
























Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.
Kreu i shtetit falendëroi përzemërsisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftrave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.
Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

Presidenti Begai i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan.
Presidenti Begaj u prit në një takim edhe nga Sekretari i Shtetit, Kardinal Parolini.
Gjatë këtij takimi u diskutua për proceset integruese që Shqipëria ka ndërmarrë si pjesë natyrale e Evropës dhe që tani me avancimin e reformave pret të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj falenderoj Sekretarin e Shtetit për mbështetjen që Selia e Shenjtë i jep proceseve integruese të Shqipërisë. Edhe për Kosovën, Presidenti i Shqipërisë i përcolli Sekretarit të Shtetit progresin që Kosova ka bërë në procesin e reformave, të shtetit të së drejtës, respektimin e pakicave dhe integrimit në organizmat ndërkombëtare.
Kreu i Shtetit theksoi vijimësinë e angazhimit të tij për thellimin e bashkëpunimit duke iu referuar edhe lidhjes të Selisë së Shenjtë me Kishën katolike shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë.
Javën e kaluar në fshatin Surkish të Podujevës, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Fazli Llugaliu, njëri nga profesorët e parë të Edukatës Fizike në Llap.
Llugaliu krahas kontributit të tij të jashtëzakonshëm në përgatitjen e të rinjve llapjanë në disiplina të ndryshme sportive, vite të tëra u dallua edhe si lojtar e trajner i Klubit Futbollistik “Llapi” të Podujevës, të shumtën e kohës anëtar i Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës.
Fazliu pas përfundimit të Shkollës Normale në Prishtinë, edhe pse në kushte të rënda ekonomike nga dëshira që të aftësohet profesionalisht regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Universitetin e Sarajevës.
Në këtë Fakultet diku në vitet 1967 dhe 1977 studimet i patën përfunduar edhe bashkëvendësit e tij Faik Çitaku e Kamber Ejupi.
Si Çitaku ashtu edhe Ejupi, janë emra të përveçëm të sportit në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.
Kuadro të hershëm të kësaj fushe nga Llapi,janë edhe Qerim Azizi, i diplomuar më 1968 në Fakultetin e Kulturës Fizike në Beograd dhe Rashit Sejdiu, të cilët u shquan me punën e tyre profesionale në Lidhjen e Kulturës Fizike të Kosovës.
Kurse,Fazli Llugaliu njohës i të gjitha sporteve edhe pse në kushte tepër të rënda si pedagog i Edukatës Fizike, deri në pensionin e merituar do të punojë në shkollat e qytezës së Podujevës.
Ai me punë sistematike dhe profesionale korr sukses pas suksesi me të rinjtë e Llapit, në të gjitha disiplinat sportive si në nivel Krahine, Republike dhe Federate.
Në vitet 60-të, Fazli Llugaliu,në cilësinë e mësimdhënësit të Edukatës Fizike me diku 10 nxënës të shkollave të Mesme të Podujevës, do të marrë pjesë në garat Federative të Jugosllavisë, të mbajtura në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në këto gara ku merrnin pjesë atletë nga 6 republika dhe dy krahina të Federatës jugosllave, llapjanët plasohen në vendin e dytë.
Me sukseset e tyre të arritura dallohen Xhafer Salihu, Bahri Shabani, Bislim Berisha, Isak Bahtir Syla etj.
Xhafer Salihu ish- nxënës i Llugaliut në gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës si atleti më i mirë më 1970, shpallet sportist i vitit në Kosovë.
Llugaliu krahas punës si pedagog i Edukatës Fizike nga radhët e shqiptarëve është nga të parët që veshi fanellën e Klubit Futbollistik Llapi, nga gjiri i të cilit dolën legjendarët: Fadil Vokrri , Esat Mehmeti, Shukri Paçarada, Bedri Muçolli, Selatin Vokrri, Shukri Shabani, Islam Ajeti, Sabri Miftari, Islam Visoka, Luan Salihu, Isak Ibrahimi, Rifat Hajdari, Avni Stublla, Rrustem Podvorica, Rasim Ymeri, Fadil Kodraliu, Fehmi Podvorica, Fidaim Konushevci etj.
Llugaliu në periudhën kur luajti në skuadrën e Llapit, bashkëlojtarë i kishte vëllezërit Hashim e Bislim Aliu, Rifat Rexhep Blaku, reprezentues i juniorëve të Kosovës, më vonë profesor i dalluar në Universitetin e Kosovës.
Këtij brezi i takojnë edhe futbollistët Ejup Bekteshi, Shaban Hajrullahu, Bedri Muçolli dhe Selim Zeqir Blaku.
Meqë, Bedriu shkëlqente në atë periudhë pas tij ishin vënë në garë Trepça e Mitrovicës dhe Prishtina, anëtare të Ligës së Dytë Federative të futbollit në ish-Jugosllavi.
Muçolli si nxënës i Normales së Prishtinës, vendos që karrierën ta vazhdojë në ekipin e kryeqendrës së Kosovës.
Llugaliu edhe pse do ta ndjejë mjaft mungesën e tij do t’i mbetet besnik Llapit, deri në periudhën kur lojtarët juniorë talent të rrallë të Llapit, Selatin Vokrri, Shaban Hajdari, Idriz Mehmeti, Muhamet Vokrri, Ahmet Haxhiu etj, kalojnë në ekipin e parë.
Llugaliu në Llap, njihej edhe si Garinça, ikonë e dikurshme e futbollit brazilian dhe atij botëror.
Ai përveç që dispononte shpejtësi prej atleti ishte edhe driblues i mrekullueshëm.
Pas përfundimit të karrierës Llugaliu, punoi si trajner me të gjitha grupmoshat e skuadrës së Llapit.
Esat Mehmeti, portier me emër në ish – Jugosllavi, me emocione të pa përshkruara pohon që më meritori në zbulimin e talentit të tij, ishte Llugaliu.
Fazli Llugaliu ishte babaxhan dhe demokrat i vërtetë. Ai me nxënës kishte raporte të shkëlqyera. Asnjëherë nuk i kushtëzonte ata që në orën e Edukatës Fizike të kenë patjetër veshjet sportive, ngase e njihte gjendjen e tyre të rëndë ekonomike.
Me iniciativën e tij çdo vit organizohej maratona pranverore në vrapim që të shumtën e herëve mbahej në fushat e fshatit Ballovc të Podujevës, të mbuluara me gjelbërim e ajër të pastër.
Fazliu që i dha shumë sportit llapjan vdiq dhe u varros në vendlindjen e tij në Surkish të Podujevës.
Modestët dhe të pa imponuarit çdoherë varrosën pa zhurmë e bujë, ashtu siç u varros Fazli Llugaliu, pedagog i shumë brezave në shkollat e qytezës së Podujevës.
Strukturat e pushtetit lokal dhe ato të nivelit qendror duhet t’i vrasë ndërgjegjja.
Mosprania e tyre në ceremoninë e varrimit të pedagogut dhe sportistit të shquar Fazli Llugaliu është mosnjohje dhe mohim i punës së tij shumëvjeçare.
Rreshta të shkruar në rrjetet sociale nga ndeja dhe ahengje, që nuk kanë adresë janë kryerje formaliteti dhe lojë e paskrupullt.
G.Kelmendi/RTKlive
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë.
“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende gjallë, ata që shkaktuan luftëra dhe gjenocid 25 vjet më parë janë ende aktiv. Prandaj paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë”, ka thënë Gërvalla në panelin e “Defence 24 Days”.
“Duke diskutuar rreth temës “Sajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me përfaqësues të shteteve tjera, nën moderimin e Robert Pszczel nga Organizata për Studime Orientale (OSW), Ministrja Gërvalla foli rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, mendësinë e saj të shekullit të kaluar, mungesën e demokracisë dhe pretendimet e saj, të njëjta me të Rusisë jo vetëm për të pushtuar territore të shteteve fqinje, por edhe për të dëbuar qytetarët dhe për të shkatërruar kulturën dhe trashëgiminë e këtyre shteteve”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.
Siç theksohet në njoftim, ajo ka folur edhe për qeverinë e re të Serbisë duke thënë se Serbia ka emëruar qeveri të luftës, një qeveri e ëila përbëhet nga ish-ministrat e Millosheviqit dhe të sanksionuarit e SHBA-ve.
“Ka një potencial të madh nëse bashkohemi, nëse jemi të gatshëm të dëgjojmë Poloninë, të dëgjojmë shtetet Baltike dhe Nordike, të dëgjojmë Ballkanin Perëndimor rreth sfidave të vërteta të tyre, përvojave të tyre me fqinjtë agresivë dhe duke u bazuar në analizë të shëndoshë, të mirëfilltë dhe në përputhje me realitetin në këto pjesë të Evropës të ndërmarrim veprime të përbashkëta për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Ministrja Gërvalla.

Kjo foto nga 1 maji po publikohet tani në Izrael. «Derdhja e benzinës në zjarrin izraelit»,—thotë një studiues i paqes.
www.vg.no
Në foton që politikania e kuqe Mona Osman postoi në Facebook më 1 maj, ajo mban lart një tabelë me fjalët “Fuck Israel – Fuck capitalism – Fuck NATO”. Pranë saj është ministri i Punëve të Jashtme Espen Barth Eide.
“Sot kam radikalizuar Espen Barth Eide!” shkruan ajo mbi fotografinë.
Të dielën, fotografia u publikua nga gazeta izraelite Jerusalem Post, e titulluar “Ministri i Jashtëm i Norvegjisë fotografuar me vajzën e terroristit palestinez”. Në të njëjtin artikull përmendet edhe se Barth Eide ka një histori të gjatë kritikash ndaj Izraelit. Imazhi është gjithashtu i ndarë nga uebsajtet e tjera të lajmeve dhe mediat sociale.
– Jashtëzakonisht e papëlqyeshme
“Për Espen Barth Eide, kjo është shumë serioze,” thotë Hilde Henriksen Waage, profesore e historisë në UiO dhe studiuese e lartë në Institutin e Kërkimit të Paqes Oslo (PRIO).
“Po derdh benzinë mbi zjarrin izraelit që kap çdo mundësi për të kritikuar Norvegjinë,” vazhdon ajo, duke shpjeguar:
“Norvegjia nuk është vetëm dikush në konfliktin palestinezo-izraelit. Ne kemi luajtur një rol në këtë për më shumë se tridhjetë vjet. Ne kryesojmë grupin e donatorëve, i cili është i vetmi forum ku Israeli e Palestina flasin me njëra-tjetrën.

Foto: Jerusalem Post
Barth Eide ka qenë shumë më i qartë në kritikat e tij ndaj Izraelit sesa ministrat e mëparshëm, thotë Waage.
“Me Barth Eide si ministër i jashtëm, Norvegjia ka patur një qëndrim shumë më kritik ndaj luftës së Izraelit sesa shumë vende të tjera evropiane. Në të njëjtën kohë, ai duhet të qëndrojë me partinë e fortë, që është Izraeli, në mënyrë që të ketë ndonjë shpresë për të ndikuar në çdo gjë.
Ajo shpreson se fotografia nuk do të ketë pasoja.
“Mendoj se është jashtëzakonisht e dënueshme ajo që po bën kkjo politikan e Rødt Partiet (Partia e Kuqe). Ajo e bën këtë për të nxitur një kauzë të mirë, që është çështja palestineze. Por të gjithë i kuptojnë pasojat që mund të kenë.
VG ka qenë në kontakt me Mona Osman, dhe ia ka paraqitur kritikat, por ajo deri tani nuk i është përgjigjur kësaj. Ishte NRK që e përmendi rastin së pari.
– Nuk është as kundër Izraelit dhe as NATO-s
“A duhet Mona Osman të censurojë veten nga frika se ajo që bën dhe beson se mund të ketë pasoja në një vend tjetër?”
“Sigurisht, ajo duhet të mbajë sa më shumë postera që të dojë. Por nuk duhet ta bëjë këtë kur fotografohesh me Sekretarin e Shtetit. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha për punën e ndërmjetësimit që ai kryen, sipas Henriksen Waage.
Tuva Bogsnes, menaxhere e komunikimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i shkruan VG-së se Barth Eide nuk e dinte se çfarë kishte në posterin që u mbajt.
“Ai nuk mban mend ta ketë parë këtë poster, kështu që nuk ishte në dijeni të tekstit në posterin e shfaqur në këtë foto. Mesazhi i paraqitur në poster në asnjë mënyrë nuk pasqyron deklaratat e tij atë ditë. Ministri i jashtëm dhe Norvegjia nuk janë as kundër Izraelit, kapitalizmit dhe as NATO-s.
Ekstradimi në Francë
As nuk e dinte se kush ishte Mona Osman, as babai i saj, të cilin Jerusalem Post e quan “terrorist”. Arsyeja është se ai dyshohet se ka marrë pjesë në një sulm terrorist në Paris në vitin 1982. Janë dëshmitarët dhe jo provat teknike që e lidhin atë me rastin, sipas NRK. Në vitin 2020, ai u ekstradua në Francë.
“Bëhej fjalë për ekstradimin e një shtetasi norvegjez të sëmurë, i cili dyshohej për një sulm terrorist 38 vjet më parë. Çështja ishte e vonuar prej kohësh në përputhje me ligjin norvegjez, tha avokati Ole-Martin Meland për NRK rreth çështjes në vitin 2022.
“Gruaja në foto ishte pjesë e një grupi që ishte paraqitur për të demonstruar kundër ministrit të jashtëm dhe qeverisë. Eide nuk e dinte se kush ishte, thekson Bogsnes.
– Ministri i Jashtëm dëshiron të takohet dhe të bisedojë me njerëzit gjatë ngjarjeve të tilla sa herë që është e mundur, gjithashtu sepse beson se kjo mund të ndihmojë në reduktimin e kundërthënieve në shoqëri, shkruan ajo.
Gideon Levy
Kommentator i Haaretz
– Krejtësisht e parëndësishme.
Gazetari dhe komentatori izraelit Gideon Levy punon për gazetën Haaretz. Ai shtrëngon shpatullat e tij në mënyrë audituese kur VG e thërret atë për një koment.
“Kjo është një çështje e brendshme, vetëm për Norvegjinë. Nuk kam parë asnjë diskutim për atë imazh këtu, përveç artikullit të Jerusalem Post. Dhe kjo gazetë është krejtësisht e parëndësishme në Izrael,” tha Levy për konkurrentin e medias.
“Mund të jetë e rëndësishme për hebrenjtë amerikanë, sepse është shkruar në anglisht. Por këtu në Izrael, lexojmë gazeta në hebraisht. Kjo çështje nuk është e rëndësishme për debatin këtu në Izrael, beson ai.
Botuar: 05.05.24 në 7:12 pm
Rifreskuar: 05/05/24 në 8:48 PM
https://www.vg.no/nyheter/innenriks/i/93mJgw/forsker-mener-barth-eide-bilde-kan-skape-troebbel-veldig-alvorlig
Gani I. Mehmeti
Nëse nisemi nga proverbi popullor shqiptar: Kallxom me kë rri, të tregoj kush je, nuk është vështirë të njohim se kush janë e si janë nga disa vende europiane. Është për të përkrahur, se si, shumë nga shtetet europiane dënuan sulmin terrorist të Milan Radoiçiqit e Aleksandër Vuçiqit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, por se ato mbetën vetëm fjalë, dhe, në vend se të vendosnin masa e sanksione ndaj Serbisë e Aleksandër Vuçiqit, janë duke e favorizuar, qoftë në mënyrë direkte, qoftë në mënyrë indirekte, ndërsa Koasovën e mjerë, janë duke e mjeruar ende edhe më shumë.
Dhe, sa interesante është, kur për dinarin serb po luftojnë të gjithë e po ankohen në emër të popullit serb atje, si në BE ashtu edhe në SHBA, gjoja në mbrojtje të popullsisë srbe në veri të Ksovës me gjithë ato të drejta që nuk i ka askush në asnjë shtet, ndërsa një populli të tërë në Kosovë i kanë vënë masa e nuk e lëshojnë të eci përpara, dhe as që u shkon mendja dikujt, qoftë nga BE qoftë nga SHBA (në këtë rast) të ankojë se këto masa janë të vëna kundër popullit, jo kundër qeverisë, sepse qeveria, cila do qoftë ajo, nuk i vuan aq rëndë sa populli.
Dhe, përkundër msave, përkundër varfërisë së popullit në Kosovë, tani në vend që ta ndihmojnë, si nga BE, si nga SHBA, madje edhe me Gjermaninë e Francën në krye, përpiqen të bllokojnë pranimin e Kosovës në Këshillin Europian! Dhe kjo vie nga presioni e kërkesa e Vuçiqit tek këto dy shtete, sepse, ndoshta vetëm këto të dyja së bashku, mund ta pengojnë e bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE. E di Vuçiqi ku fle lepuri! Është për të ardhur keq, se si po dëgjohet kërkesa e Vuçiqit tek këto dy shtete, në të cilat ne varnim shpresat se do na ndihmojnë. Tani, çfarë u ka premtuar Vuçiqi, mbetet të shihet në të ardhmen, por se u ka premtuar diçka si shumë – është më se e vërtetë. Se Asociacioni nuk ishte kusht për pranimin e Kosovës në KiE, e thanë vetë kohë më parë. E tha edhe vetë Bakojanis në raportin e saj. Po e thonë edhe eurodeputetë e deputetë shtetesh të ndryshme, qoftë edhe nga Gjermania se ky është një kusht politik, jo i Këshillit Europian.
Dhe, me këtë, shihet qartë se punohet me dy kute në Bashkimin Europian, për çka, më vjen shumë keq, por këso fare, Bashkimi Europian nuk mund të ketë jetë të gjatë. Nuk shkohet të bashkuar me teka, me padrejtësi e me inate. Parimet janë parime, ato janë rregulla, që nuk do duhej t’i thyente askush dhe për asgjë e për askë.
Serbia ia ka frikën pranimit të Kosovës në KiE, prandaj jep edhe miliarda për të mos e pranuar, sepse kështu ia qet më lirë, se sa të paditet nga Kosova për gjenocid e të paguajë edhe dëmet e shkaktuara gjatë luftës si agresore. Prandaj, bën çmos që të mos lejohet të pranohet në KiE.
Europë, shqiptarëve u ke shumë borxhe, mos hyrë ende më thellë në to, se nuk i dihet ku të gjenë e liga!
Prandaj, deri sa ju e përkrahni Serbinë dhe Vuçiqin, deri sa ju rrini me të dhe e shtypni Kosovën, po shihet se edhe ju jeni sikur Vuçiqi. Nuk është logjikë vështirë për ta kuptuar këtë. Ndoshta duket pakëz e rëndë kjo, por më e rëndë është kur ju bini pre e kërkesave të Vuçiqit që në qeveri ka futur njerëz të listës së zezë nga SHBA dhe kur Vuçiqi e mbron e bashkëpunon me Milan Radoiçiqin. Kjo është më e rënda.