Kreu Blog Faqe 829

Arbereshe katolike e krahines se Shen Jozefit ne Italine e Jugut…FOTO SIMBOL!

5
Vetem e bukura ka me e pshtu boten…Dostojevski.
“Arbereshe katolike e krahines se Shen Jozefit ne Italine e Jugut…FOTO SIMBOL!
Arbereshet e Italise se Jugut vijne nga krahina Arbnore e Epirit, prandaj ata quhen Arbereshe e jo Epiriote e gjuha e tyne ishte arbenishtja ndersa epirotishte ishte dialeket i arbenishtes…”
Osmano-patriarkana u perpoq per shekuj me rradhe me prishe cdo ure lidhese me to, porse nuk ja dolen se pse gjuha dhe besimi i te pareve u ruajti identitetin…
Edhe sot strukturat osmano-komuniste ne pushtet perpiqen me ia mohu tiparet e identitetit arberesheve porse nuk kane me ia dale…
Gjuha dhe besimi i tyne jane rranje shekullore qe nuk ka gjeo-politike me i shkule…

Te Llukë Nikoll Dardhani, rrëfejzë poetike nga Mentor Thaqi

0
(pak rrëfim për nevoja shpirtnore)
___
Të 99 ëndërrat e kahmotshme m‘i ledhatoi përgdhelshëm Moti
Fëshfërimë e fletëve të blinave numëronte mote e motmote
Herë përmallshëm, herë përkallshëm e krejt përballshëm
Shekujt sa mund ngjeshnin veten zgurojëve
Epokë e Gurit jam, o Plak ooooo
Jam Vorri i Nik Gjin Duk‘ Nikoll Yll-Lirit
I t‘Atit të Llukë Nikut që ju nuk ia shprushtë fort émnin
Der‘sa m‘u bânë lisat, prej guri edhe Djepin e marova
Kullë n‘udhë bâna e lashë
Me e vrojtue rrjedhen e Lumbardhit lângbore
Tek dirgjet nërplisit t‘bjeshk‘s témé
Ngjitu njiher‘ m‘i veten tâne e l‘shoja sytë k‘saj vârrishte nër vérrishtë
N‘mos pafsh shumë trungje, sheh shumë rrâjë nër zguroja
Aty âsht fara, sall mos t‘hupë ara, mos t‘shmânget e mbara
Se kur âsht i‘zoti, asht edhe Zoti e mahet Moti
Mos m‘pvèt për kryqëzim mbjelljesh
Blina rrite kén‘
Për ty fort t‘mistershëm e për mue bukur t‘hérshëm
Nji Ér‘ që bjen erë n‘derë
Sall shprushja pak moshen, jeta flet vetë
A e mbanë n‘mén f‘mijninë tâne, apo ia fale harres‘s
Kur iu ngjitshe trungut tèm si macë me 9 shpirta
Degë e m‘degë tue mledhë lula t‘mia
Se kolli i keq kërdinë e bâjke
Ec e gjâj tâmël magaricash e pelash n‘dimén
E mushknitë e vocrrak‘ve nuk liheshin me u ça prej kolli
Eh … sa herë je ra prej dege n‘degë
Po Vârri i Shèjt përfundi t‘ruejke
Se heret e kish marë Testamentin:
Krejt çka millet, korret e vilet kur e don truellin tân,
E ka lânë Moti, me u ruejt i‘zoti
Shihi gurtë që unë i hijesoj e hijeshoj
Ka‘ dy për i‘ kry
Sall k‘tu jânë pajtue me pushue ratë
Mos ua helmoni përjetësinë
Nuk âsht vén për krena tjetërfare
***
Ghë ghë ghë … kollitje zgjimi
Nuk mora vesh se nga erdh
Mua më qante shpirti
Ah ky gulshim i moçem
Vârrishtë nër Vérrishtë .. n‘këtë Mot të brishtë
Mos m‘u vrafshin ëndërrat e fëmijërisë pa vdekur vetë
Ev po fort jemi pakue e shumë rrallue
E koha po thot: Mblidh mend sot
…
m‘tha
14 prill 2024

Kam takuar pak individ apo grupe njerëzish në Kosovë, më tha profesori i gjermanishtes, që të ngjanin me shqiptarët e New York-ut!

3
Pal – I. Idrizi, Gjermani
___
Miqtë e mi të dashur!
Zonja e zotërinj!
Diku, nga fundi i vitit 2016, takova një profesor të gjuhës gjermane (në qytetin ku unë jetoj, Ingolastdt), rastësishtë.
*
Profesori i gjuhës gjermane, në New York.
Gjatë bisedës, më pyeti: Nga je?
Nga Prishtina, i them.
„Shqiptar je“, apo?
Po. Shqiptar jam, i’u përgjigja.
Bëri një sjellje…të çuditshme, la të kuptohej jo mirë nga unë.
Si me të qeshur, i’a ktheva: Si ju që jetoni larg vendëlindjes edhe unë, duhet të kemi një përjetim ndjesie të njejtë për vendorigjinën. Unë jam k’tu… ?? I detyruar. Kurse juve profesor, është profesioni i juaj, apo jo?
-„Po, e di, di dhe historin tuaj“, mu përgjigj profesori.
„Edhe vet kam qenë në Kosovë“, ma ktheu ai.
Edhe?
„Ka shumë Shqiptar në New york, kam biseduar e takuar shumë shqiptar atje, krijova një përshtypje shumë të mirë për juve. Kam qenë edhe pjesë në manifestimet e tyre, ku mbahet marshimi tradicional, në New York“.
„Pash veshjet tuaja të bukura, muzikën dhe harmonin me njëri-tjetrin, kultura e gjuha e juaj është për t’u vlersuar“.
„U bëra shumë kurreshtar (thot profesori), dhe doja të mësoja më shumë për juve, vendin tuaj“. „Vendosa t’a vizitoja përsonalishtë Kosovën, sepse mbeta pa fjalë me atë çfarë shikoja tek shqiptarët e New York-ut“.
„Ka shqiptar në Kosovë“?
Më pyeti gjermani!
Po i thash si s’ka. Ne jemi afro 97/98 % Shqiptar.
„Më vjen keq“, ma ktheu profesori, duke tundur kokën!?
„Unë kam qenë mësimdhënës edhe në botën Arabe. Vendi i juaj… ngajnte me njërën nga këto vende“.
„Shumë, shumë pak kam takuar, individ e mos të them grupe njerëzish që të ngjanin me shqiptarët e New York-ut“.
„Rrugëve të qyteteve tuaj, shihja veshje krejt ndryshe nga ajo që kisha paraftyruar“.
„Përshëndetjet, sjelljet, pamja, ishin po të njejta me ato të botës arabe“.
„Në Avganistan (më thot profesori), kam dhënë mësim, as atje nuk kam parë aq shumë xhamia sa keni ju në Kosovë“.
„Në Kosovë, nuk përshëndesnin si shqiptarët në New York, shqip“.
Etj. etj.
Kjo ishte një „SHUPLAKË“ shumë e fort për mua.
Është e kot të përpiqem e të justifikohem, z. Profesor ,i’a ktheva.
As që dua t’a provoj një gjë të tillë. Sepse keni plotësisht të drejtë.
Kjo është njëra nga arsyet e mia, përse unë nuk mundem dhe nuk kam një vendim aq të lehtë që të kthehem në vendëlindjen time.
Troç, i’a thash: Profesor ne jemi prap të pushtuar. Jemi… edhe më keq, të tradhtuar. Sepse kjo po ndodh në sy e në pranin e ndërkombëtarëve.
Kjo bisedë miqësore, zgjati shumë. Por, më bëri të mendoja gjatë.
Si mundet, si ta kuptojmë, jemi si mos më keq?
Si ka mundësi?
Shqiptarët në emigrim, përpiqen me të gjitha forcat të mbajnë gjallë, kulturën, gjuhën, historinë e simbolet,etj. kurse në atdhe…???
Atdheu ynë i dashur, është ngulfatur nga kulturat e huaja, kryesishtë nga bota turko-arabe.
Nga këtu më erdhi idea, Duhet vepruar tani, dhe asnjë ditë më vonë.
Duhet edhe njëherë të sakrifokoj bashkë me miqtë e mi bashkëveprimtar të dikurshëm.
Më pas me 2017, isha edhe në Gjenevë të Zvicrës, për të kremtuar ditëlindjen e Gjergj Kastriotit. Aty, tek po shikoja, mu kujtuan (jo se nuk e dija), një nga një fjalët e Profesorit të gjermanishtës.
Përfundimishtë, si ide, e shpalosa para miqve të mi. Me 6 maj 2021 , Prishtinë,Përherë të parë, Pas shumë shekujve, festohet ditëlindja e kryheroit Gjergj Kastrioti.
Ishte apo bëmë një hap para, përpjekja e parë, për t’i kthyer pamjen e gjallërinë atdheut, krenarin e tij të nëpëkëmbur nga…???
Mirë dhe të vazhdoi k’shtu mërgata shqiptare. Por, duhet kjo të ndodhi më parë në atdhe, atje nga e kemi origjinën, në atdheun tonë të dashur. Kjo ishte dhe është çmimi për çfarë dhe ranë në fushën e nderit, Dëshmorët e atdheut.
Pal
Islam Idrizi
19.04.2024 Ingolstadt.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

The Youth’s Companion (1894) / “Jehona” — Telefoni shqiptar

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Prill 2024 

“The Youth’s Companion” ka botuar, me 1 nëntor 1894, në faqen n°530, një shkrim rreth mënyrës së komunikimit të shqiptarëve në distancë pa ndihmën e rrymës elektrike, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : The Youth’s Companion, 1 nëntor 1894, faqe n°530

Burimi : The Youth’s Companion, 1 nëntor 1894, faqe n°530

Thuhet se shqiptarët flasin në distancë pa ndihmën e rrymës elektrike. Në vendin e tyre malor, ata e transmetojnë fjalën nga maja në majë me fuqinë e vetme të mushkërive të tyre. Thuhet se krijojnë vendqëndrime të rregullta për marrjen e lajmeve të dërguara. Kjo është frymëzuar nga përdorimi i korrierëve në vendet e nivelit më të lartë. Autori (Arthur Kavanagh) i “The Cruise of the R.Y.S. Eva” flet për këtë zakon të shqiptarëve si një veçori kombëtare. 

Ata nuk mund të flasin kur janë afër njëri-tjetrit, por gjithmonë duhet të presin derisa të arrijnë në majën e dy kodrave për të filluar bisedën. Ju marshoni pas udhërrëfyesit tuaj shqiptar dhe takoni një tjetër; ndoshta ata mund të përqafohen, të shtrëngojnë duart, të mërmërisin disa fjalë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre; ose, që nuk është e pamundur, kalojnë pa më të voglin njoftim. Ju largoheni dhe harroni se keni takuar dikë, kur papritmas, me të arritur në majë të një kodre, udhërrëfyesi juaj kthehet dhe këndon : “O Gjergjo, Gjergjo-o-O-O!” ose sido që të quhet, duke e zgjatur rrokjen e fundit për një kohë shumë të gjatë (iso). 

Jehona mezi është shuar kur dëgjojmë përgjigjen. Biseda ka filluar dhe ju më mirë të uleni, përveç nëse nuk e keni problem të vazhdoni vetëm, sepse ata nuk do të lëvizin derisa të mbarojnë së foluri dhe mund t’ju duhet të ushtroni durimin tuaj për gjysmë ore. 

Nuk ka dyshim se kjo prirje për muhabet është shumë e bezdisshme, jo vetëm për shkak të humbjes së kohës që shkakton, por sepse zhurma është e mjaftueshme për të shqetësuar të gjithë gjahun e vendit.

Ulqini më shumë se një qytet bregdetar…, është deti i fëmijërisë sime

0
Albin Kurti, Ulqin
___
Ulqini ishte deti i fëmijërisë dhe i rinisë sime. Deri kur jam bërë gati 30 vjeç, nuk kam shkuar në ndonjë bregdet tjetër për pushime verore. Nga Plazhi i Vogël te Plazhi i Madh, nga Galebi e Albatrosi te Otranti e Lidoja, nga Kalaja mahnitëse te Kriporja e deri te lumi Buna, e sidomos nga lagjja “Gjerana”, kam kujtime aq të bukura përgjatë rritjes dhe formimit tim sa edhe të panumërta.
Ulqini është më shumë sesa një qytet bregdetar. Ai është një shembull i rezistencës dhe vullnetit për të ruajtur identitetin dhe kulturën për mijëra vjet. Monumentet e tij, si Kalaja dhe qyteti i vjetër i Shasit, janë dëshmi të jetës dhe kulturës së shkëlqyeshme të këtij qyteti ndër shekuj.
Mbrëmë, në Prishtinë, patëm një mikpritje ulqinake, në shënim të Ditës së Ulqinit, nën shoqërinë e presidentes Vjosa Osmani, zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ministrit të të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, Kryetarit të Kuvendit të Ulqinit, Ardian Mavriq, deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi, Ilir Çapuni e Artan Çobi, e shumë miqve e kolegëve të tjerë.
Fjala e plotë:
E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,
E nderuara zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz,
I nderuari z. Bernard Çobaj, ambasador i Malit të Zi në Kosovë,
I nderuari z. Fatmir Gjeka, ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi,
I nderuari z. Omer Bajraktari, Kryetar i Komunës së Ulqinit,
I nderuari z. Ardian Mavriq, Kryetar i Kuvendit të Ulqinit,
Të nderuar ministra e zëvendësministra të Qeverisë dhe deputetë të Kuvendit të Republikës,
Të nderuar deputetë të Malit të Zi, z. Ilir Çapuni dhe z. Artan Çobi,
I nderuari Drejtor i Organizatës Turistike, “Ulqin”, z. Qazim Hoxhiqi,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër,
Kam kënaqësinë që sot, bashkë me ju, shënojmë Ditën e Ulqinit dhe të rikonfirmojmë lidhjet e veçanta mes Kosovës dhe Ulqinit.
Riviera e mrekullueshme e Ulqinit është gjithmonë një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës të cilët e vlerësojnë bukurinë natyrore dhe paqen që ofron deti, por edhe, dhe mbi të gjitha, mikpritjen e ngrohtë të banorëve të këtij qyteti dhe trashëgiminë e tij të aq të pasur historike dhe kulturore.
Ulqini është më shumë sesa një qytet bregdetar. Ai është një shembull i rezistencës dhe vullnetit për të ruajtur identitetin dhe kulturën për mijëra vjet. Monumentet e tij, si Kalaja dhe qyteti i vjetër i Shasit, janë dëshmi të jetës dhe kulturës së shkëlqyeshme të këtij qyteti ndër shekuj.
Duke e përkujtuar historinë tonë të përbashkët, nuk mund të shpërfillim rolin e jashtëzakonshëm që Ulqini ka luajtur për qytetarët e Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Mirënjohja ime shkon përtej fjalëve drejt Malit të Zi për mikpritjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që iu ofrua shqiptarëve të Kosovës në momente të vështira historike.
Prandaj, angazhimi ynë për paqe, për siguri dhe për prosperitet në rajon nuk ka pasur kufij. Bashkëpunimi jonë i ngushtë me Malin e Zi është dëshmi e përpjekjeve tona për të ndërtuar një rajon e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Duke shtuar investimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si politika, ekonomia dhe kultura, synojmë të thellojmë marrëdhëniet tona.
E me Ulqinin unë kam edhe një raport të ngushtë personal e familjar.
Për mua Ulqini ishte deti i fëmijërisë dhe i rinisë. Deri kur jam bërë gati 30 vjeç, unë s’kam shkuar për pushime verore në ndonjë bregdet tjetër. Nga Plazhi i Vogël te Plazhi i Madh, nga Galebi e Albatrosi te Otranti e Lidoja, nga Kalaja mahnitëse te Kriporja e deri te lumi Buna, e sidomos nga lagjja “Gjerana” kam kujtime aq të bukura përgjatë rritjes dhe formimit tim sa edhe të panumërta.
Shpresoj që në Ulqin si komunë, pra me rrethinë, të shtohen autobusët lokalë dhe dyqanet në fshatrat e Anës së Malit. Edhe më shumë se në Ulqin unë fëmijërinë e kam kaluar në Sukubinë. Autobusi që e voziste Bahria i Rrustos dhe dugaja e Dylit t’Dinit vlenin jo më pak se plazhi.
Ulqinin unë s’e imagjinoj dot pa Anën e Malit dhe Krajën. Gjyshja ime Aishja nga Rashtisha e Krajës, si fëmijë kur na mblidhte, na thoshte që çifti i përsosur janë vajza nga Ulqini e djali nga Shkodra! Dhe këtë na e thoshte në Sukubinë, në Sukubinën që ndodhej 25 kilometra nga Ulqini e 12 kilometra nga Shkodra, teksa atëbotë kufiri me Shqipërinë ishte i mbyllur.
Kurrë mos e harroni se Ulqini i ka tri shtylla të forta: Anën e Malit, Krajën dhe diasporën.
Unë ju falënderoj shumë për këtë mikpritje ulqinake në kryeqytet të Republikës sonë.
Ju dëshiroj pushime të bukura të gjithëve në Ulqin, punë të mbara ngado që shkoni e kudo që jeni dhe një mbrëmje të këndshme sonte në Prishtinë.
Faleminderit!

Albin, mos harro pse e humbëm Ulqinin…?!

2
Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Në shqip, gjermanisht dhe anglisht.
___
I dashur Albin !
*
Ulqini është një kombinim fitues në lotarinë e natyrës, të cilin Zoti ilir ua dhuroi shqiptarëve për t’i kënaqur të gjitha shqisat e tyre njerëzore, ose më mirë të them, për t’i kënaqur trupat, mendjet, sytë, hundët, ndjenjat, zemrat dhe shpirtrat e tyre.
Për fat të keq ky qytet malazezëve iu dhurua nga Zoti islam.
Dhe si ia doli Zoti islam t’ua dhuronte Ulqinin malazezëve?
Ai në bashkëpunim me Zotin rus dhe serb fitoi besimin dhe dashurinë e shqiptarëve të krishterë.
Në fakt, shqiptarët e krishterë ia shitën shpirtin dhe bythën e tyre aq masivisht Zotit islam, saqë zemëruan thellë perënditë ilire, romake, latine dhe gjermane.
Ndaj pikërisht ato vendosën të hakmerren ndaj tyre dhe t’ua dhurojnë Ulqinin malazezëve.
Shpresoj se të paktën do të mbetet në pronësi të atyre malazezëve dhe shqiptarëve që mbështetën Milo Gjukanoviçin dhe synimin e tij të sinqertë për të krijuar një Mal të Zi shumëkombësh dhe evropian.
Shpresoj gjithashtu që të mos bjerë në duart e priftërinjve klero-fashistë të Dritan Abazoviqit, të cilët duan ta kthejnë Malin e Zi përsëri në zorrë të trashë të Serbisë.
Unë simpatizoj lidhjen tënde emocionale me Ulqinin dhe e di se ti nuk ke një shkop magjik për ta korrigjuar historinë tonë të gabuar.
Por unë pres që një njeri i zgjuar, i sigurt në vetvete, i pjekur, i kompletuar dhe patriot si ti, të paktën të përpiqet të mësojë nga vendimet e gabuara historike të paraardhësve të tij dhe të mos u japë elementëve klero-fashiste dhe terroriste të Bashkësisë Islame të Kosovës as më të voglën mundësi për ta kthyer partinë dhe Kosovën tënde të dashur në zorrën e trashë të Turqisë dhe vendeve arabe.
Siç e ke vënë re edhe vetë, unë gjithmonë të kam mbeshtetur dhe do të vazhdoj të të mbeshtes aty ku jam i bindur që po bën politikë të zgjuar dhe të drejtë.
Njëkohësisht të kam kritikuar dhe do të të kritikoj gjithmonë aty ku jam i bindur që nuk po bën politikë të zgjuar dhe të drejtë.
Sepse unë pres që njerëzit e kalibrit tënd intelektual të mos harrojnë kurrë nga vijnë dhe ku duan të shkojnë.
Dhe duke qenë se ne jemi një komb autokton me rrënjë ilire, si dhe pishtarë të qytetërimit perëndimor, që rastësisht ramë nën ndikimin e magjisë së zezë të orientit dhe ortodoksisë, unë jam i bindur plotësisht se ndikimi i tyre fatal në politikën, edukatën dhe kulturën tonë mund të zvogëlohet vetëm me ndihmën e njerëzve si ti, që kanë autoritet të madh në popull dhe që janë të zgjuar, të guximshëm, të sinqertë dhe të besueshëm.
Ose edhe më saktë, vetëm me ndihmën e njerëzve si ti ne mund ta zvogëlojmë ndikimin fatal të Bashkësive Fetare Islame dhe Ortodokse në politikën, edukatën dhe kulturën tonë, sepse ato vazhdojnë të udhëhiqen nga predikues dhe klerikë fetarë antishqiptarë, antievropianë dhe antiamerikanë.
E di që nuk do ta kem mbështetjen e atyre lexuesve që abuzojnë me të drejtën e tyre të garantuar ligjërisht për të qenë budallenj.
Akoma më saktë:
E di që nuk do ta kem mbështetjen e atyre lexuesve, të cilët me ndihmën e predikuesve dhe klerikëve fetarë ekstremistë dhe terroristë të komuniteteve fetare islame dhe ortodokse janë bërë jashtëzakonisht të rrezikshëm për kombin, shoqërinë dhe shtetin e tyre.
Për fat të mirë unë nuk jam politikan dhe karriera ime nuk varet nga gjuetia e votave të tyre të pista.
Megjithatë, unë jam i bindur se numri i shqiptarëve që i mbështesin është shumë më i vogël se sa duket në shikim të parë, prandaj as karriera jote politike nuk varet nga votat e tyre të pista dhe helmuese që mund ta kthejnë partinë dhe vendin tënd te dashur nga një det i kaltër, i pastër dhe i shkëlqyeshëm në një moçal helmues, të errët dhe të turbullt.
Ndaj ndjehu lirisht më i guximshëm se sa që je për momentin dhe detyroji ata agjentë të djallëzuar të shërbimeve sekrete armiqësore të kthehen urgjentisht në shpellën e nënës së djallit prej nga kanë ardhur.
Mund të jesh i sigurt se edhe idhulli yt politik Ukshin Hoti do ta jepte të njëjtën këshillë.
Nëse nuk më beson, pyete motrën e tij Mirveten.
Lieber Albin !
___
Ulcinj ist eine Gewinnkombination in der Lotterie, die der illyrische Gott den Albanern gab, um alle ihre menschlichen Sinne zu befriedigen, oder besser gesagt, um ihren Körper, Geist, Augen, Nasen, Gefühle, Herzen und ihre Seelen zu befriedigen.
Leider wurde diese Stadt vom islamischen Gott den Montenegrinern geschenkt.
Und wie schaffte es der islamische Gott, den Montenegrinern Ulcinj zu schenken?
In Zusammenarbeit mit dem russischen und serbischen Gott gewann er das Vertrauen und die Liebe der christlichen Albaner.
Tatsächlich verkauften die christlichen Albaner ihre Seelen und ihren Hintern so massiv an den islamischen Gott, dass sie die illyrischen, römischen, lateinischen und deutschen Götter zutiefst verärgerten.
Deshalb beschlossen sie, sich an ihnen zu rächen und Ulcinj den Montenegrinern zu übergeben.
Ich hoffe, dass es zumindest im Besitz jener Montenegriner und Albaner bleibt, die Milo Djukanovic und sein aufrichtiges Ziel, ein multinationales und europäisches Montenegro zu schaffen, unterstützt haben.
Ich hoffe auch, dass es nicht in die Hände der klerikal-faschistischen Priester von Dritan Abazović fällt, die Montenegro wieder in die Eigenweide Serbiens verwandeln wollen.
Ich sympathisiere mit deiner emotionalen Verbundenheit mit Ulcinj und weiß, dass Du keinen Zauberstab hast, um unsere falsche Geschichte zu korrigieren.
Aber ich erwarte von einem klugen, selbstbewussten, reifen, gebildeten und patriotischen Mann wie Du, dass er zumindest versucht, aus den falschen historischen Entscheidungen seiner Vorgänger zu lernen und den klerikal-faschistischen und terroristischen Elementen der Islamischen Gemeinschaft des Kosovo nicht einmal die Hauch eine Chance gibt, seine Partei und sein geliebtes Kosovo in den Dickdarm der Türkei und der arabischen Länder zu verwandeln.
Wie Du selbst gemerkt hast, habe ich Dich immer unterstützt und werde Dich auch weiterhin dort unterstützen, wo ich davon überzeugt bin, dass Du kluge und faire Politik betreibst.
Gleichzeitig habe ich Dich kritisiert und werde Dich immer dann kritisieren, wenn ich davon überzeugt bin, dass Du keine kluge und faire Politik betreibst.
Denn ich erwarte von Menschen deiner intellektuellen Kalibers, dass sie nie vergessen, woher sie kommen und wohin sie wollen.
Und da wir eine autochthone Nation mit illyrischen Wurzeln sowie Fackelträger der westlichen Zivilisation sind, die zufällig unter den Einfluss der schwarzen Magie des Orients und der Orthodoxie geraten sind, bin ich völlig davon überzeugt, dass dieselbe schwarze Magie einen fatalen Einfluss auf unsere Politik, Bildung und Kultur hat.
Deshalb können wir nur mit der Hilfe von Menschen wie Dich Ihren fatalen Einfluß reduzieren, die große Autorität im Volk haben und klug, mutig, ehrlich und vertrauenswürdig sind.
Oder genauer gesagt, nur mit der Hilfe von Menschen wie Dich können wir den verhängnisvollen Einfluss islamischer und orthodoxer Religionsgemeinschaften auf unsere Politik, Bildung und Kultur verringern, denn sie werden weiterhin von antialbanischen, antieuropäischen und antiamerikanischen religiösen Predigern und Geistlichen geführt.
Ich weiß, dass ich nicht die Unterstützung jener Leser haben werde, die ihr gesetzlich garantiertes Recht auf Dummheit missbrauchen.
Oder noch präziser ausgedrückt :
Ich weiß, dass ich nicht die Unterstützung jener Leser haben werde, die mit Hilfe extremistischer und terroristischer religiöser Prediger und Geistlicher der islamischen und orthodoxen Religionsgemeinschaften für ihre Nation, ihre Gesellschaft und ihren Staat äußerst gefährlich geworden sind.
Glücklicherweise bin ich kein Politiker und meine Karriere hängt nicht von der Jagd auf ihre schmutzigen Stimmen ab.
Ich bin jedoch davon überzeugt, dass die Zahl der Albaner, die sie unterstützen, viel geringer ist, als es auf den ersten Blick scheint.
Daher hängt zum Glück auch deine politische Karriere nicht von ihren schmutzigen und giftigen Stimmen ab, die deine Partei und dein Land von klares und glitzerndes Meer zu einem giftigen, dunklen und trüben Sumpf werwadeln wollen.
Sei also mutiger als jetzt und zwing diese feindseligen Geheimdienstagenten, dringend in die Höhle der Teufelsmutter zurückzukehren, aus der sie kamen.
Du kannst sicher sein, dass dein politisches Idol Ukshin Hoti dir den gleichen Rat geben würde.
Wenn Du mir nicht glaubst, frag mal seine Schwester Mirvete.
___
Dear Albin !
___
Ulcinj is a winning combination in the lottery that the Illyrian God gave to the Albanians to satisfy all their human senses, or rather to satisfy their bodies, minds, eyes, noses, feelings, hearts and souls.
Unfortunately, this city was gifted to the Montenegrins by the Islamic God.
And how did the Islamic God manage to give Ulcinj to the Montenegrins?
Working with the Russian and Serbian God, he won the trust and love of Christian Albanians.
In fact, the Christian Albanians sold their souls and asses to the Islamic God so massively that they deeply angered the Illyrian, Roman, Latin and German gods.
Therefore, they decided to take revenge on them and hand over Ulcinj to the Montenegrins.
I hope that it will at least remain in the possession of those Montenegrins and Albanians who supported Milo Djukanovic and his sincere goal of creating a multinational and European Montenegro.
I also hope that it does not fall into the hands of the clerical-fascist priests of Dritan Abazović, who want to turn Montenegro back into Serbia’s own pasture.
I sympathize with your emotional attachment to Ulcinj and know that you don’t have a magic wand to correct our false history.
But I expect a smart, self-confident, mature, educated and patriotic man like you to at least try to learn from the wrong historical decisions of his predecessors and not even give a whiff to the clerical-fascist and terrorist elements of the Islamic Community of Kosovo There is a chance to turn his party and his beloved Kosovo into the colon of Turkey and the Arab countries.
As you have noticed, I have always supported you and will continue to support you where I am convinced that you pursue smart and fair politics.
At the same time, I have criticized you and will always criticize you when I am convinced that you are not pursuing smart and fair policies.
Because I expect people of your intellectual caliber to never forget where they come from and where they want to go.
And since we are an autochthonous nation with Illyrian roots, as well as torchbearers of Western civilization, who accidentally fell under the influence of the black magic of the East and Orthodoxy, I am fully convinced that the same black magic has a fatal influence on our politics, education and culture.
Therefore, we can only reduce its fatal influence with the help of people like you, who have great authority among the people and are smart, courageous, honest and trustworthy.
Or more precisely, only with the help of people like you can we reduce the disastrous influence of Islamic and Orthodox religious communities on our politics, education and culture, as they continue to be led by anti-Albanian, anti-European and anti-American religious preachers and clerics.
I know that I will not have the support of those readers who abuse their legally guaranteed right to be stupid.
Or to put it even more precisely:
I know that I will not have the support of those readers who, with the help of extremist and terrorist religious preachers and clerics of the Islamic and Orthodox religious communities have become extremely dangerous for their nation, their society and their state.
Fortunately, I am not a politician and my career does not depend on chasing their dirty votes.
However, I am convinced that the number of Albanians supporting them is much smaller than it seems at first glance. Therefore, fortunately, your political career does not depend on their dirty and poisonous voices that want to turn your party and your country from a clear and sparkling sea to a poisonous, dark and murky swamp.
So be braver than now and force these hostile secret service agents to urgently return to the devil mother’s cave from whence they came.
You can be sure that your political idol Ukshin Hoti would give you the same advice.
If you don’t believe me, ask his sister Mirvete.

Organizata Shqiptaria kërkon që qytetarët të kenë mundësi që Shqiptarinë të zgjedhin si besim të tyre

3

Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Këta regjistrues, pa miratimin e pjesëmarrësve në regjistrim, vendosin në mënyrë arbitrarë dhe i regjistrojnë me religjionin Islam.

Kemi raportime nga anëtarët tanë dhe qytetarë të tjerë se në rubrikën “tjetër Specifiko”, nuk ju jepet mundësia për të deklaruar sipas dëshirës së pjesëmarrësve në regjistrim, ( në këtë rast) duke i vënë në vështirësi dhe duke u arsyetuar se nuk u ja lejon sistemi.

Ne dyshojmë se ky keqpërdorim nuk është i rastësishëm, por është nxitur nga grupe dhe individë që nuk i duan të mirën e Kosovës. Kërkojmë që të gjithë pjesëmarrësit të kenë mundësinë të zgjedhin religjionin që besojnë. Kjo paraqet shkelje të drejtave të njeriut dhe cenon integritetin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Thuhet në deklaratën e dërguar Kryeshefit të Agjensionit të Statistikave të Kosovës z. Avni Kastratit nga kryetari i Organizatës Shqiptaria, z.Muhamet Latifi

Çerek shekulli – Prishtina e Përndjekur – Makoc – 19 Prill 1999, foto të fotoreporterit të njohur Ridvan Slivova

0

Ridvan Slivova, Prishtinë

Çerek shekulli – Prishtina e Përndjekur – Makoc – 19 Prill 1999

photo: © Ridvan SLIVOVA
ps!
Me fotoreporterin Ridvan Slivova, une, Gjergj-Bajram Kabashi, kam punuar shumë vite në gazetën Rilindja . Megjithëse një fotoreporter i ri, Ridvani ka qenë një telent i vërtetë i fotografisë, “të vetmit moment ku ndalet jeta”. Këto foto e shumë të tjera të tij, Ilaz Bylykbashit , që ka punuar shumë gjatë në gazetë si fotoreporter, e të tjerëve, flasin më shumë se moria e fjalëve. 

Një komb asimilohet kur gratë e tij dorëzohen

0

Piktutura e Edvard Munch, “Tre gra në kopsht”, që njëherit është edhe grafist i famshëm njohur norvegjez 

Lis Bukuroca, Gjermani

Dua të falënderoj për ftesën edhe një herë zonjën Iliriana Loxha Basha, zonjën Mulla dhe bashkëpunëtorët. Ishte një përvojë e mrekullueshme, të cilën as që kisha mund ta marrë me mend.Zoti Isa Myzyraj, me vlerësimin e tij më bëri të ndihem shumë i nderuar. Nuk e njihja. E falënderoj nga zemra. Gëzohem që e njoha. Në atë festë pashë atë që e mendoja, e gjeta atë që e besoja për gruan.

Ato luftojnë kundër dhunës, kundër vrasjes së grave, diskriminimit, racizmit, kundër ngacmimeve seksuale, kundër mizogjinisë, gjinofobisë, homofobisë dhe, ato nuk luftojnë me armë, me piskama, me traumatizime, por
me poezi,
me teatër,
me debate,
me këngë,
me dashuri.
Përdorimi i artit dhe kulturës për të ndërgjegjësuar shoqërinë janë akte sublime par exellence! Kështu luftojnë zonjat tona.
Dhe, me lekët e fituar nga shtija e biletave, por edhe me ndihmat e sponsorëve, ato gra ndanë SHTATË bursa për shtatë studente. Vepra madhështore, fisnike!
Ne jemi sot shqiptarë sepse identitetin tonë e kanë shpëtuar gratë shqiptare.
Kombet që janë asimiluar, që kanë humbur gjuhën e vet, janë asimiluar sepse nuk qenë dorëzuar vetëm burrat. Kur gratë dorëzohen, në shtëpi flitet gjuha e atij që ka pushtuar vendin. E dëshmojnë shumë popuj të romanizuar, ku nga latinishtja vulgare, u krijuan gjuhë të reja. Ka edhe dhjetëra shembuj tjerë nëpër botë. Shqipja mbijetoi, sepse nuk u dorëzuan gratë. Duhet respekt dhe mirënjohje. Përkulje me falënderim!
Me këtë nuk dua të them se të jesh shqiptar është përparësi, apo nder, sepse përparësi është vetëm kur njeriu është Njeri. Njeri që respekton dinjitetin e Njeriut. Lirinë dhe barazinë e grave dhe të vajzave.
Me atë desha vetëm të nënvizoj një fakt dhe një kontribut të madh të grave tona: RUAJTJEN E GJUHËS.
Ps. Për të zbuluar atë rezistencë të suksesshme të gruas shqiptare më ndihmoi një fjalë e urtë e indianëve çejenë të Amerikës, e cila thotë: “Një popull nuk është i pushtuar deri kur zemrat e grave të tij të jenë të forta.”
Gratë tona nuk janë dorëzua kurrë. Burrat shpesh kanë synuar ndryshimin e identitetit apo gjuhës. Për pozita, për lekë, prandaj ne mburremi sot me origjinën e tyre, por jo me veprimtaritë e tyre për shtetet e huaja, shpesh për pushtuesit tanë.
Gratë tona edhe sot  luftojnë për ta bërë këtë botë më të mirë. Një shoqëri është e lumtur kur barazia gjinore dhe respekti për dinjitetin e njeriut janë parime themelore.
Falënderoj përzemërsisht të gjithë të pranishmit…

Çka nuk është dashuri sipas Monika Brajës, intelektuales shqiptare që jeton në Selanik

1
Monika Braja, Selanik
___
Sa shumë flitet për dashurinë e sa shumë pak njerëz e dinë përmbajtjen e kësaj fjale se çdo të thotë të duash, të dashurosh, të adhurosh dhe ta ndjesh dhe ta kultivosh dashurinë tek fëmijet, sidomos tek djemt që dhe ata ta mbajnë në kraharor fjalën e gdhendur siç është Dashuria “.
E si është të duash Dashurin’ë !
-Nuk mund të jetë Dashuri nëse ajo të lëndon
-Nuk mund të jetë dashuri nëse të kontrollon .
-Nuk mund të jetë dashuri nëse ke frikë të jesh ajo që je .
-Nuk është dashuri nëse të godet .
-Nuk është dashuri nëse të bën të përulur.
-Nuk është dashuri nëse të ndalon të veshësh robat që ty të pëlqejnë .
-Nuk është dashuri nëse ai dyshon në kapacitetin tënd .
-Nuk është dashuri nëse nuk respekton vullnetin tënd .
-Nuk është dashuri nëse ai të jep seks, por jo dashuri !
-Nuk është dashuri nëse ai dyshon në arsyen tënde.
-Nuk është dashuri nëse ai nuk të beson .
-Nuk mund të quhet dashuri , nëse ai të pengon të studiosh apo të punosh.
-Nuk është dashuri nëse ai të ironizon dhe të ben idiote e te cmendur.
-Nuk mund të quhet kurrsesi dashuri , nëse ai të bën të lotosh se sa të buzqeshësh.
-Nuk është dashuri nëse ai ndikon me sjelljen brutale tek fëmijet e tu
-Nuk është dashuri nëse ai godet kafshët shtëpiake .
-Nuk mund të quhet dashuri nëse ai të gënjen vazhdimisht .
-Nuk mund të jetë kurrsesi dashuri ,nëse ai të godet , të rrëzon , nëse të krahason , nëse të bën të ndihesh zero , nuk është dashuri nëse ai dhunon dhe në fund vret e të masakron në sytë e fëmijëve !!!
-Burri lind nga nje Grua , rritet nga një Grua , dashurohet me një Grua dhe martohet me një Grua …!
– Por është tepër e trishtë dhe e tmerrshme të dhunoj dhe të vret e mos ta respektoj Gruan që e solli në jetë !?
Dedikim pejanes Gjyljeta Ukella nga Monika Braja 🥲 .
Mund të jetë një imazh i zemër dhe teksti që thotë "Tame ame over"