Kreu Blog Faqe 784

Piktura “Gjethe ari” e Vlora Gashit, në edicionin e 15-të të artit bashkëkohorë në Venedik të Italisë

0

KORNIZË PËR NJË PORTRET

“Çdo vepër është një pjesë e shpirtit tim, një tregim i treguar përmes syve të një krijueseje të pasionuar”, Vlorë Gashi, piktore…

Arsimimi dhe Karriera Profesionale:

Piktorja Vlora Gashi, e lindur në Prishtinë në vitin 1986, është ekonomiste e diplomuar dhe afariste mjaftë e suksesshme në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Ajo, edhe pse në moshë relativisht të re ka themeluar disa veprimtari biznesore, kurse tash drejton dhe menaxhon një agjenci e cila operon me sukses në tregun e Kosovës dhe atë Ndërkombëtar. Përvoja 10 vjeçare në këtë veprimtari ia rritë namin edhe më tej kësaj vajze nga Prishtina për sukseset e saj. Përkushtimi i veçantë dhe aftësitë në menaxhimin e bizneseve, kanë kontribuar jo vetëm në rritjen e mirëqenies së saj sociale, por kanë ndikuar në zhvillimin e vazhdueshëm të veprimtarisë me këtë agjenci. Ajo ka një atribut të veçantë, qoftë si fëmijë i përkushtuar ndaj prindërve dhe të tjerëve për mirësjellje dhe humanizëm specifik. Afinitete të rralla që ia kanë ndërtuar personalitetin qytetar, dhe në fushën e veprimtarisë biznesore. Viteve të fundit Vlora është shquar edhe në fushën e artit pamor duke u bërë emër, tashmë edhe në arenën ndërkombëtare. Këtyre ditëve. ajo po merrë pjesë në BIENALËN E 60-të me radhë,  përkatësisht në “EDICIONIN E  15-të  TË ARTI BASHKËKOHORË”, ngjarje e madhe e artit pamor që mbahet që prej 60 vitesh në Venedik të Italisë, (CONTEMPORARY VENICE 15TH EDITION), nga data 04 – 19 korrik 2024. Piktorja prishtinase sivjet është prezantuar me pikturën “GJETHE ARI”, kurse Vlorës i ka shtuar vullnetin për suksese duke ia shtuar vetëbesimin edhe në fushën e artit, pasion të cilit iu ka qasur me përkushtim që nga fëmijëria e hershme.

Forhåndsvisning av bilde

Pasioni për artin Artistike:

Përveç angazhimit të saj në fushën profesionale, Vlora Gashi, është një piktore e suksesshme. Talentin për artin e ka treguar qysh në moshën e re, njohja me ngjyrat dhe nuancat artistike të veshjes e mirëmbajtjes si dhe rregullimi i ambientit ku ajo ka jetuar e kanë bërë qysh si fëmijë më të dalluar, kurse me vizatime dhe piktura ajo ka vazhduar të rritet dhe me kalimin e viteve t’i rikthehet pasionit që kishte sa ishte fëmijë, por për shkak të ambientit mjaftë i ashpër për të mbijetuar ajo për vitet të tëra është marrë me veprimtari nga fusha e ekonomisë, ku vite më parë ka diplomuar. Talenti dhe përkushtimi gjithnjë në rritje, janë rezultat i një pune me pasion dhe falë pikturave të shumta të publikuara, kreysisht në rrjetet sociale, është bërë e njohur në rrethe profesionale që hulumtojnë e kërkojnë çasje të reja në artin bashkëkohor dhe si rezultat i këtij angazhimi të gjertanishëm ajo është pjesë e Bienalit të Artit Bashkëkohor në Venedik të Italisë për të marrë pjesë, pse jo në njëfarë mënyrë për ta përfaqësuar Arin Bashkëkohor të Kosovën dhe të brezit të saj nga kjo fushë artistike.

Forhåndsvisning av bilde

Pikturat e Vlorës janë shprehje e lirë e imagjinatës dhe emocioneve të saj. Ajo përdor akrilik për të sjellë në jetë subjektet e saj të preferuara, të cilat shpesh janë të frymëzuara nga natyra dhe përvoja personale. Krijimet e saj përshkruajnë peizazhe të bukura dhe kompozime abstrakte që ftojnë shikuesin në një udhëtim të brendshëm të mendimit dhe ndjenjës, me të gjitha nuancat e ngjyrës, një kombinim i arrirë dhe tejet mbresëlënës. Ajo shpesh eksperimenton me teknika të ndryshme qoftë me akrilik ose në vaj, për të arritur efektet që dëshiron t’i fiksojë në veprat e saj. Ky eksperimentim i vazhdueshëm i ka dhënë mundësinë të zhvillojë një stil të dallueshëm i cili tërheq vëmendjen dhe vlerësimin e artdashësve, sidomos tani kur ajo është pjesëmarrëse e një Bienali kaq të rëndësishëm Ndërkombëtar, dhe në vendin ku arti dhe punimet artistike marrin vlerësimin e duhur për të pasur sukses mëpastaj.

Lulet dhe arti si lule:

Përveç disa pasioneve që i theksuam më lartë, pasion tjetër i Vlorës janë lulet, jo vetëm për t’i mbjellë, kultivuar dhe mirëmbajtur, por në mënyrë artistike për të shprehur edhe dashuri për to.Ajo i konsideron lulet burim frymëzimi, disponimi dhe gëzimi. Ky interes për lulet të cilat i ka art, shpesh i reflektojnë nuancime edhe në veprat artistike, ku përveç anës mjeshtrore ajo kap me delikatesë dhe elegancë nuancat artistike që ajo i gjenë si frymëzim artistik pikërisht në florën e begat dhe te lulet.

Forhåndsvisning av bilde

Imazhi i pikturës “GJETHE ARI”

Përmasat e kësaj pikture janë: 70 X 50 cm. Ndërsa periudha e krijimit, gjithnjë sipas piktorës është “Koha e izolimit nga pandemia COVID-19”.
“GJETHE ARI”, është një vepër e lindur dhe e krijuar në kohë të vështira që kalonte shoqëria njerëzore. Ajo, përveç anës artistike shpreh edhe shpresë dhe tregon qëndrueshmëri, të paraqitura nëpërmes imazhit të një gjetheje ari. Artistja ka përdorur fletë të arit për të krijuar një kompozim që tregon bukurinë dhe delikatesën e natyrës, duke theksuar vlerën e saj të përjetshme dhe rëndësinë e ruajtjes së saj. Për më shumë, për kohën kur është krijuar, dhe panikut global që mbulonte botën, “GJETHE ARI”, apelonte për triumf të shoqërisë karshi katastrofave globale, pa përjashtuar as Pandeminë COVID-19.

Materialet dhe Teknika:

Vepra është realizuar me fletë ari dhe bojëra akrilike mbi kanavac. Sfondi përmban ngjyra të errëta dhe të qeta, si portokalle, vjollce, verdhë dhe gjelbërt e thellë e kombinuar me ngjyrën gri, që krijojnë një kontrast të fortë me shkëlqimin e arit. Fletët e arit janë paluar me kujdes për të formuar një gjethe të madhe dhe të detajuar në qendër të veprës.

Forhåndsvisning av bilde

Motivet dhe Simbolika:

Gjetheja e arit, për Vlorën, simbolizon natyrën dhe jetën, duke u fokusuar në delikatesën dhe vlerën e tyre. Ky simbolizëm ishte veçanërisht i rëndësishëm në kontekstin e pandemisë COVID-19, shprehet piktorja, duke qenë e sigurt se, pavarësisht sfidave që sillte ajo pandemi, jeta dhe natyra kanë një vlerë të paçmueshme që duhet ruajtur dhe vlerësuar, mbi të gjitha njeriu duhet vazhdimisht me triumfuar.

Ndërsa Efekti Vizual i pikturës paraqet:  “Fletët e arit që reflektojnë dritën në mënyrë të mrekullueshme, duke krijuar një ndjenjë ngrohtësie dhe shprese. Drita që luan mbi sipërfaqen e veprës krijon një ndjesi të lëvizjes dhe jetës, duke theksuar mesazhin e shpresës dhe qëndrueshmërisë”, ka thënë diku në një deklaratë të saj kjo piktore. Nëpërmes sëcilës ajo përpiqet të jap mesazhin e saj, sidomos kur vepra artistike është “krijuar gjatë një periudhe izolimi dhe pasigurie”, ndërsa tabloja GJETHE ARI, “është një manifest i shpresës dhe një vetëdije se jeta, si një gjethe ari, është e brishtë por e çmuar”. Artistja dëshiron të komunikojë me shoqërinë se, “pavarësisht kohëve të vështira, ne duhet të mbajmë shpresën gjallë dhe të vlerësojmë bukurinë dhe vlerën e jetës dhe natyrës”.

Forhåndsvisning av bilde

Deklarata e piktorës – Vlora Gashi:

Në një prononcim për strukturat drejtuese të Benialit të Artit Bashkëkohor që po mbahet në Venedik, Vlorë Gashi shprehet: “Arti për mua është një mënyrë jetese, një udhëtim i përhershëm i shpirtit dhe imagjinatës. Çdo pikturë që krijoj është një reflektim i ndjenjave të mia të brendshme dhe një dritare drejt botës sime të përsonalizuar. Përmes ngjyrave dhe formave, përpiqem të kap emocionet dhe momentet që më prekin më së shumti.”

Dhe si çdo artist e artiste tjetër edhe ajo beson se “Arti ka fuqinë të shërojë dhe të frymëzojë!”, prandaj kur jam para telajos, shprehet Vlora “ndihem e lirë të eksploroj dhe të eksperimentoj, duke krijuar një dialog të heshtur midis mendjes dhe dorës sime. Çdo brushë e imja që prek telajon është një hap drejt një bote të re, një rrëfim i pafund që nëpërmes realizimit artistik pret të zbulohet”.

Si çdo artist i profiilizuar brenda artit që krijon, edhe Vlora, meritat e shumta ia atribuon natyrës andaj ajo shprehet: “Natyra është një burim i pashtershëm frymëzimi për mua. Bukuria dhe delikatesa e luleve më kanë magjepsur gjithmonë, dhe shpesh gjej veten duke sjellë elemente të natyrës në veprat e mia. Këto krijesa të brishta, me ngjyrat dhe format e tyre të mahnitshme, përfaqësojnë ciklin e jetës dhe ndjenjat e ripërtëritjes dhe shpresës.”

Tashmë ajo ka prekur Një Maje të suksesit, por “Si një piktore autodidakte, udhëtimi im artistik ka qenë një proces vetë-zbulimi dhe rritjeje” shprehet me modesti piktorja. “Kam krijuar stilin tim, që e bënë pikturën time të veçantë, e cila pasqyron personalitetin dhe përvojat e mia unikate”. Natyrisht, çdo individ është unikat në veten e tij, prandaj “Çdo vepër është një pjesë e shpirtit tim, një tregim i treguar përmes syve të një krijueseje të pasionuar”, dhe “përmes artit tim, dua të ftoj shikuesit në një udhëtim emocional dhe intelektual, duke i bërë ata të ndalen dhe të reflektojnë mbi bukurinë dhe kompleksitetin e jetës. Shpresoj që pikturat e mia të sjellin gëzim, paqe dhe frymëzim për të gjithë ata që i shohin” është shprehur në një dekleratë të autorizuar për përfaqësuesit e Bienales së Arti Bashkëkohor të Venedikut 2024.

Rrugëtim enigmatik që ka mesazhin në brendësinë e vet:

Falë rrjeteve sociale, përkatësisht “INSTAGRAM-it”, ajo është bërë pjesmarrëse në këtë Ngjarje të Lartë Artistike, kurse mënyra e saj, për të arritur në BIENALIN E 60-të të Venedikut, përkatësisht në EDICIONIN E 15-të TË ARTIT BASHKËKOHOR, na thërret për ndërgjegjësim e vetëdijësim në vlerësimin si a sa duhet të atyre që bëjnë art, muzikë dhe letërsi, nëse kemi synim për t’i zbuluar talentët, para se të tjerët t’i vlerësojnë  dhe t’i nderojnë!…

Shefqet DIBRANI

Të zyrtarizohet Dita e Republikës!

0

Florim Zeqa

Historiku 34 vjeçar i 2 Korrikut 1990 e shtron nevojen e zyrtarzimit të kësaj date si ditë të lindjes së shtetit të Kosovës apo Dita e Republikës, pasi në këtë ditë u shpall Kosova Republikë e pavarur në kuadrin e Federatës (Konfederatës Jugosllave) e ndarë nga Serbia.

Gurthemeli i pavarësisë

Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës nga ana e Serbisë më 23 mars 1989, gjegjësisht të heqjes së Kushtetutës së vitit 1974, e cila Kosovën e përafronte në masë të madhe më Republikat tjera të ish Federatës Jugosllave, kishte bërë që delegatët shqiptar dhe jo serb të Kuvendit të Kosovës të dalin në mbrojtje të kushtetutëshmërisë dhe integritetit territorial të Kosovës.

Përballja me delegatët serbo-malazez ishte shumë e veshtirë, por falë unitetit të delegatëve shqiptar, udhëheqja serbe e Kuvendit të Kosovës në pamundësi përballjeje më forcën e argumenteve të delegatëve shiptar, detyrohet t’i mbyllë dyert e kuvendit për mbajtjen e seancës së paralajmëruar të 2 Korrikut.

Mirëpo ky veprim dhe as kercënimet për mosmbajtjen e seancës së Kuvendit të 2 Korrikut, nuk i zmbrapsën delegatët nga vendimi i marrë për shpalljen e pavarësisë nga Serbia.

Gatishmëria e delegatëve shqiptarë ishte në përmasat e vetëflijimit.

Edhe pse të rrethuar nga të gjitha anët më policë e snajperë serb, më tankse e autoblinda, delegatët arrijnë të depërtojnë deri para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, për të realizuar kështu qëllimin e tyre madhor, për të shprehur vullnetin politik të popullit shumicë, me miratimin publikisht (para Kuvendit të Kosovës) të DEKLARATËS KUSHTETUESE (të nënshkruar nga 114 delegat) përmes së cilës Kosova u shpall njësi e barabart në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave (që nënkuptonte pavarësinë nga Serbia).

Nga kjo del edhe përkufizimi i çartë, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është dhe mbetet gurthemel i pavarësisë së Kosovës.

Ky moment shënon edhe fillimin e shpërbërjes së krijesës artificiale të ashtuquajtur RSFJ, e dominuar kryesisht nga politika hegjemoniste serbe.

Efektet politike të 2 Korrikut janë te shumta në rrafshin kombëtar; pikë së pari shënon fillimin e shkëputjes së Kosovës nga Serbia, krijimin e unitetit dhe rritjen e solidaritetit në popull si asnjëherë më parë gjatë historisë.

I gjithë aktiviteti dhe veprimtaria politike bëhej krejtësisht në baza vullnetare. Parim bazë i aktivistëve e veprimtarëve të viteve të ’90 ishte dhënja gjithçka nga vetja për interesin e popullit dhe shtetit.

Platforma politike që iu parapriu ngjarjeve historike

Ishte platforma politike e Alternativës Kosovare të asaj kohe, gjegjësisht e levizjes politike shtetformuese (LDK), e cila iu parapriu edhe shumë ngjarjeve tjera të rëndësishme politike për të ardhmen e vendit si ; Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 shtatorit e mbajtur në Kaçanik, Referendumi gjithëpopullor për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, mbajtur nga  26-30 shtator 1991 dhe zgjedhjet e para të lira pluraliste për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 24 maj 1992, më ç’rast zgjedhet edhe kryetari i parë i Republikës së Kosovës (Ibrahim Rugova) më mandatin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Pa këto dokumente të rëndësishme historike, Kosova nuk do të arrinte dot as të zhvillimet tjera e mëvonshme që u kurorëzuan më luftën çlirimtare, e madje as në 17 shkurtin e 2008-së, i cili shënon fillimin e njohjes formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës shtet sovran dhe demokratik, kërkesë kjo që i rrodhi nga goja Presidenti historik Ibrahim Rugova deri në frymën e tij të fundit më 21 Janar 2006.

Pra, Republika e Kosovës për popullin shqiptar daton që nga 2 Korriku i vitit 1990. Ekziston jo vetëm në kujtesën e popullit, por në të gjitha dokumentet e shkruara zyrtare, në veçanti të arsimit shqip gjatë periudhës së funksionimit të shtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik nga Serbia.

Ishte përkrahja e madhe morale dhe materiale e mbarë popullatës dhe mërgatës shqiptare që e bëri funksionale Republikën e Kosovës në të gjitha nivelet e qeverisjes paralele, gjë e cila kishte çuar në shkëputjën totale të institucioneve tona shtetërore nga institucionet e sistemit okupues serb.

Anashkalimi i qëllimshëm i 2 Korrikut dhe ngjarjeve madhore të vitit 1990

Anashkalimi dhe harresa e qëllimshme e 2 Korrikut ’90, e ngjarjeve dhe dokumenteve historike që determinuan të ardhmen e vendit tonë nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës, jo vetëm që është e pa pranueshme, është tendencioze dhe më pasoja për të ardhmen e vendit.

Anashkalimi i 2 Korrikut nga vargu i gjatë të festave të shumta në Kosovën “multietnike” paraqet paradoksin sa të keq po aq të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit sovran!

Kasta politike, për t’u bërë qejfin “miqëve” ndërkombëtarë, hoqën lehtësisht dorë nga identiteti kombëtar dhe trashëgimia politike e kulturore e popullit autokton në trojet stërgjyshore!

Fatkeqësisht, atë që s’mundi ta bëjë Serbia më represion e dhunë sistematike për një dekadë në Kosovës, po e bëjnë qeveritë tona pas 17 shkurtit e këndej!

Themelet e shtetit të Kosovës nuk janë në pakon e Ahtisarit e as në 17 shkurtin e 2008-së siq pretendojnë një pjesë e kastës aktuale politike, por janë në sakrificat e gjata e të pa numërta të popullatës shqiptare; në gjakun e derdhur për liri, në ndjekjen dhe burgosjen e  veprimtarëve e intelektualëve, në faljen e gjaqeve, në helmimet e nxënësve, në mbylljen e shkollave dhe fabrikave, në dëbimet më dhunë të popullatës, por edhe në ndjekjen dhe burgosjen e delegatëve që shpallën Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut të vitit 1990.

Pikërisht harresa institucionale ndaj 114 delegatëve që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, nga të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, tregon më së miri për nivelin e ulët shtetëformues të kastës!

Përkushtimi i madh i qeveritarëve kosovar ndaj bisedimeve me Serbinë, ka bërë që të shkëputën nga problemet më vitale të popullatës shqiptare në Kosovë, duke mbajtur në kokat e tyre marrëveshjen “historike” me Serbinë, duke i larguar nga kujtesa ngjarjet madhore kombëtare siq është 2 korriku i vitit1990!

Dëshiroj t’ua rikujtoj qeveritarëve dhe politikanëve se, 2 Korrikun 1990 nuk ka forcë që e shlyen nga kujtesa popullore! Sikurse subjektet që kanë një ditë të lindjes, ashtu edhe shtetet, njëjtë sikurse njerëzit kanë vetëm një datë të lindjes, andaj edhe për shtetin e Kosovës ekziston vetëm një, ajo është 2 Korriku i vitit 1990.

Për fund, e kam një kërkesë publike për krerët e institucioneve të larta shtetërore, në veçanti për deputetët e kësaj legjislature që ta zyrtarizojnë 2 Korrikun-Ditën e Republikës apo festën e parë shtetërore, ngase më 2 Korrik 1990 u vunë themelet e para të shtetit të Kosovës, festa e dytë vjen 12 Qershori i vitit 1999 apo Dita Çlirimit, kurse 17 shkurti si festa e tretë më radhë apo njohja “De Jure” e Republikës së Kosovës nga ndërkombëtarët.

Këto janë tre festat më të rëndësishme shtetërore që i dhënë kuptim dhe vlerë shtetit të lirë dhe sovran të Republikës së Kosovës!

A mund të shkojmë edhe më djathtas se që jemi ?!

0

Nga: Ali Mehmeti

Prej që euro (€) është futur si valutë unike në pjesën më të madhe të Bashkimit evropian (BE) që sot e njohim sikur “euro zonë” ose zonë e euros, gjer me sot, kjo monedhë ka pësuar zhvlerësim. Ka disa kalkulator nëpër faqet e specializuara që e llogarisin këtë zhvlerësim. Sipas tyre, 100€ të vitit 2002 janë ekuivalent me 138€ deri 147€ sot, ose thënë ndryshe është zhvlerësuar për 38% deri 47% në krahasim me vlerën fillestare. Këta kalkulator bazohen para së gjithash në inflacionin e akumuluar gjatë këtyre viteve, vlera e të cilit luan në varësi nga metoda e përllogaritjes.

Unë kam zgjedhur një mënyrë krejtësisht tjetër, duke marrë si të mirëqenë faktin se frangu zviceran (CHF) është një valutë më e qëndrueshme në botë dhe duke llogaritur të gjitha vlerat tjera në raport me këtë valutë. Duke u nisur nga faktet se:

– në vitin 1999 euro u shpall monedhë unike dhe u përdor në transaksionet bankare, edhe pse në qarkullim u fut me 1 janar të vitit 2002;

– në fillim (viti 1999) u vendos që 1 € të ketë vlerën e 2 markave gjermane (DM) ose 6,56 franga francez (FF);

– 1 € kishte vlerën prej 1,53 CHF;

– 1 CHF kishte vlerën prej 1,23 DM;

– 1 CHF kishte vlerën prej 4,20 FF;

– Sot, qershor 2024, 1 € ka vlerën prej 0,96 CHF.

Nëse e thjeshtojmë mund të themi se euro është zhvlerësuar aq sa është zhvlerësuar na raport me frangun zviceran që i bie 37,2% dhe po aq edhe me valutën gjermane dhe franceze.

Por, nëse nisemi nga raporti fillestar i CHF me DM dhe FF vijmë te rezultati se euro është zhvlerësuar për 38,5% ndaj frangut francez, respektivisht për 41% ndaj markës gjermane. Thënë ndryshe, sot 1 € do të vlente 1,18DM dhe 4,03FF, sikur këto valuta të ekzistonin ende.

Pra, sido që të llogaritet zhvlerësimi i euros, prej fillimit të përdorimit të tij gjer me sot ai është zhvlerësuar për mbi 40% në krahasim me vlerën fillestare.

Sigurisht se ka shumë faktor që kanë ndikuar në zhvlerësimin e euros. Por, nëse shikohet periudha kur ka ndodhur zhvlerësimi më i madh bie në sy periudha 2007 – 2011 dhe jo rastësisht. Në këtë kohë, në vitin 2008, ka ndodhur kriza më e madhe ekonomike në botë, e shkaktuar me kolapsin e tregjeve botërore që filluan me krizën e patundshmërive në ShBA që pas vetës tërhoqën edhe tregje tjera botërore. Kriza tjetër ndodhi në euro zonë, respektivisht në Greqi, në vitin 2009. Greqia ishte e para që përjetoi një krizë të borxhit. Zbulimi i manipulimeve me të dhënat fiskale dhe borxhit të lartë të fshehtë e bëri të pamundur për Greqinë të kthente borxhin e saj, duke kërkuar ndihmë nga institucionet ndërkombëtare financiare, të zonës euro, para së gjithash.

Si përjetohet ky zhvlerësim nga një punëtor mesatar gjerman apo francez?

Një punëtor gjerman në vitin 2002, sipas statistikave ka pasur pagën mesatare prej 4’700DM (bruto), kurse sot ai ka 3’825€ (bruto). Meqenëse sot, vlera reale e një euro është 1,18DM i bie se paga mesatare e një punëtori gjerman është 4’513DM, ose ka pësuar zbritje prej 3,9% !

Në Francë situata është e ngjashme. Një punëtor francez në vitin 2002, sipas statistikave ka pasur pagën mesatare prej 12’300FF (bruto), kurse sot ai ka 3’120€ (bruto). Meqenëse sot, vlera reale e një euro është 4,03FF i bie se paga mesatare e një punëtori francez është 12’573FF, ose ka pësuar rritje prej 2,2% !

Mashtrim numerik ishte rritja e pagave nga viti 2002 gjer në vitin 2024, nga 2’350€ në 4’513€. Thënë edhe më ndryshe, për 22 vjet prej që u fut euro si valutë unike në zonën euro, nuk kishte kurrfarë rritje pagash. Po çmimet?!

Zhvlerësim i euros, në krahasim me vlerën fillestare, ka pasur pasoja të rënda mbi fuqinë blerëse të qytetarëve në zonën euro dhe përtej saj. Jo për vet faktin e zhvlerësimit, por më shumë për shkak se iu dha rasti prodhuesve dhe sidomos tregtarëve, për lloj lloj marifetesh. Filluan të ndryshojnë emrat aktual me emra të ri pa ndryshuar fare produktin, ndryshuan paketimet, sasinë, gabaritet e ambalazhimeve, ambalazh më të madhe për sasi më të vogël, koloritin e ambalazheve … dhe të gjitha këto për të gjetur arsye për ndryshimin e çmimeve, lexo, për ngritjen e çmimeve. Nga bindja e një konsumatori të zakonshëm evropian, pa hy fare në statistika, çmimet e produkteve bazike, s’paku janë dyfishuar. Mos të harrojmë, kur llogaritet inflacioni llogaritet për të gjitha produktet, edhe për ato që punëtorit me të ardhura të ulëta dhe mesatare nuk i hynë në punë fare.

Sigurisht se për rritjen e çmimeve kishte edhe arsye tjera.

Pandemia e viteve 2019-2021 ishte tronditëse për mbarë botën. Pandemia solli ndërprerje të mëdha në zinxhirët e furnizimit global, duke çuar në rritje të kostove të transportit dhe prodhimit të ushqimeve. Erdhi në shprehje egoizmi i skajshëm i shteteve – kombeve. Përveçse u ndërprenë linjat e furnizimit u ndërpre edhe shkëmbimi i dijes. Puna shkoi deri aty sa edhe materialet mjekësore konfiskoheshin nëpër aeroporte dhe ndryshohej destinacioni. Në vend që të bashkohet dija dhe të angazhohen të gjitha shtetet bashkërisht në kërkim të vaksinës apo terapisë për luftimin e këtij virusi, si ndaj një armiku të përbashkët, filloi “lufta e vaksinave” ndërmjet shteteve-kombeve më të fuqishme të botës për zbulimin e vaksinës vetanake, madje edhe ndërmjet shteteve aleate.

Pa përfunduar mirë pandemia ndodhi agresioni rus mbi Ukrainën. Në fillim të vitit 2022, kursi i këmbimit euro-frang zviceran ishte rreth 1.05 CHF për 1 €, ndërsa aktualisht është 0.96 CHF për 1 €, pra, një zhvlerësim prej rreth 8.57%. Kjo luftë shkaktoi rritjen e çmimit për të gjitha llojet e energjisë, shumë lëndëve të para, grurit, misrit, lulediellit, plehrave artificial dhe shkaktoi nervozë nëpër tregjet, sidomos në vitin e parë të fillimit të kësaj lufte.

Por, edhe pas pandemisë edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë, pasi tregjet u qetësuan dhe furnizimet u stabilizuan, çmimet nuk u kthyen.

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE (brexit) në vitin 2020, shkaktoi disa konflikte tregtare dhe futjen e tarifave që nuk ekzistonin më parë. Brexit-i ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvlerësimin e euros përmes pasigurisë ekonomike dhe politike, duke vërë në pikëpyetje të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Produkteve tradicionale, ku me produkt nënkuptohet “diçka që është bërë për t’u shitur, zakonisht diçka që prodhohet nga një proces industrial ose, diçka që rritet ose merret përmes bujqësisë” (Cambridge dictionary), i janë shtuar edhe “produktet” bankare, turistike, të operatorëve të telefonisë mobile dhe lloj lloj “produkte” tjera, që përpara i njihnim sikur shërbime, jo si produkte. Shpikja e këtyre “produkteve” shërbeu për të krijuar përshtypje sikur ato kanë vlerë më të madhe sesa shërbimet, si i quanim më parë.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) treguan se votuesit evropian nuk janë të kënaqur as me qendrën e majtë, as me qendrën e djathtë. I kanë provuar të dy, por as njëra as tjetra nuk sollën ndonjë ndryshim që do ta rriste besimin apo do ta përmirësonte pozitën e tyre. Këtë pakënaqësi e (keq)përdorën forcat ekstreme, ato të djathta sidomos, që dyfishuan ndikimin e tyre. Sidomos ato në Francë. Sipas tyre, për të gjitha të zezat, nëpër të cilat po kalon qytetari evropian, fajin e ka emigracioni nga bota e tretë. Sikur nuk e dinë se pa këta emigrantë nuk do mund të funksiononte asnjë shtet evropian, ku nataliteti do ishte negativ. Të njëjtën metodë e përdor edhe njëri kandidat për president të ShBA-ve. Dhe për fat të keq, 34% të qytetarëve të Francës ju besuan në xhiron e parë të zgjedhjeve legjislative të Francës para pak ditësh dhe, kështu u bë forca e parë politike. Dhe tani, për të parandaluar ardhjen në pushtet të kësaj force, duhet të bëhen bashkë të gjithë forcat tjera politike dhe është në pikëpyetje a do  ia dalin?   

Asnjëra nga forcat politike që janë në pushtet dekadave të fundit nuk duan ta shohin të vërtetën me sy. Të gjitha krizat janë kriza për qytetarët e klasës së mesme dhe më të ulët, që janë në shumicë dërmuese, por jo edhe për klasën e të pasurve. Përkundrazi. Sa më të varfëruar të janë të parët, aq më të pasuruar janë të dytët. Të dhënat tregojnë se 10% më të pasurve në Evropë zotërojnë rreth 67% të pasurisë totale dhe për më keq, kjo diferencë po thellohet. Çdo krizë po e thellon këtë diferencë.

Deri sa krizat, duke filluar nga kjo e sotshme në Ukrainë deri te ato në të ardhmen, nuk bien mbi supet e të pasurve, madje atyre shumë të pasurve, mos të çuditemi pse po fiton terren e djathta ekstreme. Shumica e qytetarëve evropian janë të manipuluar, jo pse janë të padijshëm, por pse nuk kanë kohë nga angazhimet dhe tej ngarkesat e përditshme, prandaj nuk e kuptojnë se tashmë kemi shkuar shumë djathtas dhe këtu qëndron problemi. Zgjidhjen e problemeve të tyre nuk mund ti presin duke shkuar edhe më djathtas.

Fjala e urtë popullore thotë: Mos e prit shërimin e plagëve nga ai që ti ka shkaktuar!

Delegacioni austriak dje vizitoj zyren e “Lëvizjes së Deçanit” në Prishtinë

2

“Lëvizja e Deçanit” zyrtarisht priti një delegacion shtetror Austriak z. Jörg Wehofsich; z. Mag. Ralf Drack dhe z. Kolë Berisha. Takimi u mbajt me datën 02.07.2024 në orën 9:30 -15:30, në zyret e Lëvizjes të Deçanit në Prishtinë, që korospodojë një takim shumë të frytshëm.

Kordinatori i Lëvizjes të Deçanit, z.Vesel Lekaj, e përshëndeti delegacionin austriak dhe prezantoi të pranishmit. Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, ndër të tjera, z. Lekaj theksoi rëndësinë e Lëvizjes, programin e saj dhe sqaroi deklaraten e 20 tetort 2023 e ku moren pjese qytetarë nga të gjitha trevat tona me moton “Nga sot e tutje nuk jemi më musliman” dhe largimin vullnetar nga kjo fe.

Ai shtoj se ekstremizmi i lartë i fesë islame dhe ortodokse serbe, ka kapërcyer të gjithë parametrat e një ideologjije fetare e morale. Është bërë vdekjeprurëse për shoqërinë tonë. Është kundër vlerave tona kombëtare dhe traditës tone. Nuk mund të jetë tradicionale dhe nuk është fe e jona. Tradita jonë familjare nuk korospodon me ketë fenomen dhe me të bëmat në brendësinë e saj. Ai theksoj gjendjen momentale si të rrezikshme ne vend: ligjeratat e qindar hoxhallarve kundër historisë, flamurit dhe figurave kombëtare etj. Këto ligjerata nxiten edhe shumë të rinjë tanë në luftrat e lindjes. Për këtë fenomen nuk është ndëshku askush ose kjo ka ndodhur në minimum.

Kosova është shtet me kushtetutë laike e sekulare, me demokraci liberale. Kjo nuk rrespektohet as në minimum në vendin tonë. Shkollimi fetar i nxënësve të medreses në vendet arabe, për traditën iliro-arbërore, është kanceri më vdekjeprurës e i shumëllojshëm që i servohet vendit tonë të vogël e me shumë brenga. U përmendën edhe veprimtaritë e shoqatave të huaja sllavo-turke, iraniane e arabe me financime të mëdha.

Pothuajse gati asnje xhami e ndërtuar, sidomos në Kosvën e pas luftës, nuk ka bazë ligjore. Agjenturat serbe bashkepunojnë me disa hoxhallarë dhe janë përfolë xhami që i ndërtuan sëbashku. Në televizionet tona, hoxhallarëve ju mundësohet të derdhin ligjerata anti kombetare çdo dite e çdo natë. Eshtë bërë tepër shqetësuese. Nuk lejohet që identiteti jonë kombëtar të zëvendësohet me ate fetar. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të bëhet Bosnje. Serbët, shfrytëzuan njohjen e pavarësisë së tyre para nesh, që t’i marin tokat tona. Masakrat dhe veprat e shumta, sidomos ato serbe kundër nesh që edhe përmes islamit të na asimilojnë, shpërngulin dhe të na konfrontojnë me Evropën, ishin të shumta.

Sidomos elaborate i akademikut serb Qubriloviq, njerit nga organizatorët e atentatit të Sarajevës në Luftën e Parë e që jetoi deri vonë. Duhet ta dimë se një pjesë e popullit tonë rezistuan në shekuj si patriot shqiptarë të besimit të krishter dhe i kemi kishat tona, gjurmët e të cilave vijnë që nga mesjeta e hershme dhe legalizimi i fesë kristiane, kur skishte as turq e as sllav në Ballkan. Ata i morën ato më vonë. Ortodoksizmi serb i ka uzurpu dhe tjetërsu kishat tona te hershme. Serbët çdo dite inskenonin eksese që ta destabilizojnë Kosovën dhe të na konfrontojnë me Evropën.

Po të mos ishte prezenca ndërkombëtare këtu, rasti i Bajskës do të shfrytëzohej si një tragjedi, gjenocid dhe propagandë kundër nesh. Muslimanizmi dhe ortodoksizmi serb janë tepër të dëmshme dhe të rrezikshme për ne. Prononcimi i kreut te Kishes Ortodokse Serbe dhe kreut te Bashkesise Islame në Deçan, për “Lëvizjen e Deçanit” menjëherë pas 20 tetorit, ishte e njejta gjuhë dhe krejtësisht në unison. Disa politikan tanë nga friga e votave dhe humbjes së pushtetit, nuk morën masa ndaj këtij fenomeni pas luftës çlirimtare, përkundrazi mashtruan miqt tanë dhe në anën tjetër filtruan me këto forca ekstreme. Ne jemi popull tolerant dhe paqsorë.

Lëvizja e Deçanit është humaniste, demokratike, atdhetare dhe Evropiane. Ne i kemi ruajtur monomentet tona fetare gjatë gjithë shekujve. Këto kisha ishin tonat dhe kishin vetëm rojtarë shqiptarë, ndërsa Manastiri i Deçanit i kishte të tillë deri me 1990. Pikërisht për këtë, kundër këtij manastiri 100% shqiptar, bëhet kaq shumë zhurmë sot. Këtë gjë nuk e kuptojnë sa duhet ndërkombëtarët dhe lenë mundësi për probleme në të ardhmën, ju tha me këtë rast austriakëve. Sikur të ishin dëgjuar austriakët në përcaktimin e kufinjëve të Shqipërisë me 1913, nuk do t’i kishim këto probleme sot.

Fati i miqëve tanë ka qenë edhe fati jonë në të dy luftrat botërore, pamarrëparasyshë. Gjithëherë kur kishte luftra botërore, pothuajse ne ishim të lirë. Kur përfundonin ato, fillonte lufta e egër sllave kunder nesh, dhe kjo vazhdonte pandërprerë dhe gjatë gjithë paqes. Sot kanë ndryshuar rrethanat në favor tonin dhe kemi shumë aleat në një front të përbashkët.

Duhet të jemi të pëgaditur dhe të besueshëm për botën e re. Në pikën e dytë të rendit të ditës, nga të ftuarit diskutuan z. Bajram Kabashi; z. Jeton Kelmendi, z. Gani Mehmetaj etj. U diskutua çështja e rrezikut kombëtar e ku dhan mendimin e tyre shqetësuese për vendin. “Ne nuk jemi vetëm pro Evropës por jemi vet Evropa” theksoi z. Kelmendi.

U shtrua nevoja që secili shqiptar ta kuptoi këtë realitet për të shpëtuar kombin nga fatkeqsija që na kanë përgatitur të huajt për asimilim. Musafirët austriak përcollën me vëmendje diskutimet dhe dhanë përvojat e tyre duke bashkëndjerë pika të pëbashkëta për bashkëveprim në të ardhmen, njeherit u ndanë të knaqur për përmbajtjen dhe mikpritjen. Përktheu: znj. Fillo Pjetraj.

Me kaq mbledhja përfundoj në orën 15:30, me disa pauza të shkurtëra.

Me respek: Zyra e Lëvizjes të Deçanit, Prishtinë

Kryeministri Kurti bëri homazhe pranë arkivolit të Ismail Kadaresë, në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës në Tiranë

0

Tiranë, 3 korrik 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendosi kurorë me lule te arkivoli i të ndjerit, Ismail Kadare, në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Forhåndsvisning av bilde

Ai ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, bashkë me ministra dhe zëvendësministra të kabinetit qeveritar.

Forhåndsvisning av bilde

Në Librin e Zisë, kryeministri shkroi:

Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne.

Me mall e mirënjohje,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës Forhåndsvisning av bildeForhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Dita e Pavarësisë së Amerikës, Kosova e feston tradicionalisht

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

-Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. I pranishëm në festën e hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë në 5 Qershor 1996 shkruaja edhe kronikën: Flamur i shpresës për Kosovën…/

PRISHTINË,  Korrik 2024/ Në Kosovë festohet tradicionalisht 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të parat nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë që prej 28 vitesh dhe shtetin kosovar e kanë njohur që në ditën e parë pas shpalljes para 16 viteve në 17 Shkurtin historik 2008.

Forhåndsvisning av bilde

Në 5 Qershor 2024  u bënë 28 vjet nga dita historike e të mërkurës së 5 Qershorit 1996 kur u bë hapja në Prishtinë e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më parë,  në 12 Janar 1996, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm Amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra në Kosovë.

Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 Maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.

Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë  në 5 Qershor 1996 u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum. Në hapjen solemne ishte edhe Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova bashkë me familjen.

Gazeta e rezistencës “Bujku” e ditës së enjte të 6 Qershorit 1996 në ballinë  shkruante:

Dje në Prishtinë u hap Zyra e Agjencisë Informative Amerikane

“Jemi zotuar për të ardhem dhe lirinë tuaj”

-tha ambasadori Xhon Kornbllum, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, i cili zyrtarisht e hapi zyrën, duke shtuar se kjo është një provë e interesimit të vazhdueshëm amerikan e një kontribut për nxitjen e dialogut. – Dr. Ibrahim  Rugova: “Kjo është ditë historike për Kosovën”.

Raportimi vijonte në faqen 2, ku botohej e plotë deklarata që e kisha marrë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova:

“Deklaratë e Presidentit Rugova

Ditë historike për Kosovën

Në deklaratën e tij me rastin e hapjes së Zyrës së USIS në Prishtinë, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, tha se kjo është një ditë historike për Kosovën, për çështjen madhore të Kosovës, për popullin e Kosovës, për një zgjidhje paqësore dhe politike të çështjes së Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullit. Falënderoj SHBA-të, presidentin Klinton, nënpresidentin Al Gor, sekretarin e Shtetit Kristofer, Kongresin Amerikan dhe të gjithë miqtë tanë në SHBA për këtë dhuratë të madhe për Kosovën dhe për rajonin në përgjithësi.”

Në faqen e parë botohej edhe raportimi  me mbititull “Kryetari i Republikës së Kosovës  Dr. Ibrahim Rugova priti Xhon Kornbllumin” dhe me titull e nëntitull: “SHBA-të do të angazhohen për të drejtat e popullit të Kosovës – tha Kornbllum duke ia përcjellë kryetarit Rugova zotimin e presidentit amerikan Bill Klinton”.

E në faqen 3 të gazetës së rezistencës  “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmen të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, me titullin dhe nëntitullin

“Flamur i shpresës për Kosovën

(Kronikë e viteve që i paraprinë hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë)”, shkruaja mes tjerash:

“Amerika në Kosovë, nga kjo e mërkurë, është e pranishme edhe me Zyrën e USIA-s.

Kjo për Kosovën ka shumë rëndësi e domethënie, prandaj shpesh quhet përfaqësi e mision diplomatik. Kështu, prezenca amerikane në Kosovë mori një formë institucionale dhe vlerësohet se kjo është shumë e rëndësishme për njohjen dhe afirmimin edhe më të madh të çëshjtes së Kosovës.

Flamuri amerikan, i shtetit më të fuqishëm në botë, vendit mik, dashamirës e përkrahës të shqiptarëve, prej dje valon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, i ngritur lart e solemnisht në selinë e Zyrës së USIA-s, në një godinë të bukur të lagjes së Dragodanit, duke sjellë mesazhet më të mira të aspiratave të zgjidhjes e të paqes për Kosovën e rajonin.

Zyra e USIA-s në Prishtinë shënon edhe një hap përpara në konkretizimin e interesimit të vazhdueshëm amerikan për Kosovën dhe të pranisë së SHBA-ve në këtë zonë të rrezikshme të konflikteve politike dhe jo vetëm politike në Evropën Jugore….

Flamuri amerikan në Prishtinë, që valon prej dje, është flamur i shpresës për Kosovën. Deri tash të gjithë flamujt e vendeve të huaja janë ngritur si flamuj të okupatorëve.”

Në ceremoninë festive të hapjes së Zyrës Amerikane në Kosovë, në 5 Qershor 1996,  isha edhe për të raportuar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, korrespondent i cilës isha që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë. Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë nga Prishtina në Tiranë…

Pas 24 vjetëve – në 4 Korrik 2020, raportoja për Gazetën DIELLI të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, se Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe Zonja Alison Kosnett, ishin nikoqirë të pritjes për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kur u zhvillua edhe  ceremonia e përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

E në 1 Korrik 2009 Prishtina ndau truall për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 Maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit.

Ndërsa, në mëngjesin e pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 të ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s  prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën e popullin e saj, kam raportuar edhe se, forcat serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, kishin djegur edhe zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën Amerikane në Prishtinë.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) filloi të punojë në shtator të vitit 1999.

USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.

Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 16 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 Prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 Korrik, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.

Pak ditë pasi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ambasadore Kaidanow solli letrat kredenciale të emërimit e pritur në takim në 25 Korrik 2008 atëherë nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Ndërkohë, ushtarët amerikanë mbështesin KFOR-in qe më shumë se  25 vjet. Trupat amerikanë kontribuojnë në misionin e NATO-KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Në 17 Maj 2021 është prezantar projekti për sheshin dhe shtatoren e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden në fshatin Sojevë të Ferizajt, pranë Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteel” në Kosovë.

Në Prishtinë – kryeqytetin e Kosovës janë ngritur tre shtatore të personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë.

Në 1 Nëntor 2009 është përuruar  Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij.

Në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.

Shtatorja e Senatorit Amerikan Bob Dole është përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht  2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Forhåndsvisning av bilde

FJALA E AMBASADORIT AMERIKAN NË PRISHTINË, JEFFREY HOVENIER GJATË PRITJES ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, 2 KORRIK 2024

Presidente Osmani, kryetar i Kuvendit Konjufca, zyrtarë të Republikës së Kosovës, anëtarë të korit diplomatik, përfaqësues ndërkombëtarë, mysafirë të nderuar dhe miq.

Laura dhe unë kemi nderin t’ju mirëpresim në ambasadën amerikane dhe t’ju falënderojmë që jeni bashkuar me ne dhe ekipin e tonë të ambasadës për ta festuar 248-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jemi mbledhur së bashku për të festuar diçka që ndodhi në një ditë të ngrohtë vere 248 vjet më parë –– në Filadelfia të Pensilvanisë.

Më 4 korrik 1776, etërit tanë themelues – që të gjithë burra – ia përkushtuan jetën, pasurinë dhe nderin e tyre të shenjtë parimeve dhe vlerave që vazhdojmë t’i ruajmë dhe përpiqemi t’i jetojmë edhe sot.

Jam krenar që vendi im u themelua në bazë të idesë se „të gjithë burrat (dhe do ta shfrytëzoj të drejtën e ambasadorit dhe të them edhe „të gjitha gratë”) janë krijuar të barabartë, se janë pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë“.

Këto janë fjalë të shenjta për amerikanët, por edhe ide të gjalla për të cilat vazhdojmë të veprojmë.

Forhåndsvisning av bilde

Madje, edhe pse jo gjithmonë as ne  e as etërit tanë themelues nuk i kemi përmbushur idealet tona më të mëdha, ne vazhdojmë ta përkufizojmë veten dhe shoqërinë tonë dhe të udhëhiqemi prej parimit të barazisë, lirisë dhe të qeverisë, e cila e merr autoritetin dhe pushtetin e saj përmes „miratimit të të qeverisurve”.

Më herët në dhjetor, shumë prej jush e patët rastin ta ndiqnit bashkë me ne filmin „Hamiltoni: shfaqje muzikore”, i cili ekzaminonte sfidat me të cilat përballen demokracitë e reja – në fakt, të gjitha demokracitë.

Porositë e tij të shumta për vlerat dhe rëndësinë e përfshirjes, multikulturalizmit, integritetit dhe kompromisit për të themeluar dhe avancuar një „demokraci të re e të brishtë” dukej se rezononin me audiencën këtu në Kosovë, ashtu siç përkonin edhe me audiencën anembanë Amerikës.

Ky është vit i përvjetorëve të rëndësishëm.  Muajin e kaluar , presidenti Bajden iu bashkua udhëheqësve të tjerë botëror, të pritur nga presidenti francez Makron, për të shënuar 80-vjetorin e operacionit të Ditës-D në Normandi të Francës.

Në atë ngjarje solemne, presidenti Bajden tha:

„Kur flasim për demokracinë – demokracinë amerikane – shpesh flasim për idealet e jetës, lirisë, kërkimit të lumturisë.

Por, ne nuk flasim se sa e vështirë është… se si instinkti më i natyrshëm është të heqësh dorë, të bëhesh egoist, të detyrosh të tjerët, të marrësh pushtetin dhe të mos e dorëzosh kurrë më.

Demokracia amerikane na i kërkon gjërat më të vështira: të besojmë se jemi pjesë e diçkaje që është më e madhe se vetja jonë”.

Idealet e shkruara në aktet themeluese jo vetëm që kanë mundësuar përparimin e Shteteve të Bashkuara, por kanë shërbyer edhe si shembull për shumë vende të tjera, përfshirë Kosovën.

Kohëve të fundit pata rastin të flisja për presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, një patriot i Kosovës, udhëheqës i guximshëm dhe aleat i ngushtë i SHBA-ve.

Shumë vite më parë pata pasur privilegjin të takoja presidentin Rugova dhe e çmoj shumë atë copëzën e Kosovës që ma dha në vitet e 90-ta – një prej gurëve mineralë, për të cilët ai me dëshirë thoshte se janë themel i fortë mbi të cilët është ndërtuar Kosova.

Forhåndsvisning av bilde

Më pat prekur shumë fakti që presidenti Rugova e mbante një kopje të një dokumenti tjetër të rëndësishëm të Amerikës, „Letër nga burgu i Birmingemit” të Dr. Martin Luter Kingut.

Ndoshta e dini këtë citat të njohur nga Letra e Kingut: „Jemi kapur në një rrjet të pashmangshëm të reciprocitetit, të lidhur për një fije të vetme fati. Çfarëdo që ndikon drejtpërdrejt te një person, tërthorazi do të ndikojë te të gjithë të tjerët”.

Mendoj se mund të pajtohemi se ky pohim i vitit 1963 i dr. Kingut është thellësisht i rëndësishme për situatën këtu në Ballkanin Perëndimor, ku popuj të ndryshëm duhet të gjejnë mënyra për të punuar së bashku dhe për të pasur marrëdhënie fqinjësore.

Ne besojmë fuqishëm se vetëm bashkëpunimi dhe integrimi rajonal bënë të mundur që investitorët dhe bizneset të nxisin rritjen ekonomike, të rinjtë të qëndrojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre këtu dhe që Kosova dhe fqinjët e saj të zhvillohen dhe të përparojnë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare për mbështetjen që i kanë dhënë popullit të Kosovës që një çerek shekulli për të vendosur paqe, për të mundësuar siguri dhe për të ndihmuar në ndërtimin e vendit tuaj sovran, të pavarur dhe shumetnik.

Dëshiroj që ta dini se përkushtimi i SHBA-së është afatgjatë dhe apartiak.

Forhåndsvisning av bilde

Disa prej „heronjve” që e kanë mbështetur Kosovën në kohën e saj më të errët përfshijnë ish-presidentin Bill Klinton dhe ish-sekretaren e Shtetit Medlin Ollbrajt – që të dy anëtarë të Partisë Demokratike, si dhe ish-senatorin Robert Doll – i cili ishte ndër anëtarët më të lartë dhe ish-kandidat presidencial për Partinë Republikane.

Është e drejtë dhe e përshtatshme që të tre kanë ose shtatore ose buste këtu në Prishtinë, duke na e përkujtuar se çka kanë bërë për popullin e Kosovës.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës përballë pengesave dhe përkushtimin e tij për të arritur idealet e shprehura në Deklaratën tuaj të Pavarësisë: „Ne e shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë sipas ligjit”.

Në përputhje me trashëgiminë e ish-presidentit Klinton, ish-sekretares Ollbrajt, ish-senatorit Doll, dhe sigurisht angazhimin e vazhdueshëm të presidentit Bajden, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet tuaja për ta realizuar këtë vizion ambicioz dhe thelbësor.

Sot po festojmë 248 vite të Shteteve të Bashkuara si shtet demokratik dhe i lirë.

Muajin e kaluar shënuam 80 vjetorin e Ditës D.

Muajin e ardhshëm do të jemi nikoqirë të samitit në Uashington për shënimin e 75 vjetorit të NATO-s.

Në këtë vazhdë, ne gjithashtu festojmë së bashku më shumë se 16 vjet që kur Kosova arriti pavarësinë e saj dhe mahnitemi me përparimin që populli i Kosovës e ka arritur në këtë periudhë të shkurtër kohore.

Shpresojmë të shohim përparim më të madh për të mirën e tërë popullit të Kosovës.  Dhe unë dua të pohoj se Shtetet e Bashkuara ishin, janë dhe do të jenë me popullin e Kosovës derisa ecni përpara për ta përmbushur këtë vizion.

Në fund, dua të shpreh mirënjohjen tonë për vullnetarët e shumtë, të cilët janë udhëhequr me aq mjeshtëri nga Xhesika Gumusio, Erik Gytshof dhe Piti Itharat për të organizuar këtë ngjarje fantastike.

Gjithashtu, dëshiroj t’i falënderoj sponsorët e shumtë, pa të cilët kjo ngjarje nuk do të bëhej.

Ju faleminderit për zemërgjerësinë tuaj.

Ju faleminderit shumë të gjithëve dhe urime Dita e Pavarësisë!

Forhåndsvisning av bilde

NË ZYRËN E SENATORIT ROBERT DOLE  – PËRFAQËSUESI I KOSOVËS NË SHBA ELMI BERISHA, TANI KRYETAR I FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA

Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe në ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës  Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë…

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së.

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forhåndsvisning av bilde

DIPLOMATI I PARË DHE AMBASADORË AMERIKANË NË KOSOVË  NË GAZETËN RILINDJA

Diplomati i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Majkëll Mekllellën (Michael McClellan), për të cilin kam raportuar që nga dita e parë e ardhjes në 22 Maj 1996 duke qenë edhe në konferencat e tij për shtyp, ishte edhe në festën e 57 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në 12 Shkurt 2002, ku e kam shumë mirëpritur si kryetar i Këshillit Drejtues e kryeredaktor i gazetës, e ku ishin edhe Shefi i Zyrës së Gjermanisë, Michael Schmunk, shefi i Zyrës së Shqipërisë Vladimir Prela dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, mes të cilëve edhe simboli i rezistencës kombëtare shqiptare Adem Demaçi.

Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis (John Menzis), Shef i Misionit – Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që  e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”.

“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis.

Forhåndsvisning av bilde

Në akadminë solemne të  festës së gazetës  tradicionale e historike të Kosovës Rilindja në emër të Zyrës Amerikane dhe Ambasadorit Amerikan  John Menzis përshëndeti diplomati i parë i SHBA në Kosovë Majkëll Mekllellën (Michael McClellan).

Ai fillimisht tha: “Zonja dhe zotrinjë, është nder i madh për mua të marrë pjesë në përvjetorin e 57-të të ‘Rilindjes’. Në emër ta ambasadorit Menzis, të SHBA-ve në Kosovë, ju përgëzoj për punën tuaj që keni bërë në gazetën e parë në gjuhën shqipe në Kosovë…”

Diplomati Amerikan Mekllellën pasi foli edhe për përvojat e vendit të tij dhe rolin e rëndësishëm të gazetës Rilindja dhe mediave tjera në Kosovë,  u shpreh se,  “…sikurse Ambasadori Menzis në artikullin e ballinës së ‘Rilindjes’, mediat po ashtu duhet të mbështesin vizionin demokratik për përpjekjet e sundimit të ligjit në tërë Kosovën”

Dhe, duke përfunduar  fjalën në festën  e 57-vjetorit të gazetës Rilindja diplomari i parë Amerikan në Kosovë, Mekllellën theksoi:

“Zonja dhe zotrinjë, në emër të Ambasadorit John Menzis dhe të Zyrës së SHBA-ve, ju uroj këtë përvjetor të lartë e të rëndësishëm. Edhe pse ‘Rilindja’ është më e vjetra në Kosovë, ajo është e re në zemër dhe në rolin e saj në Kosovë, është e freskët dhe plot jetë. Jam shumë i lumtur që mund ta them ketë: Në të ardhmen do të përpiqemi të bashkëpunojmë me ‘Rilindjen’ edhe shumë dekada në Kosovë”.

Diplomati Amerikan Mekllellën citohej kështu në raportin e gjerë të gazetës nga festa me titull “‘Rilindja’ – laborator i gazetarisë shqiptare në Kosovë”.

“Kosova pret Vitin e Pavarësisë”, ishte kryetitulli në ballinën e gazetës Rilindja të 31 Dhjetorit 2004, ku në numrin special të festës së Vitit të Ri 2005 botohej edhe intervista ekskluzive e Shefit të Misionit të Zyrës Amerikane në Prishtinë, Philip Godlberg (Filip Golldberg) që më dha për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja në jubileun e saj të 60 vjetorit.

Forhåndsvisning av bilde

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin një Kosovë demokratike dhe tolerante”, citoja diplomatin amerikan në ballinën e gazetës Rilindja e në titull të intervistës,  ku Ambasadori Amerikan Godlberg theksonte: “Standardet, të cilat i ka specifikuar komuniteti evroatlantik janë idealet dhe vlerat me të cilat ne jetojmë çdo ditë dhe në të cilat ne thellësisht besojmë. Këto janë idealet të cilat e përfaqësojnë Evropën e shekullit 21”.

Forhåndsvisning av bilde

“Viti 2005 do të mund të ishte një vit shumë vendimtar për Kosovën pasi që është vit kur ne do të lëvizim drejt një faze të re të procesit në Kosovë. Në kuptimin që mesi i vitit 2005 është koha kur do të bëhet Shqyrtimi Gjithpërfshirës i progresit në standarde, dhe me shpresë se prej kësaj do të rezultojë edhe fillimi i bisedave për statusin”, shprehej diplomati Amerikan Godlberg në intervistën ekskluzive që për gazetën Rilindja e zhvillova i shumë mirëpritur në Zyrën Amerikanë në Kosovë.

Intervista pas 8 pyetjeve e përgjigjeve përmbyllej kështu:

“9.    RILINDJA: Z. Golldberg, Ju falenderojmë shumë për këtë intervistë, që e vlerësojmë edhe si përkrahje për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, e cila për shkaqet që dihen ndodhet në situatën çfarë është, dhe që Jubileun e vet të 60-vjetorit në Vitin e Ri 2005 pret ta ketë edhe festë të ridaljes. Kemi nderin dhe kënaqësinë të Ju ftojmë në këtë festë, e cila urojmë të ndodhë sa më shpejt.

Forhåndsvisning av bilde

GOLLDBERG:  Dëshiroj të falënderoj “Rilindjen” që ka kërkuar intervistë nga unë, e edhe më shumë dëshiroj që lexuesve tuaj t’u them URIME FESTA (e thotë në shqip). Dhe, ju uroj juve dhe gjithë njerëzve në Kosovë Kërshëndellat  dhe Vitin e Ri dhe vitin 2005 plot paqe, përparim dhe shpresë për të ardhmen.”

Nën kryetitullin “Kosova pret Vitin e Pavarësisë” gazeta Rilindja në ballinë botonte edhe foto e shkrim nga takimi i fundvitit 2004 që kisha me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në pritjen tradicionale të fundvitit, Presidentit Rugova i dhurova ekzemplarët e parë të Kalendarit të Rilindjes me simbolet e Vitit historik të Pavarësisë së Kosovës dhe të 600 vjetorit të Kryeheroit të Kombit Shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të vitit 2005 të jubileut të 60 vjetorit të gazetës tradicionale, siç theksohet në shënimin nën foton në ballinë. Presidenti Rugova përgëzoi në këtë rast Rilindjen në Jubileun e saj dhe siguroi për zgjidhjen që do të bëhet për gazetën, kryeredaktor dhe kryetar i Këshillit Drejtues i së cilës isha.

“Sigurt do të arrijmë suksesshëm në vlerësimin pozitiv të standardeve”, ishte titulli po në ballinë të Rilindjes i një interviste që kam zhvilluar në fundvitin 2004 me Ramush Haradinaj, në kohën kur ishte Kryeministër – gjatë 100 ditëve të qeverisjes, ku shprehte besimin se pavarësia e Kosovës do të shënojë edhe një fillim të ri për shumë çështje që e preokupojnë rajonin sikurse që është integrimi i shpejtë në strukturat evropiane dhe ato veriatlantike.

**********

Speech on the Occasion of 57 Years of “Rilindja” Newspaper in Kosovo

By: Michael McClellan
Public Affairs Officer, USOP
Delivered 12 February 2002
Pristina

Ladies and Gentlemen, it is a great honor for me to be here with you today on the occasion of Rilindja’s 57th anniversary. On behalf of Amb. John Menzies and the entire U.S. Office Pristina, I congratulate each and every one of you for the work and success that the first and oldest Albanian-language newspaper in Kosovo has had in publishing continuously since 1945.

Forhåndsvisning av bilde

In the United States, our system of government has three branches – the Executive branch, that is the White House and the various Departments or Ministries, the Congress, composed of the House of Representatives and the Senate, and the Judiciary, that is the federal courts and the Supreme Court. But we often speak of the press as being the “fourth branch” in the sense that it speaks for the people in watching over the functions and activities of the three branches of government.

Here in Kosovo, the role of the media as the “watchdog of government” is more important than ever. Once the people have expressed their democratic will in the elections, it is up to the media and civic organizations to work day-to-day to ensure that the voice of the people continues to be heard and to hold the elected leaders responsible to the people who put them in office. But, as Amb. Menzies said on the front-page of today’s Rilindja, the media must also uphold the democratic vision of society and support efforts to establish the rule of law and civil society throughout Kosovo. In other words, the media must be a watchdog not only on the government, but also on those elements of society that would seek to undermine the democratic values that Kosovars are working so hard to establish.

Forhåndsvisning av bilde

The role of Rilindja and other media in Kosovo is vital, perhaps more so today than ever before. The media must be a forum for the exchange and expression of responsible opinion and a means for educating the population about the practices and values of democracy and civil society. As building blocks of society, the media play a vitally important role in establishing good, responsible institutions of self-rule in Kosovo.

Again, ladies and gentlemen, on behalf of Amb. John Menzies and the U.S. Office, I congratulate you on this highly important anniversary. Even if Rilindja is the oldest paper in Kosovo, it is still young at heart and its vision of its role in Kosovo should always be fresh and vigorous and full of life. I am very happy to say that it is.

Thank you for your kind invitation to join you on this special occasion and we look forward to many more decades of cooperation with Rilindja in Kosovo!

Kisha Orthodokse Autoqefale nderon Çamët e rënë nga Genocidi Grek

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

U bë 80 vite që nga 27- 30 qershori i vitit 1944 që të paktën KOASH nuk ka realizuar ndonjëherë Meshë përkujtimore për të rënët nga masakra e Zervës në fshtarat çame me pretekstin se ishin bashkëpuntorë të nazizmit, por në fakt ata e bënë Masakrën sepse nuk donin popullsi shqiptare aty , popullsi që flisnin shqip dhe individë që nuk donin të quheshin grekë apo të ndrronin fenë e tyre.

Një nga këto raste të veçanta ishte edhe për shqiptarët orthodoksë të cilët pësuan të njëjtin fat si shqiptarët myslimanë të Çamërisë. Ushtarët e Zervës kishin urdhër që shqiptarët orthodoksë të cilët do të pranonin se janë grekë dhe jo shqiptarë do të rrinin në shtëpitë e tyre dhe nuk do ti preknin, por nuk ndodhi kështu në Paramithi. Një nga rastet që kujtohen së bashku me të tjerat është dhe rasti i  avokat Spiro Çallukës drejtorit të arsimit shqip të Paramithisë 80 vjet më parë, kur më 30 qershor 1944 pas disa ditëve torturash, iu nxorrën sytë dhe u tërhoq zvarrë me makinë në qytet deri sa ndërroi jetë.  Para se të vdiste ai tha fjalët e fundit: “Shqipëria do të më marrë hakën” .

Më pas, së bashku me shqiptarë të tjerë ortodoksë të Çamërisë u la i varur për tre ditë në mes të qytetit për të dhënë shembullin se shqiptarët ortodoksë mund të rrinin në shtëpitë e tyre, por do të kishin fat mizor nëse deklaroheshin shqiptarë.

Shqiptarët e tjerë çamë orthodoksë të cilët u vranë pikërisht sepse u deklaruan shqiptarë ishin: Spiro dhe Thoma Çalluka, Gaqo Pasko, Dhimo Kasari, Ilia Nasto, Thimi Gogozoto, Petro Sharra, ilia Konomi dhe gjithë ortodoksët e tjerë shqiptarë të vrarë nga forcat zerviste gjatë genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Për këtë arësye u mbajt për herë të parë një meshë përkujtimore për këta martirë të Çamërisë dhe të Shqipërisë, të cilët nuk pranuan të ndryshojnë kombësinë e tyre. Mesha Përkujtimore u mbajt nga Prifti i kishës, At Kristo Sharko kreu përshpirtjen në kujtim të emrave të tyre në Ceremoninë që u mbajt në mjediset e Kishës së Metamorfozës në Tiranë (https://www.youtube.com/watch?v=yvV-0l9ATcI).

Dihet që problem çcam ka qënë një tabu për politikën shqiptare në kohën e diktaturës për shkaqe dhe arësye që dihen sot, por pas fitorës së Demokracisë megjithëse 27 qershori është jo thjesht një datë historike, por datë e kalendarit kombëtar, e shpallur me ligjin nr.7839, date 30 qershor 1994 si “Ditë e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”, politika shqiptare ka qënë e rezervuar në përkujtimin e kësaj date. Vetëm Në 27 qershor 2024 Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nderim të të bashkëatdhetarëve çamë të masakruar në genocidin e shovinistëve grekë kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, por raste sporadike për të përkujtuar këtë ngjarje të dhimbshme janë bërë edhe në Parlamentin shqiptar sidomos nga përfaqësuesit paralemntarë çamë të PDIU.

Rasti më i rëndësishëm ku u ngrit problemi çam ishte rasti kur Kryeminisrtri Rama mbajti në Athinë në takimin me emigrantët shqiptarë, në të cilën ai përsëriti kërkesën për të hequr Ligjin absurd të Luftës që ka ngritur dikur Mbretëria greke 84 vite më parë dhe që sot e kësaj dite nuk është hequr akoma megjithëse Shqipëria dhe Greqia aderojnë në NATO.

Kjo meshë përkujtimore është mirëpritur nga të gjitha bashkëkombësit shqiptarë dhe shoqëria shqiptare megjithë dyshimet që disa kanë se KOASH-i meqënëse drejtohet nga Kryepeshkopi Anastas me shtetësi greke por edhe me pashaportë shqiptare të dhënë pas 20 vitesh drejtimi-ai nuk do të miratonte një veprim të tillë. Por ja që ndodhi dhe u realizua kjo meshë përkujtimore e cila shpresojmë të përsëritet çdo vit.

Disa individë kanë ngritur dyshimin se përse Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare nuk e ka bërë këtë meshë edhe për shqiptarë çamë myslimanë. Në aparencë kjo duket e drejtë, por e vëreta është se cilido religjion duhet të bëjë respektin për besimtarët e tyre.

Fan Stilian Noli

Ndoshta do të ishte më e mirë pyetja: Përse Kleri Mysliman nuk ka bërë një kujtesë për çamët e masakruar nga Zervistët pikërisht për të njëjtat arësye që u masakruan dhe shqiptarët orthodoksë?

Sigurisht përkujtimi i të vrarëve orthodoksë çamë të Paramithisë nga ana e Kishës tonë Orthodokse është automatikisht  edhe një  respect për vëllezërit çamë myslimanë të cilët u masakruan ato ditë të errëta të populsisë çame e cila u largua nga Greqia me dhunë, dhe ku pronat e tyre u morën nga shteti grek. Më e rëndësishmja është se edhe Kleri i repsektuar islam duhet të kujtohet që të respektojë çamët myslimanë shqiptarë. Ka ardhur koha ndoshta, që përkujtimi të bëhet i përbashkët.

priftipirro2017@gmail.com

Arnautlluku … Shqipëri

0

Nga: Xhemaledin Salihu, Preshevë

/Pjesë nga libri i lexuar: Urosh S. Sheshum, Serbia dhe Serbia e Vjetër/Srbija i Stara Srbija//1804-1839/, Beograd, 2015/

Me formimin e Mbretërisë së Serbisë të Habsburgut, hyrja e këtij emërtimi në fjalorin e diplomacisë ndërkombëtare, titulli i mitropolitisë së Beogradit dhe ndikimi i historisë së Mavër Orbinës e Pavël Riterit Vitezoviqit dhe Stematografije Hristofor Xheparoviqit e Tomas Memerit, emrin e Serbisë e lidhën me krahinën e Pashallëkut të Beogradit dhe në kuptimin e Serbëve të shekullit XVIII. Krahinat serbe të tjera, më herët të quajtura toka serbe prej shekullit XVIII, fillojnë që nga ana e Serbëve të quhen eskluzivisht me emra vendor apo vise të huaja të ngushta ose me emra administrativë dhe provinca të mbretërisë Osmane dhe Habsburgut

Krahinat nën pushtetin turk, në jug dhe jug-perëndim të Pashallëkut të Beogradit, nga ana e Serbëve në shekullin XVIII dhe pjesës së parë të shekullit XIX, quheshin Arnautlluk, ndërsa territoret, në lindje dhe juglindje quheshin Rumelia.Kështu Serbët, Turqine Europiane, në mbarim të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, jashtë Pashallëkut të Beogradit, e ndanin në Bosnje, Arnautlluk dhe Rumeli.

Arnautlluku si koncept, gjatë shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX ka pasur disa kuptime, mirëpo në mbarim të shekullit XIX, ka pasur vetëm kuptimin e krahinës politike apo etnike të Arbanasve.

Kështu Karadjordje, në maj të vitit 1809 i shkroi gjeneralit rus Aleksandër Prozorovskit, se Serbia është e rrethuar nga armiqët: Bosnja, Arnautlluku dhe Rumelia.

Çfarë kanë kuptuar Serbët me Arnautlluk, në mbarim të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX?

Kuptimi i origjinës Arnautlluk rrjedh nga terminologjia osmane në shekullin XVII dhe ka treguar territoret kryesisht të banuara me Arbanasë, Arnautë/shqiptarë/, me të gjitha karakteristikat shoqërore, sociale, politike të bashkësive arbanase, edhepse në mbretërinë Osmane asnjeherë nuk ka ekzistuar njësia administrative Arnautlluku, në të cilin, në shekullin XVII janë përfshirë Sanxhaku i Shkodrës, Ohrit, Dukagjinit, Elbasanit, Florit dhe Delvinës.

Vet Arbanasit, sipas Bicit, një shqiptari ortodoks dhe konzullit rus në Himarë, në mbarim të shekullit XVIII, nën Arnautlluk ose Shqipëri kanë nënkuptuar krahinat nga Mal i Zi, në veri deri tek Arta, në jug, gjegjësisht territorinë e Shqipërisë së sotme, me plotësim ka përfshirë edhe Epirin.

Emri Arnautlluk është shfrytëzuar edhe në fillim të shekullit XIX, në kuptimin politiko-gjeografik, si krahinë nën kontrollën e pashave arbanasë ose krahinë, në të cilën trupat turke kanë qenë të përbëra nga Arbanasit.

Në shkresën e Karagjorgjit dërguar Rodofinikinu më 26.12.1808, në Arnautlluk janë numruar këta qytete: Spuz, Podgorica, Zhablaku, Bari, Ulqini, Shkodra, Durrësi, Lezha, Moskopola, Tirana, Vlora, Kavaja, Kruja, Toptani, Tetova, Gusinja, Plava, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Belopola, Prishtina, Vushtria, Kaçaniku dhe Shkupi.

Gjatë tri dekadave të para të shekullit XIX, këto territore ishin nën drejtimin e gjysëm të pavarur të pashallarëve arbanasë: Pashallëkun e Shkodrës e kishin Bushatlijtë, Pashallëkun e Metohisë e kishin Begollët dhe Rotulët, Pashallëkun e Prishtinës dhe Gjilanit e kishin Gjinollët, Pashallëkun e Vushtrisë dhe të Mitrovicës e kishte Mahmud Begu, Pashallëkun e Gusinjës Ali Pasha, Pashallëkun e Novi Pazarit/Pazari i Ri/ dhe të Sjenicës e kishin Ferhatagiqët, Pashallëkun e Leskovcit e kishte Shashit Pasha, Pashallëkun e Vranjës e kishte Mehmed Pasha, Pashallëkun e Shkupit dhe të Kumanovës e kishte Avzi Pasha, Pashallëkun e Tetovës e kishte Rexhep Pasha, Pashallëkun e Ohrit e kishte Xhelaledin Begu, Pashallëkun e Tepelenës dhe Epirin e kishte Ali Pasha.

Të gjithë pronarët e këtyre krahinave kanë qenë Arbanas ose janë mbështetur në forcën e Arbanasve, të cilët kanë mobilizuar popullatën lokale.

Lista e qyteteve arbanase sipas Karagjorgjit, të cilët i vendos në Arnautlluk, në qeverisje të Arbanasve, një pajtim se koncepti Arnautlluk , gjatë kohës së Kryengritjes së Parë Serbe ka pasur jo vetëm kuptim gjeografik por edhe politik.

Krahas kuptimit gjeografik dhe politik të gjërë, Arnautlluk janë quajtur edhe krahinat me vendbanime të shumta arbanase, sikur edhe vendbanimet vetanake, në të cilat ishte e pranishme edhe popullsia arbanase.

Në burimet sërbe, kujtimi i parë mbi konceptin Arnautlluk, është përdorur në vitin 1732, kur murgu i Deviçit shkroi se Topal-Osman Pasha: “eci nëpër Arnautlluk dhe shumë Arnaut i preu dhe i plaçkiti pa numër”

Pastaj Arnautlluk e quajti edhe bylykbashi i Quprisë. Arnautlluk mban emrin edhe një fshat Pranjana në Takovë. Poashtu banorët e Sjenicës quheshin Arnautë.

Andaj emri Arnautlluk kishte edhe një kuptim etnik, ekvivalent arnaut në tokat serbe.Karakteristikë është se termini Arnaut si sinonim për Arnautlluk i ndërtuar dhe me origjinë serbe, nga pjesa e parë e shekullit XIX e takojmë edhe në rrëfimet e njerëzve nga viset serbe-arnaute.

Pos kuptimit primar, rëndësisë gjeografike, politike dhe etnike, koncepti Arnautlluk është shfrytëzuar të tregoj grupën Arbanase- Arnaute, pa marrë parasysh territorin ku gjendeshin.

Një pjesëmarrës i Betejës së Çegrës, në kujtimet e tija shprehet se Milloje Petroviqi është mundur nga Pasha i Nishit, Leskovcit dhe Arnautllukut.

Sipas autorit, barazimi i gabuar Arnautluk me Shqiperinë, për herë të parë te Serbët lajmërohet në kohën e Kryengritjes së Parë Serbe si pasojë e përkthimit tekstualisht të fjalës Arnautlluk në gjuhët e huaja: gjermane, françeze, latine, ruse, në të cilat termi Arnautlluk ishte i pa njohur. Mirëpo, edhepse barazimi filloi i termit Arnautlluk me termin Shqipëri, Serbet disa dekada pas Luftës së Parë Serbe filluan ta pranojne termin Shqiperi.Këtij barazimi nga Arnautlluk në Shqipëri iu bë kumbar Vuk Karaxhiqi.Kështu Karaxhiqi në Fjalorin e serbishtes përktheu Arnautlluk në terminin latin dhe gjerman Shqipëri. Pastaj, këtë përkthim e pranoi edhe Gjuro Daniçiq në Fjalorin e tij, në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Të njëjtën spjegim e dha edhe Abdullah Shkaliq. Ndërsa Karadjordje në vitin 1813 i bëri një kërkesë Petrit I që me demonstrata ushtarake t’i frikësoj Arbanasit që e tërë Arnautia mos të niset për Serbi.Termin Shqipëri e përdorën edhe shkruesit e Karagjorgjit dhe Millosh Obrenoviqit.

Me hyrjen e emrit Shqipëri si sinonim i Arnautllukut në fjalor nuk e përjashtoi termin Arnautlluk, as që hyri në pranim emri Shqipëri si kuptim gjeografik tek elita politike intelektuale serbe deri në fund të pushtetit të knez Milloshit. Shprehja Shqipëri bëri ndikim, sepse u shfrytëzua për themelimin e Shqipërisë së Epërme dhe asaj Serbe. Këtë kuptim e ndërtoi avanturisti Nikolla Radonjiq Vasojeviq dhe me te përfshinte territorin e Malit të Zi, pjesën e Hercegovinës së Vjetër dhe Shqipërinë Veriore të Sotme.

Ami Bue bëri një përshkrim dhe një hartë të krahinës dhe këtë punim të tij ia paraqiti qarqeve shkencore europiane. Ami Bue e kuptoi se kjo “Shqipëri” nuk paraqet ekskluzivisht territorin arbanase dhe më vonë sikur e quajti edhe Shqipëria Serbe.Kështu punimet e Ami Bues, në perëndim dhe artikujt e Vasojeviqit si dhe përkthimet e veprave të tyre në Serbi ndikuan që termini Shqipëri të depërtoj edhe te Serbët. Kështu këtë termin e shfrytëzoi edhe Ilija Garashanini në veprën e tij : “Naçertanija” 

Gjilani

Në fillim të shekullit XIX, përkundër ramjes së disa qyteteve me rëndësi : Vushtrisë, Artanës, Sjenicës dhe Mitrovicës, Gjilani fillon të rritet dhe zhvillohet, deri atëherë agrar.

Fshati i dikurshëm, Gjilani, duke faleminderuar përkujdesjes së zotërive kosovarë, Gjinollëve, deri në fund të viteve 30-ta, të shekullit XIX, rritet në qytezë me shumë rëndësi.

Kështu familja shqiptare Gjinollët, qendrën e Kadillëkut të Artanës e kaluan në Gjilan, në mbarim të shekullit XVIII dhe në te ndërtuan konakun , duke formuar për rreth rezidencës së tyre një çiflluk me disa shtëpi serbe çifçi.

Në mbarim të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX, Feliks de Bozhuri, Gjilanin e quan fshat të madh, qytezë me disa grupe të shtëpijave, për çka zhvillimi i qendrës administrative ndodhë nën përkujdesjen e pashallarëve. Kështu fshati i dikurshëm, shumë shpejtë rritet dhe më 1807, udhëpërshkruesi francez Pukvilli shkruan se Gjilani kishte 300 shtëpi.

Në mbarim të viteve të 30-ta, të shekullit XIX, numri i banorëve të kësaj qyteze sipas Ami Bues lëvizte prej 1.500 deri më 2.000 dhe shumica e tyre ishin Arbanasë, kuptohet sipas Ami Bues.

Arbanasit dhe muslimanët nga qytetet, kasabat dhe pallankat e krahinës së Moravës, Krushevcit, Aleksincit, Paraqinit, Razhnjës, përshkak të zgjërimit të kryengritjes serbe u vendosën në Leskovc dhe Nish, ndërsa një numër i madh i tyre u vendosën në Toplicë, Pusta Rekë, Llab, Shalë. Arbanasit e Krushevcit dhe popullata tjetër muslimane , sipas tregimit të pjesëmarësve , përshkak të ndjekjes së tyre u vendosën në Leskovc.

Ajani i Paraqinit në bisedë më kryengritësit serbë kërkoi besën, nëpërmjet të së cilës do t’i lejohet kalimi i lirë, me çka vërtetohet se këta ishin me origjinë arbanase.Para së këto krahina: e Razhnjës, Aleksincit, Paraqinit t’i bashkangjiten Principatës së Serbisë, ato ishin ngritur në kryengritje, sipas autorit përshkak të zullumit të arbanasve.Pastaj autori shkruan se shumica e popullatës muslimane, para vitit 1806 në përqindje të madhe ishin Arbanasë.

Në periudhën e viteve 1815-1833, pandurët, ushtria, sahabitë, popullsia muslimane e qytezave Krushevcit dhe Quprisë, të cilëve iu shkrua vendi i lindjes, kryesisht ishin Arbanasë nga fshatrat e Toplicës.

Gjatë viteve të 30-ta dhe të 40-ta të shekullit XIX, si vendbanime arbanase përmenden këto fshatra të Toplicës: Klisurica, Deshillova, Xhigolli, Prekopuca, Spanca, Kostenica, Mikullovci, Babotinca, Reçica, Pllana e Madhe dhe e Vogël, Bresnica, Sibnica, Gërguri, Novosella, Sagonjeva, Çuçalla dhe Muzaqi.

Në këto vendbanime kishte numër të vogël të popullatës serbe në shekullin XVIII, ndërsa ndërrimi etnik ndodhi në vitet e 30-ta të shekullit XIX, gjegjësisht në kohën e kryengritjeve serbe.

Kështu Ami Bue gjatë viteve 1836-1838 konstatoi se Toplica dhe Pusta Reka, gjegjësisht rrethina e Kurshumlisë dhe Prokuplesë, në pjesën më të madhe ishin të populluara me Arbanasë muslimanë.Poashtu konstatoi se edhe rrethina e Toplicës së Epërme ishte e populluar me Arbanasë muslimanë dhe këtë argument e shënoi në hartën e Turqisë Europiane nga vitit 1847.

Arbanasit, në pjesën e dytë të shekullit XVIII paraqitnin bazat mobilizuese kryesore të janiçerëve dhe njësiteve kërxhalive si dhe ushtrinë e paguar të pashallarëve edhe jashtë rajoneve ku Arbanasit jetonin dhe banonin.Kudo që ishin, sipas autorit paraqitnin forcën shkatërruese. Kështu, përshkak të kësaj, nga Nishi u larguan Jeniçerët arbanasë, por edhe fqinjët arbanasë.

Jeniçerët arbanasë ishin faktori destabilizues edhe në pashallëkun e Beogradit prej vitit 1768, ndërsa udhëheqësi i tyre, dahija që sundoi me pashallëkun deri më 1777 ishte Arbanasi Haxhi Mehmed Klimenti.Fituesi dhe pasardhësi i Haxhi Klimentit, Halidi u mbështet dhe mori përkrahje nga njësitet arbanase.Pastaj edhe Deli Ahmeti, i cili e mundi Halidin më 1782 tentoi ta kthej pushtetin me ushtarë arbanasë prej 500 vetave.Kjo tregon praninë e popullatës arbanase në këto krahina.

Prania e Arbanasve në ushtrinë e dahijëve, kryengritësit serbë i konfrontonte me Arbanasit.

Kështu në kryengritjen serbe të vitit 1804, në betejat në Rudnik, në Batoçinë dhe në Jagodinë, kryengritësit serbë u ndeshën me garnizonet arbanase ose njësitet e tyre.Turqëve të burgosur i erdhën në ndihmë bylykbasha jenicerë Plaka me 150 Arbanasë nga Karanovci/Kragujevci/ dhe njësitë e Çillak Alijës nga Çaçaku.

Arbanasit i erdhën në ndihmë edhe Turqëve në Qupri, në Krushevc, në Jagodinë, në Kragujevc, e vende të tjera.Kjo e tregon pranin e Arbanasve në këto krahina.

Pjesëmarrjen e madhe, me rëndësi të Arbanasve, jo vetëm ndaj kryengritësve serbë, por edhe në betejat e Turqisë me Austrinë dhe Rusinë.

Arbanasit në Toplicë, në Pusta Rekë, në Gollak dhe në Karadakun e Preshevës e të Kumanovës formuan në fillim të shekullit X organizatën fisnore dhe sistemin barjaktar, sipas shembullit të vendlindjes së vjetër në Shqipëri. Arabanasit e këtyre krahinave ndërtuan një autonomi arkaike.

Kështu në tentimin e largimit të Arbanasve të Gollakut nga pushteti turk, këtyre u erdhi në ndihmë fisi Mavriq, me një numër luftëtarë të armatosur, të radhitur në 4 barjaqe. Pas këtij fisi erdhi në ndihmë edhe fisi Krasniqi dhe një fis tjetër i pa emër.

Shënimet e para thonë se kundër kryengritësve Arbanasë të Krahinës së Pusta Rekës, Llabit, Gollakut erdhi Shashit pasha i Leskovcit më 1790, ndërsa Hysein Pasha në Pashallëkun e tij të Vranjës më 1823 dërgoi një ekspeditë ndëshkuese, e cila dogji 6 fshatra arbanase dhe preu 800 Arbanasë.

Kryengritjet arbanase vazhduan, u ngritën Arbanasit e Toplicës rreth Kurshumlisë, pastaj Arbanasit e Llapit u ngritën kundër Jashar-Pashës prej vitit 1826 deri më vitin 1839.

Kryengritësit e Gollakut në mbarim të vitit 1820 dhe në fillim të vitit 1821 u ngritën sëbashku me Arbanasit e Pusta Rekës kundër Shashit-Pashës, i cili ndëshkoi me të madhë këto dy krahina Arbanase.

Arbanasit e Kardakut u qetësuan më 1831, kur vendbanimet e tyre u dogjën, ndërsa robët u dërguan në Carigrad/Stamboll/, pastaj edhe kryengritjet pushuan në këtë anë. Pas qetësimit të Karadakut, një farë Pauni shkroi: ishte qetë, shumë qetë.

Dinastija arbanase e sanxhakbegëve të Krushevcit kryengritjen e pati në fillim të shekullit XVIII. Kështu Deli Hasan-pasha, një i afërt i Bushatlive të Shkodrës u bë sanxhakbeg i Krushevcit më 1717.

Në Pashallëkun e Vranjës, në fillim të shekullit XVII deri më vitin 1842 sundoi dinastia turke apo arbanase e afërtë me Koxha Hysein-pashën, themelues i dinastisë. Kështu në fillim të shekullit XIX sundoi Qor Mehmed-pasha, stërnip Koxha Hysein-pashës. Ky pasha i ndihmoi të shpërnguluritë të krishterë që erdhën në rrethinën e Vranjës, ndërsa Hysein-pasha udhëhiqte politikë të ashpër ndaj Arbanasve. Kështu i ndërpreu shumë privilegje të dhanura më herët, i ndëshkoi me tatime dhe çdo kryengritje të tyre me gjak e lante. Për t’i luftuar kryengritësit arbanasë me të holla i paguente edhe popullatën serbe, të cilës i lejonte mbajtje të armëve, sikur në mbrojtje të fshatrave serbe.

Derisa në rajonet të tjera, polakë të fushave ishin Arbanasit, te Hysein-pasha polakë të fushave të tija ishin Serbët.Kështu dy fshatrat e Hysein-pashës, Rakovci dhe Llopardinca ishin pykë etnike serbe, në territoret etnike arbanase të Binaçka Moravës dhe në anën e djathtë të Moravicës. Pra, çifligjet e pashës, si dhe çifligjet e Xhinollëve në krahinën e Gjilanit paraqitnin mur etnik, i cili nuk lejonte përhapjen e Arbanasve në anën e majtë të Moravicës dhe në Pçinjë.Poashtu, Pasha tregoi mirëkuptim në kërkesën e serbëve në Vranjë, për të ndërtuar kishë katedrale, ai i thirri në darkë afro 60 përfaqësues  serbë dhe kërkoi që kisha që duhet të ndërtohet, duhet të jetë më e bukur se kisha në Shkup, Prilep dhe Veles.Ndërtimin e kishës e ndihmoi me shumë para, 100.000 groshë dhe lejoi që Serbët të marrin rrush nga vreshtat e tij.

Pas Kryengritjes së Dytë Serbe, sidomos pas vitit 1821, u intensifikuan ardhjet e popullatës serbe nga Serbia e Vjetër dhe Maqedonia, si dhe nga Turqia, në përgjithësi, kur filluan presionet turke për shpërngulje të popullatës ortodokse sllave, sidomos tatimi i madh i saj merr përmasa të mëdha.Këto fillojnë ta rrezikojnë çarshinë ortodokse sllave.Grupën më të madhe të ardhacakëve e bënin Cincarët, të cilët gjatë shekullit XIX, sidomos në vitet 1821-1822 vërshuan dhe popullzuan vendbanimet e Pashallëkut të Beogradit.

Në këtë situatë më së shumti u popullzua Jagodina, të cilën gjatë vitit 1813, sidomos pas vitit 1821 e lëshuan popullata muslimane/shqiptare/ nga frika e kryengritjeve serbe.

Në kryengritjet serbe, më së shumti pati viktima të popullatës muslimane/shqiptare/, sidomos popullatës arbanase, e cila kishte grupën e popullatës së të rriturve, të mashkujve të aftë ushtarakisht. Edhepse në këto kryengritje, ata shkonin të papërgatitur dhe me armatim të dobët si dhe të pa mësuar me taktika ushtarake, të përgatitur vetëm për luftë guerile, ata ktheheshin të përgjysmuar nga hapësirat e Serbisë së Vjetër. Kështu një numër i madh i Arbanasve vdiqën në luftë me kryengritësit serbë në Deligrad, në Kamenicë dhe në vende të tjera.

Sa muslimanë/arbanasë/ nga Principata e Serbisë janë shpërngulur në hapësirat e Serbisë së Vjetër nuk kemi mundur t’i vërtetojmë, thotë autori, mirëpo përshkak se këta të shpërngulur dhe të ikur gjatë kohës së kryengritjes së parë serbe, mund të konstatojmë se ka pasur sikur në vitet 1804-1813, ndërmjet 10.000-11.000 dhe në kohën e dendësisë së  vogël të popullsisë, këta e përbënin një grupë shumë të madhe.

Në Perandorinë osmane ishte vështirë të përcaktohet numri i banorëve dhe struktura e saj nacionale. Angazhimi i Ami Buesë, për ta caktuar saktë numrin e popullatës të pashallëqeve, kazave dhe nahive të Serbisë së Vjetër ishte si vështirë, sepse vlerësimet ishin të pasigurta dhe punë jo mirënjohëse. Vlerësimi kualitativ i Ami Buesë u bë vetëm ndaj popullatës së pashallëkut të Nishit dhe Tetovës.

Regjistrimet turke të popullsisë nga viti 1831 në kazanë e Nishit regjistrojnë 18.343 të krishterë, obligues të xhizës, 1.862 muslimanë/arnautë/, 575 romë dhe 178 ebreitë meshkuj, ndërsa në kazanë e Pirotit regjistrojnë 27.643 të krishterë meshkuj, 1.341 muslimanë dhe 379 Romë.

Pra, sipas evidencës turke në Pashallëkun e Nishit kishte 50.321 meshkuj dhe nëse llogarisim se po aq kishte edhe femra, atëherë Pashallëku i Nishit kishte 100.642 banorë.

Ami Bue konstatoi se Nahija e Prokuplës dhe e Kurshumlisë kishte me shumë arnautë muslimanë se sa të krishterë Serbë e Bullgarë, ndërsa Kazanë e Nishit, të Leskovcit dhe të Pirotit dhe Nahinë e Bellapallankës i paraqiti ekskluzivisht të banuara nga Bullgarë të krishterë.

Kazaja e Vranjës, e Artanës dhe e Gjilanit, sipas Ami Buesë ishin të popullzuara me Serbë, Bullgarë dhe Arbanasë. [1]

Për popullatën e Tetovës thotë se e bënin Bullgarët, Turqit dhe Arbanasit.

Popullatën muslimane të Krahinës së Rashkës e bënin Arbanasit nga fiset: Kelmendi, Hoti, Shkrijeli dhe Shala.

Arbanasit nuk patën mundësi të kapërcejnë murin e popullatës të krishterë dhe murin e serbëve të islamizuar malësor/sipas autorit/ dhe se deri në fillim të shekullit XX, ata iu nënshtruan një shovenizimi të madh.

Nga gjysma e viteve të 20-të, të shekullit XIX, me përforcimin e autonomisë dhe fuqisë së princit Millosh, Serbia u bë vatër e Serbëve të islamizuar me forcë/autori/ dhe të gjithë të krishterëve në Perandorinë Osmane, të cilët me dëshirë u konvertuan në sllavoortodoksë.

Në fund të librit, autori shkruan se në të gjitha këto lëvizje, sidomos para, gjatë dhe pas Kryengritjes së Parë dhe të Dytë Serbe, Arbanasit, sidomos të Toplicës u ngritën në mbrojtje të tokave dhe shtëpive të tyre, në luftë vetanake, por edhe në kuadër të ushtrisë turke.

Nuk ka liri pa sakrificë …

0
Agim Vuniqi
___
Do te isha njeriu me i lumtur ne bote po te lexoja qe dikund ne bote eshte fituar liria pa sakrifice, pa rrezistence, pa provokuar situaten. Nje shumice dominante te ne ka dizejnuar iden se me politiken e menqur te zgjedhur i paskemi shpetuar luftes. Pse do te kishte lufte kur nuk ngacmohej asnjehere pushtuesi, ai vidhte plackiste…, ndersa qytetaret dhe bizneset paguanin taksat, ndersa shteti kishte nderprere te gjitha investimet.
Shqiptaret tatimoheshin dy here, nga tatimi i dhunshem dhe ai vullnetar, i mbajtjes gjalle te kultures, dhe ne pastaj mburreshim me nje politike te tille largamese, rezultat i se ciles ishte nje marrevshje e pa realizuar e Sant Egidio, e negociouar nga ambasadori Gent Arens 3+3, dhe i madh e i vogel dolen para institutit albanologjik per t’iu gezuar objektit, qe parashihej te lirohej nga kjo marreveshje, por ne vend te lirimit te objektit krisi dajaku… dhe thonim me plote mburrje se problemi i Kosoves ishte nderkombetarizuar…
Problemi i Kosoves para se gjithash ishte problem konstitucional, ishte problem i paperfunduar pas shperberjes se ish-Jugosllavise. Premisat politike ekzistonin, por duhej nje artikulim me i qarte i tyre.
Aty u inkuadruan elita akademike, ne artikulimin sa me cilesor te tyre, ishte nje politike e pranuar nga shumica dominante, por rrethanat ndryshuan. Filluan krisjet sporadike dhe marrja persiper e akcioneve, ndodhi atentati mbi rektorin serb te dhunshem Papoviqin, shtypi nuk guxonte as te permendete se kete e kishte bere i riu Ilir Konusheci, dhe politika zyrtare kerkonte ekzaminimin e ngjarjes nga FBI. Dihej se nje gje e tille mund te ndodhte ne rrethanat vetem kur shteti serb do te bente nje kerkese te tille. Pastaj erdhi mashtrimi edhe me i madh ne faxin e QIK-ut kishte arritur lajmi se Kosoven e kishte pranuar nderkombetarisht nje ujdhese e panjohur…, dhe zyrtaret politike e moren shume seriozisht ate lajm derisa u beme gazi i dynjas, edhe ky ishte nderkombetarizimi i Kosoves.
Pastaj u vazhdua me bisedimet e aranzhuara me ndermjetesimin e Baton Haxhiut, dhe u tha se problemi i Kosoves u nderkombetarizua, u arrit pajtueshmeria qe delegacioni kosovar ta takonte Millosheviqin, ishte ky takim qe i shkonte per shtati Millosheviqit, se ja eshte duke biseduar me shqiptare per zgjedhjen e problemeve te tyre, dhe u tha ja u nderkombetarizua problemi i Kosoves… Komandanti i “forcave te armatosura” sipas kushtetutes se kosoves u ngujua ne shtepine e tij dhe nen shoqerimin e forcave te sigurise se Serbise u transferua ne Beograd, aty u prit nga Millutinoviqi dhe Millosheviqi, dhe tham serish u nderkombetarizua problemi i Kosoves…,
Po ne ate kohe shefi i administrates se tij Adnan Merovci ne nje marreveshje te aranzhuar ishte propozuar si kryeminister i qeverise kuislinge te autonomise se Kosoves…, Adnan Merovci u percolle deri ne Shkup per t’u takuar me kryesine e LDK-se dhe iu drejtua qytetareve te Kosoves te cilet u larguan focerisht nga Kosova, se lideri i tyre eshte mire dhe se mendonte ne ta, pak dite pas kesaj u vra kontribuesi me i madh i ndertimit te LDK-se Prof Fehmi Agani, ato dite edhe kryesia e LDK-se u deklarua se te gjitha marreveshjet qe do t’i nenshkruan Rugova do te ken efektet “nul”, sepse ai eshte marre peng, dhe ne thonim se problemi i kosoves u nderkombetarizua…
Poqese do t’ishte aq shume i nderkombetarizuar, gjate sulmit ajror ne caqet ushtarake te Serbise, Rugova do te duhej te ishte njeriu me i pranuar nga lideret boterore, por nuk ndodhi ashtu… dhe themi se u nderkombetarizua problemi i Kosoves…
Rugova kishte kerkuar te transferohej ne Gjermani se aty ishte qendra e LDK-se, dhe me vete mori familjen dhe anetaret e tyre te familjes… Cfare faktori politik ishin ata.., nuk kishte as qeveri, as ministra..dhe ne prap trumbetonim se u nderkombetarizua problemi i Kosoves… Kinkeli deklaroi se ata nuk mund te garantojne sigurine e suites se liderit historik dhe se ai/ata nuk do te gezojne beneficionet e shtetit gjerman. Ku ishte LDK-dega ne Gjermani atehere…? Dhe lideri historik i shqiptareve u detyrua te kethehet serish ne Itali. Ku ishin shqiptaret atehere qe tash vajtojne per cdo dite liderin historik, ku ishin atehere sa ishte gjalle???