Kreu Blog Faqe 810

Dy Dardane në Teksas të Shteteve të Bashkuara – Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Nënë Teresa

0

Nga Frank Shkreli 

Thuhet se çdo gjë është e madhe, e veçant dhe e madhërishme, në Teksas — shtetin e dytë më të madh të Shteteve të Bashkuara, si nga sipërfaqja gjeografike ashtu edhe për nga popullsia. Në përputhje me namin dhe traditat e Teksasit, e madhërishme dhe e veçant ishte edhe vizita plot veprimtari e takime, që iu bë Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit në atë shtet, ditët e fundit. Ndër ato veprimtari të një vizite që siç duket mjaft të suksesshme – sa i përket marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Teksasit, u njoftua gjithashtu se emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County të shtetit Teksas.

Nuk është diçka që ndodhë çdo ditë që Collin County vizitohet nga një president i një shteti të pavarur e sovran, thuhet në njoftimin e mirëseardhjes së ngrohtë për Zonjën Osmani, në portalin e Kryetarit të qytetit Wylie, të Teksasit, Mathew Porter. Ndër takimet e shumta gjatë ditëve të kaluara me autoritetet më të larta të Teksas-it duke filluar nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush dhe Governatori i shtetit Teksas, Greg Abbott, ndër të tjerë.  Sipas portalit të saj, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar edhe kryetarin e qytetit Wylie, Mathew Porter. Gjatë atij takimi në Collin County, e para e shtetit të Kosovës, ka mbajtur një fjalim para anëtarëve të Këshillit të qytetit, nxënësve dhe pjesëtarëve të mërgatës shqiptare të asaj zone mbi rëndësinë jetike të lidhjeve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ishte në kuadër të kësaj vizite dhe në këtë ambient e hapësirë ku u zhvillua ceremonia e përurimit të pllakës me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit Wylie — me preardhje nga Peja, Gino Mulliqi. Me vendimin se tani e tutje, emrin e humanistes dhe Shenjtores Shqiptare, Nënë Terezës do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County të shtetit Teksas.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Osmani zhvilloi këtë vizitë në Teksas, si e ftuar e veçant në takimin e nivelit të lartë SHBA-Afrikë, mbajtur këto ditë në Dallas të shtetit Teksas, në kuadër të 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC-së) – investimet e së cilës Presidentja Osmani i cilësoi si shumë të rëndësishme për të ardhmen e Republikës së Kosovës.  Duke falënderuar Shefen e (MCC-së), Zonjën Albright për ndihmën e këtij enti, veçanërisht, në sektorin e energjisë të Kosovës ka thenë se vendi i saj, nga një vend i shkatërruar nga lufta është shndërruar sot në një demokraci funksionale me ekonomi në zhvillim dhe me partnerë të besueshëm ndërkombëtarë.

“Partneriteti ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Republikës së Kosovës ka qenë një rrugëtim transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj, si dhe duke shënuar një kapitull të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe”, ka theksuar Presidentja Osmani.   Projektet sikurse ky, për Presidenten Osmani, janë konfirmim i raportit të veçant që Kosova ka me SHBA-të, ka nënvijuar ajo në fjalën e rastit, sipas portalit të Presidencës.  “Investimet nga MCC-ja nuk janë vetëm investime në infrastrukturë dhe ekonomi, por investim në të ardhmen e Kosovës, për popullin dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, ka nënvijuar Presidentja Osmani, gjatë takimit të entit amerikan të investimeve, MMC-së, në Dallas të Teksas-it, ndërsa ka shtuar se roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, prandaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë”, citohet të ketë thenë Vjosa Osmani në takimin e nivelit të lartë në Dallas.

Në takimin “Partneriteti ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Republikës së Kosovës

Ndër takimet e veçanta që Presidentja Osmani ka zhvilluar me personalitete të ndryshme amerikane e ndërkombëtare në Dallas të Teksas-it, natyrisht, veçohet takimi i saj me ish-Presidentin e Shteteve të Bshkuara, Xhorxh W. Bush, mikun e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve. “Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, shkruan ajo në faqen e portalit të saj duke përsëritur deklaratën historike të presidnetit Xhorxh Bush nga Tirana, në vitin 2007: “Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës e Presidentit George W. Bush në Tiranë e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.”   15-vjetori i vizitës së Xhorxh W. Bush në Tiranë | Gazeta Telegraf

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W Bush në Dallas të shtetit Teksas

Ndërkaq, në takimin e saj me të parin e shtetit Teksas, Governatorin Greg Abbott  Presidentja e Republikës së Kosovës shkruan në faqen e saj të internetit se dy zyrtarët e lartë biseduan për thellimin e bashkëpunimit midis shtetit Teksas dhe Republikës së Kosovës në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.

Dihet se për komunitetin shqiptaro-amerikan, shteti Teksas është bërë shtëpi e dytë për shumë bashkëatdhetarë tanë nga Kosova dhe jo vetëm, duke u ofruar atyre perspective dhe kushte për një jetë më të mirë dhe tregti të sukseshme. Presidentja Osmani, veçanërisht, falënderoi Governatorin Abbott për vendimin duke i dorëzuar asaj proklamatën e nënshkruar prej tij, si më poshtë, “Me të cilën shënohet dhe nderohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”, shprehet Vjosa Osmani.

“Të frymëzuar nga një angazhim i palëkundur ndaj parimeve demokratike, Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e saj nga Serbia me 17 shkurt, 2008. Kosova si një shtet i pavarur që vlerëson sovranitetin dhe vet-qeverisjen për 17 vjet tani, ka zenë vendin e saj që takon në skenën botërore”, thuhet në deklaratën e Governatorit të shtetit Teksas, Greg Abbott.

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas e cila luajti rol kryesor në përgatitjet për vizitën zyrtare të Presidentes Osmani në kryeqytetin Austin dhe qytete të tjera të Teksas-it i shprehë falënderimet e saj Governatorit Abbott:

”Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Guvernatorit Greg Abbott për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës dhe për njohjen e Ditës sonë të Pavarësisë. Solidariteti juaj është një dritë shprese dhe miqësie ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, shprehim falënderime të sinqerta për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Teksas-it për kontributet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj shtetit të madh të Teksasit. Përpjekjet tuaja vërtetë pasurojnë komunitetin tonë të përbashkët. Faleminderit!”

Në takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas –“Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të. Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme.  Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare”, ka thënë Presidentja

Osmani në takimin me përfaqsues të shqiptarëve në Teksas.

Duke e ndjekur nga Nju Jorku vizitën zyrtare të Presidentes Osmani në Teksas, takimet e saja me udhëheqsit më të lartë të atij shteti dhe të qyteteve të ndryshme, si dhe takimet me komunitetin shqiptar atje, njeriu vjen në përfundimin se vërtetë ishte një vizitë e suksesshme për Zonjën Osmani si Presidente e shtetit më të ri të pavarur në Evropë. Shqiptarët tashti janë një komunitet i njohur mirë në Shtetet e Bashkuara, për punën, veprimtaritë, parimet dhe vlerat e tyre kombëtare e historike të tyre. Si përfundim i veprimtarisë së tyre patriotike prej pothuaj gjysëm shekulli në këtë vend, nuk pyet kush më në Amerikë, se ku bie Kosova dhe kush janë shqiptarët dhe as nuk vihet në dyshim më preardhja dhe origjina e Nënë Terezës, megjithë gënjeshtrat e sllavo-komunistëve. Amerikanët e thjeshtë dhe zyrtarët më të lartë, anë e mban këtij vendi-planet, janë të mirë-informuar tani se si Kosova ashtu edhe Nënë Tereza janë SHQIPTARE!

Në përmbyllje, mu duk se çdo takim, çdo fjalë e Presidentes Osmani dhe e përfaqsuesve më të lartë të shtetit Teksas, gjatë vizitës së saj atje, pasqyronte më së miri vlerat e përbashkëta midis dy popujve tanë dhe “miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, në kuptimin më të mirë fjalës, siç ka thenë dikur i ndjeri President Ibrahim Rugova, arkitekti historik i këtyre marrëdhënieve.  Kjo ndjenë miqësie dhe vlerash të përbashkëta u pasqyrua edhe në rezolutën e Senatit të shtetit Teksas që iu dorëzuar Presidentes Osmani gjatë një darke për nder të saj nga Senatori Tan Parker, në të cilën theksohet, “Vizioni i përbashkët për liri, demokraci dhe begati ekonomike…duke shpresuar se partneriteti midis Teksasit dhe Kosovës do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhëshme.”

Më në fund, besoj se Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani po largohet nga vizita e saj zyrtare në Teksas e kënaqur me arritjet por edhe me një bindje të përforcuar për lidhjet e ngushta të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare – një angazhim i shprehur edhe nga Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidentit Biden, në takimin e saj me Presidenten Osmani, gjatë punimeve të “Partneritetit ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit” (MCC) dhe Republikës së Kosovës.

Në kuadër të takimeve të vizitës zyrtare në Teksas, Presidentja Osmani ka zhvilluar bisedime me autoritetet e shtetit Teksas dhe zyrtarë të lartë federalë edhe për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Roli i komunitetit shqiptaro-amerikan në marrëdhëniet midis vendeve tona – i  pazevendësueshëm, në kohë lufte dhe në kohë paqeje!

Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë të takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan, shkruan Presidentja Osmani në portalin e saj zyrtar.

Teoritë rivale në mes të joreales dhe shkencës

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Kohët e fundit, disa hoxhallarë kanë argumentuar se filozofët e ndritur nuk duhet
të mbështeten te Shkenca!
Sot, që nga shpallja e Pavarësisë, 17 shkurt 2008 po i shohim radikalët fetar si sexhuktë e dikurshem dhe neoosmanet e mëparshëm dhe xhon turqit në fund të perandorisë na janë varur vërtetë pas qafe aq sa na duket se i kemi pasur gjithmonë rrethë vatres ashtu si dikur.
Pushtusit fqinjë bëjnë laborat më çnjerëzor të na asimilojnë, të na ndejkin dhe të na zhdukin nga trojet etnike. Ata eksprimentojnë me fatin tonë me ndihmen e tyre, kurse ne shqiptaret jemi bërë durimtarë të zellshëm karshi dogmave fetare. Durimit mund t’i vijë fundi çdo gjëj në jetë. Kjo është një porosi shumë e rëndësishme dhe sot. Pra, ne nuk mund të sillmi brenda një rrethi të mbyllur. Pra, ndajë një grupi hoxhallarësh e cultures arabe e turke.
Duhet të hulomtojmë rrugët që çojnë në zgjidhjën e problemit gjithë shqiptarëve.
Pushtusit fqinjë bëjnë laborat më çnjerëzor të na asimilojnë, të na ndejkin dhe të na zhdukin nga trojet etnike. Ata eksprimentojnë me fatin tonë me ndihmen radikalizmit, kurse ne shqiptaret jemi bërë durimtarë të zellshëm karshi hoxhallarëve e gjak prishurve. Durimit mund t’i vijë fundi çdo gjëj në jetë. Kjo është një porosi shumë e rëndësishme dhe sot. Pra, ne nuk mund të sillmi brenda një rrethi të mbyllur. Pra, ndajë një grupi hoxhallarësh, hajdutesh e tradhtarësh. Duhet të hulomtojmë rrugët që çojnë në zgjidhjën e problemit gjithë shqiptarëve.
Shumë filozof janë krenar të theksojnë se hoxhallarët e pohojnë në menyrë dogmatike pikpamjet e tyre rreth…; ata argumentojnë për dogmat e tyre jo shkencore. Lloji i argumentit që hoxhallarët kanë në mendje është deduksioni i pranise së “zoti”, në një kuptimtë rreptë logjik. Konkluzioni i tyre dhe i një argumenti deduktiv rrjedh logjikisht nga premisat, hipotezat e tyre; të pohoshin premisat dhe të mohohej konkluzioni i shkencës do të ishte logjikisht jokonsistente.
Për shembull:
“Vuajtja nuk ekziston pas vdekjes!”
A mund të shpresojmë të bëjnë të njejtën gjë në filozofi? Fatkeqësisht, historia e filozofisë sugjeron që jo. Megjithëse filozofë brilant janë përpjekur në atë mënyrë të përcaktojnë nëse ekziston zoti, të gjithë hoxhallarët kanë dështuar. Përvoja sugjeron se e njëjta vlen për shumicën e pyetjeve të tjera interesante nga pikëpamje filozofike. Për shembull, por ata janë logjikisht jokonsistentë me njëri tjetrin, kështu që vetëm kjo logjikë e të menduarit nuk mund ta zgjidhë debatin midis tyre. Në shumicën e fushatave të filozofisë, lloji i teorisë sistematike, të thellë dhe të përgjithshme, për të cilin aspiron më së shumti të kuptuarit tonë, ka ma pak të ngjarë të mund të dedikohet nga premisa e fakteve.

Historia – nga formë studimi – në mall !

Ali Sh. Mehmeti, Zvicër

Rrjetet sociale, për shqiptarët fejsbuku para së gjithash, janë bërë medium i pa shmangshëm, jo vetëm për informim të publikut të gjerë, por edhe për edukim dhe krijim të opinionit publik. Ndër temat e preferuara kohëve të fundit është edhe tema e lashtësisë dhe origjinës së gjuhës shqipe.

Derisa shumica pajtohen se është gjuhë e vjetër, disa të tjerë pohojnë se është gjuha më e vjetër dhe këtu lind polemika deri në “konflikt intelektual”, sepse nuk ka kurrfarë dëshmie shkencërisht të pranueshme se është më e vjetra. Të parët, duke u thirrur në citate dhe autorë të përzgjedhur sipas qëllimit të fundit, kurse të dytët duke marrë parasysh edhe autorë tjerë dhe mungesën e provave; njëkohësisht duke i akuzuar të parët se zgjedhja (e argumenteve, citateve dhe autorëve) nuk është zgjidhje! Nuk mungojnë as ata që e kontestojnë edhe vjetërsinë, duke venë në pikëpyetje edhe gjuhën me të cilën ka folur vet kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu; sikur nuk i kanë para syve arbëreshët, sikur dëshmi e gjallë sesi kanë folur bashkëkohanikët e tij që u tërhoqën përtej Adriatikut pas vdekjes së Zotit të tyre, ku edhe konservuan gjuhën e Skënderbeut gjer në ditët e sotme.

Dhe ky konflikt do të zgjas deri në pafundësi, nëse në të do të marrin pjesë edhe profesionistët edhe “folkloristët”, nga ata dashamirës deri te ata shpirtrat e shitur për interesa të ndryshme dhe nëse në ndërkohë nuk del na pah ndonjë zbulim i ri, i cili do t’ua mbyll gojën të gjithëve. Në mungesë të këtij zbulimi, duhet kursyer energjinë, kurse polemikat duhet mbajtur brenda qarqeve profesionale dhe shkencore, pa ndërhyrjet a atyre që “historinë, nga formë studimi e njohjeje, sot e kanë kthyer në mall” (Malsor Korbi, arkitekt, pedagog në Shkollën Politeknike Federale të Llozanës)

Në vend të temave të lashta që nuk kanë përgjigje përfundimtare në mungesë të provave të pakontestueshme, por bazohen në hipoteza të ndryshme, dhe që nuk kanë kurrfarë ndikimi në situatën aktuale shoqëroro politike të kombit shqiptar, do ishte më mirë që publiku i gjerë të informohet, edukohet dhe sensibilizohet me historinë e më pak se dy shekujve të fundit, të përqendruar para së gjithash në raportet e shqiptarëve me fqinjët e tyre. Në mungesë të këtyre diturive për publikun e gjerë, sidomos andej Drinit, Armando Dukës – kryetarit të Federatës së Futbollit Shqiptar – nuk do guxonte as mendja ti shkonte të bashkë-organizonte një kampionat futbolli me Serbinë, as Edi Ramës – kryeministrit të Shqipërisë – t’i bashkëngjitet iniciativës së Ballkanit të hapur, për kundër interesave personale që i kanë që të dy, sepse reagimi i popullit do ishte shkatërrues, pikërisht për interesat e tyre. Për arsye të njëjta, as këndej Drinit, Luan Shllakut dhe Shkelzen Gashit, nuk do i shkonte mendja të përkthejnë nga serbishtja librin me titull “Serbia tjetër”, sepse Serbia tjetër nuk ka ekzistuar asnjëherë, por ajo që e njohim prej krijimit të saj, nga gjenocidi i ushtruar mbi shqiptarët në Serbinë e sotme jugore nga gjysma e dytë të shekullit XIX, gjer te gjenocidi i ushtruar në Kosovë viteve 90ta të shekullit XX.

Katër aktet dhe shfaqjet pompoze të Edi Ramës, të përgatitura nga shërbimi sekret serb…!

2
Edi Rama me Nikola Selakoviq me 3 nëntor 2021. Foto: MSP
Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Duke e njohur brumin e kalbur kombëtar, patriotik, politik, gjenetik, etik dhe moral nga i cili është i ndërtuar njeriu dhe politikani Edi Rama, nuk më habit asgjë e keqe që vjen prej tij.
Sepse ai është i ndërtuar nga gjenet e manipuluara si nga ana mjekësore ashtu edhe nga ana politike.
Shërbimi Sekret Serb ka studiuar profilin e tij njerëzor dhe politik që kur ai ishte lider i opozitës, ndaj e dinte saktësisht se sa lehtë mund ta fuste në kurth.
Prandaj ai ia përgatiti atij një shfaqje pompoze teatrore patriotike midis Beogradit, ku do të ngjitej në fron si babai i kombit shqiptar, në mënyrë që më vonë, pa pengesa politike, patriotike, etike, morale dhe kanunore t’ia qinte nënën të gjithë shqiptarëve, e sidomos shqiptarëve nga Kosova, të cilët ishin objektivi kryesor i politikave gjenocidale serbe për gati dyqind vjet.
Sepse nuk ka burrë shteti serb që do ta gëlltiste një pilulë kaq të hidhur, duke ia lejuar një burrë shteti shqiptar që t’ia thoshte të vërtetën në sy midis Beogradit dhe të largohej nga zyra e tij pa pasoja psikologjike dhe fizike.
Dhe Aleksandar Vuçiq ia mundësoi Edi Ramës të ishte protagonisti kryesor i tre akteve të shfaqjes së rrejshme teatrore patriotike.
Akti i parë ndodhi në stadiumin e Ushtrisë Gjenocidale Srbe ku një shqiptar gjoja patriotik i Ballit Kombëtar e lëshoi flamurin dykrenor me dron në fushën e lojës dhe e rrezikoi jetën e lojtarëve nga Kosova.
Akti i dytë i shfaqjes teatrore ndodhi në zyrën e Vuçiqit ku Edi ia tha atij të vërtetën në sy se Kosova është shtet sovran.
Dhe aktit të tretë i shfaqjes teatrore ndodhi në Preshevë dhe shkaktoi eufori të shfrenuar tek shqiptarët naivë që kanë nivelin mendor të deleve të barinjve të dobët, analfabetë, tinëzarë, të korruptuar, injorantë dhe të pabesë siç ishin dhe mbetën Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviq.
Mua personalisht, në të njëjtin çast më është ndezur drita e alarmit në kokë, sepse e dija saktësisht se po përgatitej një mashtrim i pacipë dhe i rrezikshëm, i cili do të ketë pasoja fatale për Kosovën, si dhe për popullin, lirinë dhe pavarësinë e saj.
Dhe më besoni, të gjithë miqtë e mi qëllim-mirë u habitën kur ju kërkova publikisht që të përmbaheshin nga euforia, sepse po binin në një kurth shumë të rrezikshëm të Shërbimit Sekret Serb.
Prandaj, jo vetëm që nuk jam i befasuar që Federata e Futbollit të Shqipërisë e organizon së bashku me Federatën e Futbollit të Serbisë aktin e katërt final dhe tashmë publik të së njëjtës shfaqje teatrore që filloi në Beograd, por nuk do të befasohësha aspak edhe nëse Edi Rama do të merrej vesh me Aleksandër Vuçiqin për pushtimin dhe ndarjen e Kosovës.
Prandaj, u bëj apel shqiptarëve nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria, nga Mali i Zi, nga Turqia dhe nga diaspora, që ende e kanë në zemër Edi Ramën, të shkojnë urgjentisht te psikologu.
Sepse as familjet e tyre nuk kanë nevojë për njerëz të tillë budallenj, e aq më pak kombi dhe shteti.
Veç kësaj, nuk ekziston asnjë batanije aq e madhe kozmike që mund ta mbulon dhe fshehë pisllëkun e pafund të Edi Rames.
Ne shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia duhet ta pyesim veten se sa e madhe është pjesa jonë e fajit që monstra të tilla si Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviq të vijnë vazhdimisht në pushtet tek ne?!!!
Sepse ata atje lart në pushtet përfaqësojnë pikërisht vlerën tonë të përgjithshme si individë dhe si shoqëri, meqenëse ata mbartin të gjitha karakteristikat tona që na bëjnë pre të lehtë, të pambrojtur dhe të manipulueshme për armiqtë tanë të jashtëm.
Dhe të gjithë ata që mendojnë se Armend Dukaj e ka marrë këtë vendim pa u konsultuar paraprakisht me Edi Ramën, kanë një zorrë të trashë në tru nga e cila nxjerrin vetëm mut.

Pipëzat dhe Pipiranxhat e Majit

0
Ne vitin 1999, pata shkue në Londer, Angli, ku kam jetue do vjet. Si çdonjani nesh qe ka shkue emigrant ne ato kohna, atje mberrita vetem me teshat e shtatit…ne dhomen qe me ra hisja me ndejte perveç shtratit nuk kishte asnji gja tjeter dhe kur iu drejtova per ndihmë të afërmve dhe miqte ma te hershem ne Londer, ata me keshilluen me dale nëpër lagjen ku jetoja dhe me pa per pasisje shpiake qe londinezet hedhin ne rruge ne ditet e caktueme kur mblidhen hedhurinat,(the rubbish)…jo se nuk donin me ndihmue por ata jetonin lerg prej vendit ku isha une dhe ne ato fillime as bahej fjale me pase kush makinen e vet personale…pa pasë letra si mund kishin patentë makine…Simbas keshilles se tyne ne ditet e caktueme per hedhurinat dola edhe gjeta disa pajisje ne fakt që me hynë fort ne punë e ma lehtesuen jeten…mes tjerash nji mbramje gjeta edhe nji televizor “Sony” te vogel, 14 polësh që e mora menjiherë sepse e kishte kordonin e pakeputun…siç me kishin keshillue te afermit po gjete televizor, magnetofon apo pajisje tjera elektronike me kordonin e papremë merre se punon – “ky asht nji kod i pashkruem ne Londer” – me thane…
Mbasi e gjeta ate televizor perngutshem e çova ne dhome ku e provova ne prizë…u ndez dhe ne ekran u shfaqen “mizat” që dalin kur nuk ka sinjal…ndreqa dy antenat e nikelueme mbrapa TV-së dhe shtypa butonat e kanaleve me pa nese dilte ndonje kanal…Ne Britani ka disa stacione televizive publike qe jane falas e dalin edhe me antena te thjeshta…gjithsej me dolen 4 kanale qe ishin “BBC one”, “BBC two”, “Channel 5” dhe “ITV”…keto dolen qarte…nësa po luejsha me butonat per me pa sa kanale kapte antena, në kanalin “ITV” me qilloi me pa nji detaj që me ngriu doren dhe me perpiu shqisat…ne ekran shfaqej nji burre i moshuem qe po fliste për nji instrument muzikor qe e kishte ba vetë dhe po ia shpjegonte gazetarit me detaje si e kishte përgatitë ate instrument…Ishte nji dokumentar anglez mbi disa doke dhe tradita të lashta ne zonen e Kornuellsit,(Cornwall), ne skajin ma jugperendimor te Anglisë dhe arsyeja pse une u mpiva para ekranit ishte se bahej fjalë per nji instrument qe e kemi ba edhe na ne Malsi…
Instrumenti ose ma sakte instrumentet ishin Pipiranxha dhe Pipëza, sepse jane dy ne fakt qe nderthuren…Pipëza e njome qe vendoset ne gryken e Pipiranxhes bashke krijojne nji instrument arkaik qe leshon nji tingull karakteristik. Nji instrument i lashte sa jeta si e tha burri i moshuem kornuellas i cili me detaje e shpjegoi proçesin…i njajti proçes si kemi pergatite na ne Malsi keto dy instrumente…Pipëza dhe Pipiranxha jane pergatite gjithmone vetem ne muejin Maj kur natyra lulezon dhe lisat dushkojnë,(gjethojnë), kur degët dhe pipat e pemeve marrin lang e vlojne nga jeta e rilindun e pranveres…”Marrin lang…nga kjo dukuri ka dalë edhe shprehja malsore “ka marrë lang” që perdoret ne rastet kur dikush nuk permbahet e shperthen pa pra…Kjo kohe e marrjes lang te pemeve asht ne ditet rreth Festes se Shen Gjergjit dhe pergatitja e Pipiranxhes bahet për me gëzue e shendue në Diten e Shnjergjit…Pipeza zakonisht pergatitej me lëvoren e pipit te lajthise sepse ne ate kohe lajthia ka shume lang dhe levorja ndahet lehte prej drunit…shkoqet,(ndahet), lehtë por kerkon mjeshteri me e pergatite sepse nji pjese e pipezes lvorohet lehtë ne siperfaqe duke ia hjeke shtresen e jashtme te levores por pa ia premun cipën,(nënshtresën), e njome ndermejt pjeses se jashtme dhe drunit mbrenda sepse ajo cipë prodhon tingullin kur i fryjme me bulshi. Per me pergatite pipezen pritet me brisk te mprehte pipi i lajthise, mundet me qene edhe frashni, kshtaja, shelgu, çdo peme qe ka vishkull, pra ka njomesi ka lang me bollëk…mbasi pritet zgjidhet me kujdes pjesa ku ka me u nda pipeza dhe lvorohet gjysma e saj si thame duke lane pjesen e njome dhe me dorzen e briskut goditet,(rrehet), lehte levorja deri sa qet langun dhe mbasandej shkoqet lehte…Mbas Pipëzës pergatitet Pipiranxha qe edhe ajo bahet me lvoren e drunit te njome e plot lang…zgjidhet dega e duhun dhe me brisk pritet lvorja në forme spirale duke i shkue deges perreth disa here derisa gjykohet se asht lvorue ne masen e duhun…Lvorja e preme ne forme spirale mbasandej mblidhet ne forme konike duke e kalue çdo rend lvorje njani mbi tjetrin pa e ba kutullaç por duke zgjatue si hinkë dhe ne ate forme del instrumenti qe ngjan me trumpeten ose klarineten…kapen me kunja te holle druni dy skajet e Pipianxhes per mos me levize dhe ne pjesen e ngushte te fillimit te konit/hinkës vendoset pipeza qe luen rolin e pipezes se klarinetes…Mbushu fryme mire e fryji bulshinjtë sa te mundesh dhe ne moment hareja e pranveres dhe shendi i natyres bahet me za e flet…Pipiranxha i bashkohet korit te zogjve qe kndojne hareshem…Njeriu i pare ne keto vise sigurisht që me iu bashkue ketij kori ka synue kur krijoi Pipiranxhen…
…Burri nga Kornuellsi foli gjate ne dokumentar mbi lashtesine e instrumentit duke e quejte edhe pararendesin e instrumenteve frymore…dhe theksoi se kjo ishte nji tradite e lashte Kelte e ruejtun ne viset e Kornuellsit ku banoret jane pasardhes te drejteperdrejte te Kelteve te lashte…
KELTËT…cilët jane ata? Natyrshem qe ky dokumentar me bani shume kreshtar me gjurmue rreth Kelteve sa isha ne Britani por edhe ma vone…Dhe mesova mjaft e vazhdoj me mesue edhe tash…Siç dihet Keltë ka ne keto vise – në Brittany,(Breizh), Cornwall,(Kernow), Ireland,(Éire), The Isle of Man,(Mannin, Ellan Vannin), Scotland,(Alba) dhe Wales (Cymru)…dhe sipas shumices së studiesve e historianeve Keltet shfaqen si popull ne viset ku ndodhi takimi i Galëve me Ilirët…pikërisht aty ku shfaqen te famshmit “The Scordisci”…viset e piketakimit te Galeve me Iliret jane Europa Qendroe dhe Juglindore, vise qe u banë mitra e nji populli që u shtue shume dhe kerkoi ekspansion ne tanë anet e horizontit…Ne Jug fushatat ekspansioniste te tyne deshtuen ne Athine, ne Lindje i theu mbretnia Dardane nga ku disa prej tyne ne arrati kapercyen Dardanelet e u vendosen ne Azine e Vogel,(Turqi e sotme), ne Perendim arriten me u zgjanue ne fakt duke asimilue krejtesisht disa nga fiset ilire si Autariatae, Deraemestae, Docleatae, fiset ne brigjet Dalmate te Pannonise, por edhe tjerakund ne Pannonia, te tana keto u keltizuen…Kurse ne Veri Keltet migruen ne mbrendi te kontinetit europian permes Frances se sotme duke ndalue ne Bretanje, Brittany, (Breizh – si i thone ne gjuhen keltike)…te tjeret kaluen Kanalin Anglez duke u vendose ne Britani, Skoci dhe Irlande…Kjo prejardhje e Keltëve e shpjegon thjesht edhe faktin pse gjindej Pipiranxha ne Kornuells – skajin ma juglindor te Anglise…sepse instrumenti ka shtegtue atje bashke me ta…E krijuen Iliret dhe prej tyne e morën Keltet apo e krijuen Keltët dhe prej tyne e morën Ilirët, kjo me gjasë nuk ka me u sqarue ndonjiherë por me randësi asht se e kane te perbashket te dy popujt si nji deshmi historike bashkejetese nga koha kur keto popuj ndanin mes veti Europen…Dhe nuk asht vetem Pipiranxha si deshmi e tille…te njajte kemi edhe Gajden qe e gjen edhe sot e kesaj dite te pasardhesit e Ilireve dhe Kelteve…
* * *
Asokohe kur pashe dokumentarin pata mendue me veti – “A e kemi ba na ndonjihere nji dokumentar per instrumentin Pipiranxhë?”…Njisoj hamendësoj edhe sot…sepse une jam vetë deshmitar i pergatitjes se ketij instrumenti, deshmitar si femije duke ruejte dhente,(para se me na u kolektivizue nga kooperativa), kur i kam pa ma te medhenjte ne moshe duke e pergatite Pipiranxhen ne Maj…
Bashkangjitun jane disa foto te Pipëzës dhe Pipiranxhës.

Demokracia, respekti dhe toleranca – përgjigje në pyetje

1

Afrim Musliu, Suedi

Besimtarët të cilët për arsye të ndryshme e kanë gjetë paqen e tyre shpirtërore e mentale dhe ndjehen mirë me besimin e tyre edhe në rastet kur, simbas mendjes së tyre, me rituale respektive të tyre e në forma të ndryshme komunikojnë me Zotin, duhet respektuar secili dhe assesi askush nuk duhet me i ndërhy.

Kryesorja është se ata ndihen mirë me besimin e tyre, pavarësisht se a pajtohet dikush tjetër dhe se a beson vetë apo jo.

Si besimi si mosbesimi janë dhe duhen të mbeten çështje puro personale e secilit individ, çështje të ndërgjegjës së tyre pa i’u përzier njëri-tjetrit. Kështu që, as ata nuk duhen t’ia japin vetes të drejtën që t’ua imponojnë besimin e tyre të tjerëve dhe të këmbëngulin se vetëm Zoti i tyre dhe besimi i tyre është më i miri dhe më i vërteti, sepse ajo qasje pastaj kalon në shkallë të indoktrinimit dhe imponimit të dhunshëm tek tjetri. Qoftë me debate të ndryshme, qoftë me postime të ndryshme nëpër rrjetet sociale ku postojnë duke kryer rituale fetare në forma të ndryshme. Qoftë duke u lutur, qoftë duke agjëruar, qoftë duke ngrënë darkë fetare, qoftë duke i vizituar tepmujt respektive fetarë…

Aty duhet thënë: STOP!

Njejt sikurse që secili duhet t’a respektojë besimtarin për besimin e tij/saj, njësoj edhe besimtari duhet me e respektu atë që nuk beson, apo atë besimi i të cilit/cilës nuk përputhet me këtë të të parit. Kjo është bukuria e demokracisë, respektit dhe tolerancës së qyterëruar ndërnjerëzore, gjë që është edhe kulturë e që vendet dhe popujt perëndimorë e kanë zhvilluar dhe e praktikojnë me dekada të tëra.

‘Ti’ kurrë nuk mundesh me e ditë saktësisht për një qytetar normal në perëndim se a është fetar dhe në çka beson, sepse kurrë nuk deklarohet as për përkatësi fetare, e as për përkatësi apo simpati politike. Ndërsa, për gjëra që nuk kanë të bëjnë me të personalisht, madje as që futet në diskutim.

Ato i injoron apo anashkalon tërësisht si tema.

Pse nuk qytetërohemi edhe ne shqiptarët në të njejtën mënyrë?

Apo, a do të qytetërohemi ndonjëherë edhe ne shqiptarët në atë frymë perëndimore?

Ka disa debate televizive që i kam ndëgjuar kohëve të fundit rreth konfliktit në mes të Izraelit dhe Hamasit, ku shumë eksponentë të islamit radikal në Kosovë, të cilëve fatëkeqësisht shumë shpesh i’u ipet hapsirë nëpër mediat tona, e të cilëve, përveçse i’u mungon kultura e debatit, i’u mungon edhe kultura e demokracisë dhe tolerancës e respektit reciprok ndërnjerëzorë.

Ata me këmbëngulje duan t’ua imponojnë të gjithë të tjerëve se vetëm besimi i tyre është ai i vërteti dhe se i vetmi Zot na qenka vetëm ai në të cilin thirren ata.

A nuk qenka i njeti Zot për të gjithë?

A nuk është i njejti Zot, siç e përshkruan Tanakh-u apo Torah-u hebrenj si libri i parë i shenjt i shkruar në shek. e II-të prej nga edhe fillon monoteizmi?

Në bazë të së cilit është shkruar më vonë edhe Bibla në 35 verzione të ndryshme e me shumë korrigjime dhe ndërhyrje nga klerikë të ndryshëm krishterë . I fundit si libër i shenjt edhe Kur’ani në 40 verzione të ndryshme e me mbi 9000 korrigjime e ndërhyrje në periudha të ndryshme kohore nga ato 74 fraksione islame sa janë, ku secili ka shtuar gjëra siç iu janë përshtatur grupacioneve, klerikëve dhe fraksioneve të ndryshme islame.

A nuk thirren këta tre libra të shenjt në të njetin Zot?

Atëherë, pse Zoti i dikujtë qenka më i vërtetë e më i madh sesa i dikujtë tjetër? Me t’vërtetë janë të dhimbshme pamjet se sa shumë viktima civile krejtësisht të pafajshme i korrë për çdo ditë lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Assesi si njerëz të përbërë nga gjaku dhe mishi nuk mund të që të mos ndjejmë dhembje kur i shohim ato pamje se sa fëmijë, gra e civilë të shumtë ka të vrarë në atë luftë. Mirëpo, neve shqiptarëve në aspektin individual, në asnjë mënyrë nuk na takon të marrim anë e as të solidarizohemi me ndonjërën anë në atë konflikt. Ndërsa në aspektin politik e për interese kombëtare e shtetërore, çdoherë duhet të radhitemi pas miqëve dhe aleatëve tanë.

Njejtë sikurse që bëjnë edhe të gjitha shtetet tjera që radhiten pas miqëve dhe aleatëve të tyre, përndryshe askush nuk ta don e as nuk ta çmon dyftyrësinë dhe në fund mbetesh vetëm, gjë që për neve si popull i vogël e i pafuqishëm në çdo aspekt, poqëse nuk e gëzojmë përkrahjen e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë, e të kryesuar nga ShBA-të, armiqtë e shumtë që i kemi përreth na gëlltitin lehtë dhe me vetëm një kafshatë. Na zhbëjnë e na zhdukin totalisht nga faqja e dheut.

Në bazë të kësajë, ata eksponentë të islamit radikal që veprojnë me mision të caktuar të huaj e destruktiv në trojet tona, me këmbëngulje edhe mundohen t’ua imponojnë shqiptarëve se popullin palestinez i kemi vëllezër, gjersa nxisin urrejtje anti-semitiste ndaj vendit dhe popullit mik hebrenjë që i kemi miq me shekuj të tërë.

Çka na qenka ajo që na vëllazëron me palestinezët? Besimi islam? Zoti islam? Po palestinezët e krishterë, a i kemi edhe ata vëllezër?

Të rikujtojmë se kur më 24 mars 1999 filluan bombardimet e aleatëve dhe miqëve tanë perëndimorë mbi Serbinë për ta çliruar Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës nga robëria shekullore dhe për t’i shpëtuar shqiptarët e Kosovës prej çfarosjes nga faqja e dheut të Dardanisë tonë të lashtë, nëpër qytetet suedeze serbët që jetojnë në Suedi organizonin protesta ditore gjatë atyre 78 ditëve kundër atyre bombardimeve, ku krahë për krahë me ta ishin edhe shumë palestinezë dhe kurdë që jetojnë në Suedi të cilët dilnin dhe i lidhnin flamujtë e tyre me atë serb.

Edhe ata thonin se dalin në përkrahje të popullit vëllazërorë të tyre serb dhe në përkrahje të gjenocidit të serbëve që kryenin mbi popullatën e pambrojtur e civile shqiptare në Kosovë.

 

Emblema e Vëllazërisë Muslimane

Atëherë, në rast se shqiptari e quan “vëlla” palestinezin, i bie se e paska “vëlla” edhe serbin, sepse palestinezët thonë se janë vëllezër me serbët. Më vëllezër ndërmes veti janë hebrenjtë dhe palestinezët, sepse në gjenezë janë i njejti popull. Dalin nga i njejti vend. Por, ja që dallimet fetare i kanë bërë armiq të përbetuar ndërmes veti, të cilët afro 80 vite luftojnë dhe vrasin njëri-tjetrin. Afro 80 vite kërkojnë zhbërjen dhe zhdukjen e njëri-tjetrit. Për çka?

Për cilin zot?

Për Zotin e kujt?

A nuk e paskan të njejtin Zot?

Tani shtrohet pyetja: A edhe ata eksponentë të shumtë të islamit radikal në Kosovë dhe Shqipëri, ata shefqetkrasniqa, gzimkelmenda e olsijazexhi, duan që në të ardhmen edhe shqiptarët të armiqësohen deri në vdekje në bazë të ndasive fetare?

Protestuesit pro-palestinezë në Malmö të Suedisë kërkuan një bojkot të Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovizion në një marshim të gjatë proteste të enjten.
Foto: Ketil Blom Haugstulen / Aftenposten
Nga afro 340 000 banorë sa i ka Malmö, afro 70 000 janë që flasin gjuhën arabe. Përndryshe, në Malmö fliten 183 gjuhë të ndryshme të botës
___

Që nesër në emër të “Vëllazërisë (së shpifur) Muslimane” të vie myslimani joshqiptar nga skaji tjetër i botës që të vrasë shqiptarë jomyslimanë?

Njejtë siç para më shumë se një dekade qindra shqiptarë shkuan në Siri e Irak për t’iu bashkangjitur ISIS-it që në emër të Zotit e të islamit me e marrë rolin e Zotit e në mënyrën më çnjerëzore me vrarë popuj të tjerë jomyslimanë?

A këtë e duan gzimkelmendat, olsijezexhat e gjakprishur të tjerë si ata të cilët veprojnë me mision të caktuar destruktiv në trojet tona?

Pikërisht për këtë arsye të nxitjes së armiqësisë ndërfetare, popujt perëndimorë edhe filluan ta promovojnë pietizmin dhe illuminizmin qyshë në shek. e XVIII-të prej nga edhe ka dalë sekularizmi si koncept politik e shtetformues i vendeve perëndimore.

Prandaj sot, vendet perëndimore jo vetëm se janë të zhvilluara në çdo aspekt, por edhe janë shembuj të kulturës, demokracisë, respektit dhe tolerancës ndërnjerëzore.

Aq e kanë të zhvilluar tolerancën dhe respektin ndërnjerëzorë, saqë të gjithë e kemi parë para afro dy muajëve si edhe në ndeshjen e futbollit në Angli e ndërprenë pak minuta në kohën e iftarit, si respekt ndaj lojëtarëve të besimit myslimanë të cilët agjeronin, që lojëtarët që agjëronin të pijnë ujë e ta prishin me ndonjë hurme apo gjësend tjetër. Gjersa nëpër vendet myslimane, as shishen me ujë nuk guxon me e mbajtë në dorë në vende publike gjatë muajit të Ramazanit, sepse xhobitesh e dënohesh rëndë nga ana e policisë së moralit islamik. Madje as në Dubai, si qytet shumë internacional. Këtu, pra, në mënyrën më të qartë dallon qytetërimi perëndimorë me atë lindorë në aspektin e demokracisë, respektit dhe tolerancës ndërnjerëzore e ndërfetare.

“Falja e xhumasë” (2021)në oborrin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë

Të njejtën gjë eksponentët e islamit radikal në Kosovë e të kryesuar nga BIK-u po thërrasin ta bëjnë edhe në Kosovë, ku nga viti në vit, për ditë e më shumë po bëhet jeta e  padurueshme gjatë muajit të ramazanit, kur urdhërohet të mos konzumohen pijet alkoolike nëpër kafeteri, restorante e vende publike për të gjithë ata që nuk janë fetarë dhe për ata që nuk i takojnë besimit mysliman. Që, në sektorin publik pothuajse asnjë zyrtarë nuk mundesh me e gjetë në vendin e vet të punës në mesditën e të premteve, sepse qyshë para orës 11 shkojnë nëpër xhamia për “ta falë xhumanë”, siç e quajnë.

Albin Kurti dhe Naim Tërnava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi xhaminë “Pirinaz” me myftiun Naim Tërnavën e cila u restaurua, ku sipas Kurtit ka rezultuar me një xhevahir në kryeqytet. “Meqenëse është tejet i bukur diku, së paku 4 shekuj e gjysëm i moqëm dhe paraqet një pikë turistike edhe për njerëzit brenda vendit sidomos për ata që vijnë ta vizitojnë vendin tonë”.

Mirëpo, Albin Kurti me 6 Maj 2024 nuk e qiti asnjë fjalë prej goje për ditëlindjen e 619 të Gjergj Kastriotit, kur në sheshin e kryeqytetit ishin mbledhur mijëra shqiptarë që kremtonin të ngazëllyer ditëlindjen e Kryeheroit, të cilin para shumë vitesh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Fjala, islamisti Gëzim Kelmendi, e pati quajtur “hero të katolilkve!”. 

***

E lejojnë krijimin e një dukurie të paparë më herët tek populli ynë. E lejojnë dominimin e një qytetërimi të huaj lindorë në zemër të Evropës. Madje, i’u kanë dhënë qasje edhe në sistemin arsimorë të Kosovës. Dhe, nën dy, fajin tjetër e kanë televizionet dhe mediat e Kosovës, të cilat i’u japin hapsirë shumë të madhe eksponentëve të islamit radikal në Kosovë dhe çështjeve fetare në përgjithësi.

Me pak vullnet politik dhe me një program kombëtar e sekular politik për të ardhmen, të gjitha këto mangësi do të zhdukeshin vetëvetiu brenda një kohe shumë të shkurtër. Shqiptarizmi do të mbizotëronte në zemrën e secilit shqiptarë, gjersa besimin shqiptari do ta merrte vetëm si një hobi sekondar.

Më në fund, edhe ne do të qytetëroheshim simbas standardeve euro-perëndimore, ku do të mbizotëronte demokracia, respekti dhe toleranca ndërnjerëzore.

Biznes-patriotët , “maskotë” e demokracisë autoktone…!

Nga: Agim Vuniqi

Të kuptosh se sa i qëndrueshëm është ky konstatim, mund të bindeni lehtë, përfituesit e luftës janë njerëzitë më të fuqishëm dhe më të pasur në Kosovë

Klima e krijuar politike “tërhiq e mos këput” duhet të përfundojë. Vota e popullit dëshmojë njëherë e përgjithmonë se vetëm një njeri, një parti, një.., nuk mund të vendosë fatin e popullit, fatin e shtetit, ashtu siç bëri Thaçi, Haradinaj, Veseli, Limaj, Mustafa, duke koketuar me Listën Serbe, për të realizuar interesat personale, të familjes dhe grupit.

Dhe përfundimisht foli populli, duke ia besuar fatin e vendit dhe të ardhmen e qytetarëve Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit ëmblematik të saj Albin Kurtit. Problemet e grumbulluara me vite nuk duhet pritur që të zgidhen menjëherë, por neglizhenca dhe joserioziteti i institucioneve të shtetit për shtebërje, anarkia, urrejtja, korrupsioni, ndërtimi i skemave të fajdeve, janë elemente të mjaftueshme që dëshmojnë për gabimet e shumta të pushtetit, i cili nuk mundi të shkundet nga ideologjia e një organizimi shtabor, demokracia për ta ishte fabulë e stërpërsëritur e mbretit “nudo” dhe oborrtarëve që i brohoritnin mbretit me brina.

Thirrjet e stërpërsëritura “demokraci, reforma, ekonomi e tregut…, ishin më tepër se demagogji. Saga e dialogut dhe haraçi i paqes… Bisedat teknike Tahiri – Stevanoviq, ishin vetëm uvertyrë e dialogut politik dy-tre palësh në Bruxelles. Së pari u mendua që dialogu në mes të dy kryeministrave me tipare përafërsisht të përafërta, të cilët ndërtuan karrierën politike mbi të tjerët, të cilët kishin një dominancë të theksuar politike, që të dytë kishin arritur që luftën dhe krizën e pasluftës ta shfrytëzojnë maksimalisht në ndërtimin e karrierës personale, dhe nuk kishin asnjë hezitim si të arrihet ajo.

Derisa Thaçi kishte arritur të formojë qeverinë e pakicës shqiptare (numrat tregonin se ky binom partiak PDK-AKR është në pakicë të votës popullore) falë ulëseve të garantuara sipas marrëveshjes Ahtisaari, është treguar finok në krahasim me politikanët tjerë të opozitës.

Ka të tillë që mendojnë se ardhja aq e shpejt e tij në Prishtinë lidhet me sigurinë në vend, ai arriti ti bindë ndërkombëtarët se ai është njeri kyq në paqesimin e Kosovës. Pas një kanonade të atentateve dhe vrasjeve në Kosovën e pasluftës, që futi frikën në popull, ai u lansua si njëri i paqes, i cili do të paqesojë militantët e posadalur nga lufta, të cilët veçse kishin shfrytëzuar të drejtën e marrjes së haraqit të luftës. Vitet e pas luftës iu kanë kushtuar financiarisht shumë shtrenjtë qytetarëve të Kosovës.

Derisa shumë aktivistë të diasporës shqiptare u treguan shumë të zellshëm në grumbullimin e parave, së pari në fondin e Bukoshit, pastaj edhe në fondin e luftës, u ndien të lënë pasdore dhe të mashtruar. Thasët e grumbulluara nga njerëzit e ndershëm, kapitalin e fituar me djersë e orientuan në shpëtimin e kombit, me plotë të drejtë.

Fatkeqësisht shumë nga ata të cilët ishin të përfshirë në tregëtinë e armëve, dhe të cilin ishin kujdesur që luftës t’i japin karakter ideologjik, kishin krijuar i Drejtorinë politike, mu për atë qëllim pasurimi, por edhe për t’ju bishtëruar pjesëmarrjes të drejtpëdrejtë në luftë.

Rezultatet financiare të grabitjes së kapitalit popullor u panë pas luftës, ata kishin arritur të materializonin frytet e ngacmimit ushtarak ndaj forcave serbe, por edhe të grushtimit të tyre pas një kanonade sulmesh të forcave të aleancës ushtarake të NATO-s. Të kuptosh se sa i qëndrueshëm është ky konstatim, mund të bindeni lehtë, përfituesit e luftës janë njerëzitë më të pasur në Kosovë. Duke pritur çlirimin të uniformuar, shumë nga këta komandantë politikë, zëvendësuan pushtetin e luftës, ata shfrytëzuan maksimalisht ndjenjën e frikës në popull, të krijuar gjatë luftës.

Disa nga këta tregëtarë të jetës së njeriut, rritën paturpësisht kapitalin e tyre, duke u shndërruar në mercenarë të pasluftës. Dhe si do të dukej ndryshe pasqyra politike në popull, kur vrasjet kryheshin në njerëzit e fjalës së lirë, që kishte për qëllim mbjelljen e frikës te votuesit, për të krijuar përshtypjen se sfiduesit e rrezikut të luftës qytetare në Kosovë janë edhe shpëtuesit e saj.

Realisht këtë rrezik e kuptuan ndërkombëtarët, por edhe forcat e KFOR-it, prandaj u detyruan të pranojnë zgjidhjen më të lehtë dhe ndoshta të vetmen, meqenëse në njërën anë ishin zotërinjtë e luftës, e në anën tjetër masa e frikësuar, e cila kishte filluar të këthehet në shtëpitë e tyre, pas një spastrimi etnik të dhunshëm, të cilin kishin kryer forcat ushtarake të rregullta serbe dhe paramilitarët.

Për të arritur qëllimin politik nuk e kanë pasur edhe vështirë, meqenëse informacionet e grumbulluara gjatë luftës për shumë bashkëpunëtorë të Serbisë, në mungesë të ndonjë institucioni repektabël civil për t’i kontrolluat ata, i shfrytëzuan, për qëllim pasurimi, shumë nga ata u detyruan të blejnë jetën.

Mirënjohjet e shpërndara të shoqatave të luftës, kishin një qëllim, vjeljen jo ligjore të “kontribuesve”.

Si arritën këtë?

SHIK-izmi , Formimi i Inteligjencës ushtarake i formuar gjatë luftës, i emëruar si SHIK-u, përfshinte grumbullimin e informacioneve në lidhje me forcat e armikut nga burime të shumta në mënyrë që të sigurojë komandantët me aftësinë për të marrë vendime më të mira, por edhe për shërbimet tjera të involvuara në luftën e Kosovës, pastaj edhe të shteteve të ndryshme që kishin ardhur me administratën megalomane të UNMIK-ut.

SHIK-u shfrytëzojë të gjithë këta mekanizma për të adaptuar informatat e shumta për të shantazhuar shumë aktivistë politikë, të cilën konsderoheshin të rrezikshëm në rrugëtimin e marrjes së piemontit politik të Prishtinës.

Për të pasur më të qartë lexuesi duhet të shërbehem me përvojën që kam krijuar në SHBA gjatë trajnimit të ushtarëve amerikanë të KFOR-it, përfshirë edhe njësitin e intelegjencës. Me këtë rast shumë nga ata që kanë qenë, apo janë të angazhuar drejtpërdrejtë, e kanë të ndaluar të japin detaje të angazhimit të drejtpërdrejtë, përveq atyre që janë për përdorim publik. Saga për spiunët dhe James Bondin, si fiksion Trajnimi ushtarak i zbulimit tani është i zakonshëm në pothuajse çdo fuqi ushtarake rreth e rrotull globit. Trajnimi për punën e inteligjencës jep mësim se si mbledhen dhe analizohen informatat nga imazhet satelitore, kapen gjatë komunikimit, marrjes në pyetje dhe intelegjencë të tjera njerëzore. Të gjitha informacionet e grumbulluara analizohen nga analistët ushtarak të intelegjencës të NSA Intelegence.

Që nga kohët e lashta, kanë ekzistuar spiunët që mbledhnin informacione në lidhje me armikun, duke jetuar në vendin e tyre dhe duke u paraqitur si civilë. Por ka kufizime në këtë lloj të mbledhjes së informacionit, që nuk është gjithmonë në dispozicion dhe ndonjëherë jo shumë i besueshëm. Përfundimisht, forcat e armatosura të vendeve të ndryshme kanë formuar njësitë e veta ushtarake të inteligjencës. Gjatë Luftës Civile, Shtetet e Bashkuara themeluan Byronë e Informacionit Ushtarak, e cila u mbyll më pas dhe rivendos në 1885 si ai i Divizionit të Inteligjencës Ushtarake, i njohur tani si Korpusi i Ushtrisë Amerikane të Inteligjencës. Ushtria britanike themeloi Departamentin e Dijes Ushtarake në 1803, por Trupat e përhershme e Inteligjencës së sotme u krijua së pari në vitin 1914, gjatë shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Trajnimi ushtarak i inteligjencës përgatit ushtarët për të mbledhur informacione të inteligjencës për përdorim nga komandantët në fushën e betejës. Zbulimi ushtarak mund të jetë i paçmuar gjatë fazës së planifikimit, si dhe gjatë operacioneve aktuale.

Për fitoren që do të siguroi në fushën e betejës moderne, ajo është bërë e nevojshme të dinë sa më shumë informacione aktuale të mundshme në lidhje me armikun. Inteligjenca ushtarake siguron se dituria është në dispozicion. Ajo mund të kërkojë që të punohet brenda një njësie të inteligjencës që analizon imazhet, të përkthehen, zbulon radio transmetimet, intervistat gjatë marrjes në pyetje të burgosurve. Detyrat mund të përfshijnë duke komanduar këto njësi të inteligjencës dhe duke i bashkangjitur në njësi të ndryshme luftarake si mbështetje e inteligjencës.

Trajnimi ushtarak i zbulimit mund të marrë diku 5-8 muaj, në varësi të cilës nga forcat e armatosura të vendit është siguruar trajnimi. Çdo ushtar që bëhet pjesë e inteligjencës ushtarake duhet së pari të përfundojë trajnimin themelor, pastaj të vazhdojë në atë të specializualizimit të trajnimit ushtarak të zbulimit që përfshin klasë dhe udhëzime në terren për disa muaj. Pas trajnimit formal në degën e zbulimit ushtarak, ushtarët do të vazhdojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre, si ato të trajnimit të tyre me njësitë e inteligjencës përkatëse, edhe në terene urbane. Shumica mund të kenë ide të gabuara. Disa prej tyre kanë përshtypjen se trajnimi ushtarak i zbulimit përfshin të mësuarit se si të bëhet një spiun si James Bond.

Por trajnimi ushtarak i zbulimit sot zakonisht përfshin analiza sinjalizuese, analizat e imazheve, teknikat e marrjes në pyetje në mënyrë paqësore, duke ofruar kundërshpërblim dhe mësimin e gjuhës. Mbledhja e informacionit nga burime të inteligjencës ushtarake të ndryshme nuk ka ngjashmëri me imazhin tipike Hollywoodit të agjentëve të fshehtë të dhunshëm me licencë për të vrarë.

Uzurpimi i tokave shqiptare, dekor i luftës Sigurisht kësi lloj keqkuptimesh kane ekzistuar gjatë luftës dhe pas saj, ata kishin favore të theksuara dhe benefite materiale. Për të kuptuar më mirë qëllimin e tyre mund të kuptoni nga dosja Bllaca, i cili ka siguruar statusin e dëshmitarit, për të dhënë prova për krimet e dyshuara eventuale që janë bërë në Kosovë. është vështirë të kontrollohen të gjithë ata informantë, të cilët janë mësuar që të kenë dobi personale finasiare. Dihet që është heshtur me vite për të bëmat e tyre shantazhuese, uzurpimi i pasurisë së paluejtëshme të qytetarëve, pastaj përfitimi nga procesi i egër i privatizimit, deri te vrasjet politike.

Shumica e qytetarëve të Prishtinës kanë përvoja të hidhura në këtë drejtim. Të pakët janë ata që nuk kanë pasur dhe kanë përvoja të hidhura, por edhe që kanë pasur dhe kanë dëmtime kolaterale. Lidhur me raste të tilla kam shkruar edhe më heret, kur të pandehurit kanë arsyetuar uzurpimin si haraq, në emër të luftës së shenjtë dhe të drejtë të UÇK-së.

Shumë nga ata edhepse të ekspozuar luftës së brendshme dhe të jashtme psikologjike, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim individual, të pamatur, duke ia lënë këtë institucioneve të shtetit.

Thënë të drejtën shumë sish i kanë ikur zgjidhjes së problemeve me mjete mesjtare kanunore, por janë përpjekur të shterrin të gjitha mundësitë institucionale dhe ligjore. Nëse nuk kanë mundur të arrijnë këtë, janë detyruar të lëvizin mekanizma të tjerë jashtë vendit, duke informuar edhe zyrtarë të shteteve ku ata jetojnë, por edhe gjetjen e mundësive ligjore për dëmshpërblim, vetëm e vetëm për të realizuar të drejtën e menaxhimit të pronës, e cila iu është pamundësuar me vite vite të pas çlirimit të Kosovës.

Dëshmitë dhe dhunimi i grave shqiptare të Kosovës

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të hetojnë vetë në kurrizin e tyre sesa e dhimbëshme është dhuna fizike ndaj aktivistëve të cilët përpiqen ta jetësojnë ëndrrën e lirisë së njëmendët, të funksionimit të shtetit ligjor. Çështja e dhunimit të grave gjatë luftës, po hap një kapitull të ri të luftës në Kosovë, të një realiteti të ri, jo të reliktit. Aktualisht asnjëri nuk ka qenë i preokupuar deri më tash me analizën e luftës, rezultatet, betejat, fitoret, humbjet, të rënët, pritat, të humburit, viktimat… dhe cili ishte roli i Drejtorisë Politike te UÇK-së, pastaj i Shtabit te Pergjithshem të saj, cila ishte struktura komanduese, lidhjet organizative në mes tyre… dhe së fundi si doli që 20.000 gra janë të dhunuara?

Edhe në këtë rast nuk duhet, edhepse është i kuptueshem koncepti i vetëvuajtjes së përgjithshme, nuk mund të kuptohet që shumica e grave te viktimizuara të mos dëshmojnë…

Dëshmitë nuk do të thotë të jenë publike…, por të mos dëshmosh do të thotë te abolosh krimin dhe kriminelët. Dëshmitë e grave te dhunuara perveq dimensionit te krimit te Serbise, qe ne shumë raste qellimisht është tentuar te mbulohet me vellon e heshtjes nga pushteti, kinse per shkak te bisedimeve, janë edhe një tregues i shtrembërimit të vlerave të luftës çlirimtare, larg qyteteve ku ishte koncentruar pushteti policor dhe ushtarak dhe thirrte planet e “Tokës së djegur”, pra dylbitë e luftës ishin të përqëndruar në zonat ku kryheshin krimet larg syve të “përfaqësuesëve politikë” të popullit. Strategët sufleronin se nuk ka qenë e mundur të zhvillohet luftë frontale, por sporadiike gjithsesi, vet fakti që nuk kapasur aksione diverzive dhe atentate ne brendi të qyteteve, në Mitrovicë, në Prishtinë e gjetiu, iu është lënë kriminelëve të bëjnë “defrim nate” me femrat shqiptare.

A nuk duhet t’i brejë ndërgjegja të gjithë, sidomos ata të cilët nga çlirimtarët u shndërruan në “profiterë lufte”, edhe çka duhet të ndodhë që kjo shoqëri të përballet me realitetin e hidhur, jo te bëhen tregtarë të dhimbjes dhe mallkimit të grave te dhunuara të Kosovës…?

Asetet e luftës së UÇK-së, jashtë kujdesit të shtetit

Pse nuk ka muze të luftes së UÇK-së…, si eshte e mundur qe dy veturat e Ilir Konushefcit, janë lënë nën meshirën e kohës dhe ndryshkut…Vetura me të cilën është kryer atentati i parë, me reperkusione pozitive politike shumë të rëndësishme motivimi, kundër pushtimit, gjatë të cilit aksion u krye atentati ne Papoviqin, rektorin e dhunshëm të Univerzitetit të Prishtinës, gjendet i lene pasdore në fshatin Lluga, në vend të hapur.

Pra, ajo veture me të cilen është shërbyer heroi i luftës, Ilir Konushefci-Mërgimi, gjatë atentatit të parë të luftes kundër pushtuesit, i është ekspozuar të reshurave atmosferike, shiut dhe borës ne vend te hapur ne fshatin Lluga, të Besianës…, dhe po ajo veturë do të duhej ta kishte vendin diku, në ndone këthinë publike e mbuluar, në të cilën do të kishin çasje vizitorët dhe fëmijtë, për të mësuar historinë e luftës së shenjte te UÇK-së. Cfarë të thuhet edhe për një aset tjetër të luftës që ka qenë e ekspozuar në kazermen e ish TMK-se, aty ishte vetura e ideatorit të logjistikës së UÇK-së, si te kuptohet kjo harresë…?

Aq shumë para janë derdhur e po derdhen për gjëra dëfrimi e kënaqësie, e asnjërit nuk po i kujtohet se dalëngadalë po fashiten dëshmitë e luftës çlirimtare…, dhe kështu si po shkon puna, të rinjtë nuk do të kuptojnë drejt misionin çlirimtar të luftës, dhe matrapazët e përfituesit do te thone se ka pasur vetëm improvizim të luftës, të konflikt, konfrontim (keshtu e kishte thënë z.Thaci ne nje nga prononcimet e tij të shumëta per RTK, nga Bruxellesi), e çka jo tjetër…

Nëse humben dëshmitë e luftës do të humbaset edhe karakteri çlirimtar i saj…, dhe kështu siç po ndodhe çdohere gjatë historisë qe të mbetemi pa kujtesë historike..Cili është roli i shtetit në gjithë kete, të rruaj popullin dhe të beje qefe apo të ndërtojë të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur….

Vjaza 13-vjeçare pakistaneze ikën nga familja për të shmangur martesën e imponuar

0

Një vajzë shumë e re pakistaneze ka zgjedhur të lërë pas familjen e saj të origjinës për të shmangur një martesë të rregulluar nga babai i saj që në moshën 13-vjeçare.

Në Italinë e 2024-ës ka ende histori për martesa të organizuara nga familjet, për të mitur të premtuar në martesë. Në shumë familje të huaja që po hedhin rrënjë në vendin tonë, kjo është normalitet, rezultat i traditës që importojnë në Itali, por që nuk mund dhe nuk duhet të gjejnë hapësirë ​​në Perëndim.

Rasti i fundit vjen nga Seregno, një nga qendrat e shumta në brendësi të Milanos ku popullsia po rritet në mënyrë eksponenciale, ku një gjykatës vendosi në favor të një gruaje shumë të re pakistaneze që preferoi të jetonte në një shtëpi familjare, të vazhdonte studimet dhe të jetonte ” të gjitha ‘perëndimore’ në vend që të martohen në Pakistan me një kushëri të cilit i ati i kishte premtuar martesë kur ajo ishte vetëm 13 vjeç.

Ajo tashmë kishte bërë udhëtime të shumta në vendin e Lindjes së Mesme me familjen e saj, siç raporton gazeta “Corriere della sera”, rrobaqepësi kishte marrë tashmë të gjitha masat e nevojshme për ceremoninë por ajo e kundërshtoi.

E lindur në Pakistan, por banuese në Seregno-Itali që në moshë të vogël, vajza është integruar në mënyrë perfekte në shoqëri dhe sot jeton në një komunitet të mbrojtur, ku studion për të marrë diplomën e shkollës së mesme. Ajo u regjistrua për një qëndrim vullnetar brenda asaj strukture derisa të mbushë 21 vjeç, kur do t’i duhet të fillojë jetën e saj të pavarur, larg familjes së saj, e cila tani akuzohet për “tentativë për t’u futur në martesë”. Prindërit dhe një vëlla më i madh do të duhet të përgjigjen para gjyqtarit të qytetit Monza.

Procesi gjyqësor i kësaj çështjeje nuk ka qenë i thjeshtë, pasi ka pasur kërkesë fillestare për shkarkim nga prokuroria dhe vetëm përballë kundërshtimit të avokatit të së resë është bërë e mundur procedimi me aktakuzën e detyruar.

Gjithçka del nga denoncimi nga shkolla ku frekuentonte vajza fare e re, e cila në moshën 13-vjeçare kryente akte vetëdëmtuese. “Ajo vuan dhe shqetësohet për vendimin e prindërve për ta bërë të martohet me kushëririn 21-vjeçar”, raportojnë mësuesit. Në atë moment filloi procesi i hetimit edhe përmes shërbimeve sociale. Së pari, dukej se kishte një ngadalësim nga ana e prindërve, por në dimrin e 2022 situata u përkeqësua aq shumë sa që dasma u vendos për pranverën e ardhshme.

Pikërisht pas një telefonate që e reja dëgjon mes babait dhe xhaxhait të saj, ajo vendos të largohet nga shtëpia: “Nëse ai kundërshton, më telefononi… do të kujdesem me dy goditje, nuk ka rëndësi. nëse shkoj në burg”. Vajza zgjodhi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me familjen e origjinës për të jetuar ashtu siç dëshironte dhe tashmë vazhdon jetën e saj, pavarësisht vështirësive. “Martesat e organizuara janë gjëja më e largët nga kultura e respektit ndaj grave: një praktikë e papajtueshme me vlerat dhe traditat tona, e cila nuk mund të tolerohet apo kuptohet për asgjë në botë. Megjithatë, për të majtën, patriarkalizmi islamik nuk ekziston. ..”, është komenti i Silvia Sardone

Feministet, shpjegon përfaqësuesja e Lidhjes, “të shqetësuara për mbaresat e fjalëve, kur bëhet fjalë për imponimet – nga velloja te martesat – heshtin”.
Autorja Francesca Galici 
Titulli origjinal “Fugge dalla famiglia per evitare le nozze combinate. Sardone: “Le femministe mute”

Kandidaturat e Shqipërisë dhe Serbisë në UEFA, për Organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit U – 21, aktualizojnë idenë kryeneçe të Vuçiqit dhe Ramës, për të ashtuquajturin “Open Ballkan”

0

Federata Shqiptare e Futbollit e drejtuar tash sa vite nga z. Armando Duka, dyshohej  se kaherë ishte e politizuar.

Këto dyshime u ringjallën gjatë këtyre ditëve kur Shqipëria në kandidaturë të përbashkët me Serbinë, konkurroi në UEFA, për organizimin e Kampionatit  Evropian të Futbollit ,për grupmoshat U – 21, që do të mbahet më 2027.

Ky veprim skandaloz dhe i papërgjegjshëm i Federatës  së Futbollit të Shqipërisë, ka zemëruar  jashtëmase shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë  së Veriut dhe Kosovës lindore.

Udhëheqësit e Federatës  së Futbollit Shqiptar, si mund ta bëjnë një turp  të tillë, kur e dinë fare mirë  që Serbia, në prezencë të forcave ndërkombëtare çdo ditë tenton ta destabilizoj Kosovën.

Ajo me sulme tipike terroriste sulmoi  dhe vrau në Mitrovicën e Veriut , eprorët  dhe pjesëtarët  e Policisë  së Kosovës.

Serbia  tash  25 vite  i mban të traumatizuara dhe në ankth mijëra familje shqiptare të Kosovës, duke mos ua kthyer  eshtrat  e djemve  dhe vajzave  të tyre të masakruar nga policë e ushtarë kriminelë të saj.

Dramën tragjike të mbi 20 mijë grave dhe motrave tona të dhunuara nga kriminelët serbë, publicistia   dhe shkrimtarja zvicerane  Marie – Therese Bouchardy, e përshkruan me këto fjalë “Me fuqinë e tyre ato duhet të shqetësojnë  netët tona të qeta, që të mos i fshehim këto humnera  tmerri, të atyre  grave të dhunuara e të atyre fëmijëve të lindur  nga ato akte makabër”

Kurse dukët  dhe dudukët e Tiranës, shtiren  sikur të mos ketë ndodhur asgjë në Kosovë.

Ata harrojnë kur serbët rrezikuan jetët  e futbollistëve  shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri të vlefshme  për evropianin “Franca 2016”

Në këtë ngjarje  të pakëndshme  fytyrën na pati zbardhur  futbollisti shqiptar Lorik Agim Cana ,me origjinë nga Gjakova.

Ai në stil gladiatorësh  romakë e pati zhdëpur me grushte dhe shqelma  huliganin  Ivan Bogdanoviq, organizator i këtyre grupeve huliganësh.

Bogdanoviq ishte  ai që në ndeshjen Itali – Serbi të zhvilluar në Gjenova e pati djegur dhe përdhosur Flamurin shqiptar.

Vojsllav Sheshel dhe Tomisllav  Nikoliq, atëkohë kryetar  i Serbisë, zbatues të përpiktë të ideve të kryeçetnikut  monstruoz Drazha Mihaloviq, derisa mbi futbollistët shqiptarë huliganët serbë përplasin  karrige  e gjësende të forta  zgërdhiheshin sikur prostituta.

Në këtë turp të tyre hise kishte edhe UEFA. As atëherë  e as sot  këtë marrëzi  të saj nuk e lanë as  Danubi.

Udhëheqësit  e UEFA-s, nga kjo ngjarje  e shëmtuar  duhet të kenë mësuar shumë.

Prandaj, shpresojmë që ata kësaj radhe do të jenë vigjilentë. Kandidatura e Serbisë patjetër duhet të refuzohet pa arritur  ende në tryezat e këtij institucioni  të lartë të futbollit evropian.

Ashiqare vërehet se pjesë e kësaj loje të ndytë janë Edi Rama, kryeministër  i Shqipërisë  dhe Aleksandër Vuçiq, kryetar i Serbisë.

Shqipëria  me mungesë të stadiumeve kërkesën për një organizim të tillë ka mundur ta bëjnë me fqinjët e saj të parë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ose edhe me Greqinë .

Kur edhe sporti politizohet në këtë shkallë shpresat  për stabilitet dhe qetësi  në këtë pjesë të Evropës Juglindore, janë gjithnjë e më të vogla.

I kujt gjaku i 2001 shit, që e derdhën shqiptarët në Maqedoni…?

1
Korab Blakaj, Vjenë
___
Historikisht armiku më i madh i Serbisë nuk janë shqiptarët dhe as kroatët por janë bullgarët.
Përgjatë historisë ,ata bënë disa luftra të përgjakshme mes tyre.
Ishte Serbia, pastai Jugosllavia e Titos
që e shkëputi Maqedoninë nga përvetësimi pastaj edhe nga futja në sferën bullgare.
Lufta e shqiptarëve e vitit 2001 në Maqedoni erdhi kur mardhënjet politike të shqiptarëve me bullgarët ishin shumë të përafërta .
Në atë kohë, në Maqedoni ishte Kryeministër Lubqe Georgievski, një probullgar i deklaruar edhe publikisht.
Në Tiranë gjithashtu ndihej një afërsi e madhe me Bullgarinë.
Serbia,politikisht,ekonomikisht dhe ushtarakisht po kalonte ditët më të vështira të saj, si në arenën e brendshme poashtu edhe në atë ndërkombëtare.Shteti gjenocidial i anatemuar ndërkombtarisht, madje i bonbarduar nga NATO po përpiqej të rikthente diçka nga ajo rëndësia e saj e dikurshme politike ndërkombëtare.
Sofja filloi të bëhëj epiqender e zhvillimeve të reja ballkanike me përspektiva të qarta europiane.
Alarmi i Beogradit dhe i Rusisë nuk ishte vetëm humbja e influences politike në Maqedoni,por humbja e terë primatit gjeopolitik, ku Beogradi duhej të mbetej baza strategjike e gjeopolitikës ruse në terë Ballkanin.
Nga lufta e shqiptarëve në Maqedoni në vitin 2001 Serbia dhe Rusia përfituan më se shumti:Serbia duke rikthyer statusin dominant politik, ushtarak dhe ekonomik dhe të akterit kryesor në Ballkan,qoftë me projektin e saj të Ballkanit të Hapur apo iniciativave tjera, Rusia duke përforëcuar influencën e saj ushtarake dhe politike në Serbi, duke shtrirë, shantazhuar, provokuar dhe influencuar politikanët e shteteve tjera Ballkanike.
Shqipëria,Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë,në vend të bashkëpunimit me Bullgarinë për ndarjen definitive të Maqedonisë,në vend të sinkronizimit me politikën amerikane drejt këtij synimi, që patjetër ishte dhe është interes madhor kombëtar i yni,fituan të drejtën për t‘u ulur në Marrëveshjen e Ohrit dhe për të fituar disa të drejta minimale politike.
Ata që kënaqën me kryeministra e presidentë shqiptarë duket se i kanë harruar presidentët shqiptarë të Jugosllavisë!
Dhimbja edhe më e thellë është vazhdimi i lojës ruse nga politika e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, e cila nuk respekton as gjakun e derdhur të luftarëve të 2001 shit dhe as trimave të Kumanovës, të cilët në sinkron me shërbimet e dëshmuara mike synuan dhe arritën të rrëzonin qeverinë pro ruse maqedone, dhe vazhdon të mbështesi figurat e korruptuara dhe të komprometuara shqiptare atje, përmes të cilëve Maqedonia pro ruse realizoi hap pas hapi futjen në NATO dhe ka hapur negociatat e antarësimit në BE!
Betimi i ushtarit të UÇK së :“ betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë,…. do të vazhdojë të rrijë si amanet i pa përmbushur mbi supet e fëmijëve tanë, të cilët do t‘i gjakos koha padrejtësisht,për faje dhe mëkate të baballarëve të cilët asesi nuk po kapitalizojnë oportunitetet historike të kohës.
Në vend të fitores absolute me ndarjën e Maqedonisë dhe bashkimit të pjesës me Kosovën dhe futjës së Malit të Zi në influencën e plotë shqiptare, ne garojmë të ndihmojmë politikën pro ruse dhe shijojmë „luftën e gjelave“ majë plehut të katër kryeministrave shqiptar!
Mallkim!
ZGJEDHJET E FUNDIT NË MAQEDONINË E VERIUT KONFIRMOJNË MË SË MIRI KËTË ANALIZË