Kreu Blog Faqe 817

Konkurs letrar i Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore të Preshevës në temën “Presheva poetike”

0

KONKURS LETRAR

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë shpall konkurs letrar tradicional për poezi dhe për recitim,  me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve dhe recituese nga të gjitha trevat shqiptare. 

Tema e konkursit: PRESHEVA- POETIKE. Konkursi është anonim, i hapur nga 05.05. 2024 deri më 26.05.2024 dhe me shifër. Punimet duhet të jenë të pa publikuara (në libra, gazeta e revista ,portale, internet si dhe rrjete sociale) dhe duhet të dërgohen në adresën elektronike: shtkkpresheve@yahoo.com, ndërsa recituesit garojnë për çmimet në ditën e mbajtjes së Manifestimit kulturor “Jehona e Poezisë dhe e recitimit në Luginë të Preshevës” 

Rezultatet e konkursit shpallen në Manifestimin kulturor : “Jehona e poezisë dhe e recitimit  në Luginë të Preshevës” nga juria profesionale, e cili do të mbahet më.8 qershor 2024, në ora 11.00 në Restorantin “Romansa” në Zhunicë të Preshevës. 

Të gjithë konkuruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurimit. Kriteret dhe shuma e shpërblimeve janë të shënuara më poshtë:

PËR POEZI

Çmimi i parë………………………………. 20.000 Din. apo 170 euro

Çmimi i dytë………………………………. 15.000 Din.apo 130 euro

Çmimi i tretë………………………………..10.000 Din. apo 85 euro

 PËR RECITIM

Çmimi i parë………………………………..10.000 Din.apo 85 euro

Çmimi i dytë………………………………….6.000 Din. apo 50 euro

Çmimi i tretë…………………………………4.000 Din.apo 35 euro 

Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmisë së autorësisë, do të botohen në libër.

Manifestimin kulturor: “Jehona e poezisë dhe e recitimit në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë” e financon Ministria për të Drejtat e Njeriut, Pakicave Kombëtare dhe Dialog Shoqëror e Republikës së Serbisë.

Kryetari, Xhemaledin Salihu   

Preshevë, më  04.05.2024                                                         

Dorëshkrimi serb për Gjergj Kastriotin i vitit 1778

Prof. dr. Hakif Bajrami, historian
 
Familja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut sipas dorëshkrimit Shkrimtari Serbian (Teodosie) në dorëshkrimin e tij për Skënderbeun (1778), ka shkruar pa asnjë kaptinë apo pjesë të sistemimit, pra ishte dorëshkrim pa kompozicion. Lidhur me këtë, sa I takon Pal Ëngjulit, dorëshkrimi Serbian thot se “është i pari që ka shkruar libër për Kastriotin, por që librit tij I ka humbur çdo gjurmë”. Do të thoshim edhe një herë se ai shkrim sigurisht është anatemuar nga Vatikani, si klerik I të cilëve ishte Pali. Se cili ishte fati I librit tij duhet të zbulohet duke hulumtuar relacionet e tij me Vatikanin dhe Vaslenën. Së treti, për familjen e Skenderbut ndër të parët ka shkruar edhe Dhimtër Frangu më 1480, I cili shkrimin (kompozicionin) e tij e ndanë në 10 kaptina. Kurse Marin Barleti (1503/5) shkrimin e tij për Skënderbun e ndanë në 13 kaptina.29. (29.Shiqo: Kato botimet dhe krahasoi me realitetin hostorik të kohës sonë). Karriera e Gjergj Kastriot Skënderbeut sipas Dhimtër Frangut përshkruhet se ishte djali i Gjon Kastriotit, zotruse I Emantisë ose Umentstisë. Nëna e Skenderbeut sipas Dh.Frangut ishte Vojsava, vajzë e një zotëruesi nga Pollogu I Maqedonisë dhe Bullgraisë. Lidhur me këtë, babai I Skenderbeut (Gjon Kastrioti) duke mos u pajtuar që të konvertohet në islam, do të lidhë paqe me S. Muratin, duke pranuar vazalitet dhe duke i dhuruar fëmijët si peng: Reposhin, Stanishën, Kostandini (I cili në pagzim sipas serbianit quhej Gjergj.30. (30.Shiqo komentimet e: Sansovinit, f. 272 cituar sipas Ç. Mijat. Serpski rukopis o Skenderbegu 1880/90), f. 22). Marin Barleti familjen e Skenderbeut e plason se ka prejardhje nga Emantia. Ndërsa gruaja babait Skenderbeut (Gjoni) ishte një princezë rasiane, e cila I lindi nëntë (9) fëmijë:vajzat- Marën, Jellën, Angjelinën, Vllaicën; djemët: Reposhin, Stanishën, Konstandinin dhe Gjergjin. Dorshkrimi Serbian (Teodosie) shkruan se Gjon Kastrioti e kishte bashkshorte Voisavën me prejardhje bullgaro-vllehe. Me te Gjoni i kishte 3 djem :Stanishën, Gjorgjin dhe Konstandinin.Dorshkrimi Serbian prejardhjen e Skenderbut e nxjerr nga thrakasit ose e lenë zvarë, në fillim. Dorëshkrimi Serbian thot se Gjoni ndahet nga fëmijët e vet, sepse sulltani e shkeli marrëveshjen duke ia muslimanizuar TRE djemtë. Kallugjeri Serbian në dorëshkrim (supozohet se është njëfar Teodosije-hb) qalon në falsifikime glorioze sa që shkruan se Gjergji para se të “lindëte”, është BIRSUAR nga Gjoni dhe Voisava”!!! Kemi të bëjmë pra me një rrenë serbiane të radhës. Dhe, rrejnë popi kështu sepse u aka lënë testament Shen Sava nga viti 1219. Lidhur me biografinë e Skenderbut, M. Barleti shkruan se u muar nga Sulltani si haraq në gjak në moshën 9 vjeqare. Ndërsa Dh. Frangu shkruan se Gjergj Kastrioti u derguan në oborrin e Sulltanit në moshën 8 vjeqare.Sipas dorëshkrimit Serbian, Gjergji u dërgua në Pallatin e sulltanit në moshën 12 vjeqare.31. (31.Shiqo veprat e autorëve të cekur dhe Dorëshkrimn Serbian f.61.,f.163/5). Sipas M. Barletit kontakti I pare I Skenderbeut me luftën ndodhi në Anadolli në moshën 18 vjeqare. Sipas Dh. Frangut kontakti I Skenderbeut me luftën ndodhi në moshën 19 vjeqare. Ndërsa, sipas dorëshkrimit Serbian kontakti I Skenderbeut me luftën padiskutueshëm ndodhi në Anadolli në moshën 20 vjeqare. Lidhur me kët për dallim nga lufta ekipore, në dyluftim sipas Dh. Frangut dhe M. Barletit Skenderbeu doli kundër Jahja Zanpës, Dorëshkrimi Serbian lidhur me këtë thot se Gjergj Kastrioti Skenderbu në dyluftim doli me Adiosin, ndërsa herën e dytë doli kundër Zam Hasanit. Lidhur me këtë dorëshkrimi Serbian thot se Skenderbeu gjatë dyluftimit u sulmua pabesisht(tinzishtë) pas shpine nga Zapsa derisa po luftonte kundër Jahjas. Pra Skenderbeu jo vetëm që deshmoi heroizma idviduale, por deshmoi gjenialitet komandues edhe në luftëra vednimtare për Perandorinë, e për të cilat nuk dihet ende. 32.(32.Shiqo edhe Dorshkrimin Serbian 1778, f. 125; B. Hrabak, Skenderbeg I njihova ratna vestina, dprëshkrim 1972-ligjeratë.). Në vijim dorëshkrimi Serbian e përshkruan Skenderbeun në luftë kundër Ugërve (Hungarezëve-hb) ku manovroi sa që Ugrët u tërhoqën nga lufta kurse Kastrioti u kthye në Edrene me tërë ushtrinë e ku Sulltani e priti me festim të paparë.33. (33.Dorshkrimi Serbian, f. 125). Lidhur me këtë M. Barleti dhe Teodosie (autori Serbian?) shkruajnë se Skenderbeu luftoi një kohë kundër bizantinëve dhe kundër Ugërve (Hungarezëve), duke deshmuar intelegjencë dhe profesionalizëm të paparë ushtrak. Në këto luftëra thot dorëshkrimi, Skenderbeu së jashtmi luftonte si musliman I devotshëm, ndërsa në zemër ishte I krishterë, pra nuk thot as ortodoks e as katolik. 34.(34. Dorshkrimi Serbian, f. 131). Dorëshkrimi Serbian e potencon se “Skenderbeu nuk luftonte kurrë me zemër kundër të krishterëve”. 35. (35. Dorëshkrimi….f. 182). Madje, pas vdekjes së të jatit,thuhet në dorëshkrim, Sulltani ia helmos vllazërit e Skenderbeut?. Me këtë rast, Sulltani do ta ketë një bisedë SERIOZE me Skenderbun, sepse ky I fundit e luti seriozisht që ta kthejë në pronën (shtetin) e babait të tij për ta vazhduar “shtetësinë princore”, si vazal më 1441..36. (36.Dorëshkrimi Serbian , f. 2=127). Probelmi vijues që shtrohet në dorëshkrimin Serbian është pyetja: Pse Sulltani në shumicën e betejave vendimatre për një dekadë e më tepër, ia beson komandimin Skenderbeut. Të përgjigjesh në këtë pyetje do të thot se Skenderbeu, thuhet në dorëshkrim ishte: I dashur nga ushtarët, së dyti ishte me fat, së treti ishte komandnat temperament me refkekse të papara shpejtësie në përdorimine shpatës dhe shigjestës, se Heroi I luftërave të tilla të rrufeshme dhe të pamëshirëshme donte të tregohej dhe të ishte gjithëmonë I PARI. Ky virtyt i krijoi Sulltanit njëherit edhe një FRIGË, se ky personalitet promotor I të gjithë luftëtarëve nga viset e TRI kontinenteve (Evropë, Azi, Afrikë) po imitonte Aleksandrin e Madh dhe do ta tejkaloi, dhe një ditë do ta aspirojë FRONIN, prandaj në luftërat vijese, vet Sulltani ia caktone detyrn që të jetë I PARI duke ia dhuruar merin SKENDERBE-KRYEGJENERAL, duke ia “krijuar shansën që një ditë në një betejë e ato ishin të shpeshta, të VRITET”. 37.(37.Dorshkrii Serbian, f. 131;Dok. Nga Hilandari të siellura nga B. Hrabak përmes një kallugjeri që ishte denuar dhe ekskomunikuar atje në vitin 1965.). Dorëshkrimi Serbian zbulon se MISIONI I Kardianlit Juliani (misionar I Papës-hb) nuk ishte i përshtashem për të krishterët ortodoks. Në faktë, zbulon dorëshkrimi, se ortodoksët dhe katolikët ma tepër URREHESHIN në mes veti për primat të kanoneve se : Zoti PËRMES Krishtit e jep shqiprin (ortodoksë); SE Zoti DHE Krishti e japin shpirtin (katolikët). Shqiptarët pra janë ndrydhë skajshmërishtë nga të dy anët, para se të arrinte Islami I cili u treguan më “shkencor”, duke përjashtuar premisat profane filozofike trasmetuese të SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti “PËRMES” KRISHTIT (Ortodoksët) dhe, SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti DHE KRISHTI (Katolikët);te ISLAMI duke ‘deshmuar’ se Zoti DREJTËPRËRDREJTË e jep SHPIRTIN, pa ndemejtsimin dhe pa Muhamedin. Në këtë mjegulli racionalizmi dhe empirizmi filozofik mazohist, protestant shqiptarët, shumë lehtë do të konvertohet në racionalizëm emprik islam në stilin COGITO ERGO SUM.38. (38.Shiqo dorshkrimin Serbian dhe parantezat e tij fikse.f.165;175..hb; shiqo: Rene Dekart, Discour de la metode…). Dorëshkrimi Serbian e përshkruan luftën e Skenderbeut në Moravë, duke komanduar që të tërhiqet nga lufta me Ugrët (Ungarezët). Dorëshkrimi jep lidhur me këtë një risi se Skenderbeu do t` i vrasë të gjithë ata jeniqerë (ushtarë) që nuk i binden (1444 apo 1448?), për mos me I treguar Sulltanit filozofin e DEZERTIMIT, DUKE I GJURMUAR EDHE ATA USHTARë Që KISHIN GJETUR STREHIM TE FSHATARëT VENDAS të cilët e flasin një gjuhë larg asaj slave, pra shqip në trevën e Toplicës.39. (39.Dorëshkrimi . f. 201; Dokumente të kometuara nga B. Hrabak 1969-ligjeratë.). Skenderbeu sipas dorëshkrimit lajëmorohet përmes Hamzait se do të kthehet në Kruajë. Në vijim fragmentarizohet fjalimi I Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT në Krujë. Ai fjalim thot dorëshrimi ishte një nivel ma I lartë se oratoria e Ciceronit, duke akuzuar Sulltanin për robrim të popullit tij, duke treguar se është kthyer për t` u vu në ball të atdheut, se LIRINË NUK UA KAM SIELL, POR E GJETA KËTU TE JU, NË SHPATAT DHE SHIGJETAT E JUEJA.”. 40.(40.Dorëshkrimi …f. 203; Ligjerata e B. Hrabakut 1969.). Dorëshkrimi Serbian provon ta zbulojë se ku është zhvilluar beteja e dytë e Kosovës më 1448?. Në dorëshkrim theksohet se lufta është zhvilluar në kishë (Graçanicë). Dilema a lidhi Skenderbeu paqe apo armpushim me Sulltanin në Shkup më 1463? Çështje tjetër thelbësore është se Gjergjë Kastrioti SKENDERBEU më 1463 a lidhi Marrëveshje paqësore me Sulltanin në Shkup, apo ajo marrëveshje ishte një armëpushim. Nëse është lidhë Marrëveshje paqësore, atëherë Sulltani e ka thyer SHERIATIN, nëse Skenderbeu ishte aty si I KRISHTERË, sepse (asnjë SULLTAN KURRË-hb) nuk ka pasë të drejtë të lidhë PAQE me një të krishterë. Ky fakt përmes dokumenteve autrentke që ruhen në Stamboll, mund të zbulohet, por po mbahet qe dy shekuj ur dihet I “skajuar nga hulumtuesit”. Nëse Sulltani dhe Skenderbeu kanë lidhë marrëveshje PAQESORE në Shkup më 1463, atëherë Kastrioti ishte musliman, për ndryshe sipas Sheriatit “çliruesi I Stambollit më 1453, në asnjë variantë nuk ka guxuar të nënshkjruaj paqe me të krishterin. Nëse Skenderbeu ishte IMAM I ushtrisë që e koamndonte ai së pakut me rregullat sulltanore është dashur që së pakur 15 herë “ta bëjë HATME KURANIN”. Autori I dorëshkrimit me tërë mundësinë intelktuale PROVON ta falsifikojë luftën e Skenderbeut se ishte me orgjinë serbiane. Në asnjë mënyrë autori nuk mund të pajtohej se një shqiptar do të fitonte namë të tillë në tërë Evropën, sepse edhe atëherë arbanasit konsideroheshin për sllavët “armiqë për vdekje”. Dhe provonte këtë, popi sernian Teodosie, për ta dytësuar të drejtën shqiptare, sepse pikërishtë nga kisha nxitej që një ditë të përtrihet perandoria e Dushmanit (Dushanit) 1346-1355). Fjalimi i Skenderbeut sipas dorëshkrimit serbian kur erdhi në Krujë Dorëshkrimi Serbian zbulon një detal me rendësi kur është në pyetje fjalimi I Skenderbeut, pas kthimit në Arbëri, përmes Nishit-Prekupës-Kushumlisë-LLapit-Kulinës-Caralevës-Prizrenit-Lumës-Dibrës në Krujë. Aty ndër të tjera thot: “Lirinë e kemi në shpatat dhe shigjetat tueja. Ky faktë bëhet më I sigurtë sepse me neve janë vllazërit tanë-Dibranët”.41. (41.Dorëshkrimi, f. 186). Lidhur me këtë, Kuvendin sipas Dhimitër Frangut dhe Marin Brletit, Skenderbeu e ka mbajtur në Krujë. Ndërsa, sipas Dorëshkrimit Serbian kuvedni është mbajtur në Ulqin. 42. (42. Dorëshkrimi…f 130;f. 30). Në Kuvend Skenderbu do të thot se do të kemi vështërsi sepse kemi të bëjmë me amriqë të popullit, prandaj do të ketë deshprime nga nënat dhe baballarët tanë, por liria nuk ka çmim dhe ne do të luftojmë për ta meriatuar atë”. 43.(43.Dorëshkrimi… f. 196). Dorëshkrimi Serbian zbulon se ekspedita e parë kundër Skenderbeut e nxituar nga Sulltani është drejtuar nga Ali Pasha (Barleti), ndërsa Dh. Frangu komandarin që e sulmoi Skenderbun e quan Bali Pasha. Dorëshkrimi Serbian me qellim i pshtjellon vendet dhe emrat për ta promovuar Skenderbeg “Cenojeviqin”, që ishte malazez I islamizuar e që ishte sanxhakbe 1513-1929 me qendër në Zhablak, pra jo në Krujë si qendrë e Arbanisë.44. (44.Dorëshkrimi..f. 173). Edhe emrat e pjesëmarrësëve në Kuvednin e Skenderbeut me rastin e kthimit në Krujë, dorëshkrimi serban I jep shtrembërim duke I injoruar shumë shqiptarë e duke I vënë në pozitë përparësie despotin e Vlorës-Stepanin, që kishte mbetur si relikt I kohës Dushmanit ( Dushanit) dhe njëfar Ivan Bojanin e pjesë jugore të Ulqinit. Këto supozime janë më tepër se roamntizëm I hiperbolizuar me prapavi meskine lashtosllave. 45.(45.shiqo gjërësisht makiancionet në: Dorëshkrimi…f.192-201). Megjithë atë dorëshkrimi e parnon se “Lotët e nënave dhe baballarëve të kreshnikëve të Skenderbut, do të bëhen për herë të parë me dominum dhe imperim, grancion I autoktonisë dhe lashtësisë arbërore, që do të thot ngjizëje mendimi, fjale dhe vepre me popull dhe pushtet të bashkuara albano-shqiptare.46. (46. Shiqo provat për shtrenbërime të relitetit në:Dorëshkrimi…f.190- 199.). PËRFUNDIM-KONKLUZAT DISKUTUESE Dorëshkrimet janë një botë në veti në lëminë e shekncave shoqërore, posaçërisht kur është në pyetje Mesjeta por edhe periudhat tjera. Zakonisht dorëshkrimet që mbesin të pabotuara, janë për tri shkaqe: ose nuk kishte mjete për botim, ose nuk kishte shtypshkronja, ose donin të shtrebëronin të vërtetën dhe me kohë ajo tendencë është mbetur si “mall” për depo, që nuk është kurrfar malli për treg, sepse malli I deponuar nëse nuk çarkullon është zero vlerë. Një dorëshkrim I tillë Serbian nga viti 1778 për Sekendebeun ka mbetur I pabotuar sepse politika serbiane e sidomos kisha nuk shfaqi interesim për ta botuar, sepse i prishte marëdhëniet me Portën, sepse provonte Heroin e shqiptarëve ta konvertojë në sllav, e që vinte në kundershtim me tërë shekncën e historisë botërore. Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun daton nga 5 janari 1778. Dorëshkrimi I formtit okatvë i ka 206 fletë me germa kaligrafi. Në faqën e parë me ngjyrë të kuqe përshkruhet jeta e të parëve të Skemderbeut. Ky dokument deri më 1890 I ka takuar Mihajllo Vukotiqit. Pas kësaj kohe pronësia e tij ka kaluar në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Për ta bërë vlerë të “nivelit”, thuhet se dorëshkrimi është nxierr nga dorëshkrimet e vjetra ruse, e thenë kjo që nuk përkon me të vërtetën. Dilema pra shtrohet a është dorëshrimi original Serbian, apo është përshkruar aq më parë kur dihet se Rasianët ishin fqinjë të shqiptarëve nga shekulli XII- në kontinutet.Për ta zgjidhur dielmën mështetemi në faktin se e tërë literatura Skendebegiane në Evropë, pra edhe te serbët, mbështetet në TRI BURIME shqiptare, të cilat pa dielma I zbulon e tërë ajo bibliografi, e ato janë: Burimi I parë I biografisë Skenderbeut thuhet se është përpiluar nga Pal ËNGJULLIT ( shkruar SHQIP në mes viteve 1469-1475). Pal Ëngjulli ishte pushtetar I “Drivastit”, pastaj arqipeshkv I Tivarit, i afërt I Kryeheroit-Skenderbeut, që njëherit të dhëna arkivore sekrete e njohin si TUTOR të djalit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut (regjent I Shqipërisë).Veprës se Pal Ëngjullit thonë kronikat serbe, pra edhe dorëshkrimi që e shqyrtojmë, çuditërisht i ka humbur çdo gjurmë në kohë dhe hapësirë. Përgjegja është shumë e thjeshtë për këtë humbje. Së pari Pal Ëngjulli do të ketë provuar dhe e ka shkruar me gjuhën dhe FAMËN e Skenderbut (shqip), dhe ky realitet ishte ANATEMË, në çdo qendër “civilizuese” evropiane dhe aziatike (në Evropë duhej shkruar latinisht;në Azi dhe Afrikë duhej shkruar arabisht. Çdo shkrim tjetër ishte herezi dhe I denuar-hb), sepse duhej shkruar dhe botuar vetëm në ato alfabete dhe gjuhë që i lejonte kleri (në Ballkan),pra në latinishte. (shiqo: Index Librorum!). 2.Botimi I dytë biografik për Skenderbeun, sipas dorëshkrimit serbian, është zbardhur në vijim nga i ndrituri Dhimitër FRANGU, pushtetar I “Drivastit”, prift i Kishs Romake dhe njëherit arkatar i Skenderbeut. Vepra e Dhimitër Frangut, SCANDERBEGI HISTORIA, Venedik (MLETCI) , prill 1480. Shkrimtari në këtë botim nuk është nënshkruar por në fund thkeson se e ka shkruar një Arbanas.(… edita per quondam Albanesem).Kjo vepër është përkthyer edhe në Ilaishte. Një botim I saj daton nga viti 1545.Ndërsa, Sansovi e betoi më 1573 me titull: “Fatti illustri del Signor Giorgio Scanderbegh, d` incerto auttore”. Më vonë do të lajmërohet përkthimi i përmirësuar nga latinishtja në italishte nga Giovan Maria Bonardo, me titull: “ Gli illustri et gloriosi Gesti et vittoriose imprese fatte conta Turchi dal Signor D. Giorgio Castriotto detto Scanderbeg”, Vendeik 1584, duke shkruar në PARATHËNIE se është fjala për vepërn e Dhimitër Frankut, që ishte në sherbim të Skenderbut. Kjo vepër meriton të thuhet se është ribotruar edhe më 1591 në Venedik nga “libraria della fortezza”, me disa risi ku dominon stema e Familjës Ëngjulli. 3.Botimi i tretë i shkruar nga Marin Barleti-Shkodrani quhej: “De Vita, moribus ac. Rebus , praecipue adversus Turcas, gestis, Georgii Castrioti, clarissimi Epirotarum Principis , qui propter celerbrima facinora Scanderbegus, hoc est Alexander Magnus, cognomintatus fuit, libri tredecim”. Mendohet se është shtypur në Romë më 1505; së dyti prap në Romë më 1524,;së treti më 1529 në Firencë; së katërti në Augsburg më 1537. Si korespondon qëndrimi serbian ndaj këtyre veprave gjatë shekullit XIX si fqinjë të shqiptarëve është pyetje që do të duhej ta kishte kjo historiografi edhe në vijim, por ajo e shkalmuar nga shovinzmi dhe lufta hiensite për përvetsime do të turpërohet nga çdo aspekt gjatë shekullit XX. Mjerishtë edhe një pjesë e shkrolagjive shqiptar edhe sot për intresa fetare dhe ideologjike, është kah manipulon me VEPRËN E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT, disi po i del krah asaj lagje serbiane që gënjen që dy shekuj. Se kjo lagjë manipulantësh është në rrugë pa kokë, ma së mri po i referohemi së kaluarës evropiane që është marrë me Kastriotin, që kurrë në esencë nuk ka arritur për t` ia mohuar as origjinën e as veprën, e as “konvertimet” fetare, që janë irelevante për shkencën dhe kombin tonë shqiptar, si ma I lashti në Evropë, deshiroi dukush apo jo. Ja se çka thuhet për GJERGJ Kastriotin Skenderbeun nepër Evropë gjatë shekullit XVI dhe XVII-të. Citoj besnikërisht shkrimin e kancalerive kryesore evropiane: “ Opinioni publik në Evropë nuk ka qenë në gjendje të VLERËSOJË rrezikun që i kanosej deri sa Sulltan Sulejmani të gjindej me forcat e tij jeniçere rrufe para mureve të Wjenës, dhe i njeti sultan ta provojë FATIN në Malltë dhe Vatikan. Në atë kohë duke vlerësuar rrezikun nga fuqia e Jeniçerëve i tërë kontinenti do të dridhet nga kushtrimi sulltanor”. Atëbotë Sulltan Sulejmani do të klithë: “Do të shkojë në Romë, ati jem do ta pinë ujin në gastarën e Kishës Shen Pjetrit”.Në këtë luftë psikologjike, para së cilës dridhej e tërë Evropa gjatë shekujve XVI dhe XVII-të, në Napoli, Vendik (Mlet), Frankfurt, Augsburg, Amsterdam, Paris, Madrid, Lisabon dhe në Temzë, asnjë emër heroik nuk ka qenë ma i njohur si i famëshmi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në këtë nivel të popullaritetit vedin kryesor në letersinë evropiane e zënë padyshim Marin Barletri -Shkodrani dhe kroati Bartollomej Gjorgji; I pari do të fitojë famë për librin për Skenderbeun I dyti për historinë e Perandorisë Osmane. Bibliografia për Skenderbeun Bibligrafia më e plotë dhe më pregnante për Skenderbun do të botohet për here të parë më 1881 në frengjishte ngai, Xhorgje T. Petrovich (shiqo*: George T. Petrovich, Essai de bibliographie raisonee, ouvrages sur Scanderbeg ecris en langue française, anglaise, allemande, latine, italiane, espagnole, portugaaise, et grecque, et publies depuis l` invention de l` impremerie jusqu` a nos jour, Paris, “Erenest Lerox”, editor 1881). E tërë ajo bibliogarfi, do të konkludojë autori ishte ose e përshkruar nga Barleti ose e kompiluar prej librit tij. Autori provon nga ky arsenal shkrimesh të përvetësojë diçka se Skenderbeu bënte luftë në fqinjësi me serbët, se nëna e tij kishte prejardhje serbiane, se fimijëve Gjoni u jepte emra “Serbian” etj. Por, Kryeheroi mbetet arbror për tërë Evropën, nuk kishte shansë teorike që ta përvetësojnë serbët, edhe pse kurrë nuk pushuan në këtë avanturë. Nuk është pra e rastësishme që jo vetëm fqinjët, por edhe të tjerët provuan të grabisin diçka ose ta përvetësojnë të tërin Skenderbe. Edhe Çeda Mijatoviq, dorëshkrimi serb për Skenderbeun, në “Srpska Kralevska Akademia” nr. XXII 1890 e sjellë Gjergjin buzë torishtës serbiane, por vetëdemantohet, duke argumentuar se TRE biografët e parë të Skenderbeut (Pal Ëengjulli, Dhimtër Frangu, Marin Barleti ishin shqiptar, të cilët për TRE shekjuj rresht e ushqyen Evropën me veprat e tyre si shqiptar. Ku është logjika infektive e disa maskarenjëve që provojnë ta përbaltin Sknderbeun sot me rreligjionizma, nuk duhet lodhur frotë trurin. Por përgjegjnën ndaj tyre duhet ta japing albanologët e mirëfillët, sepse janë lajmëruar edhe të atillë që kanë pasë emër dhe tani janë shitë o në Stamboll, o në Beograd e Moskë , o në Romë për një afat që u skadon, me siguri. Por do të vijë koha që mallin e tyre askush nuk do ta “blenë”, do të mbetet në depotë e tyre, sepse për çdo vit po dalin burime të reja. Gjergj Kastrioti SKENDERBEU sot është i njohur dhe i pranuar HERO KOMBËTAR I KOMBIT SHQIPTAR. (Vrejtëje: Ky studim është vetëm një mednim, por do të duhet shkruar liber kuptohet duke u bazuar në burime të kohës.Në këtë shkrim kohë pas kohe është punuar nga viti 1975. Çdo vrejtje e argumentuar është për mua në sherbim të ndriqimit të jetës dhe Luftës Skenderbut për liri dhe identitet arbror).

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut vendoset në Gjakovë

2
Foto: Islam Haxhiu| RTK

 

Financues kryesor i këtij projekti, është Gjergj Prenkoçaj nga Gjakova i përkrahur edhe nga disa bashkatdhetar nga Diaspora.

Në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjakovës, ka marrë pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj. Ai tha se Skënderbeu është frymëzim për secilin shqiptar

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Simboli i unitetit shqiptar dhe lidhjes sonë të përhershme me Perëndimin, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve nga sot do i bëjë roje Gjakovës heroike.
Mirënjohës kryetarit Ardian Gjini dhe donatorit Gjergj Prenkoçaj për këtë vepër patriotike dhe të domosdoshme.
Mund të jetë një imazh i 6 persona
Mund të jetë një imazh i 13 personaMund të jetë një imazh i 3 personaMund të jetë një imazh i 4 persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i 1 personMund të jetë një imazh i 1 person

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i monument dhe teksti

Ambasada e Kosovës në Pragë të Çekisë, nikoqire e Konferencës së XXII të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Europë  

Pjesëmarrësit në Konferencë 

Shkruan Hajriz Mamaj

Pragë/ Berlin

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë edhe në këtë vit e ka nisur aktivitetin e saj në organizimin e Konferencave në shtete të ndryshme të Evropës për të përmbushur qëllimin e saj në promovimin e arritjeve shkencore në diasporë nga mjekët shqiptarë të cilët tashmë në shumë vende kanë bërë emër në fusha të ndryshme mjekësore. Një aktivitet i tillë u mbajt ditë më parë në Lokalet e Ambasadës së Kosovës në Pragë.

Aurora Dollenberg

Kontribut të madh në këtë organizim dhanë personeli i ambasadës dhe në veçanti ambasadorja, Znj. Albesjana Iberhysaj e cila në koordinim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Pragë, Z. Ilir Tepelena dhe kryetaren e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë Znj. Dr. Aurora Dollenberg ia arritën qëllimit të realizojnë një Konferencë të suksesshme dhe me plot interes për të pranishmit.

Albesjana Iberhysaj ambasadore e Kosovës dhe Ilir Tepelena, ambasador i Shqipërisë me Kryetaren e Federatës zonjën Dr, Aurora Dollenberg

Këtë herë Znj. Dr. Aurora Dollenberg aktivitetin e konferencës e kishte orientuar në luftën kundër stresit andaj edhe moto e punimeve të paraqitura nga mjekët ishte: “Si ta luftojmë stresin” në punë, tek pacienti dhe tek personeli mjekësor i cili është edhe i atakuar çdo ditë në profesionin që e ushtron. Në këtë drejtim organizatorët e Konferencës së XXII me radhë e kishin planifikuar natën e parë të premten më 19 Prill 24 ta hapin me “Ekspozitën” e anëtares së Federatës Dr. Amire Demolli, e cila përveç profesionit të mjekes ka të mbaruar edhe Fakultetin e Arteve- dega Pikturë. Këtë zgjedhje Dr. Dollenberg e kishte konceptuar si parahyrëse në temën qendrore që ishte e paraparë  për ditën e dytë të konferencës  “Stresi në punë, në jetën e përditshme dhe në shëndetin e njeriut” Ne hapje të punimeve të Konferencës së cilës i  parapriu ekspozita e Dr. Amire Demollit, ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm mjekësh dhe qytetarë që jetojnë në Pragë. Pjesëmarrësit i përshëndetën të dy ambasadorët e akredituar në Republikën e Çekisë, Z. Ilir Tepelena- ambasador i Shqipërisë dhe Znj. Albesjana Iberhysaj- ambasadore e Kosovës në Pragë. Një vështrim të thukët rreth veprave të Dr. Demollit e bëri gazetari Hajriz Mamaj, pjesë e aktivitetit të federatës, i cili u ndal në një analizë të shkurtër ty veprave të zonjës Demolli  me theks të veçantë në rolin që luan arti në largimin e stresit.

Dr. Haki Kryeziu, kirurg viseral në Sallzburg

Në fjalën e saj përshëndetëse kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Znj. Dr. Aurora Dollenberg falënderoi të dy ambasadorët për përkrahje dhe motivim në punën e Federatës dhe të gjithë mjekëve të cilët dijen e fituar në mërgim mundohen ta bartin kudo ku ka shqiptar nëpërmjet konferencave të tilla e që po përkrahet nga ambasadat dhe konsulatat shqiptare kudo që ne po organizojmë konferenca të tilla. Andaj në emër të gjithë anëtarëve të federatës ju shprehë falënderimet e mia për përkrahje dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Znj. Dr. Dollenberg në mbyllje të fjalimit të saj falenderues ftoi të gjithë që ishin prezent që të nesërmen me 20 Prill 24 të jenë në po të njëjtin vend për të përcjellë punimet e mjekëve që kanë përgatitur për këtë konferencë. Ndonëse e shtuna zbardhi me temperatura të ulëta sikur organizatorin e vuri në siklet për numrin e pjesëmarrësve. Ky dyshim u largua shumë shpejtë.

Dr. Emire Demolli autore e ekspozitës

Fluksi i ardhjes së pjesëmarrësve filloj të rritej me shpejtësi aty nga ora 9.00 dhe radha për tu regjistruar rritej në çdo moment.  Këtë herë numri më i madh i mjekëve vinin nga Kosova, ndoshta për shkak të qarkullimit të lirë pas liberalizimit të vizave si dhe nga Shqipëria dhe vende tjera evropiane. Edhe në ditën e dytë nuk munguan dy ambasadorët tanë në Pragë Znj. Iberhysaj dhe Z. Tepelena me fjalët e tyre përshëndetëse në fillimin e punimeve të ditës së dytë të Konferencës shkencore. “Jam shumë e lumtur që sot po i drejtohem pjesës më vitale të kombit tim” e nisi kështu fjalimin e saj ambasadorja Iberhysaj, “ngase ju jeni ata që na jepni shpresë për jetë, ju na bëni të qeshim në momente më të vështira , po edhe të qajmë kur përpjekjet tuaja për të shpëtua jetë shterrën, prandaj edhe jeni të stresuar më shumë se sa ne që ju shikojmë në sy se çfarë do na thoni.

Dr. Aurora Dollenberg në bisedë me Dr. Emire Demolli

Uroj të kaloni sa më mirë në mesin tonë edhe pse një numër kaq të madh mjekësh nuk e kemi pritë. Po mikut dhe mysafirit i hapet dera e konakut me zemër dhe me atë çka ka andaj ndihuni si në shtëpinë tuaj dhe sukses”, vazhdoi tutje. Edhe ambasadori Tepelena i përshëndeti të pranishmit dhe uroi suksese gjatë punimeve të Konferencës. Në emër të Federatës punë të mbarë për të pranishmit uroi kryetarja e Federatës Znj. Dr. Dollenberg, për të vazhduar me fjalë përshëndetëse edhe nga ana e Bordit të Federatës si Dr. Skënder Brataj, Fadil Çitaku, Dr. Fadil Avdiu, Dr. Kledisa Shemsi Vice, Merjola Skendaj Prifti, Prof. Arsim Gerxhaliu, dhe Elona Gjini. Pas një pushimi të shkurtër filloj punën seanca shkencore së cilës i parapriu Dr. Skender Brataj, drejtor i Qendrës Emergjente në QKUM.

Screenshot

Dr. Aurora Dollenberg dhe prof. Dr. Valdete Haxhibeqiri

Z. Brataj trajtoj temën: Menaxhimi i stresit në Departamentin e Qendrës Emergjente në Tiranë. Punimi i tij u mirëprit dhe ishte i mirëseardhur nga mjekët e rinj që ballafaqohen me situata të tilla në vendet e tyre të punës. Dr. Brataj u përgjigj edhe në shumë pyetje nga të pranishmit. Edhe Dr. Aurora Dollenberg si mjeke  specialiste e emergjencës dhe Mjekësisë familjare si dhe Psikoterapeute punimin e saj e kishte orientuar në  përvojat e marra gjatë punës shumëvjeçare me pacientë dhe stresin e fituar gjatë punës.

Prof. Lule Elezi me ambasadorën Iberhysaj dhe ambasadorin Tepelena

Në këtë drejtim ajo arriti me shembuj konkret të shpjegoj se si duhet larguar stresi nga pacienti po edhe nga vet mjeku që për çdo ditë ballafaqohet gjatë punës së përditshme. Me shembuj konkret të vëna në tabela shpjeguesja e rrumbullakoi punimin e saj duke iu ofruar gjeneratave të reja material konkretizues gjatë punës. Këtë përvojë zonja Dollenberg e kishte përmbledhur në një libër të cilën e shpalosi  gjatë pushimit të drekës me pjesëmarrësit. Edhe Fadil Çitaku, PhD nga Akademia e Lidershipit dhe Shkencës  në Zvicër paraqiti punimin: “Stili i jetës nga ana mjekësore dhe menaxhimit i stresit në përditshmëri”. Një vëmendje të veçantë gjatë konferencës zgjoi punimi i Dr. Lediona Troni, Specialiste e Pediatrisë në Republikën e Çeke që për trajtim kishte zgjedhur temën: Depresioni dhe Suicidi, (vetëvrasja) të fëmijët. Ky problemi i prekur nga  Dr. Lediona u mirëprit dhe u shoqërua me shumë pyetje nga të pranishmit.

Dr.Aurora Dollenberg dhe moderatori Hajriz Mamaj

Në këtë konferencë ishin edhe dy Kirurg që punimet e tyre i karakterizonte puna e tyre në këtë fushë dhe stresi që i shoqëron ata gjatë operacionit. Kirurgu nga Kosova Dr. Arbër Morina u ndal në përditshmërinë e punës se tij si kirurg dhe problemet që paraqiten në momente të caktuara gjatë operacionit, ku kirurgu duhet të gjej në zgjedhje në të mirë të pacientit. Kjo punë jo vetëm që të streson dhe të mban në ankth derisa të kalohet faza kritike me të cilën ballafaqohet pacienti gjatë operimit, por dhe përqendrimi që i duhet një kirurgu për të arritur rezultatin që dëshiron duhet të jetë maksimal. Dr. Morina çdo gjë e konkretizoi me shembuj dhe “stresin e heq kur e shohë duke më buzëqeshë pacienti, vetëm atëherë lirohem nga stresi, dhe i gëzohem  suksesit tim gjatë punës”, tha ai. Ndërsa Dr. Haki Kryeziu, një kirurg viseral dhe operator kryesor në Spitalin e Salsburgut solli përvojën e tij shumëvjeçare si kirurg në Austri e fituar nga kirurgë me renome në fushën e kirurgjisë në botë.

Dr. Lediona Troni duke spërndar Çertefikatat me Dr.Haki Kryeziun

“Kirurgu duhet të nisë operacionin me plotë optimizëm, por gjithmonë nuk na dele ashtu si e nisim. Por beteja kundër stresit duhet të kihet parasysh gjithmonë për shkak të papriturave të cilat janë të paevitueshmen ndonjëherë” tha Dr. Kryeziu. Ai premtoi që përvojat e fituara në qendrat botërore me padurim presë ti aplikoj edhe në Kosovë dhe vendet tjera shqipfolëse.

Dr.Arsim Gërxhaliu me Lule Elezin dhe Alketa Gashi Fazliu

Me një punim shumë të pëlqyer u prezentua edhe Dr. Eriona Bytyçi, mjeke e përgjithshme dhe ish studente e dalluar nga Universiteti i Prishtinës. Ajo  stresin e trajtoi në një dimension më ndryshe, atë të stresit organik, për të plotësuar këtë konferencë edhe me një shembull molekular të stresit. Gjendja apo stresogjeni që ajo mori shembull ishte Rhabdomieliza (si stresogjen akut) dhe ndikimi i saj në dështimin akut të veshkave (si organ viktimë) si dhe menaxhimi/ trajtimi i kësaj gjendjeje.

Pjesëmarrësit në Konferencë

Gjendja apo stresogjeni që ajo mori shembull ishte Rhabdomieliza (si stresogjen akut) dhe ndikimi i saj në dështimin akut të veshkave (si organ viktimë) si dhe menaxhimi/ trajtimi i kësaj gjendjeje.  Në mbyllje të Konferencës Federata zgjodhi edhe kryesinë e Degës së Federatës për  Republikën Çeke në këtë përbërje. Dr. Lediona  Toni, pediatër, Kryetare, Arbër Prifti, Specialist Angiologjisë, Reanimacionit/ nënkryetar. Merjola  Skendaj, Psikologe,anëtare e kryesisë dhe Krist Ikonomi, Fizioterapist ,anëtar i kryesisë.

Kirurgu nga Sallzburgu Dr.Haki Kryeziu

Në mbyllje të Konferencës Federata zgjodhi edhe kryesinë e Degës së Federatës për Republikën Çeke në këtë përbërje. Dr. Lediona Toni, pediatër- Kryetare, Arbër Prifti, Specialist Angiologjisë, Reanimacionit- nënkryetar. Merjola  Skendaj, Psikologe- anëtare e kryesisë dhe Krist Ikonomi- Fizioterapist, anëtar i kryesisë.

Vlen të theksohet në fund të këtij shënimi se në Konferencë një kontribut të madh dhanë edhe Prof. Lule Elezi, pianiste me renome botërore dhe gazetarja Alketa Gashi Fazliu e cila në një bashkëbisedim me gazetarin dhe moderatorin Hajriz Mamaj diskutuan rreth librit  “Ato gdhendin dhimbjen”, rrëfimin e 15 nënave shqiptare zemërshpuara  për humbjen e më të dashurve të tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Dr. Eriona Bytyçi mjeke e përgjithshme

Në këtë bashkëbisedim kontribut të veçantë dhanë edhe Prof. Dr. Ariana Reli, psikiatre nga Tirana, Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu nga Prishtina si dhe Latif Hoxha, Phd Psikolog Klinik.

Ambasadorja Iberhysaj me autorën ekspozitës zonjën Demolli dhe ambasadorin Tepelena moderatorin Hajriz Mamaj

Në mbyllje moderatori i konferencës zotëri Mamaj falënderoi ambasadorët për angazhim dhe të gjithë pjesëmarrësit në Konferencë dhe i ftoi të gjithë të interesuarit që të bashkohen në aktivitetet e federatës e cila aktivitetin e radhës do e mbaj me 15 Qershor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në sallën e Amfiteatrit të madh. Mirë se vini!

Emigrimet e mëdha të shqiptarëve përgjat historisë

0

Dilaver Goxhaj, Tiranë

  1. Emigrimi i Parë i shqiptarëve rezulton se ka ndodhur në kohën e Alfonsit

V i Aragonit (Itali) kur ai rekrutoi ushtarë shqiptarë për të nënshtruar Kalabrinë, dhe që  daton në në vitin 1450, me emigrimin e shqiptarëve pas rënies së Beratit në duart e turqve dhe pas Rrethimit të Parë të Krujës, me të cilët më pas u formuan kolonitë e para italo-shqiptare në Kalabri dhe Sicili. Ky emigrim u shtua edhe pas shkuarjes së Skënderbeut në Pulja në ndihmë të Ferdinandit I të Napolit, ku rreth njëmijë ushtarë shqiptarë mbeten në Itali, në feudin e dhuruar nga Ferdinandi, në qytetin Trani (provincën e Barit) dhe në Capitanata (M.Barleti ”Histori e Skënderbeut”,Tiranë 1982, f.524 & 557). Të gjitha këto grupe ilire u nënshtruan dhe u asimilian gradualisht nga ariano-italikët dhe keltët002C  në varsi të të cilëve ndodhën dhe kryqëzime. Këtë proces asimilimi të ngadalshëm midis Siçilianëve dhe Shqiptarëve e dëshmojnë dallimet antropologjike dhe gjuhësore që i mbijetuan atyre luftrave.

  1. Emigrimi i Dytë daton në periudhën 10 vjeçare 1480 – 1488 pas

dorëzimit të Shkodrës turqve (në 25 janar vitit 1479) kur gradualisht e gjithë Shqipëria ra nën zgjedhën Osmane; si rrjedhojë, shqiptarë të tjerë emigruan në Siçili të cilët gjetën një pritje të përzemërt dhe gëzuan privilegje të favorshme (të veçanta). Me këtë emigracion u ngritën kolonia e Palazzo Adrianos (1481), e Piana dei Greci (1488) dhe e Santa Cristiana-s, të Gela-s.

  1. Emigrimi i Tretë ndodhi në vitet 1490-1492 ku shqiptarë të

tjerë emrigruan përsëri në Siçili dhe ngritën kolonitë e Mezzojuso-s, të San Angelo di Girgenti në provincën e Katanias, Palermos dhe Gigentit.

  1. Emigrimi i Katërt ndodh në vitet 1536 – 1540 kur sanxhaqet

filluan të bëheshin monopol të pashallarëve. Me këtë emigrim u krijuan koloni në Berile-s, në  Muçite-s, në San Anxhelo Konstantini Albaneses  etj.

  1. Emigrimi i Pestë ndodh pas vitit 1680, kur vazhdoi më me intensitet

monopolizimi i territoreve nga besnikët e Sulltanit dhe spahitë. Edhe ky emigracion i shqiptar shkoi në Itali me të cilin u themeluan koloni në Ururi-n, në Portokanone, në Kampomarinon dhe Monteçilfone në provincën e Campobasso-s

  1. Emigraimi i Gjashtë ëshytë ai pas vitit 1744 kur filloi kalimi I

detyrave administrative sipas trashëgimisë familjare, e cila mori karakter të përgjithshëm, në kohën kur Italia ishte nën sundimin e Karlit të III të Burbonit dhe nën sundimin e  Ferdinandit të IV, duke u vendosur shqiptarët në Brindizi dhe në Napoli

  1. Emigrimi i Shtatë, i cili ka qenë i ngadalshëm gjatë gjithë periudhës

nën sundimin e Perandorisë Osmane, (1479-1905), viti 1905 kur jepen këto statistika prej prof. Baldacci & prof. Glanti, bëri që në vitin 1905 në Shqipëri kishin mbetur 1.285.000 banorë, prandaj dhe A. Z. Çajupi tha: “Shqipërinë e mori Turku i vu zjarrë”.

(Si rrjedhojë e këtyre 7 emigrime sot në Turqi ka mbi 5 milionë shqiptarë, ndërsa në Itali ka mbi 70 fshatra me origjinë shqiptare, 27 janë të ritit fetar ortodoks, pjesa tjetër e ritit katolik, me rreth 200.000 banorë, të cilët në masën më të madhe vinin nga Peloponezi (More-ja), e cila ra nën sundimin osman në vitet 1458-1460, ku dihet se në atë periudhë Moreja (Peloponezi) banohej kryesisht nga shqiptarët, gjë që e tregojnë edhe kënga 600 vjeçare e tyre kombëtare, ajo që fillon: “Moj More, o e bukura More” (në vitin 1905), “Dialekti i arbëreshërve mban karakteristikat kryesore të shqipes së jugut, por të një toskërishteje shumë më të lashtë se e toskërishtes modern; arbëreshët-shqiptarë e sot…”

Këto të dhëna janë marë nga libri historik “SHQIPËRIA ETNIKE DHE GJEOGRAFIKE”, me autorë prof. Baldacci & prof. Glanti, botuar në Romë  në vitin 1905, përkthyer nga Gjoleka Shaqiri, dhe botuar për herë të parë në shqip nga “BOTIMET M&B”, Tiranë, 2024, f.155-177; por duke afruar saktësime të mara nga Historia e Shqipërisë, (1965) dhe ajo e Perandorisë Osmane,(2004.)

  1. Emigrimi i Tetë prej Republikës së Shqipërisë, emigrim tepër masiv i

shqiptarëve ndodhi në periudhën 1991-2012, pas vendosjes së sistemit të pluralizmit politik, kur u hodh publikuar me forcë në medja strategjia politiko- ekonomike: “Ta kthejmë gjithçka gjë në zero çfarë është ndërtuar në periudhën moniste 1945-1990 pasi na është dhënë Çeku Bardhë” dhe, për të vënë në jetë këtë strategji u miratua në Kuvendin Popullor Ligji Nr.7501 date 19.7.1991. PER TOKEN, me miratim të të gjitha forcave politike, duke e çuar vendin drejt Luftës Civile Veri-Jug në vitin 1997. Sipas këtij Ligji pjesa dërmuese e popullit ngeli pa punë si dhe pa asnjë lloj prone, si rrjedhojë e eleminua të çdo lloj  prodhimi shtetëror dhe grupi, përfshi dhe eleminimin e gjithë Forcave të Armatosura. Ky emigracion e çoi popullsinë e Republikës së Shqipërisë nga 3.195.000 milionë, në 2.815.749 banorë,(sipas ISTAT- viti 2011).

  1. Emigrimi i Nëntë, emigrim përsëri masiv i shqiptarëve prej Republikës

së Shqipëqrisë, fillon pas vitit 2013, menjëherë pas miratimit të Ligjit Nr.125 në vitin 2013, sipas të cilit parashikohen veprimet e dhënies së pasurisë kombëtare me koncesion PPP-ve (Partneriteti Publik Privat- kompanive ekonomike të huaja) për të cilin sot, datë 5 prill 2024, kryetari i SPAK ka raportuar se “janë vërejtur metoda të sofistikuara të parave të korrupsionit…ku kompanitë e nënkonktratuara janë pjesë e së njëjtës skemë dhe korruptohen nga të njëjtët individë që e kanë organizuar këtë skemë korruptive”; ndërkohë që paralel me këtë strategji ekonomike, filloi kalimi me trashëgimi në mënyrë të përgjithshme i detyrave në aparatinin shtetëror, ngjashëm si shkaku i emigrimit të shekullit XVIII (i vitit 1744).

▲ POPULLSIA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, SIPAS VITVE:

– Në  vitin 1938: 1.040.353 banorë;

– Në vitin 1945: 1.122.000 banorë;

– Në vitin 1968: 2.018.800 banorë;

– Në vitin 1987: 3.082.700 banorë;

– Në vitin 2014: 2.815.749 banorë. (sipas Vjetorëve Statistikorë).

– Ndërsa në regjistrimin e vitit 2023 rezulton më pak se 1.800.000, aq sa kemi qenë në vitin 1905; që do të thotë se, në vitet e “demokracisë” ka emigruar  gati 50 % e popullsisë që kishishte Republika e Shqipërisë në periudhën e “diktaturës komuniste” (sikundër e quajnë “demokratët” “atdhetarë” të këtryre 34 viteve).

– Mbi 40% e popullsisë aktuale në Republikën e Shqipërisë jeton në qytetin e Tiranës.

▲ JASHTË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, (sipas ISTAT-2011):

  • 1.9 milionë shqiptarë në Kosovë;
  • mbi 800.000 shqiptarë në Maqedoni;
  • mbi 100.000 në Kosovën Lindore (lugina e Preshëvës, nën administrimin e Serbisë);
  • rreth 100.000 në Mal të Zi;
  • mbi 5 milionë shqiptarë në Turqi;
  • mbi 600.000 shqiptarë në Greqi, të emigruar nga Republika e Shqipërisë, përveç rreth 4 milion arvanitas;
  • 000 shqiptarë në Itali të emigruar nga Republika e Shqipërisë, si dhe 300.000 arbëreshë;
  • rreth 000 në Evropën Perëndimorë dhe Angli emigruar nga Republika e Shqipërisë;
  • mbi 1.000.000 shqiptarë në SHBA (një pjesë në Kanada), së bashku me rreth 200.000 të larguar pas vitit 1991 e në vijim.

Dhe, për ta zbutur sado pak këtë boshllëk njerëzor në Republikën e Shqipërisë, por dhe në Kosovë, ka filluar sjellja e emigrimeve  afro-aziatike.

Vallë, si do të shprehej sot  A. Z. ÇAJUPI, nëse do të jetonte ende, për këtë tragjedi kombëtare që i ka ndodhur kombit shqiptar pas vdekjes së tij, po t’i beheshin të njohura këto shifra, meqenëse ISMAIL KADARE heziton të shprehet artistikisht ?!

Tiranë, 28 prill 2024

Betejat e humbura me bullgarët, serbërt dhe grekët, nacionalizmi maqedonas po mundohet t’i kompenzojë me fushatën antishqiptare

0
Emin Azemi, Shkup
__
“Sheteti i fuqishëm maqedonas”, me shqiptarë të defaktorizuar!
__
Emërues i përbashkët i nacionalizmit maqedonas, është disponimi antishqiptar që po shfaqet në këtë fushatë parazgjedhore. Ky nacionalizëm është treguar tepër inferior kundrejt pretendimeve bullgare, greke e serbe ndaj identitetit nacional, fetar e gjuhësor të maqedonasve. Për rrjedhojë, asnjëherë këto pretendime nuk u ngritën në kauza nacionaliste nëpër fushta parazgjedhore. Përkundrazi, betejat e humbura me bullgarët, serbërt dhe grekët, nacionalizmi maqedonas po mundohet t’i kompenzojë me do bateria të harxhuara në fushatën antishqiptare. Slogani i tyre “Ta kthejmë shtetin”, “Ta kthejmë dinjitetin”, nuk është asgjë tjetër pos revidim i disa segmenteve fundamentale që rregullojnë kohezionin ndretnik në Maqedoni. Slogani “Ta kthejmë shtetin” nënkupton kthimin e Maqedonisë para Marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht reduktimin e statusit të shqiptarëve në një pakicë të papërfillshme, sepse vetëm me shqiptarë të defaktorizuar, sipas tyre, mund të ndërtohet një shtet i fuqishëm maqedonas… Nuk e kemi të qartë se çfarë ardhmërie mund t’iu sigurojnë pasardhësve të tyre këta bastard që duke i luftuar shqiptarët, të cilët ishin garantues të stabilitetit të shtetit, mundohen t’i rrisin kuotat e besueshmërisë në elektoratin e tyre të hutuar?!
Krejt në fund pyetja kruciale që shtrohet tash në këtë fushatë parazgjedhore është se kush nga subjektet politike shqiptare do t’i pranojë këto rregulla të nacionalizmit maqedonas, i cili pretendon se fuqizimi i Maqedonisë si shtet mund të ndodhë vetëm duke i defaktorizuar politikisht shqiptarët…?!

Zhan Klod Faveirial për Gjuhën Shqipe

0

Dilaver Goxhaj, Tiranë 

Gjatë muajve të parë të këtij viti ka lindur një debat i madhj mes gjuhëtarëve, akademikëve dhe studjuesve  shqiptarë për vjetërsinë dhe pastërtinë Gjuhën Shqipe. Gjatë këtij debate mediatik e televizivë janë prezantuar shumë kundërthënie nga intelektualë, akademikë e  studjues vendas.  

Në këtë kuadër e shoh të arsyeshme të sjell në vemendjen e gjithë të interesuarve se si e vlerëson gjuhën tonë shqipe historian francez Zhan Klod Faveirial  në librin e tij “Historia  (më e vjetër) e Shqipërisë”, botuar për herë të parë në shqip në vitin 2004, nga “Plejad” -Tiranë, me ndihën e Fondacionit “Fan Noli”, përkthyer nga Gent Ulqini; libri ka 552 faqe.   

Zhan  Klod  Faveirial është dijetari i parë që ka shkruar historinë e Shqipërisë, hartuar  në vitet 1884 – 1889. Francezi Zhan  Klod  Faveirial ka lindur  në Sent-Etien (Francë) më 25 mars 1617 dhe ka qenë seminarist në seminaret e Lionit. Ka kaluar pothuajse gjysëm shekulli në Evropën Juglindore, kryesisht në Manastir dhe Kostandinopojë, prej vitit 1845 deri sa ndëroi jetë në Manastir, më 26 nëntor 1893. Më 1845 u dergua si misionar në Santorin të Greqisë; në 1847 në Kostandinopojë pjestar i Konmgregacionit për veprimtarinë katolike në Peransdorinë Otomane, dhe në 1867 Manastir (Bitola) ku qëndroi 30 vjet. Këtu i zgjohet një interes për etnitë e ndryshme të  Ballkanit Jugor (shqiptarët, grekët, turqit, bullgarët, serbët, vllehtë). Ai studjonte gjuhët turqisht, greqisht, vllahisht, bullgarist dhe së fundi shqip, duke grumbulluar libra të vjetra dhe bashkëkhorë në lidhje me popujt e Ballkanit.  

Ai i trajtoi çështjet e Lindjes nga pikëpamja fetare: çështjen bullgare, çëshjtjhen së vllehve dhe në 20 vjeçarin e fundit të jetës subjekt i preokupimeve të tij ishin shqiptarët. “Shqiptarët – shkruan ai – përbëjnë një komb, një racë të fortë e të guximshme, që kërkojnë pavarësinë e tyre”.  

Në parathënien e këtij botimi të parë në shqip Robert Elsie shkruan: “Për fat të keq, thelbësorja e veprës së tij të madhe nuk u publikua kurrë. Midis dorëshgkrimeve të tij gjenden edhe këto vepra: 

  1. Historia e Shqipërisë – 1889 
  1. Historia Vllahe – 1891 
  1. Historia e gadishullit të Ilirisë – 1870 
  1. Manual I mirësjelljes në ghuhën bullgare -1858 
  1. Katekizëm bullgar për  përdorim të Bullgarëve Unitë – 1862 
  1. Dialogje frëngjisht- bullgarisht – 1859 
  1. Katekizëm vlleh – 1891 

Për të gjitha këto dorëshkrime nuk dihej asgjë, e për më teopër dosja “Shqipëria” qenë riatdhesuar në Paris. Më në fund, më 20 shtator 1999, At Iv Danzhu, përgjegjës për arkivat e Strehës-Amë të Bashkisë së Misionarëve Lazaristë në Paris, sinjalizoi rastësisht zbulimin e dosjes “Shqipëria”, vepra më e rëndësishme e Zhan Faveiriali”. 

Për historinë e Shqipërisë dhe gjuhën shqipe Zhan Faveiriali u referohet historianëve,  dijetarëve e personaliteteve të të gjitha epokave që kanë shkruar apo shprehur për kombin shqiptar: Homerit, Tuqididit, Herodotit, Tukididit, Aristofanit, Demostenit, Polibit, Ciceronit, Tit Livit, Strabonit, Lukianit, Dozon, Plinit, Plutarkut etj, etj, deri te autorë të shekullit XIX. 

*    *   * 

ZHAN KLOD FAVEIRIAL: “Dijetarët kanë pretenduar se një e treta e GJUHËS SHQIPE është me rrënjë Latinë, një e treta Greke, dhe një e treat ilire. Por, në vend që të nxjerrim fjalë të huazuara prej shqiptarëve nga gjuhët Latine dhe Greke, a mos do të ishte më mirë t’i shihnim ato të huazuara prej latinëve dhe grekëvë nga gjuha Pellazgjike, e cila kalon, në mënyrë të pakundështueshme, si gjuha e parë e ardhur në Itali dhe në Greqi, dhe të cilën shqiptarët e përcjellin natyrshëm si e vetmia ghuhë e ruajtur deri në ditët tona? 

Le të pranojmë se Shqipja është e varfër, domethënë, ajo nuk është e kultivuar. Por, po t’i heqim gjuhëve më të kultivuara fjalët shkencore të huazuara nga të tjerët, si do të katandiseshin ato? 

Çështja kthehet  pra kështu:  – Shqiptarët, a i kanë ata, po apo jo, fjalët për të cilat deri këtu kanë pasur nevojë, – dhe gjuha e tyre a përshtatet, po apo jo, në formimin e fjalëve të nevojshme për lëvrimin e shkencave në Shqipëri? 

I nderuari z.Dozon, ish konsull i Francës në Janinë, dëshmia e të cilit ka një peshë të rëndësishme, dhe i cili, për përmbledhjen e këngëve, gramatikën dhe fjalorin e tij, padyshim ka meritë të madhe për Shqipërinë, pohon se: “në raportin fonetik gjuha shqipe ka një begati dhe shumëllojshmëri që e kalon mjaft gjuhën e Aristofanit”.  

Si mundet që kleri Grek të mos jetë i fajshëm, kur ka penguar, dhe ende pengon në ditët e sotme, lëvrimin e kësaj gjuhe kaq të bukur! 

Grekët mburren se letërsia e tyre ka filluar me Homerin. Po Homeri vetë, nga cila shkollë greke ka dalë? Nga cilat shkolla është formuar ai? Përpara shkollave greke, pra, ka pasur shkolla pellazgjike, dhe një literaturë të madhe dhe të përkryer, e cila ka qenë themeli i Letërsisë Greke, ashtu si ndërtimet ciklopike kanë shërbyer si themel për ngrehinat e përkohëshme të ngritura prej Grekëve të lashtë. 

Cilado qoftë vlera e letërsisë greke, brezat pasardhës do t’i qortojnë padyshim të gjithë Shqiptarët që e lëvrojnë atë duke shpërfillur letërsinë e vet, dhe të gjithë Shqiptarët e pasur që themelojnë shkolla për Grekët, në vend që  t’i ngrenë ato për bashkëatdhetarët e tyre. 

Në përurimin e Zhapionit (21 korrik 1885), Zhapa i Ri, foli për “ndjenja me të vërtetë humanitare” të themeluesit, xhaxhait të tij. Por, sa ka pasur ai ndjenja patriotike veç ndjenjave humanitare? Qysh atëhere, çfarë ka bërë Zhapa i Labovës (Gjirokastrës)? Ai, thjeshtë, ka dhënë më tepër një shembull të shëmtuar. Padyshim që Grekët e kanë duartrokitur. Por, Shqiptarëve të vërtetë a nuk u është dashur të rënkojnë prej kësaj? 

Mjerisht, Zhapa nuk është i vetmi. I mirënjohuri Kristaq Zografi ka bërë dhe  shumë të tjera. Diçka e çuditshme kur ata, e të tjerë si ata, besojnë se nderohen, ndërkohë që mbulohen me një turp nga më të përçmuarit, pasi Shqipëria është vendi më i prapambetur i Europës nga pikëpamja arsimore, dhe ndoshta, e vetmia në botën e popujve jo barbarë, e cila nuk ka letërsinë e saj kombëtare. (f.37-38) 

Disa filologë pretendojnë se Pellazgët flisnin Greqisht. Por, gjuha Shqipe që egziston ende dhe që, pak a shumë e pastër, është në mënyrë të pakundërshtueshme një e fome Pellazgjishte, – ajo vetë dëshmon se sa Pellazgjishtja ndryshen prej Greqishtes. Veç kësaj, Herodoti, i cili shtron po këtë pyetje, në një periudhë kur shumë bërthama të Pellazgëve ende ekzistonin, pohon se ata flisnin një gjuhë barbare, dhe shton se vetë Athinasit, duke u bërë Helenë, ndryshojnë gjuhën. (Herodoti, libri 1, k.57 e 58)” (f.42-42). 

(Marrë prej librit: Zhan  Klod  Faveirial “Historia  (më e vjetër) e Shqipërisë”,  “Plejad” –Tiranë 2004, f.37-38; 42-43). 

Tiranë, 3 maj 2024 

Gjergj Kastrioti dhe koloneli amerikan

Nga: Sami S. Shatri, Prishtinë
___
Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe koloneli amerikan
___
(Interesante: Çka tha Koloneli Amerikan, me 28 Nëntor, 2001)
Me rastin e ditëlindjes së heroit tonë Kombëtar dhe Kryeheroit me përmasa botërore, Gjergj Kastrioti-Skendërbeu, të nderuar lexues, më lejoni të ndaj me ju një kujtim të një ngjarje të ndodhur në vitin 2001, atë ditë kur busti i Kryeheroit tonë, rrugëtoi nga Tirana për në Prishtinë!
Për ta përcjellë te lexuesi sa më qartë e origjinal këtë ngjarje, bisedova edhe njëherë me dëshmitarin okular të asaj ngjarje, Z.Osman Breznica, inxhinier në pension i cili punoi mbi dyzet vite në Distribucionin e Prishtinës dhe ishte inxhinieri më popullor dhe profesionist në tërë Distribucionin. Pata fatin e mirë ta takoi dhe punoi me të.
Tregonte shpesh Z.Osman, këtë ngjarje të rëndësishme dhe të pazakontë të asaj date të madhe:
Busti i Gjergjit ishte nisë nga Tirana i përcjellur nga qytetarë të shumtë shqiptarë: të Shqipërisë, Kosovës, Diasporës dhe viseve tjera ku ka shqiptar. Ekipën për sigurinë e bustit e kryesonte një Kolonel Amerikan, shoqëruar nga një përkthyese shqiptare dhe forca tjera të sigurisë, kuptohet në atë kohë rrugëtimi ishte i vështirë, duke marrë në konsiderim rrugën në të dy anët që ishte në gjendje mizerie.
Pas shumë orëve rrugëtim, busti me ekipen arrijnë në Vërmicë, organet kosovare të sigurisë e marrin në pranim-dorëzim, të udhëhequra nga Koloneli Amerikan. Kushtet rrugore ishin tepër të vështira, kemi parasysh situatën menjëherë pas luftës.
Kur busti i Kryetrimit arrinë në Preocin e banuar kryesisht me serbë, në atë kohë Preoci ishte nën administrimin e komunës së Prishtinës, automjeti transportues ndalon, ishte e pamundur të kaloi për shkak të dy largëpërçuesve të energjisë elektrike që kryqëzoheshin në atë pjesë të rrugës. Organet përgjegjëse kosovare nuk ishin të sigurta, se a janë të ngarkuar me energji këta largpërçues apo jo. Lajmërojnë shpejt në KEK-Distribucion, Z.Osman Breznica bashk me Z.Halil Tërnava, nisen shpejt drejt Preocit, për t’ju dhënë informatën.
Koloneli amerikan e humbë durimin e pritjes, nxjerrë revolen dhe i thotë përkthyeses “Pres edhe 5 minuta, përndryshe e ndali rrymën me revole”.
Në ato çaste mbërrin Inxh.Breznica, i cili u tregon saktë se cili LP ka rrymë e cili është pasiv. Koloneli i nderuar urdhëron përkthyesen t’ju thotë ekipit këto fjalë:
“Unë pres edhe dy ditë nëse është nevoja, sepse e kam detyrë të shenjtë këtë mision, Kryeheroi juaj nuk mund të presë, ai ka pritë plot 550 vite të arrij në tokën e tij, andaj sot ky na urdhëron, unë jam nën komandën e këtij kalorësi të papërsëritshëm (si duket kishte njohur mirë historinë e Skenderbeut).
Eskorta bashk me Gjergjin, fillojn rrugëtimin për në Prishtinë, kryeqytetin e tij të dytë.
Turma e popullit që e shoqëronin rritej vazhdimisht.Në sheshin Skenderbeu ishin bërë përgatitjet madhështore për pritjen e Kryeheroit, ishin mbledhë mbi 100 000 njerëz në shesh, aty ishin edhe strukturat udhëheqëse të asaj kohe, në mesin e tyre edhe Presidenti Rugova dhe Kryesuesi i Këshillit Organizativ të këtij manifestimi madhështor, Z.Mark Krasniqi, i cili e hapi manifestimin me fjalët:
“Mirë se erdhe në mesin tonë, o i madhi Skënderbe”
Presidenti Rugova, ju drejtua popullit me këto fjalë:
“Shqiptarët dhe Kosova po bashkohen dhe integrohen në botën përendimore, aty ku e kanë vendin dhe në atë botë që Skënderbeu e mbrojti me dinjitet”.
Në fund të manifestimit erdhi lajmi nga Kaliformia e largët, nëna e re Dardane me emrin e bukur Shqiponjë, lindi djalë në këtë datë të shenjtë, 28 Nëntor 2001, dhe djalin e pagëzoi me emrin e bukur GJERGJ!
Këtë tregim, me origjinalitet të plotë e solla te ju lexues të nderuar, për t’ju treguar se sa i çmuar dhe nderuar është ky hero, për popujt përendimorë që e kuptojnë mirë rëndësinë e një heroi me përmasa biblike dhe në të njëjtën kohë për t’ju bërë me dije shumë pseudointelektualëve dhe trutharëve shqipfolës, se sa të mjerë dalin kur flasin gënjeshtra të sajuara nga kuzhinat helmuese, për këtë hero të papërsëritshëm …
Po citojmë fjalët e shkruara të Sulltan Mehmetit të dytë:
“Kurrë nuk ka për të dalë në këtë botë, një Luan si AI”
Në fund, në shenjë respekti dhe nderimi, për Mbretin e gjithë Mbretërve, që nesër na vjen madhështorë në Gjakovën e Dardanisë, vendin e bukur të Shqipërisë!
***
Shumë prite, tash e sa mot
O, i madhi Gjergj Kastriot!
Krenar erdhe, në truallin tënd
Përjetë, këtu do të qëndrosh
Çdo cep i tokës Arbërore,
Të kërkon, të kërkon, të kërkon …
Lavdi Kryeheroi jonë 🇦🇱
Prishtinë: Maj, 2024
Samy

Skandaloze: Në Zyrën e Pensionistëve në Drenas punohet vetëm tri orë në javë!

0

Nga: Zeqir Bekolli

Në Drenas, po bëhen më shumë se dy muaj qyshkur është mbyllur Zyra e Pensionistëve. Deri para dy ditësh, kur shumë zyre simotra ishin bosh në orar të punës, në derë ekzistonte mbishkrimi: Kjo zyrë është mbyllur përkohësisht!!!

Ndërsa, sot, ditën e premte, në derën e kësaj zyreje kishte ndërruar njoftimi. Në vend të atij paraprak shkruante: Punoj çdo të premte nga ora 9 deri në ora 12! Se kush ishte autori, nuk shkruante, por më la përshtypje shkrimi në vetën e parë dhe domethënia e tij, që të krijon përshtypjen se dikush e ka uzurpuar apo privatizuar zyrën  dhe tash ia bën si don vet. E mbyll, e hap, madje edhe ia cakton vetës vetëm 3 orë pune në javë!

Unë  kam një përvojë afro 18 vjeçare në institucionet e nivelit qendror, por  asnjëherë nuk më rastësisi të përjetojë e shoh diçka të tillë. Apo ndoshta reformat në administratë paskan evoluar deri në atë shkallë, saqë të mos ketë nevojë të punohet më shumë se 3 orë, në një institucion të shtetit tejet të ndjeshëm,  apo kjo është risi meqë shumica e pensionistëve kanë mbetur me nga 100 euro dhe kjo u mjafton zyrtarëve, që punën me ata  ta kryejnë për tri orë! Apo ndoshta Administrata e Kosovës ka futur në funksion Inteligjencën

Artificiale dhe për njeriun ka mbetur fare pak punë.

Diçka po ndodhë me këtë zyre, por pse pikërisht kështu e dinë qeveritarët të nivelit lokal dhe qendror.

Një debat për Atdheun i Aurel Dasaretit e të tjerëve

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Përshëndetje bashkëkombës të nderuar, 

Atyre fragmenteve të letrës së atij atdhetari të madh e intelektualit të mirëfilltë të cilën e botova më lartë, (me ngjyrë të zezë), po i shtoj disa fragmente tjera (me ngjyrë të kuqe), në mënyrë që të kuptohet më mirë profesionalizmi dhe patriotizmi tij:   

“Nëse katërshja udhëheqëse në Prishtinë – Kurti, Osmani, Gërvalla, Konjufca – do të lejojnë krijimin e kolerës-asociacion, Greqia do të kërkojë krijimin e një kolere të tillë në jugun e Shqipërisë(…)

Së pari, duhet sqaruar se kush e ka hedhur idenë e shkëmbit të kufijve. Nuk kam parasysh Serbinë fashiste, e cila Republikën e Dardanisë, me kushtetutë, e konsideron pjesë të vetën. Nëse këtë ide e kanë hedhur (…)

Shqiptarët, në krejt trojet e tyre etnike, duke filluar që nga Arta e Preveza dhe deri në Nish e Sanxhak duhet (…) të rikrijojnë shtetin e tyre etnik, me një Stemë dhe një Flamur, duke i flakur në koshin e plehrave vendimet e Kongresit famëkeq të Berlinit 1878 dhe të Konferencës edhe më famëkeqe të Londrës 1913.

Por shtrohet pyetja? Shqiptarët a mund ta rikrijojnë shtetin e tyre…?

Historia ka dëshmuar se shqiptarët nuk e kanë aftësinë për ta rikrijuar shtetin e tyre. Pse?

Sepse tradhtinë, urrejtjen për njëri-tjetrin, pabesinë ndaj njëri-tjetrit, mercenarizmin në shërbim të të huajve dhe servilizmin ndaj të huajve, i kanë në gjenin e tyre që nga lashtësia pellazgo-ilire(…)

Merreni me mend, i nderuar Aurel, shqiptarët kanë qenë etnia më e madhe në Gadishullin e Ilirisë, por, për shkak të përçarjes tragjike, ku u katandisën? Kashtë e koqe në pesë shtete.

Duhet pranuar haptazi se është e turpshme për ne si komb, si pellazgo-iliro-shqiptarë, banorë rrënjës në Gadishullin e Ilirisë, që i lejuam vetes të bëhemi pre e tribuve ardhacake gjysmë të egra sllave, të cilat na rrëmbyen trojet, na masakruan dhe na poshtëruan për shekuj me radhë. Ky është një turp që nuk e ngre as dheu, aq qielli. Në vitin 1850 shqiptarët, në këtë gadishull, kishin një popullsi prej 1 milion e 600 mijë banorë, serbët – 600 mijë dhe grekët – 1 milion e 200 mijë. Pra, ne kishim një popullsi gati sa dyfishi i serbëve dhe grekëve, të marrë së bashku. Megjithatë, kemi qenë trima dhe të pabesë për të vrarë vetëm njëri-tjetrin, kurse serbogrekëve u kemi rruar bishtin. Turp, një mijë herë turp e faqja e zezë për ne!

Kombi shqiptar po shkon drejt shpërbërjes, sepse ne jemi një komb i prishur që në gjen, me pasojë urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe shtypjen e egër të klikave sunduese (…)

Kjo për arsye se shqiptarët, siç e ka pasë theksuar gazeta amerikane NY Times e datës 21 maj 1911, “… s’mund ta rrokin ende idenë e shtetit”, një vlerësim ky tepër objektiv edhe në ditët tona.

Domosdo, si të mos jetë e turpshme, kur Tirana zyrtare e kryetradhtarit Rama, është agjenturë e kriminelit Vuçiç, kur opozita e sotme në Prishtinë është tradhtare, në shërbim të Serbisë fashiste, kur Ali Ahmeti në Shkup është tradhtar, në shërbim të sllavizmit në Gadishullin e Ilirisë (…)”

***

PS: Më poshtë po i përgjigjem replikës së zotit Vedat, kritikës ndaj meje. Por, të kuptohemi, në formë humori dhe satire, pasi unë e respektoj dhe vlerësoj shumë:  

Përshëndetje z Vedat,

e lexova me kujdes replikën tënde, që e fillosh ashpër: “Dy fjalë Zemërimi”.

Dhe unë Aureli them:  

Zemërimi është një çmenduri e përkohshme.

Ti zoti Vedat më këshillon të vras ​​veten. Jam i sigurt që këtë e ke mësuar gjatë jetës nga bashkënxënësi dhe bashkëmoshatari jot Enver Hoxha – xhaxhai, i lindur në vitin 1908 në Shqipëri. Dhe, xhaxhi ka vrarë e masakruar të gjithë ata të pafajshëm që nuk janë pajtuar me mendimet e tij.

Por pasi ti zoti Vedat ke ardhur këtu në Amerikë si azilkërkues ekonomik, në pleqëri, është dashur të mësosh se:

·        Është e drejta e secilit të shprehë mendimin e vet (pa qëllime dashakeqe) dhe se

·        Është vepër penale të këshillosh dikë të kryejë vetëvrasje.

Pavarësisht se zoti Putin i shtyu kundërshtarët e tij nga dritarja dhe më pas thotë se janë vetëvrarë, ndërsa ti vetëm më këshillon të bëj vetëvrasje.

Unë kam lindur në fund të vitit 1976, ndaj nuk kam pasur fatin si ti të përjetoj dhe dëshmoj kohën e pellazgo-ilirëve, ndaj nuk di shumë për ta.

Gjithë të mirat, respekt për Ty, Aureli

***

Vedat Shehu
<vedshehu@yahoo.com> ,
Dy Fjalë Zẽmrimi!

Ky pẽrcaktim nẽ letrẽn qẽ tẽ ka dẽrguar miku yt, Zoti Audati, poshtron rẽndẽ kohezionin e Kombit Tonẽ,  moralin e tij të sjelljes dinjitoze plotë  dituri ně shprehjen humanizmit njerẽzor me arsyetimin e menduar shtatẽ herẽ dhe e shprehur njẽ herẽ me fjalẽn e ndẽrgjegjes sẽ vetvetishme qẽ i thonẽ BESĚ DHE BESA BESË, Ligj kombẽtar i Ilirẽve shqip-folẽs,  i Arbẽrve tě Arbẽrisẽ tẽ quajtur nga tẽ huajt: Albanaj, Albanoj, Albanez, Arbẽresh, Arnaut, Arvanit, dmth, Shqiptarẽ. Besa e kohezionit te popullit Pellgas (Pellazg) tẽ Pellgut tẽ Mesdheut, midis

tre kontinenteve, qysh shekuj para monoteizmit Biblik te Zyrtarizuar nẽ gjuhẽt Latine Romake Dhe Bizantine greko-sllave me dogmẽn e ungjillit tẽ Patrikut tẽ Bizantit-Kostandinopol tẽ Bẽrẽ Patrik i Stambollit krah i Sulltanit të Dogmẽs Arabe KURAN. Tẽ dy dogmat historikisht që poshtronin gjuhẽn Shqipe dhe Besẽn e Fisnikẽrisẽ sẽ Shqiptarit. Kẽtej bẽhet e qartẽ se ketrẽn qẽ tẽ paska shkruar miku yt, nẽwoftẽse nuk ẽshtẽ nẽ shẽrbim me pagesẽ i agjenturẽs Politike-Fetare Antishqiptare, ẽshtẽ oficer i spiunazhit Sěrb ose i ndonjẽ spiunazhi tjetẽr me mision ideologjik poshtrimin e Shqiptarit me rrẽnẽ e degẽ, shpartallimin e Kombit Shqiptar dhe asgjẽsimin e Shtetit SHQIPẼRI. Ti  Loran me këtë veprim publikimi të kẽtij poshtrimi flagrant AntiShqiptar, je fajtor që, po s’tẽ ka ikur mẽndja, duhet të vetëvritesh.
Qofsh Ti Që Je!
   Mos të Děgjofsha Më
       Vedat Shehu
(DIJETAR BOTẼROR NË MẼVETẼSI ABSOLUTE)

Loran Audati <loran.audati@yahoo.com.au> wrote:

Përshëndetje të nderuar bashkëkombës

Qëllimi i krye-mafiozit shqipfolës (Ramës dhe zagarëve të tij) është shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët autoktonë dhe mbushja e saj me miliona „refugjatë“ afrikanë-aziatikë, ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë.

Më poshtë postoj disa fragmente nga një letër që më dërgoi dje një shqiptar i diasporës (intelektual/patriot) shumë i madh në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ne kemi shumë pak si ai, në zemër ka Kombin dhe Atdheun, një profesionist për atë që flet:

_______________

“Nëse katërshja udhëheqëse në Prishtinë – Kurti, Osmani, Gërvalla, Konjufca – do të lejojnë krijimin e kolerës-asociacion, Greqia do të kërkojë krijimin e një kolere të tillë në jugun e Shqipërisë(…)

Historia ka dëshmuar se shqiptarët nuk e kanë aftësinë për ta rikrijuar shtetin e tyre. Pse?

Sepse tradhtinë, urrejtjen për njëri-tjetrin, pabesinë ndaj njëri-tjetrit, mercenarizmin në shërbim të të huajve dhe servilizmin ndaj të huajve, i kanë në gjenin e tyre që nga lashtësia pellazgo-ilire(…)

Kombi shqiptar po shkon drejt shpërbërjes, sepse ne jemi një komb i prishur që në gjen, me pasojë urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe shtypjen e egër të klikave sunduese (…)

Domosdo, si të mos jetë e turpshme, kur Tirana zyrtare e kryetradhtarit Rama, është agjenturë e kriminelit Vuçiç, kur opozita e sotme në Prishtinë është tradhtare, në shërbim të Serbisë fashiste, kur Ali Ahmeti në Shkup është tradhtar, në shërbim të sllavizmit në Gadishullin e Ilirisë (…)”