
Si u katandisëm kështu…?

Presidentja Vjosa Osmani udhëtoi në Washington D.C. me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.
Duke vlerësuar ftesën e sekretarit Blinken, Presidentja Osmani ka theksuar se përfshirja e Kosovës në aktivitete të tilla është e një rëndësie të veçantë, meqë është hera e parë që Kosova përfshihet në ngjarje në kuadër të samitit të NATO-s.
Kjo mundëson krijimin e partneriteteve të reja në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
Përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga Sekretari Blinken dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende ne nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja.
Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe aktivitete e takime të tjera ku do të diskutohet forcimi i bashkëpunimit me qëllim të kontributit për paqe dhe siguri në rajonin tonë e më gjerë.
Kujtojmë se Zyra e Presidentes është përzgjedhur në mesin e 3 partnerëve global nga Zyra e Sekretarit Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Marrëveshja për themelimin e kësaj Qendre është nënshkruar nga Presidentja Osmani dhe Zyra e Sekretarit Blinken në prill 2024, gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Samiti i NATO-s në Washington D.C., shërben si një platformë për shtetet anëtare dhe shtetet partnere që të bashkëpunojnë në çështjet urgjente të sigurisë globale dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre për një të ardhme më të sigurt.
A eshte veriu në pazar?
Veprimtaria Kulturore e SHBK “Sali Çekaj” në Zvicër; u bë përurimi i librit jetëshkrimor: Salih Çekaj – veprimtaria politike dhe ushtarake

Nga Abas Fejzullahi
Në Klubin “Dardania” në Zofingen të Zvicres, me 6 Korrtor (Korrik) 2024, sipas Ftesës së bërë publike u bë përurimi i librit jetëshkrimor:SALIH ÇEKAJ – VEPRIMTAIA POLITIKE DHE USHTARAKE përgatitur nga autori Frashër Demaj, botues:Instituri i Historisë „Ali Hadri“ Prishtinë.

| 1.Pamje nga një pjesë e pjesëmarrësve në përurimin e librit |
Në pranin e mbi 60 pjesëmarrësve që ju kanë përgjegjur Ftesës së shpërndar dhe sipas programit të përgatitur nga Këshilli Organizativ në krye me vet kryetarin e SHBK“SALIH ÇEKAJ“ në Zvicët z. Saim Tahiraj, në ora 19.07 filloi praqitjai e programit kulturor të përgatitur, lidhur me përurimin e librit dhe vështrimet e përgatituara për librin në fjalë.
Këtë organizim kulturor e madhështuan bashkëatdhetarët pjesëmarrës e në veçanti përfaqsuesja e Ambasades së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës Znj. e nderuar Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani, Dr. Don Anton Uka, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern dhe Nue Zalli, kryetar i SHB „Nëna Terezë“ në Luzern të Zvicrës.
Pas leximit të vështrimeve përgatitur nga veprimtarët e SHBK“ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, z.Hamzë Morina, Bardhec Berisha dhe Abas Fejzullahi lidhur me librin e për librin që do të prërurohej para pjesëmarrësve të pranishëm e që bëhej fjalë për Jetëshkrimin e Heroit Salih Çrkaj në të gjitha drejtimet e veprimtarisë së tij profesionale dhe ushtarake.
U lexuan edhe dy poezi nga ana e autorëve: z. Haki Latifi dhe Bardhec Berisha. Këngëtari i mirënjohur z.Valon Islamaj këndoi këngën kushtuar Heroit Salih Çekaj dhe UÇK, nënë përcjelljen e vet autorit me tingujt e kitarës, që u mirëprit me duartrokitje në shenjë pëlqimi e falënderimi.
Pasi të pranishmit me shumë vemendje përcillen vështrimet rreth librit dhe këngët e kënduara nga këngëtari, organizatori ua dha fjalën për t’ju drejtuar të pranishmëve dhe organizatorëve me mendimet dhe vlerësimet e tyre lidhur me përurimin e librit dhe organizimin kulturor në përgjithësi.
Znj.Shukrie Ramadani, bashkëshortja e Heroit Agim Ramadanit, përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, në falën e saj falënderuese për Ftesën, përshëndeti pjesëmarrësit dhe organizatorët ndërsa rrëfimi i saj për Heroin Salih Çekaj në banesen e saj në Zvicër ku bashk me Heroin Agim Ramadanin bënin përpjekjet mbinjerëzore në kushte dhe rrethana të vështira, e të jashtëzakonshme për organizimin dhe mobilizimin e vullnetarëve për luftë ku gjithni thonin mes tjerash:..ne sPo ju themi shkoni në luftë por ejani bashkë me ne të shkojm në luftë për liri e pavarësi të Kosovës…
Ishte shumë prekse rrëfimi i saj i bisedes me Salihun në kohën kur bashkëshorti i saj Heroi Agim Ramadani ishte vra në kufirin Shqiptaro -shqiptarë për lirinë dhe pavarësin e Kosovës dhe bashkëbisedimi me Heroin Salih Çekaj i cili ishte në në vijen e luftës në Koshare përball forcave pushtuese serbe.
Në fjalën e tij përshëndetëse z,Dr.Anton Uka falënderoi organizatorët për Ftesën dhe organizimin kulturor lidhur me përurimin e librit, njëherit falënderoi të pranishmit që nderojnë jetën dhe veprën e Heroit Salih Çekaj dhe mes tjerash tha se me kënaqësi do merr pjesë në këto organizime kulturore e në veçanti ku bëhet përurimi i librave kushtuar heronjëve të cilët kanë dhënë jetën për liri e pavarësi të atdheut.
Gjatë bashkëbisedimeve që u zhvilluan me pjesëmarrësit patë rrëfime dhe kujtime nga koha e përgatitjeve për luftë dhe gjatë luftës e bashkëluftëtarëve të heroit Salih Çekaj. Bashkëluftëtari Muhamet Imeraj dhe Ekrem Sheholli me rrëfimet e tyre ishin prekëse dhe të përcjellura me emocione, për përjetimet dhe vështërsit nga më të ndryshmet si dhe kujtimet për komandantin Salih Çekaj që në kushte dhe rrethana të vështira me sjelljet dhe veprimet e tija njerëzore por edhe profesionale e ushtarake ka ndikuar në ngritjen e moralit tek ushtaraët.

| 2. Pamje nga një pjesë e pjesëmarrësve në përurimin e librit |

Në vijim rrjedha e programit me vështrimet për librin:


|
||||||
|
Nr. |
Fillon |
Përfundon |
PËRMBAJTJA E PROGRAMIT |
Folës/e –Lexon-Këndon |
||
| 1. | 19,00 | 19.05 | Fjala përshëndetëse për pjesëmarrësit e pranishëm në përurimin | Saim Tahiraj, kryetar i SHBK.”Salih Çekaj”
në Zvicër |
||
| 2. | 19.05 | 19.10 | Kënga kushtuar heroit Salih Çekaj | Valon Islamaj | ||
| 3. | 19.11 | 19.17 | Vështrimi për librin nga Bardhec Berisha | Bardhec Berisha | ||
| 4. | 19.18 | 19.24 | Vështrimi për librin nga Hamzë Morina | Hamzë Morina | ||
| 5. | 19.25 | 19.30 |
Vështrimi për librin nga Abas Fejzullahi |
Abas Fejzullahi | ||
| 6. | 19.31 | 19.36 | Freski muzikore këngë përcjellur me kitar… | Valon Islamaj | ||
| 7 | 19.36 | 19.40 | Rrëfim kujtimi nga bashkëluftëtari i heroit
Salih Çekaj |
Muhamet Imeraj | ||
|
8. |
19.40 |
20.28 |
Bashkëbisedim rreth librit me pjesëmarrësit e pranishëm dhe me bashkëluftëtarët e heroit Salih Çekaj. | Pyetja:30 sekonda
Pergjegja:1- 3 minuta |
||
| 9. | 20.29 | 20.30 | Njoftimi për librin në shitje dhe përfundimin e përurimit sipas programit. | Abas Fejzullahi | ||
|
10. |
20.30 |
00.00 |
Biseda të lira sipas përzgjedhjes së vet pjesëmarrësve kush me kënd dëshiron.
|
Të gjithë pjesëmarrësit |
||

Saim Tahiraj, kryetar i SHBK“Salih Çekaj“ në Zvicër- Fjala përshëndetëse për të pranishmit.
TË NDERUAR TË PRANISHËM,
Në emër të kryesisë së SHBK” SALIH ÇEKAJ” në Zvicër, Ju përshëndes dhe falënderoj për pjesëmarrje në këtë përurim të kësaj Monografie kushtuar njërit ndër figurat më të rëndësishme të Historisë sonë të re, Heroit SALIH ÇEKAJ.
- Përshëndesim përfaqsuesen e Ambasades së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës Znj. e nderuar Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani, e cili na ka nderuar me pjesëmarrjen e saj dhe falënderojm për bashkëpunimin e ndërsjelltë në të gjitha drejtimet.
- Përshëndesim Don. Anton Ukën, drejtues i Misionit Katolik Shqiptr në Lucern, i cili me punën dhe veprimtarinë e tij po i jep një hapësirë të gjerë (dimension), ruajtjes, ngritjes dhe përparimit të kulturës dhe traditës sonë kombëtare. E përgëzojmë dhe falënderojmë për këtë veprimtari n’ shërbim të Kombit.
Përshëndesim Nue Zalli kryetarin e SHB”NËNA TEREZË” në Zvicër e cila dha një ndihmë të veçantë në të gjitha periudhatë e luftës sonë për Liri dhe Pavarësi, për Shtetëformim dhe Shtet ndërtim dhe po vazhdon pa ndalur në këtë drejtim.
VEPRIMTARIA E HEROIT SALIH ÇEKAJ ISHET SHUMËDREJTIMSHE (SHMËDIMENSIONALE)
- Në rrafshin politikë si ish drejtues i komitetit Komunal të Deçanit, ishte në luftë të ashpër politike me KQRS dhe KKK. Ishte në përkrahje të hapur të kërkesave të Minatorëve, protestave, dhe marshimeve gjithë popullore drejtë Prishtinës. Ishte njëri ndër themeluesit e pluralizmit në Deçan dhe u zgjodh Kryetar i Këshillit Koordinues të partive Pas arratisjes në Gjermani veprimtarinë politike e zhvillo në Degën e LDK në Gjermani ku pati disa funksione drejtuese në këtë degë.
- Në rrafshin juridik, kryetar i Shoqatës së Juristëve të Deçanit e cila bëri harmonizimin e statutit komunal me Kushtetutën e Kaçanikut dhe ishte e vetmja.
- Në rrafshin ushtarak , pjesëmarrës në ushtrime ushtarake në Shqipëri në grupin e parë, drejtues i skuadrës prej 32 vetave nga grupi i dytë, të armatosur që thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptarë më,02.12.1991. Komandant i Njësitit Gueril të Deçanit, që kreu me sukses shumë aksione guerile mbi policin serbe dhe objektet tjera të rëndësisë së veçantë. Koordinator në mes institucioneve shtetërore (konkretisht me prof.. Fehmi Agani) dhe njësive guerile në Kosovë. Pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e MMRK e drejtuar nga MMRK Ahmet Krasniqi. Kishte disa funksione komanduese. Komandant në betejën e Koshares ku ra heroikisht për të mos vdekur kurrë. Salih Çeku ishte personifikimi më i mirë i Filozofisë Politike të Presidentit Rugova, kombinimi i Lëvizjes Paqësore si një diplomaci shumë efektive dhe frytë dhënëse, me rezistencën e armatosur e cila i dha mbështetje të fuqishme Diplomacisë sonë në tryezën e bisedimeve. Trinomi Rugovë-Agan- Çekaj ishte kombinimi më i mirë dhe më i suksesshëm që drejtoj dhe zbatoj luftën tonë për Liri dhe Pavarësi. Lavdi të përjetshëm.
2024-07-06
1.Bardhec Berisha -Vështrim
Përshëndetje të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotëri,
sot jemi këtu, që në mënyrë simbolike ta përurojmë Monografinë e heroit të kombit Salih Çekajt. Them simbolike sepse monografia, jeta, vepra dhe heroizmi i tij kombëtar janë skalitur më kohë, më shkronja të arta në mendjen dhe shpirtin e popullit shqiptar.
Flaka e Përjetsisë
Në malet e larta, ku rrinë nderi, dhe shqiponjat,
një trim qëndroi për lirinë e vendit, i palëkundur,
Salih Çekaj, emër që s`do vdesë kurrë …
do të mbetët në zemrat tona përgjithmonë …
Me gjak e shpirt mbrojti tokën e tij, tokën e Arbrit,
një hero i vërtetë, në çdo betejë i fortë, e i pamposhtur,
flamuri i lirisë valon në përjetësi, flamur i paepur,
falë Tij dhe atyre, që për LIRI s`u ndalën asnjëherë!
“Nëse unë nuk jam gjallë, le ta gëzojnë të tjerët!” (Salih Çekaj, Stuttgart, 30.11.1997)
Do të mundohem në pika sa ma të shkurta të lundrojë në historikun kombëtar të heroit dhe legjendës së gjallë të kauzës tonë kombëtare, Salih Çekajt, sepse për ta treguar jetën dhe veprën e Tij kemi këtu para nesh monografinë e ti.
Ai është një ndër kolosët dhe figurat më markante dhe me të rëndësishme në luftën për çlirimin e Kosovës dhe një nga komandantet kryesor të UÇK. Ishte një lider i përkushtuar dhe strateg i shquar, i cili luajti rol kyçës në çlirimin definitiv te Kosovës. Ai tregoi trimëri dhe aftësi të jashtëzakonshme udhëheqëse, duke kontribuar në suksesin e operacioneve të UÇK-së. Veprimtaria e tij shënoi një periudhë të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës dhe ai ishte dhe mbeti për të gjithë shqiptarët simbol i qëndresës dhe guximit.
Shkollimi i Salih Çekajt
Lindi më 22 qershor 1956 në fshatin Broliq të komunës se Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Prapaqan dhe në Kryshec. Kurse gjimnazin e kreu në Deçan.
Në vitin 1981 diplomoi në fakultetin Juridik. Gjatë kohës se studimeve ai kishte vështirësi të mëdha, duke u nisur nga ato elementarët pra financiaret e deri të mungesa e sigurisë fizike të individit. Periudha 1968 – 1981 ishte faza e përndjekjeve dhe diskriminimit politikë, arrestimeve, burgosjeve dhe dënimeve të rinisë shqiptare, të cilët kërkonin të drejtat e veta qytetare dhe kombëtare.
Veprimtaria politike
Angazhimi në Lëvizjen Kombëtare:
Salih Çekaj ishte një figurë e shquar jo vetëm në luftën e armatosur për pavarësinë e Kosovës, por edhe në sferën politike, ku ai kontribuoi ndjeshëm për pavarësinë.
Qysh se në rininë e vet si gjimnazist e më vonë si student Salih Çekaj u përfshi në lëvizjen për çlirimin e Kosovës. Ai ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lëvizje kryesore që promovonte kauzën e pavarësisë së Kosovës në krye me presidentin historik Ibrahim Rugovën.
Veprimtaria ushtarake
Një jetë të tërë për lirinë e Kosovës
Ndërsa situata në Kosovë përkeqësohej dhe dhuna ndaj shqiptarëve shtohej, shumë aktivistë politikë vendosën të ndjekin një qasje më të ashpër. Ai është një nga themeluesit e UÇK-së. Çekaj luajti një rol kyç në organizimin dhe strukturimin e UÇK-së, duke përdorur përvojën e tij për të forcuar radhët e saj. Ai ishte aktiv gjithë kohën në rekrutimin dhe stërvitjen e luftëtarëve të rinj si dhe në sigurimin e armatimit.
Salih Çekaj, simbol i guximit dhe patriotizmit
Lufta në Rrafsh të Dukagjinit:
Salih Çekaj ishte një nga komandantet e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit. Ai udhëhoqi disa operacione ushtarake të suksesshme kundër forcave serbe dhe ishte i njohur për strategjitë e tij të avancuara luftarake.
Konteksti historik dhe rëndësia e betejës së Kosharës
Salih Çekaj ishte një nga figurat kryesore të luftës së Kosharës. Ai së bashku me komandantë tjerë të njohur si Agim Ramadani, bëri koordinimin e sulmeve dhe motivimin e ushtarëve. Ai luajti një rol të rëndësishëm në thyerjen e vijës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në ketë kontekst, beteja e Kosharës kishte një rëndësi të veçantë për disa arsye:
Thyerja e vijës kufitare: Thyerja e vijës kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë, e lehtësoi furnizimin me armë dhe trupa nga Shqipëria.
Morali i lartë i UÇK-së: Fitorja në Koshare ngriti moralin e luftëtarëve të UÇK-së dhe të popullit shqiptar të Kosovës, duke treguar se forcat serbe nuk ishin të pamposhtura.
Ndikimi në ndërhyrjen ndërkombëtare: Suksesi i UÇK-së në Koshare ndihmoi në tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare dhe në përshpejtimin e ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe, çka çoi përfundimisht në fundin e luftës në Kosovë dhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Salih Çekaj, një hero kombëtar i përjetshëm
Rënia e tij heroike për të mos vdekur kurrë:
Salih Çekaj ra dëshmor për të mos vdekur kurrë në prill të vitit 1999. Kontributi i tij në luftën për liri dhe pavarësi, vazhdon të kujtohet dhe nderohet. Është figura më markante e patriotizmit dhe sakrificës së pakushtëzuar për lirinë e Kosovës, me një shpirt të pashuar luftarak dhe një vizion të qartë për një të ardhme të lirë dhe të pavarur për popullin tonë.
Ai dha gjithçka, madje edhe jetën e tij, për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin shqiptarë. Trashëgimia e tij jeton përmes veprave dhe kujtimeve të atyre që e njohën dhe u frymëzuan nga trimëria dhe mençuria e tij. Ndërsa kujtojmë Salih Çekajn, Ne nderojmë jo vetëm një hero të madh, por edhe një burim të përhershëm frymëzimi për brezat e ardhshëm që kërkojnë të ndërtojnë një Kosovë të lirë, të drejtë dhe paqësore.
Ju faleminderit për vëmendjen
2024-07-06
Vështrimi i përgatitur për librin nga Prof.Hamzë Morina
Veprimtaria institucionaliste dhe ushtarake e Sali Cekajt
Frashër Demaj
Sali Cekaj “Veprimtaria politike dhe ushtarake”–Instituti i Historisë
- Veprimtaria institucionaliste
Përsonaliteti i Sali Cekajt nuk është produkt i atyre heronjëve hibrid të Kosovës që u përpoqën të kapin zenitin me pak veprime politike apo ushtarake të kohës.
Veprimtaria heroike e Sali Cekajt ka një kontinuitet të pashkëputshëm në veprimtarinë e tij. Për këtë, sa më shumë që kalon koha, vlera e veprimtarisë së tij vazhdon të jetë më madhore dhe më bindëse, derisa heronjtë hibrid ngadalë shuhen dhe harrohen, apo edhe degradohen për shkak të veprimeve të tyre të dyshimta politike apo ushtarake, pasi shumica prej abuzuar me në kohën e lirisë.
Sali Cekaj si nxënës i Gjimnazit “Vëllezërit frashëri” në Deçan, shkëlqeu mes shokësh me sjellje e dije në kuadër të një konkurence të fortë. Si student i konstitucionalistit Ylli Zajmi, bashkëpuntor i ngushtë i Bardhyl Qaushit në Shoqatën e Juristëve të Kosovës e më vonë edhe bashkëpunëtor besnik i Fehmi Aganit, Sali Cekaj me “Shoqatën e juristëve të Kosovës”, në degën e Deçanit u dallua me njohjet solide në këtë fushë dhe me shpirtin e sakrificës bëri luftë të pakompromis në mbrojtjen e kushtetutshmërisë së Kosovës për çështjen autonomisë. Ndër veprimet më të rëndësishme të tij në Komunën e Deçanit, si pjesë e Qeverisë në sistemin paralel qe përjetësimi i ligjshmërisë së dalë nga “Kushtetuta e Kaçanikut” me veprime konkrete. Si:
- Hartimi i Statutit të Komunës së Deçanit, konform Kushtetutës së Kaçanikut
- Vendimi i Kuvendit komunal, ku shpallen të paligjshme të gjitha vendimet e organeve të dhunshme të marra pas 27.03.1989 dhe veprime tjera të cilat si ka marrë asnjë komunë tjetër në Kosovë e as vet Qeveria e Kosovës në ekzil.
Për këtë model komunal të jetësimit kushtetues, kuptohet se nisma ishte e konstitucionalistit Sali Cekaj i cili me Rrustem Bruqin dhe 45 juristët tjerë nga Deçani, në Mbledhjen e Isniqit marrin këtë vendim për hartimin e Statutit të Komunës së Deçanit. Aktorët në fjalë Serbia i ndoqi, i burgosi dhe i denoi sepse rrezikuan sistemin konstitucional të saj, derisa Sali Cekaj me kujdes të veçantë iu shmang arrestimit për të vazhduar pandalë veprimtarinë e tij nga Shtuttgarti i Gjermanisë.
Këtë veprimtari të Salihut, historiani Frashër Demaj e paraqet me vërtetësi të plotë, me argumnente e dokumente të pa kontestueshme. Në libër që ka një strukturë të ngjeshur, Salih Cekaaj paraqitet si njëri ndër konstitucionalistët më të devotshëm për kohën në të cilen s ishte e të veprohej.
Pos veprimeve tjera, Statuti i Komunës së Deçanit dhe Ky Vendim mbesin akte të mirëfillta historike (Shiqo: Aktgjykimi i Gjykatës së Pejës 13. Mars 1991).
– Veprimtaria Ushtarake e Sali Cekajt
Sali Cekaj fillimisht kishte punuar si Gjykatës i komunës së Deçanit, por ishte edhe oficer rezervë. Profesionet e juristit dhe ate të ushtarakut i njifte shumë mirë dhe i kishte ushtruar në praktikë. Andaj, në kohën e duhur aktivizohet edhe në veprimtarinë ushtarake, pasi kishte njohuri solide në këtë fushë. Ata që atëbotë patëm kryer shërbimin ushtark në APJ në Bileqe dhe patën mundësi të kryejnë këtë shkollë ushtarake fituan pregaditje të një niveli të akademisë ushtarake. Prandaj Salihu këtë mjeshtri të fituar në një shtet armik për shqiptarët dijti ta përdorë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me shumë sukses.
Ai në fillim si aktivist i degës së LDK në Stuttgart të Gjermanisë mori nismën për ushtrime ushtarake të grupeve të para të djemëve të Kosovës në truallin e Shqipërisë. Ai koordinoi aktivitetin e dy grupeve të para në ushtrimet ushtarake të cilat u kryen në poligonet ushtarake të Shqipërisë sipas Marrveshtjes gjentelmene mes Rugovës dhe Ramiz Alisë më 1991. Grupin e Deçanit e udhëhoqi Sali Cekaj, të Drenicës Adem Jashari e të Llapit Zahir Pajaziti. Grupe të cilat u dekonspiruan, por një pjesë e njerëzve që u kthy,en në Kosovë organizuan aksionet e para diversante brenda Kosovës.
Me formimin e Ministrisë së mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës me nismën e tij organizohet Marrveshja e Stuttgartit mes Agani, Bukoshit dhe Sali Cekajt, pas së cilës kryhen aksionet diversante në Baballoq e Junik 1995 e në stacionin e policisë në Isniq më 1996.
Veprimtaria e organizimit ushtarak të Sali Cekajt shtrihet në Kosovë, Shqipëri e Mërgatë. Në Takimin e Postojnës dhe të Lubjanës, Sali Cekaj me Ismet Ibishin, Rrustem Berishën, Agim Celajn e Afrim Bekën vendosin kontaktet me Oficerët të cilët kishin dezertuar nga APJ dhe fillojnë organizimin e aktivitetit ushtarak të kësaj kategorie pas Maskrës së Prekazit.
Për të mos u zgjatur aktiviteti ushtarak nën koordinimin e Sali Cekajt vazhdon deri në vrasjen e tij në Koshare:
- Fillet e organizimit ushtarak për Luftën çlirimtare,
Takimi Konfidencial në Zvicër mes Ahmet krasniqit e major Hilmi Nebiut në njërën anë e SaliCekajt, Zenun Idrizit e Saim Tahirajt në anën tjetër, në Prill të vitit 1998,
- Përpjekjet për bashkimin mes Forcave të armatosura të Repulikës së Kosovës dhe UCK -së,
- Hartimi i Elaboratit për Luftën e armatosur me të gjitha komponetet e duhura,
- Përsonalitet i rëndësishëm në Koordinim për Marrveshtjen e Osllos, Demaçi – Haliti me Ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqi e Zv. e tij Agim Mehmeti,
- Pjesmarrës aktiv në Luftën e Kosharës dhe kërkesa te Ministri i mbrojtjes Bicaj për unifikimin e njësive operative, bashkë me Rrustem Berishën e Anton Cunin,
- Formimi i brigadave 131, 133,134,
- Përpjekjet për luftë në Dukagjin – Lufta e Logjës,
- Lufta e Kosharës ( sfidon përçarjet politike dhe ushtarake),
- Sali Ceku dhe Agim Ramadani, heroizmi dhe vdekja në front – Thyerja e kufirit,
- Aktiviteti i forcave komando “Delta” dhe ” Kobra”, dhe
- Urdhëri i Heroit nga Presidenti Fatmir Sejdiu, pas luftës.
Të gjitha këto veprime në librin e Frashër Demajt përshkruhen në detaje në bazë të argumentave të plota të materialeve arkivore, bisedave me pjesmarrës të gjallë të këtyre veprimeve ushtarake dhe dokumentave tjerë të ruajtur në arhiva shtetërorë, privat e përsonalë.
Struktura e librit është e paraqitur komplet si tërësi shkencore me referenca e burime të besueshme. Edhepse autorit ju deshtë punë e gjatë që i mori shumë kohë, përseri ja vlen pasi kemi në dorë një produkt shkencor që do tu ndel në ndihmë gjeneratave për ndriqim real të historisë më të re të lavdishme të Kosovës.
Duhet të thuhet se ky libër është produkt në rend të parë i nismës së Shoqatës ” Sali Cekaj” në Zvicër e cila dha tërë dokumentacionin e rëndësishëm, do vlersuar sidomos puna e Saim Tahirajt për dokumentacionin arkivorë të tij që i la në dorë autorit për Institutin e Historisë. Saimi ishte në kontakt të vazhdueshëm me Sali Cekajn dhe e njihte mirë veprimtarinë e tij.
Një falenderim të veçantë i shkon shoqatës si donatore kryesore për këtë botim.
Vërejtje:
Disa pasaktësi në shkrimin e emrave
Mungesa e disa dokumentave si Vendimi i Gjykatës së Qarkut të Prizrenit ( Pa fajin e autorit).
2024-07-06
Abas Fejzullahi
Vështrim i shkurtër rreth librit të autorit Frashër Demaj:
SALIJ ÇEKAJ VEPRIMTARIA POLITIKE DHE UDHTARAKE
Botues: Instituti i Historis[ “Ali Hadri”- Prishtinë 2024
SALIH ÇEKAJ & JETËSHKRIMI I TIJ
* Jetëshkrimi i heroit SALIÇ ÇEKAJ është dhe do mbetet një burim i përhershëm për të gjithë të interesuarit për të hulumtuar në mënyrë të hollësishme sipas parimeve dhe mënyrave studiues dhe hulumtuese shkencore për jetën dhe veprimtarin e heroit në të gjitha drejtimet brez pas brezi, sepse ka bazë të jetë burim frymëzimi edhe për krijuesit letrar dhe artistik në të gjitha drejtimet.
Autori i librit Frashër Demaj ,historian është bazuar në parimet shkencore në kohë dhe hapësirë për të hulumtuar të dhëna e dëshmi që lidhen me jetën dhe veprën e heroit të kombit Salih Çekaj.
Siç e shpjegon edhe vet autori se gjatë studimit dhe hulumtimit për mbledhjen e të dhënave me dëshmi është mbështetur në metodologjinë bashkëkohore kërkimore-shkencore, dhe ka përdorur metoda të ndryshme: si empirike, historike, analitike, arkivore, krahasuese, statistikore dhe deri te analiza dhe sinteza.
Librin e shkruar e ka bazuar në mbledhjen e dëshmive nga bashkëbisedimi me rrethin familjar, bashkëpunëtor, bashkë kohanik e bashkëveprimtarë të përgatitjeve të ndryshme profesionale dhe në këtë bazë për lexuesit e interesuar ka përgatitur librin që e ka botuar Instituti i Historisë” Ali Hadri në Prishtinë.
Libri ka 488 faqe dhe përbëhet prej 10 Krye titujve. Secili kryetitull fillon me trajtimin e temave me ngjarje që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë e heroit Salih Çekaj. Ka shfrytëzuar 21 Burime Arkivore, 12 nga interneti, 59 bashkëbisedime(intervista), 39 Burime nga TV, gazeta dhe revista dhe nga Literatura 103 burime, me të dhëna të plota se ku dhe nga kush janë marrë burimet me të dhëna e dëshmi dhe në fund Treguesi i emrave sipas alfabetit.
Qëllimi kryesor i këtij vështrimi të shkurtër është: që të pranishmit e nderuar në këtë përurim, t’i falënderojmë përzemërsisht për pjesë marrje dhe interesimin e treguar për përurimin e librit dhe nderimin e heroit e jo për t’ua shpjeguar përmbajtjen e librit, sepse, secili e ka rastin dhe mundësin që librin ta ketë në bibliotekën e vet apo familjare për ta lexuar vet dhe të tjerët në familje.
Jeta dhe veprimtaria kombëtar e heroit Salih Çekaj është një gurrë e për hershme që mund të hulumtohet, studiohet e të plotësohet me të dhëna e dëshmi të reja në vazhdimësi, sepse, siç e cek edhe vet autori që s’ka pasur qasje dhe mundësi për ti pa dhe hulumtuar disa burime për arsyet që i cek në librin e tij.
Kryesisht jeta dhe veprimtaria e Salih Çekajt është përfshi në tersi, bazuar në të gjitha burimet me të dhëna e dëshmi që Ju kanë ofruar autorit për t’i përpunuar, hulumtuar e vërtetuar, nga burime të ndryshme e në veçanti materiale me dëshmi të ofruara nga Saim Tahiraj, anëtar dhe tani kryetar i SHBK” Salih Çekaj” në Zvicër dhe bashkëluftëtar i heroit Salih Çekaj.
Hulumtimet dhe burimet tjera që autori i ka cekur në librin e tij, lidhur me rrjedhën e ngjarjeve që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e heroit Salih Çekaj, dëshmon përkushtimin dhe punën profesionale të autorit si historian. Lexuesit pasi ta lexojn librin mund të japin vlerësime dhe kritika të bazuara vetem në dëshmi.
Autorit i prift e mbara e shëndeti në punën dhe krijimtarin e tij profesionale, ndërsa pjesëmarrësve në këtë përurim ju dëshirojm lexim të këndshëm të librit dhe i falënderoim përzemërsisht për pjesëmarrje që nderuan jetën dhe veprimtarin e heroit të Kosovës Salih Çekaj në këtë përurim
Ju faleminderit për pjesëmarrje dhe mirë u takofshim në përurimet e rradhës.
2024-07-06
Une jam krenar që vij nga Mali
Katër librat e promovuara në sallën Shën Nenë Tereza, Kisha Katolike shqiptare, Zoja e Shkodrës, Scarsdale, Nju Jork

Nga Frank Shkreli*
“SHKRELI – Histori dhe Ngjarje të Vërteta” – të autorit Gjon Frani Ivezaj

Poeti Azem Shkreli
(Me 7 Korrik, 2024 në Sallën Nenë Tereza të Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës në Nju Jork u zhvillua promovimi i disa veprave të studiuesit shqiptaro-amerikan, Profesorit Gjon Fran Ivezaj, ku ishte ftuar edhe autori i kësaj fjale përshëndetse për të folur për njërin prej librave: “SHKRELI – Histori dhe ngjarje të vërteta”.
Të nderuar pjesëmarrës – përshëndetjet e mia më të përzemërta për të gjithë ju. Mirënjohje dhe urime studiuesit dhe autorit të veprave që promovohen sot këtu në Sallën Nenë Tereza në Nju Jork, profesorit dhe historianit Gjon Frani Ivezaj. Si malësor, ndihem krenar që marr pjesë në këtë promovim të këtyre veprave sot, por jo vetëm, se Gjon Fran Ivezaj ka edhe kontribute të tjera të konsiderueshme, të botuara anë e mbanë trojeve tona dhe në diasporë, me tematikë studimesh mbi vlerat, historinë dhe traditat e Malësisë së Madhe dhe të malësorëve.
Vlera dhe pasuria më e madhe për ne është Familja dhe LIRIA që të gjithë ne gëzojmë në Amerikë – ashtu siç ishte edhe, historikisht, tradita shekullore e “atyre të maleve”, të Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe: Nderi, Besa e Burrëria! Ruajtja me çdo kusht e identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës dhe traditave, ndër shekuj! Vlerat, pra, të malësorëve, për të cilat shkruan në librat e tij, autori Gjon Frani Ivezaj.

Pasi është fjala për malësorë dhe vlerat e tyre historike – pa dashur të politizojë këtë tubim – por po e përmend se ishte vërtetë një zhgënjim për mua dhe shumë të tjerë që vijmë nga trojet e Malësisë së Madhe – të dëgjonim disa javë më parë — deklaratën e ish-Ministres së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, një referencë ndaj përvetsimit të një supërfaqeje toke bregdetare në Himarë dhënë bashkshortit të saj — një i ashtuquajtur, “investitor strategjik” i qeverisë shqiptare. Ndërsa ne flasim për vlerat e malësorëve këtu sot, deklarata e saj për justifikimin e përvetsimit, legal ose ilegal (le ta vendosë gjykata këtë çështje) të asaj hapësire — ishte se, “Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vërë çadrën.” Mbrojtja dhe mesazhi i qartë i ish-Ministres së qeverisë shqiptare, Olta Xhaçka për përvetsimin e asaj hapësire bregdetare — në emër të familjarëve, “investitorë strategjikë” – është, sipas disa reagimeve se Shqipëria nuk është e barbartë për të gjithë — se këta “nga mali”, janë të padëshirueshëm – të huaj në vendin e vet! Zonja Xhaçka i cilësoi reagimet ndaj deklaratës së saj, si “një konotocion dashakeqës krahinor”, por fatkeqsisht, kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë referenca të tilla — zyrtare dhe jo-zyrtare — mbi lëvizjet demografike të banorëve të Malësisë së Madhe. Deklarata të tilla duhet të dënohen, fuqishëm, nga opinioni public shqiptar, si të pa tolerueshme, të pa moralshme dhe anti-kombëtare për një shoqëri të lirë e demokratike!

Si të “ulur nga mali” me kohë, shumë prej nesh, ndonëse jetojmë në Amerikën e lirë prej dekadash, ndjehemi të zhgënjyer, e disa edhe të ofenduar, me deklaratën e Zonjës Xhaçka, një ish-zyrtare e lartë e qeverisë aktuale të Shqipërisë, por edhe me heshtjen zyrtare ndaj deklaratave të tilla. Me atë rast mu kujtua poema e Azem Shkrelit, “Kengë e Turpshme” – “Qava sonte për ty Arbëri. Më vjen turp, Pse s’munda të bëjë tjetër, Nga turpi qava”:
KËNGË E TURPSHME
Këngë e turpshme
Sonte
Qava sonte për ty
Arbëri
Nuk më vjen turp
Pse qava
Me vjen turp pse s’munda
Të bëj tjetër,
Nga turpi qava. (Këngë e Turpshme nga Azem Shkreli)
Por ne e dimë se kush jemi! Ndonëse të përhapur anë e mbanë botës, jemi malësorë, të ulur ose jo nga malet, por krenarë të origjinës tonë, nga trojet e asaj Malësie të Madhe dhe vlerave të saj shekullore: Gjithmonë, nën një “Flamur të Pandarë”, (Agim Doçi) –Malësorë, po – por mbi të gjitha: Shqiptarë, Bijtë e Shqiponjës, sepse: “Këtu, sipas Azem Shkrelit:
Këtu linda
Dhe këtu do t’mbes
E të vdes.
Se ky mur
Kjo votër me gurë
E ky prak
Janë t’lam me gjak
Të t’ parve t’mij
Që luftuen,
Qendruen,
Dhe ranë
Për liri—E liri s’panë”.
(Nga vjersha, “Këtu”: Azem Shkreli) —njërit prej figurave të përfshira në librin, “SHKRELI – Histori dhe ngjarje të vërteta”: Marrë nga “Kroje të reja në Parnaz shqiptar”, shkrim nga Ernest Koliqi, Shejzat, Viti I –Gusht, 1957

Unë për veten deklaroj se pa marrë parasyshë se ç’mendon Zonja Xhaçka për ata “të ulurit nga mali”, si ish-zyrtare e lartë e qeverisë së Shqipërisë — për ne të “ulurit nga malet” qofshim në bregdetin shqiptar apo në Amerikë – unë jam krenar që jam me origjinë malësor i Malësisë së Madhe – ndonëse mbi një gjysëm shekulli në Shtetet e Bashkuara.
Prandaj, le ta kthejmë këtë tubim sot këtu në sallën Nenë Tereza, të Kishës Katolike, “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, në një celebrim, jo vetëm të librave të Gjon Franit Ivezaj – por edhe në një celebrim të vlerave, traditave, ngjarjeve dhe të vërtetave të Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe, në përgjithësi.

Fotot janë nga gazeta Dielli, organ i Federatës “Vatra” në New York
Libri, pra, është: “SHKRELI: Histori dhe ngjarje të Vërteta”, me autor Profesorin Gjon Fran Ivezaj, Enti Botues: “Gjergj Fishta”. Kjo vepër është në vazhdën e librave të tjerë të autorit mbi Malësinë e Madhe dhe malësorët dhe në vijim të botimeve të tjera të shumta publicitare të tija, bazuar në burime arkivore dokumentare, sipas aautorit. Libri i Z. Ivezaj është një kontribut mjaft në shenjë, që drejt-për-drejti ose tërthorazi, jep lëndën informative — nepërmjet disa prej figurave më të njohura historike të fisit të Shkrelit, por jo vetëm. Libri është gjithashtu i pasuruar edhe me disa fotografi të rralla historike. Flet mbi jetën, zhvillimet shoqërore dhe politike, si dhe mbi marrëdhëniet midis tyre dhe me të tjerët për rreth, në periudha të ndryshme të kaluarës së këtij fisi të njohur dhe me kontribute historike në Malësi të Madhe dhe më gjërë. Duke lexuar librin, nxirren përfundime mbi burrërinë, besën, nderin dhe fisnikërinë e fisit të Shkrelit. Si rrejdhim, libri është një kontribut i vlefshëm që autori i dhuron historiografisë së ngjarjeve të vërteta dhe të rolit të disa prej protagonistëve kryesorë në historinë e krahinës së Shkrelit, por edhe të mbarë Kombit. Sepse historia e Shkrelit dhe e Malësisë së Madhe është pjesë e pandarë e historisë kombëtare dhe shpeshëherë edhe vendimtare në rrjedhën e saj shekullore, në mbrojtjen e atyre trojeve dhe të identitetit kombëtar të shqiptarëve, në përgjithësi.
Nga pikëpamja historike, autori shkruan se emri i fisit të Shkrelit, për herë të parë del si emër në vitin 1416, bazuar në regjistrimin e Kadastrës së Shkodrës. Profesori Gjon F. Ivezaj tregon kujdes të posaçëm, për të vërtetuar zbulimet e veta për lexuesin, duke theksuar dhe dokumentuar, ndër të tjera, edhe lidhjet e veçanta të banorëve të Shkrelit ndër shekuj me Kishën Katolike dhe me përfaqsuesit e saj, gjatë historisë së lashtë e deri në ditët e sotëme.
Në të vërtetë, ndoshta nuk është krejtsisht e rastit që ky promovim i kësaj vepre mbi Shkrelin e Malësisë së Madhe, por edhe të librave të tjerë, po zhvillohet pikërisht këtu në Sallën e Shën Nenë Terezës, në Kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork, e cila para disa javësh festoi 25-vjetorin e inuagurimit të saj. Por, mund të jetë e rastësishme që ky promovim po bëhet gjithashtu në 100-vjetorin e lindjes së Françeskanit famë-madh At Zef Pllumit, me origjinë nga Shkreli. Zef Pllumit, autorit të veprës së madhe mbi krimet barbare të regjimit komunist në Shqipëri për pothuaj një gjysëm shekulli – dokumentuar në veprën e madhe, “Rrno për më tregue”. At Zef Pllumi — Krenaria e Shkrelit dhe “Nderi i Kombit — është një prej françeskanëve më të mëdhej shqiptarë dhe njëri prej protagonistëve kryesorë të librit: “SHKRELI – Histori dhe ngjarje të vërteta”, të autorit Z. Gjon F. Ivezaj.
Libri është mjaft seleksionues por dhe gjithëpërfshirës për ato që i paraqet lexuesit, për temat mbi krahinën Shkrel dhe për personalitetet e dalluara të asaj zone historike, duke filluar nga Dasho Shkreli, (Djal fisi e burrë nderi), At Zef Plumi (Kleriku françeskan nga Shkreli), At Anton Luli (Dëshmitar i mbijetesës së torturave çnjerzore, e deri tek shkrimtari e poeti Azem Shkreli (nga Shkreli i Rugovës) dhe shumë personalitete të tjera të atij fisi, të njohura e më pak të njohura. Libri përmbledh dhe pasqyron, gjithashtu, fakte dhe dëshmi mbi fisin e Shkrelit edhe nga studiues të huaj, perfshir albanologun e ndjerë Robert Elsie, Edit Durham, e të tjerë.
Historia është mësuesja e jetës (magistra vitae est), ka thenë Ciceroni. Gjuha, identiteti dhe kultura e lashtë janë shpirti dhe fryma që kanë mbajtur gjallë fisin e Shkrelit përball sfidave, shpeshëherë, të rënda, gjatë historisë. Kush nuk ka dijeni për figurat më në zë të Kombit shqiptar, përfshir edhe ato të Malësisë së Madhe dhe veçanërisht në këtë rast, fisit të Shkrelit – figurat e shquara e protagonistë që shfaqen në libra si ky që promovohet sot – ai atëherë nuk ka mësuar asgjë nga historia, se si të ndjehet shqiptar, me gjuhë, kulturë e identitet kombëtar. Dikush mund të thotë se është shqiptar, por, sigurisht, ndihet i huaj në shtëpinë e vet, kur nuk njeh të kaluarën e vërtetë historike të familjes, të fisit dhe të Kombit. Historia mësohet duke lexuar libra të historisë si, “SHKRELI – Histori dhe ngjarje të vërteta”, së bashku me një seri materialesh të tjera shkencore, historike dhe kulturore mbi Malësinë e Madhe dhe malësorët të autorit Gjon Frani Ivezaj.
Prandaj, po e mbyll këtë paraqitje modeste me një porosi ose më mirë me një thirrje për lexuesit shqiptarë kudo, nga shkrimtari dhe poeti, Ernest Koliqi, dikur Ministër i Arsimit, i cili ka përhapur mësimin e gjuhës shqipe, kulturën dhe identitetin shqiptar anë e mbanë trojeve shqiptare, në fillim të 1940-ave. Ai ka dërguar mbi 200-mësuesë e mësuese në Kosovë, Mal të Zi dhe trojet tjera shqiptare. Si pronar i revistës së famshme “Shëjzat”, porosia e tij për lexuesit shqiptarë, në kohën e tij dhe sot, e që ia vlen ta citojmë me këtë rast promovimi të librit: “SHKRELI – Histori dhe ngjarje të vërteta”, të autorit Z. Gjon F. Ivezaj, është: “Lexues i dashtun, ashtu si e ushqen trupin me bukë e bylmet, ushqeje shpirtin me libra e shfaqje të arteve shqiptare. Në një skutë të shtëpisë s’ate mos të mungojë libri shqip dhe libri në gjuhë të huej që flet për Shqipni. Në lexim të tyne, gjaku i yt ka me gufue plot hare, se në ‘të ka me ndie frymën e Atdheut t’adhuruem.”
Duhet theksuar fakti se libri: “SHKRELI – Histori dhe ngjarje të vërteta”, ka një vlerë të dyfishtë pasi është i shkruar në shqip dhe anglisht, duke bërë të mundur leximin nga anglisht-folësit amerikanë që dëshirojnë të dinë më shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por edhe për brezin e ri të shqiptaro-amerikanëve – fëmijve tanë pra – nëse nduan të mësojnë sadopak për prejardhjen e tyre. Përkthimi nga një gjuhë në tjetrën nuk është kurrë i lehtë – është një art në vetvete – e sidomos përkthimi i poezisë nga shqip në anglisht është gjithmonë një sfidë edhe më e madhe. (Eposi i Legjendave në Këngë Epike të Shkrelit). Por megjithkëtë, pjesa anglisht e librit e ka vlerën e vet të shtuar për brezin e fëmijve të familjeve shqiptare të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të cilët – gjuhën shqipe nuk e kanë në nivelin e duhur. Atyre, ky libër u jep mundësi – në anglisht — të mësojnë diçka nga historia e të parëve të tyre dhe nga të dhënat etnografike përshkruese, të preardhjes së familjeve të tyre – në këtë rast, nga Shkreli i Malësisë së Madhe.
Kështuqë, Libri “SHKRELI – Histori dhe ngjarje të vërteta”, meriton të lexohet nga të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë diçka më shumë për historinë e atyre trojeve, personalitetet e saj, si dhe për zhvillimin e disa prej ngjarjeve historike të krahinës Malësi e Madhe – e madhe ndoshta jo aq shumë për nga sipërfaqja gjeografike – por gjigande për nga qendresa, nderi, besa e burrëria!
Duke e përgëzuar për veprimtarinë e tij frytdhënse gjatë viteve — 10 vepra gjithsejt dhe një mori materialesh të tjera historike — Profesor Gjon Fran Ivezajt i urojmë jetë të gjatë, ndërsa presim prej tij edhe vepra të tjera të çmueshme në dobi të historisë dhe etnografisë së trojeve të Malësisë së Madhe, në veçanti, por edhe të çeshtjes kombëtare në përgjithësi.
Falënderimet e mia për ftesën!
- Autori i këtij shkrimi është shpallur Qytetar Nderi i Komunës Shkrel, (2012) dhe Qytetar Nderi i Malësisë së Madhe (2023)
Kryeministri Kurti takoi pjesëtarë të mërgatës dhe përfaqësues të shoqatave shqiptare në Turqi
Izmir, 6 korrik 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi dhe bashkëbisedoi në Izmir pjesëtarë të mërgatës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare nga Izmiri, Bursa, Manisa e Stambolli.
Ai i njoftoi ata me progresin, zhvillimet në vend dhe qeverisjen në këto më shumë se tre vjet, duke veçuar indikatorët ekonomikë që tregojnë rritjen për dyfish të investimeve të huaja dhe eksporteve, rritjen e të hyrave tatimore për 2/3, pa ndërruar politikën fiskale, dhe nivelin e punësimit, sidomos te të rinjtë.
Kryeministri gjithashtu veçoi arsyet se pse Kosova ofron një mjedis të favorshëm për investime, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, besimin në institucionet publike, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga Fitch Rating. Me këtë rast, ai u bëri thirrje që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi ynë dhe të investojnë, teksa shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës sonë në Turqi, sa në ruajtjen e raporteve të mira, aq edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Në këtë tubim i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit Dr. Cemil Tugay, me të cili kryeministri Kurti gjithashtu pati një takim gjatë qëndrimit në Izmir.
Vinci, Vincimus – edhe të mundur ata triumfuan mbi të keqen
Në Shkodër përurohet busti i Kardinalit të parë shqiptar, Mikel Koliqi

Nga Frank Shkreli
Kardinal Koliqi i dënuar mbi 40-vite në burgjet dhe kampet e regjimit komunist enverist, ndër të tjera, nën akuza fals — se dëgjonte radio-transmetimet e huaja
“Ata”, idetë e të cilëve triumfuan kundër së keqës, ishin mijëra e mijëra të pushkaktuarit, të persekutuarit, të burgosurit e të përndjekurit, të vuajturit nepër kampe komuniste të përqendrimit, me dekada, siç ishte Kardinal Mikel Koliqi. I dënuar tri herë për pothuaj 40-vjet burg e kampe pune, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – por i mbijetuar i atij regjimi barbar, që robëroi një popull të tërë për pothuaj gjysëm shekulli, ndërsa zhduki nga faqja e dheut ajkën intelektuale shqiptare — mijëra kundërshtarë të atij regjimi – ndër më të mirët e Kombit. Por, megjithë vuajtjet e mundimet, idetë e tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike, pro-perendimore, triumfuan, më në fund, kundër të keqës së shekullit XX: komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik — dhe regjimit barbar të Enver Hoxhës — pjellë e keqe e të cilit ishte komunizmi shqiptar.
Një ndër këta të mbijetuar të regjimit komunist në Shqipëri, pra, ishte edhe Mikel Koliqi – i emëruar kardinali i parë shqiptar nga Papa Gjon Pali i II, me 26 Nentor të vitit 1994, në Vatikan – “një prift sy pa trembur dhe heroik”, i dalluar për vepra të larta trimërie dhe vetmohimi, citim i Papa Gjon Palit II, nga nekrologjia e gazetës së njohur amerikane, Nju Jork Tajms, me rastin e kalimit në amshim të Kardinalit shqiptar, në moshën 94-vjeçare, me 28 Janar,1997. Mikel Cardinal Koliqi of Albania Dies at 94 – The New York Times (nytimes.com)
Ndërkaq, Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, nepërmjet korrespondetit të saj Pëllumb Sulo, njoftoi nga Shkodra se “Në këtë 30 vjetor të shpalljes së Kardinalit të parë shqiptar Mikel Koliqi, mbrëmjen e së shtunës, në sheshin përpara Arqipeshkvisë dhe Famullisë, “Zoja e Shkodrës” në Shkodër, u vendos busti i tij, vepër e skulptorit Pjerin Kolnika.”
Gjithashtu, Zëri i Amerikës transmeton nga Shkodra se, në atë ceremoni përuruese ditën e shtunë, mori pjesë Arqipeshkvi i Shkodër- Pultit, imzot Angelo Masafra dhe historiania Nevila Nika. Ata vlerësuan “Kardinal Koliqin si një ndër figurat më të shquara të Kishës Katolike Shqiptare, njeriu që u bë simbol i vuajtjeve dhe persekutimit gjatë diktaturës komuniste, klerik katolik, muzikolog dhe publicist, që u burgos tri herë dhe u dënua me 40 vjet heqje lirie, vite këto që i kaloi në burgjet dhe kampet e punës të regjimit komunist”, theksohet në lajmin përmbledhës të ceremonisë, njoftoi Zëri i Amerikës nga Shkodra.
“Kardinali Mikel Koliqi ndër figurat më të ndritura të Kishës Katolike Shqiptare — simbol i persekutimit të katolikëve dhe i popullit shqiptar gjatë regjimit komunist”, është shprehur Arkipeshkvi Shkodër-Pult, Angjello Massafra, në fjalën e tij gjatë përurimit të bustit të shtunën që kaloi në Shkodër. “Dëshmitar i gjakut të martirëve derdhur për fe e Atdhe nën rrethana rrënqethse e tejet tragjike në diktaturën komuniste, ateiste në Shqipëri. Jeta dhe vepra e Kardinal Koliqit ishte dhe është për të gjithë shqiptarët shembull i testamentit shpirtëror e kombëtar. Pra, një udhërrëfyes për të gjithë ne se si duhet punuar, të bashkuar në mirëkuptim për një të ardhme më të mirë për popullin e vendit dhe me një përkushtim me përvujtëri duke kërkuar e përvetësuar gjithmonë vlerat e vërteta e të shëndosha, njerëzore, shoqërore, shpirtërore, kulturore e kombëtare e fetare”, përfundoi fjalën e tij vlerësuese për jetën dhe veprimtarinë e Kardinal Mikel Koliqit, Arkipeshkvi i Shkodër-Pultit, Angjello Massafra. Kjo ceremoni në Shkodër kushtuar përurimit të bustit të një prej klerikëve më të vuajtur nga regjimi komunist dhe më të njohur të Kishës Katolike Shqiptare, njëkohësisht, edhe vëllai i Poetit e shkrimtarit të madh Ernest Koliqit, i cili ka vdekur në mërgim si kundërshtar i komunizmit, na bën të besojmë se gjithçka në këtë botë, ndryshon e përtrihet dhe se e mira, kryesisht, triumfon mbi të keqën.
Kujt do ia merrte mendja, para shembjes së Murit të Berlinit, se pas pothuaj një gjysëm shekulli komunizëm, në Shkodër – në qytetin e “muzeut të ateizmit” dikurë, do ndërtohej busti i Kardinalit Mikel Koliqi, pjesëtarit të një prej familjeve më të njohura anti-komuniste në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë.
Kjo ceremoni e mirëseardhur — ndonëse e vonuar dhe jo e plotë në shumë aspekte, e të shtunës që kaloi — tregon se brezat e shqiptarëve, heronjtë e vet, të vërtetë do i nderojnë dhe respektojnë ndër shekuj, ndërsa diktatorët barbarë të gjitha ngjyrave, sidomos ata komunistë – do harrohen dhe e vërteta historike, do të triumfojë, gjithashtu, heret ose vonë. Urojmë dhe shpresojmë që kujtimi i heronjve të vërtetë të Kombit, siç është kujtesa nepërmjet ndërtimit të bustit të Kardinal Mikel Koliqit në Shkodër – do të frymëzojë brezat e ardhëshëm të shqiptarëve për një bashkim dhe bashkpunim më të mirë kombëtar.

Kardinal Mikel Koliqi midis Papa Gjon Palit të II dhe Mons Rrok Mirdita, ish-Kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit
Djalli me një sy!
Florim Zeqa
Kjo që do të lexoni më poshtë nuk është përmbajtje teologjike, por persiatje e pastër njerëzore për sfidat e jetës në përballje me djajtë e zi në vendlindje dhe perëndim. Djajt janë të njëjtë pa dallim ngjyre dhe lloji, por djalli me një sy dallon për marrëzitë e tij, anipse në popull më shumë njihet si djalli (dreqin) lara-lara.
Dallimi mes engjujve dhe djajve
Të gjithë njerëzit besojnë në Zot edhe pse nuk e shohin, besojnë në Engjuj dhe në Djajë që nuk i shohin, por fatkeqësisht në ditët e sotme gjithnjë e më shumë po ju besojnë djajve me fytyrë njeriu, e shumë më pak ju besojnë njerëzve të mirë që janë engjuj të vërtetë mbi sipërfaqën e tokës me të cilët takohen çdo ditë në jetën e përditshme.
Besimtarët e të gjitha konfesioneve fetare i besojnë ferrit dhe parajses në botën tjetër, anipse çdo ditë e përjetojnë parajsen dhe ferrin në jetën e tyre të përditshme! Secili nga ne i takojmë engjujt dhe djajtë, nganjëherë pa ju kushtuar vemëndje të caktuar.
Engjuj janë të gjithë ata që mendojnë pozitivisht, që bëjnë punë të mira për veten, familjen dhe të tjerët, që reflektojnë shpresë dhe pozitivitet, që krijojnë frymë unifikuese në lokalitetin ku jetojnë.
Kurse djajë janë shpirtëzinjët dhe shpirtëligët, janë ndarësit dhe përçarësit e rrethit shoqërorë, janë egoistët që e urrejnë çdo vlerë dhe çdo të arritur të të tjerëve. Djajtë janë krijesat më të këqija dhe fatzeza mbi sipërfaqen e tokës.
Djajtë trillojnë, shpifin dhe fantazojnë ndaj njerëzve më të urtë dhe më të mirë, më të ditur dhe dhe më të ngritur, më të pastër dhe më të dlirë në mesin e shoqërisë sonë.
Përderisa engjujt qëndrojnë pranë dhe i mbrojnë njerëzit e mirë, djalli rri i zgjuar për t’i atakuar njerëzit e mirë.
Përderisa engjujt janë mbrojtës shpirtëror dhe fizik i njerëzve të mirë, djajtë veprojnë në errësirë apo thënë ndryshe, janë nëntoka e njerëzimit!
Engjullin mbrojtës mund ta përkufizojmë si energji pozitive të njeriut të mirë e cila manifestohet me dashuri njerëzore, kurse djalli është varfëria shpirtërore e njeriut të keq e cila manifestohet me veprimtari të errët dhe destruktive ndaj atyre që kanë vlera dhe veti të larta njerëzore.
Njeriu i mirë ka nevojë për mbrojtje të përhershme nga engjujt
Njeriu i mirë me ndjenja pozitive shpirtërore dallon sikur dita me natën me njeriun pa ndjenja apo me prirje negative.
Njeriu me ndjenja pozitive (enjëlli) nuk ka ndjenja negative në shpirtin e tij, kurse njeriu i keq me ndjenja negative (djalli) shkakton urrejtje dhe përçarje në mesin e njerëzve shpirtëmirë. Për këtë arsye njerëzit e mirë vuajnë shumë dhe gjithnjë kanë nevojë për mbrojtje nga engjujt në në tokë!
Sikurse shteti që ka nevojë për mbrojtje ushtarake, edhe njeriu i mirë ka nevojë për engjujt e tij mbrojtës.
Njeriu si qenja më e zhvilluar dhe më e përsosur në rruzullin tokësorë ka nevojë për mbrojtje të përhershme nga atakimet e krijesave të liga apo njerëzve shpirtëkëqinjë, të cilët i pengon çdo gjë e mirë tek të tjerët!
Sa më shumë që të bashkohen njerëzit e mirë mes vete, aq më largë do të qëndrojë djalli prej tyre!
Djalli qoftë edhe me një sy, prapë është i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm për rrethin shoqërorë! Andaj, nëse dëshironi të jeni të sigurtë në rrugëtimin tuaj jetësorë bashkohuni o njerëz të mirë.
Vëllezër dhe motra shqiptare bashkohuni rreth njerëzve të mirë dhe duajeni njëri-tjetrin pa interes siq ishit në të kaluarën e afërt kur e ndanit gjithçka me njëri-tjetrin dhe padyshim do të jeni më të lumtur dhe më të gëzuar seqë jeni sot të ndarë dhe të kandasisur!
Disa herë në jetën time jam përballur me djajë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, por më i rrezikshmi më doli djalli me një sy, rrefimin për të cilin do ta shpalosi në romanin tim të parë me të njëjtin emër, ‘Djalli me një sy’.
Hamit Shala, me ndihmesë së veçant në ndërtimin dhe rimëkëmbjen e institucioneve të Kosovës

Nga: Arif Ejupi
Dje, në Letanc të Podujevës, i është dhënë lamtumira e fundit Hamit Ramadan Shalës,i cili me punën e tij profesionale dhe të ndershme deri në vdekje kontribuoi në ndërtimin dhe rimëkëmbjen e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Hamit Shala,lindi më 1955 në fshatin Letanc të Llapit. Shkollën 8-vjeçare dhe Gjimnazin e Përgjithshëm i kreu me sukses të shkëlqyer në Podujevë.
Dashurinë për shkollën Hamiti e kishte fituar qëkur ishte fëmijë nga vëllezërit e tij, më të mëdhenj Bajrami dhe Abdullahu, mësues gjegjësisht arsimtar të hershëm në shkollat e komunës së Podujevës.
Bajram Shala,si njëri nga mësuesit e parë të Llapit, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore,me punën e tij të palodhshme ndihmoi në çrrënjosjen dhe flakjen e analfabetizmit në fshatrat e thella malore të grykës së Mavriçit.
Puna e tij e zellshme dhe e përpiktë edhe pse kanë kaluar dekada kujtohet edhe sot nga ish-nxënës e nxënëse, të fshatrave Llapashticë e Epërme, Buricë, Gllamnik dhe Shtedim të regjionit të Llapit.
Në procesin edukativo-arsimor u shqua edhe i vëllai Abdullah Shala, i cili si Arsimtar i lëndës së Matematikes, në shkollat e qytetit të Podujevës, arriti të mbjellë dashuri të vërtetë tek nxënësit në këtë fushë me kuadro deficitare.
Djem e vajza të kësaj familje të nxitur dhe të motivuar nga këta dy pishtarë të Arsimit llapjanë, kanë kryer Fakultete dhe Shkolla të Larta në Universitetin e Kosovës.
Me pasionin për lexim dhe studim me bazë dallonte Hamit Shala,i cili në afat i kreu studimet në Fakultetin Juridik,për të vazhduar më pastaj edhe me ato të shkallës së tretë.
Hamiti si kuadër i specializuar i Jurisprudencës në fillim të viteve 80-të,punësohet në kuvendin komunal të Podujevës. Edhe pse ishte periudhë mjaft e rëndë ai detyrën prej juristi e kreu pa qenë i ndikuar prej rrymave politike të asaj kohe.
Meqë, familja Shala, kishte prona të mëdha në fshatin Letanc,Hamiti me të përfunduar orarin e punës gjendej në ara dhe kopsht. Ai gjithçka që krijoi, krijoi me djersë dhe punë të ndershme.
Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, Hamiti i kthehet profesionit të tij, prej eksperti në fushën e Drejtësisë.
Meqenëse qysh në fillim të viteve 90-ta, nga Administrata e komunës së Podujevës, ishin përjashtuar të gjithë udhëheqësit dhe nëpunësit shqiptarë nga regjimi gjakatar i Serbisë, gjithçka kishte dalë jashtë binarëve.
Serbia në këtë komunë sjell njerëz të saj të paarsimuar dhe vandal . Ata me porosi nga Beogradi, shkatërrojnë dokumente dhe dosje të shumta të krijuara me sakrificë e mund nga breza të shumtë.
Hamit Shala edhe pse i vetëdijshëm që duhet të punohet natë e ditë për t’i kthyer gjërat në vend të duhur pranon detyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme në komunën e Podujevës.
Shala një njeri i qetë dhe modest e mbi të gjitha i përgatitur për punë ekipore shumë shpejt nis ta bëjë rimëkëmbjen e Administratës.
Hamiti ishte shtatlartë dhe energjik që asnjëherë nuk ankohej. Gjatë verës kur mërgimtarët vinin në pushime ai dhe stafi i tij, ishin në shërbim të tyre deri në orët e vona të mbrëmjes. Serioziteti dhe përkushtimi për t’i dalë në ndihmë çdonjërit bënte që ai ta ketë respektin e merituar.
Përvoja e gjatë dhe sukseset e njëpasnjëshme Hamitin e sjellin më 2009,në pozitë udhëheqëse edhe në Administratën e Përgjithshme të komunës së Prishtinës. Ndërkohë, Hamiti emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Financave në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Republikës së Kosovës.
Edhe këtu kontributi i tij vlerësohet lart. Ai së bashku me kolegun e tij Ramë Manaj, merr pjesë në Simpoziume dhe Konferenca të ndryshme Ndërkombëtare, ku prezantojnë dokumente të një rëndësie të veçantë mbi Kosovën dhe shqiptarët.
Patjetër duhet theksuar pjesëmarrjen më 15 nëntor 2016 në Simpoziumin Ndërkombëtar të Zagrebit.
Me këtë rast temë diskutimi ishte “ E drejta e refugjatëve në dokumente”. Veç kësaj z. Hamit Shala, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e përfaqëson edhe më 19 maj 2019, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shala në përpjekje për ta bërë këtë institucion më të përdorshëm për qytetarët viziton edhe disa vende të Perëndimit, me qëllimin që përvojat e atjeshme të digjitalizimit dhe klasifikimit të dokumenteve t’i sjell edhe në vendin tonë.
Z.Shaban Fetah Ejupi, Zyrtar i lartë në Agjencinë e Arkivave të Republikës së Kosovës, lajmin mbi vdekjen e hershme të kolegut të tij, Hamit Shala e ka marrë me pikëllim të thellë dhe dhembje të madhe.
Ai i rënduar emocionalisht thotë” Hamiti përveç familjes së tij do të na mungojë edhe ne kolegëve, që vite të tëra punuam me te” Personalisht do ta ndjejë gjatë mungesën e tij, ngase me Hamitin, kam punuar 7-8 vite, edhe në Administratën e komunës së Podujevës.”
Vdekja e Hamit Shalës,i ka prekur edhe shumë shokë e miq mërgimtarë në vende të ndryshme të Perëndimit dhe SHBA.
Hamit Kamberi një mërgimtar i hershëm nga Komogllava e Ferizajt në Gjenevë të Zvicrës, me nostalgji dhe admirim flet rreth njohjes dhe miqësisë me emnakun e tij Hamit Shala.
Kamberi thotë” isha i habitur edhe pse Hamit Shala,gjatë periudhës së pasluftës mbante pozitën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme në komunën e Podujevës, nuk ndahej nga puna në bujqësi për asnjë çast. Ai në kohë pushimi vjetor me Autokombajnën e tij, gjatë korrje-shirjeve ishte i rregullt edhe në fshatin tonë.”
Me vdekjen e tij të parakohshme kam humbur një mik e shok të pazëvendësueshëm thotë me zë të ngjirur Hamit Kamberi.
Njerëzit e vyeshëm dhe të sinqertë si Hamit Shala,përveç boshllëkut në familje lënë boshllëk edhe në shoqëri.
Unë, si autor i kësaj nekrologjie, Hamitin e njoha qëkur isha fëmijë . E, kam dashur dhe çmuar për urtësi ,ndershmëri, modesti e virtyte të larta njerëzore. Andaj, bëj lutje që shpirti i tij, të prehet i qetë edhe në amshim, ashtu siç ishte në jetë !
Përkundër dhembjes së madhe familjarë, miq dhe shokë ngushëllohen me faktin që Hamit Shala, la pas vetes një familje të shëndoshë dhe të arsimuar. Dy djemtë e tij, Armendi dhe Vullneti, kanë kryer studime superiore, niveli Master në Universitetin e Kosovës.

Ndërkaq, vajza Albulena Shala, në moshë fare të re, ka doktoruar në shkencat ekonomike, dhe me sukses bënë punën e ligjërueses në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës.
Që Lajçaku të jetë sërish “ndërmjetësues i bisedimeve” Kosovë-Serbi, bëhet që të mos ketë rezultate !

Gani I. Mehmeti
Deri sa BE i zgjati Lajçakut postin e ndërmjetësuesit për bisedime ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo lë të kuptohet se, vetë BE nuk e mirëpret dhe nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve.
Lajçak është një kohë të gjatë si ndërmjetësues, por deri tani ai nuk ka bërë asgjë, përveç që ka mbajtur bisedimet në të njëjtin vend, në mos më keq. po, sepse, ai është parë haptas në përkrahje të Serbisë, bashkë edhe me Borellin. E, deri sa në vend të Borellit do të vijë dikush tjetër, nuk e di se çfarë qëndrimi do të ketë ndaj Serbisë Lajçaku, por aspak nuk është i mirëpritur nga pala kosovare, jo vetëm nga ata që janë në ekipin e bisedimeve, por ai është i irrutuar edhe nga popullata e Kosovës, sepse nuk ka bërë asgjë dhe as që pritet të bëhet diçka me të, pra është kohë e humbur, apo numërim në një vend.
Ai, siç thotë ajo fjala e urtë shqipe “S’ka çka i ban gomarit e i sjell samarit”. Gomarit, sepse ai lëviz, nuk rri e nuk mund t’i bëjë asgjë, ndërsa samari nuk lëvizë, çoje nga të duash, bëji çka të duash, silli o mos i sill, ai mbetet aty, pa bërë zë. E, kështu, Serbia që ka forcën, ka armatimin, ka Rusinë e Kinën, më kot përpiqen ta largojnë prej tyre e ta sjellin në BE, i bëjnë lajka, nuk e dënojnë, e përkëdhelin, nuk marrin masa ndaj saj, e rrahin krahëve, në vend se ta dënojnë.
Por me Kosovën sillen ndryshe, sepse kjo është ende në duart e ndërkombëtarëve dhe duhet të bëjnë ashtu si kërkojnë këta, e në veçanti, ashtu siç kërkon Lajçak. Shih për këtë iu shtuan masat, nën të cilat është ende pse kërkon të vendos rend e ligj edhe atje ku nuk kishte, pse ndoshta janë të paguar nga Serbia, e cila nuk lë gur pa lëvizur në dëm të Kosovës.
Sipas nesh, të gjithë hapat që i ka marrë Kosova për në veri, për çka iu vunë masat, kanë qenë legjitime, por këtu kanë ardhur në zbatim kërkesat e Vuçiqit përmes “ndërmjetësusesëve” të bisedimeve dhe Kosova ende vuan nën ndëshkimin e Lajçakut e Borellit bashkë edhe me disa proserbë të tjerë.
Serbia nuk e dëgjoi BE-në për sanksione ndaj Rusisë, nuk dëgjoi as për vizitat e marrëdhëniet me Rusinë, Serbia bëri agresion në veri të Kosovës, e kjo do të thotë ndaj Kosovës, por asgjë, po presin “raporte” nga Kosova, sikur nuk ishte brenda EULEX-i, besa në veri edhe UNMIK-u dhe vetë KFOR-i, që u sulmua aq në mënyrë barbare nga serbët – dhe asgjë askujt!
Për fund, vetëm po e përsërisë edhe një herë se: Deri sa të jetë Lajçaku ndërmjetësues i bisedimeve, përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, nuk ka.


