Kreu Blog Faqe 794

Një kundërofensivë e re, më shumë mediatike se ushtarake, për nevojat e NATO-s

0

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë 

Pothuajse njësoj si gjatë vitit të kaluar, pikërisht në këtë kohë, forcat ushtarake ukrainase, edhe pse të pa përgatitura filluan një kundër-ofensivë ushtarake ndaj forcave ruse në Ukrainë, të nxitura nga Pentagoni dhe vëndet kryesore Eurpiane.  

E filluan atë kundër-ofensivë të atij viti me një zhurmë të madhe propaganduese disa muaj përpara se ajo të fillonte realisht në terren. Ajo u propagandua si një ofensivë e cila do të bëntë ndryshimin e luftës, e bazuar vetëm mbi tanket dhe mjetet e blinduara perendimore.  

Por që në realitet dështoi në mënyrë të turpshme dhe tepër të përgjakshme për ukrainasit qysh në fillimet e sajë. Dhe ajo që dështoi më së shumti ishin mjetet perëndimore, qofshin ato tankiste apo të blinduara, si dhe disa sisteme raketore. 

Tashti, pothuajse në të njëjtën kohë, po përsëritet po e njëjta propagandë për një kundër-ofensivë të re, e cila sipas po të njëjtave media dhe specialistë ushtarakë perendimorë, do të bëjë ndryshimin e madh, dhe do të kthejë komplet drejtimin e luftës në Ukrainë.  

Udhëheqësit e Ukrainës, të nxitur edhe nga sponsorizuesit e tyre perëndimorë, mbështetur pothuajse po edhe nga të njëjtat media diletante në çështjet ushtarake, po propagandojnë tashti se avionët F-16 do të hynë nga fundi i këtij muaji në veprim, dhe se ata do të mbyllin qiellin mbi Ukrainë dhe do të shkatërrojnë jo vetëm aviacion rus, por edhe gjith ushtrinë “pushtuese” Ruse.  

Para disa javësh presidenti i Ukrainës deklaronte se Ukrianës i kanë mbetur vetëm 10% asete ajrore nga gjithë sa ka pasur në fillim të kësaj lufte. Dihet që në fillim të kësaj lufte Ukriana kishte 120 avionë në gjendje luftarake.  

Kjo do të thotë se deri para disa javësh Ukrainës  i kishin mbetur vetëm 12 copë.  

Në një intervistë të dhënë në fillim të muajit Maj, nga Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mikola Olescuk, thoshte se “ për çdo avion ukrainas që arrin të ngrihet në ajër menjëherë në mënyrë simultane ai është nën kërcënimin e 9 avionëve rusë, që janë gjatë gjithë kohës në ajër. Ku distanca e goditjes së një Su-35 është 200km ndërsa distanca e goditjes së avionëve tanë nuk e kalon 50-60 km”. 

Për këtë arsye Kievi ka kërkuar të marri rreth 160 avionë të tipit F-16, por që në realitet si fillim do mari jo më shumë se 12-25 copë.  

Por këtu shtrohet pyetja : A është vlera reale e këtyre avionëve të dhuruar e aftë për të ndikuar në rrjedhën e luftës? 

Sipas një prej qëndrave kryesore studimore të luftës në perëndim, Qëndra Studimore e Luftës në Hagë “ Futja e F-16 në luftim në Ukrainë do të forcojë kapacitetet e tyre por nuk do ti mundësojë forcave ajrore ukrainase të bllokojë hapësirën ajrore të tyre ndaj avionëve rus”. 

Por le ta shofim më me detaje se pse kjo nuk do të ndodhi dhe në fund të shohim a do mund ta ktheje rrjedhën e luftës. 

Si fillim le të shohim pak kapacitetet e F-16. (Për ata që janë më të ineteresuar rreth këtij mjeti në fund të këtij shkrimi do të gjeni disa referenca ku mund të lexoni më thellësisht) 

F-16 është një nga avionët më të suksesshëm luftarakë në mbarë botën. F-16 është i vetmi aeroplan që është i disponueshëm pasi shumica e anëtarëve të vendeve të NATO-s kanë blerë sasi të konsiderueshme të tij duke nisur prej viteve 1980, dhe në total deri më sot janë prodhuar 4600 copë të tillë.  

Në 10 vitet e fundit një pjesë e mirë e tyre kanë pësuar një përmirësim në aparatura avionike dhe aparatura dhe rrjete moderne komunikimi, ku ju janë instaluar sistemi i njohur si Link 16 që përdoret nga NATO, që i jep mundësinë avionit dhe pilotit që të ndajë të dhënat me pilotë dhe avionë të tjerë në ajër, ose me komanda dhe mjete të tjera në tokë. 

Këta lloj avionësh janë të programuar për të fluturuar në total deri në 8000 orë fluturime. Duke pasur parasysh se këta janë në përdorim që prej viteve 1980, tashmë i bje që të kenë konsumuar midis 6500 dhe 7000 orësh fluturimi. Kjo duke llogaritur që në kohë paqe sasia e orëve të fluturimit të këtyre avionëve në një vit varion nga 200 deri në 350 orë.  

Arithmetikisht i bje që ju kanë mbetur edhe nja 1000 – 1500 orë fluturimi, që në kohë paqeje do të thotë edhe 4-5 vjet. Por në kushte reale lufte kjo sasi vitesh dhe orësh do të shkurtohet me mbi 60%, pasi avioni do të jetë i detyruar të fluturojë në maksimumin e kapaciteteve të tij, duke e stresuar kështu gjith trupin dhe pjesët. 

Aktulisht vetëm dy vende deri më tashti, Holanda dhe Danimarka kanë premtuar që do japin nga avionët e tyre që i kanë në përdorim.  

Danimarka ka 30 copë të tipit F-16 A dhe 11copë të tipit F-16B, ndërsa Hollanda 24 copë të tipit F-16AM. Kur e sheh si numër këtu në letër është goxha, por në realitet vetëm 30% e tyre janë në gjendje gadishmërie luftarake.  

Që do të thotë se Ukraina do të ketë në gjendje për flutrim 19 -20 copë, nga 24 që ka një skuadrilje. 

Në fillim cekëm kundër-ofensivën e vjetshme me mjete të blinduara dhe tanke, por përdorimi i avionëve nuk është i njëjtë me atë të tankeve, ndaj edhe trajnimi i pilotëve që do të përdorin këta aeroplanë është koplet diçka tjetër.  

Dhe këtu edhe fillon vështirësia e parë. 

Ukraina nuk ka sasi të pa limituar pilotësh, pasi pjesën më të madhe të tyre i ka humbur në vitin e parë të luftës dhe nuk ka qënë në gjendje të prodhojë më pilotë të rinj.  

Normalisht që edhe në kushtet që është, ajo mund të arrijë të grumbullojë 40-50 pilotë, por jo të gjithë janë në gjendje që të përshtaten në trajnimin perendimor, pasi pengesa e parë është gjuha. Gjithsesi ukarainasit kanë arritur të sigurojnë diku midis 12 dhe 15 pilotëve të aftë për të hyrë në trajnimin për F-16. 

Pamvarësisht se me eksperiencë, këtyre pilotëve ju është dashur që në qendrat e trajnimit të NATO-s në Amerikë, Rumani, Poloni, Hollandë, Greqi të kalojnë në trajnimin bazë që njihet edhe si Centrifuga ku duhet të kalojnë në kurset e Mbijetesës, Arratisjes, Rezistencës dhe arratisjes që njihet si kursi SERE (Survival, Evasion, Resistance, Escape).  

Pas kësaj faze kanë hyrë në fazën e dytë, që njihet si kursi B. 

Kursi B i F-16 është programuar që ta aftësojë pilotin student në aftësitë fluturuese në të gjitha aspektet e fluturimit ku përfshihen : Manovrat bazë të luftimit; Manovrimi në Luftim ajror; Kapjet taktike në ajër; Sulmi bazë në sipërfaqe; Taktikat e sulmit në sipërfaqe; Mbështetje e afërt ajrore; si dhe një hyrje në luftimin në ajër dhe Shtypjen e mbrojtjes ajrore të armikut (BFM (Basic Fighter Maneuvers), Air Combat Maneuvering (ACM–or BFM), Tactical Intercepts, Basic Surface Attack (BSA), Surface Attack Tactics (SAT), Close Air Support (CAS),Suppression of Enemy Air Defenses (SEAD).  

Sipas programeve perëndimore një piloti me eksperiencë i duhen 9 muaj që të aftësohet në kursin B. Pamvarësisht se trajnimi i pilotëve ukrainas ka filluar që vjet në nëndor, duke u bazuar mbi sa më lart dhe duke e ditur që më së shumti në fillim pilotëve të këtyre aeroplanëve në Ukrainë do ju duhet të përdorin Shtypjen e Mbrojtjes Ajrore të Armikut, ku për këtë duhet një trajnim edhe më i gjatë sesa vetëm një hyrje, rezulton se Ukraina nuk posedon aktualisht pilotë të sajët që të mund të performojnë në kapacitet të plotë këta aeroplanë në qiejt e Ukrainës.  

Një nga zgjidhjet derisa pilotët ukrainas të trajnohen plotësisht, është rekrutimi i pilotëve të huaj perendimorë, qofshin këta në pension apo edhe aktivë.  

Por gjithsesi puna e tyre do të jetë më e vështira në botë pasi do ju duhet të përballen jo vetëm me avionë rusë që janë edhe më superiorë se këto F-16, por edhe me mbrojtjen kundërjarore më të sofistikuar, më komplekse dhe aktualisht edhe më efektivja në botë, e testuar në kushte reale lufte. 

Gjithsesi deri më sot të gjithë pilotët qofshin ata perendimorë osë rusë janë mësuar të fluturojnë vetëm nën obrellën e mbrojtjes kundërajrore dhe të mbështetjes së avionëve AWACS.  

Por Ukraina nuk ka as njërën e as tjetrën, kështuqë pilotëve ukrainas të F-16 ose edhe të huaj që do fluturojnë për Ukrainën do ju duhet të bëjnë misone fluturimi vetëm pa asnjë mbështetje, ose të fluturojnë në grupe nga 4-5 avionë për të mundur të mbështesin vetëm njërin në një mison.  

Por kjo do të rriste rrezikun e diktimit të tyre nga AWACS-ët rusë dhe radarët e baterive raketore kundër-ajrore në tokë. 

Gjithsesi trajnimi i pilotëve nuk është e vetmja pengesë që ukrainaist kanë, pengesë tjetër është edhe mirëmbajtja e këtyre avionëve.  

Trajnimi i teknikëve mer më shumë kohë sesa ai i pilotëve, pasi normalisht për të trajnuar një teknik të nivelit të mesëm duhen 2-3 vjet. kështuqë edhe për këtë Ukraina do të jetë e detyruar të mbështetet tek mercenarët. 

Mirëmbajtja e këtyre avionëve jo vetëm që është ditore pas çdo fluturimi, por ajo ekziston edhe në faza të ndara për çdo 100 orë fluturimi, 400 orë dhe 800 orë fluturimi.  

Duke pasur parasysh se në Ukrianë këta aeroplanë nuk do fluturojnë si në kushte paqeje, por do jenë në maksimum të kapacitetit të tyre fluturues, atëherë këto orë fluturimi të nevojshme për të kryer mirëmbajtjen do të jenë shumë më të shpeshta dhe duan jo vetëm paisjet dhe personelin adekuat, por edhe vëndin e përshtatshëm. Gjë kjo që në Ukrainë do të jetë e pamundur. 

Pamvarësisht se F-16 llogaritet si jë avion i lirë nga ana e NATO-s, ai është një avion i shtrenjtë në operim dhe në mirëmbajtje. Ndaj për të arritur mirëmbajtjen e këtyre aeroplanëve është e domosdoshme patjetër ndërhyrja e Amerikës.  

Që do të thotë duhen patjetër teknikë amerikanë në terren. Por Amerika ka deklaruar që nuk do çojë trupa në terren në asnjë lloj forme, deri më tashti. Por kjo nuk do i ndalojë kompanitë private të sigurisë të mbushin këtë boshllik, për sa kohë Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni do lirojnë qesen. 

Tashti vimë te pengesa e rradhës për këta aeroplanë, mbrojtja ajrore dhe kundër-ajrore Ruse. 

Këta aeroplanë do të përdorin rraketa AGM-88 HARM. Këto raketa janë përdorur edhe më parë pasi janë përshtatur në avionët SU-27 dhe Mig-29 të Ukrianës duke arritur të depërtojnë mbrojtjen ajrore dhe radarët rusë.  

Ndërsa përsa i përket radarëve rus ata kanë aftësi ta dedektojnë avionin F-16 pasi nga madhësia ai është i ngjashëm me Mig-29 dhe në radarët qoftë centimetrik dhe qoftë metrik rezulton të dy në një valë radari prej 10cm.  

Dhe janë të kapshëm si nga radarët e rinj por edhe ata të vjetër të llojit SNR-125. 

Duke qënë se rusët e kanë nën monitorim gjith hapësirën ajrore ukrianse, çdo avion F-16 që do të ngrihet në ajër në Ukrianë do të diktohet menjëherë nga forcat ruse, dhe edhe nëse arrin t’ju ikë avionëve rus në ajër, do i duhet të shmangë të gjitha llojet e rraketave kundërajrore si dhe armët e tjera konvencionale kundër-ajrore që rusët kanë në terren në Ukrianë.  

Një problem tjetër është numri i limituar i bazave nga të cilat do të ngrihen këta avionë. Ose thënë më ndryshe, baza nga e cila këta avionë do të ngrihen, gjithnji nëse kjo bazë do të ekzistojë, ose do të mund ti shpëtojë bombardimit rus. 

Duke qënë se këta avionë kërkojnë kushte ideale për ngritje, dmth një pistë të pastër betoni ose asfalti, në Ukrianë kjo do të jetë e pamundur.  

Pasi këta avionë për dallim nga avionët rusë nuk mund të ngrihen nëpër autostrada dhe rrugë dytësore ose të paasfaltuara. 

Mundësia më e madhe do të jetë që këta avionë të vendosen në një ose dy baza ajrore të vendeve të NATO-s, përkatësisht në Poloni dhe në Rumani.  

Dhe do të fluturohen nga pilotë të NATO-s aktivë ose në pension. Dhe do të fluturojnë nga këto baza në drejtim të një baze ajrore ukrainase të shtruar enkas vetëm për këta F-16 ku do të ulen në këtë bazë ku do të prekin vetëm pistën dhe pastaj të ngrihen e të angazhohen në luftime kundër forcave ruse.  

Në këtë mënyrë nga ana e rregullave ndërkombëtare konsiderohet si i ngritur nga Ukraina, dhe kështu nuk llogritet si mison i NATO-s kundër forcave ruse, por mison i Ukrianës.  

Pamvarësisht se kjo që prej fillimit e deri në fund do të jetë një fushatë ajrore e limituar e NATO-s në Ukrainë kundër forcave ruse.  

Por problemi është se këta avionë kanë kapacitete të limituara fluturimi në sasin e karburantit. Kështu që pas çdo misioni të përfunduar, nëse do arrinë ta përfundojnë pa u eleminuar nga forcat ruse, për tu kthyer ne bazat e tyre në Poloni ose në Rumani do ju duhet të bëjnë një ndalesë të plotë, për të paktën 10-15 min për tu furnizuar me karburant në mënyrë që të mund të vazhdojnë fluturimin drej bazave të NATO-s. Dhe kjo ndalesë mund të jetë fatale për këta avionë dhe për gjithë bazën. 

Por për arsye më shumë propagandistike besoj se ukrainasit janë të gatshëm dhe i kanë marrë të gjitha masat që për çdo grup avionësh F-16 që do hyjë nga Evropa në Ukrianë do të shtrojnë një pistë në baza të ndryshme, por gjithnji në afërsi të kufirit me Poloninë dhe Rumaninë.  

Dhe kjo lloj gjëje ka disa kohë që po praktikohet nga të gjitha palët. Ukraina ka disa muaj që me ndihmën e inxhinierve të NATO-s ka testuar ngritjne për 3-4 ditë të një piste ajrore, ndërsa rusët kanë praktikuar goditjen e këtyre pistave sapo ato riparohen dhe duken që janë aktive. 

Dhe kështu shumë shpejtë do të kemi një lojë interesante e cila me ndihmën e mediave do të propagandohet si diçka speciale dhe si një linjë e kuqe e kaluar, por që në realitet do jetë një lojë e parapërgatitur ku : 

  1. Ukraina do pretendojë se do përgatisë një pistë për F-16
  2. Rusia e bombardon
  3. Ukriana për disa orë ose ditë e bën gati
  4. Avionët vijnë nga bazat e NATO-s në Poloni dhe Rumani
  5. Ulen dhe ngrihen dhe vazhdojnë misionin
  6. Pasi mbarojnë misionin ulen për karburant sa më shpjet që munden pa arritur akoma rraketat dhe dronët rusë.

E gjith kjo skemë do të jetë funksionale vetëm në rast se F-16 ukrainase të pilotuara nga pilotë të NATO-s me misone të programuara nga NATO do arrijn të mbijetojnë luftës ajrore dhe goditjeve kundër-ajrore ruse. 

Dhe e gjitha kjo brënda skenareve dhe linjave të kuqe të cilat janë përcaktuar në takimin e vitit 2022 në Ankara midis Drejtorit të Shërbimit të Jashtëm të Rusisë Sergei Narishkin dhe Drejtorit të CIA-s Uillim Burns. 

Ku si përfundim as F-16 e asnjë lloj arme ose armatimi tjetër nuk do ta ndryshojë rrjedhën e kësaj lufe. 

Ps: Për të gjitha ata që duan të dinë më tepër le të shohin këto referenca; 

  1. AIR International , F-16 Special, 2015
  2. Frederik Mertens – First Tanks, fighters next? (The Hague Centre for Strategic Studies, 2023)
  3. Danny Coremans – Uncovering The Lockheed Martin F-16 A,B,C,D
  4. Ra’anan Weiss, Alon Koren – Lockheed Martin F-16CD Barak-IsraDecal Publications (2006)
  5. Operation Allied Force and the Role of Air Power
  6. Peter Aleshire – Eye of the Viper The Making of an F-16 Pilot
  7. Lt Colonel Dan Rooney – A Patriot’s Calling_ My Life as an F-16 Fighter Pilot-Dey Street Books (2020)
  8. Jake Melampy – The Modern Viper Guide – The F-16 CD Exposed
  9. Larry Davis, James G. Robinson, Don Greer – Wild Weasel. The SAM Suppression Story
  10. Hampton, Dan – Viper Pilot A Memoir of Air Combat
  11. Witold Kowar, Przemyslaw Skulski – General Dynamics F-16 A/C Fighting Falcon (Pod Lupa No. 9)
  12. Krzysztof Iwaszczuk, Henning Heiselberg, Peter Uhd Jepsen – Terahertz radar cross section measurements for a metal F-16 model.
  13. Multi-Command Handbook F-16
  14. https://basicsaboutaerodynamicsandavionics.wordpress.com/…
  15. https://www.pen-and-sword.co.uk/Rockets-and…/p/24107

 

Tirane, 17 Qershor 2024 

 

Ndryshimet globale gjeopolitike, shansë për një Lëvizje të re për Shqipërinë Etnike

0

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Në botën e sotme të “kaosit” të kontrolluar, kompleksi i inferioritetit dhe i konformizmit të kombeve të vonuara, bëhet pengesë serioze në realizimin e identitetit shtetëror? Aktualisht në botë është duke ndodhur një rirreshtim i madh ekonomik, social, politik e sidomos sish ushtarak, ku shqiptarët duhet ta gjejnë vetën dhe vendin e tyre. Në mënyrë, që si thuhet të “kapim” trendin. Sepse, në politikë nuk ka miq të përhershëm, po ka vetëm interesa të përhershme. Kështu që ideja e proamerikanizmit (që dosido e ushqeu, ashtu sikurse në gjithë botën -“ëndrra amerikane”), neve shqiptarëve të Ballkanit Perëndimor, kujtoj unë, duhet të na frymëzoj e inspiroj jo në rrafshin e vazhdimit të kultivimit të dëshirave tona për miqësinë e mishëruar e të dëshmuar tashmë historikisht të njohur dhe të vërtetuar edhe si inferiore, të dëmshme dhe padyshim me mentalitet robi, e të prirur për nënshtrim e sundim…., por, në partneritetin e ri social e sidomos atë politik, ushtarak e sidomos gjepolitik e gjeostrategjik. Sepse, në këtë mënyrë ne kryejmë dy obligime ndajë vetës sonë kolektive: Njërin, sepse kështu fillojmë t’ia heqim vetës atë hipotekën e “gogolit për inferioritetin historik” që na u amputua padrejtësisht më pak nga pushtimet dhe sundimet shekullore të tjerëve dhe më shumë nga vetja jonë. Dhe tjetrin, sepse ka të bëjë me hisen tonë që na takon historikisht, gjeografikisht, e demografikisht në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor.

2. Kolonializmi, e sidomos neokolonializmi postmodern sociologjikisht mund të përkufizohet edhe si tendencë rritjeje, ruajtjeje, dhe zgjerimi e hegjemonëve të kohës. Nga këndvështrimi historik, neokolonializmi e nënkupton edhe idenë e rritjes së ambicieve, monopoleve, dhe kontrollit masiv të vendeve të vogla, të varfra, të paemancipuara dhe të pa arsimuara. Ballkani Perëndimor, që gjeografikisht dhe gjeostrategjikisht përfshin ish republikat e Jugosllavisë (në kuptimin më të ngushtë; minus Slloveninë dhe plus Shqipërinë) dhe disa shtete tjera (në kuptimin më të gjerë), në fakt është një ambient mjaft pjellor, për interpretimin postkolonial. E themi kështu, ngase e kemi parasysh gjithnjë historinë ekzistenciale, dhe ndërrimin e “çlirimtarëve” të herëpashershëm të kësaj hapësire. Dhe nuk është i rastësishëm perceptimi për Ballkanin Perëndimor, si një “udhëkryq” strategjik, ekonomik, e civilizues për hegjemonët e kohërave të ndryshme, duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët e sotme.

Duket që dukuria e proamerikanizmit dhe properëndimizmit në mentalitetin dhe etnopsikologjinë shqiptare (në veçanti atë kosovare) është duke e riamputuar “prefiksin” e prirjes dhe ndjenjës së kompleksit të inferioritetit individual e kolektiv. Riamputimi, rikonfigurimi, apo edhe riaktivizimi i këtij kompleksi, që në jashtësi në të gjitha periudhat e qenësimit historik shqiptar ka “prodhuar” njëmendësinë e një lloj emancipimi kinse civilizues, e kulturor (kujto sundimet; romake, bizante, otomane, e serbe), në fakt ishte edhe i dëmshëm e edhe kompleksiv, për etnitë e vogla dhe të paorganizuara; ekonomikisht, ushtarakisht e kulturalisht, siç ishim ne shqiptarët. Tani, edhe në ditët tona është duke na përcjellur ky trend i akomodimit me çlirimtarët e rinj, miqtë apo aleatët tanë.

3. Dallimi i “arkitekturës” së re fuqizuese, qëndron veç në folklorin dhe ikonografinë e mënyrave të reja amputuese. Ndërkaq, qëllimi mbetet ai i njëjti, ai i vazhdimit të kompleksit që na e amputuan “miqtë dhe aleatët e vjetër historik” (lexo pa hamendje; pushtuesit!). Por, pse ndodhi kjo kështu? Po t’i pyesësh, historianët, ata ta japin një përgjigje obsurde që për mendimin e tyre ka të bëjë me: vogëlsinë tonë demografike kundruall madhështisë së pushtuesve historik, me degradimin tonë, e me përralla tjera injorante. Filozofët, nuk kanë jap përgjigje fare. Për një arsye të thjesht; s’i kemi pasur asnjëherë në traditën dhe etnopsikologjinë tonê kolektive. Por, në rrafshin e mëhallëve, krahinave… kemi pasur dhe ende kemi edhe për eksport!

Etnologët e antropologët mbetën dhe ende mbetën të fjetur në inkubatorin e dijes. Ekonomistët dhe ushtarakët, nuk janë marr fare me dukurinë e kompleksit të inferioritetit. Tani, mendoj që është koha që dioptria sociologjike, duhet t’i hyjë një analize më përmbajtjesore dhe ta jap gjykimin e vetë meritor. Por, edhe këtu çalojmë se vetëm ky komunitet nuk mundet ta diagnostifikoj natyrën e kompleksit të inferioritetit, që na e ka vonuar shumë realizimin e asaj që shquhet dhe identifikohet si arkitekturë e shtetësisë dhe vetëdijes kombëtare.

Kjo prirje, por, duket edhe si synim i natyrshëm tashmë është bërë edhe sekret publik, si për rajonin, ashtu edhe në nivel global. Këtë e kanë konstatuar edhe shumë sondazhe vizavi. Kjo dukuri, me sa mund të bazohet dioptrinë tonë sociologjike, e sidomos përvojën e proamerikanizmit në botë, tek ne, në vend të varësisë dhe identifikimit me sistemin vleror, social, politik, kulturor, e parime dhe fondamente mbi të cilat u ndërtua dhe u mirëmbajt “ëndrra amerikane” me dekada të tëra, në nivel global, po ushtrohet në formë dhe përmbajtje inferioriteti e pajtimi të qenit infantil, dhe at si komb edhe si shtet.

Pra, në vend që ta ndërtojmë këtë identifikim dhe varësi vlerore nga sistemi model perëndimor, ne në fakt gabimisht këtë identifikim po e ushtrojnë tashmë dy tri dekada, si imitim i verbët dhe si model që nuk e përmbrendëson jashtësinë tonë autentike kulturore. Por, janë edhe ca arsye (si; emigracioni i pakontrolluar, plakja e shpejtuar, ulja enorme e lindjeve bashkë me martesat në moshë të vonë, që po e tkurrin popullatën) tjera madhore që duhet t’i motivojnë politikanët andej e këndej kufirit për shpejtimin e krijimit të konditave për bashkim kombëtar. Është kjo koha për një Lëvizje të re të Prizerenit që do ta bëjë Shqipërinë Etnike..

Portret artisti: Arti shprehës i Gazmend Freitag

0

 

Nga: Shefqet Dibrani, shkrimtar

Gazmend Freitag, piktor shqiptar nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Linz, Austria e Epërme. I lindur më 25 maj 1968 në Pataçan të Poshtëm, komuna e Rahovecit. Shkollën e mesme e mbaroi në Prizren në vitin 1987. Studioi në shkencat juridike në Prishtinë, kurse në vitin 1990 emigroi në Gjermani, ndërsa nga viti 2004 jeton dhe krijon në Linz të Austrisë. Në vitin 2013 ka studiuar në Universitetin e Arteve në Linz. U bë i njohur ndërkombëtarisht me pjesëmarrjen e tij në Bienalin e parë në Verona të Italisë.

Ajo që e bënë më të veçantë portretin e tij, është dashuria për atdheun dhe pasioni e përkushtimi për artin shprehës – ekspresiv. Kosova dhe njerëzit e saj janë motivi dhe jeta e piktorit të cilit ia rrisin pasionin për artin, vlerë e shprehur kudo nëpër pikturat e realizuara me mjeshtri të rrallë dhe me përsosmëri të saktë, gjë që e bëjnë me vlerë përkushtimin për artin si mënyrë dhe sjellje artistike.

Secila pikturë e Gazmendit, shpreh emocione të veçanta, specifike, të rralla dhe të papërseritshme. Gjithsesi, ajo që krijon ky artist i madh, është dashuri e shkrirë në art, është krenaria e të qenit artist dhe shqiptarë. Që të dyja këto veti “pasioni” për artin dhe “krenaria” për rënjët etimologjike, i janë përzier së bashku, tamam si vera e kuqe në gotat e kristalta atje në vendlindjen e tij.

Nëpër pikturat e shumta gërshetohet jeta, peizazhi piktoresk i katundeve kosovare, qyteti i bukur i Prizrenit, me ato artizanate të shumta, përplot etnografi dhe historiografi shqiptare. Piktura të shndërruara në këngë dhe që shprehin filozofi, gjithsesi më shumë poezi. Ky mozaik i tërësishëm plotësohet edhe më tej me portrete të shumta të figurave të shquara, nga Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Aleksander Moisiu, Martin Camaj, Gjergj Fishta, Shën Teresa, Esad Mekuli, Anton Çetta, Havzi Nela, Lukë Kaçaj, Rita Ora, Fahri Xharra e deri tek Presidentja e Kosovës prof. dr. Vjosa Osmani. Në këto portrete ravijëzohet një histori e tërë në të cilën është ndërthurur si në një mozaik jeta e personaliteteve në fjalë të cilët i kanë dhënë emër Atdheut dhe mburret me ta shoqëria njerëzore.

Tërësia e krijimtarisë artistike e tij, është e kompletuar me figura të shumta edhe nga arti, muzika e letërsia gjermane e austriake siç janë ta zëmë: Franz Josef I. Perandor Austriak, Hermann Nitsch, piktor Austriak, Anton Bruckner, komponist, Franz Kafka, shkrimtar, Alexander Van der Bellen, President i Republikës Austriake, Wolfgang Scheibner, zyrtar prokurimi, si dhe Franz Hillinger, (24.10.1921 – 10.05.1991), politikan dhe kryebashkiak i qytetit Linz. Një tablo tjetër përbëhet nga dhjetë personalitete të njohura në qytetin Linz, siç janë: Franz Dobusch, Klaus Luger, Karin Hörzing, Thomas Stelzer, Tina Blöchl, Michael Raml, Dietmar Prammer, Eva Schobesberger, Martin Hajart dhe Doris Lang-Mayerhofer. Po ashtu vlenë për tu theksuar ARTI I JETËS, “Një projekt i artit social në bashkëpunim me qendrën e të moshuarve Franz Hillinger në Linz“, në të cilën janë portretizuar pothuajse tërë banorët e kësaj qendre sociale, duke e radhitur piktorin në listën e artistëve me më shumë humanizëm se kushdo tjetër, doke dhe etikë e trashëguar nga familja dhe atdheu i tij. Jam shumë i vetëdishëm, se nuk kam arritur për ta fiksuar tërë krijimtarinë e tij artistike për figura e personalitete të tjera nga fusha e artit, kulturës dhe skenës austriake, të cilat ky piktor ka arritur t’i realizoj me pasion artisti!…

Pikturat e Gazmend Freitag, zbukurojnë edhe ballinat e librave, siç është rasti me librin e Musa Jupollit, të cilin e kam përgatitur unë. Ballinë e rrallë dhe e realizuar me përkushtim siç din vetëm Gazmend Freitag ta pikturoj secilin krijues letrar, artist e kompozitor, njërin më mirë se sa tjetrin.

Bekim Fehmiu, aktori më i famshëm që kishte Kosova, veçmas roli i tij  i Odiseut, e ka motivuar piktorin ta “portretizoj me entuziazëm”, kurse në shënimin përcjellës ai shkruan: “Për mua Bekim Fehmiu ishte modeli i fundit për të bërë diçka nga jeta, pavarësisht rrethanave. Megjithatë, jeta ishte e vështirë për të deri në fund. Në protestë kundër diktaturës serbe, ai refuzoi të luante në skenat e Beogradit. Në moshën 74-vjeçare, i dha fund jetës së vet. Sipas dëshirës së tij, trupi i tij u dogj, dhe urna pastaj u shpërnda, në lumin e vogël në Prizren nga gruaja e tij, një aktore e njohur serbe”, prandaj siç shprehet një artist i madh për një aktor të madh, “Që atëherë, lumi i qytetit të Prizrenit, ka marrë diçka nga kjo frymë e madhe”, kurse njerëzit që kalojnë mbi lumin dhe vizitorët e shumtë do ta kujtojnë gjithnjë Bekimin Fehmiun, shprehet artisti!…

Është thënë se piktura është poezi, ajo është uverturë muzikore, është historia e një kombi, është historia e universit që zbukurohet nga piktorët dhe artistët e famshëm, të cilët kanë pikturuar ekzistencën e shoqërisë njerëzore. I kësaj natyrenë është edhe portreti me Ismail Kadarenë, që duket si një kryevepër tjetër e realizuar vite më parë, në të cilën është ravijëzuar tërë jeta e gjeniut shqiptar, për të cilin më mirë çdo fjalë e shkruar, fletë kjo kryevepër, e lindur nga një dashuri e madhe që ka piktori për gjeniun e letrave shqipe, që si dashuri për veprën dhe famën e gjeniut, ka portretizuar brendësinë dhe shpirtin e kolosit letrar, i papërseritshëm në letërsinë shqipe që nga ekzistimi i saj e gjerë më sot.

Përtreti me Ismail Kadarenë ka shënuar përjetësinë artistike të gjeniut. Sigurisht i frymëzuar nga vepra letrare, po sidomos nga përkushtimi i Kadaresë për ta radhitur letërsinë shqipe në shkallë botërore e bënë edhe portretin me të kompletuar, më përjetues dhe me shiqim latent. Ismail Kadare, me vepren e vet ka lanë gjurmë në ekzistencën e letërsisë shqipe, me këto vepra letrare, ai i ka shërbyer kombit dhe njerëzimit, ai është i madh, sikurse shum i madh është edhe Gazmend Freitag, piktori që portretizoi me kaq pasion gjeniun e letrave shqipe.

E kemi theksuar edhe më parë, Gazmend Freitag, që nga viti 2004, jeton dhe krijon në Linz të Austrisë së Epërme. Përveç pikturave me motive nga ambienti shqiptar, nga kultura tradicionale që përbëjnë një vistër artistik të rrallë dhe me motive të papërsëritshme. Piktori shqiptar tashmë është mjaftë i njohur në rrethin e artistëve jo vetëm në Austri por kudo nëpër Evropë dhe mëtej. Në anën tjetër, pikturat e Gazmendit, shprehin një qetësi figurative, ngjyrat janë shprehje e mozaikut të tërësishëm artistik. Karshi pikturave të ndryshme, ai portreton me shumë pasion edhe figuren e gruas, jo vetëm të asaj me veshje tradicionale, por pasioni i tij dukshëm shprehet për pamjet nudo të gruas, me një stil e sensualitet që tregojnë pasionin artistik të krijuesit i cili vlerëson femren, botën e saj mistike, andaj vegjeton në kërkime të reja dhe nuk pranë me ekspozitat e përhershme nëpër galeritë më të njohura, jo vetëm në qytetin ku tashmë jeton dhe krijon, por edhe më tej. Punimet e njohura me laps e tush, pastaj ato me vaj dhe shumë sish të punuara në pelhurë me dimenzione të mëdha artistike kanë shndërruar artin shprehës – ekspresionist, në një perlë artistike për jetën dhe angazhimin e përhershëm që spikatë tërë opusin e motiveve të punuara me pasioni e profesionalizëm të rrallë. Gazmend Freitag, jeton dhe krijon në Linz, Austria e Epërme!

Ismail Kadare – portret nga Gazmend Freitag, 2014.

EKSPOZITAT E PIKTORIT (2008 – 2016)

 

2008 – Ekspozitë kolektive në Peuerbach, Austri.

2008 – Ekspozitë kolektive në „Atrium“ në Bad Schallerbach, Austri.

2013 – Ekspozitë personale në Galerinë- halle në Linz, Austri.

2013 – Ekspozitë kolektive në Cafë Kronberg në Scharten, Austri.

2013 – Ekspozitë kolektive në shkollën e lartë të artit në Vjenë, Austri.

2013 – Ekspozitë kolektive „European Art Fest“ në Linz, Austri.

2014 – Ekspozitë personale në Osteria Allore në Vjenë, Austri.

2014 – Pjesëmarrjen në Biennalin e parë në Verona, Itali.

2014 – Ekspozitë kolektive në shkollën e vallëzimit Roman E. Swabek në Vjenë, Austri.

2014 – Ekspozitë kolektive në Galerinë e Radiotelevizionit në Bratisllava, Sllovaki.

2014 – Ekspozitë kolektive në Cafe Club Internacional C.I. në Vjenë, Austri.

2015 – Ekspozitë kolektive në Hotel Hillinger në Vjenë, Austri.

2015 – Ekspozitë kolektive në “Imagine…” Cafe-Bar Bebop në Vjenë, Austri.

2015 – Ekspozitë kolektive në Ambasadë e Shqipërisë në Vjenë, Austri.

2015 – Ekspozitë kolektive në Seed Design në Vjenë, Austri.

2015 – Ekspozitë kolektive Art Salon 2015 në Galerinë Artopia në Vjenë, Austri.

2015 – Ekspozitë personale në SVA në Vjenë, Austri.

2016 – Ekspozitë personale në Xi Cafe & Bar në Vjenë, Austri.

2016 – Ekspozitë kolektive në shkollën e vallëzimit Roman E. Swabek në Vjenë, Austri.

2016 – Ekspozitë kolektive në Ambasadë e Shqipërisë në Vjenë, Austri.

Legjenda:

WIKIPEDIA – Enciklopedia e lirë: https://sq.wikipedia.org/wiki/Gazmend_Freitag

Faqja zyrtare e piktorit: https://www.gazmendfreitag.com/

Buron Binaku: “Tokat t’lshoftë hoxhë, veç ku-ku, bëfsh”!

0
* Telefonatë me hoxhë Shefqetin
___
Pasi u zgjova e u kthjella pakës, dola në teracën e shtepisë për t’a parë lindjen e diellit. Ditë e mirë sot, asnjë re në qiell.
Kurban bajrami ja ka filluar mbarë për gjithë muslimanët e botës e posaqerisht për këta tonët qe duhet t’i kryejnë ritet e namazit, therjes se kurbanëve e vizitave tek të afërmit.
Dy tri mesazhe ma prishën këtë ditë të bukur. “Urime Fiter bajrami, jam n’deti me familje”! Tjetri,
“Për hajr Bajrami i vogël edhe shumë pritsh, të fala nga Durrësi”!
I treti, xrrrr me telefon: “Ku je more Bajram Binaku, për hajr festa jote, të fala prej mikut, veç sa mbërrimë në Shengjin”!
Eu thash çka dreqi po ndodhë me ne shqiptarët? Turr n’xhami e vrap n’deti! As dreqi nuk na bie n’fije!
Pak si nervos e marr telefonin e crrrr, e thrras Shefqet Krasniqin. E hapi, ish kanë n’xhami tue mbajtë ders me rastin e bajramit.
I foli me mue veç dy fjalë: “Jam n’xhami, thirr më vonë”!
Prita pak e prap e thirra: “Hoxhë, a je ti, jam Bajrami, qe të thirra parëzi”!
“Thirr më vonë se jam në bashkë me kryetarin e Bashkësisë islame të Kosovës në pritje të urimeve për bajram. Janë ba rresht në hymje, politikanë,akademikë, doktora e profesora. As xhevapë tybe nuk po mujmë me ju dhënë”.
“Ani, hoxhë”- i thashë-“të thrras më vonë”!
Pasi u qetësua pak televizori, i cili jepte njoftime për faljen e Bajramit, pritjen nga krye imami Trrnava, prap e thrras Shefqetin!
“Tash, -me tha -jam i lirë për pak kohë, urdhëro”!
Iu prezentova, si Bajram Buron Binaku. I thash se merrem pak edhe me gazetari dhe se isha i interesuar për një bisedë rasti, mbase dhe për këshillë.
“Hoxhë i respektuar, kam një brengë, qe me stërsillët nëpër kokë, sot dita e parë e Bajramit, me thrrasin nga deti, me bëjnë të fala e m’a urojnë kurban bajramin, çka thue ti, po me duket edhe po me ngacnojnë, si fetar”?
Hoxha: “Ku,ku,ku,ku, o zot jep mend aty ku s’ka, po qysh me shkue n’deti për bajram”!
Unë, “Hoxhë me t’nime e kam, bile, kishin hy në kurban e i kishin lanë çelsat e shpisë tek kojshitë për me ju shti mishin n’friz”!
Hoxha, ” Ku ku, ku, ku, edhe ajo po bëjka vaki a?
“Hoxhë, disa të tjerë edhe pasi kanë konfirmue pjesëarrjen në kurban me ato pare paskan shkue në deti, një shok imi me tha: Ma mirë paret e kurbanit me i hargjue në plazh, se tybe mish po kemi mjaft”!
Shefqeti, “Ku,ku,ku,ku! Këta njerës kanë dal prej dinit e imanit. I pret zjemi i xhehnemit, kanë me u zi në katran të valë me mija vjet, n’ mes të xhehnemit”.
Unë, “Bash po kam qef, nese do të ndodhë ajo qe po thua”.
Hoxha: ” Unë i përcjelli fjalët e Kuranit famlartë dhe të pejgamberit alehi selam e resulullah”!
“Hoxhë efendi, kam edhe një pyetje, a lejohet me pi birrë pa alkool, se e dij qe alkooli është haram”!
Hoxha,” Ku,ku,ku,ku, qysh me pi birrë, kurani e ndalon, birrën, verën e rakinë rreptësisht, si me alkool, si pa alkool”!
“Hoxhë, e kam shtepinë në kodër, ujë s’po kemi, ndodhë një javë. A lejohet me u falë pa abdes”?
Hoxha, ” Ku,ku,ku,ku, jo, nuk lejohet , duhet me tejmym.
Unë, “Nuk po e kuptoj”!
Hoxha, “Merr abdes me dhe të pastër, të terur”!
“Hoxhë, si po duket pak muslimanë ka në Kosovë, qe i respektojnl rregullat islame. Falën veç me na bindë se janë fetarë, të moralshëm e me na bërë tymnajë”.
“Hoxhë, a i paguan dikush mjekrroshat dhe femrat tona të mbuluara”?
Hoxha, “Ku,ku,ku,ku çfarë pyetje me bën, a je ti muslimanë apo jo”?
Unë, “Nuk jam, jam veç shqiptar”?
Hoxha, “Ku,ku,ku,ku, mbana tokë…!
Unë,” Tokat,lshoftë hoxhë, veç ku,ku, bëfsh”!
Hoxha e ndërpreu bisedën, tel, ty,ty,ty…!

Ankesat dhe “vajet” serbe përgjat historisë, aktrim për ta pushtuar dhe mbajtur të pushtuar Shqiptarinë

0

Në foto: Gjenerali famëzi serb , Bozhidar Jankoviq, mbiemrin e të cilit deri me lirinë e Kosovës e mbante Hani i Elezit…

Nga: Gani I. Mehmeti

SERBËT, PËRGJITHËSISHT, TË DOBËT NË HISTORI!

  • Gjuriq: Na është bërë padrejtësi historike me Kosovën!

Sikur ta dinin histroinë serbët, nuk do të shkaktonin luftëra dhe nuk do të kërkonin tokat e pushtuara nga ta, si toka të tyre.

Ose, edhe nëse e dinë, bëhen sikur nuk e dinë, të verbuar nga lakmia për të përfituar toka të tjerëve, sidomos nga shqiptarët, pse janë mësuar që të pushtojnë e pastaj të miratohen pushtimet e tyre nga shtetet e mëdha e të fuqishme.

Kjo kështu ka ndodhur me pothuaj gjithë territorin e Serbisë së vendosur sot si shtet, e sidomos nga viti 1878, me Kongresin e Berlinit e deri edhe në vitin 1913, kur copëtohetn tokat shqiptare nga fqinjt tanë.

Dhe, tani, kur pakashumë duket një drejtësi nga ndërkombëtarët me rastin e çlirimit të Kosovës prej serbëve, këta dalin e kërkojnë haptas Kosovën, duke akuzuar se sikur «iu paska bërë padrejtësi historike me Kosovën, Serbisë» !

Këta nuk dinë diçka tjetër, përveç të qahen e të ankohen kudo. Nuk duan të jenë të barabartë me të tjerët, se vetëm këta janë «njerëz» që kërkojnë të drejta për serbët, kudo që janë, ndërsa ua mohojnë ato të gjithë të tjerëve në Serbi.

Gjuriqi dhe të tjerët, është mirë të lexojnë historinë dhe të shohin se e kujt ishte Kosova deri në vitin 1912, kur u pushtua nga Serbia. Prandaj, pikërisht kjo është një drejtësi e jo padrejrtësi.

Të parët e shqiptarëve, Pellazgët, pastaj Ilirët dhe fiset e tyre, ishin të parët në ILIRI, sot Ballkan. Asnjë popull tjetër nuk paraqitet tek Iliada e Homerit, përveç shqiptarëve, madje as grekët, e lëre më serbët, që shumë vonë foromohen si komb dhe këtu vijnël si pushtues dhe nuk janë etnik.

Nuk duhet të ankohemi ndaj politikanëve tonë, përderisa nuk e kundërshtojmë të keqen

0
Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Duhet të kuptojmë një gjë:
Politikat tona lokale dhe shtetërore mund të jenë po aq të mira apo të këqija sa edhe pikëpamjet, idetë dhe sjelljet tona në jetën e përditshme.
Pse?
Për shkak se politikanët tanë në pushtet dhe në opozitë pasqyrojnë karakteristikat tona mendore, ata shpejt i përshtatin pikëpamjet, sjelljet dhe veprimeve e tyre me zgjuarsinë dhe marrëzinë tonë.
Pra, varësisht prej asaj se a mbizotëron zgjuarsia apo marrëzia në kokat tona, bëhen edhe politikat e tyre.
Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të ankohemi se si politikanët tanë na gënjejnë, mashtrojnë, vjedhin dhe tradhtojnë, nëse i lejojmë.
Sepse kur shohin që ne nuk bëjmë rezistencë, ata shpërdorojnë pa mëshirë votat tona për të vjedhur pronën tonë publike dhe shtetërore, madje edhe për të bërë tregti me territorin tonë.
Lind pyetja:
Si mund të dalim nga ky rreth vicioz?
Duke i hedhur një vështrim autokritik pikëpamjeve, sjelljeve dhe veprimeve tona në jetën e përditshme për të zbuluar se çfarë gabimesh apo lëshimesh bëjmë, që ua lehtësojnë njerëzve që na përfaqësojnë në institucionet dhe funksionet më të rëndësishme dhe përgjegjshme publike dhe shtetërore të abuzojnë me besimin, dinjitetin, pronën dhe territorin tonë, si dhe me kontributet tona tatimore.
Ku po gabojmë ne më së shumti?
Në vend që t’i vetëkritikojmë cilësitë tona më të këqija që çojnë në pikëpamje, sjellje dhe veprime budallaqe në jetën tonë të përditshme, ne i trajtojmë partitë tona politike dhe liderët e tyre që na gënjejnë, mashtrojnë, vjedhin dhe tradhtojnë çdo ditë, ashtu siç i trajtojnë tifozët e futbollit ekipet e tyre të preferuara sportive, të cilave ua falin të gjitha gabimet, sepse ata e analizojnë sportin e tyre të preferuar me zemër e emocione dhe jo me tru e mendje.
Duket se harrojmë se ka një dallim thelbësor midis sportit dhe politikës.
Sepse kur skuadrat tona të preferuara dështojnë, ndikimi negativ i dështimit të tyre në jetën tonë është thjesht vetëm emocional.
Por kur politikanët tanë dështojnë, dështon edhe shteti ynë, kështu që ndikimi i dështimit të tyre në jetën tonë të përditshme është real dhe fatal.
Prandaj tmerrohem kur shoh sesi në studiot tona më të njohura televizive, analistët e vetëshpallur flasin vazhdimisht vetëm për pasojat anësore të politikës së keqe, pa i përmendur shkaktarët e vërtetë dhe, varësisht se cilën parti preferojnë, sillen ndaj saj si fansa të verbër dhe adoleshentë, duke përdorur gjithë kreativitetin e tyre injorant për t’i arsyetuar dobësitë dhe dështimet e saj.
Pse?
Sepse ata sponsorizohen nga partitë e tyre të preferuara dhe nga grupet e interesit që janë të lidhura ngushtë me to.
Në këtë mënyrë ata kontribuojnë që liderët t’i shohin dhe trajtojnë partitë e tyre politike dhe shtetin si pronë të tyre private dhe votuesit si shërbëtorë të tyre besnikë dhe budallenj.
Kjo nga ana tjetër çon në diagnoza të pasakta dhe në terapi fatale, që e rrezikojnë gjendjen shëndetësore të pacientit shtet.

Kur heshtja hesht, fillon zgjimi të zgjohet!

0

Nga: Fahri Dahri, aktivist i çështjes çame

  • Falenderim për ftesën:Fondacionit Çamëria-“Hasan Tahsini”!

                    ●●●

Në pamundësi për të marrë pjesë në promovimin e dokumentarit ku shfaqen fakte të pa kontestushme të masakrave, gjenocidit ortodoks bizantin grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë, po sjell në kujtesë sa vijon:

Sekuencat e rregjistruara i ndoqa me kujdes nga Facebook rrëfimet e dëshmitarëve okularë, pashë shtëpi në flakë, mure shtëpish dhe avllish të rrëzuara, voronje të mbytur nga ferrat e barërat, gurë ledhesh të shpërndarë, shtëpi errmi, pa njeri brenda, fshatrat përgjithësisht të qetë, pa zhurmë, të pazhvilluar. Ndërsa qytetet të zhvilluar, plot gjallëri. Po, të gjitha këto ishin në dokumentar, madje të shoqëruara me muzikën përkatëse. Me fakte, të ilustruara artistikisht.

Sinqerisht ju uroj përzëmërsisht për këtë arritje madhore, shfaqjen në ekrane mediatike të tragjedisë së kryer nga  kafshëria e egërsisë ortodokse kishtare Bizantine greke.

Siç e dini, shumica e juaj që më njihni, nuk mund të hesht dhe të ndjej kënaqësi me kaq sa është bërë për njohjen e atij gjenocidi. Sigurisht mos heshtja nuk është vetëm individuale, por në të tilla ngjarje bëhet fjalë për mos heshtje kolektive dhe jo vetëm nga grupe njerëzish, por në nivel të të gjithë shoqërisë shqiptare, si në të dy shtetet tona dhe kudo ndodhet fara e fisi shqiptar.

Të gjindur në rrethana abstrakte, të pa kuptimta, jashtë llogjikës njerëzore dhe shtetërore, ne u ndodhëm në situata rrethuese nga një censurs e egër, e llahtarshme e një rregjimi të papërgjegjshëm dhe nuk guxuam të flisnim. Heshtëm. Na vuvosi politika antikombëtare. Por heshtja na kushtoi shumë!. Ajo krijoi mjergull, baltosje, poshtërim, u tentua të na ulnin prestigjin, gati  -gati u trajtuam në grupinshoqëror të nivelit të tretë. Vetëm frikacakë nuk na quajtën dhe kokën nuk na e ulën dot. Kjo u vërtetua me veprimet çnjerëzore të kryera ndaj intelektualëve dhe të disa nga të urtët-prindër dhe djelmosha çamë, prej strukturave të caktuara të sigurimit të shtetit.

Në këtë drejtim ka shumë për të folur, por këtu po e mbyll me nje deklarim para pushkatimit të një personaliteti shtetëror, të origjinës çame, të asaj kohe, para gjyqit të sajuar që njihet si grupi i “Teme Sejkos”, i cili tha: “Kur përplasen dy vezë, njëra do thyhet. U theva unë se ti kishte pushtetin (armën); kurse unë isha i pa armatosur”).

Erdhi epoka e ndërrinit të rendit politik dhe disa gjëra, por jo të gjitha, morën për mirë. Iku koha e heshtjes: “Heshtja-heshti”. Ndërsa “zgjimi” vërtet i hapi sytë, por dridhja e trupit të posa zgjuar vazhdon edhe sot mbas 33 viteve.

Nuk e shoh të nevojshme për ta trajtuar, mbasi dihen veprimet e mos veprimet e kryera e të pa kryera nga qeveritë e dy vendeve, ndaj problemeve madhore kombëtare që ka mes tre shteteve, Shqipërisë, shtetit Grek e atij Serb. Por nuk më lejohet të anashkaloj pa theksuar, jo vetëm sjelljet antikombëtare të disa qeverisjeve tona ndaj këtij problemi madhor (kupto qeverisjet nga 1913 e deri sot-2024), por dhe agresionet e parreshtura të dy fqinjëve kufitarë, të mbështetur haptazi, drejtë për drejtë dhe indirekt dje nga Fuqitë e Mëdha dhe sot nga Bashkimi Europian.!

Çdo njeri ka jetën e tij dhe me vitet që jetohen prej secilit, përfitohen përvojat në raport me moshën.

Të jetosh në dy-tre sisteme politike e shoqërore, arrin të sigurosh  nivele ndërgjegjshmërie, shkallë  përgjegjëshmërie, seriozitetin me të cilin zbatohen konventat, ligjet, deklaratat, marrëveshjet dy a më shumë palëshe, rregulloret në nivele shtetërore e ndërshtetërore. Më duhet kjo ndalesë sepse në aktualitetin tonë, jo vetëm në kuptimin se vihet re, por është fakt, shoqëria njerëzore ka rrëshqitur në pa siguri, mungon besimi ndaj shteti, ndaj sistemit të drejtësisë, është tjetërsuar koncepti i moralit, e vërteta është këmbyer me mashtrimin, shpifjen, gënjeshtrat, manipulimet.

Nëse dikush ka mëdyshje për situatë ndryshe, do ndalemi në disa raste tepër vërtetuese se ekuilibrat, në rastin e trajtimit të shoqërisë tonë europiane, nuk konsiderohen të nevojshëm dhe nuk e duan zbatimin.

Shembujt negativë do ti marrim tek BE-ja. Pikërisht tek qendrimet që mbahen gjatë negociatave për anëtarësim në BE ndërmjet një shteti anëtar dhe një shteti tjetër kandidat për anëtar. Shtetet që kandidojnë për anëtarësim, mes kushteve të tjera, shtetit kandidat i kërkohet të mos ketë probleme të pazgjidhura me ndonjë nga shtetet anëtar të BE-së. Ky kusht vetvetiu sjell pabarazi, lindin diferencime favorizuese e detyruese?

Nëse në negociata nuk arrihen zgjidhjet, shteti kandidat humbet anëtarësimin, ndërsa shteti anëtar i BE-së, nuk pëson asnjë pasojë edhe kur problemi mbetet i pazgjidhur për shkak të shtetit anëtar.

a) Shembull shumë konkret dhe i përsëritur janë negociatat mes shtetit shqiptar dhe atij grek.

b) Negociatat mes shtetit grek dhe shteti të maqedonisë së veriut;

c) Fenomen tjetër ku kuptohet pa barazia për anëtarësim, rezulton tek preferenca europiane, bazuar në përfaqësimin fetar;

ç) Nuk reagohet nga BE-ja në rastet kur ndonjë shtet anëtar i saj ndërhyn arbitrarisht në punët e brendshme të një shteti jo anëtar.

Respekrimi i vendimeve të sistemit të drejtësisë, i ndërtuar mbi bazat e kërkesave të BE-së, është detyrim edhe për shtetet anëtare të saj.

d) Nuk janë parime demokratike kërcënimet që u bëhen shteteve kandidate nga shtetet anëtare të BE-së, kur zyrtarisht e publikisht u kanosen duke u shprehur:          “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nëse duan të anëtarësohen, rruga për në BE, kalon vetëm nëpërmjet Athinës”. Ky është një kërcënim i drejtëpërdrejtë, në thelb është mëse i qartë. Athina, me shkopin e BE-së, bëhet çoban i bagëtive, kërkon që këta dy popuj (që nuk janë bagëti) të nënështrohen, të dhurojnë pjesë territoresh, të poshtërohen, të harrojnë ngjarjet makabre, masakrimet, gjenocidet e dëbimet e dhunshme, si ato të jugut shqiptar të para 1913-tës,  ato gjatë dy luftrave botërore e Ballkanike, të pranojnë helenizmin, të bëhen skllavër të kishës greke.

Nëse pranohen këto kushte, atëhere Athina hap rrugën për anëtarësim. Kjo është demokracia që BE-ja, nëpërmjet shteteve anëtare të saj, kërkon të instalojë

Çamëria është një rajon me emër në histori që në antikitet. Si e tillë është shënjestër për realizimin e strategjive të zhdukjes me ç’fardo kushti, me çdo lloj mënyre dhe metode. Është strategjia e shuarjes të së vjetrës, kulturës, zhvillimit të hershëm, të Botës antike; për të ngritur Botën e re greko-romake mbi gënjeshtra e mashtrime e plagjiaturë! Çamëria, oazi pellazg në gjuhë, në kulturë, në mitologji e legjenda, me histori, gjeografi, me ekzistencën e Dodonës faltoren e Perëndive, me Akheronin, me Agërditën, me Persefonin, Irakliun, Hadesin, sa e sa thesare, ngjarje e fakte të mbi e nëndheshme. Të gjitha këto ndjellin ankth për ortodoksinë bizantine të Greqisë së re, që prej dy shekujsh glorifikohet për të qenë vazhdimësi e lashtësisë antike. Këto synime, Çamëria me të  shkuarat që mbart, është pengesë historike dhe shkencore që Greqia të jetë trashëguese e zhvillimit dhe kulturës së antikitetit. Është kjo pengesë madhire që e detyron kishën dhe shtetin ortodoks grek në këmbënguljen që emri Çamëri të zhduket nga historia, ashtu siç e zhdukën kulturën e Botës antike  me djegjen e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë(1), e cila ishte një nga bibliotekat më të mëdha dhe më domethënëse të botës antike. Në atë bibliotekë, ishin vendosur rrotulla papirusi që variojnë nga 40,000 deri në 400,000 në kohën, lartësinë e saj. Aleksandria u konsiderua si kryeqyteti i dijes dhe mësimit, pjesërisht për shkak të Bibliotekës së Madhe. Por ajo u sakrifikua për egon e botës së re. Këtë duan dhe për Çamërinë. Asaj ti shuhet emri si në histori, në gjeografi, në librat shkollorë, ajo për kishën e shtetin ortodoks grek është inekzistence.

Njerëzimi ka dijeni të ekzistencës së kontinentit Antarctica, që për shumë kohë u shua, por ja që nuk është harruar. Shembuj këta që na kujtojnë se nuk zhduken kollaj nga historia, sipas dëshirave ziliqare të askujt. Çamëria nuk ka shanse të zhduket, ajo ka histori, arkeologji, gjeografi, popullin e saj autokton.

 

Konkluzionet e trajtuara mësipër arrihet nga mos marrja e masave ndëshkuese ndaj atyre shteteve që duan të përfitojnë nga qenia në anëtarësi, duke shfrytëzuar aspiratat e popujve europianë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian!.

Athina dhe ndonjë tjetër nuk ja kanë arritur dhe nuk do arrijnë që nëpërmjet “vetos” të nënështrojnë të tjerët duke cënuar sovranitetin. Këtë veprim, mesa duket nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton BE-ja dhe ndonjë shtet anëtar i saj. Kujtojmë këtu se si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe ⅔ e Greqisë, kanë brenda tyre banorë, shtetas të etnisë shqiptare. Nuk duhet të harrojnë më të rëndësishmen se shqiptarët etnikë si strategji në jetë, nuk kanë as “megalloidera”, as “naçertanera” por udhëhiqen nga parimet e bashkëjetesës, reciprocitetit, bashkëekzistencës dhe harmonisë që përmblidhet në “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Parim ky që është në nji nivel shumë më të lartë se organizimi i sotëm i BE-dë dhe i vështirë të arrihet  për t’u zbatuar nga.ajo.

Në mbyllje të këtij shkrimi që mori shkas, kryesisht nga dokumentari i “fondacionit Çamëria” si dhe nga ngjarjet e fundit në gjeopolitikën europiane, ku u përfshi Shqipëria.

Shëni.(1): Biblioteka është themeluar në fillim të shek. të tretë para Krishtit.. Plutarku (p.Krishtit 46-+20)  shkroi se gjatë vizitës së tij në Aleksandri në 48 p.e.r. Jul Çezari mund të ketë djegur bibliotekën kur u vuri zjarrin anijeve të tij.

Me 14 qershor 2024

Dialogu, fusnota, kompromisi i BE-së…!

0
Agim Vuniqi
___
Lexo faktet:
Pse politikanet mashtruan popullin dhe luajten lojen e dreçit, qe nga koha e Skender Hysenit deri te Skender Hyseni, duke perfshire pallavragjinjte, LDK, PDK, AAK… qe e dreqosen Hashim Thaçi, Isa Mustafa, duke pritur te shkrihet bora nga Edita me fusnote… Teksti i mëparshëm i rezolutës u konsiderua i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete anëtare të BE-së që kanë njohur tashmë pavarësinë e Kosovës, i njëjti nuk u votua.
Lexo faktet: KOMBET E BASHKUARA – Asambleja e Përgjithshme e KB ka miratuar një rezolutë kompromisi të mbështetur nga Serbia që hap rrugën për dialog midis Beogradit dhe Kosovës.
Rezoluta, e cila u miratua pa votim në 9 shtator nga asambleja me 192 kombe, mirëpret Bashkimin Evropian duke marrë drejtimin në përpjekjet e ndërmjetësimit midis Serbisë dhe udhëheqjes së shqiptarëve etnikë të Kosovës.
Bisedime të tilla do të ishin të parat midis dy palëve që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.
Rezoluta pranon gjithashtu opinionin këshillues të korrikut të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) duke thënë se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte asnjë ligj.
Teksti ishte një kompromis i prezantuar nga Serbia për të zëvendësuar një draft më të ashpër që kërkonte dënimin e deklaratës unilaterale të Kosovës dhe kërkoi që bisedimet për statusin e Kosovës të rihapen.
Ky tekst i mëparshëm u konsiderua i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë shtete anëtare të BE-së që kanë njohur tashmë pavarësinë e Kosovës.
Shansi i progresit?
Megjithatë, është e paqartë se çfarë do të duhet të diskutojnë të dy palët në çdo bisedim, pasi Serbia është zotuar të mos e njohë kurrë Kosovën si një shtet sovran.
Duke paraqitur rezolutën e përmbytur, Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç i tha Asamblesë së Përgjithshme se pavarësisht gatishmërisë së tij për dialog të mbështetur nga BE, Beogradi “nuk e njeh dhe nuk do ta njohë deklaratën e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.
I pyetur nga RFE / RL pas përfundimit të sesionit se cili do të ishte hapi tjetër i Beogradit drejt zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Jeremiç tha se kishte qenë politika e qëndrueshme e qeverisë së tij për të kërkuar një zgjidhje “të qëndrueshme”.
“Unë shpresoj se së shpejti do të kemi një proces dialogu që në fund të fundit do të çojë në zgjidhje të qëndrueshme për problemin e Kosovës,” tha Jeremiç. “Sigurisht, të gjitha zgjidhjet e qëndrueshme legjitime duhet të konfirmohen në Këshillin e Sigurimit [të KB].”
Ministri i Jashtëm I atëhershëm kosovar Skender Hyseni thonte se Kosova ishte e gatshme për bisedime me Serbinë “ekskluzivisht rreth bashkëpunimit në fusha me interes reciprok”.
Duke folur më herët gjatë ditës, Sekretari i Përgjithshëm i KB Ban Ki-mun ripohonte se Misioni i KB do të vazhdojë punën e tij në Kosovë, siç përcaktohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB nga 1999.
Ban thonte se ajo rezolutë “mbetet e vlefshme dhe efektive. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë të punojë, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, si një mision status-neutral”.
Kompromisi i BE-së
Rezoluta e re po shihej si një kompromis midis Beogradit dhe BE, në të cilin Serbia po kërkonte të bashkohet. Shtetet anëtare të KB që kanë njohur tashmë pavarësinë e Kosovës po e nxisnin Beogradin të njohë realitetet e reja politike dhe të fillojë dialogun me Prishtinën.
Mark Lyall Grant, ambasadori britanik i KB, thonte pas seancës se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të përshpejtojë procesin e integrimit të Serbisë në BE.
“Kjo është shpresa dhe pritja jonë dhe është shpresa dhe pritja e të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian,” thonte Grant, “dhe kjo është arsyeja pse kjo rezolutë përqendrohet në ofertën pozitive të këtij dialogu praktik midis Prishtinës dhe Beogradit.”
Seanca e Asamblesë së Përgjithshme për Kosovën përmbante elementin e vet të pezullimit dhe dramës. Hapja e tij u shty për 2 1/2 orë për shkak të pranisë në sallën e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ministrit të Jashtëm Skender Hyseni.
Delegacioni serb kundërshtoi praninë e tyre me arsyetimin se Kosova nuk është anëtare e KB dhe ata nuk përfaqësojnë një shtet sovran.
U arrit një zgjidhje kompromisi dhe Sejdiu, Thaçi dhe Hyseni u lejuan të qëndronin si mysafirë në galerinë e mediave pasi Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia dhe Gjermania i shpallën zyrtarisht si mysafirë të tyre.
Serbia humbi kontrollin mbi Kosovën në 1999 kur NATO zhvilloi një fushatë bombardimesh për të ndaluar konfliktin midis Serbisë dhe shumicës shqiptare etnike të territorit.

Raportim para çerek shekulli – 14 Qershor 1999: EDHE PAS HYRJES SË NATO-s NË PRISHTINË FORCAT E KAMUFLUARA SERBE VAZHDOJNË PRANINË E PLAÇKITJET

0

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

Para çerek shekulli – 25 viteve, në 14 Qershor 1999, raportoja nga Prishtina:

Edhe pas hyrjes së NATO-s në Prishtinë forca të kamufluara serbe vazhdojnë praninë dhe plaçkitjet.

Rrugëve të kryeqytetit të Kosovës edhe sot janë parë shumë njerëz të sigurimit shtetëror, të policisë sekrete, të forcave speciale policore, ushtarake e paraushtarake serbe të kamufluara me vëshje civile. Këto forca sërbe, siç bëhet e ditur nga shumë burime, kanë fshehur armatime nëpër shtëpia, bunkere, kisha, etj, si dhe nëpër makina me regjistrime civile, të cilat lëvizin rrugëve.

Shumë policë, ushtarakë e paraushtarakë serbë janë edhe në kolonat që inskenojnë ikjen serbe nga Kosova, në të cilat kamionët, traktorët e autoveturat janë të mbushura me plaçkitjet e mëdha që iu bënë pasurive e pronave të shqiptarëve.

Edhe gjatë natës së kaluar bandat serbe hynë nëpër shtëpitë e shqiptarëve për të plaçkitur e vodhën edhe shumë vetura nëpër rrugë e parkingje.  Ka pasur edhe shëkëmbime zjarri ndërmjet vetë serbëve që grindeshin rreth ndarjes së plaçkes.

Vështrim mbi librin “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore-Si u tjetërsuan tokat e komunës së Deçanit” të autorit Adem Lushaj

0

Shkruan: Ahmet Qeriqi, recensent i librit

Libri i studiuesit, Adem Lushaj, “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore” është vepër e arrirë, shumë dimensionale. Adem Lushaj, është emër i njohur i hulumtuesit, studiuesit të përkushtuar, analistit të zellshëm dhe autor i disa veprave publicistike, dokumentare e shkencore.

Është edhe autor i shumë publikimeve, veprimtar, bashkëpunëtor në shumë medie e portale. Mbi të gjitha, shkrimet e tij janë të sajuara nga pena e publicistit me përvojë, të thurura e të sistemuara me një imagjinatë kreative, që le mbresa, me një diskurs të pasur narrativ, me motivacion dhe qëndrim realist e të paanshëm të problemeve, që merr në shqyrtim.

“Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore” në radhë të parë është një vepër me vlera dokumentare, shkencore, ku me gjuhën e fakteve, të dhënave, argumenteve historike të kohës së kaluar dhe të aktualitetit politik, është trajtuar njëra ndër temat kyçe, që e ka rënduar dhe po e rëndon Shtetin e Kosovës, jo vetëm në raport me Serbinë, e cila nuk heq dot dorë nga politika ekspansioniste e hegjemoniste, duke përdorur çdo mjet e metodë e sidomos fenë, që është edhe diga e nacional-shovinizmit serb, jo vetëm në raport me Kosovën.

Se sa aktuale është dhe po mbetet kjo temë e trajtuar në këtë libër mjafton të sjellim në kujtesë konstatimin e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila duke folur në Manastirin e Graçanicës, ka deklaruar se të gjitha objektet fetare si dhe trashëgimia kulturore janë pronë e Kishës Ortodokse Serbe, duke e përjashtuar Kosovën krejtësisht nga kjo e drejtë, në radhë të parë historike, pastaj edhe politike e shtetërore.

Kisha Ortodokse Serbe është ADN-ja politike ku janë mbështetur dhe mbështetën nacionalistët serbë, sepse ajo ka edhe përkrahjen e shumë shteteve të Evropës e botës. Mjafton të sjellim në kujtesë. Në vitin 2008, bazuar në Planin e Ahtisarit, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin mbi Zonat e veçanta, ku rreth 800 hektarë në afërsi të manastirit, mbesin në mëshirën e vendimeve të Kishës Ortodokse dhe politikës serbe të Beogradit.

Autori i këtij libri, përmes një metodologjie të përparuar shkencore, profesionale, iu ka qasur lëndës me përgjegjësi e profesionalizëm, duke e mbarë shtruar atë në sinkroni e diakroni, në vertikalen e saj të errët e gjithnjë të dhunshme, si dhe në horizontalen e shtrirjes në ndikimin strategjik e politik, duke e ilustruar me fakte e dëshmi relevante, të cilat i ka përfshirë në librin e tij, duke sistemuar pjesët e veçanta në një tërësi organike, të pajisur me shumë të dhëna nga të gjitha segmentet dhe pikëpamjet.

Libri i fillon me një historik të shkurtër të Manastirit të Deçanit, për të vazhduar pastaj me të gjitha ngjarjet, ndodhitë, zhvillimet e ndryshme, politike, të brendshme e të jashtme, ligjet që Kosova kishte nxjerrë për pronat dhe eksterritorialitetin e Kishës Ortodokse Serbe, në bazë të Pakos së Ahtisarit, dhe tërë problematikën që e ka mbartur dhe po e mbart ky Manastir, veçmas në komunën e Deçanit, të cilën po e dëmton ekonomikisht, por edhe po shkakton probleme në Kosovë, përgjithësisht.

Autori sjellë fakte e dëshmi të shumta për krejt atë që ka filluar të vihet në qendër të vëmendjes së këtij Manastiri, pothuajse pa asnjë besimtar, jo vetëm pas luftës por edhe në vitet e regjimit kriminal të Millosheviçit, e më herët, sepse në Deçan dhe fshatrat përreth popullata serbe, është krejt minore dhe nuk ka qenë asnjëherë e pranishme në numër sikur në Graçanicë, apo në ndonjë manastir tjetër ortodoks, serb.

Pavarësisht nga kjo, që në vendosjen e administratës së UNMIK-ut në Kosovë, në verë të vitit 1999, filluan dhe u riaktualizuan ankesat e njohura ndër shekujt të Kishën Ortodokse Serbe, e cila jo vetëm këtë Manastir por krejt Kosovën e konsideron “tokë të shenjtë serbe”, edhe pse dihet historikisht dhe botërisht fakti se këtë Manastir e disa të tjerë, i kanë ruajtur shqiptarët, (në rastin konkret mjeshtërit shqiptarë të ndërtimit e gdhendjes së gurit, si arkitekti i Mesjetës, Mikel Tivarasi, Mark Nikë Gega, Gjin Aleksi e të tjerë e kanë ndërtuar këtë Manastir). Shqiptarët e kanë ruajtur nga rrënimi e harresa, madje edhe shqiptarët islamë, duke e konsideruar me të drejtë si faltore të paraardhësve të tyre të krishterë, lindorë e perëndimorë. Këtë fakt nuk e mohon as vetë Manastiri.

“Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore” është një pasqyrë e gjithanshme e ngjarjeve dhe ndodhive që kanë pasur dhe kanë për objekt këtë Manastir si nga politika e diplomacia vendore e ndërkombëtare, ashtu edhe nga komuna e Deçanit, mediet, gazetarët, analistët, udhëpërshkruesit, historianët e studiuesit e ndryshëm.

Në këtë libër me shumë vlerë, autori ka përzgjedhur e ka sistemuar një lëndë shumë të begatshme dokumentare, ndoshta më të begatshëm të kohës sonë për një problem të caktuar. Autori në këtë vepër, të cilën e ka sistemuar metodologjikisht me një kronologji unike, ka prezantuar informata, analiza, vështrime, artikuj gazetash, intervista me qytetarë dhe autoritete komunale, por edhe qeveritarë, historianë e gjeografë që e njohim problematikën dhe tërë një gamë analizash, të cilat sjellin fakte e dëshmi reale, për krejt çka ka ndodhur dhe po ndodh me këtë Manastir, ku në radhë të parë i ka shtrirë duart politika, veçanërisht ajo e Beogradit, por edhe mbështetës të saj jo të pakët, por jo besimtarët, të cilët kurrë dhe askush nuk i ka penguar, madje as gjatë luftës, kur ka mundur të hidhet në erë nga UÇK-ja, por kjo nuk është lejuar nga krerët e saj, pasi lufta nuk ishte fetare, edhe pse serbët kishin bombarduar e rrënuar qindra xhami në Kosovë. Madje edhe me qëllim që shqiptarët t’i rrënonin kishat ortodokse, për t’ i dhënë luftës një karakter tjetër.

Libri është i pasur edhe me shumë ilustrime, grafikone, dokumente, faqe gazetash, proces-verbale gjyqësore, foto personalitetesh me rëndësi, skica, vizatime, foto të protestave, të cilat e motivojnë vëmendjen e lexuesit dhe librit ia shtojnë vlerën dokumentare.

Pavarësisht se lënda në këtë vepër është heterogjene në shumësinë e shkrimeve të llojllojshme të saj, ajo është përmbledhur si duhet rreth temës bazë dhe është homogjenizuar si tërësi organike shkrimore, e cila shquhet në radhë të parë për këndet e shumta të vështrimit dhe qasjes së problemeve që ka trajtuar autori, Adem Lushaj.

Kjo vepër e begaton jo vetëm fondin krijues të autorit, por edhe publicistikën shqiptare përgjithësisht, pasi autori ka arritur të na japë një vepër të arrirë, dokumentare shkencore, e cila gjithësi se i përballon kohës. Ajo do t’ iu shërbejë edhe brezave në të ardhmen, për të parë se ku kemi qenë ne dikur, e ku do të jenë ata, që do të na pasojnë.