Kreu Blog Faqe 697

Hoxha në “mevlyd”, tha: “Putini iu është lutur popullit amerikan që të ikin nga Amerika (SHBA), se për disa sekonda do t’i shkrijnë!”

3

Foto ilustruese

Reshat Sahitaj

MENDOJ QË DISA HOXHALLARË PAGUHEN NGA SERBIA DHE RUSIA
___
Rastët e vdekjeve janë momente pikëlluese për familjarët. Këto raste hoxhallarët tanë i shfrytëzojnë për të përhapur islamizmin, duke përdorur edhe mjete didaktike si zërimin më zmadhuesit e tyre.
Për hoxhallaët nuk është më rëendësi i vdekuri , por të dëgjohet fjala e tyre në popull!
Për hoxhallarët , nuk është më rëndësi a janë përballë tij 50 dëgjues apo 1000, por rëndësi ka të dëgjohet fryma propagandistike e tyre në popull !
Haxhallarët nuk pyesin ku të ulën, sepse janë të bindur se vendin e tyre e kanë të rezervuar në ballë të burrave.
Hoxhallarët nuk pyesin, kur duhët ta marrin fjalën, sepse mendojnë se janë në shkretirat e Arabisë duke folur para beduinve!
Hoxhallaët nuk kanë turp , të flasin para një intelektuali, sepse janë të bindur së para tyre kanë një popull primitiv, pa menduar asnjëherë se aty ka profesorë, shkrimtarë, publiistë, doktorë shkencash… Jo, hoxhalalret mendojnë se janë të privilegjuar.
Ҫka flasin hoxhallarët në raste të tilla?
Flasin se vetëm muslimanet e meritojnë parajsën.
Flasin se duhet bërë lutje për të vdekurin, thuase i vdekuri varët nga lutjet e mia apo tuaja.
Flasin për përjetimet dhe luftërat e Muhametit apo ndonjë tjetër , por nuk flasin për 17 gratë e tij dhe s Ajshën 9 vjeçare që e mori për grua.
Flasin se duhët të merret avdes (me i la sytë e duartë ) pesë herë në ditë.
Flasin se kemi të drejt të martohemi më vazjën e xhaxhait tonë.
Si e dyshova se hoxhallallët paguhen nga Serbia dhe Rusia ?
Gjatë një mevlydi siç i thonë muslimanët kur këndojnë pak shqip e gërvallën tërë kohën arabisht, njëri nga hoxhallarët, tha:
Dje (dmth 12.dhjetor 2024), Putini paska kërkue dhe iu është lutur popullit amerikan që të ikin nga Amerika (SHBA), sepse për disa sekonda do t’i shkrinë të gjithë.
Nuk duhet te kemi më baba nr 1 e baba nr 2, e nr 3….
Analizone mirë. 1. Disa muaj më herët Putini kur e kritikonte Perëndimin se në këto vende Europë &Amerikë SHBA , të civilizuara të botës ka divorce të shumta dhe fëmijët që ndahën nga njëri prind bashkëjetojnë më një burrë tjetër që nena e tyre martohet. Putini thoshte edhe për probleme tjera që janë në Perëndim.
2. Edhe nëse Putini mbrëmë, pra më 12 dhjetor 2024 ka thënë se mundet ta shkatërrojë Amerikaën, këto nuk i takojnë një hoxhe që t’ia transmetoj publikut të tij që janë tubuar për rast të vdekjës.
Hoxha duhet të din, se nëse Putini mundet ta shkatërrojë Amerikën apo Europën edhe Amerika ose Europa mundet ta shkatërrojë Rusinë.
Unë nuk fola asgjë, sepse qysh në mengjes ma kanë tërhequr verejtjën të mos flisja asgjë, posa hoxha të vjen. Unë nuk i bëra as lutje e as AMIN.
ATY KU JANË MINIMUM 2-5 ME TITUJ Prof. dr E HOXHA VENDOSET NË BALLË TË BURRAVE – AI POPULL NUK SHKON KURRË PËRPARA
Peut être une image de 8 personnes

Dita Ndërkombëtare e Violinës

0

Nga: Edlira Ruzi

Si pionier i artit të violinës në Shqipëri njihet Ludovig Naraçi i cili në dhjetor të vitit 1926 mbajti koncertin e tij të parë për violinë. Virtuozi Naraçi ishte edukuar në qendrat evropiane të kulturës si Vjenë e Pragë. Naraçi dha konktribut edhe në mësimdhënie ku mësoi disa breza violinistësh shqiptarë.

Instrumenti i violinës nuk është dukur gjithmonë njësoj që nga lulëzimi i tyre gjatë shekullit të 16-të. Sipas muzikologut dhe violinistit amerikan, David D. Boyden, lloji më i hershëm i violinës u shfaq jo më vonë se 1530 dhe pjesa më e madhe e evolucionit të saj mund të gjurmohet përmes ikonografisë së kohës.

Disa nga instrumentet më të vlerësuara janë shitur për miliona dollarë në ankande. Disa nga violinat më të çmuara deri më sot janë punuar nga shtëpitë Amati, Guarneri dhe Stradivarius. Violina e parë moderne është bërë nga Andrea Amati nga Kremona, Itali, rreth 1955.

Shumica e violinave të prodhuara sot janë kopje të Stradivarius ose Amati.

Sot, violina jo vetëm që mbetet një tipar i domosdoshëm i muzikës klasike perëndimore, por ka gjetur rrugën e saj në forma të ndryshme të muzikës klasike dhe popullore në mbarë botën, si dhe në zhanre të tjera.

ATSH

Kohabitacioni dhe qeverisja

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Dukuria e kohabitacionit,  në praktikë është paraqitur në vendet e ish kampit socialist pas miratimit të pluralizmit politik, duke dëshmuar se kemi të bejmë me model të ri të qeverisjës  i cili duhet të përshatët si kudo në vendet me traditë demokratike

Vetëm në pluralizëm  qytetarët  në vendet e ish kampit socialist  kanë pasur mundësi të njihen me dukurinë e kohabitacionit. Kemi të bëjmë me përfaqësuesit e pushtetit të cilët nuk i takojnë partisë së njëjtë   në institucionet kryesore të vendit siç janë presidenti dhe kryeministri. Në këtë aspekt një dukuri e tillë është e pranishme në Mal të Zi  nga viti 2020, duke vazhduar edhe tash si një model  i qeverisjës. Nga ai vit në Mal të Zi në pozita të tilla kemi të bëjmë me dy president dhe tre kryeministra, të cilët janë përpjekur për „kompromise“ të cilat dëshmojnë se kohabitacioni është realitet shoqëror në pluralizëm. 

Ndryshime jo vetëm programore

Opinioni i gjerë është i informuar se kohabitacioni aktual në Mal të Zi është pasojë e ndarjëve të brendshme të partive duke u trajtuar si papajtueshmëri personale. Por, me kalimin e kohës del qartë se kemi të bëjmë ndryshime në  aspektin ideologjik e programor, nga del se kemi diferencim në dy pozitat me të rëndësishme shtetërore. Nga aspekti i demokracisë një qendrim i tillë nuk paraqet dobësi, por e kundërta, sepse me reagime nga ana  e presidentit kemi të bëjmë me kontrollë të pushteit ekzekutiv, dukuri e cila më parë ka qenë shumë e rrallë.

E kaluara nuk mund të harrohet

Nga 30 gushti 2020, kur u bë rotacioni i pushtetit në Mal të Zi, kur pas tri dekadave kaloi në opozitë DPS-i, në skenën politike janë të pranishme kalkulimet e ndryshme të subjektëve politike të cilët nuk zgjedhin mjete për të qenë pjesë e qeverisjes si në nivelin lokal e ate qendror. Ish opozita e cila tash  është në pushtet në ketë aspekt përveç përvojës së tyre kanë mësuar shumë nga partia e cila ka udhëhequr për tridhjetë vite(DPS), madje në disa çështje edhe duke iu tejkaluar.

Por, duke marrë parasysh se e kaluara nuk harrohet, pas datës 30 gusht 2020 pothuaj të gjitha subjektët politike në nivel lokal e ate qendror refuzojnë qe në koalicion të ftojnë DPS-in, sepse ata janë përgjegjës për qeverisjën e vendit  në të kaluarën.

Demokracia e pakonsoliduar

Jo rrallë në skenën politike në Mal të Zi, nuk respektohen parimet demokratike ku subjekti politik me numër më të madh mandatësh duhet të propozojë kryetarin e të tjerët pozitat tjera sipas mandateve të fituara. Por, ndodhë e kundërta, partitë e vogla, kushtezojnë për të qenë pjesë e koalicioneve, madje edhe duke kërkuar më shumë se realisht iu takojnë. Një veprim i tillë nuk ka të bëjë fare me parimet demokratike, por me interesin e subjektëve të ndryshme politike, duke kushtëzuar subjektin më të votuar. Mos arritja e koalicionit për formimin e pushtetit lokal si në Podgoricë dhe Budva, është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë.

Numrat si kushtëzim 

Askush nuk mund të mohojë rëndësinë e numrave, sidomos kur është në pyetje formimi i koalicionit qeverisës, por kushtezimi për pozita të veçanta,  paraqet kërcënim politik ndaj partisë politike më të madhe. Dhe nga një veprim i tillë arrihen kompromise të dhimshme, vetëm për hir të qeverisjes në mjedisin përkatës. Ne raste të tilla, parimet demokratike humbin vlerat e veta, nga del se ambiciet për pushtet nuk kanë masë reale, ku raste të tilla ka  kudo, ku as Ulqini nuk është përjashtim.

Dështimi i rotacionit

Në skenën politike në nivelin lokal subjekte të ndryshme politike në sajë të arritjes së koalicionit janë dakorduar qe kryetarin e komunës ta ndajnë mes tyre së cila nga dy vite.  Një dukuri e tillë ka ndodhur në Ulqin me rastin e zgjedhjeve lokale të cilat janë mbajtur me 27 mars të vitit 2022, ku dy vitet e para kryetarin ta ketë URA ndërsa dy vitet tjera FORCA. Kryetari nga URA u verifikua në kuvendin lokal me 3.6.2022, por, me rastin e rotacionit të pozitës së kryetarit(2024), nga URA nuk respektuan  marrëveshjen sepse tentuan të vazhdojnë më tutje me atë pozicion. Por, nga ana tjetër duke kuptuar intrigat e tilla FORCA arriti të dekompozoi koalicionin ekzistues  ku URA mbeti jashtë ku  në vend të tyre afruan DPS-in, duke qenë shumica e re në parlamentin lokal, e cila ka  mbeshtetur kandidatin e FORCËS për kryetar, i cili u verifikua  nga kuvendi i Ulqinit me 30.5.2024.

URA pësoi dy autogola

Një veprim i tillë nga URA ishte befasi për opinionin  sepse koalicioni këto dy vite ka funksionuar mirë, duke arritur suksese në aspektin financiar, por edhe në disa projekte zhvillimore. Por ambiciet për pushtet dhe animoziteti ndaj disa individëve ndikoj që të mos respektohet marrëveshja ku vendimtarë ishte   rotacioni  në lidhje me kryetarin re komunës. Me këtë veprim politik URA pësoi dy autogola, duke  u vetpërjashtuar  jashtë qeverisjes lokale si dhe riktheu DPS-in në pushtetin lokal në Ulqin.

Në mënyrë identike një dukuri e tillë ka ndodhur edhe në komunën e Beranës, sepse duke mos respektuar rotacionin e kryetarit, dhe të pamundësisë të formojnë një koalicion të ri, është bërë shpërndarja e parlamentit lokal dhe është shkuar në zgjedhje të parakohshme lokale që janë mbajtur me 8 dhjetor 2024.

Interesat jo vetëm individuale

Janë pikërisht veprimet e tilla të subjektëve të ndryshme politike me numër të vogël këshillatrësh apo deputetësh të cilët kanë kërkesa të palogjikshme, por shfrytëzojnë momentin për tu treguar  gjoja të rëndësishëm, edhe e pse e dijnë se pesha e tyre reale  në skenën politike është e ulët.  Dhe deri sa të kemi pjesëmarrës të tillë në skenën politike, demokracia pluraliste ka humbur vlerat reale, sepse eliminohen parimet demokratike sepse  në skenë janë të pranishme interesat e grupeve apo të individëve  të ndryshëm.

Nga qeverisja qytetare të ajo  partiake

Pikërisht nga një situatë e tillë në qeverisjet lokale por edhe ate qendrore janë punësuar individë të ndryshëm, që me përjashtim të rastëve, pjesa dërmuese tyre janë militant  apo individë të tjerë qe iu përkasin ekskluzivisht  partive politike. Ne raste të tilla  nuk  respektohet kriteri i profesionalizmit dhe meritokracisë, por përshtatshmëria dhe nepotizmi nga del se se shumica e kuadrave partiake, janë për të dëshiruar.

Nëse me herët koncepti i qeverisjës trajtohej qoftë edhe formalisht si i qytetarëve, tani e ka humbur tërësisht atë kuptim sepse kemi të bëjmë me qeverisje partiake, e cila ka marrë përmasa të virusit të përgjithshëm shoqëror, me pasoja për të tashmën dhe të ardhmën.

Konkurset pa peshën e duhur

E dhëna se individë të ndryshëm nga subjektët partiake  të koalicionit përcaktohen më parë se sa të shpallet konkursi publik, e dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë. Pikërisht, nga një situatë e tillë dëshpruese kuadrat e verifikuara dhe të dëshmuara mbesin jashtë mundësive për tu punësuar, sepse në rënd të parë është përkatësia dhe përshtatshmëria partiake se sa profesionalizmi e meritokracia.

(Dhjetor 2024)

“Demokracia e prolonguar” e Nazmi Pecit, vepër publicistike me rëndësi historiografike

0

 Nga: Shefqet Dibrani

Ing. Nazmi Peci, “DEMOKRACIA E PROLONGUAR 2”, publicistikë, (Përgatitur për shtyp nga Prof. Demë Jashari dhe Shefqet Dibrani), botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë 2024, faqe 160. ISBN 978-9951-31-014-7

FILLIM

Këto ditë doli nga shtypi Libri i Dytë publicistik “DEMOKRACIA E PROLONGUAR”, nga Ing. Nazmi Peci, vepër kjo që synon të pasqyroj dhe sa më mirë të kompletoj portretin politik e intelektualit të veprimtarit Nazmi Peci, i cili ishte nënkryetar në disa mandete i Degës së LDK-së në Zvicër.

NJOHËS I SHKËLQYER I PROCESEVE POLITIKE

Ing. Nazmi Peci ishte dhe mbetet njëri nga veprimtarët më të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Zvicër. Ai ishte njohës i shkëlqyer dhe pjesë aktive e të gjitha proceseve nëpër të cilat kalonte atdheu ynë. Falë njohurive të tij intelektuale dhe kulturës institucionaliste, ai diti më mirë se kushdo tjetër t’iu japë kahe të mbara të gjitha organizimeve dhe proceseve ku ai pati ndikim. Këtë konstatim e sforcojnë edhe shkrimet e radhës, të përfshira në vëllimin e dytë “DEMOKRACIA E PROLONGUAR 2″, përgatitur për shtyp nga prof. Demë Jashari dhe Shefqet Dibrani. Shënimet në fjalë janë përzgjedhur dhe sistemuar në këtë mënyrë, me qëllim të pasqyrimit sa më të mirë, sa më real e të dinjitetshëm të veprimtarisë së njërit nga veprimtarët më të vyeshëm që pat Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër.

Edhe për këtë vëllim, hartuesit kanë arritur të gjejnë komente e shkrime të tija, kryesisht të mbetura në dorëshkrim. Prandaj, gati secili shkrim është ilustruar me fragmente nga dokumentet origjinale përmes të cilave lexuesit dhe bashkëveprimtarëve të tij ua paraqesin edhe një vlerë të rrallë që kishte Ing. Nazmi Peci: “Atë për të mbajtur shënime me një bukurshkrim për lakmi).

Është rast i mirë për të theksuar se vëllimit të parë dhe këtij të dytit do t’i bashkëngjitet edhe i treti, (që është në proces botimi), në të cilin janë përfshirë kryesisht raporte dhe fjalime të Nazmiut të mbajtura nëpër tubime, mbledhje dhe kuvende të Degës së LDK-së e në të cilat shpalosen jo vetëm vlerat intelektuale të Ing. Nazmi Pecit të cilat ai i posedonte, por bëhet edhe pasqyrimi i vlerave demokratike që i ka zhvilluar Dega e LDK-së në Zvicër dhe përgjithësisht Lidhja Demokratike e Kosovës.

NË PROCES PËRPILIMI EDHE “MONOGRAFIA” KUSHTUAR KËTIJ VEPRIMTARI

Më vonë, kësaj trilogjie do t’i bashkëngjitet edhe “Monografia për jetën dhe veprimtarinë e Ing. Nazmi Pecit”, monografi kjo e cila është duke u përgatitur nga prof. Demë Jashari dhe Shefqet Dibrani. Ku pretendohet të materializohet dhe të kompletohen sa më mirë shënimet e përmbledhura edhe në këtë trilogji.

Kështu, duke i publikuar shkrimet e Ing. Nazmi Pecit, është pasqyruar edhe një pjesë e madhe e veprimtarisë së mijëra bashkatdhetarëve me të cilët ka vepruar Ing. Nazmi Peci, e së këndejmi edhe të përzgjedhësve dhe përgatitësve të këtyre vëllimeve – gjithsesi me rëndësi edhe historike.

Ky përkushtimi i D. Jasharit dhe i Sh. Dibranit, për tu realizuar kjo trilogji, është një nga mundësitë më humane për njeriun që tashmë nuk është në mesin e të gjallëve. Përmes përgatitjes për publikim të veprës së tij, hartuesit kanë përkujtuar e nderuar mikun dhe intelektualin Ing. Nazmi Peci si dhe të gjithë miqtë e bashkëveprimtarët e tyre të përbashkët me të cilën kanë sendërtuar një kauzë e cila i pati ndikimet e veta në shtetndërtimin e Kosovës, në propagandimin dhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës e, së këndejmi, edhe të organizimit politik, kulturor dhe atij ushtarak në funksion të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

PROLONGIMI (LAT. PROLONGARE)

Libri “DEMOKRACIA E PROLONGUAR 2”, përfshinë kryesisht komente dhe analiza të shkruara nga Ing. Nazmi Peci në përvijim kohërash. Edhe ky vëllim përbëhet nga një përzgjedhje profesionale e shënimeve të gjetura në arkivin e tij; të komenteve dhe analizave të cilat Ing. Nazmi Peci i ka shkruar me dorën e vet. Prandaj, hartuesit kanë futur faksimile të bollshme për ta dëshmuar sa më mirë e sa më qartë këtë afinitet të rrallë që kishte bashkëveprimtari dhe miku i tyre Ing. Nazmi Peci.

Të gjitha janë pikëpamje të Ing. Nazmi Pecit të cilat i ka shprehur kudo: në ndeja, në mbledhje dhe nëpër tubime të shumta që kishin të bënin me organizimet, mobilizimet, zhvillimet shoqërore e politike – sociale e historike në shoqërinë shqiptare.

Me publikimin e këtyre komenteve dhe analizave, hartuesit kanë synim për të nxjerrë më në pah afinitetin intelektual që kishte veprimtari dhe udhëheqësi shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Zvicër Ing. Nazmi Peci. Së këndejmi, edhe ky vëllim është me mjaft interes për të afirmuar dijen dhe njohuritë e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së në Zvicër Ing. Nazmi Peci.

Sipas përpiluesve, thuhet se “nuk kemi informacione nëse këto shënime e shkrime të Nazmiut ishin të botuara në shtypin e kohës ose diku tjetër. Por, si shënime të tija origjinale, gjithsesi që ngjallin emocione dhe shpalosin edhe afinitetin e tij për mbajtjen e shënimeve gati si lloj kronikash. Ky nivel dhe kjo saktësi e mbajtjes së shënimeve është për t’u admiruar e lakmuar edhe nga ne miqtë e përhershëm të tij sepse, kësisoj, po shohim se krijimi dhe shkrimi janë jo vetëm vlera personal por ato edhe kanë atë privatësinë e individit i cili edhe kur krijon gjëra me vlerë, siç është rasti i Ing. Nazmi Pecit, shumë pak iu ka kushtuar rëndësi për t’i botuar e publikuar”.

EDHE KY VËLLIM PËRBËHET NGA DY PJESË

Në pjesën e parë janë përmbledhur shkrime, referate, fjalime, pikëpamje e analiza, kurse në pjesën e dytë janë përfshirë disa shkrime për figura dhe personalitete të kohës siç ishin Jusuf Gërvalla, Enver Hadri, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe Nuhi Berisha, me emrat e të cilëve ndërlidhen shumë ngjarje e zhvillime. Për këto figura të shquara, organizimi i LDK-së në Zvicër – në tërë shtrirjen e vet, ka shënuar e mbajtur përvjetor të rregullt. Po ashtu, përpiluesit kanë gjetur edhe dy shkrime të tilla të cilat lidhen me dy figura të shquara të Mitrovicës siç janë prof. dr. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, të vrarë nga forcat serbe në natën e 24 dhe 25 marsit të vitit 1999.

Siç është shpjeguar edhe në vëllimin e parë, nocioni Prolongim (lat. prolongare), ka të bëjë me zgjatjen dhe zvarritjen e proceseve, kuptim ky që iu shkon edhe këtyre shkrimeve të cilat janë zvarritur dhe nuk janë botuar për të gjallë të autorit. Prandaj, paska qenë edhe një arsye më shumë për ta pagëzuar librin me të njëjtin titull dhe, në anën tjetër, për ta ruajtur vazhdimësinë e komenteve dhe analizave, si vlerë të rrallë intelektuale të cilën e kishte Ing. Nazmi Peci. Kjo shprehje (prolongim) e përdorur shpesh nga Ing. Nazmi Peci, krijon lehtësi për të kuptuarit e veprës dhe bën që titulli të jetë më i kuptueshëm dhe shumë më i pranueshëm. Kjo është theksuar edhe në vëllimin e parë se “Demokracia për të cilën është angazhuar Ing. Nazmi Peci, (po edhe përpiluesit bashkë me të), nuk është demokracia të cilën e kanë dëshiruar e projektuar, e për të cilën kanë vepruar për vite të tëra”.

ANA MAGJIKE DHE ENIGMA E SAJ

Në vëllimin pasues, (Libri 3), lexuesi do të ketë rastin për të mësuar luftën e pashembullt që bënte Qeveria e Kosovës në Mërgim dhe vetë Ministri i Ekonomisë dhe Financave Isa Mustafa kundër Degës së LDK-së në Zvicër, i cili madje, në mënyrë arbitrare – burokratike e bolshevike, pa asnjë arsye e shkarkoi Ing. Nazmi Pecin nga kryetari i Këshillit Qendror të Fondit për realizimin e trepërqindëshit në muajin mars 1993. Letrat dhe dokumentet e asaj kohe do të përfshihen dhe publikohen në “Librin 3”, si dokumente që do të shpjegojnë ecurinë e shumë proceseve dhe luftën e ashpër që zhvillonin kreaturat e një segmenti institucional kundër LDK-së.

PËRFUNDIMI

Përpiluesit mendojn se edhe ky libër pasqyron vetëm një anë, apo thënë më drejt, vetëm një pjesë të veprimtarisë e krijimtarisë së Ing. Nazmi Pecit. Njëherësh është edhe kontribut dhe përpjekje e tyre (përpiluesve) për të sendërtuar, realizuar e përjetësuar sa më denjësisht figurën shumëdimensionale të bashkëveprimtarit të tyre dhe në anën tjetër për të kompletuar portretin atdhetar, intelektual e politik të Ing. Nazmi Pecit.

Në fund të këtij shënimi, përpiluesit e këtij libri, e ripërsërisin refrenin se “Ing. Nazmi Peci ishte njëri nga personalitetet më të spikatura në Degën e LDK-së në Zvicër”!

St. Gallen, 13 dhjetor 2024.

Deputetët e legjislaturës 2025 s’duhet me qenët “dele” të dëgjueshme, por persona kredibill, kreativ e meritor

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Ose; Papërgjegjësia e miopia politike e autokratëve partiak)

Akti dhe fakti i futjes së kandidatëve për deputet në Parlamentin e ardhshëm i anonimusave, i analistëve, i tik-tokerave, i bigbrodherave, e futbalerave, i këngëtareve, i…, e jo edhe i intelektualëve dhe meritokratëve (që tashmë i kemi) për zgjedhjet nacionale, e dëshmon më së miri se partitë tona politike e meritojnë vërtetë nga një “testimonium paupertatis racio” (certifikatë të varfërisë së mendjes).

Dëshmi, kjo që në fakt na e sinjalizon qartazi edhe shkallën tonë të përgjithshme të emancipimit politik. Dhe jo vetëm kaq, por, ky listim me faktin dhe aktin e vazhdimit të “odisejades” së përzgjedhjes së kandidatëve nepotist e mbi të gjitha pa kurrizor e poltronist (!?) që si thotë populli e “shikojnë vetëm çka thotë goja e liderit”, e jo mendja, dija dhe bashkë idetë e tyre profesionale, na e dëshmon edhe katandisjen e sotme sociale e kulturore. Kosova, me shumicën e kandidatëve poltronista të përzgjedhur absolutisht në mënyrë selektive nga autokracia partiake dëshmon më së miri për një papërgjegjësi e dështim të politik bërjes sonë. Autokraci kjo që dëshmon më së miri se ata nuk janë ende të përgatitura as për menaxhim, as për udhëheqje të institucionale të shtetësisë, e as për ballafaqim me Serbinë, as me Uashingtonin e as me Brukselin…

Tjetër, si mund të shquhen këto zgjedhje demokratike, kur kemi vetëm një njësi zgjedhore me gjitha këto komuna e nënkomuna, e kur votuesi do hutohet me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit i cili duhet denjësisht ta përfaqësoj interesin qytetar, në vend të atij klanor e partiak që ia ka servuar lideri!? Me këtë rast ne do kemi jo deputet të votuar nga njësia prej nga vie, po deputet që i ka përzgjedhë autokracia dhe lideri i partisë. Parlamenti, gjithashtu do shndërrohet jo në aulë e ballafaqimit të argumenteve legjislative pro et contra, por, në shëmbëlltyrë të liderit, në vend të shëmbëlltyrës së qytetarëve.

Gjë që kandidatin e fut në obligime ekskluzive të klientelës partiake. Ky tip kandidati llogaridhënien, nuk e ka për obligim qytetar, madje shanset për ta tradhtuar edhe liderin bashkë me partine janë maksimaliste.

Sikur kandidatët të përzgjidheshin nga zonat ku ata gravitojnë, obligimet do ishin shumë më ndryshe.

Piramidat e Visokos dhe lidhja e fshehur me Ilirët: Trashëgimia e Shqiptarëve dhe misteret e së kaluarës!

0

Nga: Luan Dibrani

Piramidat e Visokos, të zbuluara në vitin 2005 nga dr. Semir Osmanagić, janë shpallur si pjesë e një kompleksi të lashtë piramidash që mund të jenë ndërtuar nga një civilizim që ka jetuar në Ballkan shumë para periudhës historike të njohur. Teoria që lidh këto piramida me ilirët është spekulative dhe ka mbështetje më shumë te ideja e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, sesa te ndonjë provë konkrete për ndërtimin e tyre nga ilirët.

1.Pamje e këtyre Piramidave qe shihen nga  distanca  e madhe madje edhe një njeri naiv  e kupton se ka te beje me një ndërtim aktual të asaj kohe, e jo siç pretendojnë  sllavët ta injorojnë, madje edhe ta mbulojnë edhe me tuje me dhe gur për ta fshehur një kryevepër ilire qe do i fundos shumë  histori të falsifikuara  te serbëve dhe te tjerëve sllav te ardhur ne këto troje !?…

Ilirët ishin një grup popujsh që jetonin në territorin e sotëm të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi,Greqi,kroaci  dhe pjesërisht në Bosnjë. Ata ishin të njohur për strukturat e tyre shoqërore dhe shpirtërore, si dhe për besimet kozmologjike që mund të kenë përdorur simbole dhe objekte të veçanta, shumë prej të cilave janë gjetur në varreza dhe vendbanime arkeologjike. Disa studiues sugjerojnë se piramidat e Visokos mund të kenë një lidhje me trashëgiminë shpirtërore të ilirëve, të cilët mund të kenë ndërtuar struktura të ngjashme për qëllime rituale, përkatësisht për energjinë shpirtërore, si dhe për krijimin e një lidhjeje me fuqitë kozmike dhe natyrën.

Krahasimi me Piramidat e Egjiptit

Piramidat e Egjiptit, të njohura për famën e tyre ndërkombëtare, janë ndërtuar nga Egjiptianët e Lashtë gjatë periudhës së faraonëve. Këto piramida janë një nga arritjet më të mëdha të civilizimit të Egjiptit, dhe për shumë shekuj janë konsideruar si simbole të fuqisë, pasurisë dhe besimit religjioz të egjiptianëve. Piramidat, veçanërisht ato të Giza-s, janë ndërtuar me një teknikë precize dhe janë pozicionuar në mënyrë të tillë që ato përputhen me shënimet astronomike, duke sugjeruar se ata kishin një kuptim të thellë të astronomisë dhe energjive kozmike.

Krahasimi i piramidave të Visokos me ato të Egjiptit mund të bëhet në disa aspekte:

Zbulimi dhe Kontestimet Rreth Piramidave të Visokos

Në vitin 2005, Semir Osmanagić zbuloi ato që ai i quajti piramidat e Visokos. Pavarësisht se shumë shkencëtarë i kanë konsideruar ato si formacione natyrore, gërmimet dhe hulumtimet e mëtejshme sugjerojnë mundësinë që ato të jenë krijuar nga njeriu, duke luajtur një rol të rëndësishëm në kulturën e lashtë. Piramidat, përfshirë një piramidë të madhe, tunelin dhe struktura të tjera, janë lidhur me fenomene të pazakonta, si ndryshime në fushat elektromagnetike dhe ngjarje misterioze që kanë tërhequr vëmendjen e hulumtuesve dhe studiuesve të fushave të ndryshme.

2.Pamje e këtyre Piramidave qe shihen nga  distanca  e madhe madje edhe një njeri naiv  e kupton se ka te beje me një ndërtim aktual të asaj kohe, e jo siç pretendojnë  sllavët ta injorojnë, madje edhe ta mbulojnë edhe me tuje me dhe gur për ta fshehur një kryevepër ilire qe do i fundos shumë  histori të falsifikuara  te serbëve dhe te tjerëve sllav te ardhur ne këto troje !?…

Një aspekt tjetër që ka nxitur teoritë alternative është mundësia e lidhjeve me UFO-t dhe civilizime të lashta me teknologji më të avancuar. Sidoqoftë, shumë shkencëtarë kanë mbetur skeptikë dhe argumentojnë se piramidat mund të jenë formacione natyrore, të krijuara nga erozioni dhe ndikimet e tjera gjeologjike.

Ilirët dhe Rrënjët e Shqiptarëve: Civilizimi i Lashtë

Një nga teoritë më të njohura lidh piramidat e Visokos me Ilirët, popullin e lashtë që ka banuar rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë dhe Bosnjën, dhe që konsiderohet se është pasardhës i drejtpërdrejtë i shqiptarëve të sotëm. Ilirët ishin një popull me një kulturë të zhvilluar dhe një shtrirje të gjerë, e cila përfshinte territore që shtriheshin nga brigjet e Adriatikut deri në veri të Ballkanit.

Studiuesit sugjerojnë se piramidat mund të kenë shërbyer si qendra kulturore, shpirtërore dhe energjetike për popujt e lashtë, duke mundësuar lidhje të forta me natyrën dhe energjitë që krijohen nga forma të tilla masive si piramidat. Kjo mund të jetë një dëshmi e mundshme e lidhjes së shqiptarëve me një civilizim të lashtë që ka përdorur këto struktura për qëllime kulturore dhe shpirtërore.

images.jpg

Piramidat e Visokos dhe Trashëgimia Shqiptare

Një nga aspektet më intriguese të piramidave të Visokos është mundësia që ato të jenë pjesë e trashëgimisë shqiptare dhe një dëshmi e lidhjes së popullit shqiptar me civilizime të lashta. Pavarësisht kritikave, shumë studiues dhe hulumtues kanë lidhur elemente të kulturës shqiptare me gjetjet në piramidat e Visokos. Kjo ka shkaktuar një rinovim të interesit për historinë e lashtë të Ballkanit dhe për lidhjet e mundshme midis shqiptarëve dhe civilizimeve të humbura.

Teoritë dhe Kontestimet

Ndërkohë që shumë shkencëtarë janë të kujdesshëm dhe kritikë ndaj teorive që lidhin piramidat e Visokos me një civilizim të lashtë, kritikat e tyre shpesh mbështeten në argumente që sugjerojnë se piramidat janë thjesht formacione natyrore. Shumë studiues të huaj, përfshirë ata sllavë, janë skeptikë ndaj ideve që lidhin këto struktura me kulturën shqiptare dhe ilire, duke pasur një histori të ndërlikuar dhe shpesh të ndarë nga popujt dhe kulturat e tjera të Ballkanit.

Në përpjekjet për të minimizuar mundësinë që shqiptarët të kenë pasur një ndikim në ndërtimin e këtyre strukturave të mëdha dhe të sofistikuara, shumë nga këto teori janë konsideruar spekulative dhe të paqëndrueshme, përfshirë ato që përpiqen të lidhin piramidat me UFO-t dhe energjitë misterioze.

piramida-u-visokom.jpg

Thirrje për Aktivizim: Roli i Studiuesve dhe Arkeologëve Shqiptarë

Në këtë kontekst, është e domosdoshme që studiuesit dhe arkeologët shqiptarë të angazhohen më aktivisht në hulumtimin e piramidave të Visokos. Ky fenomen ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët, si një pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike që mund të ndihmojë në ndriçimin e rrënjëve të lashta të kombit shqiptar dhe lidhjeve të tij me civilizimet e lashta të Ballkanit. Hulumtimet e mëtejshme mund të ndihmojnë në përpjekjet për të kuptuar më shumë rreth kulturës dhe historisë shqiptare, duke ofruar mundësi për rikthimin e vëmendjes globale tek trashëgimia jonë.

dbf2cdcc9336a9355f68a48ba951119b.jpeg

Përfundim

Piramidat e Visokos mund të jenë një pjesë e trashëgimisë shqiptare dhe një dëshmi e mundshme e një lidhjeje të lashtë me civilizimet e humbura të Ballkanit. Ndërkohë që shumë pyetje mbeten pa përgjigje, teoritë që lidhin këto struktura me ilirët dhe shqiptarët po marrin gjithnjë e më shumë mbështetje. Studiuesit shqiptarë kanë një mundësi të shkëlqyer për të kontribuar në hulumtimet ndërkombëtare dhe për të ndriçuar më shumë këtë mister të madh, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë e kulturës dhe identitetit shqiptar për brezat e ardhshëm.

Piramida-Sunca-Visoko.jpg

Gjallërinë e jetojmë, po pas saj…!

0

Nga: Fahri Dahri

●●●

Ndan njerëzit nga Bota,

shprehen ngushëllime,

Dhimbje dhe mallëngjime.

Shpresojmë në ripërtërime.

            ●●●

Dje s’ishe, sot je, nesër jo,

E sotmja njihet, e nesërmja jo

Nga shumë mendohet se po.

Siç jemi, pasnesër kurrë, jo

            ●●●

Diçka nga “shtatshja”, mundet! 

Veç njerëz, etero-fizik si sot, jo !

Prindër, grua, burrë, vëlla

motra, fëmijë, në Dhe dergjen! 

             ●●●

Natyrës në kushtet e saj,

I jemi dashur, na krijoi

Kur asaj cikli i mbar

Pas saj, asnjë nuk shpëton.

             ●●●

Ku, ç’farë, pse, si dhe sa, s’ka

Dielli, Hëna,Toka, shuhen

Univers, Big Bang, nuk e di

Di, po vdiqëm, njohje më s’ka.  

             ●●●

Lind mes njerëzve të dashur,

Jeton në dashurinë e të gjeturve,          

Jepet shumë dhimshuri të ardhurve

Lidhjet familjare, në kohë ndërpriten.

              ●●●

Llogjika jonë, vetëm për një jetë,

Vazhdimësi të njëjtë ska si të ketë.

Njerëzit deri një shekull arrinë

Më pas energjia merr arratinë!(1).

                ●●●

Prirjet drejt të fshehtës

Një iluzion, vetëm fantazi.

Nuk ka të fshehta pas vdekjes,

Ringjallja e gjallesave hiprokrizi

                ●●●

Me të sotmen duhet kuptuar,

Se e nesërmja s’është e jona

Shpirtërat ndofta, trupi tretur.

Nga hiçi në hiç qeniet tona.        

                ●●●  

Toka dhe qielli, tonat janë, 

Sa rrojmë me këto jetojmë, 

Trupi, dheun të sigurtë ka, 

Treshja superiore(2) mos qoftë shaka!

                  ●●●

Shënim (1):  Me keqardhje më rezulton se njeriu, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve nuk e arrin “njohjen e vërtetë të jetës”. Ne e mendojmë se e njohim, por në të vërtetë hallakatemi sorollatemi, pas sigurimit të mjeteve të jetësës dhe përpiqemi të parandalojmë, të mposhtim ligësitë  dhe të ligjtë që i kemi në të katër drejtimet (anët) që rrethohemi!

Në momentin që vdekja njeriun rrëmben, i gjalli në mendje kujtime të shumta sjell, atëhere diç nga jeta kupton, por prap harron!

Tiranë, më 03/dhjetor/2024.-

                  ●●●

Shënim (2): “Ama-Budi-Manas”( Zoti brenda nesh; intuitori dhe dëshira). Uni hyjnor i njeriut. 

Për më shumë shif “Dhembja dhe moskalli i Çamërisë” faqe 191-208, botim- viti 2017-autor FD).

Shënim 3): “Për tri mbesat e tre nipërit dhe jo vetëm. Shijoni lumturinë e bashkësisë familjare, ajo vjen një herë në jetë. Ti doni dhe respektoni pa kushte prindërit, motrat dhe vëllezërit tuaj. Ruajeni të fortë lidhjen mes jush. Gëzojeni atë që keni, e nesërmja sjell ndryshime. E sotmja s’kthehet, as ata.           Gjyshi!         

 Tiranë, më 22/Korrik/2024.-

(Shkëputur nga libri: “Të vërtetat historike të tjetërsuara”-F.D.).

Kalendar: 80 vjetori i lindjes së Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova

1

Behlul Jashari – Prishtinë, Dhjetor 2024/ Para 80 viteve,  në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, ka lindur Ibrahim Rugova, i cili kujtohet si Presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

Tradicionalisht, përfaqësues institucionalë e politikë dhe qytetarë  i bëjnë homazhe Presidentit historik dhe vizitojnë familjen e tij.

Në veprimtaritë në Kosovë theksohet se  në lëvizjen për liri e pavarësi Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.

Që para më shumë se tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, para 35 viteve – në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për Shtet Sovran dhe të Pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Po në vitin 1992 kur u votua në zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare, Rugova për herë të parë si President i parë i Kosovës Ditën e Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorin e festoi në Vlorë në 80 vjetor. Nga Vlora dhe në festimet tjera e urimet nëpër vite të 28 Nëntorit Presidenti Rugova theksonte edhe mesazhin se Pavarësia e Kosovës është plotësim i Pavarësisë Shqiptare, “e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve”.

“Në 28 Nëntor 1992 Presidenti Rugova qëndron në Vlorë në festimin e 80 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai realizon takime me Presidentin Sali Berisha dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar”, shkruaj nga faqe historie.

Në 80 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, në 28 Nëntor 1992, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, uronte të gjithë shqiptarët në botë.

“Një  URIM I MADH në këtë kremtim jubilar për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera etnike dhe në diasporë, duke filluar nga Zelanda e Re, Australia, Evropa dhe Amerika, të cilët gjithmonë kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me trojet etnike shqiptare dhe me çështjen shqiptare”.

Ky ishte urimi i parë për 28 Nëntorin i Dr. Ibrahim Rugovës si President i Kosovës i zgjedhjeve të para pluraliste të 24 Majit 1992. Presidenti historik Rugova ka uruar në një deklaratë ekskluzive të botuar me titullin “Shqiptarët sot janë më të bashkuar se asnjëherë”  në 28 Nëntor 1992 në ballinën e gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991, pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës Rilindja – të vetmes së përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë.

I zgjedhur president i Kosovës në zgjedhjet e para pluraliste, Dr. Rugova pas vizitës në Shqipëri në Nëntor për festën e 80 vjetorit të Pavarësisë, në Dhjetor 1992 shkoi në Bruksel, ku takohet me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lorens Igëllberger, i cili i shpreh mirënjohje Pesidentit Rugova si lider i popullit shqiptar për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Kosovë. Sekretari Amerikan i Shtetit Igëllberger siguroi Presidentin Rugova se nga shqiptarët nuk kërkohet që të heqin dorë nga objektivi i tyre për të ardhmen e Kosovës.

Presidenti Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve.

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë para 30 viteve fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, si edhe në raste të tjera, falënderonte e vlerësonte shumë për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë.

Atë intervistë të parë me Presidentin e parë të Kosovës e zhvilloja në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova.

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës.
“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai.
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.

Në 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova në intervistë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger.

Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri.

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja.

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.

Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.

Ibrahim Rugova e Behlul Jashari në 60 vjetorin e gazetes Rilindja – shkurt 2005, duke i dhuruar Pllakatin e jubiletut te Rilindjes

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.

“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:

“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.

Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.

Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ibrahim Rugova u shua në 21 Janar 2006. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.

Karikatura, gjuha dhe fuqia e saj shprehëse në formimin e Shoqërisë: Një mjet kritik fshikullues dhe reflektiv

0


Nga: Luan Dibrani

Karikatura është një formë arti figurativ që përdor humorin dhe paraqitjen e shtrembëruar për të kritikuar dhe demaskuar anët negative të sjelljeve dhe veprimeve të individëve ose grupeve shoqërore. Ky lloj arti mund të jetë një vizatim, pikturë, skulpturë, apo ndonjë formë tjetër, dhe ka një ndikim të thellë dhe të gjerë në zhvillimin e një shoqërie. Karikaturat shpesh fokusohet në zmadhimin dhe paraqitjen në mënyrë qesharake të tipareve të individëve, duke ofruar një kritikë të thellë më shumë se një pasqyrë të drejtpërdrejtë të realitetit.

Karikaturistët: Mjeshtra të kritikës dhe reflektimit
Karikaturistët, ata që krijojnë këto vepra, janë individë me aftësi artistike dhe shpesh një mendim të thellë dhe kritik. Kreativiteti i tyre shfaqet në mënyrën se si ata përdorin artin për të pasqyruar e kundërshtuar ideologjitë dhe sjelljet e individëve të njohur ose fenomeneve shoqërore. Karikaturat politike, për shembull, janë një mjet i fuqishëm për të komentuar ngjarjet dhe zhvillimet aktuale, duke përdorur humorin dhe ironi për të zbërthyer aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike dhe politike. 

“Në karikaturën time, Slobodan Milošević është paraqitur duke mbajtur një shkop të gjatë, simbol i pushtetit dhe kontrollit, duke përpjekur të rrokullisë globin e botës. Ky veprim përfaqëson përpjekjet e tij për të shkatërruar paqen globale dhe për të përhapur dhunë. Karikatura thekson rolin e tij si “kasap i Ballkanit,” duke simbolizuar dhunën e tmerrshme dhe gjenocidin që ai shkaktoi në Kosovë, duke sjellë vuajtje dhe shkatërrim për popullin shqiptar”.

Simbolizimi dhe mesazhi i karikaturave politike

Një shembull i fuqisë së karikaturës mund të shihet në një ilustrim që shfaq Slobodan Milošević, diktatorin e Ballkanit, duke mbajtur një shkop të gjatë në dorë dhe përpjekur të shkatërrojë botën. Karikatura paraqet Milošević-n duke tentuar të rrokullisë globin e botës, një simbol i përpjekjeve të tij për të shkatërruar rendin botëror dhe për të përhapur dhunë e destabilizim. Shkopi i tij, që simbolizon fuqinë dhe kontrollin, sugjeron ambicien për të manipuluar dhe nënshtruar botën për interesat e tij. Globin e botës që ai përpiqet të rrokullisë, është i paraqitur në një gjendje krize, duke simbolizuar dhunën dhe luftën që ai nxiti gjatë periudhës së sundimit të tij.

Fuqia e karikaturës në shoqëri dhe politika

Karikatura, veçanërisht ajo politike, ka fuqinë të krijojë pasoja të mëdha. Ajo është një mjet kritik që ndihmon në shpërfaqjen e abuzimeve të pushtetit, padrejtësive shoqërore dhe përballjeve politike. Një shembull i madh i ndikimit të karikaturës mund të shihet në incidentin e karikaturave të Profetit Muhamed, të cilat shkaktuan protesta të shumta dhe një krizë diplomatike ndërkombëtare. Ky rast tregon se karikatura, ndonëse shpesh është një formë arti me natyrë të drejtpërdrejtë dhe ironike, mund të ketë pasoja të mëdha në aspektin politik, ekonomik dhe shoqëror.

Karikatura në shoqërinë shqiptare dhe kosovare

Në shoqërinë shqiptare, megjithëse karikatura nuk ka marrë ende rëndësinë që ka në shtetet më të zhvilluara, ajo ka një potencial të madh si mjet kritik dhe reflektiv. Në Kosovë, ku zhvillimi i karikaturës ka qenë më i ngadalshëm, ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në proceset e tranzicionit dhe në ngritjen e vetëdijes qytetare. Karikaturat mund të trajtojnë çështje të rëndësishme si politikat e ditës, korrupsioni, dhe padrejtësitë shoqërore, duke krijuar një ndikim të menjëhershëm dhe të kuptueshëm për publikun.

Përfundim: Karikatura si mjet shprehës dhe fshikullim dhe “kamxhikosje” e fuqishme kritike

Në përfundim, karikatura është një formë arti me ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri. Ajo ka potencialin të ndihmojë në zhvillimin kulturor dhe politik të një kombi, duke shërbyer si një mjet kritik dhe reflektiv, që ngre pyetje dhe nxit mendimin e thellë për çështje të rëndësishme sociale. Në këtë mënyrë, karikatura ka fuqinë të formësojë mendimet dhe veprimet e shoqërive, duke krijuar një hapësirë për reflektim dhe përmirësim në fushat politike dhe shoqërore.

Ky version i rishikuar është më i qartë dhe ka një strukturë më të organizuar që e bën më të lehtë për t’u ndjekur dhe për të kuptuar ndikimin e karikaturës në formimin e mendimit kritik dhe shoqërisë. E përdorimi i titujve dhe ndarja në seksione ndihmon në theksimin e pikave kryesore dhe e bën artikullin më të fuqishëm.

Turneu i mashtrimit i LDK-së!

0

Florim Zeqa 

Të nderuar kryetar të Nëndegëve të LDK-së në: Treviso, Montebelluna, Bassano del Grappa dhe Reggio Emilia, elektorat i pakonfirmuar i LDK-së në Itali, siq e dini me dëshirë u jam bashkangjitur në themelimin e tri nëndegëve të LDK-së pa llogaritur në asgjë dhe pa asnjë ambicie personale, duke besuar në vlerat rugoviane dhe parimet bazike të demokracisë, që janë vlerësimi dhe gjithpërfshirja në garën zgjedhore.

Gatishmërinë time për të ndihmuar LDK-në e refuzoi kryetari Abdixhiku

U bëra bashkë me ju që të jepë kontributin tim si qytetar i Republikës së Kosovës dhe si veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga themelimi e deri më sot. Atë ditë në Treviso ua thashë publikisht se mungesa e debatit do t’na kushtojë shumë në këtë proces zgjedhor. Kemi për çka të flasim dhe diskutojmë. Jemi në situatë të vështirë, dhe e kemi shumë të vështirë për t’a bërë kthesën e madhe. Ajo kthesë e madhe bëhet nëse e hapim debatin dhe i nxjerrim në shesh të gjitha problemet, të cilat janë të shumta e të shumllojshme dhe se e kemi të vështirë të ecim përpara pa zgjidhjen e tyre!

Janë tre shkronjat e arta të LDK-së Rugoviane që na e kanë trasuar rrugën e lirisë dhe të pavarësisë së vendit tonë. Për fatin e keq, pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, na çaloj vazhdimësia post-Rugoviane në LDK. Ndarje pas ndarje, thyerje pas thyerje kemi ardhur në situatën më të palakmueshme nga themelimi i LDK-së.

Pas themelimit të katër nëndegëve në Itali, i jam drejtuar kryetarit Lumir Abdixhiku, kryesisë qendrore në Prishtinë, dhjetra delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë dhe degës së LDK-së në Klinë, duke e shprehur gatishmërinë time për të ndihmuar LDK-në në sfidën zgjedhore të 9 shkurtit 2025.

Përgjigja e tyre, përveqse premtuese ishte edhe lavdëruese; “Ju e meritoni dhe është nder për ne t’ju kemi në listën zgjedhore, LDK-ja ka nevojë për kuadro të përgatitura dhe të merituara siq jeni ju, etj, etj.

Por vendimi i tyre na doli të jetë ndryshe!

Pra, të sipërpermendurve ju drejtova më kërkesën për përfaqësimin e elektoratit të LDK-së në Itali në Listën Zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, por edhe kjo kërkesë u refuzua nga rrënuesit e LDK-së nën arsyetimin se “ju nuk e keni të themeluar degën e partisë”!

Për këtë nuk jemi fajtorë ne, por fajtorë janë ata që asnjëherë nuk u interesuan për elektoratin e LDK-së në Itali derisa erdhi afati i fushatës zgjedhore!

Për freskimin e memories së elektoratit të LDK-së, prej ardhjes në krye të LDK-së, Lumir Abdixhiku me paratë e tij, të partisë apo të Sorosit, këtë nuk e di saktësisht, disa herë erdhi në Milano për të përcjellur ndeshjet e ekipit të Milanos, por, për habi “milanistit” asnjëherë nuk i ra ndërmend që LDK-ja ka elektorat të madh në këtë shtet evropian!

Nuk i ra ndërmend kryetarit, sepse mendonte që e ka të mjaftueshme votën e elektoratit në Kosovë. Mirëpo, kur e kuptoj se ajo votë nuk gjendet më në Kosovë, tek atëherë i ra ndërmend për mërgatën në Itali dhe shtetet tjera evro-perëndimore!

U dëshmua edhe një herë se këta yryshnik të pushtetit nuk e duan konkurencën në listën zgjedhore të aktivistëve dhe veprimtarëve më të suksesshëm në mërgatë, nuk kanë nevojë për idealistët dhe themeltarët e LDK-së, por kanë nevojë për politikan të ricikluar nga partitë e tjera, kanë nevojë për njerëz të shtëpisë së maskarallëkut njerëzor (“Big Brother”), kanë nevojë për servilët dhe puthadorët që ju duartrokasin edhe kur këta e gënjejnë dhe rrënojnë në themel filozofinë politike rugoviane!

Përfshirja në listën zgjedhore të LDK-së i tre kandidatëve nga Gjermania dhe anashkalimi i shteteve me traditë dhe struktura organizative nga themelimi i LDK-së, si: Belgjika, Suedia, Norvegjia, Finlanda e shumë shtete tjera, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe Italinë me katër Nëndegë të themeluara dhe me një elektorat numerikisht shumë më të madh sesa Zvicra, Austria, Sllovenia e shumë shtete tjera evro-perëndimore, e paraqet diskriminimin më të paskrupullt të strukturave qendrore të partisë ndaj mërgatës sonë, respektivisht elektoratit të LDK-së në Itali!

Si ka mundësi që vetëm nga Prishtina të përfshihen në listën zgjedhore hiq më pak se 24 kandidat, ndërsa nga e gjithë mërgata vetëm 5, prej të cilëve 3 nga Gjermania!

Më çfarë fytyre vijnë e kërkojnë votën e mërgimtarëve këta yryshnik të pushtetit, ku llogaritet se në Itali jetojnë rreth ose mbi 500 mijë bashkatdhetarë nga Kosova, që i bie, se janë sa 1/3 e banorëve që aktualisht jetojnë në Kosovë!

Na anashkaloni dhe pa fije turpi vini e kërkoni votën tonë!

Pas këtij diskriminimi sa absurd po aq edhe poshtërues ndaj nesh, nuk e ka më asnjë lloj kuptimi “turneu i ndryshimit” i strukturave të LDK-së në shtetin Italian!

Pasi këta, mërgatës në Itali po ja duan vetëm votat, por jo edhe nderin dhe përfaqësimin në Kuvend!

Shihet qartë se këta yryshnik të pushtetit, neve na konsiderojnë vetëm si numra dhe argat (shërbëtor) të grumbullimit të votave për ta e jo si pjesë përbërëse e LDK-së në përfaqësimin politik, duke na dhënë vetëm mundësinë për të zgjedhur të uriturit për pushtet, duke na e mohuar të drejtën për të qenë të votuar nga elektorati për deputet të Kuvend të Kosovës!

Unë nuk e pranova një diskriminim të tillë, prandaj e kundërshtova fuqishëm duke i qëndruar besnik filozofisë politike rugoviane për zgjedhje të lira dhe demokratike, me të drejtë për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur me votën e lirë dhe demokratike me kundërkandidat e jo me të kundërtën e demokracisë, me lista të mbyllura dhe me aklamacion siq ka ndodhur me themelimin e Nëndegëve në Itali.

Këtë ua kam thënë publikisht dhe kam kërkuar që të zhvillohet debat në Treviso dhe ia kam bërë më pas edhe si vërejtje në katër sy deputetit Driton Selmanaj, për çka deputeti më përgëzojë më këto fjalë, po citoj: “Vërtetë Florim paske shpirt demokratik”!

“Të tillë duhet të jemi të gjithë nëse duam ta bëjmë LDK siq e kishim dikur, zonjë të parë të skenës politike kosovare. Në të kundërtën, na pret zhgënjimi akoma më i madh duke e parë LDK-në si patericë të partive të tjera, siq e patëm për 18 vjet rresht pas shkuarjes në amshim të Presidentit Historik Ibrahim Rugova, pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale”, ia ktheva z. Selmani! 

Në shërbim të qytetarëve dhe mërgimtarëve 

Zotohem publikisht, se kurdo që jeni të gatshëm për zgjedhje të lira dhe demokratike aty do të më keni, por asnjëherë nuk do të bëhem mbështetës i grupeve të interesit në parti!

Edhe përkundër vështirësive shëndetësore jam aktiv çdo ditë dhe do të jemë edhe në të ardhmen në shërbim të shtetit të Kosovës, qytetarëve dhe mërgimtarëve në veçanti.

Pra, nuk do të ndalem së vepruari për të mirën e shtetit dhe qytetarëve derisa të më rrahë edhe një damarë i vetëm i gjakut në trupin tim.

Jam i gatshëm që ta ndihmoj secilin që e vë një gurë në themelin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, si dhe jam i gatshëm që ta mbajë mbi supet e mia secilin që punon për të mirën e shtetit të Kosovës, por asnjëherë nuk do të vihem në shërbim të grupeve të ineresit qofshin ato ndërpartiake apo brenda partisë.

Ata që dhanë gjithçka për LDK-në, nuk morën gjë prej saj, përfituan antirugovistët, servilët dhe yryshnikët e pushtetit që sot gjenden në listën zgjedhore të LDK-së, disa prej të cilëve i kemi sot në kreun e partisë.

Ngritne zërin edhe ju bashkatdhetarë e mos heshtni ndaj diskriminimit dhe mashtrimit që po u vjen me slloganin e “Ndryshimit”!

Ka ikur koha e mashtrimit, po vjen koha e ndërgjegësimit të mërgatës sonë!

Sinqerisht: I juaji Florim Zeqa

Orsago (TV-Itali), 13 dhjetor 2024