Kreu Blog Faqe 811

Çlirimtarët e harruar nga yryshnikët e pushtetit!

1

Florim Zeqa

Në Kosovë nëse nuk je i lidhur me pushtetin, po nuk pate të njofshëm dhe shumë pare nuk ke vlerë, dija dhe përgatitja profesionale janë të papërfillshme, ndershmëria dhe sinqeriteti poashtu. Në vendin e shundit e kiçit vijnë në shprehje vetëm paraja dhe serviliteti, banaliteti dhe maskarrallëku njerëzor. Ndërsa, njerëzit e ndershëm me xhepat bosh mbeten si peshku pa ujë.

Ndarjet partiake të kthyera në ndarje shoqërore

Politizimi i sakjshëm është ka duke e çuar shoqërinë shqiptare drejt zhdukjes të vlerave kombëtare. Ndarjet dhe përqarjet partiake e kanë rrënuar në themel embrionin e shtetit-familjen.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur në një familje 5 anëtarëshe futen 6 parti politike. Kurse i zoti shpisë me zemër të thyer, tifozerisë partike brenda familjes i përgjigjet, hajt se mirë e keni, kjo është demokraci!

Ky është vetëm një segment i ndarjeve tona shoqërore, pasi ndarjet tjera janë më të thella dhe më të mëdha.

Luftëra kemi pasur edhe në të kaluarën, por asnjëherë heronjët dhe dëshmorët nuk i kemi ndarë në baza partiake. Kurse sot, yryshnikët e pushtetit po i ndajnë padrejtësisht edhe të rënët për liri, po i ndajnë martirët, po i ndajnë heronjët dhe dëshmorët, po i ndajnë veteranët dhe invalidët e luftës që i lanë gjymtyrët e trupit për lirinë që ne sot e gëzojmë.

Kjo nuk është që po e themë unë, por këtë çdo ditë po e shohin dhe përjetojnë qytetarët e vendit gjatë përurimit të shtatoreve dhe lapidareve të dëshmorëve gjithandej Kosovës.

Përkujtimet e heronjëve dhe dëshmorëve të ndara në baza partiake, janë imazhi më i keq jo vetëm para qytetarëve të vendit, por edhe para bashkësisë ndërkombëtare, e cila po na ndëshkon siq është më së keqi shkaku i ndarjeve tona të brendshme.

Një popull sa do i vogël të jetë, kur është i bashkuar nuk ka stuhi që e lakon!

Nëse ne nuk e duam vetëveten, kot presim t’na duan të tjerët!

Harresa institucionale e heronjëve të gjallë të luftës çlirimtare

Luftëtarët e lirisë, djemt dhe vajzat ju bashkangjiten UÇK-së lavdishme jo si anëtarë të partive politike por si bijë e bija të popullit liridashës për çlirimin e vendi nga pushtuesit serb.

Andaj, askush nuk ka të drejt t’i ndajë, madje as të thotë, se heronjët dhe dëshmorët i përkasin atij apo këtij krahu politik.

Vrapimi i yryshnikëve të pushtetit pas ditëve përkujtimore të dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut (për aspekte elektorale), ka bërë që të harrohen nga kujtesa kolektive heronjët e gjallë dhe më të guximshëm të UÇK-së, sa prej tyre pjesëmarrës në tri luftat çlirimtare (Kosovë, Iliridë dhe Luginë të Preshevës)!

Kjo është e pafalshme për të gjithë krahët politik dhe për për të gjitha subjektet pa dallim pushtet dhe opozitë.

Askujt sot nuk i intereson për gjendjen materiale të çlirimtarëve!

Të ulur në kolltuqet e thella të pushtetit qendror dhe lokal, në qeveri, parlament dhe presidencë, të gjithë marrin paga të majme.

Politikanët e nivelit të lartë kanë krijuar pasuri marramendëse, e bëjnë jetën luksoze dhe asnjëri prej tyre nuk pyet për jetën e një çlirimtari të zakonshëm, i cili jeton me vetëm 170 euro në muaj, në kushte të vështira, i cili mbledhë kanaçe nëpër kontejnerët e mbeturinave në përpjekje për t’ua krijuar kushtet për jetë dhe shkollim fëmijëve të tyre, me të vetmin qëllim të ruajtjes me nder të emblemës së UÇK-së!

Ndershmëria e ushtarit të UÇK-së ka mbetur në mëshirën e bamirësve, pa përkujdesje shtetërore!

Kjo është pasqyra reale e shtetit të Kosovës, e udhëheqësve shtetëror dhe partiak pa ndjenja njerëzore, të cilët sorrollaten poshtë dhe lartë, brenda dhe jasht shtetit pa e bërë asnjë punë të mirë për vendin!

Përulem me respektin më të madh para të gjithë aktivistëve dhe veprimtarëve, para të gjithë luftetarëve të lirisë, para të gjithë veteranëve të vërtetë dhe invalidëve të luftës çlirimtare që dhanë gjithçka patën për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit, pa marr asgjë prej tij.

Zoti e bekoftë gjakun e derdhur për lirinë e atdheut!

Dashuria nuk vret…!

0
Nga: Monika Braja, Selanik
___
Dashuria nuk vret…!
___
Ku ka dashuri, nuk mund te ketë urrejtje!
Dhe në mes dashurisë dhe urrejtjes nuk mund të ketë kurrë element të përbashkët, përafrues .
Dashuria është drita, ndërsa urrejtja është errësira , dhe mes tyre ka një distancë tepër të madhe dhe të pakapërcyeshme .
Kur e duam burrin apo gruan , e duam të lumtur larg apo pranë nesh , më në prani ose dhe pa praninë tonë .
Ne duam që në jetën bashkëshortore të kemi lumturi , edhe nëse dy bashkëshortët janë të ndarë dhe nuk janë pran njëri tjetrit .
Dhe në këtë rast kur nuk duhet të ketë etje për hakmarrje dhe as mos dëshirojmë të keqën e njëri – tjetrit.
Njerëzit nuk vrasin kurrë për dashuri , urrejtja,  po, vret…!
Dhe është shumë e rrezikshme të mos jesh në gjendje ta pranosh refuzimin . Se ai/ajo nuk mund të jenë në gjendje të respektoj zgjedhjen kushdo qoftë ajo…
Një Nënë lind fëmijën e saj , për ti dhënë dashuri , përkushtim, edhe nëse do ti duhej të luftoj me demonët atje jasht; një Nënë do ta mbronte fëmijen e saj duke sakrifikuar jetën për ta , dhe jo ti mbys…!
Nëna është pëlhura që mbështjell fëmijën e saj, si Shqiponja !
Ku ka dashuri , nuk mund të ketë urrejtje as për bashkëshortin dhe kurr në botë për femijët e tu .
Sepse Nëna është toka , qielli, krijesa më hyjnore dhe më e bekuar mbi këtë planet.
Nëna është krijuar për të lindur Jetë!🙏❤️
Më 10.05.2024

FARK-u, nuk ka ekzistuar brenda territorit të Kosovës, gjatë luftës 1998/1999!

1
Mr.sc. Metush Zenuni
___
Përkundër organizimit ilegal ushtarak të pa shkëputur të Lëvizjeve Kombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore, që nga NDSH-ja, LBRSH-ja e Adem Demaçit, OMLK e Rexhep Malës, Nuhi Berishës e deri te Afrim Zhita e Fahri Fazliu të LPRK-së, gjegjësisht LPK-së më vonë, në vjeshtë të vitit 1991, u bë një përpjekje institucionale e Qeverisë të Kosovës, e cila udhëhiqej nga Kryeministri Bujar Bukoshit në mërgim, për të formuar Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe bashkë me te edhe fillimin e njësive të armatosura guerile. Duke e parës se shkatërrimi i Jugosllavisë nuk do të bëhej pa luftë, siç kishte ndodhur ajo në Slloveni nga 26 qershor – 05 korrik 1991, dhe se lufta po trokiste në derë edhe në Kroaci e në Kosovë, mërgimtarët në Zvicër të organizuar në partitë politike LPRK, LDK, PSHDK, PPD, PVD, Klubet dhe shoqatat kulturore shqiptare, pas takimeve të shumta me këto subjekte politike në Zvicër, më 18 gusht 1991, krijuan Këshillin Koordinues të partive politike shqiptare në Zvicër.
Po kështu ky këshill formoi Fondin Humanitat Gjithëkombëtar, i cili i dedikohej ekskluzivisht vetëm organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe krijimit të njësiteve guerile që do të trajnoheshin nga ushtria profesionale e Shtetit Shqiptar. Lidhur me trajnimin e grupeve guerile në Shqipëri, veprimtar të LPRK-së u takuan me Presidentin e Shqipërisë Ramiz Alia, i cili kishte miratuar kërkesën e tyre për këto aktivitete ushtarake në territorin e shtetit Shqiptar. Shumë mërgimtar duke shpresuar se po bëhet një organizim i mirëfilltë i ushtrisë së Kosovës, paguan në këtë fond nga Njëmijë Franga në Zvicër, Njëmijë Marka Gjermane apo vlera e tyre në shtetet ndryshme të Perëndimit e deri në Skandinavi dhe SHBA. Kryetar i Fondit Humanitar Gjithëkombëtar u zgjodh Nazmi Peci, nënkryetar i Degës së LDK- së në Zvicër. Paratë e grumbulluara nga ky fond, të cilat ishin në Schweizerishe Volkbank në Aarau, më 05 dhjetor 1991, iu dorëzuan me nënshkrim, Kryeministrit Bujar Bukoshi, Isa Mustafës dhe Ramush Tahirit, të cilët bënë pranimin e të hollave në Franga Zvicerane në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Përgjegjës për organizimin e shkuarjes për stërvitje ushtarake në Shqipëri gjatë muajve tetor – nëntor të këtij viti, ishte caktuar Nënkryetari i LDK-së, Anton Kolaj. Njësiti i vullnetarëve prej 120 vetash i ndarë në dy grupe, fillimisht arriti në Zvicër, në forma të ndryshme, ndërsa prej këtu, nga Zürichu udhëtuan me aeroplan. Njësiti që kreu ushtrimet në kazermën e Currelit në Shqipëri, përfundoi stërvitjet me sukses, por ai ishte dekonspiruar dhe ishte përçarë. Një grup me në krye Adem Jasharin, Zahir Pajazitin dhe ushtar të tjerë, vendosën të ktheheshin të armatosur, ilegalisht në Kosovë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre u kthyen në Zvicër dhe shtetet tjera Evropiane. Kësisoj Qeveria e Kosovës kishte dështuar në organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes, herën e parë Anton Kolaj më 1991, ndërsa herën e dytë, më 1993, kur ishte caktuar Hajzer Hajzeraj, i cili në valën e arrestimeve të këtij viti ishte arrestuar, bashkë me Haxhi Feratin, Adem Salihajn etj.
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr në ekzil nga Bujar Bukoshi dhe LDK në Kosovë e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, me gjithë përpjekjet e tyre gjysmë ilegale, me gjithë organizimin duke trashëguar ish strukturën shqiptare të Mbrojtjes Territoriale dhe ish -policisë së Kosovës, nuk arriti që të krijojë strukturën organizative të Mbrojtjes popullore, për shkak se ishte e gabuar metodologjia dhe strategjia e tyre politike dhe organizative. Dihet se një popull i pushtuar që lufton për çlirim nga pushtuesi, duhet të njohë mirë organizimin ilegal të luftës guerile dhe të aksioneve të fshehta të organizimit ushtarak, brenda dhe jashtë vendit. Me gjithë dështimin e organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë, edhe përkundër burgosjeve të vitit 1993, nuk u shkatërrua krejtësisht e gjithë struktura organizative e shtabeve të Mbrojtjes Territoriale nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët në kontakt edhe me grupet tjera guerile, arritën që të mbajnë gjallë organizimin dhe bartjen e armatimit në Kosovë. Menjëherë pas Epopesë së Prekazit, në mars të vitit 1998, po dukej qartë së e ashtuquajtura Qeveri e Kosovës nuk po tregonte interesim për çlirimin e Kosovës dhe se ajo po vazhdonte të grumbullonte mjete financiare duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur Aksionin e Emergjencës, i cili i obligonte mërgimtarët në marrëdhënie pune të jepnin nga 2000 franga zvicerane, përkatësisht marka gjermane, duke propaganduar se Qeveria po përkrahte luftën në Kosovë. Nga ana tjetër, SH.P i UÇK-së përmes Komunikatave të saja të bëra publike për opinion, i bënte thirrje Qeverisë që mjetet e dhëna nga mërgimtarët për Fondin e Qeverisë, të viheshin në dispozicion të luftës çlirimtaren që po zhvillohej në Kosovë. Ndërkohë u vërtetua se Qeveria Bukoshi kishte manipuluar me mërgatën, duke gënjyer atë dhe duke propaganduar përmes bashkëpunëtorëve të saj, se ajo po përgatitej për luftë kundër pushtuesit serb dhe se po ndihmonte luftën në terren me mjetet e Fondit të 3%, madje se po angazhonte edhe ushtarakët “profesionist”. Në fakt Bukoshi kishte emëruar “Ministër të Mbrojtjes”, Ahmet Krasniqin, kishte formuar Shtabin Ushtarak dhe kishte grumbulluar ushtarakët e karrierës, të cilët po i mbante në Tiranë. Bujar Bukoshi me vartësit e tij kishte formuar ushtrinë e quajtur FARK, jo për të luftuar, por për të penguar luftën çlirimtare që po bënte UÇK-ja. Gjendja në Shqipërinë e Veriut, ishte shumë e ndërlikuar. Në një nga kampet e Tropojës, qëndronin të fshehura disa njësi ushtarake të FARK-ut. Këta ushtarë dhe ushtarak, ishin besnik të Bujar Bukoshit dhe Ministrit të tij të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. UÇK, kishte bërë shpeshherë përpjekje për bashkimin e forcave, por FARK-u kërkonte nga UÇK-ja që ajo të bëhej Ushtria e Republikës së Kosovës. Tanimë që lufta veç kishte filluar, Bujar Bukoshi nuk pranonte bashkëpunimin me UÇK-në e as të bashkonte fondin e saj me fondin e luftës “Vendlindja Thërret”. Këto ndarje e përcollën Kosovën deri në përfundim të luftës. LPK, për shumë vite rresht i kishte bërë thirrje Qeverisë Bukoshi, për përkrahje financiare për organizimin e njësiteve ushtarake në Kosovë, por ajo e kishte injoruar dhe nënçmuar forcën e LPK-së, ndërsa tani, kishte filluar ta formonte një ushtri tjetër, të quajtur Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës-FARK, që udhëhiqej nga ish eprorë shqiptar të ish ushtrisë Jugosllave, në Klubet e Zvicrës dhe të Gjermanisë, por që shtabin e kishin në Laprakë të Tiranës në Shqipëri.
Përderisa UÇK-ja çdo ditë përballej me forca të shumta të armikut, pjesa dërmuese e ushtarakëve të FARK-ut, agjitonin kundër luftës. Qeveria, kishte caktuar Ministër të Mbrojtjes Ahmet Krasniqin, por ushtarakët nuk e pranonin atë për udhëheqës dhe si pasojë ishin shkaktuar shumë përçarje në mes të Qeverisë, UÇK-së dhe ushtarakëve që ishin të interesuar të hynin dhe të luftonin në Kosovë. Në fondin e Qeverisë së 3%, ishin të grumbulluara, jo dhjetëra, por qindra milionë marka Gjermane ( mbi 800 milion DM), të cilat po përdoreshin për joshjen e ushtarakëve, duke i paguar të gjithë ata që strukturoheshin në radhët e FARK-ut, që të mos shkonin në luftë dhe t’i bindnin ata që ishin për luftë, se Qeveria Bukoshi po armatosej me armët më moderne dhe se po përgatiteshin për të hyrë në luftë. Kjo Qeveri kishte angazhuar edhe Tahir Zemajn në Zonën e Dukagjinit, sa për të krijuar përshtypjen se edhe FARK-u kishte formacionet e saj në terren. Në Kosovë, Tahir Zemaj, me njësitet e FARK-ut, operonte në rajonin e Dukagjinit, por ai nuk i përfillte dekretet e SH.O të Dukagjinit dhe kërkonte të dinte përbërjen e SH.P të UÇK-së. Ushtria e Tahir Zemajt, FARK (FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS), një pjesë të armëve të rënda i lanë rrugëve, një pjesë ia dorëzoi shtabit të Izniqit, ndërsa pjesën tjetër e lanë në bunkerët e kazermës së saj. Pos armatimit, FARK në kazermën e saj la edhe mijëra kg. miell, tre ushtarë të plagosur të cilët i zuri policia serbe, mjete medicinale etj. Kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi mendonte ta merrte flamurin e luftës në Kosovë, tani kur lufta në Kosovë veç kishte filluar dhe UÇK-ja kishte dhënë me dhjetëra dëshmorë të saj. Por, si duket ky nuk ishte qëllimi dhe misioni i Qeverisë së Bukoshit dhe i atyre që e përkrahnin atë në Kosovë. Ata më shumë se ta udhëhiqnin, dëshironin ta pengonin luftën çlirimtare, që kishte filluar në Kosovë. Sipas një Komunikatë të lëshuar nga FARKU në gusht të vitit 1998, thuhej se popullata, subjektet politike e njësitë operative të Ushtrisë Çlirimtare të Lugut të Baranit, me 25 fshatra nga Raushiqi e deri në Nepole dhe me më shumë se 30.000 banorë, i jep përkrahje të pa rezervë Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Ibrahim Rugova. Kërkojmë që në afatin sa më të shkurtër të formohet Qeveria dhe institucionet tjera përkatëse, në bazë të vullnetit të popullit të dalë nga vota e 22 marsit 1998.
Kjo trevë nuk njeh kurrfarë grupesh e as fraksionesh tjera që dëshirojnë të flasin në emër të popullit. Nuk lejojmë që persona si Demaçi, Qosja e Hajrizi dhe satelitët e tyre të dështuar të luajnë me fatin e popullit, e as të jenë prijës të njësiteve operative të UÇK-së të Lugut të Baranit. Për fatin e popullit duhet të vendosin vetëm ata që kanë besimin e tij, e këta janë Parlamenti dhe Presidenti i Republikës së Kosovës. Siç është bërë e ditur më lart, gjatë viteve 1991-1993, LPK pati bërë përpjekje që nisjen e luftës ta bëjë në bashkëpunim me strukturat e quajtura legale dhe me forcat tjera të fshehta, në bashkëpunim me të quajturën Qeveri e Përkohshme në ekzil, të kryesuar nga Bujar Bukoshi. Në vitin 1992, kur duhej të zbatoheshin konkretisht detyrat luftarake për çlirimin e vendit, siç ishim marrë vesh dhe për çka ishin të dedikuara, mjetet e Fondit në fjalë, i ngarkuari i Qeverisë Bukoshi, veprimtari i njohur Nikë Gjeloshi dha dorëheqje. Ai u tregua i sinqertë dhe i drejtë, kërkoi falje për mundimin e deriatëhershëm, duke theksuar se Qeveria e Bukoshit ishte fajtore për ndërprerjen e punimeve të përbashkëta për çlirimin e vendit. LPK në vitin 1992 menjëherë pas kësaj ngjarje vetë mori masa adekuate për organizimin e luftës çlirimtare. Në pajtim me neni 77 të kësaj Kushtetute, e cila thotë se “mbrojtja e vendit është detyrë dhe nder i madh për çdo qytetar”, ndërsa nenet më poshtë sqarojnë se mbrojtja e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë është detyrë e çdo qytetari. Pra, edhe nëse e marrim për bazë faktin se me Kushtetutën, zgjedhjet, qeverinë, ashtu siç ka qenë deri më 1992, vendimi i LPK-së për fillimin e luftës së armatosur ka qenë i ligjshëm. Krejt ky vështrim do të ishte i panevojshëm, sikur kohëve të fundit të mos ngrihen akuza absurde me prapavijë të qartë antishqiptare, sipas së cilës gjoja vendimi për luftën nuk ka pas baza juridike, morale e politike dhe në këtë mënyrë për të zhvlerësuar luftën dhe gjakun e popullit shqiptar, për të thënë se gjoja lufta është nisur pa koncept, pa projekt dhe pa qenë i bazuar në dëshirën dhe vullnetin e popullit për çlirim. Organizimi i luftës, inicimi i saj, ekzistimi dhe mbajtja e njësive të armatosura ishte detyrë e vështirë. Për LPK-në përvoja e Çetës së Llapit e vitit 1989 ishte eksperiencë që bëri të punojë me përkushtim për luftën. Këtë bindje e përforcoi edhe dështimi i Frontit të Rezistencës, më 1992, si dhe rënia në duart e kundërshtarit, dosja e grupeve pas stërvitjeve ushtarake që bënin në terren nën organizimin e strukturave të LDK-së. Përkundër përpjekjeve të FARK-ut për të penguar gjatë tërë kohës së luftës, si dhe përkundër disa devijimeve dhe ndërskamcave edhe nga radhët e LPK-së, lufta tanimë kishte marrë kahe jashtë partiake, jashtë grupore e klanore. Ajo tanimë ishte bërë luftë gjithë popullore për çlirim nga armiku i egër serbomadh dhe të kota ishin përpjekjet e atyre që mundoheshin të nxirrnin pengesa e të përfitonin në emër të luftës. Në fund të fundit, FARK- u nuk qe në gjendje të ushtronte ndonjë ndikim në rrjedhën e ngjarjeve të luftës në Kosovë. Duke e parë gjendjen reale në terren, shumë prej atyre pak njerëzve që bënin pjesë në njësitet e FARK-ut, me të hyrë në Kosovë, u bashkuan me UÇK-në dhe u mirëpritën nga bashkëluftëtarët, sepse shumica e tyre, si ish – oficer të ushtrisë Jugosllave , kishin njohuri dhe aftësi të specializuara.

Takimin e presidentit dr.Ibrahim Rugova, me presidentin Ramiz Alia më 1991, nuk mund ta mohoj askush

Nga: Xhafer Leci, Gjermani
___
* Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës u themluen nga institucionet legjitime të Kosovës, më 28 Nëntor 1990
___
Dokument nga arkivi im privat- Sipas disa drejtuesve të LPK-së, del se UÇK u themelue disaherë, disa thonë më 1993, disa të tjerë më 1994 e 1997…! E vërteta është se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës u themluen nga instucionet legjitime të Kosovës,më 28 Nëntor 1990.
Ndërsa më 1991, (shih dokumentin). Në vitin 1989 Kosova definitivisht u nda nga Beogradi. Shqiptarët i hodhën librezat e LKJ, dhe themeluan LDK-në, forcen më të madhe organizative, në vend dhe jashtë vendit, që mbanë mend ndonjëherë historia jonë, cila e mbante gjallë popullin shqiptarë, pas largimit nga puna të mbi 200 000 mijë punëtorëve shqiptarë të pafajshëm.
Në dokumentin orgjinal si e shihni, Aktivi i LDK-së në Kirchheim/Teck të Gjermanisë, cilin e drejtoja unë në cilësinë e kryetarit, bashkë me stafin drejtues, Qemajl Morina, Mejdi Laçaj, Hasan Dance dhe Gani Avdyli,me daten 29.9.1991 kemi grumbulluar 51 770 DM, me moton: “TA NDIHMOJMË KOSOVEN PËR VETMBROJTJE.”
Këto të holla siç e shihni në dokument i kanë pranuar, Hazir Krasniqi, Sekretar i Degës së LDK-së për Gjermani, Shaban Bobaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg dhe Nezir Fejzaj, antarë i kryesisë. Dihet se atëherë dy grupe të rinjësh stëvtinin-ushtronin në Shqipëri,sipas marrëveshjes sekrete të arritur në mes dy presidentëve, të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe, Shqipnisë, Ramiz Alia. Për këtë takim kanë punuar vëllazërit, botues të gazetës “Bota sot” Xhevdet e Xhevat Mazrekaj . Me ndërmjetësimin e Xhevatit, është arritur marrëveshja në Tiranë, në vilën e Rita Markos.Rita ka qenë një luftëtar i LDB-re dhe funksionar i lartë i Partisë së Punës,(Dhunës)
( Korçë 1920-Tiranë 2018)
Udhëhqeqësit e këtyre dy grupeve atëherë ishin, tash Heronj të Kosovës, Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti,kryeudhëheqës i tyre ishte, juristi Sali Çekaj. Shumëkush
e dimë se organizime kolektive për VETMBROJTJE, nga Mërgata jonë ka pasur nepër disa qytete të Perëndimt, dhe të Kosovës…
Lavdi dhe nderim të përjetshëm heronjve dhe dëshmorëve të të gjitha periudhave historike të trojeve tona të Shqipnisë Etnike.
Pushofshin në paqe!

Rezoluta nr. 1244 e KS të OKB-së apo Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Nga: Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
___
Nuk e di a më shumë e dua kishën apo xhaminë Por e di se shumë më tepër e dua SHQIPTARINË!
 
Në Kosovë u bë luftë për të drejta kombëtare (shqiptarët) dhe shtetërore (serbët) më 1989-1999. Ndërsa më 1999 në Kosovë fitoi kombëtarja shqiptare (UÇK) dhe e drejta e njeriut (NATO). Lufta në Kosovë dhe për Kosovën më 1999 do të pozicionohet si ngjarje që e vuloste një epokë në fund të shekullit XX-të.
Më në fund fuqia e drejtësisë po vëndoste mbi fuqinë e intrigave dhe pafuqinë e të shtypurve dhe të shfrytzuarëve. Lidhur me këtë, nëse i lexojmë shkrimet kulmore që botoheshin në gazatat kryesore të Evropës sidomos, kur është në pyetje Kosova më 1999, atëherë na shtrohet pyetja: a më përparësi ka në ato rrethana politika (forca), apo drejtësia (jeta e dlirë).
E vërteta, nepër faqet e gazetave: Le monde, El Pais, Herald Tribune, La Republica,Liberasion, Izvestia, Delo, Zi Dojçe Cajtung i hasim emrat më të njohur të letërsisë, filozofisë, drejtësisë, politikologjisë, historisë dhe doktrinave ushtrake, që shkruajnë për Kosovën dhe rreth saj. Nga shkrimet e tyre kuptojmë se bota jo vetëm evropiane, për Kosovën ishte e polarizuar në dy tabore: Taborri i PARË ishte fokusuar në të drejtat e nejriut; kurse taborri i DYTË ishte i fokusuar se gjithëmonë ka përparësi sovraniteti i shtetit (shteteve).
Në këto shkrime mund të gjëndën nobelistë, filozof me famë botërore, eseistë të mendësisë hollë filozofike, gazatarë , politologë, pacifistë, historianë atj. Të gjithë pa një cenzurë e shtronin mendimin e tyre me plotë filozofema të dymendësisë dhe çmendurisë shoviniste sikurse që dallohej Rezhis Debre e të njejtë si ai. Pati në shkrimet e tyre për Kosovën qëndime të: “Konfliktit të civilizimeve” (Hantigntoni) dhe “Konfliktit Kulturave” (Fukujama).
Më duket se zgjidhjën më pregnanate e bëri koha dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO-s, që e shënoi Epokën e Neo Luftës. Së këndejmi që studiuese ta kuptojë pozicionin e Kosovës, më së miri do të ishte për ta lexuar për fillim analizën eksplikative tëbotuar në: “ThE NEW YORK TIMES më 31 Decenber 1912, po edhe me dhjeta analiza që peshojnë drejtësi, dëlirësi njerëzore dhe saktësi të botuara nga: Leo Fraindling, Golgota Shqiptare, WIEN 1913.
I shënova këto dy analiza për ta kuptuar se në çfar kushtesh uriokupua Kosova, në tetor 1912.
E vërteta, Konferenca e Londrës më 1913 as që u muar me realitetin në teren, por u plasua në anën e Kryqzarës Ballkanike dhe fuqisë diplomatike Evropiane, e që e shfrytëzuan skajshmërisht me një marrëveshje sekrete të disa shteteve ortodokese ballkanike. Edhe më kjartë, shtrojmë pyetjën: a e çliroi Kosovën më 26 gusht 1912 Ushtria Çlirimtare e Vilajetit Kosovës-PO. Por, pikërisht në Shkup tre misionarë evropian e penguan Hasanin ta thot atë që e kishte të shkruar-Shpallim të pavarur Shqipërinë nga Stambolli. Pra, nga kjo qendër e Ilirisë-Dardanisë që sod Shqipëria është e lirë dhe e pavarur”.
Por francezi së bashku me rusin dhe austriakun (sikur sot Makroni dhe Shollci) belbzoi: “Çfardo rrezultati të ketë lufta e juaj, ndryshim të kufijëve të Pernadorisë Turke, nuk ka”. E pse pati pas dy muajëve në nëntor 1912 në favor të kryqzatës ballkanike. Këtu, jemi dhe po na përseritët historia. (Mësonishqiptarë nga politika evropiane e kryqzatave 1096-1227, se historia po na përseritët).Po thuej se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Hasan Prishtinës, sepse shqiptarët nuk i thanë asnjë politike rreligjioze po, me zemër- pra as Stambollit e as Evropës.Ishim me Kanunin dhe mbetëm konstantë e atij Ligji të shenjët-me BESË.
Unë mednoi se verdikti i GJND (Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) është në semafor të gjelbërt, por që shoferi politik i Kosovës ka qenë i nxënë në telefonin e injorancës me kalkulime boshe, dhe drita e kuqe pastaj ia ka humbur të dy shansat: as nuk po din për ta kultivuar verdiktin e GJND-ës, as nuk po guxon për t` i valorizuar të drejtat politike, sepse sovraniteti i ka marrë erë bllokuese nga miqët që presin ndonjë interes nga qielli, për ta përdorë Kosovën si kusur tregtie gjeopolitike, pastaj.Kështu politika ndaj Kosovës po u ngjan aporive të Zenonit.
Taman plotësohet një kusht, shtohen dy ose tri kushte tjera në pambarim. Rrethnat e reja dhe kvadratura e rrethit si filozofi për Kosovën Metamorfozat politike sidomos të shteteve ballkanike nga viti 1913 e deri më 1999 janë të njohura, por edhe të sigmatizuara si “ballkanizim”, që do të thot shtypje dhe dredhi ndaj drejtësisë, duke ia shtuar intrigate lindore dhe perendimore, si përforcim rreligjioz. Pati më 1999 dijetarë të atillë që shqyrtuan Çështjën e Kosovës, por që nuk duan për të ditur asgjë për njerëzorën, e cili prej se ekziston njeriu është në luftë përmanente për hapësirë jetësore, për ajr të lirë dhe sovran.
Pati në atë kaos më 1999 luftetarë që mësonin se SOVRANITETI SHTETËROR është e drejtë mbi të gjitha të drejtat (partizanë të Paleo luftës). Pati të atillë në anën tjetër, që i japin përparësi të DREJTAVE TË NJERIUT (Neo Luftës). Po pati edhe të atillë që nuk shkëputeshin nga klishetë e vejtra e që pozicionohehin në të drejtën e shtetit për t` i “diciplinuar qytetarët e vet” në emër të sovranitetit dhe në emër të forcës që e posedon, gjithënjë duke u fokusuar se mund të përdoret “represioni i kufizuar”, mbi të shtypurit edhe mëtej. Pati, sidomos nga radhët e mendimtarëve që e përkrahnin agresorin, me spjegim se koncepti historik i pernadorive është primarë.
Pati sidomos ushtrak që kufijtë strategjik i venin në maje të falmurit tyre, dhe nuk çanin kokën për asnjë llojë padrejtësie njerëzore dhe nacionale të një populli që ishte planifikuar në Beograd se më në fund do të shfaroset: me “tokën e diegur”; me “Koridoret përplasëse”; me Planin “Patkoi”, krejtë me qëllim që më 27 maj 1999 në Beograd të promovohet unijatizmi dhe të shuhët shkizma nga viti 1054.Krejtë dedikuar “fitorës” 610 vjeare të Luftës së Kosovës, që kurrë nuk ishte zhvilluar. Po, luftë në mes klaneve dhe atentate të ulta për pushtet, por luftë të drejtë nuk ka pasë, atëbotë fare, na thonë dokuemnete e kohës.
Ta gjeish kvadraturën e rrethit në këtë kaos qëndrimesh dhe filozofemash të shkrolagjive, është sikur të provoish për t` ua ndryshuar kontineteve os eoqeaneve vendet. Mbi të gjitha, ishin të rrallë ata që e ksihin mësuar se HOLLOKAUSTI në Kosovë kishte filluar më 23 mars 1999 pikërisht në Parlamentin e Kosovës.
E kundërta, pati edhe ngjarje të shkruara me germa të pashlyeshme se HISTORIA për Kosovën fillon pikprisht në dyertë e Parlamentit Kosovës, më 2 korrik 1989 (Rrezoluta e 2 korrikut), por që u nevoit atij monumenti t` i shtohet edhe lufta e UÇK-ës për disa vite. Pra, të interesuarit nga katedrat dhe kabinetet që shkruanin për Kosovën më 1989- 1999 sidomos, do të mësojnë se RSFJ më nuk ka. Kështu, me verdiktin e Badinterit më 4 korrik 1992, RSFJ u shpall e shpërbërë. Pra, ngjau ajo në fud, që shqiptarët e kërkonin: shpërbërja e Jugosllavisë.
Dhe, ajo shpërbërje ngjau, pa e pyetur askend për një sovraitet të “garantuar” me kushtetutë të vitit 1946-1874. Por le të dihet se ata që po krrokateshin se janë popull i nënshturar (Shih: Serbianët nepër tubime shekncore kishin filluar ta quajnë vetën popull i nënshtruar, pra jo popull nënshtrues-“Ugnjetetna i ugnjetaka nacija”, për çka autori i këtij studimi do t` u kundervihet se me ndryshim të tezave, ju po avnasoheni në shkatrrues të sigurtë dhe jeni kah ndihmoni në rrënimin total-15 maj 1985 në mes Beogradit!!), por që zoti i tyre po vdiste nepër istikame dhe fronte ku psonin më shumti (1991-1999) dhe në një formë të re të viktimizimit, sidomos duke masakruar civilë që nuk ishin serbianë. E pse mos ta themi se në luftën e fundit në Ballkan (1992-1999), që në çdo 100 të vrarë, 92 ishin civilë, kurse 8 ishin ushtarë.
Shovinizmi serbian si kurthë dhe e keqe njerëzore Kurtha serbiane në tragjedinë e Kosovës nga 23 marsi 1989, u tregua se është dogmë rreligjioze dhe politike, nga arsenali i robërisë se popujve tjerë, por që do bëret edhe më tragjike për ata që e përkrahin.
Në lidhje me këtë, më kujtohet kur vinin misionarët e shumtë në Zyrën e Adem Demaçit dhe shtronin hipoteza se deri ku mund të shkojë Kosova, sespe “sovraniteti serbian” për ta kishte përparësi. Madje ata-të gjithëhapur pa asnjë ekivok na quanin “terroristë”. Po, më kujtohet kur Jirzhi Dinsbirit Adem Demaçi iu drejtua me tonë të lartë: “Në Kosovën e UÇK-ës që do të themelohet, nuk mund të ketë as shqiptarë, po as serbianë e të tjerë e që diskriminohën”.
Në këto rrethana , me që “miku” nuk ndalej por e përseriste çdo të dytën fjali se “UÇK është terroriste”, mikpritësi u detyra t` i tregoi derën “mikut” diploamt pa asnjë droe se me këso “mbrojtjesh” Serbia do të bombradohet një ditë RFJ (Serbia dhe Mali i Zi). Kjo për faktin luftën nuk e ksihim nis as për hatër të Rusisë agrsive, as për hatër të NATO-s humantare.
Kjo për faktin se UÇK ka lindur nga një brez i “padiciplinuar” sepse nuk pajtohej me robërinë. Kësi soji deri sa ranë bombat e para, UÇK është ndrydhur në mes NATO-s dhe Rusisë, për ta kuptuar se në luftë ishte e drejta (Amerika dhe Shqiptarët) dhe agresori (Rusia me Serbinë edhe atëherë). Në këtë luftë të dukshme pacifizimi qëndronte diku i strukur në mes duke u dridhur jo nga friga, por nga humbja e prestigjit fatamorganë se shtetin “do ta krijojmë me urti poltronesh, sespeKosova po plasohej me një kërkesë që të hyn në rrethin koncentrik të “NOBELISTËVE”, pa nderë dhe asnjë rrugdalje, sespe ishte kohë e vringllimit të armëve.Së këndejmi filozofia e pacifizmit doli në sqenën historike atëherë kur doli edhe lufta.
Pra çështja kombëtare është në histori një zbulim i vonë dhe si i tillë është zbulim relativ me mundësi apsolute që t` i krijojet forca adekvate, për ta ruajtur pozitën klasore, jo të drejtën njerëzore. Në bazë të këtij ndryshimi historik në gërmadhat e shembjës së komunizmit më 1989, shtrohej një “tepih pyetjesh historike”: bje fjala Evropa më 1900 i kishte 19 shtete, më 1938 u bërën 29 shtete, më 1999 u bërën 39 shtete. Në këtë frymë deri më 1992 Jugosllavia ishte një shtet. ( Kurse më 1999 u bërën 7 shtete).Pra apsolutja politike ka të drejtë në ndryshim, kurse rrelativja njerëzore ka të drejtë ta gëzojë ndryshimin.
Nga ky proces, sa më shumë që zhvillohet çështja kombëtare aq më e pakthyeshme është hsitoria e shkatrruar e perandorive. Prandaj, aty kah viti 1995 për Jugosllavinë do të shtrohet një kerkesë, që askush nuk e ka shtruar që të themelohet një INSTITUT i OKB për të i pajtuar misionarët, të culët bënin eksperimente me synime të ‘reja” por me rrobe të vjetra të kongreseve dhe konferencave imperialiste, e ku kishte psuar Çështja shqiptare pamëshirshëm.
A u arritë “paqa” në Kosovë në bazë të pacifizmit apo pas luftës së drejtë shqiptare? Kuptohet se pacifizmin deri më 23 mars 1999 e kanë përktahur të gjitha diplomacitë e Evropës dhe Azzisë. Këtë pyetje ata të pacifizmit do ta spejgonin se ja, “ne kemi të drejtë, prandaj nuk e mbështesim luftën”. Por e vërteta është lakuriq ndryshe sikurse sot. Serbia pa i bërë të gjtiha ato varreza masive, pa bartur kufoma sepse ishte mësuar në epokat tjera historike të shpërblehet, sidomos nga hollokasuti në Sanxahkun e Nishit ndaj 714 katundeve dhe 6 qyteteve shqiptare, në dhejtor 1877, me përsritëje më 1913 ku 395 anije ervropiane do ta bartin shqiptarë në Anadolli dhe dyfish më tepër më 1918-1941, dhe trefish më tragjikisht 1945-1999.
Pra, një ditë humanistët dhe shkenctarët e vërtetë do ta shtrojnë pyetjën, a u sheruan palgët e Kosovës me ato 78 ditë bombardimesh të 1058 aeroplanët e NATO-s më 23 mars-10 qershor 1999, pa luftën e drejtë të këmbësorisë saj e që ishte UÇK 1994-1999, e që nuk do të kishte kurrë nënshkrim të kapitullimit në Kuamnovë më 10 qershor 1999. Sidomos sikurse më 1912 në Francë që konsiderohet se është mushkria e Evropës (Gjermania konsiderohet se është zemra e Evropës), më 1999 do të ketë aq shumë oponencë ndaj qëndrimit SHBA-ve, sa që e tërë përkrahja e Zhak Shirakut për doktrinën e Bill Klintonit për ta çliruar Kosovën, cinikët francezë do ta portretizojnë me një karikaturë: “Qeni i Klintonit prezantohet, në karikaturë i lidhur për rrypin e pantollonave të Klintonit”. Kurse, koka e qenit Klintonit ishte portretizuar si koka e Zhak Shirakut.
Këtë politikë hipokrite e bluante në “mullirin” e vet Rezhis Debre, me shumë agjentë të cilët përmes Renata Fllotaos portretizuan çdo gjë në krreun politik të pacifizmit, por që për ato shkrime “diplomatike” sot pushtetarët nuk dijnë asgjë.E le të dihet se me këtë nivel diturie dhe maratoni se kush po folë më rrjedhshëm anglisht, pa provar të armatoset me argumente të nëntokës diplomatike, hapur po shihet se pa vetëdije janë duke dërguar ujem në “magje” të Millosheviqit, në mjrgullat e varreve të kasapit të popujve, brenda ish Jugosllavisë. Madje, Rezhis Debre në pozitën e një ciniku shkon aq largë sa që e shtron një paralele në mes Kosovës dhe Allzasit në Francë, krahinë kjo që sipas “shembullit Kosovës, një ditë do ta fitonte pavarësinë”.
Gjithnjë sipas Rezhis Debres rendin dhe ligjin në Allzas, do ta garantonin 30 000 ushtarë të NATO-s.Aludimi është i njohur-Kosova e garantuar me ushtarë të NATO-s. Po si njerëz të lirëe shtrojmë pyetjën: pse nuk na lejohet të kemi ushtri që të mbrohemi.
Në lidhje me këtë, nxënsit e Rezhis Debresë –agjent i UDB serbiane së bashku me Renata Fllotaon (gjermane), do të shpërndajnë lajme se në sulmet e Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore kishin mision të vrasin sa më shumë civilë gjerman. Së këndejmi edhe S. Millosheviqi synonte të vrasi sa më shumë civilë shqiptar. Madje mbi gjysmën e shqiptarëve të Kosovës fashizmi serbian i largoi nga trevat e tyre, duke themeluar edhe kampe përqëndrimi në: Bllacë, Stankovec, Çegran, Kukës dhe nja 400 kampe më të vogla nepër Kosovë.
Madje kjo tragjedi, ky gjenocid bëhet në emër të pansllavizmit që ishte promovuar nga popat e Patrikut Pavle, dhe i cili provoi S. Millosheviqin ta shpalli të “shenjët” më 27 maj 1999, në një koncil të Kryqzatës që ishte planifikuar të mbahet në Beograd. Shtrohet tash pyetja, ai ishte ajo Evropa, që për dy shekuj e bëri Shqipërinë etnike copum copë, dhe tash në fund të shekullt XX nuk mund të “qepej prej atij shtofi” diçka e drejtë. Mendoi se prej atij shtofi të planifikuar nuk mund të çepek as edhe një jelek.Edhe më kjartë, spastrimi etnike i shqiptarëve nuk fillon me Konferencën e Versajit (1919) nga Mbretëria SKS, por rrënjët e spastrimeve janë diku nëMesjetën e mesme, pikërisht kur erdhën barbarët sllavë në Iliri.
E vërteta, shqiptarët (mbi gjysma) nga viti 1945 do të vajtojnë si humbës, por do ta largohën nga shekulli XX si fitimtar, pikërisht në saje të prishjës së pazareve të Evropës në Berlin (1878), në Londër (1913) në Versaj (1919), në Paris më 1946. Dhe parap në Rambuje ( 19 mars 1999), ku do të nënshkruhet një status kvo e kufijëve, satus ai që u plagos për vdekje në Kumanovë më 10 qershor 1999, me kapitullimin e ushtrisë Serbiane. Drejtësia ndërkombëtare a është aksiomë e gjyqeve apo e rrezolutave të KS OKB-ës? Republika e Kosovës prej shumë mendimtarëve konceptohet se ka mbetur në gjysmë të rrugës, sepse po lëvizë në mes argumetit të politikës me frcë dhe argumentit të forcës me drejtësi gjyqësore.
Lidhur më këtë fenomen “diskutabil” në dhjetor 1993 në Sorbonë është mbajtur një Kongres mbi ndërhyrjën ndërkombëtare kudo që është nevoja në Glob. Aty dominoi qëndrimi në mes dijetarëve se e drejta për vetëmbrojtje është parim i vjetër evropian.Ky parim është spjeguar në mënyrë origjinale edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit.
Në anën tjetër u shtrua pyetja e denimit me vdekje- çështja e KURBANIT; çështja e KIRURGUT; çështja e mosdenimit me vdekje për shkak të mendimit; çështja e dhunës kundër dhunës; çështja e gjyqsorës dhe njerëzorës. Në një simpozium të historianëve ishte shtruar çështja e vdekjës në shtart të: Hitlerit, Salazarit, Frankos, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pol Potit, Pinoçetit, Sadam Hyseinit, Amin Dadas, etj. Ne sot e shtrojmë pyetjën a ka vdekur në krevat apo është gjallë S. Millosheviqi.
Pse po e theksojmë këtë pyetje. Për faktin se S. Millosheviqi e dinte se ushtria e tij nuk mundet për t` i bërë ball fuqisë së 1058 aeroplanëve që ishin fjala e fundit e industrisë ushtrake karshi disa aeroplanëve që ishin demoduar, ose koha i kishte qitur në “pension”. Tani si përfundim e shtrojmë pyetjën bosht Lufta e UÇK-ës kundër APJ-ës kishte filluar më 1993. Ajo luftë për palën e UÇK-ës në fillim kishte karakter moral dhe gjysëm ushtrak, sepse sulemt bëheshin në prita dhe në raste të rralalla kohore. Kjo metodë e luftës do të zgjatë deri më 28 XI 1997.
Ndërsa deri më 10 qershor 1999 luftohej me moton: dy duar për një kokë- për çlirim popullor.
Më 10 qershor 1999 KS OKB nuk pati fuqi të çlirohet nga e kaluara dhe Lufta e Ftoftë u konvertua në luftë të rrezolutave që në një mënyrë Kosovën dhe shqiptarët në te i riplasonte në shtratin e vjetër eleltrik, e që UÇK as që do të binte në te për të “pushuar” as për një minutë. Në këto rrethan lindi Rrezoluta 1244 e KS OKB, e cila Kosovën defakto e plasonte aty ku kishte qenë më 22 mars 1989, me plot plagë në trupine saj. Jo vetëm kaq, UÇK u detyrua të demobilizhet, t` i dorëzojë armet dhe në pozicionin e saj erdhën ushtarët e KFOR-it me kompetenca edhe më koloniale se sa kishin qenë ushtarët e Millozheviqit.
Këta ushtarë kishin mundësi të vrasin shqiptarë dhe vranë dhe kurrë nuk iu përgjegjën asnjë drejtësie. E vërteta TMK ishin “forcë” që në rend të parë nuk kishin të drejtë për të poseduar armë as të lehta, e as të rënda, me përjashim të rojeve ku ishin të stacionuar ish ushtarët e UÇK. Dhe nuk ka pas rast të till në histori që një ushtri të çaramtoset dhe të demonstrojë çarmatimin në stadion. Por, koha sikur punonte për idealin e UÇK-ës.
Më 2006 Presidenti i SHBA do ta vizitojë Tiranën. Aty iu bë një pritje që nuk kishte ngja për asnjë presient amerikan ndokund në botë. Kështu në një atmosferë festive më 10 VI 1999 në Tiranë Bushi i r Ri do të shprehet : “Çla është mjeftë, është mjaftë, Kosova duhet shpallë pavarësinë”. Kështu fillo finalja historike për shtetësinëe Kosovës. Në këtë flilozof Mali i Zi më 2007 do të shkëputet nga RFJ dhe Serbia do të mbetët vetëm. Dhe, kur qendrat e fuqisë e panë se kur 500 000 Malazezë nuk mund të jetojnë me serbian, atëherë si mundën 2000 000 shqiptarë të jetojnë me fashizmin serbian, me të gjitha ato palgë dyshekullore.
Mbi këtë proces historik qarqet e fuqisë i sinjalizuan Kosovës se mund ta shpallë pavarsinë nga Serbia në shkallë legjtime, sespe ishte bërë luftë. Kështu më 17 shkurt 2008 Kuvendi i Kosovës e shpalli Kosovën të lirë dhe shtet sovran që garntohej me Kushtetutën e Ahtisarit. Menjëerë qeveria serbiane do ta paditë shpalljën e Kosovës shtet sovarn në OKB, duke pasë për bazë Rrezolutën 1244 të KS OKB-ës. E kuptueshme dhe Sekretari Gjeneral i OKB padinë serbiane do ta dergoi në GJND, sikurse Qeveria Albin Kurti vje fjala ta dërgoi raft Statutin e asociasionit serbian në Gjykatën Kushtetuese.
Në rastin konkret të paisë serbiane, GJND do të sjellë verdikt se “Shallja e pavarësisë Kosovës nuk është në kundërshtim me Drejtësinë Ndërkombëtare”. Kush ka përparësi Si përfundim shtrohet pyetja: a ka përparësi në trajtimin e Çështjës Kosovës Rrezoluta e KS OKB nr. 1244 (Vendimi politik) i 10 qershorot 1999, apo verdikti i GJND i vitit 2010 (Vendimi i Drejtësisë-Gjykatës).Unë mednoj se Rrezoluta e KS OKB ka ra në plehun e historisë sespe është politike.Kurse Vendimi GJND është përfunditar dhe ka dëshmuar se Serbia ka marrur AUTOGOL.
Prandaj, çdo dialog i Qeversië Kosovës me Qeverinë e Serbisë është pa baza juridike sepse çdo gjykatë ndërkombëtare e ka primatin dhe përparësinë për suspendimin e çdo vendimi politik. Së këndejmi, nga studimi i gjatë i të gjitha rrezolutave të KS OKB për Kosovën (1994-1999), mund të përmblidhet sinteza përfundimtare se sovraniteti shtetëror , si koncept akademik e ka bazamentin politik. Madeje disa herë superfuqitë kanë provuar të “dëshmojnë” se sovraniteti i kufizuar, u jep atyre të drejtë që ta spjegojnë drejtësinë sips kutit të forcës. (Hulumto doktrinën e L. Brezhnjevit, Sovranieti i kufizuar dhe Çekosllovakia 1968; shiqo: Sovraniteti i kufizuar i Katarit dhe Algjerisë).
Ndërsa koncepti i të drejtave të njeriut provohet të nxirret nga thelbi i drejtësisë morale. E vërteta, të dy konceptet nuk mund të përkufizohën pa faktori n e filozofisë historisë, sepse në rastin konkret shqiptarët e Kosovës kanë prejardhje: Pellazge-Ilire (Dardane)-shqiptare.
Ky realitet i krijon përparësi çdo realiteti perandorak apo shtetëror, sepse ato vijnë e shkojnë, janë në kalim, kurse autoktonia është aksiomë juridike. Në lidhje me këtë, çdo përpiekje e serbianëve për lashtosllavi, shkencorisht është e rrxuar në relacion me faktorin shqiptar kur është në pyetje Iliria-Ballkani. Pikërisht më 7 maj 2024 Zavendës Ministrat e vendve të Këshillit Evropës nuk e plasun në agjendë pranimin e Kosovës.Në këtë “matematikë”, sigurisht se historia ka përparësi. Ka sepse politika Gjermane dhe Franceze, e aty është edhe ajo Italiane, i frigohën Rusisë, dhe në këtë prizmë i japin të drejtë çshtjës së paleo sovranitetit se sa neosovranitetit.
Në esencë, Gjermania dhe Franca nuk e kanë në fokusin e dashurisë asociacionin, jo që i frikësohen ndonjë republike në shtetët e tyre, por që “qitelia” e tyre duhet të mbetët në dyzen (harmoni) me interesat gjeopolitike të Rusisë që nga koha e Pjetrit Madh. Së këndejmi, politikanët shqiptar sikur kanë harruar kohën, kur RFJ (Serbia dhe Mali i Zi) ishin nën sanksione (hulumtoni Rrezolutat e KS OKB 1992-1999) dhe: Gjermania nga pasuritë private bankare ia dedikoi RFJ-ës fashiste Një miliardë dollarë; Franca 800 milionë; Italia 750 milionë, Vendet arabe 2 miliardë dhe ato para përfundonin në bankat e Rusisë sepse Beogradi blente armatim, madje edhe naftë për tanke nga Sali Berisha (Shqipëria demokratike).
Edhe sot (2024), as Gjermania, e as Franca nuk do t` i acarojnë mardhënjet me Rusinë (kush e peshon as në qosh të hambarit Serbinë), për një “Republikë serbe” në Kosovë. Së këndejmi këto detyrime janë një lojë e sovranitetit kufizuar. Dhe për fund po e citoi një diplomat që ma tha një fjali para 12 ditësh: “Për të drejta të njeriut shkoni dhe i gjeni të gjitha në Shoqatën Nëna Tereze, ju e keni sovra itetin e kufizuar”. E kur ia përkujtova verdiktin e GJND, diplomati me famë, paksa pushoi por u shpreh: “Jam për ngutë se kam një ushtrim me skia në Brezovicë”!???.
 
 Shkrimi i kushtohet Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe Tahir Sinanit!

Skllavëria në Perandorinë Osmane, jeniçerët dhe robëreshat e haremit të Sulltanit

Osmanët me skllevërit e krishterë të paraqitur në një gravurë të vitit 1608 në raportin e Salomon Schweigger mbi një udhëtim të vitit 1578.

* Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Skllavëria në Perandorinë Osmane ishte e lejuar dhe pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe shoqërisë osmane.[1] Burimet kryesore të skllevërve ishin robërit e luftës dhe ekspeditat e organizuara në Afrikën Veriore dhe Lindore, Europën Lindore, Ballkan dhe Kaukaz. Është raportuar se çmimi i shitjes së skllevërve binte pas fushatave të mëdha ushtarake.[2] Në Stamboll, qendra administrative dhe politike e Perandorisë Osmane, në vitin 1609 rreth një e pesta e popullsisë përbëhej nga skllevërit.[3] Statistikat doganore të shekujve 16 dhe 17 sugjerojnë se importi shtesë i skllevërve të Stambollit nga Deti i Zi mund të ketë qenë rreth 2.5 milion në vitet 1450-1700. [4]

Edhe pas disa masave për ndalimin e skllavërisë në fund të shekullit të 19-të, praktika vazhdoi e papakësuar edhe në fillim të shekullit të 20-të. Edhe në vitin 1908, femrat skllave shiteshin në Perandorinë Osmane.[5] Skllavëria seksuale ishte pjesë kryesore e sistemit osman të skllavërisë përgjatë gjithë historisë së këtij institucioni.[6][7]

Një anëtar i klasës së skllavit osman, i quajtur kul në turqisht , mund të arrinte një status të lartë. Rojet tredhura të haremit dhe jeniçerët janë disa nga pozicionet më të njohura që një skllav mund të mbante.[8]  Shumë zyrtarë vetë zotëronin një numër të madh skllevërish, edhe pse vetë Sulltani ishte në pronësi shumë më të madhe.

Skllavëria e hershme osmane

Në mesin e shekullit të 14-të, sulltan Murat Hani krijoi një ushtri skllevërish, të quajtur Kapëkullu . Forca e re u bazua në hakun e Sulltanit për një të pestën e plaçkës së luftës, të cilën ai e interpretoi për të përfshirë robërit e luftës. Skllevërit u konvertuan në Islam dhe u trajnuan për shërbimin personal të sulltanit. [nevojitet citimi] Sistemi i devshirmes mund të konsiderohet si një formë skllavërie, sepse sulltanët kishin fuqi absolute mbi ta. [9]

Skllevërit u tregtuan në pazare të veçanta të quajtura “Esir” ose “Yesir” që gjendeshin në shumicën e shehreve (qyteteve). Sulltan Mehmeti II krijoi pazarin e parë të skllevërve osmanë në Kostandinopojë në vitin 1460. Sipas Nicolas de Nicolay, kishte skllevër të të gjitha moshave dhe të dy gjinive, ata shfaqeshin lakuriq për t’u kontrolluar imtësisht nga blerësit e mundshëm – sidomos fëmijët dhe gratë e reja. [10]

Skllavëria osmane në Evropën Qendrore dhe Lindore

Një miniaturë osmane e cila tregon fëmijët e Ballkanit të marrë si ushtarë-skllevër

Në devshirme, që nënkupton “haraç në gjak” ose “mbledhjen e fëmijëve”, djemtë e rinj të krishterë nga Ballkani dhe Anatolia u morën nga shtëpitë dhe familjet e tyre, u konvertuan në Islam dhe u regjistruan në degën më të famshme të Kapikulit, jeniçerët, një klasë asqerësh të veçantë të ushtrisë osmane që u bë një fraksion vendimtar në pushtimet osmane të Evropës . [11] Shumica e komandantëve ushtarakë të forcave osmane, administratorë imperialë dhe sundues de facto të Perandorisë, si Sokollu Mehmed Pasha, u rekrutuan në këtë mënyrë.[12] [13] Deri në vitin 1609, forcat Kapıkulu të sulltanit u rritën në rreth 100,000. [14]

Një kronikë Hutterite raporton se në vitin 1605, gjatë Luftës së Gjatë Turke, rreth 240 Hutteritë u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në Hungari të Epërme nga ushtria turke osmane dhe aleatët e tyre tatarë pastaj u shitën në skllavëri otomane.[15][16]

Skllavëria e brendshme nuk ishte aq e zakonshme sa skllavëria ushtarake. Në bazë të një liste pasurish që u përkisnin anëtarëve të klasës sunduese të mbajtur në Edrene midis 1545 dhe 1659, u mblodhën të dhënat e mëposhtme: nga 93 prona, 41 kishin skllevër. Numri i përgjithshëm i skllevërve në pronat ishte 140; 54 femra dhe 86 meshkuj. 134 prej tyre mbanin emra myslimanë, 5 nuk ishin definuar dhe 1 ishte një grua e krishterë. Disa nga këta skllevër duket se janë punësuar në ferma. Përfundimisht, klasa në pushtet, për shkak të përdorimit të gjerë të skllevërve luftarakë dhe për shkak të kapacitetit të saj të lartë blerës, padyshim ishte grupi më i madh që mbajti tregun e skllevërve të gjallë në Perandorinë Osmane.

Skllavëria rurale ishte kryesisht fenomen endemik në rajonin e Kaukazit, i cili u përhap në Anadoll dhe në Rumeli pas migracionit çerkez më 1864.[17] Konfliktet shpesh u shfaqën brenda komunitetit të emigrantëve.[18]

Hanllëku e Krimesë mbajti një tregti masive të skllevërve me Perandorinë Osmane dhe Lindjen e Mesme deri në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë. Në një seri ekspeditash skllavëruese të njohura në mënyrë eufemiste si ” korrja e stepës”, tatarët e Krimesë robëruan fshatarët sllavë lindorë . Komonuelthi polak-lituanez dhe Rusia pësuan një seri pushtimesh tatariste, qëllimi i së cilës ishte të plaçkiteshin dhe të mblidhnin njerëz për t’i skllavëruar”.[19] Zona kufitare në juglindje ishte në një gjendje gjysmë të përhershme lufte deri në shekullin e 18-të. Është llogaritur se deri në 75% të popullsisë së Krimesë përbëhej nga skllevër ose skllevër të liruar.[20]

Çmimet dhe taksat

Një studim i pazarit të skllevërve të Kretës gjatë periudhës Osmane prodhon detaje rreth çmimeve të skllevërve. Faktorë të tillë si mosha, ngjyra e lëkurës, virgjëria etj. ndikuan dukshëm në çmime. Skllevërit më të shtrenjtë ishin ata midis moshës 10 dhe 35 vjeç, me çmimet më të larta për çupat e virgjëra evropiane të moshave 13-25 vjeç dhe çunat e rinj. Skllevërit më të lirë ishin ata me aftësi të kufizuara dhe të Afrikës sub-sahariane. Çmimet në Kretë shkonin në mes të 65 dhe 150 “esedi gurush”. Por edhe çmimet më të ulta ishin të përballueshme vetëm për personat me të ardhura të larta. Për shembull, në vitin 1717 një djalë 12-vjeçar me aftësi të kufizuara mendore u shit për 27 gurush, një shumë që mund të blinte në të njëjtin vit 462 462 kg (1,019 lb) 462 kg (1,019 lb) 462 kg (1,019 lb) 462 kg (1,019 lb) e mishit të qengjit, 933 933 kg (2,057 lb) 933 kg (2,057 lb) 933 kg (2,057 lb) 933 kg (2,057 lb) të bukës ose 1,385 1,385 L (366 US gal) 1,385 L (366 US gal) 1,385 L (366 US gal) 1,385 L (366 US gal) 1,385 L (366 US gal) 1,385 L (366 US gal) të qumështit. Në vitin 1671 një skllave femër u shit në Kretë për 350 guruşh , ndërsa në të njëjtën kohë vlera e një shtëpie të madhe me dy kate me një kopsht në Chania ishte 300 guruş  Kishte tatime të ndryshme për importin dhe shitjen e skllevërve. Një prej tyre ishte tatimi ” pençik ” ose ” penç-yek “, fjalë për fjalë do të thotë “një e pesta”. Osmanët ndoshta filluan të mbledhin pençik në kohën e Sulltan Muratit I (1362-1389). Pençiku u mblodh si në të holla ashtu edhe në natyrë, duke përfshirë edhe skllevërit. Taksat nuk u mblodhën në disa raste të robërve të luftës. Me robër lufte, skllevërve u është dhënë asqerëve dhe oficerëve si një motiv për të marrë pjesë në luftë.

Kapja e skllevërve të arratisur ishte detyrë e individëve të quajtur “javaxhinj “. Kushdo që gjente një skllav të arratisur, merrte një shpërblim të sihariqit nga javanxhiu dhe ky i fundit e merrte pagesën plus shpenzimet e tjera nga pronari i skllevërve. Skllevërit gjithashtu mund të merreshin me qira, të trashëgoheshin, të liheshin peng, të shkëmbeheshin ose të dhuroheshin. [21]

Ekspeditat skllavëruese Barbary

Për shekuj me radhë, anijet e mëdha në Mesdhe u mbështetën në skllevërit e galerave evropiane që furnizoheshin nga tregtarët osmanë dhe berberë të skllevërve. Qindra mijëra evropianë u kapën nga piratët Barbary dhe u shitën si skllevër në Afrikën e Veriut dhe në Perandorinë Osmane midis shekujve 16 dhe 19. [22] [23] Këto inkursione skllavëruese u kryen kryesisht nga arabët dhe berberët në vend të turqve osmanë. Sidoqoftë, gjatë kulmit të tregtisë së Barbary me skllevër në shekujt e 16-të dhe 17-të, shtetet Barbary iu nënshtruan juridiksionit osman dhe u sunduan nga pashallarë osmanë. Për më tepër, shumë skllevër të skllavëruar nga marinarët Barbary ishin shitur në lindje në territoret osmane para, gjatë dhe pas periudhës Barbare të sundimit osman. [24] [25]

Ilustrim i vitit 1815 i një kapiteni britanik të tronditur kur pa të krishterët duke punonuar si skllevër në Algjer .

Skllevërit  e zinj

Meqë kishte kufizime për skllavërimin e myslimanëve dhe të ” Njerëzve të Librit ” (hebrenjtë dhe të krishterët), zonat pagane në Afrikë ishin një burim i përhapur i skllevërve. Të njohur si Zanj ( njerëz të zinj,[26] ) këta skllevër kryesisht u morën nga rajoni i Liqeneve të mëdha të Afrikës, si dhe nga Afrika Qendrore.[27] Skllevërit e zinj ishin të punësuar në familje, në plantacione dhe në ushtri si ushtarë skllevër. Në përgjithësi ishin inferiorë ndaj skllevërve evropianë dhe të bardhë (kaukazianë).[28][29]

Një nga mënyrat e vetme për skllevërit e zinj për të shërbyer në rolet e rangut të lartë ishte të qenurit një nga eunukët afrikanë të pallatit sulltanor osman.[30] Ky pozicion është përdorur si një mjet politik nga Sulltan Murad III si një përpjekje për të destabilizuar Vezirin e Madh duke futur një burim tjetër pushteti në kryeqytet.[31]

Sot, mijëra turq afrikanë , pasardhës të skllevërve Zanj në Perandorinë Osmane, vazhdojnë të jetojnë në Turqinë e sotme. Mustafa Olpak, i cili është një Afro-Turk, themeloi organizatën e parë të njohur zyrtarisht të Afro-turqve, Shoqërinë Afrikane të Kulturës dhe Solidaritetit (Afrikalılar Kültür ve Dayanışma Derneği) në Ayvalık . Olpak pohon se rreth 2.000 afro-turq jetojnë në Turqinë moderne.[32][33]

Robëreshat e haremit të sulltanit

Një pikturë e shekullit të 18-të e haremit të Sulltan Ahmetit III , nga Jean Baptiste Vanmour .

Konubinat e Sulltanit Osman përbëheshin kryesisht nga skllevërit e blerë. Konkubinat e sulltanit ishin përgjithësisht me origjinë të krishterë. Nëna e një sulltani, ndonëse teknikishte skllave, mori titullin e fuqishëm të Valide Sulltan. Një shembull i dukshëm ishte Kösem Sultan, bija e një prifti grek, e cili do të dominonte Perandorinë Osmane gjatë dekadave të para të shekullit të 17-të. [34] Rokselana (gjithashtu e njohur si Hürrem Sultan ), një tjetër shembull, ishte gruaja e preferuar e Sulejmanit I . [35]

Skllavëria seksuale

Një fotografi e shekullit të 19-të e një Köçek-u, një djalosh skllav i veshur si femër, i cili nganjëherë përdorej për qëllime homoseksuale.

Çerkezet, sirianet dhe nubianet ishin tri racat kryesore të femrave të cilat shiteshin si skllave seksuale në Perandorinë Osmane. Vajzat çerkeze përshkruhen si të ndershme dhe me lëkurë të çelët, dhe skllavëroheshin shpesh nga Tatarët e Krimesë, pastaj shiteshin tek osmanët. Ato ishin më të shtrenjtat. Çmimi i tyre arrinte deri në 500 sterlina për copë dhe ishin më të preferuarat për turqit. Të dytat për kah popullariteti ishin gocat siriane, me sytë e tyre të errëta, flokë të errëta dhe lëkurë të lehta kafe. Ato vinin kryesisht nga rajonet bregdetare të Anadollit. Çmimi i tyre mund të arrinte deri në 30 sterlina. Ata u përshkruan si “figura të mira kur ishin të rinj”. Vajzat nubiane ishin më të lira dhe më pak të njohura, duke marrë deri në 20 paundë sterlina.

Përgjatë shekujve 18 dhe 19, skllavëria seksuale nuk ishte vetëm pjesë thelbësore e praktikës osmane, por një komponent vital i qeverisjes perandorake dhe riprodhimit social të elitës. Çunat gjithashtu mund të bëheshin skllevër seksualë, edhe pse zakonisht punonin në vende të tilla si hamamet dhe kafenetë. Ata bëheshin tellakë ( masazhistë), koqekë (valltarë të veshur si femra) ose sāqīs (derdhës të verës) për sa kohë që ishin të rinj dhe pa mjekër.[36]

Rënia dhe shuarja e skllavërisë osmane

Duke iu përgjigjur ndikimit dhe presionit të vendeve evropiane në shekullin e 19-të, Perandoria filloi të merrte hapa për të kufizuar tregtinë e skllevërve, e cila kishte qenë e lejuar nën ligjin osman që nga fillimi i perandorisë. Një nga fushatat e rëndësishme kundër skllavërisë osmane dhe tregtisë së skllevërve u zhvillua në Kaukaz nga autoritetet ruse.[37]

Janë nxjerrë një sërë dekretesh që kufizuan fillimisht skllavërinë e njerëzve të bardhë, dhe më pas atë të të gjitha racave dhe feve. Në vitin 1830, një firman i Sulltan Mahmudit II i dha liri skllevërve të bardhë. Në këtë kategori përfshiheshin edhe çerkezët, të cilët kishin zakon t’i shisnin fëmijët e tyre, grekët e rebeluar kundër Perandorisë më 1821 dhe disa të tjerë. [38] Në përpjekje të radhës për të çrrënjosur skllavërinë, në tetor 1854 u nxor një tjetër firman që shfuqizonte tregtinë e gjeorgjianëve dhe çerkezëve. [39]

Më vonë, trafikimi i skllevërve u ndalua në praktikë duke zbatuar kushte specifike të skllavërisë në sheriat , ligjin islam, edhe pse sheriati në princip lejon skllavërinë. Për shembull, sipas një dispozite, një person i kapur nuk mund të mbetej skllav nëse ishte mysliman para se të kapej. Për më tepër, ata nuk mund të kapeshin me ligj pa një deklaratë formale të luftës dhe vetëm Sulltani mund të bënte një deklaratë të tillë. Meqë sulltanët e fundit osmanë dëshironin të ndalonin skllavërinë, ata nuk autorizonin inkursione me qëllim të skllavërimit të njerëzve dhe në këtë mënyrë e bëri efektivisht të paligjshëme sigurimin e skllevërve të rinj, edhe pse ata që tashmë ishin në skllavëri mbetën skllevër.[40][41]

Turqit e rinj ndërmorën masa kundër skllavërisë në fillim të shekullit të 20-të.[42] Skllevërit personalë të sulltan Abdyl Hamidit II u liruan në vitin 1909, por pjesëtarët e dinastisë së tij u lejuan të mbajnë skllevërit e tyre. Mustafa Kemal Ataturku i dha fund skllavërisë në Republikën Turke, por në një mënyrë ambivalente. Turqia priti deri në vitin 1933 për të ratifikuar Konventën e Lidhjes së Kombeve të vitit 1926 mbi heqjen e skllavërisë. Shitjet ilegale të vajzave u raportuan në fillim të viteve 1930. Legjislacioni që ndalonte shprehimisht skllavërinë, u miratua në vitin 1964.[43]

Shënime

  1. ^ “Supply of Slaves”. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2017. Marrë më 16 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Spyropoulos Yannis, Slaves and freedmen in 17th- and early 18th-century Ottoman Crete, Turcica, 46, 2015, p. 181, 182.
  3. ^ Welcome to Encyclopædia Britannica’s Guide to Black History.
  4. ^ The Cambridge World History of Slavery: Volume 3, AD 1420–AD 1804
  5. ^ Eric Dursteler (2006). Venetians in Constantinople: Nation, Identity, and Coexistence in the Early Modern Mediterranean. JHU Press. fq. 72. ISBN 978-0-8018-8324-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Wolf Von Schierbrand (28 mars 1886). “Slaves sold to the Turk; How the vile traffic is still carried on in the East. Sights our correspondent saw for twenty dollars–in the house of a grand old Turk of a dealer” (PDF). The New York Times. Marrë më 19 janar 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Madeline C. Zilfi Women and slavery in the late Ottoman Empire Cambridge University Press, 2010
  8. ^ Fisher, A. (1980). Chattel slavery in the Ottoman empire. Slavery and Abolition, 1(1), 25-45.
  9. ^ “BBC – Religions – Islam: Slavery in Islam” (në anglishte britanike). Marrë më 2018-10-03.
  10. ^ (PDF). 11 janar 2012 https://web.archive.org/web/20120111084616/http://www.dlir.org/archive/archive/files/bogazici_1978_vol-6_p149-174_95c6548ada.pdf. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ “Janissary – Everything2.com”. www.everything2.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ “Lewis. Race and Slavery in the Middle East”. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2001. Marrë më 16 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ “Schonwalder.com”. schonwalder.com. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2006. Marrë më 16 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ “In the Service of the State and Military Class”. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2017. Marrë më 16 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ John A. Hostetler: Hutterite Society, Baltimore 1974, page 63.
  16. ^ Johannes Waldner: Das Klein-Geschichtsbuch der Hutterischen Brüder, Philadelphia, 1947, page 203.
  17. ^ “”Horrible Traffic in Circassian Women—Infanticide in Turkey,” New York Daily Times, August 6, 1856″. chnm.gmu.edu. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ “Osmanlı İmparatorluğu’nda Kölelik”. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2006. Marrë më 2007-10-30. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ “Avalanche Press”. www.avalanchepress.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ “Historical survey > Slave societies”. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ For slaves offered as gifts to the sultan and other high-rank officials, see Reindl-Kiel, Hedda. Power and Submission: Gifting at Royal Circumcision Festivals in the Ottoman Empire (16th-18th Centuries). Turcica, Vol.41, 2009, p. 53.
  22. ^ “When Europeans were slaves: Research suggests white slavery was much more common than previously believed“. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2011. Marrë më 16 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ “BBC – History – British History in depth: British Slaves on the Barbary Coast”. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Milton, G. (2005). White gold: the extraordinary story of Thomas Pellow and Islam’s one million white slaves. Macmillan.
  25. ^ Maddison, A. (2007). Contours of the world economy 1-2030 AD: Essays in macro-economic history. Oxford University Press.
  26. ^ Khalid, Abdallah (1977). The Liberation of Swahili from European Appropriation. East African Literature Bureau. fq. 38. Marrë më 10 qershor 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Tinker, Keith L. (2012). The African Diaspora to the Bahamas: The Story of the Migration of People of African Descent to the Bahamas. FriesenPress. fq. 9. ISBN 978-1460205549. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Zilfi, Madeline (22 mars 2010). Women and Slavery in the Late Ottoman Empire: The Design of Difference. Cambridge University Press. ISBN 9780521515832 – nëpërmjet Google Books. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Michael N.M., Kappler M. & Gavriel E. (eds.), Ottoman Cyprus, Otto Harrassowitz GmbH & Co., Wiesbaden, 2009, p. 168, 169.
  30. ^ Lewis, Bernard (1990). Race and Slavery in the Middle East: An Historical Enquiry. New York, New York: Oxford University Press. fq. 76. ISBN 978-0195053265. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Tezcan, Baki (2007). “Politics of early modern Ottoman historiography”. përmbledhur nga Aksan, Virginia; Goffman, Daniel (red.). The Early Modern Ottomans: Remapping the Empire. Cambridge: Cambridge University Press. fq. 177. ISBN 978-0521520850. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ “Afro-Turks meet to celebrate Obama inauguration”. Today’s Zaman. Todayszaman.com. 20 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 18 shkurt 2009. Marrë më 22 janar 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ “Esmeray: the untold story of an Afro-Turk music star”. The National. thenational.ae. 22 mars 2016. Marrë më 22 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ See generally Jay Winik (2007), The Great Upheaval.
  35. ^ “Ayşe Özakbaş, Hürrem Sultan, Tarih Dergisi, Sayı 36, 2000”. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2012. Marrë më 16 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ Madeline C. Zilfi Women and slavery in the late Ottoman Empire Cambridge University Press, 2010 p74-75, 115, 186-188, 191-192
  37. ^ L.Kurtynova-d’Herlugnan, The Tsar’s Abolitionists, Leiden, Brill, 2010
  38. ^ George Young, Turkey (27 tetor 2017). “Corps de droit ottoman: recueil des codes, lois, règlements, ordonnances et …”. The Clarendon Press – nëpërmjet Internet Archive. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Badem, C. (2017). The Ottoman Crimean War (1853-1856). Brill. p353-356
  40. ^ “Slavery in the Ottoman Empire”.
  41. ^ See also the seminal writing on the subject by Egyptian Ottoman Ahmad Shafiq Pasha, who wrote the highly influential book “L’Esclavage au Point de vue Musulman.” (“Slavery from a Muslim Perspective”).
  42. ^ Erdem, Y. Hakan (1996). Slavery in the Ottoman Empire and its Demise 1800-1909. MacMillan Press Ltd. fq. 149. ISBN 978-1-349-39557-6. Marrë më 19 tetor 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ W. G. Clarence-Smith, “Islam and the Abolition of Slavery”, C. Hurst & Co. Publishers, 2006, p.110

 

Dita e Evropës, 2024 dhe shqiptarët. Gëzuar ditën e bashkimit Evropë, qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë!

Nga: Frank Shkreli

Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit e të paqës, qoftë edhe pa Shqipëri e pa Shqiptarë në radhët tua, por me shpresën që në një të afërme jo të largët, të hapësh portat tua për shqiptarët, porta të cilat Gjergj Kastrioti -Skenderbeu i mbrojti nga hordhitë otomane në kohën e tij…

9 Maji, 2024, shënon Ditën e Evropës, përvjetorin e Deklartës Schuman (9 Maj, 1950), 74-vjet më parë, në bazë të cilës është themeluar Bashkimi Evropian (BE) – enti politik dhe ekonomik evropian që njohim sot.  Deklarata mban emrin e Robert Schuman, ish Ministrit të Jashtëm të Francës dhe ish-Presidentit të Parlamentit Evropian, në bazë të cilës, fillimisht, çoi në themelimin e një tregu të përbashkët për qymyrin dhe çelikun evropian me qëllim për të “bërë të pamundur luftën nga pikëpamja materiale”, por që më vonë e, gradualisht, kjo deklaratë çoi në një bashkim politik dhe ekonomik më të gjërë. Vendet themeluese të këtij enti të ri politik dhe ekonomik në kontinetin evropian ishin Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu dhe Holanda që vendosën themelet e para të një organizate evropiane për një paqë të qendrueshme dhe për një Evropë të bashkuar. Sot BE është një ent politiko-ekonomik prej 27 vendesh anëtare me privilegje dhe përgjegjësi, sipas traktave në fuqi për antarësim.

Gëzuar Ditën tënde të Bashkimit dhe Paqës, Evropë – qoftë edhe pa Shqipëri e pa shqiptarë, në radhët tua. 74-vjetori i Deklaratës së Schumanit, 9 Maj, 2024, për fat të keq, dhe për më shumë se një shekull tanimë, gjenë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët, ndonëse me dy shtete në Ballkan, gjithnjë të izoluar dhe të përjashtuar nga Evropa e Bashkuar.  Pothuaj, aq të izoluar e të përjashtuar nga Evropa ashtu si edhe 105-vjet më parë kur At Gjergj Fishta i Kombit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris (1919) iu ishte drejtuar para-ardhësve përfaqsues të shteteve evropiane — “Evropës së qytetnueme” — siç u është drejtuar ai atyre me pak ironi në fjalimin e tij klasik mbi të drejtat e mohuara të Kombit shqiptar.

Në Ditën e Evropës, 2024, po i kujtojmë “Evropës së Qytetënueme”, se 6 Maji shënoi ditëlindjen e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit -Skenderbe – “Mbrojtësi i Qytetërimit Evropian” – i këtij qytetërimi që shumica e shteteve evropiane gëzon sot, të bashkuar, të pavarur e të lirë, por pa bashkatdhetarët modernë të Gjergj Kastriotit -Skenderbe në mesin tuaj, si pjesëtarë të këtij bashkimi kombesh. “Mbrojtësit të Evropës”– bashkatdhetarët e të cilit i mbani, sot e kësaj dite, jashtë dhe të përjashtuar nga radhët e bashkimit tuaj.

Megjithëse kanë kaluar disa shekuj, ia vlen ndoshta që tu kujtojmë evropianëve modernë të qytetëruar, në këtë ditë kushtuar Ditës së Evropës, se ata e gëzojnë atë qytetërim sot, fal fitoreve të Kryetrimit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe kundër perandorisë osmane që synonte pushtimin e Evropës së asaj kohe – fitore të cilat kishin marrë namin anë e mbanë Evropës, duke e cilësuar Skenderbeun si “Mbrojtësi i Evropës”, por që sot janë pothuaj janë harruar nga evropianët modernë.

Mbrojtësi i Evropës. Me këtë emër, Evropa e njofti dhe e trajtoi gjatë historisë deri në ditë e sotëme nepërmjet qindra sh në gjuhët kryesore evropiane, poema, filma e monumente anë e mbanë kontinetit të vjetër.  Vetëm ditën e 6 majit, 2024, të pakën 5-6 monumente u ngritën anë e mbanë Evropës, nga Italia, në Gjakovë e deri në Hungari, në nder e kujtim të Gjergj Kastriotit, Mbrojtësit të Evropës dhe Prijsit të Shqiptarëve. “Fat i vetëm për çdo burr të madh lufte dhe i rrallë për burrat më të mëdhej të çdo kohe”, do të shprehej dikur, albanologu në zë, At Zef Valentini në një shkrim për famën e Gjergj Kastriotit në Evropë.

Urime pra, Evropë ditën tënde 2024, ditën e bashkimit e të paqës, qoftë edhe pa Shqipëri e pa Shqiptarë në radhët tua, por me shpresën që në një të afërme jo të largët, të hapësh portat tua për shqiptarët, porta të cilat Gjergj Kastrioti -Skenderbeu i mbrojti nga hordhitë otomane në kohën e tij. Hapi portat sot Evropë edhe për Shqipërinë, Kosovën e për Shqiptarët, “si një mundësi e meritim që shqiptarët të jenë element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme”, të Evropës. (Papa Pali i VI –1968).

Shqiptarët kanë dashur, historikisht dhe duan të jenë, aktualisht, pjesë e Evropës së bashkuar e të lirë, jo vetëm gjeografikisht, anëtarë të Bashkimit Evropian, pro-perëndimor me vlera, sjellje e kulturë, në shtëpinë e përbashkët të quajtur Evropë.

Evropa e bashkuar dhe e lirë, në këtë ditë, duhet të shfaq mirënjohjen e saj për fitoret e Gjergj Kastriotit – Skenderbe, për sakrificat e rënda të shqiptarëve gjatë historisë, në mbrojtje të dyerve të Evropës dhe qytetërimit evropian nga sulmet e herë-pas-hershme nga perandoria osmane.  Ndërsa, Gjergj Kastrioti-Skenderbe u tregon shqiptarëve udhën që ata duhet të ndjekin drejtë integrimit të tyre në Evropën e bashkuar e të lirë.

Poeti Shemsi Makolli flet në emisionin “Forum” të autores zvicerane Anne Fournier

Shemsi Makolli i njohur me vargjet e tij unike në frëngjisht dhe shqip, lindi më 18 prill të vitit1966 në Marec të komunës së Prishtinës (fshati pas vitit 1999 njihet edhe me emrin Merion)

Makolli shkollën 8-vjeçare e kreu në vendlindje, kurse atë të mesme në Prishtinë e Kastriot (ish-Obiliq) të Kosovës.

Shemsiu, qëkur ishte nxënës i këtyre shkollave u përkiste shoqërive letrare dhe artistike që vepronin në kuadër të këtyre institucioneve arsimore.

Në vitin 1986 pas përfundimit të mësimeve në shkollën e mesme me rezultat të shkëlqyer, dashuria për artin e vë në siklet s’e në çfarë fushe të studiojë.

Babai i tij Fejza, i lodhur dhe rraskapitur nga udhëtimi dhe puna e rëndë në minierën e Novobërdës, sot Artanës, nga dëshira që Shemsiu sa më shpejtë t’i dalë në ndihmë familjes i sugjeron që të studiojë në Shkollën e Lartë Teknike-drejtimi elektroteknikë, në Mitrovicë të Kosovës.

Meqenëse, Shemsiu kishte njohuri të përgjithshme në shkencat natyrore pahezituar përfill dëshirën e babait të tij. Ai si një i rinj entuziast dhe me vullnet të çeliktë studimeve u qaset seriozisht.

Kur, Shemsiun nga diplomimi e ndanin vetëm edhe dy provime Serbia, me tanke  e kërbaç e shuan Autonominë e Kosovës, duke i nxjerrë në rrugë mijëra  studentë dhe profesorë shqiptarë.

Makolli i dëshpëruar nga ky okupim barbar dhe i egër në agun e një mëngjesi të hershëm pranveror të vitit 1990, përgatit valixhen me pak plaçka dhe niset drejt Zvicrës.

I edukuar me dashurinë për punën edhe pse me një fillim aspak të lehtë vendos të studiojë gjuhën frënge moderne në Universitetin e Llozanës.

Meqë kishte bërë studime në elektronikë i ringjallet dëshira që ato t’i vazhdojë në mikroteknikë e menaxhment.

Me të fituar titullin specialist i standardeve  ISO-9001, punësohet në gjigantin e njohur  Hercagon Meterologie të Llozanës, ku ende vazhdon të punojë.

Paralelisht me punën ai  nuk lë anash pasionin e tij të hershëm për poezinë.

Me afinitet të dukshëm në të gjitha zhanret e letërsisë Makolli, do ta rrëfejë sagën e familjes së tij dhe dramën tragjike të shqiptarëve të Kosovës të pushtuar nga Serbia.

Liliane Perrine,gazetare, krijuese dhe editore, e njohur në Zvicër, e inspiruar nga rrëfimet e Makollit e shkroi librin “Un marié sans importance”

Parathënien e këtij libri e pati përgatitur Ismail  Kadare, kolos i letërsisë sonë dhe asaj botërore.

Me këtë rast Kadare pati thënë” Të shkruash roman për shqiptarët është një qasje (dukuri) e paparë deri me tani”

Ky libër në vitet 1994 dhe 1995, vlerësohet me çmime ndërkombëtare në Paris të Francës dhe Montreal të Kanadasë.

Makolli më 1995, përpara lexuesve frankofonë dhe shqiptarë vjen me përmbledhjen poetike “Ne pleur pas’’ (Mos qaj) botuar nga shtëpia botuese “Bastian” e LLozanës.

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur Bertil Galland, pas leximit të veprës së Makollit shprehet me fjalët:

“Shemsi Makolli, përveç që është poet është edhe muzikant i vërtetë i fjalëve. Ai nëpërmjet përvojës së tij personale me mjaft mjeshtëri arrin të pasqyrojë gjithë historinë e popullit të tij”.

Galland vlerësimin mbi veprën e Makollit e përfundon me fjalët: “Duke peshuar mirë fjalën time, lirisht mund të them që vargjet poetike të Makollit, mund të radhiten në mesin e vargjeve më të mira të lirikës evropiane të kohës sonë. (Gazeta “Nouveau Quotidien” 27 gusht 1995)

Poezia  “Frontière”- Kufiri e shkëputur nga ky libër i Makollit, është kompozuar dhe shndërruar në këngë.

Në vjeshtën e vitit 2016, ajo është kënduar nga Ansambli Vokal i Llozanës, nën dirigjimin e Orkestrës “Grand Eustache” në qytete të ndryshme të Zvicrës.

Kjo poezi e kthyer në këngë nga kjo trupë artistësh të mrekullueshëm zviceranë, është kënduar në gjuhën shqipe dhe ka impresionuar publikun zviceranë dhe atë shqiptarë.

Makolli në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar cilësi e jo sasi më 1997,e shkroi në frëngjisht dhe shqip komedinë teatrale “La belle vie”- “Jeta e bukur” botuar në Llozanë.

Ai, ndërkohë opusin e tij letrar e pasuroi edhe me poemën “Lahuta e këngëve të mia”- “La luth de mes chansons”

Makolli është autor edhe i librit “Pika që shpon gurin” botuar vetëm në gjuhën shqipe, nga shtëpia botuese ”Faik Konica” e Prishtinës, më 2016.

Edhe ky libër mirëpritet nga lexues e kritikë shqiptarë. Librin në fjalë e vlerëson lartë edhe poeti e kritiku i ynë i  mirënjohur Shefqet Dibrani. Ai në faqet e para të kësaj përmbledhje u bënë një analizë të gjitha poezive të përfshira brenda këtij libri.

Një vit më vonë Makolli duke i përpunuar mirë e mirë vargjet e tij, të reja i boton në frëngjisht-dhe shqip.

Libri titullohet “L’anatomie du Rêve” “Anatomia e ëndrrës” Botues i tij është “Editions de l’Aire” Vevey-Zvicër.

Vargjet e z. Makolli, kritikë dhe studiues të njohur të letërsisë në Zvicër dhe Francë, i klasifikojnë si vargje të lira që lindin si shprehje e nevojës së brendshme dhe strukturimit të përmbajtjes.

Makolli në vargjet e tij i përdor edhe figurat stilistike që në retorikën e vjetër janë konsideruar si stoli gjuhësore.

Derisa stilistika bashkëkohore përdorimin e dendur të tyre e konsideron si dëmtim të poezisë, Makolli, ato i vendos vetëm brenda tërësisë kuptimore dhe estetike.

Poezitë e Makollit për studim i kanë përzgjedhur edhe disa studentë të gjuhës dhe letërsisë frënge të Universitetit të Llozanës dhe Gjenevës.

Vargjet e tij që lexuesin e pushtojnë të terinë i gjejmë të prezantuara edhe në “Anthologie De La Poesie Suisse d’Aujourd’hui” ku janë të përfshirë 45 poetët më të mirë të Zvicrës.

Veç kësaj krijimtarisë së tij artistike dhe letrare i kanë bërë vështrime edhe gazetat me emër si, “Le Temps” e cila në rubrikën e saj speciale të kulturës prezanton krijuesit më të frytshëm në Zvicër dhe jashtë saj.

Makolli me sukses shkruan edhe tregime të përafërta me novelat.Një nga tregimet që me ëndje lexohet nga të gjithë është ai frëngjisht-shqip “Le pain du chateau”- “Buka e Kështjellës”

Makolli si krijues produktiv ka qenë mysafir edhe në shumë emisione Radio-televizive të Zvicrës dhe Francës.

Poashtu vargjet e tij i ka prezantuar edhe në panaire të ndryshme ndërkombëtare të librit.

Makolli është autor edhe i librave” Elégie d’automne “”Elegji vjeshte” botuar në frëngjisht më 2019,nga “Editions de l’Aire” Vevey – Zvicër.

E, njëjta shtëpi botuese në vitin 2022,duke e konsideruar  z.Makolli,si autor serioz e me vlera i boton librin “ Deesses profanes”-“Hyjnesha të përdhosura”

Ky libër i përshtatur dhe adaptuar vitin që shkoi është botuar edhe në gjuhën shqipe, nga shtëpia botuese “Faik Konica”e Prishtinës.

Librit ia shumëfishon vlerën një vështrim i thukët kritik i shkruar nga doajeni i publicistikës dhe gazetarisë zvicerane Bertil Galland, autor i mbi 18 veprave dhe romaneve të cilësuara si perla të letërsisë bashkëkohore.

Makolli, këtë libër me temë rrënqethëse ua kushton mbi 20mijë grave dhe vajzave shqiptare të Kosovës, të dhunuara  gjatë Luftë në Kosovë 1998-1999,nga grupe kriminelësh serbë të veshur me uniformën e policit dhe ushtarit.

Ky libër që flet për fatin tragjik të nënave dhe motrave tona është përzgjedhur në mesin e dhjetë librave më të mirë.

Shtjellimi me mjeshtri i temës ka bërë që libri të jetë në konkurrencë të ngushtë edhe për çmimin letrar ”Guillaume Apollanaire” që u dedikohet kryesisht krijueseve frankofonë.

Marie-Therese Boouchardy, poete dhe studiuese e historisë, kritikës dhe teorisë së letërsisë pas analizës së veprës së Makollit,në revistën “Revue Choisir” (Të zgjedhësh) shkruan: “Dhunimin si aktin më të rëndë të shoqëruar me rrezik të zhbërjes së popullit të tij, poeti kosovar, Shemsi Makolli,i mërguar në Llozanë të Zvicrës, e klith me tërë fuqinë e neverisë së tij nëpërmjet këtyre vargjeve therëse”

“Këto poezi të gdhendura në shpirtin e poetit, sikur shfaqin vdekjen e një universi dhe nxjerrin nga heshtja baladën e njëzetmijë femrave të dhunuara”

“Me fuqinë e tyre duhet të shqetësojnë netët tona të qeta, që të mos i fshehim këto humnera tmerri të grave të dhunuara e të fëmijëve të lindur nga ato akte makabër”.

“Ato meritojnë të mos fshihet ky realitet i rëndë.”

Makolli, duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar me këtë vepër tejet prekëse dhe të ndjeshme, gjatë këtyre ditëve ka qenë i ftuar në emisionin mjaft të dëgjuar “FORUM” të autores së njohur zvicerane, Anne Fournier.

Audio Player

Artikullit për ata që janë njohës të gjuhës frënge në shtojcë po ia bashkëngjisim edhe nyjën ku lexuesit mund ta gjejnë të plotë intervistën e zotit Shemsi Makolli, dhënë zonjës Anne Fournier ,me rastin e ditës  ndërkombëtare  të të pagjeturve.

Shpresojmë që Makolli me stilin e tij krijues krejt të veçantë nga të tjerët së shpejti do të na gëzojë edhe me ndonjë vepër tjetër.

Përkujtimi i ngjarjeve  historike obligim qytetar e institucional

Nail  Draga, Ulqin

Tema dhe dilema

Në vendet me kulturë demokratike përkujtimi i ngjarjeve historike si në nivel lokal e ate kombëtar, paraqet moment reflektimi për qytetarët  e mjedisit përkatës ku kontributin e tyre e japin individët, shoqëria civile e sidomos institucionet përkatëse lokale apo ato shtetërore,  ndërsa përjashtim bëjnë vendet e pakonsoliduara të cilat nuk janë të përkushtuara  ndaj ngjarjeve të tilla ku si rast tipik kemi mos shënimin e 79-vjetorit të Masakrës së Tivarit(1 prill 1945),  nga institucionet qeveritare  te Shqipërisë dhe te Kosovës  si dhe nga mediat,  veprim i cili nuk mund të arsyetohet me asgjë!

Sa herë vjen pranvera e sidomos  data 1 prill te shqiptarët, paraqet moment të veçantë emocional, sepse në këtë datë në vitin 1945, në Monopolin e Duhanit në Tivar ndodhi Masakra e Tivarit, ku janë  vra disa qindra shqiptarë nga Kosova, të cilët ishin mobilizuar nga Kosova, për të marrë pjesë në operacionet luftarake kundër nazisteve gjerman në perëndim të ish-Jugosllavisë. Ishte ky një mashtrim politik nga udhëheqesit jugosllav të cilët nga data 8 shkurt 1945 në Kosovë kishin vendosur administrimin ushtarak dhe si qellim kishin të spastronin Kosovën  nga shqiptarët të cilët mund të mobilizoheshin në luftë kundër tyre. Dhe nga mobilizimi i eshalonit të dytë i cili ka numruar 4700 vetë, me datën 26 mars ka udhëtuar  nga Prizreni-Kukësi-Vau i Dejës-Shkodër e deri në Tivar me datën 31 mars.

Në këtë rrugëtim shqiptarët ishin të pa armatosur, iu ngjasonin robërve të luftës, janë përcjellur  me roje  nga sllavët ndërsa duke ecur këmbë gjatë rrugës janë maltretuar, rrahur e vrarë, ku finalja ndodhi me 1 prill 1945,  pas një incidenti të ndodhur i vendosin në Monopolin e Duhanit në Tivar. Në këtë masakër kanë marrë pjesë  trupat e rregullta ushtarake të Brigadës së Dhjetë Malazeze të cilët kanë  gjuajtur  me të gjitha mjetet luftarake, ku kanë gjetur vdekjen qindra shqiptarë. Në lidhje me numrin e të vrarëve është dëshmuar se  minimalisht kanë humbur jetën  1560 vetë e ai numër mund të jetë më i lartë qe arrinë deri në 3764 persona. Një konstatim i tilllë e japin burimet e ndryshme të botuara për opinionin pas vitit 1990 dhe dëshmitarët okularë të cilët kanë pasur fatin të mbesin gjallë.

Pjesëmarrësit e Konferencës shkencore, të Monopoli i Duhanit në Tivar (31.3.2013)

Konferenca e parë shkencore

Për këtë tragjedi në kohën e monizmit nuk është guxuar të flitet as  të shkruhet se pasojat ishin të mëdha. Çdo informatë ishte në heshtje, sepse politika komuniste e kohës si mision kishte eliminimin e krimeve duke mos i publikuar ato, por  e vërteta nuk ka mundur të heshtet.

Vetëm pas rënies së monizmit, të mbijetuarit por edhe disa studiues kanë filluar të shkruajnë artikuj e botime të veçanta, e po ashtu janë përgatitur edhe emisione televizive.

Në lidhje me ketë ngjarje tragjike Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në Ulqin, më 30-31mars të vitit 2013, ka organizuar Konferencën shkencore ”Masakra e Tivarit-1945”, me pjesëmarrje të studiuesve  nga Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Pas prezantimit të kumtesave për këtë ngjarje(të cilat ende nuk janë botuar)  pjesëmarrësit më pas  kanë shkuar e vizituar vendin e krimit të Monopoli i Duhanit(31 mars). Ishte ky takimi i parë nga përfaqësuesit e një subjekti të shqiptarëve  ku kanë marrë pjesë edhe ish të mbijetuar e kësaj masakre nga Kosova, duke dëshmuar në mënyrë autentike përjetimet e kësaj tragjedie.

Memoriali-monument i kujtesës

Pasi në lidhje me këtë masakër, nuk ka asnjë të dhënë në vendin e ngjarjës,  duhet bërë çmos që në ketë vend të ngrihet një memorial i shkruar ne tre gjuhë kushtuar kësaj ngjarje tragjike. Një memorial i tillë duhet të jetë monument i kujtesës, për të kaluarën, tashmën dhe të ardhmën për të njohtuar opinionin e gjërë mbi ketë masakër që ka ndodhur në qytetin e Tivarit. Në rrethana të reja kur tash Kosova është shtet i pavarur i takon qeverisë së saj të inicojë një çështje të tillë me pushtetin në Malin e Zi.

Ngjarja tragjike e vitit 1945 nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi pushtetin aktual në Mal të Zi, por angazhimi ne drejtim të ndriçimit të kësaj masakre dhe të ballafaqimit më të shkuarën sepse edhe pas  79 viteve  nuk ka të dhëna ne lidhje me varret e viktimave të kësaj maskre.

Në rrethana të reja shoqërore  historia duhet të rishkruhet dhe të thuhet e vërteta për këtë tragjedi, duke eliminuar qasjen ideologjike qe janë te pranishme edhe në ditët tona. Në këtë aspekt është obligim profesional  të hulumtohen arkivat sekrete të UDB-ës jugosllave, për  të hequr  hipotekat nga e kaluara ideologjike, që do të jetë në favor të faktografisë shkencore si kudo në botën demokratike.

Botim me rastin e 75-vjetorit

Me rastin e 75-vjetorit të Masakrës së Tivarit(2020), autori i këtij shkrimi duke parë mos angazhimin e institucioneve si në Kosovë e Shqipëri, për të shënuar këtë jubile, me ndonjë sesion shkencor apo botim të veçantë, ka botuar librin “Masakra e Tivarit-gjenocid kundër shqiptarëve”, që paraqet një përmbledhje të artikujve  nga autor të ndryshëm për këtë masakër e cila ndodhi në vendin ku nuk kishte operacione luftarake, sepse të tillat këtu kishin përfunduar nga fundi i nëntorit 1944. Ishte ky një kontribut modest për të shënuar dhe përkujtuar opinionin për këtë masakër kundër shqiptarëve të Kosovës, ku përgjegjësi përveç pushtetit jugosllav  mban edhe pushteti i kohës në Shqipëri.

Leksion për shkollat fillore dhe të mesme

Nëse deri në viotin 1990, nëkohën e monizmit si në shqipëri dhe ish Jugosllavi përkujtimi i kësaj ngjarje tragjike kundër shqiptarëve ishte e ndaluar dhe me pasoja, pas këtij viti me miratimin e pluralizmit heshtja apo anashkalimi i Masakrës së Tivarit, nuk mund të arsyetohet më asgjë. Ajo duhet të jetë leksion i veçantë në tekstin shkollor në lëndën e histiorisë si për shkollat fillore dhe të mesme, duke qenë mesazh për kohën tonë dhe të ardhmën, për të kuptuar sfidat dhe mbijetesën e shqiptarëve në hapësirën e tyre etnogjeografike. Nëse ne kohën e monizmit për shkaqe jo vetëm ideologjike kjo masakër nuk është theksuar në tekstet shkollore tash në pluralizëm është obligim profesional, për të kuptuar krimet e pushtetit jugosllav kundër shqiptarëve! Sepse nxënësve duhet t`iu shpjegohet e vërteta, pa paragjykime, ku shkolla përkatësisht arsimi ka një mision të tillë.

Viti i ardhshëm është  80-vjetori i masakrës

Dhe në fund mbetet të shpresojmë se në vitin e ardhshëm ku do të jetë 80-vjetori i kësaj ngjarje tragjike institucionet qeveritare e ato shkencore si në Kosovë e Shqipëri do të angazhohen për  shënimin e këtij përvjetori  me ndonjë konferencë shkencore që do të ishte si homazh për të gjitha viktimat e kësaj masakre. Çdo hezitim në këtë drejtim nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët!

(Maj  2024)