Kreu Blog Faqe 781

Rreth fshehjes së të vërtetës që e thotë Nysret Pllana dhe moskuptimi i saj nga gazetarët e xhunglës së fjalëve të pakuptimta

1
Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Avokati Asdren Bytyqi, i cili përfaqëson Bashkësinë Islame të Kosovës në padinë kundër Nysret Pllanës dhe Milazim Gashit, prodhoi një budallallëk të pamatshëm në emisionin “Debat Plus” kur tha :
“Këto debate për ekstremizmin fetar dhe islamofobinë drejtuesit e shtetit serb i përdorin gjithmonë si argumente në takimet e tyre me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për të na paraqitur para tyre si një komb ekstremist fetar”.
Po të isha në studio në atë moment, do t’i isha përgjigjur kështu:
Atëherë pse e mbron BIK-un që e furnizon çdo ditë Serbinë me argumente të padiskutueshme ?
Epo, pikërisht për të pasur argumente të dukshme dhe të prekshme në biseda me politikanët më me ndikim të Evropës dhe SHBA-së, Serbia solli në Kosovë shumë imamë të shkollave ekstremiste, vehabiste, terroriste, salafiste, xhihadiste dhe binladeniste, gjuha amtare e të cilëve ishte shqipja.
Ose më qartë, Serbia financoi ndërtimin e xhamive të tyre, të cilat pa asnjë problem hynë nën çatinë e BIK-ut.
Dhe pikërisht në ato xhami ata rekrutuan, mblodhën, frymëzuan dhe trajnuan mbi 400 terroristë, të cilët më vonë i dërguan në Siri, duke u paguar atyre 50,000 euro për pjesëmarrje, 75,000 euro për sulmet terroriste në qendrat tregtare më të frekuentuara të botës dhe 100,000 euro për humbjen e jetës së tyre dhe marrjen e titujve të martirëve apo shehidëve.
Vetë fakti që drejtuesit e BIK-ut po i fëlliqin pantallonat e tyre nga paniku se do të dalë e vërteta në shesh, është një provë e padiskutueshme se ata duan t’ua mbyllin gojën, veshët dhe sytë jo vetëm njerëzve të besueshëm si Nysret Pllana që po përpiqen ta dëshmojnë të vërtetën, por edhe njerëzve të zakonshëm, të cilët me sytë dhe veshët e tyre po i shohin dhe dëgjojnë ndryshimet në predikim, infrastrukturë dhe veshje.
Përveç kësaj, në çdo iftar të Ramazanit dhe në çdo festë të Bajramit, ata po e shohin shfaqjen e Islamit politik, ekstremist dhe terrorist në sheshet kryesore të vendit tonë.
Në sytë e kujt dëshiron të hedhësh pluhur o njeri injorant dhe lakmitar, që do ta mbroje edhe vetë Bin Ladenin para çdo gjykate vendase dhe ndërkombëtare për para?
Sipas teje, alienët qenkan shkaktarë të krimit të organizuar, korrupsionit, devijimeve, perversiteteve, vrasjeve politike, ekstremizmit dhe terrorizmit fetar, uzurpimeve, konspiracioneve, sabotimeve dhe tradhtive.
Ose edhe më saktë, sipas teje, alienët qenkan shkaktarë të të gjitha devijimeve në Kosovën e pasluftës në politikë, arsim, kulturë, sport, shkencë, fe, ekonomi, financa, ndërtim, planifikim urban, si dhe në menaxhimin e buxhetit, thesarit, fondeve të investimeve, donacioneve, tenderave etj.
Sipas teje, të gjithë individët që janë ekstrem kritikë ndaj të gjitha dukurive negative të përmendura më sipër qenkan ekstremistë politikë dhe fetarë.
A ka absurditet më të madh se ky?
Por nuk ke faj ti, sepse në këtë shoqëri dhe shtet, jo vetëm që askush nuk merret me shkaqet dhe shtytësit e vërtetë të dukurive negative të lartpërmendura, por të gjithë gazetarët dhe analistët e shitur krijojnë një xhungël fjalësh të pakuptimta rreth veprave të tyre të liga.
Pse e bëjnë këtë?
Sepse pikërisht në këtë xhungël fjalësh dhe përfundimesh të pakuptimta, shumica e tyre përpiqen t’i fshehin krimet e kriminelëve të të gjitha zhanreve, disiplinave, fushave, sektorëve dhe sferave.
Pyetja është se kush i paguan këta kriminelë dhe tradhtarë shumëdimensionalë ?
Ndër të tjera, Sputniku rus.
Dhe kjo është pikërisht ajo kolona e pestë e konspiracionit mediatik, të cilin e kam përshkruar dhjetëra herë në letrat e mia.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që është e pamundur të bëhet një diagnozë e saktë që do ta prodhonte një terapi efektive për shërimin e pacientëve shoqëri dhe shtet, por gjithashtu prodhohen gënjeshtra të mëdha politike, kulturore, fetare dhe historike, në grackat e të cilave bien shumë injorantë, naivë, të varfër dhe të pasigurt, të cilët më pas paraqesin rrezik të madh për shoqërinë dhe shtetin.
Njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë se kjo është pikërisht ajo lufta speciale e famshme e Serbisë kundër Kosovës, e cila po zhvillohet me sukses në disa fronte në të njëjtën kohë, sepse klasa jonë politike dhe intelektuale përbëhet nga një numër i madh injorantësh, kriminelësh, lakmitarësh dhe tradhtarësh, të cilët jo vetëm që nuk e mbrojnë shoqërinë dhe vendin nga rreziku i luftës speciale të Serbisë, po e rrezikojnë edhe më shumë..
Shqiptarët e thjeshtë gjithashtu nuk duhet të çuditen pse prokuroria dhe drejtësia jonë nuk kanë arritur t’i zbulojnë autorët e asnjë krimi të rëndë politik, ekonomik apo financiar, sepse ato janë të përbëra nga gjyqtarë dhe prokurorë që flenë nën të njëjtin jorgan me oficerët e inteligjencës serbe..
Për fat të keq as shërbimi ynë sekret nuk është i kursyer nga njerëz të tillë.

Sekretari Blinken falënderon Presidenten Vjosa Osmani në fjalimin e tij në kuadër të Samitit të NATO-s

0

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Faleminderit, Sekretarit Blinken për mbështetjen e fuqishme në fjalimin e tij të sotëm në kuadër të Samitit të NATO-s!

Së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë, do të vazhdojmë të ecim përpara!

Avni Spahiu për librin e Adem Lushajt mbi Manastirin e Deçanit

Avni Spahiu, redaktor i librit

Libri studimor i Adem Lushajt “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore” meriton të shihet në të paktën dy rrafshe të rëndësishme, nga që ai hedh dritë mbi historinë, përkatësinë, rolin dhe ndërlikimet historike, etnike dhe politike të një manastiri i cili, të paktën në të kaluarën e afërt është përdorur nga regjimi serb si një mjet për të shtrirë politikën e vet hegjemoniste dhe grabitëse ndaj shqiptarëve. Së dyti, është dëshmi se sa e nevojshme është  të punohet me përkushtim në për ndriçimin e një teme të caktuar, fare pak të prekur nga  historiografia shqiptare dhe se ç‘rëndësi kanë studime të tilla, për të sqaruar të vërtetën historike, sidomos në këtë rast, një çështje jetike  për rajonin Deçanit, meqë rastet si ky janë të ngjashme edhe me anë të tjera të Kosovës lidhur me rolin e kishës serbe në shërbim të politikës së ditës të Serbisë.

Një studim i tillë do të ishte i mirëpritur sidomos para se të merrej vendim nga UNESCO për të inkorporuar kishat kosovare nën trashëgiminë serbe, si dhe, për më tepër, për t’u dalë në ndihmë politikanëve të Kosovës që në këtë aspekt të kenë materiale dhe fakte të mjaftueshme për të mbrojtur të vërtetën për manastiret dhe kishat serbe në Kosovë. Natyrisht, do t’i ndihmonte ata  që të mbronin të vërtetën mbi këto objekte kulti para botës edhe me rastin e botimit të para disa  vjetëve nga MPJ të së vërtetës mbështetur në mitet  serbe mbi trashëgiminë kulturore të Kosovës  në kuadër të kërkesës për pranim në UNESKO. Në atë përmbajtje, pala  jonë ka pranuar fare hapur dhe pa hezitim se e tërë trashëgimia mesjetare e Kosovës  i takon proveniencës serbe, bashkë me periudhën në vazhdim që pranohet si otomane lindore. Duke qenë se ky “arsyetim” nuk përmban edhe lashtësinë,  në fakt, ky pamflet i MPJ paraqet një mohim të plotë të trashëgimisë shqiptare në Kosovë. Në këtë aspekt, një libër-studim i këtij lloji, siç është shkruar nga Adem Lushaj do të ishte më se i mirëseardhur dhe do të paraqiste një ndihmesë për të mësuar disa fakte të thjeshta dhe të pamohueshme lidhur me këtë çështje. Natyrisht, do të ndihmonte edhe Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila në mungesë të fakteve dhe duke u mbështetur  vetëm në vendimet e ligjit të regjimit të Millosheviçit i njeh Manastirit të Deçanit të drejtën për të përvetësuar një pasuri të konsiderueshme të territorit që i përket komunës së Deçanit.

Se politika kosovare ishte po aq e padenjë në Kosovën e pasluftës dëshmon edhe fakti se asnjëherë nuk është këmbëngulur që të gjitha ligjet e miratuara nga regjimi millosheviçian të shpallen të jashtëligjshme dhe diskriminuese me efekt retroaktiv, në mënyrë që rasteve si ky i Manastirit të Deçanit t’u hiqet baza ligjore mbi të cilën do të mund të merreshin vendime të prera si ai i Gjykatës Kushtetuese. Si rrjedhojë, problemi është rritur në një moment të tillë që sot paraqet një nga çështje kyçe të dialogut me Serbinë dhe kërkesës së ndërkombëtarëve për zbatimin e vendimit dhe të dorëzimit dhe bartjes së pronave dhe zgjerimin e territorit të Manastirit të Deçanit në dëm të interesave publike dhe private të Komunës së Deçanit.

Aspekte të tjera në libër janë vështruar dhe studiuar përmes analizash dhe argumentimesh lidhur me problematikën, argumentime juridike, historike, sociale dhe etnografike lidhur me të vërtetën mbi pronat dhe territorin e Manastirit, i cili jo vetëm që është kthyer në “mollë sherri” për Kosovën por edhe në ngadhënjim të padrejtësisë edhe një herë në dëm të shqiptarëve. Këto argumentime janë të bollshme dhe mbështetura nga të dhëna të dokumentuara që nga e kaluara deri më sot…

Rëndësia e këtij libri, pra është shumëdimensionale dhe paraqet në shembull se si duhet punuar në qasjen e aspekteve të ndryshme të ndriçimit të së vërtetës. Kjo është e nevojshme edhe si rikujtim për historianët tanë që të merren me këtë çështje të historisë së miteve serbe nga që me raste të  tilla  të ngjashme ballafaqohemi pothuajse çdo ditë kur Serbia çdo gjë nga e kaluara e Kosovës e quan dhe e trumbeton si serbe. Shpesh, ia arrin kësaj pikërisht për shkak  të faktit se shqiptarët merren fare  pak me sqarimin e së vërtetës historike lidhur me lashtësinë dhe praninë e shqiptarëve në mënyrë kontinuitive në këto troje.

Amicus Plato, sed magis amica veritas!

0

KËRKESË PUBLIKE

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) duhet të ngrejë një komision me juristë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të vlerësuar saktësinë/pasaktësinë shkencore të dy veprave që janë botuar nga kjo akademi:

  • “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike”, autor Arsim Bajrami;
  • “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”, përmbledhje të kumtesave të konferencës shkencore të mbajtur në Prishtinë, më 23 prill 2023.

Zotit Mehmet Kraja, Kryetari ASHAK-së

Zonjës Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe redaktore e librave “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike” me autor Arsim Bajramin, dhe “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë” përmbledhje të kumtesave të konferencës shkencore të mbajtur në Prishtinë, më 23 prill 2023;

Zotit Jusuf Bajraktari, recensues i librit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike”;

Zotit Agim Zogaj, recensues i librit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”;

Zotit Frashër Demaj, që përgatiti për botim librin “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”,

Anëtarëve të tjerë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,

Profesorëve, asistentëve dhe stafit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,

Të nderuar,

Pasi kam analizuar me hollësi botimin e veçantë të Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të titulluar “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – Aspekte juridike”, të autorit Arsim Bajrami, dhe përmbledhjen e veçantë të titulluar “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”, ku janë përfshirë kumtesat e prezantuara në konferencën e 23 prillit 2023, të përgatitur për botim nga anëtari me korrespondencë i kësaj akademie, Frashër Demaj, kam ardhur në përfundimet e mëposhtme:

  • veprat e lartpërmendura përmbajnë gabime të shumta terminologjike lidhur me krimin e gjenocidit dhe interpretime të pasakta për gjenocidin që ka kryer Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. Rrjedhimisht, ato nuk i plotësojnë kriteret shkencore që të botohen si libra të veçantë, aq më pak në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës;
  • mungesa e njohurive teorike rreth krimit të gjenocidit që karakterizon autorin e librit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike” dhe autorët e “kumtesave shkencore” të përmbledhura në librin “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë” ka pasur për efekt negativ në zhvendosjen e krimeve serbe nga krimi i gjenocidit në kategoritë e tjera penale;
  • një pjesë e konsiderueshme e gabimeve shkencore të autorëve në fjalë janë trajtuar gjerësisht në studimin tim “Krimi i gjenocidit – aspekte teorike dhe studime rastesh”, që është duke u botuar si fejton në faqen e internet https://kosovogenocide.com/ të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” (Në linkun: https://kosovogenocide.com/libra/ mund të gjeni të gjitha pjesët e publikuara deri tani dhe ato që do të publikohen gjatë muajve në vijim);
  • botime të tilla në emër të ASHAK-së me qasje të gabuara ndaj krimit të gjenocidit mund të shfrytëzohen nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë, “për të argumentuar” se gjoja Serbia nuk ka kryer gjenocid në Kosovë;
  • qasjet e tilla të gabuara të akademikëve të librave në fjalë mund të kenë ndikim të madh negativ në përhapjen në mesin e juristëve dhe historianëve të rinj të pasaktësive shkencore rreth krimit të gjenocidit;

Nga arsyet e përmendura më lart, këta libra nuk plotësojnë standardet dhe kriteret e përcaktuara sipas nenit 1 të Rregullores për Veprimtarinë Botuese të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për zhvillimin e veprimtarisë botuese të kësaj akademie dhe janë në kundërshtim të plotë me pikën 5 të nenit 3 të kësaj rregulloreje, sepse me pasaktësitë e mëdha shkencore që përmbajnë, nuk hyjnë në kategorinë e veprave me interes kombëtar, që të botohen si botime të veçanta në emër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Këto janë vetëm disa nga arsyet, që kërkoj publikisht nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës që të ngrejë një komision me juristë vendorë dhe ndërkombëtarë, për të vlerësuar saktësinë/pasaktësinë shkencore të dy veprave që janë botuar nga kjo akademi:

  • “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë – aspekte juridike”, autor Arsim Bajrami dhe
  • “Gjenocidi dhe masakrat e Serbisë në Kosovë”, përmbledhje të kumtesave të konferencës shkencore të mbajtur në Prishtinë, më 23 prill 2023.

Me respekt

Bardhyl Mahmuti

Faruk Osmani, përgjatë tri dekadave ishte aty ku e kërkonte nevoja

0

Nga: Arif Ejupi

Të shkruash me zemër e shpirt të lënduar mbi vdekjen e papritur të një shoku dhe miku është  rëndë tepër rëndë. Mbrëmë vonë mora lajmin thikë në kraharor mbi vdekjen e hershme dhe të papritur  të mikut tim të çmuar Faruk Osmani.

Më 5 korrik në ora 20:00 e 24 minuta, gjejë në sekretarinë telefonike porosinë  “Arif, jam Faruk Osmani, desha të takohemi për një kafe, nesër do të shkojë në Kosovë“ Ndër të tjera Faruku, kishte thënë “Zvicra bëri lojë të bukur, por fati ishte në anën  e anglezëve“

Meqë kishim planifikuar që së bashku me Farukun t’u bënim një vizitë surprizë në Prishtinë, miqve tanë të përbashkët Ibrahim Makolli dhe Selman Kllokoqi, s’ desha ta bezdisja me thirrje, sepse e dija që dy – tri ditët  e para i ka të rezervuara për vajzën e të vëllait Ilirijanën, të cilën e  donte aq sa vajzën e vet Xhevrien.

Arbnori, djali im me të kthyer nga sheshi Planpalais i Gjenevës, ku në ekranin e madh televiziv kishte përcjellë ndeshjen e futbollit ndërmjet Spanjës dhe Francës, që luhej në kuadër të Evropianit “ Gjermania 2024” me lot në sy më thotë “Babi a ke dëgjuar që kishte vdekur axha Faruk?!.. Përnjëherë  më kaploi një angështi dhe pikëllim i pa përshkruar. Ofshava  thellë dhe nisa të qaja…

Me Farukun kishim shumë të përbashkëta . Ishte serioz dhe i fjalës. Ishim njohur  katër- pesë ditë përpara demonstratës së madhe të 25 shtatorit të vitit 1995, që u mbajt përpara selisë së  OKB- së, në Gjenevë.

Që nga ajo periudhë bashkëpunimi dhe miqësia jonë u shumëfishua. Takoheshim shpesh në Shoqatën “Ikballe Prishtina“ e më vonë në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës .

Gjatë vikendit ishim shikues të rregullt të FC. Kosova të Gjenevës, që bënte gara në Ligën e Dytë Regjionale të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, ku në pozitën e qendërsulmuesit luante me mjaft sukses Albani, çuni i madh i Farukut.

Faruk Osmani me njerëzit që kishin shqetësime me shëndetin tregonte interesim të jashtëzakonshëm.  Ai në qershor të vitit 2018, së bashku me bashkëshorten e tij, Atifeten më pati vizituar në Qendrën e rehabilitimit  në Crans Montana të Vales. Me fjalën e tij të ëmbël dhe këshillat e sinqerta t’i ngjallte shpresat për të ardhmen.

Faruku që ciklin 8-vjeçar dhe atë të Mesëm  të shkollimit i kishte përfunduar  në Viti, për të vazhduar me studime në Shkollën e Lartë Teknike të Ferizajt, kishte njohuri të shumta nga historia e lavdishme  e kombit tonë.

Meqenëse  kishte përfunduar  studimet në një fazë kur çdonjëri e kishte jetën në rrezik nga pushtuesit serbo- sllavë, ia dinte vlerën  gjuhës së nënës dhe traditave tona. Ai  gjatë qëndrimit prej tri deceniesh në Gjenevë, u përkushtua me tërë qenien  në të gjitha  aktivitetet që pikësynim kishin çlirimin e Kosovës.

Faruku ndihmesë të madhe dha në Shoqatën humanitare “Nënë Tereza“ të Gjenevës, ku së bashku me veprimtarët si: Elfi Agushi, Miftar Abdullahu, Rrahim Jahiu, Adem Qerkini, Nexhmedin Ilazi etj, ndihmuan me veshmbathje, barëra dhe ushqime shumë familje të varfra të Kosovës.

Si dashamirës  i flaktë i ruajtjes së gjuhës shqipe të krijuar me gjak Faruku, ndihmoi pa u kursyer edhe në mbarëvajtjen e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në kantonin e Gjenevës.

Faruku ishte i angazhuar  edhe në jetën politike të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Ai në dy mandate me shumë sukses e kreu edhe detyrën e këshilltarit në komunën Meyrin. Në kontakte me personalitete publike të Gjenevës e pasqyroi  me argumente  terrorin serbë mbi shqiptarët.

Pas përfundimit  të Luftës në Kosovë z. Osmani e kreu edhe funksionin e Këshilltarit në Ministrinë e Diasporës  së Republikës  së Kosovës.

Angazhimi i tij ishte i gjithanshëm,  prandaj është  vështirë  të zbërthehet veç e veç puna e tij në shoqata, klube  e institucione të ndryshme të Gjenevës dhe Kosovës.

Me vdekjen e Farukut, Diaspora humbi një veprimtar shembullor, e unë një mik familje të pakompensueshëm.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës , pa të cilën  veten e ndjente të  parealizuar !

Serbia, nuk po e zbaton  Marrëveshjen e Konçulit

Nga: Refik Hasani
Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të kohëzgjatjes së negocimit,  arrihet  Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve  si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit zyrtar dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues Politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe  Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket  MUSLIU.
 Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin  pasi kan kaluar po jemi afër çerek shekulli.
Ne, Shqiptarët,  për shkak diskriminimit  ishim në një  kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.
Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar Marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën Kombëtare, Milicinë, Policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, Policinë Ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si:
I. Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,  
 
II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura  në biseda të shpeshta informative, jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,   
 
III. Policia Multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,
Kështu, që në fllim kemi  cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:
Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj
Vazhdohet  sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:
Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё Policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё Këshlit të Sigurimt  tё Organizatë së Kombeve të Bashkuara.
Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën A dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet. 
                        Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të 
1. Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,
2. Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,  
3. Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe
4. Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.
Marrëveshje e Konçulit, do të duhej të rishikohet për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është   ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbesin garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.
Kjo marrëveshje, do të duhej të rishikohet  zbatueshmëria, si për :
I. Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të  tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen  e 48 minibazave në Zonën Tokësore të Sigurisë,  pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon,  kjo është mos zbatim  i Marrëveshjes së Konçulit,
II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit,
III. Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe  në hierarkinë komanduese e  zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,
Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.
Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.    
Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj    Marrëveshja e Konçulit, është momenti  fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet dhe të dilet me një konstatim  pasi Marrëveshja e Konçulit,  ishte rrjedhojë e kryengritjes ësë armatosur përmesë  Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992.
Kur kësaj i shtojm dhe përdoret një Gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim, diskriminimi në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminim edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik.
Në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim në disproporcion me përqindjen e popullësisë së këtyre komunave dhe Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.
*Autori i këtij vështrimi është Refik HASANI.

(Në Foto 1 dhe Foto 2 shfaqet Platforma për parandalimin e konflikteve të armatosura dhe zgjidhjen e krizës në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.)

21 Maj, 2001 (Foto 3) nënshkruhet edhe Amnistia nga ana e Qeverisë së Serbisë, e cila i amniston ushtarët e UÇPMB-së nga “krimet e luftës”.(Ky lloj aministe asnjëherë nuk u respektua nga ana Serbe, pasi që arrestoi dhe përndjeku shumë ushtarë dhe sot e kësaj dite disa ushtarë të UÇPMB-së vuajnë dënimet në burgjet Serbe si dhe shumë të tjerë nuk kanë drejtë të rikthehen në shtëpitë e tyre, për arsye se ende janë në përndjekje nga policia Serbe.)

21 Maj, 2001 (Foto 4) lëshohet edhe një njoftim të cilën e nënshkroi edhe Pieter Feith i cili ishte përfaqësuesë i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, e cila e siguronte se Shqiptarët nuk do të arrestohen dhe rrugëdalja e vetme ishte Amnistia.

Për Uashingtonin dhe Brukselin: Prishtina prodhon përfitime të mëdha strategjike

0

Nga: Peter Marko Marko Tase

Ish-sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Donald H. Rumsfeld, një burrë shteti me një perspektivë të gjerë, më tha një herë në Institutin Hudson (prill, 2011): “Mbrojtja më e mirë, dhe në disa raste, e vetmja mbrojtje, është një ofendim i mirë”. Në një Evropë të trazuar dhe të ndarë gjeopolitikisht, aksioma e Sekretarit Rumsfeld është gjithnjë e më e rëndësishme. Më 9 – 11 korrik (2024) të 32 vendet anëtare të NATO-s u mblodhën në Uashington për të përkujtuar 75-vjetorin e aleancës ushtarake të pashoqe në historinë botërore. Një fakt i rëndësishëm, përcaktues, i anashkaluar nga mediat kryesore, ishte mungesa e pajustifikueshme e Presidentit bullgar në Samitin e NATO-s.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Georgiev Radev, një ish-pilot avioni ushtarak, nuk e drejtoi delegacionin zyrtar të vendit të tij në Uashington DC; refuzimi i Radevit buron nga mosmarrëveshja e tij për disa dispozita thelbësore të kornizës së miratuar nga Këshilli i Ministrave Bullgar që pretendojnë angazhime shtesë në mbështetje të Ukrainës. Në mungesë tragjike të përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe NATO-s drejt masave të përshtatshme sulmuese që do të trimëronin më tej Ukrainën; kreu i shtetit bullgar ka shprehur hapur një qëndrim pro Moskës në pothuajse çdo mundësi që I është ofruar – madje edhe në konferencat për shtyp që nga fillimi i luftës më 27 shkurt 2014. Rumen ka reflektuar lëkundje serioze dhe është tallur me demokracitë perëndimore sa herë që NATO ka kërkuar mbështetjen e Bullgarisë për heroin ukrainas. Forcat e Armatosura të Bullgarisë janë anëtare e NATO-s që nga viti 2004. Uashingtoni mirëpriti kryeministrin Dimitar Glavçev për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s 2024.

Në anën tjetër të spektrit është burri i vetëm më i shquar i shtetit që rajonet e Evropës Qendrore dhe Juglindore kanë pasur që nga fundi i Luftës së Ftohtë (1989) – Albin Kurti.

NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Mr. Albin Kurti from Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Z. Kurti, burrë shteti i besuar i NATO-s dhe Uashingtonit, i cili ka vënë theksin më të madh për parandalim të së keqes, po mbrohet duke sulmuar dhe neutralizuar grupin terrorist serb prej 30 burrash të armatosur rëndë, që veproi në fshatin Banjë [Banjska] dhe pushton lokalitetin dhe objektet e manastirit më 24 shtator 2023. Për këtë përleshje tragjike të armatosur me ndërprerje në veri të Kosovës, ku policia e Kosovës veproi me një nivel të jashtëzakonshëm trimërie, profesionalizmi, Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony J. Blinken deklaroi: “Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm dhunën e koordinuar, sulmin ndaj Policisë së Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjës [Banjskës] më 24 shtator dhe i shprehin ngushëllimet e thella familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës. Autorët e këtij krimi duhet të mbajnë përgjegjësi nëpërmjet një procesi hetimor transparent. Ne i bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BElog. Shtetet e Bashkuara e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize.”

Sipas Dr. Kolë KRASNIQIT: “Në manastirin e Banjës [Banjskës] u sekuestrua një sasi e madhe armësh me vlerë mbi 5 milionë euro. Policia e Kosovës ka gjetur 29 raketahedhës, 24 automjete të përshtatshme për terrene malore, dy kamionë të blinduar, 8 mina tokësore, 8 mina antitank, 5.5 kg eksploziv plastik.”

Duke pasur parasysh trazirat e vazhdueshme rajonale të shkaktuara nga shovinistët serbë dhe terroristët e armatosur, lidershipi politik i Prishtinës ka qenë konsekuent dhe një partner besnik i NATO-s dhe aleancës së mbrojtjes strategjike transatlantike; duke përfaqësuar një vendosmëri unike që kreu i shtetit bullgar e ka nënvlerësuar qëllimisht dhe duke u shtrënguar ndaj armiqësisë së Moskës.

Kryeministri Kurti është një burrë shteti i shquar në një Evropë të copëtuar gjeopolitikisht. Ai nuk është thjesht një politikëbërës, Kurti është shfaqur si një strateg i nivelit të lartë që mendon për botën në terma konceptualë dhe bazohet në një kuptim të nuancuar të historisë, gjeo-ekonomisë dhe gjeopolitikës për të udhëhequr shtetësinë e shqiptarëve në të dy anët e Kukësit. Kryeministri i njohur i Prishtinës, vizioni strategjik i të cilit është një shenjë e mirë për perspektivat ekonomike dhe politike të Tiranës; është shfaqur si pikëmbështetje e kuadrit të politikës së jashtme për kombin shqiptar dhe për të dy qeveritë.

Sipas Dr. Sadri Ramabajës: “për vitin 2023, fjalë kyçe gjeopolitike janë: “koordinim” dhe antipodi i tij “keqkoordinim” i bashkuar nga “Ballkani i hapur” dhe “bota serbe”. Natyrisht, në semantikën politike përfshihet “Federata Shqiptare” si koncept që i kundërvihet përballë “botës serbe”. Këto koncepte kryesore përfaqësojnë krizat e vazhdueshme që prekin drejtpërdrejt interesat e përditshme ekonomike, jetën e qytetarëve shqiptarë në të dyja Republikat dhe në mbarë gjeografinë autoktone shqiptare (Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia Jugore [Preshevë, Bujanoc, Medokë dhe Sanxhak]”. Koncepti kryesor politik i shekullit të “Federatës Shqiptare” ka një të ardhme solide dhe të palëkundur, pasi vazhdon të ngrihet në kulmin e shtetësisë dhe aspiratave të kryeministrit Kurti për një komb të begatë në Evropën Juglindore, duke i mundësuar Kosovës dhe Shqipërisë të lëvizin nga e pamëshirshmja e tyre pas- trashëgimisë komuniste dhe promovimit të stabilitetit ndërkombëtar.

9 korrik 2024

Milwaukee, Wisconsin

Trysnia me sanksione për Asociacionin, anakronike e skandaloze

0
Nga: Idriz Zeqiraj
___

James Rubin, i dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit amerikan, ditë më parë tha se “është e vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje”. Dhe, kur diçka “është vështirë të imagjinohet”, atëherë është e pamundur të bëhet. Dhe, kjo është shumë domëthënëse, aq më parë kur thuhet nga një zyrtar i lartë amerikan, siç është zotëri James Rubin. Kjo dëshmon seriozitetin dhe përgjegjësinë e  një zyrtari, njohës i mirë i raporteve Kosovë-Serbi.

     Deklarimi i tanishëm i të dërguarit të posaçëm Rubin, ripërtrinë, rikthen në vëmendje deklarimin e hershëm të Presidentit Joe Biden për dialogun Kosovë-Serbi, për njohjen reciproke, madje jo -de fakto-, por -de jure-. Dialogun e degjeneruan ndërmjetësuesit e BE-së, Borrell e Lajçak dhe disa emisarë monitorues të administratës Biden. Për fatin e keq të Kosovës, njëri pas tjetrit, rastisen me lidhje miqësore e krushqi me Serbinë.
     Për çfarë dialogu bëhet fjalë, kur që nga presidenti Vuçiq, Brnabiq, Vulin, Daçiq, Gjuriq dhe me radhë, në vijimësi, përsërisin slloganin se “kurrë nuk do ta njohim Kosovën!” Dhe, në Kushtetutën e Serbisë, Kosova vazhdon të figurojë pjesë e Serbisë! Paradoks i shekullit! Ndërkohë që Kosova është çliruar nga NATO-pakti; ka shpallur pavarësinë si shtet dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka aprovuar dhe njohur zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur e sovran.
 
        BE-ja dhe dhe opozita PAN-ise, degjeneruan dialogun
     Pa mëdyshje ishte një fajësi e madhe e ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak si dhe monitoruesëve amerikanë, kur dialogun e zhveshën nga togfjalëshi -njohja reciproke-, duke e zëvendësuar vetëm me -njohjen de fakto -, pa atë -de jure- dhe së, e fundi as -njohje de fakto!? Tashmë, kemi të bëjmë me fajësi të madhe të kryeministrit Kurti, me stafin e tij dialogues. Sepse, të paktën, duhej ta stoponte, ta ndërpriste dialogun dhe assesi të vazhdonte me retushime në Bruksel, Ohër e Bratisllavë, të cilat po konsiderohen të dyshimta, madje me elemente që tejkalojnë “Zajednicën” e 2013.
     Vërtet, Albin Kurti me Besnik Bislimin nuk mashtruan shqiptarët si Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri, kur thonin se po bënin dialog, thjeshtë, teknik, ndërkohë që bënin, kryesisht, dialog politik. Por, dialogun duhej ta bënte një komision profesional, pavarësisht përkatësisë partiake, të kryesuar nga Kryeministri. Shpreh bindjen se kurrë nuk do të binin në kurthin e Serbisë, për ta zhveshur dialogun nga njohja reciproke.
     Këmbëngulja jonë e kohshme, me sugjerimin aprovues të Presidentit Biden, “dialog me njohje reciproke”, do të ishte e barazpeshuar, me obligimet që ka Kosova, në trajtimin e barabartë të komuniteteve pakicë në Kosovë. Dy fajet tjera të radhës që bëri Kosova, lidhur me të ashtuquajturin Asociacion, janë:
     1) Kosova ka qenë dhe mbetet njëetnike. Por, ndërkombëtarët hileqarë këmbëngulën dhe, dhunshëm, e bënë multietnike, në letra, me qëllim që ta favorizonin, kryesisht, pakicën serbe në Kosovë. Pra, nuk duhej pranuar të bisedohet për Asociacion -njëetnik-. Dhe, për këtë duhej referuar Kushtetutës së vendit, e cila përjashton çfarëdo Asociacioni njëetnik.
     2) Kryeministri Kurti bëri një propozim logjik: Ta bëjmë Asociacionin siç e bëri Kroacia për serbët e saj, edhe pse në krahasim me Kroacinë, në Kosovë serbët janë pakicë minore. Megjithatë, rasti ishte i ngjashëm, dy shtete të ndara nga Federata jugosllave. Pse u hesht ky propozim?! Pse duhet të veprohet ndryshe nga Kroacia?!
     Pas dështimit të takimit te negociatorëve Bislimi-Petkoviq, Kurti i devalvoi të gjitha marrëveshjet e panënshkruara, si letra boshe e pavlerë. Dhe, mirë bëri. Dhe, këtë duhet ta mbajë, sepse rrethanat kanë ndryshuar tërësisht:
     a) Kur BE-ja deklaroi se Asociacioni duhet bërë dhe SHBA e mbështetën me aprovim, serbët në Kosovë, Mal të Zi, Beogradi zyrtar  dhe Moska zyrtare e zuzare, festuan krijimin e -Republika Srpska- brenda Kosovës. Gëzimin nuk e fshehen, duke thënë se po i  bashkohemi “Botës serbe”.
     b) Këto ditë Serbia mbajti Kuvendin e “Botë Serbe”, me të gjithë përfaqësuesit e serbëve të Ballkanit. Pra, qëllimet dhe synimet e Serbisë, janë shpërfaqur hapur e pa ekuivoke. Ajo donë bashkimin e serbëve, bashkë me territorin ku jetojnë. E kësaj mendje është edhe aleatja politike dhe biologjike Rusia mëmë e tyre.
      Koordinatori i posaçëm James Rubin tha se “aktualisht ka shqetësime, për mënyrën se si qeveria e Kosovës po e luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e Asociacionit”. Me këtë deklaratë sikur ka një farë përsëritje klishe, e huazuar nga propaganda shurdhuese e BE-së. Sepse Kosova ka përmbushur rolin diplomatik kur ka pranua Marrëveshjen, por Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë atë. Nuk ka marrëveshje pa pranimin dy palësh, përndryshe ajo konsiderohet inekzistente. Çështja fillon nga e para ose ndërpritet fare.
     Kosova ka qenë viktimë, është vrarë e kallur nga soldateska serbo-sllave e tandemit Millosheviq-Vuçiq. Mendoni se sa vështirë është të bisedosh me një vrasës të pa dënuar dhe pa kërkuar falje për krimet e tij. Pjesë e kësaj pyetjeve është përgjigja: Themelimi i një Asociacioni të dytë multietnik në Kosovë. Kosova është dëshmuar për standarde sipërore, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, në trajtimin korrekt dhe me parësi për komunitetet pakica kombëtare.
     Këtë e konfirmojnë përfaqësuesit e komunitetit turk, boshnjak dhe të tjerët. Së fundi, këtë të vërtetë absolute e pranojnë edhe komuniteti serb në Kosovë, duke e thënë, madje me zë të lartë, se: “Ndjehemi më të lirë dhe më të sigurtë në Kosovë, se sa në Serbi”. BE-ja mund ta bëjë monitorimin e përhershëm të drejtave dhe të lirive të minoriteteve në Kosovë dhe do të bindet se dezinformatat serbo-ruse, për jetën e serbëve në Kosovë, janë shpifje groteske. Përjashtim bëjnë krerët e “Listës Serbe”, dostat e Radojiçit dhe vasal të Vuçiqit, të cilët paguhen dyfish nga Beogradi zyrtar. Një zyrtare serbe, e zgjedhur e popullit, tha se “nuk ka qetësi në Kosovë, pa ndaluar pagesat e dyfishta, të cilat i bënë Beogradi zyrtar, për banditët e “Listës Serbe”.
 
          James Rubin: Nuk ka normalizim Kosovë-Serbi, pa njohje të ndërsjelltë
     Trysnia që i bëhet Kosovës, për Asociacionin njëetnik serb, është sa e padrejtë, aq edhe e paligjshme dhe thellësisht provokative, mujshore e supërkriminale. Kjo trysni është unike, madje po shoqërohet me trysni të tjera, si kufizime të pranimit në organizmat evropiane, mos lëvrimin e fondeve të ndara nga BE-ja e të tjera. Është një diskriminim sui generis, i cili nuk nderon Evropën dhe botën demokratike. Sanksionet e vëna Kosovës, janë sa të padrejta, të pamerituara, po aq edhe të turpshme, sepse ato i përkasin Serbisë, vrastare të popullit të pafajshëm të Kosovës.
     Ka zëra nga opozita PAN-iste “të bëhet Zajednica”, në këmbim të përfitimit të ndihmave nga BE-ja”! Duan ta përsërisin tradhtinë e Demarkacionit, kur grupimi Hashimi-Isa-Ramushi bënin thirrje për dorëzimin e Kullës dhe të Qakorrit Malit të Zi, në këmbim të vizave. Ja, nga çfarë monstrash udhëhiqej Kosova?! Dhe, këtë e bënin për të mbetur në kolltuqet e ndyra pushtetare, përkatësisht, president, kryeministër… Patriotizmin shqiptar e vunë në bisht të lahutës!
     Territori i Kosovës ka filluar tkurrjen, nga fqinjët lakmiçarë e zullunçarë, qysh nga “Lidhja e Prizrenit” e deri me pazarët e Kullës dhe të Qakorrit, në dekadën e shkuar. Toka është e brezave të përjetshëm shqiptarë, andaj as milionat dhe as miliardat nuk guxojnë ta tjetërsojnë. Porosia-amanet e Presidentit Rugova kurrë nuk duhet harruar: “Të shantazhuarit me dosje krimesh, janë të dëmshëm për Kosovën, andaj nuk duhet lejuar të ngritën në poste pushtetare!”
     Njëra nga akuzat më të shpeshta dhe më të rënda, të bëra Kosovës, nga grupi koral: Serbia, ndërkombëtarët, opozita PAN-iste, ka qenë se “qeveria e Kosovës nuk po koordinohet me faktorin ndërkombëtar!” Dhe, kjo akuzë vazhdon ta mbajë peng Kosovën. E vërteta është se për të gjitha nismat, për të vënë rend e ligj në veriun e Mitrovicës, qeveria ka qenë krejt transparente, dje dhe sot. Dhe, BE-ja, e sidomos ambasadori i nderuar Hovenier, i kanë konsideruar të drejta dhe ligjore, fillimisht. Por, kur ka reaguar Serbia dhe aleatja e saj Opozita, BE-ja u është bashkuar atyre, duke i quajtur “masa provokative kundër serbëve!”
     Dhe, kjo ka qenë stimulim dhe thirrje për “Listën Serbe”, për të vënë barrikadat dhe për të bërë protestat e dhunshme në veriun e Mitrovicës, me dajakosjen, deri në sakatosje të tej 90 ushtarëve të KFOR-it; të gazetarëve dhe të qytetarëve tjerë. Gjithçka dirigjohej nga Beogradi. Dikush duhet të japë përgjegjësi, sepse ngjarjet nuk kanë ndodhur në prehistori, por brenda këtij çerek-shekulli, madje në epokën e dixhitalizimit!
     Në pëmbyllje, sërishmi i referohem analizës së koordinatorit të posaçëm, James Rubin, qartësisë se tij, në trajtimin e raporteve Kosovë-Serbi. Ai flet me kompetencë dhe paanësi, për një zgjidhje të plotë dhe jo zgjidhje të arnuar dhe gjysmake, e cila mbjell zi e  gjëmë për brezat shqiptarë e serbë. “Unë jam zyrtar amerikan, përfaqësoj administratën e Presidentit Joe Biden. Qendrimi ynë është të propozojmë që normalizimi të përfshijë njohjen e ndërsjelltë të dy vendeve”. Dhe, shton se “brenda popullit të Kosovës nuk ka garë. Populli i Kosovës është proamerikan”. Larg autoritarizmit dhe autokracisë ruso-kineze. “Kosova po shënon përmirësim dhe mundësinë reale, për t`u bashkuar me BE-në”,- konstaton, saktësisht, koordinatori i posaçëm, James Rubin. Ky mesazh amerikan, është një risi  domëthënëse për Kosovën, të dhënë këto ditë.
     Gjithësesi, kjo dëshmi, është bazë reale edhe për çmontimin dhe devalvimin e sanksionimit politik e vulgar, të bërë Kosovës. Urojmë që ky zë të shkojë në veshë të Perëndisë!

Presheva, emërtimi dhe vjetërsia e saj

2

Në foto: Kalaja e Preshevës

  

Nga: Xhemaledin Salihu 

Lugina e Presheves mund të quhet edhe Krahinë e Preshevës, siç po e quajnë shumë studiues që po marrin pjesë në Konferencat shkencore të organizuara nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore Preshevë. 

Arsyetimet: 

1.Presheva banohet nga periudha e neolitit, vazhdon të banohet edhe gjatë periudhave të mëvonshme : të bronzit, të hekurit e deri në ditët e sotme, përshkak të  pozitës së volitshme gjeografike, kushteve  të favorshme klimatike, hidrografike.

Lugina e Moravës dhe ajo e Vardarit, kryesisht ishin të banuara nga fisi Ilir- Dardan, pra Presheva shtrihej në pjesën qendrore të Mbretërisë Dardane. Këtë e dëshmojnë të dhënat arkeologjike, antropologjike, kulturore-historike, gjuhësore, etnologjike, e të tjera.

Edhepse u gërshetuan shumë lëvizje të popullatave dhe kulturave, popullata autoktone shqiptare e Preshevës arriti ta ruajë materialin arkeologjik, i cili vërteton autoktoninë e saj shumë shekullore dhe vjetërsinë e saj.

Gjeturinat arkeologjike, lokalitetet, objektet dhe vlerat arkeologjike në Preshevë janë gjetur  të kohës parahistorike, të kohës antike, të mesjetës, por edhe më vonë.

Skender Anamali, në Kosova dhe trevat etnike në hapësirat e ish-Jugosllavisë në Mesjetën e hershme, Kosova, nr. 4/1994, f. 9 shkruan : “Prokopi i Cesaresë, një autor i shek. VI, në veprën e tij “Mbi ndërtime” shkruan se perandori bizantin, Justinian me prejardhje ilire, vetëm në Dardani ndërtoi 8 kështjella dhe rindërtoi 61 të tjera.”, çka përfundojmë se edhe Kalaja e Preshevës u ndërtua me të tjerat, që i përmendëm më lartë. 

Kalaja e Preshevës daton nga koha ilire-dardane. “Kështjella e Preshevës së pari u themelua nga Dardanët në shek.IV para erës së re. Me ardhjen e romakëve në këtë trevë, ata në shek. I të erës së re ndërtuan udhët të shtruara me gurë sipas standardeve ndërtimore të tyre, rindërtuan kështjellën mbi themelet e kështjellës së lashtë ilire, përkatësisht dardane si dhe vendbanimin dardan poshtë kështjellës” shkruan Dr. Jahi Murati-Staneci dhe vazhdon : “ Kështjella legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat gjenden në skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë Kodrinës së Kështjellës janë sinonime të lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim antik tashmë ka zbritur në fushë, është zgjëruar…Supozohet se në këtë vend, Presheva të ketë ekzistuar edhe në fillim të periudhës bizantine. Nga kjo kohë e deri afër mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër dhjetë shekuj(1000 vjet) nuk është lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij vendbanimi. Mungonte civilizimi…Për shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi kurrfarë të dhënash”.

“ Kështjella legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat gjenden në skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë kodrinës së kështjellës janë sinonime të lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim antik tashmë ka zbritur në fushë, është zgjëruar…

Supozohet se në këtë vend, Presheva të ketë ekzistuar edhe në fillim të periudhës bizantine. Nga kjo kohë e deri afër mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër dhjetë shekuj(1000 vjet) nuk është lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij vendbanimi. Mungonte civilizimi…Për shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi kurrfarë të dhënash”./dr Jahi Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(monografi), Prishtinë, 2010, f.42

Kalaja e Preshevës është objekti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore materiale e pa luajtëshme në trevën e Preshevës, e ndërtuar në antikë, e rindërtuar edhe disa herë në mesjetë e më vonë, paraqet kalanë antike të fisit ilir-dardan dhe një ndër monumentet më të rëndësishme kulturore dhe historike në rajonin e Preshevës.

”Vendbanimi antik i Preshevës shtrihet në pjesën bregore pranë lumit të sotëm të Kurbalisë, gjegjësisht lumit të Preshevës. Ai gjendet rrëzë malit të sotëm të Karadakut diku afër 1.500 m në jugperëndim nga fillimi i vendbanimit të sotëm, në vendin e njohur nga vendasit “KALAJA E PRESHEVËS”, shkruan Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik/monografi/ Preshevë, 2009, f. 33. 

2.Presheva në një hartë të shek.XI dhe XII permendet keshtu: Vranja, Presheva dhe Inogoshta.

Pra nuk pmendet asnjë vendbanim i Preshevës.

 3.Në shekullin XV /1402/ Presheva ishte qendër dhe seli rajoni i gjithë

Moravicës. Njëherë gjykohej se Presheva dhe Moravica ishin dy rajoni,

mirëpo më vonë erdhi përfundimi se ishte fjala për një rajon dhe se Presheva

ishte qendër e këtij rajoni. Në mbështetje të kësaj përfundojmë se Presheva

ishte qytet dhe qendër rajoni, si e argumenton Konstantin Filozofi, edhe pse

nuk kemi të dhëna dhe argumente të shkruara aq për atë kohë.

Tabela është marrë nga libri i Stojanovskit: Kadillëku i Vranjës 

4.Kazaja e Preshevës që nga Kongresi i Berlinit pati nahi Bujanovcin dhe Tërgovishten, deri me themelimin e Mbreterise Serbe, Kroate, Sllovene, madje si Rreth i Presheves vazhdoi edhe më tutje ne Banovinen e Vardarit, me qendër ne Shkup. 

5.Rrethin, Presheva e humbi me 1945, realisht me 1947, ne menyre arbitrate nga Serbia dhe qe atehere mbeti vetem qytet, ndersa rrethi kaloi ne Bujanoc.

Presidentja Vjosa Osmani takoi sekretarin amerikan Antony Blinken

0

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.