ARKIVI:
29 Prill 2024

Popullizmi politik dhe islamik si koncepte të dëmshme të kombit

Shkrime relevante

Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

Nga edlira.ruzi ___ TIRANË, 29 prill/ATSH/ GoEast Film Festival këtë vit pati një...

Laila Mirzo : “Vetëm një musliman i keq është një musliman i mirë”

Laila Mirzo * ___ Ka muslimanë laikë apo apolitikë, por nuk ka islam...

Me Dritan Dragushen për luftën e Kosovës dhe për islamizimin e shqiptarëve përmes osmanizimit si akulturim

Për studimet mbi luftën e Kosovës, për islamizimin e shqiptarëve përmes...

“Prishtina me Gjergj Kastriotin”, manifestim i madh për ditëlindjen e kryeheroit me 6 Maj 2024

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më...

Fija e hollë e anëtarësimit në KiE

Florim Zeqa    Vlerësimi im nga këndvështrimi analitik është ky, edhe pas dy...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

Marksizëm-leninizmi dhe enveristo-stalinizmi është poashtu shpërlarje e trurit me ekstremizëm të majtë e revolucionarë politik, e njejtë sikurse që është edhe ekstremizmi radikal fetar. Kryesisht ai islamik. Edhe ish-sekretari i shtetit të ShBA-ve në administratën e parë të presidentit Bill Klinton, Warren Christopher, në fjalimin e tij të parë si Sekretar i ShBA-ve në vitin 1993, thotë: “Pas suksesit të madh me mposhtjen e terrorit komunist në Evropë e më gjërë, tani e ka radhën që ta luftojmë e ta mposhtim edhe terrorin e fundamentalizmit islamik”.

Nuk ishte e rastësishme ajo deklaratë e Christopherit e as tërheqja e një paraleleje të tillë.

Këta të parët, duke e shijuar dhe duke e pëlqyer jetën e bukur dhe mirëqenien sociale “imperialiste” nëpër vendet e ndryshme perëndimore, por, besa, edhe në Shqipëri e Kosovë e kudo që ndodhen në këtë botë të lirë e demokratike, nuk po kanë më se si t’i shajnë e t’i sulmojnë vlerat perëndimore. Nganjëherë aty-këtu e hedhin nga ndonjë gurë mbi Amerikën dhe BE-në si nxitje e urrejtjes së tyre patologjike ndaj perëndimit që e kanë të mbjellur përbrenda e të programuar në trurin e tyre nga librat e Enverit e Leninit. Por asgjë më shumë se aq, sepse janë të vetëdishëm se ajo është sikurse me pështy përpjetë. Ndërsa, kur sulmohet edhe Ibrahim Rugova dhe rugovizmi, atëherë janë të ndikuar edhe nga librat e Leo Trotskijt, i cili thoshte se “pacifizmi është shërbëtorë i imperializmit”. E sulmonin Rugovën sepse vepronte simbas forcës që kishim si popull i vogël e i pafuqishëm në ç’do aspekt. Nuk donte që me patetikë t’i aktivizojë armiqtë tanë kundër neve, e as t’i irritojë miqtë tanë perëndimorë të cilët i bëmë miq me shumë mund.

Kryesisht falë orientimit të Tij pro-perëndimorë, urtësisë së Tij intelektuale, si dhe politikës së Tij paqësore.

Këtë nuk e kuptonin mbetjet sovjetike e populliste shqipfolëse. Ndërsa mbetjet osmane e rrymat populliste islamiste e sulmonin pse po shkon me kërku ndihmë nga Papa në Vatikan, e jo në Turqi dhe nga bota myslimane.

Ibrahim Rugova në takim me Papa Gjon Palin, në Vatikan

Këta të parët, cak të sulmeve dhe sharjeve të tyre janë të gjitha religjionet dhe Zoti duke u thirrur në një ateizëm të ekstremit të majtë e të mbjellur nga një ideologji me gjenezë në bolshevizmin rus të fillimshekullit të XX-të. Ndërsa, ata të dytët, pra, ekstremistët islamikë, të vetmin argument në mbrojtje të islamit e kanë duke e sulmuar çdo zë kritik me etiketime si “komunist”, “enverist”, “titist” e kotësira të tilla të pabaza.

Kur i shoh grupet ekstremiste të të gjitha ngjyrave e anëve të ndryshme duke u hangër ndërmes veti nëpër rrjetet sociale e nëpër debate të ndryshme, e duke sulmuar çdo zë kritik që ngritet në drejtim të ekstremizmeve të tyre respektive, atëherë vetëm them, Zot ruaje njerëzimin nga këta ekstremistë.

Kjo nënkupton se si të parët, poashtu edhe të dytët nuk e duan paqen. Nuk munden me funkcionu në paqe, qetësi e harmoni. Ata çdoherë duan mjegull, kaos dhe anarki. Duan revolucion për t’i arritur agjendat e tyre të huaja e antishqiptare.

Te sjellurit e Haxhi Qamilit lidhur ne Durres, perpara pallatit ku banonte Esad Pasha me 12 korrik 1915

Këtë kënaqësi asnjërës palë asnjëherë nuk duhet ofruar që t’iu mundësojmë që t’i kthejnë trojet tona në kohën e Haxhi Qamilit dhe xhonturqëve të tij, e as në kohën e revolucionit socialist, i cili është dirigjuar drejtpërdrejt nga Moska e përmes Beogradit.

Këtu nuk duhet anashkaluar as ekstremin e djathtë i cili është në rritje e sipër. Sidomos nëpër vendet post-komuniste, por edhe nëpër vendet me traditë dhe kulturë të vjetër demokratike dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Të gjithë këta ekstremizma i bashkon një koncept: Popullizmi. Ata fitojnë teren kryesisht përmes rrjeteve sociale duke u përdorë me popullizëm e cila kalon kryesisht tek shtresat e paarsimuara e primitive, të cilëve, përveç arsimimit, i’u mungon edhe aftësia intelektuale e rezonimit të shëndoshë dhe kërkimit apo gjetjes së informacionit korrekt e të saktë. Si të tillë, ata janë gjahu më i lehtë i propagandave bardh e zi populliste të cilat këta ekstremizma i përdorin për të fituar teren për qëllimet e tyre ktyesisht të errëta politike e religjioze. Për t’i futur në veprim agjendat e huaja anti-shqiptare. Pra, të gjitha këto grupe ekstreme janë grupe populliste, e si të tilla janë edhe tejet të dëmshme për çdo shoqëri dhe për vlerat demokratike të shoqërive të lira dhe popujve të lirë. Prandaj edhe rritja e ekstremizmave të ndryshëm kanë përjetuar rritje të madhe prej se u bë e zakonshme përdorimi i rrjeteve dhe portaleve të ndryshme sociale. Sa më shumë që bëheshin të zakonshme platformat e ndryshme të rrjeteve dhe portaleve sociale, aq më shumë janë rritë edhe ekstremizmat e ngjyrave të ndryshme politike e religjioze.

Besimi në Zot si dhe përcaktimi i individit për një religjion ku i flenë zemra e ku gjenë ngushëllimin e vet personal, si dhe përcaktimi i një ideologjie të caktuar politike, është e drejtë njerëzore e çdo individi dhe e mbrojtur edhe me konventa të OKB-së edhe me kushtetuta moderne të vendeve demokratike. Këtë të drejtë bazike njerëzore duhet respektuar secili. Kështu që, shtetet tona e kanë për detyrë ta mbrojnë kushtetutën dhe sistemin demokratik në vend e në asnjë mënyrë nuk duhen as të jenë pjesë e ndikimeve e imponimeve të tilla. Poashtu, as nuk duhen të lejojnë që forcat e ndryshme të errëta, as nga jashtë e as nga brenda, të veprojnë aq lirshëm në trojet tona për ta shtrirë ndikimin e tyre të traditave dhe kulturës lindore të bajraktarizmit tek popullata shqiptare, e assesi që vetë të zhvillojnë agjenda të tilla e të jenë pjesë e agjendave të tilla.

Ne si popull i cili gjendemi në udhëkryqin kulturorë mes Perëndimit dhe Lindjes, si popull i cili e kemi përjetuar dhe e kemi mbijetuar tmerrin e një pushtimi të egër islamiko-otoman mbi pesë shekuj rresht, por edhe si popull i cili mëse gjysëmshekulli kemi qenë të nështruar një diktature të tmerrshme komuniste, poashtu të ardhur me dhunë nga sllavo-komunistët lindorë, e kemi më së lehti e pa mëdyshje që të përcaktohemi kah vlerat perëndimore euro-atlantike dhe assesi nuk duhet të lejojmë që të na ripërsëritet historia e prapë ta fusim veten nën thundrrat e ndikimeve lindore, qoftë politike, qoftë religjioze, ngase të gjitha tmerret që na kanë ardhë nga Lindja i kemi përjetuar me shekuj të tërë në lëkurën tonë nga të cilat ende nuk jemi rimëkëmbë si duhet, as si komb e as si shtete të cilat i krijuam dhe po i mbrojmë me ndihmën e miqëve tanë perëndimorë.

Ne si popull i vogël e i pafuqishëm në çdo aspekt, tani në Shek. XXI, në vend se të punojmë për zhvillim ekonomik e demokratik simbas standardeve euro-atlantike, në vend se të punojmë në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës, ne, në këtë shekull kur Intelegjenca Artificiale (AI) dita-ditës në shumë fusha e zëvendëson edhe njeriun në të gjitha funkcionet jetësore e ditore të njeriut, neve ende merremi me dogma mesjetare e me temën se “a më i rëndësishëm është kombi, apo feja?!” Ishte e tmerrshme kur e kam parë si në disa debate televizive i ipej hapsirë një imami radikal ku thoshte se “Toka nuk është e rumbullakët, por e rrafshët”. Të njejtës marrëzi para ca ditëve i referohej edhe një e a.q. studjuese nga Tirana me emrin P. Xh., të cilës poashtu i ipej hapsirë në njërën nga televizionet më të mëdha shqiptare që të shprehë një marrëzi të tillë mesjetare.

Pra, sot në Shek. e XXI-të, kur bota e zhvilluar perëndimore kanë dërguar robotë studjues edhe në planetin Mars, kur në hapsirë i kanë lansuar mbi 100 mijë satelitë me funkcione të ndryshme në shërbim të njerëzimit, tek ne shiptarët bëjnë debate se a është Toka e rumbullakët, apo e rrafshët?! Merren me një temë të cilën popujt e zhvilluar perëndimore e kanë studjuar e zbërthyer para shumë shekujsh, filluar nga Nikolla Koperniku në Shek. e XV-të e vazhduar e argumentuar edhe nga Galileo Galilei në Shek. e XVI-të. Këtë e përmenda vetëm si një shembull konkret se sa keq jemi katandisë si popull. Se si mentalisht i kthehemi kohës mesjetare ku feja islame dhe agjenda e islamit politik don të na kthejë disa shekuj mbrapa. Mu sikurse që jetojnë jetë beduinësh edhe shumë popuj në Lindjen e Mesme edhe sot e kësaj dite. Të cilët ende e pijnë urinën e devës si pije shëruese. Prandaj edhe kalon tek ne çdo propagandë populliste. Qoftë politike, qoftë islamike.

Sot në Kosovë në pushtet është një kombinim i këtyre dy taborreve të ekstremizmave populliste. Edhe ai marksist-leninist, edhe ai islamik. Ata nuk i ka bashkuar as ideologjia politike, e as ajo fetare. Ata i ka bashkuar popullizmi si koncept i egër dhe i dëmshëm shoqërorë. Pasojat e ardhjes së këtij kombinimi fatal si pushtet aksidental po vërehet në të gjitha segmentet e jetës së qytetarit në Kosovë. Edhe në rritjen e radikalizmit islamik. Edhe në riosmanizimin dhe asimilimin e shqiptarëve në tokat e tyre të lira e të pavarura. Edhe në rritjen e krimeve të rënda. Sidomos vrasjet dhe grabitjet e armatosura. Edhe në shkatërrimin e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe shëndetësisë. E më së shumti në polarizimin dhe përçarjen e tmerrshme të shqiptarëve, si në aspektin politik, ashtu edhe në aspektin fetar.

Këtë përçarje e polarizim po mundohen ta zgjërojnë edhe në mërgatë dhe në trevat tjera ku jetojnë shqiptarët. Rrafsh qe tri vite e mbajnë popullatën e shkretë në ngërrç konflikti, pa i menduar pasojat psikologjike që pasojnë duke shkaktuar panikë e frikë në popullatë, të cilat pothuajse çdo ditë i shohim se si shfaqen me vrasje e dhunë, si në ambiente familjare, ashtu edhe nëpër ambiente të hapura publike. Kam filluar ta fitoj bindjen se kjo qeveri aktuale në Kosovë, është ka funkcionon si dorë e zgjatur e Serbisë. Pa kurrëfarë nevoje i nxiti disa çështje teknike në nivel të dialogut, e që sot u bënë legale nga qeveria e Kosovës, e që kurrë nuk ishin legale më parë. Përdoreshin në veri, mirëpo ekzistonte ligji që një ditë e në rethana më të volitshme, me i ndalu e me i sankcionu. Duke përdorë retorikë e veprime patetike populliste e bënë tërë atë tollovi në veri të vendit e të nxitur pa nevojë nga qeveria e Kosovës për dokumentacione serbe, në fund u tërhoq dhe i bëri legjitime e sot të pranuara edhe nga vendet e Schengenit. Tërë atë tollovi e bënë qeveria e Kosovës për targat serbe, ku u hasmua edhe me aleatët tanë strategjik e perëndimorë, me ç’rast e futën Kosovën edhe ndër sankcione ekonomike, në fund u tërhoq dhe i legjitimoi ato, por sankcionet mbetën.

Njejtë vepruan edhe për dinarin, e tani prap u tërhoq. Tërë kohën duke i sulmuar e duke i fyer vendet perëndimore dhe liderët e diplomatët e tyre me shprehjet më të ulëta. Të gjitha këto i bëjnë që dështimet e tyre në ekonomi e zhvillim të vendit, që kurrë për tri vite asnjë gozhdë të vetmen askund nuk e kanë ngulë, që shëndetësinë e arsimin e kanë sjellë në nivel të mjerueshëm… t’i fshehin pas një fasade të patriotizmit fallco folklorik, që çdoherë fokusi të mbahet në veri të vendit e në dialog maraton, e jo në dështimet, hajnitë dhe skandalet e shumta të kësaj qeverie populliste.

Tani dua ta përdori frazën e famshme populliste të pushtetit dhe jurishnikave të tyre “qe 20 vjetë”.

Një ndër shumë komentet e militantëve partiak më rrjete të ndryshme sociale

Unë po e them shkurt: Atë çka nuk ka arritë ta realizojë Serbia qe 25 vjetë , me qëllim apo pa, e ka arritë ta realizojë Albin Kurti dhe qeveria e tij për vetëm tri vite. Duke përdorë retorikë dhe veprime patetike populliste, i bëri legjitime të gjitha mekanizmat paralele të shtetit të Serbisë në territor të Kosovës, për të cilat disa bashkëkombas tanë nga skelet e baushtellave perëndimore e më shumë nga ata që i keqpërdorin sigurimet sociale e shëndetësore të vendeve perëndimore ku jetojnë, i shohin si akte patriotike e rrinë tërë ditën e lume duke e sha e sulmu nëpër Facebook çdo zë kritik ndaj Kurtit dhe keqqeverisjes së tij. Pra, me metodat e njejta siç i përdorin edhe milicët e islamit politik, të cilët nuk lënë zë kritik e kombëtarë pa e sulmu, sha, ofendu e kërcënu.

Screenshot

Një zv/ministër i qeverisë, Arber Vokrri, ofendon një komentues…

Mundohen ta heshtin të vërtetën me sulme e kërcënime.

Për fund, pa u liruar populli ynë nga popullizmi politik e fetar, dhe pa e braktisur mentalitetin primitiv të bajraktarizmit, kurrë nuk do të qytetërohemi si popull e të bëhemi pjesë e botës së zhvilluar demokratike.

Kur gozhdohesh nga një “kaçavid” i huaj…!

Madje, në qoftë se vazhdojmë kështu, rrezikojmë edhe copëtimin apo zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe jo vetëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu