Kreu Blog Faqe 808

«Rruga e re» Myslimane e LDK-së, apo theqafja e LDK-së dhe e Kosovës !

0

Ky me qallmën e kuqe është “muxhahidini i Klinës”, Alban Rraci, djali i Ismet Rracit të famshëm, të cilin Lumir Abdixhiku sapo e ka zgjedh kryetar të Degës së LDK-së në Klinë

Nga: Bardh M. Nengurra

Kam pas mendue se vetëm qeniet e gjalla dhe njeriu e kan lindjen, zhvillimin dhe fundin apo vdekjen e vet. Nuk më ka shkua mendja se edhe forcave politike, edhe Lëvizjeve shtetformuese dhe demokratike të popullit, po ju vika fundi një ditë!

Historia më e re e Dardanisë do mbahet mend nëpër breza për ecejaket e popullit shqiptar në përpjekjet e tij për barazi, për zhvillim, për Liri dhe emancipim për gjatë tërë historisë tonë që nga kohërat antike, por nga 23 Dhjetori i vitit 1989 do mbahet në mend për Levizjën gjithëpopullore shqiptare e cila Lëvizje pasi u formue dhe mori emërin LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, u bë prijetare e popullit në luftën dhe përpjekjet e ti për Liri dhe shtetformim.

Populli shqiptar i Dardanisë pati fatin që në krye të LDK-së erdhi njeriu i urtë, i ditur, i menqur dhe trim, njeriu me kulturë të lartë bashkëkohore europiane e botërore Dr. Ibrahim Rugova i cili nga pozita e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës u zgjodhë Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ardhja e Dr.Rugovës në krye të LDK-së ishte ardhje fatlume për popullin dhe Ai si askush më parë në Histori, ia vuri gjoksin përpara rethanave të reja që u krijuan në Dardani pas pushtimit totalitar klasik me sistemin ushtarako-policor të Serbisë.

Pozita e Liderit të popullit ju ofrua edhe disa rrahagjoksve dhe hipokritve shqipfolësa të Dardanisë, por asnjëni nga ata nuk e pati guximin që të del publikisht dhe të thotë se ja unë do ju prijë përpara në shtetbërjen e Dardanisë. Ishte vetëm Ibrahim Rugova ai që pa iu tremb syri doli në ballë të popullit për ti pri derisa u clirue Dardania. Vizioni shtetformues i LDK-së me Dr. Ibrahim Rugovën në krye ishte dhe mbeti postulat, gurthemel dhe bazë për formimin e shtetit më të ri në Botë REPUBLIKA E KOSOVËS.

Në krahun e djathtë të sheikut është Alban Rraci e përkrah tij, në skaj, Xhafer Tahiri , që është kryetar i LDK-së në Vushtrri dhe nënkryetar i LDK-së

Dhe në këtë vizion Rugova pati rreth vehtës dhe ndihmësa gratë dhe burrat më dinjitoz dhe më të arsimuar të gjeneratës së vet e që padyshim se të gjith ata bashk ishin gjenerata më e mirë, më e mencura dhe më e pregaditura në tërë historinë e Dardanisë.

Nuk do përmend shumë emra, sespe besoj se mjafton ti përmend: Akademik Fehmi Aganin, Akademik Gazmend Zajmin, Akademik Mark Krasniqin, Prof. Anton Ceta, Prof. Zekeria Cana, Prof. Bardhyl Qaushi, Akademik Idriz Ajeti, avokat Bajram Kelmendi, avokate Nekibe Kelmendi, Prof. Latif Berisha, Dr. Edi Shukriu, Edita Tahiri etj, etj. Pastaj prijësat fetar Imzot Nik Prela , Imzot Mark Sopi , Don Lush Gjergji, myftiun Rexhep Boja, imamët Idriz Kakrruku , Sadri Zekaj, Xhevat Kryeziu etj, etj.

Pra të gjithë këta burra dhe gra qëndruan rreth Prijsit Dr. Ibrahim Rugova dhe formuan një platformë , një Filozofi që u quajt Filozofia Rugoviane apo Rugovizmi. Përcaktimi i Dr. Rugovës me Rugovizmin e vetë për rrugëtimin e Dardanisë për shtetbërje me mbështetje të shteteve Evroprendimore dhe refuzimin e injorimin e ndihmave të shteteve të Lindjes, shteteve myslimane, soli deri të fakti që shtetet tradicionalisht mike të Serbisë u bënë mike dhe përkrahëse të Dardanisë. Po përmend Anglinë dhe Francën të cilat dhan gjithcka munden që ta clirojnë Dardaninë duke përkrahur NATO-në që ta sulmojë Serbinë në vitin 1999. Dëshmitarët dhe akterët e luftës së UCK-së flasin se si ka pas tendenca që në radhët e UCK-së të futen mercenar e vullnetar të xhihadit islamik dhe të Al Kaedas, por me formë të prerë jan refuzua dhe kjo ka bë që UCK-ja të konsiderohet Ushtri e Popullit të Dardanisë e cila fitoj përkrahjen e shteteve mike Evroprendimore.

Mirëpo, pas clirimit ndodhen shumë gjëra që befasuan shumëkend. Befasuan miqët tanë strategjik dhe ata që na ndihmuen dhe na cliruen dhe të cilët edhe sot na mbrojnë se po të mos ishin ata forcat ushtarake të Serbisë do na pushtonin për dy orë. Këtu nuk do mirrem më problemet e shumta që janë në Dardani, unë do mirrem me LDK-në ku edhe vet që nga formimi i sajë jam antar dhe kam kontributin tim modest.

Kur më 21 janar 2006 iku nga kjo botë biri më i madh i kombit tonë pas Gjergj Kastriotit, pra vdic Dr. Ibrahim Rugova në LDK ndodhen carje të pamëshirshme dhe gjithcka mori rrugtimin në theqafje të LDK-së.

Në të ashtuquajturin KUVENDI I KARRIGAVE lidershipi i LDK-së e ndau LDK-në në dy pjesë. Në përplasjen e Prof. Fatmir Sejdiut dhe Akademik Nexhat Daci, fitoj Prof. Sejdiu dhe kjo solli deri të krijimi i një partie tjetër gjoja Rugoviste me në krye Akademik Nexhat Dacin që u quajt LDD. Vetem disa vite më vonë Prof. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i Dardanisë dhe ai solli në kabinetin e vetë Vjosa Osmanin e cila në atë kabinet në zyren e Presidentit filloj ngritjen e vet në politikë. Pas Prof. Fatmir Sejdiu në krye të LDK-së të pergjysmuar shkaku i Nexhat Dacit dhe LDD-së që ai formojë, në krye të LDK-së erdhi Akademik Isa Mustafa.

Gjatë kohës që në krye të LDK-së ishin Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa , në LDK ka pas individ besimtar praktikues të islamit, por ata asnjeni nuk ka përkrah islamin politik dhe xhamiizimin e Dardanisë.

Nuk po përmend emna edhe pse i dij dhe i njof të gjithë. Ata kan të drejtë ta ken besimin e tyre religjioz përderisa me besimin dhe predikimin e tyre nuk vejn FENË para KOMBIT. Mirëpo që prej kur erdh në krye të LDK-se Lumir Abdixhiku, në LDK po ndodhin termete politike që adhuruesit dhe votuesit e mirëfilltë të LDK-së nuk munden t’i kuptojnë e as ti pranojnë. Lumir Abdixhiku erdhi në postin e Kryetarit të LDK-së duke luftue me perfiditet kuadrot e forta të LDK-së. Ai ia fillojë me veprimet e tia tinzare që sollën humbjen e kandidatit të LDK-së për të parin e Kryeqytetit z. Arban Abrashi dhe ky veprim i Lumir Abdixhikut ia dha pushtetin në Kryeqytet edhe një mandat Levizjes VV.

Lumir Abdixhiku duke u servilosur rreth Vjosa Osmanit refuzoj postin e Ministrit të cilin e mbajti në koalicionin LDK-VV , kur Kryeminister ishte Albin Kurti. Kur ra qeveria e parë Kurti, Lumir Abdixhiku refuzoj të jetë Ministër në Qeverinë Hoti. Dhe posa arriti ta fut në dorë postin e Kryetarit të LDK-së, ky djalë me origjinë nga Lugina e Preshevës me një ashpërsi të pashoqe sulmoj duke i shkarkue pa kritere dhe pa arsye njerzit më të devotshëm, njerzit shtylla dhe gardian të LDK-së. Ju sul Lutfi Hazirit, Haki Rugovës së ndjerë, sikurse edhe kryetarit të degës LDK në Podujevë z. Agim Veliu. Ky veprim solli deri te humbja e bastionit tradicional të LDK-së në Llap, ku Agim Veliu i ka fitue të gjitha garat në rundin e parë pa pasë nevojë të shkohet në balotazh.

Lumir Abdixhiku pasi largojë z. Agim Veliu u zbut disi me Lutfi Hazirin, ndërsa me Haki Rugovën heshti pasi pau se ai i sëmuer i ka ditët e numruara. Solli në LDK direkt nga rrugët femra të panjohura, duke i sistemua ato në poste të Nenkryetareve në LDK. Përqau LDK-në duke injorue kuadro Akademike të saj, si Prof. Avdullah Hoti, Akademikun Kujtim Shala etj, etj. Risolli në LDK Alush Gashin pas shumë viteve i larguar nga vota e votuesve të LDK-së.

Dhe pasi u përforcua në Karrigen e Kryetarit në LDK ai solli në kryesi edhe individ islamista, si p.sh. Xhafer Tahirin dhe në krye të Prishtinës hipikun që frekuenton xhamijat ma shpesh se sa hoxhallarët arqitektin e Londres Perparim Ramën. Dhe sikur nuk i mjaftojnë këto marifetllaqe anti LDK dhe anti RUGOVIZËM, Lumir Abdixhiku ndërron LOGON e LDK-së ai ma nuk e quan Fryma Rugoviane , por e quan Fryma e Re. Dhe as tash nuk ngopet, ky sorosist që vec Zoti e din nga kush sponsorizohet dhe merr detyra për ta shkatrrue LDK-në ai emnon dhe përkrah zgjedhjen e djalit të Ismet Rracit z, Alban Rraci në postin e Kryetarit të Degës LDK në Klinë.

Pra Lumir Abdixhiku ban cmos dhe përkrah zgjedhjen e një ekstremisti xhihadist albanofob e arabofil që ta drejtojë Degën LDK në komunën ku ka më së shumti Shqiptar të besimit katolik. Kjo që ban Lumir Abdixhiku duhet me shqetsue ata qindra mija votues e veprimtar të LDK-së, sepse shifet haptas se ky njeri po e shkatërron LDK-në. LDK-në Rugoviste me orientim evroprendimor po e ban qerdhe të xhihadistve lindor duke e mbushë atë me arabofil e turkofil.

Lumir Abdixhiku po e qon LDK-në në theqafje dhe me theqafjen e LDK-së do e thej qafen edhe shteti laik i Republikës së Kosovës.

Andaj, kujdes me këtë njeri të lig e dinak.

Sarpsborg, Norvegji, më 15.05.2024

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut

0

Bruksel, 15 maj 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel. 

Edhe në këtë takim ishte paraparë të bisedohej mbi gjetjen e një zgjidhjeje për pranimin e mbështetjes financiare të Serbisë, nga komuniteti serb në Kosovë, i prezantuar dhe si mundësia e fundit që palët të dakordohen. Fatkeqësisht, edhe ky takim i radhës u keqpërdor nga pala serbe e nuk solli rezultat. 

Paraprakisht, nga palët pritej që të vijnë me komente në draftin e propozuar nga emisari Lajçak në takimin e mbajtur në fund të muajit prill, komente të cilat do të tregonin gatishmërinë tonë që të lëvizim drejt propozimit të ndërmjetësuesit. 

Pala kosovare ka bërë komentet e saj, përmes të cilave ishim afruar drejt një zgjidhjeje finale brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht pa prekur substancën e propozimit të z. Lajçak. Serbia, i është përgjigjur me komente tërësisht të reja, si propozim i ri, dhe jo vetëm duke u larguar nga propozimi i emisarit, por edhe nga vetë pozicionet e mëparshme të palës serbe. 

Vullnetit tonë për një zgjidhje funksionale që garanton vazhdimin e mbështetjes për qytetarët e komunitetit serb, pala serbe iu përgjigj me propozime që në tërësi synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale që operojnë në Kosovë e rrjedhimisht jashtë kornizës së bisedimeve për çështjen. 

Përpjekjeve tona për integrim të komunitetit serb, pala serbe iu përgjigj tani me kërkesën eksplicite që të kalohet nga një sistem paralel ilegal, në një sistem paralel, por legal. Pra kalimi në një sistem ku paralelizmi siguron mosintegrim dhe prezencë të Serbisë në Kosovë

  përmes institucioneve të saj, gjë kjo e papranueshme për palën tonë. 

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes kryenegociatorit të saj, shprehu keqardhjen për këtë regres, ndërkohë që gjatë negociatave ka qenë e dukshme tërheqja e qëndrimeve të Serbisë edhe nga vetë pozicionimi i saj dhe komentet të dërguara në këtë javë, andaj bëhet e qartë se ka qenë taktikë e Serbisë që të pamundësohet një zgjidhje për këtë situatë.

Marjana Bulku – “Një jetë, disa histori”!

Nga Frank Shkreli 

___

“Një jetë me dinjitet i ndriçon historitë personale duke i shndërruar ato në universale”

Ditën e shtunë me 18 Maj në ora 1:00 pas dreke do mbahet promovimi i librit “Një Jetë, disa Histori” me autor Marjana Bulku në sallën e “Producers Club Theatres” në zemër të Manhatanit në Nju Jork. Ndonëse i ftuar nga Zonja Bulku për të marrë pjesë në promovimin e veprës së saj më të fundit për arsye familjare nuk mund të marr pjesë në këtë rast gëzimi e shpërblimi për kolegen, gazetaren dhe publicisten e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe më gjërë. I kërkoj ndjesë Marjanës për mospjesëmarrjen time, por nuk mund t’i ikja përgjegjësisë profesionale që të mos i them dy tre fjalë me rastin e promovimit të kësaj vepre publicistike të koleges tonë të nderuar.

Libri i autores Marjana Bulku, “Një jetë, disa histori” është një botim publicistik me intervista, profile shqiptaro-amerikanësh, esse dhe refleksione letraro-gazetareske të autores. Ky publikim ka si qëllim të sjellë bashkë individualitete shqiptare, të cilat udhëve të integrimit kalojnë, përvoja dhe sfida të përbashkëta, shumë prej të cilave janë iluminuese për të tjerët sot dhe nesër, thuhet në njoftimin e botuesit.

“Shqiptarët e Amerikës janë një galeri e pasur kulturore, historike, akademike, politike e tjera…”- shprehet autorja në parathënjen e librit “Një jetë, disa histori”, ndërsa shton se vendosi të krijojë këtë “muzeum” të disa prej shqiptaro-amerikanëve, intervistat dhe profilet e të cilëve përfshihen në këtë vepër, emra të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork dhe më gjërë. Por, autorja shprehet se qëllimi i saj me këtë botim, është diçka që shkon përtej emrave të përveçëm të pasqyruar këtu. Ajo pretendon se përtej emrave, në komunitetin shqiptaro-amerikan ekziston një “galeri e pasur vlerash dhe kontributesh, projektesh ambicioze, botime e shkrime, takime e ngjarje, të cilat gjejnë gjurmë jo vetëm pse ndodhin në kontinentin e demokracisë ku hedh sytë dhe ëndërrat shpresa e tërë botës, por sepse sejcila prej historive mbart kaq shumë sakrifica dhe përpjekje, madje edhe sukses…”.

E vërteta është se personalitetet shqiptaro-amerikane të pasqyruara në këtë vëllimin “Një jetë, disa histori”, të autores Marjana Bulku janë vetëm disa prej shumë të tjerëve personalitete shqiptaro-amerikane, dashamirë të vlerave dhe veprave të dobishme, por edhe të bukura për botën tonë amerikane dhe shqiptare.

Merita e Zonjës Bulku me botimin e këtij libri është se ajo pasqyron disa prej shqiptaro-amerikanëve që ajo ka menduar se me zgjuarsinë dhe me vullnetin e punës së tyre këtu në Shtetet e Bashkuara janë dalluar në jetën amerikane ku na ka hedhur fati. Disa, para më shumë se një gjysëm shekulli dhe të tjerët të ardhur më vonë. Persona, të cilët me punën e tyre në jetën e përditshme amerikane dhe në komunitetin tonë këtu, por edhe para të huajve; secili në atë mënyrën dhe fushën e vet japin prova të aftësisë krijuese dhe prodhuese të racës shqiptare jashtë trojeve arbërore, shpesh nën rrethana jo të kollajta.

Këta janë njerëz modestë, shumë prej të cilëve i njoh edhe personalisht, të cilët duhen admiruar dhe që meritojnë mirënjohje prej të gjithë neve, shqiptaro-amerikanë, që me jetën dhe veprimtarinë e tyre “kanë ndikuar, përmes historive të tyre, në historinë tonë të përbashkët kombëtare.”

Si të tillë, këtyre bashkombasve tanë të përzgjedhur “me shumë kujdes”, sipas autores, si komunitet duhet t’u rrimë afër, t’i mbështesim dhe t’i inkurajojmë, sidomos këta të brezit të ri, kur, sipas mundësive, veprat e tyre e nganjëherë edhe jeta i kushtohet çështjes kombëtare, përtej punëve të përditshme që bëjnë, për të mbajtur familjet e veta në këtë vend.

Si shpërblim, në minimum, të gjithë e kemi për detyrë të përfillim nismat e tyre në dobi komunitetit dhe të çështjes së përgjithshme kombëtare megjithse larg atdheut.

T’i ndihmojmë dhe t’i nxisim ata që të ushtrojnë profesionet e tyre, përherë e më shumë e më mirë, sidomos edhe në fushën e vlerave dhe të lulëzimeve shpirtërore, kulturore e kombëtare në këtë oqean të madh që e quajmë Amerikën tonë të dashur.

Të admirojmë punën e tyre të fituar me përvojë e mundime e shpesh, fatbardhësisht, të kurorëzuar me sukses.

Marjana Bulku, me librin më të ri të saj, “Një jetë, disa histori”, bën pikërisht këtë shërbim. Një botim me vend dhe në kohën e duhur rrëfimesh nëpërmjet pyetjesh shumë dimensionale në larmi të ndryshme, mbi jetën dhe veprimtarinë e disa shqiptaro-amerikanëve, duke paraqitur, nëpërmjet tyre, me shumë hijeshi shprehëse, fuqitë krijuese të racës shqiptare, qoftë edhe këtu në mërgimin e largët. Duke rritur kështu, njëkohësisht, edhe pasuritë dhe vlerat kombëtare në dobi të të mirës së përbashkët duke qenë të bindur se fjala dhe kultura e lirë, jo vetëm kontribojnë si mjet lartësimi personal e kombëtar, por nganjëherë mund të jetë edhe më e fortë se pushka.

Më në fund, dua të shpreh kënaqësinë time kur vërej se personat e intervistuar, ose të profilizuar në këtë vëllim “Një jetë, disa histori” në mërgim, pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan; përfshirë në një hark individësh të përzgjedhur nga autorja, por që janë me prejardhje nga viset dhe krahinat më të ndryshme të trojeve shqiptare të mërgatës së vjetër anti-komuniste dhe të mërgatës së pas 90-ave.

Natyrisht, se kjo tregon paanshmërinë krahinore balancuese të autores, viktimë e të cilës mund të biem shpesh edhe shumë prej nesh. Mbi të gjitha, autorja njëkohësisht, dëshmon me këtë vepër, pa paragjykime, se trungu i fisit arbëror, qoftë edhe këtu në mërgim e larg Atdheut – shpesh në rrethana jo të volitshme veprimtarie plot sfida – gjithnjë ushqehet në rrënjë të gjalla të veprimtarisë së vet, që madje as mërgimi dhe jeta moderne e shekullit XXI, në këtë shtet-planet, nuk mund t’i thajë ato. Prandaj, le ta konsiderojmë veprën e autores Marjana Bulku “Një jetë, disa histori”, si një pasqyrë e përkushtimit dhe përpjekjeve të disa antarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan për të ecur përpara, duke ia kushtuar ngritjes së Kombit, dijen dhe pendën. 

Urimet më të përzemërta autores për këtë vepër që pasqyron disa prej zërave shqiptaro-amerikanë në fushë të ndryshme të veprimtarive të tyre. Urojmë edhe vepra të tjera nga autorja e “Një jetë, disa histori”, në zbardhjen e arritjeve të komunitetit.

Le të jetë ky libër i Zonjës Bulku edhe një dëshmi mirënjohjeje e kontributeve të jetës dhe veprimtarisë së disa shqiptaro-amerikanëve dhe promovimi të shërbejë, njëkohësisht, edhe si nxitje për brezin e ri të shqiptaro-amerikanëve që të aktivizohen me pendë dhe me vepra,  aktivitete të ndryshme të komunitetit ku jetojnë, duke sjellë histori të reja në të mirë të komunitetit më të gjërë shqiptaro-amerikan dhe në interes të Kombit në këtë vend të lirisë e demokracisë.
Urimet e mia autores Bulku dhe sukses në ndërmarrjen bujare të saj për të nxjerrë në dritë, për aq sa është e mundur, nëpërmjet historive individuale veprimtaritë e komunitetit shqiptaro-amerikan të Nju Jorkut me rrethe, por jo vetëm, gjatë viteve dhe dekadave të kaluara.

Blinken: Marrëveshje e sigurisë me Ukrainën

0

Gunnar Kagge / Aftenposten

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në kryeqytetin ukrainas Kiev. Atje ai i premton Presidentit Volodymyr Zelenskyj se amerikanët do të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që municionet dhe armët që i kanë premtuar Ukrainës të mbërrijnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Blinken tha se prioriteti më i lartë tani është furnizimi i Ukrainës me raketa Patriot dhe mbrojtje të tjera ajrore, raporton Reuters.

Ai tha gjithashtu se diplomatët nga të dy vendet kanë punuar për një marrëveshje të përbashkët të sigurisë. Shpresohet se mund të nënshkruhet brenda dy javësh.

Rrafshimi i Vorrit te Imzot Nikë Prelës në Prizren, asht nji veper kriminale antikatolike/antikombëtare

1

Xhelil Arifi, Pjeter Domgjoni shkruan:

-Epitafi shqip, në katër strofa që i kushtohej motres File, ma i vjetri epitaf n’trojetë shqiptare, deri mbas luftës së Kosovës, ndodhej n’vorret katolike t’Prizrenit, i shkruemë në nji piramidë bukur t’naltë. Unë ate e kam vizitue e lexue disa herë dhe fillonte me vargjetë:

“Ah moj morde moj katile

Si ma more motren File….”

“N’vitin e parë mbas luftës, në nji natë të errtë ashtu siç ishte e errtë edhe zemra tyne, at piramidë s’bashkut me vorrin e imzot NIKË PRELËS e bajnë rrafsh me tokë” përfundon Domgjoni!

Pse? Kush dëshiroi të zhdukë atë hise të historisë arbënore!?

Pse i tanë ky investim për të çrranjosë shekuj të historisë sonë që shkojnë deri në lashtësi!?

Gjergj Jozef Kola ka thanë: “Katolikofobia asht Frika ndaj Kulturës dhe Historisë Arbnore”.

Xhelil Arifi.

Në veri të Kosovës çrrënjosen mbetjet kriminale serbe

0
Nga: Behlul Jashari –  PRISHTINË, 15 Maj 2024
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shkruar:
Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona.

Mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë.

Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq.

Policia e Kosovës në Raportin 24 orësh sot bëri të ditur:

Zveçan  14.05.2024, 15:30. Njësitet hetimore policore kanë bërë bastisjen në tri lokacione (shtëpi të pa banuara) dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dron  si dhe pajisje rezervë të armëve. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore.

Për burrat që e nuhasin si qentë erën e hormoneve seksuale

Shkruan dhe këndon : Lirim Gashi,Prishtinë😂 😂
PSE JAM KRIJUESI MË I TALENTUAR I ARTIT EROTIIK?
Ka burra që e nuhasin si qentë erën e hormoneve seksuale të grave dhe që i lexojnë të gjitha dëshirat, epshet, nevojat, mendimet, lëvizjet dhe gjestet e tyre.
Ata thjesht vetëm e presin momentin e duhur për t’i ngritur këmbët e tyre qiell dhe për t’i zbritur epshet e tyre nga qielli në tokë.
Më pas ata nivelojnë epshet e tyre me nivelin e Detit Adriatik dhe i lënë të nxijnë lëkurën e tyre të bardhë në plazhet më të bukura në mënyrë që të thithin vitaminën D+K dhe të mbushen me epshe shtesë.
Ata janë aq të zotët në gjetjen e pikave të dobëta të grave, saqë mund ta dallojnë me sy mbyllur nëse puçrrat e tyre epshore janë fryrë në vijën e çarë dhe të zgjeruar që ndan në dy pjesë të barabarta brendësinë e skuqur të trekëndëshit magjik, nëpër muret e përvluara të të cilit shkrihet mjalti vullkanik dhe kthehet në lëng epshor që rrjedh nëpër dyshemenë e vaginës në drejtim të kofshëve dhe gjunjëve.
Si i di të gjitha këto?
Epo, unë jam trajneri dhe mësuesi i tyre.😂

Mjaft me bukuri e rregullime …, mjaft me makjazh të tejmbushur…?!

0
*
Ç’farë shkoi kaq shtrembër e keq në këtë jetë …? Ku shkoi dinjiteti, morali e vlerat…Dikur pak dekada më parë , njeriu ishte tepër i thjeshtë dhe i përulur …
Tash, jo…!
Mjaft …. me bukuri e rregullime …, mjaft me makjazh të tejmbushur , në qendra estetike, në ato plastike , duke lyer thonjt, duke ven silikone, tatuazhe dhe duke harxhuar e spatalluar para për rroba të bukura e ekstravagnte, që në shumicën e rasteve ka më shumë lakuriqësi, se sa thjeshtësi dhe imagjinatë për femrën !
Femra me prapanica , gjokse e buzë silicon, të veshura me rroba firmato si ato kukullat barbi dhe te lyera si klloun , duke pozrur për revisita e ne botën e shou-bizit të ashtuquajtur Vipa !?
Mjaft !
Femra … Regullojeni e zbukurojeni brendësine e shpirtit …, që është kalbur pothuaj e gjitha.
Një shoqëri e tëra egocentrike që përpiqet të jetë tërheqëse, por jeton në pisllëk të drogës, pijeve dhe pasigurisë së përditshme!
Ç’farë ishte e rëndësishme në këtë jetë…?!
Të gjitha pothuaj ne i bëmë të parëndësishme …
Dhe gjërave të parëndësishme e të pa vlerë , ne iu dhamë !
Dhe të gjithë barrën e përgjegjësisë për rrjedhën e tatpjeten që mori kjo shoqëri sot …,  është mbi supet e atyre që e shikojnë dhe vëzhgojnë këtë…
Dhe nuk bejne asgje per ta ndaluar !
___
Më 14.05.2024, Selanik

The Stirling News-Argus (1913) / Shqipëria si Skocia : “Dashuria për atdheun, traditat, muzika, veshjet…”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Maj 2024 

“The Stirling News-Argus” ka botuar, të enjten e 6 marsit 1913, në faqen n°26, një shkrim rreth ngjashmërisë midis shqiptarëve dhe skocezëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëria si Skocia

Gjakmarrja dhe vëllazëria nëpërmjet gjakut mes institucioneve.

Burimi : The Stirling News-Argus, e enjte, 6 mars 1913, faqe n°26

Burimi : The Stirling News-Argus, e enjte, 6 mars 1913, faqe n°26

Shqipëria, e ardhmja e së cilës tani është në pikëpyetje, është krahasuar me malësitë e Skocisë të shekullit të XVI-të, kur të gjitha fiset ishin në grindje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. “Shumë herë,” thotë Foster Fraser, “kam menduar për ngjashmëritë mes Shqipërisë dhe Skocisë. Ka pjesë të vendit që të kujtojnë malësitë. Dashuria e zjarrtë për atdheun është karakteristikë e të dy popujve. Vigjilenca e malësorit skocez ndaj fyerjes është e barabartë me shpejtësinë e shqiptarit për të qëlluar këdo që mund të mos jetë dakord me të. Fustanella e shqiptarit është e ngjashme me kiltin e malësorit skocez. Dhe nëse dëgjon tingujt e muzikës shqiptare nëpër kodra, pa shumë imagjinatë mund të imagjinosh se po dëgjon muzikën e gajdeve.” 

Gjakmarrja është më e njohura e institucioneve shqiptare, por ka edhe vëllazëri në të cilat figuron edhe gjaku. Dy të rinj shqiptarë do të zotohen se do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë jetës dhe marrëdhënia është aq e shenjtë sa fëmijët e tyre nuk mund të martohen. Ndër të rinjtë mirditorë që bëjnë këtë betim, së pari marrin kungimin dhe më pas pinë verë me të cilën janë përzier disa pika gjaku të të dyve. 

Dy miq të tillë të betuar, tregon historia, zbuluan një herë se ishin të dashuruar me të njëjtën grua, një turke. Zgjidhja e vështirësisë nga ana e tyre ishte paqësore – nga këndvështrimi i tyre. Sepse ata i ngulitën kamat e tyre së bashku në zemrën e saj.

Historiani Belisar Jezerci i përgjigjet historianit tjetër nga Deçani, Shkodran Imerajt, rreth disa akuzave për “teori serbe”

2
Nga: Msc Belisar Jezerci , historian
___
DR. SHKODRAN IMERAJ!
“Unë nuk të ofendoj dhe të etiketoj,sepse ju me qëndrimet tuaja kontraverze e keni demantuar vetveten!”
Z. Dr.Shkodran Imeraj !
___
Në promovimin e librit tim “Politika ekspansioniste e Shteteve Ballkanike ndaj trojeve shqiptare” në Ferizaj në vitin 2014,keni marrë pjesë edhe ju.
Jeni ndër oratorët që e vlerësuat lart librin tim dhe autorin!
Perveç këtij libri, i kam botuar edhe librat:Degradimi i Pavaresisë se Kosoves”,
“Përkushtimi ndaj arsimit dhe sensibilizimit të çështjes kombëtare”.
Monografia “Ferizaj në rrjedhat e historisë” është e përgaditur për botim.
Dr.Shkodran Imeraj! Gjatë dhe pas suprimimit të autonomis të Kosovës me tanke me 23 mars 1989 propaganda serbe dhe jugosllave ishte e shfrenuar.
Sekretari federativ i punëve të Jashtme të Jugosllavis së asaj kohe Budimir Lonçar i dha intervist gazetës më autoritative të Europës “LE MONDE”.
Në atë intervistë thuhej së shqiptarët kanë ardhur në Kosovë dhe në Maqedonin Verperëndimore në gjysmën e dytë të shekullit XIX.
Askush në Kosovë nuk reagoi!
Unë dhe disa historoanë tjerë e morëm niciativen për të formuar Lidhjen e Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri”në ish Jugosllavi.
Kuvendi Themelues i Lidhjes së Historianëve Shqiptar “Ali Hadri” është mbajtur në Ferizaj më 29 qershor 1991.
Këtë Kuvend e kam udhëhequr unë. Prof.Dr.Skënder Rizaj është zgjedhur kryetar, ndersa unë nënkryetar i Lidhjes.
Dr.Shkodran Imeraj!
Në Belgjikë më 23 prill të vitit 1994,e kam formue Lidhjen e Historianëve Shqiptar për Diasporë me qender ne Bruksel! Në këtë Kuvend jam zgjedhur Kryetar i kësaj Lidhje të Historianëve.
Me rastin e mbajtjes se Konferences së Rambujes, ju kemi dërguar memorandum Grupit të Kontaktit, Komisionit Europian, Sekretarit të NATO-s Havier Solana,Parlamentit Europian,Kongresit Amerikan,Sekretares se SHBA-ve zonjes Olbrajt etj,Bundestagut gjerman…
Kryetari i Komisionit Europian Jacques Santer, më është përgjigjur me shkrim zyrtarisht. Këtë e deshmon dokumenti që është ne artikull.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë se Shqipëris ju kemi dërguar Memorandum të gjitha institucioneve shtetërore europiane, NATO-s etj.
Në Memorandum kemi kërkuar revidimin e padrejtësive historike të Fuqive të Mëdha të asaj kohe.
Kryetari i Komisionit Europian Barrosa më eshtë përgjegjur zyrtarisht.
Dokumenti në artikull e vërteton.
Me rastin e aderimit të Austris ne Bashkimin Europian i kemi dërguar urime Ambasadorit te Austrisë në Belgjikë!
Ambasadori austriak Erich Hochleitner më është pergjegjur zyrtarisht. Dëshmon dokumenti që eshtë i prezentuar në këtë artikull.
I nderuari historian Shkodran Imeraj!
Gjatë veprimtaris time përherë kam patur parasysh mendimin filozofik të filozofit freng,Jean Paul Sartrë i cili thot:
“Intelektuali është përgjegjës para popullit të tij, jo vetëm për atë që ka ndodhur dhe po ndodhë,por edhe për atë që nuk ka ndodhur dhe mund të ndodh”
Akuza e juaj ndaj meje se është teori serbe e vërteta se shqiptarët në Kosovë ishin në shumicë katolik, nuk qëndron dhe nuk ka bazë shkencore.
Këtë e vërteton Papa Klementi i VI,i cili më 7 shkurt të vitit 1346 reagoi te Stefan Dushani për uzurpimin dhe përvetësimin e KISHAVE KATOLIKE SHQIPTARE në Prizren,Novobërd,Trepçë,Janjevë,Pej,Deçan,Deviç,Graçanicë e kisha të tjera në trojet shqiptare!
P.S.
Janë lexuesit të cilët vlerësojn vlerën e historianit !
Me gabue është njerëzore, ndërsa me kërkue falje konsiderohet diçka hyjnore!