetet ne kete pozicion mjerues dhe mjaft denigrues per kete artiste e cila hynte dhe jepte gezim ne kohe mjerimi ne cdo vater shqiptare.
E shkel me kembe cdo qellim te keq denigrues dhe poshterues bere dhe perhapur duke meshiruar per ndihme dhe lemoshe jo vetem kesaj artisteje me plot emer e nder por edhe per cdo njeri bashkepatriot tjeter qe ndodhet ne keto rrethana te pabesueshme jetese sic demostrohet aq me shume ne nje shtet si USA ku njeriu vleresohet, cmojet dhe nderohet i kujdo rrangu dhe situate ekonomike apo shendetesore te ndodhet.
Kudo qofsh Parashe, ti je bije e ketij vendi , kavajesja artiste simpatike, bilbil i kenges se festivaleve te RTSH dhe njekohesisht magjistarja si askush si ti tjeter e kenges popullore te Shqiperise Mesme

Daily Express (1928) / “Preferoj të flas për vendin tim sesa për veten…”

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Dhjetor 2024

“Daily Express” ka botuar, të premten e 7 shtatorit 1928, në faqen n°9, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog I në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklarata e drejpërdrejtë e Mbretit të Shqipërisë

Burimi : Daily Express, e premte, 7 shtator 1928, faqe n°9

Burimi : Daily Express, e premte, 7 shtator 1928, faqe n°9

Planet për të ardhmen e vendit të tij 

Nga G. E. R. Gedye,

Korrespondenti special i “Daily Express”. 

Tiranë, e enjte, 6 shtator.

Sapo jam kthyer nga një audiencë e gjatë që më dhuroi Mbreti Zog I i Shqipërisë. Ishte e vetmja intervistë që i është dhënë një përfaqësuesi të një gazete evropiane nga monarku më i fundit (i ri) i Evropës.

Ishte një përvojë e çuditshme të ecja nga hoteli im i vogël, i veshur në stilin Perëndimor – kapele dhe xhaketë – nëpër rrugët e këtij fshati të vogël turk, i cili ka luftuar trimërisht për dy vjet për t’u bërë një qytet mjaft i denjë për t’u bërë kryeqyteti i Shqipërisë.

Kalova nëpër dyqanet ku poçarët me çallmë ishin ulur këmbëkryq, duke i dhënë formë argjilës si në kohën e Omar Khayyam-it dhe kalova sheshin ku javën e kaluar trupat e katër burrave të dënuar për komplot për të vrarë mbretin Zog u varën gjatë gjithë ditës në një trekëmbësh si një paralajmërim për të gjithë përreth, deri në pallatin ku ishin vendosur burra që i përkisnin truprojës së famshme të mbretit të ri.

Burimi : Daily Express, e premte, 7 shtator 1928, faqe n°9

Roje piktoreske 

Vetë pallati është një ndërtesë piktoreske, e ulët, një lloj shtëpie njëkatëshe gjigante. Anëtarë të tjerë të truprojës dhe rojeve, të veshur me uniformën piktoreske flakë të kuqe me bishtalecë të zinj, të veshur me kapele gëzofi dhe të armatosur me pushkë të mbushura, ruanin paradhomën ku më priti kolonel Sareggi, shefi i kalorësisë së Mbretit të Malit.

Kolonel Sareggi më çoi nëpër një kopsht, përmes një paradhome të mbuluar me qilim të trashë dhe sixhade, në një dhomë të gjatë, me tavan të ulët, me qilima madhështorë orientalë dhe të zbukuruar me një pikturë të vetme — atë të nënës së mbretit Zogu, — për të takuar njeriun karriera e të cilit ka pushtuar imagjinatën e botës.

Ishte një figurë e hollë pothuajse djaloshare, e veshur me një uniformë të thjeshtë kaki me jakë flake të kuqe dhe bishtalecë ari, e cila ngrihej me mirësjellje nga një karrige e lartë prej lisi e kurorëzuar me dy shqiponja për të më pritur. Kisha përshtypjen e syve të kaltër tërheqës, të shpejtë për të buzëqeshur ose të ngushtë në përqendrim kur diskutonim çështje serioze, një gojë të fortë e të drejtë që tregonte vendosmërinë dhe një aftësi për të marrë vendime të menjëhershme, ndërsa Mbreti Zog doli përpara për të më takuar duke më shtrënguar dorën, duke më treguar një karrige dhe duke më thënë : “Përshëndetje. A pini duhan ?” 

Flet rrjedhshëm gjermanisht 

Ishte një përshëndetje tërësisht angleze, megjithëse e folur në një gjermanishte të rrjedhshme, teksa më kaloi një kuti cigaresh.

“Ju e kuptoni, — fillova unë, — që Daily Express më dërgoi në Tiranë sepse ngjitja juaj në fron ka ngjallur interes të madh në vendin tonë. A mund t’ju kërkoj të na jepni disa detaje rreth karrierës suaj ?”

Këtu takova refuzimin e vetëm gjatë bisedës një orëshe. “Nuk e konsideroj formë të mirë të flas për veten time. Le të flasim për diçka më të rëndësishme ndoshta për vendin tim”, — tha Mbreti Zog.

Askush nuk mund të kundërshtojë mbretërinë.

“Cili do të jetë, në vija të përgjithshme, efekti në Shqipëri i shpalljes suaj Mbret ?” — e pyeta unë.

“Para së gjithash, – u përgjigj ai, – shpresoj ta çliroj vendin nga betejat e kota partizane. Presidenti i Republikës ishte detyrimisht njeri partiak, i detyruar të favorizonte partinë që e kishte zgjedhur, ndërsa partitë e tjera luftonin vazhdimisht për ta zëvendësuar me kandidatët e tyre. Mbreti do të jetë mbi partitë, në shërbim të vendit në tërësi, i cili do t’i shpëtojë zgjedhjeve presidenciale periodike dhe destabilizuese.” 

“Njerëz të prapambetur.” 

“Ministria, ushtria dhe xhandarmëria do të qëndrojnë në komunikim të drejtpërdrejtë me monarkun pa asnjë ndërhyrje të palës së tretë. Ne jemi një popull primitiv dhe i prapambetur, i mësuar me parimin trashëgues dhe i paaftë për të vlerësuar domethënien e republikës. Fiset malore janë qeverisur gjithmonë nga një prijës trashëgues.”

“A do të ndryshojë shumë dinjiteti mbretëror mënyrën tuaj të jetesës ?” — e pyeta.

“Shumë pak”, u përgjigj ai. “Si gjithmonë, unë do të ngrihem në pesë, do të filloj punën në shtatë dhe do të vazhdoj deri në shtatë të mbrëmjes, me një interval nga mesdita deri në tre.”

“Ju vetë e dini se sa urgjente është të arrihen gjërat në Shqipëri. Mbi të gjitha, ne kemi nevojë për paqe dhe një regjim të qëndrueshëm, që duhet të na japë një monarki. Financiarisht, një mbret nuk do t’i kushtojë vendit asnjë qindarkë më shumë se një president.”

“Detyra ime do të jetë t’i siguroj vendit tim të sprovuar, Hirushes së Evropës, hekurudha, të cilat nuk i kemi ende, rrugë të përshtatshme, shërbime postare e telegrafike dhe arsim praktik.”

“Nuk kam ndërmend të bëj gabimin duke krijuar një ushtri burokratësh gjysmë të arsimuar. Brezi ynë i ri do të kalojë nga shkolla fillore në shkolla praktike të përshtatura për nevojat e vendit, ku do të mësojë bujqësi, gërshetim (tjerrje) apo përpunim të metaleve.”

“Tashmë kemi themeluar tre kolegje për djem dhe për vajza. Çdo nënprefekturë ka nga 100 deri në 150 shkolla dhe ne kemi shpenzuar paratë e marra nga kreditë e jashtme për sistemin ujitës dhe përmirësime të tjera bujqësore, si dhe për importimin e racave më të mira të bagëtive.”

“Shumë kritikë të huasë suaj në Itali,” i thashë, “sugjerojnë se ajo po përdoret për t’i krijuar asaj një urë për pushtimet e saj në Ballkan.”

Mbreti qeshi.

“Marrëzira keqdashëse dhe qesharake,” — tha ai.

Mbreti Zog vazhdoi të diskutojë zakonet luftarake të nënshtetasve të tij malësorë dhe të shpjegoi se si synon të merret me to.

“Sado e rrënjosur thellë që mund të jetë tradita e hakmarrjes familjare,” tha ai, “tradita e paprekshmërisë së miqësisë pasi të jetë shtrirë dora është aq e thellë sa një ceremoni e thjeshtë e kremtuar në praninë time nga udhëheqësit e mi besnikë do t’i japë fund përgjithmonë këtyre grindjeve të tmerrshme. Më pas pushkët që mban çdo malësor do të hidhen tutje.”

“Njerëzit e mi do të kenë akses të lirë tek unë në çdo kohë, brenda kufijve të lejuar nga punët e shtetit.”

“Ju po e çoni popullin tuaj drejt qytetërimit perëndimor,” — i thashë.

“Jam i bindur për këtë,” deklaroi Mbreti Zog. Dhe jam i bindur se vendi im tani do të jetë vërtet i bashkuar nën një regjim që e kërkon karakteri i popullit.”

Fashizmi islamik po marshon, ti dalim përpara e ta mposhtim pamëshirshëm !

3
ATDHEU ESHTE NE RREZIK. BIEN KAMBANAT E RADIKALLIZMIT ISLAM EDHE TEK NE …
A e keni vrarë mendjen se çdo të thotë kjo foto? Të penguarat nga ëndërrat e tyre! Bishatë me fytyrë demoni vunë duart mbi supet e njoma të fëmijëve, por e qara e tyre, është e pa durueshme për vetë vajzat, por edhe për botën e qytetëruar. Këtyre qafirëve u dukej se koha ishte kthyer mbrapsht, përpara se ta nisnin këto martesa. Sytë e vajzave, nuk thithnin dritë e as nuk jepnin asgjë. Këtë ndriçim ironik të kohës mesjetare, që nuk e duronin dot.
Pikrisht bishatë! A s’e kuptojnë dot që fëmijët me lodra në dorë nuk janë gati për martesë! Pse besoni te Muhamedi? Mos vallë, sepse këta njerëz me dy këmbë, me fytyra demoni nuk i besojnë vetes së tyre. Të cilët nuk dijnë asgjë për veteveten, të cilët jetojnë në errësirë të plotë. Njeriu i cili beson tek të tjerët, ai është njeri i cil ka frikë të besojë te vetja tij. Thënë ndryshe, të gjithë ata myslimanë të shndërruar në LUGETËR, në një farë menyre e kanë të vështirë për të qenë guximtarë për t’i besuar qenies së vet. Ata besojnë tek djalli. Njerzitë si në foto martohet me fëmijë! Ky është më të vërtetë absurditet prej absurditetve. Po, pse nuk martohen me vajzatë e veta!….
Pyetja është – “Si mund të nxirrej ideja e një operacioni ushtarak e shekullit njëzet e dy për ta rrënuar këtë mit të vjetër shkretire!”…
Mund të jetë një imazh i 14 persona dhe teksti

Xhelal Sfeçla ministri më i guximshëm në qeverinë e Kurtit

2
Personi i vitit
Në kohë luftërash botërore dhe krizash të thella, z. Xhelal Sveçla me guxim udhëhoqi Policinë e Kosovës në mbarë vendin për një mjedis të sigurt dhe të qetë përmes betejave sfiduese e rrëqethëse, veçanërisht në veri të Kosovës, kundër bandave vendase, terroristëve dhe paraushtarakëve të mbështetur nga shteti serb.
Vendosmëria e tij e palëkundur për të krijuar paqe dhe për të mbrojtur të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, ka rezultuar në përparime të rëndësishme në sovranitetin shtetëror mbi një rajon të dominuar prej kohësh nga bandat dhe paligjshmëria.
Nën udhëheqjen e tij, Policia e Kosovës doli si forca më profesionale në rajon. Ministri e ndërpreu me sukses agresionin paraushtarak të Banjskës, në veri të Kosovës, konfiskoi një arsenal të madh armësh, uli në mënyrë drastike shkallën e krimit dhe çmontoi unazat e kontrabandës, kultivimin e narkotikëve dhe laboratorët. Ai ndërmori hapa të guximshëm për të eliminuar prodhimin e kriptomonedhave dhe ndaloi dinarin serb, së bashku me targat serbe, bankat dhe shërbimet postare. Këto u zëvendësuan me shpejtësi me institucione legale të Kosovës.
Si rezultat, qytetarët e veriut të Kosovës tani përjetojnë një ndjenjë të re të një mjedisi të qete dhe të sigurt, duke shënuar një shtrirje historike të sovranitetit të Kosovës – një arritje e paprecedentë që nga lufta. Z. Sfeçla ishte ministri më i guximshëm në qeverinë e Kurtit.
Person of the year
In times of world wars and deep crises, Mr. Xhelal Sveçla courageously led the Kosova Police all over the country for a safe and secure environment through challenging and harrowing battles, especially in north Kosova, against local gangs, terrorists, and paramilitaries backed by the Serbian state.
His unwavering determination to create peace and protect all citizens, regardless of their ethnicity, has resulted in significant advancements in state sovereignty over a region long dominated by gangs and lawlessness.
Under his leadership, the Kosova Police emerged as the most professional force in the region. The minister successfully aborted the paramilitary aggression of Banjska, north Kosova, confiscated a vast arsenal of weapons, drastically reduced crime rates, and dismantled smuggling rings, narcotic cultivation, and laboratories. He took bold steps to eliminate the production of cryptocurrencies and banned the Serbian dinar, along with Serbian license plates, banks, and postal services. These were swiftly replaced with legal Kosova institutions.
As a result, the citizens of north Kosova now experience a newfound sense of a safe and secure environment, marking a historic extension of Kosova’s sovereignty—an achievement unprecedented since the war. Mr. Sfeçla was the most courageous minister in the Kurti government.
May be an image of 1 person and text

Njoftohet se tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në Kosovën veriore

0

Pamje e autoblindës së aksidentuar të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Thuhet se tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në veri.

Tetë policë janë lënduar nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës të premten në mbrëmje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, ka thënë për KOHËN se tetë policët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç ka thënë Mustafa-Hakaj, dy policë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa po përgatiten që të nisen edhe dy të tjerë.

“Për katër të tjerët janë duke u bërë ekzaminime. Kanë lëndime të tilla si thyerje, por janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ajo.

Autoblinda e Policisë, sipas njoftimit, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca.

Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Pak pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok më 29 nëntor, Këshilli i Sigurisë pati miratuar masa emergjente duke aktivizuar në terren Policinë dhe Forcën e Sigurisë për të garantuar siguri përreth objekteve të shërbimeve kritike.