Kreu Blog Faqe 832

Rendi i ri botëror, xhamizimi-islamizimi antishqiptar dhe relaksimi tejet i madh i shqiptarëve

0

Në foto: Xhamia e Bresanës në Sharr, Prizren

NGA: Afrim Musliu, 6 JANAR 2017
___

Donald Trump ka deklaruar se Amerika duhet ta rishikojë politikën e saj të jashtme dhe ekspansionin ushtarak që është joracional dhe e fut vendin në konflikte të panevojshme. ShBA-të kanë sot në gjithë botën 750 baza ushtarake. Çfarë i duhen gjithë këto? -ka deklaruar ndër tjerash Trump, njëkohësisht kur ka paralajmëruar edhe një marrëdhënie të re me Rusinë dhe një ekuilibër të ri interesash me ta. Shtrohet pyetja se çfarë ekuilibri do të ishte ky? A do të viktimizohet Kosova apo do të përfshihet në këtë balansë të re të këtyre dy superfuqive? A do të mbyllet Bondsteel-i amerikan në Kosovë?

Vendet mike perëndimore plotë 17 vite na ndihmuan në arritjen e shumë konsenzuseve mes partive politike, vetëm që të kemi institucione funkcionale gjithnjë duke na mësuar se si formohet dhe si mbahet shteti. Na sugjëruan që kaubojët e pasluftës të largohen nga pushteti dhe funcionet tjera shtetërore dhe ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupcionin. Por, ne ishim aq të sigurtë në veten, saqë sugjerimet e miqve tanë nuk i përfillnim fare dhe nuk i bënim hesap as për pesë pare! Tani, ata të lodhur e të stërlodhur me neve dhe duke u mundu pa sukses me na bë shtet me plotëkuptimin e fjalës, tani vetëm na shiqojnë si palaqot dhe në mungesë të një force të mirëfilltë politike dhe në mungesë të njerëzve të duhur, ata më në fund kanë ngritë duart prej neve gadi tërësisht dhe tani vetëm kujdesen për sigurinë e minoriteteve, derisa neve vetëmeveti na thonë “thene qafën ju ndërmesveti bre njerëz të pamarrun veshë”! (Mu për këtë veti edhe turqit na thërrisnin “arnaut”, që do të thotë “i pamarrun vesh”!)

Në anën tjetër, tani nga rahatllëku, duke qenë plotësisht të vetëdishëm se Amerika dhe vendet perëndimore janë të vetmet që na çliruan nga robëria shekullore dhe na pranuan dhe na ndihmuan në krijimin dhe pavarësimin e Kosovës, na qon e mira peshë dhe bëjmë gabimin e Bosnjës, për ç’shkak e cila edhe sot ende ka mbetë vend konfliktuoz dhe “filgjan shtet” vetëm pse qysh në fillim u lidh me Turqinë, Iranin dhe disa vende të tjera të Lindjes së Afërt! Poashtu, degradojmë dhe margjinalizojmë totalisht intelegjencën e mirëfilltë, derisa shkollat marrin notën më të dobët në botë, kurse universitetet me të madhe shpërndajnë diploma fallco dhe tituj të pamerituar shkencorë, me ç’rast edhe të paditurëve iu lejohet të prodhojnë dituri. Kurse vendi dita-ditës, me ndërtimet e objekteve të shumta fetare që bëhen, më shumë e më shumë i ngjanë vendeve aziatike dhe me një tempo goxha të shpejtë dhe sistematik zhdukë çdogjë që na identifikon me Evropën dhe Perëndimin në përgjithësi. Në shumë raste bile edhe me veshje! Të gjitha këto i bëjmë në ndërkohë kur Rusia është duke ekspanduar në Ballkan çdo ditë e më shumë, gjersa ekzistenca e shtetit tonë, por edhe e popullit tonë, pa prezencën e amerikanëve do të vëhet në rrezik tejet të madhë.

Kancelari i dikurshëm gjerman, Otto von Bismarck, para 150 viteve e tha e që vlenë edhe sot e do të vlenë edhe në të ardhmen: “Nuk ka miqësi të përhershme, por vetëm interesa të përhershme. Ashtu siç ndryshojnë interesat, ashtu ndryshojnë edhe aleancat”!

Tani shtrohet pyetja se a kemi llogari të ndihemi aq të relaksuar në mbrojtjen dhe përkrahjen e përhershme të Amerikës? A mund të ndihemi aq të relaksuar dhe të sigurtë se do të kemi miqësi të përhershme me Amerikën?

Me Trumpin do të krijojet një rend i ri botërorë. Me Trumpin dhe Putinin do të krijohet një luftë e re e ftohtë në mes të ShBA-ve dhe Rusisë, vetëm për të mbajtë balansin dhe të kontrollojnë më mirë konfliktet nëpër kënde të ndryshme të botës. Pra, për Kosovën kjo nënkupton se është ka kalon “treni i fundit”! Poqëse dështojmë edhe këtë herë, atëherë Zoti na e bëftë qaren dhe dashtë Zoti e na bëjnë hallall pasardhësit tanë ndonjëherë!

Më mirë të kthjellemi sot, sesa kur bëhet tepër vonë!

____

  • Këtë analizë që autori i Drinit , Afrim Musliu, e ka botuar para shtatë vitesh në Bota Sot, pasi ma dërgoj dhe e lexova me vëmendje , e pashë se analiza është aq aktuale dhe prekë si në plagë në realitetin dhe mendësinë e pandryshuar të “izetbegoviqve tonë” , aqsa e pashë të arsyeshme ta ribotoja, por tash në Drini.

Jo femicid, por gjenocid në familjet tona!

0

Në foto tashmë e ndjera Gjyljeta Ukella, e vrarë në Pejë nga bashkëshorti i vet…!

Florim Zeqa  

Kohëve të fundit është shtuar numri i vrasjeve të grave, të nënave dhe motrave tona shqiptare. Kjo është pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë, kurse mosfunksionimi i sistemit të drejësisë është i lidhur ngusht me mosfunksionimin e sistemit qeverisës në vend, përkatësisht i keqeverisjes së vendit.

Vrasjet dhe vetëvrasjet shkatërrojnë embrionin e shtetit

Për fatin e keq, edhe përkundër ndërrimit të shpesht të qeverive, dukuritë negative që po na përcjellin në çdo hap të jetës. Nuk janë vetëm vrasjet e grave, nënave dhe motrave tona, por janë edhe një varg i gjatë i dukurive negative të përhapura në vendin tonë, siq janë; piromania apo zjarrvënja e uzinave dhe objekteve afariste, djegia e dhomave të dëshmive të krimeve të rënda në stacionet policore, në IML dhe në gjykata, pastaj janë droga dhe prostitucioni, janë fajdegjinjët dhe trafikantët e qenjeve njerëzore dhe shumçka tjetër e keqe që po ndodhin në vendin tonë, fenomene këto të paqena në Kosovën e dikurshme!

Kur e kemi fjalën tek narkomanët dhe fajdegjinjët, shumë të rinjë dhe të reja shqiptare po bien pre e kurtheve të tyre, ku si pasojë e pamundësisë së daljes nga situatat e rënda, si zgjidhje e fundit po iu mbetët vrasja e familjarëve, vetëvrasja apo vetëvarja në litarë!

Bosët e narkomanëve dhe fajdegjinjëve janë të lidhur me bosët e politikës, andaj si të tillë janë të paprekshëm nga ligji dhe drejtësia!

Brenda katër ditve, dy vrasje të grave shqiptare

Mosndëshkimi i kryerësve të veprave kriminale, është duke ndikuar drejtëpërdrejt në shtimin e numrit të vrasjeve të grave, nënave dhe motrave tona shqiptare. Përveq “dënimit” verbal të liderëve shtetëror dhe partiak asgjë më shumë. Me pasojat e këtyre krimmeve më nuk merret askush! Fëmijët jetim mbesin barrë e familjarëve të viktimave, kurse për fatin e kriminelëve nuk di më askush, se a ndodhen në burg apo jo!?

Në anën tjetër liderët shtetëror dhe partiak e kanë shpikur “ujin e nxehtë” me termin “femicid”, të këtij “ilaçi” vdekjeprurës të shoqërisë sonë!

Kosova është shumë e vogël për të ndodhur dy vrasje të grave brenda katër ditëve. Ky nuk është femicid po gjenocid që është duke ndodhur në shoqërinë tonë. Përmes këtyre vrasjeve është duke u shkatërruar në embrion familja shqiptare, është duke u shkatërruar bërthama e shtetit.

Secila vrajse më e rëndë sesa tjetra, secili rast më i trishtë se tjetri, secila vdekje më e kobshme sesa tjetra.

Përderisa dhimbja dhe plagët shpirtërore të familjarëve mbeten të përjetshme, për politikanët zhduken nga kujtesa e tyre në momentin e leximit të një teksti apo fjalimi para arkivolit të viktimës, aty përfundon edhe interesimi i institucioneve lokale dhe qendrore për fatin e fëmijëve të mbetur jetim shkaku i dorës së zezë kriminale!

Nuk dëshirojë të marrë rolin e prokurorit dhe as të gjykatësit, të politikanit assesi, por, sikur të merreshin vetëm tre kryerësit e vrasjeve të fundit të grave dhe të vareshin në litarë përkrahë njëri-tjetrit në sheshin kryesorë në kryeqytet, të tjerët do të mendonin mirë dhe gjatë para se ta kryenin aktin kriminal.

Nëse nuk ndodh kjo, shumë shpejtë shqiptarët do t’i lënë menjëanë ligjet e shtetit dhe do t’iu kthehen rregullave kanunore për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin familjarë, si domosdoshmëri e kohës për të mbijetuar nga rreziku i zhdukjes fizike si komb dhe shoqëri njerëzore, ngase shteti nuk po e bën këtë!

Nikki Haley, kandidate për presidente e SHBA dhe “nusja shqiptare” i bashkohet institutit konservativ “Hudson” në Washington

0

Nga Frank Shkreli

Në një njoftim për media ditën e henë, Instituti i njohur konservativ, Hudson, në Washington tha se Nikki Haley, ish-governatore e shtetit Karolina e Jugut dhe ish-ambasadore e Shteteve të Bashskuara të Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara, do i bashkohet këtij instituti amerikan në zë si promovues i politikave konservative të mbrendshme dhe të jashtme si dhe i sigurisë kombëtare.

Në njoftimin e Institutit Hudson me këtë rast citohet Nikki Haley të ketë thenë duke pranuar emërimin, se “Kur politikanët tanë dështojnë të identifikojnë armiqtë tanë si të tillë, ose kur dështojnë të vlerësojnë rëndësinë e aleancave tona, atëherë bota është më pak e sigurt”, duke shtuar se “kjo është arsyeja se pse puna e Institutit Hudson është aq e rëndësishme”, në këtë kohë. Instituti Hudson, vazhdon të citohet ish-ambasadorja dhe ish-kandidatja për presidente, “Beson se populli Amerikan duhet të ketë faktet për problemet dhe politikanët duhet të gjejnë zgjidhjet, në mbështetje të një të ardhmjeje të sigurt, të lirë dhe të begatë. Mezi pres që t’u bashkohem kolegëve në Istitutin Hudson, që në parttneritet me ta, të mbrojmë parimet që e bejnë Amerikën vendin më të mirë në botë”, është shprehur, Zonja Nikki Haley.

Ndërsa Presidenti i Institutit Hudson, Z. John P. Walters e priti Zonjën Haley me fjalë të ngrohta duke thenë se, “Nikki është një udhëheqse e sprovuar dhe efektive si në fushën e politikës së brendshme ashtu edhe të politikës ndërkombëtare. Në një periudhë ngjarjesh politike të pakontrollueshme dhe konfliktesh, Nikki Haley ka vazhduar të jetë mbrojtëse e patundur e lirisë dhe mbështetse e bindur dhe efektive e sigurisë dhe begatisë amerikane. Jemi krenarë që ajo po i bashkohet Institutit Hudson”, ishin fjalët e Presidentit të Institutit Hudson, duke mirëpritur Nikki Haley-n në radhët e këtij instituti shkencor, një ndër më të njohurit, botërisht. Në të kaluarën si edhe tani shumë personalitete të njohura të politikës amerikane kanë qenë bashkpuntorë të Institutit Hudson, përfshiur Henrz Kissingerin, ish-Zevendës presidentin Dan Quale, ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Ppmpeo e të tjerë.

Ambasadorja Nikki R. Haley i bashkohet Institutit Hudson, një ent konservativ me fame botërore që merret me politikat e brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara  

Gjatë fushatës për president si kandidate e Partisë Republikane, Nikki Haley ka promovuar një politikë të jashtme amerikane të fortë dhe vendimtare përball krizave globale siç është lufta Rusi-Ukrainë, luftimet Izrael Hamas e të tjera konflikte ndërkombëtare. Qendrimi i saj ishte në contrast të plotë me qendrimin e ish-presidentit Donald Trump i cili kembëngulë për të mbajtur Shtetet e Bashkuara jasht konflikteve ndërkombëtare. Ishte Shkurti i vitit që kaloi, kur Zonja Haley shpalli kandidaturën e saj për presidente të Shteteve të Bashkuara, por në fillim të muajit që kaloi ajo njoftoi anullimin e fushatës së saj për detyrën numër një në vend – pasi në përballim me ish-Presidentin Trump, ajo humbi 14 nga 15 zgjedhjet në shtetet që mbajtën votime në të ashtuquajturën “super Tuesday”, në fillim të Marsit.  Megjithkëtë, sipas njoftimeve në media, Nikki Haley është shprehur se ndonëse anulloi fushatën e saj si kandidate e Partisë Republikane për President, ajo nuk e ka ndër mend të heshtë në lidhje me çështje të rëndësishme të politikës së brendshme e të jashtme dhe sigurisë kombëtare.

Siç duket, Haley ka zgjedhur si platformë institutin e njohur Hudson në Washington për të vazhduar të “përdor zërin e saj për të folur në mbështetje të çeshtjeve me rëndësi, në të cilat ajo beson”, siç është shprehur ajo me rastin e anullimit të fushatës për president fillim muajin e kaluar. Deri më tani, Zonja Haley nuk ka mbështetur Z. Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane për president.

* “Nusja Shqiptare” – Nikki Haley ka thenë më heret në takime me grupe shqiptaro-amerikanësh, kur ajo shërbente në Nju Jork se ajo është e martuar me një biznesmen amerikan me origjinë shqiptare. Në atë kohë ajo është angazhuar, publikisht, duke premtuar se do të punonte për rritjen e numrit të njohjeve — nga vendet anëtare të OKB-së — të Republikës së Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur.

Nikki Haley me bashkshortin Michael, në ditën e inaugurimit të saj si governatore e shtetit Karolina e Jugut, 2015.   

Kam dhënë ate që kam pasur, e kam bërë ate që kam mundur ta bëjë për Kosovën 

Sinan Kastrati me nxënësit e mësimit plotësues në mërgim

Sinan Kastrati, Suedi

”Përpunoji shkrimet e tua dhe mos i lerë ashtu si një dollap me rroba të vjetra e të hedhura pa kujdes!”!  

”Qëllimi i nisjes së luftës është gjithmonë të arrish në një pozicion më të mirë nga i cili të nisësh një luftë tjetër. E shkuara është diçka e çuditshme. Ajo është me ty bashkë gjithmonë. Supozoj se nuk kalon asnjë orë pa menduar për gjërat që kanë ndodhur dhjetë apo njëzet vjet më parë dhe sërish në shumicën e kohës nuk bëhet fjalë për realitetin, thjesht për një numër faktesh që ti ke mësuar, si gjëra të nxjerra nga një libër historie” (Xhorxh Oruell*), libri ”1984”).  

Kur filluan linçimet kundër meje? 

Kam jetua qysh kam mundur, në fukarallëk, i papunë, më shumë se 10 vite (1981-1992) por dorën nuk e kam zgjatur për lëmoshë e as për ndonjë ndihmë tjetër, sa isha në Kosovë. Në Suedi, kudo që kam banua, kam organizua mësimin në gjuhën shqipe, bashkë me gruan time kemi punuar si mësues me e pa pagesë. Kemi mbledhur njerëz afër për grumbullimin e ndihmave institucionale për mësues, minatorë, policë të larguar nga puna, kemi mbajtur protesta për shkollën shqipe në Kosovë e tjera. 

Nga shteti i Kosovës, jo vetëm që nuk jam trajtua si njeri, si qytetar I barabartë por edhe kam paguar dënime për hargjimet e rrymës, nxemjes, ujit, mbeturinave që dy serbe kanë qenë në banesën time deri në vitin 2003. 

Kështu më shpërbleu shteti që e desha, e dua dhe paguaj tatim e taksa. 

Shteti serbo-sllav, nga fundi i vitit 1992 ma muar edhe shtëpinë time. 

Kështu e gjetëm e kështu po e lëmë, thonin pleqtë për shtetet, pushtetet e pushtuesit.  

Një letër ia kisha dergua një mikut tim në Kosovë me 1 korrik 2014. Ai pasi e kishte lexuar letrën, ai m’u lut që ta publikoj në ndonjë në gazetë. Në fillim nuk pranova por pas disa muajve u pajtova edhe pse letra kishte shumë mangësi. Ajo u publikua në Bota Press me titull: ”Si u arrestuan nga H. Thaçi e S. Bashota zyrtarët e LDK-së, J. Kastrati e C. Desku dhe si u rrahën burrat e fshatit Çabiq të Klinës”? Bota Press, më 06/11/2014. S. Kastrati, Suedi.  

Paradoksi ynë ”Arsimtarët e (pa)përshtatshëm në udhëkryq”, Shkëndija, 5 korrik 1990 (Jam i pari në listë nga ars. e përjashtuar e larguar nga puna nga ish komunat: Rahovec, Suharekë, Gllogofc dhe Klinë, më 1981)

Ky ishte shkrimi i im i parë i publikuar për ”luftën”. 

Askush nuk reagoi edhe pse shkrimi fliste per peshq të ”mëdhenj” 

Shkrimet e mia të radhës ishin të natyrshme dhe vazhdim i shkrimit të parë. 

Bënin fjalë për periudhën e viteve 1997, 1998, 1999. Ato ishin fakte që i kisha mbledhur vetë nga njerëzit që i kisha takuar i njihja qysh moti, nga vendi që e njihja, që e kisha shkelur me këmbë, jo me këpucë ushtarake por me opinga të shkyera që shkoja në shkollë për të fituar njohuri e për të bërë i ditur. Këto ngjarje, çdonjërin po ta pyesje në Llapushë do te tregonte sikur përallat që i ka degjuar nga gjyshja sa e sa herë apo këngët e djepit nga nëna, motra më e madhe… e halla kur binte me fjetur, i dinin të gjithë përmendësh. Për ato flitej kudo, nëpër ndeja, kafene e qajtore, në punë e shkollëe në rrugë. Bëhej edhe humor i ”lehtë” për ”trimërinë” e komandantëve, komesarëve, drejtorëve politikë e tregoheshin tregime të ”moçme” per njerëz të ”rinj”, tregime që i kisha dëgjuar disa herë nga disa njerëz, me pak ndryshime në të treguar kur shkoja në Kosovë. 

Largim me dhunë nga puna. ”Trafiku Urban”, nr 2939, 18. 08. 2023

 ”Tregimet” e mia që unë po i qes në letër, nuk ”janë” tregimet e mia prandaj edhe s`kisha nevojë me i ”fry” me retorikë, me fjalë boshe e as imagjinatë të trilluar. Ato nuk i kisha ”stis” me art e as veshur me “ari”, me ”argjend” e ”flori”. Ato vetëm po i përshkruaj, ashtu siq i kam dëgjua. 

Le të lexohen, te kuptohen qysh janë, drejtë e do duken sikur edhe ti (ju) si lexues ke për ti (për)jetuar dhe kemi me i dallua në ”heronj” e ”tradhtarë”. 

Vlen te veçohen shkrimet: ”Plaçkitje, kërcënime, atentate, në emër “të luftës çlirimtare” nga “komandantët” e UÇK-së (Fakte nga komuna e Malishevës)”, Bota Press, 08/11/2014. S. Kastrati, Suedi.   

Tash fillojnë reagimet kundër meje 

Bardhyl … ishte gjithashtu ndër më të lexuarit, ishte në ballë të Botës

Shkrimi që i çoi peshë ”pashallarët e kuq” që ulurinin si ujqit e tërbuar dhe që pati më së shumti reagime e pakënaqësi ishte ”Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!”, Bota Press, dat. 12/11/2014. 

I pari që reagoi ishte Bardhyl Mahmuti, ”Reagon Bardhyl Mahmuti rreth shkrimit në “Botapress” rreth Rugovës. Betimi i UÇK dihet”, Lausanne, 12 Nëntor. Portali “Botapress” ka sjellë një shkrim me titull “Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!”.  

“Po shihet se dikush po ka kohë të merret me gënjeshtra dhe manipulime. Betimi i UÇK-së dihet dhe në asnjë rast nuk mund të gjen askush betime tjera që e zhvendosin qëllimin në luftw brendashqiptare” (B. M.).  

Bardhyli shkurt rren. Ai nuk përgjigjet se a ka thënë “Do ta vrasim edhe Kolonel Ahmet Krasniqin”. Bardhyli u muar me Edi Ramën…..dhe viziten e tij  në “… Beograd… Unë nuk e kam ndërmend të reagoj për gënjeshtrat e tilla, sepse mendoj se lexuesi është aq i ngritur sa të gjykojë objektivisht për këtë formë të manipulimit…” Agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, Lausanne, 12 Nëntor 2014”. Nuk pata reagova. Ai s`kishte thënë as edhe një fjalë kundër fakteve të mia, s`kishte paraqitur asnjë argument kundër fakteve e argumenteve të mia që ishin bindëse e më kokëforta se koka tul e Bardhylit. 

 I dyti por jo edhe i fundit që reagoi kundër meje ishte Hajdin Abazi. Ai në reagimin e tij kundër meje të botuar në Bota Press dat. 13/11/2014  me titull: ”Si e vrava Ibrahim Rugovën në mars të vitit 1998!” e perfundon keshtu: ”Meqë e fillova me ironi, po e përfundoj me një sarkazëm: S. Kastrati, tash që me këtë shkrim e shkrepa ”me dorën time” pohimin se në mars të vitit 1998 e kam vrarë presidentin Rugova, tregoji UDB në Beograd që në akuzat e shpifura për krime të luftës kundër emrave më eminentë të UCK, akuzës sime t’ia shtojë edhe vrasjen e Dr. Rugovës në mars të vitit 1998 në Halmstad të Suedisë!”

 

Punoja pa pagesë, vërtetim. Gjimnazi ”17 Nëntori” Malishevë nr 282, 17. 12. 1992, Malishevë

 Një portal tjetër i quajtur ”Dardania” (Dardania, Portal Interaktiv)  “reagimin” e H. Abazit marr nga Bota Press e (ri)botojnë duke ia ndryshon edhe titullin:”Si po tentohet të njollosen figurat më të larta të UÇK-së, nga bashkëpunëtorët e UDB-së”, E enjte, 13 Nandor 2014 16:23…..”, në vend të “Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti “u betuan” në vitin 1998 se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!” ndërsa shkrimin tim që i parapriu reagimit të Hajdinit, e as reagimin tim më pas s`i botuan fare. 

Kush po tenton ti njollos figurat më të”larta” e kush jane  bashkëpunëtorët e UDB-së?  

Po shihet kush po tenton ti ”njollos figurat më të larta” e kush janë UDBASH-ët. 

Jeni ju, lpk-istë ”udhëheqës” të konvertuar në uçk-ë, krahu i majtë që i keni njollosur, burgosur, vjedhur e vrare disa nga figurat më të ndritshme të historisë në fund shekullin e kaluar dhe në fillim të viteve të para të shekullit që po jetojmë, në emër të ”luftës”. 

Pati edhe dy reagime të tjera, kundër meje, në ”mbrojtje” e në krah të Hajdin Abazit. I pari: ”Reagim: Ja cila ishte e vërteta për mbështetjen e Luftës Çlirimtare dhe të pavërtetat e Sinan Kastratit”, Bota Press, 20/11/2014, Nga N. Zeqiri, .Z. Rrustemaj, N. Mazreku dhe F. Meha dhe reagimi i dytë nga të njëjtit autorë: ”Reagim: E vërteta nuk është aspak sic e thua ti, z. Sinan Kastrati”, Bota Press, 03/12/2014 me autor: Nuhi Mazreku, Ferat Meha, Zeqir Rrustemaj, Naser Zeqiri. Të gjithë kritikuesit e mij kanë marr pergjigjet e merituara por jo të plota, përveç Bardhyl Mahmutit. Për Bardhylin më vonë kam shkruajtur disa herë. 

Opinionet e mia ishin ndër më të lexuarat.Profesorët e anatemuar …” flas për Anton Çetten.

A ka ardhur koha që të largohem edhe nga jeta publicitike, kulturore e letrare, të mos shkruaj më? 

Një nga dëshirat e mia qysh kur isha i vogël ishte se kur të rritem dua të mirrem me shkrime e të shkruaj libra. Shkruaja në “Zëri i Rinisë”, me pseudonime për profesorët e pandërndërgjegjëhë në Gjimnazin e Malishevës, që notën e përdornin si armë, hakmarrje nëse dikush nga nxënësit guxonte të reagonte. 

Dhjetë vitet e fundit më ka ndodhur shpesh herë kur shkruaja të marrë letra falenderimi, letra vërtetë vlerësuese kritike e shkencore, këshilla, vërejtje, fyerje e ofendime por dhe kërcënime. Disa nga ato letra falenderimi dhe letra kërcënuese i kam publikua në gazetat, revistat, portralet e periodikun ku shkruaja. 

Ajo që ndikoj që ka ardhur koha edhe për mua që të largohem e të mos shkruaj më për aktualitetin politik. Dje mora një letër e cila më shtyri të mendoj se ndoshta edhe mua më ka ardhur koha që të mos shkruaj më, të pensionohem. Do të ishte më e shëndetshme e jo të plakem sikur deputetët e Kuvendit të Kosovës që nuk do të ikin vetëm kur ti merr e gëzuemja vdekje. 

”Shkrimet e tua janë plot ngjarje që ti (i jeton) i ke përjetua. 

Besoj se i jeton aq sa të kesh diçka për të shkruar. 

Mua nuk më pelqejnë sepse janë si një ditar ditor, i përditshëm. 

Ruaje shëndetin e shkruaj ato dy librat! Përpunoji dhe mos i lerë ashtu si një dollap me rroba të vjetra e të hedhura pa kujdes!” 

Kjo ishte letra që do të më pensionon. 

Binak Maxharraj, interesohet pse nuk po shkruaj

Por mua më kanë dërgua letra edhe miq e shokë duke mu lutur që të mos shkruaj, si dhe të tjerë që i kanë pëlqye. 

Disa nga ato letra: 

”I nderuar Sinan, mirë jemi falë Zotit. 

Tekstin tënd e kam lexuar.  

Pa hyrë në detaje të ndonjë analize, miqësisht të rekomandoj që të mos e botosh në këtë fazë. Do të ndërfutej keqas në këtë kohë dhe do të të prezentonte ashtu si unë besoj që nuk je, hakmarrës dhe denoncues. 

Megjithatë, e ke në dorë vetë.  Përvoja me atë tekstin për Ahmetin (Kol. Ahmet Krasniqin, vr. Ime), besoj se është e dobishme për të kuptuar se në këtë kohë njerëzit nuk janë të interesuar për të vërtetën si të tillë, po për të shtyrë përpara agjendat dhe hesapet e veta.  

Gjithë të mirat, shoqi jem!” (M.K) 

Ishte për një fejton që bënte fjalë për rrethin e Llapushës ”A kishte luftë çlirimtare në Llapushë?”. 

Unë para se ta publikoj, iu kisha dërgua dy miqëve të mi që ta lexojnë e të këshillohem.  

“I nderuari Sinan, 

me shumë kurreshtje dhe me shumë dhimbje e lexova fillim e mbarim këtë tekst tëndin të sinqertë e të detajuar për ato ngjarje dramatike dhe ato vuajtje që ke përjetuauar. Shumë prej tyre i kam pasë dëgjuar më herët po prej teje, por kështu të lidhura, ato ma ngjajnë shumë më tronditëse. 

Vetëm njerëz të drejtë e të sinqertë siç ke qenë dhe ke mbetur, mund të shkruajnë kështu. Rrëfimi yt zbulon edhe një tragjedi tjetër, krahas asaj personales: as pas 34 viteve drejtësia nuk është vënë në vend, sepse dhunuesit e rinisë studentore nuk kanë marrë asnjë dënim, madje as dënim moral. Ky është një dështim i shoqërisë dhe i shtetit tionë. 

Hasan Spahiu

Por, ti e ke kryer punën tënde: ua ka nxjerrë emrat e mbiemrat, i ke nxjerrë nga skutat e errëta ku fshihen, në dritën e diellit. Tash do të duhej që shteti të ngrinte aktakuza ndaj tyre për dhunimin brutal që i kanë bërë popullit të vet. Ndërsa, tradhtarët si Sadik Blakaj do të duhej të dënoheshin edhe moralisht, duke ua përjetësuar në kujtesën e kombit tonë turpin që kanë bërë. 

Si gjithmonë, vazhdoj ta ruaj e ta kultivoj miqësinë dhe respektin për ty dhe familjen tënde. Dhe të gjithë ne si familje kemi qenë dhe jemi të nderuar që kemi një mik të sinqertë siç je ti.” M. K.) 

Të uroj gjithë të mirat!” (Fejtoni për Demonstratat e 11 e 26 marsit 1981, ”A ishin demonstratat e vitit 1981 të organizuara dhe kush ishin organizatorët”) 

“Baci Sinan, 

e lexova shkrimin duke mbajtur frymën e me lot në sy. 

Çdo fjalë e çdo rrjesht e projektova në imagjinatën time si një film bardh e zi duke mos arritur ta besoj se këto të gjitha ishin të vërteta. Kaq i ri dhe kaq peripeci kishit kaluar… edhe tani që po shkruaj sytë i kam me lot… Çfare të them? Kam shumë pyetje:  

-Ku është Sadik Blakaj sot? Po Vesel Krasniqi dhe ata shqiptarët që të rrahen në Prishtinë (Lutfi Ajazi, Faik Nura, Muharrem Dana, shën. imi)? Po familja jote gjatë kësaj kohe dinte gjë për ty, a të kerkonin? Po Xhevat Durmishi, të fali?  

Çfarë do bësh me këtë shkrim????  

Sa keni kaluar mor baci Sinan e sa mirë që keni shpëtuar gjallë nga gjithe kjo. (R. K.) 

Është i njëjti “A ishin demonstratat e vitit 1981 të organizuara dhe kush ishin organizatorët” 

 

 Bashkim Zymeraj, më kërcnon 

“Miku im i nderuar – Sinan Kastrati, 

Ju falemnderit për shkrimin, i cili ka vlerë të veçantë njohëse. Është njëri nga shkrimet më të besueshme dhe me të sinqerta për demonstratat e vitit 1981. Të lumtë! 

Falë me shëndet!”  (I. Z.) 

Bashkim Zymeraj, përsëri më akuzon …

Të tjera letra: 

“Shkrimet e Sinan Kastratit, çofshin ato në fejtone apo te veçanta janë tejet të guximshme. Guximin për ti trajtue këto tema shumë të ndishme, mundë ta ketë vetëm një njeri i pastër si loti, çoftë në aspektin kombëtarë dhe ate njerzorë e ai është Sinan Kastrati. Të dyja këto privilegje i ka burri i madh Sinan Kastrati, të dëshmuara në të gjitha kohërat e vështira nëpër të cilat kaloj kombi ynë. Shkrimet e Sinan burrit, me fakte i ç’veshën bandat kriminale dhe i lanë lakuriq, pa pasur asnjë mundësi të vetëmbrohen. Ato banda në stilin e tyre, tashmë të njohura, në mungesë të fakteve përdorin shpifje dhe fyrje. Përsonaliteti i Sinan burrit mbetet i madh, si një lis i pamposhtur përballë stuhive të koh’rave të ndryshme. Përballë këtij lisi të madh, ju banda kriminale jeni dhe do mbeteni të vegjël, shumë të vegjël, si kunguj të vegjël që vetëm një brym e mengjesit vjeshtor do i zhduk. Shkrimet e Sinan Burrit të faktuara mirë, janë goditja përfundimtar për juve o të mjerë. Ai që vret vëllaun e vetë është krijesa më kriminale në Botë, madje më e madhe se edhe armiku ynë shekullor, shkinia” (sllavët, serbët, vr. imja) (S. L. A.) 

Ibrahim Kelmendit i vie keq që nuk e ka vrarë me dorën e vetë Kol. Ahmet Krasniqin.

“Sinan Kastrati është atdhetar i dëshmuar qysh nga demonstratat e vitit 1981, prandaj është e kotë që nga kurkushi të i mohohët kontributi i tij prej një njeriut atdhetar e guximtar siq është Sinani që disave sikur juve po jau qet rrenat për ledinë siq thotë populli. Sinan, të lumt për këto rrefime te verteta qe po me bejnë te rrenqethem kur po i lexoj per perjetimet e luftetarëve të vertetë. 

3, 4 policë serbë i kanë poshtërua qindra katundarët e Panorcit, para shkollës ku edhe unë kam punua? Ku ishte Fatmi Lima (”Celuku”), komandant ”Pamuki” që nuk i mbrojti qytetarët e pafajshëm?

Të lumt Sinan Kastrati!” H. M. ish mësuesi im 

Hysen Molliqaj: Sinan, të lumt për këto rrefime te verteta qe po me bejnë te rrenqethem kur po i lexoj per perjetimet e luftetarëve të vertetë. 

(Ish mësuesi veteran nga Lluka, pasi kishte lexua reagimin e veteranëve të ”luftës”, kundër meje, shkruan komentin që për mua ishte shumë) 

“Sinan, të prift e mbara e shëndeti! Se për të shkruar e rrëfyer je i mrekullueshëm. Nuk po të them me të lavdëruar, por, mbarshtrimi i temave që i trajton dhe i paraqet të shkruara për lexues, dëshmojnë veprimtarinë tuaj në përgjithësi dhe ate të profesionit në veçanti. Thot një fjalë e urtë nga thesari popullor: “Tupani bie për ata që kanë vesh…” po fatkeqësia e shumicës në Kosovë duke filluar prej politikuajve e disa kurvendarëve të Kuvendit të Kosovëes dhe veteranëve e komandantëve të rrejshëm, siç ju thua ti me vend se këtë po e thonë edhe në Kuvendin e Kosovës kur po zihen ndër veti për interesa të ndryshme se listat janë fry e herë janë ç`fry, mirpo asnjëri s`po don me ndi…sepse veshët i bajnë vetëm si peshë për së rëndi dhe ato që nuk ju pëlqejnë që flitet për të bamat e tyre s’ don me i dëgjuar fare… 

I nderuar Sinan, ke bërë mirë që e ke shpërnda reagimin e tyre kundër teje, Kështu veprohet kur ekzistojnë dëshmië dhe njerëzit e gjallë. Janë të rrall apo s’ka të tillë, që e pranojnë kritikën, të vërtetën dhe kërkojnë falje, por menjëherë thonë se je me UDB- apo kundër UÇK-së…! (Është koment ku unë i kisha postua reagimet e reaguesve të mi)” (A. F.) 

Një me emrin Taxhen se si më akuzon

“Miku im i nderuar, Sinan Kastrati, kam lexuar jo të gjitha, por bukur shumë nga shkrimet tuaja. Ju përgëzoj dhe çmoj për veprimtarinë tuaj atdhetare. Me që ju keni publikuar letren e prof. M. K. dhe keni përmend edhe Sadik Blakaj, dëshiroj ta postoj një letër internetike të Sadikut, drejtuar Ibrahim Kelmendit. Shëndet!” (Xh. L.) 

“Miku im, Sinan, ti mbetesh nje njeri i veçante në zemrat njerëzve që dinë të vlerësojnë. Njerëz me virtyte e vlera njerëzore si ti për fat të keq janë të rrallë. 

Sinan Kastratin nuk mund ta harroj asnjëherë (T. P.) 

Posa e përfundova fetonin për Llapushën, për viktimat e , një miku im (i fb-ut) shumë besnik e i vërtetë më shkruante:”heroizmat” mora një letër tjetër: 

Kur te shkon ne Kosovë, shko e intervistoje edhe nji njeri, Nezir Bali Morina në Vll. Drenovc, te kjo shkolla e re perball shkollës e ka shtëpinë.  Ju ka vra baba plak i moshuar, Bali Zekë Morina, nga uçk-ja në katundin Turjakë. 

Për fund: 

E shkruajta me nguti dhe në gjendje jo të mirë shëndetësorepres. Po pres nga mjeku ditën kur do të operohem. 

Përsëri po kthehem te letra që e mora dje dhe e vendosa të parën. 

Do të largohem e nuk do të shkruaj më, të premtoj. Në fund të javës do ti shkruaj një njeriut të besueshëm që është njohës i mirë dhe autor i shumë librave dhe botuesit të librave të mia. Ai më ka premtua se do të më ndihmon për dy librat e parë. Deri atëherë, më prit!. 

Besart Kastrati ”…si ti i kanë zi në Aqarevë”

*) George Orwell (Eric Arthur Blair, ka lindur më 25 qershor 1903 në Motihari, Bihar, India Britanike dhe ka vdekur më 21 janar 1950 në moshën 46 vjeçare në Camden, Londër, MB 

Shkroi novela, shkrim e romane me temë politike dhe u muar me gazetari 

https://sv.wikipedia.org/wiki/George_Orwell 

Librin “1984” e kam lexua më 1982.  

Ditën e faleminderit të gjithë, miq e media! 

 Malmö, 16 prill 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

Përgatitjet për kremtimin e ditëlindjes së Kryeheroit të kombit Gjergj Kastriotit me 6 maj 2024 në Prishtinë , kanë marrë përmasa mbarëkombëtare

1
Nga: Pal – Islam Idrizi
___
Bashkëatdhetar të dashur
Bijtë e bijat e gjakut të pastërt Arbnor
(Shqiptare e shqiptar)
-Festa mbarëkombëtare, ditëlindja e kryeheroit Gjergj Kastrioti, tanimë ka mar përmasat. Me kuptimin e plot, të quhet -Festë mbarëkombëtare-.
Është ky viti i tretë për Shoqatën Kulturore „Kufijtë e Arbërit“. Dy vite radhazi, ne festonim ditëlindjen e kryeheroit, Gjergj Kastrioti, të vetëm!
Kurse tani…
Hap pas hapi…!?
Tanimë, nuk jemi vetëm.
-Shoqatës Kulturore „Kufijtë e Arbërit“, i’u janë bashkuar shumë organizata e Shoqata si motra.
Si:
-„Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar (LSHB)
-Shoqëria „LËVIZJA“
-„Organizata Shqiptaria“ (pjesë e Lëvizjes së Deçanit), si dhe vet, në tërsi „Lëvizja e Deçanit“.
-Shoqata për Emancipim e Femrës „ Alma“( SH E F A).
-Shoqata „Gjergj Kastrioti Zvicër“.
-LPK-ja, Gjermani.
Të gjithë (të sipërpërmendurit), kanë konfirmuar tashmë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen me -4-maj,Gjakovë dhe -6- maj, 2024 Prishtinë.
Me shumë Shoqata tjera, jemi në bisedime.
Pra, bashkë do të dalim dhe më të fortë e faqebardhë. Për të dëshmuar para figurës më të ndritur të kombit, qytetrimit mbarë, se jemi një e të pandarë, ashtu siç porosit prijësi ynë, kryeheroi, Gjergj Kastrioti.
-Hapi tjetër:
-06 maji-, të futet me patjetër në kalendarin e festave zyrtare/ shtetërore.
Kudo ku jetojnë, pasardhësit e Epokës së Artë të Arbërit, prijësin e kësaj Epoke, kryetrimit, Gjergj Kastrioti:
-Shqipëri, Kosovë/Dardani.
-Gjithë Epiri i Pirros, sot i ndarë, Iliridë e Qamëri.
-Trevat e princit të Balshajve, në Mal të zi (përfshirë dhe Sanxhakun e ndarë).
– Arbëreshët, të cilët i kemi gjithmonë, flamurtar, janë të gjakut e të zemrës, pjesë e pa ndarë e krenaris dhe po aq edhe të dhimbjes, përjetimit të fazave sfiduese, në periudha të ndryshme kohore.
Ju drejtohem gjithë juve!
Një ditë/datë, duhet me patjetër të jetë e lidhur direkt me prijësin,kryeheroin, Gjergj Kastrioti. Jo rastësishtë ne zgjodhëm ditëlindjen e Gjergj Kastriotit.
Shteti Arbër, u krijua falë trimave të kohës në krye me Gjergj Kastriotin.
Nuk ka vend në histori që nuk kapim emrin e tij. Por që nuk kemi asnjë datë apo ditë që ne t’i përkushtohemi vetëm kryeheroit.
Falë kryetrimit ne jemi k’tu ku jemi.
Falë Kryetrimit, kombi ka vulën e përjetësisë.
Falë Kryetrimit, gjuha, kultura e simbolet tona kombëtare, poashtu kanë vulën e përjetësisë.
Vendi dhe kombi ynë, pa Gjergj Kastriotin, trimëreshat e trimat e tij, Princat Arbnor, do të kishte shumë pikpyetje, ekzisteca e tij.
Kjo qe edhe njëra nga arsyet që shtrova mes miqve dhe më pas morëm bashkë këtë nismë. Që njëherë në vitë (në k’të rastë -6- maji ditëlindja), të kemi një ditë/datë që do ti kushtohet krejtësishtë, prijësit, Gjergj Kastrioti.
***
Shoqata Kulturore „Kufijtë e Arbërit“
Nëndega Gjermani
Pal – Islam Idrizi.
16.04.2024 Ingolstadt.

Popullizmi politik dhe islamik si koncepte të dëmshme të kombit

0

Afrim Musliu, Suedi

Marksizëm-leninizmi dhe enveristo-stalinizmi është poashtu shpërlarje e trurit me ekstremizëm të majtë e revolucionarë politik, e njejtë sikurse që është edhe ekstremizmi radikal fetar. Kryesisht ai islamik. Edhe ish-sekretari i shtetit të ShBA-ve në administratën e parë të presidentit Bill Klinton, Warren Christopher, në fjalimin e tij të parë si Sekretar i ShBA-ve në vitin 1993, thotë: “Pas suksesit të madh me mposhtjen e terrorit komunist në Evropë e më gjërë, tani e ka radhën që ta luftojmë e ta mposhtim edhe terrorin e fundamentalizmit islamik”.

Nuk ishte e rastësishme ajo deklaratë e Christopherit e as tërheqja e një paraleleje të tillë.

Këta të parët, duke e shijuar dhe duke e pëlqyer jetën e bukur dhe mirëqenien sociale “imperialiste” nëpër vendet e ndryshme perëndimore, por, besa, edhe në Shqipëri e Kosovë e kudo që ndodhen në këtë botë të lirë e demokratike, nuk po kanë më se si t’i shajnë e t’i sulmojnë vlerat perëndimore. Nganjëherë aty-këtu e hedhin nga ndonjë gurë mbi Amerikën dhe BE-në si nxitje e urrejtjes së tyre patologjike ndaj perëndimit që e kanë të mbjellur përbrenda e të programuar në trurin e tyre nga librat e Enverit e Leninit. Por asgjë më shumë se aq, sepse janë të vetëdishëm se ajo është sikurse me pështy përpjetë. Ndërsa, kur sulmohet edhe Ibrahim Rugova dhe rugovizmi, atëherë janë të ndikuar edhe nga librat e Leo Trotskijt, i cili thoshte se “pacifizmi është shërbëtorë i imperializmit”. E sulmonin Rugovën sepse vepronte simbas forcës që kishim si popull i vogël e i pafuqishëm në ç’do aspekt. Nuk donte që me patetikë t’i aktivizojë armiqtë tanë kundër neve, e as t’i irritojë miqtë tanë perëndimorë të cilët i bëmë miq me shumë mund.

Kryesisht falë orientimit të Tij pro-perëndimorë, urtësisë së Tij intelektuale, si dhe politikës së Tij paqësore.

Këtë nuk e kuptonin mbetjet sovjetike e populliste shqipfolëse. Ndërsa mbetjet osmane e rrymat populliste islamiste e sulmonin pse po shkon me kërku ndihmë nga Papa në Vatikan, e jo në Turqi dhe nga bota myslimane.

Ibrahim Rugova në takim me Papa Gjon Palin, në Vatikan

Këta të parët, cak të sulmeve dhe sharjeve të tyre janë të gjitha religjionet dhe Zoti duke u thirrur në një ateizëm të ekstremit të majtë e të mbjellur nga një ideologji me gjenezë në bolshevizmin rus të fillimshekullit të XX-të. Ndërsa, ata të dytët, pra, ekstremistët islamikë, të vetmin argument në mbrojtje të islamit e kanë duke e sulmuar çdo zë kritik me etiketime si “komunist”, “enverist”, “titist” e kotësira të tilla të pabaza.

Kur i shoh grupet ekstremiste të të gjitha ngjyrave e anëve të ndryshme duke u hangër ndërmes veti nëpër rrjetet sociale e nëpër debate të ndryshme, e duke sulmuar çdo zë kritik që ngritet në drejtim të ekstremizmeve të tyre respektive, atëherë vetëm them, Zot ruaje njerëzimin nga këta ekstremistë.

Kjo nënkupton se si të parët, poashtu edhe të dytët nuk e duan paqen. Nuk munden me funkcionu në paqe, qetësi e harmoni. Ata çdoherë duan mjegull, kaos dhe anarki. Duan revolucion për t’i arritur agjendat e tyre të huaja e antishqiptare.

Te sjellurit e Haxhi Qamilit lidhur ne Durres, perpara pallatit ku banonte Esad Pasha me 12 korrik 1915

Këtë kënaqësi asnjërës palë asnjëherë nuk duhet ofruar që t’iu mundësojmë që t’i kthejnë trojet tona në kohën e Haxhi Qamilit dhe xhonturqëve të tij, e as në kohën e revolucionit socialist, i cili është dirigjuar drejtpërdrejt nga Moska e përmes Beogradit.

Këtu nuk duhet anashkaluar as ekstremin e djathtë i cili është në rritje e sipër. Sidomos nëpër vendet post-komuniste, por edhe nëpër vendet me traditë dhe kulturë të vjetër demokratike dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Të gjithë këta ekstremizma i bashkon një koncept: Popullizmi. Ata fitojnë teren kryesisht përmes rrjeteve sociale duke u përdorë me popullizëm e cila kalon kryesisht tek shtresat e paarsimuara e primitive, të cilëve, përveç arsimimit, i’u mungon edhe aftësia intelektuale e rezonimit të shëndoshë dhe kërkimit apo gjetjes së informacionit korrekt e të saktë. Si të tillë, ata janë gjahu më i lehtë i propagandave bardh e zi populliste të cilat këta ekstremizma i përdorin për të fituar teren për qëllimet e tyre ktyesisht të errëta politike e religjioze. Për t’i futur në veprim agjendat e huaja anti-shqiptare. Pra, të gjitha këto grupe ekstreme janë grupe populliste, e si të tilla janë edhe tejet të dëmshme për çdo shoqëri dhe për vlerat demokratike të shoqërive të lira dhe popujve të lirë. Prandaj edhe rritja e ekstremizmave të ndryshëm kanë përjetuar rritje të madhe prej se u bë e zakonshme përdorimi i rrjeteve dhe portaleve të ndryshme sociale. Sa më shumë që bëheshin të zakonshme platformat e ndryshme të rrjeteve dhe portaleve sociale, aq më shumë janë rritë edhe ekstremizmat e ngjyrave të ndryshme politike e religjioze.

Besimi në Zot si dhe përcaktimi i individit për një religjion ku i flenë zemra e ku gjenë ngushëllimin e vet personal, si dhe përcaktimi i një ideologjie të caktuar politike, është e drejtë njerëzore e çdo individi dhe e mbrojtur edhe me konventa të OKB-së edhe me kushtetuta moderne të vendeve demokratike. Këtë të drejtë bazike njerëzore duhet respektuar secili. Kështu që, shtetet tona e kanë për detyrë ta mbrojnë kushtetutën dhe sistemin demokratik në vend e në asnjë mënyrë nuk duhen as të jenë pjesë e ndikimeve e imponimeve të tilla. Poashtu, as nuk duhen të lejojnë që forcat e ndryshme të errëta, as nga jashtë e as nga brenda, të veprojnë aq lirshëm në trojet tona për ta shtrirë ndikimin e tyre të traditave dhe kulturës lindore të bajraktarizmit tek popullata shqiptare, e assesi që vetë të zhvillojnë agjenda të tilla e të jenë pjesë e agjendave të tilla.

Ne si popull i cili gjendemi në udhëkryqin kulturorë mes Perëndimit dhe Lindjes, si popull i cili e kemi përjetuar dhe e kemi mbijetuar tmerrin e një pushtimi të egër islamiko-otoman mbi pesë shekuj rresht, por edhe si popull i cili mëse gjysëmshekulli kemi qenë të nështruar një diktature të tmerrshme komuniste, poashtu të ardhur me dhunë nga sllavo-komunistët lindorë, e kemi më së lehti e pa mëdyshje që të përcaktohemi kah vlerat perëndimore euro-atlantike dhe assesi nuk duhet të lejojmë që të na ripërsëritet historia e prapë ta fusim veten nën thundrrat e ndikimeve lindore, qoftë politike, qoftë religjioze, ngase të gjitha tmerret që na kanë ardhë nga Lindja i kemi përjetuar me shekuj të tërë në lëkurën tonë nga të cilat ende nuk jemi rimëkëmbë si duhet, as si komb e as si shtete të cilat i krijuam dhe po i mbrojmë me ndihmën e miqëve tanë perëndimorë.

Ne si popull i vogël e i pafuqishëm në çdo aspekt, tani në Shek. XXI, në vend se të punojmë për zhvillim ekonomik e demokratik simbas standardeve euro-atlantike, në vend se të punojmë në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës, ne, në këtë shekull kur Intelegjenca Artificiale (AI) dita-ditës në shumë fusha e zëvendëson edhe njeriun në të gjitha funkcionet jetësore e ditore të njeriut, neve ende merremi me dogma mesjetare e me temën se “a më i rëndësishëm është kombi, apo feja?!” Ishte e tmerrshme kur e kam parë si në disa debate televizive i ipej hapsirë një imami radikal ku thoshte se “Toka nuk është e rumbullakët, por e rrafshët”. Të njejtës marrëzi para ca ditëve i referohej edhe një e a.q. studjuese nga Tirana me emrin P. Xh., të cilës poashtu i ipej hapsirë në njërën nga televizionet më të mëdha shqiptare që të shprehë një marrëzi të tillë mesjetare.

Pra, sot në Shek. e XXI-të, kur bota e zhvilluar perëndimore kanë dërguar robotë studjues edhe në planetin Mars, kur në hapsirë i kanë lansuar mbi 100 mijë satelitë me funkcione të ndryshme në shërbim të njerëzimit, tek ne shiptarët bëjnë debate se a është Toka e rumbullakët, apo e rrafshët?! Merren me një temë të cilën popujt e zhvilluar perëndimore e kanë studjuar e zbërthyer para shumë shekujsh, filluar nga Nikolla Koperniku në Shek. e XV-të e vazhduar e argumentuar edhe nga Galileo Galilei në Shek. e XVI-të. Këtë e përmenda vetëm si një shembull konkret se sa keq jemi katandisë si popull. Se si mentalisht i kthehemi kohës mesjetare ku feja islame dhe agjenda e islamit politik don të na kthejë disa shekuj mbrapa. Mu sikurse që jetojnë jetë beduinësh edhe shumë popuj në Lindjen e Mesme edhe sot e kësaj dite. Të cilët ende e pijnë urinën e devës si pije shëruese. Prandaj edhe kalon tek ne çdo propagandë populliste. Qoftë politike, qoftë islamike.

Sot në Kosovë në pushtet është një kombinim i këtyre dy taborreve të ekstremizmave populliste. Edhe ai marksist-leninist, edhe ai islamik. Ata nuk i ka bashkuar as ideologjia politike, e as ajo fetare. Ata i ka bashkuar popullizmi si koncept i egër dhe i dëmshëm shoqërorë. Pasojat e ardhjes së këtij kombinimi fatal si pushtet aksidental po vërehet në të gjitha segmentet e jetës së qytetarit në Kosovë. Edhe në rritjen e radikalizmit islamik. Edhe në riosmanizimin dhe asimilimin e shqiptarëve në tokat e tyre të lira e të pavarura. Edhe në rritjen e krimeve të rënda. Sidomos vrasjet dhe grabitjet e armatosura. Edhe në shkatërrimin e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe shëndetësisë. E më së shumti në polarizimin dhe përçarjen e tmerrshme të shqiptarëve, si në aspektin politik, ashtu edhe në aspektin fetar.

Këtë përçarje e polarizim po mundohen ta zgjërojnë edhe në mërgatë dhe në trevat tjera ku jetojnë shqiptarët. Rrafsh qe tri vite e mbajnë popullatën e shkretë në ngërrç konflikti, pa i menduar pasojat psikologjike që pasojnë duke shkaktuar panikë e frikë në popullatë, të cilat pothuajse çdo ditë i shohim se si shfaqen me vrasje e dhunë, si në ambiente familjare, ashtu edhe nëpër ambiente të hapura publike. Kam filluar ta fitoj bindjen se kjo qeveri aktuale në Kosovë, është ka funkcionon si dorë e zgjatur e Serbisë. Pa kurrëfarë nevoje i nxiti disa çështje teknike në nivel të dialogut, e që sot u bënë legale nga qeveria e Kosovës, e që kurrë nuk ishin legale më parë. Përdoreshin në veri, mirëpo ekzistonte ligji që një ditë e në rethana më të volitshme, me i ndalu e me i sankcionu. Duke përdorë retorikë e veprime patetike populliste e bënë tërë atë tollovi në veri të vendit e të nxitur pa nevojë nga qeveria e Kosovës për dokumentacione serbe, në fund u tërhoq dhe i bëri legjitime e sot të pranuara edhe nga vendet e Schengenit. Tërë atë tollovi e bënë qeveria e Kosovës për targat serbe, ku u hasmua edhe me aleatët tanë strategjik e perëndimorë, me ç’rast e futën Kosovën edhe ndër sankcione ekonomike, në fund u tërhoq dhe i legjitimoi ato, por sankcionet mbetën.

Njejtë vepruan edhe për dinarin, e tani prap u tërhoq. Tërë kohën duke i sulmuar e duke i fyer vendet perëndimore dhe liderët e diplomatët e tyre me shprehjet më të ulëta. Të gjitha këto i bëjnë që dështimet e tyre në ekonomi e zhvillim të vendit, që kurrë për tri vite asnjë gozhdë të vetmen askund nuk e kanë ngulë, që shëndetësinë e arsimin e kanë sjellë në nivel të mjerueshëm… t’i fshehin pas një fasade të patriotizmit fallco folklorik, që çdoherë fokusi të mbahet në veri të vendit e në dialog maraton, e jo në dështimet, hajnitë dhe skandalet e shumta të kësaj qeverie populliste.

Tani dua ta përdori frazën e famshme populliste të pushtetit dhe jurishnikave të tyre “qe 20 vjetë”.

Një ndër shumë komentet e militantëve partiak më rrjete të ndryshme sociale

Unë po e them shkurt: Atë çka nuk ka arritë ta realizojë Serbia qe 25 vjetë , me qëllim apo pa, e ka arritë ta realizojë Albin Kurti dhe qeveria e tij për vetëm tri vite. Duke përdorë retorikë dhe veprime patetike populliste, i bëri legjitime të gjitha mekanizmat paralele të shtetit të Serbisë në territor të Kosovës, për të cilat disa bashkëkombas tanë nga skelet e baushtellave perëndimore e më shumë nga ata që i keqpërdorin sigurimet sociale e shëndetësore të vendeve perëndimore ku jetojnë, i shohin si akte patriotike e rrinë tërë ditën e lume duke e sha e sulmu nëpër Facebook çdo zë kritik ndaj Kurtit dhe keqqeverisjes së tij. Pra, me metodat e njejta siç i përdorin edhe milicët e islamit politik, të cilët nuk lënë zë kritik e kombëtarë pa e sulmu, sha, ofendu e kërcënu.

Screenshot

Një zv/ministër i qeverisë, Arber Vokrri, ofendon një komentues…

Mundohen ta heshtin të vërtetën me sulme e kërcënime.

Për fund, pa u liruar populli ynë nga popullizmi politik e fetar, dhe pa e braktisur mentalitetin primitiv të bajraktarizmit, kurrë nuk do të qytetërohemi si popull e të bëhemi pjesë e botës së zhvilluar demokratike.

Kur gozhdohesh nga një “kaçavid” i huaj…!

Madje, në qoftë se vazhdojmë kështu, rrezikojmë edhe copëtimin apo zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe jo vetëm.

Popullata që po turqizohet në Gostivar, Tetovë dhe Shkup, më shumë i urren shqiptarët se sa sllavët !

0
Tim Shkupi, teolog nga Shkupi
___
Ne Maqedoni jane tre qytete ku te turqizuarit i urrejne shqiptaret me shume se sa sllavet. Ne Gostivar, Tetove dhe Shkup.
Ne fakt ne Shkup nuk hetohet, por bijte e dreqit jane te turqizuarit, qe fshehin aktivitetin e tyre shovenist kunder shqiptareve ne emer te xhamive dhe hoxhallareve, gjoja se jane myslimane me fe te Bagdadit.
Ne Gostivar, procesi i turqizimit eshte ne fazen perfundimtare.
Ne Tetove, secili qe thote jam musliman eshte nje turk i vogel, i cili eshte ne gjendje me qene armik i shqiptareve ne cdo moment. Gjithashtu duke u kamuflluar ne emer te fese se Ali Hamnejit te Teheranit.
Rezistenca me e madhe kunder kesaj race gjithnje ka qene ne Shkup, por keto dy dekadat e fundit rezistenca kunder tyre ka qene ne gjume.
Armiqte e ardhshem te shqiptareve ne Maqedoni jane kjo race e turqizuar dhe jane shume shovenist dhe me pas mundesi na bejne neve me zi se sa Erdogani ua bene kurdeve ne Turqi.
Tjeter, qe ju nuk e dini, kjo race bashke me hoxhallaret, pas ikjes se Perandorise osmane, ka bere dhune sistematike kunder shqiptareve te besimit katolik dhe ortodoks ne Maqedoni, duke u venduar ne sherbim te agjendave te politikes sllave te Beogradit per deshqiptarizimin e Maqedonise.
Ja nje shembull. Sot ata pak qe flasin shqip ne Oher dhe Manastir, flasin edhe turqisht dhe si muslimane me shume ndjehen turqe se sa shqiptare.
Tere kete qe e shkrova nuk ka te beje aspak me turqit nga Turqia, pasi pjesa dermuese e tyre qe vijne ne Maqedoni, vijne pse ikin nga Turqia edhe ata pikerisht nga kjo race e muslimaneve te Azise se Mesme, por edhe Sirise.
Nese Erdogani futet ne konflikt me Izraelin, partite politike duhet me i inkurajuar te turqizuarit, por edhe racen e muslimaneve te shkojne ne lufte per ta ndihmuar Erdoganin.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Shefqet Turgut Pasha në vitin 1912 e vret mulla Sinanin, vetëm se e kishte përkrahur Idriz Seferin

0
Nga: Tim Shkupi (Musa Lamallari), teolog nga Shkupi
____
Shefqet Turgut Pasha ne vitin 1912 ka vra mulla Sinanin vetem pse ka perkrahur Idriz Seferin.
A e kuptoni se sa veshtire e ka nje hoxhe me qene shqiptar ne Maqedoni?
Ju nuk e keni idene se sa race e flliqte jane shumica e tyre. Sidomos ata qe flasin edhe turqisht ne familjet e tyre, por rrijne me neve shqiptareve gjoja se “jem muslimane”.
Me sllavet na ndane gjuha dhe armiqesine e kemi hapur, kurse me kete race shovenistesh e kemi me veshtire se na jane futur neper familje.
Zot na jep force ta kuptojme rrezikun dhe t’i luftojme me forcen e argumentit armiqte e shqiptareve, qe shumica jane bije hoxhallaresh qe nga koha e Shefqet Turgut Pashes!
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti që thotë "Nga Shkupi në Merdar, 12.300 dardan i nguli në hujë Shefqet Turgut Pasha Te 1910! As që brengoset kush,as Ae shprehin keqardhje! pak pak.hoxhallare hoxhallare jane shqipe Keta jane armiqe te shqiptareve"
Idriz Seferi me trimat e tij …

Ngjarje historike për tu mbajtur në mend: Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

0

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.

Shumica e deputetëve prezentë në Asamblenë Parlamentare u shprehën dhe votuan pro Kosovës, ndërsa Serbia ishte e pafuqishme ta pengonte këtë.

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Tani, fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

“25 vjet më parë, Ibrahim Rugova e filloi rrugëtimin drejt lirisë, u përballëm me krimet e Serbisë, por nuk u ndalëm” – fjalimi rrëqethës i Arben Gashit në KiE

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës po diskutohet lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Fjalën e mori edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pjesë e delegacionit të Kosovës.

“25 vjet më parë, Ibrahim Rugova e filloi rrugëtimin drejt lirisë, u përballëm me krimet e Serbisë, por nuk u ndalëm”, ka thënë Gashi.

Ai tutje tha se Kosovës tepër gjatë i është mohuar vendi në KiE.

“Tepër gjatë Kosovë i është mohuar vendi në Evropë. Sot këtu qëndrojmë para jush si të barabartë, të gatshëm që të marrim vendin tonë në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në KiE, nuk është vetme çështje e rëndësisë politike, por edhe çështja e imperativit moral për të gjithë atë që kanë besuar në parime demokratike, të drejta të njeriut, etj”.

“Sot i kërkoj secilit prej jush të qëndroni në anën e duhur të historisë, të qëndroni pranë Kosovë dhe parimeve që definojnë identitetin tonë evropian”, ka thënë Gashi.

Deputetja e Turqisë në KiE: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin e saj

Deputetja nga Turqia në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Seda Gören Bölük befasoi në diskutimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke treguar se është me prejardhje nga Kosova.

Ajo shprehu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se procesi integrues i saj “nuk ka kthim mbrapa”.

“Ne besojmë që problemet e përmendura në raport nuk duhet të shihen si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha ajo.

“Me këtë besim, si parlamentare, me prejardhje nga Kosova, e mbështes plotësisht, me gjithë zemër, raportin dhe rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha Seda Gören Bölük.

Kryesuesi i seancës në KiE ia tërheq vërejtjen deputes serbe: Respektoje kodin e sjelljes, s’mund t’i çrregulloni procedurat

Kryesuesi i seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ku po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ia tërheqi vërejtjen deputetes serbe Biljana Pantiq Pilja, e cila e quajti të pa integritet dhe hipokrite Dora Bakoyannis, përpiluesen e raportit që rekomandon për anëtarësimin e Kosovës.

Pasi deputetja serbe foli ashpër, kryesuesi tha se debatet duhet të bëhen ndryshe dhe se asnjë deputet nuk mund “të shkaktojë çrregullim të procedurave”.

“Të nderuar kolegë, dua t’ju përkujtoj që sipas rregullores së punës dhe kodit të sjelljes së anëtarëve të kësaj asambleje, debatet duhet të bëhen në mënyrë civile dhe të rregullt, dhe që anëtarët e kësaj asambleje nuk mund të bëjnë asgjë që mund të shkaktojë çrregullim të procedurave.

Thjesht po ua rikujtoj të gjithë juve këtë gjë”, tha ai.

Basha në KiE: Kosova u sulmua shtatorin e kaluar – vota pro saj mundëson paqe në Ballkan

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Shqipërinë në diskutime e ka përfaqësuar Lulzim Basha.

Ai ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Basha ka thënë se vota ndaj Kosovës në KiE është votë për normalizim, stabilitet e paqe në Ballkan.

“Tani pyetje është a të ju lejojmë qytetarëve të Kosovës t’i gëzojnë këto beneficione apo jo, kjo është pyetja”.

“Në shtator të vitit të kaluar një skenar shumë i ngjashëm me Krimenë e Ukrainës ndodhi në Kosovë. Nuk ishte incident i izoluar. Një sulm i mirë përgatitur për të krijuar ndarjen e territorit të Kosovës. Kjo është pjesë e asaj Botës Serbe”.

“Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE është normalizimi aktiv më i madh i normalizimit për sa i përket paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Basha.

Shqipëria në KiE: Anëtarësimi i Kosovës, stabilitet në Ballkan

Përfaqësuesja e Shqipërisë në KiE, Blerina Gjylameti ka thënë se Kosova duhet të jetë anëtare e kësaj organizate.

Sipas saj, votimi për Kosovën është një votë për stabilitetinnë Ballkan dhe më gjerë.

Derisa theksoi  se anëtarësimi do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate

“I shërben rindërtimit të rajonit. I shërben të mirës së një vendi që ka kërkuar  fleksibilitet ashtu dhe vendosmëri. Ky anëtarësim do të garantojë që çdo individë në Kosovë, që pavarësisht etnisë të jetojë në dinjitet falë kësaj organizate. Votimi për Kosovën është një votë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë. Është një mesazh i qartë që Evropa duhet të jetë e bashkuar. Është me rëndësi që Kosova të bashkohet me familjen dhe vlerat tona. Teksa  përballemi me sfida të reja, le ta mirëpresim Kosovën në kupolën tonë. Le ta përfaqësojmë këtë mundësi historike që do të përforcojë unitetin e Europës ku çdo vend të mund të jetojë më paqe dhe harmoni”, tha Gjylameti.

Përfaqësuesja shqiptare e Maqedonisë përmend familjen Jashari në seancën ku po diskutohet anëtarësimi i Kosovës

Arta Bilalli-Zendeli, përfaqësuesja shqiptare e Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka thënë se deklaratat kundër anëtarësimit të Kosovës kundërshtojnë qëllimin kryesor të Këshillit të Evropës (KiE) që është parandalimi i luftërave.

Ajo i është përgjigjur disa anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të KiE të cilët thanë se anëtarësimi i Kosovës do të krijonte konflikte të reja.

“Si shqiptare e Maqedonisë, e ndiej këtë temë si shumë të rëndësishme. Nuk pajtohem me opinionet e tipit që ky anëtarësim do të krijonte konflikte të reja në Evropës. A është krijuar ky Këshill për të parandaluar luftërat në Evropë? Prandaj këto komente nuk tingëllojnë aq mirë, kundërshtojnë qëllimin kryesor të Këshillit të Evropës. Ky anëtarësim do ta nxisë edhe dialogun sepse tani kemi dy palë të barabarta në dialog. Pra, barazia është vlerë themelore e KiE”, ka thënë Bilalli-Zendeli, e cila ka vlerësuar raportin pozitiv të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.

“Ish-ministrja e Francës në vitin 1999 pati thënë se po të kishte çmim Nobel për liri do t’i jepej familjes Jashari nga Prekazi i Kosovës, 56 anëtarët e së cilës janë vrarë për një ditë të vetme. Çmimi nuk iu dha familjes Jashari, por duke përkrahur këtë raport, do t’i japim atdheut të tyre një vend në tryezën evropiane, në familjen e madhe evropiane aty ku e kanë vendin”, ka shtuar ajo.

Deputeti hungarez kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, arsye mosthemelimi i Asociacionit

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Zsolt Nemeth nga Hungaria si përfaqësues i Partisë Evropiane Konservatore, tha se është kundër raportit që u prezantua sot. Një ndër arsyet kryesore, siç tha ai, është çështja e mosthemelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton REL.

“Çështja e dytë është Serbia. Mospërfillja e interesave të Serbisë është destabilizuese”, tha ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Enis Kervan nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDPT) i bëri thirrje Asamblesë për votë pozitive për Kosovën.

“Ne promovojmë tolerancë, dialog… Kushtetuta jonë garanton mbrojtjen e të drejtave për të gjitha pakicat kombëtare. Pakicat kombëtare kanë përfaqësi në trupa të rëndësishme vendimmarrëse, duke përfshirë, Qeverinë, gjyqësorin dhe institucionet lokale”, tha Kervan.

Deputeti gjerman Frank Schëabe përgëzoi raportin mbi Kosovën dhe bëri thirrje për anëtarësim e saj.

“Këshilli i Evropës, me vlerat tona dhe rregulla dhe kemi dinjitetin tonë. Ky anëtarësim nuk është një mjet për negocim. Ju kërkoj të mbështesni raportin e balancuar dhe t’i refuzoni amendamentet që e rrezikojnë këtë baraspeshë”, tha ai.

Deputeti nga Bosnje Hercegovina kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE: Pa pëlqimin e Serbisë nuk ka kuptim

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës.

Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Deputeti i Bosnje dhe Hercegovinës, Branislav Borenoviq, tha se është kundër propozimit dhe kërkoi refuzimin e tij.

“Do të jem kundër këtij propozimi, pa pëlqimin e Serbisë nuk ka kuptim, është absurde të bëhët një vendim i tillë, është një paradoks dhe trup”, u shpreh ai.

“Ju përkujtoj që autoritetet e Prishtinës me veprimet e tyre të njëanshme nuk veprojnë në pajtim me obligimet ndërkombëtare dhe shkelin marrëveshje ndërkombëtare e dimë që Prishtina nuk ka bërë asgjë për të përmbushur marrëveshjen e Brukselit sa i përket krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Ndërsa ju po e bëni këtë në një kohë të vështirë kur marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit po përpiqen të normalizohen me negociata. Po vini një precedent të pabesueshëm po e shkelni KiE, a po krijoni një rregull të ri me këtë precedent”, tha ai.

“Po e hapë Kutinë e Pandorës” / Deputetja serbe i “kapet” raportueses që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deputetja serbe, Biljana Pantiq Pilja tha se raportuesja greke Dora Bakoyannis e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të hyjë në histori “duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo tha se Asociacioni “nuk do të themelohet” nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës.

“Nëse e ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Europës pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Asociacioni nuk do të themelohet kurrë”, tha ajo.

Biljana Pantiq Pilja e quajti Dora Bakoyannis të paintegritet dhe hipokrite.

“Ajo që po bëni është precedent me të cilin do ta hapni Kutinë e Pandorës”, tha deputetja serbe.

“Edhe shteti juaj do ta ndjekë këtë precedent që e keni krijuar”, tha ajo, duke iu referuar Greqisë.

Dhuna dhe vrasjet e grave në Kosovë, si vrasja e Gjyljeta Ukellës, janë pasojë e rënies rapide të sundimit të burrave

0

Blerim Latifi, filozof nga Prishtina

Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Rreth kësaj vrasjeje mizore edhe të një gruaje ka shkruar Profesori i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi:

Është një rregull e njohur që nga kohët e moçme: sa më shumë që lëkunden themelet e një sundimi, aq më brutale bëhen sjelljet e tij ; pasi ka humbur autoritetin, sundimi përpiqet të mbahet në këmbë përmes dhunës. Sepse, siç argumenton Arendt, dhuna është përpjekje e dëshpëruar për të kompensuar autoritetin e humbur.
Sigurisht se kjo rregull vlen edhe për sundimin e burrave mbi gratë. Dhuna dhe vrasjet e grave nga burrat e tyre në Kosovë janë pasojë strukturore e rënies rapide të këtij sundimi.
Dhe këtë rënie nuk do të mund ta ndalojnë dot as qetapet e mykura, as kanunet egershane, as mitet e sajume ndër shekuj për ta legjitimu e mirëmbajtë këtë sundim.
As gjaku i grave të vrara.
Përkundrazi, ky gjak do t’ia shkurtojë edhe më shumë ditët këtij sundimi.