Kreu Blog Faqe 831

Pa e livrit kuçka bishtin…

1

Lis Bukuroca, Gjermani
___
Në shoqëritë ku nuk kuptohet dinjiteti i njeriut, me konceptin FTYRË arsyetohet e  përligjet dhuna ndaj grave, por dhe vrasja e tyre. Në atë mendësi mendohet se fytyra, pra nderi, rindreqet, rikthehet ose ruhet me vrasje.
Për ta penguar shpërthimin e dhunës dhe vrasjeve në popull, duhet pikësëpari ndaluar dhunën verbale nëpër debate televizive dhe Kuvende. Aty i dërgohen popullit mesazhe të prishjes morale si normalitet. Aty shpesh nuk i tregohet rinisë çfarë është edukata, por sa fitimprurëse është dhuna verbale dhe rrugaçëria. Gjysmëdija!
Në shtëpi prindërit duhet t’u tregojnë fëmijëve se të bërtitja dhe ofendimi janë dhunë verbale. Se nuk ka fytyrë, por dinjitet. Se dinjiteti ka njeriu, jo vetëm burri: vajza e gruaja. Në shtëpi nis socializimi i një popull. Aty nis ndërtimi i shteti ligjor. Aty nis ndërtimi i lumturisë së një kombi dhe respektimi i dinjitetit të njeriut: i barazisë gjinore.
Pastaj duhet vazhduar me këmbëngulje në Kopshtin e Fëmijëve, shkollë, fakultet dhe në vendin e punës. Njeriu duhet të vazhdojë mësimin. Tërë jetën.
Dhunën e lejon dhe institucianalizon edhe moskallzimi i kriminelit në polici, si dhe mosndjekja serioze nga Prokuroria apo mosdënimi i tij meritor nga Gjykata.
Se shoqëria është korruptuar deri palcë moralisht, shihet edhe te qëndrimet e profesorëve pas kallëzimit të 27 studenteve të profesorit, që për nota, kishte kërkuar seks. Ai profesor ka ushtruar dhunë verbale seksuale. Dhe, nuk e kanë përjashtuar ende. Po përpiqen ta shëlbojnë apo ta dënojnë me kusht.
Ndoshta mundohen ta arsyetojnë me thënien ANTINËNË, ANTIGRUA, ANTIMOTËR, që e kanë mësuar vetë si fëmijë, që e kanë dëgjuar edhe në shtëpi  se: “Pa e livrit kuçka bishtin, çeni nuk i shkon pas!”  
Ata kanë zbuluar shumë thënie të tilla kobzeza dhe sitgmatizuese, që arsyetojnë dhe satanizojnë gratë.  Ata besojnë se nënat e veta e kanë futur edhe dreqin në shishe! Ata shajnë aq rënd edhe nënat e veta, vetëm për të fituar lirinë për t’i dehumanizuar bashkëshortet e veta. Aty gati për çdo gjë fajtore është gruaja. Edhe për breshrin.
Gjyljeta (Haki) Ukella, gruaja që u vra pardje në Pejë prej “burrit të vet”…!
Burrat që urrejnë gratë nuk duhet të martohen me gra, por me burra. Nëse i duan burrat. Sot është kjo normale. Njeriu nuk vret kurrë atë që e do.
Dhe, e dini një gjë? Ata profesorë që do të marrin një vendim për atë profesor, shumica absolute nuk i kanë të publikuar doktoratat e tyre. Edhe pse i kanë si pdf. E dini pse? Sepse nuk guxojnë!

Serbia, vrima e zezë e qytetërimit europian

0
Në foto Gjenerali famëkeq serb Bozhidar Jankoviq, i njohur për fushata gjenocidale ndaj popullit shqiptar të Kosovës, Shqipërisë (Lumës, ku ka bërë masakra të mëdha), Maqedonisë (Kumanovës) etj. Me emrin e tij ndërlidhet pushtimi më mizor i viseve shqiptare nga Serbia. Emrin e tij deri pas qershorit 1999 e ka mbajtur edhe qyteza e Hanit të Elezit, në kufi me Maqedoninë.
Nga: Lirim Gashi
___
Në shqip dhe serbisht
___
Fatkeqësisht, të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor përveç shqiptarëve të Kosovës janë bërë dele të barinjve kriminelë në pushtet që u shitën atyre si patriotë, por më së shumti serbët, sepse ata zgjodhën në pushtet trashëgimtarët politikë të Millosheviqit dhe Sheshelit, të cilët i ushqejnë vazhdimisht me urrejtje ndaj kombeve fqinje.
Pse e bëjnë këtë?
Për të hyrë në perceptimin e tyre mendor dhe emocional si shpëtimtarë të tyre nga rreziku inekzistent prej kombeve dhe vendeve fqinje.
Pse ia arritën qëllimit?
Sepse për shtatëdhjetë vjet radhazi i detyruan ata ta humbin rrugën në xhunglën e gënjeshtrave të tyre patriotike dhe kështu fituan besimin e tyre të padiskutueshëm, të cilin më pas e shpërdoruan për t’i bindur ata se gjoja vazhdimisht kërcënohen nga kombet dhe shtetet fqinje.
Dhe çfarë bënë me ta pasi i bindën?
Frikën e tyre nga alarmi i rremë e shpërdoruan jo vetëm për t’i vjedhur pothuajse të gjitha paratë nga xhepat dhe llogaritë e tyre bankare, por edhe nga trustet në të cilat ata depozituan pensionet dhe detyrimet e tyre tatimore.
Dhe çfarë bënë atëherë serbët e varfëruar?
Ata bënë vazhdimisht pakt me djajtë në pushtet vetëm për të mbijetuar.
Pse politikanët në pushtet nuk i pëlqejnë serbët që përdorin trurin e tyre për të shprehur qëllime të mira, inteligjente, fisnike dhe të drejta?
Sepse qëndrimet e tyre të kalbura, hipokrite, dashakeqe, kleptomane, hajdute, kriminale dhe luftënxitëse nuk mund t’ua shesin atyre si patriotizëm.
E kujt mund t’ia shesin si patriotizëm pikëpamjet e tyre të pista?
Natyrisht vetëm serbëve budallenj.
Dhe meqenëse numri i idiotëve në Serbi është më i madhi në Evropë, vendi ku ata jetojnë si shumicë absolute është vrima më e zezë e qytetërimit evropian.
Sepse të gjitha vlerat qytetëruese që ua hapën rrugën e përparimit kombeve dhe shteteve normale evropiane, nuk ekzistojnë në Serbi në kuptimin e vërtetë të fjalës, por vetëm në kuptimin e rremë të fjalës.
Të vetmit politikanë sot në Serbi që i dëshirojnë të mirëm popullit serb në kuptimin e vërtetë të fjalës janë, pa dyshim, Nikola Sanduloviq dhe Çedomir Stojkoviq, koha e të cilëve po vjen.
Pse janë ata të vetmit politikanë që ua dëshirojnë serbëve më të mirën ?
Sepse duan ta bëjnë të kundërtën e paraardhësve të tyre në pushtet.
Gjeneral Jankoviq
___
ZAŠTO JE SRBIJA NAJCRNIJA RUPA EVROPSKE CIVILIZACIJE?
___
Autor: Lirim Gashi
(na albanskom i srpskom)
Nažalost, svi narodi Zapadnog Balkana osim kosovskih Albanaca postali su ovce zločinačkih pastira na vlasti koji su uspjeli da im se prodaju kao patriote, ali najviše Srbi, jer su na vlast izabrali političke naslednike Miloševića i Šešejla, koji ih hrane stalno sa mržnjom prema susjednim narodima.
Zašto to rade?
Da bi ulazili u njihovu mentalnu i emocionalnu percepciju kao njihovi spasitelji od nepostojeće opasnosti od susjednih naroda i država.
Zašto su postigli svoj cilj?
Jer su ih sedamdeset uzastopnih godina tjerali da izgube put u džungli njihovih patriotskih laži, i tako stekli njihovo neupitno povjerenje, koje su potom zloupotrijebili da ih uvjere da su navodno stalno ugroženi od susjednih naroda i država.
I šta su uradili sa njima nakon što su ih ubedili?
Njihov strah od lažne uzbune iskoristili su ne samo da ukradu gotovo sav novac iz njihovih džepova i bankovnih računa, već i iz fondova u koje su oni polagali svoje penzije i poreske obaveze.
I šta su onda radili osiromašeni Srbi ?
Oni su stalno sklapali paktove sa vladajućim đavolima samo da bi preživjeli.
Zašto političari na vlasti ne vole Srbe koji svojim mozgom izražavaju dobre, inteligentne, plemenite i pravedne namere?
Zato što im njihove trule, licemjerne, zlonamjerne, kleptomanske, lopovske, zločinačke i ratnohuškačke stavove ne mogu prodati kao patriotizam.
Kome mogu prodati svoje prljave stavove kao patriotizam?
Naravno samo glupim Srbima.
A pošto je broj idiota u Srbiji najveći u Evropi, zemlja gde oni žive kao apsolutna većina je najcrnja rupa evropske civilizacije.
Jer sve civilizacijske vrednosti koje su utrle put napretka normalnim evropskim narodima i državama ne postoje u Srbiji u pravom smislu te reči, već samo u lažnom smislu te reči.
Jedini političari u Srbiji danas koji žele da čine dobro srpskom narodu u pravom smislu te reči su, bez sumnje, Nikola Sandulovic i Čedomir Stojković, čije vreme tek dolazi.
Zašto su oni jedini političari koji žele najbolje Srbima?
Zato što oni žele da urade sve suprotno od njihovih prethodnika na vlasti.

“Bisedimet për dinarin”, Peter Stano, si është “sjellja europiane”?

0

Gani I. Mehmeti

Tri here bisedohet për dinarin serb në Kosovë dhe nuk ka marrëveshje, zor të gjendet ndonjë marrëveshje edhe nesër e edhe sa here të bisedohet. Kjo sepse, Peter Stano mban anën e Serbisë, ndërsa Kosova është në të drejtën e saj. Kosova nuk po ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë, por Serbia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

Ndërkaq, Peter Stano kërkon një sjellje evropiane, por nuk tregon se si e çfare do duhej të ishte ajo sjellje evropiane dhe kush e refuzon.

Nuk ka shtet në botë që nuk ka edhe pakica, pakica serbe në Kosovë, mund të jetë njëra nga pakicat më të vogla se në shumë shtete të tjera. Vallë, a u shkohet për qejfi pakicave të tjera, aq sa po kërkon Stano për serbët? Në anën tjetër, Stano do duhej të tregonte se si është sjellja evropiane rreth dinarit e të shumë çështjeve të tjera. Nuk mjafton vetëm thënia, por shtjellimi.

Ne mendjomë se sjellja evropiane është të mos i ndërhyjnë shtetet njëra-tjetrës në punët e brendshme.

Asnjë shtet evropian nuk do të lejonte përdorimin e një monedhe tjetër. Me një fjalë, Serbia do duhej të kishte sjellje evropiane, siç thotë Stano. E, shtet, më evropian se Kosova, nuk është asnjë shtet në Europë.

Ndërkaq, Edita Tahiri thot se nuk duhej të bisedohej fare në Bruksel për dinarin. Është më se e vërtetë se nuk do duhej. Mirëpo, përse ajo vetë pati pranuar të hynte në bisedime me Serbinë? Përse nuk I bindte ndërkombëtarët se nuk ka nevojë të bisedohej fare me Serbinë, sepse në të gjitha bisedimet ka pasur ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Nuk është biseduar askund e për asgjë rreth Serbisë, vetëm rreth Kosovës, ashtu siç po kërkohet edhe tani. Vetë Peter Stano, për t`ua bërë qejfin serbëve, tha se duhet të bisedohet çështja e dinarit. Nuk iu tha serbëve se nuk ka nevojë të ndërhyhet në punët e brendshme të Ksoovës, nuk i ka thënë në asnjë takim Vuçiqit se Kosova është e pavarur, prandaj gjithçka e fut në bisedime, edhe dinarin serb.

Vërtet kjo është Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, jo e Qeverisë së Kosovës, prandaj edhe bisedimet janë të panevojshme ose është dashur të bisedojë banka e Kosovës me bankën e Serbisë. Mirëpo, Brukseli këmbëngulë për t`i “pajtuar” serbët!

Kësaj, si po vepron Stano, i thonë: Ngrih e mos këput!

‘Raketa kastraveci’: Bota arabe tallet me Iranin

0

Foto nga Twitter, nu X

  

Irani sulmoi Izraelin gjatë fundjavës me qindra raketa dhe dronë. Por Izraeli u tregua i aftë të priste gërmadhat dhe të kafshonte— dhe kjo ka ngjallur shumë të qeshura dhe tallje, veçanërisht nga bota arabe sunite.

Lindja e Mesme është thellësisht e ndarë

Myslimanët sunitë nga vende të tilla si Egjipti dhe Arabia Saudite janë kritikë ndaj Iranit shiit, dhe është kryesisht nga këto vende që talljet e mullahëve në Teheran kanë përqeshur pasi raketat e tyre u shuan një nga një gjatë udhëtimit të tyre në qiell drejt Izraelit.

𝔹𝕦𝕕…
@bud_cann
Among the Arab Sunni nations and millions on Arabic social media, Iran is being mocked for launching a ‘cucumber attack’ on Israel. Over 50% of Iranian missiles failed to fire or get off the ground. 99% of those that did were shot down. The dismal attack with outdated missiles was an embarrassment for Iran.
Bilde

Në këtë video, ajo paraqitet si fishekzjarre të dështuara.

Raketat e Iranit janë portretizuar në disa poste si kastraveca fluturuese. Kastravecët e stërmëdhenj lëshohen nga një automjet ushtarak. Ajatollah Ali Khamenei kalëron përmes reve mbi një raketë kastraveci.

agurkrakett.

 

Alaa Mubarak, djali i presidentit të ndjerë Hosni Mubarak, të hënën e quajti sulmin e Iranit “një farsë të vërtetë.” Të tjerë ndanë fotografi të aeroplanëve prej letre dhe e përshkruan sulmin e Iranit si një “komedi të keqe”. Një klip doli edhe nga “Tom and Jerry” në të cilin Tom macja — e veshur me një flamur izraelit — ngacmon qenin që përfaqëson Iranin. Shfaqet edhe një i njohur i vjetër— vetëm se nuk e kemi idenë se çfarë po thotë këtë herë:

 

Independent Arabia, e njohur për lidhjet me familjen mbretërore të Arabisë Saudite, publikoi një karikaturë që tregonte Ajatollah Ali Khamenei të therur me një raketë izraelite në krahun e tij.

“La Selva”, një histori dashurie emigrantësh, në anglisht nga shkodrani Alban Pepa

0

Klajd Kapinova, New York

Këto ditë, shkrimtari i ri shqiptaro amerikanë shkodrani Alban Pepa, ka dalë para lexuesit amerikanë, në platformën bashkëkohore: Amazon, Barnes and Noble, Walmart etj., me librin e tij të parë, me titull: “La selva, një histori dashurie emigrantësh” (La SELVA, an emigrant love story, New York, 2024), në gjininë e novelës së shkurtër, të cilin e ka shkruar në gjuhën angleze.

Sikurse nënkuptohet nga titulli, novelisti i ri Pepa, ka shkruar për dashurinë, për episode e dashurisë me të gjitha ngjyrat e saj rinore me humbje dhe fitore, bashkëshortore, romantike mes nje çifti emigrantesh nga Amerika Latine, që nisin një aventurë plot dramacitet dhe me të papritura non stop, për të mbërritur në SHBA.

Për më tepër, ai ka shkruar një vepër artistike, që rrezaton një humanizëm, që lexuesi do t’a kujtoj historinë e dashurisë sa të kenë mundsi gjatë leximi apo rileximit të novelës së tij të parë.

Kjo temë aktuale, sot është një subjekt mbizotërues në ditët tona në SHBA, ku deri më tani mendohet nga burimet e pavarura mediatike amerikane, se kanë hyrë brenda territorit tonë në rrugë të paligjshme mbi 20 milion emigrantë, ku 70% e tyre i përkasin vendeve të prapambetura dhe me regjime komuniste të Amerikës Latine, dhe midis tyre me shumicë apo përqindjen më të madhe e përbëjnë emigrantët që vijnë nga Guatemala, një shtet ultra liberal socialist, ku, komunizmi dhe ideologjia e saj ka pushtet dhe pasuri të pakufizuar, gjë që ka bërë që jeta e popullit atje të jetë shumë e vështirë.

Varfëria ekonomike, diskriminimi politik dhe të drejtat dhe liritë e njeriut, janë kryefjaja ndër dekada, si tema më e spikatur e jetës së banorëve të varfër atje, që zbulohet dhe shihet fare lehtë, në mjerimin e vazhdueshëm të këtij populli të vuajtur edhe më shumë nën kthetrat e egra të neo-marksizmit dhe komunizmit sharlatan, një ideologji dhe praktikë eksperimentale utopike boshe dhe absurde.

Në Guetemala, fatkeqsisht, nën dikturën vazhduese të diktatorëve komunistë prej dekadash varfëria është ulur këmbkryq, pikërisht në tavolinat e bukës të boshatisura nga varfëria e tejskajshme e banorëve guatemalas.

Qytetari amerikan dhe njëkohsisht shkrimtari i ri Pepa, duke qenë dikur edhe vetë ish emigrant europian nga vendi i shqiponjave, Shqipëria komuniste e regjimit totalitar komunist 1944-1990 dhe diktatori Enver Hoxha, e cila për inerci të neo-komunistëve po vijon të mbetet edhe sot një ndër shtetet më të varfëra (1991-2024), në hartën e zhvillimit ekonomik dhe financiar të botës dhe në kontinentin e vjetër, ku ajo shtrihet në  pjesën e Europës Juglindore (Ballkanit).

Autori ynë narrativ Pepa, gjatë rrëfimit të tij artistik, zbulon nëpër fawet e novels, hap pas hapi apo rrëfen episode me ngjarje interesnate, mbi vështirësitë e shumanshme, që hasin të dashuruarit e rinj guatemalas, në rrugën e tyre të ëndrrës apo shpresës së këputur në mes, për një jetë me të mirë në SHBA, shtetin model dhe kampion të demokracisë botërore, ku liritë dhe të drejtat e njeriut dhe prosperiteti respektohen dhe praktikohen me ligje reale demokratike.

Tema e emigracionit apo lëvizjeve të pakontrolluara të popullsisë nga një shtet apo continent në tjetrin, është një subjekt aktual, që është prekur vazhdimisht nga autorë të ndryshëm amerikanë, spanjolë dhe më rrallë ato shqiptarë këtu.

Vepra e re artistike, trajton gjerësisht jetën e brishtë apo historinë e mbushur plot peripeci dhe supriza të pakëndshme të një çifti të ri emigrantësh ëndërrimtar.

Kështu vajza e re bukuroshe Maria dhe bashkëshorti i ri Carlos, të dashuruar që herët në fshatin-xhungël të tyre ekzotik, në një zonë pyjore në shtetin e Guatemalës, nisin një ditë një aventurë larg vendlindjes së tyre, për një jetë më të mirë dhe dinjitoze në drejtim të SHBA-së.

Sikurse dihet prej disa dekadash, Guetemala, ka një regjim totalitar dhe fanatik komunist, ku liderët pushtetarë socialistë të cilët janë shumë të pasur kontrollojnë me dorë të hekurt të gjithë pasuritë nën mbi dhe nën tokësore në vend, duke e shkatërruar dhe varfëruar Atdheun e tyre, në aspektin politik, ekonomik dhe humanitar.

Varfëria, aty është një sëmundje e frikshme, që ka pllakosur prej kohësh këte vend të bukur latin, e cila në realitet është një shtet me pasuri të mëdha nëntokësore dhe sipërfaqsore, dhe kryesisht ajo dallohet për arin e zi, naftë, prodhimet blektorale dhe frutat ekzotike.

Pozita gjeografike dhe klima e saj tropikale, ka berë që ajo të paraqes panoramë të bukur natyrore, në çdo vend, që e shkel atë si turist.

Këto mirësi si dhuratë e natyrës, nuk janë shfrytëzuar për të mirën e shoqërisë guatemalase nga regjimi socialkomunist, që sundon fatkeqsisht aty, duke i bërë njerëzit për disa breza të pakënaqur nga regjimi i tyre totalitar.

Populli i tejvarfër, për të mbijetuar dhe bërë një jetë normale, sikurse pjesa e përparuar e botës civilizuese, shpesh kanë marrë rrugën e rrezikshme të emigracionit, në drejtim të shteteve të ndryshme, por më e preferuara sot për sot për guatemalasit mbetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë rrëfimit të novelës, shofim se çifti i ri i dashuar marrësisht mbas vetes së tyre, në mënyrë që të bëjnë një jetë më të mirë për fëmijën e tyre të palindur, bëjnë një plan që të dy të finalizojnë udhëtimin e ëndërruar për në Shtetet e Bashkuara.

Por, kur godet fatkeqësia dhe tragjedia, a mund t’i arrijnë ata në ëndrrën e tyre amerikane!? Pra, në këte novelë love story, lexuesit në anglisht mësojnë episode e ndodhi shumë interesante, të trajtuar me një stil tërheqes dhe finesë artistike plot nuance dhe figura letrare joshëse nga novelisti Pepa, që sot ka sprovën e tij të parë si novelist, përballë lexuesit të apasionuar pas fushës së letrave amerikane.

Jeta, nuk është shesh me lule. Vështirësitë janë supriza të pakëndshme për ëndrrimtarët e rinj. Kështu vajza e bukur Maria, është personazhi kryesor i novelës, që rikujton me nostalgji në momente meditimi e prehur në qëtësi, në orët e natës jetën e vështirë që plot mundime që ajo kaloi, për të mberritur në shtëpinë e saj në SHBA.

Perballë kësaj ëndërre me plot kalvare, bilanci i ëndrrës është dramatic dhe fatkeq. Ajo nuk arrin të gëzoj dashurinë e familjes së re me të dashurin e saj Carlos-in, sepse kjo ëndërr i ishte këputur në mes, për arsye të kohës dhe rrethanave të mbijetesës. Jeta, është një tra i rëndë, të cilin dikush e përballon dhe një tjetër dorëzohet para kësaj situatës së re të padëshiruar.

Ajo kujton me nostalgji, ditët e bukura rinore, kur takoi me pasion bashkëshortin e saj Carlos-in dhe ditët e tjera të hershme të lumtura, që patën kur jetonin në një zonë me pyje xhungle në shtetin e Guatemalës.

Fjala La selva, do të thotë xhungël në gjuhën spanjole. Ajo ishte shtatzënë. Bukuroshja guatemalase Marie dhe burri i saj bashkatdhetar Carlos largohen përgjithmonë nga fshati i tyre i mjeruar, për të arrritur ëndrrën amerikane dhe jetuar normalisht po sëbashku në SHBA, sikurse mijëra të varfër të tjerë të Amerikës Latine.

Gjatë udhëtimit të tyre, ata kalojnë shumë peripeci dhe vështirësi, ku nga rrëfimi i shkrimtarit, fatkeqësisht mësojmë se asokohe burri i saj Carlos vritet nga mafia apo kartelet kriminelë të drogës meksikane, të cilët kontrollojnë hyrjet dhe daljet në kufirin amerikano-meksikanë.

Novela e re, është e mbështetur në një histori realiteti, që ngjasojnë sot fatkeqsisht dhe realisht me qindra dhe mijëra raste të tilla mes emigrantëve illegal sot në botë dhe në veçanti janë bërë sot si buka e përdishme në kufirin mes dy shteteve në Amerikën e Veriut.

Edhe sot, grupet e karteleve të fuqishme meksikane dhe ndërkombëtare të drogës, në realitet kontrollojnë apo zotërojnë fatkeqsisht nën adminstratën liberale komuniste amerikane Biden-Harris mbi 95% kufirit jugor të SHBA-së me shtetin e Meksikës.

Në novelë dhe realitet këto grupe të fuqishme kriminale, kompromentojnë apo rekrutojnë çiftet e reja, që të marrin me vete (gjatë hyrjes së tyre në kufirin e SHBA-së) fentanol dhe lloje të ndryshme droge, duke fituar çdo ditë biliona dollarë nga tregtia e tyre e jashtëligjshme.

Sipas burimeve zyrtare federale amerikane mbi 300.000 qytetarë të rinj amerikanë, fatkeqisht gjejnë vdekjen çdo vit nga fentanoli, që fusin brenda në territorin amerikanë grupet mafioze të karteleve të drogës, ku organizatorët dhe liderët e tyre janë të përberë nga antarë të shteteve të ndryshme të Amerikës Latine.

Nëse një vajzë ose grua latine, nuk pranon të bëhet pjesë e trafikut të drogës në kufirin SHBA-Meksisë, ajo dhunohet dhe abuzohet seksualisht nga këto grupe keqbërëse që thamë më lart.

Në novelën e shkrimtarit amerikan Pepa, mësojmë se këte fat të keq ka edhe gruaja e re Maria, e cila nga grupet mafioze të karteleve të drogës dhe trafikimit të qënieve njerëzore, mbasi e përdhunojnë atë fatkeqe e detyrojnë me forcë (pa dëshirë) që bëjë prostitucion për llogari të tyre, duke e shfrytëzuar seksualisht…

Edhe Maria, sikurse qindra dhe mijëra gra dhe vajza të reja latine dhunohen, por ajo një ditë përfundon në SHBA, ku detyrohet të bëj sërisht prostitucion nga kushëriri i burrit të saj Carlos, i cili është vrarë nga mafia dhe trafikantët e drogës dhe prostitucionit.

Shumë gjëra të tjera të këqija i ndodhin derisa ajo të kalojë në një jetë më të mirë dhe reflektimet e saj jetësore, tregojnë historinë e plotë tragjike të çiftit emigrant, të cilëve ëndrra e tyre u këput fatkeqsisht në mes.

Kjo është historia e trishtuar një çifti të ri ëndrrimtarë, që martohen me një dasëm të thjeshtë në Guatemalë dhe vendosin të shpërngulen në SHBA, përmes kufirit të Meksikës. Ata janë shumë të dashuruar dhe burri humb jetën, duke u marrë vazhimisht me veprimtari të këqija së bashku me kontrabandistët meksikanë, në mënyrë që të mbledh para, që do t’i duhen, për të rinisuar jetën e re në Amerikë.

Grupet profesionale të karteleve të drogës dhe prostitucionit në kufirin amerikano-meksikanë, nuk pyesin dhe as që nuk duan t’ia dijnë për ëndrrën amerikane apo shpresën për një jetë më të mirë të asnjë emigranti apo familjeve të reja emigrantësh, sepse para syrit të tyre më shumë rëndësi ka paraja, droga, prostitucioni, trafikimi i qënieve njerëzore dhe mbi të gjitha fitimi marramëndës me çdo kush dhe mjet…

Maria, personazhi kryesor është shtatzënë dhe mbërrin në SHBA, duke kaluar kufirin jugor në El Passo.

Novelisti Pepa e përshkruan El Passo-n, që në shqip do të thotë  kalimi ose hapi, është një qytet në dhe selia e qarkut të kontesë El Paso, i cili ndodhet në Teksas, të Shtetet e Bashkuara.

Popullsia e saj, sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së është rreth 678,815, duke e bërë atë qytetin e 22-të më të populluar në SHBA, qytetin më të populluar në Teksasin Perëndimor dhe qytetin e gjashtë më të populluar në Teksas.

Nga historia, mësojmë se rajoni i El Pasos, ka pasur vendbanim njerëzor për mijëra vjet, siç dëshmohet nga pikat e Folsom nga gjuetarët-mbledhës të gjetur në Hueco Tanks. Zbulimet arkeologjike të ekspertëve amerikanë, sugjerojnë për gjurmët e jetës e jetës  këtu fillojnë 10,000 deri në 12,000 vjet më parë të vendbanimeve njerëzore.

Kulturat më të hershme të njohura në rajon, ishin fermerët e misrit. Kur spanjollët mbërritën, fiset Manso, Suma dhe Jumano populluan zonën. Këta u përfshinë më pas në kulturën e mestizove, së bashku me emigrantët nga Meksika qendrore, robërit nga Comanchería dhe genízaros të grupeve të ndryshme etnike si dhe Mescalero Apache.

Në anën e SHBA-së, zona metropolitane El Paso, është pjesë e zonës më të madhe të kombinuar statistikore El Paso–Las Cruces, ka një popullsi prej 1,098,541 banorë, kurse e gjithë rajoni arrin në 2.7 milionë banorësh, e cila sot përbën fuqinë punëtore më të madhe dygjuhëshe (anglisht-spanjisht) dhe dykombëshe (amerikan dhe ispanik) në hemisferën perëndimore. El Paso, është gjithashtu qyteti i dytë më i madh me shumicë hispanike në Shtetet e Bashkuara, me 81% të popullsisë së tij.

El Paso, është divizioni i brendshëm në terren i Administratës së Ndjekjes së Drogës, Qendra e Inteligjencës, Forca e Përbashkët e Task Forcës Veriore, Sektori i Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara dhe Grupi i Operacioneve Speciale të Patrullës Kufitare të SHBA-së.

Së fundi, librat që botohen ose novelat me love story, që po shkruhen direkt në gjuhën angleze, janë gjëja më e mirë sot dhe jo të përkthen në anglisht, sepse sikurse dihet aty (tek përkthimi) humbet esenca artistike e krijimtarisë letrare të autorit origjinal.

Xhungla (La Selva), është një novelë apo libër shumë i mirë edhe për lexuesit shqiptarë, që shijojnë letërsinë apo tregimet e shkurtëra amerikane, në gjuhën angleze.

Është kënaqësi, kur lexon me endje librat e rinj, me nivel të lartë artistik rrëfimi letrarë të autorëve bashkëhorë të rinj shkodranë, që jetojnë dhe punojnë në SHBA.

Ka një kohë të gjatë që punohet për dëmtimin apo shkatërrimin e të arriturave në albanologji

1

Në Kosovë ka femicid- ka femicid bërtasin shoqet e Duda Baljes, që s’kanë fije karakteri e as njerëzie!

0

Nga: Mevi Rafuna

Asnjë femër në politikë nuk dha dorëheqje, në shenjë solidarizimi për gratë e vrara. Të gjitha këto femra në politikë, thirren në feminizëm dhe nëpër fjalime thonë se në Kosovë ka femicid.

Pastaj aktivistet e tyre- protestojnë midis Prishtine me flamurin e Palestinës.

Në Kosovë- nuk ka femicid, në Kosovë ka kalbje vlerash që na erdhën në pako përmes islamit politik dhe korrupsionit.

Ju femra në politikë- çdo vit bëni thirrje për Shaminë në shkolla- ju që i shërbeni agjendës antishqiptare dhe antiperëndimore dhe shpërbleheni me hurme dhe dyshe e treshe nëpër hotele të Dubait.

Shteti dhe institucionet e Kosovës janë rrënuar se nuk keni lanë vend për as edhe një idealist sepse zyret shtetërore gjatë pauzës shndërrohen në motele.

Çdo cep i tokës në Kosovë u mbush me motele e me xhami.

Qindra studente që diplomojnë sillen rrugëve se nuk gjejnë një vend pune. Nuk dëgjova se një deputete ndau rrogën e saj për t’ia dhanë si bursë një vajze të re që s’ka mundësi të shkollohet.

Në Kosovë ka femicid- ka femicid bërtasin shoqet e Duda Baljes që s’kanë fije karakteri e as njerëzie.

Serbia – deep state: Kultura e dhunës kundër kulturës së paqes

0

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Abstrakt

Në këtë ese trajtohet fenomeni i kulturës së dhunës kundër kulturës së paqes, terrorizmi shtetëror kundër vullnetit për fqinjësi të mirë, ekspansioni kundër vullnetit për bashkëjetesë me fqinjë dhe integrim në BE – që tashmë janë realitete të papajtueshme që përplasen në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Perëndimit.
Këto raporte kanë begraund të fuqishëm historik. Një rol të rëndësishëm në këtë kuadër ka gjithësesi edhe Kisha Ortodokse SerbePresidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar Perëndimin se duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë., që gjatë gjithë historisë është treguar një inspiruese e zellshme e ideologjive hegjemoniste serbe.
Lidershipi serb ndërkohë, duke qenë nën ndikimin e theksuar klerofashist të Kishës Serbe, lehtësisht mund të marrë vendim të provokojë luftën e re shqiptaro-serbe.
Fjalët çelës: Serbia, deep state, kultura e dhunës, kultura e paqes, shteti mafioz, rendi i ri europian.

Hyrje

Javën që lamë pas, respektivisht më 9 prill, presidenti serb u prit si demokrati më i mirë i mundëshëm në Elize. [1] Presidenti francez Emanuel Macro, njoftojnë mediat, ka biseduar plot tri orë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin. Merret vesh se objekt i bisedës, përveç vazhdimi i miqësisë tradicionale dhe tregtisë së majme – shitjes së armatimit të sofistikuar frëng Serbisë, në kuadër të të cilit veprim hyn edhe ajo e 12 aerolanëve luftarak Rafale, ishte edhe Kosova.
Pas Vuçiqit, saktësisht dy ditë më vonë, në Elize me nderime të larta u prit edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Si ndodhi që këto dy vizita të sinkronizohen kaq pranë e pranë njëra-tjetrës, a ishte rastësi gjithë kjo burbujë e miqësisë frënge për Ballkanin?!

Në Perëndim dhe jo vetëm, qytetarët vazhdojnë të habiten se përse Serbia vazhdon ta refuzojë Marrëveshjen Bazike të Brukselit [27 shkurt 2023], ndërkaq ndëshkohet Kosova me masa nga Brukseli! Të rikujtojmë faktin se ajo marrëveshje në esencë ishte vet plani frëngo-gjerman për të ashtuquajturën Rrugë të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që nuk ishte asgjë tjetër përveç një gjetje e diplomacisë frënge, respektivisht një alibi për Serbinë që t’i shmanget presionit për njohjen e Kosovës derisa të kuptohet fundi i luftës në Ukrainë!

Tashti a mund të thuhet se me këtë audiencë plot tam-tame të Vuçiqit në Elize dhe me këtë tolerancë të Perednimit ndaj Beogradit edhe pas agresionit të 24 shtatorit të vitit 2023, do të jetë vështirë të paramendohet se Perëndimi nuk e ka të qartë faktin se, Serbia po përgatitet për agresionin e radhës në Kosovë dhe Bosnjë…?!
Këtyre sjelljeve të Perendimit, Serbia u përgjigjet me fyerje e tallje të lloit të vet. Madje edhe atëherë kur Brukseli bën një hap përpara për ta pranuar Kosovën në Këshillin e Europës, duke marrë në konsideratë pikën 4-të të Marrëveshjes së Brukselit, politikanët perednimor i përgjigjen fyerjeve të Vuçiqit me retorikën diplomatike për vullnetin që kanë tutje për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në shërbim të paqes!

Trashëgimia e Jugosllavisë

Serbia me një prepotencë të hapur dhe dëshirë deri në gjakim shfaqet vazhdimisht si shteti pasardhës më i fuqishëm i ish Jugosllavisë, madje edhe pas shkërmoçjes së saj më 1991 (Harta 1).

Harta 1. Jugosllavia pas shpërbërjes.

Territori i Serbisë brenda ish-Jugosllavisë varionte në kohë varësisht nga ndryshimet territoriale që ndodhën gjatë shekullit të 20-të. Në kohën e fundit të saj si pjesë e Jugosllavisë, territori i Serbisë përbënte rreth 25% të territorit të plotë të shtetit.

Nëdrkaq numri i popullsisë serbe, në vitet e fundit të ekzistencës së Jugosllavisë, përbënte rreth një të tretën e popullsisë totale të vendit. Kjo ishte shprehur në përqindje rrethë 30-35%. Natyrisht këtë shifër e fryente në masë të ndjeshme popullsia shqiptare, që atbotë entet statistikore e vlerësonin si pjeës përbërëse e Serbisë. Pavaërsisht shpërbërjes së Jugosllvisë [1991], Serbia vazhdonte të ushqente me pasion iluzione se ajo do ët ishte tutje shteti dominant i rajonit, meqë kishte trashëguar fuqinë ushtarake dhe industrinë e Armatës Jugosllave, që konsiderohej njëra prej më të fuqishme në nivel europian.

Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Serbi, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2017 ishte: 5,126 euro.[2] Kjo shifër tni besohet të jetë dyfishuar. Por në Në aspekte të tjera, Serbia vazhdon të shenojë regres. Ajo kishte trashëguar nga Jugosllavia përveç industrisë së armëve, që ndërkohë po e shrytëzon në shumë plane, duke I shitur municion Ukrainës dhe me këtë duke “blerë” heshtjen e Perednimit përkundruall agresionit të hapur të saj ndaj Kosovës më 24 shtator 2023, respektivisht duke vazhduar ët trajtohet me përkdheli nga Brukseli dhe Uashingtoni!

Fqinjët e Serbisë, Kosova dhe pesë ish republikat sllave, në rrafshin nacional, u kthyen në identitetin e tyre. Katër nga gjashtë ish republikat jugosllave [Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut] sot janë pjesë e NATO-s, ndërkaq dy republikat e veriut [Sllovenia dhe Kroacia] edhe anëtare të BE-së. Serbia me strukturat politike që refuzuan demokracinë dhe që nuk e shihnin të ardhmen e tyre të lidhur me Evropën, sot është më larg nga BE se para një dekade. Nëdrkaq Kosova, sidomos në këto tri vitet e fundit, ka shënuar progres ët madhë në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, por edhe në fushën e zhvillimit ekonomik. Në lëmin e zhvillimit të demokracisë dhe lirive të shtypin, ajo prinë ndër vendet e Ballkanit Perednimor.

Sipas të gjeturave të Institutit Suedez V-Dem, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, tashmë janë “demokraci elektorale”, që është një kategori më e lartë krahasuar me vitin e kaluar.
Ndërkaq Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina mbeten në “zonën gri” mes demokracive dhe autokracive.

Raporti i fundit i V-Dem e nxjerrë Kosovën në mesin e 9 shteteve në botë që kanë përparimin më të shpejtë në parametra të demokracisë.

Këtë vit Kosova është në vendin e 62 nga 179 vende të botës që i janë nënshtrur vëzhgimit dhe vlerësimit.

Kjo renditje për vendet e Ballkanit është si vijon:

Kjo renditje për vendet e Ballkanit është si vijon:

Vendi Rangimi
Kosova 62
Mali i Zi 67
Shqipëria 82
Maqedonia e Veriut 89
Bosnja e Hercegovina 92
Serbia 107 [3]

Serbia është konsideruar si një “autokraci zgjedhore” nga V-Dem që nga viti 2014.[4]

V-Dem dallon katër lloje regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllur.

“Sipas vlerësimit tonë më të mirë… bota është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë midis 91 demokracive (liberale dhe elektorale) dhe 88 autokracive (zgjedhore dhe të mbyllura) në fund të vitit 2023”[5], thuhet në raportin vjetor të këtij instituti.
Raporti V-Dem 2024 vlerëson se niveli i demokracisë që gëzon një person mesatar në mbarë botën në vitin 2023 është ulur në nivelet e parë të fundit në 1985 – gati 40 vjet më parë.

Serbia – shtet mafioz që i pëlqen petku i ligjshmërisë

Në Serbi, sidomos pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023, vazhdojnë ende debatet rreth nivelit të demokracisë dhe lirive të qytetarëve. Personalitete publike të njohura, por edhe dhe organizata civile kredibile, kanë vlerësuar se vendi ka kohë që ka rrësqitur në ujërat e autoritarizmit me elemente fashiste, veçanërisht nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Në këtë drejtim, janë ngritur shqetësime për lirinë e shtypit, liritë e njeriut dhe mungesën e ndarjes së qartë të pushteteve.

Në disa raste, ka pasur akte qeverisëse që janë kritikuar për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut [Shih rastin e Nikolla Sanduloviqit].[6]

Organizata ndërkombëtare dhe raportet e monitorimit kanë dokumentuar shqetësime në lidhje me pavarësinë e institucioneve gjyqësore, lirinë e shprehjes dhe respektimin e standardeve demokratike.

Përkundër këtyre fakteve të prekshme, në sallonet perëndimore, njerëzve u pëlqen të eksplorojnë balancën e servilizmit serb me instrumentet e astrologjisë së Kalimegdanit, me personalizimin e kontradiktave sociale nga Vuçiqi, me opinione dhe hipoteza, por rrallëherë me analiza të mirëfillta që reflektojnë njohuri e dije të thella për Serbinë dhe historinë e saj, sidomos strategjinë e saj mbi ekspansionin permanent.
Në këtë linjë mendimi politik është edhe paralajmrimi i presidentit të Republikës Serbe, një entitet politik në Bosnjë i krijuar mbi gjenocidin serb ndaj boshnjakëve. Ai më 12 prill, gjatë takimit me presidentin e Serbisë në Beograd, de fakto, me gjuhën kërcnuese e shantazhuese, paralajmroi ndarjen e Republikës Serbe, në rast se OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Ambasada e SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë në anën tjetër, paralajmëroi flakë për flakë udhëheqësin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, se këmbëngulja e tij për miratimin e një ligji të posaçëm, sipas të cilit Republika Srpska do të mbante zgjedhje ose do të përpiqej të shkëputej, do të ishte një shkelje e hapur e Dejtonit, ndaj të cilit akt me siguri do të reagojë SHBA, transmeton
Hina.[7]

Dodik njoftoi më parë se Republika Srpska do të miratojë ligjin e saj zgjedhor deri më 20 prill, nëse ndryshimet teknike në ligjin zgjedhor të vendosura nga Përfaqësuesi i Lartë për BeH, Christian Schmidt, nuk anulohen përpara kësaj date. Të enjten, pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, ai njoftoi se RS do të shpallë pavarësinë, nëse rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë miratohet në Kombet e Bashkuara. [8]

Këto përplasje a janë si rezultat i mosnjohjes së Serbisë nga ana e Perendimit, apo produkt i mbivlerësimit të peshës së saj në këtë rirreshtim gjeopolitik e ristrukturim të rendit të ri botëroror?

Ngjashëm si Putini që e kishte përkufizuar misionin e tij historik në terma gjeopolitik, këtë në heshtje po e bën edhe Vuçiqi. Kolapsi i Bashkimit Sovjetik, deklaronte Putini, kishte qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20’të. Fjalimi i Putinit në Konferencën e Mynihut për Politika të Sigurisë më 2007 ishte momentumi politik, kur po merrte udhë rikthimi i gjeopolitikës në konceptet e tij mbi Rusinë e së ardhmes së afërt.
Vuçiqi po imiton Putinin, pa fshe
hur objektivat politike që ka. Koncepti mbi “Botën serbe” është një kopje e pastër e “Botës ruse”. Për realizimin e “Botës ruse” Putini një varg “konfliktesh të ngrira” rreth e përqark Federatës Ruse i ktheu në konflikte të hapura, duke kulmuar me agresinonin e paprovokuar në Ukrinë, më 22 shkurt 2022.
Vuçiqi më 24 shtator 2023 do ta bënte hapin e parë për kthimin e “konfliktit të ngrirë” 
rreth veriut të Kosovës në konflikt të hapur. Ai tashmë e ka të qartë se nuk futet dot në Kosovë me njësitë e rregullta tankiste e ushtri, prandaj po pregaditë njësi elitare speciale për ta mbajtur tutje gjendjen të tensionuar, duke i paraprirë aksionit ët radhës me veprime politike, siç janë ato të paralajmruara tashmë nga Lista Serbe [sabotimi i referendumit dhe me këtë i zgjedhjeve për kryetar komuansh; bojkotimi i regjistrimit të popullsisë…]

Në prag të pranimit të Kosoëvs në Këshillin e Europës çresidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar Perëndimin se duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai vazhdoi më tej se nëse zgjedhin Kosovën, Serbia “do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë rastin”. Vuçiç i ka forcuar këto kërcënime duke u bazuar në atë se Kosova do të mbështetet nga Perëndimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE). dhe NATO-s. Në një letër urimi drejtuar Putinit për fitoren në zgjedhjet në Rusi, Vuçiq i ankohet atij për “situatën e vështirë politike me të cilën po përballej populli serb në Kosovë”. 
Ai me këtë rast do ët përdor të njejtën gjuhë taktizuese e thellësisht propaagandistike, në shërbim të ndërtimit të alibisë për ndërhyrje në Kosovë. “Serbët po vuajnë pogromin në Kosovë”, i raportn ai Putinit, duke përsëritur të njëjtat fjalë që i kishte artikuluar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Rrëfimi është i njëjtë si në situatën kur Putini kishte nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë. Në fjalimin e 23 shkurtit 2022, ku Putini kishte urdhëruar trupat ruse të pushtonte Ukrainën, ai tha se: “ishte e nevojshme të ndalet […] gjenocidi kundër miliona njerëzve që jetojnë atje, të cilët mbështeten vetëm te Rusia. Përplasja e Rusisë me këto forca është e pashmangshme, […] dhe e lodhur duke pritur kohën e duhur”. Sipas tij, këto fatkeqësi po u ndodhin rusëve në Ukrainë me mbështetjen e vendeve kryesore të NATO-s. Ngjashmëria e dy deklaratave tregon për një axhendë të përbashkët. Deklarata aktuale e Vuçiqit është përgatitja e diskursit dhe terrenit politik për të ardhmen ndërmarrjet paraushtarake dhe ushtarake që ai synon të ndërmarrë në kuadër të mbështetjes që merr nga Rusia dhe Kina. Këto dy vende, së bashku me vendet anëtare të BRICS, së fundmi kanë qëndruar të vëmendshëm ndaj thirrjeve për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.[9]

Në këtë proces Vuçiqit, si përherë, i vije në ndihmë Kisha. Këtë ndërlidhje më mirë se kushdo tjetër deri sot e ka vënë në pah studjuesja kroate Ljubica Shtefan në librin e saj “ Kisha Ortodokse Serbe dhe fashizmi”. Po të shërbente ky studim si një lloj almanaku për diplomacinë perednimore, atëherë ata do ta kuptonin arsyen se pse Kisha Ortodokse Serbe gjatë gjithë historisë është treguar një inspiruese e zellshme e ideologjive hegjemoniste serbe.
Publicisti e miku im Emin Azemi, në një recension për këtë libër shprehet se, përgjigjen në pyetjen që parashtrova më lart, e jep pikërisht ky libër. Ai është produkt i një hulumtimi të gjatë shkencor, i bazuar në trashëgiminë specifike historike të popullit serb, i cili ka bërë një mbivendosje bizare të tokësores mbi hyjnoren dhe rrjedhimisht rezulton që serbët me tepër e kanë respektuar Shën Savën se sa Jezu Krishtin(!). Serbët me vetëdëshirë Shën Savës ia hoqën veladonin e shenjtorit dhe ia veshën uniformën e një paramilitari që pasion kishte pushtimin e tokave të huaja, madje edhe duke kaluar mbi kufoma të njerëzve të pafajshëm.

Sipas konceptit të Shën Savës, Serbia duhet të jetë një shtet ku feja ortodokse paraqitet si element

koheziv i të gjitha shtresave shoqërore, kurse serbët si “popull hyjnor” që e kanë të paracaktuar të

jenë sundues mbi të tjerët.

Ky koncept klero-hegjemonist iu ka konvenuar të gjithë liderëve politikë serbë, që nga Karagjorgjeviqi, Nikolla Pashiqi, Millosheviqi e deri te Aleksandar Vuçiqi, të cilët si synim kanë pasur t’i shtrijnë politikat ekspanosioniste serbe edhe atje ku ndodhet vetëm një varr serb. KJo me fjalë të tjera, është “Bota serbe”, e cila po mundohet të instalohet në BeH, Kosovë e gjetiu.[10]

***

Vetëm pak specialistë janë në gjendje të vlerësojnë nga dora e parë lidhjet midis shtetit, biznesit,

mafias dhe shërbimeve sekrete në Serbi. Politikanëve nuk ju bën përshtypje fare konkurrenca brenda trekëndshit Ushtri-Kishë – Politik apo armiqësitë tradicionale midis Intelegjencies serbe dhe shërbimve sekrete perednimore, kur në pyetje është koordinimi i veprimeve mes Intelegjencies serbe dhe asaj ruse!
Një nga organizatat më të njohura kriminale në Serbi mbetet tutje “Klani i Zemunit” ose ajo “Crna Ruža [Zemra e zezë”]. Kjo e fundit është një organizatë e cila ka operuar në vitet 1990 dhe ka pasur lidhje të ngushta me politikanë dhe biznesmenë të lartë. Kjo organizatë është përfshirë në një gamë të gjerë të veprave kriminale, duke përfshirë trafikun e drogës dhe kontrabandën e armëve.

Ndërkaq, në këto dy dekadat e fundit janë krijuar edhe organizata tjera kriminale në Serbi, të cilat kanë veprimtari të ngjashme me nën tokën e legjislacionit dhe autoritetit të shtetit, ato janë të shtrira gjithandej ku ka serb [edhe jashtë Republikës së Serbisë] përmes Kishës Serbe. Këto organizata kanë krijuar një kulturë të caktuar kriminale dhe kanë ndikuar në shoqëri në shumë mënyra.

Krejt kjo ndodhë pavarëssht faktit se edhe para presidencës së tij të fundit dhe zgjedhjeve të 17 dhetorit 2023, Vuçiqi sheqto po shpërfaqte idealet e tij për padallueshmërinë e ligjit dhe krimit.
Në vitet kur në pushtet në Berlin ishte kancelarja Angela Merkel ai [Vuçiqi] ia kishte dalë të shndërrohej njjë lloj kanarini i saj. Në syët e Merkellit jo rasëtisht ai shihej si lideri politik I Ballkanit. Nëdrkaq pas ndryshimeve politike në Gjermani, Vuçiqi ësrish I kthehet Parisit, duke mëtuar ta implementoj projektin serbo-rus për Ballknain të kodifikuar me emrin simbolik Ballkani i Hapur. Duke imituar plotësisht Putinin, Vuçiqi po shndërrohej gradualisht “në personin ndërlidhës” në Beograd midis shërbimit sekret vendas BIA, kryetarit të Republikës Serbe të zgjedhur në mënyrë kuazi-demokratike dhe mafies së Zemunit e Novi Sadit, alias filales së saj në Veriun e Kosovës me seli në Villën e Millan Radojçiqit në Leposaviq, prej ku kontrolloheshin rrjetet e shërbimit serb në Kosovë dhe Shqipëri, madje edhe porti detar i Durrësit e ai i Tivarit, tregtia e naftës dhe drogës dhe politika në Prishtinë. Vuçiqi krejt ngjashëm me Putinin, si një zyrtar në administratën e qytetit të Beogradit, lëshonte licenca për organizatën mafioze të cilën në Kosovë ia kishte besuar dyshes Vulin-Radojçiq.

Ngjashëm si në Rusi, fenomeni i korrupsionit të organizuar nga komuniteti nuk ishte i ri, por ai do

të lulëzojë sidomos gjatë dekaëds së shkërmoçjes së Jugosllavisë, kur Serbia po tundëte flamujt e

luftës njrin pas tjetrit, duke siguruar ekspansion në perednim dhe pothuajse 50 % të territorit të Bosnjës. Republika Serbe de fakto ishte ngritur mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve. Në Serbi, po imitohej ngritja e organizatave ruse si segmente të mafias që do të shtrijnë ndikimin në gjithë ekonominë e vendit. Të ashtuquajturit disidentë politik, që më pas do të shndërroheshin në opozitë e Millosheviqit dhe në këto dymbëdhjetë vitet e regjimit të Vuiqit, bashkë me aktivistët e të drejtave civile do të angazhoheshin për liritë morale dhe ligjore, ndërkaq organizatat mafioze për liritë ekonomike.

Në ekonominë serbe të periudhës tranzicionale kanë vazhduar të dominojnë “marrëdhëniet informale”, ekonomia natyrore dhe shkëmbimi përmbushnin të ashtuquajturin mozaik të kaosit tipik serb. Shteti u shndërrua gradualisht në një simbiozë me krimin e organizuar, edhe nëse ndonjëherë e luftonte atë për arsye taktike, siç kishte vepruar dikur me segmente të Klanit të Zemunit.

Komplet ekonomia serbe ndërkohë ra nën kontrollin e strukturave mafioze. Më ët famshmet do të dëshmoheshin mafia e tregut të energjisë, që do ët dislokohej me qendër në Banjallukë; ajo e ndërtimit dhe industrisë së armatimit, që do ëtë lulëzojë sidomos tashti kur lufta në Ukrainë do t’i shërbejë për shumëfishim të prodhimit të municionit adapt për Armatimin e Ukrainës.

dhe veçoritë e tyre të lidhura me industrinë.

Ka dymbëdhjetë vite që Perednimi ka imponuar të ashtuquajturin dialog mes Kosovës dhe Serbisë, madje pa përfillur as vendimin e Gjykaëts Nëdrkombëtare të Drejtësisë që përmes opinionit të saj, kishte tumirë të drejtën e Kosoëvs për shpalljen e pavaërsisë më 17 shkurt 2008 dhe rrjedhimisht të drejëtn që të bënte jeët aktive si shtet sovran. Njohja e pavarësisë ës Kosovës nga 117 subjekte ët të drejtës ndërkombtëare – anëtaër të OKB-së, nga shumivca e demokracive liberale perendimore, sikur nuk po bënte përshtypje tek një lagje vendesh që shihnin tek Serbia faktorin stabilizues në rajon!

Përgjatë krejt farsës së dialogut Brukseli ia kishte arritur, sidomos me Marrëveshjet e vitit 2013 dhe asaj të 2015-ës, të krijonte rrethana për rikthimin e Serbisë në Kosoëv, respektivisht imponimin e prnaimin gradual të ndarjes së veriut, si zgjidhje racionale e të kompromisit të duhur!

Diplomatët perendimor duket se tek së fundmi kanë filluar ta kuptojnë se sentenca që kishte shprehur ekspertja franceze mbi Rusisë, për Putinin, Françoise Thom se “armiku i tij është universalizmi: Putini është një i jashtëligjshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës”[11], vlen edhe për Vuçiqin.

Vuçiqi natyrisht nuk mund të luante arogancën e Putinit me diplomatët perednimor, presidentë e shtetarë perendimor duke i lënë të prisnin gjatë në zyrë ose tek zbatonte protokollin përbuzës, duke i ulur në fundin e “pa fund” të tavolinave të tij ovale, e duke i shpërfaqur këto tallje para publikut botëror.
Përkundrazi, Vuçiqi do të aplikonte filozofinë tradicionale tipike serbe të mashtrimit, komunikimit me kode të dyfishta dhe premtimeve pa mbulesë. Perëndimorët të cilët nuk e njohin kulturën e mashtrimit e vajtimit serb, sjelljet tipike bizantine të saj, e vetkuptueshme se nuk do të arrinin asnjëherë të deshifrojnë mesazhet e saj, prandj bien vazhdimisht pre e saj, lajthiten.

Vuçiqi duke mos i zbatur kurrë marrëveshjet e arritur në Bruksel, madje duke përshkllëzuar edhe publikisht objektivin për krijimin e “Botës serbe” dhe rishikimin e plotë të harëts politike të rajonit, duket se po rrezikon ndërhyrjen e rreptë të Perednimit për parandalimin e një lufte të re në Ballkanin Perednimor.

Krerëve të shtetit mafioz serb ju pëlqen megjithatë ta prezantojnë Serbinë sy e faqe botës si demokraci parlamentare me orjentim europian, madje nuk ngurrohet që të hartojnë strategji e të bëjnë kërkesa për aderim në BE! Në këtë kuadër nuk e fshehin përkushtimin për gjoja shtet ligjor, demokrci parlamentare… Prandj organizojnë aq shpesh zgjedhje parlamentare, simuloojnë shkëmbimin e lirë të mendimeve… Megjithaët, vendimet e rëndësishme nuk merren në Parlament e organe ligjore, në gjykata apo shoqëria civile, por në Villat në Dedinje apo në atëto si ajo e Rdojçiqit – si marrëveshje joformale.

Në Perëndim tek tashti, pas sa e sa viteve që shenjohen masakrat serbe në Bosnjë e Kosovë,

hartohen rezoluta për gjenocidin serb! Gjatë luftës në Kosovë qytetarët europian reaguan me indinjatë ndaj krimeve shtetërore të Serbisë, duke imponuar e përligjur madje edhe ndërhyrjen e NATO-s. Pavarësisht kësaj në këtë çerek shekulli pas luftës në Kosovë, Shërbimi sekret serb [BIA] me tortura monstruoze pengon vetëdijësimin e qytetarëve serb për gjenocidin në Kosovë. Rasti si u trajtua në torturë opozitri Nikolla Sanduloviq flet shumë për këtë stil veprimi të shtetit mafioz serb.

Imponimi i kulturës mafioze

“Mesazhi i vërtetë është krimi. Krimi për hir të krimit është përkufizimi i së keqes,” shkruan filozofi francez Nicolas Tenzer në librin e tij të ri “Notre guerre”. Serbia këtë Një nga qëllimet më të rëndësishme të luftës Putin-Rusi është zbatimi i ligjit të më të fortëve, sundimi i forcës brutale, parimet e kulturës mafioze në shkallë globale.

Serbia nuk mund ta ndryshojë qëndrimin ndaj vendeve fqinje e të zhvillojë mrrëdhënie të mira,

paqësore, në dobi të integrimit të rajonit në BE dhe në strukturat tjera euroatlantike. Mundësitë e saj

ekonomike duket se anë modeste dhe nuk mund t’i konkurojnë në plan afatgjaët garës me qinjët e rajonit, pavarësisht investimeve të mëdha të Lindjes [me theks të atyre kineze e ruse]. Ndërkaq kur bëhet fjalë për prosperitetin demokratik dhe zhvillimin progresiv të të drejtave të njeriut, Kosova tok me Shqipërinë politike dhe Kroacinë, fqinjë shekullor, Serbia tutje i trajotn në strategjitë e saj nacionale të sigurisë, si armiqtë kryesor. E ardhmja e Kosovës dhe e kombit shqiptar, integrimi i tij në familjen euroatlantike, pozicionimi i qartë properednimor, si për absurd, e bën Serbinë tejet të pa rehatshme dhe të pa sigurtë.
Ndërkaq tumirja nga ana e Shqipërisë e realitetit të tanishëm gjeopolitik, duke njohur kufijtë ekzistues edhe pse të padrejtë ndaj saj, e zhveshë tërësisht qëndrimin shoven të Beogradit. Serbia sot pretendon hapur të shtyjë përpara, në rrugën drejt Brukselit, projekte në thelb aneksioniste, siç është ai i “Botës serbe”. Përkundrazi, Shqipëria dhe Kosova, si dy Republika – pjesë e një trungu kombëtar, të ndara padrejtësisht në vitin 1913, pranojnë ecjen drejt Brukselit si shtete më vete, meqë këtë ndërveprim e shohin të ndërlidhur edhe me interesat gjeostrategjike të Perednimit. Ky pozicionim i lidershipit të dy republikave shqiptare duhet gjykuar edhe si gadishmëri e palës shqiptatre për kompromis të thellë nacional, një lloj lëshimi dhe koordinimi edhe me interesat e Perendimit, prandaj pala shqiptare vazhdon të promovojë idetë për bashkëpunim.

***

Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024 dhe 2025, thotë raporti dyvjeçar i Bankës Botërore i publikuar më 11 prill 2024.[12] Ky trend është për Serbinë lajmi më trishtues i mundshëm.

Sidoqoftë, Serbia vazhdon të jetë ushtarakisht superfuqia e rajonit, natyrisht edhe për arsye se ajo ishte dhe është e gatshme që për t’i arritur objektivat strategjike megalomane, të përdorë edhe forcën, të shkaktojë luftra rajonale e botërore. Le të kujtojmë që për zgjerimin e saj drejt perendimit, në hapësirën e Bosnjës e Hercegovinës, në vitin 1914 pat bërë atentat ndaj princit Franc Ferdinandi dhe shkaktoi edhe Luftën e Parë Botërore. Ndërkaq gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, për të siguruar mbi 50% të territorit të Bosnjës dhe Kosovën përjeëtsisht, qe e gatshme të ushtroj gjenocid në Bosnjë dhe në Kosovë, e madje edhe të provokojë bombardimet 78 ditëshe të NATOs mbi caqet e forcave të armatosura serbe dhe pikat strategjike të saj.

Serbia ka grabitur vazhdimisht territore të hapësirës jetësore të shqiptarëve [1878, 1912/3], ashtu si edhe gati gjysmën e territorit të Bosnjës, duke krijuar Republikën Serbe atje mbi gjenocidin ndaj boshnjakëve, por ajo është e sigurtë se tani në paqe do t’i humbas ato që i ka fituar në luftë.
Gjatë një ekspedite profesionale fill pas luftës në Kosovë [qershor 1999], kur kisha zbritur në horizontin e 10 të Trepçës tok me një ekip të TV zvicerane – DRS, e kishim vu re se si e kishte eksploatuar atë gjigant të ekonomisë kosovare atbotë, duke e trajtuar si plaçkë. E qartë, Serbia ndërkohë e kishte kuptuar se po I vinte fundi shfrytëzimit kolonial ët Koosëvs. Por, fill pas lufëts, ajo po bënte çmos që të rikthehet së pakunë rolin e fuqisë neokoloniale rajonale.
Ndërkohë duke gëzuar mbështetjen e Francës pothuajse gjatë gjithë kohës së pasluftës, ajo ia ka dalë që ta zvarrisë dialogun dhe realizimin e Marrëveshjes Bazike, sepse lufta në Ukrainë i ka krijuar mundësi për veprime dubioze përfituese edhe në palinin gjeopolitik, përveç pozicioni i Beogradit i shtrirë buzë dy lumenjëve lundrues – Savës e sidomos Danubit që e lidhë me Europën Perednimore.

Përfundim

Në kohë paqeje, siç bëjnë të ditur studimet demografike, përqindja e serbëve po zvogëlohet, ndërkaq ajo e shqiptarëve, megjithë trendet jo shumë pozitive, vazhdon të rritet. Sidoqoftë Serbia nuk ka luksin të shpërthejë lufra të reja, meqë ashtu do të thellonte katastrofën demografike që edhe pa luftë po e përjeton.

Analistë në Perednim tek marrin në trajtim politikat e Vuçiqit zakonisht ia huqin, meqë bazohen në gjykime racionale. Ndërkaq racionaliteti politik në Serbi kaherë ka marrë arratinë. 24 shtatori i vitit 2023 e ridëshmoi këtë fakt edhe një herë.
Lidershipi serb ndërkohë, duke qenë nën ndikimin e theksuar klerofashist të Kishës Serbe, nuk përfillë fare pritshmëritë për zgjedhjet për Parlamentin Europian, që duket se do të vendosin një shënues për drejtimin e ardhshëm politik të Evropës. Me emërimin e Komisionit të ardhshëm Evropian, vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe një administratë të dytë të mundshme të Trump-it në tryezë, aksionet do të jenë edhe më të larta.
Serbia e mësuar të zgjerohet vazhdimisht, sa herë kishim ndryshime të rendeve në Europë, ka filluar ta ndjejë rritën dhe peshën e shqiptarëve në rajon në këtë shekull. Ajo tashmë është e vetëdijshme se shekulli 21 është shekulli i shqiptarëve. Ajo gjithastu e ka të qartë dhe po e vë re gjithnjë e më shumë rolin dhe peshën e Kosovës në këtë rikthim të shqiptarëve tek vetvetja në kuptimin edhe të faktorizimit të Kombit brenda një Europe të re. Prandaj Serbia dëshiron ta rikthejë epokën kur ajo ishte “xhandari i Ballkanit”, si përgjatë tërë shekullit 20-të. Këët, sidoqoftë, nuk e bën dot. Lidershipi serb nuk e ka kuptuar ende se lufta për çlirimin e Kosovës, por edhe ajo tani në Ukrainë, i kanë dhënë fund epokës së dominimit serb në Ballkan. Po ecim drejt rendit të ri europian.

__________

1. https://www.evropaelire.org/a/vuciq-thote-se-ka-arritur-marreveshje-me-francen-per-blerje-te-aeroplaneve-ushtarake/32897891.html

2. https://www.evropaelire.org/a/te-ardhurat-per-koke-banori-ne-kosove-me-te-uletat-ne-rajon-/29530234.html

3. https://www.v-dem.net/documents/43/v-dem_dr2024_lowres.pdf

4. Po aty

5. Po aty

6. https://www.fr.de/politik/nikola-sandulovic-serbien-misshandlung-gelaehmt-geheimdienst-92771008.html

7. https://www.geopolitika.news/vijesti/dodik-najavio-odcjepljenje-republike-srpske-ako-un-usvoji-rezoluciju-o-srebrenici/

8. Po aty

9. Agim Musliu: https://octopusinstitute.org/2024/03/25/retorika-e-luftes-putin-vuciq-kuvendi-i-kishes-ortodokse-avancimi-i-kosoves-ne-nato-dhe-kie-dhe-vatrat-e-reja-te-luftes/

10. Emin Azemi: https://www.facebook.com/emin.azemi.7

11. https://www.nzz.ch/meinung/weshalb-russland-mit-krieg-viel-gewinnen-im-frieden-viel-verlieren-kann-ld.1820926

12. https://www.evropaelire.org/a/banka-boterore-parasheh-rritje-ekonomike-ne-kosove/32901170.html

Ditë zie për çka?

0
Ragim Rugova, politolog, Prishtinë
___
Këta që shpallin ditë zie a dinë për çka shpallet një e tillë?
___
Sado që mund të debatohet për çka duhet të shpallet (kjo duhet rregulluar me ligj ashtu që mos t’i lihet në dorë asnjë presidenti as kryeministri që “shijën” personale t’ia diktojë shoqërisë mbarë), ndoshta është më lehtë të thuhet për çka nuk do të duhej të shpallet. Ndër argumentet më racional për çka nuk do të duhej shpallur gjithsesi është thjesht thënë mosshpallja për fatkeqësi individuale apo ndryshe thënë personale të njerëzve. Fatkeqësia individuale, krimi individual, ku një individ për çfarëdo qoftë motivi i merr jetën një tjetër individi i cili/e cila është një qytetar/e ordiner/e pa merita të jashtëzakonshme çfarëdo për mbarë shoqërinë, dhe pavarësisht çfarë është relacioni i këtyre dyve, nuk ka kurrfarë rezoni racional as tjetër fare të konsiderohet arsye e mjaftueshme për shpallje ditë zie në nivel vendi. Çfarë relevance ka për mbarë shtetin, shoqërinë mbarë, një viktimë fatkeqe e cila humbë jetën për çfarëdo arsye nga një tjetër individ, përndryshe për motive më se të zakonshme ndër njerëz kudo në rruzullin toksor prej që ekziston njeriu, për të shpallur ditë zie mbarëkombëtare?! Më falni për drejtëpërdrejtësinë por përgjigjëja është kurrfare! Rasti mund të prekë sentimentin e individëve kudo, që e kan njohur apo që nuk e kan njohur viktimën, dhe kjo është plotsisht normale. Por t’i IMPONOHET zia shoqërisë mbarë për raste që iu referova sipër, kjo është non sens absolut. Me një mentalitet kësi lloji, ku me dekret të një autoriteti shpallen ditë zie dhe kështu një tragjedi individuale dhe familjare bëhët tragjedi mbarë kombëtare, përveçse që afirmohet mentaliteti i provincializmit patetik, poashtu imponohet masa e mendësisë emocionale të një çarshie në nivel mbarëkombëtar, afirmohet akultura dhe primitivizmi i llojit të serialeve turke dhe të atyre aziatike të empatisë së pretenduar për tragjedi individuale dhe ngushtë personale.
Nëse kjo logjikë populiste, po po – populiste, sepse në prapavijë të vendimit për këso shpallje ka edhe elemente flirti patetik me opinion publik për motive politike, nëse kjo vlenë si argument për shpallje d.z. për një rast individual, atëherë pse mos të vlejë për çdo rast poashtu individual?! Sa tragjedi të tilla kemi çdo ditë, sa vrasja dhe sa vdekja tragjike ndodhë çdo ditë, madje jo rrallë shumë më të rënda se ky për të cilin sot jemi “nëzishëm” në tërë Kosovën…
Nga lidershipi që kemi sot në krye të shtetit, për shkak të arsimimit të tyre dhe për shkak të nivelit të gjithëmbarshëm të tyre emancipues që kan, presim të afirmojnë një mendësi publike moderne, përtej asaj provinciale të koketimit me “shijen” e audiencës që përlotet para televizorëve me seriale turke dhe tragjedi të protagonistëve të tyre.
Sod, për arsye të zhvillimeve fatlume dje
lidhur me pranim të Kosovës në KE, flamujt në mbarë Kosovë do të duhej të ishin në maja të shtizave dhe jo në gjysmë të tyre!