Begaj pritet në një audiencë të veçantë nga Papa Françesku

Shkrime relevante

Mëmëdheu, sipas Hajro Limajt

Hajro Limaj, Tiranë MËMËDHEU                  ...

A tejkalojë kompetencat Prokuroria ndërkombëtare duke ndërruar akuzën nga Raporty i Dick Martyt në NPK

Agim Vuniqi, Vashington ____ Përgjegjësia për ndryshimin e kahjes së Gjykatës Speciale—nga një...

Vendimi i 16 shtatorit – thikë pas shpine pavarësisë së Kosovës

Bardhyl Mahmuti, Zvicër Reagimet e shumta në të katër anët e botës...

Mos të humbim kohë me apelin

Fehmi Ajvazi, Prishtinë  Opinion ( ...Nëse për këtë janë dakord ish presidenti Thaçi,...

Shpërndaj

Nga: Almarina Gegvataj

TIRANË, 6 maj/ATSH/- Presidenti Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet në audiencë nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falendëroi përzemërsisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta  për t’i dhënë fund luftrave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

Presidenti Begai i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan.

Presidenti Begaj u prit në një takim edhe nga Sekretari i Shtetit, Kardinal Parolini.

Gjatë këtij takimi u diskutua për proceset integruese që Shqipëria ka ndërmarrë si pjesë natyrale e Evropës dhe që tani me avancimin e reformave pret të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj falenderoj Sekretarin e Shtetit për mbështetjen që Selia e Shenjtë i jep proceseve integruese  të Shqipërisë. Edhe për Kosovën, Presidenti i Shqipërisë i përcolli Sekretarit të Shtetit progresin që  Kosova ka bërë në procesin e reformave, të shtetit të së drejtës, respektimin e pakicave dhe integrimit në organizmat ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit theksoi vijimësinë e angazhimit të tij për thellimin e bashkëpunimit duke iu referuar edhe lidhjes të Selisë së Shenjtë me Kishën katolike shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu