Kreu Blog Faqe 783

Albin, rezisto se populli është me ty, qoftë në Kosovë apo në diasporë, se pa veriun s’ka Kosove!

0
Agim Vuniqi
___
Para ardhjes se Kurtit në pushtet veriu nuk ishte problem, sepse veriu i Kosoves ishte pjese e Serbise. Nga Mitrovica jugore dhe ura mbi Iber veriu shikohej permes dylbive. Atje nuk merrte guxim te shkonte asnje zyrtar i Kosoves, apo shkuarjet eventuale “kembe” realizoheshin për nje foto guximi për votuesit shqiptare, dhe ate me lejen e bandave serbe te udhehequra nga Radojciqi dhe Veselinoviqi. Pra veriu ishte be pazar i hapur interesi, qe e kishte plasuar Serbia në tregun rajonal dhe nderkombetare “pak për ju-shume për ne”, për te grabitur toke Kosove sa me shume, në fazen e mevonshme te demarkimit.
Vuciqi se pari joshi Ramen dhe Thacin me korigjim kufinjesh (edhepse kufinjte ekzistuar nuk i ka pranuar Serbia) qe kane qene te shenuar sipas Kushtetutes se 74-it, dhe qe ishte dokument vendimtar për te marre vendim pozitiv GJND në favor te Kosoves me opinionin keshilldhenes, se shpallja e pavaresise nuk shkel ligjin nderkombetare. Dhe c’beri Kurti i tundi rregullat e BE-se, te paanesise, duke nxjerre në shesh haptazi njeanshmerine e negociatoreve Borell & Lajçak pro Serbise… A dini pse, sepse me dialog koti, pothuajse qe 24 vjet shtyenin moszgjidhjen e problemit verior, ngaqe e konsideronin te zgjidhur në favor te Serbise.
Ata haptas donin vetem nenshkrimin e zyrtareve te Kosoves, për t’ua lene kembet e arushes në dore si deri me tani, duke bere koncesione për premtime boshe. Kete dhurate nuk ua mundesoje Kurti, andaj ata u hatruan, sepse veriu u be problem global i pazgjidhur, ndersa komunat serbe pjese e menuse se degustatoreve perendimore.
Cfaredo zgjidhje qe ofrohej bente te pamundur casjen e Kosoves në minierat e saj, qe ishte oferte per … (?), e tregetareve serb te Vuciqit, por edhe bente te pamundur casjen e kosovareve në liqenin akumulues te Ujmanit dhe atë te hidrocentralit, qe ishin ndertuar me parat e tatimpagueseve kosovare dhe ato te Fondit jugosllav për Kosoven.
Kurti iu tha jo pazareve, problemi i veriut duhet te zgjidhet tash, jo te falet, por te rrezistohet, sepse Kosova pa veriun e saj nuk eshte me Kosove.
Te drejta per serbet po, por jo territor, mjaft falen Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj, por Albini nuk e ka ndermend te fale asnje pellemb Kosove. Aty pra ishte esenca e bojkotit serbe te institucioneve konstitucionaliste te RK, qe ishte thember e Akilit per Kosoven, qe nuk mund te tejkalohej dhe te tejkalohet aq lehte. Masat ndeshkuese te paarsyeshme ndaj Kosoves po qartesojne shumecka dhe po i japin te drejte Kryeministrit te Kosoves, Albin Kurti.

Udhëheqësit tanë duhet t’i respektojnë parimet e shtetit laik dhe të mos promovojnë asnjë fe të veçantë

1

Foto nga Xhamia “Mati 1”, ku vërehet qartë keqpërdorimi i fëmijëve për agjendën panislamike, megjithëse Kosova në bazë të Kushtetutës është shtet laik dhe neutral ndaj feve. Asnjë reagim i institucioneve shtetërore për keqpërdorimin e tillë të fëmijëve e sidomos asnjë reagim i MASHT të Republikës së Kosovës .

Nga: Basri Beka

Kur në pushtet vijnë njerëz që nuk e kuptojnë rëndësinë e laicitetit, ndodhin veprime të papergjegjëshme.

Kosova është shtet laik, siç parashikohet në Nenin 8 të Kushtetutës, dhe si e tillë, duhet të mbrojë qytetarët e saj nga ndërhyrjet religjioze, jo t’i promovojë ato. Në një shtet laik, është e rëndësishme të ruhet ndarja e qartë mes fesë dhe shtetit për të garantuar barazinë dhe respektimin e të gjitha besimeve dhe mosbesimeve.

Këndimi i thirrjes islame “Azanit” në një koncert që pretendon të promovojë paqen, është një veprim që jo vetëm bie ndesh me parimet kushtetuese të laicitetit, por edhe mund të shkaktojë ndasi dhe tensione në një shoqëri që është e shumëllojshme në aspektin fetar. Organizimi i një koncerti në emër të paqes duhet të synojë bashkimin e njerëzve pavarësisht prejardhjes së tyre fetare apo kulturore.

Përfshirja e elementeve fetare në një ngjarje publike të tillë është një veprim që rrezikon të përjashtojë ose të ofendojë ata që nuk ndajnë të njëjtin besim.

Në vend që të krijojë një hapësirë të përbashkët për të gjithë qytetarët, një veprim i tillë mund të thellojë ndarjet dhe të promovojë një axhendë fetare në një kontekst ku ajo nuk është e përshtatshme. Është thelbësore që udhëheqësit tanë të respektojnë parimet e shtetit laik dhe të sigurojnë që aktivitetet publike të jenë gjithëpërfshirëse dhe të mos promovojnë asnjë fe të veçantë.

Kjo është mënyra e vetme për të garantuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, ku të gjithë qytetarët ndihen të respektuar dhe të përfaqësuar.

Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një shoqëri të vërtetë paqësore dhe të bashkuar.

Ceremonitë e pagëzimit që po ndodhin anë e mbanë Kosovës, janë ndër aktet më kombëtare të ditëve të sotme

0

Nga: Basri Beka

Ceremonitë e pagëzimit që po ndodhin anë e mbanë Kosovës janë ndër aktet më kombëtare dhe të rëndësishme të ditëve të sotme, duke pasur një rëndësi të veçantë për të ardhmen e ndritur të kombit tonë.

Kthimi në identitetin autokton dhe perëndimor të shqiptarëve është jetik për prosperitetin e vendit. Pagëzimi jo vetëm që përfaqëson një akt shpirtëror dhe fetar, por edhe një angazhim për të ruajtur dhe forcuar vlerat tona kombëtare dhe kulturore.

Një rol të veçantë dhe heroik në këtë fushë po luan intelektuali, patrioti dhe aktivisti Arber Gashi, i cili me punën e tij të palodhur po i jep një vrull të rëndësishëm pagëzimit dhe kthimit në identitetin dhe kulturën e të parëve tanë. Gashi, me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ka arritur të rizgjojë dhe të forcojë ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit kristian te shqiptarët e Kosovës.

Ky akt simbolizon lidhjen e pandashme me rrënjët tona historike dhe përkushtimin për një të ardhme të ndritur në familjen evropiane. Duke ruajtur traditat dhe identitetin tonë kombëtar me bazë kristiane, ne sigurojmë një bazë të fortë për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, duke kontribuar në stabilitetin dhe prosperitetin e saj.

Pagëzimi në çdo cep të Kosovës është një moment reflektimi dhe rikthimi në thelbin tonë autokton, duke u përqendruar në vlerat dhe traditat që na kanë mbajtur të bashkuar ndër shekuj. Ky akt është një hap drejt përparimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kombit tonë, duke u siguruar që identiteti dhe kultura jonë të mbeten të pacenuara dhe të fuqishme në përballjen me sfidat e së ardhmes.

Falë përkushtimit të njerëzve si Arber Gashi, ky proces i rëndësishëm po merr një vrull të ri, duke e bërë të mundur që rrënjët tona të mbeten të forta dhe të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Roli i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës për çlirimin e Kosovës (1998-1999)

Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë 

PROLOG 

Ka kaluar një çerek shekulli nga 10 Qershori i vitit 1999, dita e përfundimit të Luftës për Çlirimin e Kosovës, dhe ende nuk ka një monografi për formimin e Shtabit të Përgjithshëm (SHP) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), megjithëse në historiografinë tonë botimet për Luftën Çlirimtare të Kosovës janë të shumta.  

Në shenjë nderimi dhe respekti të thellë ndaj këtij Shtabi që ka luajtur një rol veçanërisht të rëndësishëm në organizimin e UÇK-së dhe në udhëheqjen e veprimeve luftarake të saj e të luftës së armatosur në përgjithësi, e ndiej si detyrim moral të paraqes në këtë konferencë shkencore një referat të shkurtër me temë: “Roli i Shtabit të Përgjithshëm vitin e fundit të luftës për çlirimin e Kosovës (10 Qershor 1998 -10 Qershor 1999)”. 

SHP është një qendër udhëheqëse e një organizimi ushtarak, i përbërë nga një grup ekspertësh të fushave ushtarake, me kompetenca dhe autoritet të plotë zbatues, që ndihmon Komandën për planëzimin e zbatimin e  detyrave gjatë kohës së luftës e të paqes dhe është organi kryesor përgjegjës për kryerjen e komandimit e të drejtimit të trupave. SHP është bërthama intelektuale e çdo organizimi ushtarak.
Në kohë lufte SHP ndjek dhe studjon gjendjen luftarake, përgatit e drejton zbatimin e planeve, urdhrave dhe udhëzimeve për zhvillimin e luftimeve dhe të operacioneve, si dhe të veprimeve të ndryshme luftarake; kontrollon zbatimin e direktivave të udhëheqjes politike të luftës dhe të urdhrave të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë, për t’u dhënë mundësi komandantëve të të gjitha rangjeve ushtarake, që secili të udhëheqi në sferën e vet trupat që i janë besuar.  

HYRJE 

Edhe SHP i UÇK-së  ishte një trupë e posaçme, e përbërë 50 % prej oficera të dalë nga akademitë ushtarake, dhe  50 % ishin intelektualë të profesioneve të ndryshme me përvojë luftarake. Këta intelektualë natyrisht që nuk e kishin përvehtësuar artin ushtarak. Por atë e mësuan në luftë e sipër. Lufta është akademia më e mirë ustarake. Ata kishin të përbashkët patriotizmin, qëndrueshmërinë e palëkundur dhe besimin në fitore. 

SHP i UÇK-së ishte qendra udhëheqëse e organizimit ushtarak gjatë vitit të fundit të luftës për çlirimin përfundimtar të Kosovës, i përbërë nga një grup ekspertësh të gjithë fushave ushtarake, me kompetenca dhe autoritet të plotë zbatues, që ndihmuan Komandën për planëzimin e zbatimin e  detyrave gjatë kohës së luftës së asaj perriudhe përfundimtare  të luftës së armatosur dhe organi kryesor përgjegjës për kryerjen e komandimit e të drejtimit të trupave. SHP ishte bërthama intelektuale e atij organizimi ushtarak. 

Ngjashëm ka ndodhur edhe me Shtabet e Përgjithshëm në të gjitha  luftrat çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe pas saj, ku vlen të nënvizohet   roli   i   tyre   thelbësor   në   organizimin   dhe   drejtimin   e   trupave nëpërmjet bashkërendimit të veprimeve të qëndresës në nivelin kombëtar për përballimin e pushtuesit dhe në mbrojtje të lirisë së popullit të tyre. 

Krijimi i SHP të UÇK-së lindi si domosdoshmëri nga lufta e armatosur për çlirimin e Kosovës, e zhvilluar gjatë fazave të para të saj, atëhere kur numuri i formacioneve të vogla luftarake në terren në të gjithë Kosovën kish arritur mbi 30 të tilla, gjë që tregonte  rritje të  ndjeshme të asaj qëndrese popullore. Kjo arritje shënoi një kthesë thelbësore, duke sjellë me vete nevojën për një organizim më të përmirësuar dhe më të bashkërenduar në nivelet ushtarake. Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve të vrullshme të luftës me armë në Kosovë, lindi nevoja për një strukturë më të qëndrueshme dhe të përpiktë për të drejtuar dhe bashkërenduar veprimet e shumta luftarake. Krijimi i SHP të UÇK-së u bë një hap i rëndësishëm drejt organizimit më të dobishëm të forcave për të përmbushur qëllimin e çlirimit të Kosovës. 

Detyrat kryesore të SHP si institucion gjatë luftës  

SHP është ajo strukturë që e shndërron luftën popullore për çlirim nga pushtuesi në një kryengritje të armatosur të fuqishme, e cila, si dhe në çdo art tjetër, kërkon përpjekje të mëdha e të gjithanshme që  u   nënshtrohet   disa   regullave   të caktuara.  

Në këtë kontekst, është i domosdoshëm respektimi i rregullave të caktuara. Shkelja e këtyre rregullave jo vetëm që nuk duhet lejuar kurrë, ku rregulli kryesor është sulmi dhe vetëm sulmi, ndryshe nuk i shkohet deri në fund qëllimit të kryengritjes. Mbrojtja është vdekjeprurëse për çdo kryengritje të armatosur.  

Përmes pasjes së një SHP bëhet e mundur kapja në vijimësi e armikut përpara se trupat e tij të organizohen; vetëm me këtë lloj institucioni është e mundur për të pasur sa më shpesh suksese   të   reja ,  qoftë   edhe   të   vogla,  për   të   ruajtur moralin në rradhë e kryengritësve dhe për të mbajtur armikun nën trysni. Ruajtja e epërsinë morale në rradhët e kryengritësve bën të mundur suksesin e kryemgritjes së armatosur. 

rrezikon forcën politike që ka shpërthyer luftën çlirimtare, por gjithashtu sjell në shkatërrimin e  

vetë kryengritjes së armatosur. Këto rregulla janë thelbësore për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet e  

kryengritjes, duke e bërë atë një fuqi të qëndrueshme në përballjen me armikun dhe sfidat që dalin në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë dhe suksesin e kryengritjes.) 

KRIJIMI I SHP TË UÇK-së  

SHP i UÇK-së u krijua në mbledhjen e datës 10 Qershor 1998, mbajtur në fshatin Negroc. Ky Shtab, pasi shqyrtoi projektin e përgatitur nga një komision i ngritur prej tij,  

vendosi të miratojë strukturat përbërëse si vijon: 

  • Komandanti i UÇK-së; 
  • Zevendës komandanti; 
  • Shefi i Shtabit; 
  • Drejtoria Politike dhe e Informimit të Publikut; 
  • Derejtoria Operative; 
  • Drejtoria e Logjistikës dhe e Furnizimit; 
  • Drejtoria për Ekonomi dhe Financa; 
  • Drejtoria e Shërbimit Informativ; 
  • Drejtoria Juridike; 
  • Drejtoria e Policisë ushtarake. 

     Gradualisht, në strukturën e SHP u shtuan edhe: Inspektori i Përgjithshëm; Seksioni për  Pushtetin Lokal; Seksioni i Xhenjos (Inxhinjerisë); Seksioni i Kuadrit; Seksioni i Ndërlidhjes; zëvendësat dhe ndihmësat e Shefit të Shtabit; kompania autonome e sigurimit të Shtabit, si dhe Seksioni i Ekonomatit të SHP etj. (Shih Jakup Krasniqi “Kthesa e Madhe”, Prishinë 2006, f.90-94). 

      Shtabi i Përgjithshëm, si organ kolegjial, e organizoi dhe e udhëhoqi luftën e armatosur të popullit shqiptar në Kosovë nga luftë çlirimtare me formacione të vogla guerile, e  mobilizoi të gjithën në një drejtim të vetëm  përbashkues kombëtar, me Ushtri të Rregullt me Komandë Unike.  

Shndërrimi i Ushtrisë Guerile Çlirimtare në Ushtri të Rregullt Çlirimtare është një dukuri (fenomen) që pranohet në historiografinë ushtarake botërore; dukuri kjo që u manifestua gjerësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.  

Kosova e  përmbushi  me vendosmëri  këtë shndërrim. Kjo është merita e SHP, i cili e ndoqi dhe zbatoi në vijimësi përsosjen organizative të UÇK-së, duke e çuar atë drejt përmbushjes përfundimtare të  qëllimeve të saj. Ky parim pasqyrohet në vendimet e datave 4 dhe 23 korrik 1998, si dhe në vendimet e mëvonshme, përfshirë  atë   të  datës 20  mars   1999,  kur SHP  e riktheu strategjinë e luftës guerile  për UÇK-në, pavarësisht se tashmë ishte një ushtri e rregullt. Ky është një rast shumë i rrallë në historinë e luftrave. Ajo ishte zgjidhja më e volitshme për t’iu përgjigjur Mësymjes së Përgjithshme të Armikut e njohur si “Operacioni Patkoi”. 

Në atë   mbledhje,  Komandant  i  Përgjithshëm  i  Shtabit u zgjodh  Azem   Syla,   ndërsa  Hashim  Thaçi u emërua  Drejtor i  Drejtorisë  Politike.  

Udhëheqja e SHP të  UÇK-së iu besua oficerit me  mjaft  përvojë, fituar gjatë  luftës në Bosnjë, kolonelit Bislim Zyrapi, i aftësuar në drejtimin  e  të  gjitha niveleve e  formacioneve ushtarake, nga  kompania   këmbësore   kundërtanke   deri   në  

divizion këmbësorie. Marrja e drejtimit të SHP të UÇK-së nga koloneli Bislim Zyrapi ishte  një  hap   cilësor   drejt   përsosjes  organizative  të UÇK-së.  

NJË PARANTEZË 

Në “Fjalorin Enciklopedik Ushtarak Shqiptar”, botim i vitit 2020, (f.927), autorët e zërit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, (Halil Katana e Jakup Krasniqi), theksojnë se “Lufta për Çlirimin e Kosovës e ka fillesën  prej demonstratave të vitit 1981”, me kohë zgjatje 19 vjeçare, duke e ndarë atë në katër faza: 1) Mars 1981–1990; 2) Pranverë 1991–Shkurt 1998; 3) Mars 1998–Shtator 1998; dhe 4) Tetor 1998–Qershor 1999. 

Ndërkohë që Klauzeviçi thekson, se ”Lufta është një duel në shkallë të gjerë, … një akt dhune, një përdorim i pakufizuar i forcës, që synon të detyroi kundërshtarin të zbatoi vullnetin tonë.” (Shih Karl Fon Klauzeviç “Mbi luftën”, Tiranë 1994, f.47-48). 

Këta dy autorë të atij zëri enciklopedik edhe për zanafillë të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmendin “Demonstratat e vitit 1981 të rinisë dhe popullit të Kosovës.”  

Por, demonstratat nuk janë filllimi të ushtrive çlirimtare. Demonstratat janë manifestim i masave të gjera punonjëse nëpër rrugë e sheshe për të shprehur haptas një kërkesë politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar një padrejtësi, sikundër theksohet në Fjalorin e Gjuhës Shqipe.(Shih “Fjalorin e Shqipes së Sotme”, Tiranë 1984, f.188). Është një fakt i ditur, që në ato demonstrata u kërkua që Kosova të njihej si Republika e Shtatë e Federatës Socialiste të Jugosllavisë, dhe jo çlirim i Kosovës nga ajo Federatë.  

Ushtria, qoftë ajo ushtri e rregullt shtetërore apo ushtri çlirimtare, është një bashkim i organizuar njerëzish të armatosur që krijohet nga struktura të veçanta politike për udhëheqjen ushtarake të masave të popullit kundër pushtuesit të vendit. Vetëm me forcë të organizuar ushtarake mund të zgjidhen problemet e mëdha të historisë, sikundër është çlirimi i atdheut. Ndryshe nga ushtritë shtetërore, ushtritë çlirimtare krijohen dhe janë vetëm për luftë sulmuese. 

Arsyetimi ynë përplotësohet më tej, se  “Lufta çlirimtare është luftë e përgjithshme që do të thotë për mbijetesë kombëtare, ku të  gjithë resurset  e  një shteti vihen  në dispozicion për të  siguruar  mbijetesën kombëtare”, sikundër theksohet te Doktrina Taktike e NATO-s. (Shih “Doktrina Taktike e Forcave Tokësore NATO ATP-35B”, Tiranë 1999, f.34)   

DETYRAT E ANËTARËVE TË SHP  

Detyra kryesore e  oficerëve shtabovikë është  studimi i terrenit në të cilin do të veprojnë trupat përkatëse dhe hartimi i  planeve   të hollësishme për luftimet, betejat dhe operacionet e ushtrisë.   

Këta anëtarë të SHP është e domosdoshme që të kenë arsim ushtarak të plotë ose përvojë të fituar gjatë luftës.Ata duhet të jenë të aftë të kuptojnë mirë funksionet e çdo arme të ushtrisë në veprimet luftarake, si në mbrojtje ashtu edhe në mësymje. Në luftërat çlirimtare pjesmarrja jo më pak se 4 muaj në luftime të përhershme të pandërprera është periudhë e mjaftueshme për t’u aftësuar si oficer shtabi apo komandues. Prandaj, ata zgjidhen nga luftëtarët të aftë e  inteligjentë. Siç ka thënë dhe Napoleon Bonoparti: “Ushtari në luftë duhet të mbajë  me vete edhe spaletat e gjeneralit”. Nëse nuk ka rigorozitet në këto përzgjedhje, ushtria nuk është e aftë të kryej detyrën, por veçse vetëm manovrime tepër të ngadalshme e të thjeshta.   

SHP drejtohet nga një oficer shtabi i posaçëm, i cili, në rast nevoje jep urdhra  në   emër të Komandantit   të   Përgjithshëm, ndërsa   në rangjet  e   mëposhtme   në   emër   të  komandantit të divizionit (zonës operative), të brigadës apo batalionit.  

Shefi i SHP varet nga Komandanti Ushtrisë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë  njëkohësisht edhe Komandant i SHP dhe i Ushtrisë,  bashkuar në një të dyja këto funksione, duke pasur nën drejtimin e vet, për secilin  një oficer të posaçëm.  

Shefi i Shtabit të çdo rangu merr raporte nga të gjitha komandat e njësive   apo   reparteve   që   varen   prej   SHP. Të   gjithë   vartësit   lidhen   me Komandantin e Ushtrisë nëpërmjet Shefit të SHP.  

Shtabet   e   divizioneve   (zonave   operative)   formohen   sipas   të   njëjtit  

model, por shumë më të reduktuar e me personel në sasi më të paktë; ndërsa shtabet e brigadave dhe të regjimenteve janë edhe më të vogla; kurse shtabi i batalionit mund të përbëhet vetëm nga komandanti i batalionit, ndihmësi i tij (ose shefi i shtabit), nga një oficer që kryen detyrat e itendentit si dhe një sekretar.  

FAZAT NË TË CILAT KALOI LUFTA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS  

Lufta për Çlirimin e Kosovës zgjati për një periudhë 9 vjeçare. Kushtet e palëve ndërluftuese, si dhe detyrat që shtroheshin para popullit shqiptar në Kosovë, kushtëzuan zhvillimin e saj, sipas mendimit tim, në 6 faza. FAZA E PARË: (Shtator 1991–Shtator 1995; FAZA E DYTË: (Shtator 1995–Nëntor 1997 ); FAZA E TRETË: (24 Nëntor 1997–28 Shkurt 1998); FAZA E KATËRT: (5 Mars 1998–10 Qershor 1998);. FAZA E PESTË: (10 Qershor 1998–20 Mars 1999); FAZA E GJASHTË: (20 Mars 1999–10 Qershor 1999)  

FAZA E PARË: (Shtator 1991–Shtator 1995). Lufta për çlirim kombëtar të Kosovës ka filluar me përzgjedhjen e grupeve të para të armatosura dhe përgatitjen e tyre speciale për luftë nga Qeveria Bukoshi, në marrëveshje me  Qeverinë Shqiptare të asaj kohe. Grupi i parë prej 35 vetash mbriti në Tiranë në  Shtatorin e vitit 1991 dhe mbaron stërvitjen në mesin e muajit Dhjetor 1991, në të cilin bënin pjesë Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çeku etj. Prej këtu fillon Faza e Parë e luftës për çlirimin e Kosovës. Stërvitja e tyre iu ngarkua Drejtorisë Operative të SHP të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e oficerit Qani Abazi. Me t’u kthyer në Kosovë secili prej këtij kontigjenti formoi njësitin apo grupin e vet luftarak ilegal, sikundër ishin grupi i Adem Jasharit, i cili u pagëzua  me luftë të armatosur tre ditore, në 30 dhjetor 1991 deri 01 Janar 1992, kur forcat ushtarako-policore serbe rrethuan familjen e Shaban Jasharit në Prekaz të Poshtëm, por u larguan me turp. Po ashtu krijuan grupet e tyre Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, Adrian Krasniqit, Mujë Krasniqit etj., dhe filluan të kryenin aksione të armatosura kundër forcave policore të Sërbisë në Kosovë, si dhe kundër bashkpunëtorëve të tyre vendas. 

Në vitin 1992 u dërgua nga Qeveria Bukoshi në Shqipëri për stërvitje edhe grupi i dytë, por ata shkuan në Perëndim, nuk u kthyen në Kosovë.(Shih Safet Zejnullahu “Flet komandant Remi”, Prishtinë 2000, f.21)   

FAZA E DYTË: (Shtator 1995–Nëntor 1997) është periudha kur këto grupe në vitin 1995 vendosin që të kryejnë aksionin e parë të armatosur TË KOORDINUAR mes tyre, sikundër ishte ai për ndërprerjen e linjave telefonike të ushtrisë serbe në gjithë Kosovën, si dhe sulme të njëpasnjëshme kundër punkteve policore në të gjithë kryqëzimet e magjistraleve rrugore të Kosovës.   

FAZA E TRETË: (24 Nëntor 1997–28 Shkurt 1998. Kjo fazë fillon me përpjekjen mes njësitit të Adem Jasharit dhe Abedin Rexhës me ekspeditën policore serbe në qafë-malin midis Rakinicës dhe Rezallës së Re, më 24 dhe 25 -26 nëntor 1997; si dhe vijoi me sulmin e dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari më 22 janar 1998, dhe mbyllet me përleshjen 15 orëshe më 28 shkurt deri 1 mars 1998 me forcat policore serbe.(Shih Zeqir Bekolli ”Drenica në stinët e UÇK”, Prishtinë 1999, f.18-31 & Bedri Tahiri “Legjenda e legjendave”, Prishtinë 2001, f.49-54)  

Gjatë kësaj faze u krijua një strukturë kooerdinuese e emërtuar “Shtabi Qëndror” nën drejtimin e Nait Hasanit, i ngarkuar nga udhëheqja e LPK-së. Gjatë kësaj faze kemi luftime të shpeshta me grupe ilegale të strukturuara, financimin e të cilave e bënte LPK.   

FAZA E KATËRT: (5 Mars 1998–10 Qershor 1998). Kjo fazë fillon me luftën epope të Jasharajve  nën udhëheqjen e simbolit të kësaj lufte çlirimtare, Adem Jashari, e cila ishte përleshja e tretë e kësaj familjeje patriotike. Kjo epope zhvillohet në kohën kur struktura koordinuese “Shtabi Qëndror” ishte eliminuar nga pushtuesi, me disa përjashtime të vogla, gjë që lufta e armatosur mbeti përkohësisht pa udhëheqje ushtarake por dhe politike. Për të dalë nga kjo situatë u bë një Marrëveshje mes anëtarëve të pa-arrestuar të atij “Shtabi Qëndror” dhe Lëvizjes Popullore për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), por ajo Marrëveshje u anullua nga përfaqësia e LPK-së në Tiranë.(Shih Shukri Klinaku “Vendimi fatal”, Prishtinë 2000, f.76-89) 

Ishte kjo situate, që e bëri tepër urgjente krijimin e një strukture udhëheqëse politike dhe ushtarake, BRËNDA NË KOSOVË, ndryshe lufta do kishte dështuar, të cilën e shpëtoi krijimi i Shtabi të Përgjithshëm më 10 Qershor 1998.  

Periudhën kohore gjatë 4 fazave, (Shtator 1991–10 qershor 1998), mund ta quajmë periudha e njësiteve guerile dhe e grupeve të armatosura, të cilat kryenin aksione të vogla kundër depove të armikut, kundër vijave telefonike e punkteve policore, kundër agjentëve kolaboracionistë etj. Veprimet e tyre ishin preludi i shpërthimit të Kryengritjes Popullore.   

KATËR FAZAT E PARA përfshijnë periudhën e përgatitjes dhe ngritjes së njësiteve guerile dhe të grupeve luftarake, për kryerjen  e aksioneve të vogla  kundër   depove të armikut, kundër vijave telefonike etj. Veprimet e tyre ishin pjesë organike  

përbërëse të kryengritjes popullore, ku u shënuan rezultate të rëndësishme në organizimin dhe zhvillimin e luftës në Kosovë, të cilat mundësuan krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), ku në secilën fazë është plotësuar qëllimi strategjik i ndërmjetëm.  

Njëkohësisht me  njësitet   guerile   të  qyteteve,  Lëvizja Popullore   e   Kosovës   (LPK)   organizoi   edhe   guerilet   e   fshatrave   e   të krahinave që vepronin në një zonë më të gjerë dhe kryenin aksione në përmasa më të mëdha, sikundër ishin, p.sh., katër luftimet e grupit të simbolit të UÇK-së, Adem Jasharit.  Si   rrjedhojë,  njësitet guerile dhe çetat luajtën më tepër një rol propagandues për përhapjen e kryengritjes në masat e gjithë popullit. Pra, qysh në fillesën e saj kryengritja mori karakter politik gjithëpërfshirës, duke rritur ndërgjegjen politike në masat e gjera popullore.  

Megjithatë, gjatë këtyre 4 fazave lufta e armatosur pati kryesisht karakter spontan përshkallëzues   të   vetvetishëm, me formacione të vogla dhe shumë të vogla. Ky lloj tipari ishte i natyrshëm, sepse lufta çlirimtare nuk shpërthen kurrë në mënyrë të papritur, si dhe nuk përhapet brenda një çasti. Njësitet dhe grupet e armatosura ishin bërthamat e ushtrisë së ardhshme,  ato ishin të thjeshta në organizim, të vogla dhe të manovrueshme, gjë që u mundësonte përdorimin me lehtësi të taktikës së luftës guerile në çdo lloj terreni.   

FAZA E PESTË, (10 Qershor 1998–20 Mars 1999), zë fill me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Lufta për çlirimin   e   Kosovës  shënon   shndërrimin   e   saj   nga   luftë   me   formacione guerile e ilegale, në Ushtri të Rregullt,   me Komandant të  

Përgjithshëm ushtrie dhe  me Shtab të Përgjithshëm. Si rrjedhojë, krijimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) ishte një përgjigje flakë për flakë që po i jepej armikut.  

Kjo fazë erdhi si domosdoshmëri për vazhdimin e luftës dhe për mos lejimin e shuarjes së kësaj lufte të armatosur, të nisur në vitin 1991. Gjatë fazës së pestë u plotësua kushti kryesor strategjik i luftës për çlirimin përfundimtar të Kosovës. 

Para kësaj periudhë lufta e armatosur ishte pa një strukturë komanduese, gjë që rrezikonte shpërbërjen e formacioneve të krijuara deri në këtë kohë. Ishte ky rrezik që lindi domosdoshmërinë e krijimit të strukturës ushtarake komanduese, e cila u lind me datë 10 qershor 1998 dhe u quajt Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK-së, që parakuptonte një shkallë më të lartë të luftës së armatosur. Krijimi i SHP bëri të mundur që lufta për çlirim kombëtar këtej e tutje të zhvillohej me ushtri dhe jo më me formacione të vogla e të shkëputura mes tyre. Në këtë periudhë Lufta Çlirimtare e Kosovës hyn në një fazë tepër të rëndësishme të saj. Në këtë etapë filloi organizimi i krijimit të batalioneve, të brigadave dhe të shtabeve të Zonave Operative, duke shënuar kështu emërtimin e kësaj lufte të armatosur, në atë që e gjithë historiografia ushtarake botërore e njeh me emërtimin: KRYENGRITJE E ARMATOSUR.   

Pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së , udhëheqja operativo-strategjike  e formacioneve luftarake u ngrit në një shkallë më të lartë e më të specializuar, duke u krijuar 7 (shtatë) Zona Operative, të cilat së bashku kishin 37 Brigada. Si rrjedhojë, filloi të përpunohet një strategji me tejpamësi më të qartë, që erdhi duke u përsosur, krahas rritjes dhe zgjerimit të luftës.   

Por, duhet të pranojmë se, krahas këtij zhvillimi u vu re se luftimeve vazhdoi t’u jepej më së shumti karakter mbrojtës, se sa karakter sulmues, duke përcaktuar si detyrë kryesore mbrojtjen e zonave të lira, të cilat përbënin gati 40 % të sipërfaqes së Kosovës, duke u kthyer në baza të fuqishme për mbështetjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të Luftës Çlirimtare të vendit. Në këto zona ishte vendosur pushteti lokal për mbështetjen e luftës së armatosur.   

Kjo strategji me karakter më së shumti mbrojtës u vijua edhe pas krijimit të 7 njësive operative dhe 37 njësive taktike, prandaj dhe u shkaktuan humbje qysh në muajin e parë të krijimit të SHP, sikundër ishin luftimi në Bardh të Madh, në Rahovec, në Grykën e Llapushnikut etj.  

Kjo lloj strategji mbrojtëse shërbeu si një mjet nxitës për kundërshtarin, i cili më 25 Korrik 1998 kaloi në Ofensivëivë Mësymje të Përgjithshme Ushtarake Verore, duke përfshirë në luftime edhe aviacionin luftarak, sipas një strategjie spastruese, për ta asgjësuar që   në   zanafillë  Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi deri në Qershorin e vitit 1998 armiku luftën e armatosur në Kosovë e kishte përballuar me focat e Ministrisë së tij të Brendshme.  

Rëndësia në Planin e Brendshëm e krijimit të SHP. 

Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm merrte rëndësi të veçantë perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm të luftës së armatosur. Në këtë kuadër, para  SHP, si organ i specializuar ushtarak, dilnin tre detyra madhore: 1) përsosja e organizimit e  strukturimit ushtarak nëpërmjet organizimit të UÇK-së; 2) përpunimi i taktikës së luftës; 3) përsosja e drejtimit të mëtejshëm të luftës dhe e udhëheqjes operative-strategjike e kryengritjes së armatosur.  

Plotësimi i këtyre detyrave mundësonte arritjen e objektivave strategjikë të luftës për çlirimin e Kosovës, duke respektuar ligjet dhe rregullat e luftës.  

Si rrjedhojë e përmasave që po merrte lufta e armatosur, u bë e mundur që formacionet e UÇK-së të kryenin luftime të rëndësishme. Kjo ndikoi   që   të   përfshihej edhe Qeveria e Kosovës në ekzil (mërgim), me dërgimin nga Evropa në Kosovë më 23 Qershor 1998, një forcë modeste të Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK-u), me 23 oficerë dhe 112 ushtarë, të cilët hynë në Junik, në Zonën Operative të Dukagjinit, dy javë pas krijimit të SHP dhe të UÇK-së. Dy muaj pas krijimit të SHP dhe UÇK-së, (më 10 Gusht 1998), ishte vetë Kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil, z.Bujar Bukoshi, i cili deklaroi publikisht në Televizionin satelitor Shtetëror Shqiptar mosekzistencën e mëtejshme të FARK-ut, duke pohuar se në Kosovë luftën e zvillon Ushtria Çlirimtare e Kosovës, “e cila është e vetmia ushtri e popullit shqiptar në Kosovë”.  

Tri ditë pas deklaratës së z.Bujar Bukoshi, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashkangjit edhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës shqiptare në Kosovë dhe në Evropë, (e cila e kishte nderuar me çmimin “Zaharov”), i cili u ngarkua të kryente detyrën e Përfaqësuesit Politik të Kryengritjes së Armatosur, të udhëhequr prej Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, për të bashkëpunuar me politikën shqiptare dhe me diplomacinë ndërkombëtare të pranishëm në Kosovë. Kushti i parë që Adem Demaçi i vuri Shtabit të Përgjithshëm, ishte kërkesa që të ndryshohej strategjia e luftës së deriatëhershme: “nga lufta për territore, ku po pësojmë disfatë, të kalohet në metodën e luftës guerile.”(Shih Gazeta “Rilindja”, Tiranë, 18 Gusht 1998)  

Këto ngjarje të rëndësishme të brendshme pas krijimit të UÇK-së nuk ndodhën dhe nuk mund të ndodhnin më herët nëse nuk do të ishte krijuar Shtabi i Përgjithshëm, pasi prej atij momenti populli shqiptar në Kosovë u bë me një ushtri të vetme të armatosur dhe të organizuar, e cila krijoi besimin në popull për fitoren në luftë; pavarësisht se dy muaj pas këtij njësimi politik e ushtarak, forcat e FARK-ut, që  u bashkuan në 23 qershor 1998, u tërhoqën nga lufta dhe nga Kosova, madje duke ia dorëzuar armatimin policisë së Serbisë në Kosovë dhe jo UÇK-së! Ky akt i dënueshëm sa politik edhe ushtarak nuk është shpjeguar ende si nga institucionet e atëhershme politike e ushtarake, por as edhe nga ato historike dhe shkencore të pasluftës në Kosovë.   

Rëndësia në Plan Ndërkombëtar e krijimit të SHP   

Krijimi dhe veprimtaria e SHP të UÇK-së krijoi kushte për një vlerësim më real të luftës së armatosur të popullit shqiptar në Kosovë, dhe në këtë kontekst ajo luftë filloi të  merrte rëndësi të veçantë edhe në Planin Ndërkombëtar. . Dy javë pas krijimit të  

SHP erdhën  në   Kosovë,   (Junik   dhe Kleçkë),   diplomatë   amrikanë   dhe   takuan personaltete të larta ushtarake të UÇK-së, gjë që bindi  SHBA-të, se në Kosovë kishim të bënim me kryengritje popullore të armatosur dhe jo me një “organizatë terroriste”. Kjo mbështetje më pas çoi në përfshirjen e gjithë diplomacisë ndërkombëtare, duke i ulur në bisedime në Rambuje dy palët kundërshtare, UÇK-në dhe Serbinë. Ishte krijimi i SHP dhe i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës që krijoi besimin te SHBA-të, duke arritur deri atje sa të vendosnin veton  në Këshillin e Sigurimit.   

FAZA E GJASHTË: (20 Mars 1999–10 Qershor 1999) e cila është edhe faza e fundit, e cila fillon me shpërthimin e   Operacionit   Fshirës   :”Patkoi”   i   Forcave   të   Armatosura   të Serbisë dhe pas katër ditësh, më datë 24 Mars 1999 hyri në luftë përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizata e vetme politiko-ushtarake e botës së lirë, NATO-ja, me operacione ajrore. Dhe më 2 Prill 1999 Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, e dalë nga Rambujeja, bëri thirrjen për mobilizim të përgjithëshëm. Dhe  në fund të muajit Prill 1999 UÇK-ja mbriti në 38.000 forca.(Shih Ivo H. Daalder and Mikael E. O’Hanlon “Winning Ugly”, Uashington D.C, 2000,f.76)   

Kjo fazë zgjati nga data 20 Mars deri në datën 10 Qershor të viti 1999, kur hyri në fuqi Marëveshja e Kumanovës, dhe po atë datë NATO-ja urdhëroi ndalimin e bombardimeve, marrëveshje e cila i dha fund luftës në Kosovë. 

Gjatë Fazës së Gjashtë Shtabi i Përgjithshëm vendosi të ndryshonte strategjinë e luftës për gjithë formacionet e UÇK-së, duke kaluar në strategjinë dhe taktikën e luftës guerile, me veprime luftarake sulmuese. Një rast i rrallë në historinë e luftrave të ngjashme me të. Kjo strategji u kushtëzua nga mësymja e ndërmarrë prej forcave serbe në zbatim të Operacionit Spastrues “Patkoi”. Ai operacion nisi në orët e para të datës 20 mars 1999.  

Gjatë kësaj faze pati edhe beteja mbrojtëse sikundër ishte Beteja 12 ditore, (20 Mars–1 Prill 1999), “Beteja për Mbrojtjen e Kosovës Qëndrore”, një   betejë   që   ndikoi   në   ruajtjen   e   UÇK-së   nga   shpartallimi  dhe vendosi edhe fatin e luftës çlirimtare. Për çudi, kjo betejë nuk është përmendur ende nga historiografia ushtarake e kësaj lufte. Njëkohësisht patëm edhe të ashtuquajturën “Betejë e Koshares”, luftime mbrojtëse 63-ditore, (9 Prill–10 Qershor 1999), nismëtare të së cilës ishin forcat e mbetura të ish-FARK-ut të përforcuara më pas nga vullnetarët e ardhur nga gjithë kombi shqiptar. 

Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të bashkërendohej aq harmonishëm me Paktin Ushtarak të Aleancës (NATO), sikundër ndodhi, pa një Shtab Drejtues të Posaçëm të luftës në shkallë kombëtare, sikundër ishte SHP i UÇK-së. Vetëm një Shtab cilësor, si SHP i UÇK-së,  do të mund të kryente   një bashkërendim më të mirë e më të plotë të luftës tonë çlirimtare me Komandën e Aviacionit Luftarak të NATO-s, si kundër dhe ndodhi, për faktin se aviacioni i NATO-s nuk pati as edhe një specialist të tij në Kosovë gjatë asaj periudhe 78-ditore. Që ai bashkëpunim mes SHP të UÇK-së dhe Komandës së Aviacionit të NATO-s ishte profesionalisht i një niveli të lartë cilësor, u pranua nga vetë Kryekomandanti i Forcave Aleate në Europë dhe i Forcave të SHBA në Europë, Gjenerali amerikan me katër yje, Uesli Klark, i cili, të nesërmen e nënshkrimit nga Serbia të kapitullimit të saj në Kumanovë, e falënderoi me shkrim SHP   të   UÇK-së, duke theksuar: “Bashkëveprimi luftarak më i mirë në historinë 50-vjeçare të NATO-s”, që do të thotë, se ai SHP jo vetëm që përligji besimin e gjithë kombit shqiptar ndaj UÇK-së, por tregoi se ai Shtab i Përgjithshëm e ngriti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në nivel të barabartë me të gjitha ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s!  

Dita e fundit e Fazës së Gjashtë  të luftës për çlirimin e Kosovës, 10 Qershor 1999, shënon datën e çlirimit të Kosovës pas një shekulli pushtim. Data e clirimit te Kosoves nuk është data 12 Qershor 1999 kur hynë në Kosovë forcat franceze në kuadër të NATO-s dhe ndanë në lumin Ibër Kosovën Veriore. Nuk është as data kur iku nga Kosova edhe ushtari i fundit i Serbisë, Data e çlirimit të Kosovës është data 10 Qershor 1999, pasi: 1) Më 10 Qershor 1999, kur Shtabi i Përgjithshëm i FA të Serbisë nënshkroi në Kumanovë kapitullimin para UÇK-së. 2. Më 10 Qershor 1999, kur Komanda e NATO-s urdhroi aviacionin e saj për ndalimin e bombardimeve mbi Serbi dhe mbi forcat serbe në Kosovë. 3. Më 10 Qershor 1999, kur Komanda e FA te Serbise urdhroi ndalimin e luftimeve prej forcave të saj në Kosovë dhe tërheqjen e tyre nga Kosova. 4. Më 10 qershor 1999, kur SHP i UÇK-së urdhroi forcat e saj të përmbaheshin në luftime kundër forcave serbe që po tërrhiqeshin, qëndrimi në gatishmwri i tyre dhe mbajtja nën vëzhgim deri në largimin e ushtarit të fundit serb nga Kosova, konform Marrëveshjes së Kumanovës dhe udhëzimeve nga Komanda e NATO-s. 

EPILOG  

Me t’u krijuar Shtabi i Përgjithshëm dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, faktikisht udhëheqjen politike të asaj lufte, natyrisht edhe të UÇK-së, e mori përsipër ta kryente  Drejtoria Politike e SHP. Kjo Drejtori përbëhej nga 5 persona: Hashim Thaçi, drejtues i saj, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, si dhe Xhavit Haliti e Bardhyl Mahmuti, por këta dy të fundit qëndruan jashtë Kosovës gjatë gjithë periudhës së luftës.(Shih Jakup Krasniqi “Kthesa e Madhe”, Prishinë 2006, f.90)    

UÇK-ja ishte ushtri   popullore dhe zhvilloi një luftë revolucionare gjatë gjithë ekzistencës së saj.  Nismën për këtë  luftë e ndërmori Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK-ja), e krijuar në Janar të vitit 1982, e cila e drejtoi luftën për çlirimin e Kosovës deri në krijimin e SHP të UÇK, dhe e financoi deri në çlirimin e plotë të Kosovës.   

Mirëpo, për arsye se udhëheqja e LPK-së nuk kish qenë e pranishme për drejtimin e luftës nga brenda Kosovës, këtë hendek e kapërceu Drejtoria Politike e SHP, që u krijua më 10 Qershor 1998, në të njëjtën ditë me krijimin e UÇK-së.   

Kjo Drejtori Politike, më 6 korrik 1998, një muaj pas krijimit të SHP dhe UÇK-së, deklaroi publikisht në media, përmes zëdhënësit të saj, z.Jakup Krasniqi: “UÇK-ja nuk ka nevojë për të qenë nën kontrollin e çfardo lloj force politike, pasi ajo e di vetë se ç’ka bën”, duke sjellë ssi arguent se “ajo nuk ka gabuar deri  më tash.”(Shih Gazeta “Rilindja”, Tiranë, 6 Korrik 1998)  

Kjo deklaratë vërteton se ajo udhëheqje politike (Drejtori Politike e SHP), nuk përfaqësonte në vijim LPK-në, nismëtaren e asaj lufte çlirimtare. Por faktet e më pasme treguan se ajo Drejtori Politike nuk përfaqësonte as edhe çdo lloj forcë tjetër politike në Kosovë, si dhe asnjë lloj shtrese të veçantë të asaj popullsie. Në programin e kësaj udhëheqjeje të re politike të mëtejshme të luftës dhe UÇK-së theksohej: “Qëllimi fillestar i UÇK si dhe ai përfundimtar nuk ka qenë dhe as është lufta, por paqja dhe liria e vërtetë e popullit të vet”, sikundër thuhet në Pikën nr.2 të  Programit Politik të UÇK-së.(Shih Jakup Krasniqi “Kthesa e Madhe”, Prishinë 2006, f.83)   

Programi Politik, i konceptuar nga Drejtoria Politike e SHP të UÇK-së, tregoi mungesën e një planifikimi të hollësishëm për të parashikuar strukturën shoqërore   të   pushtetit   dhe   ekonomisë   së   Kosovës   pas   periudhës   së çlirimit. Kjo mungesë ishte thelbësore, pasi programi i një lëvizjeje revolucionare për çlirim ka për qëllim të përmbushë nevojat themelore të shtetit.. Ai program   duhet   të   shtrihej   përtej udhëheqjes së luftës dhe të parashikonte organizimin e pushtetit publik dhe ekonomik pas fitores. Për mungesën e një tejpamësie të tillë të qeverisjes së ardhshme, programi u shfaq i pamjaftueshëm dhe në nevojë të rishikimit dhe plotësimit të qëllimeve dhe objektivave të tij.   

Nga   sa   u   tha më sipër, mund   të   nxiret   si përfundimin se anëtarët e  Drejtorisë Politike të SHP të UÇK-së e cila udhëhoqi luftën në vitin e fundit të saj, por dhe UÇK-në, në periudhën 10 Qershor 1998–10 Qershor 1999, ishin thjeshtë nacionalistë revolucionarë. Pasi ishin revolucionarë arritën të tërheqin masën e popullit në anën e luftës së armatosur më shumë se LPK-ja, sepse luftonin bashkë me popullin dhe jo udhëheqje me korespondencë sikundër veproi deri atëhere LPK-ja.  

Megjithatë, rezultatet e pasluftës treguan se programi i tyre kishte qenë thjesht për çlirim kombëtar.     

Duke qenë një program i tillë, pas çlirimit të Kosovës nga pushtimi shekullor serb, udhëheqia politike ra në grackën e konjukturave të reja burokratike. Si rrjedhojë, çdo gjë mbeti në mëshirën e rastit. Duke ia lënë gjithçka rastësisë, ajo udhëheqie e ngushtë politike natyrisht që ra nën presionin e reaksionit të brendshëm e të jashtëm. Si pasojë ata   ndoqën   një rrugë të shtrembër, duke vendosur një pushtet publik autokrat, duke vënë në rrezik fitoren e luftës.   

Kjo bëri që, pushteti i tyre publik, i vendosur menjëherë pas luftës së armatosur, të ishte  pushteti i një borgjezie të re nacionale liberale. Rrallë mund të shihje mirësjelljen e tyre në kontakt me bashkëluftëtarët. Si rezultat, ky pushtet u kthye në një forcë frenuese, duke mos afirmuar vlera, pasi zgjodhën qëndrimin politik të palëvizshmërisë. Ky lloj qëndrimi është një ndodhi tipike e çdo borgjezie të re.  

Si rrjedhojë, ajo luftë e armatosur nuk i kaloi caqet e çlirimit kombëtar.  

Si i tillë, ai pushtet burokratik e denigroi atë luftë popullore çlirimtare, duke e dërguar edhe ushtrinë e asaj lufte, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në një Gjykatë të Posaçme Ndërkombëtare, me akuzën: “ushtri kriminale”, e theksuar kjo në Pikën nr.35 të Akt-Akuzës, ku thuhet se kjo Gjykatë do të ketë të drejtën të gjykojë jo thjesht veç disa anëtarë të UÇK-së, por  “udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, ministra dhe zëvendësministra të QPK-së, komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave, komandantë të brigadave dhe njësiteve, komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së, ushtarë të tjerë të UÇK-së”, mbi bazën e së cilës ajo Prokurori ka dalë në përfundimin, se UÇK-ja ka qenë një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”!  

  • Recencë e mbajtur me 13 qershor 2024 nëe Konferencën Shkencore në Prishtinë, e organizuar nga Instituti Historise së Kosovës me rastin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës

Prishtinë, 13 Qershor 2024 

Lufta e Vlorës sipas poezisë popullore

Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë

5 Qershor – 3 Shtator 1920 

Vjershëria popullore shqiptare, thotë Ismail Kadare, u rrit gjer në përmasat e një universi, me një zotësi të saj vetjake të habitshme, që ka qenë njëkohësisht epos dhe kronikë e përditshme, shtyp dhe universitet, kalendar dhe pedagogji. Edhe në rastin e Luftës së Vlorës të vitit 1920 i gjejmë të gjitha këtë aftësi të saj në përsosmëri. Arti poetik popullor edhe për këtë faqe të historisë sonë është renditur si plotësues apo korrigjues i saj, krahas artit të kultivuar dhe historisë së shkruar. 

Lufta e Vlorës filloi më 5 Qershor 1920 dhe më 3 Shtator 1920 u festua me madhështi fitorja, kur forcat kryengritëse hynë në Vlorë. 

Dimë që Luftrat Ballkanike 1912-1913 i thelluan shumë kontradiktat midis shteteve të Ballkanit ashtu edhe midis Fuqive të Mëdha. E gjithë Shqipëria në këtë periudhë vuante ngaqë mungonte bashkimi: Shkodra qe më vehte; në Durrës sundonte Esat Toptani si vegël e bindur e shovinistëve të huaj; Vlora u pushtua nga Italia; viset e Shqipërisë Veriore u pushtuan nga Serbia; Greqia mbante pushtuar viset e Shqipërisë së Jugut. 

Duke shfrytëzuar këto rrethana, më 26 prill 1915 hartohet në fshehtësi Traktati Famëkeq Londrës, një nga aktet ndërkombëtare më të errëta që mund të përmenden, sipas të cilit Shqipëria ndahej midis Italisë, Serbisë dhe Greqisë.   

Italia “mike” 

bëri dhelpërinë: 

“Të mos ipet Vlora 

me Sazan nisinë, 

tjetrën le ta marrë 

Serbi me Greqinë”.   

Italia, duke qenë se fuqitë e Antantës i pranuan kërkesat e saj për pushtime sipas atij Traktati, shpejtoi dhe në maj 1915 zbarkoi në Sazan e Vlorë, duke pas edhe pëlqimin e Anglisë dhe të Francës.   

“Ky Adriatiku ndjerë, 

Pse s’bën valë këtë herë, 

Valë, dallgë dhe furtunë?” 

“Sepse Vlorën na e zunë, 

Topat në Sazan i prunë, 

Kundrejt Kaninës i vunë”.   

Mirëpo, në 1915 Austro-Hungaria e rimori veten dhe në fund të po atij viti ushtritë gjermane, austriake e bullgare pushtuan Shqipërinë e Veriut dhe arritën deri në Vjosë, duke e thyer Frontin Serb.   

O moj Shqipëri e bardhë, 

Gjith’ bota ta kanë sevdanë!   

Në fund të 1916-s Italia pushtoi edhe Himarën; forcat franceze vinë në Korçë dhe më 16 dhjetor 1916 shpallën Republikën e Korçës; më 23 janar 1917 u shpall autonomia e Shqipërisë nga austriakët në Shkodër; më 3 qershor 1917 shpallet nga italianët në Gjirokastër “Shqipëria e pavarur”. 

Më 9 dhjetor 1919 me anë të memorandumit, fuqitë e mëdha i japin Italisë si pjesë të vetën Vlorën bashkë me krahinat e saj, duke marrë më herët edhe pëlqimin e Qeverisë së Durrësit me në krye Esat Pashën, sipas traktatit të 20 gushtit 1919. Të gjitha këto e trimëruan Italinë dhe, në prag të 28 Nëntorit 1919, komanda italiane urdhëron që të mos festohej më Dita e Flamurit Shqiptar se, sipas saj, Vlora nuk i përkiste më Shqipërisë. Ky urdhër shpërtheu demonstratën e popullit të Vlorës me në krye Jani Mingën:   

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora! 

Buçet kënga për liri, 

Ja do mbetet Vlora jona, 

Ja do bëhet gur e hi!   

Si rrjedhojë, në dhjetor 1919 krijohet Komiteti i Fshehtë, që më vonë u quajt Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, me qendër në Tiranë dhe, në prill 1920 ky Komitet vjen në Vlorë, ku u organizua një mbledhje me përfaqësuesit e borgjezisë së qytetit e të fshatrave dhe u zgjodh Këshilli i Mbrojtjes Kombtare prej 32 veta, si dhe Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare që përbëhej prej 12 vetash. 

Më 14 janar 1920 Anglia, Franca dhe Italia bien në ujdi për t’i dhënë Serbisë luginën e Drinit, Shkodrën e Shëngjinin; Greqisë Korçën e Gjirokastrën, duke vënë kështu në jetë Traktatin e fshehtë të Londrës.   

Italia me Greqinë, 

Si rruspia me rruspinë, 

Në një marrëveshje vinë, 

Të fshehtë e bënë tertipnë, 

Që të ndajnë Shqipërinë, 

“Këtë unë e këtë tinë”!   

Në këto kushte, më 21 janar 1920 mblidhet Kongresi i Lushnjës.   

I pari Kongres që u bë, 

në qytet të Lushnjësë. 

Andej dolli qeveria. 

-Çfarë vendime muarnë, 

për qeverinë e Durrsitë? 

-Të luftohet tradhëtia, 

poshtë, poshtë Italija!   

Kongresi e quajti të rrëzuar Qeverinë e Durrësit dhe emëroi delegacionin e saj për në Konferencën e Paqes në Paris, e cila qe hapur më 18 janar 1919, ku kishte shkuar edhe delegacioni i qeverisë së Durrësit bashkë me Esat Toptanin në pritje të kthimit të tij në Shqipëri me ndihmën e Beogratit për të marrë pushtetin duke rrëzuar qeverinë e dalë nga Kongresi Lushnjës, se vetëm me ndihmën e Esatit Beogradi mund të merrte territore shqiptare. Për këtë qëllim Beogradi ishte kundër depërtimit të Italisë në Ballkan. 

Më 11 shkurt 1920 Qeveria Kombëtare u vendos në Tiranë. 

Në mars 1920 bashkohet me qeverinë e Tiranës Shkodra; në prill Girokastra; në fund të majit 1920 u bashkua edhe Korça. Ndërkohë Italia mbante të pushtuar Vlorën, Tepelenën dhe Sarandën. Forcat serbe e malazeze pushtuan Dibrën dhe Malësinë e Veriut. Greqia mbante të pushtuar 26 fshatra shqiptare sipas marrëveshjes së Kapshticës. 

Gjendja keqësohet edhe më shumë pasi, Esat Pasha që nga Parisi, në bashkëpunim me shovinistët serbo-malazezë e grekë, vë në lëvizje njerëzit e tij, duke krijuar banda të armatosura në Dibër, Tiranë e deri në Rrogozhinë për rrëzimin e qeverisë së Tiranës. 

Shqipëria ishte në prag të luftës civile. Atëherë ministri pa portofol, patrioti revolucionar Bajram Curri, kryen edhe një herë detyrën e lartë ndaj atdheut, kryeson forcat qeveritare, shpartallon kryengritësit esadistë dhe i siguron qeverisë qetësinë për të vazhduar veprën e bashkimit.  

Shokë, rroftë Bajram Curi, 

Që për Shqipërinë nguli. 

Ahmet Zog, o faqe zi, 

Vdiq Esati, u ngjalle ti.  

Qeveria e Tiranës, e kryesuar nga Sulejman Delvina, ngulte këmbë që çlirimi i pjesëve të pushtuara të arrihej në rrugë diplomatike, ngaqë kishte anëtarë të qeverisë që besonin se Shqipëria nuk do të ishte në gjendje që t’i bënte ballë një lufte me Italinë, prandaj dhe nuk u solidarizua haptazi, me qëllim që të kish mundësi të shfrytëzohej rruga diplomatike. 

Kryeministri Sulejman Delvinë, fshehurazi nga Ahmet Zogu (Ministër i Brendshëm) merret vesh me përfaqësuesit e Vlorës lidhur me përgatitjet e luftës, duke i mbajtur këto lidhje të fshehta gjatë gjithë Lufës së Vlorës. 

Fshatarësia e Vlorës dhe vegjëlia e qytetit nuk e duronte dot Vlorën të pushtuar. 

Borgjezia e vendit si dhe disa bejlerë u solidarizuan me luftën e Vlorës, kurse klasa e çifligarëve u bashkua me Italinë.   

Bejlerët nga Risilia 

Thonë: rroftë Italia, 

Të na rrojë edhe ca kohë, 

se na hanë oriz fëmija. 

Kaninjotë jazëk u qoftë, 

Mahmut Efendiu ç’thotë? 

Me bujqit po bën dava, 

“Populli të drejtë s’ka! 

Për ne Italia rroftë, 

Me makarona na mba1   

Më 18 maj 1920 ushtria italiane shpall shtetrrethimin. 

Më 20 maj 1920 u organizua Mbledhja e Barçellasë, ku u vendos që të lihen mënjanë grindjet e mëparshme e të pajtohen gjaqet si dhe të njoftohej popullsia se, në rast se Italia nuk do të pranonte të largohet tërësisht nga Vlora, do t’i shpallej luftë.   

Kush është burrë shesh për shesh, 

Kush të vritet le të vdes, 

Kush të rroj’, me nder të jesë, 

Vatanin do ta qerdhesë.   

Njëkohësishtë u dërguan delegatë në Berat, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Durrës e gjetkë ku u krijuan komisione të posaçme, që do të kujdeseshin për ndihmën, kur të shpërthente lufta. Në Barçella u bisedua çështja e organizimit të formacioneve luftarake, çështja e armatosjes, si dhe u caktuan anëtarët e Komitetit që do të përgatisnin planin e kryengritjes. 

Më 24 maj 1920 u përzunë italianët nga Kurveleshi. 

Më 29 maj 1920 u mblodhën në mal të Beunit, afër Smokthinës, për të marrë pjesë në mbledhjen pranë Komitetit mijëra luftëtarët vullnetarë nga zonat e pushtuara ku ishin formuar çetat vullnetare: vlonjatë, tepelenas, kurveleshas, Lumi Vlorës, mallakastriotët dhe himariotë:   

“Po pleqtë e Bregut ç’thonë?” 

“Është e mira që të shkojmë, 

Vëllezërit t’i ndihmojmë, 

Ta dëgjojmë shoqi-shoqnë”.   

Vendimi më me rëndësi i kësaj mbledhjeje ishte: Shpallja e luftës kundër pushtuesve italianë:  

“Në Beun seç u mblodhë 

Dymbëdhjetë komisionë. 

Edhe mbledhjen e filluan, 

Muarn letrën dhe po shkruajn, 

E shkruajnë për Piaçentinë, 

Të lërë Vlorën të lirë”.   

Njëkohësisht u bë i njohur Shtabi i planizimit dhe drejtimit të Luftës, (Alem Mehmeti nga Tragjasi, Hamit Selmani nga Dukati, Murat Miftari nga Tërbaçi, Halim Xhelua, Beqir Veliu dhe Osman Haxhiu): 

 Barçellaja bëjnë terpinë, 

Ç’i shënuan parësinë: 

Alem aganë e Hamitnë, 

Murat Miftar e Halimnë, 

Beqir e Osman Haxhinë!   

Çetat u ndanë në katër pjesë: çetat që do sulmonin garnizonin Italian të Kotës; ato në Drashovicë; ato në Gjorm dhe çetat që do të sulmonin në Llogara, si dhe u caktuan komandantët e njësive të çetave dhe më së fundi u bë betimi.  

Ti Selam do shkosh në Vlorë 

Komanndant mbi tre taborë! 

Salami ia hipi kalit, 

Në tel foli gjeneralit: 

“Dil steresë e jo limanit, 

Të shohësh djemtë e vatanit!”   

Më 3 qershor 1920, e premte, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dergon komandantit të forcave italianë në Shqipëri Setimio Piaçentinit një letër:  

Njëzetën proto qershorë, 

Një letër seç e dërgojnë, 

Nga Beuni për në Vlorë. 

Ajo letër ishte Ultimatum para se të fillonte lufta, e shkruar në gjuhën frenge: 

Ultimatum i dërguan 

Nga Beuni Piaçentinit, 

Me kondita për një javë 

Vlora të jetë e liruar.   

Ultimatumi u dërgua me Mehmet Selimin nga Mallkeqi dhe Manxhar Selfo nga Shkoza.  

Te porta në konsullatë, 

Mehmet trimi dha një kartë.   

Ultimatumi hidhte poshtë Traktatin e Londrës. Ndër të tjera në ultimatum thuhej: “Nuk jemi aq të marrë të mos kuptojmë që, nuk mundet një grusht shqiptarësh t’i shpallin luftë një fuqie të madhe si Italia, por fuqia italiane, sado e madhe që të jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë shqiptarët të vdesin për lirinë e nderin e atdheut të tyre”. 

Me anë të ultimatumit Komiteti kërkonte përgjigje deri në orën 19.00, të datës 4 qershor 1920. 

Komandanti i forcave pushtuese italiane në Shqipëri, me shtabin e tij prej 12 gjeneralësh, nuk i dha rëndësi dhe as që begenisi t’i përgjigjej ultimatumit.   

Ditën e shtunë më darkë, 

Sa mbaroi ultimatumi, 

Në një orë e më çdo anë, 

Përnjëherë filloi sulmi.   

Forcat italiane përbëheshin prej dy divizione këmbsorie: divizioni 13-të, nën komandën e gjeneralit Raimondo, dhe divizioni i 36-të nën komandën e gjeneralit Pulieze. Përveç këtyre dy divizioneve kishte disa brigada autonome, reparte të logjistikës, reparte bersaliere malore, disa repartee autonome artilerie, xhenjoje, karabinierësh, autoblionda, tanke, një skuadrile aeroplanësh dhe një skuadrile të forcave detare. Forca të tjera të mjaftueshme kishin zënë pozita gjatë rrugës Vlorë-Gjirokastër e Vlorë-Himarë, si dhe në Tepelenë, në Dukaj, në Kotë, në Gjorm, në Himarë, në Llogara, në Babicë, në Drashovicë, në Mavrovë, në Selenicë, në Sevaster etj. 

Vullnetarët shqiptarë ishin armatosur dikush me armë, dikush pa armë, dikush me fishekë, dikush pa fishekë, zhveshur e zbathur, pa xhenjo, pa artileri, pa spitale, pa kuadro ushtarake për luftë, etj. Logjistikë ishte fshatarësia e tyre. Në Vlorë ndodhej një milici prej 1000 milicë shqiptarë të rekrutuar prej bejlerëve të Vlorës e të Risilisë, të cilëve u bëri thirrje Komiteti që t’i bashkoheshin kryengritjes, dhe ata iu bashkuan asaj. 

Atë raport forcash muza popullore e ka shprehur më mirë se çdo historian ushtarak:  

Andej bomba e ballona, 

Mitralozë edhe vaporë; 

Këtej një flamur valon, 

Udhëtonte për në Vlorë. 

  

Andej dinamit e topa, 

Një mijë gjyle në një orë, 

Këtej një shpatë copa–copa 

Dhe një kobure në dorë. 

  

Plani ishte që fillimisht të goditeshin njëkohësisht të gjitha garnizonet italiane jashtë Vlorës, të ndërpriteshin menjeherë linjat telefonike mes garnizoneve dhe mes atyre dhe komandës në Vlorë. 

Urdhëri për sulm u dha në 5 qershor 1920, ku menjeherë u prenë linjat e komunikimit të italianëve. 

  

Nëndëqint’ e njëzet viti, 

Mu më pesë qershor, 

Rrethi Vlorës krye ngriti, 

Të drejtat e tij kërkon. 

  

Në mesnatë, me të gdhirë 6 qershori 1920, kryengritja filloi në çdo kënd të viseve të pushtuara, duke u goditur menjëherë Kota, Tepelena, Gorishti, Dukati, Drashovica, Mazhari, Gjormi, Matohasanaj dhe Llogaraja. 

Drashovica u muar pas dy orë luftimesh të ashpra, si dhe u çliruan Vajza, Mavrova, Dukati, Mazhari, Matohasanajt, u morën dhe postkomanda të tjera armike. 

Shumë e ashpër u bë lufta për çlirimin e Kotës dhe Gjormit duke gdhirë 6 qershori 1920. 

  

Telatë po venë e vinë, 

Lidhet Kota me Kaninë, 

Flet Goti me Piaçentinë: 

-Qysh do bëjmë ne nashtinë, 

Se shqiptarët errinë, 

Gjorm zunë e poshtë po vinë, 

Janë përmbi katër mijë, 

Si breshër me kërcëllimë! 

  

Në Kotë nën komandën e Gjeneralit Enriko Gotti, italianët kishin një regjiment këmbsorie, bateri malore me artileri, mitraloza të rëndë, transhe të rrethuara me tela me gjëmba. Ja si e pasqyron muza popullore. 

  

O djema, ç’qënkej kjo Kota! 

Më e bukur nga Evropa, 

Bytim mitralozë e topa. 

U ndez vendi, gjëmon toka. 

  

Pas 6 orë luftimesh u muar dhe garnizoni i Kotës. Në sulmin mbi Kotë morën pjesë çetat: Salarisë, Smokthinës, Koculit, Vajzës, Gorishtit, Gusmarit, Plloçës, Shkozës, Mesaplikut, Mavrovës, Velçës, Kaninës dhe qytetarë të Vlorës. 

 

Nuk harrohet Kota kurrë, 

Kur mbi tela shkonim ne 

Edhe kur Selam Musai 

Shkrepte natën si rrufe! 

  

Armikut në Kotë iu vranë shumë ushtarë përfshi edhe gjeneralin Enriko Gotti si dhe koloneli Kavallo, dhe iu zunë robër rreth 600 të tjerë. Robërit e luftës u çuan në Vajzë, në kufi me Tepelenën, 25 km larg Vlorës. 

 

“Mbi Kotë ia bënë: Hopa! 

I prenë telat me kamë, 

Gjeneralit iu pre koka, 

Ushtarët iu zunë të gjallë. 

As për të besuar ishte 

që një popull për ibret, 

dymijë robër t’ia zinte, 

Italisë goxha dovlet”. 

  

Në Kotë u vranë dhe një numur jo i vogël luftëtarësh, midis tyre komandanti çetës së Shkozës, luftëtari i vjetër, Kanan Mazia: 

 

Kanan Mazia nga Shkoza, 

Me një mjekërr copa-copa. 

Kanan t’u prish bukuria. 

“Shqipëria të na rrojë, 

Ç’ka se mbeta unë pa gojë!” 

  

Çetat e Tragjasit, Gjormit, Bolenës e të tjera sulmuan forcat italiane në Gjorm, në kohën kur u bë edhe sulmi mbi Drashovicë: 

 

Atje te hani në grykë, 

Te ura në Drashovicë, 

Qëllon top’ i Italisë; 

Ka nijet që ta vithisë 

Komisjon’ e Shqipërisë. 

Të keqen ia kanë marrë, 

Se ka trima kordhëtarë. 

  

Njëkohësishtë, paralel sulmit në Kotë, Gjorm e Drashovicë, filloi sulmi edhe në Llogara nga çetat e Tërbaçit, Radhimës, Lepenicës e tjerë. 

Aferim, more Tërbaçë! 

Tetëdhjet’ karabinierë, 

Poshtë tutje i krethtë. 

Karabinierë e marshallë, 

Dyfekët sheshit i lanë! 

 

Luftimet këtu zgjatën tri ditë dhe pas tri ditë luftimesh të ashpra ushtarët dhe oficerët italianë që kishin mbetur gjallë, u dorëzuan. 

 

Piaçentini kur dëgjoi 

mandatën e Llogarasë, 

u mahnit e s’e besoi 

që ta gjen koqja e belasë. 

  

Qendra më e fuqishme në viset e pushtuara nga ushtria italiane, pas Vlorës ishte Tepelena, ku armiku kishte batalion këmbsorie, artileri, reparte karabiniere, mitraloza të rëndë dhe lloje të tjera armatimesh, ndërsa rreth Kalasë së Tepelenës armiku kishte hapur llogore dhe rrethuar me tela me gjemba. Në këto luftime muarën pjesë çetat e fshtarave të Tepelenës, të Skraparit me Riza Cerovën në krye, e Këlcyrës me beun e ri Ali Këlcyra, dhe disa çeta të Kurveleshit: Golëm, Nivicë, Lekdush etj. Më 10 qershor, pas pesë ditë luftimesh të ashpra, komandanti i forcave italiane, major Kalçini me 6 oficerë e me një turmë të madhe ushtarësh, arritën të dalin nga rrethimi dhe u nisën për në Vlorë, por në Memaliaj u ndalën nga forcat që qenë lënë në rezervë dhe u kapën robër. 

 

Historia flet më fortë 

Ç’bënë dyfeqet me gjalmë, 

Si në Tepelenë e Kotë, 

Çobanët mbi gjeneralë. 

  

Për t’i ardhur në ndihmë forcave në Tepelenë Vlora dërgoi dy batalione bersalierësh, por nuk mundën të arrinin. 

Më 8 qershor 1920 kryengritësit iu afruan qytetit të Vlorës deri në Asna ku u ndez lufta. Po në këtë datë, në të zbardhur të ditës kryengritësit sulmuan në qafën e Babicës e në Kaninë. Lufta zgjati deri në mëngjes. 

Më 9 qershor kryengritësit muarën edhe një sërë fshatrash të tjera. 

Rezultatet e pesë ditëve të para të luftës qenë të shkëlqyeshme; përveç të vrarëve armikut iu zunë 1200 robër si dhe shumë materiale luftarake. 

Pesë sulmet e suksesshme: Kotë, Drashovicë, Llogara, Tepelenë, Gjorm siguruan përmbysjen e plotë të qëllimeve të armikut. Mbeteshin në duart e armikut vetëm Vlora dhe Kanina. Për hakmarrje Gjenerali Piacentini urdhëron arrestimet në masë, çnderimin e femrave në Vlorë, djegien e shtëpive dhe të dyqaneve, arreston dhe i çon në Sazan 1400 shqiptarë si dhe i kërkon qeverisë së Romës forca të reja. Repartet ushtarake që qenë në Sarandë e në Gjirokastër i kishte përqëndruar në Vlorë. Vlora dhe Kanina qenë fortifikuar si dhe rrethuar me tela me gjemba.  Çetat vullnetare shtrënguan rrethimin e Kaninës dhe të Vlorës. Çeta e Rëzës iu afrua kalasë së Kaninës; çeta e Smokthinës do të sulmonte përgjatë brigjeve të Qishabardhës; çeta e Kudhësit do të merrte drejtimin e rrugës së vjetër; çetat e Kurveleshit dhe të Tepelenës shkuan nga Babica dhe këtu u ndanë në tre drejtime: Selam Musai me 57 tepelenas në një drejtim; Rakip Duka me çetën e Gusmarit, Golëmit, Lekdushit dhe pak progonatas në një drejtim tjetër; Riza Runa me çetën e Nivicës, Rexhinit, Libohovës e Nepravishtës në një drejtim tjetër, por me objektiv bashkëqëndror. Të 17 vullentarët Veliqotë u ndanë më tresh që të shërbenin edhe si kallauzë për çetat e Kurveleshit ngaqë e njihnin terrenin shumë mirë. Çeta e Mallakastrës së Sipërme do të zbriste në Risili. Çeta e Mallakastrës së Poshtme do të vinte nga Narta. Çeta e Mavrovës nga qafa e Fierit. Sektorin më të rëndësishëm, sekrorin e Babicës, e kishin çeta e Lopsit dhe ajo e Salarisë. 

  

Luftë e madhe në Babicë 

Me tela, me alitrikë, 

Aty nata bëhej ditë. 

  

Shumë çeta të tjera qëndruan në rezervë përreth Vlorës dhe Kaninës, ndërsa disa të tjera në Drashovicë. 

Më 9 qershor, para se të fillonte sulmi, komanda e kryengritjes i dërgoi një thirrje komandës italianë, gjeneral Piaçentinit, duke i kërkuar të zbraste Vlorën, dhe përfundonte me fjalët: “Përndryshe përgjegjësia do të bie mbi ju”. Por komanda italiane vijonte t’i nanvleftësonte kryengritësit, ngaqë qeveria e Romës u pat premtuar ndihma. Qëndrimin e qeverisë së Romës e inkurajonte edhe qëndrimi i Jugosllavisë dhe i Greqisë duke i premtuar ndihma. 

Më 10 qershor në mëngjes, bateritë e luftanijeve dhe një aeroplan goditën kodrat ku ishin kryengritësit dhe forcat e këmbsorisë kaluan në sulm për të pushtuar kodrat, por pa sukses. 

Më 11 qershor duke gdhirë 12 qershori Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare lëshoi urdhërin për sulm mbi Vlorë dhe Kaninë. 

Nga qafa e Vlorës sulmuan çetat e Smokthinës, Gorishtit, Kudhësit: 

  

Atë ditën e xhuma, 

Në Qafë përmbi kala, 

Smokthinë, Velçë e Vajza 

Bëjnë hyxhim përmbi ta! 

Gjysm’ e djemve na u vra! 

  

Ndërsa nga kodrat e Babicës sulmuan çetat e Lopsit e të Salarisë me Selam Musanë e Dule Dalanin në krye. 

  

Te spitali, më të dalë, 

Ballë për ballë me xheneralë; 

Flakën shoshoqit ia dhanë: 

Një në zemër, një në ballë! 

Selam Musa Salaria, 

Po të qan gjithë Shqipëria! 

  

Luftëtarët kaluan gardhin e telave me gjemba duke vënë mbi ta degë e guna dhe hynë në ullishtet përmbi spital. Nga lagjia e Topalltisë sulmuan çetat e fshtrave të Vlorës. Mbi Kaninë u hodhën çetat: e Rëzës, Tërbaçit, Bolenës, Kallaratit etj. 

  

Bolenës hallall i qoftë, 

E dha fjalën, më s’u nda, 

Doli xhenerali, thotë: 

“Nga m’u futën në kala?!” 

  

Forcat italiane përveç zjarrit me artileri dhe gjithë llojet e tjera të armëve verbonte kryengritësit me projektorë. Brenda 30 minutave lufta u përhap gjithandej.  Në mëngjesin e 12 qershorit kryengritësit arritën në shtëpitë e para të qytetit. Në këtë betejë dhanë jetën komandanti i çetës së Salarisë Selam Musai, i çetës së Dhëmblanit Dule Dalani. 

  

Kush vete gjer në spital? 

Dulja me Selam Musanë. 

Met Selimi një trim djalë, 

Merrte hakë për Selamnë. 

  

Por u vra edhe komandanti i çetës së Gusmarit, Xhafer Meta, e shumë të tjerë. 

Do këndoj një këngë trimi, 

Xhafer leshëra bërshimi, 

u fole djeme: Ku jinni? 

Ua bëre djeme me dorë, 

bëni uxhum për në Vlorë, 

përmbi tela të kaptojmë, 

vdekjen të mos e mendojmë, 

Shqipërinë ta çlirojmë. 

  

Komanda italiane, kur e pa se të gjitha kundërsulmet e forcave të veta u thyen nga vullnetarët, atëhere i dergoi njoftim Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare që të tërhiqte forcat, në të kundërt do të therreshin të gjitë të internuarit në Sazan dhe Vlora do të bombardohej dhe do t’i vihej zjarri. Komiteti urdhëroi tërheqjen e forcave nga qyteti. 

Komandanti i forcave të pushtimit në Shqipëri, Piaçentini, së bashku me gjeneralin Raimondo u thirrën me urgjencë në Romë dhe u kthyen në Vlorë më 15 qershor 1920 me forca të reja, me bindjen se do t’i mbysnin në gjak kryengritësit. 

Më 13 qershor bie qeveria italiane e kryesuar nga Nitti, e diskredituar nga rezultati i disfatës të saj në çështjen shqiptare. Kur erdhi në fuqi qeveria e Gjolitit, i kërkoi parlamentit që të tërhiqeshin forcat nga Shqipëria, por parlamenti nuk e miratoi, ngaqë deputetët reaksionarë dhe ministrat e qeverisë, që përbënin shumicën, ishin të bindur se do ta mbysnin me gjak kryengritjen. 

Po atë ditë, më 13 qershor 1920, vritet në Paris tradhëtari Esat Pashë Toptani nga studenti 25 vjeçari Avni Rustemi. 

  

U ngren’ policët e vanë: 

“Kush e qëlloi pashanë?” 

-Unë e vrava qerratanë, 

Se punonte propagandë 

Me Serbinë e me Junanë. 

  

Në 16 qershor, përmes spiunëve, komanda italiane mësoi se një pjesë e luftëtarëve kishin shkuar pranë familjeve për të festuar Bajramin, dhe vendosi ta shfrytëzonte rastin. Në 17 qershor forcat armike zunë malin e Shashicës dhe më 18 qershor urdhëruan sulm në front të gjerë me më shumë se 5.000 forca, të mbështetura me zjarr masiv artilerie dhe bombardim e mitralim me avjona. Luftëtarët rrëzuan një prej avjonave: 

  

Në fushë të Peshkëpisë, 

Ra ballon’ i Italisë. 

Këta djemt’ e Shqipërisë, 

Me manxerin e Turqisë, 

E hodhën në shesh si mizë. 

  

Pas disa orë luftimi, forcat italiane tërhiqen me turp. 

  

Tanët ranë, në bark u shtruan, 

I lanë sa u afruan. 

Trimat tanë, të zot e gjakut, 

Ç’u hapën zhapën e barkut. 

Dyfeqet e Italisë, 

Bëm ja bëjnë, e dot nuk vrisnë. 

  

Në aksionin e 18 qershorit armiku pati rreth 200 oficerë e ushtarë të vrarë, ndersa nga vullnetarët vetëm një i vrarë! 

Qeveria italiane e Gjolitit dergoi për bisedime me qeverinë e Tiranës Baronin Alioti, i cili mbriti në Vlorë më 2 korrik dhe në 4 korrik niset për në Tiranë. Ndërkohë Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare u dha urdhër luftëtarëve të tërhiqeshin në pozicionet e tyre, për të pritur rezultatin e bisedimeve. Në këtë periudhë shkojnë në Vlorë vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare: 

 

Në këtë luftë të shënjtë, 

S’lufton vetëm Labëria, 

Po i gjithë atdheu i shtrenjtë, 

Lufton gjithë Shqipëria! 

  

Bisedimet po zgjateshin, herë në Tiranë e herë në Durrësë. Deri më 8 korrik bisedimet nuk dhanë ndonjë rezultat. Kështu që Baron Alioti kërkoi që edhe lufta të pushonte dhe Italia të qëndroi në Sazan dhe në Skelën e Vlorës. Këto ngjarje shqetësuan kryengritësit dhe niset një delagacion për në Tiranë, i cili i kërkon qeverisë së Sulejman Delvinës që të mos bëjë lëshime dhe të mos e pranoi kërkesën e italianëve. 

Në Tiranë, më 9 korrik, populli mori pjesë në një miting të madh dhe tregoi indinjatën e tij kundër pretendimeve italiane, duke kënduar dhe brohoritur “Rroftë Vlora jonë!” 

Duke parë se bisedimet nuk kishin të mbaruar, Komiteti Mbrojtjes Kombëtare vendosi të rifillonte sulmin për çlirimin e Vlorës.  Sulmi filloi më 22 korrik 1920, në orën 22.00. 

  

Më njëzetë e dy korrikut, 

Kaptuan telat me gjëmba, 

Iu futën armikut brënda, 

S’ju tremb syri e s’ju droth zemra, 

Se një herë i kish bërë nëna. 

  

Të gjitha çetat u hodhën në sulm. U muar Qafa e Koçiut. Lufta vijoi deri në mesditën e së nesërmes. U vranë 500 ushtarë e oficerë italianë por dhe shumë kryengritës. 

  

Qafë e Koçiut, moj grykë, 

Ç’hata bëre atë ditë, 

Nga gjylet që pëllcisnë, 

Katërqind e ca shehitë, 

Katërqind e ca të vrarë, 

Vallë qysh e dhanë xhanë?! 

Pa ujë e pa njeri pranë?! 

  

Le të dalim dhe ne gratë, 

Të marrëm peshqir e napë, 

T’u njomim buzën e thatë, 

T’u shpiem buk’ e fishekë, 

T’u hapim ndonjë hendek! 

  

Qeveria e Romës, për t’i shpëtuar konsekuencave të mëtejshme, nëpërmjet Komandës së Vlorës kërkon nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare që të ndalej sulmi dhe deklaroi se do bisedonte me qeverinë e Tiranës për zbrazjen e Vlorës. 

Më 28 korrik vjen në Tiranë konti Manzoni. Bisedimet do të vijonin në bazë të pranimit nga pala italiane për zbrazjen e Vlorës. Vetëm çifligarët që qenë lidhur prej kohe me pushtuesin, si Myfit Libohova, Mustafa Kruja, Fejzi Alizoti, bejlerët e Vlorës, të Risilisë etj, nuk u pajtuan dhe mbajtën qëndrim armiqësor karshi Luftës së Vlorës. 

Sipas marrëveshjes, tërheqja e forcave italiane do të fillonte më 17 gusht 1920 dhe pas 15 ditësh qeveria e Tiranës do të dërgonte focat e xhandarmërisë për të marrë në dorëzim administratën e qytetit. Me zbrazjen e Vlorës do të bëhej edhe lirimi i të burgosurve nga të dyja palët. 

Protokolli i bisedimeve nuk e sqaronte mirë çështjen e Sazanit dhe kjo për verbësinë e qeverisë së Tiranës, për faj të Ministri të Jashtëm të saj, Mehmet bej Konica. Italianët përdorën dredhinë e pabesinë dhe e mbajtën të okupuar ishullin e Sazanit, i cili mbeti i pushtuar deri më 22 tetor 1944, kur u çlirua përfundimisht nga Br.12 S Partizane. Edhe këtë radhë Sulejman Delvina nuk dijti të shfrytëzonte pozitën e fitonjësit në interes të atdheut. 

Më 17 gusht 1920 italianët përqëndrohen në Skelë, filluan largimin. 

Më 28 gusht 1920 lirohen 1200 robër oficerë e ushtarë italianë që mbaheshin në kampin e Vajzës, ndërsa italianët liruan 1400 të internuarit e të burgosurit në ishullin e Sazanit. 

Më 2 shtator 1920, 15 ditë pasi kishte filluar largimi i forcave italiane, Vlora dhe Skela u zbrazën. 

Më 3 shtator 1920 hynë në Vlorë forcat kryengritëse dhe u festua me madhështi dita e shpëtimit të Shqipërisë nga zgjedha e huaj. Dhe populli atë ditë këndoi: 

  

“Moj Vlorë, po të lirojmë 

nga kthetrat e Italisë, 

se pa ty ne s’mund të rrojmë, 

që je djepi i lirisë”. 

  

Fshatarësia dhe vegjëlia e qytetit mbetën përsëri në mëshirën e çifligarëve dhe fajdexhinjëve. Krerët borgjezë të Komitetit të Mbrojtje u hoqën mënjanë dhe u ndanë nga masat e popullit: 

  

Thotë Vrioni me Toptanë, 

Vërlaci me gjithë Syrjanë (Vlora): 

“S’bëhen punët me fjalë, 

Tonat janë e do t’i mbajmë 

Çifligjet edhe rajanë, 

Ku është dëgjuar kjo, 

Të heqim dorë nga to?! 

  

Gjithë epopenë e Luftës së Vlorës të vitit 1920 e ka përmbledhur në pak vargje rapsodi dhe patrioti nga Vunoi i Himarës, Thanas Beni: 

  

Evropa shkruajnë e thonë 

“Çështë kështu që dëgjojmë?” 

“Bëhet dyfek në Vlorë, 

Shqipërtarët po luftojnë 

Me një mbret dyzet milionë”. 

“Po me se luftojnë vallë?” 

“Me sopata me hanxharë, 

Dyfekët lidhur me gjalmë, 

Fishekët në xhep i mbajnë”. 

﷟HYPERLINK “https://gazetalevizja.com/dilaver-goxhaj-lufta-e-vlores-ne-poezine-popullore/download-8/” 

Kolec P. Traboini: Kadare nën kryq (Tej e përtej skenografisë funerale)

5
Kolec P. Traboini
___

Të gjithë e panë e askush nuk foli. Vetëm një fëmijë e pa e tha….dhe e vërteta doli në sheshit, ka shkruar i madhi Anderseni.

Duke parë skenografinë e arkmortit të shkrimtarit nën kryq po pyes me naivitetin e një fëmije: A ishte Ismail Kadare katolik?

Në jeten e shkrimtarëve të medhenj nuk mbetet asgjë e pa ditur. Nëse jemi përpara faktit se shkrimtari Kadare është kthyer në fenë e të parëve, çfarë është një simbolikë e madhe, ndoshte At Zef Pllumi diçka ka dashtë të thotë në mënyren e tij kur dolën në fotografi e u shpreh që unë jam me Kadarenë. Nëse edhe skenografia funerale ka dashtë të thellohet në thënien e At Zefit, atëherë jemi përpara një fakti se shkrimtari e mbylli ciklin e jetes i kthyer në origjinë.

Dikur në gazetën “Egnatia” kam polemizuar me Milaim Zeken, që në vitin 1995 nga Zvicrra a Gjermania pas një takimi të shkrimtarit me Diasporën, jepte lajmin e “madh”  “Kadare ka deklaruar se është mysliman”, duke shuar në ndofarësoj etjen e fanatikëve fetar që i ishin ngërdhucur Kadaresë se ky në një bisedë të mëparshme kishte hedhur me të drejtë idenë, të shohim nga perendimi dhe mirë është të kthehemi në fenë e të parëve.

Milaim Zeka që tani ka emision në Tiranë në Top Chanel, atëbotë ua qetësoi shpirtin e trazuar fanatikëve fetarë me mendje në Anadoll. Madje edhe atyre filizave orjentalë që mbante rreth vetes Abdi Baleta e lëshonin mallkime publike mbi Kadarenë.

Janë të shkruara. Ka ca të vërteta që të djegin duart dhe përpiqemi ti mbajmë sa më larg në pamundësi për ti harruar. Por nuk harrohen. Ende janë të nxehta dhe djegin.

Nëse ka ndodhur kthimi i shkrimtarit në origjinë, duke u përpjekur të deshifrojmë domethënien e skenografisë së arkmortit nën kryq, lind pyetja, pse në të gjallë është mbajtur e fshehur.

Respekt për çdo besim, por njerëzit e mëdhenj të një kombi udhëheqin edhe nëpërmjet shëmbellesës së vet. Ka dhe një gjë, katolikët, kur vjen fundi, ju afrohet prifti dhe rrëfehen e si marrin sakramentin e shenjtë shkojnë në amshim të çliruar prej mëkateve. A ndodhi kjo me shkrimtarin e madh, pyesin shkrimtarët e vegjël që nuk kanë kurrfarë ambicje t’ju flasin në mort Kryeqeveritarët që mendojnë se politika të ngre në qiell e të fut në dhe si ti dojë qejfi, me Bibël a me Kuran, apo si ateist me librin e Darvinit “Prejardhja e llojeve”.

Po le të kthehemi te skenografia e datës 2 korrik 2024. Simbolika e kryqit, duam apo nuk duam, është Kalvari i vuajtjeve e sakrificës sublime të Krishtit, por kjo nuk përkon dhe aq me jeten e shkrimtarit të madh, atëherë mund të mendojmë se ka të bëjë me një hulli tjetër. Katolikët e kanë kryqin simbol të amshimit, madje edhe mbi varr, por…ka diçka të munguar në këtë mes. Nëse shkrimtari ishte kthyer në fenë e të parëve, skenografisë se funeralit i mungonte i gjalli, bariu i shpirtrave të mëkatarëve të kësaj bote, Prifti. Ai nuk i priu homazheve, nuk bëri shartet e fesë, dhe kësisoj ndodhi ajo që vetë shkrimtari në një poezi të tij “Kohë e pamjaftueshme” ka shkruar se do të bëj shënjë të pakuptueshme dhe do të ik”.

Është më të vërtetë e pakuptueshme çfarë donte shkrimtari i madh Kadare nën kryq, a thënë ndryshe, çfarë donte kryqi mbi arkmortin e shkrimtarit Ismail nëse ai nuk ishte kthyer në besimin e të parëve?

5 korrik 2024

Kolec P. Traboini, Washington, Stati Uniti d’America.

Drenicë, na morët në qafë !

1
* Pse Drenica donë pushtet pa kufi?
Lëngojnë këto troje. Gjithçka falet, blihet dhe shitet; trojet falen, politikanet e Drenicës përulën. Madje duhet thënë se gjatë kohës së kolonizimit serb të Dardanisë vendi nuk ishte kaq përulur si tani?
Ne kemi jetuar mjaft gjatë me fjalën “Jo”, kemi vuajtur mjaft, por nuk morëm asgjë, përveç vuajtjeve. Tani e ardhmja e jonë u ndërtua nga Drenicakët me fjalën “Po”. Trullosja e një populli të tërë! Ju lumtë trima, kështu ndërtohet shteti nga zerzopët! Njerëzit, të cilëve u pëlqenë të thonë “Po” nuk janë të vetëm nga Drenica; ka edhe nga Mlisheva e Prapashtica. Por bashkë me ta, po kësaj rruge, shkojnë edhe shoqëruesit, votuesit dhe shokët e udhëtimit, miqë odash e kafiterish, të cilët mbështesin shoku – shokun në këtë soditje turpi, në këtë shpërlarje truri, në këtë kërcim tradhëtie, në këtë dramë turpi, në këtë tragjedi kombëtare… Sepse Drenicën tonë e ka ndihmuar “fati”:
“ai është i favorizuar për nga numri i madh i njerëzve të shkolluar, se sa çdo vend tjetër në Dardani!”
Por, fatkeqësisht, i gjithë ky numer i madh njerëzish të “ditur” ka rënë në të njejtin gabim. Përshkak të këtij gabimi fatal, mjerishtë vendi ynë gjatë shtëmbëdhjetë viteve jeton vazhdimisht në varfëri të skajshme. Gjatë shtëmbëdhjetë viteve ai mbeti përseri i varfur mendërishtë, i uritur, përçarë dhe shpërlarje truri. Mbi kë qëndron kjo përgjegjësi e tradhëti?
Ҫfarë fitoi vendi ynë? Lirin! Edhe gaforrja gëzon liri, por mbetet gaforre. Po, ndodhinë ndryshime kufijsh si në kohën e “Kongresit të Berlinit”…
O Perëndi, tradhëtia e çmenduria e tyre s’ka kufij? Qohuni, o Sabri Novosella e Gani Mehmetaj bjeruni me grushtin e proletariatit hipokritëve shqiptarë! Sepse këtyre njerëzve ua kanë mësuar artin hipokritit e të mashtruesit! Jo, jo nuk besoj!? Falë Perëndis, e keqja ka një kufi e ky kufi është aftësia e drenicakut për ta dashur përnjëmend atdheun, për të besuar përnjëmend, për të vdekur për të përnjëmend.
(Një shkrimtarë serb, njëfar Gjuro Jakshiqi, i cili patë shkruar njëfar parodie për ata që thrrasin se duhet të luftohet, e vetë i pari largohet nga beteja. Nja dy vargje të saj në serbishte janë: “Ustajte, braćo, plinte u krvi / pustite mene da bezhim prvi…!”.) Me fjalë të tjera, qeveria duhej të ishte në krye të kësaj lufte, në krye të kësaj lufte të ndyrë. Unë mendoj se nuk duhej të ishte larguar. Kur lëxoni këto radhë, nuk ka se si të mos përserisim shprehjen, aq të përdorur dhe aq shumë të përdorur në media është e “tmerrshme”, një tjetër kah, për njerzit tanë të politikës nga Drenica), këndej kufirit. Nuk i kam dëgjuar pothuajse kurrë të lëshojë ofshamën më të vogël, për një dështim, për një gabim, pale pastaj për mundësinë e një gabimi tjetër që nuk falet. Një e vërtetë lakuriqe!
Vetëdija nuk është PDK-ë: është thjeshtë mungesa vetëdijes se si duhet të qeveriset “pushteti”. Ndërgjegja e tyre i ndanë, copton e tradhton shqiptarët, vetëdija bashkon popullin… Ju të nderuar zotri Drenicakë nuk e zgjuat kujtesen kolektive në vendin tuaj keq të arsimuar kombëtarishtë dhe fale jush doli shteti ynë lakuriq me brek të grisura. Prodhuat njerëz me antivlera dhe haxhallare e imam antishqiptarë si: Shefqet Krasniqi, Naim Tërnava e Fuad Ramiqi. Ti bejme edhe këta njerëz me nder e me vler e me dinjitet e karakter ashtu si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Azem Syla, Petrit Selimi dhe si Kadri Veseli. Këta njerëz duan që pushteti dhe politika të jetë i përqendruar në duart e tyre që ta prish racën Dardane deri në atë shkallë, saqë të mos njihet më.
Thonë se historia nuk përseritet. Unë mendoj se njerëzit e ligë atë e përserisin. Në realitet, e tërë puna qëndron te njeriu i Drenicës duke e përfshirë edhe disa të Malishevës si Jakup Krasniqin, të cilët mbetën të pavetdëijshëm, të ndërgjegjëshëm nuk i marrin parasysh gabimet e tyre që ndodhin, ata përserisin pa ndërprerje tradhtit e tyre dhe të gjitha veprimet e tyre përfundojnë me dështime.
Në Dardani lulzon korrupsioni. Një fenomen mjaftë i rëndë, në te ka edhe besimtar e hoxhallar Drenice; është interesant të vësh në dukje njerzit e tillë, të cilën zhyten në paturpësi maksimale dhe u përgatitën për t’u bërë “shërbëtor i popullit”. Por pushteti ka fuqi të madhe dhe e ndryshoi njeriun e Drenicës, sapo në duart e tij përqendrohet pushteti i bënë “shqiptarë” krejtë tjetrë. Gjithçka u degjenerua: morali, karakteri kombëtar, politika – çdo gjë shndërruanë mall për treg.
Sot me politikë dëshirojmë të kuptojmë vetëm:
“drejtimin ose ndikimin në drejtimin e një formacioni politik atdhetarësh, pra, sot, të një shteti modern”.
Bëhuni i ndërgjegjshëm ndaj atdheut, mos kërkoni të zhvilloni të kundërtën se na morët në qafë, mos kërkoni të zhvilloni një ndërgjegjëje të rreme. Ne kërkojmë të mos bëni saktësisht të kundërtën: të mos shkatërroni kufijtë tanë. Jeni duke shkatërruar të gjitha llojet e ndërgjegjes kombëtare. Ky është një shembull i rrallë i moralitetit, kur shtatëmbëdhejtë vjet pas luftës, kryetari i largët qoftë, me pamje djaloshi shkujdesur, një burrec kafiterish e tru tharë, vazhdon të ketë brerje ndërgjegje, duke i lënë kufijtë dhe një popull të tërë në baltë. Ҫfarë janë duke bërë shokët e Drenicës mbi Dardanin dhe çfarë kurdisin brenda Partisë tyre, kokë më kokë me ata të Prontos? Ky është një veprim i lartë “patriotik” me vlera antikombëtare e nacionale. Pa menduar se çfarë do të thonë të tjerët për të?
Gjithçka zhvillohej në heshtje. Dhe ajo frikë, hyri brenda nesh dhe u bë tmerruese. Nuk besoj të gjenden njerëz të tiil në botë më të pluhurosur se njerëzit tanë. Gjithçka është prishur, gjithçka është pa ngjyrë. Gjithçka e shkatrruar, pa shprehje. Gjithçka është shndrruar në kufom e moqal. As dekompozimi i vdekjes nuk do të na përçudnonte më keq sa kaq popullin shqiptar. Nuk e di ç’më shtyu t’i shkruaja këto fjalë. Popullit duhet t’i tregojmë rrezikun që të kërënon nëse nuk përpiqëmi të ecim vetëm, me këmbët tona. Sepse, ato me siguri do të na mësonin më në fund që të ecim, pasi të ishim rrëzuar disa herë.
Trojet po ikën, po rrëshqasin nga duart dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë. Drenica një truk për të pranuar vdekjen e Dardanisë. Dhe sipas meje vdekja pranohet prej atyre që janë të dobët, servilë e puthadorë. Shpesh kjo vjen nga mendjet e thara, nuk kanë qenë dhe nuk janë burra të vërtetë. Nuk e duan atdheun dhe njerëz që kanë qenë largë vijave të frontit? Kanë qenë dhe janë tepër politikanë të luhatshëm. Janë njerëz që nuk kanë lidhje me të. Janë politikanë që kishin dhe e kanë pranuar humbjen dhe nuk luftonin për mbijetesën e trojeve tona.
Kur një politikanë resht së luftuara për një Shqipëri etnike, bëhet gjak humbur.
Kur vullneti i fuqisë nuk është më i fortë, politikanët fillojnë dhe takohen me vdekjen e një kombi e fillojnë të mendojnë për shkatrrimin e Dardanisë. Kur politikani bëhet tepër i dobët dhe nuk mund të merrë frymë shqip, mendjet e humbura fillojnë të bëhen turpi i një kombi. Politika e tyre është disfatizëm.
Fjalë të rënda janë këto që t’i them unë o vëllai im Hashim, por, e thamë në fillim, do të flasim me letra të hapura. Nëna Dardani është mësuar gjatë shekujsh që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk jeni Ju të parët, ndoshta e dhashtë Zoti do të jeni të fundit! Nëna Dardani mundet edhe pa një Hashim Drenicën, edhe pa Ju Hashim siç jeni Ju. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithë këtë ajo do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së demokracisë për një shqipëri Etnike, por e sakatuar. Por, unë Ju pyes Hashim: vëlla, do të mundeni Ti pa nënën Dardani???
Këta politikanë i kanë bërë një shërbim të madh armikut shekullor: kanë çrrënjosur të gjitha vlerat e një kombi. Këtyre nuk u mjaftoj kjo çrrënosje; është operacion për të shkuar më largë ndërrimi i historisë dhe ndryshimi i kufijve që ende kullojnë gjak që nga “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Një kombë i bllokuar dhe i paralizuar. Sikur zërin e popullit ta dëgjojë zemra. Këtu qëndron madhështia e një politikani. Ruaju nga turpi më shumë se nga vdekja, se ky turpi është më i gjatë se jeta. Sot nuk dua t’ju thur lavde se historia do ta bëjë e Tjetërkush do t’ju japë shpërblimin e turpit, por ky vend, kjo Dardani, nuk ju ka borgjë tradhtinë dhe historia do t’ju gjykojë (pas) nesër e ne të tjerëve seçbëmë me kët Dardani e liri. Faleminderit, Esat pasha i Brojes!
Një shprehja latine thotë: amor omnia vincit (Dashuria ndaj atdheut fiton mbi gjithçka). Po e mbyll me një citim tjetër, me një mesazh: “… të errësosh faktorin shqiptar do të thotë të krijosh një shtetë të pa drejtë e të gjymtuar”. O Perëndi, e rëndë është kjo! Sa deshirë ka armiku të na errësojë, sepse drita e jonë e verbon! Drita e frikson, sepse ajo e lejon të shohë të tjertët dhe vetveten, në çmendurinë e tyre. Tashti është prishur stampa, politikani ynë është shndërruar në një skllav dhe i gjithë represioni i mijëra viteve për të dalë nga ky burg. Shqiptari po çmendet, shqiptari po ndrron emër e mbiemër, shqiptari po ndrronë kulturën dhe historinë!
Kjo është që kanë bërë këta politikanë e hoxhallare Drenicë e shndërruan një kombë tribush afrikane me maxhup, meshkja e me turq ose të themë më mirë në jë humbje të thjeshtë. Unë dhe as populli nuk jemi në anën e tyre, por nuk do të ndalemi tek ata. Nëse ne ndalemi, mungesa e vlerava nacionaliste, atdhetare do të jetë fati ynë, duke fshirë kombin:
“i kanë hapur një rrugë një kombi tjetër të ri që ne nuk e duam, më të shëmtuar e të pa pjekur dhe të pa zhvilluar kombëtarisht!”.
Sigurisht që po është një gjë e keqe! Zgjedhja, gjithashtu, ishte e qartë: o kokulur në humbëtirën e shkretirave arabe, të hamë bukën e turpit gjersa të shuhemi. O në këmbë, pa u coptuar, po shpëtuam nga politika e odave të Drenicës, shpëtuam, por ne midis Evropës. Të shumtë ishin shqiptarët e drenicës që u tërhoqën nga kjo joshje e tyre për poste, karrige e pasuri. Ka gjasa që integrimi dhe shpëtimi i kufijve të vonohet për shkak të një mendësie “bajraktare”. Secili vuan në të vërtetë që ta valëvisë në një të nesërme flamurin e bajraktarllykut. E prandaj jemi spektatorë të vonesave, pengesave, zilive, trilleve e maskaradave mediatike, duke hedhur fajin sa andej e sa këndej, sa të njëri e sa të tjetri. Kjo përdhosje që iu bë shqiptarëve, si reflektim i njeriut drenicak të lirë, ka lënë pasoja të shumta në mendjet dhe shpirtrat e shqiptarëve duke ndikuar dhunshëm në këto procese të bisedimeve me shkja e cërnagorë.
Pluralizmi në Dardani nuk ishte në gjendje, për shumë arsye, jo vetëm të brendëshme, por edhe të jashtme, të bënte radiografinë e së kaluarës dhe gjykimit të kësaj organizate me emrin “Pronto”. Kjo organizat famkeqe, ndërsa doli nga perandoria e së keqës në sajë të triumfit të SHBA-ve mbi proletariatin sllavo-serb. Historia e kësaj diktature mbanë brenda vetes mijëra e qindra fate martirësh të vrarë, të gjymtuar; përmban varfëri dhe menjanim të skajshëm, përmbanë një luftë klasash patologjikisht shkatrruese dhe shpartalluese për shoqërin shqiptare dhe kundër krijimit të vlerave qytetëruese…
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mëdyshje e madhe se a mos duhet t’i propozojmë Jurisë së Çmimit “NOBEL”, të vendosi aktivitetin e saj në Shqipëri…?!

2
JEMI VËNË PËRPARA DILEMËS: Mos duhet t’i propozojmë Jurisë së Çmimit “Nobel” të vendosi aktivitetin e saj në Shqipëri, se këtu kemi zbuluar të paktën mbi 20 shkrimtarë, që “nuk ju është dhënë e drejta ” për të marrë çmimin Nobel ” para Kadaresë.
Ndërkohë, që kombi shqiptar mban zi, një pjesë e shqiptarëve kanë shpërthyer në urrejtje ndaj Kadaresë. Ata ndahen në dy kategori: E para janë injorantët, që nuk kanë lexuar dhe kuptuar asnjë rrjesht nga Kadareja dhe të dytët: Janë të gjithë kundërshtarët e tij politikë, të cilët këmbëngulin se Kadareja- meqë nuk mbështeti Berishën, që shkaktërroi e dogji Shqipërinë e akuzojnë shkrimtarin e madh si mbështetës të diktaturës.
Ismail Kadareja ishte shkrimtari më i persekutuar në diktaturë, se ai mundi t’i përcjellë idetë e tij demokratike e perendimore gjatë saj. Kadareja u godit nga vetë sistemi, u godit nga kolegët e tij, që donin ta eleminonin Kadarenë.
Në këtë ndërhyrje në këtë ditë zije dua të ndalem tek sulmi, që po i bëhet Kadaresë që nga dita e djeshme. Ç’far nuk kanë shkruar njerëzit për të fyer Kadarenë. Mes tyre dhe njeri, që deklaronte injorancën e tij duke thënë; “Nuk kam lexuar asnjë rresht nga Kadareja, se nuk më ka pëlqyer”! Shumica, duke u munduar të ulin vlerat e Kadaresë ngrenë vlerat e shkrimtarëve të tjerë, që qenkan më të “mëdhenj” se Kadareja. Përmenden mjaft emra si: Dritëro Agolli, Migjeni, Gjergj Fishta, Faik Konica, patriotët e rilindjes e vëllezërit Frashëri dhe shumë të tjerë.
Nuk po përmend këtu deklarata të shumta të shkrimtarëve të kohës së demokracisë, që as nuk pranojnë të krahasohen me Kadarenë dhe, të gjithë kundërshtarët në emrues të përbashkët thonë: Ç’është Kadareja? Ka shumë të tjerë, që janë më të mirë “!
Përpara kësaj gjendje nuk na mbetet gjë tjetër veç t’i kërkojmë Jurisë së Çmimit “Nobël” të vijë e ta vendosi aktivitetin në Shqipëri, se këtu ka të paktën mbi 20 shkrimtarë, që duhet ta kishin marrë çmimin Nobel ” para Kadaresë.
Qëndrimi më skandaloz i palaçove të politikës shkon më larg. Dikush propozon të varroset tek vëllezërit Frashëri! U përgjigjën: “Pranë gjenialëve Frashëri do të varroset Kadareja”?
Meqë këta njerëz nuk e kanë kuptuar kush është Kadareja: “KADAREJA ËSHTË SHKRIMTARI MË I MADH, QË KA NXJERRË KOMBI SHQIPTAR GJATË GJITHË HISTORISË SË TIJ”!
Si i tillë vendi ku duhet të varroset Ismail Kadareja mendoj – nuk mund të jetë tek vëllezërit Frashëri , por në NJË QENDËR MUZEALE TË KRIJUAR POSAÇËRISHT PËR GJENIALIN ISMAIL KADARENË!
Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person

Popullsia shqiptare – orthodokse, pakësim natyral apo ka ndikuar politika?

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Realizimi i Censusit mbetet në fakt një punë voluminoze e cila kërkon specialistët përkatës. Censusi i vitit 2023 megjithse me vonesë, tregoi disa elementë të domosdoshëm të shtetit shqiptar nëpërmjet të cilave populli sheh si në pasqyrë veten e vet, kurse qeveria dhe pushtetet e tjera shikojnë problemet që duhen zgjidhur në të ardhmen.

Pavarësisht rënies drastike të popullatës në raport me Censusin e vitit 2011, një rënie prej 450 mijë banorësh kryesisht nga emigracioni dhe më pak nga rënia e lindjeve apo rritja e vdekshmërisë për shkak të Pandemisë apo të Kancerit, mund të vihet re se disa të dhëna të tjera duket që ndikojnë jo për mirë në prosperitetin e popullit shqiptar dhe në integrimin e vëndit.

Një nga këta faktorë përveç emigracionit (sidomos të të rinjve) gjë që ka shkaktuar rritjen e moshës së tretë deri në 700 mijë banorë pra  ~ ¼ e popullsisë është plakur, janë edhe faktorë të tjerë që duken sikur përpiqen të pengojnë Shqipërinë të jetë një vënd europian dhe i integruar. Ashtu si spjegoi edhe një nga përfaqësuesit e BE se…` Shqipëria është praktikisht e integruar në BE meqënëse ka 1/3 e popullsisë  të larguar e të integruar me BE dhe vëndet e tjera perëndimore`, Gjëndja demografike në Shqipëri tregon disa diskordanca në dukje të papërfillëshme, porse mund të jenë me konseguenca në të ardhmen sidomos në idenë e globalizimit, ku vëndet e vogla do të jenë më të humburat përsa i përket problemit të Etnisë dhe të traditive kombëtare dhe fetare.

Dy problematikat më kryesore mbi të cilat ka ndikuar politika shqiptare jo konsekuente dhe aspak kombëtare janë: Minoritetet dhe Religjionet.

Përse i kam vënë në fokus këto dy faktorë bazë të Censusit, elementë të cilët nga shumë njerëz shihen thjesht si të dhëna statistikore, dhe jo si problematika të krijuara gjatë viteve të demokracisë?

Sepse kwta dy faktorw mund tw dwmtojnw Shqipwrinw si shtet i shqiptarwve dhe Shqipwrinw me njw komunitet tw konsiderueshwm tw krishterw.

1.Censusi Minoriteteve.

Përsa i përket minoriteteve, ashtu sikundër shihet nga statistikat e viteve 1923, 1927, 1945, 2011, 2023, që janë paraqitur më poshtë, vërehet se sipas burimit `T.Selenica`, nuk paraqiten minoritete përveç se tregohet që kishte 99 hebrenj në prefekturat e Gjirokastrës, Vlorës dhe Tiranës.

Sidoqoftë në vitin 1945, Censusi i atij viti u bë edhe për minoritetet, madje edhe u paraqit mesa duket `me kërkesën tendencioze të grekëve` për gjëndjen e minoriteteve në Shqipëri I cili u paraqit edhe nw OKB e atëhershme. Dhe aty del se kishte 46.577  banorë të kombësive të ndryshme, 31.500 minoritare grekë në Gjirokaster+Sarande; 9400 maqedonas ne Prespe e Golloborde,2 000 malazezë e serbë, por nuk kishte asnje grek ne Korce dhe Himare. Censusi fetar nuk ishte bërë. Gjatë viteve të komunizmit, popullsia u rrit por nuk pati Census fetar , kurse census minoriteteve vërehej vetëm ai për minoritarët grekë që ishin deri në 23.5 mijë deri në 1989. Në vitin 2011 u vu re një shtim i grupeve minoritare në Shqipëri kryesisht për tre faktorë kryesore:

  • Dëshira për të përfituar, punë e pensione nga vëndet fqinjë
  • Dëshira për të marrë pashaportë të huaj, për tu larguar nga vëndi jo më si emigrant por si i huaj
  • Mungesa dhe pa-aftësia e shtetit shqiptar dhe e politikës shqiptare për të përmirësuar mirëqënien në Shqipëri, qoftë për shkak të drejtuesve vendorë dhe qëndrorë të pa-aftë dhe me mentalitet katundar e militant partiak, qoftë dhe rrushfetet dhe korrupsioni masiv që plasën në kohën e demokracisë, duke e lënë vëndin për një kohë të gjatë në një demokraci të rrezikuar dhe anarki.

Shumë shqiptarë u bënë egjyptianë, grekër, maqedonas, bullgarë, malazes e serbë duke e ditur mirë se familjet e përzjera me shqiptarë nuk mund të quhen minoritarë por bilingualë, dhe së dyti, nuk mund të ndrrohet etnia me dëshirë sepse AND nuk gënjen.

Sidoqoftë paradokset në kohën e demokracisë-anarkike shqiptare janë të zakonshme, por sigurisht dora e politikave fqinje për ta nxjerrë Shqipërinë si një vënd heterogjen me atë strategjinë që sa më shumë minoritatarë aq më shumë Shqipëria do të jetë e përçarë dhe se mund të shpërbëhet.

Kjo e ka fillimin në vitet `90 kur u prishën me urdhër, të gjitha fabrikat, uzinat, kombinatet, punishtet dhe detyruan që të largohen rreth 650.000 shqiptare deri në 1999. Lejimi pa kriter i minoriteteve për shkak të presioneve greke, rumune, bullgare, maqedonase, të shoqërura dhe me rrushfetet përkatëse, ka dëmtuar Shqipërinë në sytë e BE, pavarësisht se Demokracia liberale  nuk e vë re këtë aspekt, por e parë me strategjitë e politikave fqinje, shtimi artificial i minoriteteve është në dëm të Shqipërisë.

  1. Censusi Fetar është më i prekshëm dhe më i lakuari si nga politika shqiptare dhe atyre fqinje, ashtu dhe shumë i rëndësishëm përsa i përket historisë së Shqipërisë, në të cilën komuniteti orthodox ka luajtur rolin e violinës së parë qoftë për Pavarësinë e Shqipërisë më 1912, ku 11 firmëtarët ishin orthodoksë, 2 ishin katolikë, 10 ishin kosovarë, dhe 17 ishin intelektualë myslimanë shqiptarë, qoftw nw hapjen e shkollws sw parw Shqipe nw Korçënw 1887, qoftë për Kongresin e Alfabetit të bërë në Manastir më 1908, qoftë për bërjen e hymnit të Shqipërisë, qoftë për bërjen e këngëve patriotike, qoftë për luftën për pavarësi dhe luftën nacional-çlirimtare, qoftë për shoqatat patriotike që luftonin për pavarësinë e Shqipërisë në Bukuresht, Sofie, Misir, Stamboll, qoftë dhe për shkëputjen nga kisha greke nëpërmjet krijimit të Autoqefalisë që në 1922 në Berat ku roli i Fan Nolit të madh ishte vendimtar në predikimin shqip në kishat e asaj kohe, qoftë edhe në kohën e demokracisë së bashku me komunitetet e tjera sidomos me komunitetin bektashi.

Sipas statistikave të T. Selenicës për vitet 1923 dhe 1927, popullsia orthodokse në raport me popullatën e përgjithshme ishte 171 mijë ose 20.5% në 1923, dhe  181 mijë ose 21.7%  në 1927. Nuk ka të dhëna në Censusin e vitit 1945 për Census fetar,  por vërehet se vetëm numri i minoritarëve grekë, tregon për popullsinë orthodokse pjesërisht sepse komuniteti orthodox shqiptar është 6 herë më tepër se ai grek.

Në vitet e Diktaturës ka shtim gradual të popullsisë në Shqipëri  deri në 3.12 milion banorë në vitin 1989 për shkak të izolimit, por edhe për shkak të politikave për të patur shumë fëmijë. Në një bisedë me Hrushovin, Diktatori Enver Hoxha i pyetur se sa orthodoksë ka Shqipëria, Diktatori u shpreh se orthodoksë jane rreth 30%.

Vetëm në vitin 2011 u realizua Censusi fetar ku çuditërisht popullsia e komunitetit orthodox u paraqit si 189 mijë vetë ose 6.7%, pra vetëm 8 mijë vetë më tepër se popullsia orthodokse e vitit 1927 ku popullsia orthodokse ishte 181 mijë vetë në një kohë kur popullsia e vitit 2011 ishte 2,8 milion pas 84 vitesh, dhe popullsia e vitit 1927 ishte 814 mijë?! Skandal!

Edhe sikur emigrimi të kishte larguar shqiptarët, largimi do të ishte afërsisht njëlloj si edhe për komunitetet e tjera por jo në këtë shifër komplet absurde!

Në Censusin fetar të 2023 shifrat ishin rregulluar disi duke paraqitur popullsinë orthodokse pak më shumë në një kohë që popullsia shqiptare mbetet më e vogël se e vitit 2011, praktikisht me 173.645 vetë ose 7.17% në një popullsi prej 2.14 milion banorë?!

Interesant është fakti i popullsisë katolike ndër vite. Ka vetëm një element që nuk ka ndryshuar popullsia katolike: 10.5% në 1923; – 10.5% në 1927; 10% në 2011; dhe ~10.3% në 2023 ???!!!

Si ka mundësi që popullsia katolike megjithë këtë emigrim nuk ka ndryshuar fare, popullsia myslimane nuk ka ndryshuar fare ose ka ndryshuar pak në raportet me bektashinjtë, kurse popullsia orthodokse ka ulje drastike dhe mesa duket ,aspak shkencore dhe statistikore, po të shohësh në vijueshmëri datat e bërjeve të Censusit?

Mendoj se ulja drastike e popullsisë orthodokse ka shkaqe artificiale të cilat mund të rreshtoj si më poshtë:

–Politike sepse grupet politike shqiptare si dhe një pjesë e shoqërisë shqiptare  janë të sensibilizuar dhe refraktarë ndaj Drejtuesit grek të KOASH-it shqiptar, dhe presioneve disa vjeçare të politikave greke për minoritetin grek, i cili sipas tyre `duhet tw jetw më i madh se sa del në census`.

Duke qënë kështu, politikanët kanë menduar që të ulin artificialisht popullsinë e komunitetit orthodox, megjithse dihet që raporti i minoritarëve orthodoksë dhe orthodoksëve shqiptarë është rreth 6 herë më i madh në favor të shqiptarëve!

– Sociale, një pjesë e orthodoksëve shqiptarë që nuk janë dakort me Drejtuesin jo shqiptar të KOASH-it, nuk kanë preferuar të paraqiten si orthodoksë në Censusin. Sigurisht mund të ketë edhe të tjerë por si në gjithë komunitetete e tjera  që mund të jenë larguar nga feja ashtu si paraqiten si `ateistë` apo që `nuk përgjigjen` apo `nuk disponohen`, por ky kontigjent nuk mund të jetë vetëm orthodox!

–Indiferentizmi apo urrejtja e fshehur e disa qarqeve të cilat mund të jenë edhe si pjesë e `stafit të Censusit`, duke i paraqitur orthodoksët shqiptarë të gjithë si `grekër`.

–Ndikimi i ngjarjeve në Kosovë, ku shqiptarët e Kosovës dhe sidomos disa qarqe islamike kosovare të cilat duke urryer politikat serbe dhe vetë Serbinë orthodokse, bëjnë gjithashtu dhe një lidhje të shkurtër edhe duke urryer edhe orthodoksët shqiptarë, madje duke transferuar klimën e urrejtjes ndaj orthodoksisë serbe e ruse edhe ndaj asaj shqiptare. Nuk duket e rastit, – e parë me këtë prizëm- harresa ndaj Rilindasve shqiptarë të cilët kanë dhënë kontributin kryesor për Shqipërinë  për të cilët shkrova më sipër (pa ulur vlerat e intelektualëve myslimane e katolike).

– Zhgënjimi nga Diktatura e cila për të mbajtur sa më gjatë pushtetin, përdori Rilindasit orthodoksë, këngët e tyre, emrat e tyre, famën e tyre, për  të krijuar Shqipërinë dhe shkrimin shqip, në disa raste mërziti shoqërinë shqiptare të asaj kohe me promovimin e tyre vazhdimisht, gjë që ka dhënë një ndikim negativ ndaj komunitetit orthodox të sotëm në sy të shoqërisë shqiptare të sotme.

–Emigracioni, sigurisht emigrimi ka qënë afërsisht në përpjestim të barabartë ndaj të gjitha komuniteteve fetare, dhe kështu nuk mund të thuash që janë larguar më shumë orthodoksë se sa katolikë apo myslimanë apo edhe ateistë.

Në përfundim, të para në këtë këndvështrim, sigurisht jam i mendimit se numri i popullsisë orthodokse është shumë më i madh edhe në ditët e sotme, madje po aq sa ka qënë para 2011 rreth 21%. Këtë mund ta vërtetojë kushdo i cili shikon numratorin telefonik ose po të shkojë në varreza dhe të shohë emrat e të vdekurve.

Mund të vërehet numri i madh në raport me Censuset, i emrave dhe mbiemrave orthodoksë. Prandaj mendoj se Komisioni i Censusit nuk ka treguar saktësisht se sa është numri real i popullsisë orthodokse si në vitin 2011 ashtu dhe në vitin 2023, dhe kjo mendoj se është bërë si i thonë `me urdhër nga lart`!

Shpresojmë që me vëndosjen e një Drejtuesi klerik orthodox shqiptar në KOASH, do të mund të tregohet realisht se sa është popullsia orthodokse shqiptare, pavarësisht minoriteteve apo jo.

Më poshtë janë tabelat e Censuseve ndër vite në Shqipëri:

CENSUS FETAR 2023

Popullsia 2.402 milion banore

Besimi Fetar Mysliman 1.101.718 – 45%

Mysliman-Bektashi 115.644

Krishterë-katolikë 201.530     –        10.5%

Krishterë – Ortodoks 173.645      –    7.17%

Ungjillore 9658

Tjetër besim 3670

I pacilësuar 332.155

Ateist.  85.311

Nuk përgjigjen 244.331

Nuk disponohet 134.451

Minoritetet

Shqiptarë            2.186.917

Grek                          23485

Egjyptian                   12375

Bullgarë                       7057

Boshnjakë                    2963

Maqedonisë së Veriut 2281

Serbë                               584

Malazezë                         511

Romë                              9813

Aurumunë                     2459

Pa përgjigje                   13.507

Burimi: INSTAT/ CENSUS 2023 (https://shqiptarja.com/lajm/censi-2023-publikohen-te-dhenat-e-besimit-fetar-mbi-200-mije-qytetare-te-pacilesuar)

CENSUS FETAR 2011

Popullsia -2.8 milionë banorë,

Besimi mysliman1.58 milionë ose   56.7 %

Besimi bektashi 58,624 vetë ose       2.1%

Besimi katolik 281 mijë vetë ose      10 %

Besimi Orthodoks 189 mijë vetë ose 6.7%

Ateiste 70 mijë vetë ose                      2.5%

Besimtare pa religjion 154 mije vete 5.5%

Besime te tjera  70 mije vete ose       2.5%

Refuzoi te pergjigjet 112 mije ose      4%

Nuk disponohen ~280 mije  ose         10%

Minoritetet

Greke         24242

Arumune     8266

Rome           8100

Maqedonas 5512

Malazeze, 366

Egjiptiane, 3,368

(Burimi: INSTAT/CENSUS 2011)

CENSUSI I VITEVE 1923 DHE 1927

Popullsia 814 mijë banorë

Përkatësia fetare 1923

Besimi mysliman -558 mijë, ose 68.5%

Besimi Orthodoks 171 mijë ose 20.5%

Besimi Katolik 85 mijë  ose 10.5%

Në vitin 1927

Popullsia 833 mijë banore

Perkatesia Fetare

Besimi mysliman -563 mijë, ose 67.6%

Besimi Orthodoks 181 mijë ose 21.7%

Besimi Katolik 88.739 mijë  ose 10.6%

99 hebrenj, që jetonin në Prefekturat e Gjirokastrës, Vlorës dhe Tiranës.

(Burimi: T. Selenica)

CENSUSI I VITIT 1945

Popullsia 1.122.044 banorë

1 075 467 shqiptarë autoktonë dhe

46 577 të kombësive të ndryshme.

Asnje grek ne Korce dhe Himare

31500 minoritare ne gjirokaster+ sarande.

9400 maqedonas ne prespe e golloborde

2000 malazeze e serbo& kroate

Census Fetar – nuk u rregjistrua.

(Dosja me të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Konferencën e Paqes në Paris -http://ëëë.panorama.com.al/%E2%80%9Çensusi-ne-%E2%80%9845-asnje-grek-nuk-u-deklarua-ne-himare%E2%80%9D/ )

priftipirro2017@gmail.com

Ikona e fotografisë së Ulqinit

0

Nga: Nail  Draga, Ulqin

Hajro Ulqinaku, Riza Harapi-Shurdha, Botoi: BKSHMZ, Ulqin, 2022

Çdo botim qe ka të bëjë me Ulqinin dhe popullsinë e tij,  janë me interes për lexuesit e pasionuar, sepse plotësojnë gamën e gjerë të botimeve për këtë mjedis i cili ka qenë edhe është inspirues për autor të fushave të ndryshme. Ndër autorët e tillë bënë pjesë Hajro Ulqinaku, i cili  opusit krijues i ka bashkangjitur një botim të ri që është i veçantë për nga forma dhe përmbajtja e tij. Fjala është për fotoalbumin që  i kushtohet Riza Harapit-Shurdha(1922-2003), fotografit të parë profesionist në Ulqin

Në përgatitjen e këtij botimi, autori përveç se ka konsultuar botime të ndryshme kushtuar harapëve(zezakëve) me vlerë janë rrefimet e undividëve të ndryshëm të cilët kanë jetuar e bashkëpunuar me ta në Ulqin. Ne këtë aspekt fotografitë e komunitetit të zezakëve të cilat janë dëshmi autentike e një kohe të shkuar në qytetin e Ulqinit.

Në kuadër të tekstit të albumit autori prezanton të dhëna ne lidhje me vendosjen e zezakëve, që në Ulqin janë quajtur harapë. Në veçanti theksohet për disa familje  detare ulqinake(Fici, Shurdha, Shepeteja etj.) të cilat kanë lundruar  si tregtarë në Adriatik e Mesdhe duke sjellur me vete zezakë, të cilët me pas i kanë sistemuar në punë dhe në familjet e tyre. Me vendosjen e tyre në Ulqin, ata kanë marrur mbiemrat e familjeve ulqinake, të cilët i kanë përdorur si dëshmi e identitetit të tyre. Të dhënat për numrin e zezakëve në Ulqin janë të ndryshme, varësisht prej viteve dhe autorëve të ndryshëm.

Ulqini si vendbanimi i ri  i zezakëve

Pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane në shek.XIV, vendosja e zezakëve në Ulqin ishte bërë dukuri e kohës, ndërsa autoriteti i familjeve ulqinake varëj edhe nga numri i zezakëve që kishin.

Detarët turko-arabë me vite kanë grabitur  njerëz nga bregu afrikan dhe i kanë shitur si robër në tregun në Ulqin, por edhe nëpër tregjet tjera gjithandej Evropës, Azisë e Afrikës. Kryesisht kanë qenë shërbëtor në shtëpia, prona por në anijet e ndryshme tregtare të kohës.

Tregu i robërve në Ulqin ka qenë  më i madhi në Adriatik. Robërit i kanë sjellë nga të katër anët, por sidomos nga qytetet bregdetare. Nu ka dilemë se në historinë e bujshme të Ulqinit nuk mund të anashkalohet tregimi për robërit afrikanë, e pasardhësit e tyre qe sot e kësaj dite gjinden në këtë qytet.

Jo rrallë është bërë edhe tregti me ta, qe dëshmohet edhe nga guri i robërve në Kalanë e Ulqinit, që si dëshmi ekziston edhe në ditët tona.

Pjesë e qytetarëve ulqinakë

Në sajë të rrethanave shoqërore ata u bënë pjesë e qytetarëve të Ulqinit, sepse këtu ata kanë jetuar, punuar në det si pjesë e ekipazhit të anijeve të ndryshme, kanë punuar tokën, vjelur ullinjët, janë marrë me peshkim etj. Jeta e harapëve(zezakëve) në Ulqin, ishte identike si qytetarët tjerë në këtë qytet. Ata nuk ishin të diskriminuar në sajë të racës dhe ngjyrës së tyre, e kundërta ishin pjesë e pandarë e familjeve ulqinake, të cilët i kanë mbeshtur në çdo aspekt si pjesëtarë të familjeve të tyre. Në këtë aspekt  si rrallë kund në Ulqin në praktikë u dëshmu toleranca dhe solidariteti familjar e shoqëror, që dëshohet nga shumë fotografi qe janë pjesë e këtij albumi.

Prania  e zezakëve në Ulqin iu ka bërë përshtypje edhe të huajve të cilët e kanë vizituar Ulqinin, ku me këtë rast autori ceken udhëpërshkruesin çek Jozef Jan Svatek i cili shkruan se “… gjindemi në vendin historia e të cilit është histori e piraterisë në këtë pjesë të Adriatikut dhe në qytetin në të cilin piratëria është ruajtur më së gjati në Evropë. Nga kjo kohë grabitqare kanë mbetur mjaft monumente, e vetëm njëri prej tyre janë zezakët-vëndës të vjetër, pasardhësit e robërve që u sollën pronarëve të vet të dikurshëm dhe mbetën këtu. Këtu e kanë mirë, fundja në çka jam bindur, aq e kanë mirë sa që nuk kanë kërkesa të shkojnë ndokund tjetër”.

Me ulqinakët shkuan edhe zezakët

Por, në sajë të  rrethanave shoqërore e politike, në sajë të luftës dhe të presionit të Fuqive të Mëdha, Perandoria Osmane ia dorëzon Ulqinin Malit të Zi, në nëntor 1880, kemi dekompozimin demografik të këtij qyteti. Të pakënaqur nga pushtetin i ri shumë shqiptarë të Ulqinit shpërngulen nga qyteti duke u vendosur në Shkodër e Durrës. Me këta familje ulqinake janë shpërngulur edhe zezakët të cilët ishin pjesë e tyre familjeve. Nga ajo kohë e deri në ditët tona janë të pranishëm zezakët në qytetin e Shkodrës, të cilët me krenari cekin se janë nga Ulqini.

Në mungesë të martesave dhe të shtimit natyror, zezakët në Ulqin janë zvogluar shumë, andaj edhe prania e tyre mbeti simbolike, ndërsa afro-ulqinakja  e fundit nga të dy prindërit File Kastati ka vdekur  në Ulqin  në vitin 2022.

Fotografitë  si kujtim

Në fund duhet thënë se nuk ka banorë nga Ulqini apo jashtë tij e sidomos turistët e shumtë të cilët e kanë vizituar e pushuar në Ulqin e mos ta kenë ndonjë fotografi të realizuar nga fotografi Riza Shurdha. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ky ishte fotografi i parë profesional në Ulqin, ndërsa dyqani “Pinjeshi” në Ranë ishte simboli i fotografisë në këtë qytet për afër gjysëm shekulli. Andaj, sa herë të shikojmë fotografitë e vjetra, do ta kujtojmë Riza Shurdhën i cili fotografinë e kishte profesion e pasion si rrallë kush, duke mbetur ikona  e fotografisë së Ulqinit.