ARKIVI:
17 Maj 2024

Reflektime nga Ramiz TAFILAJ – Prishtinë, Teksas

Shkrime relevante

Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!

Florim Zeqa  Dështimi për anëtarësim në KiE është pasojë e diplomacisë inekzistente...

Shkrim i shkrimtarit Rai Gashi i vitit 2017: Kush po luan lojëra të rrezikshme me shqiptaret dhe në emër të shqiptarëve?

Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren Nga: Raif Gashi, Prishtinë ___ Ndërtimi i qindra e...

Nail Draga për librin e Fahri Musliut “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd”

Nail  Draga, Ulqin LIBËR DOKUMENTAR PËR  KOSOVËN NË NJË  KOHË DRAMATIKE Fahri Musliu,...

Presidentja Osmani ka takuar ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Po ku ka besë Serbia?

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Ukraina bëri një gabim të madh...

Shpërndaj

Ramiz Tafilaj, botues

Takimi i Madh i Prishtinës, 2024

Këtë javë u mbajt “Takimi i Madh i Prishtinës”, nën organizimin e “Gazeta e Alpeve”, në të cilin morën pjesë personalitete të shumta të ardhur nga shtete të ndryshme të botës për të festuar 25-Vjetorin e Kosovës së Lirë. Përderisa ato personalitete sjellnin një perspektivë të gjerë dhe analizë strategjike, grupi që preku zemrën e të gjithëve ishin familjet e heronjëve e dëshmorëve, familjet e atyre që kishin ardhur për të vdekur për Kosovën, për lirinë e popullit të saj. Këta heronjë e dëshmorë të lirisë janë nga trojet shqiptare, nga Lugina e Preshevës, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Diasporës. Kur Kosova i thirri, këta nuk hezituan që t’i përgjigjen kushtrimit për liri. Prandaj është detyrë dhe privilegji ynë t’i nderojmë këta heronj e dëshmorë. Në mesin e shumë heronjve e dëshmorëve, ne nderuam 86 prej tyre, të cilët mundëm që t’i kontaktojmë familjet e tyre dhe t’i sjellim në këtë Takim PanShqiptar-Ndërballkanik-EuroAtlantik.

Me fytyrat e tyre të zbehta dhe dhimbjen në shpirt, ata fituan zemrat e pjesëmarrësve te këtij Takimi. Një nënë më tha: “Kjo gjendje emocionale nuk është se më ka vdekur djali, ngase të gjithë ishim të përgatitur për të vdekur. Por, jam e emocionuar se pas 25 vitesh, për ne dhe gjakun e të birit tonë, të përkujdeset një shqiptaro-amerikan, e jo qeveria e Kosovës”. Me lot në sy, kjo nënë e përgëzoi “Gazetën e Alpeve”, Këshillin Kombëtar Organizativ të Takimit, për organizimin dhe ndarjen e mirënjohjes, siç shprehej ajo, e veçantë për familjen e saj.

Kur një vajzës së re (pasi që insistonte të dinte për organizatorët e Takimit dhe nderimin e familjeve të heronjëve e dëshmorëve) i tregova për veten time, për grupin e përkushtuar të patriotëve si: Mentor Petrela, Besnik Mustafaj, Islam Lauka, Nazmi Jakurti, Ramiz Lushaj…e përlotur më tha: “Unë, kurrë nuk e njoha gjyshin tim, por sot e kuptova se vërtet është hero, ashtu sic më thonin deri më sot”.

Njëjtë me preku në shpirt edhe i riu nga Maqedonia e Veriut, i cili ndau momente kujtimi të luftës, kujtime për ata që kishin ardhur për të luftuar për lirinë e Pavarësinë e Kosovës, duke thënë: “Edhe unë jam Kosovë”!

Këtij Takimi ishte e pamundur që t’i ikën pa u nderuar emrat e arkitektëve të Pavarësisë sonë, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha.

Teksa shikoja sallën e “Takimit të Madh të Prishtinës, 2024” me më shumë se 500 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve ishin shumë familje të heronjëve e dëshmorëve, nuk munda të mos e pyesja veten, pse qeveritë tona nuk kanë bërë më shume për këto familje dëshmorësh, të cilat jetojnë jashtë kufijve politikë të Kosovës. Përse duhet të bisedohet me Serbinë. Për mendimin tim, ne nuk duhet të negociojmë fare me Serbinë.

Fjalimi i Dr. Enver Hasanit solli në dritë rrugën tonë përpara dhe sa e vështirë është të ndërtosh një demokraci dhe të fitosh njohje nga vendet e tjera botërore.

Në fjalën e Tij, ish Presidenti i fundit i Jugosllavisë, më vonë President i një Kroacie demokratike, Stipe Mesiç, na tregoi të

gjithëve se, Serbia nuk është ajo që shohim dhe dëgjojmë, por një shtet i vogël në Ballkan, që nxiti të gjitha luftërat.

Nuk mund të mos e përmendi Drejtoreshën Ekzekutive të “Shoqata e Familjeve të Ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, Besa Tafilaj-Pinchotti, e cila i kishte hapur punimet e këtij Takimi, ku foli për ndryshimet e mëdha që i ka vërejtur, që nga ditët e okupimit e deri tash. Besa, jo pse është vajza ime, por është edhe një ambasadore e devotshme e Kosovës dhe e Shqipërisë, gjë që pres shumë nga angazhimet e saj edhe në të ardhmen. Me fotografimet dhe përqafimet që kishte me pjesëmarrësit e takimit, solli emocione gëzimi dhe hareja në zemrat e të gjithëve, duke mos përjashtuar as veten time. “Mezi prisja të marr pjesë në këtë takim madhështor, kur kujtoja se djemtë dhe vajzat amerikane, kanë marrë pjesë në lirinë e këtij vendi. Jam e lumtur kur dëgjoj për sakrificën dhe kontributin e shtetit ku kam lindur, kontributin e Amerikës për lirinë e Kosovës, kontribut i cili kurrë nuk do harrohet nga populli shqiptar”, ishte shprehur Besa në fjalën e saj.

Unë, si Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, njëherit edhe si Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ të Takimit, shpreh falenderim të veçantë për Kryeredaktorin e “Gazeta e Alpeve”, Ramiz Lushaj dhe familjen e tij, për punën e palodhshme dhe përkushtimin e madh në organizim të këtij Takimi që i bashkoi shqiptarët e të gjitha trevave.

Mirënjohja ime e sinqertë shkon edhe për Naim Berisha, drejtor i “Berisha Group” në Kosovë; për Milaim Abdullahu, drejtor i “Santefarma” në Kosovë; për Avni Ponarin e “Sigal Uniqa Group Austria” në Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut; për “Furra Qerimi 1” në Republikën e Kosovës; për mbështetjen e

tyre financiare në suksesin e arritur të këtij Takimi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, të mbajtur në Prishtinë.

Faleminderit edhe për Ibrahim Bucaliu, drejtorin e “Emerald Hotel”, për mikpritjen dhe mbështetjen financiare.

Në fund, veprimtaria jonë e rradhës tashmë është duke u planifikuar dhe ne do të vazhdojmë të ngrejmë zërin e shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu