Kreu Blog Faqe 812

Kush e ka pranuar publikisht se paguhet nga Serbia?

0
Nga: Lis Bukuroca

Koordinimi i strategjisë për dialogun Kosovë-Serbi nga O’Brien, një lajm i mirë !

0

Gani I. Mehmeti

Pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, tha se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, janë koordinuar për strategjitë për ta çuar përpara çështjen e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Ne u mësuam me fjalën apo shprehjen strategji, por nuk jemi të njohur me “strategjinë” në fjalë, sepse nuk kanë dhënë asnjë ide. Dhe, pa marrë strategjinë e tyre çfare e kanë menduar, një po e them: Nëse nuk merren masa ndaj cilitdo shtet që nuk e zbaton atë për çka janë[ marrë vesh, atëherë ajo strategji është e dështuar të jetësohet.

Janë dhënë opsione të ndryshme edhe deri sot, por nuk janë marrë me atë që ka refuzuar marrëveshjet për të cilat janë pajtuar. E, është e padrejtë, pse nuk e zbaton e respekton marrëveshjen njëra pale, të akuzohet e të dënohet pala tjetër.

Shkurt, nëse Kosova refuzon marrëveshjen, le të e akuzohet Kosova. Por, jo pse Marrëveshjen nuk e zbaton Serbia – të akuzohet Kosova! Kjo është një nxitje edhe më e amdhe e moszbatimit të marrëveshjes nga Serbia, kur për fajin e saj, akuzohet e dënohet Kosova.

Kësaj i thonë: Kur nuk ka çka i bën Gomarit – i sjell samarit! E, samari nuk kafaj i jori. Gomari është ai që ka fajin.

Escobari ishte edhe më parë i dërguari I SHBA për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, Lajçaku ashtu, ka katër vite. Mirëpo, duke ia dhënë krahun vazhdimisht Serbisë, mbetën në një vend, pa treguar asnjë rezulztat deri sot.

Escobari e Lajçaku asnjëherë nuk i thane troç Vuçiqit se Ksoova është shtet i pavarur dhe të mos mendojë, se më nuk është pjesë e Serbisë, nuk kërkuan asnjëri syresh njohjen e Kosovës shtet dhe në territorin ekzistues, se vtëm kështu do të vinte deri tek normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Strategjia duhet të jetë e qartë, e kuptueshme dhe më pastaj e pranueshme.

Të gjithë këta, madje nuk mbeti shtet pa kërkuar formimin e asociacionit të komunave me shumëcë serbe, ndërsa kurrë askush nuk ia përkujtoi draftstatutin e Ohrit 2023 ku kërkohet të mos e pengojë Serbia Kosovën në hyrjen e organizatave europiane e botërore, por kurrë askush nuk u mor me Vuçiqin, i cili nuk la gur pa lëvizur për të kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ndërhyrje që u dëgjua edhe nga Gjermania e Franca, të cilat sa ishin për PO, aq më shumë tani janë për JO!

Kështu, Kosova po dukt se është humbëse, por me mospranimin e asociacionit si kusht për KiE, është me vend, deri sa Serbia nuk pranon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

Prandaj, si strategji në të ardhmen me në krye edhe z. O’Brion, duhet të jenë parasysh të gjitha këto. Të shtohet presioni ndaj Serbisë, të zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes ë Ohrit e jo

vetëm ato që i konvenojnë e që i pranon Serbia. Kosova nuk e ka kundërshtuar zbatimin e saj, por ka kërkuar të zbatohet nga pika një, me radhë, deri në të fundit.

Me këtë strategji, do mund të ecej përpara.

Botimi i dytë në anglisht i librit “Receta pa komb” i Saimir Lolja

Saimir A. Lolja, The Nation-Free Recipe – How the Triple Entente served Comintern, 2nd ed., Austin Macauley Publishers, New York, 2024.  ISBN 978-1-6497973-4-6

www.amazon.com/Nation-Free-Recipe-Triple-Entente-Comintern/dp/1649797346/ref=sr_1_1?

Pse është i domosdoshëm të preket shpejt? Dhe rilexohet, sepse lexuesi tani përparon duke zbuluar çka akoma nuk thuhet, pasurohet në çfar dihet dhe lartësohet mbi çfar kuptohet. Brendia e tij shtrihet në Europë, Mesdhe, trojet shqiptare që nga fillimi i shekullit XX e deri tani. Ngjarjet, njerëzit në to, idetë, regjisorët janë të gjithë e të gjitha jo rastësi dhe të lidhura me një fill që vazhdon edhe tani.

Kur europianët po ndriçonin vetveten, Renes Descartes shkrojti në vitin 1637: “Cogito, ergo sum” (Jam kur mendoj). Që domethënë se çdokush dëshiron të jetë vetvetja. Prandaj ata që e lexojnë kalojnë para, ngjiten më lart dhe ndjehen më mirë.

Libri fillon me shkrimin “Universalizmi dhe Nacionalizmi” të Dhjetorit 1943 ku “…Komunisti kërkon: Hiq dorë nga vllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote.” Përgjigja që i jepet dhe të tjerat janë aty.

Në faqen tjetër është një pyetje që iu bë dy oficerëve britanikë në një fshat të Dibrës në Maj 1944: “Siç e dini, tre parti politike janë në Shqipëri: agjentët e Gjermanisë, agjentët e Rusisë dhe agjentët e Anglisë. Ajo është e kuptueshme, por ajo që asnjëri nga ne nuk e kupton është se përse agjentët e Rusisë paguhen me ar anglez”. Përgjigjen e jep ky libër pas 80 vitesh dhe e cila vlen për të kuptuar të tashmen dhe 130 e më shumë vitet e shkuara.. Dhe pak nga pyetjet e tjera të cilat përgjigjen, ndryshe nga si mendohet, në libër janë:

Trojet shqiptare në fillim-shekullin XX u krasitën deri në rrëzë. Pse e si, nga cilët?

Çfar ishin Lufta I Botërore dhe Lufta II Botërore?

Tre Jugosllavi (Serbi të Mëdha) u krijuan në shekullin XX. Pse e si, prej kujt?

Kënga e luftës së shenjtë sllave (Svyashchennaya Voyna) ose e xhihadit sllav këndohet akoma. Kur e ku?

I njëjti shi monedhash prej ari dhe ndihmash në armatime, stërvitje, ndërlidhje, organizime, veshje e ushqime ra gjatë Luftës II Botërore mbi Jugosllavi, Shqipëri dhe Greqi. Kujt, nga kush, pse?

Ku shkuan qindra ton ar i grabitur popullatës me dhunë e tortura në vitet 1945-1946?

Çfar ishte e ashtuquajtura Perdja e Hekurt pas Luftës II Botërore dhe zgjatim i kujt vije ishte?

Pse ndodhi çmenduria e viti 1997 në Shqipëri para luftës që i dha lirinë Dardanisë më 1998-1999?

Të vërteta absolute nuk ka dhe pyetja që i kumbon secilit është me mbetur mbrapa, anash dhe pa busull apo me qenë më afër të vërtetave dhe me busull të vajosur? Përgjigjen dhe energjinë e merrni kur preket ky libër tani; do të kënaqeni sepse do jeni të ndriçuar për të tashmen dhe të ardhmen

Mbrojtja e çështjes shqiptare ndër vite nga Edith Durham — Gjashtë letrat e autores britanike botuar në revistën “The Nation” më 1918, 1919, 1920 dhe 1921

Edith Durham (1863 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Maj 2024 

Revista britanike “The Nation” ka botuar, ndër vite (1918, 1919, 1920 dhe 1921), të paktën gjashtë letra të autores britanike Edith Durham, një pendë e fuqishme në mbrojtje të çështjes shqiptare në Perëndim, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Copëtimi i Shqipërisë

The Nation, e shtunë, 9 shkurt 1918, f.594 :

Zotëri, — Si dëshmi e mëtejshme e dallimit midis deklaratave publike të qeverisë sonë dhe akteve të saj sekrete, është me interes sa vijon. Në fillim të janarit, një ankth i konsiderueshëm u ngjall te shqiptarët dhe miqtë e tyre nga fakti se Kryeministri nuk i referohej kësaj çështjeje kur numëronte pretendimet e kombeve të tjera të vogla. Më pas i shkrova Ministrisë së Jashtme dhe mora përgjigjen e mëposhtme, të datës 16 janar : 

“Unë jam udhëzuar nga z. Sekretar Balfour që të pranoj, etj… dhe t’ju informoj se garancia e dhënë tashmë në lidhje me simpatinë me të cilën Qeveria e Madhërisë së Tij vlerëson aspiratat legjitime të popullit shqiptar, nuk ndryshohet nga fjalimi i Kryeministrit, i cili, në të vërtetë, e pranoi shprehimisht rëndësinë e bazimit të zgjidhjes së paqes në parimin e vetëvendosjes dhe pëlqimit të të qeverisurve.” E mora më 17. Më 18 u zbulua Traktati i fshehtë me Italinë, traktat të cilit, siç na thonë, qeveria synon t’i përmbahet. Mësojmë se qysh në prill të vitit 1915, ne u kishim premtuar sllavëve portin shqiptar të Meduas (Shëngjinit), duke e shkëputur kështu kryeqytetin shqiptar (Shkodrën, e cila ka 35 mijë shqiptarë) nga deti. Porti më i mirë i saj, Vlora, i është premtuar Italisë. Dhe shprehimisht parashikohet se Italia “nuk do t’i rezistojë dëshirës së mundshme të Francës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë për të shpërndarë pjesët veriore dhe jugore të Shqipërisë midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë”. Nëse do të lejohej krijimi i një shteti të pavarur të Shqipërisë, do të ishte “një shtet mysliman”. Mund të autorizohet “porti i Durrësit”. Ose mund të mos lejohet të ketë një port fare. 

Nëse, kur shkroi letrën e mësipërme, z. Sekretar Balfour nuk ishte në dijeni të ekzistencës së këtij traktati, gjithçka që mund të thuhet është se ai duhej të kishte qenë. 

Nëse ai është i vetëdijshëm për këtë — nëse ai e di se Qeveria e Madhërisë së Tij rezervon të drejtën për të asgjësuar rreth një milion njerëz si të ishin bagëti — atëherë kjo qeveri dënon veten. — E juaja, etj. 

Znj. Edith Durham

Shqipëria dhe Serbia

The Nation, e shtunë, 20 prill 1918, f.62 – 63 :

Zotëri, — Ekziston një pikë mbi të cilën Princi Lichnowsky sigurisht që gabon dhe të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje. Ai deklaron se Shqipërisë nuk i ishte dhënë liria. 

“Serbia do të ishte shtyrë përpara drejt bregdetit; atëherë do të ishte shmangur lufta e tanishme botërore.” Princi duhet të jetë krejtësisht i paditur si për gjeografinë ashtu edhe për etnografinë e zonës. 

Edhe me një Shqipëri të pavarur, nuk kishte asnjë arsye pse Serbia të mos arrinte detin. Ajo tashmë e kishte arritur atë, sepse kufijtë e saj tani ishin bashkuar me ato të Malit të Zi, dhe serbët dhe malazezët janë një popull. Me siguri Princi Lichnowsky nuk e imagjinon që Mali i Zi do ta mbyllte Serbinë nga deti ? Porti malazez i Antivarit është në çdo aspekt shumë më i lartë se çdo tjetër që serbët mund të fitonin në Shqipëri. Më tej, ndarja e Shqipërisë, siç propozoi ai, midis grekëve dhe serbëve, jo vetëm që të çonte drejt paqes, vetëm sa mund të kishte nxitur menjëherë luftën. A ka gjasa që dy milionë – të paktën – shqiptarë do t’i nënshtroheshin me lehtësi ndarjes mes atyre që ata i konsiderojnë si armiqtë e tyre më të këqij ? Ata jo vetëm që do të kishin rezistuar, por pa dyshim do të kishin gjetur një ose më shumë Fuqi për t’i ndihmuar në luftën e tyre për liri. 

Idetë e princit janë shumë të ngatërruara, sepse ai shprehet se “pjesa më e madhe e Shqipërisë së qytetëruar është greke”, një gabim i çuditshëm dhe vazhdon duke thënë: “Sot në Greqi grupe të tëra janë shqiptare”. Ai padyshim nuk e ka vizituar vendin. Ndjenjat e shqiptarëve grekë ilustrohen mirë nga fakti se kur, gjatë Luftës Ballkanike, grekët zbarkuan marinsat — të rekrutuar në kolonitë e tyre shqiptare — në brigjet e Shqipërisë së Jugut, këta marinsa, sapo u gjendën ballë për ballë me bashkënacionalistët e tyre, të braktisur menjëherë nga radhët greke. Vetëm në një pikë princi ka të drejtë, domethënë, zgjedhja e Princ Vidit ishte një gabim i madh. Do të kishte qenë e vështirë të gjeje një person më të paaftë dhe frikacak, siç e di nga përvoja personale. Por është urtësia e përbashkët e Fuqive të Mëdha dhe jo e shqiptarëve ajo që është përgjegjëse për këtë zgjedhje. 

Së fundi, a nuk provon Princi Lichnowsky me dëshirën e tij për të sakrifikuar një komb të tërë se ai dhe zotëria e tij perandorake i përkasin të dy një klase për të cilën qeniet njerëzore janë thjesht pengje për t’u përdorur në lojën perandorake, ku tufat e bagëtive mblidhen për t’u therur si shpërblim apo për t’u shitur bashkë me tokën ? — E juaja, etj., 

Znj. Edith Durham

Një popull martir

The Nation, e shtunë, 24 maj 1919, f.232 – 233 :

Zotëri, — Ne kemi dëgjuar shumë për mënyrën se si turqit u përpoqën të zhduknin racën armene. 

Ne kemi dëgjuar pak për përpjekjet për të zhdukur një racë shumë më afër nesh. Rrëfimi i mëposhtëm më ka ardhur së fundi nga Shkodra, kryeqyteti i Shqipërisë së Veriut, për ngjarjet e fundit në Guci, Plavë dhe rrethinat e saj. 

Ne kemi folur për disa vite për të drejtën e vetëvendosjes si për kombet e vogla, ashtu edhe për ato të mëdha. Ne kemi deklaruar madje se po bënim luftë për të arritur këtë qëllim. Megjithatë, kur një racë thërret vazhdimisht, ne mbyllim veshët ndaj thirrjes së saj. Ndoshta asnjë cep i Evropës nuk e ka shprehur dëshirën e saj më fort se Shqipëria e Veriut. 

Në vitin 1878, kur Traktati i Berlinit i dha Malit të Zi qarkun e Gucisë, kjo e fundit rezistoi aq ashpër sa që fuqitë u detyruan të dorëzoheshin dhe ta zëvendësonin me Ulqinin (një qytet tjetër shqiptar), gjë që e arritën falë një demonstrate detare. Gucia dhe rrethina e saj u shpëtuan në atë kohë. 

Në vitin 1913, Fuqitë ia dhanë për herë të dytë Malit të Zi, banorët e Gucisë rezistuan ashpër si kurrë më parë. Kësaj radhe malazezët duke u pajisur me armatim dhe artileri moderne e pushtuan vendin me dhunë dhe kryen çdo lloj mizorie. Shumë prej banorëve u masakruan. Shumë prej tyre iu dha zgjedhja e pagëzimit në Kishën Ortodokse ose vdekja. Disa u arratisën në malet shqiptare dhe mbetën të strehuar atje. Në atë kohë unë ekzaminova shumë nga këta refugjatë dhe u binda për vërtetësinë e raporteve të tyre, të cilat, për më tepër, u konfirmuan nga vetë malazezët, të cilët mburreshin lirisht me qëllimin e tyre për të zhdukur popullsinë vendase, duke thënë se kjo do të thjeshtonte çështjen racore dhe fetare. 

Gjatë luftës botërore, banorët e Gucisë u kthyen sërish në tokat e tyre. Ata, si të gjithë shqiptarët, kanë besuar shumë në premtimet e Amerikës dhe Anglisë për të marrë në konsideratë dëshirat e popullatës gjatë përcaktimit të kufijve. Ata kanë treguar mjaftueshëm se cila është dëshira e tyre. 

Në janar të këtij viti, serbët, megjithë armëpushimin, gjatë të cilit supozohej se çështjet racore ishin pezull, grumbulluan forca të mëdha pranë qytetit. Kryetari i Bashkisë shkoi menjëherë në Shkodër për të kërkuar mbrojtje. Gjenerali Franchet l’Esperey e siguroi atë se serbët nuk do të lejoheshin të sulmonin. 

Më 15 shkurt 1919, serbët dërguan një Parlamentar në Guci dhe deklaruan se do të bënin një “hyrje paqësore”. Dhe mëngjesin tjetër filloi një bombardim i fortë që zgjati tre orë. Ata e morën me forcë vendin, duke përdorur granata dore, sipas përshkrimeve të refugjatëve, madje edhe në grupe fëmijësh. 

Raportohet se serbët deklarojnë se sulmin e kanë nisur banorët e Gucisë. Kjo duket qartë e kundërshtuar nga faktet (1) se banorët e Gucisë, duke mos pasur as artileri dhe as bomba, e dinin se ishin në një pozicion të pafuqishëm; (2) ata kishin pasur një përvojë të tillë të mëparshme të metodave serbe dhe i kishin bërë thirrje forcave aleate për mbrojtje. (3) Nëse do të kishin synuar të sulmonin, ata, në përputhje me praktikën e zakonshme, fillimisht do ta çonin popullsinë joluftarake në një vend të sigurt. Siç ka ndodhur, të moshuarit dhe gratë dhe fëmijët raportohet se kanë vuajtur rëndë. 

Se serbët kishin diçka për të fshehur, duket se vërtetohet edhe nga fakti se ata arrestuan dhe ofenduan një oficer britanik që shkoi atje për të hetuar disa ditë më vonë, ata arrestuan edhe përkthyesin e tij vendas, i cili kishte veshur kaki britanike. Oficeri i policisë u lirua më pas. Për momentin nuk ka asnjë lajm në lidhje me përkthyesin fatkeq. Gjithsesi, kjo është historia e zakonshme në Shkodër dhe nuk i shton asgjë reputacionit tonë. 

Rreth dy mijë refugjatë nga Gucia arritën në Shkodër, por pas disa javësh u urdhëruan nga gjenerali francez në komandë, të kthehen. Këtë gjë ata kishin frikë ta bënin pa e ditur se çfarë masash do të merreshin për mbrojtjen e tyre. Meqenëse nuk morën përgjigje për këtë pyetje, ata pranuan ofertën italiane për strehim dhe aktualisht janë kampuar pranë Obotit. Meqenëse rajoni është i prekur nga malaria, shumë pa dyshim do të vdesin gjatë verës. 

A e kanë vërtetuar mjaftueshëm këta njerëz dëshirën për bashkim me Shqipërinë apo jo ? 

A i kemi ngjallur shpresat me premtimet tona për vetëvendosje vetëm për t’i thyer ata ? Dyzet vjet protesta, që nga viti 1878, nuk mjaftojnë për të bindur ? A duam të jemi dëshmitarë të zhdukjes së racës shqiptare ? Serbët tani kanë grumbulluar trupat e tyre dhe kërcënojnë Shkodrën. Çfarë masash do të marrim për të shpëtuar shkodranët që të mos kenë të njëjtin fat si banorët e Gucisë, si dhe atyre të Pejës, Gjakovës dhe shumë fshatrave të tjera shqiptare ? — E juaja, etj., 

Znj. Edith Durham

Gjendja kritike e Shqipërisë

The Nation, e shtunë, 27 shtator 1919, f.765 – 766 :

Zotëri, — Sapo kemi marrë rrëfimin e mëposhtëm për gjendjen e Shqipërisë së Veriut, në të cilën Italia dhe Serbia po përpiqen të marrin, politikisht, epërsinë, në acarim dhe dëm të madh të popullsisë vendase, të cilët bëjnë thirrje për “fair-play”. 

“Çfarë mund të bëjmë ?” thotë dokumenti i cili mban shumë firma të rëndësishme. “Ndonjëherë ndihemi pothuajse të paralizuar dhe të mbytur nga ankthi. (1) Serbët vazhdimisht e zgjerojnë zonën e tyre të pushtimit. (2) Italianët e favorizojnë këtë lëvizje në mënyrë të tërthortë dhe synojnë goditje vdekjeprurëse për veprimtarinë tonë patriotike, për lirinë tonë dhe për integritetin tonë territorial. 

(3) Ambiciet e serbëve dhe intrigat e Italisë e kanë shndërruar Atdheun tonë të lumtur në një fushë antagonizmi politik siç u krijua në 1914 dhe e bëjnë pozicionin tonë të patolerueshëm. 

“Serbët vazhdojnë të pushtojnë pikat më të forta strategjike në tokën tonë me pretendimin e ndalimit të ekspansionit italian dhe italianët kanë shtrirë trupat e tyre nga Dibra në Pukë e Kastrat me pretendimin se ndalojnë përparimin e serbëve. Xhandarmëria jonë përballë këtij pushtimi të dyfishtë është mes çekiçit dhe kudhrës. 

“Për më tepër, njerëzit tanë nuk janë më të sigurt, as në biznesin e tyre privat, nga ndërhyrja e autoriteteve ushtarake, serbe dhe italiane. Dhe oficerët e tyre janë krejtësisht të paditur për psikologjinë e popullit tonë dhe për zakonet e tyre. Kjo situatë e mjerueshme ka shkaktuar një emocion të madh ndaj Italisë. Kështu po sillen serbët në Kosovë. Ata kanë burgosur 800 shqiptarë të Prizrenit, 300 të Tetovës dhe 700 të Prishtinës. Ata po i detyrojnë shqiptarët nga nëntëmbëdhjetë deri në tridhjetë vjeç të shërbejnë në ushtrinë e tyre. Ata ua kanë konfiskuar tokat fisnikëve shqiptarë dhe ua kanë dhënë serbëve. Në shumë vende kanë ndodhur vrasje të pabesa.” 

Në Tiranë u organizua një takim nga shqiptarët për të protestuar kundër sjelljes së serbëve në Kosovë dhe kundër dështimit të Italisë për të evakuuar Vlorën. Italia dhe Serbia e kanë bërë Shqipërinë fushë beteje. “Italianët, që nga ardhja e tyre në Shqipëri, kanë vazhduar të rrisin numrin e agjentëve të tyre dhe të përpiqen të mbjellin rrëmujë mes shqiptarëve duke nxitur dallimet fetare, politike, madje edhe private. Në rrethet e Pejes, Gjakovës dhe Prizrenit, serbët ua morën bejlerëve dhe pronarëve të tjerë të tokave misrin dhe u lanë mezi sa për t’i mbrojtur nga uria.” 

“Politika aktuale e Italisë mund të çojë në copëtimin e Shqipërisë dhe të shkaktojë telashe shumë serioze. Sjellja e serbëve është e tillë që do të çojë në zjarr dhe gjakderdhje. Nuk mund të besojmë se Europa do të kryejë krimin e krijimit të një Polonie të dytë në Ballkan pikërisht në momentin kur, me sakrifica të mëdha, ajo ka riparuar krimin e saj të shekullit të tetëmbëdhjetë. Ne jemi thellësisht të bindur se Britania e Madhe nuk mund të lejojë një zgjidhje kaq katastrofike. 

Sepse ne e dimë se deri më sot kombi britanik ka mbrojtur me bujari kauzën e drejtë të një populli që kërkon vetëm të lejohet të jetojë dhe të zhvillohet lirshëm.” 

Ky është padyshim një rast për Lidhjen e Kombeve. Pavarësia e Shqipërisë iu garantua asaj nga Fuqitë në vitin 1913, dhe duke kërkuar që kjo pavarësi të respektohej, ajo nuk kërkon më shumë se Belgjika dhe ka të njëjtën të drejtë për njohje dhe dëmshpërblim. — E juaja, etj. 

Znj. Edith Durham,

Sekretare nderi e Shoqërisë Anglo-Shqiptare.

71, Belsize Park Gardens, N.W. 3.

23 shtator 1919.

Shqipëria

The Nation, e shtunë, 3 korrik 1920, f.434 :

Zotëri, — Për shkak se e gjithë Shqipëria, së cilës në 1913 iu premtua pavarësia nga Fuqitë e Mëdha, tani po lufton për ta marrë atë, shqiptarët cilësohen si “rebelë”. Shkurtimisht situata është kjo. Kur u shpall armëpushimi, shqiptarët, të cilët nuk ishin armiqtë tanë, natyrshëm prisnin që toka e tyre, e cila ishte pushtuar nga të paktën shtatë ushtri gjatë luftës, do të zbrazej dhe do t’u lejohej të fillonin organizimin e saj. Në vend të kësaj, kishte një garë ushtrish aleate, secila duke u përpjekur të “mbushte pretendimet” në përmbushje të Traktatit të poshtër sekret të vitit 1915. Franca dhe Serbia garuan me Italinë. Ushtritë franceze, italiane dhe serbe pushtuan “zona” të ndryshme, secila duke protestuar se po e pengonte tjetrën të shkelte dhe secila po përpiqej të ngacmonte, korruptonte ose terrorizonte shqiptarët për të luajtur në anën e saj. Shqiptarët trajtoheshin shumë shpesh si një racë e pushtuar dhe u rekuizoheshin shtëpitë dhe furnizimet. Botës iu tha se shqiptarët ishin të paaftë për të organizuar një qeveri dhe ata që pushtuan tokën e tyre vendosën çdo pengesë të mundshme në rrugën e formimit të tyre. Fuqitë kishin zgjedhur si përfaqësues të Shqipërisë njeriun më të urryer në vend, Esad Pashën, dhe vetëm me shumë vështirësi iu lejua Shqipërisë të dërgonte delegatë të vërtetë në Konferencën e Paqes, të cilët kishin akoma më shumë vështirësi për të marrë një dëgjim. 

Fuqitë bënë veshin e shurdhur dhe synuan të bënin copëtimin e Shqipërisë. Me një durim të lavdërueshëm shqiptarët kanë pritur derisa të humbasin çdo shpresë për drejtësi. Më pas, në janar të vitit 1920, përballë shumë kundërshtimeve nga ana e Fuqive pushtuese, shqiptarët sajuan një zgjedhje të përgjithshme në të gjithë tokën. Kryetarët u takuan dhe zgjodhën një përfaqësues lokal. Këta, nga ana e tyre, zgjodhën delegatë që u mblodhën në Lushnje dhe zgjodhën një qeveri që përfaqëson të gjitha pjesët dhe të gjitha fetë. U bë një betim i përgjithshëm për paqe dhe të gjitha dallimet u fundosën. Fuqitë refuzuan ta njihnin këtë qeveri dhe delegatët e saj, njëri prej të cilëve ishte peshkopi i Lezhës, nuk u njohën shumë kur erdhën të luteshin për kombin e tyre. 

Armiqtë e Shqipërisë u përpoqën të rrëzonin qeverinë e Lushnjes. Esad Pasha, mjeti i tyre me rrogë të lartë, nuk guxoi të shkonte vetë pasi e dinte se cili do të ishte fati i tij. Njeriu që kishte shitur atdheun e tij e dinte çmimin që do të duhej të paguante dhe tani e ka paguar. Osman Bali, një nga shërbëtorët e tij, u dërgua dhe menjëherë u shfaqën njoftime në shtyp se Shqipëria ishte revoltuar dhe përmbysi qeverinë e Lushnjes. Në vend të kësaj, qeveria e Lushnjes intervistoi Osmanin dhe e bindi të mos luftonte kundër atdheut të tij. Qeveria e Lushnjes u forcua. 

Ndërkohë Britania e Madhe tërhoqi të dy përfaqësuesit e saj dhe në përgjigje të të gjitha pyetjeve në Dhomën e Komunave përgjigja është “Nuk kemi asnjë informacion zyrtar.” Ata të cilëve u ishin premtuar pjesë të Shqipërisë ishin, pra, kishin lirinë t’i merrnin nëse ata mundën pa dëshmitarë të papërshtatshëm që të shikonin. Dy përfaqësuesit e Britanisë së Madhe ishin të dy miq të Shqipërisë dhe informacioni zyrtar mund të kishte qenë i sikletshëm. 

Në simptomat e para që Shqipëria ishte e vendosur dhe e bashkuar, Italia pushtoi Durrësin dhe doganën e tij, duke shpresuar kështu, siç duket, t’i privonte Qeverisë së Lushnjes një burim të ardhurash. Vendi pranoi menjëherë një kredi të madhe. 

Tani Shqipëria po lufton për jetën e saj. Një komb i tërë i bashkuar kërkon simpati në drejtësinë e kauzës së tij. Asnjë korrespondent i huaj nuk lejohet të shkojë në Shqipëri. Vetëm me shumë vështirësi mund të dalë ndonjë lajm. Një pjesë e madhe e popullsisë së Vlorës, mësojmë nga burimet italiane, është deportuar nga italianët në ishullin e Sazanit, një ishull ku ka pak ujë dhe pothuajse nuk ka shtëpi. Gjëja është e përbindshme. Vlora, porti më i mirë i Shqipërisë, është i shenjtë për shqiptarët si qyteti ku ata shpallën pavarësinë. Ata i lejuan italianët të zbarkonin atje në 1914 duke besuar se ishte vetëm një masë e përkohshme lufte. Ata kurrë nuk kanë pranuar ta japin atë. Tani qyteti i tyre është i bombarduar, njerëzit e tyre të shquar janë dëbuar. Këtu po përsëriten tiparet më të këqija të pushtimit gjerman të Belgjikës. Arsyetimi i kërkuar nga Italia për aneksimin e Vlorës është ai i Gjermanisë kur ajo hyri në Belgjikë, “domosdoshmëri strategjike”. 

Anglezët që dhanë ndihmën dhe simpatinë e tyre për ringjalljen italiane, për kryengritjen greke në 1820 dhe 1897, për luftën për liri të udhëhequr nga serbët dhe bullgarët, tani me të drejtë nuk mund të refuzojnë të mbështesin Shqipërinë dhe ta ndihmojë atë të formulojë një plan me anë të të cilit mund të arrijë pavarësinë e saj të kërkuar prej kohësh dhe në të njëjtën kohë një modus vivendi falë të cilit Italia do të jetë në gjendje të dalë me nder nga kjo luftë e padenjë. — E juaja, etj.

Znj. Edith Durham

Dëbimet shqiptare

The Nation, e shtunë, 4 qershor 1921, f.361 :

Zotëri, — Shqipëria — pas shtatë vitesh mungesë — është një tokë e re pothuajse për mua. Përkundër shtatë viteve të luftës dhe pushtimit të huaj, shpirti i pavarur i njerëzve u ka mundësuar atyre të bëjnë më shumë në drejtim të formimit të një kombi nga sa prisnin disa prej nesh. Kujtojmë ditët kur asnjë shkollë shqipe nuk mund të ekzistonte pa mbrojtje të huaj dhe kur të gjitha të tilla drejtoheshin nga fuqitë e interesuara për të arritur qëllimet e tyre. Shqipëria e Lirë ka hapur tashmë 528 shkolla për fëmijë dhe disa shkolla të mbrëmjes, në të cilat të rriturit po mësojnë me padurim. Qetësia e përsosur mbretëron në tokë. Është organizuar një xhandarmëri e zgjuar. Rrugët janë pastruar dhe nevoja për shtëpi është po aq e madhe sa në Angli. Por ndërtimi po vazhdon më energjikisht. Të gjitha duken shpresëdhënëse. Por ka një pikë shumë të zezë. Pothuajse menjëherë pas armëpushimit trupat serbe hynë dhe pushtuan një pjesë të madhe të territorit shqiptar — kryesisht atë të fisit të Lumës — brenda kufijve të përcaktuar nga Fuqitë në 1913. Ky rreth është i banuar vetëm nga shqiptarët. Shumë u larguan menjëherë në Shqipëri, me shpresën për të marrë ndihmë, duke shpresuar gjithashtu se Fuqitë do të urdhëronin shpejt evakuimin e tokës së pushtuar në këtë mënyrë. Serbët, megjithatë, kanë mbetur atje dhe kanë djegur shumë fshatra. Së fundmi ata dhanë urdhër që të gjithë shqiptarët e rrethit që ishin larguar të kthehen menjëherë në fshatrat e tyre. Shqiptarët, nga frika e tradhtisë dhe gjithashtu të pavullnetshëm për të jetuar nën sundimin serb, refuzuan ta bëjnë këtë. Serbët tani kanë filluar të ndëshkojnë familjet e pafajshme të këtyre njerëzve duke i larguar me forcë nga shtëpitë e tyre dhe duke i transportuar në Serbi. 

Refugjatët nga rrethi vijnë dhe raportojnë detaje. Në këto rrethana nuk mund t’ju kërkoj të publikoni emra, pasi kjo mund të sjellë shtypje të mëtejshme. Por unë kam emrat e gjashtë familjeve dhe të fshatrave nga të cilët janë larguar kohët e fundit. 

Ata bëjnë thirrje urgjente për ndihmë dhe simpati. Toka e tyre është aneksuar me forcë edhe pse i është dhënë Shqipërisë nga Fuqitë. Kjo është mjaft e vështirë. Por nëse detyrohen të qëndrojnë në Serbi, i tremben sllavizimit të fëmijëve të tyre, sepse në Serbi ende nuk është themeluar asnjë shkollë shqipe. 

Kërkesa e tyre është shumë modeste — domethënë që të respektohet kufiri i përcaktuar në vitin 1913 dhe t’u rikthehet atdheu i tyre. — E juaja, etj.,

Znj. Edith Durham

Tiranë, Shqipëri, 6 maj 1921.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/mbrojtja-e-ceshtjes-shqiptare-nder-vite-nga-edith-durham-gjashte-letrat-e-autores-britanike-botuar-ne-revisten-the-nation-me-1918-1919-1920-dhe-1921/.

Harmonizimi i mendjes me shpirtin!

0

Florim Zeqa

Fjala e dalë nga goja e shpërfaqë shpirtin e njeriut nga brenda. Asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë ta nxjerrësh fjalën që ta thot zemra, pasi duhet peshuar mirë fjalën nga mendja. Fjala e mendjes dhe pendes së mprehtë e syrgjynos shpirtin e njeriut të ligë. Thënja e së vërtetës të ndihmon të përballesh me akuzat e gënjeshtarëve. Ai që s’e thotë të vërtetën është djall dhe hipokrit i madh.

Ja vlen të rrezikohet për të vërtetën

Andaj, çdo herë, para se ta them të vërtetën, bëhem gati t’i përballoj akuzat e gënjeshtarëve, mashtruesve dhe hipokritëve, për shkak se thënja e së vërtetës e ngrit rrezikun e jetës! Në ditët e sotme thënja e së vërtetës është e barabart me akt revolucionar.

Në momentin që e thua të vërtetën, për një minutë të bëhen një qind e një mirë armiq, ndërsa nëse ua kamuflon të vërtetën dhe ua prezanton çfarë atyre ju pëlqen atëherë brenda një kohe relativisht të shkurtër ke për të ofruar rreth vetes shumë “miq”, ku të njëjtëve pas tre ditve nëse ua thua përseri të vërtetën lakuriqe, të sulmojnë me sharje dhe fyerje më ç’njerëzore!

Për këtë arsye, asnjëherë nuk i mbajë ngat zemrës çfarë thonë të tjerët, por jam i vemëndshëm çfarë u themë paraprakisht unë atyre.

Ndjenja e brendshme apo gjendja shpirtërore të ofron besueshmëri, qëndrueshmëri dhe këmbëngulësi në tejkalimin e situatave konfliktuoze. Vetëbesimi është themeli i të gjitha arritjeve në jetë dhe forca për tejkalimin e vështirësive është tek gjendja shpirtërore.

Meditimi është mënyra më e mirë për të shmangur mendimet negative dhe për të mbushur mendjen tuaj me pozitivitet dhe kënaqësi shpirtërore.

Mos hezitoni ta thuani të vërtetën pavarësisht konseguencave, pasi vetëm e vërteta e sjellë në të mirën. Njeriu duhet të vazhdojë të thotë të vërtetën dhe ta dëshmoj vërtetësinë e fjalës së vet, në të kundërtën bie në nivelin e gënjeshtarëve.

Kur fjala e njeriut përputhet me atë që ka në zemër, atëherë ajo e tregon kthjelltësinë e mendjes dhe shpirtit. Thënia e së vërtetës është instrumenti dhe argumenti më i mirë për të ndërtuar ardhmërinë e gjeneratave të reja, kurse gënjeshtra është mohim i së vërtetës dhe mjegullim i së ardhmes së shumë gjeneratave.

Durimi është aftësia e pritjes pa u mërzitur, pa u lodhur dhe pa u lakuar, është ruajtja e qetësisë shpirtërore në momentin kur ballafaqohemi me vështirësi. Durimi është virtyt i lartë i njeriut të vendosur, është një forcë e brendshme shpirtërore që e përgatit njeriun për tejkalimin e të gjitha sfidave jetësore.

Si u kapën dy drejtuesit e Xhihadit në Shqipëri në vitin 2008

0

Nga Artan Hoxha

Xhihadi islamik në Shqipëri

E premte, 25.01.2008, 12:42 AM

Emisioni investigativ i NEWS 24, “Xhungël”, në pjesën e tretë për Xhihadin Islamik Egjiptian solli dëshmi dhe fakte që hodhën dritë mbi operacionin e shërbimeve sekrete amerikane (CIA), egjiptiane (Mukhabarati) dhe shqiptare (SHIK) në verën e vitit 1998. Ish-drejtues të lartë të SHIK-ut dhe policisë treguan detaje mbi bashkëpunimin me agjentët e shërbimeve sekrete të disa vendeve të huaja, në atë që njihet si operacioni më i suksesshëm i CIA-s, në luftën kundër terrorizmit islamik deri më 11 shtator 2001.

Xhihadi

“Xhihadi Islamik Egjiptian, një nga organizatat terroriste më të njohura në fundshekullin e kaluar, ia kishte dalë mbanë të vendoste një celulë të vetën në Shqipëri. Celula e Tiranës vlerësohej si një nga komitetet më të rëndësishme të Xhihadit. Në të bënin pjesë disa nga eksponentët e njohur të organizatës, të cilët ishin kamufluar nën petkun e misionarëve dhe bamirësve myslimanë të ardhur nga bota arabe. Aktiviteti i Xhihadit Islamik Egjiptian nisi qysh në fillim të vitit 1970, si një lëvizje opozitare me karakter fetar që kishte qëllim përmbysjen e qeverisë së Egjiptit dhe krijimin e një shteti islamik në vendin e piramidave. Në hapat e parë Xhihadi përfshihej brenda radhëve të organizatës Vëllazëria Myslimane, madje cilësohej si krahu i armatosur i saj. Goditjen më të madhe Xhihadi Egjiptian e kreu më 6 tetor 1981, kur në bashkëpunim me elementë fondamentalist të organizatës Vëllazëria Myslimane, organizuan dhe realizuan vrasjen e presidentit të Egjiptit, Anëar El-Sadat.

Atentati

Ekzekutimi spektakolar gjatë një parade ushtarake, përpara kamerave të televizioneve, i nobelistit të paqes El-Sadat, shkaktoi një tronditje të thellë jo vetëm në Egjipt, por në krejt vendet arabe. Çmenduria e vrasësve të Sadatit i kalli frikën gjithë botës. Ky akt dëshmoi qartë se çfarë rreziku serioz i kanosej qytetërimit perëndimor, bazuar mbi një rend demokratik, nëse një fraksion kaq radikal i Islamit merrte pushtetin e kujtdo vendi qoftë. Presidenti i ri i Egjiptit, Hosni Mubarak që mori detyrën 10 ditë më vonë, më 16 tetor 1981, u betua se vrasësit e Sadatit i priste një ndëshkim i ashpër, ndërsa organizata që fshihej pas këtij krimi do të zhdukej nga faqja e dheut. Beteja e ashpër mes autoriteteve proamerikane egjiptiane dhe militantëve islamikë të Xhihadit, vazhdon të jetë e ashpër edhe pse kanë kaluar gati tre dekada nga vrasja e presidentit El-Sadat. Menjëherë pas kësaj ngjarje shërbimi sekret egjiptian dhe agjensitë ligjzbatuese të këtij shteti, nisën hetimin për të zbuluar organizatorët dhe vrasësit e 6 tetorit. Në grupin e personave që u arrestuan si organizatorë të kësaj ngjarje ishin dhe dy vëllezërit Ayman dhe Mohamed Al Zavahiri. Dy vëllezërit Zavahiri ishin mes të akuzuarëve në gjykatën ushtarake të Kajros, për procesin e vrasjes së Sadatit, dhe shumë shpejt ata do të bëheshin liderët e Xhihadit Islamik Egjiptian.

Doktori

Ayman Al-Zavahiri “Doktori”, i lindur më 19 korrik 1951, bëri vetëm 3 vjet burg pasi përfitoi nga një amnisti e presidentit Mubarak për vrasjen e Sadatit. Sapo fitoi lirinë, Ayman Al-Zavahiri, në atë kohë 35 vjeç u nis drejt Afganistanit për tu bashkuar me muxhahidinët afganë në luftën kundër trupave pushtuese sovjetike. Aty ai u njoh me Osama Bin Laden, i cili luftonte komunistët me armët dhe mbështetjen e CIA-s amerikane. Fundi i luftës në Afganistan në vitin 1989, bëri që shumë muxhahidinëve që kishin luftuar si vullnetarë, të mos u lejohej kthimi në atdhe, pasi shiheshin si një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë. Në një situatë të tillë, vëllezërit Al-Zavahiri u vendosën në Jemen, ku krijuan bazat e dy prej celulave më të forta të Xhihadit që tashmë ishte shpërndarë në grupe të vogla në disa vende. Në vitin 1993 Xhihadi tentoi të vriste në një atentat të dështuar kryeministrin egjiptian Atef Sedki. Ndërsa në dhjetor 1995 anëtarët e Xhihadit vendosën një autobombë në Ambasadën Egjiptiane në Islamabad të Pakistanit, ku u vranë 17 persona dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë. Në vitin 1997 grupi ra në vështirësi pasi 85 anëtarë të tij u arrestuan dhe u akuzuan nga qeveria Egjiptiane për planifikimin e hedhjes në erë të tregut Khan el Khalili, një pikë turistike në Kajro mjaft e preferuar nga turistët perëndimore.

Mbijetesa

Përpara se një nga celulat e Xhihadit të vendosej në Tiranë, anëtarët e saj kishin qëndruar në Sudan, në objektet e administruara nga Osama Bin Laden. Gjatë dëshmisë së tij Al Naggar e lidhi Bin Laden me rrjetin e Xhihadit në Shqipëri.
Një seri aksionesh të autoriteteve shtetërore egjiptiane në fillimin e viteve ’80, e copëzuan Xhihadin. Por organizata vazhdonte të egzistone në celula të vogla në 9 vende të ndryshme përfshirë Jemenin, Sudanin, Gjermaninë, Britaninë, Afganistanin, Azerbajxhanin dhe Arabinë Saudite. Operacionet gjatë kësaj kohe organizoheshin nga dy bazat e Xhihadit në Jemen, përfshirë dhe
atentatin ndaj kryeministrit egjiptian Atef Sedki. Pas dështimit të atentatit ndaj kryeministrit egjiptian Atef Sedki, me urdhër të Ayman Al Zavahirit dy celulat më të forta të Xhihadit u ndanë. Zavahiri u kërkoi shtatë familjeve të anëtarëve të Xhihadit të zhvendoseshin në Sudan. Fillimisht të kalonin burrat, më pas gratë dhe fëmijët. Zavahiri kishte një zyrë në kryeqytetin e Sudanit, Khartum ku ishte vendosur dhe Osama Bin Laden. Në këtë këtë kohë, një nga eksponentët më të rëndësishëm të celulës së Tiranës, Al Naggar, shkoi Sudan dhe e takoi Zavahirin, që i tha se gjithë anëtarët e Xhihadit që kishin mbetur në Egjipt ishin arrestuar. Në këto kushte ai kishte ndërmend ta niste nga e para.

Mukhabarati

Paralelisht me futjen e anëtarëve të Xhihadit në Shqipëri, shërbimi sekret egjiptian(Mukhabarati) kishte infiltruar agjentë të vet si misionarë apo bamirës myslimanë për të zbuluar lëvizjet e kundërshtarëve të tij. Të njëjtën gjë bënë dhe shërbimet franceze që ishin vënë në ndjekje të terroristëve islamikë algjerianë që synonin të godisnin objektiva franceze. Agjentët e CIA-s duke parë atë që po ndodhte si dhe faktin që në prag ishte lufta e Kosovës, vendosën të hidhen në veprim për të larë duart një orë e më parë me terroristët e Xhihadit. Në pranverën e vitit 1998 disa javë përpara se të niste operacioni ndaj celulës së Xhihadit, Shefi i SHIK-ut Fatos Klosi u ftua në shtabin e CIA. Ai u vu në dijeni për objektivat e inteligjencës amerikane si dhe me situatën që pritej të krijohej në Kosovë gjatë atij viti. Një ndër temat kryesore ishte bashkëpunimi për të goditur celulën terroriste të Xhihadit Islamik në Tiranë.

Bashkimi

Në fundin e shkurtit 1998, Xhihadi Islamik Egjiptian u bashkua me Al Kaeda-n në Frontin Islamik Botëror për Xhihad, në krye të të cilit u vendos Osama Bin Laden që mori përsipër financimin e të gjitha operacioneve që tashmë do të kryheshin bashkërisht. Gjatë kësaj kohe Shavki Attiya dhe Ibrahim Al Nagar komunikuan disa herë me Ayman Al Zavahirin që ndodhej sëbashku me Bin Ladenin në Afganistan. Gjatë dëshmisë së tij në gjyq Al Nagar tha se:”Lajmin për bashkimin e Xhihadit me Al Kaeda-n, celula e Tiranës e mori pas një telefonate të bërë nga Komiteti i Medias së Xhihadit në kryeqytetin e Anglisë, Londër”. Xhihadi kishte patur si objektiv goditjen e qeverisë egjiptiane dhe interesave të saj, por nga ky moment kishte një objektv tjetër më madhor, goditjen e interesave amerikane në çdo cep të botës. Bashkimi i Xhihadit, sipas Al Naggar, u bë i detyrueshëm për shkak të mungesës së theksuar të fondeve, problem që do të zgjidhej me financimet e Bin Laden.

Përgatitja

Në prag të luftës në Kosovë, CIA vendosi të mos e mbante më në vëzhgim celulën e Xhihadit në Tiranë, por ta godiste atë një herë e mirë. Në pranverën e ’98-ës, CIA e ndihmuar nga shërbimi sekret egjiptian që i kishte dhënë çdo informacion me saktësinë më të madhe se kush fshihej pas bamirësve islamikë, i kërkoi SHIK-ut të mbante nën vëzhgim gjashtë eksponentë shumë të rrezikshëm të Xhihadit në Shqipëri. Në mesin e prillit në Tiranë mbërritën 12 agjentë të Divizionit të Operacioneve të CIA-s, të cilët në bashkëpunim me agjentët e SHIK-ut nisën përgatitjen e operacionit për ti dhënë goditjen finale celulës së Xhihadit. Grupi i agjentëve punoi për më shumë se dy muaj sëbashku duke mbajtur nën mbikqyrje lëvizjet e eksponentëve të rrezikshëm të Xhihadit, të cilët vazhdonin të qetë aktivitetin e tyre.

Aksioni

Për të mos krijuar probleme me ligjin u vendos që goditja e parë të bëhej në bashkëpunim me policinë, pasi SHIK-u nuk mund të kryente shoqërime apo ndalime të personave në ambjente publike apo në rrugë. Agjentët e CIA-s dhe SHIK-ut vendosën të godasin dy nga eksponentët kryesorë të Xhihadit në Shqipëri. Në krye të listës u vendosën kreu i celulës së Tiranës Shavki Salama Attiya që përdorte emrin e rremë Maged Mustafa dhe Ahmed Ibrahim Al Naggar i njohur me emrin e rremë Muhamed Founda 36 vjeç propagandues i Xhihadit. Operacioni u përgatit me kujdes pasi Attiya ishte një terrorist i sprovuar që kishte luftuar në Afganistan në muxhahidinët dhe ishte trajnuar për shumë taktika ushtarake në kampet e Al Kaeda-s dhe Xhihadit. Mesditën e 25 qershorit 1998 Attiya u kap ndërsa po drejtonte një autoveturë tip Audi, prodhim i vitit 1986. Sapo ai arriti pranë këndit të lojërave në rrugën e Elbasanit, një autoveturë me fenelinë policie i preu rrugën dhe e detyroi të ndalej. Ndërsa nga pas u bllokua nga një tjetër autoveturë civile. Agjentët e SHIK-ut zbritën me shpejtësi dhe pasi i futën një thes najloni në kokë, e drejtuan në ambjentet e selisë së SHIK-ut. Pak minuta më vonë u ushtrua një kontroll në banesën e tij ku u gjetën shumë vula zyrtare të huaja për dokumenta të falsifikuara dhe 50 stampa të përdoruara për viza hyrje-dalje në vende të ndryshme të botës. Në zyrë iu gjet dhe një automatik Kallashnikov. Po atë ditë, pothuaj në të njëjtën orë agjentët e SHIK-ut dhe CIA-s kryen dhe një operacion të dytë në qytetin e Elbasanit, ku arrestuan mësuesin e Kuranit dhe gjuhës arabe në institutin e financuar nga Al Haramain, Ahmed Ibrahim Al Naggar.

Xhihadi vendosi në Tiranë shtabin e falsifikimeve

Xhihadi Islamik Egjiptian instaloi në Shqipëri një nga celulat më të rëndësishme të tij, komitetin i falsifikimit të dokumentave. Ky komitet që e kishte qëndrën në Tiranë drejtohej nga Shavki Attiya dhe Ahmet Ibrahim Al Naggar. Ai kishte për detyrë të përgatiste dokumente për të lehtësuar lëvizjen e operativëve të organizatës gjatë kryerjes së detyrave të tyre në vende të ndryshme të botës. Takime të shumta organizative janë mbajtur jashtë vendit dhe janë ndjekur nga lideri i organizatës Ayman Al-Zavahiri. Pjestarët e këtij grupi kishin arritur të zinin poste të rëndësishme në disa nga shoqatatat humanitare islamike në vendin tonë. Celula e Xhihadit në Tiranë përfshinte një komandant drejtimi, një propagandist dhe grupin e veprimit. Pjesa më e madhe e celulës e kishin kaluar kohën duke luftuar në Afganistan apo në kampet stërvitore të Al Kaeda-s në Pakistan për të mësuar si të përdornin armët, eksplozivët dhe njohuri mbi taktikat e luftës guerrile. Kreu i Xhihadit, Ayman Al Zavahiri, një kirurg nga Kajro, u kthye në luftëtar muxhahidin pas procesit ndaj organizatorëve të vrasjes së presidentit egjiptian Anuar El-Sadat më 6 tetor 1981. Ai bëri tre vjet burg dhe më pas shkoi në Afganistan.

Bashkimi

Në shkurt 1998, Xhihadi i mbetur pa fonde u detyrua të lidhej me Al Kaeda-n në Organizatën Frontit Islamik Botëror ku financimin e merrte përsipër Bin Laden. Qysh nga ajo kohë, Ayman Al Zavahiri është numri 2 i Al Kaeda-s dhe zëvendësi i Osama Bin Laden. Marrja në pyetje e pesë anëtarëve të Xhihadit të kapur në Tiranë nga Mukhabarati egjiptian në verën dhe vjeshtën e vitit 1998, siguroi afro 20 mijë faqe dëshmi dhe dokumenta që përfunduan më pas në procesin gjyqësor të gjykatës ushtarake në Kajro, një vit më vonë. Deklarimet e dëshmitarëve provuan ekzistencën e celulës terroriste të Xhihadit Islamik Egjiptian në Tiranë dhe planet e saj.

Aktiviteti

Celula e Xhihadit në Shqipëri kishte për detyrë të krijonte një bazë të sigurtë për strehimin e një pjese të anëtarëve të organizatës, të cilët ishin identifikuar nga shërbimi sekret egjiptian dhe ishin dënuar në mungesë. Duke u strehuar në Shqipëri ku kishin mundësi të hynin lirisht pa viza, ata mendonin se ishin të sigurtë dhe mund të vazhdonin serish aktivitetin e tyre. Anëtarëve të Xhihadit në Tiranë u ishte besuar sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm për lëvizjet e pjestarëve të organizatës në Evropë apo vende të ndryshme të botës. Një pjesë e madhe e anëtarëve të Xhihadit të strehuar në Shqipëri, për tu kamufluar më mirë, u martuan dhe krijuan familje me femra shqiptare. Një tjetër detyrë ishte rekrutimi i të rinjëve shqiptarë për ti përdorur më pas si mercenarë në operacionet e mëtejshme të organizatës në vende të ndryshme ku kishte nevojë. Gjatë procesit ndaj anëtarëve të kësaj celule në Kajro në vitin 1999, u sollën fakte për fondet që kishin ardhur në Tiranë nga disa vende të Evropës Perëndimore dhe që më pas ishin transferuar drejt vendeve ku kishte nevojë emergjente organizata.

Autobombat në Kenia dhe Tanzani, përgjigje për arrestimet në Tiranë

CIA-s dhe SHIK-u ishin duke i dhënë dorën e fundit celulës së Xhihadit në Tiranë kur gazeta më e madhe në gjuhën arabe në Evropë “Al Hayat”, që botohej në Londër publikoi një letër të firmosur nga Fronti Ndërkombëtar Islamik për Xhihad. Letra e publikuar më datë 5 gusht 1998 bënte thirrje për “hakmarrje ndaj amerikanëve në një gjuhë që ata do ta kuptonin” për shkak të veprimeve antiterroriste që CIA po kryente në Shqipëri. Dy ditë më pas, më 7 gusht 1998, ambasadat Amerikane në Nairobi të Kenias dhe Dar Es Salam të Tanzanisë, gati u rrafshuan nga sulmet me autobomba. Bilanci fillestar në Nairobi të Kenias ishte 212 të vrarë dhe mbi 4000 persona të plagosur. Mes viktimave ishin 12 shtetas amerikanë të stafit të ambasadës dhe 31 shtetas kenianë të punësuar në stafin e ambasadës amerikane. Ndërsa në Dar Es Salam, pati 11 të vrarë dhe 72 të plagosur. Mes viktimave ishin 7 shtetas nga Tanzania që punonin në ambasadën Amerikane dhe dy shtetas amerikanë. Mediat botërore duke iu referuar burimeve të rezervuara nga administrata Amerikane apo nga shërbimet sekrete deklaruan se sulmi kishte qenë një hakmarrje e Osama Bin Laden dhe Frontit Ndërkombëtar Islamik për Xhihad ndaj arrestimeve të anëtarëve të Xhihadit Egjiptian në Tiranë. Zyrtarisht ky version nuk është deklaruar kurrë nga Administrata Amerikane.

Gjykata e Tiranës, arrest shtëpie për terroristët

Dy drejtuesit e celulës së Xhihadit Egjiptian në Shqipëri u mbajtën 4 ditë nën hetim pas arrestimit nga policia dhe agjentët e SHIK-ut. Më datë 29 qershor 1998, Al Naggar dhe Attiya u çuan për vlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Prokurori Saimir Hysi kërkoi arrest me burg pa afat për Attiya dhe 15 ditë burg për Al Naggar. Gjyqtarja e gatëshme Fatmira Laskaj, që nuk e dinte me kë kishte të bënte, i la pë mend agjentët e SHIK-ut e CIA-s, kur vendosi arrest shtëpiak për të dy terroristët e Xhihadit, të cilët duhej të qëndronin në banesën e tyre të mbikëqyrur nga policia. Ky vendim i paparashikuar, gati e hodhi në erë gjithë punën e shërbimeve sekrete. Duke e ndjerë rrezikun e largimit të terroristëve islamikë, agjentët e SHIK-ut të orientuar nga CIA vendosën të vepronin në rrugë jo legale. Në orët e para të 2 korrikut, agjentë civilë hynë në banesat e Al Naggar dhe Attiya, që ishin nën masën e arrestit shtëpiak. Të dy egjiptianët u rrëmbyen me thes në kokë nga banesa dhe u transportuan me masa të forta sigurie drejt aeroportit ushtarak të Gjadrit në veri të vendit. Aty i priste një avion çarter i CIA-s për ti dorëzuar në duart e agjentëve të Mukhabaratit egjiptian që po i prisnin në Kajro.

Shkelja

Konstatimi se po të ndiqej rruga ligjore do të hasnin në pengesa, i detyroi agjentët e shërbimeve sekrete të vepronin ashtu siç u pëlqente atyre, pa pyetur askënd dhe duke synuar të krijonin një panik sa më të madh te anëtarët e Xhihadit. Për të ndrequr gafën e gjykatës së Tiranës, Gjykata e Apelit më 10 korrik vendosi ti rikthejë në arrest burgu pa afat dy egjiptianët, por ishte një procedurë e kotë, tashmë ata ishin në duart e agjentëve të Mukhabaratit në Kajro, që u kishin rezervuar një “trajtim” hetimor special. Attiya dhe Al Naggar u rrëmbyen dhe më pas u transportuan me sy mbyllur drejt atdheut të tyre ku i priste dënimi me vdekje. Për tu paraprirë procedurave në të njëjtën ditë me arrestimet në Tiranë, qeveria egjiptiane lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për shefin e celulës Shavki Attiya, dhe kërkoi ekstradimin e tij. Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit në atë kohë Hisham Saraya, e kishte provuar dhe herë të tjera për të kërkuar arrestime dhe ekstradime të anëtarëve të Xhihadit në disa vende të Evropës Perëndimore, por kishte dështuar. Këtë radhë ai mori garanci se pakoja postare do të mbërrinte në destinacion. Agjentët e SHIK-ut po u bënin një nder të madh kolegëve të tyre në Kajro, me ndërmjetësinë e agjentëve të CIA-s. Duke anashkaluar procedurat ligjore dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, shërbimi sekret shqiptar kishtë marrë përsipër një rrisk të madh duke kryer një veprim që mund të sillte reagime të ashpra nga shumë vende evropiane. Duke patur parasysh se ky ishte një operacion i drejtuar nga CIA, çdo veprim që cënonte ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare, u cilësua i justifikuar për interesave madhore që ishin në lojë. Ajo që ndodhi një muaj më vonë në Nairobi të Kenias dhe Dar es Salam të Tanzanisë me ambasadat amerikane, dëshmoi se kush ishin në të vërtetë të “rrëmbyerit e Tiranës” dhe sa të rrezikshëm ishin ata.

I treti

Agjentët e CIA-s dhe SHIK-ut nuk u lanë kohë për ta marrë veten anëtarëve të Xhihadit në Tiranë, që kishin ngelur pa kokë pasi drejtuesit e tyre nuk dihej ku kishin përfunduar. Më 12 korrik 1998, agjentë civilë shkuan në banesën e Mohamed Hassan Tita ose i njohur ndryshe si Mohamed Hassan Mahmud Hasani, dhe pasi e rrëmbyen e nisën dy ditë më vonë, më 14 korrik drejt Aeroportit të Gjadrit ku një avion i CIA-s priste ta transportonte drejt Egjiptit. Tita i caktuar nga Muhamed Al-Zavahiri për mbledhjen e fondeve nga anëtarët e celulës së Xhihadit në momentin që u kap mbante me vete një pasaportë me numër 182529. Muhamed Hassan Tita ishte 32 vjeç në momentin e dëbimit nga Shqipëria. Në mars 1993 arkitekti Mohamed Hassan Tita mori drejtimin e Organizatës Islamike të Ndihmave dhe shpërndante anëtarët e Xhihadit që dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet projekteve të ndryshme.
Gjatë deklarimeve në gjykatën e Kajros, Tita tha se anëtarët e Xhihadit në Tiranë hapën dhe disa biznese private për të siguruar fonde. Ata themeluan një kompani import-eksporti, por hoqën dorë shpejt prej saj. Më pas ata hapën një institut kompjuterash që u mbyll dy vjetë më pas. Në këtë periudhë llogaritarit të Xhihadit në Tiranë i erdhën dy transferta bankare nga jashtë vendit, nëpërmjet numrit të llogarisë 8144/2-8/-1 që kishte hapur në Bankën Kombëtare Tregtare. Tita dërgonte 800 dollarë në muaj për të burgosurit e Xhihadit në Egjipt. Në vitin 1996 ai shkoi në Siri ku u takua me Muhamed Al-Zavahirin. Zavahiri u interesua për situatën e sigurisë në Shqipëri dhe e pyeti nëse mund të realizohej një takim i një numri anëtarësh të Xhihadit në Tiranë. Titas iu kërkua të përgatiste një arkivë në kompjuter me të dhënat për anëtarët e Xhihadit që kishin shkuar në Shqipëri dhe që ishin të punësuar në Organizatën “Ringjallja e Trashëgimisë Islame”. Në vitin 1996 Tita i gjeti vend pune në fondacionin Al Haramain eksponentit të rëndësishëm të Xhihadit, Al Naggar, dhe mundi të dërgonte për Xhihadin, 29 mijë dollarë të mbledhura nga 20 përqindëshi i rrogave. Në procesin e Kajros Mohamed Hasan Tita tha se në Shqipëri ndodheshin 16 anëtarë të Xhihadit Islamik, 7 anëtarë të Xhamaja Islamija dhe 12 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane.

Provat

Provat materiale të gjetura në banesat apo zyrat e anëtarëve të Xhihadit në Tiranë dëshmonin se sa të organizuar ishin dhe me çfarë aktiviteti merreshin në të vërtetë. Dëshmitë që u dhanë gjatë seancave hetimore të shërbimit sekret egjiptian, zbuluan një rrjetë merimange të thurur me kujdes nga Mohamed Al Zavahiri, vëllai i numrit 2 të Al Kaeda-s. Mënyra sesi u veprua ndaj anëtarëve të Xhihadit të kapur në Tiranë nuk la aspak shije të mirë tek partnerët Evropianë të Shqipërisë. Fillimisht veprimet operacionale u mbajtën në fshehtësi të plotë, por më pas kur u publikuan detaje mbi aksionet e kryera nga shërbimet sekrete amerikane, shqiptare dhe egjiptiane, pati reagime nga media ndërkombëtare, organizatat e mbrojtjes së të drejtave e lirive themelore të njeriut dhe nga disa vende të BE-së. Fakti që dy prej të arrestuarëve të Xhihadit në Tiranë, u varën më 14 shkurt të vitit 2000 në Kajro, krijoi një situatë aspak të këndshme për Shqipërinë e vogël në vendet e Evropës. Në rrugë zyrtare, agjensitë ligjzbatuese shqiptare nuk kanë përpiluar asnjëlloj dokumentacioni që të provojë se Shavki Salama Attiya, Ahmed Ibrahim Al Naggar dhe Muhamed Hassan Tita janë arrestuar konform legjislacionit të vendit dhe më pas janë deportuar në atdheun e tyre sipas konventave ndërkombëtare. Identiteti i rremë që kanë mbajtur terroristët e Xhihadit, u krijoi lehtësi shërbimeve sekrete, pasi është e vështirë të provohet se ata kanë qenë vërtetë në Shqipëri, e ca më tepër janë ndaluar nga agjensitë ligjzbatuese. Nëse ndiqeshin procedurat ligjore, terroristët e Xhihadit duhej të qëndronin për muaj të tërë në burgjet shqiptare në pritje të vendimit të formës së prerë nga drejtësia dhe më pas të riatdhesoheshin në vendin nga kishin hyrë në Shqipëri. Kjo rrugë ligjore do ti ndihmonte ata të mos mbërrinin kurrë në Egjipt ku i priste dënimi me vdekje, por në Shqipëri fati dhe ligji nuk ishte në anën e tyre.

Tre anëtarë të Xhihadit Islamik u dënuan me vdekje

Tre nga gjashtë anëtarët e celulës së Xhihadit Islamik Egjiptian që u godit në Shqipëri gjatë verës së vitit 1998, përfunduan të dënuar me vdekje, një u dënua me burgim të përjetshëm dhe dy të tjerë me 10 vjet burg. , Mohamed Hassan Tita, Ahmed Osman Saleh dhe Essam Abdel Tauab dolën përpara gjy-katës ushtarake në Kajro në fillim të vitit 1999, të akuzuar për një sërë krimesh të rënda. Ky ishte një nga gjyqet më masive dhe më i madhi, i zhvilluar deri në atë kohë në lidhje me terroristët islamikë në botën arabe. Më 14 shkurt të vitit 2000, Ahmed Ibrahim Al Naggar dhe Ahmed Osman Saleh u varën në një burg të Kajros. Kreu i celulës së Tiranës, Shavki Salama Attiya (Magad Mustafa) u dënua me burgim të përjetshëm. Mohamed Hassan Tita dhe Essam Abdel Tawwab u dënuan me 10 vjet burg. Ndërsa i gjashti, Salah El-Sayed u vra nga RENEA më 24 tetor 1998.

Hetimi

Të arrestuarit gjatë operacionit të agjentëve të CIA-s dhe SHIK-ut, Shavki Salama Attiya, Ahmed Ibrahim Al Naggar, Muhamed Hasan Tita, Ahmed Osman Saleh dhe Essam Abdel Tawwab, nuk u rezistuan dot më-nyrave të ashpra që ndoqi shërbimi sekret egjiptian gjatë hetimit. Avokati egjiptian Hafez Abu-Saada, që mbrojti 5 të rrëmbyerit e shërbimeve secrete, deklaroi gjatë procesit në Gjykatën Ushtarake të Kajros se, klientët e tij në Shqipëri ishin rrahur dhe nuk u ishte lejuar të ndiqnin procedurat ligjore të parashikuara nga konventat ndërkombëtare, madje dhe ato të parashikuara nga legjislacioni shqiptar. Ndërsa në Egjipt, Abu-Saada, pretendoi se ndaj klientëve të tij ishin përdorur mënyra hetimore krejtësisht të ndaluara, që kishin si qëllim ti thyenin për tu vjelë informacionin që ata dispononin.

Shkelja

Ahemd Osman Saleh tha gjatë procesit se u torturua për dy muaj rresht. Ndaj tij u përdor deri dhe rrymë elektrike në organet gjenitale për të treguar çfarë dinte. Ndërsa Al Naggar u mbajt për 35 ditë dhe iu nënshtrua torturave në një vend të panjohur në Kajro. Ndaj tij u përdor elektroshok në organet jetësore dhe u mbajt gjatë gjithë kohës së hetimit në një qeli i zhytur në ujë deri në gjunjë. Trajtim jo më i mirë iu rezervua shefit të Xhihadit në Tiranë, Shavki Attiya, i cili qëndroi për 65 ditë i zhytur në ujë deri mbi gju dhe iu nënshtrua elektroshokut në organet gjenitale. Të njëjtës procedurë hetimore iu nënshtruan dhe Essam Tawwab dhe Mohamed Hassan Tita. Ky lloj hetimi bëri që njerëzit e Xhihadit të zbërtheheshin duke u dhënë shërbimeve sekrete gjithë njohurite dhe lidhjet e tyre jo vetëm në Shqipëri, por në shumë vende të botës. Vëllai i Ahmed Ibrahim Al Naggar, Mohamed Al Naggar, tha se ai dhe pjestarët e tjerë të familjes u ndaluan disa herë për tu marrë në pyetje nga shërbimet e sigurisë së Egjiptit. Në lidhje me akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ushtrim torture ndaj anëtarëve të Xhihadit të arrestuar në Tiranë, zëdhënësi i presidentit egjiptian, Nabil Osman u shpreh për median se: ”Harrojini për pak kohë të drejtat e njeriut, duhet të bëjmë më tepër kujdes për sigurinë e shumicës”. (Gazeta Shqiptare)

Dosja e Xibrakës dhe hetimi për Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit të Shqipërisë…!

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, në një postim në Facebook, ka publikuar shkresat përmes të cilave thotë se provon që as gënjen e as nuk shpifje në lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK ndaj Olsi Ramës për çështjen e Xibrakës.

Bardhi shprehet se pas kërkesës në SPAK për rinisjen e hetimeve për këtë çështje, sot është njoftuar nga nga organi i akuzës se çështja është riaktivizuar.

Sipas shkresave të publikuara, Bardhi është thirrur nga SPAK në lidhje me çështjen në datën 8 maj, ndërsa do të paraqitet në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) në datën 15 maj.

Ndërkohë, nuk ka vonuar as reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka zgjedhur të japë komentet e tij në platformën X, duke u shprehur se në këtë çeshtje nuk ka asnjë rrugë të mesme.

“Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!”, shprehet rama.

Postimi i Bardhit:

E kam dorëzuar apo nuk e kam dorëzuar kallëzimin në SPAK kundër Ols Ramës? Këtë lojë u përpoq të bënte Edi Rama dhe veglat e tij politike dhe mediatike për të sfumuar thelbin e çështjes: se vëllai i kryeministrit kishte përdorur disa herë të njëjtën makinë me kartelin e drogës së Xibrakës, gjatë kohës së ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Sigurisht, që Edi Rama gënjeu, kur luajti lojën e mohimit të së vërtetës sime, se kallëzimi ishte dorëzuar në SPAK. Kur debatuam për këtë çështje i premtova Edi Ramës se do ta kuptonte shumë shpejt, nëse e kisha bërë apo jo kallëzimin. Në politikë jam futur për të shërbyer me integritet, duke refuzuar makinacionet e ulëta të sulmit të kundërshtarit politik përmes shpifjes apo baltosjes së familjes. Nuk e kam shkelur këtë parim as në rastin e Olsi Ramës, dosja e të cilit, deri dje, rrinte e fshehur, në sirtarët e prokurorisë.

Sot është dita që t’ju provoj se unë as gënjej, as shpif, as baltos dhe ndryshe nga Edi Rama, i mbaj premtimet e mia.

Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 – viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar.

SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 – viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të metejshme në SPAK.

Asnjë propagandë e Edi Ramës, veglave të tij apo mediave në shërbimin e tij nuk e fshehin dot të vërtetën dhe as makinën e kartelit të drogës me targë AA 653 DM, e përdorur nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama!

Postimi i Ramës:

Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!

Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.

Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!

Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.

___

Dosja e Xibrakës dhe hetimi për Olsi Ramën, reagojnë Gazment Bardhi dhe kryeministri i Shqipërisë… (shkodraweb.com)

Shqiptari i Shkupit kur tradhtohet, prehet në besë, nuk ta harron, ta pret momentin!

0

Nga: Tim Shkupi

Zoti i shqiptareve m’i pranoi thirrjet per fitore te shqiptareve ne Shkup.

A mund ta paramendoni sikur ta kishin pasur nje vote me teper ne Shkup, ne zonen Nje?

A mund ta paramendoni histerine dhe qyqarllikun e zuzareve te Artan Grubit?

Shqiptari i Shkupit kur tradhtohet, prehet ne bese, nuk ta harron, ta pret momentin!

Dhe momenti erdhi!

Zona Nje mbetet Njeshi dhe shqiptaret e Shkupit e nxoren liderin e tyre te pare mbi themelet e shqiptarizmes dhe qytetarise se vlerave te pasterta shqiptare, por njeherit do te mbetet ure lidhese me Tetoven dhe Gostivarin per te ndertuar nje koncept te ri politik ne politikberje dhe qeverisje ne shtetin qe quhet Maqedoni.

Respekt per doktor Taravarin!

Pa Taravarin nuk do te ishim sot ketu ku jemi!

Le te mbetet turpi mbi Zijadin Selen, sepse i turperuar ka qene sa here, i turperuar ne PDSH, nje kopje e keqe e Menduh Thacit ne politike per perfitime personale, asgje me shume.

Une i kam besuar Taravarit, fjales se tij, se Tim Shkupi nuk pret ne zyre me shume se 45 minuta.

Ju keni abuzuar me institucionet e shtetit dhe vullnetin politik te shqiptareve.

Menduh Thaci e di me mire se Taravari rrjedh prej nje famije te paster shqiptare, qe ka qene e persekutuar nga sejmenet si Menduh Thaci ne Gostivar.

***

Perfunduan shume me keq se sa Bilall Kasami ne vitin 2020.
Bilall Kasamin e detyruan ne vitin 2020, por keta me qejf pranuan te shkrihen ne LSDM ne vitin 2024, u shkrin ne rome, ne turqe, deri sa u bashkuan edhe me te perfolurin e perandorise se unazave Adnan Ismailin, bimbashin e Davutogllut, por kot.
Keta eshte mire te shkrihen ne LSDM. Le t’i marrin me veti analistet, gazetaret e Prishtines qe nuk e dijne se ku eshte ne harte Maqedonia.
Tjetra. Aty ku ka fituar VLEN, ne Shkup dhe Kumanove, ka fituar shtresa e UCK-se, e cila u tradhtua nga Ali Ahmeti per gjakun dhe sorrollakun e kalajes Sorovia.
Insitucionet jane ne Shkup, nuk jane ne Struge dhe Kercove.
Kerrrrkkkkkkk….
Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

Realiteti anarkist, neo-marksistë, ultra liberal komunistë amerikan dhe dialogu me një mik ebrej

0

Klajd Kapinova, New York

Kohët e fundit, në të gjithë SHBA, kanë nisur fatkeqsisht lëvizje të pa kontrolluar adoloshentësh trushpërlarë dhe injorantë si kërpudha pas shiut, me telekomandë dhe sponsorizime direkte financiare të fuqishme nga grupe neo-marksiste, të qindra protesta raciste dhe urretje të madhe kundër vetëmbrojtjes së ligjshme të shtetit të Israel-it menjëherë pas aktit terrorist të 7 tetorit 2024, kundër popullit të israelit (nga ajri, toka dhe deti), ku u vranë barbarisht mbi 1400 qytetarë të pafajshëm dhe u morën peng nga terroristët e Hamasi mbi 350 vetë, në të cilën përfshihen fëmijë, gra shtatëzane, pleq etj.

Këto lëvizje të çuditshme ultra liberale, me bosht të mirefilltë neo-marksistë dhe milintantizëm komunistë anarkistë të parazitëve antiamerikane (nga ata persona që nuk duan të punojnë në këtë shtet, por jetojnë me ndihmat nga shteti, që u vjen nga taksat tona), që përfaqsohen politikisht dhe ushtarakisht nga Hamasi brenda Palestinës, dhe sponsorizuar si gjithëmonë nga kryekomunisti globalist bilioneri George Soros, etj., në shumë universitete ultra liberale neo-marksiste brenda disa shtetëve të SHBA-së, duke filluar nga New York, California, Michigan, Chicago, apo edhe këtu sot në Washington D.C., jo shumë larg nga Capitol Hill, ku ndodhet Kongresi Amerikan (me 435 vende) dhe Senati Amerikan (me 100 vende), Shtëpia e Bardhë (me dy të pa-aftë dhe shkaktarë të dy luftrave më të përgjakshme sot në botë, atyre midis Ukrainës dhe Rusisë dhe Izraelit me Hamasin e Palestinës.

Adminstrata neo-marksiste e papërgjeshme në ikje, që sot fatkeqsisht po drejton shtrembër Amerikën drejt greminës e kryesuar aksidentalisht nga dyshja e zakonshme ultra liberale Obama-Biden 3 (Obama-Biden 1 (në vitet 2008-2012), Obama-Biden 2 (në vitet 2012-2016) dhe sot sërisht në vitet 2020-2024), fatkeqsisht dhe mizorisht, janë në ditët tona përgjegjesit kryesorë të shkatërrimit nga brenda të shtetit amerikan.

Për më tepër, ato tesh 4 vjet me radhë fatkeqsisht janë sot drejtues jo të ligjshëm të popullit amerikanë, sepse u vendosën arbitralisht në pushtet (në vitin 2020 dhe drejtojnë mbrapsht edhe në vitin 2024) me korrupsionin më të madh në të gjithë historinë e SHBA-së, të organizuar në grup nga Big Tech, Deep State, Cabala, Klubi i 300 familjeve të pasura të iluminatit, që kontrollojnë fatkeqsisht sot të gjithë botën, përmes makinës së fuqishme propagandistike keqinformuese globaliste mediatike etj.

Të gjithë amerikanët e dijnë me prova dhe fakte të grumbulluara dhe dokumentuara me shumë kujdes deri tani, se zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit të vitit 2020 (që zgjatën fatkeqsisht 6 muaj) u vodhën totalisht e u manipuluan keqas (me 80 milion zarfa fallco dërguar me postë), përmes Big Tech, medias së fuqishme globaliste neo-marksiste, kongresistëve dhe senatorëve amerikanë të majtë, të cilët fatkeqsisht e ligjëruan (firmosen) këtë vjedhje turpi apo skandalin e tyre të shëmtuar më të madh kriminal në të gjithë historinë e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, të ndihmuar fatkeqsisht dhe vazhdimisht nga shumë funksinarë të korruptuar të nivelit më të lartë apo kupolës së FBI dhe CIA.

Administrata neo-marksiste globaliste ultra e majtë Obama-Biden 3, dhe media e majtë, qysh në fillim i kanë mbështetur protestat “paqësore” antiamerikane, brenda shtëpisë sonë këtu në Amerikë, kurse sot që panë se ato po u dalin jashtë kontrollit (për arsye të shfaqjes çdo ditë të urretjes së thellë të grumbulluara prej shumë dekadash këtu, kundër ebrejve amerikanë dhe popullit etnik ebrejt në vendlindje në Israel…), kanë dërguar me vonesë shumë policë, trupa speciale profesionale dhe ushtarë të gardës federale në çdo shtet amerikan, për t’i ndaluar ato me të drejtë, sepse po bëhen çdo ditë e më të dhunmshme dhe sfiduese për shtetin “kampion” të demokracisë botërore, identitetin, dinjitetin dhe flamurin amerikan, i cili po hiqet kudo apo digjet publikisht para kamerave botërore dhe celularëve si një leckë pa vlerë dhe po zevendësohet pa pikë turpi kudo në kampulset e pushtuara nga ato të universiteteve liberale komuniste amerikane dhe rrugët e qyteteve tona me flamurin e huaj të Hamasit të Palestinës, e cila zyrtarisht nga qeveria amerikane njihet si organzatë terroriste shumë e rrezikshme.

Sot, gazetat dhe kanalet e fuqishme televizive Live, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse japin apo rishfaqin non stop 24/7 lajme apo opinione Live dhe kronika të zeza të tilla vazhdimisht, të cilat mediat e majta në një farë mënyrë sistematikisht i kanë nxitur vazhdimisht ato, në emër të “lirisë së fjalës” dhe “të drejtës për protestë”.

Sikurse dihet këtë vit në SHBA, më 5 nëntor 2024, do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale si dhe zgjedhjet për 435 vendet në Kongresin Amerikan dhe disa karrige në Senatin Amerikan, ku sikurse shihet kjartë çdo ditë epërsia e kadidatit republikan (i cili arbitrarisht nga administrata neo-marksiste dhe anarkiste është futur në gjyqe të inskenuara fallco, me qëllime të mirëfillta politike, duke ndërhyrë direkt në zgjedhjet presidenciale, për të ndikuar në vjedhjen e zgjedhjeve, krim ky i organizuar në nivelin më të lartë shtetëror…), ish Presidentit të 45-të (dhe të Presidentit 46-të ligjshëm me votat amerikane) të SHBA-së Donald J. Trump është edhe më e madhe nga rezultatet e vazhdueshme pozitive në shumë sondazhe, që organizojnë vetë mediat e nervozuara të majta dhe kanalet televizive, mediat e pavarura dhe organizatat e anketimeve (testimeve) të publikut mbi këto zgjedhje dhe preferencat për kandidatët respektivë të djathtë (republikanë, koservatorë) dhe ultra të majtë komunistë (të vetëquajtur “demokratë”), ku këto të fundit po e shkatërrojnë në themel demokracinë, shkelin ligjet kushtetuese dhe presitigjin e SHBA-së brenda dhe jashtë saj nëpër botën.

Nga ana e tjetër populli amerikanë, ka frikën e madhe, se këto zgjedhje formale mund të rividhen dhe manipulohen masivisht sërisht nga administrata super e korruptuar dhe tejpolitizuar nga neo-marksistët amerikanë Obama-Biden 3, që kanë sot fatkeqsisht pushtet dhe kontroll politikë, financiarë dhe mediatik, në të gjithë vendin dhe jashtë saj në planin globalist.

Filloj vala e re e shkarkimi zinxhir të drejtuesve neo-marksistë në universitetet “prestigjioze” amerikane

Nëse ajo (sikurse e shihni ne faqe të parë të gazetës së përditshme njujorkeze New York Post, pra Presidentja e Universitetit Kolumbia (Columbia University) nuk jep dorëheqjen, sikurse e dijnë të gjitha këtu, nuk ka më $$$$ apo donacione me thasë, për universitetin e saj liberal në qytetin Manhattan, New York nga njerëzit e pasur ebrej, që kanë bërë dhe vijojnë pa ndërprerje të bëjnë sot për sot kontribute financiare në shuma marramendëse deri në disa biliona dollarë çdo vit. 

Pa pare ($$$$) nuk fuksionojnë universitet neo-marksiste anarkiste dhe kishat apo fetë e ndryshme këtu

Dikur në Shqipni thonin shprehjen, se: “Pa pare, nuk hyp hoxha në minare!”.

Duhet thënë hapur, për hir të së vërtetës se këtu (në SHBA) dhe më saktë edhe në shtetin e madh metropolitan të New York-ut, në të gjithë kishat katolike dhe të tjera të grupit të madh kristian, pa dollarë ($$$) apo pare më saktë prifti nuk t’a çon (thotë) meshën, ç’ka tregon hapur se ata luten për $$$ dhe jo për njetin apo shpirtin e njeriut.

Këtu gjithçka është kokëposhtë dhe kthyer në bisnes fitimprurës, d.m.th., qysh nga lindja dhe deri sa kalon në amshim…, apo edhe për t’u lutur në kishës me praninë e priftit (meshtarit) për shpirtin e të afërmit tënd apo atij tjetrit që rënkon nga dhimbja, i cili fatkeqsisht sot vlen vetëm $100 apo $300, aq sa është e caktuar brenda kishës çmimi i meshës në kujtim të të ndjerit. Haku vjetor i kishës, është sot në New York $500 dollarë shifër kjo e madhe dhe e papërballueshme edhe për shumë familje besimtare katolike shqiptare, që jetojnë dhe punojnë këtu.

Në fakt, sipas Shkrimit të Shenjt, Biblës, në kohën e Krishtit Zot e Njeri, nuk ka pasur meshë me pare, dhe se të gjithë pritërinjtë asokohe kanë qenë të varfër dhe jo si sot, ku ato kanë makina luksoze dhe në hirarkinë e lartë kardinalët dhe kryearqipeshkvijtë rregullisht bëjnë jetë luksoze, me dukje mediatike dhe pompozitet (pa modesti dhe përvujtëri) apo me dreka dhe darka të bollshme fatkeqsisht edhe për dylberët (Homoseksualët), që sot janë më të preferuatit dhe më të respektuarit dhe nderuarit në shtetin streh të tyre në Vatikan…

Në kohën e Krishtit, të gjithë e dijnë se nuk ka pasur banka apo arka kursimi në emër të Krishtit, me shuma marrandëse financiare, sikurse ka sot Banka of Vatican me bisnese, hotele apo ndërtesa luksoze marramendëse, për të vjelur rregullisht biliona dollarë dhe euro nga bisneset, që vijnë direkt nga bankat e shtetit “shpirtëror” dhe pasuritë e patundshme të ndërtesave apo objekteve klasike antike të Vatikanit…

Sërisht në fakt, ky lloj bisnesi i madh luksi më fitimprurës dhe absurd është tërësisht në kundërshtim me librat e shenjta të çdo feje, e cila po ushtrohet realisht dhe fatkeqsisht në çdo besim fetarë, që vepron dhe mbrohet me amendament (ligj) në SHBA.

Sot, të gjithë fetë në SHBA, janë realisht në krizë identiteti dhe prestigji nga zbulimi i vazhdueshëm i hipokrizisë së tyre, i cili për pasoj ka sjellë rënien drastike apo mungesën e vazhdueshme të ndjekësve të tyre, të cilët me shpejtësi çdo vit po pakësohen në numëra apo shifra të frikshme…

Kështu, sipas burimeve të pavarura mediatike amerikane, tregohet se me qindra shkolla të kishës katolike, në shtetin metropolitan të New York-ut janë mbyllur, shumë kisha antike dhe me histori shumë shekullore kanë dalë në shitje (në ankand) në marketet e kompanive të famshme Real Estate online, ku shiten dhe blihen edhe shtepitë e njerëzve të zakonshëm.

Një herë në Manhattan, New York unë kam ngrenë një drekë me dy shokë të mi amerikanë me origjinë irlandeze (irish), në një restorant të tillë klasik (me pronar një privat), që ishte ndërtuar brenda një ish kishe katolike të vjetër amerikane, duke ruajtur arkitekturën origjinale dhe vjetërsinë historike të objektit kishtar të stilit gotik.

Për më tepër, aty në restorantin-kishë kishte edhe muzikë klasike të qetë shpirituale dhe relaksi, e cila dukej sikur vinte nga thellësia e shekujve…, ku më së shumti vazhdimisht kishte në sfond muzikë Enigma (Gregorian Moment of Peace, full album, gregorian best songs). 

Universitetet liberale neo-marksiste si qëndra radikale të lëvizjeve anarkiste antiamerikane 

Duhet thënë qysh në fillim, se këto universitete me përmbajtje dorgmatike ultra liberale, kanë qenë gjithnjë baza kryesore të lëvizjeve dhe mbështetjeve direkte anarkiste neo-marksiste dhe organizatave të pastra komuniste leniniste dhe të lëvizjeve absurde homoseksuale, sikurse janë sot fatkeqsisht Antifa dhe BLM, të cilat janë përcaktuar apo klasifikuar me të drejtë nga vetë qeveria amerikane si organizata të dhunshme anarkiste dhe terroriste, që veprojnë fatkeqsisht brenda territorit amerikan.

Edhe taktikat e protestave në sheshe apo kampuset e universiteteve që këto grupe zhvillojnë vazhdimisht sot, janë të ngjashme me mbi 500 protestat e dhunshme, që ndodhen gjatë verës së zezë të vitit 2020 nga organizatat e dhunshme radikale anarkiste si BLM dhe Antifa, të cilat vepruan me agresivitet shkatërrues dhe dhunë fizike ndaj disa stacioneve të policisë asokohe, duke gjetur mbështetjen e vazhdueshme morale dhe mediatike nga të gjithë shtetet e SHBA-së, ku drejtojnë governatorët dhe kryetarët e bashkive të partisë “demokrate” të gomerëve blu amerikanë, si dhe nga ish kandidatet demokrate Joseph Biden Junior dhe Kamela Harris, të cilat sot janë të dokumentuara me foto, zë dhe figurë. Ata dogjen dhe shkatërruan me histerizëm pronat private dhe shtetërore me nje dem të madh që llogaritet deri në 5 bilion dollarë…

Duhet thënë e vërteta sot, se pjesës më të madhe të komunitetit ebrej këtu u ka dalë gjumi shumë vonë, sepse qysh nga viti 1948-2024, ata vazhdimisht kanë votuar në të gjithë zgjedhjet presidenciale dhe për vendet në Kongres e Senat dhe kanë mbeshtet me biliona dollarë investime apo dhurime financiare non stop universitet dhe kolegjet ultra liberale komuniste dhe neo-marksiste në të gjithë territorin e SHBA-së, sikurse edhe në zgjedhjet e rregullta të pushtetit lokal dhe qendror në të gjitha nivelet.

Tani që janë zënë ngushtë me të papritura e vazhdueshme suprizë që po vijnë nga terreni, tashmë vetë aktivistët ebrej (dikur naïve dhe pasiv), kanë filluar të tregohen më të matur dhe po kërkojnë shkarkimin e bordit rebel drejtues dhe të vetë drejtuesve kryesorë të këtyre univeristeteve, që ata me paratë e tyre (donacione financiare) i mbanin në detyrë prej disa dekadash.

Kështu si shembull po citoj, se ish Presidentja e Harvard University disa muaj më parë ato e hoqen, duke shfrytëzuar pushtetin që ato (ebrejt) gëzojnë në media, në Senat, Kongres dhe në shtetet ku drejtojnë njerëzit e tyre, ku sa hap e mbyll sytë e hoqën nga drejtimi profesoreshën edhe pse ajo i përkiste komunitetit me ngjyrë, ndonëse ajo (akademikia e lartë drejtuese) si kundërpergjigje reagoi kudo u mbështetur fuqishëm edhe nga media e majtë, si: CNN, The New York Times, Washington Post, etj., si dhe nga senatorët dhe kongresmenët demokratë (një pjesë e tyre me origjinë ebreje), se gjoja ajo po “diskriminohet” pse ishte e tillë…

Unë mendoj, se edhe kjo drejtuese apo Presidentja e Columbia University, duhet dhe do të marrë shumë shpejt këtë shpërblim të merituar të pezullimit nga detyra si profesoresh dhe akademike, pikërisht aty ku ajo nuk duhet të ishte qysh në fillim…

Një bisedë miqësore me tematikë historike me mikun tim ebrej në New York

Duke bashkëbiseduar këto ditë, me një mik timin amerikano-ebrej për situatën e rëndë politike këtu, në të cilën sot gjendet komuniteti i tij, i thashë hapur, se kjo që po ndodh fatkeqsisht në SHBA është për fajin tuaj, sepse ju vazhdimisht keni votuar në historinë e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së pikërisht presidentet e majtë dhe komunistë deri në ditët tona…, si: Jim Carter, Bill Clinton djalin e komunistit Hysen B.H.Obama, kandidaturën Hilary Clinton dhe të fundit idhullin tuaj, që nuk ka memorie, e zë gjumi në këmbë apo harron të ecë dhe rrëzohet pa shkak… të cilit nuk ia di emnin unë dhe as 75.000,000 amerikanë patriotë, që nuk kanë votuar për te në vitin 2020, kur u vodhën dhe manipuluan hapur zgjedhjet e turpshme, ku duhet se fituesi real ishte Presidenti Donald J. Trump…

Gjatë bisedës shtova, se unë e kuptoj se kjo situatë, ka ardhur se mbas Luftës së Dytë Botërore (WWII), komuniteti ebrej (Ju) ishit të përsekutuar nga nazistët gjermanë, por nga ana e tjetër dihet historikisht se asokohe vetë nazi-gjermanët politikisht ishin të rreshtuar si forcë apo parti e majtë socialdemokrate dhe për të marrë dhe ruajtur pushtetin ato (së bashku me drejtuesin e tyre Hitlerin) përdoren si propagandë 24/7/365 një mantel politik finok gjoja nacionalist, si pjesë e taktikës së madhe dhe masive propagandistike, për të zgjeruar elektoratin dhe rizgjuar maksimalisht ndjenjat e tyne atdhetare, për vendin dhe racën “superiore” gjermane…

Pra, asokohe ju ishit kundër të majtës politike dhe ushtarake dhe u bashkuat si rrugë dalje dhe shpëtim apo mbijetesë të natyrshme me partizanët e majtë ekstremiste komunistë gjermanë, marksistët dhe bolshevikët-rusë, komunitët dhe partizanët e revolucionit bolsheviko-komunist antinazistë të Europës Lindore etj.

Edhe më pas kur (ju) fomuat shtetin tuaj të pavarur të Israel-it, në vitin 1948, me ndihmë të Britanisë së Madhe (dhe jo Amerikës asokohe), ju vazhduat të ndiqnit me fanatizëm idetë e majta marksiste (mbasi filozofi utopist Karl Marx ishte ebrej), socialdemokrate, komuniste, socialiste etj., dhe në këtë mënyrë lideret tuaj israel-itë ishin në pjesën më të madhe gjithnjë të majtë, të cilët drejtuan gjithnjë atdheun tuaj nga viti 1948 dhe sot…

Ebrejtë në SHBA nuk duhet të votojmë më për të majtën globaliste anarkiste neo-marksiste

Mikut tim ebrej i thashë, se këtu në shtetin e Neë York-ut mbi 80% e ektoratit tuaj (komunitetit ebrej) në rresht për një vazhdojnë si naiv të votojnë edhe sot të majtën liberale dhe komuniste dhe se kjo administratë e paligjshme dhe e pa-aftë 70% e personelit në Shtëpinë e Bardhë (White House), sikurse e dijnë shumë mirë edhe amerikanët dominohet ose i ka qeveritarët zyrtarë nga komuniteti juaj, me detyra të larta, si:

Anthony Blinken Sekretar i Shtetit (Secretary of the State),

Janet Yellen Sekretaria e Thesarit (Sevretary of the Treasury),

Merrick Garland Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së (Attorney General)

Alejandro Mayorkas Sekretari i Sigurisë Kombëtare (Secretary of Homeland Security),

Avril Hajnes Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (Director of National Intelligence),

Ron Klain Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë (White House Chief of Staff),

Admiral Rachel Levine me katër yje, Ndihmës Sekretarja e Shëndetësisë, Transgjinore, në SHBA (Four-star Admiral US Assistant Secretary of Helth, Transgender)

Wendy Sherman Zëvendës Sekretari i Shtetit (Deputy Secretary of State)

Victoria Muland Sekretar për Çështjet Politike (Secretary for Polical Affairs)

Eric Lander Zyra e Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë (Office of Science and Technology Policy)

David S. Cohen Drejtor i CIA (Director of CIA)

… dhe në rangje të tjera, duke kontrolluar kështu SHBA.

Duke më dëgjuar me shumë kujdes faktet që i parashtrova, ai pohoi, se Po, të gjitha sa the janë mëse të verteta.

Në shumë universitete dhe akademi të tjera shkencore dhe kulturore këtu, profesorët në pjesën më të madhe janë nga komunitetit juaj dhe përbëjnë 60-70%, të cilët në shumicën e rasteve ato kanë bindje politike të majtë apo jo. Po, me tha sërisht.

Pra, në vijim i thashë atij, se kjo situatë e re politike këtu është me dijeninë tuaj akademike, të administratës “amerikane” të majtë globaliste si dhe me dijeninë e drejtuese më të lartë të shërbimit sekret si FBI dhe CIA. Ai vetëm tundte kryet e tij, në shenj miratimi absolut…

Unë gjatë bisedës shtova, se për më tepër mbi 95% e Hollywood (California), janë donatorë (producentë), aktorë dhe fitues vazhdimisht në pjesën më të madhe të çmimeve Topi i Artë dhe Oscar (apo edhe çmimet Nobel në fusha të ndryshme, që ndahen tash 100 vjet në muajin nëntor të çdo viti) dhe ju kontrolloni gjithashtu mediat marramendëse me të ardhura vjetore prej biliona dollarë, megakompanitë si Big Tech, rrjetet sociale, gazetat, televizionet etj., Senatin dhe Kongresin Amerikan etj., keni governatorë dhe majorë në disa shtete këtu në SHBA.

Unë mendoj, se duke hequr një person nga një post formal drejtues akademik (që realisht drejtohet nga dikush tjetër i padukshëm), sikurse ështe ky rast, ju nuk e zgjidhni kurrë problemin, por e përkeqsoni edhe më shumë, sepse ai (ajo) që vjen në atë karrige të re, ka me vazhdue rrugën e “vet” si i mëparshmi, sepse është i (e) majtë me zemër dhe bindje, që i mban të fshehura ose kamufluara para jush, studentëve dhe publikut.

Unë mendoj, se ju duhet që në universitetet apo akademitë e tjera që ju sponsorizoni të kërkoni, që të rifillojnë reformimin e domosdoshme të programeve mësimore, leksioneve të profesorëve majtist, librave dhe literaturës, duke bërë në fillim de-politizimin masiv të tyre, sikurse edhe de-komunistizimin dhe de-neo-marksizmin e tyre, për të larguar realisht ideologjinë e shejtanit marks dhe propagandën socialiste utopike aty dhe kudo (si persona non grata).

Kjo lëvizje e re, duhet të filloj nga vetë antarët e komunitetit tuaj, që ndodhen në këto universitete apo në shkollat e mesme amerikane, sepse ato janë faktikisht dhe fatkeqsisht tërësisht politike dhe për më keq tepër të majta.

Mos lejoni “studentë”, që vijnë nga shtetet ish komuniste, që kanë qenë familje të privilegjuara të ish liderëve diktatorë komunistë, sepse ata sjellin me vete mentalitetin dhe nostalgjinë e prindërve të tyre komunistë, në çdo kohë dhe çast këtu sot, të veshur me rroba dhe fjalor moderne (kapitalist) apo mbajnë kostume laramane si tregtarë flamujsh, duke u bërë aktivist robot me kedo, vetëm për pushtet, para apo karrige. Shumë fëmijë të komunistëve shqiptarë sot janë qytetare amerikanë, të pranuar nga administratat e majta qysh në vitin 1992, kur president asokohe ishte liberali Bill Clinton. Ata kanë gjetur streh këtu, me ndihmën e komuinistëve amerikanë, duke zgjeruar kështu bazën e vet në rizgjedhjet e tyre elektorale.

Cili ishte dhe pse u vendos Akti i Kontrollit Komunist në SHBA në vitin 1954

Akti i Kontrollit Komunist (ACC) i vitit 1954, është një ligj amerikan i nënshkruar nga ish ushtaraku amerikan Presidenti 34 i SHBA-së (1953-1961) Dëight Eisenhoëer (1890-1969) më 24 gusht 1954, që nxjerr jashtë ligjit Partinë Komuniste të Shteteve të Bashkuara dhe kriminalizon anëtarësimin ose mbështetjen për partinë ose organizatat e “aksionit komunist” dhe përcakton provat që duhen marrë parasysh nga një juri në përcaktimin e pjesëmarrjes në aktivitetet, planifikimin, veprimet, objektivat ose qëllimet e këtyre organizatave.

I krijuar gjatë periudhës së Frikës së Dytë të Kuqe (1946-1954), akti ishte një nga shumë projektligjet e hartuara me qëllimin për të mbrojtur qeverinë amerikane nga kërcënimi i paraqitur nga komunistët ndërkombëtarë.

Kështu, shumë e kundërshtuan komunizmin, për shkak të qëllimit të tij të deklaruar në mënyrë eksplicite dhe të demonstrueshme historikisht, për të minuar demokracinë liberale.

Akti i Kontrollit Komunist, u propozua fillimisht si një ndryshim në Aktin e Sigurisë së Brendshme të vitit 1950, i cili kishte kërkuar të luftonte përhapjen e komunizmit në sindikatat. Përveç fokusit të tij dytësor, i cili përqendrohej në paligjshmërinë e “organizatave të frontit komunist” (d.m.th. sindikatat), projektligji u hartua me synimin për të trajtuar rrënjën e ndjenjës prokomuniste në Shtetet e Bashkuara: Partinë Komuniste. Në seksionin e saj të dytë, CCA e vitit 1954 e portretizoi Partinë Komuniste Amerikane si një “agjenci të një fuqie të huaj armiqësore.” Në këtë mënyrë Partia Komuniste, u përshkrua si “një instrument i një komploti për të rrëzuar qeverinë” dhe si një “e qartë, i pranishëm dhe rrezik i vazhdueshëm për sigurinë e Shteteve të Bashkuara”.

Për më tepër, sipas seksionit të tretë, Partisë Komuniste do t’i hiqej “të drejtat, privilegjet dhe imunitetet e një organi ligjor”.

Akti i Sigurisë së Brendshme i vitit 1950, kishte përcaktuar dy lloje të organizatave komuniste. Senatori republican Butler më vonë propozoi një projekt-ligj, që synonte heqjen e komunistëve nga postet drejtuese në sindikatat, duke shtuar një klasë të tretë, atë të “organizatave të infiltruara nga komunistët”.

Nëpërmjet një amendamenti nga senatori Daniel, të dy projektligjet e Butler dhe Humphrey u bashkuan në një, duke fituar miratimin unanim në Senat si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.

Shumica e demokratëve liberalë nuk ofruan as një kundërshtim simbolik ndaj Aktit; përkundrazi, e mbështetën me passion dhe zjarr dhe jo një përpjekje për të vrarë komunizmin në rrënjë.

Akti ne fjalë (ACC) nuk ka histori të regjistruar të ligjësuar, sepse u shtyp me nxitim, në orët e para të mëngjesit. Në vitin 1955, një Union liberal amerikan i gjoja i lirive civile të indinjuar e karakterizoi atë si një tallje me garancitë kushtetuese më themelore të amerikanëve.

Në vitin 1961, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se akti nuk e ndalonte partinë të marrë pjesë në sistemin e sigurimit të papunësisë në Nju Jork (Partia Komuniste kundër Catherëood).

Në vitin 1973, një gjykatë federale e qarkut në Arizona, vendosi se akti ishte jokushtetues dhe Arizona nuk mund ta mbante partinë jashtë votimit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1972.

Presidentja Vjosa Osmani takoi presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W.Bush

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, ka zhvilluar një takim me presidentin e 43-të, të SHBA-ve, George W. Bush, të cilin e ka falënderuar në emër të popullit të Kosovës për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetjen e tij  të vazhdueshme për vendin tonë. 

Presidentja Osmani theksoi se Presidenti Bush ishte një mbështetës i vendosur për pavarësinë e Kosovës, një mik dhe aleat i popullit të Kosovës, duke theksuar se në çdo kapitull të Republikës së Kosovës jeton trashëgimia e tij, e cila zanafillën e ka te paralajmërimi i Krishtlindjes i Presidentit George H.W. Bush, babai të tij.

Gjatë takimit në Institutin Bush në Dallas, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për  Presidentin Bush, për mbështetjen dhe solidaritetin e tij për Kosovën, duke potencuar rolin e rëndësishëm të lidershipit të tij në shpalljen e pavarësisë. 

“Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese e pavarësisë së Kosovës e  presidentit Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur. “Presidenti Bush ishte lajmëtari i pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se aleanca e Kosovës me SHBA-të është testament për vlerat e përbashkëta dhe përkushtimin ndaj lirisë dhe demokracisë.

Ndërkaq Presidenti Bush foli me respekt për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë dhe rrugëtimit për shtetetndërtim, konsolidim dhe forcim të pozitës ndërkombëtare. Ai ripohoi miqësinë e tij të qëndrueshme me Kosovën, duke e shprehur besimin për një të ardhme edhe më prosperuese ku Kosova është e integruar në strukturat euroatlantike.