Kreu Blog Faqe 818

Kemi probleme teknike tu kthejmë përgjigje atyre që shkruajnë për Drinin, mund ta dërgoni porosinë në wibber

0

Sqarim i Redaksisë së Drinit,

Të nderuar bashkëpunëtë të portalit Drini. Po ju njoftojmë se ka një javë që ndeshemi me disa probleme të caktuara me e-mailin e portalit Drini, sidomos me faktin se nuk mund tu shkruajmë ndonjë përgjigje atutorëve që shkruajnë për portalin tonë.

Sikurse deri tash të gjithë ata që shkruajnë për Drinin, mund të dërgjojnë shkrime në      e-mailin e redaksisë: puhiza@hotmail.com

Mirëpo nuk mund t’u kthejmë përgjigje tashpërtash derisa se rregullojmë problemin, prandaj kërkojmë falje për keqkuptimin e mundshëm.

Kushdo që është i interesuar për komunikim mund ta regjistroj në wibber numrin e telefonit: 0047 986 22 351

Me të mira: Redaksia e Drinit

Një statujë e V.I.Leninit, ka zbritur nga “Sheshi i Kuq” i Moskës në qytetin e shtetit metropolitan komunist të gomerëve të New York-ut

Klajd Kapinova, New York

SHBA dhe shteti i New York-ut, që vetëm me propaganda boshe thonë tesh 100 vjet se janë kundër komunizmit dhe simboleve të saj, në fakt ato vazhdimisht janë e kundërta e atyre që thonë formalisht dhe po veprojnë edhe në ditët tona. Ato në tërësi janë territore me qytete metropolitane kontradiktore, në kundërshtim me shumicën e bindjeve antikomuniste politike të shumë amerikanëve pro kapitalistë.

Për shumicën e njerëzve, “Sheshi i Kuq”, ndoshta sjell në mendje imazhe të periudhës absurde dhe famkeqe të Rusisë Sovjetike (B.R.S.S.), skena dimërore me borë dhe ngrica të frikshme nga ish Moska e kuq me yllin komunist partisan… dhe parada propogandistike bolshevike ushtarake me njerëz të dehur nga votka origjinale e Nënës Rusi…

Aty ishte një statujë triumfuese të Vladimir Ilyich Leninit, arkitektit kryesor të shtetit sovjetik, që sundoi pjesën më të madhe të Evropës Lindore nga vitet 1918-1990. Ai ishte në majë të një ndërtese apartamentesh në anën veriore të East Houston Street midis Avenue A dhe B, përballë Rrugës Norfolk. Godina e madhe, ka gjithashtu një orë të madhe që shfaqet mbi ndërtesë, e pazakontë në mënyrën e vet, siç do ta shohim.

Thuhet se Houston Street, nuk është një haraç për qytetet apo gjeneralët e Teksasit, por nderon një kongresmen nga Gjeorgjia, William Houstoun, i cili u martua me vajzën e një pronari lokal në fillim të viteve 1800. Vjehrri i Houstoun-it e emëroi një rrugë të vëzhguar përmes pronave të tij për dhëndrin e tij dhe humbi “u”-në e dytë në dekadat pasuese.

Por, për shumë njujorkezë, nga ana e tjetër ajo është një ndërtesë kontraversale, që ndodhet në East Village (Down Town Manhattan), vetëm disa blloqe nga bregu i lumit Houston.

Vërtetë me emrin e tij, kompleksi i çuditshëm i apartamenteve me tulla të kuqe, sikurse dihet nga të gjithë, ka qenë shtëpia e një statuje më të madhe se sa jeta e vetë kryekriminelit sadist Vladimir I. Leninit, për gati 20 vjet deri më tani.

Nga viti 1994, ata që dinin se ku të shikonin simbolin e komunizmit bolshevik, mund të shihnin një statujë 18 metra të lartë të kryebolshevikut kriminel V.I.Leninit, të vendosur në çatinë e ndërtesës, duke vëzhguar i qetë qytetin e New York-ut, sikur të ishte shtëpia e tij, raporton Sarah Laskow për revisten Atlasë.

Dhe absurdi nuk mbaton me kaq. Mjafron, të lexosh opinionet e ndryhme të qiraxhive dhe habitesh se sa naiv janë banorët trushperlarë këtu: “Unë mendoj, se i dha ndërtesës shumë karakter dhe mendoj se rrëzimi i saj është një lloj ndryshimi i trishtuar në lagje,” i thotë një banor i ndërtesës Allegra Hobbs për DNA Info.

Përveç të qenit një tjetër shënues i shijes së çuditshme të dizajnit të pronarëve origjinalë të ndërtesës (ajo qëndron pranë një ore me numër të gabuar), statuja ishte një shenjë për ndërtimin e kopjes absurd së  “Sheshit të Kuq” në vitin 1989 në New York (SHBA), në të njëjtin vit që ra Bashkimi Sovjetik apo perdja e hekurt e Luftës së Ftohtë, midis Perëndimit dhe Lindjes.

Statuja në fjalë, fillimisht ishte porositur nga qeveria sovjetike, por në kohën kur skulptori i dha dorën e fundit Leninit të tij të fundit, regjimi komunist u shemb.

Është e panevojshme të thuhet se statujat e Leninit ranë shpejt në favor në ish-Bashkimin Sovjetik dhe statuja nuk u ekspozua kurrë në publik, raportoi Martin Stoltz për gazetë komuniste liberale New York Times, në vitin 1997.

Disa vjet më vonë, një mik i një prej shesheve të kuq pronarët origjinalë u përplasën me statujën në oborrin e shtëpisë së një prone rurale ruse. Michael Shaoul dhe partneri i tij i biznesit Michael Rosen blenë statujën, e transportuan atë në Shtetet e Bashkuara dhe e instaluan në majë të Sheshit të Kuq, në Manhattan, New York.

“Lower East Side, kishte qenë për shumë dekada një vend i mendimit të vërtetë politik. Kështu që ne e ngritëm Leninin në majë, për të përshëndetur në Wall Street.” i tha Rosen Leonid Bershidsky gazetës konservatore New York Post.

Statuja e Leninit, u bë shpejt një element tjetër i pëlhurës së çuditshme të Fshatit Lindor (East Village), me dorën e tij të ngritur triumfalisht mbi dyqanet përreth. Megjithatë, asgjë nuk qëndron e njëjtë për një kohë të gjatë.

Më në fund banorët vendas të lagjes së fundmi panë se si një vinç e ngriti diktatorin bolshevik Leninin nga çatia e Sheshit të Kuq dhe mbi një kamion me shtrat të sheshtë për ta marrë me vete, raporton blogu lokal “EV Grieve”.

Statuja e zhdukur vjen mes thashethemeve se Sheshi i Kuq i është shitur një projektuesi apo zhvilluesi të ri planimetrik të urbanistikës së lagjes së qytetit. Me sa duket, duket pronarët e rinj të mundshëm, mund të mos jenë aq të emocionuar apo adhurues me një diktator komunist që mbikëqyrte Terrorin e Kuq brutal, që zbukuronte çatinë e pronës së tyre të re. Ata që investojnë në fatin e statujës nuk kanë nevojë të shikojnë larg, për momentin, ajo qëndron në një çati L.E.S vetëm disa blloqe banimi larg.

Në Shqipërii ose me saktë në Piacë të qytetit Shkodër, me 13 dhjetor 1990 u hoqen bustet e Stalinit dhe Dulles më vonë, kurse në SHBA prej shumë dekadash në Manhattan, New York qëndrojnë fatkeqsisht krenare statujat e turpshme komuniste, duke ia kaluar edhe atdheut të tyre Rusisë…

Ne universitetet dhe kolegjet liberale amerikane të sponsorizuar financiarisht nga antarë të komunitetit të pasur ebrej nga vitit 1948-2024, leksionet me përmbatje bajate komuniste dhe socialiste dominojnë 90% të programeve mesimore.

Sot, sponsorizuesit ose donatorët më të mëdhenj dhe fuqishëm ebrej këtu e kanë kuptuar gabimin e tyre me rastin e pushtimit të studentëve liberal të grupet marksiste, komuniste, anarkiste të majta, si: BLM, Antifa (e përfshirë nga qeveria amerikane në listën e grupeve terroriste) etj., të kampuseve të universitetëve të tyre me cadrà dhe protesta masive kundër Israelit dhe pro palestinëve të Hamasit…

Tashmë të gjithë e dijnë se Marksizmi dhe Komunizmi sharlatan, jepen si buka e përditshme rinisë pa tru dhe të mbytur 24/7 nga propaganda e boshe e qylit socialist, ku të pa-aftët parazita kontrollojnë trurin e lodhur të të tjerëve.

Kjo situatë kaotike, sot në SHBA dhe kriza e thellë ekonomike, financiare, kufitare (hyrja e deri tani e mbi 20 milion emigrantëve të jashtëligjshëm) dhe politike, i dedikohet Shtepisë së Bardhë (White House), që fatkeqsisht drejtohet nga të paaftët Joe Biden dhe Camala Harris (apo sikurse njihen këtu faktikisht si drejtues real të Shtëpisë së bardhë: regjimi komunist anti amerikanë Obama-Biden-3), senatorëve dhe kongresmenëve komunistë ultra liberalë governatorëve dhe keyetarëve te bashkive qe drejtohen nga partite trushpërlarëse komuniste blu të gomerëve, sikurse njihen këtu, që po sundojnë fatkeqsisht kudo dhe në vecanti në shtetet liberale neo-marksiste, si: New York, California, etj.

Kujtoj, se asnje prej tyre (komunistëve ameirkanë të kirjuar nga propaganda e profesorëve ameirkanë), nuk ka jetuar asnjë minute, orë, ditë, javë, muaj apo vit në vendet ish komuniste dhe komuniste sot, por ato fanatikë komunistë t’i vënë duart në fyt nëse u thua të vërtetën mbi komunizmin.

Deri më sot komunizmi i zi zombi, në të gjithë botën ka vra mbi 200.000.000 njerëz të pafajshëm ose 4 herë më shumë, se sa janë vrarë gjatë WWII, pra në Luftën e Dytë Botëore… Shumica e të rinjve këtu, janë shumë naiv, sa që besojnë se fluturon gomari… dhe mendojnë se komunizmi dhe motra e saj socialismi janë “parajsa”, duke e ngatërruar vazhdimisht me Ferrin…

Të drejtat diskriminuese të punëtorëve!

0

Florim Zeqa 

Diskriminimi që ju bëhet punëtorëve në sektorin privat në Kosovë nuk ndodhë as në vendet më të prapambetura në botë. Punëtorët e sektorit privat si leva kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit, përveqse nuk gëzojnë sigurime shëndetësore, nuk ju paguhet pushimi mjekësorë dhe as lëndimi në vendin e punës. Të vetmin privilegj e kanë 20 ditëshin e pushimit mjekësorë pa pagesë për ta ruajtur vendin e punës.

1 Maji e dëshmojë gjendjen alarmante te cenimit të drejtave të punëtorëve

Pas 20 ditëve, i shëndoshë apo i sëmurë, punëtori duhet të kthehet në vendin e punës, në të kundërtën e rrezikon humbjen e vendit të punës pa asnjë kompensim material pavarësisht sëmundjes apo dëmit të pësuar në vendin e punës!

Ky është shteti “demokratik” të cilin çdo ditë po e proklamojnë pushtetarët aktualë dhe jo vetëm. Pasi, janë edhe ish pushtetarët (opozitarët aktualë) të cilët krrekosen që kanë ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik në qeverisjen e tyre 20 vjeçare!

Shtrohet pyetja, vallë në cilin shtet demokratik të rajonit punëtorëve nuk ju paguhet pushimi mjekësorë dhe ai vjetor?

Askund tjetër përveq në Kosovë!

Askund tjetër sikurse në Kosovë nuk ka humbje të jetëve të punëtorëve në vendet e punës!

Askund tjetër përpos në Kosovë, Policia e Shtetit nuk gëzojnë sigurime shëndetësore dhe as kompensim material për rrezikshmëri të lartë në vendin e punës! Të njëjtin tretman e kanë edhe pjestarët e FSK-së!

Mirëpo paradoksalisht, të gjitha privilegjet nga shteti i gëzojnë njerëzit e veshur me petkun e pushtetit në të dyja nivelet e qeverisjes dhe deputetët.

Asnjë qeveri, me përjashtim të ‘Qeverisë Kurti1’ nuk e ka përfunduar mandatin politik para afatit ligjor që ua garanton deputetëve privilegjet e përjetshmme!

A e dini pse?

Sepse, deputetët dhe qeveritarët në pushtet mendojnë vetëm për interesin e tyre e jo të qytetarëve.

Nuk mjafton ndërrimi i pushtetit për ndryshimin e mentalitetit qeverisës

Pa amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë kalimin nga sistemi aktual (korruptiv) i qeverisjes në ‘Sistemin Presidencial’, asnjëherë proceset zgjedhore nuk do

sjellin ndryshime përmbajtësore dhe substancial në vendin tonë.

Sistemi korruptiv parlamentar i qeverisjes së vendit është treguar tepër negativ për këto 25 vjet. Dhe nëse vazhdohet edhe për 25 vjetet e ardhshme kështu, do ta kemi të njëjtën situatë, përseritje dhe riciklim të pushtetit nga njëra bandë kusarësh politik tek tjetra!

Edhe përkundër ndërrimit të akterëve në krye të qeverisjes qendrore, do të vazhdojë bashkëpunimi në sistemin korruptiv në qevrisjen lokale dhe anasjelltas, ku si gjithnjë “ujqit e vjetër” e ndajnë tallin mes tyre përmes aferave korruptive!

Qeveria aktuale e Albin Kurtit erdhi në pushtet nën moton për luftimin e korrupsionit, kurse ajo tani po e bën të kundërtën duke i mbrojtur të korruptuarit në qeveri dhe duke i luftuar njerëzit që e luftojnë korrupsionin (gjyqtarët dhe prokurorët, policinë hetimore dhe gazetarët)! Këtë konstatim e dëshmon edhe raporti i DASH-it për gjendjen alarmante korruptive në qeverinë e Kosovës.

Bota neve na njeh si popull nëpërmjet Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës, Adem Jasharit e të tjerëve

1

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...

Flori Bruqi, Prishtinë


Duke ditur se figura e kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastrioti është zemra dhe truri i historisë së kombit tonë iliro-arbëror, atëherë me rastin e 619 vjetorit të lindjes së këtij gjeniu arbëror do të ishte mirë që në të gjitha shkollat ,universitetet dhe kolegjet të mbahet një orë mësimi për jetën dhe veprën e pashlyeshme të tij.

 
Gjergj Kastriot-Skenderbeu
Një popull e nderon sëpari veten e tij ,nëse nuk i harronë se cilët janë themeluesit e tij, cilët janë shpëtimtarët e çlirimtarët e tij , cilët janë mbretërit e gjenitë e tij, cilatë janë humanistët e tij, cilët janë shtëtndërtuesit etj etj. Edhe në këtë rast ,kur e gjithë bota e njeh dhe na njeh neve si popull nëpërmjet Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës ,atëherë duhet që shkollat e universitetet apo kolegjet të mbajnë një orë mësimi .
 
Nëna Tereze-Mother Teresa | Struga
Nëna Terezë
Ndërsa edhe shteti i Kosovës ta shpallë festë zyrtare shtetërore e kombëtare ditëlindjen e Gjergj Kastriotit dhe të festoj institucionalisht me aktivitete të ndryshme me këtë rast. 
 
 Po ta kishin kombet e civilizuara europiane një gjeni të tillë sikur ishte Gjergj Kastrioti do ta shpallnin jo vetëm At themelues e shpëtimtar të kombit të tyre,por edhe të shenjtë. Do të qëndronin jo vetëm mbi themelet e tij ,por edhe do ta përmbushnin testamentin e tij.  
 
 
Adem Jashari | Mannheim
Adem Jashari
 
Edhe pse sa ishte gjallë shumë kombe europiane e admironin dhe donin ta kishin një Gjergj Kastrioti të tyre, apo Heroin gjithëkombëtar Adem Jasharin, por një njeri i tillë me të gjitha virtytet jo vetëm heroike e njerëzore e qillore lind vetëm një herë dhe nuk përsëritet më ,prandaj edhe Gjergj Kastrioti  , Adem Jashari dhe Nëna Terzë kanë  qëlluar fatmirësisht të jenë themeltar të kombit tonë  dhe shpëtimtar, ata që e ujisin  Pemën e lirisë, që na vulosi me flamur dhe na bëri pjesë të natyrshme të familjes së kombeve europiane.
 
 Duke e ditur rëndësinë e madhe që kanë figurat e shenjët kombëtare e Gjergj Kastriotit , Nënës Terezë dhe Komandanti legjendar Adem Jashari duhet t’iu mësohet brezave të ardhshëm si në shkolla ,në universitete e në familje se kush janë  paraardhësit  e tytre, kush ishte ai që e vendosi themelin e shtetit dhe kombit ,kush e vulosi kombin tonë me flamurin e tij fitimtar të shqiponjës dykrenare në sfondin e kuq, flamur ky që në kohën e tij ishte flamurtar i Europës dhe kush ishte prijetari i LIRISË dhe KRENARISË Dardane ,  brezave duhet t’i mësojmë se nëse e heqim Gjergj Kasstriotin, Nënë Terezën , Adem Jasharin  do të thotë i heqim themelet e kombit dhe identitet tonë , i këpusim rrënjët nga vetja dhe mbesim pa rrënjë, dhe kur ti je pa rrënjë do të thotë je pa asgjë, je pa identitet dhe pa të ardhme.
 
Pra t’i bëhet e qartë brezave se pa rrënjë asnjë komb nuk mund të qëndroj dhe të ketë të ardhme ,ashtu edhe e pa Gjergj Kastriotin,Adem Jasharin,Hamza Jasharin, Salih Cekajn ,Zahir Pjazitajn , Edmond Hoxhaj, etj.  nuk mund të qëndrojm dhe të kemi të ardhme si shoqëri ,komb e shtet.
 
50 vjet nga përdorimi i flamurit kombëtar – Epoka e Re
Është i bekuar ai komb që mbahet për rrënjët e thella e të shenjta kombëtare të tij ,që i nderon me zemër e qenjen e tij figurat e tij themeltare sikur është kjo e Gjergj Kastriotit ,Adem Jasharit,Nëns Terezë, etj., sepse ai komb sigurisht që do të ketë jo vetëm të ardhme por edhe do të respektohet e vlerësohet nga e gjithë bota e civilizuar si një komb i kulturuar dhe me identitet të qartë kombëtare europian.
 
Prill 2024

Parlamenti Britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

0

M.Sh/RTKLive

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, me të cilën Britania mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës. Ky mocion u propozua nga Kearns pas një debati që u zhvillua mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjska në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në mocionin e miratuar në Parlamentin britanik.

Po ashtu në mocionin e miratuar kërkohet të mbështet autoritetin i Gjykatës Kushtetuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të dënohet ndërhyrjen ruse në Ballkan.

“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste pro-ruse dhe pro-serbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në mocionin e miratuar në Londër.

“Gëzuar Parlamenti sot njëzëri ra dakord me këtë mocion për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kearnd në rrjetin social X.Kujtojmë se gjatë debatit të sotëm në Dhomën e Ulët, deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se tani është momenti ku përcaktohet nëse ëndrra për integrimin e Ballkani paqësor do të realizohet ose nëse “do të kthehemi në tmerrin e viteve 1990”.

Deputetja Kearns ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, ka përmendur vrasjen e policit Afrim Bunjaku e sasinë e armëve të sekuestruara.

“Këto armë nuk janë tipike për një grup militantësh dhe kjo ngreh pyetjen: Kush po i mbështeste sulmuesit e Banjskës dhe pse?. Përgjigja mund të jetë në videot të cilat u publikuan më pas. Treguan militantët që trajnoheshin në një bazë ushtarake serbe katër ditë para sulmit. Shumica e armëve kishin numra serikë të njëjtë me ato që posedon ushtria serbe. Kam kërkuar disa herë këtu që qeveria të lëshojë një vlerësim nëse shteti serb ofroi mbështetje strategjike dhe materiale për sulmin në Banjskë”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë çështje diskutimit.

“Disa ndërkombëtarë kanë thënë se Kosova duhet të pranohet në KiE vetëm nëse krijon Asociacionin. Britania e Madhe duhet ta kundërshtojë këtë. Derisa unë nuk dua një tjetër Republikë Serbe në Ballkanin Perëndimor, një Asociacion do të themelohet si pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd. Por nuk duhet të nxitohet dhe nuk mund të vihet nën presion të jashtëm”, është shprehur ajo.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria Britanike që të punojë me partnerët e NATO-s për të siguruar që KFOR-it t’i jepet mbështetja dhe detyrat që i nevojitet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në mbarë Kosovën. “Ne duhet të krijojmë aleancën e re të sigurisë ndërmjet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe anëtarët e tjerë të NATO me Kosovën’, ka thënë deputetja Kearns.

25-vjetori i shugurimit të Kishës Zoja e Shkodërs në Nju Jork

Nga: Frank Shkreli

Nga historia e komunitetit katolik shqiptaro-amerikan

Duke folur për përpjekjet vendimtare të krijimit të qëndrës së re, Dom Zef Oroshi pat thënë se kishte mësuar nga përvoja e Peshkop Fan Nolit vite më parë dhe se ajo përvojë e kishte bindur atë, se nëqoftëse komuniteti shqiptar në Amerikë nuk duhej të shkrihej, duke humbur gjuhë kulturë e tradita, atëherë ishte e nevojshme ndërmarrja e çdo sakrifice për të përballuar çdo sfidë e çdo pengesë për themelimin e qëndrës katolike. Ky përvjetor ka një rëndësi historike, pasi shënon fillimin e një fushate që pat mbjellë farën e parë duke mbledhur fillimisht 4000 dollarë për blerjen e Qendrës Katolike Shqiptare

Me një ceremoni fetare dhe me një darkë të madhe, javën që kaloi, u shënua 25-vjetori i Kishës Katolike Shqiptaro-Amerikane në Scarsdale të shtetit të Nju Jorkut – një shugurim madhështor i kësaj Kishe që me veprimtarinë e saj fetare e patriotike i ka bërë dhe i bën krenarë të gjithë shqiptarët pa dallim feje e krahine – të cilët si gjithmonë u mblodhën tok të gjithë së bashku nga shumë vedne të Amerikës për të festuar këtë çerek shekulli përvjetor. Ia vlen, me këtë rast, të përmendet fakti, sidomos për gjeneratën e re të famullisë dhe të komunitetit, se Kisha e re Zoja e Shkodrës në Nju Jork, ka një histori të gjatë e të madhërishme, rrënjët e të cilës shkojnë më thellë në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan, se 25-vjetët e kaluara.  Meritat dhe kontributet në shumë fusha të aktivitetit të kësaj kishe, janë të mëdha gjatë çerek shekullit të kaluar, me të cilat brqzi i ri dhe brezi i vjetër duhet të jenë krenarë.  Nën udhëheqjen e shkëlqyeshme të Famullitarit të dashur për të gjithë ne dhe të njohur tani për veprimtrainë e tij të palodhshme, jo vetëm në Amerikë por edhe anë e mbanë trojeve shqiptare, Dom Pjetër Popaj me grigjën e tij të mrekullueshme, besnike ndaj fesë dhe Atdheut, ka meritat kryesore e të mëdha dhe të pazevëndsueshme për sukseset e tij dhe arritjet e këtij komuniteti shumë aktiv. Aktivitetet fetare e atdhetare janë të shuma nën lidershipin e tij dhe të komunitetit të kësaj kishe, e cila javën që kaloi festoi me krenari 25-vjetë në një vend të ri të mrekullueshën, por me rrënjët e traditës që shkojnë thellë në fillimet e historisë së komunitetit katolik shqiptaro-amerikan.

Vijon një histori e shkurtër modeste e fillimit të aktiviteteve dhe e personaliteteve të kësaj kishe, e që shumë prej tyre që kanë luajtur role kyçe në arritjet e sukseset që gëzon sot Kisha Zoja e Shkodrës, kanë shkuar në amshim tanimë, por meritojnë që të pakën disa prej tyre tu përmenden emrat për kontributin e tyre të çmuar gjatë dekadave të kaluara — në këtë festim të 25-vjetorit të shugurimit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës në Nju Jork.  URIMET MË TË PËRZEMËRTA DOM PJETËR POPAJ DHE KËSHILLIT TË KISHËS DHE MBARË KOMUNITETIT NË KËTË PËRVJETOR. AD MULTOS ANNOS!  Me modesti, krenari dhe mirënjohje e falënderim për punën e tyre, po sjellim një  fjalim të autorit – një historik i shkurtër — me 10 Qershor, 2012 – me rastin e 50-vjetorit të themelimit të  Lidhjes Katolike-Shqiptaro-Amerikane, paraardhëse e Kishës Katolike Shqiptaro-Amerikane:

                ***

“Jemi nji shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do bahemi dritë e madhe, me shëndritë dhe votrat e errësueme në Atdhe.’’ (Dom Zef Oroshi, New York, 1962)

Të dashur e të nderuar klerikë! Shkëlqesi Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkëv i Tiranë-Durrësit Dom Pjetër, Dom Viktor, Dom Marjan… Të nderuar zonja e zotërinj, anëtarë të vjetër e të ri të famullisë Zoja e Shkodrës, miq e dashamirë. Si njeri që ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane (LKSHA) dhe si anëtar i Këshillit Redaktues të organit të LKSHA në fillim të 1970-ave e ndjej veten të nderuar me ftesën për të thënë dy tri fjalë dhe i privilegjuar që jam këtu sot për të shënuar këtë datë historike – jo vetëm për Kishën Katolike Shqiptare në megrim, por edhe për Kishën e shumëvuajtur në Shqipëri dhe në të gjitha trevat shqiptare – për të shënuar 50-Vjetorin e themelimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, (LKSHA) më 16 qershor, 1962.

Është kjo një datë historike, pasi i parapriu asaj që sot është famullia e parë katolike shqiptare në Amerikë: Famullia e Zojës së Shkodrës këtu në Hartsdale të Nju Yorkut, dhe në të njëjtën kohë shënon fillimin e një veprimtarie të larmishme fetare, kombëtare, gjuhësore e kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan. Ideja largpamëse e krijimit të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane ishte e meshtarëve të atëhershëm të komunitetit katolik, Dom Zef Oroshit dhe At Andru Nargaj, të përkrahur nga një grup i vogël, por entuziast bashkëpunëtorësh, disa prej të cilëve janë këtu, të paktën një e di se është këtu, Z. Tonin Mirakaj. Për qëllime historike, meriton të përmendet fakti se në mbledhjen e parë të përgjithshme të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane u zgjodh Këshilli i parë prej shtatë anëtarësh, e që përbëhej prej Dr. Enrik Gurashi, Kryetar, Tonin Mirakaj, Sekretar, Loro Stajka Arkëtar dhe anëtarët Zef Çupi, Mark Bajraktari, Zef Pashko Deda dhe Zef Hasani. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj njërin prej këtyre aktivistëve dhe anëtarëve origjinal të LKSHAs, Z. Tonin Mirakaj për ndihmën që më dha – me dokumentacion dhe dëshmi personale, me burime të dorës së parë, në rrëfimin e historisë dhe të veprimtarisë së Lidhjes Katolike gjatë 50-vjetëve të kaluara; veprimtari kjo në të cilën, në një mënyrë ose në një tjetër, ai ishte vet pjesëmarrës i drejt për drejtë.


Anëtarëve të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane u lëshohej një librezë (si kjo, të cilën unë e ruaj qysh se jam bërë anëtar më 8 mars, 1971), me një kuotë anëtarësie prej një dollari në muaj. Si anëtar i denjë i Lidhjes Katolike me qëllimin përpara, me moton e punës për objektivin e rëndësishëm në të ardhmen “Për Fe e Atdhe”, të lidhura e të bashkuara me unazën “Përparim” trashëguar nga para-ardhësit kishtarë atdhetarë shqiptarë. Çdonjëri që dëshironte të bëhej anëtar i kësaj lëvizjeje të re në Amerikë, vullnetarisht i vinte vetes detyrë për të qenë: a) “Katolik i mirë, praktikues i fesë; b) Shqiptar -Amerikan i ndershëm; c) Vijues i Traditave të mira Kombëtare të gërshetueme me kulturën e shëndoshë perëndimore-amerikane.” Themelimi i LKSHA dhe i kishës eventualisht ishte më urgjent, po të merrej parasysh në atë kohë politika e regjimit komunist të Tiranës kundër Kishës Katolike, që kishte në plan të zhdukte të gjitha fetë, por sidomos e kishte ferrë në sy klerin katolik, të cilin brutalisht e vrau, e burgosi dhe e torturoi deri në zhdukje. Mbylli kisha e xhamia, dhe si asnjë shtet tjetër në botë, komunistët shqiptarë morën vendimin absurd me shpalljen e Shqipërisë shtetin e parë ateist në botë, duke ndaluar me ligj edhe të Madhin Zot. Themelimi i LKSHA-s u bë me vetëdije të plotë nga klerikët Dom Zef Oroshi dhe At Nargaj me bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë se sipas fjalëve të At Shtjefën Gjeçovit, “Atdhetarë vllazën, mos kjoftë thanun prej kujt se pa besim të vërtetë, mund të bahena atëdhetarë të vërtetë! Ku t’ zhduket emni i madhnueshëm i besimit, mos pyetni për atë komb, se nana e zezë do ta hajë, e vendin e vet e qet në flakë… dhe se ai që përbuz besimin, i del i pabesë si besimit si atdheut…pasi ata që punojnë këso dore nuk kanë farë dashnije as për njënin as për tjetrin…” Lidhja Katolike e krijuar në bazë të parimeve të lartpërmendura, por pa qenë pjesë e asnjë grupimi politik, favorizonte dhe vazhdon edhe sot të bashkëpunojë me çdo grup a individ që përpiqet t’i shërbejë interesave të Atdheut dhe kombit shqiptar pa dallim feje e krahine. Ajo fillimisht përbëhej nga anëtarë të ardhur nga Shqipëria e Veriut, shumica të arratisur për të shpëtuar nga kthetrat e komunizmit, të ardhur nga malet e nga fushat, nga trojet shqiptare anë e mbanë Ballkanit, ruajtës të traditave tona shekullore, por dhe njerëz të shkollës. Vështirësitë ishin të mëdha, por një ndër hapat më energjetikë dhe frymëzues të Dom Zef Oroshit ishte apeli që ai i bëri, më 1968, të gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan pa dallim feje, krahine e ideje që të përkrahnin krijimin e një qëndre fetaro-kombëtare. Kësaj thirrrjeje iu përgjigjën shqiptarët katolikë, muslimanë e ortodoksë, me ndihma morale dhe materiale, duke shënuar si gjithmonë një dëshmi të gjallë e konkrete tolerance, bashkëpunimi e vëllazërimi midis shqiptarëve.

Duke folur për përpjekjet vendimtare të krijimit të qëndrës së re, Dom Zef Oroshi pat thënë se kishte mësuar nga përvoja e Peshkop Fan Nolit vite më parë dhe se ajo përvojë e kishte bindur atë, se nëqoftëse komuniteti shqiptar në Amerikë nuk duhej të shkrihej – duke humbur gjuhë, kulturë e tradita – atëherë ishte e nevojshme ndërmarrja e çdo sakrifice për të përballuar çdo sfidë e çdo pengesë për themelimin e qëndrës katolike. Ky përvjetor ka një rëndësi historike, pasi shënon fillimin e një fushate që pat mbjellë farën e parë duke mbledhur fillimisht 4000 dollarë për blerjen e Qendrës Katolike Shqiptare, e që tre vjetë më vonë u pasua me botimin e revistës “Jeta Katolike Shqiptaro-Amerikane”, pasi Lidhja Katolike kishte nevojë për një botim zëdhënës, por për më tepër kjo ishte edhe revista e vetme katolike shqiptare në botë, që shërbeu për të mbajtur gjallë lidhjet me të afërm dhe me të largët. Para se të fillonte botimi i revistës Jeta Katolike… popullarizimin e Lidhjes së re në komunitet dhe më gjërë, e kishte marrë përsipër Tonin Mirakaj me artikujt e tij të botuar në gazetën Shqiptari i Lirë. Kështu që në një mënyrë Tonini, si sekretar i parë dhe gazetar i ‘Shqiptari i Lirë’ dhe ‘Dielli’ ishin propaganduesit e parë të veprimtarisë fetare dhe patriotike të Lidhjes së re Katolike.

Megjithëse gjatë kësaj periudhe, shërbimet fetare të komunitetit katolik shqiptar bëheshin nëpër kisha të ndryshme amerikane. Puna e rëndë e Kryetarit Dom Zef Oroshit dhe anëtarëve të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane si dhe serioziteti i kësaj nisme të komunitetit të vogël katolik, 50-vjet më parë, u kurorëzua natën e Krishtlindjes të dhjetorit 1969, kur u dha mesha e parë në Qëndrën Katolike Shqiptare në 4221 Park Avenue të lagjes Bronks. Kryetari i Lidhjes Katolike Dom Zef Oroshi, në predikimin e tij me këtë rast përshëndeti grigjën e tij duke u thënë: “Mirë se u pruni Zoti në shtëpinë tuej. Siç pat thënë vite më parë, në krijimin e Lidhjes Katolike më 1962, Dom Zefi ritheksoi edhe me këtë rast se “Kjo sot është një shkëndi e vogël, që me ndihmë të Zotit do të bahemi dritë e madhe, me shëndrit edhe votrat e errësueme në Atdhe” – duke shtuar se: “Rruga e jonë është dhe mbetet ajo e Krishtit: drejtësi, dashuni e paqë për gjithkënd dhe me gjithkënd.

Kishës së parë katolike shqiptare në Nju Jork, me dekret të Arqipeshkvit të atëhershëm të Nju Jorkut, Eminences së tij Terence Kardinal Cooke, iu njohën të gjitha të drejtat si famulli e plotë, me përjashtim të emërtimit famulli, përfshirë të drejtën e rezidencës së famullitarit në qëndër, si dhe të drejtën për të pasur vulën zyrtare dhe të drejtat për të kryer shërbimet fetare si pagëzime, kurorëzime dhe funeralet.

Akordimi nga Kardinali Terence Cooke, Qendrës Katolike Shqiptare i të drejtave kanonike për të kryer të gjitha shërbimet fetare aty, ishte shumë i rëndësishëm pasi me këtë të drejtë, shqiptarët katolikë nuk ishin më të detyruar të shkonin nga një kishë amerikane në tjetrën për nevojat e tyre shpirtërore e fetare, duke emëruar Mons. Zef Oroshin Administrator të Qëndrës dhe bashkëpunëtor të tij Dom Rrok Mirditën, i ardhur nga Arkipeshkvia e Tivarit, i cili me entuziazmin e tij sjell një bashkëpunim të zellshëm e të frutshëm duke i dhënë një hov të ri veprimtarisë së Kishës së parë katolike në Amerikë. Por, ndërsa komuniteti i besimtarëve katolikë sa vinte e shtohej gjatë viteve, nevoja për një kishë më të madhe po bëhej më urgjente. Nga shënimet historike mbi jetën dhe veprimtarinë e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane del se meshtarët, në marrëveshje me Këshillin e Kishës vendosën t’i lëshojnë një thirrje të re mbarë popullit të komunitetit shqiptaro-amerikan për një ndihmë të posaçme për të bërë të mundur ndërtimin e një kishe të re, më të madhe, pasi numëri i emigrantëve sa vinte e shtohej sidomos i atyre nga trojet tona në ish-Jugosllavi. Pas lejeve dhe aprovimeve të nevojshme nga autoritetet shtetërore dhe kishtare amerikane, më 24 shtator, 1978 bëhet inaugurimi i kishës së re me një meshë madhështore dhe pjesëmarrje të madhe bashkatdhetarësh nga i mbarë komuniteti shqiptaro-amerikan, me përfaqësues të të gjitha feve dhe nga mbarë viset shqiptare. Nuk ishte kjo një ndërmarrje aspak e lehtë. Në një editorial të gazetës Dielli të asaj kohe, Kryeredaktori Xhevat Kallajxhiu përshëndet hapjen e kishës katolike shqiptare në Bronks, si “një vepër me të vërtetë të madhe”. Ai uron e përgëzon “iniciatorin e vjetër e kryesor, Monsinjor Zef Oroshin, të Përndershmin Rrok Mirditën, këshillat dhe besimtarët, që nuk kursyen prej shumë vjetësh, ndihmën morale dhe materiale për këtë vepër të shenjtë fetare e kombëtare’’, si “ndërgjegjës të misjonit të tyre jo vetëm si predikues të fjalës së Zotit, por edhe si predikues të shqiptarizmit e të vëllazërimit midis shqiptarëve’’- përfundoi editorialin ish-gazetari i njohur i Zërit të Amerikës Xhevat Kallajxhiu. Në këtë ndërkohë, shqiptarët katolikë të Nju Jorkut kishin ndezur edhe një shkëndi tjetër atë të ‘’ Shën Pjetrit e Palit’’, nën udhëheqjen e meshtarit Dom Lazër Shëldija, e cila në shkurt të vitit 1987, me miratimin e këshillave dhe të meshtarëve të tyre, Dom Rrok Mirdita dhe At Andrew Nargaj ndërmorën vendimin për bashkim historik, në një kishë të përbashkët, kushtuar Pajtores së Shqiptarëve, Zojës së Shkodrës. Ishin përpjekje të vështira këto për të bashkuar shqiptarët e shpërndarë anë e mbanë Nju Jorkut dhe në shtete të tjera. Por me vullnetin e pandërprerë, me sakrifica e mundime të mëdha, që vetëm pjesëmarrësit dëshmitarë të asaj periudhe i njohin mirë. Komisioni fillestar dhe komisionet e këshillat e kishës në vazhdim, kapërcyen kundërshtimet, apatitë, ndërhyrjet qëllim-këqia, dhe ia dolën më në fund objektivit të lartë fetar e kombëtar.


Darkë e shtruar nga Këshilli i Kishës Katolike Shqiptare në Bronx me në krye Monsinjor Dr. Zef Oroshin në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për Sekretarin e Lidhjes Katolike Shqiptare, Frank Shkreli me rastin e largimit të tij nga Nju Jorku për në Washington, për të filluar punën në Zërin e Amerikës, qershor, 1974.

Mbas shumë përpjekjeve, u gjet vendi i përshtatshëm prej 12 hektarësh e gjysëm, në 361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, New York, këtu ku jemi sot. Kontrata e blerjes u nënshkrua me datën 26 shtator 1989, në zyrën e avoketënve “Piro & Mansell” në White Plains. Kisha përfaqësohej nga avokati George A. Phillips i firmës, “Cusack & Styles”, në emër të cilës kontrata u nënshkrua nga i Përndershmi Dom Rrok Mirdita, në prani të anëtarëve të komisionit të bashkimit të dy kishave, zotërinjve Tonin Mirakaj, Lekë Gojçaj, Prelë Sinishtaj dhe Ndue Shala. E gjithë kjo veprimtari prej disa dekadash e shumë mundimesh, nga klerikët dhe komuniteti katolik shqiptar në Amerikë përfundon më në fund në kurorëzimin e ndërtimit të Kishës së re, Zoja e Shkodrës këtu në Hartsdale. Por është me rëndësi historike të përmendet fakti se vetëm dy ditë mbas blerjes së tokës, me 28 shtator 1989, Eminenca e Tij John Cardinal O’Connor i Nju Jorkut njoftoi themelimin e “Famullisë së parë Katolike Shqiptare në Amerikë me emërin e bukur “Zoja e Shkodrës” dhe emëroi famullitar të Përndershmin Dom Rrok Mirdita dhe bashkfamullitar të përndershmin Dom Pjetër Popaj. Në vend që të pushonte krahët mbas një pune jashtëzakonisht të rëndë, Dom Rroku, merr thirrjen e shëjntë për t’u këthyer dhe për të ndezur në Atdhe atë “shkëndinë e vogël” nga Amerika, për të cilën pat profetizuar Dom Zef Oroshi me krijimin e LKSHA me 1962, që falë punës së rëndë dhe sakrificave të vet Imzot Rrok Mirditës dhe Konferencës së ipeshkvijve shqiptarë, sot “është bërë dritë e madhe, që shëndritë votrat e errësueme në Atdhe” nga dekadat e ideologjisë komuniste, që kishte zhdukur çdo dukuri fetare me shpalljen absurde të Shqipërisë si vendi i parë ateist në botë. Emërimi dhe shugurimi i Dom Rrok Mirditës Arqipeshkëv për Durrës- Tiranë nga Shëjtënia e tij Papa Gjon Pali i Dytë solli pra, largimin e tij nga Amerika për në Atdhe, duke pranuar kështu privilegjin historik që veprën e filluar në Amerikë ta vazhdonte në Atdhe, – për të filluar atë që gazeta New York Catholic e cilësoi si “A New Dawn for Albania” (Një Agim i Ri për Shqipërinë)-për hir të dashurisë për të Madhin Zot dhe Kombin e tij, si edhe për hir të dinjitetit dhe në falënderim të përjetshëm të para-ardhësve të mëdhej të klerit katolik shqiptar të përsekutuar dhe të martirizuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.


Në Sallën Nënë Tereza, Kisha ‘’Zoja e Shkodrës’’) 10 Qershor, 2012 – në 50-vjetorin e Lidhjes Katolike-Shqiptaro-Amerikane me Kryeipeshkvin e ndjerë Tiranë-Durrës, Mons Rrok Mirditën.

Por barra e rëndë për shërbimet fetare dhe për mbarimin e punimeve të kishës së re, ra mbi krahët e të Përndershmit Dom Pjetër Popaj, një prifti të ri e energjetik, i edukuar dhe i shuguruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i cili me përpjekje të palodhëshme njerëzore, me dedikim, sakrifica dhe vetmohim iu përvesh punës për të realizuar objektivin madhor të filluar 50-vjet më parë, dmth, të realizimit të misjonit të lartë fetar e kombëtar, që sot është famullia “Zoja e Shkodrës”. Dom Pjetri iu përvesh punës me vrull e vendosmëri të pashoqtë për fillimin dhe mbarimin e këtij objekti fetar e kombëtar, të cilin Kardinali John O’Connor e pat quajtur një gur i çmueshëm, një diamant ose xhevahir, me fjalë popullore me të vërtetë një vepër madhështore, pat thënë ai. dhe që sot, fal aktivitetit të saj fetar e kombëtar është jo vetëm krenaria e komunitetit katolik, por e mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan.

Më datën 3 dhjetor, 1995 bekohet guri i parë i themelit të kishës së re, në prani të një numëri të madh besimtarësh dhe udhëheqësish nga tri besimet. Ndërtimi dhe inaugurimi i kishës “Zoja e Shkodrës’’ shënoi përmbylljen e një kapitulli të lavdishëm të komunitetit katolik shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e një veprimtarie të gjithanëshme aktivitetesh fetare, kombëtare e kulturore, jo vetëm për komunitetin katolik, por për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, pa marrë parasysh përkatësinë fetare.

Arqipeshkvi i Nju Jorku, John Kardinal O’Connor, një mik i vërtetë i shqiptarëve, me rastin e shugurimit të kishës së re, të cilën, siç thashë më lartë e quajti një diamant i çmueshëm, tha se konsekrimi i kishës “Zoja e Shkodrës’’ ishte me të vërtetë një celebrim e gëzim po të marrim parasysh historinë e kombit shqiptar dhe dëshirën e tij për të qenë i lirë për t’iu lutur Perëndisë.  Është e pamundur që mbrenda një kohe të shkurtë prej disa minutash të përfshihet një historik aq i pasur siç është veprimtaria e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane gjatë 50-vjetëve të fundit, e sidomos e 20-vjetëve të fundit nën udhëheqjen e Dom Pjetër Popaj dhe bashkëpunëtorëve të shumtë. Por do të përpiqem që në pika kryesore dhe shkurtimisht të nënvijoj ato aktivitete fetare, kombëtare e kulturore që e kanë dalluar dhe e dallojnë Famullinë Zoja e Shkodrës, këtu në Hartsdale të Nju Jorkut. Një qëndër kjo, me veprimtari të larmishme në shumë fusha, ku po mësohet dhe thellohet besimi në të Madhin Zot, por në të njëjtën kohë e si gjithmonë dhe në traditën më të mirë të klerikëve tanë dhe të Kishës Katolike Shqiptare, që gjatë të gjithë historisë së kombit tonë ka vazhduar të ruajë dhe të promovojë zakonet dhe traditat tona si edhe ndjenjat kombëtare për të gjithë edhe këtu në botën amerikane në të cilën jetojmë. Rëndësinë e përurimit të Kishës së parë Katolike Shqiptare në Nju Jork, e shprehu më së miri në atë kohë, Ernest Koliqi, i cili në revistën ”Shëjzat” pat shkruar me atë rast se përveç dobisë shpirtërore, ‘’Na tue u nisë nga pikëpamja shqiptare dëshirojmë të theksojmë këtu, vlerën e një organizimi, i cili në flakë e në dritë të fesë – nevojë urdhnore e njerëzve sidomos kur mjerohen nga goditjet e fatit si janë të mërguemit – synon të mbajë gjallë zakone e doke thjesht kombëtare, dmth të ruajë në vend të huaj pasuninë etnike të trashigueme nga të parët, pasuni që na lejon m’u quejtë shqiptarë në botë.’’

Frank Shkreli falënderon me këtë rast, Monsinjor Dr. Zef Oroshin për ndihmën dhe këshillat e tija dhe njëkohësisht edhe Këshillin e Kishës Katolike Shqiptare për bashkpunimin dhe ndihmesën e tyre gjatë periudhës që kishte shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike, të themeluar nga Monsinjor Dr. Zef Oroshi.  Frank Shkreli: Në kujtim të Monsinjor Zef Oroshit | Gazeta Telegraf

Përveç shërbimeve fetare dhe në përputhje të plotë me traditën historike të rolit që Kisha Katolike Shqiptare ka luajtë gjatë shekujve, në mbrojtjen dhe në kultivimin e vlerave të historisë kombëtare, gjuhës, kulturës, folklorit dhe të traditave tona shekullore, Kisha Zoja e Shkodrës dhe udhëheqësit e saj klerikë dhe laikë vazhdimisht, kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme duke organizuar folklore, seminare e akademi. Kështu që, kjo kishë e ka bërë këtë qëndër gjithashtu një mjedis ku të rinjtë e të rejat e tri besimeve tona zhvillojnë edukimin e tyre patriotik dhe me qëllim të ruajtjes dhe të zhvillimit të mëtejshëm të traditave dhe të ndërgjegjes kombëtare të fisit shqiptar.

Është me vend që të përmenden disa prej tyre -më të rëndësishmet – siç ishte akademia e mbajtur me rastin e 300-vjetorit të Imzot Pjetër Bogdanit, ku u ftua Dr. Ibrahim Rugova për të mbajtur ligjëratë. Kjo ishte vizita e parë e Ibrahim Rugovës në Amerikë dhe mund të thuhet lirisht se Kisha Zoja e Këshillit të Mirë mund të marrë kredinë se me këtë ftesë, konsiderohet që ai të ketë filluar karierën e tij politike, që pak më vonë e konsolidoi atë si udhëheqësin e Kosovës, që e njihte e gjithë bota, si udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më vonë si President i atij vendi.

Ndër të tjera, janë organizuar gjithashtu edhe seminare në përkujtim të At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës. Çdo vit më 28 Nëntor, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë organizohej dhe organizohet meshë dhe aktivitete për të përkujtuar dëshmorët e kombit dhe për t’iu lutur Perëndisë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. “Dita e trashëgimisë shqiptare”, edhe kjo një nga veprimtaritë e shumta vjetore të organizuara nga Kisha Zoja e Shkodrës, është kthyer tashti në një aktivitet masiv që synon të mbajë gjallë traditat kulturore dhe të forcojë lidhjet e miqësisë midis gjithë shqiptarëve dhe t’i bëjë ata krenarë për prejardhjen e tyre.

Pasi Shqipëria nën regjimin komunist kishte marrë një emër të keq në Amerikë, ishte gjithmonë qëllimi i klerikëve katolikë, që botës amerikane t’i paraqiteshin vlerat pozitive të shqiptarëve duke paraqitur kulturën, kostumet dhe traditat më të mira, duke filluar me pjesëmarrjen e komunitetit në Festivalin e Arteve të Ballkanit në mesin e 1970-ave. Festivali muzikor që kisha organizon për çdo vit, nën drejtimin e të palodhëshmit Mark Koliqit-Shkreli është bërë si të thuash një institucion kulturor e kombëtar, në të cilin marrin pjesë mijëra shqiptarë nga mbarë komuniteti, por edhe më gjërë, pa dallim feje, krahine apo ideologjiee që mbulohet jo vetëm nga media shqiptare, por edhe nga ajo amerikane, përfshirë, ndër të tjera edhe gazetën me famë botërore Nju Jork Tajms. Grupi Rozafati që ekziston pranë kishës për më shumë se 30-vjet ka përfaqësuar komunitetin shqiptar në organizime e çfaqje të ndryshme artistike e kulturore të komuniteteve etnike në Amerikë. Folklori i Kishës Zoja e Shkodrës ka zbukuruar paradat vjetore në bulevardet e Nju Jork si edhe darkat e festimet kombëtare të komunitetit shqiptaro-amerikan, siç ishte kohët e fundit festimi i 100-vjetorit të themelimit të organizatës mbarëshqiptare Vatra. Dom Rroku e Dom Pjetri, mbi të gjithë angazhimet që kishin mbi supet e tyre, disi kishin gjetur kohë që të përgatisnin dhe të drejtonin edhe radio programin “Zëri Katolik Shqiptar’’, që transmetohej çdo të shtunë në mëngjes.

Aktiviteti i gjithanshëm i famullisë ka përfshirë edhe organizimin e udhëtimeve ose shtegtarive me karakter fetar, si për shembull vizita në Vatikan dhe Gennacano, ku grupi nga Zoja e Shkodrës u prit në audiencë nga vet Papa Gjon Pali i dytë. Të rëndësishëm ishin shtegtimi në Tokën e Shenjtë dhe udhëtimi në Shqipëri me rastin e vizitës historike të Papës Gjon Palit të dytë, me ç’rast ai shuguroi katër ipeshkvijë, përfshirë edhe ish famullitarin e kishës tonë, tashti Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolitan i Tiranë-Durrësit duke e ringjallur kështu hierarkinë e Kishës Katolike Shqiptare, e cila ishte zhdukur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Përveç veprimtarive fetare, kulturore dhe atdhetare, komuniteti katolik shqiptar nëpërmjet kishës, e me ndihmën e klerikëve dhe të këshillave të ndryshme drejtuese, shpesh është marrë edhe me veprimtari humanitare në shërbim të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë e vise të tjera. Vlenë të përmendet se gjatë 1990-ave, Kisha Katolike Shqiptare ka organizuar gjithsejt 22 transportime ushqimesh dhe veshmbathjesh, si edhe fonde me qindëra mijëra dollarë për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe për refugjatët shqiptarë nga Kosova. Megjithëse larg nga atdheu dhe trojet tona në Ballkan, besimtarët katolikë të kësaj famullie gjatë këtyre 50-vjetëve histori të Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane nuk kursyen kurrë dhe asgjë për bashkatdhetarët tanë në vendlindje duke dërguar, sipas mundësive këtu dhe nevojave atje, ndihma për ndërtimin e rrugëve, shkollave e qendrave fetare e kulturore, përfshirë edhe ndihmën e konsiderueshme dhënë për ndërtimin e Katedralës “Nënë Tereza’’ në kryeqytetin e shtetit sovran e të lirë të Kosovës dhe kur thirri Atdheu për mbrotjen e interesave kombëtare nuk munguan as ndihmat materiale e madje-madje as ato njerëzore.

Përveç veprimtarisë kombëtare, fetare e kulturore, Kisha Katolike nga koha në kohë organizonte, me ndihmën e mjekëve shqiptarë të kryesuar nga Dr. Agim Leka, edhe përkujdesje shëndetësore për fëmijtë e emigrantëve të rinj të çdo feje e krahine, duke hapur hapësirat e kishës për imunizime dhe nevoja të tjera shëndetësore për komunitetin shqiptaro-amerikan. Megjithëse sot ka lloj lloj organizatash politike e kulturore të komunitetit. Ishte Lidhja Katolike Shqiptaro-Amerikane, ajo që u parapriu këtyre kur në fillim të 70-ave mori iniciativën, që së bashku me qëndrat si motra myslimane dhe ortodokse të formohej Organizata etnike shqiptaro- amerikane që do të përfaqësonte interesat e komunitetit pranë Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut.

Nuk është pra kjo një “qyqesh”, siç i cilësonin apologjetët e regjimit të Enver Hoxhës, mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, që shumë prej të cilëve patën fatin të shpëtonin nga terrori i egër i stalinistëve të Tiranës komuniste, e që disa prej të cilëve, 50-vjetë më parë morën guximin dhe themeluan këtë Lidhje Katolike Shqiptaro-Amerikane. Ky pra, është një komunitet, i cili shpirtërisht dhe fizikisht, gjithmonë ka qenë dhe është afër dhe i gatshëm të mbrojë interesat kombëtare dhe të punojë për “Fe e Atdhe”. Është ky komunitet i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, me Kishën “Zoja e Shkodrës’’ – i cili pa marrë parasysh se ç’thanë kritikët dashakeqës atëherë, e ndoshta edhe sot ai që po shkruan historinë e diasporës shqiptare në Amerikë dhe që është bërë pjesë e pandashme edhe e historisë së Kishës Shqiptare në Atdhe. Si i tillë, ky komunitet meriton një kapitull të denjë edhe në historinë e kombit shqiptar, ashtu siç zë vend edhe historia e arbëreshëve të Italisë, të cilët gjatë 500-vjetëve ç’prej largimit të tyre nga Atdheu për të shpëtuar nga otomanët, ruajtën fenë, dashurinë për Atdheun, traditat, gjuhën shqipe dhe kulturën. Ashtu si edhe arbëreshët e Italisë, edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, pjesë përbërëse dhe e rëndësishme e të cilit është edhe komuniteti katolik i Nju Jorkut me rrethe, me aktivitetin e tij të palodhshëm 50-vjeçar, të udhëhequr nga klerikët tanë që kemi privilegjin t’i kemi këtu sot, si dhe ata që kanë shkuar në atë jetë, vazhdon të jetë flamurtar i përhapjes dhe i forcimit të idesë kombëtare, i ruajtjes së vlerave fetare e morale si edhe i kulturës dhe traditave të bukura shqiptare, e që nëpërmjet shembullit të Nënë Terezës e kanë bërë kombin tonë të njohur anë e mbanë botës.

Roli i famullisë Zoja e Shkodrës në jetën fetare, kulturore, shoqërore, humanitare dhe në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve kudo dhe pa dallim është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë edhe udhëheqësit politikë dhe diplomatë nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera shqiptare, të cilët e kanë bërë vizitën në këtë qendër si një ndalesë të domosdoshme gjatë qëndrimit të tyre në Amerikë. Famullia Zoja e Shkodrës është shpesh edhe në qendër të aktiviteteve ekumenike duke marrë iniciativën dhe duke organizuar lutje ndërfetare me udhëheqës të besimeve të tjera për qëllime mbarëkombëtare, si për shëmbull lutjet, që mbaheshin për pavarësinë e Kosovës, dhe për fatin e shqiptarëve në përgjithësi. Një ndër ndërmarrjet më me rëndësi të kësaj qendre, siç thashë edhe më përpara, ka qenë botimi i revistës Jeta Katolike ku shkruanin e vazhdojnë të shkruajnë jo vetëm intelektualë e shkrimtarë të famullisë, por ajo është e hapur për të gjithë, dhe e cila ka siguruar respektin e meritueshëm, përmbajten e së cilës e ka vlerësuar edhe shkrimtari Ismail Kadare.  Këshilli redaktues nën drejtimin e Dom Pjetrit dhe të Mark Koliqit meriton lëvdata për një punë të mbrekullueshme edhe në fushën gazetareske.

Rëndësia e këtij përvjetori, e vërteta është, që qëndron në faktin se themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane 50-vjetë më parë, kur të shikohet nga këndvështrimi i sotëm, ishte gur themeli, ishte hyll i dritës dhe agimi i parë i mëngjezit, që zbardhi ditën dhe të ardhmen e Kishës Katolike Shqiptare në përgjithësi. Kur të marrim parasysh historinë e vuajtjeve e të mundimeve të klerit dhe të Kishës Katolike në Shqipëri gjatë diktaturës hoxhiste komuniste, është e qartë se Shpirti i Shënjtë kishte dorë të drejt për drejtë në këtë krijesë të re, në këtë vend të madh të lirisë e demokracisë, me qëllim jo vetëm për të mirën e komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, por edhe për fatin e Kishës në Shqipëri dhe për të mirën e mbarë kombit shqiptar. I Madhi Zot vepron në mënyra misterioze. Siç thashë lart, nga kjo famulli doli një arqipeshkëv, në personin e Imzot Rrok Mirditës, dy meshtarë Dom Pjetri e Dom Nikolin Përgjini, si dhe diakoni Marash Shkreli, të cilët shërbyen për disa vjet në këtë famulli. Historia 50-vjeçare e Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane është një periudhë evenimentesh historike siç ishte, ndër të tjera, edhe organizimi i meshës solemne në Katedralën e Shën Patrikut në Nju Jork më 1997 në kujtim të Nënë Terezës, bijës që Kombi shqiptar i ka dhuruar njerëzimit, e ku mori pjesë një mori e madhe shqiptarësh dhe të huajsh, pa dallim. Me ç’rast Profesor Sami Repishti, i emocionuar nga kjo çfaqje fetare e kombëtare e organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës, e përmblodhi më së miri misjonin dhe aktivitetin e kësaj veprimtarie duke shkruar me atë rast: “Këtu në Katedralën e Shën Patrikut u duk fëtyra pak e njohur e popullit tonë të vjetër e fisnik, u duk i qartë besimi jonë në vetvehten, besnikëria ndaj traditave tona kombëtare, dashuria jonë e madhe për gjuhën tonë amtare, toleranca jonë fetare (i cili popull fton imamin mysliman të flasë nga altari i Katedralës) dhe vendosmëria jonë për të qenë pjesëtarë të një kombi që na jep nder dhe na jep emërin shqiptar…Megjithë sakrificat e shumta që keni bërë, o vëllezër e motra shqiptarë katolikë, “për fe e atdhe’’,- vazhdon Profesor Repishti- “ju jeni një grup fetar e kombëtar që do të mbijetoni çdo provë e vështirësi në të ardhmen… dhe në këtë rrugë ju keni përkrahjen e miljona shqiptarëve myslimanë e ortodoksë që ju kuptojnë dhe ju duan”,- ka përfunduar artikullin e tij Profesor Sami Repishti.

50-vjetori i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane është pra, një kurorëzim i denjë dhe i mrekullueshëm i një veprimtarie në fushën e fesë dhe të shqiptarizmit. Me urimet e mia i lutem të Madhit që Qëndra Nënë Tereza dhe famullia e Zojës së Shkodrës, nën drejtimin e famullitarit Dom Pjetër Popaj, të vazhdojë punën e saj frymëzuese bazuar në binomin Fe e Atdhe me Përparim, të trashëguara nga paraardhësit kishtarë shqiptarë, në misjonin e saj për të ndihmuar Kishën e shumëvuajtur dhe institucionet fetare, të cilat gjithmonë kanë qenë qendra, jo vetëm e vlerave fetare, por edhe vatër e promovimit të patriotizmit të pastër, të kulturës arbërore dhe të tolerancës ndërfetare këtu në Amerikë dhe në të gjitha trojet tona shqiptare në Ballkan.

*Autori ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane dhe ka qenë anëtar i grupit redaktues të revistës ‘’Jeta Katolike Shqiptare,’’ për periudhën 1971-1974.

 

Kujtime nga protesta e komunitetit shqiptaro-amerikan kundër vrasjes barbare të At Shtjefën Kurtit nga regjimi komunist hoxhist, Nju Jork, 1973– Autori, pjesëmarrës në protestën para OKB-së me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, ish-udhëheqësin shpirtëror të komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork.

Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

0

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Ekziston një hendek midis pritshmërive nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe realitetit në sferën e gjeopolitikës. Maqedonia e Veriut do të duhej mos të binte në kurthin e etnonacionalizmit. 

Hyrje

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale që u zhviluan dje në Maqedoninë e Veriut ishin ashtu priteshin. Në raundin e parë fitoi kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska/Davkova.

Kjo fitore e shtynë Maqedoninë e Veriut në terrenin e rrëshqitëshë të destabilitetit politik.

Fundja ky ishte edhe qëllimi i ndërhyrjes ruse dhe serbe.

Perendimi sërish, ngjashëm me Malin e Zi, regoi me vonesë!

Këto zgjedhje, sidomos ato për Parlament, që pritet të mbahen më 8 maj, do t’i japin peshën meritore gjeopolitike këtij shteti të brishtë. Ky rezultat është një lloj produkti edhe i naivitetit të të ashtuquajturve politikanë modern të hapësirës politike shqiptare.

Si Komb, e dëshmuan edhe këto zgjedhje, kemi nevojë urgjente për një bashkërendim në fushën e strategjisë së veprimit politik.

Maqedonasit që e ndjejnë veten nacionalistë, u dëshmuan si shumicë absolute. Ata ndërkohë do të rreshtohen edhe më fuqishëm në të ashtuquajturin front antiperendimor, disi ngjashëm me shumicën e qytetarëve në Malin e Zi. Ky ishte kurthi në të cilin ranë vet. 

Maqedonia e Veriut në vorbullën e stuhive të gjeopolitikës

VMRO-DPMNE po rikthehet në pushtet pas një rishikimi dhe riorjentimi që i ka bërë agjendës politike nacionale. Ideologët e kësaj force politike duket se i janë larguar tej mase objektivave të saj themelor. Partia mëton se qëllimet dhe objektivat e saj janë shprehja e traditës së popullit maqedonas në të cilin bazohet lufta politike dhe konceptet e saj.[1]

Le të kujtojmë faktin se kjo parti u themelua me këtë emër e siglë VMRO-DPMNE më 17 qershor 1990 në Shkup.[2] Meqë atbotë procesi i shkërmoçjes së Jugosllavisë kishte filluar dhe egzistonte rreziku real i gllabërimit të Maqedonisë nga Serbia, themeluesit e saj, menjëherë do të binin në kontakt me autoritetet bullgare për të siguruar egzistencën e Maqedonisë si republikë më vete.  Në Sofje u siguruan se nëse Serbia do të pushtonte Maqedoninë, atëherë Bullgaria do të përdorte të gjitha mjetet e nevojshme për ta kundërshtuar atë.[3]

Nëse elita drejtuese pararendëse e VMRO-DPMNE me të drejtë është kritikuar për politikën e saj ” antikuese ” (e njohur në vend si “Antikvizacija”), në të cilën vendi kërkon të përvetësojë figura të lashta maqedonase si Aleksandri i Madh dhe Filipi II i Maqedonisë,[4] në përpjekje për të ndërtur një identitet të ri, përdallues nga ai bullgar, drejtuesit aktual po i rikthehen gradualisht boshtit sllav Beograd-Moskë. Ky riorjentim ç’është e vërteta ka filluar që në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Nikolla Gruevski.
Ndërkaq në vitin 2015, ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-NP-së, Ljubço Georgievski, do t’i kunëdrvihej politikave serbizuese të pararendësit të tij. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai kishte shprehur mendimin e tij, se “qeveria pararendëse kishte një qëllim të qartë: ta mbante vendin më afër Serbisë dhe në një fazë të ardhshme të bashkohej me fqinjin verior.” Sipas tij, “po zhvillohej një politikë klasike pro-jugosllave e serbizimit, ku po kërkohej përballje me të gjithë fqinjët e tjerë, por kufiri midis identitetit kombëtar maqedonas dhe serb ishte fshirë.” [5]

“Stop përthithjes serbe të kombit maqedonas” ishte motoja e reklamave të vendosura atëherë në rrugët e Shkupit, përmes të cilave Partia nisi fushatën për ruajtjen e identitetit kombëtar maqedonas. Shtypi proqeveritar mëtonte se “bullgari” Georgievski organizoi një provokim të ri. Si rezultat, tabelat u hoqën shpejt nga autoritetet e VMRO-DPMNE-së.[6]Rikthimi tek vetvetja sapo kishte filluar.

Marrëveshja me Greqinë do ta ndihmonte këtë rikthim, ndërkaq antarësimi në NATO do ta garantonte mbijetesën dhe egzistencën e Republikës. Po i hapej rrugë kështu ecjes drejt BE-së. Por, në këtë kontekst, drejtuesit e këtij shteti multietnik nuk mund të ishin të sigurtë  për një sukses të pastër: perspektivat e tij kanë qenë gjithçka veçse të qarta, që kur Greqia vuri veton ndaj kandidaturës së fqinjit të saj në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 për shkak të konfliktit të emrit,[7] që do të pasohet edhe me kushtin e Bullgarisë lidhur me pozitën kushtetuese të minoritetit bullgar.
Vetëm ata që përbënin e përbëjnë mbi 1/3 e popullsis, pra shqiptarët, nuk parashtronin kushte! Së paku jo deri në pranveërn e vitit 2001, atëherë kur Ushtria Çlirimtare Kombëtare I kishte dhënë fund eksperimentit me shqiptarët dhe kishte imponuar Marrëveshjen e Ohrit.

Ishte pikërisht ai kompromis që prezentoi Marrëveshja e Ohrit që i garantoi shqiptarëve një fije dinjiteti moral e politik, por edhe që i dha fund lufëts, që kishte sjellë në pikëpyetje mbijetesën e Maqedonisë si shtet.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, në një gjest simbolik të pajtimit, Greqia do të bëhej vendi I parë që do të ratifikonte pranimin e Maqedonisë së Veriut në aleancë.

Në rrugën e përafrimit të Maqedonisë së Verit me BE-në, siç pohuam më lartë, një pengesë tjetër me të cilën përballet Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt integrimit evropian, janë çuditërisht marrëdhëniet e saj të tensionuara tani me Bullgarinë.
Maqedonia e Veriut rikthehet kështu në vorbullën e stuhive të gjeopolitikës.

Në shtator 2019, Bullgaria I dërgon Shkupit zyrtar një listë të kushteve që duhej të plotësoheshin, nëse shpresonin të merrnin mbështetje për anëtarësimin në BE. Lista përfshin njëzet pika me afate specifike të përafruara me kujdes me datat e diskutimeve paragjyqësore.
Njëra prej tyre përfshin tërheqjen e palës maqedonase nga çdo pretendim që lidhet me pakicën maqedonase të Bullgarisë. Përveç kësaj, çdo shënim për një “pushtim fashist bullgar” duhet të hiqet nga të gjitha monumentet historike dhe pllakat përkujtimore. Në këtë kontekst, duhet të inicohet një proces lustrimi që synon largimin e të gjithë veprimtarëve ish-komunistë jugosllavë nga aparati shtetëror. Harmonizimi i përmbajtjes së teksteve të historisë të të dy vendeve është një tjetër kusht i palës bullgare që duhet të përmbushet në mënyrë që Maqedonia e Veriut të llogarisë në ratifikimin nga ana e saj lindore.[8]

Por në krejt këtë përplasje shpërfaqet thelbi i mosmarrëveshjeve politike në realacionin Shkup-Sofje – është gjuha. Bullgaria kërkon që Bashkimi Europian të mos përdor termin “gjuhë maqedonase” në bisedimet e anëtarësimit, por më tepër termin “gjuhë zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Ky insistim është në përputhje me pikëpamjen bullgare se maqedonasit janë realisht bullgarë. Vetë Bullgaria e sheh maqedonishten si një dialekt bullgar.

Nën moton “krenare për Maqedoninë e Veriut”, Siljanowska-Dawkowa kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, e riktheu çështjen e integrimit të vendit në Perëndim në fokus të fushatës së saj zgjedhore. Ajo dhe partia e saj, e kthyen vokabularin etnonacionalist në qendër të fushaëts, duke premtuar se me ardhjen në pushtet do t’i japin fund “poshtërimit kombëtar që Shkupi duhej të duronte nën socialdemokratët duke bërë kompromise për hir të integrimit në BE dhe NATO.”

 

Me këtë rast bëhet fjalë për ndryshimin e emrit të vendit, të cilin Greqia, anëtare e BE-së, e kishte kushtëzuar, duke premtuar se do të hiqte dorë nga vetoja kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit ndërmjet Brukselit dhe Shkupit.
Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2005. Ndërmjet viteve 1991 dhe 2017 shteti u quajt “Republika e Maqedonisë”. Në vitin 2017, kjo mosmarrëveshje u zgjidh dhe vendi u quajt “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Më pas, fqinji i Maqedonisë së Veriut, Bullgaria do ët fillojë ta marrë rolin e Greqisë – atë të bllokueses së këtij procesi.

Në thelb, mosmarrëveshja mes Shkupit dhe Sofjes ka të bëjë me kulturën, historinë dhe traditën, prandaj kemi kërkesën e Sofjes që pakica bullgare e Maqedonisë së Veriut të theksohet qartë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
Ky ndryshim do të jetë sinjifikativ për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ai kërkon një shumicë prej dy të tretash, të cilën VMRO-DPMNE, që ndërkohë konsiderohet pro-ruse dhe pro-serbe, nuk e ka pranuar. A do të arrijë që edhe pas ardhjes në pushtet të bëjë këtë rezistencë, është pak e besueshme.
Në këtë pikë ajo mund të ketë vështërsitë e para edhe me partnerin shqiptar të koalicionit.

Ndryshimet kushtetuese rezultojnë kështu esenciale për tejkalimin e mendësisë unitariste që ka kultivuar VMRO-DPMNE. Tek atëherë do të mund të hiqte dorë VMRO-DPMNE nga politikat unitariste e shoveniste, ndërkaq jeta plurale multikulturore të reflektohej edhe në jetën reale politike në Maqedoninë e Veriut.

Por marrëdhëniet e acaruara mes Shkupit dhe Sofjes, duhet paër para së gjithash në kontekstin e ri gjeopolitik. Prandaj zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut ishin objekt i raportimeve të shumta në mediat bullgare dhe ato shqiptare [në Koosvë dhe Shqipëri].
Në web portalin bullgar mediapool.bg, një koment i lexuesve mbi rezultatin e zgjedhjeve shkroi: “Provë e mëtejshme se maqedonasit janë bullgarë”. Ndërkaq në zhurmnajën e mediave shqipe në Tiranë e Prishtinë dominoi beteja politike për ruajtjen e statusquosë që drejtohet nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, e që në prapavijë ka rikthimin tek pojekti Open Ballkan.

Rikthimi tek logjika e ripërcaktimit të kufijve të influencës në përputhje me identitetet gjeopolitike rajonale që po krijohen,duke marrë në konsideratë edhe interesat e shteteve që do ët përmbyllin në këtë kudër edhe procesin e shtet-kombit nuk mund të konsiderohen asesi si konstruksione moderne.
Më i vjetri prej këtyre kufijve me shtrirjen më të madhe, ishte ai midis Lindjes dhe Perëndimit – ose më saktë: midis Azisë dhe Evropës, midis Orientit dhe Perëndimit. Kjo tendencë vihet re edhe në thellësitë e shekujve – në antikitet, kur Aristoteli theksoi kontrastin midis demokracisë së polisit grek dhe despotizmit të mbretit pers.[9]

Luftërat midis popujve autokton – ilirëve e thrrakasve në përballje me dyndjet sllave që nga shekulli i 6-të i epokës sonë, si ato të mëhershme të grekëve me persët dhe më vonë kundër romakëve dhe parthinëve, ishin shprehja ushtarake e këtij demarkacioni, që i përngjet totalisht përplasjes aktuale të Perednimit  [NATO] me Lindjen [para së gjithash me Rusinë].

Ndërkaq përballja dhe rivaliteti shqiptaro-serb merrë ngjyresa të reja që kur një pjesë e elitës

kulturore serbe përvetëson idetë e iluminizmit evropian [le të kujtojmë ditarin e luftës të Dimitrije Tucoviqit, shkrimet publicistike të Kosta Novakoviqit…]. Ky kontrast atbotë rishikohet, duke pranuar gjenocidin serb mbi shqiptarët në përputhje me këndvështrimin e Hegelit, në filozofinë e historisë të të cilit bota orientale e stanjuar është në kontrast me botën greke, romake dhe gjermanike në avancim. 

Identiteti gjeopolitik në krijim

Kufiri midis Evropës dhe Azisë, gjykojnë studjuesit progresiv, është gjithashtu një konstrukt, pasi Evropa nuk është një kontinent i veçantë në kuptimin gjeografik, por vetëm shtojca perëndimore e masës tokësore euroaziatike.
Kufiri më i largët në perëndim u tërhoq nga Ewald Banse (1912). Ai shkon nga Shën Petersburg deri në grykën e Danubit në Detin e Zi; ai përfshin shtetet baltike, por tashmë përcakton Bjellorusinë dhe Ukrainën si pjesë të Evropës. Nëdrkohë sa Ukraina vazhdon të jetë fronti I luftës mes Perednimit dhe Lindjes, Bjellorusia po mbushet me gryka të armëve bërthamore ruse, ndërkaq shtrirja e ktij ndikimi drejt Ballkanit mbetet objektiv strategjik jo vetëm i Rusisë.
Ndërkaq sot kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë dhe nuk i shihet fundi, identitetet gjeopolitike po rishikohen në tërësin e tyre, nëdrkaq në Europën Juglindore ata po përshtaten në përputhje me rrethanat e reja. Ata kufij po ankorohen në ndërgjegjen e njerëzve, madje edhe të atyre që ishin në gjendje të luftonin për shpërbërjen e Jugosllavisë, përmes përpjekjeve intelektuale e politike, ka tendenca të arsyetohet rikthimi tek projekti i Ballkanit të Hapur, që është de fakto Jugosllavia e re pa Kroacinë e Slloveninë, por me Shqipërinë politike!

Edhe brenda Evropës, kufijtë e vjetër tashmë kanë ndryshuar rrënjësisht. Prandaj kishim luftë në Balkan në dekadën e fundit të shekullit të kaluar; prandaj kemi luftë sot në Ukrainë.
Kufiri midis Kishës Ortodokse dhe asaj Katolike, kufiri midis Perandorisë Habsburge dhe Perandorisë Osmane – këta të fundit në Ballkan tani, janë shndërruar në kufijë të “Evropës në bërthamë”. Përpjekja e Rusisë për ta rikthyer nën influencën e vet, përveç Serbisë dhe Republikës Serbe [Bosnjë e Hercegovinë], edhe Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut,  nënkupton një betejë të re mes Perednimit e Lindjes në procesin e përfundimit të kufijve të identitetit të ri gjeopolitik. Ndërkaq Shkupi munde të rikthehet sërish në një qendër që i jep peshë specifike këtij identiteti gjeopolitik, jo vetëm në rrafshin kulturor, por edhe në atë politik e ushtarak.
Po rikthehemi në pozicionet që ishim në epokën e Pjetër Bogdanit.
Në epokën e Bogdanit, tek kishte filluar përballja e Europës me invazionin e Lindjes në Ballkan, edhe në domenin ideologjik e kulturor që e shoqëronte Perandorinë Osmane (dhe islamin), ishin shqiptarët ata, të cilët po shndërroheshin në luftëtarë të vijës së parë, respektivisht mburojë e civilizimit perëndimor. Kjo nuk ishte diçka e rastësishme: shqiptarët ishin ekstremi lindor i këtij civilizimi. Aty ku nuk kishte më shqiptarë, përfundonte civilizimi perëndimor. Shkupi prandaj ishte qendra e Dioqezës së arbërve të këtij krahu të Shqipërisë. Siç na mëson Pjetër Bogdani, sllavët (serbët) prandaj e quanin katolicizmin si “Arbanashka vera” [Feja e arbërve].

Zgjedhjet e 8 majit – tre skenarët e mundshëm

Maqedonia e Veriut ndodhet realisht në pozicionin ku duhet të përcaktohet për njërin nga tre skenarët e mundshëm:

Skenari i parë – Fill pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit do të kemi koalicionin mes VMRO/DPMNE-së dhe VLEN-it. Këtë skenar e paralajmroi kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja i ka besuar atij negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare.
Mickoski që në paraqitjen e parë, fill pas komunikimit të rezultateve  zyrtare për fitoren e kandidates Gordana Siljanovskës, i dërgoi mesazh publikisht opozitës shqiptare, duke e ftuar të jetë pjesë e ndryshimit, madje duke shprehur shqeto gatishmërinë e tij për të biseduar për pjesëmarrjen e opozitës shqiptare në qeverinë e ardhshme pas 8 majit.
Në ditët pasuese ai mori një përgjegje indirekte nga Arben Taravari, duke ia kujtuar kushtin kryesor: ndryshimet kushtetuese përmes të cilave të dy entitetet:  entiteti maqedon dhe shqiptar, të ndajnë barabar pronësinë mbi Maqedoninë e Veriut.
Në Shkup kishte filluar më 1908 ardhja në pushtet e Turqve të rinjë [Xhonturqve] me mbështetjen e lobit shqiptarë. Ata erdhën në fuqi para së gjithash me mbështetjen e fortë të lobit shqiptar në Kostandinopojë dhe bënë premtime të mëdha për ndryshimin e gjendjes në Perandori.

VMRO-DPMNE-ja e ka të qartë se fati i Maqedonisë Veriore është i lidhur ngushtë dhe plotësisht i ndërvarur nga pozicioni i Shtetit ndaj lirive nacionale të shqiptarëve.
Shqiptaërt në këtë pikë kthese për Maqedoninë Veriore, me mundësi reale që të kontribuojnë që ajo të ecin me hapa të përshpejtuar drejt integrimit të BE, nuk do të tolerojnë asesi që MV të bie në prehërin e interesave gjeopolitike serbo-ruse.
Ky skenar mund të ketë sukses vetëm nëse VMRO-DPMNE e ka kuptuar se MV është sa atdheu i tyre po aq edhe i shqiptarëve.

Skenari i dytë – Skenari i dytë nënkupton paralizën politike në vend. Natyrisht nëse shqiptarët nuk do të pranonin të bëhen dekor i pushtetit të VMRO-DPMN-së. Kjo do të mund të impononte krijimin e koalicionit qeverisës nga humbësi i bllokut maqedon – LSDM-ja tok me dy fraksionet e bllokut shqiptar. Ky skenar, megjithatë, nuk do të jetë i qëndrueshëm. Prandaj Maqedonia rrezikon të zhytet në ciklin e krizës së thellë politike dhe destabilitetit të lloit të vet.

Skenari i tretë  – Mund të cilësohet si portë dalëse nga kriza e mundshme. Ai ka të bëjë me krijimin e një Qeverie teknike, gjithëpërfshirëse, me një afat qeverisjeje të kufizuar, por edhe me mandat specifik, që nënkupton organizimin e referendumit për federalizimin e Maqedonisë Veriore.

Nga ky rreth vicioz vendi mund të dalë vetëm atëherë kur strukturat shtetërore përcaktohen qartë  për njohjen e të drejtës për vetëvendosje të brndshme të shqiptarëve, që nënkupton federalizim të vendit në dy njësi, duke trajtuar Shkupin si kryeqendër të përbashkët, disi ngjashëm me modelin belg.
Ky skenar mund të bëhet realitt nëse diplomacia perednimore e kupton seriozitetin e krizës ku mund të rrëshqas gjendja në Maqedoninë e Veriut dhe ndërhynë me kohë. 

Kurthi VMRO-DPMNE-së – Vrimë e zezë për rajonin

Sun Tzu ka thënë: “Mos e ndërprit kundërshtarin teksa është duke bërë gabime”. A duhet shqiptarët ta lënë VMRO-DPMNE ta thellojë gabimin dhe të zhytet tutje në kurthin që e krijoi vet?!

Në këto rrethana, kur nacionalizmi maqedonas është në ngritje dhe në pritje që të marr pushtetin, partitë shqiptare duhet të demonstrojnë një pjekuri edhe më të madhe kombëtare e politike, duke i bërë bashkë votat me ato forca progresive në shoqërinë maqedonase e cila është më imune ndaj ndikimeve ruso -serbe në Maqedoni. Beogradi dhe Moska angazhohen që Maqedonia të mbetet një vrimë e zezë për t’ua pamundësuar reflektorëve të BE-së dhe SHBA-së të hedhin dritë më shumë mbi të ardhmen e rajonit.[10]
Platforma politike e që të dy blloqeve brenda elektoratit shqiptar, ka nevojë të ngritet mbi interesat e ngushta, kur në çështje është pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si palë shtetëformuese; ajo ka nevjë urgjente për frymë konsesuale në këtë rrafsh dhe unitet veprimi.
Shqiptarët përfundimisht nuk duhet të zhvillojnë beteja për pushtet, insiston me të drejtë publicisti i dhe shkrimtari Emin Azemi, para se të kenë qartësuar vizionin e përbashkët mbi strategjinë e bashkëpunimit me partitë politike maqedonase.[11]
Shih për këtë, kjo strategji do të duhej të ishte plotësisht në përputhje me frymën perednimore të rirreshtimit gjeopolitik që po zhvillohet para syve tanë.

Krijimi i mundshëm i koalicinit mes WMRO-së dhe VLEN prandaj duhet të bazohet në disa parakushte qenësore:
1. VLEN-i duhet ta bëjë edhe më të qartë, para së gjithash për elektorati shqiptar, sidomos tani në prag të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit dhe për zgjedhjet për Parlament, se cili është qëndrimi i këtij koalicioni në raport me “Open Balkan”?!
2. VLEN-i duhet t’i bëjë me dije qartë e pa ekuivok bartësist dhe partnerit të koalicionit – VMRO-së se, çfardo bashkëpunimi me Serbinë e Vuçiqit që do ët shkonin në dobi të forcimit të pozitave hegjemone të Serbisë në rajon, janë të papranueshme. Rrjedhimisht heqja dorë nga Ballkani I Hapur dhe përkushtimi ndaj Procesit të Berlinit është sine qua non dhe I interesit jetik si për maqedonët edh epër shqiptaërt e Maqedonisë së Veriut.
3. Duhet të qartësohet se cili është qëndrimi i Mickovskit dhe VMRO-së rreth ndryshimeve kushtetuese dhe si do të trajtohen shqiptarët në këtë proces. Cila do të jetë pozita e shqiptarëve dhe ajo e gjuhës shqipp, respektivisht  trajtimi I saj në institucionet shtetërore e publike etj.

4. VLEN-i ka për obligim moral e politik ta sqarojë paraprakisht qëndrimin e kryeministrit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, se si do të trajtohen tutje politikat investuese në komunat me shumicë shqiptare dhe cilat do të jenë projektet konkrete?

Përfundim

Në këtë betejë politike mes Perendimit dhe Lindjes në Maqedoni, me këtë rirreshtim aktual të VMRO-DPMNE-së, identiteti i maqedonasve do të zbehet për çdo vit e më shumë, ndërkaq pozita e shqiptarëve mund të rikthehet në gjendjen kur ata qenë shtrënguar të marrin armët në dorë dhe të sigurojnë me forcë dinjitetin dhe jetën e tyre.  Deklarata e bërë publike më 30 prill e kandidates së VMRO’s për presidente të Republikës, në Kumanovë, duke ju rikthyer akuzave për gjoja “vepra kundër njerëzimit” që paskan kryerer pjesëtarë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare [UÇK], dhe për efekte “rikujtimi”, si juriste që është, tek shprehet se “veprat kundër njerëzimit asnjëherë nuk vjetërsohen”,[12] janë ogurzeza për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Duket se pa mekanizmat autoritar dhe patronatin e Perendimit, e ardhmja e Maqedonisë së Veriut sërish po vihet në pikëpyetje. Shih për këtë, ka gjasa të mëdha që brezi ynë do të jetë dëshmitarë okular se si një projekt gjeopolitik do të shembet para syve tanë, e bashkë me të edhe kombi e shteti i stisur maqedonas.

_______________________

  1. The party politics in Macedonia, 1993, Skopje, G. Ljubancev
    2. Walking on the Edge: Consolidating Multiethnic Macedonia, 1989-2004, Židas Daskalovski, Globic Press, 2006 (page 46)
    3. Красимир Каракачанов пред Васко Ефтов: През 1990 г. България гарантира сигурността на Р Македония. 04.04.2011г
    4. Macedonia profile, BBC News Europe, 23 October 2012
    5. Радио Слободна Европа, јануари 23, 2015, Марија Митевска, Србизација на Македонија?
    6. Po aty
    7. https://www.treffpunkteuropa.de/nordmazedonien-im-aufwind-oder-im-auge-des-sturms?lang=fr
    8. Po aty
    9. https://www.blaetter.de/ausgabe/2017/mai/das-ost-west-konstrukt
    10. Emin Azemi: https://www.facebook.com/emin.azemi.7
    11. Emin Azemi: https://www.illyria.com/lakmicaret-qe-duan-te-behen-me-zor-pushtetare-pa-votat-e-shqiptareve/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2jzEGMCI7YzOC5pRu0CgogFcI3Iwye3ROqmRlRgwBz_xjUu-Jj22nVC_o_aem_AZziiRZzqgo8QNDK7lFJxl9wdfsg2LeITF-EtoC42v8B66fTpimfB9blnN8IuTLTTjPa4puSjGwSDpAsl6_xgBYI
    12. https://lajmpress.org/siljanovska-propozoi-tribunal-nderkombetar-per-luften-e-vitit-2001/

Reflektime nga Ramiz TAFILAJ – Prishtinë, Teksas

0

Ramiz Tafilaj, botues

Takimi i Madh i Prishtinës, 2024

Këtë javë u mbajt “Takimi i Madh i Prishtinës”, nën organizimin e “Gazeta e Alpeve”, në të cilin morën pjesë personalitete të shumta të ardhur nga shtete të ndryshme të botës për të festuar 25-Vjetorin e Kosovës së Lirë. Përderisa ato personalitete sjellnin një perspektivë të gjerë dhe analizë strategjike, grupi që preku zemrën e të gjithëve ishin familjet e heronjëve e dëshmorëve, familjet e atyre që kishin ardhur për të vdekur për Kosovën, për lirinë e popullit të saj. Këta heronjë e dëshmorë të lirisë janë nga trojet shqiptare, nga Lugina e Preshevës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Diasporës. Kur Kosova i thirri, këta nuk hezituan që t’i përgjigjen kushtrimit për liri. Prandaj është detyrë dhe privilegji ynë t’i nderojmë këta heronj e dëshmorë. Në mesin e shumë heronjve e dëshmorëve, ne nderuam 86 prej tyre, të cilët mundëm që t’i kontaktojmë familjet e tyre dhe t’i sjellim në këtë Takim PanShqiptar-Ndërballkanik-EuroAtlantik.

Me fytyrat e tyre të zbehta dhe dhimbjen në shpirt, ata fituan zemrat e pjesëmarrësve te këtij Takimi. Një nënë më tha: “Kjo gjendje emocionale nuk është se më ka vdekur djali, ngase të gjithë ishim të përgatitur për të vdekur. Por, jam e emocionuar se pas 25 vitesh, për ne dhe gjakun e të birit tonë, të përkujdeset një shqiptaro-amerikan, e jo qeveria e Kosovës”. Me lot në sy, kjo nënë e përgëzoi “Gazetën e Alpeve”, Këshillin Kombëtar Organizativ të Takimit, për organizimin dhe ndarjen e mirënjohjes, siç shprehej ajo, e veçantë për familjen e saj.

Kur një vajzës së re (pasi që insistonte të dinte për organizatorët e Takimit dhe nderimin e familjeve të heronjëve e dëshmorëve) i tregova për veten time, për grupin e përkushtuar të patriotëve si: Mentor Petrela, Besnik Mustafaj, Islam Lauka, Nazmi Jakurti, Ramiz Lushaj…e përlotur më tha: “Unë, kurrë nuk e njoha gjyshin tim, por sot e kuptova se vërtet është hero, ashtu sic më thonin deri më sot”.

Njëjtë me preku në shpirt edhe i riu nga Maqedonia e Veriut, i cili ndau momente kujtimi të luftës, kujtime për ata që kishin ardhur për të luftuar për lirinë e Pavarësinë e Kosovës, duke thënë: “Edhe unë jam Kosovë”!

Këtij Takimi ishte e pamundur që t’i ikën pa u nderuar emrat e arkitektëve të Pavarësisë sonë, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha.

Teksa shikoja sallën e “Takimit të Madh të Prishtinës, 2024” me më shumë se 500 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve ishin shumë familje të heronjëve e dëshmorëve, nuk munda të mos e pyesja veten, pse qeveritë tona nuk kanë bërë më shume për këto familje dëshmorësh, të cilat jetojnë jashtë kufijve politikë të Kosovës. Përse duhet të bisedohet me Serbinë. Për mendimin tim, ne nuk duhet të negociojmë fare me Serbinë.

Fjalimi i Dr. Enver Hasanit solli në dritë rrugën tonë përpara dhe sa e vështirë është të ndërtosh një demokraci dhe të fitosh njohje nga vendet e tjera botërore.

Në fjalën e Tij, ish Presidenti i fundit i Jugosllavisë, më vonë President i një Kroacie demokratike, Stipe Mesiç, na tregoi të

gjithëve se, Serbia nuk është ajo që shohim dhe dëgjojmë, por një shtet i vogël në Ballkan, që nxiti të gjitha luftërat.

Nuk mund të mos e përmendi Drejtoreshën Ekzekutive të “Shoqata e Familjeve të Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, Besa Tafilaj-Pinchotti, e cila i kishte hapur punimet e këtij Takimi, ku foli për ndryshimet e mëdha që i ka vërejtur, që nga ditët e okupimit e deri tash. Besa, jo pse është vajza ime, por është edhe një ambasadore e devotshme e Kosovës dhe e Shqipërisë, gjë që pres shumë nga angazhimet e saj edhe në të ardhmen. Me fotografimet dhe përqafimet që kishte me pjesëmarrësit e takimit, solli emocione gëzimi dhe hareja në zemrat e të gjithëve, duke mos përjashtuar as veten time. “Mezi prisja të marr pjesë në këtë takim madhështor, kur kujtoja se djemtë dhe vajzat amerikane, kanë marrë pjesë në lirinë e këtij vendi. Jam e lumtur kur dëgjoj për sakrificën dhe kontributin e shtetit ku kam lindur, kontributin e Amerikës për lirinë e Kosovës, kontribut i cili kurrë nuk do harrohet nga populli shqiptar”, ishte shprehur Besa në fjalën e saj.

Unë, si Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, njëherit edhe si Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ të Takimit, shpreh falenderim të veçantë për Kryeredaktorin e “Gazeta e Alpeve”, Ramiz Lushaj dhe familjen e tij, për punën e palodhshme dhe përkushtimin e madh në organizim të këtij Takimi që i bashkoi shqiptarët e të gjitha trevave.

Mirënjohja ime e sinqertë shkon edhe për Naim Berisha, drejtor i “Berisha Group” në Kosovë; për Milaim Abdullahu, drejtor i “Santefarma” në Kosovë; për Avni Ponarin e “Sigal Uniqa Group Austria” në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut; për “Furra Qerimi 1” në Republikën e Kosovës; për mbështetjen e

tyre financiare në suksesin e arritur të këtij Takimi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, të mbajtur në Prishtinë.

Faleminderit edhe për Ibrahim Bucaliu, drejtorin e “Emerald Hotel”, për mikpritjen dhe mbështetjen financiare.

Në fund, veprimtaria jonë e rradhës tashmë është duke u planifikuar dhe ne do të vazhdojmë të ngrejmë zërin e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.

34 vite nga tubimi madhështor i “Faljes së Gjaqeve” te Verrat e Llukës & Poezi nga Sami Shatri

0
Nga: Sami Shatri, Prishtinë
__
Poezi
__
Me pak vargje, do kujtojmë këtë ngjarje të rëndësishme historike!🇦🇱
I URTI PLAK PLISBARDHË
*
(Tubimit historik te Verrat e Llukës)
*
Kohë e pakohë, a’herë
fund shekull i kaluar
re të zeza silleshin
në Atdheun e robëruar!
Erë lufte fërfëllinte
shtërngatë e vetëtimë
dritë e diellit pakësohej
jeta mbushej errësirë!
Gjendje e pashpresë ishte
gjakmarrja rritej e rritej
familje të tëra ngujuar
nën frigën e gjakut rrinin!
Profesori i ndritur Atdhetar
Anton Çeta, prijëtarë
me rininë dualën në ballë
ta shuajn, t’mallkuarën murtajë!
Kullë më kullë ngarente
plaku i urtë plisbardhë
mbrapa varg i shkonin
student e intelektual!
Na falë gjakun për Atdhe,
Kosova sot na kërkon
t’qoft falë, o burr i Dheut
sytë, mbusheshin me lotë!
Mijëra gjaqe u falën
shumë jetë u shpëtuan
historia u shkrua edhe njëherë
aty, te Verrat e Llukës!
Lavdi, o ëngjëll shpëtimtar
përherë do mbetesh i paharruar
gjithandei ku ka shqiptarë
në Shqipërin e përbashkuar!
Prishtinë, 01 Maj, 2024
Samy

Begaj, takime në komunat e Kozencës: Mirënjohje që ruani identitetin

0

Nga:  Juliana Prifti

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri u ndal në komunat e Acquaformosës dhe Lungros në provincën e Kozencës.

Në Acquaformosa është hera e parë që një Presidenti i Shqipërisë zhvillon një vizitë dhe, për këtë arsye, drejtuesit vendor dhe komuniteti e konsideruan ardhjen e Presidentit Begaj një nderim të veçantë.

Kreu i Shtetit shprehu falënderime për mikpritjen arbëreshe dhe përpjekjet e bëra ndër shekuj për të ruajtur si pasuri të paprekshme trashëgiminë, ndërsa përcolli mesazhin e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Kalabrisë dhe Italisë.

“Unë jam këtu për të ofruar mbështetjen time si President i Republikës së Shqipërisë, për të bërë detyrën time kushtetuese, për të mbrojtur e për t’ju gjendur të gjithë shqiptarëve kudo ata janë, jetojnë e punojnë. Është kënaqësi e madhe që gjej një mirëkuptim të jashtëzakonshëm nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, nga Presidenti i Italisë, Matarella, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë italianë, të cilët shprehin mirënjohjen e jashtëzakonshme për vlerat e shtuara të komunitetit arbëresh dhe shqiptar, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe janë integruar shumë mirë në shoqërinë italiane”, tha Begaj.

Në qendër të qytetit, ku ngrihet dhe busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i bashkisë dhe arbëreshët e Acquaformosës. Ai vizitoi dhe kishën San Giovanni Battista, e ndërtuar në vitin 1500, një ndër më të rrallat në rajonin e Kalabrisë.

Ndërsa nga Ungra, ndalesa e radhës e kësaj vizite, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkim, sipas porosisë së Gjergj Kastriotit, siç u shpreh ai: “Po te jemi bashkë, asgjë nuk na thyen. Po të jemi të ndarë, edhe një fëmijë na mund”.

Presidenti Begaj vizitoi Eparkinë e Lungros, ku bisedoi me ipeshkvpin, Imzot Donato Oliverio të cilit i shprehu vlerësimin për rolin e jashëtzakonshëm që ka luajtur kisha në mbrojtjen e vlerave tona identitare.

Gjatë takimeve me drejtuesit vendor, komunitetin arbëresh dhe klerikët e komunave të provincës së Kozencës, Kreu i Shtetit theksoi nevojën e  intensifikimit të marrëdhënieve, shkëmbimit të vizitave mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta.

“Së pari, është detyrimi im si President i Republikës së Shqipërisë për t’ju shprehur mirënjohjen time dhe të të gjithë popullit shqiptar për atë çka bëni për ruajtjen e identitetit tuaj. Të parët tuaj, pasardhës të Skënderbeut, ikën nga viset shqiptare jo për shkak të dëshirës për t’u larguar nga atdheu, u larguan nga atdheu i tyre për shkak të pushtuesit dhe erdhën dhe gjetën një derë të hapur këtu në Italinë mike”.

Kreu i Shtetit premtoi vijimin e angazhimit të përbashkët për ruajtur dhe promovuar atë çfarë është përcjellë deri tani nga arbëreshët, gjuhën në veçanti.

“Nuk mund të ketë një komb pa gjuhën e tij, pa ruajtur vlerat e identitetit kombëtar. Ju falënderoj nga zemra për atë çka bëni, që jo vetëm të ruani dhe promovoni gjuhën shqipe, por edhe ta trashëgoni te brezi i ri. Është detyra jonë të bëjmë presionin e duhur që gjuha shqipe të jetë e detyrueshme për shkollat”, – deklaroi Presidenti i Republikës.