Kreu Blog Faqe 698

Kush është shkrimtari i parë i famshëm në botë?

0

“Për pjesën më të madhe të letërsisë mesopotamiane ne nuk e dimë se kush e ka shkruar atë, por është një përjashtim.” Shkrimi më i vjetër i njohur në botë, sipas shkencëtarëve, është më shumë se 5000 vjet i vjetër dhe e ka origjinën nga Mesopotamia e lashtë.

Por, pyetja që është më e vështirë për t’u përgjigjur është – kush është shkrimtari i parë i njohur me emër? Shumica do të citonin Homerin ose Herodotin si shkrimtarët e parë, megjithatë kërkimet kanë zbuluar se shkrimi më i hershëm i njohur, daton diku rreth vitit 3400 para Krishtit, në Sumer. Shkencëtarët e quajtën atë kuneiform pikërisht për shkak të formës së shkronjave, të cilat gdhendeshin në argjilë të njomë me ndihmën e veglave me majë.

Benjamin Foster, asiriologu nga Universiteti Yale, shpprehet se shkrimtari i parë konsiderohet të jetë personi që njohim me emër dhe që mund ta lidhim me tekstin: “Për pjesën më të madhe të letërsisë mesopotamike, ne, nuk e dimë se kush e ka shkruar atë, por është një përjashtim.”

Enheduana ishte emri i asaj që ishte e bija e mbretit Sargon të Akadit, i cili jetoi nga viti 2334 deri në vitin 2279 para Krishtit. Rreth vitit 2300 para Krishtit, ai bashkoi Mesopotaminë dhe krijoi perandorinë e parë të njohur të quajtur – Perandoria Akadeze. Menjëherë pas kësaj, ai emëroi vajzën e tij si kryepriftëreshë të perëndisë sumeriane të hënës në qytetin e Urit, si pjesë e përpjekjeve të tij për të konsoliduar perandorinë.

Si kryepriftëreshë dhe përfaqësuese e babait, ajo ishte padyshim një figurë shumë e rëndësishme. Dhe, mbi të gjitha detyrat e saj, ajo shkroi edhe poezi. Bota moderne mësoi për herë të parë për Enheduanën pas zbulimit të një disku alabastri në vitin 1927, gjatë gërmimeve në Ur. Sot disku i alabastër ruhet në Muzeun Penn në Filadelfia dhe në pjesën e përparme tregon Enheduanën, ndërsa në anën e pasme ka emrin e saj dhe një kushtim për perëndeshën Inanna, shkruan National Geography.

“Ajo është shkrimtarja e parë që ne njohim që përfshin detaje autobiografike në narrativën e saj,” tha Foster. “Përveç kësaj, ajo është e para që na tregon se si i krijoi poezitë e saj. Krahasimi i aktit të krijimit letrar me lindjen e fëmijës, përdorimi i parë i njohur i kësaj metafore – e cila do të mbetej në përdorim për mijëvjeçarë në letërsinë botërore.” Enheduana ishte një princeshë, poete, priftëreshë, luftëtare, sundimtare, astronome. Ajo ishte figura më e rëndësishme fetare e kohës së saj. Emri i saj përbëhet nga fjalët “En” (priftëreshë e lartë), “hedu” (dekorim) dhe “ana” (parajsë).

Dihet gjithashtu se ajo e quajti veten mishërimi i perëndeshës Ningal, domethënë gruaja tokësore e perëndisë së hënës Nana. Ndaj, emri i saj është një nga më të vjetrit të përmendur në histori. Përveçse është autore më e vjetër letrare në histori, Enheduana njihet për himne të shumta artistike me vlerë, veçanërisht ato të shkruara për nder të perëndeshës Inana, të cilat janë edhe përshkrimi më i vjetër i shkruar i hyjnisë. Nëpërmjet kremtimit të marrëdhënies së saj personale me Inanna-n, Enheduana dha gjurmën më të vjetër të mbijetuar të vetëdijes së një individi për jetën e saj të brendshme. Detyra e saj më e rëndësishme gjatë jetës së saj ishte të pajtonte perënditë sumeriane dhe akadiane, pasi Sargoni pushtoi qytetin shumë të rëndësishëm të Urit.

Ajo jo vetëm ia doli ta bënte këtë, por vendosi edhe standarde për poezinë dhe formën e lutjes që do të ndikonte thellë në Bibël dhe himnet homerike, e për rrjedhojë në të gjithë rrjedhën e letërsisë botërore. Poeti i parë shqiptar Vargjet e Lekë Matrangës, “Këngë e përshpirtshme”, që janë pjesë e veprës së tij monumentale “E Mbsvame e Chræsteræ” (E Mbsueme e Krështerë), të cilën e përfundoi më 20 mars 1592, në Hora e Arbëreshëve (fshat Arbëresh), mbi Palermo të Sicilisë, konsiderohet vepra e dytë e shqipes së shkruar, pas ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut (1555), gjenden 8 vargje origjinale, që konsiderohen të jenë poezia e parë shqipe:

KËNGË E PËRSHPIRTSHME

Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë

Të mirë të krështē, bura e grā

Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë,

Se s’ishtë njerī nesh çë mkatë s’kā

E lum kush e kujton se kā të vdesë

E mentë bashkë mbë tënëzonë i kā S

e Krishti ndë parrajsit i bën pjesë

E bën për bīr të tij e për vëllā

Ja vargjet në gjuhën e sotme shqipe:

Të gjithëve ju thërres, kush do ndjesë,

Të krishterë të mirë, burra e gra,

me fjalë të Tënzot të shihni Meshë,

se s’është njeri prej nesh që mëkate s’ka.

E lum kush kujton se do të vdesë.

E mendtë bashkë në Tënzonë i ka,

se Krishti në parajsë atij i bën pjesë,

e bën për bir të tij e për vëlla”.

Herman Hese

Poeti Vetëm mbi mua, të vetmuarin,

Yjet e pafund të natës shkëlqejnë,

Shatërvani i gurtë pëshpërit këngën e tij magjike,

Vetëm për mua, për mua të vetmuarin

Hijet shumëngjyrëshe të reve endacake

Lëvizin si ëndrra mbi një fshat të hapur.

As shtëpi, as tokë bujqësore,

As pylli dhe as gjuetia nuk më jepet privilegj,

Ajo që është e imja nuk i përket askujt,

Përroi i zhytur pas velit të pyllit,

Deti i frikshëm,

Fërshëllima e zogut e fëmijëve në lojë,

E qara dhe këndimi, i vetmuar në mbrëmje, i një njeriu të dashuruar fshehurazi. Tempujt e perëndive janë gjithashtu të mitë, vetëm të mitë korijet aristokratike të së shkuarës. Dhe jo më pak, ajo që shkëlqen Kupola e parajsës në të ardhmen është shtëpia ime:

Shpesh në fluturimin e plotë të dëshirës shpirti im si stuhitë lart,

Për të parë të ardhmen e njerëzve të bekuar,

Dashuria, tejkalimi i ligjit, dashuria nga njerëzit te njerëzit.

I gjej të gjithë përsëri, të transformuar fisnikërisht:

Fermerë, mbretër, tregtarë, detarë të zënë,

Bari dhe kopshtar, të gjithë

Festoni me mirënjohje festën e botës së ardhshme.

Mungon vetëm poeti,

I vetmi që shikon,

Bartësi i mallit njerëzor, imazhi i zbehtë

E të cilit e ardhmja, përmbushja e botës

Nuk ka nevojë të mëtejshme.

Shumë kurora

Djeg në varrin e tij,

Por askush nuk e kujton atë.

Rudyard Kipling

Në mundesh

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim, të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh, dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh…

Në durofsh dot thëniet e tua të drejta në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë, t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

Në mundesh fitoret që ke korrur t’i flijosh si në kumar, në një të vetme lojë, të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh, dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë, e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit, që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash, dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton… Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me vepra që peshojnë dije dhe mos kij asnjë dyshim, se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda, dhe NJERI do të jesh, o biri im!

Jorge Luis Borges

“Të drejtët

Një njeri që e mirëmban kopshtin e tij, siç dëshironte Volteri.

Ai që është mirënjohës që në tokë ka muzikë.

Ai që gjen me kënaqësi një etimologji.

Dy punonjës që luajnë shah të heshtur në një kafene në Jug.

Poçari që paramendon një ngjyrë dhe një formë.

Një tipograf që e kompozon mirë këtë faqe, të cilit mbase nuk i pëlqen.

Një grua dhe një burrë që lexojnë tripodet e fundit të një kënge. Ai që përkëdhel një kafshë që fle.

Ai që justifikon ose dëshiron të justifikojë një të keqe që i është bërë.

Ai që është mirënjohës se banor i tokës është dhe Stevensoni.

Ai që preferon që të tjerët të kenë të drejtë.

Këta njerëz, të cilët nuk merren parasysh, po shpëtojnë botën.

Edgar Allen Poe

Anabel Li

Shumë vite kanë kaluar,

Në një mbretëri të bukur plot magji.

Afër detit jetonte një vajzë e dashuruar

Me emrin e shtrenjtë, Anabel Li.

Jetonte ajo vetëm duke menduar,

Të më deshte dhe t’i shfaqja dashuri.

Ishte e freskët, e brishtë, e dashur,

Në këtë mbretëri plot magji.

Afër detit dhe unë isha i ri

Dashuria jonë, kalonte çdo dashuri.

Sa e desha vajzën time Anabel Li!

Engjëjt që rrinin në qiellin e kaltër,

Na shihnin të vrenjtur me zili.

Kaluan vite, ata që na kishin zili,

Në këtë mbretëri plot magji.

Afër detit dërguan një të zezë stuhi,

Që e ngriu, vajzën time, Anabel li.

U sulën engjëjt dhe zbritën në tokë,

E morën atë nga kjo jetë.

E varrosën, më mbytën në lotë, Në këtë vend afër në det.

Engjëjt që nuk janë krejt të lumtur,

Na shihnin me smirë ne të dy Oh!

Kjo ishte arsyeja (çdokush e di)

Që në këtë mbretëri plot magji

Afër detit, tufani erdhi për ta shkulur

Për ta vrarë, vajzën e bukur, Anabel Li.

Dashuria jonë, qe më e fortë se çdo dashuri,

Që kanë ata që janë mbi ne

Që janë mtë ditur se ç’jemi ne.

Prandaj dhe engjëlli që në qiell rri,

Dhe djalli që vështron me zili,

Shpirtin tim nuk e shkulin dot krejt

Nga e bukura ime, Anabel Li.

Hëna kur del, më mbush me ëndrra

Për engjëllin e bukur Anabel Li

Kur yjet janë në qiell më rreh zemra,

Ata flasin, për vajzën time, Anabel li.

Kur valët përplasen me furi, unë rri aty,

Mendoj për atë bukuri

Që e desha me aq dashuri.

Për nusen time, të varrosur te bregu në det,

Në varrin që dallgët e rrahin përjetë.

Hajnrih Hajne

Helena

Më je betuar, deri në varr,

Me magjinë tënde më ke folur

Se do më duash tërë zjarr,

Po prapë mbetem i pangopur.

Gojën, te fytyra ime e ver,

Fryma jonë s’ka të sosur

Shpirtin tënd, do ta pi krejt

Të vdekshmit janë të pangopur.

Naim Frashëri

Shpreh

Kam shumë shpresë

Te Perëndija,

Që të mos jesë

Kshu Shqipërija,

Po të ndritohet

Të lulëzohet.

Pa vjen një ditë

Që të na sjellë

Të madhe dritë

P’ ajo të pjellë:

Qytetërinë,

Fatbardhësinë.

Vëllazërija

Edhe bashkimi

E njerëzija

Është shpëtimi,

Lum kush t’arrinjë!

Pa do të vinjë.

Që Shqipërija

Do të ndritohet,

Dhe ligësija

Do të mërgohet.

Jak’ e vërtetë!

Pse rri e qetë?

Për Shqipërinë Ditët e mira Paskëtaj vinë

Shkoj errësira,

Lum kush të rronjë,

T’a shohë zonjë!

Se Shqipëtar!

E gjuh’ e tija Venë së mbari Dhe Shqipërija,

Lum kush t’a shohë

Për pakë kohë.

Pa dituritë

Dhe mbrothësija

E mirësitë

Dhe njerëzija,

Do të burojnë

Nukë mënojnë.

Lasgush Poradeci

Vdekja e Nositit

Me zjarr ju flas… me zjarr

Në gjirin tim kam hapur varr…

Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr…

Un’ ik liqerit zemërak

Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,

Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,

Dh’u jap ushqim me dashuri

– Një dashuri për llaftari: Pa nis ah!

Gjirin ta godas…

Dh’e hap ah! gjirin për një ças…

Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

Ahere – helmohet e buçet

Pas mallit tim liqer-i shkret,

E rrit tallazin posi det.

Ay e tund, ay e shkund,

Ay e hap sa me të mund,

Gjer mun në gjit, gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë

Më thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…

Ky gjir’i em që të pat pjellë…

Me zjarr ju flas…

Me zjarr…

Dritëro Agolli

Pelegrini i vonuar

Unë jam prej kohësh pelegrin,

Udhëtar në vendin e shpresës së thyer,

Jam ndarë pa dashur nga karvani im

Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer.

Kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat,

Karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë,

Ndaj në udhë jam krejt i humbur,

jam fillikat me shami të grisur lidhur në kokë.

Për ujë buza ime u dogj, u bë zhur

Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit;

Më duhet të arrij karvanin e tretur qëkur

Çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit.

Unë jam prej kohësh pelegrin,

Shtegtar i karvanit të humbur

Dhe bart në kurriz një premtim

Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur

Sejfulla Malëshova

(Lame Kodra)

UNË E DUA SHQIPËRINË

S’kam çiflik e s’kam pallate,

S’kam dyqan me katër kate,

Po e dua Shqipërinë

Për një stan në Trebeshinë,

Për një shkarp e për një gur,

Për një gardh e për një mur,

Për kasollen mbi Selishtë,

Për dy ara në Zallishtë,

Për një lopë e për një gomar,

Për një Balo, një manar.

Unë e dua Shqipërinë

Si bari dhe si fshatar.

Unë e dua Shqipërinë,

Për tërfilin mbi lëndinë,

Për një vajzë gjeraqinë,

Dhe për ujët që buron

Nga një shkëm e gurgullon

Nëpër lista gjetheshumë,

Edhe zbret përposh në lumë.

Unë e dua Shqipërinë

Për një lule trëndelinë,

Për një zok që fluturon,

Për bilbilin që këndon

Në ato ferra në ato hije

Këngë malli e dashurie,

Këngë shpirti të helmuarë.

Unë e dua Shqipërinë

Si poet i dhemshuruarë.

Unë e dua Shqipërinë

Që nga Korça e Vraninë,

Ku del bujku që me natë

Me parmendë dhe me shatë,

Mbjell e korr me djell, me hënë

Dhe s’ka bukë për të ngrënë,

Ku nallbani dhe samarxhiu

Mjeshtri, kallfa e kallajxhiu,

Krrusen ditë e krrusen natë, që të hanë bukë thatë,

Ku hamalli nëpër skela

Ngarkon hekur dhe varela, Këmbë zbathur,

***

çjerrë

Punon vetëm për të tjerë.

Unë e dua Shqipërinë

Që nga Shkupi në Janinë,

Ku një popull derëzi Heq e vuan robëri

Po ka shpirtin luftëtar.

Unë e dua Shqipërinë Si shqiptar e bir shqiptar.

Përgatitur nga Ylldije Xhemajli

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Jo influencës komuniste në shkollat amerikane!

1

Nga: Frank Shkreli

Rrallë ndodhë që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të jetë aq i bashkuar në miratimin e një propjekt-ligji cilido qoftë, sa ç’ishte me 6 dhjetor 2024 kur Dhoma e Përfaqsuesve miratoi me vota dërmuese prej 327 në favor të Aktit Vendimtar të Mësimdhënies mbi Komunizmin dhe 62 kundër. Text – H.R.5349 – 118th Congress (2023-2024): Crucial Communism Teaching Act | Congress.gov | Library of Congress  Ky akt — autore e të cilit ishte përfaquesja republikane Maria Salazar e shtetit Florida — është miratuar nga përfaqësuesit republikanë dhe demokratë të Kongresit në një frymë bashkpunimi, me vota dërmuese,  me qëllim për të edukuar studentët e shkollave të mesme mbi rreziqet që vijnë nga komunizmi dhe totalitarizmi dhe se si këto sisteme janë në kundërshtim të plotë me parimet bazë të lirisë dhe demokracisë në Shtetet e Bashkuara, thuhet një njoftim të Kongresit, me këtë rast, për median. Sipas këtij Akti, materialet e mësimdhënies, mbi të vërtetat dhe rreziqet e komunizmit, do të shpërndahen nga Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington – me përqëndrimin në të kaluarën kriminale komuniste dhe në trashëgiminë e vazhdueshme të komunizmit edhe sot e kësaj dite.

Miratimi i këtij akti u cilësua si një “fitore monumentale për brezat e ardhëshëm të studentëve amerikanë”, nga Presidenti i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, Dr. Eric Patterson. “Muri i Berlinit mund të jetë shembur në vitin 1989, por ideologjia djallëzore që fshihej pas tij nuk është zhdukur ende. Akti Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin, i miratuar ditët e fundit nga Kongresi amerikan, “është një akt legjislativ i cili garanton që studentët tanë të mësoinë të vërtetën – të kaluarën dhe aktualën – mbi këtë ideologji vdekjeprurëse… pasi studentët amerikanë janë gjithnjë e më shumë të keq-informuar ose aspak të informuar mirë mbi historinë dhe trashëgiminë e komunizmit”, citohet të ketë thenë Drejtori i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit, Dr Eric Patterson.

Komunizmi botëror ka një histori të gjatë dhe të errët shtypjesh politike, persekutimesh, dhune, vrasjesh dhe në përgjithsi, një histori krimesh kundër njerëzimit, gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme. Një trashëgimi kjo, për të cilën, për fat të keq, po flitet gjithnjë e më pak, ndërkohë që aktorë të huaj djallëzorë po përpiqen ta infiltrojnë këtë ideologji kriminale edhe në institucionet arsimore amerikane.

Kështuqë, sipas autores së këtij akti legjislativ, Përfaqësueses republikane nga shteti Florida, kubano-amerikanes, Maria Elvira Salazar, “Me miratimin e  Aktit Vendimtar të Mësimdhënies mbi Komunizmin, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara siguron se brezat e ardhëshëm do të kujtojnë vuajtjet dhe krimet e shkaktuara nga ideolgjia brutale komuniste. Komuniteti im në Miami i njeh shumë mirë krimet e komunizmit, prandaj ne duhet të sigurohemi që të gjithë amerikanët të kenë të dhënat dhe të njihen me mizoritë dhe vdekjet e shkaktuara nga komunizmi”, është shprehur ajo pas aprovimit të Aktit nga Dhoma e plotë e Përfaqsuesve e Kongresit amerikan, me mbështetjen dërmuese nga të dy partitë kryesore të vendit, demokratët dhe republikanët.

Zonja Maria Elvira Salazar, Përfaqsuesja republikane nga shteti Florida me disa kolegë të saj, ka punuar për një kohë të gjatë tani për të bindur opinionin publik amerikan dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara mbi krimet e komunizmit në botë — Frank Shkreli: Kongresi i Shteteve të Bashkuara denoncon tmerret e socializmit | Gazeta Telegraf — në të kaluarën dhe aktualisht si dhe për rreziqet që kjo ideologji kriminale paraqet për brezat e ardhëshëm. “Akti Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin”, u shpreh ajo, “do të sigurojë që brezat e ardhëshëm do të kuptojnë më mirë historinë e tmershme dhe tragjike të komunizmit. Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që të ruajmë dhe të mbrojmë parimet themelore të lirisë dhe të demokracisë së vërtetë. Përpjekjet për mbrojtjen e endrrës amerikane për brezat e ardhëshëm, fillojnë që tani”, me miratimin e këtij Akti, ka thenë Maria Elvira Salazar.

Ndërkaq, Kryetari i Dhomës së Përfasueseve, Mike Johnson përshëndeti miratimin e Aktit duke thenë se ndërkohë që përballemi me sfida gjithnjë e më të mëdha nga kundërshtarët tanë ideologjikë, siç është Partia Komuniste e Kinës, Akti Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin i aprovuar nga Kongresi amerikan është një qëndrim i qart legjislativ kundër prirjeve të tilla të rrezikshme komuniste. “Sot është më e rëndësishme se kurrë që studentët tanë të mësojnë mbi rreziqet e vërteta që vijnë nga komunizmi, por edhe mbi rëndësinë e mbrojtjes së lirive tona”, është shprehur me këtë rast Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit amerikan, duke shtuar se ky Akt garanton që sistemi arsimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i ketë rrënjët thellë në të vërtetën e historisë së regjimeve komuniste dhe në ruajtjen e vlerave tona.

Ndërsa përfaqsuesja e shtetit Indiana, me origjinë ukrainase, në fjalën e saja citoi Winston Churchillin i cili ka thenë se, “Ata që nuk mësojnë nga historia janë të destinuar ta përsërisin”, duke shtuar se ne duhet tu kujtojmë brezave të ardhëshëm, miliona viktimat e komunizmit, jetët e shkatërruara nga komunizmi ndërkombëtar, anë e mbanë botës, dhe që të mos harrojnë rëndësinë për të mbrojtur Republikën tonë të lirë dhe të fortë”, ka theksuar kongresistja me origjinë ukrainase. Frank Shkreli; Një frymë e re anti-socialiste /anti-komuniste në Kongresin e ardhshëm të ShBA-ve | Gazeta Telegraf

Kongresistja Maria Elvira Salazar, nga shteti Florida — autorja e Aktit Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin, miratuar pak ditë më parë nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara me një numër dërmues votash nga përfaqsuesit e dy partive kryesore politike amerikane – republikanë e demeokratë

Miratimi me vota dërmuese (327 në favor-62 kundër) e Aktit Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin, miratuar këto ditë nga Dhoma e Përfaqsuesve të Shteteve të Bashkuara në Washington, pason një numër përpjekjesh nga ana e një numri shtetesh amerikane për të pasqyruar krimet e komunizmit ndërkombëtar, ndonëse, historikisht dhe realisht, komunizmi kurrë nuk zuri rrënjë në Shtetet e Bashkuara, si regjim totalitar. Duket se me miratimin e këtij Akti, Kongresi i Shteteve të Bashkuara solidarizohet – 35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit — me viktimat e gjenocidit komunist ndërkombëtar, duke kujtuar dhe duke dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit.  Ashtu që breznitë e ardhëshme të amerikanëve ta njohin më mirë të vërtetën mbi krimet dhe kriminalitetin e regjimeve komuniste kundër miliona njerëzve, anë e mbanë botës, gjatë shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme.

Të gjitha këto përpjekje gjatë viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara në nivel federal dhe në nivel shtetëror, në mbarë Amerikën, tregojnë se amerikanët — me gjithë se shembja e Murit të Berlinit mund të ketë qenë një simbol i rënjes së komunizmit të shekullit të kaluar – janë tani të vetdijshëm se ndoshta jo, doemosdoshmërisht, rrëximi i Murit të Berlinit të ketë simbolizuar gjithashtu edhe zhdukjen e trashëgimisë së kësaj ideologjie kriminale shkatërruese për shumë popuj anë e mbanë botës, përfshir Kombin Shqiptar.  Është një përpjekje, mendoj unë, nga populli amerikanë dhe përfaqsuesit e tij legjitim në Kongres, që krimet e regjimeve komuniste kundër njerëzimit dhe 100-milion viktimat e komunizmit, anë e mbanë botës, të mos harrohen kurrë por të kujtohen, ashtu siç ka paralajmëruar Winston Churchilli, me qëllim që historia e komunizmit të mos përsëritet më.

Po Shqipëria, kur do bëjë një gjë të tillë?! Kur do kujtojë viktimat e komunizmit enverist, zyrtarisht, njëherë e mirë dhe kur do të dënojë krimet e komunizmit në atë vend?! Po viktimat e komunizmit në Kosovë, për të cilat nuk flet askush? Kur do të kujtohen ato?!

Pamje nga dhoma e Përfaqusesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Merrni shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shumë vende të tjera ish-komuniste dhe jo-komuniste në Evropë, nëqoftse besoni në liri e demokraci dhe në një të ardhme më të mirë për fëmijt tuaj. Përballuni, zyrtarisht me krimet e komunizmit! Zbuloni të vërtetën për veten dhe për brezat e ardhëshëm. Nostalgjia ndaj komunizmit enverist dhe mos-përballja me krimet e komunizmit të ish-regjimit të tij në Shqipëri, ish-regjimit sllavo-komunist në Kosovë dhe në trojet shqiptare të Ballkanit Perëndimor — nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë dhe demokracinë perëndimore as nuk përputhet me vlerat amerikane.

Nëse dëshironi që historia e komunizmit në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare të mos përsëritet më, atëherë edhe për hir të brezit të ri të shqiptarëve sot dhe nesër, dënoni dhe denonconi edhe ju krimet e komunizmit sllavo-aziatik dhe mos harroni, por kujtoni viktimat e komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë, në përputhje me vlerat amerikane që ligjvensit amerikanë shfaqen nepërmjet miratimit të Aktit Vendimtar i Mësimdhënies mbi Komunizmin, në mbështetje të studentëve amerikanë për të mësuar të vërtetën mbi krimet e komunizmit –në të kaluarën dhe për trashëgiminë djallëzore të kësaj ideologjie shkatërruese sot e kësaj dite në mbarë botën, përfshir Shqipërinë dhe Kosovën.

Çrregullime të personalitetit të “gjeneral” qoftëlargut Ali Ahmetit

0

Nga: Aurel Dasarioti

Të jetosh me një çrregullim serioz të personalitetit do të thotë që përvojat e tua për veten, të tjerët dhe botën rreth teje krijojnë shumë dhimbje të brendshme dhe e bëjnë të vështirë për ty funksionimin në jetën e përditshme.

Ekziston një trajtim i mirë dhe shumë prej tyre heqin qafe simptomat brenda një periudhe dhjetëvjeçare.

Kjo i ndodhi Aliut tonë qoftëlargut, ndaj 50 vjet më parë iku në Zvicër për të gjetur shpëtimin.

Dhe Zvicra, duke e parë se ai është jashtë mendjes dhe s’ka dobi prej tij pasi është plotësisht i papërdorshëm, i dha një pension invalidësh.

Dhe Ali qoftëlargu u kthye në shtetin artificial të “Maqedonisë”, ku në vitin 2000 e gradoi vetveten në “gjeneral” me 4-5 yje” (2-3 yje më pak se qoftëlargu “gjeneral” Hashim Thaçi) duke “luftuar” vëllezërit e tij, “maqedonasit”.

Me pasoja e lavdi për vetë Aliun, sepse ishte një luftë në të cilën Aliu personalisht nuk mori pjesë fare; por ky “gjeneral” i famshëm u sëmur edhe nga “stresi post-traumatik”.

Çrregullimi i stresit post-traumatik mund të prekë njerëzit që kanë qenë të përfshirë ose dëshmitarë të një ose më shumë ngjarjeve kërcënuese për jetën…Ekziston një trajtim për këtë, dhe Ali qoftëlargu pasi është një gënjeshtar i ndritshëm, zgjodhi të eliminoj fizikisht, të mashtrojë e vjedhë edhe më shumë ata “20% përqindëshit”, pra shqiptarët. Shqiptarët e meritojnë sepse e kanë duruar për 25 vjet, në vend që ta përzënë me shkop në prapanicë.

***
Përshëndetje e mia, kalofshi mirë.
* Aurel Dasareti. Autori është ekspert ushtarak-psikologjik dhe jeton në SHBA .

Si po e vjedh Qeveria djersen e pensionistëv!

0

Zeqir Bekolli

Qeveria Kurti bashkë me partinë Lëvizja Vetëvendosje erdhi me premtime të mëdha, sidomos për shtresën e varfër dhe të nepërkëmbur të pensionistëve. Por çfarë bëri? Asgjë! Përkundrazi bëri “krim” ndaj kësaj shtrese duke mos u interesuar në hartimin e një Ligji i cili do të rregullonte statusin e kësaj shtrese por edhe do t’i trajtonte njësoj, barabartë.
Këtë nuk e bëri edhe pse premtoi se kjo çështje do të ishte prioritet për këtë Qeveri. U soll njësoj sikur qeveritë tjera të cilat mashtruan këtë shtresë atëherë kur iu dashtë votat për të zënë vend në pushtet dhe ia grahen me të tyren.
I përbuzën shtresat e punëtorëve të cilët rezistuan në kohën e regjimit kriminal të Millosheviqit duke i lënë.me nga 120 euro pension. I përbuzën gazetarët dhe punonjësit e “Rilindjes” të cilët mbajtën gjallë shpirtin liridashës të popullit drejt çlirimit.  Duke i nëpërkëmbur e nënçmuar këtë shtresë, ata favorizuan të gjithë ata që punuan me regjimin kriminal të Millosheviqit, se ia kanë paguar kontributet Serbisë.
Shtresa që kundërshtoi dhe refuzoi t’i paguante regjimit kriminal serb kontribute sot po diskriminohet.
Nga Buxheti i Republikës paguhen pensionistët e rendit të parë dhe të rendit të dytë, edhe pse kontributet e tyre i ka marrë me vete Serbia! Ky kategorizim i pensionistëve në qytetarë të rendit të parë dhe të dytë nuk ndodhë askund, veç tek ne.
Pas 45 vitesh Qeveria vazhdon ta vjedhë djersën tonë, kontributin tonë dhe nuk ka as shenja në horizont se do të bëjë ndonjë ndryshim.  Prandaj është koha që edhe ne t’i ndëshkojmë me votën tonë në këto zgjedhje!

Presidentja Vjosa Osmani: Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë ka dekoruar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të.

Faleminderit Ambasador Hovenier!

Baballarët e Serbisë, xhelatë të Shqiptarëve!

0

Në foto: Gjenerali Bozhidar Jankoviq

Msc Belisar Jezerci

Derisa shqiptarër perkrahnin Kryengritjen e Pare Serbe më 1804,sipas autorit Miodrag Popoviç, luftëtarët serbë të udhehequr nga Karagjorgje Petroviç ” per të arritur lirinë e tyre,ata në emër të saj vrasin,therrin,heqin koka, djegin faltoret e qytetet myslimane (shqiptare), fëmijët i presin me thikë.
Lidhur me politikën apo qëndrimin e Milosh Obrenoviçit ndaj dëbimit me dhune të shqiptarëvz nga Serbia duhet shtuar nje fakt interesant. Derisa në leterkëmbim Miloshi thoshte që shqiptarëve t’u paguhen shtëpit edhe mbi vlerën reale, në të njëjten kohë urdheronte që për t’i detyruar ata që të shpërngulen nga Serbia të përdorej edhe ushtria dhe t’u digjen fshatrat. Kjo u bë realiter në vitin 1834, kur pjesa më e madhe e Serbisë perëndimore u pastrua nga shqiptarët.
Vetëm nga Pashallëku i Beogradit u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë, që po të merrej parasysh shtimi mesatar i saj, tani do të arrinte mbi 1.000.000 shqiptarë që do të flisnin shqip vetem në qytetin e Beogradit me rrethinë, pa llogaritur këtu shqiptarët ortodoksë, të cilët pushteti serb i barazonte me serbë. Me këta me siguri shifra do të ishte më e lartë.
Në prag te lufterave serbo-turke 1876-1878, kreu i Serbisë Milan Obrenoviç, lëshoi këtë proklamatë: ” Urdhërojmë që sa më shumë të kontaktohet me shqiptarët dhe të kihet kujdesë që të mos u bëhet as një e keqe shqiptarëve dhe në asnjë vend të mos u shkaktohet ndonjë e ligë, derisa ata nuk sillen keq dhe armiqësisht kunder ushtrisë sonë. Pra. në qoftë se ata paraqiten si miq ndaj nesg, edhe ne duhet te tregohem miq ndaj tyre. Shtëpitë, familjet dhe pasurite e tyre të jenë të sigurta e sidomos në ato raste kur ata dorëzohen. Me sa mundësi të keni dërgoni njerezit tanë për t’ua komunikuar shqiptareve keto qëndrime” Në anen tjetër ushtareve serbë u kishin shpërndarë proklamata, ku thuhej: ” Sa më pakë që të ketë shqiptarë në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita per atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shperngulni ju, aq më i madh do të jetë suksesi per atdheun tonë”.
Me depertimin e ushtrisë serbe në tërë territorin e Sanxhakut Shqiptarë të Nishit, filloi masakrimi dhe shperngulja masive e shqiptareve. Forcat ushtarake serbe gjatë luftërave ne viset shqiptare vrisnin shqiptare të moshave të ndryshme. Për t’i detyruar që t’i linin shtëpitë dhe trojet e veta, ata masakruan popullsinë shqiptare vrisnin shqiptar në masë, pa marre parasysh moshen e gjinine. Dihet se shumica e fshatrave shqiptare të Sanxhakut te Nishit mbetën të shkreta.
Gjate viteve 1877-1878, Serbia i okupoi viset shqiptare prej rrethinave te Krushevcit deri në Vranjë, prej rreth 10.900 kilometra katrorë, duke i shkatërruar 389 vendbanime shqiptare dhe 311 vendbanime me popullsi të përzier dhe tetë qendra urbane qe gjithsejt bejnë 708 vendbanime, ku deri me 1878, shqiptarët perbenin shumicen e popullsisë. Nga kjo del se ne Sanxhakun e Nishit deri ne vitin 1878, kishte afër 300.000 banorë shqiptarë.
Sipas demografevz numri i shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit do te ishte rreth 1.500.000 .
Në Arkivin e Serbisë në fondin e “GJENERALSHTABIT”, ekzistojnë dokumente që deshmojnë urdhrin e dhënë për likuidimin masiv të shqiptarevz më 1877. Për të treguar patriotizmin dhe dashurinë e tyre ndaj atdheut te tyre,pra Serbisë, oficerët dhe ushtaret serb garonin në mes veti në zhdukjen fizike te shqiptareve
Gjate viteve 1877-1878,Serbia dëboi me dhunë nga Sanxhaku i Nishit mbi 230.000 shqiptarë dhe vrau 35.000 shqiptarë. Princi serb,Milan Obrenoviç, do të krenohej duke thenë se:” Arritëm që me shpatë e zjarr ta shndrrojmë rajonin e Toplices prej një toke të banuar me popullsi shqiptare në nǰë tokë të pastër serbe “.
Mbreti serb Petër Karagjorgjeviç, më 18 tetor 1912, iu drejtua popullit serb me një manifest me të cilin tregonte se : ” Unë në emër të Zotit e kam urdhëruae ushtrinë time që të niset në luftën e shenjtë për liri. Ushtria ime, përveç të krishterëve do të gjejë edhe shqiptarër, të krishterë e myslimanë, me të cilët populli ynë jetonë qe 1.300 vjetë, duke ndarë me ta te mirën e të keqen. Ne, të gjithë atyre ua sjellim lirinë, vëllazërimin barazin ne çdo gjë me serbët. Serbia jonë do të sjell edhe atje paqen edhe përparimin e dëshiruar, ashtu si ua ka sjelle këtë edhe rretheve, të çliruara më 1877-1878: atje jetojnë qytetarët e lirë, të perparuar, të vetëdishem, të kënaqur. Atë jetë do ta krijojmë edhe ne brigjet e Llapit, të Sitnices, të Ibrit, të Drinir, të Vardarit”.
Pas fitoreve të para ne frontin e luftes, qeveritarët serbë, malazeze dhe grekë, filluan t’i shpallnin hapur qëllimet e tyre shoviniste kunder Shqipërisë Shtypi serb, grek dhe ai malazez filluan hapur të flitnin per copëtimin e Shqipërisë.
Kryeministri serb Nikolla Pashiç dhe shovinistët e tjerë serbë, me qëllim që te justifikonin planet e tyre ekspansioniste kundrejt Shqiperisë, u mohonin shqiptareve çdo aftedi per te formuar shtet më vete, duke i quajtur ata “FIS I EGER”,kurse tokat shqiptare që kishin ndërmend t’i aneksonin i quanin TOKA SERBE.
Gjatë depertimit të ushtrise serbe në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare vlerësohet se ajo masakroi mbi 50.000 shqiptare, ndersa ajo malazeze rreth 20.000 shqiptarë, ndersa mbi 250.000 shqiptarë te tjerë si refugjatë u vendosen në Shqipëri dhe Turqi. Ishte MASAKËR E PËRMASAVE TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTAREVE !

Serbia dhe propaganda e rreme: Pse frika nga Erdogan është një iluzion politik…!

0

Nga: Luan Dibrani

Në një kohë kur të gjitha syzet e diplomacisë ndërkombëtare po përqendrohen në zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe Europë, mediat serbe kanë bërë valë me pretendime të forta ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, duke e akuzuar atë për “tradhti” ndaj Rusisë. Sipas një artikulli të publikuar nga mediat serbe,

Erdogan, duke mbështetur grupet islamiste pro-turke në Siri, dhe duke vazhduar politikën e tij të mbështetjes për Palestinën, ka tradhtuar aleatin tradicional të Turqisë, Rusinë, dhe ka synuar për interesa të tjera strategjike, përfshirë ndihmën e SHBA-së dhe Izraelit. Por kjo interpretim është vetëm një pjesë e narrativës, e mbështetur në një propagandë që përdor përfitime politike në një kohë të ndjeshme.

Propaganda Pro-Rusisë dhe Taktikat Serbe

Serbia, një aleat i ngushtë i Rusisë në Ballkan, ka shpesh mbajtur qëndrime të qarta pro-moskave në çështjet ndërkombëtare. Por, shqetësimi i Serbisë për politikën e Turqisë është i ndërlikuar dhe shumëdimensionale. Në një mënyrë të ngjashme si Rusia, Serbia ka të njëjtën strategji të orientuar nga interesat e saj kombëtare, shpesh duke bërë një bilanc të thjeshtë mes diplomacisë dhe politikave të jashtme, pa marrë parasysh etikën e bashkëpunimeve të ndërsjella.

Përsa i përket politikës së Erdogan, ajo është e përmbajtur, duke lëvizur në një hapësirë të ndërlikuar gjeopolitike. Turqia, nën drejtimin e Erdogan, ka ndihmuar grupe të ndryshme në Siri, përfshirë Hayat Tahrir al-Sham (për të cilin disa e konsiderojnë si një degë të Al-Kaidës), duke krijuar një marrëdhënie të komplikuar me grupet islamiste që janë të lidhura me interesat turke. Sidoqoftë, kjo ka qenë gjithashtu një pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të ruajtur kontrollin e saj në rajon dhe për të balancuar ndikimet konkurruese të Rusisë, Iranit, dhe Shteteve të Bashkuara. Nga ky këndvështrim, akuzat për “tradhti” nga Serbia dhe mbështetje për narrativën pro-ruse janë jo vetëm të paqëndrueshme, por edhe të shpejta për të manipuluar mendimin publik.

Erdogan dhe Korrigjimi i Politikes Strategjike

Erdogan është i njohur për fleksibilitetin e tij në politikën ndërkombëtare. Pavarësisht angazhimeve të tij me Rusinë, ai ka pasur gjithashtu bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Në këtë kuadër, është e qartë se Turqia ndjek një politikë të balancuar, duke u përpjekur të maksimizojë interesat e saj kombëtare dhe strategjike. Sidoqoftë, frika e Serbisë se Erdogan ka “tradhtuar” Rusinë nuk është tjetër veçse një iluzion politik. Në fakt, këto lëvizje tregojnë një përpjekje të Turqisë për të lëvizur më shpejt dhe më sigurt në një botë që po ndryshon me shpejtësi, ku Rusia është në rënie dhe përpjekjet e saj për të ruajtur dominimin global janë gjithnjë e më të vështira.

Serbia dhe Të Drejtat e Popujve të Tjerë: Balancimi i Interesave

Në vend që të mbështesë një politikë të ndershme dhe të mbrojtur nga interesat kombëtare, Serbia shpesh përdor gënjeshtra dhe propaganda për të promovuar politikat e saj dhe për të shpërndarë ndihmën për aleatët e saj rusë. Kjo është përpjekje për të pasur një ndikim të madh në rajon, veçanërisht në Ballkan, por kjo nuk mund të arrihet duke e injoruar realitetin dhe drejtësinë ndërkombëtare.

Serbia ka përdorur gjithashtu taktika të ngjashme ndaj Izraelit, duke mbajtur një qëndrim të pasigurt dhe të dyzuar në lidhje me të drejtat e popujve të tjerë, përfshirë Palestinën. Kjo lëvizje është gjithashtu një provë e rrethimit të politikës serbe, e cila po bën përpjekje të mbajë një kurs të dyfishtë ndërmjet ndikimeve të mëdha – njëherësh të afërt me Rusinë, dhe njëkohësisht të përpjekur të zhvillojë marrëdhënie të ngushta me Perëndimin dhe shtetet demokratike.

Përfundim

Në këtë moment të gjeopolitikës globale, është e qartë që politika e Turqisë, përfshirë atë të Erdogan, është një qëndrim shumëdimensional që synon mbrojtjen e interesave kombëtare. Akuzat për “tradhti” ndaj Rusisë nga mediat serbe janë një tentativë për të manipuluar situatën, duke përdorur një narrativë që mbështet interesat e një aktori të caktuar në rajon, ndërkohë që injoron kompleksitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Serbia, në vend që të përdorë retorikë të tillë, duhet të kuptojë se diplomacia ndërkombëtare nuk mund të ndalet në mbështetje të verbër të një aleati, por duhet të jetë e balancuar dhe e orientuar për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e të gjitha shteteve dhe popujve, duke kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë globale.

Një fund i Tragjedisë së Sirisë, me çlirim Islamik…?!

0

Pirrro Prifti, Tiranë

Largimi i diktatorit Bashar al-Assad nga drejtimi i Sirisë së copëtuar (që nga kryengritja e vitit 2011 e quajtur si `Pranvera Arabe`), nga rebelët islamikë të cilët për 193 orë  drejtuar nga HTS Abu Mohammad al-Julani  (Ahmad al-Sharaa) liruan Alepon, Homsin dhe Bamaskun, la të habitur pjesën tjetër të botës për shpejtësinë e rrëzimit të rregjimit, përveç atyre që organizuan kryengritjen e armatosur e cila patjetër duhet të kishte marrë miratimin e SHBA, Izraelit, Turqisë ndoshta dhe të Rusisë.

Siria e lodhur nga lufta civile që shpërtheu pas zgjedhjeve të 2011 e deri më sot për të larguar rregjimin 50 vjeçar të babait të tij Hafëz dhe të birit Bashar al Assadit, shkaktoi 7.6 milion të larguar, 600 mije të vrarë, mijra të plagosur, dhe futjen në Siri të grupeve radikale islamike Al Kaeda, Al Nusra, ISIS, të cilat luftan dhe shkretuan vëndin sigurisht me ndërhyrjen edhe të SHBA e cila nëpërmjet `Pranverës Arabe` për të larguar diktaturën dhe vendosjen e demokracisë liberale ishte një faktor që precipitoi luftën civile. Qëndrimi për 13 vite i Bashar al Assadit me ndihmën ruse të cilat patën bazën në Hmeimim Air Base, mori fund papritur me 8 dhjetor 2024.

Drejuesit kryesore të rebelimit që filloi nga baza e rebelëve në Idlib ishin HTS Abu Mohammad al-Julani  (Ahmad al-Sharaa), ndërsa Mohammed al-Bashir dhe Mohammad Ghazi al-Jalali ishin pjesë e qeverisë se Bashar al Assad, Kryeministrat e 69, dhe tjetri i 70 i tij.

Mohammed al-Bashir është një inxhinier dhe politikan sirian që shërben si kryeministri i 70-të i Sirisë që drejton Qeverinë Kalimtare Siriane që nga 9 dhjetori 2024.Ai ka shërbyer gjithashtu si Kryeministër i Qeverisë së Shpëtimit të Sirisë që nga 13 janari 2024. Më 9 dhjetor 2024, pas rënies së regjimit të Asadit, al-Bashir u ngarkua me formimin e një qeverie kalimtare pas takimit me udhëheqësin e HTS Abu Mohammad al-Julani dhe kryeministrin sirian në largim Mohammad Ghazi al-Jalali për të koordinuar transferimin e pushtetit (mohammed al-bashir – ëikipedia).

Mohammad Ghazi al-Jalali është një politikan dhe inxhinier civil sirian që shërbeu si kryeministri i 69-të i Sirisë nga 14 shtatori deri më 9 dhjetor 2024. Ai është personi i fundit që ka shërbyer si kryeministër Ministër i Sirisë nën presidentin Bashar al-Assad dhe i Republikës Arabe Siriane. Bashar al-Assad e emëroi atë Kryeministër më 14 shtator 2024, pas zgjedhjeve parlamentare siriane të vitit 2024. Ai ka mbajtur më parë postin e ministrit të komunikimeve dhe teknologjisë së informacionit në qeverinë e dytë të Ëael Nader al-Halqi nga 27 gusht 2014 deri më 3 korrik 2016. Pas rënies së regjimit të Asadit më 8 dhjetor, ai mbeti në Damask dhe menaxhoi transferimin e pushtetit nga institucionet e mbetura qeveritare te rebelët, duke u zëvendësuar nga Mohammed al-Bashir të nesërmen (Mohammad Ghazi al-Jalali – Ëikipedia).

Abu Mohammed al-Golani lideri ushtarak por emri i tij të vërtetë eshte Ahmad al-Sharaa, lideri militant, kryengritja mahnitëse e të cilit rrëzoi presidentin e Sirisë, Bashar Assad, duke hequr dorë nga lidhjet e gjata me al-Kaedën dhe duke e përshkruar veten si një kampion i pluralizmit dhe tolerancës. Ndërsa hyri në Damask pas luftëtarëve të tij fitimtarë të dielën,  (who is Abu Mohammed al-Golani, the leader of the Syrian insurgency? | AP News), Hayat Tahrir al-Sham, i njohur më parë si Fronti Nusra, ishte krahu zyrtar i Al Kaedës në luftën siriane deri në prishjen e lidhjeve në vitin 2016. Duke u shfaqur si dega siriane e grupit të Shtetit Islamik në vitin 2012 dhe më pas i njohur si Jahbat al-Nusra, grupi përfundimisht do të mohonte ISIS-in dhe do të zotohej për besnikëri ndaj Al Kaedës (https://ëëë.abc.net.au/neës/2024-12-10/ëho-is-abu-mohammed-al-golani-ahmad-al-sharaa/104703822).

Përse populli Sirian pësoi këtë tragjedi vite me rradhë? Marrja e Damaskut nga opozita e armatosur nuk do të thotë se problemet kryesore të shoqërisë siriane që çuan në luftën e zgjatur civile do të zgjidhen. Largimi i Bashar al-Assad nga pushteti është vetëm një hap tjetër në historinë e gjatë të krizës së shtetit sirian. Thjesht ky hap u prish aq shpejt, papritur dhe efektivisht, saqë u ngritën pyetje për stabilitetin e të gjithë strukturës së quajtur Siri.

Origjina e këtij Konflikti ka tre elementë:

Elementi i parë është Turqia, e cila në vitet 1970 filloi ndërtimin e një kaskade termocentralesh në rrjedhën e sipërme të lumit Eufrat dhe një sistem vaditjeje për tokat e saj në Anadollin Lindor. Rrjedha e ujit në Siri filloi të bjerë, sistemi sirian i ujitjes në Raqqa, Deir ez-Zor dhe Trans-Eufrat pushoi së funksionuari dhe tokat pjellore më parë u shndërruan në këneta me kripë, dhe popullata lëvizi dhe pas 20 vjetësh, qytete të tëra satelitore të Damaskut u rritën – Ghouta dhe Duma me një popullsi shumë të re, të paarsimuar dhe të papunë kurse Raqqa, Deir ez-Zor dhe Trans-Eufrat pushuan së funksionuari.

Elementi i Dytë është Sistemi fetar dhe etnik i Sirisë, i cili është shumë kompleks edhe për standardet e Lindjes së Mesme, është gjithashtu i rëndësishëm: Grupet Etnike:-90% Arabë,9–10% Kurdë, 10% të tjerë. Feja: 87% Islam,74% Sunni Islam, 13% Alawism dhe Shia Islam, 10% Christianë dhe 3% Druze. Nuk flitej për ruajtjen e një ekuilibri, qoftë edhe thjesht dekorativ, si në Liban. Administrata e mandatit francez (në thelb kolonial) bashkoi tre entitete të ndryshme shtetërore (Damask, Aleppo dhe Deir ez-Zor) dhe caktoi një sekt të vogël të armatosur – alavitët – për të menaxhuar të gjitha. Kjo është përgjithësisht mënyra më e njohur franceze e menaxhimit të kolonive: të zgjedhësh një grup të vogël por aktiv dhe t’i bësh ata përcjellës të ndikimit tënd.

Por alavitët përfundimisht i shtrydhën francezët dhe nuk ndanë të paktën një pjesë të fuqisë së tyre me përfaqësuesit e besimeve dhe fiseve të tjera. Dhe aneksimi i mëvonshëm i Kurdistanit, Latakisë dhe tokave Druze në jug në Siri ngatërroi plotësisht gjithçka.

Elementi i Tretë nddërhyrjet e huaja. Përplasjet e superfuqivee në luftën e ftohtë afruan dinastinë Assad tek BRSS. Edhe pas `90 Rusia pati një Marëveshje ushtarake të cilën Bashar al Assadi e  shfrytëzoi duke I dhënë bazën ajrore Kheim në Latakia e cila mesa duket merr fund këto ditë. Në luftën civile u përfshinë edhe SHBA të cilat morën në puset e naftës në lindje, kurdët të cilët morën qytetin El Zor, Turqia e cila mori pjesët veriore të Sirisë dhe ndihmoi ekstremistët të përqëndroheshin në Idlib, Hezbollah i Iranit Izraeli i cili mori lartësitë Golan, dhe sulmonte herë pas here trupat e diktatorit Assad, dhe sot ka hyrë me trupa deri në 15 km larg Damaskut.

Përse Siria u çlirua kaq shpejt me disa sulme rebele, dhe për 193 orë rebelët hynë në Pallatin  e Bashar al Assadit, ndërsa Assadi iku në Rusi?

Ka shumë mundësi që është bërë një marëveshje për të larguar Bashar al Assadin nga pushteti sepse atë nuk po e përkrahte madje as ushtria e cila la dorë të lirë hyrjes së rebelëve. Marëveshja është bërë për të patur një Siri post Assad me disa kushte   ndoshta të favorshme për Rusët të cilët nuk ndërhynënë këtë luftë sepse nuk u interesonte më Assad të cilën e ndihmuan e të largohej. Fakti që ambasada Ruse nuk u prek, dhe se drejtuesi i Rebelimit HTS Abu Mohammad al-Julani  (Ahmad al-Sharaa), vendosi kryeministër një ish Kryeministër të Assadit, mesa duket kërkon që të bashkojë Sirinë e copëtuar pavarësisht të kaluarës së tij ekstremiste. Një ide është se Siria e la nga Rusët në shkëmbim të marëveshjeve me SHBA për Ukrainën.

Sipas Prof.Dr. Samir Salha (politolog turk) duket se para pak kohesh ka pasur nje dakortesi mes Turqise dhe Rusise, qe kjo e fundit t’i beje presion Bashar Assadit qe te shkepuse lidhjet me Iranin duke kaluar ne krahun turk. Ne te kundert duhet te zëvendesohet me nje tjeter, qe paraprakisht duhet te jete ushtarak. Me sa duket Assadi e ka refuzuar propozimin.

Se ne sherbim te cilave interesa gjeo-strategjike eshte bere e gjithe kjo levizje radikale duhet pritur qe koha te zbardhe detajet.

Problemi nëse Siria do të bëhet shtet islamik apo laik mbetet për tu parë në të ardhmen.

Mos reagimi ndaj Izraelit fuqizon idenë se marëveshja është bërë më SHBA+Izrael +Turqi dhe ndoshta me Rusinë. Kjo vërteton thënien e Trump se `Rusia humbi Interesin ndaj Sirisë për shkak të Ukrainës`.

priftipirro2017@gmail.com

Në pritje të surprizave zgjedhore!

0

Florim Zeqa 

Që nga sot kur përfundon afati i dorëzimit të listave zgjedhore në KQZ, fillon edhe faza e parë e zhvillimeve më dinamike të fushatës zgjedhore. Sot do të bie perdja dhe do të hiqen të gjitha dilemat se kush do të jetë në lista e kush jo, pra, do të bëhen publike të gjitha listat e partive politike.

Sasia nuk e përcakton cilësinë e qeverisjes në vendin tonë

“Demokracia” piramidale nga lartë-poshtë e ka ngulfatur shprehjen e lirë dhe mendimin ndryshe në partitë tona politike. Aderimet nga partitë e tjera në formën e riciklimit e shprehin nivelin më të ulët të demokracisë së brendshme dhe përfaqësimin më jo parimor dhe më antidemokratik të qytetarëve nesër në Kuvendin e Kosovës!

Mos ndryshimi i ligjit zgjedhor, gjegjësisht e ndarjes së Kosovës në disa lista zgjedhore (së paku pesë) e paraqet pabarazinë zgjedhore dhe diskriminuese në vendin tonë, me ç’rast përfitojnë qytetet e mëdha me më shumë deputet në listë, ndërsa komunat e vogla diskriminohen në numra ose nuk përfshihen fare në lista zgjedhore siq ka ndodhur në disa prej partive të mëdha! Të mos flasim për deputët e pavarur, të cilët pothuajse e kanë të pamundur ta kalojnë pragun e lartë prej 5 % të përcaktuar nga KQZ-ja!

Kalkulimi i votës nga partitë politike e jo i arritjes së përmirësimit të cilësisë në Kuvendin e Kosovës ka bërë që prindërit e futbollistëve apo djemtë dhe vajzat e këngëtarëve, figurave politike dhe ushtarake të bëhen pjesë e listave zgjedhore, duke i anashkaluar më të merituarit brenda partive tona respektive, që në fakt janë aktivistët dhe veprimtarët më të devotshëm nga themelimi i partive!

Se sa do të jenë të qëlluara këto katapultime të anonimëve politik brenda listave zgjedhore mbetet të shihet pas përfundimit të procesit zgjedhor, madje do të shohim se a do të bëhet deputet fituesi i “Big Brother” për të plotësuar mozaikun e imoralitetit politik në Kuvend. Këtu nuk e kam fjalën për pesonalitetin në listë, por për imazhin e keq që ka krijuar organizimi i “Big Brother” tek popullata e gjerë në Kosovë.

Për një gjë jam i sigurtë, aderimet e këtyre emrave anonim në lista zgjedhore nuk e rrezikojnë avantazhin politik të liderëve dhe rrethit të tyre të ngusht, të quajtura klane në zhargonin politik.

Grupet e interesit nëpër partitë tona politike janë të interesuara që ta ruajnë dominimin ekstrem pavarësisht rezultatit zgjedhor. Për këtë arsye, liderët më shumë rëndësi i kanë kushtuar arritjes së qëllimeve personale sesa të rritjes së subjektit politik.

Krerët partiak për të ruajtur ndikimin total në parti i përzgjedhin më të dëgjueshmit dhe më servilët që i kanë shërbyer me devotshmëri liderit dhe klanit të tij!

Liderët partiak në vend të programeve zhvillimore se si të arrihet tek ndryshimi substancial i qeverisjes dhe mirëqenjes qytetare, më shumë kujdes i kanë kushtuar emrave të vegjël që ju sjellin vota, por që nuk ju bëjnë konkurencë në renditje të arritshmërisë elektorale.

Në mungesë të një alternative të re politike, nga këto zgjedhje nuk do të kemi ndryshim por vetëm vazhdimësi të çasjes (keq)qeverisëse të deritanishme nga të njëjtat parti dhe politikan që thyen shpresat e qytetarëve për jetë në këtë vend.

Nënë Terezës, si përkujtim për çmimin NOBEL

0

GONXHE BOJAXHIUT

Pa ty jetës s’i vie era

Pa ty as dielli s’rrezon

Aromên tande e sjellë pranvera

Në nji komb që na bashkon

 

Shên Anjezë moj e bekueme

Ku do gja n’ty sjellë veç uratë

Edhe n’qiell Ti je e lumnueme

Na ban jetên tonë të begatë

 

Gonxhja jonë lulja je e stolisun

Që na mbushë zemrat plotë mirësi

Asnjiherë Ti s’na ke braktisun

Shên Terezë plotë me hirësi

Mrekullitë tua që shpirtin na ngrohë

Edhe në netët ku frynë acari

Fytyrën tande engjullore kur e shohë

Je identitet i çdo Shqiptari

Argjiro Ukimeri – Prizren