Kreu Blog Faqe 816

Kosova para çerek shekulli: Shqiptarët, mburojë e gjallë

0

ATSH-zyra në Kosove-Pallati-Rilindja-Behlul Jashari me telexin e raportimeve nga 24 maji1992-Greve e urise gazetare-1993

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

-Lajmi “Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë” që e raportoja në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  në 6 Maj 1999 – shpresë shpëtimi…Që “bota ta marrë vesh”/

PRISHTINË,  6 Maj 2024/ “Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, shpreheshin me falënderim të ngujuarit në Prishtinë derisa në Kosovë po vinte lira, para çerek shekulli – 25 viteve. Lajmin që kisha dhënë për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë e kishin dëgjuar nga Radio Televizioni Shqiptar.

Ishte mbrëmja e 12 Qershorit historik 1999, kur kisha hyrë në Prishtinë bashkë me një grup gazetarësh nga bota ende pa hyrë forcat e NATO-s, me kolonën e tankeve të para të së cilave kishim hyrë herët në mëngjes në Kosovë nëpër kufirin jugor në Han të Elezit – te Bllaca, vendi-kamp i shqiptarëve të dëbuar nga forcat serbe.

Në kërkim të një strehimi për të kaluar natën në Prishtinë, prej nga ende nuk kishin ikur forcat serbe, të cilat ende mbanin të uzurpuar edhe banesën time në lagjen Ulpiana,  mes shumë rreziqeve shkuam në lagjen Dardania, pikërisht te posta e re, prej nga në 6 Maj 1999 nga “mburojat e gjalla”, me thirrje në telefonin që kisha me lidhje zvicerane, kisha marrë një informacion tronditës se çka po ndodhëte. Posta ishte mundësia për telefonatën nga Prishtina në rrethanat kur shqiptarëve ua kishin ndërprerë telefonat…

Pas raportimeve nga Prishtina për fillimin në mbremjen e 24 Marsit 1999 të goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave kriminale serbe, cak i të cilave ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës, kisha arritur të largohesha nga banesa ime para se të hynte aty policia serbe dhe raportimet i vazhdoja nga kufiri jugor i Kosovës.

Në lajmin e 6 Majit të para 25 viteve, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve”  tregova çka po ndodhëte. Që “bota ta marrë vesh” ç’po ndodhëte në Kosovë, siç shpreheshin të dëbuarit nga shtëpitë e banesat dhe vendi i tyre, që po kalonin kufirin jugor, drejt Maqedonisë…

PIKËRISHT PARA ÇEREK SHEKULLI – 25 VITEVE – NË 6 MAJ 1999 PËR AGJENCINË SHTETËRORE ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË  KAM RAPORUAR KËTË LAJM:

https://groups.google.com/forum/#!msg/bit.listserv.albanian/mK-Kh_Wxs58/vqhG95O-gfIJ

Shqiptaret ne Prishtine – mburoje e gjalle

KUFIRI JUGOR I KOSOVES, 6 maj- Korresp. i ATSH-se, Behlul

Jashari, njofton: Shume banore te Prishtines po mbahen peng dhe

po perdoren nga serbet si mburoje e gjalle. Ata jane detyruar te

qendrojne ne shtepite dhe banesat prane vendeve ku jane fshehur

arme dhe mjete te mekanizuara ushtarake si dhe neper objekte qe

mund te bombardohen nga NATO-ja, bejne te ditur burime te ATSH-se

ne Kosove.

      Shume familje jane detyruar te qendrojne per disa dite me

radhe prane postes se re te Prishtines, ne lagjen Dardania, thone

deshmitare okulare qe kaluan dje kufirin Kosove-Maqedoni.

      Shumica e te ardhurve jane femije dhe gra, ndersa burrat

jane marre nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojne per

me se 200 te rinj e burra shqiptare qe i kane ndare nga familjet

dhe i kane marre ne rrugen midis Obiliqit dhe Prishtines. Te

deportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojne per ekzekutimin e

13 shqiptareve. Mijrat e te debuarve gjate 24 oreve te fundit

jane krejtesisht nga rajonet e Llapit, Prishtines, fshatrat e

Ferizajt dhe te Lipjanit.

/pas/

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-05-06.ata.html

[07] Albanians in Prishtina become human shields

SOUTHERN BORDER OF KOSOVA, May 6 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that many residents of Prishtina were being held hostage and used by Serbs as human shields.

They were obliged to stay in houses and buildings near the places where weapons and military equipment were hidden and in buildings, which might be bombed by NATO, sources in Kosova said to ATA.

Many families have been obliged to stay for days near the new post building in Prishtina, in Dardania quarter, eyewitnesses entering Macedonia on Wednesday said.

Many of them are children and women while men have been separated by Serbian forces. Women from the Llapi region told of about 200 Albanian young boys and men separated from families in the road between Obiliq and Prishtina.

People deported from the village of Hade, Obiliq, told about the execution of 13 Albanians. Thousands of displaced people in the last 24 hours are mainly from Llapi and Prishtine regions and villages of Ferrizaj and Lipjan. /pas/ak/

Albanian Telegraphic Agency

LAJMIN QË SHKONTE NË GJITHË BOTËN E GJEJA EDHE NË GJUHËN JAPONEZE:

https://hb6.seikyou.ne.jp/home/iura/9905.htm

そのころプリシュティナでは
アルバニア国営通信のベフルル・ヤシャリBehlul Jashari特派員は、プリシュティナに残っている住民が「人間の盾」にされていると伝えた。住民はいずれも、NATOの標的になりそうな武器庫・軍施設に隣接する住居の中にいるよう強制されている。コソヴォ・マケドニア国境へ逃れてきた人物の目撃談によると、プリシュティナでは多くの家族がダルダニアDardania住宅地の歩哨所近くに住まわされている。
コソヴォ・アルバニア人男性はセルビア軍に連行され、避難してくるアルバニア人のほとんどは女性と子供。ラピLlapiでは200人以上の男性が家族と引き離され、ハデ・イ・オブリチトHade i Obliqitでは13人が処刑されたという。
(ATSh 99.05.06)

Para çerek shekulli – 6 Maj 1999: Në Kosovë forcat serbe vrasin Akademik Fehmi Aganin

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt Akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për Vepra Trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

PRISHTINË,  6 Maj 2024/  Në Kosovë para çerek shekulli – 25 viteve, në 6 Maj 1999, Akademik Fehmi Agani u rrëmbye e vra nga forcat okupatore serbe derisa po udhëtonte drejt Maqedonisë mes shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e veta.

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt Akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për Vepra Trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Duke e shpallur këtë vendim në 6 Maj 2004, Presidenti Rugova theksonte se, “së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij”.

Serbia – agresioni dhe  agresori nuk duhet shpërblyer, theksonte para 30 viteve Akademik Fehmi Agani në deklaratën botuar në gazetën e rezistencës, të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, “Bujku”, në 26 Shtator 1994, ku është botuar edhe intervista e parë ekskluzive, që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me titull “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

“Agresori nuk duhet shpërblyer” është titulli në faqen e parë të gazetës, ku shkruaja se, i pyetur lidhur me qëndrimin rreth vendimit të Këshillit të Sugurimit për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë e Malit të Zi, nënkryetari i LDK-së Dr. Fehmi Agani deklaronte:

Edhe pse përkrahim të gjitha përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje për Bosnjën në bazë të propozimit të Grupit të Kontaktit, megjithatë lajmi për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë, edhe pse është fjala për një zbutje të përkohshme e të kufizuar, në Kosovë nuk është për t’iu gëzuar.

Pikërisht, në kohën kur Serbia po pret zbutjen e sanksioneve ndaj saj, në Kosovë me brutalitet po zbaton sanksionet që ajo u imponoi Kosovës dhe shqiptarëve.

Megjithatë, shpresojmë se, siç është deklaruar shpesh nga instanca të ndryshme ndërkombëtare, sanksionet kryesore ekonomiko-financiare dhe bojkotimi ndërkombëtar i Serbisë nuk do të mund të suspendohen pa zgjidhjen e problemit të mdh të Kosovës, si dhe problemit të Krainës dhe problemeve tjera të ish-Jugosllavisë. Përndryshe, do të ishte kjo një shpërblim i agresionit dhe i agresorit, përfundonte Dr. Fahmi Agani.

-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt Akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për Vepra Trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

AGANI-16 SHKURT 1996: NË GJYKATËN E HAGËS, DOSJET E KRIMEVE SERBE MBI SHQIPTARËT

Në një nga konferencat për shtyp në Prishtinë, në 16 Shkurt 1996,  duke u përgjegjur në një pyetje rreth asaj se çka është ndërmarrë në Kosovë për dërgimin në Gjyqin e Hagës të të dhënave për autorët e krimeve mbi
shqiptarët në Kosovë, Dr. Fahmi Agani,  nënkryetar i LDK-së, tha se Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut dhe Qeveria e Kosovës i kanë
drejtuar këtij gjyqi dosjet e krimeve serbe mbi shqiptarët. “Shpresoj se ky
gjyq do të punojë drejt dhe do të vijë në radhë edhe dosja e Kosovës”, tha
Agani.

Fehmi Agani

6 MAJ 2004: AKADEMI PËRKUJTIMORE NË KUJTIM TË 5 VJETORIT TË VRASJES SË AKADEMIK PROF. DR. FEHMI AGANI

Forhåndsvisning av bilde

FJALIMI I PRESIDENTIT RUGOVA

6 maj 2004,

Prishtinë, KOSOVË

E nderuara Familje Agani,

E nderuara Zonja Agani,

I nderuari Kryetar Daci,

Të nderuar akademikë,

Të nderuar deputetë, ministra e kryetarë të komunave,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe Zotërinj,

Jemi tubuar sot këtu, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në këtë Akademi Përkujtimore në kujtim të 5 – vjetorit të vrasjes së Akademik Prof. Dr. Fehmi Agani, Nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjendemi sot së bashku në kujtim të përjetshëm të Profesorit tonë të madh, të Profesorit tim dhe të mikut tim të çmueshëm e bashkëpunëtorit, bashkëmendimtarit dhe bashkëvepruesit tim e tonë shumëvjeçar, Profesor Aganit. Ju lutem t’i them disa fjalë në këtë përvjetor përkujtimi. 

Zonja dhe Zotërinj,

Profesori ynë Agani, me këtë titull që u bë emër i Tij për të gjithë ne në jetën tonë publike e private, gjithë jetën dhe veprën ia kushtoi vendit tonë Kosovës dhe popullit shqiptar. Për decenie të tëra Profesor Agani ishte i njohur për veprën e Tij arsimore universitare, shkencore e filozofike. Ishte i dashur dhe i çmuar nga të gjithë.

Forhåndsvisning av bilde

Me themelimin e LDK-së, që ishte njëri ndër themeluesit e saj, Ai dhe të gjithë ne hyri në jetën aktive politike e shtetërore për të mbrojtur vlerat dhe ekzistencën e kombit të Kosovës dhe të popullit shqiptar. Ai mori pjesë aktive në aktet madhore të vendit tonë siç janë: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992. Së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij, që sot në botë njihet si “shtet i shqiptarëve të Kosovës” apo si “shtet paralel”, si kontribut yni në historinë e lëvizjeve të botës për pavarësi.

Zonja dhe Zotërinj,

Profesor Agani për një decenie të tërë ishte njeriu më aktiv në lëvizjen tonë për liri, pavarësi e demokraci. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të veprimit në planin publicistik, diplomatik dhe të veprimit në terren. Ishte ndër profesorët e rrallë që kishte pranuar të punonte me studentët e tij dhe me të gjithë njerëzit për të mirën e vendit të vet. Ishte i palodhshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të gjetur zgjidhje për çdo problem të veprimit shtetëror e politik si dhe për çdo çështje të veprimit të përditshëm duke ndërtuar dhe mbrojtur lirinë dhe pavarësinë, objektivin tonë madhor. Me këto cilësi Profesor Agani jepte kontribut të madh në formimin e kulturës politike, shtetërore e njerëzore të vendit tonë.

Zonja dhe Zotërinj,

Cilësi tjetër e madhe e Profesor Aganit ishte modestia e Tij njerëzore e morale dhe modestia e Tij e veprimit. Me këtë cilësi që e kanë vetëm njerëzit e mëdhenj, fitonte përkrahjen e miqve tanë dhe respektin për të si burrështeti dhe për Kosovën. Po ashtu me modestinë e Tij në veprimin politik fitonte përkrahjen e qytetarëve dhe të njerëzve për veprim të përbashkët.

Zonja dhe Zotërinj,

Ne edhe sot pas pesë vjetësh në liri, kemi dhembje për Profesor Aganin që nuk është më në mesin tonë që ra nga dora e armikut, por krenarinë e kemi më të madhe, sepse e kemi veprën dhe jetën e Tij të ndritur.

Forhåndsvisning av bilde

Presidenti i SHBA-ve Bill Klinton, në takim me Fehmi Aganin

Në këtë përvjetor mund të themi se për ne është një përkujtim krenar i madh për Profesorin tonë të madh, që përmban dhembjen për humbjen e Tij fizike dhe është krenari e madhe për veprën e Tij  që është fitorja e Tij. Për këtë jetojnë njerëzit. Për këtë jetoi dhe veproi Profesori ynë i madh. Profesor Agani me veprën e Tij është i pranishëm në jetën e të gjithë neve. Në familjen time është i pranishëm dhe në momente të mira e të vështira gjejmë mbështetje në jetën dhe veprën e Tij, si mik i shtëpisë. Këtë na e dhurojnë njerëzit e mëdhenj.

Zonja dhe Zotërinj,

Këto ditë isha për vizitë në SHBA. Mund t’Ju them se, si gjithmonë ishte një pritje madhështore nga miqtë tanë amerikanë dhe komuniteti shqiptar. Ishte i fortë kujtimi i mirë për Profesor Aganin. Mund t’Ju them se tash pesë vite të lirisë së vendit tonë, në SHBA po forcohet mendimi për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt. Pra, një Kosovë e pavarur, demokratike e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. Ky ishte testamenti i Profesor Aganit, testamenti ynë, që jam i bindur me përkrahjen e miqve tanë do ta arrijmë së shpejti.

Zonja dhe Zotërinj,

Ky është një lajm i mirë në këtë përvjetor të përkujtimit të Profesorit tonë të dashur, Profesor Aganit dhe lajm i mirë për të gjithë ne.

Forhåndsvisning av bilde

Zoti e bekoftë Profesor Aganin.

Zoti e bekoftë Familjen Agani.

Zoti e bekoftë Kosovën tonë të shtrenjtë.

Ju falemnderit.

Dr. Ibrahim Rugova

President i Kosovës

Idriz Lamaj: Revista “Rinia shqiptare në mërgim” (e viteve 1970-të)

Idriz Lamaj*
___
Publicistika e shqiptarëve të Amerikës është thesar i çmuar për analizimin e zhvillimeve historike të popullit shqiptar në atdheun etnik dhe të veprimtarisë të mërgimtarëve shqiptaro-amerikan në ShBA. Që nga fillimi i shekullit të kaluar deri më sot, mërgimtarët shqiptarë në këtë vend botuan me dhjetra gazeta e revista të ndryshme. Veprimtarët e kësaj fushe ishin intelektualë idealist, të cilët botuan gazeta e revista me mundin dhe shpenzimet e tyre dhe të pak miqve e bashkpunëtorëve të ngushtë, që mund të kishin. Me kalimin e kohës zhduken gjurmët e botimeve të tyre, me përjashtim të gazetës “Dielli”, që botohet prej 102 vitesh. Dy dekadat e fundit, si shkak i zhvillimeve historike në Kosovë e Shqipëri, botohen në New York gazetat “Illyria” dhe “Bota Sot”.
Në fillim të viteve ’70-të Frank Shkreli filloi botimin e revistës “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Dalja e kësaj reviste në qarkullim fillon në një kohë ndryshimesh të dukshme politike kombëtare e ndërkombëtare. Marrdhëniet midis Prishtinës dhe Tiranës në vitet ‘70-të, përveç rëndësisë kulturore, sollën dhe forcimin e fushatës politike të komunizmit kundër nacionalizmit shqiptar në mërgim. Propaganda politike e regjimit komunist të Tiranës ndikoi thellë në rininë shqiptare të Kosovës. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në mjetet e informimit të Kosovës (në gazeta e revista) filloi një lloj fushatë e dukshme politike-ideologjike kundër mërgatës nacionaliste shqiptare, kundër klerit katolik shqiptar, dhe kundër “imperializmit amerikan”. Kishte dhe intelektualë e mërgimtarë, të pjekur nga mosha, ish të persekutuar politikë, të vuajtur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e regjimit komunist të Shqipërisë, të cilët, në atë periudhë, zbutën qëndrimin e tyre kundër komunizmit. Ndikimi i propagandës komuniste në mërgim shikohet në shkrimet e tyre, ku herë pas here, bëjnë fjalë për “përparimet e mëdha në fushën e arsimit dhe të ekonomisë” në Shqipëri. Në anën tjetër, përfundimi i luftës në Vietnam dhe tërheqja e forcave amerikane nga ai vend turbulloi mendjet e shumë qarqeve universitare amerikane, sidomos të profesorëve dhe studentëve, duke paraqitur komunizmin si një lloj ideologjie jo të keqe. Në atë dekadë lëkundjesh të thella politike kombëtare e ndërkombëtare, Frank Shkreli (në moshën 22-vjeçare) filloi botimin e revistës “Rinia Shqiptare në Mërgim”. Në janar 1972, doli në New York numri i parë i saj duke filluar me këtë editorial:
“Tue bisedue me njanin para disa kohe, m’thotë: – Kur njeriu jeton i lirë, i gëzon të drejtat me shkrue, me u shpreh dhe me mendue lirisht, asht mëkat që mos me çfrytëzue këtë liri, për të mirën tonë, të Kombit dhe të kulturës shqiptare. I trimnuem prej disa të rinjve, dhe i mbështetun në bashkëpunimin e tyne, po ia fillojmë me shtypë këtë organ të ri, të cilit ia dhamë titullin, “Rinija Shqiptare në Mërgim”.”
Pse rinia jonë mos me e pasë organin e vet, ku do të çfaqshin mendimet e tyne ashtu si mendojnë ata, lirisht pa i udhnue dikush tjetër, sigurisht tue shique punën e të vjetërve, tue pranue çka asht e mirë dhe e suksesshme tue u largue atyne që munden me damtue”? Asht e nevojshme pra që të fillojmë vet.
E dijmë se ndokush ndoshta, ka me u bindë, s’kanë me marrë këtë punë seriozisht, kanë me na quejtë t’pa aftë për këte ndërmarrje. Na i dijmë mundësitë dhe aftësitë tona. Nuk janë të mëdha, por janë të mjaftueshme. Edhe na do t’bajmë çmos që me ndej në rrethin tonë. E pranojmë kritikën, por ajo duhet me qenë e shëndoshë, me karakter ndërtues dhe qëllime të mira. Iu lutem lexuesve tonë, e kryesisht atyne që janë në gjendje nga penda, me na dhanë direktiva, udhëzime, me na ndihmue në këtë çashtje. Si thamë ma nalt me karakter ndërtues, gjithmonë janë të mirëpritura. E dijmë se çdo fillim asht i vështirë, por na besojmë me ndihmesën e Zotit, në fuqitë tona dhe në vullnetin e popullit. Na nuk jemi kah e bajmë këtë as me i qitë za vedit, as me ulë ose mposht’ veprimin e ndokujt deri tash. Jo! Përkundrazi, jemi mirënjoftësa dhe e çmojmë veprimtarinë e tyne. Pra, mos na keqkuptoni, por na ndihmoni! (“Bisedime shoqnore”, R. SH. M. Faqe 1, nr. 1).” Në të njëjtin numër (f 3), botuesi sjell shkrimin me titull “Shqipnija Etnike”, ku midis të tjerash shkruan: “Ndeshja vigane e Fuqive të Mëdha, tue ndërrue aty- këtu hartën e Evropës, e ma veçanërisht hartën e Ballkanit, ka ringjallë edhe nji herë çështjen e pavarësisë të të gjithë kombeve, si të mëdhaja si të vogla, e çështjen e kufijve të tyne; çështje e randësishme e delikate nga të cilat mvaret ajo ardhmëni lirie, drejtësie e paqeje, e cila ashtë dëshira ma e flakët e mbarë gjinisë njerëzore.”
Sipas këtij artikulli çështja e pavarësisë dhe e kufijve nuk është vetëm një çështje drejtpeshimi politik, por edhe një çështje morale e juridike. Dhe, problemi kryesor për ne shqiptarët dhe për atdhenë tonë asht: “Shqipnija, e cila kërkon rimëkambjen e pavarësisë politike brenda kufijve etnik të saj. Shqipnija, e cila kërkon Çamërinë, Manastirin e rrethet e tij, Kosovën, Tivarin, Ulqinin, Plavën, Gucinë, Tregun e Ri dhe Shkupin me rrethe; Shqipnija e ka me tagër këtë pamvarësi e mbi të gjitha këto vende.”
Në këtë artikull të ngjeshur shkruhet se kërkesat e shqiptarëve janë të mbështetura mbi argumentet më të forta, më të shëndosha dhe më të pakundërshtueshme. Në fund, kritikon ashpër regjimin komunist të Tiranës, për të cilin shkruan se “flet para Kombeve të Bashkuara për të drejtat e popullit të madh kinez si ma përpara për të drejtat e popullit të madh rus, ndërsa çashtjen e Kosovës se zë n’gojë sepse atë ua ka falë sllavëve.”
Përgjegjësi i revistës për të dokumentuar pazarllëkun politik të hierarkisë politike të komunistëve shqiptarë dhe sjelljen e tyre në pushtet nga serbo-malazezët, shkruan: “Po biem disa pjesë letrash që Enveri me shokë kanë shëndrrue me “miqtë” e tyne jugosllav. Enver Hoxha në letrën dërgue Titos, me 23 shtator 1944, përpos tjerash shkruan: “Vija e drejtë dhe e kjartë e Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë nuk ka qenë për ne vetëm dritë, e cila ndriçon rrugën tonë, por njëkohësisht ka qenë një mbështetje e fortë. Dy partitë tona kanë vu në themel vllaznimin e t’dy popujve tonë. Partia e jonë ndihet e fuqishme, sepse bri saj asht Partia e madhe e Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj i urtë Mareshalli Tito.”
Enveri i shkruen Mugoshës, të cilit nuk ka mund t’i zbulojë dot as emrin e vërtetë, derisa Dushani u kthye në Jugosllavi përgjithmonë. Prej kësaj shifet se sa besnik kanë qenë Enveri me shokë për serbomadhin Dushan, saqë as emnin e vërtetë nuk ua ka kallxue; ata njohin me emën Dushanin si Salë. Enveri i shkruen Aliut (Miladin Popoviqi, shën IL) qenkesh ma i fortë se ne. “Do të fillojmë një kurs të vogël biçim konferencash me këto tema: “Lufta imperialiste e parë dhe e dyta-luftë e drejtë dhe padrejtë”. Luftë e drejtë dhe e pa drejtë, fakt që asht realizue mbi popullin shqiptar tash ma se 25 vjet; padrejtësia asht përdorë dhe përdoret edhe tash në Shqipni. Asht e nevojshme dhe e drejtë që dikur regjimi komunist të fillojë të përdorë drejtësinë.”(R.SH.M., N.3, fq. 2-3)
Në atë kryeartikull të gjatë redaksional ai sjell edhe paragrafe letrash të Hysni Kapos, Koçi Xoxes dhe servilëve të tjerë serbo-malazezëve të cilët i sollën në pushtet në sajë të luftës civile vëllavrasëse që krijuan në Shqipëri vetëm për të mbajtur Kosovën dhe territoret e tjera nën thundrën e tyre pushtuese dhe popullin shqiptar të izoluar, të poshtruar, të shtypur dhe të varfër.
Në numrat 2 dhe 3, Shkreli sjell në revistën e tij reagime të ashpra kundër gazetarëve Ali Sutaj, Jusuf Ferizi dhe Ragip Beqaj. Ata kishin filluar një fushatë të fortë kundër emigracionit shqiptar dhe veprimtarisë të Klerit Katolik në gazetën “Rilindja” të Prishtinës. Shkrimet e tyre nuk ishin gjë tjetër vetëm se imitim i shtypit komunist të Shqipërisë. Po të lexohen ato shkrime janë thjesht për t’i hyrë në qejf regjimit komunist të Tiranës, sepse kishte filluar komunikimi i fortë Prishtinë-Tiranë, kurse qarqeve shtetërore jugosllave, polemika të tilla kundër mërgimtarëve iu pëlqenin, sepse në ato shkrime luftoheshin përpjekjet e shqiptarëve për çështje të Kosovës dhe goditeshin figura të shquara të nacionalizmit. Ndërsa, sa i përket Klerit Katolik, politika sllavo-komuniste e ka pasur gjithmonë halë në sy.
Këtu duhet shquar fakti se edhe gazetarët e “Rilindjes” të akredituar pranë Kombeve të Bashkuara, në atë periudhë shkruan herë pas here kundër veprimtarisë së emigracionit shqiptar në SHBA dhe kundër qeverisë amerikane, duke e cilësuar atë edhe si shtet imperialist.
Në secilin numër të revistës z. Shkreli i kundërvihet propagandës të gazetarëve komunistë të Prishtinës dhe Tiranës në një mënyrë të pashembullt. Ai mbron nacionalizmin shqiptar në mërgim me forcën e argumenteve të forta historike, duke e quajtë luftën “nacionalclirimtare” më tepër si luftë vëllavrasëse dhe pushtimi sesa si luftë antifashiste.
Shkreli, në moshë fare të re, përveç studimeve në Universitet, shkruan, zgjedh lëndë për botim, redakton, daktilografon, përkthen, faqos, shpërndan revistën, mban korrespondencë me lexuesit e saj dhe me personalitete të penës. Në numrin 3 të revistës botohen këto dy letra:
Prof. Ernest Koliqi i shkruan:
“I dashtun Frank, “Më kanë ra në dorë si letra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut “Rinija Shqyptare në Mërgim”. Gëzohem pikë ma së pari që je mirë, që përpiqesh të ndjekish studimet e, në fund, për botimin kushtue masës së re që larg prej atdheut ka shumë nevojë t’ushqehet me shkrime të shëndoshta shqipe. Të lumtë! Asht nji fillesë plot premtime. Mbaj mend veç, fjalën e moçme:”Trimi i mirë me shokë shumë!” Avit moshatarë sa ma shumë qe mundesh. N’asht se kjo fletore tremujore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorë që regjimi komunist i Tiranës ka përjashtu nga historia e letërsisë shqipe. Kam pasë punë shumë në këto kohët e fundit, prandaj vonova me t’u përgjigjë.
Të fala të përzemërta, Ernest Koliqi”
Ndërsa, Prof. Rexhep Krasniqi i shkruan:
“I dashtun z.Shkreli – Sot kam marrë letrën e juej, dhe megjithë që jam i nxanun me punë të tjera, po iu përgjigjem menjiherë. Mjerisht deri më sot nuk kam pasë rast me u takue me ju, por dy gjana më kanë ra në sy në lidhje me ju. Spari që ju punoni, dhe njëkohësisht, vazhdoni mësimet shkollore, dhe tue qenë se jeni në moshë të re, kam shpresë të madhe që me kohë dhe me sakrifica, ma në fund, do të jeni në gjendje me i përfundue këto mësime, dhe kështu, me hy në radhën e shqiptarëve të pakët të kësaj kategorie në këtë vend. I kam lexue rishtas edhe dy numrat e së përkohshmes “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Secili fillim asht i vështirë, por nga përmbajtja e artikujve që keni botue më duket se jeni në rrugë të mbarë që përputhet me moton e juej “Lux et Veritas” dhe të shpresojmë se, me kohë, broshura e juej ka me u ba nji përmbledhje e fuqive të reja të kulturës dhe të virtyteve të kombësisë shqiptare në këtë vend të lirisë dhe të përparimit.
Ju falem nderës për fjalët e mira që shprehni ndaj Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe punës që ky komitet ka ba dhe mundohet me ba në përkrahjen e çështjeve të bashkatdhetarëve tonë në këtë vend, dhe atyne që janë robnuem nga regjimi totalitar në atdhe.
Me kaq ju dëshiroj shëndet të mirë dhe punë të mbarë, ashtu edhe Pashkët për shumë vjet e me të mira. Mbetem me nderime”
– Dr. Rexhep Krasniqi
Letrat e mësipërme për z. Shkreli ishin mbështetje e madhe morale dhe vlerësim i punës së tij. Numri i katërt i revistës, krahasimisht me numrat e mëparshëm, duket më i pasur. Përveç një shkrimi të prekshëm dhe dokumentar të bashkëpunëtorit të revistës z. Ndoc Vulaj mbi jetën dhe veprimtarinë e Ndre Mjedës, z. Shkreli shkruan edhe lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe zgjedhjen e presidentit Nikson në mandatin 1972-1976. Aty (fq 7) është një letër në anglisht drejtuar Kolegjit Lehman me rastin e zgjedhjeve presidenciale me titull “More than ever”, në të cilën z. Shkreli i përgjigjet revistës së Kolegjit “Meridian”, e cila kishte shprehur keqardhje për rezultatin e zgjedhjeve në favor të presidentit Nikson, të ashtuqujturit sindrom vietnamez. Shkreli i përgjigjet: “Të gjithë e dimë, ose të gjithë duhet ta dimë se komunizmi është rrezik i madh për botën e lirë. Ndërlikimi amerikan në Vietnam nuk është asgjë tjetër vetëm një garanci për liri e vetvendosje të popullit vietnamez dhe shpresë për të gjitha kombet e tjera që jetojnë nën thundrën terroriste të komunizmit të të gjitha atyre kombeve”.(R.SH.M., Nr. 4, fq. 9)
Bashkëpunëtor serioz dhe mbështetës i gjithanshëm I revistës është Ndoc Vulaj, penë e mprehtë e kohës dhe studiues i fushave të ndryshme të kulturës tonë kombëtare. Një bashkëpunëtor tjetër i revistës ishte dhe Gjeto Sinishtaj. Ai e pasuroi revistën me poezi, ku shpreheshin ndjenjat për atdheun etnik dhe jeta plot dhimbje në mërgim.
Revista “Rinija Shqiptare në Mërgim” zë një vend të veçantë në publicistikën e emigracionit antikomunist shqiptar. Kjo është revista e parë themeluar dhe drejtuar nga një student, i cili bën përpjekje serioze për të bashkuar, organizuar dhe ngritur zërin e rinisë shqiptare në këtë vend. Një rëndësi tjetër e kësaj reviste është orientimi politik dhe historik. R.SH. M, bënë luftë pa kompromis kundër ideologjisë komuniste në përgjithësi dhe në veçanti, kundër regjimit komunist në Shqipëri. Në këtë fletore diskreditohet komunizmi në të gjitha fushat.
Në faqet e revistës R.SH.M., janë ribotuar shumë artikuj anglisht të Frank Shkrelit të botuara në revistën “Meridian”, që aso kohe e botonte universiteti ku ai kryente studimet. Po të lexohen me kujdes këta artikuj shihet se z. Shkreli mban të njëjtin qëndrim. Ai polemizohet ashpër me profesorët liberalë amerikanë duke sjellë edhe emrat e disa prej tyre, të cilët “predikonin” dhe e konsideronin komunizmin si një gjë jo të keqe, por si lëvizje punëtorësh, etj.
Shkreli mban një qëndrim të fortë konservator lidhur me këto pikpamje dhe zatën që prej asaj kohe e deri më sot ai nuk ka bërë më të voglin ndryshim ose lëshim në pikpamjet e tij. Tetë numra të revistës dolën në qarkullim, pastaj (më 1974) z. Shkreli punësohet në seksionin shqip të “Zërit të Amerikës”. Punoi në Washington më shumë se tri dekada, derisa doli në pension. Nga punëtor i ri, ai arriti të drejtojë Shërbimin Shqiptar dhe Shërbime të tjera, përfshi atë Sovjetik.
Frank Shkreli edhe sot në shkrimet e tij mbetet ai që ishte; njeri i brumosur me idealet e larta nacionaliste, studiues dhe analist i paisur me kulturë të thellë politike kombëtare dhe ndërkombëtare.
________________________
* Idriz Lamaj, i arratisur nga Shqipëria, imgrant në US, studiues, analist, ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”.
Në vitin 1982, me ndërmjetësime të Ahmet Zherkës dhe Ali (Binak) Bruüaj e kam takuar disa herë në New York Iriz Lamajn, atëherë Sekretar i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë” (i formuar në Romë në vitin 1949). Gjatë bisedimeve e kam përjetuar si intelektual të urtë, modest, fisnik.
***
Shkrim i huazuar nga:
Arkivi i Kosoves falënderon Idriz Lamen për dhurim të arkivit:
Për më shumë informacion për Idriz Lamajn:

Pse e urrej Islam Radikaloviqin e jo Islam Miroviqin…?!

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Dikush më pyeti nëse e urrej Islamin.
Unë u përgjigja se nuk mund të urrej diçka që nuk e kam dashur kurrë.
Unë e urrej vetëm Pislam Radikaloviqin që mban pantallona të shkurtra dhe mjekër të gjatë.
E urrej sepse ai ecën nëpër qytet me njëqind bomba në brez, duke përtypur çamçakëz dhe duke spërkatur jargë nga goja e tij e ndyrë si një qen i tërbuar.
E urrej sepse është një vrasës aq gjakftohtë saqë përtyp çamçakëz dhe planifikon sulme terroriste në vendet më të frekuentuara nga fëmijët dhe nënat e tyre.
Pse e bën këtë?
Sepse ai është një bastard i qelbur nga natyra.
E urrej sepse është një virus i paftuar, i padëshiruar dhe i rrezikshëm në kulturën tonë të lashtë, të bukur dhe fisnike, të cilën shërbimi sekret serb dëshiron ta shkatërrojë, duke e instaluar Pislam Radikaloviqin si një bombë me sahat në gjenet tona.
Përndryshe, unë e kuptoj dhe respektoj të drejtën e bashkatdhetarëve të mi për të besuar në një Zot të plotfuqishëm dhe të drejtë që do t’i shpëtojë nga të gjitha rreziqet me të cilat përballen, madje edhe nga vdekja.
Dy nga “radikaloviqët” e së ashtuquajturës Rinia Muslimane e Kosovës, që i dhanë jetëkotat për “Tokën e Shamit” pas thirrjes legale të BIK-ut që ta bdihmonin “Popullin sirian” me myslimanët e tjerë të botës. 
Mirëpo, Pislam Radikaloviqi nuk është biri i Zotit, por bir i djallit, kështu që ata që nuk e vërejnë rrezikun prej tij janë vërtet të verbër në tru.
Nuk e kam besuar kurrë se ka kaq shumë shqiptarë që janë të verbër në tru dhe që nuk e dallojnë dot Pislam Radikaloviqin nga Islam Miroviqi.
Sepse ndryshe nga i padëmshmi Islam Miroviqi cili u sugjeron atyre të pinë urinën e devesë, sepse është gjoja një mrekulli mjekësore e Zotit, Pislam Radikaloviqi i mëson ata se si t’i urrejnë, rrahin, shtypin, diskriminojnë, përdhunojnë dhe vrasin gratë, motrat, vajzat dhe kushërirat e tyre, në emër të Allahut të drejtë dhe të plotfuqishëm.
Pse?
Sepse është një bishë mesjetare me të cilën politikanët tanë të korruptuar, mafioz dhe tradhtarë të pasluftës kanë bashkëpunuar ngushtë për një kohë shumë të gjatë.
Pse?
Sepse truri i tyre ishte aq shumë i verbuar nga lakmia shtazarake për ta vjedhur pronën e popullit dhe për t’u bërë milionerë brenda natës, saqë e trajtuan shtetin e sapokrijuar si një magaricë që pjellë dukat.
Të gjithë ata që besojnë se virusi Pislam Radikaloviq mund të shkatërrohet pa presion të pandërprerë mbi politikanët më të rëndësishëm të qeverisë dhe të opozitës janë po aq naivë sa Linda Morina.
Naim Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit…
Sepse vetëm ata kanë mekanizmat politikë për ta shkatërruar.
Por ata i mban në xhepin e tij të majtë Tayyip Erdoğani dhe i ushqen me bananen e tij si majmunat.

“Kombi shqiptar musliman” dhe islami politik

0

Nga Driton Tali

Kombi shqiptar musliman dhe islami politik

Ka kohë qe tashmë në të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët (diku më shumë e dikë më pak)  përballemi me islamin politik.

Shpesherë, nga këta protagonsitë, dëgjojmë thënjen se “kombi shqiptar është mbi 95 % muslimanë” ( në Kosovë e në Maqedoni). Edhepse, edhe këtu vërehet se sa tendenciozë janë për faktin se islamistët sektin sufi (edhe ate shiit) e konsiderojnë si të devijuar. Bile disa imam pompoz haptazi deklarohen “se nuk bënë të martohesh me dervish shqiptar sepse ata janë të fesë tjetër por bënë të martohesh me një musliman (suni) pa marrë parasyshë kulturën, gjuhën, ngjyrën, kombin, vendin, kontinentin e tij/saj”.

Pa dashur të futem në teoritë  mbi kombin, (si bie fjala teoritë e   Fichtes, Stalinit, Kardelit, Deutchit, Gellnerit, Hobsbawmit etj) që disa “teoricientë të kombit kosovar” e kanë si adet me i përdorë si “melmeza intelektuale”, mirëpo, islamistët qëllimishtë e injorojnë faktin se ky komb shqiptar (pra ky egzistuesi) është ndërtuar mbi formulën “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Gjë që e reflekton demagogjinë (për mos të thënë gënjeshtrën apo kitmanin) e tyre.

Thënë ndryshe ata i referohen “kombit shqiptar musliman” dhe, për të qenë hipokrizia edhe më e madhe,  veten e quajne herë-herë nacionalist e herë- herë edhe patriot, duke na rikujtuar se kanë qenë madje edhe ushtarë të UÇK. A në realitet këta janë antikombëtar!

Janë antikombëtar për faktin se nuk e pranojnë kombin ekzistues shqiptar (për të cilin luftoi edhe UÇK),   të ndërtuar mbi thëniet e Vaso efendisë “mos kqyrni kisha e xhamia … ”. Por dëshirojnë të krijojnë një komb të ri shqiptar musliman (i cili  pra është tërësishtë në kundërshtim me këtë ekzistuesin).

Dhe normalishtë kur të krijohet “kombi shqiptar musliman” (nëse ja arrijnë qëllimit të tyre këta aktivistë) atehere ata mund ta quajnë veten “nacionalist” apo “patriot” të “kombit shqiptar musliman”, edhepse ekzistimi i nacionalizmit në islamin politik është çështje shumë e debatueshme.  Megjithate, deri atëhere  ata,  dhe qëndrimet e tyre,  mbesin antikombëtare – janë sulme të drejtëpërdrejta mbi kombin shqiptar.

Jo vetëm që  islamistët po e sulmojnë  kombin shqiptar por edhe fundamentalistët e krishter jo rallë herë bëjnë sulmetë tilla. Herë duke na shpjeguar se si “ata shqiptarë që u konvertuan në  islam tradhtuan kombin” e herë-herë  se “cila fe është e të parëve tanë” etj.

Muslimani antishqiptar, Haxhi Qamili …

Për ta shkurtuar këtë mesele, të gjitha këto janë sulme mbi kombin shqiptar,  i cili ndonëse u ndërtua mbi atë thënien “mos kqyrni kisha e xhamia…”  ne të gjithë e dijmë se nuk do të thotë se  është komb ateist! Por se e ka parasyshë strukturën fetare tonën,  prandaj edhe të gjithë nacionalistët dhe patriotët kanë qenë (janë) shumë të kujdesshëm që mos të preket kjo harmoni.

E enjte, 30.07.2015

Gjergj Kastrioti do të luftonte kundër Perandorisë Osmane, edhe sikur ajo të ishte Perandori krishtere!

Nga: Driton Tali, Londër

Ka kohë që në mediet tona, (e veçanërishtë në rrjetet sociale) shumë individë merren me figurën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Sidomos janë të zëshem disa “postmodernistë” dhe disa radikalë fetarë që personalitetin e Skenderbeut e minimizojnë duke e  shtjelluar vetëm nga aspekti religjiozë (ose intereseve egoiste), qoftë ai islam apo krishter. Vërehet qasja e tyre tendencioze (bile nuk ngurrojnë që Skenderbeun ta rendisin edhe përkrahë Milosheviqit)  të cilët duke (keq) përdorë vend e pa vend  autorë dhe të dhëna,  tentojnë  të argumetojnë poentën e tyre. Si bie fjala (sipas postmodernistëve) “Skenderbeu luftërat i bëri për prona dhe fenë”; “ e kishte nënën serbe”apo (sipas radikalëve) “Skenderbeu masakroi shqiptarët musliman”; “ishte Atlet i Krishtit”; “ hero i katolikëve sepse luftoi per Papën kunder islamit” etj, u mor vesh të gjitha të nxjerra  jashtë kontekstit edhe qëllimishtë por edhe për shkak të injorancës, duke i ngatërruar tërësishtë konceptet e të ashtuqujturës “epokës së errët”.

A ishin motivet e luftërave të Skenderbeut për marrjen e  pronave?

Nëse nisemi nga premisa se Gjergj Kastrioti ishte shumë i respektuar nga Sulltan Murati II (por edhe nga të tjerët),   dhe  se gjeneralët e dalluar në Parandorinë Osmane karrierën e tyre e vazhdonin si sadrazem (kryevezir) apo serasker (ministër i Mbrojtjes) ose vali  (udhëheqës) në ndonjë territor të Perandorisë, atëherë  përfundimi logjikë del se Skenderbeu (nëse pra ka qenë i motivuar vetëm për përfitime personale) shumë më hesap ka patur që të rrinte pranë Sulltanit në Edirne, se sa të kthehej e të luftonte për  kodrat dhe shkambijtë e Shqipërisë. Patjetër se Skenderbeu  këtë  mesele se ka ditur. Pastaj, shtrohet pyetja: se si arriti që t’i motivonte mijëra bashkëluftëtarë të  luftonin deri në fund përkrahë tij? Me çka i motivonte ata? Sigurishtë se jo me prona (sepse Shqipëria e asaj kohe nuk ishte aq e madhe) apo me poste ministrore ose poste tjera në departamentet dhe institucionet  e ndryshme shtetërore! E as nuk i paguante me flori, sepse nuk kishte as për vehte, prandaj kërkonte ndihma nga Papati apo Alfonsi V!

Cilët shqiptarë musliman i masakroi Skenderbeu!?

Ndonëse   shumëçka nuk është sqaruar mire për atë epokë,  por megjithatë disa gjëra janë të sqaruara,  edhe nga shumë studijues botërorë.  Bie fjala, ne e dijmë se Perandoria Osmane përdorte  strategjinë e “sundimit gradual”. Pra, kur i mposhte ushtritë kundërshtare, së pari ato vende i bënte vasale d.m.th., që ato vende edhe më tutje për një kohë të caktuar udhëheqeshin nga sunduesit lokalë duke jetuar në organizimin e tyre të mëparshëm shoqërorë. Dhe në fazën e dytë Perandoria Osmane bënte regjistrimin e pasurisë (ekonomisë)  dhe banorëve në deftere, dhe i eleminonte sunduesit lokal duke i zavendsuar me sunduesit e rinjë nga Porta,  të cilëve ua falte tokat (timaret) e konfiskuara nga sunduesit dhe fisnikët lokalë. Dhe kjo merrte kohë, varësishtë nga vendi (lexo autorët Halil Inalcik, Andrew Hess. Imber Colin etj).

Gjithashtu dihet se.  Perandoria Osmane, ndonëse  i  ngriti disa garnizone ushtarake ka viti 1415, por ama sundimin e vet në tokat shiptare nuk e konsolidoi deri kah gjysma e fundit të shekullit XV. Bie fjala, ajo pjesën jugore e futi nën kontrollë vetëm pasi që pushtoi bregdetin e Detit Jon me 1449 (Janinën dhe Artën  i pushtoi me 1431); Kosovën me 1445; Shkodrën me 1479 kurse Durrësin nuk e zotëroi deri me 1500, derisa nuk  u evokuan venedikasit. Sikurse që dihet fakti se osmanët (Mehmeti i  II-të) e pushtuan Konstandinopojën me 1453, gjersa selia tjetër e Shenjtë, pra Vatikani,  asnjëherë nuk u pushtua nga asnjë fuqi. E  “masakra ndaj shqiptarëve musliman” thuhet se Skenderbeu  e bëri pas disa muajve pasi që u kthye në Krujë (1443)

Prandaj, duke i pasur parasyshë këto të dhëna,  shtrohet pyetja se kush ishin ata shqiptarë (dhe sa ishin !?) të cilët u  konvertuan në islam, ende pa u konsiliduar pushteti osman !?  Nëse nisemi nga fakti se islamin në Ballkan e solli Perandoria Osmane, Dhe, në kohën  kur edhe më tutje dy Selitë e Shenjta (Vatikani dhe Konstandinopoja) ishin shume aktive!

Sipas dr Halil Inalqik, i cili është njëri nga historianët më të rrespektuar turk për Perandorinë Osmane, në veprën e tij “Othoman Methods of Conquest”  të publikuar me 1954, duke u mbështetur në  defter (Aranvutluk defteri)  thotë se “ shumë nga të shpërngulurit prej anëve të ndryshme nga Azia e Vogël dhe gjithandej ju dhanë timare (zotërime ) në Shqipëri mes viteve 1415 dhe 1430 (lexo fq 103-129)…”. Sigurishtë se në mesin e kësaj “kolone të pestë” kishte edhe ndonjë shqiptarë që ishte konvertuar për arsye të privelegjeve të mundshme (si bie fjale vet Skenderbeu por edhe nipi i tij Hamza e kishin bërë një gjë të tillë).

Në këtë kontekstë, gjithashtu duhet pasur parasysh edhe faktin se në trevat shqiptare në këtë kohë është folur shqipja, latinishjta,  greqishtja, dhe në disa vende edhe sllavishtja, por ama osmanishtja dhe arabishtja pak e hiq. Po ashtu faktë  i njohur është se (në këtë kohë) edhe  librat ishin të rallë dhe shumë të shtrenjtë (luksë), bile  deri në periudhat e më vonëshme  d.m.th.,  edhe pasi që Gutenbergu inovoi shtypshkronjnën e tij  (1450). Andaj, me të vërtet shtrohet pyetja se në kohën kur nuk kishte libra, kur nuk flitej gjuha dhe kishat (ortodokse dhe katolike) bënin punën e tyre të zakonëshëm si mund të flitet për të konvertuar gjenuin!? Si u bindën  ata që të  konvertohen!? Kur procesi i konvertimit zgjatë dhe kërkon kohë dhe kushte të caktuara.  Pra: kush dhe si i bindi shqiptarët që të konvertohen,  para vitit 1444,  kur supozohet të ketë ndodhur “masakra ndaj shqiptarëve musliman”.

Prandaj, studimi i autorit Inalqik (por edhe i shumë të tjerëve) nuk lenë përfundim tjetër pos asaj se Skenderbeu ata “që i masakroi”,  ai i “masakroi” sepse i trajtoi si osmanë dhe agjentë osmanë (rrezik potencialë)  e jo si (shqiptarë) musliman.

Nënën e kishte sllave

Ani çka nëse Vojsava Tribalda paska qenë sllave!? Madje, disa për të rritur iritimin ndaj Skenderbeut, Vojsavën e  paraqesin si serbe nga dera e Brankoviqve, duke u (keq)përdorë supozimin e  Shmitt-it, dhe duke i anashkaluar autorët tjerë të cilët mendojnë ndyrshe (si austriakun  Johann Georg von Hahn, gjermanin Karl Hopf, britanikun Harri Hodginson, bullgarin Strashimir Dimitrov apo Fan Nolin etj).

Mohuesit e figures së Skenderbeut “faktin” se nëna e tij ishte sllave e fryjnë duke ja dhënë kuptimin bashkohorë të gruas, madje edhe ate  të shoqërive ku barazia gjinore me të vërtet është realitet. Pra, një fakt e nxjerrin tërësishtë jashtë kontekstit. Anashkalojnë realitetin se në atë kohë detyra e gruas ishte thjeshtë të kujdesej për burrin dhe familjen. Identitetin familjes ja jepte burri. Thënë ndryshe, një fëmijë i një turkut që kishte nënën shiptare ishte turk (shumica e sulltanëve nënat i kishin sllave ose greke). Në realitet, unë edhe sot njoh qytetarë të Kosovës (kasabali) të cilët nënat i kanë shqiptare por ata ndihen turqë, (sepse babai i tyre ndihet-ej turk). Ashtu sikurse që ka të tillë që nënat i kanë të themi boshnjake apo të ndonjë nacionaliteti tjetër  por veten e ndihen shiptarë. E mos të flasim për shoqëritë arabe  ku edhe mbiemrat sot e kësaj dite i kanë me “Bin” apo “Ibn” (që d.m.th., i biri ) si  bie fjala “bin Ahmed”; “bin Laden’ (i biri i Ahmetit, i biri i Ladenit) apo “Saleh ibn Tariq ibn Khalid”  etj.

Andaj, çka nëse Skenderbeu e pati nënën sllave, kur kemi parasyshë periudhën e mesjetës  apo ndryshe epokën e errët? Ai e ndiente veten shqiptar!  U kthye për ta liruar tokën e vet, e jo tokën e dajave. Bile, sa për ta theksuar edhe më tepër identitetin e tij, kur “daja” i tij, Gjuraq Brankoviqi ( i cili vajzën Mara ja kishte dhënë për grua Sulltan Muratit II)  nuk e lejoi që ai  të kalojë nëper territorin e tij me ushtrinë e tij,  për t’i ndihmuar mbretit polak Vladislavit dhe atij hungarez, Janosh Hunjadit, në Betejën e Varnës, Skenderbeu ju kundërpërgjigj duke e plaçkitur dhe shkatërruar territorin e Brankoviqve. Andaj, sikur të ndihej vetëm pak serb Skenderbeu, sigurishtë se nuk do ta bënte një gjë të tillë!

Atleti i Krishtit

Edhe ky fakt shumë (stër)përdorët, sikur nga radikalët musliman po ashtu edhe ata katolikë por edhe të tjerët. Siç dihet, Papa Kaliksi III pas fitorës së Betejës se Albulenës (Ujëbardhë) me 1457,  e dekoroi Skenderbeun me këtë titull. Mirëpo, Skenderbeu nuk e bëri atë betejë kundër Perandorisë Osmane (e as edhe luftërat tjera) me qëllim që ta fitone atë titull, por i bënte për qëllime krejt tjera. Thënë shkurtë: Papa e dekoroi,  Skenderbeu nuk konkurroi për atë shperblim! Ju dhurua, dhe sigurishtë se e morri, sepse jo vetëm që nuk mund të rrefuzonte një aleat shumë të rëndësishëm, por edhe për faktin se për atë kohë ishte një shpërblim që me të vërtet kishte domethënie, të cilën e muarrën elita luftarake e kohës si Janosh Hunjadi, Stefani i Madh etj.

Për ndryshim të themi nga Sulltan Mehmeti II, i cili kur e pushtoi Konstandinopjën, e shpalli vetën “Kayser-i Rûm” (Cezar i Romës), titull po ashtu shumë i rëndësishëm i kohës, por ama Papa nuk ja pranoi, sepse Papa e kishte të drejtën e kurrorëzimit (në këtë periudhë titullin “Imperium Romanum Sacrum” e mbanin  Habsurgët). Më kotë Sulltan Mehemti II u mundua të argumetonte se Kosntandinopja ishte Roma Lindore (që në të vërtet edhe ashtu ishte), dhe se ai në familjen e tij kishte princeze bizante (pesëgjyshi i tij, Sulltan Osmani –themelusi i Perandorisë-  kishte për grua një princeze bizante).

Gjersa thëniet se Skenderbeu ishte hero katolik, kjo edhe më pak lyp të argumentohet sepse deri më tani nuk ka fakte të qëndrueshme që vërtetojnë se Skenderbeu u konvertua në katolikë. Vërtet ishte shumë afër Mbretërve  të Napolit dhe Papës, por ajo afërsi ishte për interese strategjike.

Me që u cekën mbretërit e Napolit, sa u përket atyre, sidomos Alfonsit V,  i cili ishte mbret edhe i Aragonit (pjesë e Spanjës), dhe mbret i Majorkës, Valencisë, Katalonisë, Korzikës, Sardenjës, dhe Sicilisë, dihet se ai kishte orekse për tu bërë mbret i tërë Mesdheut, prandaj e përkrahte Skenderbeun. D.m.th., se që të dy kishin interese nga njëri-tjetri. Gjersa sa i përket Papatit ( të gjithë si Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksi III,  Piu II  apo Pavli II) e përkrahnin Skenderbeun sepse Perandoria Osmane e rrezikonte  Kristendiomin (Evropën krishtere) d.m.th.,  edhe monopolin e saj. Kurse në anën tjetër,  Kisha Ortodokse (për shkak të situates që gjendej ajo) nuk e përkrahte Skenderbeun ortodoksë. Ai  nuk pati përkrahje nga asnjëri Patriark Ekumenikë  të Konstandinopojës. As nga Gregori III, Athanasi II, e mos të flasim për Genadin II, Isidorin II apo Joasafin I,  etj. Sepse, pas pushtimit të Konstandinopojës, Kisha Ortodokse kishte marrëveshje me Perandorinë Osmane për të mos përkrahur asnjë kryengritje kundër saj, Fakti se Patriarku Ekumenik Ortodoksë nuk mund te zgjedhej pa bekimn e sulltanit, e shpjegon mire atë relacion. Siç dihet, që nga viti 1453 e deri me 1923 (kur u shpall Republika Turke) askush nuk mund të zgjedhej Patriark Ekumenik i Kosntadinopojës, nëse nuk ishte qytetar i Perandorisë. Edhe sot, Ai duhet te jete qytetar i Turqisë, i cili pra i nënshtrohet autoritetit (ligjit) turk.

Prandaj Skenderbeu, i cili ishte në luftë kundër një superfuqie botërore të kohës, sigurishtë se  kishte nevojë për ndihmë, dhe se natyrishtë ju ofrua “armiqëve të armiqëve të tij”. Por, të thuhet se Skenderbeu luftoi për “Papën dhe ishte hero katolik” kjo nuk qëndron. Edhe për faktin se Skenderbeu ishte ai i cili, me 1447- 48  luftoi (Lufta e Kalasë së Dejës) kundër Republikës së Venedikut (e cila ishte katolike),  e cila për interese të saj u bë aleate e Perandorisë Osmane (islame). Madje venedikasit (katolikë), dhanë një çmim prej 100 dukat ari për vit, për kokën e Skenderbeut. A  tre vite më parë (me 2 mars 1444) kur kishin interese,  të njejtit (venedikasit) e lejuan Skenderbeun që të mbajë Kuvendin (në kishën Shën Nikolla),  në Lezhë,  të cilën në atë kohë ata e sundonin.

Për fund patjetër duhet cekur edhe involvimin e Skenderbeut (për kundër dëshirës së Papatit) në luftën për fron të mbretërisë së Napolit, Siç dihet, Papa Kaliksi III, me vdekjen  e Alfonsit V,  e shpalli të vdekur dinastinë  e Aragonit (sepse Ferdinandi I,  ishte djal jashtë martesorë  i Alfonsit V,  me të dashurën e tij Gjiraldona Karlino) dhe pronën mbretërore të tyre e shpalli “feudum” (pronë) të Kishës. Këtë situate Gjoni i Anzhuve tentoi ta shfrytëzojë për veti, duke u futur në garë për atë fron ( të cilën e kishte humbur babai i tij Rene). Por, Skenderbeu për shkak se ishte i ndihmuar nga babai i Ferdindandit (Alfonsi i V) në ditët më të vështira, i shkoi në ndihmë djalit të tij,  të cilit Alfonsi V  i kishte lënë fronin trashigim .

Kështu bëri edhe më vonë, me 1460, kur Ferdinadi ishte në luftë me Princin e Tarantos. Siç dihet Princi i Tarantos, nga frika që kishte prej Skenderbeut ( i cili moti kishte fituar name si  luftëtar) tentoi ta bënte nga vetja Skenderbeun por nuk ja arriti, sepse ai përsëri tregoi besnikërinë e tij ndaj Ferdinandit (Alfonsit V).

_____

E shkruar të enjten, me 26.09.2013

Testi demokratik!

0

Florim Zeqa 

Vite më parë kur unë kërkoja ndryshime pozitive në vend, kur unë mendjen e kisha tek ngjizja e një alternative të re politike, shkrimet e mia gjenin mbështetje jashtëzakonisht të madhe tek të gjitha shtresat e popullsisë, filluar nga rrethi i ngushtë shoqëror e deri tek miqësia virtuale.

Endërra e ndryshimit vazhdon…

Mirëpo, jo të gjithë mendjen e kishin pasur tek ngjizja e një alternative të re. Kur erdhen në pushtet, një nga një e disa në grupe më të mëdha ju vardisen Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa unë mbeta pothuajse i vetmuar në rolin e opozitarit kundër partisë së “re” në pushtet.

Edhe përkundër zhgënjimit në miqt virtual, të cilët deri dje e i llogarisja mbështetës në procesin e ndryshimeve rrënjësore në vend, unë e vazhdova punën dhe angazhimin tim të përditshëm në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve të vendit tim, ngase ndryshimin asnjëherë nuk e kam parë dhe as që e shohë tek një subjekt me mendësi të vjetër politike.

Pavarësisht situatës aktuale jo shpreslënëse për ndryshim, herët apo vonë ndryshimi do të vie si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së vetëdijes qytetare.

Kopshti i vogël me therra shumë

Muajve të fundit një grup i miqve virtual m’u drejtuan me kërkesa të njëpasnjëshme për t’iu bashkangjitur në rrugëtimin e tyre politik, të cilët thirren në filozofinë politike rugoviane.

Nuk më bën përshtypje premtimet e tyre dhe as dëshira e tyre për të më pasur afër siq ma thonin shpesh, sa më bëri përshtypja kurreshtja ime për t’i parë nga afër dhe për t’i testuar fjalët e mëdha të tyre!

I nisur nga maksima e vjetër popullore “Aty ku ka dredhza shumë merre shporten e vogël”. Vendosa të hyjë në “kopshtin” e tyre të vogël, por nuk e mora me vete shportën, për shkak se isha i bindur se aty nuk ka dredhza fare!

Atë e vërejtja që në takimin e parë, por, megjithatë vendosa të shkojë tutje me testimin e lidershipit të subjektit politik dhe të vetes time përballë mbështetësve të mi të shumë të Kosovë dhe mërgatën tonë.

Cili ishte rezultati i testit demokratik

Disa ditë para se ta bëjë publik largimin nga subjekti politik, ua bëra gati edhe një test të thjesht demokratik. Për këtë test demokratik i njoftova disa persona kyq të cilët kishin ndikuar në aderimin tim, njëri prej të cilëve m’u përgjigj shkurt, “kjo nuk kalon”!

Unë ja ktheva, pavarësisht faktit se a kalon apo jo, kjo nuk ma ndryshon vendimin që tashmë e kam marrë.

Meqë e kisha vendosuar të largohem, e kisha vendosur ta pres 45 ditëshin, si shenjë simbolike e 45 minutave të një ndeshje futbollistike për të dalur nga loja e tyre hileqare!

Për 45 ditë apo për 45 minuta të lojës së pabarabartë i mësova dhe i vërtetova shumë gjëra, por në radhë të parë u binda se “këta nuk do të më japin rastin që unë të shënojë gola, por vetëm t’i asistoj ata në shënimin e golave”!

Përkthyer në gjuhën politike, qëllimi parësorë i tyre kishte qenë neutralizimi im në shkrime, respektivisht që të mos i mbajë në thumb të kritikës dështakët në subjektin e vogël politik dhe në tjetrën që t’i mbështes dhe ngriti lartë në piedestal përmes shkrimeve të mia, gjë të cilën, me përkushtim e bëra për 45 ditë, për t’i lëshuar tëposhtë në stilin e rënjes së lirë!

Pas testimit 45 ditorë rezultati demokratik i testit për subjektin e vogël doli të jetë tepër negativ, ndërsa testi personal i tejkalojë të gjitha parashikimet e mia, pasi arrita t’i tubojë rreth vetes me qindra bashkathdetarë të pjesës veriore të Italisë të cilët u rreshtuan pas meje për themelimin e degës së subjektit politik, për mosthemelimin e të cilit ju kam kërkuar ndjesë të gjithëve publikisht dhe secilit në veçanti!

Nuk kam shkuar dhe as nuk jam larguar pas 45 ditëve nga subjekti politik për çështje (ambicie) personale, por, për çështje konceptuale dhe parimore. Njehem jashtëzakonisht mirë që unë për këto 45 ditë punova me nder dhe përkushtim, pa hak dhe pa hile, por ishin dy bashkëkryetarët e subjektit politik që nuk më ndjekën në hapa dhe as në mbështetje morale qoftë edhe për një çast të vetëm!

Kjo le të mbetët në ndërgjegjën e tyre të vrarë!

Andaj nuk ndjehem aspak i penduar pse jam larguar. Nuk ndjehem i penduar as pse nuk ua themelova degën e partisë në Itali, për të cilën, më shumë gjeta mbështetje personale sesa partiake. Ndjehem i lumtur dhe krenarë që gjithçka ka përfunduar siq është më së miri brenda “45 minutave” apo 45 ditëve të shkurta dhe netëve të gjata!

A ishin “renegate te kombit” perandoret ilire apo veziret shqiptare?

0
Nga: Engjëll Gishti
___
Ne gjykimet tona hasim shpesh kete koncept ku perandoret ilire, por sidomos pashallaret dhe veziret shqiptare akuzohen si renegate, si tradhetare, si bashkepunues te pushtuesit, e madje edhe si gjakpires te popullit te vet, pra te popullit tone! Ne krye te ketyre opinione e sot qendron akademiku shqiptar Pellumb Xhufi i cili thekson se “per fat te keq ne kishim nje klase feudale tejet reaksionare e te prpambetur e cila bashkepunonte ngushtesisht me pushtuesin ne dem te interesave tona kombetare!” I gjendur para faktit se te gjithe rilindasit tane jane ne fakt bejlere shqiptare, Xhufka e ka modificare disi qendrimin e tij duke i deklaruar keta te fundit “si klasa intelektuale iluminuese shqiptare”, duke “haruar” se keta illuminista ishin vetem “bijte e atyre bejlereve reaksionare”! Ne fakt kjo eshte nje teori serbe, ne vazhden e politikave te tyre per ti vene shqiptaret ne lufte me njeri tjetrin, por edhe per te eliminuar keshtu klasen drejtuese te kombit tone e perfaqesuar si kudo, nga klasa jone e bejlereve dhe pashallareve! W kam te qarte se akoma sot shumekush e ka te veshtire ta pertyp kete te vertete historike e cila do donte nje doktorature te tere per ta elaborare, por ne kete artikull une do hedh vetem disa mendime “te lehta” duke kapercyer (shpesh pa analizuar) nga nje fakt ne tjetrin. Ne esence, une mendoj se ne ende nuk e njohim historine tone ndaj dhe gjykojme gabim kur themi se perandoret ilire nuk bene asgje per Ilirine, apo veziret shqiptare nuk bene asgje per Shqiperine!!!
Lexoj ne rrjet edhe shprehje te cuditshme mbi perandoret ilire sikur keta paskan pushtuar Ilirine! Po si e pushtuan Ilirine perandoret ilire kur Iliria ishte pushtuar mbi 300 vite me pare se ata te lindnin? Shprehje te tilla tregojne qarte nivelin e mosnjohjes se historise sone! Iliria filloi te pushtohet ne vitin 229 p.e.s, kur Roma ishte vetem Republike, ndersa perandoret e pare me origjine ilire shfaqen vetem ne shek e II te e,s, pra 3 – 400 vite me vone kur Roma ishte transformuar ne nje Perandori qe nga koha e Cezarit dhe Augustit, pra ne kapercyell te mijevjecarit te antikitetit.
Eshte kjo koha kur Iliria, jo vetem ishte integrare teresisht ne Perandorine Romake, por djemte e saj perbenin Polcenigo kryesore te kesaj Perandorie! Aq i madh ishte roli dhe pesha e ushtareve ilire, sa me vdekjen e cdo perandori, ata shpesh i hidhnin pelerinen e kuqe gjeneralit te tyre dhe e shpallnin ate perandor: pothuaj nuk kishte formazione tjeter ushtarak ne Perandori qe te merrte guximin te perballej me iliret, ndaj dhe ata dilnin perhere fitimtare duke vendosur ne fronin perandorak gjeneralin e tyre ilir: kjo eshte arsyeja se perse ne kemi kaq shume perandore ilire, e asnje grek, me qe ra fjala! Po cfare bene keta perandore ilire per vendin e tyre? Edhe pse nuk thuhet ne historiografine tone te shkruar nga akademykrt tane, gjeja e pare qe bene keta perandore eshte fakti se ata i dhane qytetarine romake cdo iliri, cka ishte nje favor i jashtezakonshem per kohen! Nje qytetar romak, ne rast gjykimi mund te anche deri tek perandori dhe askush nuk e prekte dot me dore deri ne gjykimin perandorak! Keshtu ndodhi edhe me Shen Palin (qe ishte qytetar romak), ndersa komandantet e ushtrise rimske qe e arrestuan (per propagande kunder regjimit) e shikonin me zili sepse ata nuk e kishin kete status. Ata i detyronte ligji ti bindeshin Shen Palit, edhe pse ky ishte ne pranga, e ta conin kete deri tek perandori ne Rome! Kuptoni pra se cfare status fituan iliret nen Perandorine romake. Nuk do zgjatem shume se ka mjaft argumente te tjera, por po permend momentin e fundit te Perandorise. Po te shihni hartat e kesaj kohe fundore te Perandorise, pra kohes kur sundonin iliret, do shihni se ne Iliri ata kishin instaluar 9 legjione ushtarake, ne France 2, ne Spanje 1, e keshtu me radhe. Pra gjysma e ushtrise se Perandorise ishte vendosur ne Iliri! Nuk eshte kujdes per vendlindjen ky?! Ketu ndikon edhe fakti se pikerisht nga veriu i Ballkanit erdhen te gjithe barbaret, por sidoqofte, ky rreshtim tregon kujdesin e madh qe keta perandore treguan per vendin dhe racen e tyre!
Eshte ky kujdes qe beri te mundur edhe krijimin e Perandorise Romake te Lindjes, e cila u krijua e mbijetoi po nga keta perandore! Askund tjeter nuk mbijetoi Perandoria Romake, pervecse ne Iliri dhe Anadoll, e banuar perseri (ne shumice) me popullsi ilire! Nuk eshte perkujdes ky per racen e vet?
Ishin po keta perandore qe u kujdesen te investojne jashtezakonisht ne qytetet ilire. Cezari psh riktheu Vjosen e larguar prane Apollonise (duke nderuar diga ne Mifol), si dhe rindertoi nje pjese te Lisit: dhe ky nuk ishte tamam ilir, por krenohej me origjinen e tij dardane! Nipi i tij Oktaviani (djali per shpirt), ndertoi kryeqytetin e Epirit Nikopolis dhe nje akuedokt spektakolar nga Shen Gjergji mbi Arte e deri ne Nikopolis!
Perandore te tjere ndertuan amfiteatrin e Durresit dhe akuedoktin e qytetit. Diocleciani ndertoi Salonen, etj, etj.
Ndersa nese kalojme tek perandoret ilire te lindjes ata ndertuan muret e fuqishme te Durresit, qytetin e Scampinit, rindertuan Beratin e Bylisin, etj, etj. Justiniani ndertoi apo rindertoi 150 qytete ne Iliri dhe i forcoi ato qe ti rezistonin sulmeve barbare!
Shkoni e gjeni ne gjithe Italine fortifikime te shek te VI! Nuk ka asnje! Pse? Sepse perandoret tane u kujdesen per Ilirine dhe braktisen edhe Italine dhe Romen e famshme per te mbrojtur vendin e tyre! Pa lere Francen e me tej!
Si nuk paskan bere asgje per atdheun e tyre keta perandore?
Le te hidhemi tek Veziret shqiptare!
Komunistat si Xhufka me shoke vazhdojne te trumbetojne teorine serbe se “bejleret e pashallaret tane ishin shume anadollake e reaksionare bashkepunetor me turqit per te shtypur kombin e tyre!” Genjeshter me te madhe se kjo ska si te thuhet! Duhet te bejme shume kujdes sepse shoh se teori te tilla gjejne vend (ndonese pjeserisht) edhe ne njerez qe nuk jane komuniste, por do donin nje Shqiperi me te paster ne kuptimin fetar, dhe nisur nga kjo pikepamje, e shofin kete klase si mish i huaj ne trupin e kombit tone! Eshte nje teori e rrezikshme dhe shume antikombetare, ndaj duhet te bejme shume kujdes ne trajtimin realist te kesaj teme! Te jemi te qarte: eshte shume e vertete se kishte edhe renegate qe luftuan edhe kunder vendit tone, por ne po flasim per teresine e bejlereve dhe pashallareve tane si klase! Me llogjiken komuniste, keta kerkojne qe bejleret e pashallaret tane “i panni gjakun popullit” sepse ata “i rripnin taksat” popullit tone per llogari te Sulltanit! Kur e degjon keshtu kete shprehje, mund edhe tu japesh te drejte Xhufkave me shoke, por… me thoni ju, cfare duhej te benin bejleret tane, , te mos i merrnin taksa popullit tone! Ouuu?! Pse do ishte me mire nese populli yne do sundohej nga ndonje serb, arab, apo kushdo tjeter nga cepat e Perandorise turke? Do ishin me te meshirshem keta te huaj ndaj popullit tone!? Idiotesi te tilla na thote neper tv tona vetem te cmendur si Pellumb Xhufka!
U vjen keq se Beu e jepte pronen, token fshatarit me 1/3! Pra beu shqiptar te jepte token dhe prej saj nuk kerkonte as gjysmen e fitimit, por vetem 1/3, nga e cila Beu paguante edhe taksen! Po ma gjej sot ti mua nje boss qe te jep pronen dhe kerkon jo 1/3, por gjysmen e saj ! Perse nuk ka sot pronare kaq human sa keta bejlere qe “pinin gjakun e popullit”? Cfare nuk degjohet ne Shqiperi! E kunderta e asaj qe eshte e verteta! Aq human ishin bejleret tane sa cdo nene, kur martonte djalin, i vinte epitetin “bej”! Pra kaq i dashur ishte beu! Jo se nuk kishte edhe bej mizor, por po flasim ne parim!
E njejta pune edhe me pashallaret dhe veziret! Cdo vezir shqiptar eshte perpjekur ta ndihmoje vendin e vet! Shikoni sa toponime kemi “rruga e vezirit”, “ura e vezirit”, etj! Cfare kuptimi kane keto toponime? Pra ato na thone se veziret i bene keto ndertime me parate e tyre sepse Turqia, nje meter rruge nuk beri ne Shqiperi!
Por sa fuqi kishin keta vezire para sulltanit? Shume pak! Ibrahim pasha psh (pargaliu), beri te mundur qe te shmang projektin turk te 4 brezave sulltanesh qe nga Vlora te sulmohej Italia e Roma, qe ishte e deri e sulltaneve! Kjo do e sillte vendin tone ne qender te rrebeshit: me qindra mijera ushtare nga Africa e Asia do stacionoheshin pikerisht ne vendin tone nga ku do hidheshin drejt Italise. Ibrahimi, kete qender e spostoi ne Beograd e Sarajeve e qe nga aty ju drejtuan Vjenes! Por ne fund sulltani e vrau!
Po keshtu, Gjerdik pasha kryeminister, kur u urdherua te sulmonte Shkodren (1474) ai u shtir i semure, dhe pas humbjes se betejes, sulltani e futi ne kafaz prej hekuri ku ai jetoi per me shume se 4 vite: aty hante aty bente cdo sherbim deri ne 1479 kur ra Shkodra! Pas kesaj fitore, sulltani e ngriti me vinc anijesh kafazin (qe ishte ne ishullin e vogel ne Bosfor) dhe e futi ne det duke e mbytur vezirin shqiptar!
Eshte kollaj per ne sot te themi se cfare bene ata per vendin tone, por se pari duhet te gjykojme edhe se sa mundesi ata kishin per te bere dicka!
Ne themi se serbi Sokolovici beri me shume per vendin e tij! Eshte e vertete kjo, por duhet te sjellim ne mendje se serbet nga viti 1389 e deri me 1459 ishin aleatet me besnike te osmaneve ne Europe dhe ky fakt u jepte nje fuqi te madhe edhe drejtuesve sllave; ndersa shqiptaret ishin kundershtaret me te medhenj, cka bente qe sulltanet ti vleresonin shume veziret shqiptare per aftesite e tyre, por edhe te kishin nje mosbesim te thelle. Nje rol te madh ne kete aleance turko – serbe, loznin edhe kurvickat serbe qe serbet i jepnin cdo sulltani! Ne shqiptaret nuk e kemi praktikuar kete sport, madje dihet se edhe kur na kerkuan 200 vajza shqiptare, ne derguam 200 djem dibrane te armatosur me synimin te vrisnim sulltanin e te merrnim fronin: pavaresisht se kjo nuk u arrit!
Pra ne si shqiptare, nuk jemi dalluar per pokitika te pista sikurse serbet: duhet ta njohim kete defekt e merite tonen! Por jo te marrim borien e te shajme aristokracine tone, se kete kerkon hasmi yne!
Ketu duhet te kemi parasysh edhe faktin se nuk eshte njesoj sikur te ndertosh nje km rruge ne fushat e Serbise me 1 km rruge ne Malet e Shqiperise! Perse Mali i Zi akoma sot eshte pa rruge? Pra terreni yne kerkonte 10 fish investim, ndersa toka nuk prodhonte si ne fushat e Serbise, e keshtu qe ne do ishim me te varfer, por per kete se kane fajin bejleret shqiptare, perkundrazi! Bejleret shqiptare ishin dhe bujaret shqiptare sepse ne baze te ligjeve tona kanunore ata realizonin edhe mikpritjen e udhetarit (jo me kot ne ishim nje popull pa hotele), por edhe karitasin: te gjitha femrat kopile te cdo fshati rriteshin nga bejlereshat te cilat me vone u benin edhe pajen dhe i martonin! Djemte jetim i mbante dhe i riste teqea deri sa martoheshin! Ishte teqea ajo qe pas martese i jepte nje cope toke te sajen dhe i bente nje shtepi te thjeshte!
Xhamia nuk bente asgje te tille!
Duhet te themi se as kisha nuk dallohej kaq sa dhe teqea apo bejleret ne kete veper karitasi!
Pra ky ka qene realiteti yne historik, ndaj te mos biem me kot ne grackat ideologjike komuniste!
Me te mirat apo me te keqiat e saj, klasa jone e bejlereve dhe pashallareve, ka qene aristokracia jone e cila pasi siguroi paqen sociale me popullin e vet (me faktet qe permenda me larte), e udhehoqi kete komb drejt pavaresimit te tij! Jo me kot ka 200 vite qe Athina e Beogradi sulmojne e shkaterrojne pikerisht kete klase: te mos behemi edhe ne zedhenes te ketyre politikave antishqiptare!

Prof.dr. Shpresa Delija me një karrierë të shkëlqyer pedagogjiko-shkencore

Eshref Ymeri

Pas mbylljes së vitit shkollor 1973-1974, të shoqëruar me përfundimin e provimeve të maturës, zonjusha Shpresa Doçi, një bukuroshe elegante, me shtatin si selvi, në shtatorin pasardhës do të fillonte studimet në degën e gjuhës angleze të Fakultetit të historisë dhe të filologjisë të Universitetit të Tiranës. Asokohe isha pedagog në katedrën e gjuhës dhe të letërsisë ruse të atij fakulteti, i cili, pas vitit 1990, u shkëput më vete, si Fakultet i gjuhëve të huaja.

Me zonjushe Shpresën jemi njohur më nga afër gjatë kohës që, si fakultet, kryenim së bashku stërvitjet ushtarake dhe aksionet e punës fizike. Në degën e gjuhës ruse kisha një studente mjaft të talentuar, zonjushën Nikoleta Mita, tani pedagoge në Departamentin e psikologji-pedagogjisë së Fakultetit të shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, me titullin “Profesor-doktor”, e cila ishte shoqe e zonjushës Shpresa.

Gjatë viteve studentore, në fakultet Shpresa binte në sy për edukatë dhe sjellje shembullore, si edhe për rezultate të larta në mësime. Departamenti i gjuhës angleze, i themeluar në vitin 1960, me nismën e Profesor Skënder Luarasit, ka një traditë të admirueshme në përgatitjen e trupës pedagogjike dhe të specialistëve të talentuar të kësaj gjuhe, të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre në fushën e mësimdhënies, e studimeve gjuhësore, e përthimit dhe interpretimit (përkthimit gojor).

Profesore Shpresa kujton me respekt dhe mirënjohje të thellë brezin e pedagogëve që i patën dhënë mësim dhe e patën përgatitur që të bëhej një mësuese dhe pedagoge e talentuar.

Pasi mbaroi fakultetin në vitin 1978, Shpresa u emërua mësuese e gjuhës angleze në qytetin e Lezhës, ku punoi  gjatë një periudhe pesëvjeçare. Paskëtaj, duke pasur parasysh rezultatet e larta në fakultet, mësuese Shpresën e emëruan pedagoge të anglishtes në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Këtu punoi vetëm një vit, sepse e transferuan të jepte mësim në Akademinë e Rendit, ku punoi, pesë vjet. Pas kësaj pune 11-vjeçare, Shpresa u emërua pedagoge në Departamentin e gjuhës angleze të Fakultetit të gjuhëve të huaja, ku vazhdon punën deri tani.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, pedagoge Shpresa mbrojti disertacionin për gradën “Doktor i shkencave”. Ajo u dallua për një veprimtari mjaft të dendur në procesin e mësimdhënies, të konkretizuar me botimin e shumë artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, për botimin  teksteve mësimore për shkollat dhe për universitetin, në autorësi dhe bashkautorësi, për zhvillimin e një sërë aktivitetesh shkencore, në bashkëpunim edhe me univesitete të huaja. Për karrierën e saj mjaft të suksesshme pedagogjiko-shkencore, dëshmon më së miri jetëshkrimi i saj i pasur, i cili zë një hapësirë prej 12 faqesh kompjuterike. Duke pasur parasysh punën e saj si pedagoe e talentuar dhe gjithë krijimtarinë e saj shkencore, Departamenti i gjuhës angleze, Këshilli shkencor i Fakultetit dhe i Universitetit, e patën vlerësuar pedagoge Shpresën me titullin “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor-doktor”. Pra, sot Prof.dr. Shpresa Delija është një figurë emblematike, e cila, me punën e saj të palodhur, e ka pasuruar dhe e ka çuar më tej traditën mbresëlënëse të mësimdhënies së trupës pedagogjike të Departamentit të gjuhës angleze, duke filluar nga Profesor Skënder Luarasi deri në ditët tona.

Në dhjetëditëshin e fundit të shtatorit të vitit të kaluar, ish-studentja ime, Prof.dr. Nikoleta Mita, më njoftonte se, së bashku me Prof.dr. Shpresa Delija, kishin ndërmarrë nismën për të festuar 45-vjetorin e përfundimit të studimeve për të gjitha gjuhët e huaja të fakultetit. Festa do të organizohej në mjediset e fakultetit më 06 tetor 2023 dhe më ftonin të merrja pjesë. Në pamundësi për të qenë i pranishëm për shkak të largësisë së madhe, i falënderova nga zemra, duke shkëmbyer letra me to.

Profesore Shpresës i dërgova letrën në vijim:

“Shumë e dashur dhe shumë e respektuar Profesore Shpresa!

Letra Juaj më ka mallëngjyer tej mase. Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe, ashtu si ndaj Profesore Nikoletës, edhe ndaj Jush e ndiej vetem tepër të  detyruar. Rrëfimet Tuaja për ato vite fort të largëta, më ngjallën një nostalgji të paimagjinueshme për vitet e punës në Fakultet dhe më nxitën kujtime boll emocionuese, të cilat më bënë ta kthej kokën prapa dhe të sjell ndër mend Presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara – Xhorxh Vashingtonin, i cili ka thënë:

“Vështrimin drejt së kaluarës mund ta hedhësh vetëm për hir të dobisë që ke pasur nga përvoja, të cilën “e ke blerë shtrenjtë””.

Dhe Ju, moj e dashur Profesore Shpresa, përvojën Tuaj shumë të çmuar në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze në nivel akademik, e keni lënë të skalitur përjetësisht me trashëgiminë që po u lini  brezave pasardhës – sallën e re për lëndën e didaktikës, të ngritur krejtësisht me kontributin Tuaj dhe të Familjes Suaj të Nderuar. Ajo sallë, në karrierën Tuaj emblematike, do të shërbejë si një Dritare dijeje për lidhjen e studentëve përmes seminareve online me profesorë të universiteteve të huaja. Ju dhe Familja Juaj keni sakrifikuar shumë për pajisjen e asaj salle me materialet e nevojshme, një sakrificë kjo, të cilën nuk e bën dot dokushdo. Mendoj dhe propozoj që salla e re për lëndën e didaktikës – Auditori 305 – pas largimit Tuaj për në pension, duhet të emërtohet “Auditori Prof.dr. Shpresa Delija””.

       Në tetorin e vitit të kaluar, Televizioni “euronews albania”, i përcolli publikut një emision të posaçëm, në nderim të Prof.dr. Shpresa Delija, pikërisht në respekt të punës së saj prej pedagogeje me shpirt të madh, për trashëgiminë mjaft të vyer që Ajo po u lë brezave pasardhës të studentëve – sallën e pajisur për lëndën e didaktikës. Emisioni u transmetua pikërisht nga auditori 305. Në atë emision, gazetarja theksoi:

“Prej katër dekadash Shpresa Delija do të kontribuonte në fushën e gjuhës angleze. Profesoren në Fakultetin e gjuhëve të huaja e njohin  të gjithë studentët dhe profesorët. Ata sot kanë ardhur për ta falënderuar jo vetëm për kontributin e dhënë në dijet e tyre, por edhe për dhuratën që po u lë auditoreve të universitetit me kontributin e saj personal nga paga e profesorit dhe ndihmën e familjarëve. Shpresa Delija ka mundur të ndërtojë një sallë të re për lëndën e didaktikës. Studentët do të mësojnë gjuhën e huaj me metodat e reja praktike, duke u lidhur përmes emisioneve online me profesorë të universiteteve të huaja. Pas disa muajsh ajo do të dalë në pension dhe thotë se e kishte ëndërr të realizonte këtë sallë për studentët dhe t’ia linte trashëgim fakultetit, ku punoi për më shumë se gjysmën e jetës. Mbledhja e fondeve në vite, për të arritur këtë qëllim që i kishte vënë vetes, ishte e vështirë, por, siç e thotë edhe vetë ajo, nëse ke dëshirë, mund ta bësh. Janë 120 studentë që arsimohen çdo vit në fushën e gjuhës angleze, të cilët do të përdorin tashmë këtë auditor për të  mësuar metodat bashkëkohore të mësimdhënies”.

Në vazhdim të emisionit, gazetarja intervistoi Profesore Shpresën, e cila u shpreh me emocion:

“Do të kenë mundësinë të hulumtojnë, të studiojnë dhe të marrin të rejat shkencore në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze në vend. Ka qenë një ëndërr e dikurshme, të cilën, më në fund, e realizova me ndihmën e familjarëve të mi dhe tani, në prag të pensionit, u lë studentëve të mi një vend ku ata të kenë mundësi të hulumtojnë dhe të studiojnë, në mënyrë bashkëkohore, si gjithë moshatarët e tyre që janë nëpër botë. Nëse ka një dëshirë nga njerëzit, gjithçka realizohet, gjithçka bëhet”.

Prof.dr. Shpresa Delia ka gëzuar dhe vazhdon të gëzojë gjithë respektin e studentëve për nivelin e lartë shkencor të përgatitjes së saj si pedagoge dhe edukatore e shkëlqyer. Në të njëjtën kohë, edhe Profesore Shpresa ndihet krenare për ish-studentët e saj, të cilët, me punën dhe me përpjekjet e tyre këmbëngulëse, kanë ditur ta gjejnë veten në jetë dhe të arrijnë suksese kudo që japin kontributin e tyre në vendin tonë. Ja një rast konkret:

Më 04 nëntor 2023, në sallën e Muzeut historik u zhvillua një aktivitet festiv me rastin e 10-vjetorit të Akademisë së Gjuhëve Europiane (AEL). Drejtuesja e atij aktiviteti ishte Eva Çota, ish-studentja e Profesore Shpresës, e cila ishte e ftuar në atë aktivitet. Në fjalën e saj Profesore Shpresa tha:

“Një ditë e veçantë ishte për mua dje, të isha e ftuar nga ish-studentja ime e mrekullueshme dhe mikja e kolegia ime sot, Eva Çota, në 10-vjetorin e themelimit të Akademisë së Gjuhëve Europiane (AEL) në sallën e bukur të Muzeut historik. Sa e lumtur dhe krenare ndihem kur studentët e mi ecin përpara në profesionin e mësuesit dhe me bindje të plotë them se Eva mbetet një shembull i bukur dhe me plot entuziazëm e shpresë se Shqipëria do të eci përpara me këtë brez të mrekullueshëm. Eva, sa herë bisedojmë, shumë e më shumë më rinon dhe më jep forcë për punën që bëj me studentët. Të jam mirënjohëse dhe falënderuese që ato pak dije dhe përvojë që e kemi bashkëndarë në auditoret e fakultetit, janë transmetuar në vlera dhe virtyte të larta njerëzore, intelektuale, profesionale dhe drejtimi në qendrën tuaj AEL në Tiranë. Jeni shembulli më i mirë për të gjithë”.

Fjalët e Profesore Shpresës plot afsh frymëzues në adresë të ish-studentes së saj të talentuar Eva Çota, e cila ka sukses në punën e saj, të cilën e kryen me plot dëshirë dhe përkushtim, të kujtojnë një aforizëm bukur të goditur të Tomas Xhefersonit (Thomas Jefferson – 1743-1826), njërit nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe hartuesit e Deklaratës së Pavarësisë të vitit 1776. Ai ka thënë:

“Mendoj se sa më shumë punoj, aq më shumë më ecën fati”.

Kaliforni, 04 maj 2024

Monumente të Gjergj Kastriotit vendosen në tre komuna të Kalabrisē

0

Nga: Almarina Gegvataj

TIRANË, 4 maj/ATSH/- Tre monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot komunave arbëreshe në Kalabri; San Sofia,San Basile dhe Zangarona. Pothuajse në çdo qendër te fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Heroit Kombëtar si simbol që mban gjallë indetitetin arbëror.

Në këtë kontekst, ceremonia e sotme e inaugurimit të busteve në të tre komunat bëri bashkë me Presidentin Bajram Begaj, banorët arbëreshë, autoritetet lokale, shqiptarë të Shqipërisë të ikur pas viteve ’90 si edhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Presidenti Begaj i cili i dhuroi arbëreshëve dy buste, shprehu falenderim ndaj pjesëmarrësve duke përshëndetur në veçanti të rinjtë dhe fëmijët të pranishëm në këtë festë kombëtare.

“Kam ardhur të mbaj fjalën që ju dhashë tetorin e kaluar, sepse për ne shqiptarët, fjala e dhënë nuk është mit, por realitet’, u shpreh Presidenti Begaj gjatë ceremonisë inauguruese të bustit të Skendërbeut.

“Është vizita e dytë në Kalabri dhe kjo vizitë më mbush me krenari për faktin që të gjitha institucionet italiane, duke filluar nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, prefektet e këtyre komuave dhe e gjithë media janë intersuar dhe kanë promovuar gjithçka në lidhje me Arbërin. Patjetër që projekti Arbëria dhe Shqipëria, tashmë edhe Kosova dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi, do të kenë një bazë të shëndetshme për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre. Këto marrëdhënie nuk do të ishin në këtë ditë sot dhe nuk do të zhvilloheshin nëse ju 6 shekuj me parë do të kishit haruar nga vinit, prandaj është momenti t’ju them: faleminderit të gjithëve ju, secilit një e nga një, dhe të gjitha komunave arbëreshe për çfarë keni bërë për të ruajtur gjuhën arbëreshe, çfarë keni bërë për të transmetuar identitetin tonë kombëtar me veshje, traditat dhe kulturën tonë”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit theksoi se do të vijojë të japë ndihmën e tij, frymëzuar nga modeli i arbëreshëve i vlerësimit dhe promovimit të historisë aq të rëndësishme për ruajtjen e identitetit përballë sfidave te kohës.

“Arbëreshët vërtet ikën nga vendlindja e tyre, po erdhën këtu në vendlindjen e re ne Itali. Erdhën këtu dhe ruajtën e mbajtën me vete gjuhën, veshjet, kulturën,traditën, këngën dhe vallen, morën me vete kujtimin e tyre për Skënderbeun, identitetin e tyre kombëtar. Nga sot Skënderbeu në këtë shesh nuk do të jetë më një kujtim, por do të jetë gjithmonë një jetesë së bashku me ju. Çdo ditë ju do të shikoni monumentin e tij kaq të lartësuar në këtë vepër kaq të realizuar”, u shpreh Presidenti Begaj i cili këshilloi brezat e rinj, shkollat tona, mësuesit tanë dhe shkrimtarët të jenë promovues të vlerave kombëtare.

Duke vlerësuar figurën e Skënderbeut, si strateg të përbashkimit që përcaktoi të ardhmen e popullit tonë drejt Evropës, Presidenti Begaj u shpreh se edhe sot ai është simbol për të gjithë shqiptarët kudo janë, në atdhe apo Diasporë.

Ndërkohë në San Basile, ceremonia u shoqërua dhe me një ekspozitë fotografike të artistit Vlasov Sulaj mbi rrugëtimin na shqipërianë Kalabri të monumentit të punuar nga skulptori Ardian Pepa.

Nga Zangarona, pas inagurimit të bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj kastriotit, kreu i shtetit ftoi të rinjtë arbëreshë të shndrrohen në ambasadorë të vlerave historike, kulturore,i dentitare të Arbërisë.

“ Dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të jeni ambasadorë të vlerave tuaja. Përdorni çdo mjet që keni në dispozicion, nga teknologjia, deri te mediat sociale, për të treguar historinë tuaj unike dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tuaj emë gjerë. Jini krenarë për atë që jeni dhe atë që përfaqësoni!
Tregojuni botës për thesaret e këtushme, bukurinë e veshjeve, për argjendarinë dhe zbukurimet e kostumeve tuaja karakteristike, qëprodhohen në mënyrë artizanale nga rrobaqepës duarartë. Ekspozoni artin e mrekullueshëm tëpikturës së shprehur gjatë gjashtë shekujshhistorie. Përhapni meloditë e këngëve dhe motivet e valleve të gëzueshme.
Në këtë rrugëtim do të na keni në krah!”- u shpreh Presidenti Begaj.