Kreu Blog Faqe 814

Mehmet Berisha (Dyzi) dhe ati i tij

Nga: Mithat Lepaja
___
E quanin Mehmet Dyzi edhe pse mbiemrin nuk e kishte Dyzi, por prejardhjen e kishte nga ky fshat i Llapit. Ishte i moshës mesatare, por neve na dukej plak. Banonte pak metra më tutje Gjimnazit “Sami Frashëri” në rrugën “Emin Duraku” në Prishtinë. Vishej bukur me tirq, xhamadan, xhurdi, shokë lahuri të dredhur dhe me plis të bardhë si bora. E ka pas një atë që nuk i gjendej shoqi.
Mehmet Dyzi ngjallte paraftyrimin për kreshnikët që mund t’i njohim nëpërmjet këngëve epike popullore. Për të qenë kreshnik i vërtetë i mungonin vetëm armët që në ato rrethana të kohës i mbante sigurisht diku të fshehura në shtëpinë e tij. Ati i tij mund të krahasohej me atin e Ali Pashë Tepelenes, për të cilin kënga popullore thotë: “Ali Pashë Tepelena e ka atin me sylejbena”. Mbase ishte i ngjashëm me atin e Ali Pashë Gusisë që Gjergj Fishta në “Lahuta e Malësisë” e përshkruan kështu:
Edhe u ulka në katue
Kû nis gjokun me shilue,
I vên frênin prej florini,
I vên shalen telatinit,
I a shterngon me tre kallana:
Hidhet gjoku porsi Zâna….
Me gjasë pamja e Mehmetit dhe atit të tij dhe veprimet e tyre e kanë frymëzuar Adem Demaçin të shkruajë një ndër tregimet e tij më të mira “Toka nuk sillet vetëm rreth boshtit të vetë”, ku e përshkruan aq bukur Sherif Gllamnikun.
Mehmet Dyzi dhe ati i tij, që bishtin dhe jelët i kishte të lyerë me kanë të Turqisë dhe kishte stoli të tjera si sylejbenat e atit të Ali Pashë Tepelenes, ishin atraksion për të gjithë qytetarët e sidomos për fëmijët. Patkoit e atit krijonin rrapllimë të veçantë në rugët me kubëza të Prishtinës së atëherëshme. Kjo zhurmë thuaja se ishte një muzikë e kompozuar nga ndonjë muzicient i njohur. Mehmeti e dinte kohën kur nxënësit e gjimnazit kishin pushimin e gjatë dhe në atë kohë dilte në platonë para Xhamisë së Madhe dhe fillonin ekzibicionet që ati i kryente sipas urdhërave të pronarit. Ishte mrekulli t’i shikoje ato veprime të atit për çka Mehmeti e shpërblente kohë pas kohe me sheqer guri.
Në kohën kur Mehmeti i zhvillonte këto aktivitete argëtuese për qytetarë, në Prishtinë patë ardhur Cirku italian “ORFEU”. Isha, si fëmijë, në shfaqjen e këtij cirku, që ne e quanim Qirkuz, e që kishte edhe dresura me kuaj, por asnjë nga kuajt e cirkut nuk mund të krahasohej me atin e Mehmet Dyzit as përkah bukuria e as përkah zhdërvjellësia.
Mehmet Dyzi, e merrte shpesh atin dhe e shetiste nëpër qytet. Ati i vështruar nga kalimtarët ecte me jardam ashtu si ecin sot manekenet më të njohura nëpër Pistat e modës nëpër botë. Një herë ishte drejtuar kah pjesa e qytetit ku sot është Sheshi “Skenderbeu” ku ishte një rrugë që fillonte me reklamat e filmit, pastaj vinte libraria “Rilindja” e më poshtë Restauranti i peshqëve përballë të cilit ndodhej Bashqja verore “Kozara”. Kur mbërriti te reklamat e filmit, që ishin të vendosura në një kornizë brenda xhamave, ati e pa veten në xham si në pasqyrë, hingëlloi fort u mbajt në dy këmbët e mbrama dhe me dy të parat i bani xhamat copë e grimë. Fatmirësisht ato ditë nuk reklamohej ndonjë film për LNÇ (Luftën Nacional Çlirimtare) apo Titon se Mehmeti bashkë me atin do të përfundonin në burg si armiq të popullit. Ai shpëtoi me një pagesë për dëmet materiale.
Në një rast tjetër, thonë se ishte duke shkuar me atin për në rrugën UÇK (atëherë APJ e para kësaj DIVANJOLL) dhe i kishte ra shkurt nëpër Përmendoren “Vëllazërim-Bashkim”. Në fund të përmendores e kishte ndaluar milici (atëherë kështu quheshin policët) i komunikacionit dhe i thotë: Ke bërë shkelje të rregullave të komunikacionit. Mehmeti u mundua të arsyetohej se as ai e as ati i tij nuk kanë haber për këto rregulla. Arsyetimi nuk piu ujë bile e revoltoi milicin, i cili i shqiptoi gjobë prej 5 dinarësh. Mehmet Dyzi i nxori dhe ia dha 10 dinarë dhe kur milici po donte t’ia kthente kusurin, ai nuk e mori me motivacion se pas një ore do të kthehet rrugës së njejtë dhe që tash po e paguante dënimin.
Për Mehmet Dyzin mund të flitet edhe më gjatë. Unë kësaj radhe e kujtova duke konsideruar se ai ishte një nga trimat, që i ka dhënë kuptim e bukuri qytetit tonë në ditët e fëmijërisë së brezit tim.

Nëse në Iliadë gjejmë Pellazgë në të dyja kampet kundërshtare, kjo shpjegohet se poemat epike ishin poema nga një traditë “gojore pellazge parahelene”

Disa amatorë aktualë shqiptarë (që nga fundi i komunizmit deri tani) e marrin veten për “historianë të lashtësishë” dhe …madje “gjuhëtarë !! Aq më tepër që në Shqipëri nuk ka karrige “Histori të Antikitetit”. Në parim, një historian i vërtetë është një akademik që ka kryer studime dhe kërkime në një mjedis universitar dhe mund të zgjedhë në studimet e tij “karrigen” e historisë që i intereson (historia e mesjetës, historia bashkëkohore, historinë e artit … dhe … “Katedra e Historisë së Antikitetit” në universitetin që ai zgjodhi është një çështje “specializimi” në një degë « shkencore, kulturore apo artistike » periudha që ne studiojmë të Antikitetit dhe jo ato të sotmet… Kjo është përafërsisht një pasqyrë e përgjithshme… Të bëhesh “historian” është profesion.
Në Iliadë nëse gjejmë Pellazgë në dy kampet kundërshtare (“”Lufta hipotetika e Trojës””) ka vetëm një shpjegim të besueshëm : poemat epike ishin poema nga një traditë “gojore pellazge parahelene”. Gjë që do të thotë një popull tjetër i pasoj Pellazgët, domethënë Akejtë, Kadmenët, Pelopidët dhe emri i përgjithshëm që zëvendësoj tre të tjerët : “”Helenët”” para erës sonë. Në të vërtetë, “Helenët dhe gjenealogjia” në lidhje me përkatësinë e tyre etnike nuk përmenden hiq në Iliadë. Duhet theksuar se Historia e lashtë e përcjellur nga autorët e lashtë është jo vetëm keqkuptuar por keqinterpretuar dhe përsëritur nga një AUTOR MODERN te tjetri si papagaj pa i kuptuar gabimet, kontradiktat dhe gënjeshtrat që ndodhën në ato shkrime : fundi i fundit del një histori e rremë ! Ky është Demi që kanë bërë historisë së lashtë HISTORIANËT MODERNE. Gjithë Enciklopeditë, Bibliotekat, Shkollat, Universitetet, Interneti… janë mbushur me paqartësi, ngatërresa, ambiguitete, kontradikte, etj, etj.
Pra, pas ardhjes së pushtuesve të “Pellazgjisë” “Iliada dhe Odisea u uzurpuan dhe u përvetësuanë për t’i shërbyer interesave të të ardhurve të rinj. Fillimisht ata përdorën ato poema epike parahelene për të krijuar poezitë e tyre, ku bënë modifikime të ndryshme, ndërthurje tekstesh, fjalësh ose emrash për t’i bërë pasardhësit të besonin se ato ishin vërtet poezitë e tyre. Në të vërtetë, studimet, analizat e teksteve, ajo që ka mbetur pa u thënë apo manipulimi zbulojnë qartë ngathtësitë dhe papërsosmëritë e tyre që na lejojnë të zbulojmë tenxheren e qumështit ! Në të vërtetë, një krim nuk është kurrë i përsosur. Më në fund, në punën e tyre të shkrimit dhe të përkthimit, logografët helenë u ndihmuan nga “Pellazgët dygjuhësh” të cilët zbuluan antroponime, toponime, oronime eponime, teonime dhe fjalë të tjera pellazgjike të ruajtura ashtu siç ishin në lashtësi në këto poezi. Për mua (historian/albanolog) kjo është e dhënë thelbësore që më lejoi të deshifroja gjuhësisht disa terma, të zbuloja dhe të shpjegoja të gjitha modifikimet dhe manipulimet që autorët e lashtë nuk ishin në gjendje t’i zbulonin për shkak të mosnjohjes së tyre ndaj pellazgjishtës së lashtë kohë që nuk kishte gjuhëtarë të certifikuar (gjuhësia moderne daton vetëm në punën e gjuhëtarit gjenevan Ferdinand de Saussure [1857-1913]). Në tezën time krijova gjithashtu një leksik ku deshifroj dhe shpjegoj emra, fjalë dhe terme të ndryshme që gjenden ekskluzivisht në Iliada dhe Odisea, librat e parë të botuar në “greqishten e vjetër” (bazuar në “Jonianishtën pellazge” dhe në vijimësi në atë eoliane gjithashtu me origjinë pellazge. Që nga poemat epike të deritanishme, gjuha greke ka ndryshuar aq shumë sa është shumë pak e përdorur ose e kuptuar nga të gjithë Helenët.
Ky uzurpim dhe monopolizim i poezive epike e ka prishur plotësisht thelbin e këtyre poezive origjinale të cilat lavdëronin luftëtarët pellazg (luftë mes fiseve rivale pellazge apo hakmarrje për t’u hakmarrë për rrëmbimin e një gruaje, etj.). Kjo luftë trojane parahelenike u transpozua në një luftë pushtuese të Azisë së Vogël veriperëndimore (Lufta e Helenëve kundër Pellazgëve). Leximi aktual i Iliadës tregon vetëm akejtë dhe danaenët që luftonin kundër “pellazgo-trojanëve dhe gjithë fiset e tyre” nga Azia e Vogël, prandaj zbulojmë kontradikta, paqartësi, manipulime dhe pellazgë në dy kampet dhe Akilin që i drejton një lutje Zeusit për ta ndihmuar atë si ajo që bëri, për ta nderuar, kundër akejve të cilët ata i ndëshkuan. Pra, ky është një aspekt i përmbajtjes së Iliadës, etj. Duhet të theksohet se data e një lufte hipotetike të Trojës që ka ndodhur midis -1193 dhe 1183 pes është një datë e shpikur nga matematikani Eratosthenes (-276-194 pes) pa asnjë provë. Lufta që ishte e transpozuar në këtë luftë hipotetike të Trojës është ajo e pushtimit të Azisë së Vogël veriperëndimore nga pushtuesit helenë në -700/680 pes. Kështu lexohën shkrimet e lashta. Rrjedhimisht e gjithë historia e Helenëve është e stërmbushur me këtë lloj paqartësish, kontradiktash, interpolimesh, gabimesh, gënjeshtrash e manipulimesh të ndryshëm.
Nëse marrim mundimin të lexojmë poezitë epike (BAZA e të gjithë letërsisë greke), të lexojmë dhe rilexojmë autorët e lashtë që kanë thënë praktikisht gjithçka, qoftë edhe pjesërisht ose ndërmjet rreshtave apo të shprehura qartë, arrijmë jo vetëm të kuptojmë se çfarë ka ndodhur gjatë pushtimi helen por edhe për të deshifruar vetë thelbin e kësaj historie të uzurpuar nga një popull i ardhur nga gjetkë në dëm të Pellazgëve autoktonë, jo vetëm parahelenë por mbi të gjitha “parahistorikë” (që i quaj “Homo Pelasgus”). Sigurisht që ka shumë gjëra të tjera për të thënë, por është aq e gjatë dhe e gjerë sa është e dhimbshme për mua të shkruaj tekste të gjata veçanërisht në gjendjen shëndetësore në të cilën gjendem…sepse nesër do të bëhem ndoshta i verbër. Në të gjitha studimet dhe kërkimet e mia do të gjeni shumë shpjegime, prova, argumente dhe referenca të pakundërshtueshme për ta mbështetur atë.

Thirrje shpirti, intelektuale, shkencore e nëse e do dikush edhe kombëtare për një ekspeditë në krahinën e Çamërisë në Greqi

Kastriot Marku, Milano
___
Mendoj se Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, duhet të hartojë, mbështesë/financojë dhe realizojë në një kohë sa më të shpejtë të mundur një Ekspeditë të plotë, së paku një mujore, më së paku katër grupe pune me studiues dhe ekspertë në disiplinat përkatëse nga institutet në varësi të saj si: Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Instituti i Arkeologjisë si dhe ai Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në krahinën e Çamërisë në Greqi.
Mbledhja e visarit gjuhësor (dialektologjik), atij etnografik, folklorik dhe atij muzikor, mendoj se përbën një urgjencë të panegociueshme për të mbrojtur nga humbja e parikthyeshme visaret e trashëgimisë kulturore shqiptare që ende mbart kjo trevë etnike, e cila ka provuar mbi kurrizin e saj gjenocidin, shkombëtarizimin dhe frikën e pashoqe të mosnjohjes së identitetit etnik kombëtar shqiptar deri në asgjësim të frikshëm përtej çdo imagjinate, e cila as që mund të mendohet sot në kontinentin europian.
Organizimi i një ekspedite të tillë nga Instucioni akademik me autoritar shqiptar, paraprirë nga një kërkesë institucionale shoqëruar me projektin përkatës institucioneve shtetërore dhe akademike greke, do të ishte nje hap syçelë i shkencës shqiptare për të çuar në vend dinjitetin e saj kërkimor në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore. Është e pafalshme që ne sot e gjithë ditën të mbështetemi në ato pak tekste të botuara para vitit 1944, si dhe në disa regjistrime të bëra në vitin 1958, kur edhe u bënë regjistrimet e çamërishtes nga studiuesi i mirënjohur Qemal Haxhihasani, të cilat ai në mungese të izolimit politik mes dy shteteve, i voli nga çamët e zhvendosur me dhunë nga trojet e tyre, në përfundim të Luftës II Boterore, e që asokohe jetonin në fshatrat e Durrësit. Tre punimet dialektologjike të Qemal Haxhihasanit, të botuara përkatësisht në vitet 1971, 1974 dhe 1975, për kushtet specifike të realizimit të tyre, janë dhe mbeten ende punimet më serioze dhe të vetmet që janë realizuar deri më sot.
Përkundrejt vlerës së çmuar që bartin ato tekste, ato gjithsesi janë jashtëzakonisht të pamjaftushme, dhe për rrjedhojë duke qenë se nuk janë regjistruar në terren, është njësoj si të thuash “të kapësh veshin e djathtë me dorën e majtë”. Për të çuar në vend nderin institucional në mbrojtje të trashëgimisë sonë kombëtare, e jo sa për të larë gojën, mendoj se kjo do të ishte njëkohësisht edhe një test provë për të vënë në hullinë mentale perëndimore një shtet që kërkon e merr çdo gjë me e pa të drejtë nga vendi ynë dhe nuk i jep mundësinë shtetit fqinj të realizojë në mënyrë të pavarur një projekt tërësisht metodologjik dhe me synime të qarta shkencore.
Nëse nismat e derisotme kanë qenë tërësisht të karakterit privat, autodidakt dhe gati-gati anakronike, pavarëisht dëshirës së mirë të tyre, le të jetë realizimi i këtij projekti një hap themelor për të njohur “de visu” atë që shkenca na këshillon, larg nacionalizmave të sëmura dhe politikës nacionaliste ditore.
Nuk e bëjnë këtë punë as patritë politike, as shoqatat e ndryshme e as tubimet e protestat me flamuj e të bërtitura lart e poshtë. Këtë puën më së pari e bëjnë zejtarët e dijes.
Mendoj se një grup prej dhjetë vetësh (6-8 studiues specialistë në disiplinat përkatëse si dy një skicograf/topograf dhe një fotograf/kameraman), dhe një makinë me të gjithë pajisjet e duhura profesionale janë të mjaftueshmërisht të pranueshëm për të kanaur finalizimin e një projekti të tillë.
Uroj që dikush t’a transmetojë këtë mesazh dhe thirrje vetjake timen në adresën e duhur.
Jam më së i bindur se kësaj ideje do i bashkohen edhe të tjerë, me shpresën që projekti në fjalë të ftillohet e të realizohet sa më parë e mos bjerë në vesh të shurdhët. Mjaft më! Nuk mund të pritet pa fund. Koha po ecën ndaj duhet vepruar sa të mos jetë vonë.
[Kastriot MARKU. Milano, 7 Maj 2024]

Naim Tërnava dhe heroi i tij fetar, Sulltan Murati, të cilin e nderon dhe përkujton në Mazgit, afër Prishtinës…!

1
A SHËROHEN SMUNDJET MENTALE NË TYRBEN E SULLTAN MURATIT ??!!
Shkojne ne Tyrbe te Sulltan Muratit edhe për shërimin e smundjeve psiqike, edhe me ju qel fati me u martue (djali apo vajza), edhe kur nuk ju qet lopa tambel (qumshtë), edhe kur nuk i len lopa me i mjelë, edhe per magji e sehire, edhe me sherue zgjebën (zhugën), edhe me pas lindje te djemve, apo edhe kur nuk kane fare femije… !!
“Kryesufisti” i Kosovës Naim Tërrnava nderon në teqen Tyrbe te Sulltan Muratit I-rë në Mazgit si Hero !!
Sulltan Murati ishte nga sekti shia Sufi !
Sulltan Muratin e I-rë në Mazgit në vitin 1389 e vrau djali i tij Pajaziti.
Vrasja e familiarëve në “Dinastinë e Osmanit” ishte e zakonshme.
Edhe Murati i I-rë i kishte vra vëllezërit dhe djemtë e tyre (Ibrahimin, Halilin dhe Savçiun) për Fron.
Zatën kjo qasje, osmanët i çoi në “luftë civile” nga viti 1402 e deri 1413. Kjo ndodhi kur Pajaziti i I’rë e humbi “Betejën e Ankarës” (1402) dhe pastaj krisi belaja në mes djemëve tij për Fron, Sulltanat.
Në Mazgit janë varrosë vetëm pjesët e brendshme (zorret dhe planci) të Sulltan Muratit të I-rë !
Trupin e Sulltan Mutatit të I-rë e kane ballsamos për me u ruejt kufoma për transportin deri në Teqen në Bursa të Turçisë.
Sulltan Murati të I-rë është varrosë në Tyrben Sufi të Sulltan Muratit, në kompleksin Hydevendigash (Hüdavendigâr) në Bursa të Turçisë.
Sulltan Murati i I’rë ishte nga sekti Sufi (shia) nuk ishte suni. Andaj u varros në Tyrbe Sufi në Bursa të Turqisë!
Dje ne Prishtine nuk kishte zyrtar as komunal as ne nivel Kosove për ditëlindjen e Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu!
Shih videon: 

Avdi Gjata, burri që nuk ndalet kurrë…!

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan
___
Ish i burgosuri politik i viteve të 80-ta, z.Avdi Gjata kryetar i shoqatës “Kufijtë e Arbërit” ish i denuar me burgim nga gjykatës kuisling shqiptar të kohës së ish-Jugosllavisë, edhe pse në moshë bukur të shtyer, i lodhur e i raskapitur jo vetëm nga burgu serbo-sllav, por edhe nga aktivitetet që ai nuk i ndali asnjëherë para e pas lufte, aktivitete këto që po detyrohet ti vazhdoj edhe sot kur tash e 25 vjet jemi në liri dhe e kemi një shtet me institucione të brishta e me pavarësi të cunguar, përseri këtij dhe disa miqëve të tij i ka ra barra e një ringritjeje apo ringjalljeje kombtare, meqë populli I tij për çka dha edhe disa vite të rinisë më të mirë për t’ia pru popullit të tijë institucionet që do ta drejtonin këte popull të lodhur e dërmuar. Kuptohet që lodhja ka ardhur nga 100 vjetët e okupimit klasik serbo-sllav, por ajo çka është më shqetësuesja për këte popull tani kur po festojmë 619 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit dhe shumë shpejt do të festojmë 25 vjetorin e çlirimit dhe përseri ky popull ka mbetë në duartë e institucioneve të brishta shtetrore, ku liderët politik e shtetror flirtojnë hapur me islamin politik që është future thellë në institucionet më të larta shterore si në Kuvendet Komunale, kryetar të komunave, parlamentin e shtetit, qeveri dhe në të gjitha institucionet e axhencitë qeveritare e në ndërmarrjet publike.
Kontributi i prof.Gjatës po vazhdon edhe sot dhe gjatë krejt këtij udhëtimi jo të lehtë ai po i thërret institucionet që ta marrin përgjegjësinë që ju takon, për çka edhe vetë populli ua ka dhënë besimin. Ditët e shënuara si përvjetorët e ditëlindjes të personaliteteve si: Gjergj Kastrioti, Nëna Terezë, Adem Jashari etj. do të duhej që domosdoshmërisht të futen në kalendarin e festive shtetrore dhe solemnitetet të mbahen nën patronatin e qeverisë. Festojmë koti bajramat festa beduine, pashkë e krishtëlindje, ditë të Evropës s çka jo, derisa asnjë festë tonën kombtare nuk e kemi në kalendarin e festive shtetrore.
***
Pason fjala hyrëse e tribunës shkencore: “Me Gjergjin, për Gjergjin”
___
Referues: Arbin (Avdi) Gjata
___
Të dashur qytetar, mërgimtar, aktivist, drejtues dhe anëtar të shoqatave si: “Kufijtë e Arbërit”, “Shoqata Shqiptaria”, “Lëvizja e Deçanit”, “Shoqata e Veteranëve të UÇK-së”, “Shoqata të dala nga lufta”, “Shoqata Gjergj Kastrioti” nga mërgata, referues, profesor, historinan, artist, vëllezer e motra dhe të gjithë ju që po merrni pjesë në këte tribunë shkencore që e kemi titulluar: “Me Gjergjin për Gjergjin”, mirësekeniardhë në këte shënim të 619 vjetorit të lindjes të kryeheroit Gjergj Kastrioti.
Sot me datë 6 maj 2024, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditëlindjes të 619-të dhe të përkujtimit, përkuljes, nderimit e respektit për 556 vjetorin e vdekjes të kryetrimit, kryeheroit, luftëtarit, dijetarit, kryezotit të Arbërisë e të arbnorëve Gjergj Gjon Kastriotit, po i hapim punimet e kësaj tribune shkencore për jetën, veprën dhe luftën e Gjergjit.
Vetëm dy ditë më herët datë 4 maj 2024, në prani të shumë qytetarëve nga të gjitha tokat shqiptare, të personaliteteve publike lokale e qendrore të të dy shteteve shqipare, nga Ilirida, Lugina, Malësia e diaspora kemi inaguru veprën monumentale të Gjergj Kastriotit në qytetin e Gjakovës heroike. Vepër kjo e ideuar, projektuar e financuar nga aktivisti, patrioti, donatori, vullnetari nga mërgata z.Gjergj Prenkoçaj.
Një ditë më pas, në mesnatën ndërmjet 5 e 6 majit, nën organizimin e nismëtarit të vitit 2022, kur për herë të parë në Prishtinë filloi një iniciativë për të shënuar ditën e lindjes të kryeheroit, kemi organizu një si lloj si “Ndezja e zjarrit” në Kalanë e Artanës, kala kjo që simbolizon kohën kur ushtria e Gjergjit mbronte Kufijtë e Arbërit. Edhe në këte rast idea kishte ardhur nga mërgimtari patriot shqiptar z.Pal Islam Idrizi. Duke ju falenderu kësaj iniciative ky është viti i tretë radhazi që bashkë me shumë shoqata po synojmë që këte datë ta bëjmë tradicionale dhe ta festojmë njëkohësisht në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Prizren, Gjakovë, Krujë e Vlorë, me synimin që këto organizme të institucionalizohen dhe të regjistrohen si festa kombtare.
Sot po vazhdojmë me këte tribunë shkencore ku me shkrime e kumtesa do të prezentohen profesor, historian, gjuhtarë dhe njohës të mirë të veprës e historisë të Gjergj Kastriotit.
Me të përfunduar ky sesion shkencor, të gjithë së bashku me fillim nga ora 13:00h, do ti drejtohemi sheshit ku qëndron krenar monumenti i Gjergj Kastriotit. Pritëshmëritë tona janë se do të kemi një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, ku nuk do të mungoj një program kulturoro-artistik, për çka na nderojnë me pjesëmarrje këngëtarë-e e artist që vërtetë do ta shëndrrojnë këte ditë në një festë të madhe mbarëkombtare.
Ndjehem shumë i priveligjuar që më është besuar fjala e hapjes në përvjetorin e 619-të lindjes së kryezotit të Arbërisë të madhit Gjergj Kastrioti. Me këte rast më duhet të përmendi se janë shkruar mëse 1000 libra historik, monografi, vepra letrare, shkrime e publikime thuajse në të gjitha kontinentet e botës, derisa sot në shumë shtete ka përmendore që nderojnë e respektojnë figurën e një Arbnori që i rezistoi forcës më të madhe ushtarake të mesjetës që ishte ushtria okupatore osmane.
Thuajse në të gjitha veprat e autorëve të huaj vlerësohet lartë vepra kolosale e Gjergjit. Në shumicën e këtyre botimeve gjejmë se ai ishte figura më e respektuar dhe ma unifikuesja e popullit shqiptar, por jo vetëm, ai kishte arritur të tejkaloj Kufijtë e Arbërit duke rezistuar plot 25 vjet në mbrojtjen edhe të Evropës Përendimore.
Gjergj Kastrioti ishte dhe mbetet si figura kryesore me çka është identifikuar populli shqiptar në mesjetë. Me ndjenjën dhe mirënjohjen më të sinqertë themi se Gjergji ka vu themelet e shtetit mesjetar shqiptar. Si njëri prej strategëve më të mirë të asaj kohe, jo vetëm në territorin e Kufijëve të Arbërit, por edhe në Evropë e Azi. Ai ishte politikan, strateg i luftës e artit luftarak, unifikues e përbashkues i principatave arbërore. Kishte arritur që për 25 vite rrjesht, të luftoj e të mbajë Kufijtë e Arbërit të paprekur nga ushtria më e fortë otomane e asaj kohe. Gjergji nuk ishte mbyllur vetëm në mbrojtje të Arbërisë, ai kishte arritur të vendoste një murë të pathyeshëm për ushtrinë otomane, e cila kishte për synim të okupoj të gjithë Evropën Përendimore.
Të nderuar pjesëmarrës, sot kur po festojmë 619 vjetorin e lindjes së kryeheroit, por edhe kur po kujtojmë 556 vjetorin e vdekjes së tij, po na duket sikur po na thërret Gjergji me kushtrimin: “Shqiptar-Arbnor kudo që jeni, jetoni e veproni, veqanërisht në Shqipëri e Dardani, afrohuni, bashkëpunoni, kordinohuni, organizohuni e përbashkohuni të gjithë rreth një kauze kombtare, sepse shqiptaria është në rrezik”!.
Andaj të dashur qytetar shqiptar! Kudo që jetoni në Shqipëri, Dardani, Iliridë, Luginë, Mal të Zi, Evropë, Amerikë e kudo nëpër botë, duhet të jemi syqelë e vigjilent, ta kujtojmë figurën e Gjergj Kastriotit për tu ofruar me njëri tjetrin, të bashkohemi rreth kauzës për ta mbrojtur kombin shqiptar nga armiqët e brendshëm, që urrejtjen ndaj kombit e shprehin nëpërmjet të orientimit të tyre fetar që e rreziokojnë seriozisht identitetin tonë kombtar. Populli im i shenjët, kujdes nga armiqët që na janë futur brenda familjeve, lagjeve, fshatrave e qyteteve, ata rrinë zgjuar derisa ne flejmë, duke punuar e investuar shumë para, me të vetmin qëllim të përqarjes brenda shqiptare dhe çkombtarizimit. Të gjithë këta armiq e kanë një adresë e që është Serbia&Rusia, që kanë investu shumë dhe vazhdojnë të investojnë edhe sot e kësaj dite me të vetmin qëllim për të jetësuar programet e memorandumet qubriloviqiane për shembje dhe humbje të identitetit kombtar, duke e zëvendësu ate me identitet fetar.
Nuk është e rastit deklarata e Qubriloviqit kur thotë: “Nëse duam që ti mundim e shfarosim sa më shpejt shqiptarët, atëherë ne serbët duhet të investojmë sa ma shumë në fe e xhamia dhe kështu më së lehti e ma shpejt se sa ne mendojmë do ta thyejmë shtyllen kurrizore të shqiptarëve”
Andaj të nderuar qytetar, pjesëmarrës të kësaj tribune, na është ndezur drita e verdhë, ajo po shkon nga e kuqja, nëse nuk mobilizohemi që ta ndalim këte virus vdekjeprurës për kombin, atëherë fati yn I përbashkët do të jetë lindja prej nga historikisht na kanë ardhur të gjitha të këqijat që prej vdekjes së Gjergj Kastriotit e deri në ditët e sotme.
Kërkesa e Gjergjit për unifikim, bashkim, bashkëpunim, bashkërendim, vllazëri, afërsi, bashkëjetesë pa cenuar liritë dhe të drejtat e asnjë qytetari pa marrë parasysh identitetin kombtar, fetar, gjinor etj.
Falemiderit dhe punë të mbarë për këte tribunë shkencore!

Një vepër ndryshe për kryetrimin Shqiptar, kumtesë e djeshme në simpoziumin shkencor për Gjergj Kastriotin nga Nysret Pllana

Nysret Pllana, Prishtinë
___
(Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i fundit, Tiranë, 2012)
___
(Paranteza e fillimit:
Ju flet Televizioni Shqiptar i Tiranës! Po lexojmë pjesë nga shtypi i huaj për ngjarjet në Kosovë! Ky ishte zëri i folësit të dalluar, z. Virgjil Kule! Brezi im i shqiptarëve të Kosovës, në një mënyrë ose në një tjetër, mezi priste të dëgjonte zërin karakteristik të folësit të mirënjohur, Z. Virgjil Kule, duke lexuar pjesë të shkrimeve të shtypit të huaj, ku i jepej mbështetje morale rinisë së Kosovës. Por, në të njëjtën kohë, ky zë që vinte nga Tirana jonë, ishte e vetmja mbështetje në errësirën e madhe që kishte rënë mbi ne. Pjesëmarrës ose jo në Demonstratat e vitit 1981, të burgosur ose jo për shkak të atyre ngjarjeve, të shkolluar apo nxënës e studentë që sa bënin hapat e parë të dijes në Kosovën e robëruar, e cila me demonstratat e vitit 1981 hapi procesin e madh të shkatërrimit të atij shteti artificial të quajtur Jugosllavi, që të gjithë e kishin bërë të vetin këtë zë aq specifik, jo vetëm për të folurit e pastër të gjuhës shqipe, por edhe për ngjyrën shumë të veçantë të zërit, përmes të cilit jepte nuancat e gjithë përmasës së tragjedisë dhe të krenarisë sonë në ato ngjarje).
Hyrje
Vepra e publicistit, e studiuesit, e intelektualit të mirënjohur, njohës i disa gjuhëve të lashta dhe të reja botërore, Virgjil Kule, që i kushtohet kryetrimit tonë, Gjergj Kastiroti Skënderbeu-Kryqtari i fundit, është e një rëndësie të veçantë, jo vetëm për historiografinë shqiptare, por edhe për kulturën shqiptare në përgjithësi. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet për disa arsye, që lidhen me ndërtimin e kësaj vepre, por mund të thuhen edhe për disa arsye që dalin nga metodologjia shkencore e ndërtimit të kësaj vepre.
Autori e thotë, që në hyrje të veprës së tij, se cilën rrugë ka ndjekur për të thënë të pathënat e kohës së kryetrimit tonë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat ose janë thënë sipërfaqësisht, ose janë lexuar një anshëm, apo edhe janë heshtur nga studiues të huaj e shqiptarë.
Përkundër faktit se vepra fillon që nga viti 1443 dhe përfundon në vitin 1468, që është viti i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, gjë që mund të krijojë përshtypjen se është një vepër e ndërtuar mbi parimin e kronologjisë historike. Por ajo nuk është e tillë. Nuk është kronikë historike për ngjarjet dhe për pjesëmarrjen e njerëzve në ato ngjarje. Në radhë të parë ajo është një trajtim dhe një shpalim i brendshëm, thënë kushtimisht, një shpalim shpirtëror, jo vetëm i ngjarjeve, i luftërave, i prapaskenave dhe skenave të atyre luftërave, nga ato që përgatiteshin në skenat botërore të atyre ngjarjeve, e deri te fërkimet e brendshme, por edhe i pjesëmarrësve në to, duke filluar nga kryetrimi ynë, e deri te ushtari i fundit që kishte rënë në betejat e luftimeve.
Skenat dhe prapaskenat e jetës dhe bëmave të Skënderbeut
Autori Virgjil Kule, duke u marrë me luftërat 25 vjeçare që ka bërë populli shqiptar nën prijësin e tij të përmasave legjendare, bën të tij mendimin e thënë kaherë, që nga Makiaveli e këndej, që në hapje të veprës së tij, për t’ia sqaruar lexuesit ecurinë e projektit të tij shkencor për kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për Mesjetën shqiptare, për lidhjet me Perëndimin dhe Lindjen, për kryqëzatat që në atë kohë ishin mundësi të pafundme të rregullimit të jetës së individëve dhe të shteteve, por edhe për prijësit e popujve që donin lirinë e vendit të tyre më shumë se gjithë favoret e tjera të kësaj jete. Prandaj, autori thotë: ‘se një lider që arrin të qëndrojë me sukses për 25 vjet në politikën aktive, nuk mund të jetë kurrë më shumë viktimë e situatave se sa krijues dhe manipulues i tyre, andaj kam rieskploruar në gjerësi dhe thellësi fondin e madh dokumentar mbi Skënderbeun’. Kurse lexuesi dhe studiuesi shqiptar, por edhe ai botëror e di se ky fond, është aq i gjerë dhe aq i thellë, sa vështirë të mjaftojë një jetë njeriu për t’u marrë me të. Fajet, mund t’i kenë shumë krijues, por ai Babagjyshi i Madh, që u ka treguar për mbijetesën tonë, gjithë kulturave evropiane, është padyshim Marin Barleti, biografi i parë i jetës dhe i bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Virgjil Kule ia ka dalë të merret me të. Virgjil Kule ia ka dalë ta ‘rieskplorojë’, siç thotë vetë, si dhe të shpalojë, në mënyrë maestrale gjithë skenat dhe prapaskenat nëpër të cilat ishin zhvilluar ngjarjet e mëdha, nëpër të cilat i kishte prirë një populli, kryetrimi i atij populli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Do të thotë, prandaj, se Virgjl Kule është dashur të rieskplorojë gjithë këtë trashëgimi historiografike për ngjarjet e mëdha të Mesjetës Shqiptare, figurë qendrore e së cilës, doemos ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe, së pari është dashur të përballet me Stërgjyshin e tij, Marin Barletin.
Një fakt është i pamohueshëm, se e gjithë historiografia skënderbegiane e përmasës evropiane është ndërtuar mbi veprën e Marin Barletit. Për këtë, mjaftojnë të shfletohen vetëm datat e përkthimit të veprës së Barletit në qendra të ndryshme të Evropës së kohës, që të shihen pastaj vitet e botimeve për figurën më të rëndësishme historike të asaj Evrope, siç ishte figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut-Kryqtarit të fundit.
Njëra nga çështjet interesante, qoftë edhe për njohuritë tona lidhur me këtë periudhë, janë padyshim përgatitjet, aspiratat, kërkimi i mundësive brenda përmasave ndërkombëtare të kohës, për shkëputjen e Gjergj Kastriotit nga Perandoria Osmane.
Rruga e ardhjes në Krujë e Kryqtarit të fundit
Po vinte viti 1443. Përgatitjet për kthimin e tij në Krujë, pra në Principatën e të atit, kishin filluar kaherë, vite më parë. Do të thotë, përveç asaj që dihet, se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte kthyer në vendin e tij, pas betejës së Nishit, prapaskenat e përgatitjes, marrëveshjet e bëra, qoftë me faktorin e jashtëm, siç ishin hungarezët e Huniadit, të cilët ishin forca kryesore në atë front luftimesh kundër Perandorisë Osmane, qoftë me atë të brendshëm, siç ishin princër dhe ushtarakë të shumtë shqiptarë, duke filluar nga Hamza Kastrioti, e deri te Lekë Dukagjini, tashti i mësojmë ndryshe, edhe nga ato që ka thënë Marin Barleti. Sepse këtu janë shpaluar, mbi bazë faktesh dhe të dhënash nga shumë burime arkivore historike dhe publicistike, se ç’rrugë është ndjekur për t’u realizuar ardhja e tij në atdhe, pa pasoja dhe pa pengesa.
Nga ky moment e tutje, deri në vitin 1468, që është viti i vdekjes së kryetrimit tonë, i cili për njëzet e pesë vjet u bëri ballë gjithë atyre mësymjeve dhe tërë asaj hordhie ushtarake osmane, janë shqyrtuar me radhë të gjithë vitet e ekzistencës së qëndresës shqiptare, jo vetëm për ta dëshmuar praninë e tyre në këto hapësira, por edhe për faktorizimin e tyre në planin evropian të asaj kohe. Ngase ndryshe, si do të ishte e mundur që një princ shqiptar, i kthyer në pronat e të atit, të bëhej kryqtari më i rëndësishëm i asaj kohe. Mirëpo, në anën tjetër ky princ shqiptar, kishte arritur të organizonte një ushtri të mirëfilltë kundër forcave pushtuese osmane, por edhe kishte arritur, përveç të tjerash, të krijojë edhe Besëlidhjen e madhe në mes principatave shqiptare, pra i cili kishte vënë themelet e një shteti arbëror, thuajse i barasvlershëm me organizimin shtetëror të asaj kohe në gjithë Evropën.
Rëniet dhe ngritjet kishin qenë të shumta dhe të mëdha, jo vetëm në jetën personale të kryetrimit shqiptar, por edhe në jetën historike të vendit. Ndoshta për historinë 25 vjet qëndrese dhe luftërash të pandërprera nuk janë shumë, por për një vend që ishte në zgrip të ekzistencës fizike, këto 25 vjet ishin më shumë se shekuj. Të gjitha këto rënie dhe ngritje janë trajtuar me shumë kujdes, me shumë akribi në gjithë shtrirjen e ngjarjeve nëpër vite, që nga vitit 1443 e deri në vitin 1468, nga autori Virgjil Kule. Prandaj, vepra e tij, Gjergj Kastriotit Skënderbeu-Kryqtari i fundit, është specifike edhe në planin e organizimit të lëndës për këtë vepër, siç është specifike edhe për rishqyrtimin e shumë fakteve historike, qoftë nga autorë të huaj, qoftë nga ata vendor, duke filluar nga Marin Barleti, Frang Bardhi e deri te autorët tanë të Rilindjes Kombëtare, që e shndërruan figurën e tij, në prijësin legjendar të shqiptarëve.
Me këtë rast, le të më lejohet të sjellë edhe një fakt përfundimtar, për madhështinë e projektit të Skënderbeut, jo vetëm lidhur me mbrojtjen e lirisë së vendit të tij, por edhe të pengimit të depërtimit të Perandorisë Osmane në hapësirat evropiane, si dhe me mundësinë e marrëveshjes me Vatikanin lidhur me organizimin e ndonjë kryqëzate, së cilës do t’i printe kryetrimi ynë, gjë që dëshmohet edhe përmes ndihmës që Papa Pali II-të, ia kishte dërguar, të quhet një lloj ndihme. Në vitin 1467, pak ditë para vdekjes së Gjergj Kastriotit Skëndebeut, Pali II-të ia kishte dërguar 1. 100 dukat, fonde që duheshin kuptuar edhe si një vazhdimësi e realizimit të projekteve të kryetrimit tonë me bashkësinë evropiane të kohës.
Atëherë, po trokiste Viti i Ri 1468. Projekti i Skënderbeut kishte përsëri shanse të vazhdonte aty ku kishte ngecur, por me lëvizje politike që vetëm mendja e tij gjeniale mund t’i përpunonte në përputhje me situatat. Cilat mund të ishin ato? Përgjigjet mund të dalin vetëm nga një kuis interaktiv historik nga ata që, duke paraqitur rrethanat konkrete, u kërkojnë historianëve të japin variante mbi mënyrën se si mund të kishin vepruar figurat madhore politike të kohërave, në rast se vdekja e papritur nuk do t’i largonte nga kjo botë.
Një përmbyllje e këtillë e një vepre madhore, si kjo e intelektualit të mirënjohur, z. Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit, mund të jetë e lejueshme vetëm për ato dije që kanë pretendimin se kanë shtjerrë përgjithësisht gjithë burimet, publike dhe arkivore lidhur me jetën, luftërat, bëmat, vendin dhe gjeninë politike të Kryetrimit të shqiptarëve.
Por, para se ta përfundojë, më lejoni që edhe një herë t’i kthehem një çështjeje shumë delikate edhe për kohën tonë, që dëshmon përpjekjet e kryetrimit tonë, jo vetëm lidhur me mbrojtjen e lirisë së vendit të tij, por edhe të pengimit të depërtimit të Perandorisë Osmane në hapësirat evropiane. Nëse për hapësirat evropiane nuk është shumë me rëndësi, prania e elementit të islamit reaksionar në hapësirat shqiptare është më shumë se shqetësues. I lëmë të gjitha anash, por e zëmë në gojë vetëm numrin e atyre shqiptarëve nga të gjitha hapësirat shqiptare, që shkuan për të luftuar për ISISIN, është jo vetëm shqetësuese, por në fakt është tragjike për identitetin tonë, edhe si kulturë perëndimore, edhe si kulturë kombëtare. Shihni sot hapësirat shqiptare, kudo, në Tiranë e në Prishtinë, në Shkup e në Preshevë, në fshatra e në qytete, praninë aq të madhe të të rinjve me mjekrra e me pantallona të shkurtra, të grave e vajzave mbuluar me xhihab, me burka e me lloj-lloj formash të veshjeve aziatike, thuajse mezi paskemi pritur që të vinte liria e Kosovës dhe sekush të zhvat nga kushdo që na afronte një mundësi për të jetuar ndryshe e për t’i kopjuar kulturat e huaja pa fije turpi.
Nuk është me rëndësi sa xhami e sa kisha janë ndërtuar në Kosovë për këto njëzet e pesë vjet pas Luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por është shumë me rëndësi prania e disa rrymave të përdorimit të islamit politik, për të cilat baballarët e gjyshërit tanë as që kishin dëgjuar ndonjëherë.
Sot, kur e kujtojmë ditëlindjen e gjeniut të mesjetës shqiptare, gjeneralit shqiptar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që për më shumë se njëzet e pesë vjet i bëri ballë, fillikat vetëm, Perandorisë më të madhe të asaj kohe-Perandorisë Osmane, ne stërnipërit e tij, a mund t’i themi se jemi më shumë Evropë se Azi?!.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, Rilindja jonë kombëtare, e ringjalli të madhin Skënderbe, për të ardhur në kohën tonë, edhe si mësim i madh se si ruhet identiteti kombëtar.
Përfundim
Autori i veprës Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i fundit, me veprën e tij ka hapur shumë dilema. Dilema të natyrës historike, se a mund të argumentohen të gjitha veprimet e tij politike dhe ushtarake me burime arkivore të besueshme. Dilema politike, se a ishte koherent projekti i tij, pra a përputhej pa ngërçe historia e veprimit të tij me historinë e veprimit të tij politik e ushtarak, po ashtu të vërtetuar nga burimet historike.
Qoftë edhe vetëm për trajtimin dhe shqyrtimin e këtyre dilemave, që e përshkojnë fund e krye këtë vepër madhore të autorit Virgjil Kule, ajo, vepra pra, hap rrugë për këndvështrime të ndryshme, për lexime të ndryshme, si dhe për qasje e komentime të ndryshme. Kjo veti e veprave shkencore, kanë thënë të gjithë të diturit, është mirë për jetën e veprës.
Vepra e intelektualit të madh, z. Virgjil Kule e ka këtë cilësi.
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj!
Shih videon, po ashtu: 

Skandali shtetëror dhe kombëtar në Universitetin “Hasan Prishtina”, financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës!

Është e papranueshme,e pajustifikueshme heshtja e MINISTRISE SË ARSIMIT,SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË që nga viti 2015, kur në skenë dolën publikisht me teza antishqiptare, Dr.Milazim Krasniqi dhe Dr.Nuri Bexheti,nxënës të akademikëve çetnikë dhe shovinistë serbë: Jovan Cvijiq,Vlladan Gjorgjeviq dhe Vaso Çubrilloviq !
Deklaratat dhe veprimet antishqiptare,nuk ndodhin rastësisht!
Për të pasur efektin e tyre deklaratat pergaditen me seriozitet,duke përdorur pa fije turpi edhe gënjeshtrat e përgaditura nergut për shqiptatët nga Akademia e Shkencave të Beogradit dhe nga Kisha Ortodokse e Serbisë!
Të tilla ishin dy deklaratat publike te Dr.Milazim Krasniqit,profesor universitar në Universitetin Shtetëror “Hasan Prishtina” në Prishtinë!
Dr.Milazim Krasniqi, pohon se : “Shqiptarët definitibisht nuk morën pjesë në Betejën e Fushë Kosovës më 28 qershor 1389.
Sipas tij, arsyet për një konkludim të tillë janë:
1.Karl Thopia dhe Balshët nuk morën pjesë në Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389
E verteta e bazuar në fakte të sigurta demanton katërcipërisht këtë ligjerues shqipfoles !
Karl Thopia nuk mori pjesë në Betejen e Kosoves më 28 qershor 1389, sepse Karl Thopia kishte vdekur me 1388, një vit para se të zhvillohej Beteja e Fushe Kosovës më 28 qershor 1389.
Pra, Dr.Milazim Krasniqi!
Karl Thopia i vdekur nuk ka mundur të marr pjesë në Betejë e Kosovës më 28 qershor 1389!.
Familja Balshà në krye me Gjergjin e II Balsha ka marrë pjesë në Betejën e Kosoves më 28 qershor 1389!.
Në “Darkën e natës së Betejes së, Kosoves”, në Kishen e Samadrexhes, ishin tubuar pjesëmarrësit kryesor të koalicionit të krishterë.Nga pjesëmarrja e tyre mund të shihet se shumica e tyre ishin shqiptarët,si: Theodhori i II Muzaka,Gjergji i II Balsha, Milosh Nikollë Kopili, Dhimiter Jonima, Gjon Kastrioti dhe Leka i I Dukagjini!
Sipas historianit Joseph von Hammer (1827) në atë mbrëmje Lazari propozon që osmanlitë të sulmoheshin natën. Peshën e fjales e pati Gjergji i II Balsha, në Këshillin e Luftës,aty ku merreshin vendimet. Gjergji i II Balsha, në Këshillin e Luftës, aty ku merreshin vendimet. Gjergji i II Balsha e hodhi mendimin e Lazarit,duke propozuar që otomanët të sulmoheshin ditën dhe ky mendim u miratua nga të gjithë.
Për pjesëmarrjen e Shqiptarëve dhe rolin e tyre në Koalicionin e Krishterë e konfirmon Richard Knolles,historiàn anglez i shekullit XVII. Në mënyrë decidive e pohon pjesëmarrjen e shqiptzlarëve në Koalicionin e Krishterë.
Ndërsa historiani frengë M.H. Lemair më 1821, shkruan se në Koalicionin e Krishterë ishin edhe “Shqiptarët e panënshtruar nga turqit”. ndërsa kur flet për vrasjen Sulltan Muratit të I,thotë se atë e vrau një shqiptar i plagosur.
A.de Lamartin pohon se ißhin shqiptarët e veriut dhe të jugut që morën pjesë në betejë dhe forcat e Koalicionit antiosman ishin të vendosura në shkrepat e MALEVE TË SHQIPËRISË!
Shumë hulumtues dhe dijetar nga Europa në punimet e tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe rolin që kanë luajtur në KOALICIONIN E KRISHTERË!
Ndër këta autorë një vend të rëndësishëm zënë Nikola Jorga, G.F.Hershberg, Len Pul, Edih Durham e shumë të tjere…!
Bashkëkohësi i ngjarjes,Filip Mezieri, pohon se Beteja e Kosoves më 1389 u zhvillua ne Albani (Shqipëri).Poashtu francezi Bertrando de la Broquiere i viziton viset e Ballkanit më 1433 dhe vuri në pah se terrirori i Kosoves quhej ALBANI,kurse popullësia e kësaj treve quhej ALBANË.
Autorë të shumtë, Shqiptaret e Kosovës, pjesëmarrës të Betejes së Kosoves të vitit 1389 i quajn DARDANË. Njëri ndër ta ishte prifti janjevaso-ulqinak Martin Segonji! Poashtu të dhëna të vlefshme për pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës në KOALICIONIN E KRISHTERË ANTIOSMANË,jep humanisti dubrovnikas Alovsis Cervinus Tubero (1459-1527). Ai në vepren e tij të njohur “Komente për kohen e vet”, përmend pjesëmarrës të BETEJËS DARDANËT ILIRË dhe MAQEDONASIT ILIRË!
Jeraku nga Konstandinopoja,shkruan në kroniken e tij se në Betejen e Kosoves morën pjesë edhe “LUFTËTARËT NGA DARDANËT E SHQIPËRISË”
Sipas D.K.Jovanoviq,Shqiptarët në Betejen e Kosovës janë udhëhequr nga Theodhori i II Muzaka dhe Gjergji i II Balsha.
Mendim të njëjtë ka edhe J..Mishkoviq. BALSHA ISHTE NË KOSOVË dhe se me dokumente autentike ndryshe nuk mund të thuhet!
Për pjesëmarrjen e shqiptarë të Kosoves në betejen e vitit 1389 në Kosovë,dëshmon ekzistenca e KËNGËS SHQIPTARE për këtë ngjarje e kompozuar dhe kënduar nga popullsia shqiptare e Kosoves…
Jovetëm që moren pjesë shqiptarët në Betejen e Kosovës,por ata luajten rolin kryesor në Koalicionin e Krishterë antiosman gjatë zhvillimit të betejes.
Këtë realitet e pranojnë të gjithë me përjashtim të shqipfolësit Dr.Milazim Krasniqi!
Dr.Milazim Krasniqi deklaron poashtu se “ËSHTË BUDALLËK TË QUHET MANASTIRI I DEÇANIT, MANASTIR SHQIPTARË”!
Dr.Nuri Bexheti,ligjerues poashtu në Universitetin shtetëror “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në KLAN KOSOVA në vitin 2015, përkrah parezervë teoritë antishqiptare të Dr.Hasan Kaleshit si:
1.Shqiptarët ia kanë parë hajrin Perandorisë Otomane, sepse ” janë zgjeruar trojet shqiptare gjatë sundimit osman”!
Pushtimin e Sanxhakut Shqiptarë te Nishit nga Serbia gjatë viteve 1877/1878,me një siperfase prej 11.000 mijë kilometra katrorë gjatë sundimit osmane e quan për QUDI,zgjerim…!
2.Sipas këtij pseudoshkencëtari shqipfolës në Kosova në vitin1445, kishte vetem 1% shqiptarë.
3.Perandoria Otomanë i “kishte sjellë shqiptarët nga Anadolli”
P.S.
Cila është arsyeja kryesore e heshtjes së Ministrisë së Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë ndaj këtyre ligjeruesve të TEORIVE DHE TEZAVE ANTISHKENCORE, ANTISHTETËRORE DHE ANTISHQIPTARE,Zonja ministre Arbërie Nagavci?!
Arbërie Nagavci, Ministre e MASHT së Republikës së Kosovës
Milazim Krasniqi
Nuri Bexheti

Homazhe në ditëlindjen e Kryetrimit Gjergj Kastrioti tek Arbëreshët në Frasnitë

Rexhep Rifati, Frasnitë, Itali
___
Homazhe në ditëlindjen e Kryetrimit tonë në Frasnitë /Frascineto të Kalabrisë
Krijuesit nga mërgata në organizim të LKSHM-së, dje vunë buqete lulesh dhe bënë homazhe para bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, punim ky i Odhise Paskalit. Këtij kujtimi dhe nderimi iu bashkuan edhe vëllezërit tanë arbëresh që na organizuan një pritje më se të përzemërta.

Të bekoftë Zoti, At Antonio Belushi!

Të jesh i bekuem e të bekohesh nga ky Njeri, ky Kolos i Arbërit, nuk të vjen mundësia shpesh!
Sa me fat ishim!
Bekim me uratë na i dha YnëAt‘!
Të bekoftë Zoti, At Antonio Belushi!

Burimi i frymëzimit, qëndresës dhe veprimtarisë atdhetare!

0

Nga: Florim Zeqa 

Secili njeri që frymon në sipërfaqën e tokës, burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjenë tek paradhësit e tij, tek mësuesit dhe profesorët, dikush tjetër tek figurat historike dhe mitologjike, e kush tjetër frymëzimin e gjenë tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij.

Burimi i qëndresës

Unë i përkas grupit të njerëzve të cilët burimin e frymëzimit për atdhedashuri e gjejnë tek parardhësit e tij, tek veprimtarët dhe aktivistët, tek gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të epokës së tij!

Burimi i parë i frymëzimit për dashuri ndaj atdheut më ka lindur nga prindërit e mi, Halili dhe Hysnija (të dytë mësues në kohën e tyre). Qëndresën dhe guximin i kam frymëzim nga babai im i ndjerë, i cili, edhe përkundër dhunës dhe torturave të policisë serbe që nga koha e Rankoviqit e deri tek i fundit Millosheviqi, për asnjë moment nuk është ligështuar dhe as dorëzuar në jetën e tij!

I frymëzuar nga ajo qëndresë e babait tim, as unë nuk jam ligshtuar në torturën fizike të policëve serb në 7 Marsin e vitit 1993 në postbllokun e policisë serbe në Vitomiricë të Pejës, ku e pash vdekjen me sy.

Disa herë gjatë jetës sime jam përballur me sfida të ndryshme, por asnjëherë nuk jam dorëzuar, duke qëndruar gjithmonë vertikalisht dhe i pathyeshëm në sfidat e kohës!

Idoli i veprimtarisë time politike

Secili njeri gjatë formësimit, e krijon edhe idolin e tij, mbi të cilin e bazon veprimtarinë e tij atdhetare dhe politike. Edhe pse, pa e takuar asnjëherë në jetën time, idhulli apo frymëzimi shpirtëorë për t’u marrur me veprimtari atdhetare dhe politike ishte njeriu i epokës sonë, presidenti historik Ibrahim Rugova.

Tek ai njeri e kam parë forcën shpirtërore për t’u përballur me sfidat e kohës, e kam parë durimin dhe konsistencën në mbrojtjen e qëndrimeve politike, e kam parë guximin dhe largëpamësinë politike, e kam parë dashurinë hyjnore ndaj popullit tonë.

Tek këto vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare e krijova idolin tim tek Ibrahim Rugova.

Ndjehem krenarë që kam jetuar dhe kam vepruar në epokën e tij, në epokën e viteve të krenarisë kombëtare.

Rugova ishte, është dhe do të mbetet figura më madhore e kombit shqiptar me vepra e jo më fjalë. Ai me politikën e tij aktive paqesore me mençuri e udhëhoqi dhe mbrojti një popullatë të tërë nga shfarosja fizike duke krijuar lidhje të forta miqësie me shtetet më të fuqishme në botë, duke i bërë për vete SHBA-të, aleancën më të fuqishme uashtarake në botë-NATO dhe shtetet më të zhvilluara dhe demokratike të BE-së.

Lufta çlirimtare kulminacion i rezistencës paqësore

Pa rezistencën e gjatë aktive paqësore vështirë se do t’ishin pjekur kushtet për një luftë çlirimtare. Përgjatë rezistencës paqesore u bën edhe parapërgatitjet për luftën çlirimtare, u bë unifikimi kombëtar përmes aktit sublim të pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave brenda popullatës sonë.

Përgjatë rezistencës së gjatë aktive paqësore u krijuan edhe disa parakusht të papara dhe paarritura gjatë historisë, e ato janë humaniteti dhe solidariteti i lartë njerëzor brenda trungut tonë kombëtar.

Si pasojë e katandisjes nga vlerat sublime të sipërcekura, sot populli ynë është transformuar në një popull pa ndjenja njerëzore, pa dashuri vëllazërore dhe pa ndjenja kombëtare.

Vendin e tyre e kanë zënë dukuritë e shumta negative, filluar nga egoja e pafundme për përvetësime të paligjshme dhe pasurim të shpejt pa djersën e ballit.

Ndarjet partiake i kanë rrënuar në embrion familjet tona, e kanë çuar popullin tonë deri tek urrejtja ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, ku askush nuk e do më askënd pa interes.

Përderisa në të kaluarën gjithçka e kemi ndarë me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’i nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit! Deri në këtë nivel ka arritur të katandiset shoqëria jonë shqiptare përgjatë viteve të fundit.

Si pasojë e kësaj katandisje, kemi rritje të dhunës në familje, rritje të konflikteve ndërvëllazërore dhe ndërfqinjësore, rritje të grabitjeve dhe plaçitjeve të formave më ç’njerëzore të cilat kanë kulmuar me rritjen e vrasjeve brenda popullatës sonë.

Shkaktarë kryesor i kësaj situate është mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë në këto 25 vjetët e lirisë dhe 16 vjetët e pavarësisë së shtetit tonë. Por, janë edhe faktorët e tjerë socio-ekonomik, përfshirë instalimin e kulturave të huaja.