Kreu Blog Faqe 830

Appleton Post Crescent (1924) / Autorja dhe udhëtarja amerikane Rose Wilder Lane : “Femrat më të bukura në rruzullin tokësor gjenden në Shqipëri. Duhet të shkoni atje për të parë këto Afërdita…”

Rose Wilder Lane (1886 – 1968)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Prill 2024 

“Appleton Post Crescent” ka botuar, të hënën e 21 janarit 1924, në faqen n°13, rrëfimin e autores dhe udhëtares amerikane Rose Wilder Lane asokohe për gratë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Femrat më të bukura gjenden në Shqipëri

Rose Wilder Lane thotë se bukuria atje është e pakrahasueshme me diku tjetër

Burimi : Appleton Post Crescent, e hënë, 21 janar 1924, faqe n°13

Burimi : Appleton Post Crescent, e hënë, 21 janar 1924, faqe n°13

Nju Jork — Shqipëria, ky shtet i vogël ballkanik i rrënjosur pas maleve dhe që zë një hapësirë modeste në hartën botërore, strehon gratë më të bukura në rruzullin tokësor, sipas autores dhe udhëtares Rose Wilder Lane, e cila i ka studiuar ato për tre vjet. 

Këtu është përshkrimi i znj. Lane për to : 

“Flokë gështenjë, sy ngjyrë lajthi ose blu, gishta të hollë, thonj në formë bajamesh, kyçe delikate të duarve, kyçe të holla të këmbëve dhe një pamje mbretërore.” 

Kjo me siguri duhet të zgjojë interesin e skulptorëve, prodhuesve të revistave për vajza të bukura dhe njohësve të feminitetit. 

“Bukuria e tyre ndoshta është për shkak të jetës së tyre në natyrë,” përpiqet të shpjegojë znj. Lane. “Ato ngjiten maleve me djep në shpinë, mbajnë barrë të rënda mbi kokë dhe punojnë shumë.” 

Por është thuajse e nevojshme të bësh udhëtimin në Shqipëri për të parë këto Afërdita, sepse gruaja shqiptare nuk është udhëtare dhe nuk martohet jashtë racës së saj. Shqiptari pavarësisht se ku shkon, ai kthehet në vendlindje për gruan e tij. 

Shfaqje progresi 

Gratë shqiptare kanë dhënë disa nga kontributet e fundit në përparimin e vendit të tyre, shton znj. Lane. Ato ishin të dobishme në nxitjen e revolucionit që rezultoi në të drejtën e përdorimit të alfabetit latin në shkolla. Deri në vitin 1919 turqit nuk lejuan asnjë shkollë në këtë vend, por sot znj. Kristo Dako dhe znj. Qiriazi, dy feministe të zjarrta, kanë organizuar një shkollë të madhe dhe të lulëzuar vajzash në Korçë. 

Një tjetër shqiptare, e shkolluar në Amerikë, organizoi një klasë për kujdesin e fëmijëve që mblidhet çdo mëngjes. Ajo prezantoi metodat amerikane të higjienës në këtë vend të largët. 

“Jo vetëm që gratë shqiptare janë të etura për të mësuar mënyra të reja dhe më të mira të jetesës, por edhe burrat i miratojnë ato,” përfundon znj. Lane. “Nëse kanë mundësinë të shërohen nga tmerret e luftërave dhe shtypjeve që kanë pësuar, gratë shqiptare do të marrin njohjen dhe admirimin që u takon”. 

Znj. Lane e admiron aq shumë inteligjencën, nderin dhe miqësinë e shqiptarëve, saqë synon të kthehet në atë vend dhe ta bëjë shtëpinë e saj.

Njerëzit e lumtur nuk i prek konsumizmi, që nuk e zëvendëson lumturinē në asgjë

6
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Më ndodh shpesh të shoh turma njerëzish që hyjnë e dalin dyqaneve me çanta në duar që blejnë veshje, këpucë, produkte bukurie me shumicë. Po e njëjta gjë ndodh nëpër markete, konçesionarë makinash, mobileri, pajisje elektronike, teknologjike, etj. Një fluks kaq i madh njerëzish që në zinxhir bëhen pjesë e trendit të konsumizmit aktiv e bëhen “ushtarët” e bindur të trendeve të publicitetit që pak a shumë u është bërë opium të gjithëve.
Është fare e lehtë të kuptohet se sa më shumë njerëzit bëhen të varur prej konsumizmit aq më shumë tregohet zbrazëtia që kanë në jetën e tyre.
Thelbi i nihilizmit të shoqërisë së sotme është arritja e vlerës së asgjësë në gjithçka që shpenzojmë. Të qenit kaq të shqetësuar për t’u dukur bukur, për të tërhequr vëmendjen me aparencën duke u përpjekur të fshehet mungesa e thellësisë, inteligjencës e kulturës së kultivuar tregon fare qartë shkallën e “emancipimit” të zbrazërisë ku ka arritur shoqëria sot. Asgjë nuk ka më vlerë, interesi kryesor është tërheqja e syrit nëpërmjet mallit derisa i mbërrijmë ato e pastaj ato nuk kanë më asnjë vlerë.
Si thelb tragjik të këtij nihilizmi modern ku jemi zhytur e që nuk besoj se do dalim edhe për shumë dekada mbërrij tek pyetja finale që ka lidhje direkt me ekzistencën dhe shëndetin e familjes, gruaja.
Cili është mesazhi që një grua, një nënë i jep vajzës së saj kur fryhet me silikon në fytyrë e trup?
Kush ështē morali i silikonit në fryrjen tronditëse për të krijuar forma bombastike plastike?
Një gjë e di me siguri: njerëzit e lumtur nuk i prek konsumizmi dhe ky i fundit nuk e zëvendëson dot lumturinē në asgjë.

Anëtarësimi me bisht i Kosovës në KiE!

0

Florim Zeqa 

S’ka dyshim se klasa politike në pushtet dhe opozitë po kanë dëshirë t’i marrin meritat e tyre për votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por një gjë duhet ta dijnë të gjithë akterët e politikës, me tepër se meritë e klasës politike në pushtet dhe opozitë, janë rrethanat e krijuara ndërkombëtare. Si argument i kësaj është fakti, se në rrethana normale një shtet nën sanksione ekonomike të BE-së, as që do të merrej në konsideratë nga Këshilli i Evropës!

Dihet çmimi i anëtarësimit në Kosovës në Këshillin e Evropës

Paraprakisht marrjes së pëlqimit për votim në Këshillin e Evropës, ‘Qeveria e Kosovës’ e pranojë urdhërin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënjen e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit dhe zotimet e shkruara në letër për themelizmin e Asociacionit të Komunave Serbe në Veri apo siq e parapelqente ta quanete “Zajendinica” kryeministri aktualë në kohën gjersa ishte në opozitë!

Madje LVV nëntë vite më parë, në vitin 2015 për të kundërshtuar “Zajednicën” organizioj peticion dhe i mblodhi rreth 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, i vuri flakën ndërtesës së qeverisë dhe e kontaminoi sallën e Parlamentit me gazë lotësjellës dhe mjete tjera piroteknike!

Por tani, i njëjti subjekt dhe i njëjti lider partiakë në cilësinë e kryeministrit të vendit, po i pranon të gjitha një nga një, madje shkojë edhe përtej kësaj duke i fuqizuar me kompetenca të zgjeruara dhe territor Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë.

Letra dërguar Dora Bakoyannis thikë me dy teha për Kosovën

Letra që tre krerët e shtetit, Osmani, Kurti e Konjufca, ia kanë dërguar raportueses së Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis nuk është formalitet, siç e quan pushteti, sepse gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe gjatë, e cila përfshinë obligime të qarta ndërkombëtare.

Përmes asaj letre tre liderët shtetërorë zotohen se do të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, me thekse të veçantë Asociacionin.

E keqja tjetër e madhe e zotimeve të tyre është se në letër është shkruar se “do të përmbahen nga përdorimi i Policisë Speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore e të sigurohen se ato dislokohen vetëm në rast nevoje”.

Po ashtu në letër tre liderët shtetërorë zotohen për shpronësimet në veri, për mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse serbe, për integrimin e pakicave, për gjuhët e tyre, shkollimin tekstet me planprograme të Serbisë e kështu me radhë!

E keqja nuk përfundon më kaq, liderët shtetërorë janë zotuar që do ta bëjnë të detyrueshëm për nxënësit shumicë shqiptarë mësimin e gjuhëve të pakicave nëpër shkolla (promovimi i mësimdhënies së gjuhëve jo-shumicë në shkolla), duke aluduar në gjuhën serbe, si gjuhë e obligueshme në shkollat shqipe!

Pa asnjë dyshim, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE, por është e habitshme se si liderët institucionalë të Kosovës, deri më tani i kanë shpërfillur të njëjtat kërkesa nga nivele shumë të larta, siq janë SHBA dhe BE, ku shkaku i atyre refuzimeve sot jemi nën sanksione ekonomike dhe në marrëdhënie të acaruara me SHBA-në e BE-në, ku këto dy të fundit na kanë detyruar t’i përsërisim zgjedhjet në veri, të merremi me dinarin në procesin e dialogut me Serbinë e kështu më radhë deri në katandisje përfundimtare shtetërore!

Kryeministri Albin Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit

0

Prishtinë, 18 prill 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanić, dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević, e cila mori pjesë virtualisht.

Në takim, krahas kryeministrit ishte Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Forhåndsvisning av bilde

U bisedua për situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin tonë verior, me theks te veprimet e djeshme me rastin e ndalimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës në pikat kufitare dhe kërcënimet publike nga Presidenti i Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu dha dhe mundësive për intensifikimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore në këto komuna, masave praktike që mund të lehtësojnë punësimin, sikurse masa e punësimit për 2000 banorë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që është lansuar në shkurt të këtij viti, dhe procesit të regjistrimit të popullsisë. Për këtë të fundit, kryeministri vuri theksin te rëndësia e këtij procesi dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pjesëmarrja në këtë proces ka edhe në ndarjen e drejtë të buxhetit për komuna dhe planifikimin strategjik të politikave dhe projekteve.

Forhåndsvisning av bilde

Temë tjetër e bisedës ishte edhe votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve i cili mbahet me 21 prill dhe puna e institucioneve tona rreth organizimit të këtij procesi demokratik, që është inicuar nga nënshkrimet e vetë qytetarëve të këtyre komunave.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti falënderoi nënkryetaret për angazhimin e tyre dhe punën që po bëjnë, dhe ofroi vazhdim të bashkëpunimit në shërbim të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve që përfaqësojnë dhe komunave që qeverisin.

Dorëshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210

I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”. “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee” – THEODOR SSCODRAANNITTEE.

“Asnjë gjuhë e botës nuk njihet që nga fillimet e saj. Nga kjo arsye historia e çdo gjuhe qoftë… detyrohet të fillojë nga një epokë e caktuar… Historinë e një gjuhe mund ta nisim që nga koha që ajo gjuhë është shkruar. Vetëm kur është shkruar, një gjuhë ka marrë fizionominë e saj të veçantë, ka zënë një vend të caktuar në historinë e kulturës së njerëzimit… Pa shkrime pra nuk kemi histori të një gjuhe. Për çdo gjuhë historia e saj nis kur nis kjo gjuhë të shkruhet”. [Çabej]

Studimet dhe hulumtimet shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme, janë shumë të rëndësishme ngase na mundësojnë njohjen dhe pasurimin me të dhëna të reja për albanologjinë dhe historinë kombëtare në përgjithësi. Deri para pak kohësh është folur e shkruar, por gjithnjë deri tashti në formë të supozimeve, se “duhet” të ketë libra, dorëshkrime ose dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme se sa “Formula e pagëzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe, “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.

Duke u nisur nga ide të tilla, por edhe nga pohimi i Eqrem Çabejt se: “Në nëndorin e vitit 1940 N. Borgia më kumtoi në Grotaferata pranë Romës se kishte zbuluar në Arkivin e Vatikanit një dokument në gjuhën shqipe më të vjetër se Buzuku. Fshehtësinë e zbulimit të tij ky dijetar e mori me vete në varr. Gjurmime të mëtejme nëpër arkivat e Vatikanit e të Propagandës mund të na sjellin ndonjë të papritur në zbulim dokumentesh më të moçme të shqipes.” (Studime gjuhësore, vëllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinë, 1988).
Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ne, sikur edhe shumë studiues të tjerë, ju vumë kërkimeve në Arkivin Sekret të Vatikanit për të gjetur ndonjë gjurmë të këtij dokumenti apo dorëshkrimi. Konsultimi me kolegë specialistë me përvojë nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentë botërorë, që bëjnë studime në Vatikan, ishte i dobishëm, ngase kursyem shumë kohë dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenë pothuajse të sigurt se aty nuk mund të ndodhej një dokument apo dorëshkrim për të cilin bën fjalë Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet të cilat duhej të studioheshin, prapë ishin të shumta dhe tepër voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime të ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytëzuar Kodekse dhe dorëshkrime të tjera që kishin të bënin me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Siç dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillën e tij nga Mesjeta e hershme. Për publikun dhe studiuesit laikë ai u hap vetëm pas vitit 1882. Këtu ruhen dokumente, dorëshkrime dhe libra nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë me religjionin dhe kishën; por edhe me momente të tjera të jetës laike, politike, shkencore, etj. Funksionimi i këtij Arkivi është rregulluar në vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927”. Konsultimi dhe shfrytëzimi i dokumenteve, por edhe i literaturës tjetër që ruhet në këtë Arkiv, është përcaktuar nga Papati dhe zbatohet me përpikëri duke mos bërë asnjë lloj lëshimi. Për momentin mund të konsultohet lënda burimore arkivore deri në periudhën e Benediktit të XV, viti l914; ndërsa për atë në vazhdim, por edhe për disa fonde të veçanta, pos lejeve speciale, një pjesë e mirë e Arkivit të Vatikanit është ende “sekrete”.

Më në fund, në vitin 1998, kemi pasur fatin të kishim në dorë një vëllim të lidhur me kopertina të forta druri, nga viti 1210, titulli i të cilit në regestat e Vatikanit nuk ishte i shënuar komplet dhe në formën origjinale. Shfletimi i kujdesshëm, që në faqen e parë, ishte shenjë se teksti nuk ishte në gjuhën latine, greke, sllave apo ndonjë gjuhë tjetër, por ishte i tëri në gjuhën shqipe.

Vëllimi i tëri është në pergamen, gjë e zakonshme për kohën kur ishte shkruar. I ka 208 fletë, pra 208 faqe, sepse në pergamen shkruhet vetëm në njërën anë. Paginimi [numërimi] i faqeve është vetëm recto. Dimensionet janë: 28 x 39.5 cm. Komplet vëllimi është i ruajtur shumë bukur, nuk ka dëmtime, pos që në disa vende ka filluar të fshihet ngjyra dhe kjo në fletët 188, 189 dhe 192. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me grafema (shkronja) latine dhe i tëri në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut, i cili si i vjetër që është paraqet mjaft vështirësi për t’u lexuar.

Në fillim, por edhe në disa vende brenda dorëshkrimit, ka iniciale të cilat janë shumë të bukura. Tri nga ato janë të praruara me flori. Inicialet tjera janë me ngjyrë të kuqe, pjesa dërrmuese, ndërsa dy janë me ngjyrë blu të hapur. Në dorëshkrim ka edhe tri miniatura, kryesisht të punuara nga floriri, të cilat paraqesin momente biblike.

I gjithë dorëshkrimi është autograf, i shkruar nga një dorë. Ndërsa në fund fare, në f. 208, autori është firmosur vetë me emrin: Teodor Shkodrani, duke shënuar: “Me ndihmën dhe dëshirën e fort të lumturit Zot, e përfundova në vitin 1210, ditën e 9 të marsit”. (“Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee”. – THEODOR SSCODRAANNITTEE).

Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit.

Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në f. 1r – 97r mbi teologjinë; f. 98r – 146r mbi filozofinë dhe 147r – 208r mbi historinë. Secili nga kapitujt mund të jetë edhe libër në vete. Duke mos mohuar vlerën dhe rëndësinë e dy kapitujve të parë, kapitulli i tretë ka tërhequr më shumë vëmendjen tonë ngase pos të dhënave me interes të veçantë, autori citon edhe vepra të tjera që ka konsultuar dhe më shumë se një herë, mbështetet në kronikat shqiptare të qyteteve të ndryshme.

Pas një pune disavjeçare, kemi arritur të bëjmë transkriptimin dhe transliterimin e dorëshkrimit. Ishte një punë shumë e mundimshme kjo, ngase ne nuk kishim tekste [dokumente apo dorëshkrime] të ngjashme nga kjo kohë apo kohë më e afërt, për të konsultuar e krahasuar grafemat, fjalët, fjalitë dhe strukturën e përgjithshme gramatikore. Jemi të vetëdijshëm se mund të ketë lëshime, por mbetet që specialistët e fushave përkatëse, pas studimeve të tyre, të nxjerrin përfundime të drejta dhe shkencore.

Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjet më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës por edhe e dëshmon se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar që është më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet.

Pos rëndësisë së jashtëzakonshme që ka dorëshkrimi, për atë se tregon një vazhdimësi të pandërprerë të shkrimit të gjuhës shqipe, ngase sipas dëshmive që kemi, për herë të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri me tashti) në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i vitit 1284, ku thuhet: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe” (Et audiui unam uocem clamantem in monte in lingua albanesesca). Po sjellim faksimilin e origjinalit i cili botohet për herët të parë si i tillë.

Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhrit dominikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: “këtu shqiptarët e lartpërmendur kanë një gjuhë të dallueshme prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështu që nuk merren vesh fare me popujt tjerë” [Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus].

Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroi traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit të VI-të Valua, mbretit të Francës, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN E DETIT), ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre.”

Pra, nëse e shikojmë kronologjikisht, që nga viti 1284, kur për herë të parë përmendet gjuha shqipe, dorëshkrimi i Teodor Shkodranit, e shtyn edhe për 74 vjet më herët jo vetëm përmendjen e gjuhës, por edhe e dëshmon se shqipja ishte shkruar; ndërsa kur bëhet fjalë për dokument të shkruar, siç është “Formula e Pagëzimit” nga viti 1462, ky dorëshkrim është më i hershëm për 252 vjet, kurse më i hershëm se “Meshari” i Buzukut për 345 vjet.

Lajmi për zbulimin e këtij dorëshkrimi nga viti 1210 është mirëpritur në rrethet shkencore e intelektuale jo vetëm shqiptare. Interesim të veçantë ka zgjuar fakti se i gjithë dorëshkrimi, prej 208 fletësh, është shkruar i tëri në gjuhën shqipe. Ka pasur kolegë studiues që kanë shtruar pyetjen: pse u shkrua në gjuhën shqipe? Cilat janë arsyet që e shtyn autorin, Teodor Shkodranin, të shkruante shqip në këtë kohë, kur gjuhë kulture ishin greqishtja ose latinishtja? Pse shkrim në gjuhën shqipe, kur edhe të gjitha shërbimet fetare bëheshin në gjuhët greke ose latine?

Debate të tilla janë me shumë interes, ngase hapin mundësi për t’u thelluar më shumë, për të njohur e studiuar përditshmërinë e popullit shqiptar në mesjetë. Si duket, harrohet se në perëndim të Shqipërisë, ishin kroatët, ata të cilët gjithë shërbesat fetare i bënin në gjuhën kroate, pra në gjuhën e popullit, ishin po kroatët, por edhe sllavët, të cilët kishin të shkruara në gjuhën e tyre dorëshkrime e dokumente. Si dëshmi është “Bašcanska ploca”, një monument vërtet madhështor i shkruar me alfabet glagolik në gjuhën kroate… etj. etj. Pra, pse të mos kishin edhe shqiptarët dorëshkrime dhe dokumente në gjuhën shqipe.

Është krejt normale që, duke shikuar fqinjët që shkruanin në gjuhën e “popullit”, që edhe intelektualët shqiptarë të shkruanin në gjuhën e popullit të vet, nëse nuk kishin shkruar më herët se fqinjët, gjë që nuk përjashtohet si mundësi, ngase: “po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë lëmë: me një anë gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, e në anën tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që nga kohët e mugëta të historisë.” Aq më parë kur dihet se në ketë periudhë kemi lindjen dhe zhvillimin e qyteteve vendëse, si forca dominuese politike, p.sh. Shteti i Arbrit, por edhe ngritjen e një shtrese intelektualësh, të cilët lanë gjurmë të thella me studimet dhe veprat e tyre në gjuhë të ndryshme, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mesjetare evropiane.

Rëndësi të veçantë ka edhe fakti se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra, mjaft i njohur në rrethet shkencore-kulturore të kohës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bizant, Romë, Raguzë, etj.

Autori, Teodor Shkodrani, në fund të dorëshkrimit të tij na ka lënë të dhëna shumë të çmuara për veten e tij, për origjinën dhe për përgatitjen profesionale. (Ne nuk e kemi përdorur termin “libër”, por dorëshkrim, nga shkaku që të mos shkaktojmë huti; ngase koncepti libër në vitin 1210 dallon nga ai që kemi ne sot për librin, kur dihet se shtypshkronja ende nuk ishte shpikur në atë kohë.

Pra menduam që termi dorëshkrim do të ishte më i afërt, kur dihet se të gjitha këto “libra” apo dorëshkrime, ishin të pakta në numër dhe ruheshin kryesisht nëpër vende të veçanta si: kisha, manastire, kuvende e, në raste të veçanta, edhe në bibliotekat private të ndonjërit prej fisnikëve vendas.)

Të shtojmë që pos këtij dorëshkrimi në gjuhën shqipe, në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, të po këtij autori ruhen me dhjetra dorëshkrime në gjuhët greke dhe latine, të cilat nuk janë botuar deri më sot. Tematika e këtyre dorëshkrimeve është e ndryshme, por dominon ajo teologjike dhe historike. Ka edhe disa përkthime dhe redaktime të veprave të autorëve antikë.

Izraeli dhe populli i Iranit e kanë një armik të përbashkët

0

Irani kreu një sulm masiv ndaj Izraelit me më shumë se 300 raketa dhe dronë gjatë fundjavës. Për fat të mirë, pothuajse të gjithë u qëlluan nga forcat ajrore të Izraelit dhe aleatët e tij. I vetmi person që thuhet se u plagos ishte një vajzë shtatëvjeçare.

Kemi parë raporte dhe fotografi të “iranianëve që gëzohen për sulmin ndaj Izraelit.” Por, a është e vërtetë? A po brohorasin me të vërtetë?

Një armik i përbashkët
Irani ka mbi 85 milionë banorë. Sa prej tyre shohim në foto? Ata që shohim duke brohoritur janë disa qindra njerëz nga Rojet Revolucionare dhe paraushtarakët me fuqinë dhe muskujt për të sulmuar.

Sulmi nuk bazohet në vullnetin e popullit iranian.

Ishin Rojet Revolucionare dhe udhëheqësit fetarë që donin të hakmerreshin për sulmin ndaj saj ndaj ambasadës iraniane në Damask, në të cilën shtatë u vranë. Iranianët, nga ana tjetër, brohoritën kur këta të shtatë u vranë, ose kur Qasem Soleimani, një gjeneral i madh i Gardës Revolucionare Iraniane, u vra në vitin 2020 në Irak.

Izraeli dhe populli iranian kanë një armik të përbashkët, dhe ky është regjimi islamik. Gjatë grave, jetës, demonstratave të lirisë, iranianët u mbështetën nga izraelitët.

Iranianët nuk kanë asnjë mosmarrëveshje me hebrenjtë apo Izraelin.

Miqësia midis hebrenjve dhe persëve
Nëse lexojmë historinë perse, shohim se persët dhe judenjtë kishin një marrëdhënie të mirë.

Për shembull, mbreti pers Kserksi i Madh (519-465 p.e.s.) u martua me vajzën judeje Astar të Jerusalemit. Astar, e cila ishte një vajzë jetime, u bë mbretëresha e Perandorisë Perse. Në Torah ka një kapitull mbi Astar dhe mbi emigrantët në Persi në periudhën para Islamit.

Ose mund të lexojmë se gjatë mbretërimit të mbretëreshës Boran, ku thuhet se kryqi i vërtetë mbi të cilin vdiq Jezui është kthyer në Jerusalem rreth vitit 628. Në vitin 614, Khosrau i Persisë pushtoi Jerusalemin dhe thuhet se ka marrë pjesë në kryq me të. Disa historianë shkruajnë se ishte Herakliu ai që mori kryqin prapa.

Nën mbretin Kiri i Madh, i cili mbronte lirinë fetare për të gjithë kur mori Babiloninë, refugjatët judenj mund të ktheheshin. Mbreti u dha atyre mbështetje financiare për ndërtimin e një tempulli të ri në Jerusalem.

Historia perse para pushtimit të Islamit është e pasur me tregime të miqësisë midis hebrenjve dhe persëve. Edhe nën Shah Mohammad Reza, ekzistonte liria e fesë. Irani dhe Izraeli kishin një marrëdhënie të mirë dhe në Iran jetonin 80,000 hebrenj që punonin si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Urrejtja islame ndaj hebrenjve
Kur Khomeini mori pushtetin dhe krijoi një republikë islamike, ai tha në fjalimet e tij të para se Izraeli duhet fshirë nga harta. Dhe kjo u bë slogani si për të, ashtu edhe për pasardhësit e tij.

Regjimi bazohet në një urrejtje islamike ndaj hebrenjve. Dhe urrejtja rrjedh nga koha e Muhamedit.

Regjimi përdor xhamitë, mediat dhe shkollat për të mbjellë urrejtje brenda dhe jashtë Iranit. Ai është bërë ngjitës midis regjimit, Xhihadit Islamik, Hezbollahut dhe grupeve të tjera terroriste.

Kjo i jep regjimit legjitimitet. Ata mund të tallen në kraharor dhe të thonë se “ne jemi të vetmit që ndjekim Muhamedin” dhe “ne jemi të vetmit që interesohemi vërtet për Palestinën.”

Është ky regjim që tani po derdh benzinë në zjarr me qëllim finalizimin e vizionit të Khomeinit.

Iranianët mbajnë frymën
Që nga viti 1979, mijëra hebrenj iranianë janë shpërngulur në Izrael dhe tani kanë mbetur vetëm 4.000. Ata jetojnë nën presion dhe përjetojnë diskriminim dhe kufizime. Ata nuk lejohen të punojnë në sektorin publik dhe duhet të jetojnë në disa fusha. Nëse kanë familje në Izrael, nuk u lejohet t’i telefonojnë ose t’i vizitojnë.

Iranianëve të zakonshëm u ndalohet gjithashtu të kenë kontakt me Izraelin. Izraeli nuk stampon pasaportat iraniane në mënyrë që ata të shmangin problemet që mund të sjellë një pasaportë.

Pra, kur shohim imazhet e djegies së flamurit izraelit, nuk shohim fare 85 milionë iranianë që brohorasin.

Regjimi iranian gjithashtu e di fare mirë se nëse do të ketë një luftë midis dy vendeve, askush nuk do të bashkohet me frontin. Rekrutët do të ikin.

Është një situatë shumë e ndryshme sot nga ajo që ishte gjatë luftës në Irak në vitin 1980. Iranianët janë thjesht të lodhur nga korrupsioni, burgosja dhe sundimi i mullahëve dhe ata do të synojnë ata që mund t’i ndihmojnë.

Tani ata e mbajnë frymën: Një luftë gjithashtu mund të dobësojë regjimin e mullahëve dhe të krijojë një mundësi për ta rrëzuar atë. Një ngazëllim do të vijë vetëm kur regjimi të bjerë.

Nga: Debati novegjez

Nettavisen

Suzana Gërvalla, viktimë e luftës speciale, apo…?!

0
Në foto: Suzana me bashkëshortin e saj, Jusuf Gërvallën, në moshë të re.
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Këtë shpifje që po e shihni në grafikë sapo ma dërgoj në privat në mik.
Pyetje që mund të bëhet për këtë lloj shpifjeje: është e vetëdijshme Suzana se kështu po e poshtëron më shumë se mua Bashkëshortin e saj, Jusuf Gërvallën, meqë mysafirin mund ta dëbosh nga shtëpia një herë, por jo tre herë, sepse dy herë tjerë nuk e le me të hy në shtëpi?
Kjo viktimë fatkeqe pasi është shpërngul nga Gjermania në Tiranë, – kur patëm përfunduar ceremoninë mortore gati 3-javore (sepse Suzana ka bërë kërkesë në konsullatën e Jugosllavisë në Shtutgart për varrosjen në vendlindje të tre bashkëveprimtarëve të vrarë!!), – është “përpunua” nga UDBashët që ishin të angazhuar në Sigurim të Shqipërisë, që të plasonte këso shpifjesh idiotike e denigruese.
Jam shkuar shpesh te Jusufi e Bardhi, për hir të bashkëveprimtarisë, edhe pse jetonim në largësi mbi 400 km. Patjetër, para se të nisesha për rrugëtim (me tren) duhej të konsultoheshim paraprakisht përmes telefoni, sepse në ndërkohë Familja Gërvalla që shpërngul në fshatin Untergruppenbach, i cili nuk kishte komunikacion publik deri në Heilbronn apo Ludwigsburg. Prandaj përherë më priste Bardhoshi në stacion të trenit.
Suzana ka qenë përherë shumë e mirësjellshme dhe bujare ndaj meje, edhe gjatë ceremonisë mortore, meqë gjatë ceremonisë mortore kam qëndrua në shtëpinë që e banonin Gërvallët (bashkë me Kunatën time e Bashkëveprimtaren tonë, Sabrinë, dhe Bashkëveprimtaren Vezire Nuha, të cilat ndihmonin Suzanën e Tushën për t’u gatua ushqim vizitorëve të largët). Suzana atëherë patë guxuar t’u thotë JO gjarpërinjeve që ishin penetruar në Familjen Gërvalla, të cilët ia kërkuan miratimin Suzanës për zbatim të vendimit të tyre: “Ne shkokët kemi vendos të dëbohet Ibrahimi nga ceremonia mortore.”
Shpreh keqardhje që nuk patëm kapacitet për t’i mbrojt Suzanën, Tushën dhe fëmijët e tyre, nga keqpërdorimi e poshtërimi që ua kanë bërë Sabri Novosella & Co.
***
Ja ca fragmente të letrës së fundit, të cilën Jusuf Gërvalla ma ka dërguar më 15 janar 1982 (dy ditë para vrasjeve):
“I dashur shok Ibrahim,
Me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. Arsye për të qenë aq gjaknxehtë mbase nuk kam pasur.
(…)
Tani po të njoftoj se këto ditë na arriti në videokasetë me pesë filma shqiptarë. Filmat janë të shkëlqyeshëm dhe shumë inspirues. Ne ende s’ia kemi dalë ta shumëzojmë videokasetën, se për këtë punë po na duhet edhe një videofon i dytë, që s’e kemi, dhe një shtojcë speciale për riinçizim, që s’e kemi poashtu. Po të nxorri rruga këndej ndonjë ditë dhe po pate mundësi, merr videofonin tuaj e eja t’i riinçizojmë. Me këtë rrugë, për të njejtën çështje po e njoftoj edhe shokun Z. [Kadri Zeka], megjithqë më duket se ata nuk kanë ende as videofon.
Të fala vëllazërore e revolucionare
J.G.
15 janar 1982″
***
Napolon Banaparta: “Edhe pse të kam nënë, mbuloj paksa vegët.”
Mallkim propaganduesve të këtyre shpifjeve!
Ist möglicherweise ein Bild von 3 Personen, Fernseher und Text „Go Go&Watch & Watch GO& GO&WATCH WATCH NDIQ LAJME Suzana Gërvalla: Jusufi e ka qitë tri herë prej shtëpisë Ibrahim Kelmendin, ishte spiun NGAADMIN 5 QERSHOR 2022 Me shum shume nga ga Go Watch“

Vetëm Mubira dhe Hashimi mund ta shpëtojnë botën nga shkatërrimi

1

Këndon: Ajaz Ashkalija😂 Një ekzaltim i çmendur i trekëndëshit magjik i ndodhi këtë mëngjes fqinjës sime flokëkuqe në ashensor ose siç themi ne në lift.

Fryma iu rëndua aq shumë nga pulsimi i sqepit të trekëndëshit të saj magjik, saqë ia bëri zemrën t’i rrihte edhe më shpejt, dhe si një anëtare besnike e Vetëvendosjes, po të guxonte, do ta fuste Hashimin tim në pusin e saj, pa hezitim thellë dhe drejt.

Veç kësaj, zëri, trupi, këmbët dhe krahët i dridheshin si thupra dhe nëse udhëtimi do të kishte zgjatur edhe dy kate, ajo do ta kthente ashensorin në shtrat dhe do ta bënte Hashimin tim sakat e ndoshta edhe sallatë.

Në fakt, ajo do të hidhej mbi mua lakuriq si tigresha mbi tigrin dhe për një moment do ta hiqte nga lista e shqetësimeve të mia më të mëdha patriotike edhe Mitrovicën edhe Ibrin.

Jo, nuk ishte Dejona Mihali, përndryshe Hashimi im do të urinonte ose villte nga frika, por ishte një perlë shumë e ëmbël, përkëdhelëse dhe e ndjeshme që e kërkon dhe gjen parajsën e saj erotike në këtë botë, sepse beson se vetëm Mubira dhe Hashimi mund ta shpëtojnë botën nga shkatërrimi.

Për fat të mirë, ende ka femra me trekëndësha të ndjeshëm magjik sqepi i të cilave pulson shumë shpejt, sapo e vërejnë pranë tyre një kastravec që ka shije të mirë dhe synim të drejtë.

Dhe nëse i përkasin një partie si Vetëvendosje, e cila e ka shpallur patriotizmin si himn të saj ideologjik, atëherë emocionet dhe epshet ju vlojnë si vaji i ullirit në tigan, sapo e nuhasin një Hashim i cili gjatë luftës për vatan nuk derdh gjak por spërkat relativisht shumë ajran.

Dom Gasper Gurakuqi: Kisha e Shën Shtjefnit e shekullit të XIII (Monument kulture) në Blinisht të Zadrimes drejt asimilimit të plotë

Ndermjet të Fishtës e Troshanit kah lindja, të lumit Drin kah prendimi, të katundit të Giadrit e Baçlit kah veri, e të fushës së Kallmetit kah jugu, gjindet Famullija e Blinishtit, nder må të fundshmet kodrina të Zadrimës. Me nji numer të rrumbullakët njehet 70 shpí, por me numer te vertetë âsht 74, me 494 banorë, të gjith katolikë, e dahet në Blinisht t’ Eper a se Mb ure, e në Blinisht të Poshter a se Nen-urë.
Nen-ura sterdahet dýsh: Piraj e Verri. Te trija këto pjesë kan ndermjet të shoqeshoqes kund ká 20 minuta largsí. Mbí-ura me nji numer të rrumbullakët njehet 40 shpi, por me numer te vertetë âsht 53 me 330 banorë; Pirajt 13 shpi, verracakët 8 shpi, me 164 banorë të dy pjesët.
Shpijat e Mbi-urës ngrehen sot të gjitha mbi nji koder të madhe e të giatë, e cila per s’ afermit kufizon kah veri e prendimi me fushen e Arnietit, kah lindja me Suken e Madhe e Suken Harap, kah jugu me Suken Murriz e prronin e Gjallës.

Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 1

Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT anno 1300

Shpijat e Piraj, nji lagje e vetme në rrash, ngrehen kund 8 minuta larg prej uret të Shkinës kah lindja; ato të Verrit kund 20 minuta nen Piraj, kah jugu.
Por Blinishti nuk kje gjith-herë kû âsht tesh, pse dikuer katundi ngrehej në breg të Drinit, kû edhe sot shifen shêjet e sá germadhave per të gjatë të rrugës së soçme t’ urës së Shkinës, prej së cilës pat marrë emnin ç’ me kohë Mbî-ura e Nen-ura. E kaq shum shpija, thotë gojëdhana, ishin aso kohet, et aferme me shoqeshoqen, sá mica, pullaz në pullaz, mujte me shetitë te tanë katundin pá zdrypë asnji herë në tokë. Ne koder ku ngrehen sot shpijat, mbi-urësit kishin at-herë shterporet e giâs. Si erdh tui randue uji, u desht me ndrrue vend, e nji ká nji, sot 140 a 150 vjet mbas giaset t’eme, láne bregun e Drinit e ngulen nder kodra.
Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT dom Nik UkgjiniDom Nik Ukgjini Kisha Blinisht
Shum familje prej kësajë Famulli kan dalun faret a janë shperngulë, të cilave u mbahen në mend emnat e u diftohen edhe trojet. Kështu: Dobajt, Gobatarët, Murrizt, Geg-Palajt, Shulajt, Gecajt, Bicajt, Gerajt, Vlashajt, Mar-Flilajt, Frangt, Ivante, Demirtë, etj. Por tuj mos pase registra statistiket, nuk mund të caktohet kohë me kohë kjo mungesë. Vetun mbassi díjm prej Argjipeshkvit të Tivarit e Visatator Apostolik Marin Bizzi-t se, në vjetë 1610 Blinishti bâhej dyqind e sá shpi, të gjitha katolike, shofim se në treqind e pak vjet munguene 130 shpija; mungesë teper e madhe kuer të mendohet se per nji kohë aq të gjatë i rá me firue per gjith krye – trí – vjete gati nji shpi e gjysë. Shkaqet e gjith kësajë mungesë lehtsisht mund të na i marrë mendja: Salvimet prej Turkut, vrasat me shoqi-shojnë qi hoqen, si në te tanë Shqypnin, burrat e djelët må të mirët, shpernguljet, smundiet epidemike.
Sá per kohë t’ ardhshme, kah shtesa Blinishti nuk asht aspak në gjêje të mirë. Malarja, me ujnat e baltat si këtu kurrkund mâ teper, bashkue me mundin e fórt të bulkís e pá kurr farë perdorimit të mjeteve antimalarike, i kan dhanë teposhten shëndetes, tuj e pasë fajisë e tuj e fajisë per ditë mâ fort trupin e nierzve të këti vendit. Posë tjerave, tet shpijat e verracakve janë në pak kohë të gjitha në anë’ e dalun faret.

Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 3

LAGJE E FISE NË MBI-URË
Lagjet e Mbi-urës, si i dán katundi, janë kater: Gjokaj, Zhubaj, Martij, Lemezh.
Per kah fisi, me i pvetë pergjithsisht, thonë se jena prej Blinishtit të Mirditës, por me i imtue mirë, thumicen dalin prej Kabashit të Pukës, e tjerët prej tjera vendeve.
Me gojëdhanë të vendit këto dy fjalë në kundershtim me shoqeshogen, nuk mund të zhvillohen kurrsesi; por në tjeter anë nuk mund të rrjedhin se rrênë gojëdhana me njenen këso fjalësh, kuerse populli i ynë âsht aq konservativ per punët e fisit të vet. Këndej do të thona se fisi i Kabshit qi këtû âsht mâ i shumti, e prandej ndoshta mâ i herëshmi, do t’ jetë si prej Blinishtit të Kabashit të Pukës, ashtu edhe prej Blinishtit të Mirëditës. Lehtsisht mund t’ jetë se prej njenit Blinisht janë shperngulë e kan shkue ne tjetrin, e prej këndej në Blinisht të Zadrimës. Nuk asht kot qi emni Blinisht gjindet ne tre vende, por duhet thanë se fisi qi ká banue në Blinisht të parë, e ka bajte me veti ket emen, e e ka ngulë rend me rend edhe nder ata vende kú ká banue mrapa. Me gjith ket une baj pyetjen: nder këta tre Blinishta, e madje kater, pse nji Blinisht a Bilisht gjindet edhe në Toskni, cili kje mâ i pari qi i dha emnin e vet tjerëve? Kësajë pyetje, si qinda tjerave, vonë e ndoshta kurr se káme i u dhanë pergjegje e segurtë.
Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 2
Sá per dhet familjet e soçme të Blinishtit të Kabashit të Pukës po diftoj si mbas gojëdhanet të tyne, se janë t’ ardhuna prej Krasniqet, pose familjet të Zhavelles prej Lohjet, qi Krasniqsit kan gjetë aty. Gjithashtu familjet e Kabashit të Pukës, si mbas gojëdhanet të tyne, janë t’ ardhuna prej Kolonjet te Jugut. Lek Kolonja erdh mâ i pari me kater djelm: Koken, Qafen, Hadrin, Lushen, në kohë të Lek Dukagjinit. Prej familjeve qi gjet Lek Kolonja sot ká mbetë veç familja e Manushit.
Nuk mund të mendohet se familjet e perparëshme të Kabashit, e të Blinishtit të Kabashit të Pukës, do të kenë dalë të gjitha faret, por edhe janë shperngulë; e nder të shperngulunat qyesh në kohët mâ të herëshmet, do t jetë edhe ajo qi rá në Blinisht të Zadrimës, mbassi pat xanë ndoshta nji herë vend në Blinisht të Mirëditës. Don vûe oroe se, sikuer lutet me 3 në gusht festa e Shen Shtjefnit në Blinisht të Zadrimës kû kan kishen e Shen Shtjefnit, ashtu lutet edhe në Blinisht të Mirëditës, ku edhe aty kan kishen e Shen Shtjefnit; e sikuerse në Kabash të Pukës asht Kisha e Shë Pálit të cilit i lutet festa, ashtu edhe në Blinisht të Mirëditës âsht Kisha e Shë Pálit, të cilit i lutet nji farë festet.
Asht e díjtun se këto shperngulje do t’ jenë të herëshme fort, kuerse Blinishti i Zadrimës, si u tha sypri, në vjetë 1610 bâhej dyqind e sá familje, e, kuerse kisha e Shen Shtjefnit shifet prej germadhave të mbetuna se ishte herëhme fort.
Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 4
E cilit Blinisht mandej kje ajo familje bujare së cilës Papa Shëjt Joanni XXII i drejtoj me 1319 bulen e vet, pernjiherë me familjet bujare të Muzakut, Matarangut, Arianitit e Joninës, asht zori sot m’e imtue. Tuj këthye tesh tu fisi i Kabashit në Blinisht t’onë, tregon gojëdhana se dy kushrij prej Kabashit të Pukës ráne këtu nuk dihet kuer. Prej njenit isht barku i Gjokaj, tri shpí: e Dod Marka Prêçit, e Franos Pashuk Marka Précit, e Gjonit Phtjef Gjok Jakut. Prej kushrinit tjeter pat rrjedhë Martin Qorri. Martinit, pasanik por i pâ mashkull në shpi e pak i shtyemun në mot, tuj nodhë nji ditë në Kakarriq, nji i kakarriqas i u vûe me i dhanë të bijn per grue. Aty per aty Martini nuk ndigioj, por tuj këthye kah shpija, rrogtari qi kishte me veti i a mbushi menden, e kështu Martini mori të bijn e të kakarriqsit. Prej kësajë kunorë pat dy djelm. Mbas do kohet Martini diq tuj lanë djelët e vogjel, të cilët, prej drojet mos ti mbytëshin Koçâjt per m’ u marrë gjân per fis, i mori i kakarriqu deri sá u rritëne e këthyene në shpi e në gjâ të vet.
Prej njenit kêsi djelmsh dolen Martijt qi këtu sot janë 9 shpí: e Vocit (Ndrekë) Gjok Ndrekës, e Simonit Gjin Markut, e barku i Ejell Qehajës, posë shpijet të Corrit të Perës i cili u shperngul e shkoj në Gurës ku sot ka ndieksin Marka Prêç Ndré Corr Peren.
Kisha e Shen Shtjefnit BLINISHT 5
Prej djalit tjeter të Martin Qorrit dolen Sallakët qi sot janë këtu 7 shpi. Fis Kabashit janë edhe Koçajt trí shpi, si e diftojnë ata vetë, e si hetohet edhe prej çka u tha sypri.
Mâ i aferm kah fisi me Koçaj âsht Shtjef Mati Begu, të cilit i met mbiemni Beg pse nji i parë i tij tuj bâ llafe me nji beg skamnuer qi kishte dalë me lypë, i a bleu beglerllekun per dý babune kallomoq. Koçajt mbahen t’ aferm me fis me shpin e soçme t’ Jakut Palok Geg Hilës, e cila ka mbiemnin Mes bashkë me shpin e Marka Ndoc Markut, e janë
edhe këta fis Kabashit. Shpija e Marka Ndocit, posë mbiemnit Mes, ka edhe mbiemnin Sarahosh. Me Mesaj mbâhet fis Marka Geg Ndré Gega, nji káll i vetun.
Shpija e Sarahoshit ká pasë nji Meshtár në Dioçez të Sapës: D. Ndré vetun. Mesin qi populli e ka thirrë Dom Ndré Sarahoshi, e sot ká Pater Zef Mesin franciskan.
Fis Mesit të këtushem âsht edhe shpija e Brrukut në Gramsh të Zadrimës, e cila prej Blinishtit nguli në Gramsh, e i pat mbetë mbiemni Brruk prej nji bíjet qi prej Brrukut të Blinishtit pat marrë så kje në ket katund.
VROJTJE: Sikuerse shifet prej shka u tha sypri, fisi i kabashit, posë të shperngulunve qi âsht zori me i ndiekë, njehet sot në Blinisht 25 shpi, të cilat as i a marrin as i a apin varzat shoqishojt, me fjalë se jena fis. Brruku ásht i ardhun prej Brutit të Kosovës në rreth të Krumës, e gjith- herë ka mbetë nji shpi e vetme pá u shtue.
Zarishë, Zhubë, Dajaj. Në prefekturen e Kosovës, nja trí orë prej Vá- Spasit kah Kruma, gjindet katundi Zarishë me kund 130 shpirt, sot të gjith mohamedanë. Prej këti katundit, thotë gojëdhana, u shperngul nji shpi, nuk dihet kuer, e rá këtu në Blinisht tuj prue me veti emnin kah doli. Me kohë kjo shpí u dá ně dý, e njenës, prej nji bíjet qi pat marrë prej Zhubet të Leshës i mbet mbîemni Zhube; tjeters qi mbet nji herë në tre jetima të vogjel, tuj pasë ardhë daja i tyne me i mbajtë e me i rritë, e tuj i pasë thirrë pá prâ djelët e dajes i mbet mbiemni Daje e Dajaj, pá u harruemun veç kurr emni Zarishë qi edhe sot e ká trolli i Ejllit Tuk Ndreut. I barkut të Zhubës kje Dom Pjeter Zarishi.
Fisi i Zarishit me Zhubë e Dajaj njehet sot këtu 9 shpi, posë asajë të Prêk Matí Dajës qi në vjetë 1916 u shperngul e nguli në Giader.
Margegajt e kan fisin prej Margegajsh të Krasniqes. Në kohë të Mustaf Pashës Vezirit të Shkoders e para, kjo shpi kje në zâ per pasanike e bujare, e Mustaf Pasha, të cilit i tokoj m’e provue ket bujari tuj pasë rá nji herë me shum ushtarë në shpi të Zef Gjinit, i fali këtí pyellen nen lagje të Gjokaj e të Margegaj, e cila pyell, sádo qi sot nuk âsht mâ e këti fisit, thirret: Pyella e Zef Gjinit. Sot këtu janë tri shpi.
Me Margegaj mundohet m’ u mbajtë fis Marka Pjeter Pata, por ata nuk e pranojnë tuj thanë se të parët e tij kan pasë dikuer veç shpin brî Margegajsh por fis me ta s’janë kenë as s’janë. Per sá mbajnë në mend må të moçmit e me çka kan ndie edhe prej të parëve, shpija e Patës kje gjith-herë nevojtare si âsht edhe sot, e thonë se i mbet mbiemni Patë prej se nji i parë i tij i vodh shoqit paten e pjekun qi kishte bâ gati per puntorë të lamës së grunit.
Nakshtomajt nji shpí e vetme, nuk díjn as ata vetë, as kush per ta me kalxue se ç’fisit janë, as nuk më rá ndeshë m’ u ndeshë në kurrnji fis a vend me ket emen. Prandej mund t’ jetë nji të prishun i emnit Ndokës Tomaj qi do të ketë pasë ndonji i parë i tyne. Edhe tjera familje kan kenë këtu kesi fisit por kan dalë faret, e në Grash të Zadrimës gjindet prep nji shpi e dalun prej këndej kund sot 50 a 60 vjet.
Vokajt, sot tri shpi, thonë se jena prej Kelmendit të rám në Dragushë e prej Dragushet këtu. Ky fis qi nuk ká as nuk ká pasë troje në Breg të Drinit, isht i vonë në Blinisht. Kalxojnë se posë D. Jake Voket kan pasë edhe dy Meshtarë tjerë të shpijes së vet: D. Pjeter Voken e D. Zef Voken. Këta dy të mramët nuk dihet a i patëne sa kjene në Dragushë a por në Blinisht
Lemezht tri shpi thonë se jena prej Selitet të keqe, e jena fis me Lemezht e Troshanit edhe me fisin e Kolecit Mar Jakut në Kallmet a se Klliçajt. Klliçajt e Kallmetit me gjith se mbâhen fis me Lemesh të Blinishtit, nuk thirren Lemezh, e me gjith se thonë jena fis prej Selitet të keqe, thonë edhe se jena prej Kurbneshit. Lemezht e Troshanit kan gojëdhanë se tre vllazen prej Selitet te Keqe rane në Troshan; njeni ndej aty, tjetri shkoj në Kallmet, i treti në Blinisht.
LAGJE E FISE NË NEN-URË
Lagjet e Nen-urës janë dy: Piraj e Verri. Piraj emnohet prej fisit qi aty sot banon; Verri, prej landet të verrit qi gjindet me shumicë. Banorët e Piraj thirren Pirakë, ata të Verrit Verracake. Fiset në Piraj janë dy: Piraj, Kryezi; ashtu ata të Verrit dy: Zez, Gallataj
Pirajt kan gojëdhanë se Geg Pirja me të shoqen e kater djelm: Ndrén, Pietrin, Pálin, Markun, erdh këtu bulk prej Blinishtit të Mirëditës, e nguli nji stan tu arët qi u thonë Stom njitë nen urë të Shkinës. Thonë edhe se opqinat prej Shkozet u kan pasë prûe të parëve të tyne pishë e kështêja prej trojeve të këtyne.
Kjo gojëdhanë qi permende Blinisht e Shkozë, shifet se nuk asht në kundershtim, kuer t’ imtohen fiset e Shkozës në Mirëditë. Shkoza bâhet 38 shpí: 22 Gecaj prej Geg-Palaj të Kaçinarit, 6 Sulaj të Spaçit, 12 prej Blinishtit të Mirëditës.
Gojëdhana tregon prep se Geg Pirja erdh tuj blé tokë, tuj u lidhë me miqsína e kumbarina, e tuj u bâ i vendas. Nder kumbarët må të perzemert kishte nji mohamedan prej Ishmit. Kumbarë ishmaku thrret nji natë me bûejt Pálin e kumbarë Gegës, i a mbushë menden me dalë me vjedhë e i prinë; Páli mbetë i varruem, kumbara e çon në shpi të vet, i vên mjekun, Páli shëndoshet; por kuer niset kah shpija i ishmaku i lypë shpenximet e mjekis, e mbassi Páli nuk i pat me i a dhanë, aj i ndali pêng armët e bardha. Páli mbet i koritun, i u ndalen armët, por s’bâni zâ. Nji ditë prej ditsh, i ishmaku niset mbë kál per Shkoder; kah këthej, Páli i ndej në pritë tu Ura e Shkinës e e vrau; aj mërrijti gjall te shpija sá me kalxue, e diq. Geg Piros me të bijt i u dogj shpija, i u zaptue pasunija prej Vezirit, e s’i u la veç nji truell sá kú me ngulë nji stan. Páli u kerkue, kje xanë e vjerrë në çinár të Dajçit. Sot ka ndicksat e vet sikurse tre vllaznit tjerë, qi bahen pergjithsisht sot ne Piraj 11 shpi.
Gojedhana tregon edhe se nji i fisit: Kole Ndré Gege Piris, reti Stamboll e s’u muer må gja vesht per te. Me ka vojte mendja a thue familja Benoit Blinishti do t’jetë kësi fisit, kuerse Benoit Blinishti, si difton vete, isht prej Blinishtit të Zadrimes?
Në lagje të Piraj asht nji shpi e madhe me shum rob, shpija e Gjon Qorr Kryeziu. Prej Kryezezit të Malcis së Leshës e ráme dikuer në Kallmet, ku edhe sot ka fisin, prej këndej erdh e nguli në Piraj kund sot qind e disa vjet. Shtjefni i biri i Gjon Qorrit, skamnuer, me grue e femij, por i pa-hair gith-here ei kerkuem per ndeshkim prej Vezirit, tuj mos i pá pshtim veti, i ri në dorë shpis Kolecit Mar Jakut, atëherë shpi e madhe në Kallmet e në miqsi me Vezirin Me ndermjetsín e kësajë shpi kje shti bulkë në Piraj në tokë të Dervish Begat, e kuer erdh prúni familjen e nji gomár me rraqe. Me punë e me kohë u ve per fije, erdh tuj blé nji ka nji tokët e Zotnís e të tjerve, kështu qi kjo famijle gjindet sot pasanike e bujare.
Zezt tri shpi, thonë se jena të barkut të Bibaj të Kryezezit të Malcis së Leshës, të rám së parit në Kallmet e prej Kallmetit në Verri. Prandej mbahen fis me Ndue-Markajt e Kallmetit të cilet thirren edhe Curaj. Kektu në Verri i kan pasë shpijat ku janë sot trojet e të Zezve qi thirren ashtu prej tyne. Kryezezt e Kallmetit thirren edhe Curaj perse kuer rane së parit në Kallmet ngulëne tu Kodra e Cures; gjith ashtu ky fis në Verri e ka mbiemnin Cure si shifet prej genealogijet të nji shpis së këtushme: Dod Col Ndré Ndok Cura. Ndoka kush e din sá gjysha e stergjysha mujt me pasë para veti me mbiemnin Cure, perse une hetoj se fisi i të Zezve do t’ jetë i herëshem mjeft edhe në Blinisht e ndokun njeti në Zadrim.
Gallatajt trí shpi, janë prej Gallatet të Kurbinit qi në anë e parë ngulne në Merqi, aty shpija u dá, e nji pjesë erdh në Verri, nji ndej aty.
KARAKTER
Karakteri i Blinishtasve, pergjithsisht, mund të shprehet popullit: krye-thyem, due me thanë se, nuk ja pritojnë aspak me i thye krenat e veta.
Porse blinishtsit, edhe në kjoshin thikë e pikë me shoqishojnë, po e msyni kush i perjashtem katundin a edhe nji shoq të tyne, janë të tanë tok me qindrue kundra msyesit.
Sá per kohët e teshme, due me thanë, 20 vjet e këndej, Blinishti, të cilin e njofim mâ per s’ afermit, provohet me fakte të shuma se asht nj’ aj trim krye thyem si gjith-herë. Por tuj kênë se këta fakte dihen prej të gjithve, nuk asht nevoja t’i tregojmë.
Marrë me shkurtime prej revistes “LEKA”,1930-1931 (në foto, kisha e Shen Shtejfnit ndërtue në shek.XIII.

Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, Presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia.

Mëtej, në njoftimin e publikuar nga Fondacioni Pan-Evropian, Presidentja Osmani është vlerësuar edhe për punën dhe përkushtimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tutje, në njoftim, Presidentja vlerësohet për qëndrimin e saj politik të ndjekur me bindje të plotë ndaj rëndësisë së marrëdhënieve transatlantike, e cila në angazhimin e saj mbështet filozofinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit dr. Ibrahim Rugova, i cili u nderua me po këtë çmim, 20 vjet më parë.

Laureatët e këtij çmimi përfshijnë personalitete të ndryshme botërore, përfshirë edhe: ish-Kancelaren Angela Merkel,  ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan dhe Presidentin historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

Më poshtë gjeni të bashkëngjitur njoftimin nga Fondacioni për ndarjen e çmimit.

https://www.ots.at/presseaussendung/OTS_20240418_OTS0034/europapreis-coudenhove-kalergi-2024