Kreu Blog Faqe 821

Stano nuk don me e ditë se sikur palët të mund të mirreshin vesh vet, nuk kishte me pasë nevojë për ndërmjetësues

0

Gani I. Mehmeti

Ne besojmë se ju e dini rolin e ndërmjetësuesit, aq më tepër, kur, keni pasur mandatin të merrni masa për cilindo që bie dakord në Marrëveshje pa nënshkrim dhe më pas tërhiqet nga ajo marrëveshje, pse ajo nuk është nënshkruar!!! Ndërsa më vonë, ju çon edhe letër, se një pjesë të pikave të marrëveshjes nuk do t’i zbatojë. E ky ishte Vuçiqi juaj, ndaj të cilit nuk e keni thënë asnjë fjalë, asnjë reagim se ai është i obliguar t’i përmbahet marrëveshjes, ose do të pasojnë masa. Forca juaj kanë qenë masa, ashtu siç i vutë Kosovës pa pikë faji, e cila nuk ka refuzuar Marrëveshjen, por se e ka kërkuar zbatimin nga pika një me radhë e deri tek e fundit. Kosova asnjëherë nuk e ka kundërshtuar marrëeshjen dhe sërish i fajësoni të dyja. Kjo është e padrejtë.

Ju e mësuat vetëm fjalën asociacion, pse ua kërkonte Vuçiqi, por nuk reaguat kur vetë Viçiqi shkeli marrëveshjen dhe loboi kundër pranimit të Kosovës në organizata europiane e ndërkombëtare, për ç’gjë ishte në marrëveshje se nuk do ta pengojë, se nuk do të preket territori i Kosovës dhe sovraniteti. Serbia i bëri të gjitha këto, ajo sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, vrau rreshterin e policisë së Kosovës, bëri agresion dhe asnjë masë, përveç që u kualifikua sulm terrorist!

Ju nuk pranoni dështimin tuaj, por dialogu Kosovë – Serbi i ndërmjetësuar nga Lajçak e Bporell është i dështuar. Si e keni menduar ju normaëlizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi? Do duhej vetëm Kosova të pranonte krejt çka do të kërkohej nga Serbia e pastaj edhe nga ndërmjetësuesit?

Ju i dini kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës, ajo kërkon që të jetë pjesë e saj, për çka ende nuk e ka hequr nga kushtetuta e Serbisë! Ndoshta edhe ju pajtoni me këto kërkesa të Serbisë, përndryshe, ju do duhej t’i veni masat për Serbinë, jo për Kosovën, e cila nuk e ka refuzuar asnjë kërkesë që jeni marrë vesh. Kosova vetëm ka kërkuar zbatimin e saj me radhë, nga pika një deri tek e fundit të Draftstautit Franko-gjerman. Ju nuk ishit në gjendje ta detyroni Vuçiqin të zbatojë këtë. Dhe, në vend se t’i venit masat nadj Serbisë, i vutë ndaj Kosovës, e cila nuk pati asnjë faj pse serbët e lëshuan punën e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Ata menduan se do të dorëzohet Kosova, por jo. Vuçiqi ju ka kundërshtuar gjithherë dhe as që i keni dhënë vërejtje, me çka, dyshohet se ju ishit një përkrahës në kërkesat dhe veprimet e tij në dëm të Kosovës.

Sikur Kosova dhe Serbia do të mirreshin vesh vetë, nuk do të kishte nevojë të ishit ju në cilësinë e ndërmjetësuesit. Prandaj, si ndërmjetësues, që ju e quani veten si lehtësues, kjo për Kosovën ishte rëndues, e lehtësues për Serbinë. Ndërmjetsuesi duhet të jetë i drejtë. Ju e dini se Kosova ka shpallur Pavarësinë, ajo nuk duhet të anashkalohet as në bisedime, duhet t’i tregohet palës tjetër, që edhe ajo ta dijë realitetin nga ju.

E, nëse ju keni tjera plane si ndaj njërës ashtu edhe ndaj tjetrës palë, është dashur të thuhet haptas, pa ngurrime, ne kërkojmë këtë e këtë nga Kosova, ndërsa nuk kërkojmë asgjë nga Serbia, dhe këso fare nuk do duhej të shkohej fare në dialog.

Për të mos e zgjatur, ti dhe të tjerët, të përfshirë në dialog, thuajeni si të duani, por dialohgu me ndërmjetësuesit e deritanishëm, është i dështuar!

Pse njëra nuk e zbaton marrëveshjen, nuk duhet të ndëshkohen të dy palët.

Stano ka thënë se “BE-ja nuk mund të detyrojë palët dhe se mund të bëjë aq sa palët janë të gatshme të lëvizin”. Më kot lëvizë vetëm njëra e tjtra haptas e thotë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Nuk mund të ketë kurrë kurrfarë normalizimi me s

Serbinë, deri sa ajo nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Vetrëm atëherë mund të ketë normalizim. Deri atëherë ajo ka qëllime pushtuese të Ksoovës.

Nëse Kosovës i kërkohet asociacioni për Këshill të Europës, ndërhyrja është e Sherbisë !

0

Gani I. Mehmeti

Deri tani nuk ishte kusht asiciacioni për Kosovën në hyrje të Këshillit të Europës. Kah erdhi tani kjo kërkesë?

Kërkesa u bë vetëm mbasi Vuçiq loboi për ndaljen e Kosovës në KiE. Me këtë kuptohet se, Vuçiqi i shtrëngoi shtetet, qoftë edhe Gjermaninë e Francën, që të vejë kusht Asiciacionin për Kosovën. Kjo, sepse Vuçiqi e di mirë se nuk do të formohet asociacioni, dhe me këtë, do të pengohet Kosova të hyjë në KiE. Pra, vetëm të dihet mirë se nga kush erdhi kërkesa. Me këtë duhet thënë edhe Gjermanisë edhe Francës sikur ai që i kishte thënë se krelana kishte qenë pa krip.

Edhe ne, do i themi BE, Gjermanisë e Francës, se kjo nuk shitet. Ju mundeni të mos e pranoni Kosovën në KiE, por të mos mendohet se nuk po e dimë ku fle lepuri. Krejt kjo nga kërcënimet e Serbusë, tani edhe me aeroplanët luftarakë “Rafaele” e ndoshta edhe favore tjera nga Serbia për shtetet që nuk do e votojnë.

Dhe me këtë, haptas po ndihmohet e favorizohet Serbia ndërsa vazhdimisht e haptas po sulmohet Kosova me pa të drejtë.

Kurrë të mos hyjë Kosova në KiE, nëse kusht mbetet asociacioni. Dhe, do të ishte mirë të vehet sërish në Kuvend e të votohet kiundër formimit të tij.

A po fshihet kujtesa kolektive e krimeve të komunizmit në Shqipëri?

Nga Frank Shkreli 
___

Lexova në gazetën ‘Telegraf’ të Tiranës një reportazh nga korrespondenti Gëzim Kabashi i entit mediatik ballkanik, BIRN se ndërtesa e ish-burgut të vjetër të qytetit bregdetar të Durrësit, “po rrënohet dhe me të rrezikon të zhduket një pikë reference e kujtesës kolektive për viktimat e regjimit komunist.” Ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës po rrënohet | Gazeta ‘Telegraf’

Në raportin e BIRN thuhet se “Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë funksionin e saj të dikurshëm. Menjëherë pas përfundimit të luftës, qindra qytetarë u mbajtën të izoluar brenda mureve të këtij burgu, si të hetuar apo të burgosur politikë. Mjaft prej tyre patën një fund të dhimbshëm, por e kaluara dramatike e kësaj ndërtese gjatë viteve të komunizmit duket se po fshihet nga kujtesa”, konstaton ndër të tjera, artikulli i BIRN.

Nëqoftëse ky lajm vërtetohet për faktet që paraqet, atëherë ky akt është në vazhdimësinë e rasteve të tjera të turpshme e të shëmtuara të politikës së qëllimshme të tre dekadave të kaluara, në përpjekje për zhdukjen e gjurmëve të krimeve të komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipërinë e ashtuquajtur post-komuniste, në Shqipërinë – anëtare e NATO-s. Çfarë hipokrizie! Turp të ketë Tirana zyrtare – pozitë dhe opozitë – që me masa të tilla siç është ky lajm për shembjen e godinës së ish-burgut të Durrësit, po vazhdojnë; për më shumë se tre dekada të ashtuquajur tranzicion, që disa e quajnë demokraci me qëllim të fshijnë nga kujtesa krimet e komunizmit dhe të përjetësojnë si diçka pozitive trashëgiminë e regjimit më diktatorial sllavo-komunist në Evropë, e ndoshta në botë.

Në atë godinë të burgut të dikurshëm të Durrësit, me qindra shqiptarë kundërshtarë të regjimit kanë vuajtur dënimet dhe kanë ndërruar jetë nën torturat më çnjerëzore, disa prej më të shquarve të Shqipërisë së asaj kohe, si Myftiu i Durrësit, Mustafa Varoshi, i cili sipas shkrimit të BIRN ishte 50 vjeç, kur vdiq nga torturat dhe sëmundja në Burgun e Durrësit, ku për vite me radhë predikoi paqen dhe mirësinë. Imzot Vinçenc Prenushi :“Bariu i katolikëve dhe engjëlli i myslimanëve” dhe poeti e shkrimtari Arshi Pipa, i cili mundi t’i shpëtonte ferrit komunist të Enver Hoxhës duke u arratisur në Shtetet e Bashkuara, prej ku pastaj me shkrime dhe vepra dëshmoi vuajtjet dhe vdekjet nga torturat komuniste në atë burg dhe shumë individë të tjerë të ajkës së Kombit shqiptar. Frank Shkreli: 70-vjet më parë ndërroi jetë nën tortura – Bariu i katolikëve dhe Engjëlli i myslimanëve | ‘Gazeta Telegraf’.

Sivjet është 65-vjetori i botimit të librit të Profesor Arshi Pipës (1959), një përmbledhje e vargjeve të shkruara në birucat e burgjeve të Enver Hoxhës, përfshirë burgun e Durrësit: “Nji libër që u nis bash me qëllim që të dilte ai nga burgjet, nga të cilat unë ndofta nuk do delsha”,- ka shkruar Arshi Pipa.

Në një ese të gjatë, “Kujtime Mbi Vinçenc Prendushin”, botuar në “Flije të Atdheut”, botim i aktivistit shqiptaro-amerikan, të ndjerit Gjon Sinishta, poeti e shkrimtari Arshi Pipa, i cili pas arratisjes nga Shqipëria komuniste kaloi pjesën tjetër të jetës duke dhënë mësim në universitete amerikane dhe duke shkruar për përvojën e tij në burgun e Durrësit, që sipas lajmeve do të rrënohen dhe burgje të tjera të regjimit komunist. Në shumë kujtime dhe dëshmi,- ka shkruar, ndër të tjerë, edhe për vuajtjet, torturat dhe vdekjen e klerikut të Kishës Katolike Shqiptare, tashti i shpallur si martir i Kishës Katolike Universale, Imzot Vinçenc Prendushit. Arshi Pipa shkruante, si pasqyrim, ndër të tjera, dëshminë e tij mbi kujtimet e vuajtjeve në burgun e Durrësit ku ka qëndruar për një kohë së bashku me Imzot Prendushin:

“Nanduer, 1947. Hove, hove, të burgosunit janë nxjerrë përpara gjyqit ushtarak. Ashtë vala e terrorit ma të egër, intelektualë, teknikë, klerikë, por edhe zejtarë, fshatarë, të gjithë ata që mendohej se janë kundërshtarë, veprues ose jo, të partisë, janë fshi dhe rrasë nëpër burgje. Gjykimi ashtë sa për sy e faqe: proceset kurdisen ma parë nga Ministria e Mbrendshme, gjyqi vetëm i ve në skenë. Njeriu pandeh se gjëndet në nji seancë hetuesie, por mbasi e bien në burg merr vesh se ashtë para gjyqit ushtarak. Në sallën e vogël qëndrojnë mbi banka rreth gjashtdhjetë të burgosun. E shumta nuk njohin njani tjetrin. Fytyra të nxime, të hjekuna, që kqyren me njëri tjetrin frikshëm, pabesueshëm. Përpara meje ashtë nji burr me flokë të bardhë, i mbledhun kruspull, i veshun me nji mantel të zi, të dalun boje. Nuk ka lëviz gjithë kohën. Lëviz tash në thirrje të nji emni: “Vinçenc Prendushi”. “Ngrihet ngadalë, mundshëm dhe ulet mandej pa thanë asnji fjalë. Prokurori lexon pretencën e të pandehurit. Akuzat janë krejt gjenerike, pa asnji fakt konkret, “anmik i popullit”, “bashkpuntor i okupatorit”, “fashist”. Theksohet fakti se ka qenë peshkop i Kishës Katolike dhe me këtë rast, shtohen frazat: “klerik reaksionar”, “agjent i Vatikanit”. Në fund kërkimi i dënimit: 20 vjet”, dëshmon Arshi Pipa në shkrimin e tij, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”. Por Imzot Vinçenc Prendushi nuk e kryen dënimin, sepse nga vuajtjet e torturat në burgun e Durrësit, ai aty ndërron jetë pas torturash të tmershme.

“Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë funksionin e saj të dikurshëm”. (Gëzim Kabashi, BIRN) –Burgu ku Kleriku i madh Imzot Vinçenc Prendushi dha jetë nën torturat e xhelatëve komunistë në duartë e shkrimtarit e poetit Profesor Arshi Pipa me të cilin ndau qelinë –dëshmitar, siç ka shkruar edhe ai vet, “për të vërejtur se qysh njerëzit vdesin për ideale.”

Kështu i kujton minutat e fundit të jetës në këtë botë të Imzot Prendushit pas toruturave, bashkvuajtësi i tij Arshi Pipa në esenë e sipër-përmendur: “Imzot Prendushi u nda kso jete nji natë të Frorit, 1948.  Atë natë kishte zjarm në votër. Kur ja mbylla sytë, sytë e lodhun e të shterrun, që aq shumë kishin rektue për dritë, m’u duk se pashë në fytyrën e tij, të hajthët, të shkrime, të paqtë mbas nji mundimi, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mue më bajshin sytë e përlotun, ndofta nuk ishte veçse nji refleks i flakrimeve të kuqremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrrat e faqeve dhe ndër gropëzat e syve. Por, ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti që në rrethanat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj, kur dhimbja të prajë, si ujt prej lymit që e pat trazue. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin kur vërejmë qysh njerëzit vdesin për ideale”, e përmbyll esenë e tij Profesori Arshi Pipa mbi vuajtjet, mundimet dhe më në fund vdekjen në duart e tij të Imzot Vinçenc Prendushit në burgun e Durrësit, pikërisht në atë godinën, ku sot po njoftohet se do të rrënohet duke zhdukur përgjithmonë gjurmët e krimeve të kryera në atë godinë nga regjimi sllavo-komunist. Por e vërteta, herët ose vonë, del në shesh, mbetet e gjallë nga dëshmitë sado që diktatorët dhe autokratët apologjetë të komunizmit sot duan të justifikojnë, të harrojnë dhe të zbukurojnë trashëgiminë kriminale të regjimit komunist. Një ndër këto dëshmi të gjalla “të kohës së robnisë” e të krimeve të regjimit të Enver Hoxhës në burgun e Durrësit, shënon 65-vjetorin e botimit (1959) – Libri i Burgut – i Profesor Arshi Pipës, njërit prej të dënuarve të regjimit në atë godinë burgu në rrënim e sipër sot. Sipas vet fjalëve të autorit në paraqitje: “Kështu qysh herët shestova me mbledhë në këtë libër përvojën time, por jo vetëm timen, të kohës së robnisë, që të ishte ky libër dëshmi e jetës së burgut e të kampit, e nji anë të jetës nën diktaturën komuniste, e cila karakterizon mirë gjithë kompleksin”, ka shkruar ish-i burgosuri në burgun e Durrësit, Profesor Arshi Pipa.

Autoritetet shqiptare mund të rrafshojnë, paturpësisht, sot godinën e burgut të Sigurimit në Durrës, në përpjekjet e tyre për të fshirë gjurmët e krimit të regjimit sllavo-komunist aty dhe anë e mbanë Shqipërisë. Por, ama, ata nuk do mund të shlyejnë dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve dhe “monumentet” e dëshmitarëve siç është Libri i Burgut i Profesor Arshi Pipës, në 65-vjetorin e botimit, kushtuar “Deshmorëve të Kombit që ranë kundër komunizmit me nderim, Auktori kushton”.

Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

0

TIRANË, 29 prill/ATSH/ GoEast Film Festival këtë vit pati një seksion të veçantë të quajtur “Albanien und Kosovo: Fokus”, seksion i cili iu dedikua kinemasë nga Kosova dhe Shqipëria. Ky seksion është krijuar për të shfaqur një përzgjedhje të filmave të suksesshëm, duke ofruar një platformë për të eksploruar kinematografinë e dy vendeve dhe për të prezantuar tregime dhe perspektiva unike.

Një mbështetje e veçantë për këtë seksion të GoEast Film Festival ka ardhur nga këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Duke rrëfyer për ndjekësit e saj se ajo është mbesa e kineastit Besim Sahatçiu, Rita Ora premton përkushtimin e saj në promovimin e kinematografisë nga Shqipëria dhe Kosova, duke u bërë një ambasadore e fuqishme për filmin dhe kulturën e këtyre dy vendeve. Kjo mbështetje ka sjellë vëmendje të shtuar ndaj seksionit dhe ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për kinemanë nga Kosova dhe Shqipëria.

Rita Ora, është mbesa e regjisorit të famshëm shqiptar, Besim Sahatçiu.

Sahatçiu mbahet mend si një regjisor i shquar në ish-Jugosllavi, ndërsa filmi më i njohur i tij është “Era dhe Lisi”.

Në seksionin “Albanien und Kosovo: Fokus” janë shfaqur filma si: “Era dhe lisi”, “I dashur armik”, “Daullet e Rezistencës”, “The Guardian”, “Another Day”, “Daybreak”, “117” nga Besim Sahatçiu, “Në kërkim të Venerës” nga Norika Sefa dhe “I Love You More” nga Erblin Nushi. Këta filma përfaqësojnë një gamë të gjerë zhanresh, përfshirë drama, komedi dhe dokumentarë.

Laila Mirzo : “Vetëm një musliman i keq është një musliman i mirë”

0
Laila Mirzo *
___
Ka muslimanë laikë apo apolitikë, por nuk ka islam apolitik apo laik.
*
Isha gabim. Për të kundërshtuar ngritjen e Islamit ortodoks në Europë, unë bëja thirrje për sekularizim të rreptë në librin tim “Vetëm një musliman i keq është një musliman i mirë”. Shteti dhe feja thjesht do të duhej të ndaheshin në përputhje me rrethanat. Atëherë radikalët nuk do të mund të krijonin një shtet islam gjerman, mendova. Pra, mendova se laicizimi është mjaftueshëm i rëndësishëm, por tani mendoj se nuk është i mjaftueshëm.
Nuk duhet të jemi indiferent ndaj asaj që ndodh pas dyerve të mbyllura. Me ndarjen e shtetit nga feja do të ndalonim bartjen e shamisë në gjykata e universitete. Por ne nuk do t’i ndihmonim “Fatimes” dhe “Aishes” nëse nuk do të lejoheshin të shkonin në universitet, nëse do të rriheshin nga vëllezërit e tyre për sjellje “të pandershme” dhe nuk do të arrinin dot për të bërë padi në gjykatë, nga frika. Nëse do të kishim pretendimin për një shoqëri moderne dhe të ndritur, atëherë mbajmë përgjegjësi edhe për ata njerëz që përjetojnë shtypje dhe vuajtje nën Islam. Shekullarizimi nuk i mbron vajzat nga gjymtimet.
Islami është shtet
Si pjesë e përpjekjeve për reforma midis myslimanëve liberalë, “Iniciativa Islame Laike” u themelua në vjeshtën e vitit 2018. Iniciativa duhej të vepronte si kundërpeshë ndaj shoqatave islamike konservatore në Konferencën e ardhshme Islame Gjermane. Nënshkruesit më të shquar të kësaj Iniciative, si politologu Hamed Abdel-Samad, Ahmad Mansour dhe Seyran Ates, e dinë shumë mirë se nuk ekziston Islami laik.
Sepse Islami është shtet, dhe shteti është Islam. Zgjedhja e emrit e banalizoi rëndë axhendën islame.
Ka muslimanë laikë apo apolitikë, por nuk ka islam apolitik apo laik.
Por bëra edhe një gabim tjetër kur kërkova që Islami ka nevojë për më shumë “Islam Punks” [arabisht: Takva / frika ndaj Allahut]]. Njerëz të cilët me interpretimin e tyre bashkëkohor të Kuranit, do të evitonin përgjakjet dhe do të themelonin një Islam modern.
Për mua, Seyran Ates¸ ishte një muslimane kaq “jokonvencionale” – që i tronditi radikalët me xhami të saj liberale. Me themelimin e Xhamisë Ibn Rushd / Goethe në Berlin, Ates shkaktoi një tërmet në botën islame. Për herë të parë, një grua kishte “guxuar” të merrte rrolin e imamit si faltore në prani të burrave. Dhe kjo nuk është e gjitha: në xhami, gratë dhe burrat faleshin pranë njëri-tjetrit, me ose pa shami. Madje janë të mirëpritur edhe homoseksualët ose jomuslimanët e vetë-rrëfyer.
Çfarë fatkeqësie për ortodoksinë islame. Lajmi për këtë rrebelim të brendshëm islamik u përhap në një zjarr mediatik. Zjarri i mosbindjes më në fund arriti në rrethin e inkuizitorëve islamikë. U mobilizua autoriteti i fetvave egjiptiane Dar al-Ifta dhe autoriteti fetar turk Diyanet. Ata thanëä: Ngjarjet në Berlin janë “joislamike”, dhe xhamia liberale është madje një “sulm ndaj Islamit”. Humori u bë aq i lartë sa avokatja e të drejtave të grave u përball me kërcënime me vdekje dhe që atëherë i është dashur të jetojë nën mbrojtjen e policisë.
Të gjithë ishim të dehur
Zonja Ates dhe kolegët e saj gëzojnë respektin tim më të lartë për guximin e tyre për t’u përballur me linjat e ashpra fetare dhe është një padrejtësi e hapur çmimi që ata duhet të paguajnë për të. (…)
Por një pyetje nuk më lë të qetë: çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj Muhamedit?
Në fund të fundit, Muhamedi si profet është një pjesë integrale e besimit islam. “Shahada” është e para nga pesë shtyllat e Islamit, dhe një musliman e përdor atë për të dëshmuar: “Nuk ka zot përveç Zotit, Muhamedi është i Dërguari i Zotit”. Përkushtimi ndaj Islamit është gjithmonë një përkushtim ndaj Muhamedit, kudo që thuhet Islam, ka gjithmonë brenda Muhamedin, pavarësisht se sa kritikisht e lexoni Kuranin dhe Hadithin. (…)
Si pjesë e një serie leksionesh me temën “a i përket Islami Gjermanisë?” në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Dortmundit në dhjetor 2018, Seyran Ates¸ prezantoi tezën: “Islami mund të pajtohet me modernitetin”. Ajo gjithashtu deklaroi se disa muslimanë gjermanë i interpretojnë shkrimet në një mënyrë bashkëkohore, kanë miq të krishterë dhe hebrenj, nuk i shohin gratë pa shami si “të zhveshura” ose pinë alkool, që harron këtu se nuk është Islami pajtuar me modernitetin, por se janë njerëzit që sillen në mënyrë moderne. Por a mjafton kjo për të qenë një musliman liberal? Sipas mendimit tim, nuk mund të jetosh si “pak” musliman. Atesh foli gjithashtu në atë kohë për faktin se muslimanët e dhënë pas demokracisë duhej t’i përkthenin hadithet “në kohën tonë”, sipas linjës “çfarë do të thoshte Muhamedi sot?”
Çfarë do të thoshte Muhamedi sot? Ai ka shumë të ngjarë të “nuk do të argëtohej” nga treshja e femrave në Gjermani, e përbërë nga Kancelarja, ministrja e Mbrojtjes dhe presidentja e Komisionit të BE-së, sepse ai deklaroi se gratë duhet të jenë në varësi të burrave.
Tani nuk dua të nënvlerësoj nevojën për laicizëm, dhe jo vetëm për shkak të ndikimit të Islamit. Një qëndrim laik nga ana e shtetit garanton gjithashtu lirinë e popullsisë jofetare, e cila, rreth një e treta, është grupi më i madh.
Laicizimi i vazhdueshëm do të nënkuptonte edhe ndalimin e shamisë në institucionet shtetërore dhe publike, dhe kjo do të dërgonte një mesazh të qartë. Për shumë ish-myslimanë, shamia e kokës, veçanërisht në stilin e mbajtur nga gratë e Vëllazërisë Myslimane, është uniforma e një ideologjie fashiste, një shprehje e aparteidit. Ajo gjithashtu shkakton panik, frikë, zemërim, pafuqi ose zemërim. Viktimat e kësaj ideologjie janë gratë që fshehin plagët e djegura nga cigaret e ndezura nën mëngët e tyre të gjata.
Leximi “modern” nuk mjafton
Ka burra homoseksualë që janë rrahur pothuajse për vdekje nga baballarët ose vëllezërit e tyre, ka gra që janë gjymtuar barbarisht si fëmijë – që më vonë të bëhen gra të dëgjueshme. Këto janë gra, fytyrat e të cilave janë shpërfytyruar nga sulmet me acid, sepse janë sjellë “në mënyrë të pandershme”. Këta janë njerëz të cilët u dëbuan nga familjet e tyre për shkak se u larguan nga Islami. Shumë prej tyre duhet të kenë frikë për jetën e tyre sot, edhe në Europë.
Fatkeqësisht, një lexim “modern” i Kuranit dhe i shkrimeve nuk mjafton për të reformuar Islamin në shekullin e 21-të. Sepse pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, ju gjithmonë do të pengoheni te Muhamedi. Si profet dhe figurë qendrore e Islamit, ai konsiderohet i pagabueshëm në veprimet e tij dhe veprimet e tij konsiderohen model. Prandaj bëj thirrje vazhdimisht për një “regicid të shenjtë” të figurës së profetit. Vetëm kur bëhen kritika të hapura për gabimet e tij, muslimanët liberalë bëhen seriozë për reformimin.
Sepse Muhamedi nuk ishte vetëm një profet dhe udhëheqës shpirtëror i komunitetit të tij. Ai ishte një udhëheqës ushtarak, një demagog që dha urdhrin për të vrarë qindra burra dhe të rinj hebrenj të paarmatosur. Marrëdhëniet e tij me fiset hebreje të qytetit të tij
korrespondon me spastrimin etnik.
Martesa e tij me fëmijën, nusen Aishen, është baza ligjore për martesën e vajzave muslimane në moshën 9-vjeçare. Çdo vit shumë vajza vdesin natën e tyre të dasmës, sepse seksi me një burrë të rritur shkakton këputjen e mitrës së tyre dhe më pas ato gjakosen deri në vdekje.
Kjo është arsyeja pse teza ime është: Një person i iluminuar mund të distancohet vetëm nga Muhamedi. Largimi nga Islami do të ishte pasoja e vetme logjike.
________________________
* Laila Mirzo është lindur në Damask (Siri) në vitin 1978. Tani jeton në Austri.
Libri i saj i famshëm: “Vetëm një musliman i keq është një musliman i mirë.”
Riva-Verlag, Mynih 2018.
***
Ky shkrim i Laila Mirzo’s është publikuar në NZZ (Neue Züricher Zeitung), e enjte, 25 korrik 2019.

Me Dritan Dragushen për luftën e Kosovës dhe për islamizimin e shqiptarëve përmes osmanizimit si akulturim

0

Për studimet mbi luftën e Kosovës, për islamizimin e shqiptarëve përmes osmanizimit si akulturim dhe për fërkimet mes politikës dhe historisë, biseduam me Dritan Dragushën te Prizma në T7!


https://m.youtube.com/watch?v=EvKn6tMlIho…

“Prishtina me Gjergj Kastriotin”, manifestim i madh për ditëlindjen e kryeheroit me 6 Maj 2024

0
ër nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”, në Prishtinë, e ku ndër të tjera do të parakalojnë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Manifestimi po organizohet nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, së bashku me organizata tjera dhe veprimtarë. Aty pjesëmarrës pritet të jenë me mijëra persona nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, Selaniku e deri në Arbërinë e Italisë.

Sipas Basri Bekës nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, ky manifestim do të përmbajë aktivitete shkencore dhe program artistik e kulturor.

“Me rastin e ditëlindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ne shoqata “Shqiptaria”, bashkë me shoqatat tjera si motra, jemi duke bërë organizimin e manifestimit me rastin e ditëlindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut më 6 maj, ku do jetë një manifestim, një program i madh kulturor-artistik, kësaj do t’i paraprijë edhe simpoziume shkencore dhe ne e kemi për nder të shënojmë këtë ditë, e cila neve si popull na fisnikëron”, tha Beka.

Ndërsa sa i përket organizimit të gjithë kësaj, Qëndrim Kryeziu, kryeorganizatori i manifestimit për ditëlindjen e Skënderbeut, ka thënë se pritet të jetë një ngjarje me pjesëmarrje masive nga të gjitha trevat ku ndodhen shqiptarët. Sipas tij, pritet që sheshi të mbushet me mbi 100 mijë persona.

“Pjesëmarrës presim të jenë mbi 100 mijë veta, nga arbëreshet e Italisë, e duke ardhur nga Athina, nga Selaniku nga qyteti i Artës… dhe do të kemi si nga qytetet e Strugës, Gjirokastrës, Lushnjës, Vlorës…nga Lezha, Shkodra e për këto të Kosovës mos të flasim”, ka potencuar Kryeziu.

Ndërkaq nëse do të ketë pjesëmarrës nga fusha politike, Raif Gashi nga shoqata “Kufijtë e Arbërit”, është shprehur se politikanët në përgjithësi nuk interesohen shumë për kombin, ngaqë vëmendja e tyre shkon me shumë te votat.

“Fusha politike interesohet vetëm për vota, nuk mendojnë për kombin, nuk mendon për atë, mendon vetëm për paratë, kështu që le të mendojnë vetëm arbërorët, vetëm për këtë”, ka shtuar Gashi.

Për Veton Gusinë nga “Artisti për artisin”, ka indikacione nga disa grupe individësh për ngacmim të identitetit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare.

“Ka rryma që tentojnë me ngucë identitetin tonë kombëtar e për t’u ngucë identiteti jonë kombëtar, është ai që e ka themeluar, është Skënderbeu, ku ne i nënshtrohemi flamurit, fiset tona i nënshtrohen ati flamuri edhe e krijojnë këtë identitetin shqiptar”, është shprehur Gusia.

Ky manifestim do të fillojë prej të hënen me 6 maj 2024, orës 13:00 në sheshin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, dhe “Nënë Tereza”, ku pritet të parakalojnë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës./KosovaPress

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Fija e hollë e anëtarësimit në KiE

0

Florim Zeqa   

Vlerësimi im nga këndvështrimi analitik është ky, edhe pas dy votimeve paraprake në dy institucionet e Këshillit të Evropës shanset e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës janë të përgjysmuara. Votimi i fundit në Asamblenë Parlamentare edhe pse një hap shumë i madh, nuk është kryer e gjitha, pasi më e rëndësishmja nuk është bërë.

Mos bëni hopa pa e kapërcyer gardhin

Ofensiva diplomatike e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është e madhe, madje më e madhe seqë mund ta imagjinojmë. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po bën fushatë të paparë për të shtyrë votimin e anëtarësimit të Kosovës qoftë edhe për disa ditë.

Çasja e gabuar e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentes Vjosa Osmani siq ishte ajo në ‘Ditën e të Zhdukurve’, gjegjësisht e paralajmërimeve të tyre për ngritje të padisë ndaj Serbisë për krime lufte menjëherë pas anëtarësimit në KiE, është e njëjtë sikur e të bërit “Hopa pa e kapërcyer gardhin”!

Në kohën kur presidenti i Serbisë po bën një fushatë të jashtëzakonshme për të bindur shtetet anëtare në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës të paktën për një kohë! Kjo do të ishte betejë e fituar nga Vuçiqi!

Që kjo të mos ndodhë, krerët shtetërorë, në vend të përkujtimit të viktimave të luftës apo të bërit fushatë elektorale për pushtet me viktimat e luftës dhe me të gjallët e vdekur, duke luajtur skajshmërisht me ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve dhe viktimave të luftës, do duhej të fokusoheshin në diplomacinë e jashtme, për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë së Vuçiqit!

Çka fshihet pas fijes së hollë për anëtarësim të Kosovës në KiE?!

Pothuajse të gjitha shtetet me ndikim siq janë; SHBA, Gjermania, Italia dhe Franca, etj, të cilat po kërkojnë me ngulm formimin e Asociacionit, duhet të jemi tepër të vëmëndshmëm që të mos surprizohemi keq më 16 Maj nga SHBA-të dhe shtete tjera të BE-së që kanë ndikim të madh brenda organizatës së Këshillit të Evropës.

Andaj, që të mos e humbasim rastin historik të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova pa humbur kohë dhe me urgjencë duhet ta përgatis ‘Draft-statutin’ e Asociacionit për t’i bindur shtetet mike dhe të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që zotimet e shkruara në letër nuk janë vetëm fjalë, por janë zotime serioze që do të zbatohen me përpikmëri nga institucionet e shtetit tonë.

Të gjithë politikanët pa dallim pushtet dhe opozitë, e dijnë fare mirë që Asociacioni është i pashmangshëm, është punë e kryer që nga viti 2013.

Çdo veprim i vonuar apo aventurë e lidershipit kosovar mund ta rrezikojë seriozisht anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në organizata tjera siq janë BE dhe OKB.

Prandaj, pak rëndësi ka, se a themelohet Asociacioni një ditë para apo pas mbledhjes së 16 Majit, e rëndësishme për Kosovën është arritja e qëllimit politik, respektivisht anëtarësimi në KiE dhe hapja e përspektivës evropiane dhe transatlantike.

Do të ishte tepër e dhëmbshme për Kosovën sikur të bie pre e kësaj fije të hollë ndarëse nga anëtarësimi në Këshill të Evropës. Të respektohen rekomandimet e miqve ndërkombëtar për lëizjen e duhur politike para 16 Majit. Ndyshe, pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian mund të ndryshojë edhe mbështetja që e ka tani Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Që kjo të mos ndodhë, ‘Draft-statuti’ për Asociacionin duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria para 16 Majit në përputhje të plotë me kornizën ligjore, gjegjësisht sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, me bekimin edhe të deputetëve të Kuvendit po në të njëjtin vit, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat dhe dyshimet e miqve ndërkombëtar, me besim të thyer në drejtuesit tonë shtetëror.

Dëmtohet pllaka memoriale e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Gjenevë të Zvicrës

0
Nga: Arif Ejupi
____
Individë të paidentifikuar ende nga policia kantonale e Gjenevës kanë dëmtuar pllakën memoriale të kryeheroit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, që njëherit njihet edhe si mbrojtës i qytetërimit evropian.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që është vendosur më 1 Nëntor 1997, pranë brigjeve të liqenit Leman të Gjenevës, është vepër e profesorit dhe historianit, Astrit Rakip Leka, luftëtar i shquar i Luftës Nacional Çlirimtare.

Z. Leka që më 24 dhjetor të këtij viti mbush një shekull jete dhe veprimtarie, këtë ide të tij të kahershme e jetësoi me ndihmën e dhëndrit të tij Alexander Lambert, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike në Universitetin e Gjenevës dhe drejtor shumëvjeçar i shoqatës Solidest.

Kjo vepër me rëndësi të veçantë historike u përkrah edhe nga Ministria e Informatave të Republikës së Kosovës, e udhëhequr në atë periudhë nga veprimtari i njohur i çështjes shqiptare z. Xhafer Shatri.

Po ashtu me kontributin e tyre u dalluan Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Gjenevë, asokohe i drejtuar nga diplomati i palodhshëm dhe perspektiv Andi Gjonej, që nga të gjitha misionet diplomatike të botës gëzonte respekt.

Në asnjë mënyrë nuk guxojmë ta harrojmë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Z. Ueli Leuenberger, themelues i Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës dhe deputet i shumë legjislaturave në Parlamentin e Zvicrës.

Leuenberger mbrojtës i vërtetë i popujve të shtypur nga regjimet diktatoriale dhjetëra herë ka qenë në krye të protestave për liri dhe mëvetësi të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës Lindore, të organizuara kudo në Zvicër.

Andaj, me të drejtë konsiderohet edhe si Edith Durham i shqiptarëve. Me rastin e përurimit të shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Gjenevë,qe organizuar edhe një simpozium shkencor ky patën marrë pjesë ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë prof.dr.Rexhep Meidani dhe Arta Dade, Ministër e Kulturës dhe Sportit si dhe deputeti dhe shkrimtari ynë i mirënjohur Dritëro Agolli.

Ndërkaq në Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur po ashtu më 2 Nëntor 1997 në Gjenevë, mbi jetën dhe veprën e Gjergj-Kastriotit-Skënderbeut, me punimet e tyre para qindra të pranishmëve janë paraqitur studiuesit nga Kosova, prof. dr. Jahja Drançolli dhe prof.dr. Ymer Jaka.

Kurse përkthimin automatik apo stimulant të materialeve nga gjuha shqipe në frëngjishte dhe anasjelltas e pati bërë z. Altin Thanasi, përkthyes zyrtar në Ministrinë e Informatave të Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Përdhosja e gjithë këtij mundi dhe e gjithë kësaj pune shumëvjeçare ka indinjuar të gjithë mërgimtarët tanë dhe miqtë e tyre në mbarë Zvicrën.

Z.Ueli Leuenberger këtë akt vandal e konsideron si primitivizëm mesjetar. Ai beson që Organet e Rendit dhe Sigurisë së Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, shumë shpejtë do ta gjejnë kryesinë e kësaj vepre të shëmtuar.

Leuenberger duke pasur besim të plotë në organet gjenevase apelon tek të gjithë mërgimtarët tanë për durim e tolerancë!

Një përkujtim ndryshe për Fadil Vatën

0

Nga: Ragip Shala

a ) –  Fadil  Vata , gjatë vitit shkollor  1979 / 80 , në QAMO ,, Jeta e Re ‘’ në Suharekë shquhej  për dy interpretime : për interpretim në  skenën teatrore dhe interpretim me çifteli .

Ai me tingujt e çiftelisë na i ofronte meloditë e këngëve të Dervish Shaqës , kurse Ymer Balaj e shoqëronte me zërin e tij të kumbushëm sidomos këngët  ,, Pytë Kosova për një çikë ‘’ dhe  ,, kur ta kthymë  Kosovë shpinën ‘’. Fadil Vata dhe Kadri Veselaj  përmes çiftelive na krijonin një boshtë magnetikë që ne të tjerët rrutulloheshim për rreth tyre . Rrotulloheshim kush me ndoni libër botime të Tiranës , kush me ndoni gazetë klandestine ,këmbenim libra dhe kaseta radiofonike por nga një her këndonim edhe në kor , dhe pa dyshim akteri më i dalluari ishte Fadil Vata . E tër kjo veprimtari krijonte gërshetimin e lëvizjes klandestine me lëvizjen artistike në komunën e Suharekës  b ) –  Gjatë grevës së minatorëve dhe studentëve , shkurt 1989 ,  në sallën e sportëve ,, 25 maji ‘’  mëse 10 mijë studentë  grevistë brohorisnin Trepça ! Trepa  ! , në shenjë solidarizimi me minatorët e Trepçës . Në një moment në hyrje të sallës jemi takuar me Fadil Vatën dhe shoqërusin e tij Afrim Zhitinë , i cili u prezentua me një emër tjetër .  Fadili si më shaka pyti : ,, çfar  bëhet këtu ndoni ndeshje futbolli ‘’ ?  Pas diskutimëve për rrjedhën  e grevës  së studentëve , Fadili së bashku me shoqërusin e tij , Afrim Zhitinë parashtrunë kerkesën që : ,, tani ka ardhur koha të brohoritet vetëm për Kosovën Republikë ‘’.

c ) – Fadil Vata sekretar politik dhe Afrim Zhitia sekretar organizativ të LPK-së , dy sekretar të organizatës  ishin në ballë të Pranverës Republikane 1989 në Kosovë .

d ) – Më 30 maj 1989 , kur Kosovën e vizitonin 25 parlamentarë  evropian në krye me zonjën Doris Pack ,    nën organizim të LPK-së është demonstruar  kundër zaptimit serb në Podujevë dhe Prishtinë . Në Podujevë gjatë kacafytjeve  me armë në mes çetës së Llapit dhe forcave të Beogradit bihe guerilsi Ali Ajeti . Në Prishtinë në qendër të qytetit  ,në korzo  dhe në qytetin  e studentëve , pavarësisht gjendjës së jashtëzakonshme niveli i tretë është demonstruar kundër kushtetutës së tanksave . Fadil Vata sekretar politik dhe Afrim Zhitia sekretar organizativ të LPK-së , dy sekretar klandestin na prinë në demonstratën për liri , demokraci dhe republikë .

e ) –  Në ditën e varrimit të Fadil Vatës , në cilësinë e kontraktusit kam kontraktuar 6 autobusë të ndërmarrjes Turist Kosova   , për studentët që do të merrnin pjesë në varrim . Për mbarëvajtje janë angazhuar studentë suharekas : Ahmet Gashi , Nuredin Morina , Nesim Morina ,  Mejdi Gega Shaqir Kryeziu , Hasan Morina , Sinan Kryeziu , Ruzhdi Cikaqi , Ragip Shala etj .

Me kurora dhe buketë lulesh rreth 350 studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marr pjesë në varrimin e Fadil Vatës në f.sh. Sellagrazhd të Komunës së Suharekës .

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Heroin Fadil Vata

Lavdi !