Kreu Blog Faqe 809

Veriu i vendit, Trieste e dytë në Ballkan!

0

Florim Zeqa

Interesi i shtetit duhet të shikohet nga mundësitë tona, nga aspekti gjeostrategjik dhe historik e jo nga dëshirat tona. Duhet maturi dhe guxim në veprime, duhet vizion dhe largëpamësi politike për të nxjerrë atë që është e mundur e jo nxitje nga dëshirat dhe ambiciet për ngritje të imazhit personal mbi fatkeqësinë e vendit.

Anologjia e Veriut me Triesten

Pas përfundimit të luftës, të gjitha shtetet me konteste territoriale problemet i kanë zgjidhur ose janë detyruar t’i pranojnë zgjidhjet e ofruara nga ndërmjetësit ndërkombëtar sipas parimeve të etnitetit për të arritur zgjidhje përfundimtare dhe paqe afatëgjatë në atë rajon.

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Trieste deri në vitin 1954 zyrtarisht ka qenë pjesë e Jugosllavisë, derisa është arritur marrëveshja ndërkombëtare, sipas së cilës Trieste i kthehet Italisë.

Sikurse që ishin të kota parollat e Titos, “Jetën e japim, Triestën s’e japim”, të kota mbeten edhe zotimet tona folklorike, “Pa u farue me djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”, pasi ajo u nda në Parlamentin e Kosovës në dysh: Mitrovica Veriore dhe Mitrovica Jugore!

Kosova duhet të qëndroj unike edhe atëherë kur ndodhë dështimi i anëtarësimit nëpër organizata relevante ndërkombëtare, të cilit do nivel qofshin ato, për të mbledhur energji për vazhdimin e betejave tjera për të ruajtur integritetin e shtetit, sovranitetin dhe stabilitetin afatgjatë politik në vend.

Kosova me unitetin e saj politik duhet të dëshmoj vendosmëri dhe konsistencë në rrugëtimin evro-perëndimorë, përkatësisht të integrimit gradual në organizatat ndërkombëtare.

Kosova assesi nuk guxon të mbetët peng i një asociacioni, e aq më pak i tekeve personale të një lidershipi, cili do qoftë ai.

Sikur ta kishim çliruar vendin tonë vetë pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare do të kishim pasur plotësisht të drejt t’iu qëndrojmë besnik dëshirave dhe tekeve tona personale dhe kolektive, por jo, kur edhe tani pas 25 viteve, KFOR-i (NATO) është forca kryesore mbrojtëse e tërësisë territoriale të vendit tonë.

Nuk guxojmë të harrojmë edhe faktin tjetër, që Kosova në Bruksel më 2013 dhe 2015 e ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin, të ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilën e ka pranuar “pa e nënshkruar”, pra është zotuar edhe kryeministri aktual në marrëveshjen e Ohrit vitin e kaluar!

Stop lojrave me hipokrizi

Tendenca për t’i ikur përgjegjegjësisë politike duke mos e zbatuar marrëveshjen e dakorduar është thikë me dy teha për Kosovën. Nuk është aspak e ndershme për kryeministrin aktual, që në njërën anë të thirret në patriotizëm ekstrem, kurse në tjetrën të dorëzohet krejt siq ishte rasti me kishat dhe manastiret serbe, të cilat i fuqizojë me territor dhe kompetenca legjislative në shtetin ‘laik’ të Kosovës!

Albin Kurti e di mirë që do të jetë e kotë çdo orvatje për t’u ikur zotimeve ndërkombëtare, prandaj po i bën këto lojra me hipokrizi për konsum të brendshëm politik.

Për ta ‘bashkuar’ Mitrovicën dhe mbajtur Veriun e vendit, Kosova duhet ta ketë forcën ushtarake të barabart me atë të Serbisë dhe dyfish më të madhe sesa të NATO-s dhe të partnerëve tonë që po na rekomandojnë parreshtur themelimin e Asociacionit.

Aventurat politike të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani janë me rrezikshmëri të lartë për ekzistencën e shtetit dhe jetën e qytetarëve. Andaj, më mirë është t’i vihet kapak një herë e mirë kësaj pune dhe Kosova të kthehet kah e mbara, kah rruga e zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit të saj në familjen e madhe evropiane.

Për të bërë një analizë të thellë dhe të thuktë politike kërkohet kohë dhe hapësirë e madhe mediatike, por prapë se prapë unë nuk i vë kapak asnjë vendimi politik! Janë politikanët ata që duhet të tregohen të vëmendshëm në marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve, për të mos u ndjerë të penduar nesër para qytetarëve të vendit.

Rreth reagimit të shteteve të QUINT-it dhe ndërmjetësuesve në bisedimet Kosovë-Serbi, për moslejimin e vizitës së Patriarkut Porfirije në Kosovë

1

Patrijarku i Serbisë Porfirije

Gani I. Mehmeti

APEL SHTETEVE TË QUINT-it, BE-së DHE NDËRMJETËSUESËVE NË BISEDIMET KOSOVË – SERBI

Lidhur me reagimin tuaj për moslejimin e vizitës së patriarkut serb në Kosovë.

Të gjithë ju që keni reaguar për këtë, unë do ju thërrisja: Merrni fjalorë çfarë të doni, shikojini se çfarë thonë për FENË se kujt i shërben ajo dhe kur, pastaj do të ishte mire të bëni reagimin ose jo.

Jo, pse nuk e kam ditur, por që të mos gabojë dhe që të ju bind juve, unë mora dy fjalorë freengjisht – frengjisht. I pari është i botuar për herë të parë në vitin 1967, herën e dytë më 1993 dhe herën e tretë në vitin 2003, prej 2950 faqesh, në faqet 2229 dhe 2230 shkruan se ç’është feja, që unë nuk do e japë këtu krejt atë çka shkruan për fenë, sado që e kam gati, por ngarkohet shkrimi, por vetëm po them se askund nuk shkruan se feja duhet të merret me politikë as individuale as shtetërore e as kombëtare. Se feja është një besim dhe është çështje krejt personale.

 Fjalori i parë

Po kështu shkruan edhe në fjalorin tjetër frengjisht – frengjisht, botuar në vitin 1992 në Kanada e në Francë, në faqe 871, që e keni në foto, ka gjithsej 1680 faqe, pra është më i vogël, shpjegimet i jep më shkurt, por qartë. Edhe ky fjalor ka pothuaj të njëjtin shpjegim për fenë, ku në asnjë shpjegim nuk e ndërlidhë me çështje politike e as shtetërore e kombëtare.

Fjalori i dytë

Natyrisht, kjo kështu edhe i takon fesë të jetë, sepse të një besimi fetar a të një religjioni, mund të jenë (dhe janë) disa popuj, disa kombe apo disa shtete dhe fesë nuk i takon të fusë përçarje ndërmjet tyre. Ajo ka tematikën e vetë se si duhet të jetë njeriu i edukuar, si të besojë në Zotin dhe qëllimi është një vend I mire në botën e amshueshme.

Dhe, nëse nisemi tani nga ajo se çfarë predikon patriarku serb nëpër kishat ortodokse, do duhej shpallur luftë patriarkut serb. Kjo se, nuk ka ndodhur në asnjë ritual fetar që nuk ka mbjellur urrejtje ndërmjet kombeve e popujve ortodoks e joortodoks. Patriarku serb, si në Kosovë, si në Serbi kërkon luftë kundër popujve tjerë joortodoks. Ai nuk merret me fenë, me liturgjinë fetare që të përpiqet të afrojë popujt e kombet, por vetëm të fuse urrejtje e luftë në mes tyre.

Ky patrarku serb, sidomos në Kosovë kërkon të vijë për të vazhduar me urrejtjen e serbëve kundër shqiptarëve.

Në anën tjetër, vetë serbët kanë shkruar se përgatitjet për pushtime të tokave shqiptare, kanë dalë nga vetë patriarkët serbë dhe nga feja ortodokse qysh në luftën e beogradit më 1806 e këtej deri sot, duke trasuar planet e tyre pushtuese shtypëse deri në ndjekje të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Një plan të tillë e kanë marrë edhe akademikët serbë, po prej fesë ortodokse serbe.

Prandaj, mos u çuditni përse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e  Kosovës ia ka ndaluar vizitën Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije.

Është për t’u çuditur se si, QUINT-i, BE-ja e tjerët, nuk reaguan asnjëherë ndaj Serbisë me rastin e shkeljes së marrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë, por po gjendet vetëm Kosova, e cila i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, ndërsa Serbia asnjë, përveç pranimit të targave dhe dokumenteve të identifikimit!

Mirëpo, Serbia ka njoftuar me shkrim BE-nëse nuk do të zbatojë pikat që nuk i shkojnë përshtati asaj nga Marrëveshja e Ohrit, dhe është duke i shkelur ato edhe sot e kësaj dite, sidomos me lobimin për mospranim në Këshillin e Europoës, që, me sa po shihet, sot po përkrahet edhe nga vetë JU, me kërkesën e formimit të asociacionit në komunat me shumicë serbe në Kosovë, kusht që nuk ishte, deri sa tek ju ndërhyri Vuçiqi.

Pra, kisha ortodokse serbe nuk është një kishë fetare, ajo nuk merret me fenë fare, as me jetën e amshueshme, por është krejtësisht politike. E, politika serbe si përçarëse mes popujve e shteteve, duhet të ndalohet, të paktën jashtë Serbisë. Brenda Serbisë nuk do të ndërhynim, përkundër që e meriton, se nga aty del urrejtja ndërmjet popojve dhe shkohet deri në luftë.

Ankesave tuaja i ka paraprirë ajo e Petkoviqit, ditë më parë.

Po ua them edhe një se, Serbia është problem, jo Kosova, Kosova askujt nuk I kërcënohet me luftë, ajo është vetëm për mbrojtjen e të drejtave të të gjithëve Brenda saj dhe të territorit të vet.

Kryeministri Kurti zhvilloi një darkë pune me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqi

0

Prishtinë, 13 maj 2024 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari-Lila, zhvilloi sonte një darkë pune me Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqi dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. 

Kjo darkë u zhvillua me ftesë të kryeministrit Kurti. Temë qendrore e diskutimit ishte mbarëvajtja e punës së Kuvendit dhe përmbushja e agjendës legjislative në Kuvend për sesionin pranveror, përkatësisht votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Janë 13 marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë në pritje për t’u votuar, e për çka nevojiten 2/3-tat e deputetëve në Kuvend.

Kryeministri theksoi se me 224 ligje të votuara në dy lexime deri më tani, legjislatura e dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2021 ka shënuar rekord të ri të ligjeve të votuara që prej pavarësisë së vendit. Ky numër mund të rritet edhe më tej, por që për çështje të caktuara, sikurse marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligje të caktuara nevojitet edhe mbështetja dhe kontributi i partive tjerat parlamentare. 

Krahas kësaj, u diskutua edhe për aktualitetin politik, ecjen e Republikës së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, dhe për mundësitë për zgjedhjet e reja në të ardhmen e afërt, teksa Qeveria ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të saj.

 

Kryeministri Kurti falënderoi udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, që ju përgjigjen pozitivisht ftesës për një darkë pune sonte. Ai është i gatshëm dhe i interesuar që të takojë edhe përfaqësuesit e partive tjera parlamentare për të zhvilluar diskutime të ngjashme me ato të sontshme.

Adem Baholli , drejtori autodidakt!

Nga: Gani Mehmeti

Përveç argjendarëve “FINESA” e “PAKASHTICA” në Prishtinë, ka kohë që është e njour edhe familja e madhe, po nga Pakashtica e Poduejvës lagja e vendemërtimi i sotëm “TE BAHOLLËT” në Tophane të Prishtinës.

Me gjasë, për shumë të intreresuar nuk e dinë gjenezën e Bahollëve, për të cilën ne do ju flasim pakëz si shkurt.

Bahollët e Prishtinës dhe të Shkabajt janë nga Pakashtica e Podujevës. Vijnë nga vendasit apo autoktonët e Pakashticës, një vendbanim në veriperëndim të Podujevës.

Adem Baholli ishte inisiatori i shpërnguljes së kësaj familjeje prej tre vëllezërve dhe babait të tyre – Selmanit.

Pak histori

ËSHTË KEQ E VËSHTIRË PËR TË THËNË, POR ËSHTË REALITET, PRANDAJ DO E THEM 

Njeriu qê mendon keq për tjetrin, pavarësisht lidhjen falmiljare apo jo, vetë do e pësojê të keqen.

Baha, si i pari i Bahëve, është stërgjyshi i Selmanit të Hazirit të Selmanit të Bahës.

Baha kishte dy djem, kishte Selmanin e Mehmetin.  Deri sa Mehemti kishte dy djem, Selmani kishe vetëm një – Hazirin. Po, edhe Haziri kishte vetëm Selmanin, këtë Selmanin e Dytë. Njëri nga djemtë e Mehmetit ( nuk po ia themi emrin për hir të etikês e keqardhjes) kishte pesë djem. Babait të këtyre pesë djemve nuk po ia donte punën hiq!

  • Çou e puno, ore, se nuk bahet kshtu! – i thoshin të tjerët, – i ke pesê djem e duhet t’i ushqesh e t’i mbash!
  • Jo, more, toka e Hazirit asht edhe jemja. Nji flalmë i bjen Hazirit e shkon, toka e tij mbetet e djemve të mi! – dinte të mendonte kaq keq!

Ndërsa, Haziri me të birin e tij, se edhe ky e kishte vetëm një djali, pra, vetëm Selmanin, nuk po ndaleshin së punuari, dhe gjithçka po e fitonin me djersên e tyre.

Ishte kjo diku koha e fillimshekullit të 20-tê.

Siç dihet, më 1912, Serbia e pushton Kosovën dhe vise tjera shqiptare. Zullumi ishte aq i madh prej saj, sa si gjithherë, ajo përpiqej ta zvbrazte Kosovën nga shqiptarët.

Nga skamja e madhe, të pesê djemtë e atij që po thoshte se toka e Selmanit mbetet e imja, nga skamja kishin veshur disa nga rroba të ngjashme me uniformën e rrobave ushtarake. Dukle ikur, thuhet, në fshatin Sazli të Lipjanit hasin në çetnikët serbë dhe i masakrojnë të pesë djemtë bashkê me babain e tyre, më shumë; duke menduar se këta ishin ushtarë, në bazê të rrobave që i kishin veshur! Edhe pse këta shkuan, tokën e tyre nuk e mori as Haziri e as Selmani, madje as qê u shkonte mendja atje. Ajo tokë u nda në vajzat e tij, dhe patën ardhur aty, në tokë e në truall të tij edhe dhëndurët. Njêri nga dhëndurët pati vetëm një vajzë, ndërsa vajzat tjetër pati një djalê, e cila ia trashëgoi emrin e babait të saj, e sot janë nipërit e mbesat e saj, poashtu, shumë tê sjellshëm.

Haziri me djalin e tij Selmanin, si gjithherë punëtorë e të urtë mbijetuan, nuk ua mori jetën as flama, as serbi.

Edhe Haziri edhe Selmani ishin e janë të përmendur edhe sot e kësaj dite si njerëz tê urtë e punëtorê për lakmi. Mund të themi se Zoti ua dha tê mbarën.

Selmani pati tre djemë:

  1. Azemin një mjeshtër i hollë në zdrukthëtari;
  2. Ademin, një njeri me kokë, i cili shpëtoi popullatën e asaj ane, deri sa u shpërngulën nê Prishtinê;
  3. Brahimin, po ashtu, njê punëtor i shquar në bujqêsi e blegtori.

Të treve këtyre ua dha Zoti e u bënë siç është mê së miri. 

Ata shitën tokën në Pakashticë diku në vitin 1957 për t’u shpërngulur në Prishtinë. Edhe në Pakashticë kishin po këtë mbiemër dhe njiheshin si lagje e Bahëve apo Bahollëve.

Inisiator i shpërnguljes nga Pakashtica në Prishtinë ishte Adem Baholli, djali i dytë i Selmanit të Hazirit, si njihej në Pakashticë.

Adem Baholli, i lindur në vitin 1918 në Pakashticë, shkrim-laximin e ka mësuar nga kushërinjtë e tij, të cilët po shkonin në shkollë në Krypimeh e që ishin Faik e Tefik Zeneli, vëllezër, Mulla Hysen Hoxha, dhe i vëllai i madh i Ademit, Azemi. Adem Baholli si bari, mësoi duke shkruar shkronjat nëpër gurë dhe nëpër lisa, e ky pastaj, shkronjat qirilice ia mësonte bashkëmoshatarit të tij – Ilaz Mehmetit, me një fjalë, babait të autorit të këtij shkrimi.

Adem Baholli ishte largpamës.

ADEM BAHIOLLI, DREJTORI I PARË I KOOPERATIVËS NË KRYPIMEH[1]

Në kohën kur ishin ndërtuar objektet e kooperativës në Krypimeh, Ademi ishte emëruar drejtor i Kooperativës, nga viti 1949 e deri në vitin 1960, kur ai definitivisht shpërngulet nga Pakashtica në Prishtinë. Tek gjatë kohës së kryerjes të punëve të drejtorit të kooperativës, përmes kurseve të ndryshme që organizoheshin në shkolla të ndryshme fillore, ai arrin ta kryejë shkollën fillore.

Ademi qe më vizion të qartë përparimtar. Ai qysh atëherë këshillonte të tjerët, popullatën, që të mos mbanin shumë bagëti e të dobëta, sepse ato nuk epnin produkte të mira, ndërsa kërkonin shumë ushqime dhe punë. Që atëherë ai dinte për raca të mira lopësh (gjedhesh), të cilat ishin mjaft produktive edhe për qumësht e edhe për mish. Njësoj vepron edhe për racën e deleve. Sa interesant kishte qenë edhe një bisedë e tij po me babain e vet. Kur Ademi, drjtor i kooperativës në Krypimeh, po donte t’ua ofronte racën RUDË të deleve, pse ajo ishte më kualitative, ajo jipte më shumë lesh e më të mirë dhe jipte mish më shumë, ishin dele tejet të buta, Selmani, babai i tij po i thot Ademit: Nuk bëhen dele të buta e njerëzit e egër! Me çka nënkuptohet se njerëzit ende nuk ishin të vetëdisjshëm për ndryshime racash edhe të bagëtive.

Siç u tha më lart, Adem Baholli vetë mësoi shkrim leximin, madje në gjuhën serbe, dhe atë në çirilice. Po prej Ademit, duke i kullotur bashkë me Ademin, shkrimin e leximin në çirilcë e mori edhe vetë babai im, Ilaz Mehmeti dhe shkruante bukur edhe pse në gjuhë të huaj.

Adem Baholli u bë i njohur, besoj për të gjithë Llapin po dhe Prishtinën, sepse ai shiti tokë e shtëpi në Paklashticën e Epërme dhe zuri vend në Prishtinë.

Është i njiohur sot toponimi TE BAHOLLËT në Prishtinë, aty ku zuri vend Adem Baholli, vetë i treti vëlla, dhe me babain e tij plak – Selman Baholli. Selmani i Hazirit i thoshin. Selmani nuk pati vëlla. Ai pati tre djem: Azemin, Ademin e Brahimin. Azemi ishte mjeshtr i zdrukthëtarisë. Ai edhe pse ishte më i madh se Ademi,  Ademin po e dëgjonte, mbasi veç i besonte se ishte largpamës dhe dobiprurës për familje, kooperativë e më gjërë.

Me iniciativën e Ademit, kjo familje u shpërngul në Prishtinë në vitin 1957. Fshatarëve të Pakashticës iu dhimb familja Baholli dhe thoshin se do të mbaronte, nuk jetohet në Prishtinë! Atje nuk ka dru për dimër, nuk ka ushqim për kafshë, etj.

Mirëpo, punëtori jeton edhe në guri të thatë, thot populli. Ademi gjeti punë, Azemi ashtu, Brahimi u mor edhe këtu me bujqësi e blegtori në vendbanimin Shkabaj dhe ecën përpara. Këtu puna po ecte përpara. Edhe nëse nuk kryen shkolla të larta e fakultete, djemtë e tyre u punësuan në vende të ndryshme pune.

Ademi ishte emëruar drejtor i parë në Kooperativën në Krypimeh, kur ende nuk e kishte të kryer asnjë klasë të fillores, por që dinte shkrimin e leximin,  si autodidakt.

  • Punën në kooperativë, thot Ademi, e kemi nisur me qe e me kuaj. Por kemi punuar me sinqeritet e vullnet të fortë sikur për familjen e vet qê punon i ndershmi, e kur shihnim se puna po ecën, atëhere kishim vullnet edhe më të fortë, sepse ne e dinim se po e përparojmë dhe po e zhvillojmë vendin tonë, e jo të dikujt tjetër. Ne në kooperativë nuk jemi marrë me çështje politike, jemi marrë me punë. Atë kohë ne grumbullonim të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale të fshatarëve. Ç`të bënim tjetër, atë mundnim ta bënim – atë e bënim. Përveç kësaj, ne bënim edhe grumbullimin e të gjitha llojeve të bimëve mjeksuese, të cilat i paguanim bukur mirë, për çka ne mendojmë se edhe në këtë mënyrë i kontribuonim popullit sadopak. Gjërat më elementare për familje i sillnim nga vende tjera, si me krip, vajguri, sheqer, e dikur edhe me beze e stofëra të ndryshme pambuku, që shërbenin për veshje të ndryshme. I furnizonim përmes shitoreve tona edhe me disa nga mjetet e para bujqësore të fabrikuara.
  • Për t’i ardhur në ndihmë popullatës, kjo kooperativë grumbullonte gjithçka nga prodhimet e bujqëve e blegtorëve. Blinin edhe bimë të ndryshme, si quheshin të egra, si kaqat, kulumriat, fierin e egër si e quanim, blinte dru, e më vonë blinin edhe bagëtinë e trsshë dhe të imë. Ishin të caktuat punëtorë në sektorë të ndryshëm. Për blerjen e bagëtive ishte i caktuar Mursel Xhemajli i njohur si Mursel Metehia dhe çdo të premte bëhej tregti me kafshë në Krypimeh.

Vërtet ka qenë e njohur Kooperativa e Krypimehit edhe më vonë; deri me shkatêrrimin e saj, siç u shkatêrrua gjithçka e mirë gradualisht, pas vitit 1990 nga rexhimi serb.

Në vitin 1956 Adem Baholli e shet tokë e shtëpi në Pakashticë. Iku. Shkoi në Prishtinë pas një viti, më 1957.

Pakashticasit thanë se ata mbaruan! Por ndodhi e kundërta, ata u rehatuan dhe u pasuruan më së miri, sepse Adem Baholli diti ta drejtojë familjen e tij siç është më së miri: u muar me tregti dhe bujqësi e blegtori.

Adem Baholli, tek në vitin 1964, kur ishte në moshën 46 vjeçare e kryen shkollën e mesme tregtare, e cila i pati hapur dyert edhe më shumë për t`u marrë me tregti. Adem Baholli ka ndërruar me gjithçka, edhe me kulturë.  Ka qenë perparimtar, ai ua ka hapur dyert fëmijëve të tij dhe të tjerëve në familje, duke u thënë: ecëni, shkoni në shkolla djemë e vajza, hapëni sytë dhe mësoni  sa të mundeni se nuk ka përparim pa shkollim, pa i ndarë asnjëherë nga shoqëria shkollore. I këshillonte të gjithë, pa marrë parasysh se të kujt ishin, si ata që i njihte, ashtu edhe ata që nuk i njihte.

Njerëz, mendoni e punoni vetëm mirë,  pozitivisht, siç e thotë edhe Daut Demaku!

[1] Marrë nga Monografia « Pakashtica », Poduejvë, 2005, faqe 286 e 287.

Apartheidi që e krijon Shamia, “bajraku” i Islamit Botëror !

2
Nga: Gjergj Kabashi
___
Nga mosha trembëdhjetë deri në njëzet e tre vjeç isha nën mbulesë. Unë u dënova të isha një grua muslimane, e shtypur dhe e mbyllur pas errësirës së mbulesës. Askush nuk mund të më thotë ndonjëhere se ato ishin vitet më të lumtura të jetës sime.
(Francezja iraniane Chahadort Djavann, në librin e saj Hudhe shaminë!)
Citate nga libri i shkrimtares norvegjeze Hege Storhaug E mbuluar / e zbuluar Një kryengritje ndaj naivizmit norvegjez
Sipas shkrimtares norvegjeze Hege Storhaug, mbulesa është simboli fetar politik më i përhapur në botë dhe sa më e zakonshme të bëhet mbulesa e vajzave dhe grave në shoqëri, aq më shumë dobësohen të drejtat e njeriut: Velloja është privim i lirisë. Mbulimi i vajzave dhe grave do të thotë se ato janë qytetare të dorës së dytë. Velloja (shamia) krijon aparteidin gjinor.
***
Në rastin Shqiptar depërtimi dhe imponimi i Shamisë flet edhe më shumë për gjendjen e luftës së brendshme që kombit Shqiptar i është imponuar nga islamizmi si pushtim i brendshëm. Sigurisht që e keni vërejtur se si hoxhallarët shqipfolës gjithë kohën përpiqen që ta imponojnë shaminë për vajzat e gratë. Pra e ashtuquajtura “çështje e Shamisë” është shndërruar në çështje preokupuese e “Burrave Musliman” nëpër xhami të meremetuara e ndërtuara kryesisht nga qarqet neoosmane të Turqisë.
Ata duhet të bëjnë propagandë për Shaminë, se pa propagandë nuk u jipen para për zhbërjen e kombit shqiptar.
Ata e kuptojnë që “populli Musliman shqiptar”, nuk krijohet ndryshe pa e dalluar nga pjesa tjetër e kombit!
Shqiptarët nuk duhet ta qesin prej mendjes kurrë se Pakistani, Afganistani, Irani, Turqia e shumë vendet të tjera të botës, para tre apo katër dhjetëvjetshash ishin vendet ku femrat rrallë bartnin shami në kokë dhe mund të konsideroheshin si shoqëri të qytetëruara, të thuash shembull për botën e qytetëruar.
Pas luftës në Kosovë dhe jo vetëm u shfrytëzua varfëria dhe mungesa e shpresës në popull për ta imponuar religjiziozitetin e shoqërisë shqiptare. Këtu ishte edhe e ashtuquajtura “çështje e shamisë”, për të cilën fillimisht jipeshin para fshehurazi për bartjen nga “të rejat e gratë myslimane”.
Pamje nga protestat e mëdha të vajzave e grave iraniane vitin e kaluar gjetë përkujtimit të njëvjetorit të vdekjes si pasojë e torturave të policisë së moralit islamik në Iran, e cila vdiq në një spital të Teheranit.
Hoxhallarët e kryen pastaj rolin agjenturor të Islamit Botëror.
Kështu Shamia, ky simbol i qartë i islamit botëror, u shndërrua në bajrak (flamur) që duhej ta dallonte Muslimanen prej Jomuslimanes!
Vajzë iraniane duke protestuar vitin e kaluar me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Mahsa Amini
Shamia hyn në politikën e pafshehur të Vëllazërisë Muslimane, të ndaluar edhe në Egjipt, “vëllazëri” që në vitin 1928 u themelua nga Hassana al-Bana.
Politikat mizore të kësaj “vëllazërie” i shpejnë përpara edhe disa “udhëheqës shqiptarë…!”.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës nuk ka pasur qëndrim të qartë e të vendosur se Shamia në asnjë mënyrë nuk duhet të depërtoj nëpër shkolla.
Depërtimi i saj në shkolla është politik e Islamit Botëror, prandaj Jo Shamisë në shkolla dhe askujt nën moshën 18 vjeçre nuk guxon ti imponohet ajo simbolikë panislamike.
Prindi që me fëmiun me shami për dore shkon në shkollë duke e kërcënuar shoqërinë laike e sekulare të vendit e në këtë frymë edhe shkollën, ai deshti apo nuk deshti ta pranoj, është polic i moralit islamik.
Se cilat janë pasojat e policisë së moralit islamik tregon vrasja pas torturave në burgun iranian të kurdes së re Mahsa Amin e cila u mbyt me tortura në Iran dhe vdiq në një spital në Teheran me 16 shtator 2022 , në moshën 21 vjeçare, e mbytur me arsyen e vetme se nuk e kishte mbajtur shaminë “qysh parashohin rregullat e islamit”.
Shqiptar/e, kujdes…!
Kushdo ka të drejtë ta praktikoj fenë që do apo mos ta praktikoj asnjë fe, por feja nuk mundet me qenë çështje e popujve të tjerë për t’ia ndryshuar natyrën kombit shqiptar.
As çështje e Turqisë, Serbisë, Federatës Ruse apo e “parave” arabe…!
Ne nuk duhet ta presim që situara të provokohet si në Iran, ku gratë ngriten në kryengritjen Anti-Shami dhe pasi i hudhin në tokë shamitë e imponuara prej burrave, i kallin “kodrat” me shami rrugëve e shesheve.

Hege Storhaug (lindur më 21 maj 1962 në Arendal) është një gazetare, shkrimtare dhe aktiviste politike norvegjeze. Ajo punon si menaxhere e informacionit në fondacionin Shërbimi për të Drejtat e Njeriut (HRS).Storhaug është e angazhuar në debate rreth çështjeve që lidhen me martesën e detyruar, synetinë e femrave, Islamin, islamizmin dhe integrimin dhe politikën e imigracionit në përgjithësi. Storhaug ka bërë herë pas here deklarata shumë kritike rreth Islamit, gjë që ka kontribuar për ta bërë atë të diskutueshme.

Kjo është emblema e të së ashtuquajturës “Vëllazëria Muslimane”, të themeluar në vitin 1928 në Egjipt nga Hassana al-Bana.
A ju kujtohet se si kryeislamisti politik i “arnautllukut”, me qendër në Tiranë, pati shkruar libra e libra duke ia vënë “bazat nacionalislamizmit”. Në vitin 1996/1997 e pata intervistuar gjatë për nacionalizmin shqiptar (pasi ashtu shfaqej publikisht), por mas luftës doli hapur në krye të panisamizmit.
I ndjeri Kastriot Myftarj i pati shtrirë për toke me librin e tij për nacionalislamizmin e tyre.
Në Prishtinë, pas lufte, e gjetën dhe zëdhënësin e nacionalislamizmit shqiptar (panislamikut) , i cili më vonë u shqetësua tepër shumë për fatin e Ujgurëve në Kinë. Të gjithë këta hapur apo tërthorazi e shanin Gjergj Kastriotin, Kryeheroin e kombit Shqiptar.
E shanin se ai u pengonte në synimin e tyre për ta krijuar të ashtuquajturin “popullin Musliman shqiptar”, si pjesë të thesit me m..t të “popullit të profetit”!
Madje, një deputet me emrin Gëzim Kelmendi pati thënë hapur se “Skenderbeu është hero i katolikëve” dhe kurrgjë askujt !
Madje ai edhe sot e kësaj dite ftohet në debate televizive , ku flet si trim Musliman për gjendjen e myslimanëve në botë !
E-zani,
Faljet (namazi) rrugëve,
Xhamitë afër shkollave,
Iftaret rrugëve,
Përshendetjet me “Selam Alejkum” etj, etj,etj;
të gjitha me rend janë pjesë e Islamit Politik të “Vëllazërisë Muslimane” të Hassana al-Bana.
»Vëllazëria Muslimane» është aq me ndikim, sa që organizata më e njohur terroriste islamike në botë, Al-Kaeda» frymëzohet prej saj !
Populli shqiptar frymëzohet dhe krenohet me Gjergj Kastriotin që me arbërorët e vet pati vra aq shumë «muslimanë» të paftuar në Arbëri prej Perandorisë Osmane !
Protestuesit pro-palestinezë në Malmö të Suedisë kërkuan një bojkot të Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovizion në një marshim të gjatë proteste të enjten.
Foto: Ketil Blom Haugstulen / Aftenposten
Kriminologia Manne Gerell ka jetuar në qytet për shumë vite.
Ai beson se ka dy gjëra në veçanti që i bëjnë protestat ekstra të mëdha këtu:
Ajo ka një popullsi të madhe arabe dhe shumë që mbështesin palestinezët. Rreth një në tre banorë ka lindur jashtë vendit.
Ata kanë shumë aktivistë të majtë.
Qyteti ndryshoi
Qyteti ka një pjesë më të madhe të emigrantëve se qytetet e tjera të mëdha. Gerell thekson se Malmö është një qytet i vjetër i klasës punëtore ku industria e ndërtimit të anijeve ishte e rëndësishme. Kur ishte e tejkaluar, kishte papunësi të madhe. Në periferi kishte shumë shtëpi bosh, si Rosengård. Pastaj erdhën luftërat në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme. Refugjatët u shpërngulën.
Mendime, për ne…!
Kështu ndodhë kur në mënyrë demokratike e lejon ndryshimin e identitetit të vendit tënd dhe kur nuk kërkon prerazi nga migrantët që të integrohen në shoqërinë suedeze apo në shoqëri të tjera me rend.
Edhe më e zezë është gjendja tek Shqiptarët , të cilët me mend në kokë e sy në ball po e lejojnë islamizimin e shoqërisë shqiptare. Dhe «udhëheqësit e tyre» vazhdojnë të heshtin nga frika «elektorale» prej kuçedrës islamike, këtij përbindshi antishqiptar, që e rritën vet për shkatërrimin e popullit të vet , për hirë të mut-«umetit të profetit!».
Ky është Anti-Shqiptarizëm i padurueshëm , të cilin domosdo duhet ta ndaloj e pengoj Populli Shqiptar …!
Armiqësinë ndaj vetvetës, e lejuam vet ne…!
Fushatat armiqësore aq të përqëndruara kundër Gjergj Kastriotit, sidomos në këto 25 vitet e fundit, janë fushata kundër vet kombit Shqiptar. Se ky komb nuk mund të ekzistoj pa shembëlltyrat e mëdha kombëtare.
E nxitur nga islamistët e mëdhenj politik, këta antishqiptarë që janë më të tërbuar se sa xhihadistët mendjecekët, kjo fushatë antishqiptare që për fatin tonë të keq iu dha zë edhe prej mediave, mori fund me kryengitjen kulturore-historike të 6 Majit 2024 në Prishtinë, ku populli Shqiptar e nisi rizgjimin e pakthyeshëm kombëtar gjergjkastriotas. Rikthimi i Gjergj Kastriotit në zemrat e ngrohta të Shqiptarëve, është vdekja e përjetshme e antishqiptarizmit.
Atë ditë u ringritën shtyllat që mbajnë një popull në këmbët e veta, shtylla që neoosmanët, serbomëdhenjt dhe rusomëdhenjt i prishën e shkatërruan që nga koha e pushtimeve të gjata turkomëdha, sidomos nga korriku i vitit 1999, kur Lirinë Shqiptare për të cilën luftuam me shekuj, u përpoqën të na e shndërronin në «Liri Muslimane»!
Populli Shqiptar kudo që jeton duhet ta ketë të qartë se gjatë gjithë kohës së gjatë shumëshekullore të pushtimit nga ana e Perandorisë Osmane, Islami ka qenë instrumenti kryesor i atij pushtimi, kryeqëllimi e synimi.
Dhe në të gjitha betejat armiqësore  të zhvilluara kundër shqiptarëve krahas ushëheqësve ushtarak kanë qëndruar hoxhallarët me Kuran në dorë e me gojën e mbushur me “allah”.
Në ata shekuj të pa fund në shpirtin e popullit shqiptar ka goditur “bomba atomike” e pushtimit të Perandorisë kalifatiste Osmane, duke prekur rëndë në shpirtin e ndërgjegjen e krejt një populli, pasojat e të cilit po i vërejmë edhe sot e kësaj dite.
Sidoqoftë, më në fund duket sikur populli Shqiptar u dha përgjigjen e fundit të gjithë antishqiptarëve që duan të na zhbëjnë me Islamin e rrethanave globale, duke treguar qartë e hapur se Gjergj Kastrioti i përjetshëm është ndër ne, gjithnjë përderisa të ekzistojmë si qenje njerëzore.
Ngutuni…
Ngutuni sa më shpejt që të jetë e mundur dhe bëni diçka për t’i pasë mjetet e propagandës në dorë, se «mendim ndryshe» për identitetin kombëtar nuk mund të ketë, qysh po mendojnë mediat tona.
Pyetne vetën: A kanë mendim «ndryshe» për identitetin e tyre kombëtar serbët , grekët apo turqit …?
Jo vetëm që nuk kanë mendime të tilla naive e në thelb antikombëtare, por mulliri i tyre i asimilimit të tjetrit ka arritur që t’i bëjë turkomëdhenj (osmanli) edhe autorin «arnaut» të himnit të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy-n e Shushicës së Istogut, himn që më 12 mars të vitit 1921 u pranua si himn kombëtar i Turqisë së re, bazuar në mallëngjimin për “kohërat e arta” të Perandorisë Osmane. Ai jo vetëm në këtë poezi , në bazë të së cilës tregohet aq i përmalluem dhe i shkrumuem për “memleqetin” e dikurshëm si osmanli, por ishte me mish e shpirt kundër të gjithë atyre Shqiptarëve si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi e të tjerë, që angazhoheshin natë e ditë për shqiptarinë e pavarur. 
Dhe neve duan të na detyrojnë të mburremi me atë osmanli të madh, për hirë të Islamit…!
Ai tashmë i takonte një kombi tjetër, atij osmanli-turk, dishepujt mendor të së cilit shqiptarinë e mendojnë vetëm si “umet musliman” të Perandorisë Osmane.
Njejt ka vepruar edhe Petar Karagjorgji (për Serbinë), sikurse edhe Titoni Venizelos (për Greqinë).
Apo Mark Milani i Kuçit, për Malin e Zi…!
Para disa vitesh në Shushicë të Istogut, u rregullua xhamia me emrin e Mehmet Akif Ersoyt, në vendlindjen e babait të tij. Në hapjen e asaj xhamie, përpos udhëheqësve të Komunës së Istogut, ku printe i ndjeri Haki Rugova, kryetar i komunës, nga Ankaraja të pranishmëve u foli Rexhep Taip Erdogan.
Athua pse?
Kush e kishte organizuar një paraqitje të tillë?
Mehmet Akif Ersoyt ka pasur bindje mbikombëtare, megjithëse e ka pranuar se është shqiptar. Në të vërtetë ai ka qenë një panislamist, që gjërat i ka vështruar e ndier nga këndvështrimi i fesë myslimane, e jo si shqiptar.
Edhe hymni i Turqisë së sotshme i shkruar nga ai , është në frymën e përbashkësisë myslimane. 
Përmes poezisë së tij Ragif Mulajt (apo e Mehmet Akif Ersoyit), i shpreh hapur qëndrimet dhe formimin e tij panislamik, madje edhe tek poezia “Shqipnija po digjet” që e ka shkruar me 6 mars të vitit 1913

“Shqipni” ç’don me thanë? A ka vend në sheriat athu?

Kufër bahet, tjetër s’ka, kombin përpara me vu.”

Bindjen e thellë kundër përcaktimit politik për pavarësi kombëtare shqiptare, poeti Mehmet Akif Ersoy nga familja Mulaj , e shpreh hapun në këto vargje:

“A asht ma i mirë arabi prej turku, lazi prej çerkezit,

Po hebreu prej kurdi apo iraniani prej kinezit?

A ka ‘pluralizëm’ në myslimanllëk? Jo, qebesa, jo!

Idenë e kombësisë Pejgamberi e mallkon kudo.”

***
Ndërsa «ti» si shqiptar i dehur me religjionin islamik apo i përgjumur, krejt njësoj, me shtetet t’ua kombëtare , në mënyrë naive dhe të palejueshme po krijon «turkomëdhenj»-panislamik prej Shqiptarëve, tuj fillue prej hoxhallarëve që «hero kombëtar»-musliman i kanë sulltanët e Perandorisë Osmane, që historikisht njihen si armiqët tanë më të mëdhenj, ku më krye qëndron stërkrimineli i të gjitha kohëve, Sulltan Murati !
He ty turpi e harresa të mbulofshin, nëse shpejt nuk zgjohesh e këndellesh kombëtarisht, se aq tupshëm je i dashuruar në armiqët e tu!
Kurrë mos e qitni nga mendja se «ai që si ka mjetet e propagandës në dorë, ai që në start luftën e ka të humbun!»

Deklaratë publike e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për Kosovën

0

Jemi të befasuar nga qëndrimet e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Schulz, të cilët janë të përgatitur që të kundërshtojnë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nëse Kosova së pari nuk pranon të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe obligimet për pranim. Lidhja e kësaj çështjeje me Asociacionin e Komunave Serbe bie ndesh me interesin evropian të shprehur në mbështetjen e saj për zgjerimin e numrit të vendeve të pranuara në Bashkimin Evropian.

Për fat të keq, qeveria e SHBA-së ka zënë vendin e dytë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që ka rezultuar me atë që Departamenti i Shtetit të qetësojë agresorin dhe të ushtrojë presion mbi viktimën. Nevojitet një ndryshim i plotë i politikës në Ballkan.

Përqafimi i demokracisë nga qeveria e Kosovës dhe marrëdhënia e saj me Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara është vërtetuar mirë. Dhe kontrasti midis Kosovës dhe Serbisë është zbuluar në mënyrë befasuese nga artikulli i 9 majit i Andrew Higgins në The New York Times, duke vendosur lidhjen midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Presidentit të Kinës Xi Jinping.

Artikulli i Higgins (“Vigjilenca e përbashkët ndaj SHBA-së çimenton aleancën Kinezo-Serbe”) e bën të qartë se presidenti serb Vuçiq nuk ka në plan që të bashkohet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Lidhjet e tij me Kinën dhe Rusinë janë të vendosura mirë.

Ndërkohë, presidenti Vuçiq vazhdon të ndërmarrë hapa për destabilizimin  e Ballkanit dhe kërcënimin e paqes në Evropë duke e kundërshtuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Ne mbështesim deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të bërë  më 9 maj se Kosova “duhet të jetë pjesë e familjes evropiane” dhe se avancimi i Kosovës në rrugën drejt BE-së do të ishte një sinjal pozitiv për vlerat demokratike”.

Ne mbështesim masën e udhëhequr nga deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, duke i bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të anulojnë të gjitha masat negative kundër Kosovës dhe të rifillojnë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës.

Ne i bëjmë thirrje Kongresit Amerikan dhe Administratës së Bidenit që të përfshihen më shumë në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe përfundimtare për të vendosur paqen dhe sigurinë në Evropë.

Në emër të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane,

                           
Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardi
Këshilltare për Çështjet e Ballkanit         President
AACL PUBLIC DECLARATION FOR KOSOVA

We are surprised by the recent positions of French President Emmanuel Macron and German Chancellor Olaf Schulz, who are prepared to oppose the membership of the Republic of Kosova in the Council of Europe unless Kosova first agrees to establish the Association of Serb Municipalities.

Kosova has fulfilled all conditions and obligations for admission. The connection of this issue with the Association of Serbian Municipalities contradicts the European interest expressed in its support for expanding the number of countries admitted to the European Union.

Unfortunately, the US government has taken a back seat to the EU-facilitated dialogue between Kosova and Serbia, which has resulted in the State Department’s approach of appeasing the aggressor and putting pressure on the victim.  A complete change of policy in the Balkans is needed.

The Kosova government’s embrace of democracy and its relationship to Western Europe and the United States has been well established.  And the contrast between Kosova and Serbia has been strikingly revealed by Andrew Higgins’ May 9th article in The New York Times, establishing the connection between Serbia’s President Aleksandar Vucic and China’s President Xi Jinping.

Higgins’ article (“Shared Wariness of US Cements Chinese-Serbian Alliance”) makes it clear that Serbian President Vucic does not plan to join Europe and the United States. His ties to China and Russia are well-established.

Meanwhile, President Vucic continues to take steps to destabilize the Balkans and to threaten peace in Europe in his opposition to the sovereignty and territorial integrity of the Republic of Kosova

We support Kosova Prime Minister Albin Kurti’s statement on May 9 that Kosova “should be part of the European family,” and that Kosova’s advancement on the path toward the EU would be a positive signal for democratic values.”

We support the measure led by UK MP Alicia Kearns, Chair of the UK Foreign Affairs Committee, calling on the EU, US, and the UK to reverse all negative measures in place against Kosova and resume full cooperation with the Government of Kosova

We urge the US Congress and the Biden Administration to become more involved in finding a just and final solution to establish peace and security in Europe.

On behalf of the Board of the Albanian American Civic League,

                  
Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardi
Balkan Affairs Adviser                   President

Gjestila Mehmetaj, mësuese në Gjermani, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim

0

Intervistoi: Nexhmije Mehmetaj, mësimdhënëse, Gjenevë

  • Intervistë me mësuesen e re e plot zell Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim

Para disa ditësh më rastisi  të takohem në Prishtinë me një vajzë të mrekullueshme, Gjestila Mehmetaj. Kur mësova se është mësuese në Gjermani, më bëri të ndjej respekt ndaj saj ashtu si kam ndjerë gjithmonë ndaj mësueseve që u japin fëmijëve njohjet e para ndaj shkrimit, gjuhës dhe dukurive të jetës. U befasova nga inteligjenca e saj, nga aftësia për të mësuar në mënyrë të saktë disa  gjuhë të huaja, synimi i saj për të udhëtuar në të fshehtat e shkencës së pedagogjisë dhe për të arrirë maja…

Ajo shquhet si një urë midis dy vendeve dhe kulturave të ndryshme, shqiptare dhe gjermane por gjithashtu si një dritare drejt mundësive të reja për brezin e ri.

Gjestila Mehmetaj vazhdon të jetë një model frymëzimi për komunitetin shqiptar dhe për ata që kanë fatin të jenë nxënësit e saj.

Fjala nuk ka forcë ta përshkruaj me tërë ngjyrat çastin. Por më mirë le të flasë ajo, me atë zërin e saj kumbues e me emocionet e një takimi mbresëlënës… 

A mund të prezantohesh?

Unë quhem Gjestila Mehmetaj. E lindur dhe e rritur në qytetin Mainz të Gjermanisë, me origjinë nga Kosova, jetoj me prindër tash e 26 vjet. Rrjedh nga një familje e arsimuar, por, që ka përjetuar dhunën dhe persekutimin nga pushtuesit serb. Babai im Gani Mehmetaj, mësues në shkollën  “Azem Bejta” në Klinë ishte larguar dhunshëm nga puna arsimore. Për ketë shkak ata janë detyruar të marrin rrugën e mërgimit dhe që nga viti 1992 jetojnë në Gjermani. 

Për çfarë keni studiuar ?

Për mësuesi, kam përfunduar studimet në nivelin Bachlor  dhe Master në Universitetin Johannes Gutenberg – në Mainz Gjermani. Aktualisht punoj në një shkollë fillore, jap lëndët gjuhë angleze dhe frënge, por, së shpejti do të kaloj në një shkollë të mesme, pasi përgatitja ime pedagogjike – shkencore i përket atij niveli.

Çfarë do të thotë për ty të rritesh mes dy vendeve Kosovës dhe Gjermanisë?

Rritja mes Kosovës dhe Gjermanisë është një përvojë e rëndësishme por edhe emocionale për mua. Në fillim, ndjenja për atdheun është gjithmonë e ndjeshme. Unë vizitoj Kosovën të paktën dy herë në vit, por shumë angazhime më kufizojnë nga të qenit atje më shpesh. Kudo që ndodhem, asnjëherë nuk ndihem më mirë se në Kosovën time. Kosova është burimi ku kam marrë frymëzim të thellë si nga kultura, gjuha dhe traditat në përgjithësi.

Gjermania, nga ana tjetër, është vendi ku jam formuar intelektualisht, ku kam pasur mundësinë të arrij dije dhe përvojë të reja. Rritja në mes të këtyre dy vendeve më ka dhënë një perspektivë të pasur dhe të shkëlqyer për të ardhmen, duke më ndihmuar të kuptoj dhe të vlerësoj ndryshimet kulturore dhe të zhvilloj një ndjenjë të gjerë të identitetit kombëtar dhe global.

Dua të theksoj se edukimi dhe studimet në Perëndim janë më shumë se sfiduese. Edhe pse njohim gjuhën gjermane, duhet të njohim fillimisht mirë gjuhën shqipe për të na lehtësuar mësimin e një gjuhe tjetër të huaj.

Universiteti në Mainz ku pata fatin të studioj ka një histori të gjatë prej më shumë se 150 vjetësh, i njohur si Johan Gutenberg, i cili tani është i njohur në arenën ndërkombëtare.

Të studiosh në Universitete prestigjioze në Gjermani është ëndërr e shumë të rinjve të cilët planifikojnë që karrierën e tyre ta nisin nga qendrat kryesore të botës. Na trego si ishte një ditë në universitet? 

Një ditë në universitet për mua është një përvojë e pasur dhe e frytshme. Fillon herët në mëngjes, pas mbledhjes së parë të klasës ose seminarit, unë shkoj në bibliotekë për të kryer punën time të përgatitjes ose për të konsultuar burime për projektet e ardhshme.

Mësimet janë shumë të pasura në diskutime dhe prezantime, dhe pjesa më e mirë e tyre inkurajon pjesëmarrjen aktive të studentëve. Pastaj, shpesh kam takime me profesorët për të diskutuar projekte specifike, punën në kurs, ose për të marrë këshilla për studimet e mia. Përfundimisht, disa ditë përfundojnë me takime me miqtë dhe për të shijuar kohën jashtë klaseve.

Gjatë ditës së universitetit, është e rëndësishme të menaxhosh kohën mirë dhe të jesh i organizuar për të përfituar sa më shumë nga përvoja akademike dhe sociale. Çdo ditë është një mundësi për të mësuar diçka të re dhe për të ndërtuar lidhje të reja dhe të vlefshme me njerëz të ndryshëm.

Cila do të ishte këshilla juaj për të gjithë ata të rinj shqiptarë që ëndërrojnë të studiojnë në Gjermani?

Ja disa këshilla për të gjithë ata të rinj shqiptar që ëndërrojnë të studiojnë në Gjermani janë:

  • Përgatitu mirë: Bëj kërkime të detajuara për universitetet dhe programet e studimit në Gjermani. Mirëkupto kërkesat për aplikim, dokumentacionin e nevojshëm, dhe procesin e aplikimit për viza studentore.
  • Përvetëso gjuhën gjermane: Njohja e gjuhës gjermane është shumë e rëndësishme për të integruar me sukses në jetën universitare dhe shoqërore në Gjermani. Mund të marrësh bursa të gjuhës gjermane para se të shkosh, ose të aplikosh për programe të studimit që ofrohen në anglisht.
  • Rreshtohu: Bëj lidhje me studentë të tjerë shqiptarë në Gjermani, si dhe me studentë të tjerë ndërkombëtarë. Rrjeti i kontakteve mund të jetë i rëndësishëm për të shkëmbyer eksperiencë, për të ndihmuar në studime, dhe për të krijuar marrëdhënie të reja miqësore.
  • Kërkoni ndihmë dhe përkrahje: Mos hezitoni të kërkoni ndihmë dhe këshilla nga personat e përgjegjshëm në universitet, nga përfaqësuesit e studentëve, dhe nga organizatat studentore. Universitetet gjermane ofrojnë shërbime dhe resurse për të ndihmuar studentët ndërkombëtarë në procesin e adaptimit dhe suksesit të tyre akademik.

Larg atdheut, ku e ke mësuar gjuhën shqipe kaq bukur e kaq rrjedhshëm?

Gjuha shqipe është pjesë thelbësore e identitetit tim që nga fëmijëria. Edhe pse kam lindur dhe jam rritur jashtë Kosovës, prindërit e mi kanë qenë shumë të përkushtuar për të ruajtur dhe kultivuar lidhjet tona kulturore me atdheun.

Gjuhën shqipe përveç me prindër e kam mësuar në shkollën shqipe nga mësuesja ime, Igballa Meta, nga Prishtina. Gjuhën shqipe e përdorim në komunikimin e përditshëm familjar dhe në kontaktet me komunitetin shqiptar. Për më tepër, jam përpjekur për të lexuar libra, artikuj, dhe duke folur shqip në mjediset e ndryshme kanë kontribuar në ruajtjen dhe përparimin e gjuhës shqipe. Në kohën e fundit, përmes përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale, kam qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me gjuhën shqipe.

Çfarë do të u transmetoje emigranteve shqiptare në Gjermani?

Emigrantët shqiptarë në Gjermani gjenden në një pozitë mjaftë të favorshme ku krahas integrimit në shoqërinë pritëse mund të ruajnë kulturën dhe vlerat vetjake edhe pse janë në një vend të huaj.

Shqiptarët sidomos rina duhet të shfrytëzoi mundësit që ua ofron Gjermania për arsim dhe zhvillim personal, duke përfshirë shkollat, universitetet, dhe programe trajnimi për të zhvilluar aftësitë tuaja.

Ju inkurajoj të mbani gjallë gjuhën dhe traditat tona shqiptare, duke i përcjellë ato tek brezat e ardhshëm. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe do të bëjë që komuniteti ynë të ndihet më i bashkuar edhe larg atdheut.

Me 13. 05.2024

Ku eshte sot Besim Hasani, kryetari historik i KOK-ut?

0
Nga: Agim Vuniqi
___
A po perseritet harresave kolektive si sindrom i bajraktarizmit cinik, i primitivizmit dhe injorances shoqerore, duke harruar meritat historike te nje punetori sportiv dhe te nje zyrtari te sportit qe theu klishete stereotipe te shume garniturave dhe qeverive politike, te dialogut me Serbine, ngase ai ishte i vetmi së bashku me aktivistet-vullnetaret sportiv te kohes qe i dha grushtin me te rende Serbise ne arenen nderkombetare, duke e larguar sportin e pavarur te Kosoves nga tavolina e bisedimeve ne Bruxelles.
Ngjarja me e rendesishme historike e sportit te pavarur te Kosoves ndodhi me pranimin te KOK-ut ne ne gjirin e KON, ishte kjo fitorja me e madhe diplomatike e Kosoves ne arenen nderkombetare. Suksesi i arritur pasoja me leter urimin e ish presidentit amerikan Obama, qe pastaj hapi dyert per anetaresim te Federatave sportive te Kosoves, qe njera pas tjetres te pranohen ne familjen e madhe boterore te sportit. Devotshmeria dhe angazhimi permanent i Besim Hasanit duke luajtur rolin e nje diplomati te perkryer sportiv, duke krijuar ura te reja miqesie largoi Kosoven nga tavolina e bisedimeve ne Bruxelles, per ti dhene goditje vendimtare perpjekjeve diplomatike te Serbise te ndal turrin para vullnetit sportiv te sportisteve, te cilet dhane edhe mundin, edhe djersen, edhe parat per te arritur ne piemontin e arritjeve kulminante diplomatike ne sport. Te njejtes rruge u drejtua Fadil Vokrri dhe bordi i FFK-se, i kritikuar shpesh vend e pavend, ai nuk jepte fjale te medha sikurse lideret politike te mahallave, por bente pune te medha, duke u takuar me Pllatinin, Bllaterin e shume funksionare te larte sportiv ne nivel nderkombetare. Dhe ndodhi mrekullia jo me large se nje jave Kosova u pranua ne UEFA dhe ne FIFA, duke u mundesuar femijeve dhe te rinjeve te akomodohen nga livadhet ne stadiume te njemendeta sportive, ku bucitja e simpatizueseve do ti inkurajonte sportistet kosovare te arrijne rezultate kulminante, duke i ndihmuar vendit ne zhvillimin e hovshem ekonomik. Ja pra sporti eshte prezentuesi me i mire i vlerave nacionale, duke filluar me dy mbretereshat Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, duke shpresuar qe Kosova di ti mate forcat me te medhenjte edhe ne garat kolektive. Faleminderit Besim Hasani, faleminderit Fadil Vokrri, faleminderit Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, faleminderit Distria Krasniqi, faleminderit sportiste, punetore sporti, trajner, simpatizues, donatore e sponzore, faleminderit sportist te dalluar Aziz Salihu, Afrim Latifi, faleminderit qe perquat stafeten e fitoreve njeri pas tjetrit per te ardhur aty ku jemi sot. Urime Kosove!

Informatat dhe shkrimet e sajuara, sëmundje kronike e disa medieve tona

___
Në të kaluarën asnjë lajm që nuk plotësonte kriteret e kërkuara nuk botohej. Ai përpara se të botohej kalonte nëpër duart e redaktorëve profesionistë.
Të jesh i pranishëm me shkrime dhe studime në” Zëri javor” të publicistit dhe gazetarit të njohur Blerim Shala, përveç që ishte privilegj ishte dhe krenari.Prandaj, s’ kishte të ngjarë që të shihje broçkulla dhe antivlera, e as shund e kiç.

Askujt nuk interesonte se çfarë hanë dhe pinë fëmijët e këngëtarëve, artistëve, politikologëve dhe më kënd martoheshin ata.
Ndërhyrjet në privatësinë e familjeve ishin rreptësishtë të ndaluara. Sot, punën e gjykatave e bëjnë gazeta e portale. Ato një ngjarje e japin një njëmijë versione.

Mjerisht, në televizionet tona shohim emisione degjeneruese dhe pa asnjë grimë vlere.
Gjuha e përdorur në disa emisione përveç që është e gërditshme është gjuhë rrugësh e bordelesh.

Kësaj dukurie negative i kanë hapur rrugë edhe disa intelektualë tanë që pranojnë të jenë mysafirë në këto emisione të pa temë, koncept dhe pa kurrfarë mesazhi njerëzor.

Sot, çdo i ri dhe e re preferon profesionin prej moderatori apo moderatorje pa e kuptuar që ky profesion kërkon përgjegjësi, talent e mbi të gjitha kurriz e moral.

Para së gjithash duhet ditur ajo që del nga gojët tona përhapet kudo me shpejtësi rrufeje.
Andaj, çdo fjalë përpara se ta nxjerrim nga gojët tona duhet ta peshojmë mirë.

Agim Shehu, shkrimtar i njohur pastë ndjesë thoshte “letra e bardhë është jona para se të shkruajmë mbi te, duhet peshuar mirë e mirë çdo fjalë”.
Disa televizione e portale mbijetojnë duke plasuar gënjeshtra të pa kripë.

Lajmet nga e kaluara jonë historike nga alamet historianësh dhe profesorësh tjetërsohen dhe përshtatën sipas qejfeve të klaneve dhe grupeve të interesit, ku ata kanë bërë grazhd.

Si pasojë e kësaj gjeneratat e ardhshme do të heqin të zinjtë e ullirit për të zbuluar të vërtetën e këtyre ngjarjeve.
Me lajme të rreme dhe të sajuara nuk krijohet sensacion me çmimin e tmerrshëm të shpërfytyrimit të së vërtetës.

Prandaj, sot si asnjëherë më parë, duhet gjurmuar dhe studiuar ngjarjen e pastaj ajo të publikohet duke pasur mbështetjen në fakte e argumente të pathyeshme.

Disaherë është shkruar nga njerëz të papërgjegjshëm dhe djallëzor se ka ndërruar jetë aktori ynë i madh Mirush Kabashi dhe personalitete të tjera të kulturës.

Ky lajm i rrejshëm përpos familjeve të tyre është përjetuar rëndë nga shokë e miq të këtyre artistëve përndryshe ikona të kulturës sonë.
Është sharë e fyer keq e më keq aktori dhe poeti Çun Lajçi, vetëm pse ka bërë përpjekje me mbijetuar nga puna, mendja dhe djersa e vet.

Asnjëherë askush nuk ka shkruar qoftë edhe dy rreshta referencë – kërkesë Qeverive tona, që personaliteteve që janë shquar me talentin dhe përkushtimin e tyre t’u caktohet një pension që u mundëson jetë dhe pleqëri të dinjitetshme.

Janë fyer e denigruar Atdhetarë të njohur që rininë dhe kockat i kanë lënë në burgjet skëterrë të ish- Jugosllavisë, për lirinë që e gëzojmë sot.
Ndërkaq, të njëjtëve që për së gjalli ua ka helmuar jetën propaganda serbo-shqiptare, pas vdekjes, kur ata nuk kanë fare nevojë për to, u thuren elozhe e këndohen këngë.

Ky është një ves i keq që jo vetëm nuk e forcon sistemin e vlerave, por e shkërmoq atë.
Gazetarë e analistë mercenarë dalin në terren ose kalërojnë nëpër medie duke shpifur dhe përgojuar kundërshtarët e tyre, pa pasuar as edhe një provë të vetme.

Madje disa nëpër studiot tona televizive bëjnë edhe aktrim, duke u çaraveshur dhe imituar individë të dëshmuar në fusha të ndryshme të Shkencës, Artit, Kulturës dhe Perënditjes së vendit.

Veç kësaj ata nuk kanë qëndrime të vetat të pavarura, sepse shiten lirë, tek mujsharë të ndryshëm, që u kërkojnë të krrokëritin sipas shijeve dhe interesave të tyre mesnike.

Ditë më parë, lajmi i rremë se njëfarë Rrustem Llapi, vrau një serb në Gjermani, mori dhenë.
Rrustemit nisën t’i thuren vargje lavdi e trimërie nga të gjitha anët. Kur, një medium yni viziv vërtetoi që ky lajm është i pavërtetë ndaj tij filluan sulmet me fjalët më vulgare.

Ky rast nxori në dritë të vërtetën s’e krijimin e heronjve të rrejshëm e kemi në gjak.
Rrahim Hoxha, një burrë autoritativ nga Obrança e Podujevës, shpeshherë thoshte “S’ka më kiamet se me rrejt vetveten“.

Rreth kësaj dukurie të shëmtuar që po na ndjek si hije ogurzezë, profesori i UBT- së, Musa Sabedini, ka bërë një studim të thellë, duke e përmbledhur në librat “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” dhe “Gazetaria online në Kosovë dhe rajon, etika dhe sfidat e vetrregullimit”,

Ata që pretendojnë profesionin e gazetarit të njëmendtë duhet lexuar patjetër këto libra, ngase ato janë Abetare, për të gjitha ata që thirren në etikë, moral dhe edukatë.

N’zemër idealin e bashkimit kombëtar

0

Nga: Florim Zeqa

Të shtunën e kaluar, në Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV-Itali) u mbajt mbrëmje e ngrohtë muzikore me rapsodët popullor, vëllezërit Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj.

Prezentim dinjitoz i rapsodëve popullor

Viteve të fundit kudo në mërgatën tonë është bërë traditë e mirë e organizimit të mbrëmjeve muzikore me yjet e folklorit burimor shqiptar. Këto organizime janë me vlerë të shumfisht dhe shumëdimensionale të ruajtjes së traditave dhe zakoneve tona popullore, për faktin se të rinjët që jetojnë në mërgatë kanë nevojë për burim frymëzimi të pastër kombëtar.

Pra, të rinjët kanë nevojë të ushqejnë shpirtin me frymë të shëndoshë kombëtare e jo me kultura të huaja të cilat pa dashje na çojnë ka zhbërja dhe asimilimi kombëtar.

Ishte hera e parë e paraqitjes së rapsodëve Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj para mërgatës në Itali, të cilët e bën një përformancë të shkëlqyer me këngë të përzgjedhura nga repertoari i pasur i tyre burimor.

Përderisa politikanët i ndajnë heronjët dhe dëshmorët në baza partiake, rapsodët e ardhur enkas nga Kosova i bën bashkë heronjët duke iu këndur të gjithëve pa dallim rajoni apo zone operative të luftës çlirimtare ashtu siq janë ata bashkë në grupin e tyre folklorik.

Pjesëmarrja e pothuajse të gjitha moshave të bashkatdhetarëve në këtë mbrëmje muzikore, la për të kuptuar se, edhe pse me mijëra kilometra largë vendlindjes shqiptarët frymojnë shqip dhe vetëm shqip në gjuhën e embël amëtare.

Edhe në këtë eveniment muzikor u dëshmua se për shqiptarët më shumë vlerë ka ideali i bashkimit kombëtar se sa çdo lloj ideologjie fetare apo politike.

Sikurse që u bë realitet liria dhe pavarësia e Kosovës me bashkimin e forcave intelektuale dhe ushtarake, me bashkimin e pendës dhe pushkës, ashtu një ditë do të bëhet realitet edhe ideali i bashkimit kombëtar në një shtet të përbashkët shqiptarë.

Se sa do të jetë e largët apo e afërt ajo ditë, varet nga puna dhe përkushtimi ynë për ta çuar në vend amanetin e shumë brezave që punuan parreshtur, duke e mbajtur kështu të ndezur në shpirtin e tyre idealin e bashkimit kombëtar, i cili një ditë do të bëhet realitet i pranueshëm për botën e civilizuar dhe demokratike, si e vetmja alternativë e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në hapësirat ballkanike.

Pritje e ngrohtë vëllazërore

Në fund, ia vlenë për të përshendetur nikoqirin, pronarin e lokalit Ristorante Pizzeria “LA PAESANA FOR FAMILY” në Volpago (TV), afaristin e mirënjohur Mario Zhuri nga Shkodra, të cilin duhet falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore. Do të mbetej i mangët ky shkrim, pa e permendur dhe falenderuar Kuzhinjerën me përvojë të gjatë në fushën e Gastronomisë, zonjen Antoneta Zhuri (Nëna e Marios) për ushqimet e shijshme tradicionale shqiptare.

Për mbarëvajtjen e kësaj mbrëmje u përkujdesën organizatorët: Florim Lumi, Ibrahim Buqaj dhe DJ Albi Lumi, të cilët gjatë tërë kohës ishin në nivelin e detyrës në pritjen, akomodimin dhe përcjelljen e mysafirëve.

Në mesin e mërgimtarëve të shumtë, prezent në këtë mbrëmje muzikore ishin afaristët: Bedri Suka, Imer Berisha, Mustafë Ahmetaj, Lirim Gashi, Smajl Gashi, Albert Gashi, Zenel Morina, Urim Buqaj, Gezim Buqaj, Balzano Vincenzo (Sports & Events) dhe Florim Zeqa (analist).

Duhet cekur, se enkas për këtë mbrëmje erdhën edhe mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra dhe Kroacia të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë event muzikor.

Kjo mbrëmje do të mbahet gjatë në mend për organizimin e mirë, për ushqimet e shijshme dhe për atmosferën e krijuar nga rapsodët popullor Haxhi & Blend Buqaj dhe Nexhi Dragaj, të cilët me zërin e bukur prej bilbili i magjepsën bashkatdhetarët që ishin prezent në këtë natë të paharruar.