Kreu Blog Faqe 813

Shtarorja e Gjergj Kastriotit në Prishtinë më 28 Nëntor 2001-Rugova: Ditë e madhe për Kosovën

Ngrihet Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Prishtinë , me 28 Nentor 2001

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prishtinë si në Krujë, vepër e skulptorit Janaq Paço. Raportime të 28 Nëntorit 2001 dhe të vitit 2012/

PRISHTINË, 8 Maj 2024/ Shtatorja e Heroit Kombatër Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Prishtinë, kopje e monumentit në Krujë – vepër e skulptorit Janaq Paço, është ngritur në 28 Nëntor të vitit 2001 në një ditë feste të madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, të tretën në Kosovën e lirë, të cilën presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e vlerësonte ditë të madhe për Kosovën.

“Zonja dhe zotërinjë, qytetarë të nderuar të kryeqytetit, qytetarë të nderuar të Kosovës, mysafirë të nderuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva, të nderuar miq ndërkombëtarë dhe përfaqësues diplomatikë në Prishtinë. Sot është një ditë e madhe për Kosovën, sepse po e përurojmë monumentin e Heroit Nacional të shqiptarëve në Prishtinë”, tha në fjalën përuruese Rugova, duke folur para mijëra shqiptarëve nga trojet etnike e diaspora.

Ai vijoi se,  shumë gjenerata të mëparshme si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë.

“Gjeneratat e reja, fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me Heroin e vet dhe me fat të rinjve të Kosovës”, theksoi Rugova.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut – Ibrahim-Rugova, Prishtinë 28 Nëntor2001

Më tej tha se, do të ndiehen edhe më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Sot Kosova është e lirë, e bënë të lirë nipat dhe miqtë e Skënderbeut. Gjergj Kastrioti ndihet i lumtur për lirinë e Kosovës, të Dardanisë antike. Ndihet i lumtur, sepse miqtë e tij janë në Kosovë dhe me Kosovën, se Kosova dhe shqiptarët po bashkohen e integrohen në botën perëndimore, aty ku e kanë vendin. Në atë botë që e mbrojti me dinjitet dhe i hapi perspektiva për shekujt e rinj evropianë e perëndimorë, për prosperitetin e civilizimit njerëzor”, u shpreh Rugova.

Shtoi se, shekuj me radhë Skënderbeu ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për shqiptarët, ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për Kosovën.

“Poashtu, shekuj me radhë Skënderbeu ishte simbol i lirisë dhe pavarësisë për shumë popuj evropianë dhe të botës. Ishte simbol edhe për lirinë dhe pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e vazhdon këtë mision edhe sot”, theksoi presidenti historik Rugova.

Ai falënderoi profesor Mark Krasniqin për angazhimet për ta sjellë e ngitur në Prishtinë  monumentin-shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe për ta vendosur në monument i kishte sjellur “një ari natyral të kristaleve të Kosovës”.

Akademik Mark Krasniqi, me 28 nëtor 2001 tek shtatorja e Gjergj Kastriotit në Prishtinë

“Me fat Prishtinë, me fat Kosovë, zoti e bekoftë Skënderbeun siç e ka bekuar. Zoti e bekoftë Kosovën, ju falenderit dhe urime për monumentin e Skënderbeut…Ju falendroj shumë juve qytetarë që keni ardhur ta ndani gëzimin së bashku këtu në Sheshin Skënderbe të kryeqytetit të Kosovës sonë të dashur. Me fat”, tha në përfundim të fjalës Ibrahim Rugova.

Pastaj akademik Mark Krasniqi ia dorëzoi monumentin madhështor kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Salih Gashi, i cili u shpreh: “Më në fund erdhi edhe ky monument i shumëpritur dhe i lavdishëm për popullin tonë- ngritja e përmendores së Skënderbeut në Prishtinë”.

Prishtinë me 08.04. 2012 – Shtatorja e Gjergj Kastriotit – foto: Behlul Jashari

Në festën e ngritjes së shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë folën edhe Namik Dokle, kryetar i atëhershëm i Parlamentit të Shqipërisë dhe ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.

NË PRITJE TË ZBULIMIT TË MONUMENTIT TË GJERGJ KASTRIOTIT NË PRISHTINË

PRISHTINË, 28 nëntor 2001 (QIK) – Asnjëherë në kryeqytetin e Kosovës nuk ka pasur më shumë njerëz në sheshin kryesor “Nëna Tereze” dhe nëpër të gjitha rrugët e rrugicat e Prishtinës. Me mijëra njerëz kishin ardhur nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga territorët etnike shqiptare dhe nga diaspora.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prishtinë me 4 Korrik 2012. Foto: Behlul Jashari

Asnjëherë nuk është ndjerë atmosferë më solemne dhe më madhështore se sa ditën e sotme – më 28 Nëntor. Qendra e qytetit ishte në shenjë të këtij solemniteti: aparatura e zërimit, bina solemne dhe njerëzit që poashtu, me një durim të mahnitshëm presin fillimin e manifestimit qendror – zbulimin dhe përurimin e monumentit të Skënderbeut në Prishtinë.

Mirëpo, edhe pas pritjes së gjatë dhe fillimit e mbarimit të Akademisë solemne në Teatrin kombëtar të Prishtinës, zbulimi i monumentit të Skënderbeut nuk u bë. Në vazhdim u komunikua se akti i zbulimit solemn do të bëhet në orën 15,00. Arsyetimi: shtatorja e Heroit tonë kombëtar, nuk kishte arritur në Prishtinë, edhe pse mbrëmë në measnët e kishte kaluar kufirin e Kosovës.

Një rrugëtim i shkurtër nga Prizreni në Prishtinë po zgjat si tepër shumë dhe me ngathtësi. Njerëzit filluan të hedhin pakënaqësitë e para si “punët tona janë kështu…” deri në shpresën se koha do të shkurtohet. Por sheshi “Nëna Tereze” nuk zbrazej, sikurse që nuk zbrazej dendësia e njerëzve përreth bazamenti të monumentit të Skënderbeut, që priste të vëhej në vendin e vet..

RAPORTIME TË VITIT 2012:

08/04/2012

KOSOVË/ SHTATORJA E SKËNDERBEUT NË PRISHTINË ZBRET PËRKOHËSISHT NGA “FRONI” PËR T’U NGRITUR MË LART

PRISHTINË, 8 Prill /ATSH-Behlul Jashari/.-Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë është zbritur përkohësisht nga “froni” për t’u ngritur në të njëjtin vend dhe më lart në verë, në punimet e filluara këtë pranverë për ndërtimin e Sheshit të Pavarësisë Ibrahim Rugova në kryeqytetin eKosovës.

Deri atëherë Shtatorja e Kryetrimit Skënderbeut hipur mbi kalin e tij është e vendosur e mbulur për të mos u dëmtuar në oborrin e një prej ndërtesave qeveritare, pranë Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Ndërtimi i sheshit, sipas projektit, përfshin nivelizimin e sipërfaqes tek Shtatorja e Heroit Kombatër, Skënderbeut, e cila është ngritur në 28 nëntor të vitit 2001 në një ditë feste të madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, të tretën në Kosovën e lirë.

Projekti për ngritjen e Sheshit të Pavarësisë Ibrahim Rugova në Prishtinë, përballë selive të Kuvendit dhe të Qeverisë kosovare është përuruar pak ditë pas 17 Shkurtit historik 2008, të shpalljes së shtetit të Kosovës.

Për lirimin e hapësirës  për sheshin fillimisht janë rrënuar disa objekte të vjetra, që kryesisht shfrytëzoheshin nga tregëtarët dhe zejtarët, e që nuk kishin ndonjë rëndësi të trashëgimisë kulturore e historike.

Ndërsa, pranë sheshit pritet të rinovohet një ndërtesë  që dikur ishte hotel një kohë me emrin “Skënderbeu”, projektuar nga një arkitekt austriak  dhe ndërtuar në vitin 1927 dhe që paraqet vlerë të arkitekturës dhe kulturës evropiane të fillimshekullit XX.

Sheshi i Pavarësisë Ibrahim Rugova do ketë 12 mijë 800 metra katrorë, ndërsa për ndërtimin e tij komuna e Prishtinës ka ndarë 4 milionë e 375 mijë euro.
Në hapësirën e sheshit do jenë edhe tre fontana, një prej të cilave te Shtatorja e Skënderbeut. Ndërtimi në qendër të Prishtinës i  sheshit me emrin e Presidentit historik, ideatorit e arkitektit të pavarësisë kosovare,  do përfundojë në këtë vit të festës së madhe të gjithë  kombit – 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
/f.n/

04/07/2012

PRISHTINË/ SKËNDERBEU PËRSËRI NË “FRON”

PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është ngjitur përsëri në “fron” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, gjatë punimeve që vazhdojnë për ndërtimin e Sheshit të Pavarësisë ‘Ibrahim Rugova’ në këtë vit të jubileut të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “Froni” është i ri dhe është vendosur edhe më lart, edhe më afër ndërtesës kryesore të qeverisë së shtetit më të ri evropian.
Shtatorja e kryetrimit Skënderbe, hipur mbi kalin etij, është zbritur përkohësisht nga ‘froni’  në  pranverë, dhe deri tani qëndroi e vendosur  në oborrin e një prej ndërtesave qeveritare. Sipas projektit, ndërtimi i Sheshit përfshinte edhe nivelizimin e sipërfaqes tek Shtatorja eHeroit Kombëtar, Skënderbeut, e cila është ngritur në Prishtinë në 28 Nëntor të vitit 2001.
Projekti për ngritjen e Sheshit të Pavarësisë ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë, përballë selive të Kuvendit dhe të Qeverisë kosovare, është përuruar pak ditë pas 17 Shkurtit historik 2008, të shpalljes së shtetit të Kosovës. Për lirimin e hapësirës së paraparë për sheshin fillimisht janë rrënuar disa objekte të vjetra, që kryesisht shfrytëzoheshin nga tregtarët dhe zejtarët, e që nuk kishin ndonjë rëndësi të trashëgimisë kulturore ehistorike. Ndërsa, pranë sheshit ka filluar të rinovohet një ndërtesë që dikur ishte hotel një kohë me emrin “Skënderbeu”, projektuar nga një arkitekt austriak dhe ndërtuar në vitin 1927, e cila paraqet vlerë të arkitekturës dhe kulturës evropiane të fillimshekullit XX.
Gjatë punimeve për ndërtimin e Sheshit të Pavarësisë ‘Ibrahim Rugova’,  që përfshinin edhe Sheshin Skënderbeu, janë zbuluar edhe gjetje arkeologjike, mes të cilave një krua i ndërtuar para mëse 500 viteve, i cili  pritet të konservohet dhe restaurohet.
Sheshi i Pavarësisë ‘Ibrahim Rugova’ do ketë 12 mijë 800 metra katrorë, ndërsa për ndërtimin e tij komuna ePrishtinës ka ndarë 4 milionë e 375 mijë euro./s.s./

Sheshi Gjergj Kastrioti në Prishtine. Foto: Behlul Jashari, në vitin 2017

Për dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së “demokratike” që e puthin “popullin qiellor” serb edhe rreth organit gjenital, nuk i ndalin kërkesat ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Lexova se, citat: “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të mërkurën se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE). Duke folur në mbledhjen e Qeverisë në Prishtinë, Kurti tha se Kosova është duke u përballur javët e fundit me “një kusht të ri, i cili nuk ka aspak të bëjë me anëtarësimin” në Këshillin e Evropës”- citat fund.

Është natyra jonë të përsërisim veten, po të përsërisim veten.

Kam thënë qindra herë:

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë (taktikës) ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la…

Don Jaku i Kuklit dhe thirrja e tij hymn e 28 shkurtit 1844

Anna Hida, Vatikan
___
Sot në Arkivat Vatikan më tërhoqi vëmendjen, një letër shumë e veçantë. Nga relazionet që jemi mësuar të shohim, kjo letër ishte ndrysh , ishte një thirrje, ishte një poezi që mendoj se duhet t’i shtohet letërsisë sonë.
Kush është Kukli? Është një fshat mes Lezhës e Shkodrës, me shumë tradita dhe shumë i vjetër historikisht, Aty ka punuar e jetuar Ndre Mjeda. Sot punon një nga priftërinjtë më të apasionuar, një kërkues shkencor Dom NikUkgjini, i cili e ka shndërruar Kuklin në një Oaz të kulturës shqiptare.
Dom Jaku i viteve 1844, duke përfituar nga zgjedhja e Gregorit të 12, shkroj këtë letër për t’i treguar atij ku dergjej shqiptaria…
***
“Sagra Congregazione
Zërit të Shenjtes Unglilltare,
mos besoni “omni spiritu,”
e di që e Shenjta Congregazione nuk më beson
Ahima,
por duke mos mundur as të hesht,
se cila është pika fikse ku duhet fokusuar
në këmbët e Shenjta të Atit të Shenjtë
Papa ynë Gregorio XII
që i lumtur mbretëron.
Këtu në duart e shenjta atërore
erdhën lotët e mia
që rekomandojnë këtë popull të pakënaqur
popullin e Krishterë Shkodran,
Shqipërinë,
Atdheun tim të varfër
mes bishave të ndyra të barbarisë,
dhe Tiranisë Turke,
mes Caligini ( mitologjive)
e sterilitetit të rëndë botëror
përtej kësaj,
që ende i barazonte hallet e tijë
me një Atë të vërtetë,
Bari dhe Ipezhgv ballafaqohet,
që të përfitojë çdo shpirt
me jetën e gjallë Atërore të tijë.
E jo si të Huajt e lokalët e sotëm
me kujtesë të vogël,
të vendosur gjithçka në rrëmujë,
e gati në shkatërrim
me një dëgjueshmëri të tillë,
me nxitim “lopita loro ete- eteci”
prandaj shumë e dhimshme,
e në fund njëmijë letra në dy rreshta.
Shqipe për mëshirë je poshtëruar
krahët për të fluturuar,
kërkon në kohë të shkurtër.
O fitues me ndihmën Hyjnore,
O jetoj nën dhe i varrosur
i rënë në tokë,
përkulur thellë në gjunjë
nderime shërbëtori,
kaloj , jetoj dhe hesht…
*
Shkodër me 28 Shkurt 1844
Shërbëtor gjithmonë i detyruar
D, Giacomo Clari- Vladagni
Famullitar i Fshatit të varfër Cucli

Duhet ta pastrojmë pluhurin e së kaluarës që të shihet kontributi i gjeneratave

0
Ne kembe nga e majta : Agim Dushi, Bujar Hoxha, Shenoli,Fatos Shita, Albert Dula, Luan Shllaku, Ismet Demaku.
Ne kembe nga e majta :
Agim Dushi, Bujar Hoxha, Shenoli,Fatos Shita, Albert Dula, Luan Shllaku, Ismet Demaku.
Nga: Agim Vuniqi, SHBA
___
Mendoj se mediat alternative, sociale sherbejne shume me shume per t’u njohur me njeri tjetrin dhe per te njohur te kaluaren, aty ku nuk ka mundesi apo nuk munden portalet e shumeta, qe iu sherbejne me teper oligarkeve, sesa qe jane te interesuara te kontribuojne per vendin, apo te japin ndonje kontribut per te kaluaren ne fusha te ndryshme.
Meqe ate mision nuk e kryejne sa duhet, ngaqe synimi i tyre eshte perfitimi, ato edhe nuk mund te jene te pavarura, apo te jene ne sherbim te informimit te qytetareve. Prandaj ne raste te tilla, te vakuumit cdo intelektuale, sportist…, e ka per detyre qe te kontribuojne qe gjeneratat e reja te kuptojne se shume gjenerata para tyre, ne kushte shume me te veshtira, kane bere gjera te pa imagjinueshme per kohen, sepse per aktivitete qe tash jane normale, atehere jane sanksionuar apo kane mundur te sanksionohen nga pushteti. Dhe per hire te atij obligimi, dhe qe ate te kaluar qe ka filluar ta mbuloje pluhuri i harreses, duhet qe ate pluhur ta pastrojme!
Në foton e dyte eshte peseshi i pare i Klubit Basketbollistik “KXEK”-Kosova:
Nga e majta: X, Blerim Vuniqi, Ilir Hoxha, Faton Sanaja, Y.

Fjalimi i Basri Bekës me 6 Maj 2024 para përmendores së Gjergj Kastriotit në Prishtinë

0

Basri Beka, duke folur me 6 Maj 2024 para përmendores së Gjergj Kastriotit

Prishtinë, me 6 Maj 2024

Të nderuar bashkombës të mi, Zonja e Zotrinj, Sot, me një zemër të ngrohtë dhe respekt të thellë, jemi të tubuar për të festuar ditëlindjen e një nga figurat më madhështore të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastriotit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe monument

Gjergj Kastrioti dhe emri i tij janë një mrekulli që i ndodhi këtij populli. Ky tubim madhështor për nder të tijë tregon për mrekullinë e tij, sepse ai ishte një udhëheqës i madh që me guximin dhe vendosmërinë e tij bëri të pamundurën të bëhet e mundur. Sot në këtë fest të madhe duhet të reflektojmë mbi trashëgiminë e madhe që na la ai. Ai na mësoi se asnjë sfidë nuk është e pamundur për ata që kanë vullnetin dhe besimin për të arritur lirinë, drejtësin dhe dinjitetin.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "HKOMBE Te DASHUR, NẼ EMER Te ORGANIZATES SHOIPTARIA DHE ORGANIZATAVE MOTRA JU FALENDEROJME TE GJITHEVE OE ISHIT PJESE E MANFESTIMIN MADHESHTOR PER NDER Te 619 VJETORIT Te LINDJES sẼ HEROIT TΟΝE GJERGJ RASTRIOTI. JEMI MIRÊNJOHES PẼR KONTRIBUTIN DHE MBESHTETJEN TUAJ HE KETE DITỄ Te VEÇANTE E IU KUSHTUA NDERIMIT Te SKẼNDERBEUT. ,NE ÇDO VIT DO TE VAZHDOJME Te SHPERNDAJME DHE Te FESTOJME TRASHEGIMINE E t oe NA FRYMEZON DHE NA MOTIVON Te NDJEKUR RRUGỄN E LAVDISHME TE IDENTITETIT TON A. FALEMINDERIT PER DITỄN E PAHARRUESHME Te KRENARISE PER HISTORINE ΟΝE. DHE ME RESPEKT ORGANIZATA SHOIPTARIA."

Sot po nderojm jetën dhe veprën e Skënderbeut me krenari dhe respekt të paçmueshëm. Sepse Emri i tij ruan një forcë të veçantë që na frymëzon të gjithëve. Ptandaj: Sot, ashtu si para 580 vjetësh në Lezhë, jemi mbledhur pa dallim krahina dhe feje të gjithë shqiptarët për të festuar ditëlindjen e të madhit Skënderbe, dhe për të përçuar mesazhin se ne shqiptarët jemi krenar me identitetin tonë kombëtar dhe evropian, me kulturen tonë perendimore.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Prandaj, nga ky takim, bëjmë thirrje Këshillit të Evropës që të pranojë Kosovën në mesin e saj, sepse ne jemi trashëgimtarët dhe mbrojtësit e qytetërimit dhe kulturës perëndimore, testament që na e la trashëgim i shenjti Skënderbeu.

Mund të jetë një imazh i turmë

Prandaj, unë i nxitur nga vullneti dhe dashuria e pafund, më lejoni që sot, më 06 Maj 2024, në praninë Tuaj dhe në emrin tim e Tuajin, këtu në Dardaninë antike, të drejtohemi Kreut të Selisë së Shenjtë në Vatikan, Papa Françeskut, me KËRKESË PËR SHPALLJEN E KRYEZOTIT TË ARBËRISË, GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEUT, SHENJTOR MBROJTËS TË SHQIPTARËVE DHE TË EVROPËS.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, altoparlant, turmë dhe teksti

I nderuar Papa Françesku, Duke pasur parasysh faktin se Gjergj Kastrioti ishte mbrojtës i qytetërimit dhe humanizmit perëndimor, mbrojtës i krishterimit, i shpallur nga Selia e Shenjtë dhe Atlet i Krishtit, kërkojmë që ai të shpallet i shenjtë. Unë, Basri Beka, qytetar i lirë i Republikës së Kosovës, me respekt dhe përulësi, dëshiroj të dëshmoj për mrekullitë dhe ndikimin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në jetën time dhe në historinë e popullit tim.

Mund të jetë një ilustrim

1. Unë dëshmoj mrekullin e Gjergj Kastriotit në jetën time. Në një kohë kur isha i pa liri, i kufizuar dhe i pa shpresë, dëshiroja të ikja nga atdheu im për të shpëtuar nga represioni i rëndë serb. Por, emri i Gjergj Kastriotit mbajti gjallë zjarrin e shpresës në zemrën time. Hiri i tij më ndihmoi të mbijetoj, të mbetem i pa asimiluar dhe të shijoj lirinë.

2. Unë dëshmoj se si luftëtar i lirisë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emri dhe trashëgimia e Gjergj Kastriotit më dhanë fuqi dhe shpresë për të qëndruar dhe për të rezistuar në kohën më të vështirë.

3. Dëshmoj nga rrëfimet e të afërmve të mi – babait, gjyshit dhe stërgjyshit – se si populli ynë shqiptar mbijetoi dhe ruajti gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë përmes vështirësive të mëdha historike. Emri dhe trashëgimia e Gjergj Kastriotit ishin një burim i padiskutueshëm i frymëzimit dhe mbështetjes për ne gjatë këtij rrugëtimi. Me këtë kërkesë, unë shpreh dëshirën time dhe të miliona shqiptarëve anekënd botës, që mbrojtësi i qytetërimit dhe humanizmit perëndimor, Gjergj Kastrioti, të shpallet shenjtor nga Selia e Shenjtë – si një shenjtor i shqiptarëve që ka frymëzuar dhe udhëhequr popullin tonë në rrugën drejt lirisë dhe vetëdijesimit të identitetit tonë kulturor e kombëtar.

Mund të jetë një ilustrim i teksti që thotë "10000 m0m በበበር D 00"

Me respekt e mirënjohje të thellë, Basri Beka Qytetar i Kosovës Faleminderit zoti e bekoft të shenjtin Skenderbe, zoti e bekoft popullin Shqiptar.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Shih videon:

(1) Video | Facebook

Korrupsioni luftohet me profesionistë dhe meritokratë dhe jo me patronazhistë dhe militantë

0

Pirro Prifti, Tiranë

Në harkun kohor që nga viti 2013 e deri në ditët e sotme vërehet një rritje e korrupsionit dhe e mitmarrjes , rritje e cila më tepër ka të bëjë me vënien në funksionin të drejtësisë të pavarur dhe SPAK-ut sesa me rritje reale të korrupsionit. Një ndihmë e madhe për gjetjen e rasteve të korrupsionit ka luajtur liria e shtypit dhe e mediave të cilat kanë ndikuar pozitivisht në zbulimin dhe denoncimin e rasteve korruptive.

Del pyetja  nëse para vitit 2013 në periudhat 1992-1997, 1997-2005, 2005-2013, ka patur korrupsion masiv dhe mitmarrje? Sigurisht që ka patur dhe ka plot shëmbuj që tek VKM për tokën 1 euro dhe deri tek droga e Lazaratit, plus krime, prostitucion, emigrim masiv, njëlloj si në periudhën e sotme. Dallimi sot ka qëndruar në dy elementë kryesore:

  • Sepse para 2013 nuk kishte liri të Medias dhe të fjalës kushtë që korrupsioni dhe mitmarrja nuk denoncohej në public
  • Sepse vetë qeveritë e Berishës dhe të Nanos kishin një sistem drejtësie të kapur, madje në disa raste thuehj nëpër dhëmbë që …`duhej krijuar` klasa e pasur` e cila ishte shkatërruar nga diktatura…sigurisht me mjete jo ligjore.

Prandaj në atë kohë u shkatërrua e gjithë industria, e për këtë shkak u largua masivisht popullsia sepse nuk kishte punë, u lejuan skemat piramidale, u lejuan kultivimi i drogës dhe ajo shitej e blihej lirisht brënda dhe jashtë, dhe u lejuan indirect edhe kontrabanda e kryesisht e naftës, prostitucioni, largimi i njerzve në mënyrë ilegale jashtë shtetit, disa presidentë u pasuruan duke lëshuar pasaporta shqiptare pa kriter, ministrat firmosnin tenderime jo sipas kritereve, punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit publik bënin mitmarrje dhe drejtuesit -korrupsion, gjykatësit  dhe avokatët ishin më Diplomën e `plepave`, prokurorët ishin të korruptuar, administrata locale de qëndrore nuk punonte, në pushtetin local dhe qëndror hynë njerëz jo profesionistë dhe aspak meritokratë. Asgjë nga këto nuk paraqitej në media, Gazeta, radio, internet, ose vetëm tek tuk ndonjë lajm i rastësishëm.

Pas 2013 pa pritur, opinioni publik shqiptar pa se droga ishte në të gjithë Shqipërinë, dhe opozita u a hodhi fajin menjëherë Maxhorancës në një kohë që ishte e pamundur që si me urdhër e gjithë Shqipëria ishte e mbjellë me drogë… Përse ndodhi kjo?

Sigurisht sipas fjalës së urtë shqiptare:- Hajdutët thërrisnin me të madhe kapini hajdutët. Opozita e djeshme dhe e sotme kanë përdorur dhe përdorin frazën e nazistit Goebels i cili shprehej : `Kur një gënjeshtër përssëritet çdo ditë dhe për një kohë të gjatë, opinioni e percepton tashmë si të vertëtë…`.

Çfarë nuk po shkon me Pushtetin e sotëm të Maxhorancës?

Megjithë bërjen e një reforme të vështirë në Drejtësi ku me ndihmën e SHBA u krijua SPAK, Byroja kombëtare e Hetimeve, u filtruan gjykatës dhe prokurorë  ku gati gjysma u gjendën të korruptuar ose me pasuri të vëna në mënyrë të dyshimtë, megjithëse shumë drejtues të Maxhorancës janë futur në burg ose janë në hetim, përsëri aferat korruptive mbeten të larta dhe megjithë paralajmërimet e Shefit të qeverisë se “emërimet i bën ai por përgjegjësia për postin është personale`, përsëri niveli i korrupsionit është i lartë. Përse ndodh një fenomen i tillë?

Një rol negativ në zhurmën se korrupsioni është galopant këto vite se, popullsia po largohet sidomos rinia (gjë që është pjesërisht e vërtetë, por kjo ka ndodhur gjatë gjithë 34 viteve të demokracisë), po luan opozita e shkatërruar e sotme, shumë nga të cilët janë shkelësa të ligjit në të kaluarën, dhe se dy nga drejtuesit e partive më të mëdha opozitare njëri është non gratta dhe tjetri akuzohet për pasuri të vëna në mënyrë jo ligjore. Duke qënë të lirë të flasin dhe të deklamojnë si të duan, dhe duke patur një liri të fjalës të pacensuruar (ashtu si bënin të kundërtën ata vetë kur ishin në pushtet), dhe duke zbatuar parimin e Goebelsit në një demokraci të brishtë që ka shqipëria e cila vazhdon të mbetet më shumë demokraci anarkike sesa liberale, ata po vazhdojnë të ndotin dhe të shpifin në mënyrë që të krijojnë precedentin e mos-bindjes civile.

Në fakt, edhe do të mund të kishin arritur ta realizonin këto vite nëse Shqipëria nuk do të kishte mbështetjen e fuqishme të SHBA dhe BE. Në mbështetje të britmave të tyre të tipit `Kapni Hajdutin` kur Hajdutët janë edhe ata vetë, grupi i analistëve dhe i të ashtuquajturve gazetarë investigativë që paguhen për të nxirë faqen Shqipërisë dhe për të ndryshuar opinionet e  shoqërisë shqiptare në zbatim të strategjisë së dy drejtuesve njëri non gratta dhe tjetri kryetar i partisë së paligjshmërisë.

Sigurisht korrupsioni gjatë kësaj qeverisjeje ka pësuar goditje nga Drejtësia shqiptre por vazhdon të jetë i lartë, madje në sektorin e shëndetësisë publike dhe të arsimit, korrupsioni dhe mitmarrja mbeten problem i madh.

Pra mesa duket nuk është lufta kundër korrupsionit dhe mitmarrjes në zbatimin e ligjeve por edhe në një drejtim tjetër ku është në fakt zanafilla e korrupsionit.

Kjo zanafillë qëndron në largimin nga postet drejtuesse të qeverisjes lokale dhe qëndrore, të profesionistëve dhe të zinxhirit professional dhe të meritokratëve, duke vendosur  në këto poste delicate, amatorë, militantë, patronazhistë, miq etj duke dëmtuar rëndë drejtimin local dhe qëndror.

Për të realizuar vendosjen e Meritokracisë dhe Profesionistëve me integritet ne drejtimin e Pushtetit Lokal dhe Qëndror, duhet bërë ashtu siç veprojnë privatët: monitorojnë dhe seleksionojnë nëpërmjet intervistës dhe dosjve personale të kandidatëve pa ndërhyrjen e politikës.

Vërehet sot por edhe dje kur Opozita ishte në Qeverisje se intelektualët Profesionstë dhe Meritokratë janë shmangur nga qeverisja lokla e dhe qëndrore e vëndit dhe sot ose janë larguar jashtë shtetit ose punojnë heshturazi në ndonjë institucion privat apo luajnë domino apo tavëll sepse askush nuk pyet për këta. Klaneve Politike u interesojnë  njerrëz që vijnë nga zona rurale, pa ndonjë arësim përkatës që behn lehtësisht patronazhistë deh militant, apo u interesojnë të ashtuquajturit `intelektualët katundarë` në raport me profesionistët dhe meritokratët. Nuk është rastësi që në drejtimin e vogël të Partisë socialiste në Tiranë shumica dërrmuese e drejtuesve janë nga zonat rurale që nuk e njohin Tiranën, madje ka plot tepelenas të nderuar, dibranë të nderuar, veriorë të nderuar, gramshiotë të nderuar,  librazhdiotë dhe mallakastriotë të nderuar, por aspak profesionistë  dhe pa identitet që vijnë në qytet, dhe  drejtojnë madje edhe partinë në bazë dhe në qëndër.

Kjo detyrimisht në një sistem kapitalist si sistemi jonë me demokraci anarkike do ti çojë këta njerëz të nderuar në hajdutllëk, korrupsion njëlloj si udhëheqësit e opozitës së sotme. Prandaj populli shqiptar pavarësisht se sheh të meta të mëdha tek maxhoranca e sotme, nuk e sheh këtë opozitë të lodhur si drejtuese e ardhëshme e vëndit.

E parë në këtë Prizëm, Maxhoranca qeverisëse nëse dëshëron të minimizojë korrupsionin, le ti zgjedhë njerzit që do ti vendosë në drejtim të pushtetit lokal, dhe qëndror, madje dhe në drejtim të vetë parties, dhe këta duhet të jenë me integritet moral dhe etik si dhe të jenë profesionistë të mirë të fushave përkatëse ku do të vendosen në drejtim.

Kjo do të ndihmonte shumë edhe drejtësinë e pavarur.

Shpresojmë që Lideri ballkanik dhe europian i shqiptarëve ta marrë në konsideratë këtë kritikë.

priftipirro2017@gmail.com

“Përkthimi i kushtetutës së republikës popullore komuniste shqiptare më 1946, pamfleti prokomunist, peshkopi Mark Lipa…”

Fan Noli (1882 – 1965)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Maj 2024

Përplasja e Fan Nolit me Peter Minnar në gazetën The Christian Science Monitor në mars të 1954

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të mërkurën e 3 marsit dhe të hënën e 22 marsit 1954, përplasjen e ashpër asokohe midis Fan Nolit (Kryetar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë) dhe Peter Minnar-it (Kryetar i Shoqërisë Letrare Shqiptaro-Amerikane) nëpërmjet dy letrave, përmbajtjen e të cilave, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Peshkopi i ri shqiptar

The Christian Science Monitor, e mërkurë, 3 mars 1954, f.18 :

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 3 mars 1954, f.18

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 3 mars 1954, f.18

Për The Christian Science Monitor : 

Që kur vendi i tyre i origjinës u pushtua nga komunistët, pas Luftës së Dytë Botërore, shumica dërrmuese e shqiptaro-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara kanë ndjerë se një grup i vogël mes tyre, i kryesuar nga peshkopi F. S. Noli, kanë krijuar një përshtypje të rreme midis amerikanëve nëpërmjet një qëndrimi prokomunist. Këtë e dëshmon politika editoriale e dy gazetave në gjuhën shqipe. 

“Dielli” botohet nga Organizata Vatra me kryetar nderi peshkop Nolin. Peshkopi Noli përktheu dhe shpërndau gjerësisht kushtetutën e Republikës Popullore Shqiptare, e cila është një kopje e kushtetutës së BRSS-së. Ai gjithashtu shkroi dhe botoi një broshurë “Shqipëria që nga viti 1939”, e cila lartëson dhe lavdëron regjimin komunist të Hoxhës, një kukull e Moskës. 

Për të korrigjuar përshtypjen e rreme se të gjithë shqiptarët janë komunistë dhe për t’u organizuar për çlirimin përfundimtar të Shqipërisë, një grup shqiptaro-amerikanësh themeluan peshkopatën shqiptaro-amerikane dhe i bënë peticion Patriarkanës së Stambollit, Kishës tjetër të Ortodoksisë, për një peshkop ortodoks shqiptar. Peshkopi Mark I. Lipa u dërgua këtu si përgjigje ndaj peticionit. 

Peshkopi Lipa lindi në Shqipëri, mori arsimin e mesëm në Korçë të Shqipërisë dhe më pas u diplomua në shkollën teologjike në Halkis nën sponsorizimin e Kryepeshkopit të Shqipërisë Kisi (Kristofor Kisi). Ishte Kryepeshkopi Kisi ai që negocioi një traktat me Patriarkanën dhe themeloi Kishën e Pavarur të Shqipërisë. Kryepeshkopi Kisi refuzoi të bashkëpunonte me të Kuqtë; kjo është arsyeja pse ai ende sot lëngon në një burg komunist. 

Peshkopi Lipa nuk figuron si peshkop grek, por si peshkop kanonik i ortodoksëve shqipfolës në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht shqiptaro-amerikanëve. Nuk është nën juridiksionin e Kishës Greke të Amerikës Veriore dhe Jugore. Ai njeh Patriarkun e Stambollit si udhëheqësin e tij shpirtëror. 

Peter Minnar

Kryetar i Shoqërisë Letrare Shqiptaro-Amerikane

Quincy, Mass. 

‘Akuza të rreme’

The Christian Science Monitor, e hënë, 22 mars 1954, f.16 :

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 22 mars 1954, f.16

Burimi : The Christian Science Monitor, e hënë, 22 mars 1954, f.16

Për The Christian Science Monitor : 

Letra e Peter Minnarit me titull “Peshkopi i ri shqiptar”, botuar në numrin e gazetës suaj të 3 marsit 1954, ishte një rrjetë shpikjesh, akuzash të rreme, shtrembërimesh dhe gjysmë të vërtetash. 

Ja një shpikje : Ai deklaron se unë “kam shkruar dhe botuar një broshurë ‘Shqipëria që nga viti 1939’, që lartëson dhe lavdëron regjimin komunist të Hoxhës, një kukull e Moskës”. Unë kurrë nuk e kam shkruar apo botuar këtë pamflet. 

Ja një akuzë e rreme : Ai e cilëson politikën editoriale të dy gazetave shqiptare të Bostonit si “prokomuniste” dhe shton se njëra prej tyre, Dielli, “botohet nga Organizata Vatra me kryetar nderi peshkop Nolin”. Këto dy botime i lexoj rregullisht dhe mendoj se qëndrimi i tyre nuk është prokomunist por vetëm proshqiptar. Në fakt, politika editoriale e Diellit ka qenë vazhdimisht kritike ndaj regjimit aktual shqiptar që nga ardhja e tij në pushtet, aq sa z. Panariti, botuesi i Diellit, është cilësuar nga zëdhënësi zyrtar i qeverisë së Tiranës si “Armik i popullit shqiptar”. Si mundet zoti Panariti të jetë prokomunist nëse vetë komunistët e quajnë armik ? 

Ja një shtrembërim : Peter Minnar na thotë se Patriarkana e Stambollit dërgoi peshkopin Mark I. Lipa këtu për të “ndrequr përshtypjen e rreme se të gjithë shqiptarët janë komunistë dhe për t’u organizuar për çlirimin përfundimtar të Shqipërisë”. Siç e dinë të gjithë njohësit e situatës, Patriarkana e Stambollit është aq greke dhe aq antishqiptare sa të jetë e mundur. Ajo ka qenë gjithmonë një armike e ashpër e popullit shqiptar. Për shembull, Patriarku aktual i Stambollit ka mbrojtur hapur aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia. Si mundet një patriark i tillë antishqiptar të dërgojë një peshkop këtu për të mbrojtur shqiptarët e Amerikës dhe për të çliruar vendin e tyre ? Dhe si mund të jetë një peshkop i mirë shqiptar Mark I. Lipa, emisar zyrtar i një patriarku kaq antishqiptar  ? Duke pasur parasysh këto fakte, Lipa është një peshkop grek si patriarku i tij grek. Siç thonë francezët: “Tel maitre, tel valet”. 

Ja një gjysmë të vërtetë : Peter Minnar thotë se unë “kam përkthyer dhe shpërndarë gjerësisht Kushtetutën e Republikës Popullore Shqiptare, e cila është një kopje e kushtetutës së BRSS-së”. Tani ky është një detaj i shkëputur nga konteksti i gjithë historisë. Më lejoni ta përmbledh shkurtimisht dhe të plotësoj boshllëqet. 

Në vitin 1946, një grup patriotësh shqiptarë në Detroit të Miçiganit, mblodhën një fond të posaçëm që do të përdorej për pranimin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. Ata më ftuan të merrja përsipër këtë detyrë, pasi kisha qenë i rëndësishëm në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921 dhe kisha një përvojë në atë lloj pune. E ndjeva se ishte detyra ime ta pranoja. Shkova në Nju Jork dhe rashë në kontakt me Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara. Gjëja e parë që më kërkuan ishte kushtetuta e Shqipërisë. M’u desh ta përkthej, ta botoja, t’ua dorëzoja anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe delegatëve të kombeve të ndryshme. Nëse ky është një mëkat, unë rrëfej se e kam kryer dhe po ashtu rrëfej se nuk do të hezitoja ta bëja sërish nëse do ta ndihmonte Shqipërinë të bëhej anëtare e Kombeve të Bashkuara. 

Ndjenja e përgjithshme e popullit tonë është se anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do t’i jepte popullit shqiptar një ndjenjë sigurie për integritetin territorial të vendit të tyre, i cili është kërcënuar vazhdimisht nga fqinjët e tyre që kur Shqipëria u bë e pavarur në vitin 1912. Siç qëndrojnë gjërat tani, shqiptarëve u krijohet përshtypja se janë braktisur nga fuqitë perëndimore dhe se nuk kanë alternativë tjetër përveç Rusisë. Sipas tyre, pranimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara do të ndryshonte rrënjësisht situatën dhe mund të shënonte fillimin e fundit të komunizmit në Shqipëri. 

Peshkopi Fan S. Noli,

Kryetar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë

Boston

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës

0

M.Shefkiu/RTKlive

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, cak i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat edhe janë rikthyer shpejt në funksion.

Këto faqe janë sulmuar, siç ka njoftuar për RTKLive, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas deklaratave që ai i ka dhënë kundër Rusisë.

“Ky grup i hakerëve rus ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci, i cili ka qëndruar në Poloni në Konferencën e mbrojtjes “Defense 24”.

Në reagimin e hakerëve rus përmendet fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

“Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojnë më shumë për këtë…”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur ministrin Maqedonci.

Kujtojmë po ashtu, se një ditë më parë dy qytetarët rus janë arrestuar në veriun e Kosovës, pasi kishin hyrë në vendin tonë nëpërmjet rrugëve ilegale.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale – Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, ka thënë për RTKlive zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës. Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Garancitë ndërkombëtare, mbeturina për deponitë serbe e ruse !

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
GARANCITË E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE JANË MBETURINA PËR DEPONITË SERBE DHE RUSE
___
Në shqip, serbisht, gjermanisht dhe anglisht.
Sapo zonja Bakoyanis shpjegon se Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kusht shtesë për pranim në Këshillin e Evropës, dy ditë më vonë viziton Vuçiqi i demonizuar Macronin për t’u ankuar dhe si përforcim sjell me vete zagarin e tij Edi Ramën.
Macron dhe shërbëtori i tij Scholz më pas deklarojnë se Kosova duhet ta zbatojë Asociacionin Racist të Komunave Serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Çuditërisht, gatishmëria e Albin Kurtit për të nënshkruar dhe për t’i marrë përsipër të gjitha zotimet në Berlin dhe Ohër përfundon në koshin e plehrave të Vuçiqit dhe Putinit në Beograd dhe Moskë, teksa ndërmjetësit evropianë dhe amerikanë i nënshtrohen tekave të tij si nuset e magjepsura të fshatit magjisë së zezë të shtrigave të moshuara.
Duket qartë se komuniteti ndërkombëtar, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk shqetësohen fare që garancitë e tyre nuk vlejnë as sa koshi i plehrave të Vuçiqit.
Sepse nëse ato mund të lëndohen nga një Serbi gjenocidale që është zorrë e trashë e i Rusisë, atëherë ato mund të lëndohen edhe nga çdo shtet tjetër më i besueshëm.
Në çfarë bote jetojmë dhe deri kur ndërmjetësit ndërkombëtarë të paskrupullt do ta gozhdojnë Kosovën dhe popullin e saj xhamidashës në kryqin e Jezu Krishtit?
Përderisa mbetet një popull xhamidashës apo edhe përtej kësaj ?
***
GARANCIJE MEĐUNARODNE ZAJEDNICE SU SMEĆE ZA SRPSKE I RUSKE DEPONIJE
Autor : Lirim Gashi
Čim gospođa Bakojanis objasni da Kosovo ne mora da ispunjava nikakve dodatne uslove za prijem u Savet Evrope, dva dana kasnije posjećuje demonizovani Vučić Makrona da se požali i sa sobom dovodi svog psa Edija Ramu kao pojačanje.
Makron i njegov sluga Šolc tada izjavljuju da Kosovo mora da primeni Rasističko Udruženje Srpskih Općina ako želi da postane članica Saveta Evrope.
Začudo, spremnost Aljbina Kurtija da potpiše i preuzme sve obaveze u Berlinu i Ohridu završava na Vučićevom i Putinovom smetlištu u Beogradu i Moskvi, dok se evropski i američki posrednici podvrgavaju njegovim hirovima kao začarane neveste crnoj magiji starih seoskih veštica.
Čini se da je jasno da međunarodnoj zajednici, Evropskoj uniji i SAD uopšte nije stalo što njihove garancije ne vrede ni koliko Vučićeva kanta za đubre.
Jer ako genocidna Srbija, koja je debelo crevo Rusije, može da im naškodi, onda im može naškoditi i svaka druga, pouzdanija država.
U kakvom mi to svetu živimo i do kada će beskrupulozni međunarodni posrednici prikovati Kosovo i narod koji voli džamije na krst Isusa Hrista?
Dokle god ostaje narod koji voli džamije ili čak i dalje od toga?
***
DIE GARANTIEN DER INTERNATIONALEN GEMEINSCHAFT SIND MÜLL FÜR DIE SERBISCHE UND RUSSISCHE DEPONIEN
Autor : Lirim Gashi
Kaum erklärt Frau Bakoyanis, dass Kosovo keine zusätzlichen Bedingungen für die Aufnahme in den Europarat erfüllen müsse, besucht zwei Tage später der verteufelte Vucic Macron, um sich zu beschweren, und bringt als Verstärkung seinen Hund Edi Rama mit.
Macron und sein Diener Scholz erklären daraufhin, dass Kosovo den Rassistischen Verband serbischer Gemeinden umsetzen müsse, wenn es Mitglied im Europarat werden wolle.
Überraschenderweise landet Albin Kurtis Bereitschaft, in Berlin und Ohrid alle Verpflichtungen zu unterzeichnen und einzugehen, im Mülleimer von Vucic und Putin in Belgrad und Moskau, während europäische und amerikanische Vermittler sich seinen Launen unterwerfen wie die verzauberte Bräute der schwarzen Magie alter Hexen des Dorfes.
Es scheint klar, dass die internationale Gemeinschaft, die Europäische Union und die USA sich überhaupt nicht darum kümmern, dass ihre Garantien nicht mal so viel wert sind wie Vucics Mülltonne.
Denn wenn ihnen ein völkermörderisches Serbien, das der Dickdarm Russlands ist, Schaden zufügen kann, dann kann ihnen auch jeder andere, zuverlässigere Staat Schaden zufügen.
In was für einer Welt leben wir und bis wann werden skrupellose internationale Vermittler den Kosovo und seine moscheeliebenden Volk ans Kreuz Jesu Christi nageln?
Solange es ein moscheeliebendes Volk bleibt oder sogar darüber hinaus?
************
THE GUARANTEES OF THE INTERNATIONAL COMMUNITY ARE GARBAGE FOR THE SERBIAN AND RUSSIAN LANDFILLS
Autor : Lirim Gashi
As soon as Ms. Bakoyanis explains that Kosovo does not have to meet any additional conditions for admission to the Council of Europe, two days later the demonized Vucic visits Macron to complain and brings his dog Edi Rama with him as reinforcement.
Macron and his servant Scholz then declare that Kosovo must implement the Racist Association of Serbian Communities if it wants to become a member of the Council of Europe.
Surprisingly, Albin Kurti’s willingness to sign and make all commitments in Berlin and Ohrid ends up in Vucic and Putin’s dustbin in Belgrade and Moscow, while European and American mediators submit to his whims like enchanted brides to the black magic of old village witches.
It seems clear that the international community, the European Union and the USA do not care at all that their guarantees are not even worth as much as Vucic’s garbage can.
Because if a genocidal Serbia, which is the colon of Russia, can harm them, then any other, more reliable state can harm them too.
What kind of world do we live in and until when will unscrupulous international mediators nail Kosovo and its mosque-loving people to the cross of Jesus Christ?
As long as it remains a mosque-loving people or even beyond that?

Albin, a t’u dhimbsen pesëmbëdhjetë minuta për t’ia dedikuar heroit me të madh kombëtar të të gjithë kohërave Gjergj Kastriotit?

0
Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Pse Albin?
___
Pse Albin t’u dhimbsen pesëmbëdhjetë minuta për t’ia dedikuar heroit me të madh kombëtar të të gjithë kohërave Gjergj Kastriotit?
A t’ia falim tani Gjegjin serbëve dhe ta shpallim Sulltan Muratin hero tonin më të madh kombëtar të të gjitha kohërave, vetëm pse nuk e vlerëson ti ?
Apo ta pyesim veten pse ti Albin që më pate thënë se librat e Uksin Hotit janë Biblat e partisë tënde, nuk i gjete pesëmbëdhjetë minuta kohë për t’iu drejtuar njerëzve që ishin mbledhur rreth shtatores së Gjergj Kastriotit për ta festuar ditëlindjen e tij?
Herën tjetër do të mblidhemi rreth shtatores së Gjergjit për ta shpallur Sulltan Muratin hero me të madh kombëtar dhe për t’ia shuar dritat shtetit të dytë shqiptar.
Ta shohim pastaj se a do t’i gjësh pesëdhjetë minuta kohë për t’iu drejtuar masës, apo do ta dërgosh Arbër Vokrrin djalin e një udbashi për të cilin muti i shefave të tij nga Beogradi ishte dhe mbeti i ëmbël si sutllijashi.
Një gjë është e sigurt:
Ukshin Hoti nuk do të vepronte kështu.
Albin, unë nuk jam ai lloj njeriu që pështyn gjithçka që ka menduar dhe thënë për ty, por nëse mendon se do të jesh në gjendje të sillesh si një Zot i pamëkatë në tokë vetëm pse ta përkëdhelin shpinën disa batkqinjë servilë të cilët për hir të interesave të tyre të ngushta do t’ia lëpinin bythën edhe Sllobodan Millosheviqit sepse janë bij e bija të prindërve që ia kanë lëpirë bythën Aleksandër Rankoviqit, atëherë do të më motivosh mua, mikun tënd besnik dhe kritik që të mos e shtrojë rrugën nëpër të cilën do të ecësh vetëm me qilim të kuq dhe lule, por edhe me hitha dhe therra sa herë që e devijon.
E kuptoj nevojën tënde për vota, por shtetarët e mëdhenj jo vetëm që arrijnë të jenë të pavarur nga votat e pista dhe të marrin mjaftueshëm vota të pastra por edhe t’i qëndrojnë besnikë vetes dhe premtimeve që kanë bërë.
Fatkeqësisht, në dy-tre vitet e fundit, këtë nuk e kam vënë shumë re tek ti.