Kreu Blog Faqe 828

Lajçak, i përbetuar për formimin e asocoacionit, paraqitet sikur Serbia i ka përmbushur detyrat e veta!

1

Gani I. Mehmeti 

Me qëndrimet e veta për kërkesat e Kosovës dhe me afrinë ndaj Serbisë, del se Lajçak paraqet qëndrimin e shtetit të tij ndaj Kosovës, që ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, ndërsa, me kërkesën e tij për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, Lajçak kalon qëndrimin e shtetit të tij dhe na del tërësisht një Vuçiq, me çka konsiderohet se ai është me prejaradhje serbe dhe një nacionalist i përbetuar serb në luftë kundër shqiptarëve në Kosovë.  Lajçak, po të mos ishte i tillë, ai do të kërkonte krahas Kosoës edhe detyrimet e Serbisë ndaj Kosovës, që fare i ka harruar, dhe gjithçka kërkon nga Kosova, por asgjë nga Serbia. Kërkesa të tilla do dinin të  bënin vetëm serbët, jo “ndërmjetësuesit” për “lehtësim” të normalizimit, siç po e quajnë veten Borrell e Lajçak.

Tek Marrëveshja e Ohrit, më parë kërkohet që Kosova të mos pengohet nga Serbia në pranimin e saj në organizata europiane e ndërkombëtare deri edhe në OKB, e më pas formimi i Asociacionit. Dhe, deri sa Serbia e shkelë këtë pike, Lajçak, Borell e të gjithë tjerët, përfshirë dje edhe O’Brien, nuk kërkojnë asnjë përmbushje të detyrave të Serbisë, ndërsa i janë vërsulur vetëm Kosovës, në veçanti për formimin e Asociacionit.

Nuk bën assesi të formohet asociacioni, pa u pranaur Kosova shtet nga Serbia në kufijt ekzistues. Mbas pranimit të Kosovës shtet nga Serbia, do mund të formohej një asociacion ndërmjet komunave me shumicë eserbe në Kosovë pa kompoetenca ekzekutive, por vetëm në bashkëpunimin mes tyre në fushën ekonomike, kulturore, arsimore e shëndetësore, gjithherë mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kjo duhet të bëhet mbasi ta pranojë Republikën e Kosovës Serbia, që të mos mund të kërkojë ndarjen e saj, ndërsa serbët të integrohen plotësisht dhe të njohin shtetin e Kosovës, aty ku jetojnë.

Me formimin e Asociacionit, do të duhej të hiqen vendet e rezervuara për deputetë në Kuvendin e Kosovës si dhe më të mos kërkohen 2/3 e deputetëve të serbëve në Kuvend për vendime të ndryshme, me çka Kosova pengohet në marrjen e vendimeve në disa fusha.

I kthehmi edhe një here Lajçakut se ai është proserb, nëse jo serb, dhe se animi i tij për Serbinë e Vuçiqin në kërkesat e tij, janë haptas të dukshme. Me padrejtësitë e tij, do duhej të merrej vetë Bashkimi Europian për ta degraduar si politikan i padrejtë e jonjeri, deri sa do duhej të merreshin edhe masa ndaj tij në dëmtimin e dialogut Kosovë – Serbi.

Duke e dëgjuar Lajçakun për formimin e Asociacionit, po gabojnë edhe politikaj tjerë, qoftë nga BE qoftë nga SHBA e po i japin tepër rëndësi në kërkesat e tyre për formimin e tij. Ata do duhej të kuptonin vetë se përse Vuçiqi kërkon kaq me ngulm në krijimin e tij, sepse mendon në ndarjen e veriut të Kosovës, heret a vonë.

Përndryshe, gjithsesi duhet marrë me shkrim garancion nga SHBA e BE se kufijt e Kosovës janë të paprekshëm.

Organizata “Shqiptaria” kërkon nga Qeveria e të tjerët, që të marrin masa ndaj regjistruesve që po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

5

Në foto: Dr. Nijazi Gashi

___

Deklaratë për shtyp e Organizatës Shqiptaria: Organizata Shqiptaria kërkon nga qeveria, Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe organet ligj-zbatuese të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e regjistruesve që po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

Këta regjistrues, pa miratimin e pjesëmarrësve në regjistrim, vendosin në mënyrë arbitrarë dhe i regjistrojnë me religjionin Islam.

Kemi raportime nga anëtarët tanë dhe qytetarë të tjerë se në rubrikën “tjetër Specifiko”, nuk ju jepet mundësia për të deklaruar sipas dëshirës së pjesëmarrësve në regjistrim, ( në këtë rast) duke i vënë në vështirësi dhe duke u arsytuar se nuk u ja lejon sistemi.

Ne dyshojmë se ky keqperdorim nuk është i rastësishëm, por është nxitur nga grupe dhe individë që nuk i duan të mirën e Kosovës.

Kërkojmë që të gjithë pjesëmarrësit të kenë mundësinë të zgjedhin besim e tyre që deshirojne. Kjo paraqet shkelje të drejtave të njeriut dhe cenon integritetin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

  • Kryetari i Organizatës ”Shqiptaria” Kryetari Dr. Nijazi Gashi

Profesori Agim Vinca në intervistën me gazetaren Rudina Xhunga , e thekson qartë se dashurinë për Atdheun po e dëmton feja

2

Po ashtu zoti Vinca theksoi se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se feja e shqiptarëve duhet të jetë shqiptaria, përpos besimit të tyre në kisha, xhami etj.

“Emri është pjesë e identitetit. Popujt e tjerë me emrin tregojnë origjinën, përkatësinë e tyre. Nuk veprojnë kështu popujt e tjerë fqinj në Ballkan. Ose veprojnë shumë më pak se ne. Në botën shqiptare, jo vetëm Shqipëri, ka dalë një problem që duhet të nënvizohet dhe theksohet.

45 vite Shqipëria ka qenë ksenofobe, e mbyllur, gjithçka e huaj ishte e rrezikshme (ndikimet e letërsisë moderne, kultura evropiane etj). Tani prej një ekstremi kemi shkuar në një tjetër. Ne shqiptarët si komb, jemi kthyer nga popull i vetëm ateist, jemi kthyer te feja, tek kisha, xhamia. E drejta e besimit është e drejtë e pakontestueshme e çdo qytetarit, por kjo po e dëmton kohezionin shpirtëror të kombit. Nëse ka shqiptarë myslimanë në Kosovë që thonë: “unë më parë jam mysliman se shqiptar”, kjo për mua përbën problem. Sepse nuk kanë qenë budallenj rilindasit që kanë thënë feja e shqiptarit është shqiptaria. Ka dhe intelektualë që thonë se Pashko Vasa ka qenë komunist.

Komunist Pashko Vasa? Mua më ka thënë kolegu im në 92’-in, që Vasa ka qenë komunist. Këto janë absurditetet. Unë mendoj se emri është shumë i rëndësishëm, ky problem shtrihet jo vetëm tek emrat personalë, por edhe tek emrat e kafeneve, restoranteve dhe emisioneve televizive”, tha studiuesi Agim Vinca në Shqip.

Junior Red Cross News (1921) / Autorja dhe udhëtarja amerikane Rose Wilder Lane : “Djaloshi këpucar i Shqipërisë që dëshironte të shkollohej…”

Djemtë shqiptarë po korrin një shpërblim në dije përmes një investimi relativisht të vogël të bërë nga amerikanët e rinj — Burimi : Junior Red Cross News, nëntor 1921, faqe n°39

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2024 

“Junior Red Cross News” ka botuar, në nëntor të 1921, në faqen n°39, rrëfimin e autores dhe udhëtares amerikane Rose Wilder Lane asokohe për një djalosh shqiptar nga Durrësi që dëshironte të shkollohej, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Djaloshi këpucar i Shqipërisë

Nga Rose Wilder Lane

Burimi : Junior Red Cross News, nëntor 1921, faqe n°38-39

Burimi : Junior Red Cross News, nëntor 1921, faqe n°38-39

Disa ditë më parë, kur fëmijët amerikanë po mbaronin pushimet dhe po planifikonin vitin e ri shkollor, një djalë në Durrësi i Shqipërisë, dëgjoi se një shkollë amerikane sapo po hapej në Tiranë. Paraardhësit e tij ishin vëllezërit e gruas, djali i së cilës ishte Aleksandri i Madh, por ai vetë ishte vetëm ndihmës i një këpucari. Ai u ul gjatë gjithë ditës këmbëkryq në një dyqan të vogël të hapur në rrugë dhe fabrikonte këpucë. Pranë tij kishte pirgje lëkure dhie të nxira; ai preu tabanin e këpucëve nga këto lëkura, i zhyti butësisht në ujë, ktheu skajet e tyre dhe thuri një dantellë të fortë dhe të bukur me rripa lëkure të papërpunuar mbi gishtat e këmbëve, në shpinë dhe rreth kyçeve të këmbës. Kjo ishte mënyra se si ai i bënte këpucët. Ndërsa punonte, pa njerëzit që po kalonin në rrugën e ngushtë e me baltë; malësorë dhe xhandarë, gra fshatare që mbanin foshnja në djepa në shpinë, gomerë të ngarkuar, gra myslimane të mbuluara dhe burra të mrekullueshëm në të kuqe, blu dhe ar, me thika argjendi dhe pistoleta në brezat e tyre. Ndonjëherë në turmë kishte amerikanë, të veshur çuditërisht me pantallona dhe pallto të drejta dhe me jaka të bardha, të veshur pa ngjyra dhe që nuk flisnin asnjë gjuhë që mund ta kuptonte. 

Gjeloshi e dinte që ata vinin nga vendi më i pasur në botë dhe duke punuar dëgjonte thashetheme. Ai dëgjoi gjëra të pabesueshme për makinat. Një ditë me sytë e tij ai pa një makinë që kaloi pranë dyqanit të tij; ishte një karrocë e madhe, e ulët me katër rrota, e cila nuk tërhiqej apo shtyhej nga asgjë, por që shkonte sikur të ishte e gjallë dhe në të hipnin amerikanët. Pas kësaj, ai mësoi se në Tiranë amerikanët po krijonin një shkollë për të mësuar shqiptarët se si të fabrikonin makineri. 

Ai nuk kishte para. Çdo ditë darka e tij kushtonte gjithçka që kishte fituar gjatë ditës, kështu që ai nuk mund të kursente asgjë. Të afërmit e tij ishin vrarë ose varfëruar të gjithë si ai në luftërat e shumta që nga viti 1908, kështu që nuk kishte njeri që ta ndihmonte. Por ai donte të shkonte në atë shkollë. 

Nuk mendoj se djemtë dhe vajzat amerikane, paratë e të cilëve e ndërtuan atë shkollë, mund ta kenë idenë se sa shumë ai donte të shkonte në të. Ai e donte aq shumë sa Aleksandri donte të pushtonte botën. Ai tha me vete: “Unë jam një krijesë shumë e vogël në një botë të madhe. Unë nuk kam kthetra, as krahë, si kafshët; Unë jam një burrë dhe kam një mendje me të cilën të bëj rrugën time. Unë duhet të pushtoj botën duke ditur për të. Unë duhet të mësoj.” 

Kështu një ditë ai i tha këpucarit se po largohej dhe duke marrë një copë bukë misri në çallmën e tij dhe duke mbajtur këpucët në brez që të mos konsumoheshin, ai shkoi në Tiranë, e cila ishte vetëm dyzet milje larg. Ai takoi z. Crawley, drejtorin, në ndërtesën e Kryqit të Kuq për të Rinj (Junior Red Cross), dhe i tha atij, nëpërmjet përkthyesit : “Unë jam trembëdhjetë vjeç. Unë nuk kam para dhe mjete, por mendja ime dëshiron dijen si shkretëtira dëshiron shiun. Nëse do të më blesh një komplet mjetesh këpucari, që do të kushtojnë 100 lira, unë do të punoj çdo orë që nuk jam duke studiuar e as duke fjetur. Unë do të bëj dhe do t’i rregulloj të gjitha këpucët për shkollën. Kur të jem burrë do të kthej 100 lirat.” 

Sot, njëqind lira janë rreth katër dollarë dhe drejtori mendoi se amerikanët e rinj do të ishin të gatshëm të jepnin hua atë shumë. Por ai tha : “Djemtë e tjerë tashmë kanë studiuar anglisht. Ju duhet të jeni në gjendje të lexoni, shkruani dhe flisni anglisht brenda gjashtë javësh, sepse nuk ka tekste në gjuhën shqipe dhe kur të fillojë viti shkollor, të gjitha punët duhet të bëhen në anglisht.” 

“Shumë mirë, do të mësoj anglisht për gjashtë javë”, tha Gjeloshi. 

Drejtori e çoi nëpër oborr në dhomën ku pesë djemtë më të zgjuar po bënin punën e javës së dytë në anglisht. 

Gjeloshi dëgjoi me gjithë zemër, mendje e shpirt. 

Në fund të asaj ore të parë, ai dinte dhjetë emra, tre kohë me gjashtë folje dhe dinte të shqiptonte çdo fjali në anglisht që do të bënin. Kur drejtori u largua nga ai në fund të asaj ore, ai tha në anglisht — dhe deri në atë orë nuk dinte asgjë më shumë nga sa dimë ne për shqipen — “Faleminderit, zotëri. Unë do të mësoj.” 

Unë them, i heq kapelen djemve të tillë në shkollën e Tiranës ! Në Amerikë duart e tua janë plot mundësi, saqë, pa humbur atë që ke dhënë, i ke pasuruar këta djem. Por është vetëm një prej nesh që mund të ndihet superior ndaj tyre: ai që mund të mësojë më shumë se Gjeloshi në gjashtëdhjetë minuta!

Trim Maliqi tri herë rresht fitues i medaljes së argjendtë në garat ndërkombëtare të matematicientëve të organizuar nga “Brainobrain International”

0
Nga: Arif Ejupi

Trim Maliqi i lindur më 10 qershor të vitit 2014 në Gjenevë të Zvicrës, tri herë rresht është fitues i Medaljes së Argjendtë, në garat ndërkombëtare të matematicientëve të rinj, të organizuara nga “BRAINOBRAIN INTERNATIONAL”.

Trimi me përkushtim dhe mirësjellje frekuenton edhe mësimin e rregullt në “Ecole primaire des Libellules“ të komunës Vernier të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Ai si nxënës i klasës së gjashtë i kësaj shkolle përveç që është i përkushtuar në mësime ka edhe sjellje shembullore.

Meqenëse, Gjeneva njihet si qytet ndërkombëtar që tubon të gjitha kombet dhe kombësitë e botës Trimi, shquhet për korrektësi dhe bashkëpunim me të gjithë.

Fjalë miradije përveç shokëve dhe shoqeve të shkollës për Trimin, flet edhe mësuesja e tij Florence Froelicher.

Ajo çmon lartë interesimin e Trimit në zënien e mësimeve si dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të bashkëpunuar me shokët dhe shoqet e klasës.

Me të vërejtur prirjet e Trimit në matematikë prindërit e tij Hekremi dhe Linda, në maj të vitit 2021 e regjistrojnë në “Active Brain Kids Academy” të Gjenevës.

Mësimi në këtë Akademi mbahet nga ligjërues profesionistë dhe me metoda të sofistikuara.

Trimi një fëmijë i mbarë dhe i dashur edhe në mjedisin e rinj tregohet bashkëpunues dhe i suksesshëm.

Ai përveç ushtrimeve në Akademi nën përkujdesjen e së ëmës Linda Rexhaj Maliqi, juriste në Sindikatën “Unia“ të Gjenevës, çdo mbrëmje punon nga dy orë shtesë edhe në shtëpi.

Trimi për punë është i motivuar po ashtu edhe nga babai i tij Hekrem Maliqi, ekspert i informatikës, i cili shpeshherë i lë anash angazhimet e tij vetëm e vetëm që i biri të mos humbasë qoftë edhe pesë minuta të vetëm të mësimit në këtë Akademi.

Në fund të viteve 90-të dhe në fillim viteve 2000, shumë të rinj shqiptar të ikur nga frontet e Luftës në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë Lindore, me të arritur në Gjenevë, Fillet e Informatikës i kanë mësuar nga z.Hekrem Maliqi, në atë periudhë mësimdhënës në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës të udhëhequr nga z. Ueli Leuenberger (ish – deputet nacional i Parlamentit të Zvicrës, i 17 – të legjislaturave)

Andaj, shihet qartë që Trimi ka trashëguar shumëçka nga gjenet e babait të tij. Ai me dëshirë dhe pa kurrfarë imponimi tash tri vjet i vijon mësimet në këtë Akademi.

Puna e pandërprerë dhe dashuria për lëndën e Matematikës që për shumëkënd ende mbetet gogol, ka bërë që vogëlushi Trim Maliqi, të stoliset tri herë radhazi me Medaljen e Argjendtë në garat ndërkombëtare të matematicientëve të rinj të organizuara nga “BRAINOBRAIN INTERNATIONAL”

Mbi sukseset e këtij vogëlushi shembullor morëm edhe mendimin e zonjës Aleksadra El Solh, udhëheqëse e kësaj Akademie.

Zonja El Solh që synim të vetëm ka përgatitjen e duhur të fëmijëve në disiplina të ndryshme, posaçërisht në Matematikë thotë “natyrisht që ndjejë kënaqësie të pa përshkruar, sepse sukseset e njëpasnjëshme të Trimit, në këto gara ndërkombëtare ku marrinë pjesë mbi 21mijë nxënës nga mbarë globi, janë certifikatë besueshmërie dhe mirënjohje edhe për Akademinë tonë.”

Ta çojmë në vend amanetin e të parëve!

1

Florim Zeqa 

Një muaj pas përfundimit të luftës, me të hyrë në oborrin e shtëpisë, e gjeta gjithçka shkrumb e hi, të tre shtëpitë që i kishim ishin djegur e rrënuar gati në themel përveq Magjjes së mbushur me miell. Familjarët i gjeta nën një dhomë të vogël të mbuluar me një tendë plastike. Shtëpitë e rrënuara më dukeshin sikurse rrokaqiejt e perëndimit. Natën e parë të gjumit në dhomën e vogël me familjarët nuk do ta harrojë sa të jemë gjallë. Edhe pse gjatë natës Minjët kalonin nëpër fytyrën time, fillova t’i dua edhe ata që na shoqëronin ditën dhe natën, brenda dhe jashtë dhomës në oborr! Kështu rifillojë jeta nën gërmadha me shpresa të mëdha për ardhmëri në shtetin e lirë!

Nga shpresat në iluzione dhe zhgënjim të madh

E fillova shkrimin me këtë rrëfim të shkurtër personal, në të cilin mund ta gjejnë vetën shumica e mërgimtarëve që i kanë vizituar familjarët e tyre për herë të parë pas përfundimit të luftës.

Edhe në ato rrethana kur na mungonte gjithçka, i kishim të gjitha, pasi e kishim shpresën e madhe dhe besimin e fuqishëm për një të nesërme më të mirë në shtetin e Kosovës së lirë dhe të pavarur!

Vitet e para pas çlirimit shpresat për jetë në Kosovë ishin më të mëdha. Të gjithë sipas kushteve dhe mundësive filluan rindërtimin e shtëpive. Në zonat rurale filluan ta punojnë tokën dhe të merren me veprimtari bujqësore, blegtorale dhe afariste.

Mirëpo, pas ri-shpalljes së pavarësisë apo siq e parapelqejë ta quaj unë, të njohjes formale ndërkombëtare të Kosovës, filluan të ndryshojnë gjërat. Të parët që ndryshuan ishin politikanët, të cilët, në vend që të punonin më shumë për shtetin dhe mirëqenjen e qytetarëve e bën të kundërtën, filluan pasurimin marramendës mbi kurrizin e popullatës së varfër.

Si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik filluan të veniten shpresat e qytetarëve për jetë në vendin e tyre. Pra, shpresat u kthyen në iluzione dhe besimi në zhgënim të madh.

Largimi që po e varfëron dhe shëmton Kosovën e bukur

Sot, kur në Kosovën tonë jeta është përmirësuar dhe nuk është si më parë, me shtëpi të bukura dhe luksoze, me infrastrukturë rrugore, ujësjellës dhe kanalizime, rrjet të internetit në çdo cep të Kosovës, askush më nuk dëshiron të jetojë më në zonat rurale (fshatra) dhe jo vetëm!

Si pasojë e kësaj, fshatra të tëra janë boshatisur, shkollat kanë mbetur pa nxënës, diku-diku edhe janë mbyllur tërësisht, e sa të tjera janë proces të mbylljes!

Mirëpo, i njëjti fat është duke i përcjellur edhe zonat urbane apo qytetet, ku lagje të tëra kanë mbetur pa të rinjë, pa nxënës dhe fëmijë, pasi të gjithë me prindërit e tyre kanë ikur në perëndim!

Kthimi në vendlindje domosdoshmëri e kohës

Mendoj që është i mundur dhe i domosdoshëm kthimi në vendlindje. Meqenëse klasa politike pa dallim pushtet dhe opozitë as që kanë plan dhe projekt për kthimin e të larguarve nga vendlindja, këtë barrë duhet ta marrin mbi supet e tyre intelektualët e mërgatës sonë, me organizimin e fushatave vetëdijësuese për kthimin e të rinjëve nga mërgata në vendin e tyre të lindjes.

Ashtu siq u kthye popullata pas lufte për të rifilluar jetën si feniksi mbi gërmadhat e shtëpive të djegura, tani është më i lehtë kthimi në shtëpitë e bukura dhe luksoze. Mjafton vetëm iniciativa dhe vullneti i mirë me dashuri të pastër ndaj atdheut siq e don fëmiu nënën e vet.

Të parët që duhet të kthehen janë shtresat intelektuale duke iu dhënë shembuj konkret gjeneratave të reja, por edhe duke filluar organizimin e jetës shoqërore dhe politike për ta larguar nga skena këtë klasë të dështuar kusarësh politik.

Këtë shkrim dëshirojë që ta mbylli me poezinë time të shkruar tre vite më parë, e cila thërret si kushtrim për kthim në vendlindje dhe për ta çuar në vend amanetin e të parëve tonë për t’i dalur zot tokës së lashtë Iliro-Dardane, që është edhe amanet i dëshmorëve të lirisë.

Të kroi i fshatit tim

 

Ç’mallje dhe nostalgji,

meditim dhe dashuri,

për kohën e kaluar,

plot ëndërra për ardhmëri.

 

Kur ishim të rinjë,

tek kroi i fshatit,

loznim dhe këndonim,

për ditët e mira,

që i prisnim të vijnë.

 

Në ditët me vapë,

me ujin e kulluar të kroit,

që buronte nga thellësia e tokës,

freskonim shpirtin e dëlirë.

 

Pushtimi i egër barbarë,

na i prishi ëndërrat rinore,

na ndërroi rrjedhën e jetës,

largë trungut stërgjyshor.

 

Edhe pse ne largë,

të tretur n’dhe të huaj,

kroi asnjëherë nuk u ndal,

vazhdoj rrjedhen e tij.

 

Qëndroi besnik,

në trungun e lashtë,

për t’na kujtuar,

amanetin e të parëve,

për kthim n’vendlindje.

 

Uji i kroit të fshatit,

më dha forcë dhe energji,

për t’u kthyer,

shpejtë në atdhe.

 

Për të shijuar,

më të madhen pasuri,

ujin dhe bukën e embël,

në të bukurën Dardani.

Asociacion komunal vetëm për qytetarët serb lojal të shtetit të Kosovës, jo për Serbinë

0
Asociacion komunal vetëm për qytetarët serb lojal të shtetit të Kosovës, jo për Serbinë

Nga: Agim Bajrami

Kosova, menjëherë do të duhej të inicioj procedurat e miratimit të aktit statutar të Asociacionit ,pa marr parasysh çka bënë pala tjetër ,sepse  garantues të shtetit të Kosovës,demokracisë,shtetit të së drejtës,integrimeve në bashkësinë ndërkombëtare, dhe zhvillimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës janë SHBA dhe BE . Të mënjanohet, mendësia e folklorizmit kosovarë, dhe meritat e miqve ndërkombëtar për lirinë krijimin e shtetit të Kosovës, dhe integrimin e Kosovës në strukturat dhe institucionet e organizatave ndërkombëtare, e kanë bërë, dhe mund të bëjnë vetëm themeltarët e subjektivitetit ligjor të Kosovës, dhe ata janë miqtë ndërkombëtar me parat e taksa paguesve të qytetarëve të tyre.

Kosova, me patjetër do të duhej të formojë asociacionin e komunave për  qytetarët  kosovarë me shumicë të etnisë serbe, dhe pse? Ngase: – Kosova ka obligim nga marrëveshjet e arritura në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015, dhe të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës: – Se në bazë projektit të Athisarit , u pranua shteti i Kosovës, me status të veçantë, për komunitetin e Kosovës dhe me ‘sui generis’ të shtetit të Kosovës; – Se Kosova, mund të qëndroj vetëm si shoqëri multi etnike, multi fetare dhe me demokraci funksionale, dhe sundim të ligjit, ku shteti është laik ndaj besimeve fetare dhe religjioneve në Kosovë. – Kosova, menjëherë do të duhej të inicioj procedurat e miratimit të aktit statutar të Asociacionit ,pa marr parasysh çka bënë pala tjetër ,sepse garantues të shtetit të Kosovës,demokracisë,shtetit të së drejtës,integrimeve në bashkësinë ndërkombëtare, dhe zhvillimin e mirëqenies të qytetarëve të Kosovës janë SHBA dhe BE . – Të mënjanohet, mendësia e folklorizmit kosovarë, dhe meritat e miqve ndërkombëtar për lirinë krijimin e shtetit të Kosovës, dhe integrimin e Kosovës në strukturat dhe institucionet e organizatave ndërkombëtare, e kanë bërë, dhe mund te bëjnë vetëm themeltarët e subjektivitetit ligjor të Kosovës, dhe ata janë miqtë ndërkombëtar me parat e taksa paguesve të qytetarëve të tyre.

Përndryshe,edhe me dëshirën më të mirë të kosovarëve dhe me kapacitetet e aftësive disponuese të lidershipit politike,e vetëdijes shoqërore demokratike të qytetarëve, kapaciteteve arsimore e të traditës të shtet ndërtimit dhe të funksionimit të shtetit ligjor mbi bazën e vlerave demokratike, të qeverisjes demokratike,barazisë ligjore, e konkurrencës në vlera,është për të dëshiruar, dhe pa mbështetjen e SHBA-ve dhe të BE-së ,përveç se është e pa mundshme ,por atëherë Kosova ,do të rrezikohej nga vetvetja,dhe zhvillimet nga gjeopolitika aktuale. Prandaj ,te kultivohet urtësia ,për atë që Kosovës i mungojnë njohuritë, të kërkohet ndihma e përkrahjes nga miqtë ndërkombëtar, dhe me mençuri të ndërmerren hapat e nevojshme në harmoni me politikat e formuara të miqve ndërkombëtar, për më të mirën e ardhmërisë evropiane dhe të qytetarëve kosovar dhe vendit të tyre. Mjaft më, me plagjiaturë të meritave të te tjerëve, dhe eufori fudulle të mendësisë konfliktuoze  ballkanike!

Presidentja Osmani ka udhëtuar në ShBA, për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet të hënën.

Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja poashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Përgjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut

“Fluturuesit politik”: hajde, kush po jep më shumë?!      

6

Nga: Arbër I. Halilaj

  • Asamblist në KK Drenas

Karkaleci është insekt i lashtë dhe që ka relacion të hershëm me njeriun. Përmes mekanizmit të katapultimit që shfrytëzon, kërcen deri në 1 metër larg (sa 20 herë gjatësia e tij trupore). Kamuflohen shumë mirë, shkaku i ngjyrës së gjelbër të trupit. Lloje të tyre janë dëmtues serioz të të mbjellave, edhe kur janë të pakët në numër. Me tiparet e tij të kërcimit, kamuflimit, dëmtimit të të mirave materiale, karkaleci ka një përputhshmëri të habitshme me disa politikanë, asamblist e deputetë pa kurriz, pa dinjitet dhe me një nivel të mjerë intelektual. Mënyra e funksionimit të Asamblesë Komunale në Drenas dhe jo vetëm në Drenas, e ilustron këtë më së miri !

Fenomeni i “fluturimeve” joparimore partiake nga partitë e iniciativat tjera drejt partisë e cila qeverisë komunën e Drenasit, fenomen ky i cili nuk ka anashkaluar asnjëherë skenën politike në Drenas, por edhe në komuna e subjekte të tjera, dëshmon se në politikën kosovare lejohet gjithçka dhe më së paku mendohet për korrektësinë politike dhe votuesit. Kalimi nga një parti në tjetrën, më së shpeshti për hir të interesave personale, është tradhti si ndaj partisë paraprake, ashtu edhe ndaj vullnetit të votuesve. Votuesit zgjedhin listat, pjesë e të cilave janë pikërisht ata që pastaj po i ndërrojnë “ngjyrat” partiake, ndërsa janë në lista vetëm falë partive të tyre paraprake dhe programit me të cilin janë prezantuar.

Transferimi i një këshilltari komunal, deputeti, aktivisti etj. në një parti tjetër për shkak të një përfitimi të premtuar, do të duhej të sanksionohet qartë edhe me Kodin Penal dhe Ligjin për Zgjedhjet në Kosovë. Korrupsioni nuk përfshin vetëm përfitimet e paligjshme financiare siç e percepton shumëkush, por edhe ato të marrjes së pozitës, privilegjeve apo benefiteve tjera të ndërlidhura me këto “transferime politike”. Vet “shitja” e përfaqësimit partiak dhe besimit të votuesve, po bëhet një dukuri e shpeshtë që çon në mashtrim përmes ndryshimit të këtij besimi, gjë që është problematike para së gjithash për arsyen se këto veprime të këshilltarëve apo deputetëve, të zgjedhurve të popullit, cenojnë drejtpërdrejt vullnetin elektoral.

Bindjet politike zakonisht nuk janë motivi i vërtetë për ndryshimin e “fanellës partiake”. Kjo më shumë ka të bëj me interesat personale dhe luftën për ekzistencë politike. Pothuajse si rregull, në partinë e re apo pozicionimin e ri fitohet një nivel i njëjtë ose pozicion më i lartë për “fluturuesin” e ardhur.

“Pazarxhinjtë politik” njihen edhe për përdorimin e votës së tyre që të mundësohet formimi i një mazhorance që nuk u zgjodh përmes votimeve në zgjedhje, apo zhbllokimi i “ngërçeve parlamentare” në mënyrë jo parimore, që është sërish mashtrim i turpshëm i votuesve, siç ka ndodhur në Asamblenë ku unë bëj pjesë. Shumica parlamentare së bashku me “këshilltarët e transferuar” përbëjnë shumicën “e rishkruar” parlamentare. Ndryshimi i vullnetit elektoral të qytetarëve përtej zgjedhjeve rrëzon besimin e tyre tek institucionet dhe shteti i së drejtës. Kalimi i këshilltarëve apo deputetëve nga njëra parti në tjetrën, duke ia mundësuar kësaj të fundit të krijojë edhe shumicën e paarritur përmes votimit në zgjedhje, është një nga format më të këqija të korrupsionit politik. Edhe më i pranishëm është votimi në favor të atij që ushtron pushtetin, pa ndryshimin formal të partisë, që është veprim shumë më perfid dhe më i rrezikshëm sesa një “transferim” i hapur. Në këtë mënyrë, këta “shpirtëra të shitur” kanë shkelur parimet dhe premtimet me të cilat kanë dalë para votuesve p.sh.: në asamblenë tonë ka opozitar që nuk kanë “fluturuar” formalisht në taborrin qeverisës, por pavarësisht kësaj blanko votojnë “pro” çdo propozim-vendimi të qeverisë lokale. Ata që tashmë haptazi janë shitur, veçse janë rehatuar në pozita pune ose presin të përfitojnë në të ardhmen e afërt.

Në një shoqëri ku ka papërgjegjshmëri politike, ndërrimi i shpeshtë dhe oportun i partisë apo grupit është një nga fenomenet kryesore. “Fluturimi” nga njëra parti në tjetrën është problematik, së pari për arsyen se kjo sjellje e këshilltarëve cenon drejtpërdrejt vullnetin elektoral të qytetarëve, ndërsa motiv kryesor për këtë veprim të politikanëve është interesi. “Rehatimi” në pozita pune dhe ofrimi i përfitimeve tjera bëhet haptazi, sikurse asgjë jonormale nuk po ndodh. Çfarë mund të pres komuniteti nga një qeverisje apo kryetar, që shumicën e krijon përmes këtyre “karkalecave politik” që kërcejnë nga një taborr në tjetrin, sipas interesit dhe pazarit që iu ofrohet? Tmerr!

Dispozitat kushtetuese që theksojnë se mandati i takon deputetit apo këshilltarit, nuk mund të jenë arsyetim për ‘fluturimin’ e mandatit nga njëra parti në tjetrën, sepse në këtë mënyrë mbajtja e zgjedhjeve. dhe shprehja e vullnetit të lirë të qytetarëve nëpërmjet tyre është e pakuptimtë. Lypset të mendohet ndryshimi i Kodit Penal, për të siguruar mbrojtje penalo-juridike nga tregtimi i paskrupullt i mandateve, sepse në të kundërtën humbet vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhje, sidomos në ato kuvende ku për vendime pro pushtetit apo opozitës vendosin një apo dy mandate, pra është diferencë e ngushtë.

Në garën zgjedhore konkurrojnë programet, jo njerëzit. Njerëzit mund të ndryshojnë, por programet mbeten të njëjta. Duket sikur “transformuesit e votës” që po shiten në tregun politik po mendojnë se qytetarët kanë kujtesë të dobët dhe harrojnë, prandaj edhe këto kalime ndodhin në të gjitha nivelet. Ngjashëm me karkalecat e fillimit të këtij shkrimi, “fluturuesit” po e dëshmojnë se preferojnë të konkurrojnë për poste, privilegje, për të zënë pozicionin më të mirë të mundshëm në qeverisje e jo për ide politike, programe dhe për të mirën e përgjithshme publike, për çfarë janë votuar.

Mbështetja e mediave, ndërrimet e pozicionit politik me deklarime para kamerave apo me festime të organizuara nga partia “përfituese”, janë dëshmi publike se këshilltarët që kanë aderuar në një parti tjetër, kanë marrë shpërblim për këtë ose do ta marrin në rastin e parë të mundshëm. Këto veprime po i bëjnë zgjedhjet të pakuptimta dhe po e rrisin mosbesimin e qytetarëve tek institucionet dhe përfaqësuesit e zgjedhur, rrjedhimisht e ulin motivin dhe shkallën e daljes së votuesve në zgjedhje. Kjo pastaj çon në situatën kur votuesi bojkoton procesin zgjedhur , duke mbajtur qëndrimin se “nuk ia vlen, të gjithë janë të njëjtë”. Këto transferime, fluturime, shitje, transformime… sido që t’i quajmë ato, krijojnë pasigurinë për faktin se ju nuk e kini më idenë se kush po ju përfaqëson dhe po merr vendime në emër të votës suaj. A mund të ndalet ky trend ?

Së pari, duhet nisur nga individi, i cili duhet të dijë se mandati i fituar me votë apo pozicioni politik nuk është pronë e tij private, që mund të tregtohet, përkundrazi ai në çdo moment duhet të jetë i gatshëm për të dhënë llogari para qytetarëve, të cilët e kanë votuar për ta vënë në atë pozicion. Por, praktika me rastet që po ndodhin tregon se e vetmja zgjidhje efektive do të ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor, që është edhe pjesë e problemit, meqë votuesit në zgjedhje votojnë për lista, e jo për individë. Deputetët dhe kuvendarët e kanë të qartë se tek ne në Kosovë politika është bërë veprimtari shumë e rëndësishme, prandaj gjithmonë ka individ që me çdo kusht kërkojnë pozicionin e të qenit brenda partisë në pushtet, qoftë edhe përmes “shitjes në pazarin politik”, sepse mazhoranca është gjithmonë në anën e qeverisë dhe zakonisht voton çdo propozim të saj.

Këto “transferime” joparimore mund të dënohet vetëm nga votuesit, të cilët kanë njohuritë e mjaftueshme se kush dhe si po i përfaqëson, duke e pasur të qartë se asambletë, parlamenti, qeveria lokale apo qendrore, në fund të fundit janë përgjegjëse para sovranit që ua ka dhënë besimin përmes votës. Tradhtia ndaj këtij besimi qytetar duhet të jetë shkas i mjaftueshëm edhe për inicim të hetimeve nga prokuroria për ndikim eventual, shtytje në marrjen e këtij vendimi si dhe ndërlidhje të mundshme të “fluturimeve” partiake me korrupsion dhe përfitim personal. Është e ditur se mandati i takon individit e jo një partie politike, sepse në legjislacionin tonë zgjedhor kemi arritur një nivel të lartë të demokracisë dhe kjo na lejon që brenda një liste kandidatësh, të japim votën tonë për kandidatin në të cilin kemi më shumë besim. Por, kur ky besim tradhtohet, më efektive do të ishte që qytetarët votues të sanksionojnë ata kandidatë që tradhtojnë, duke mos u dhënë votëbesimin njerëzve të tillë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo do të detyronte edhe partitë dhe subjektet politike që të analizojnë mirë se kujt po ia japin mundësinë që të hyjnë në lista zgjedhore, e përmes votimit të shkojnë si përfaqësues në asambletë komunale apo parlamentin nacional.

Në Kosovë ekziston liri e shprehjes së mendimit dhe demokraci e brendshme partiake, që i mundëson çdo deputeti apo kuvendari të shpreh edhe qëndrime ndryshe nga partia, kuptohet të argumentuara dhe të faktuara, gjë që e bën të panevojshëm ndërrimin e “dresit partiak” me arsyetimin për të pasur pavarësi në mendime e vendime. Ai intelektual që është parimor, i mirë-informuar dhe i guximshëm, është edhe i pavarur në qëndrime, kudo që vepron. Deputeti i parlamentit apo kuvendari në asamble duhet të kuptoj që në momentin e marrjes së mandatit, është përfaqësues i popullit e jo vetëm i votuesve të tij dhe i partisë prej nga vjen, si dhe kryen detyrat pa detyrimin për të dëgjuar direktivat e partisë dhe pa dhënë llogari për mënyrën se si ka votuar në parlament apo asamble për çështje të caktuara. Këtë pavarësi në ushtrimin e funksionit e mundësojnë rregulloret dhe ligjet në fuqi, prandaj pikërisht kjo e dëshmon paarsyeshmërinë e kalimit drejt partive në pushtet, kamuflimit si i pavarur, e aq më keq votimit “blanko” të çdo propozimi që vjen nga ekzekutivi.

Zemërimi i qytetarëve ndaj njerëzve që sillen në këtë mënyrë jo korrekte është i kuptueshëm, prandaj e para është që mos t’i votojnë nëse kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme, e ky do të ishte një dënim i madh. Veprimi i “transferimit” të mandatit diku tjetër kontribuon në perceptimin se ne nuk e dimë në fakt se çfarë është pozita dhe çfarë është opozita. Në Kosovë ashtu-kështu nuk ka parti të profilizuara qartë, gjë që e dëshmon edhe fakti i këtyre lëvizjeve nga një parti në tjetrën brenda natës, kurse shumë parti e subjekte harrojnë fare ideologjitë e tyre, sepse për fat të keq janë shndërruar në grupe interesi që shpërfillin prioritetet e votuesve. Sistemi aktual zgjedhor nuk i pengon deputetet/asamblistët që fill pas zgjedhjeve të kalojnë tek taborri tjetër, duke i dhënë goditje fatale pikërisht vullnetit elektoral të qytetarëve. E gjithë kjo bën që qytetarët të ndihen të mashtruar dhe kjo dukuri ndikon në rënien e interesimit për dalje më masovike në zgjedhje.

Kalim të individëve nga një parti politike në tjetrën fatkeqësisht ka pasur dhe ka në vazhdimësi në Kosovë, në nivelin lokal apo qendror. Në raste të caktuara, këto tranzicione janë vendimtare në formimin e qeverive në nivel lokal, apo të shumicës nëpër asamble. Kur shterrojnë përfitimet klienteliste që kanë joshur për ikje nga partia amë, atëherë “shitësit e votës” hyjnë në negociata me një subjekt tjetër, thjesht duke vlerësuar në prizmin e asaj se ky tranzicion i ri a do të jetë i siguruar edhe materialisht apo me pozitë, ndërsa përfitimet shkojnë jo vetëm ndaj personit “të shitur”, por edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes së ngushtë që shpërblehen me pozita pune apo favore të tjera pa kritere.

Ky korrupsion i hapur politik, nën maskën e kalimit në një parti tjetër ose kalimit në statusin e të “pavarurit”, si diçka “normale” dhe “demokratike”, ka marrë përmasa shqetësuese. Këtu nuk bëhet fjalë për “transferime” nga arsyet etike apo ideologjike, por për qëllime përfitimesh klienteliste-ekonomike, financiare apo edhe arsye tjera me bazë korruptive. Disa nga “të zgjedhurit e popullit” për anëtar parlamenti apo kuvendar në asamble,  në varësi të ambicieve dhe grykësisë personale, mendojnë se si të materializojnë (shesin)  sa më mirë që të jetë e mundur “angazhimin për interesin e qytetarëve” dhe kështu të kapitalizojnë përfshirjen në politikë, duke kaluar në partinë që qeverisë pas zgjedhjeve ose duke marrë një status të ashtuquajtur “të pavarur”. Kalimi në statusin e të pavarurit, nuk e zvogëlon fare këtë lloj korrupsioni politik, por vetëm e paketon atë në formë tjetër. Thjeshtë, ky ndryshim synohet të arsyetohet si një veprim “demokratik”, “parimor”, “normal” dhe që t’iu duket i drejtë votuesve, por në realitet ky pozicion do të nënkuptojë ose hyrjen në koalicione (jo)parimore politike dhe të interesit, ose tregtimin e votave rast pas rasti e vendim pas vendimi, në varësi të asaj se kush është në çfarë pozicioni dhe çfarë ofrohet në shkëmbim të votës.

Më duhet të theksoj se ka edhe një lloj tjetër deputetësh apo kuvendarësh, edhe pse të paktë në numër, që largohen nga partia e tyre politike për arsye se ajo i ka braktisur premtimet e dhëna parazgjedhore, duke treguar kështu respekt për votuesit që iu besuan për t’i përfaqësuar në legjislativ. Këto unë i konsideroj lëvizje parimore e me motiv etik, e që nuk mund të përzihen me rastet tjera të “shitësve të mandatit”. Ndryshimi i pozicionit politik për arsye etike, për shkak të ndryshimit të vlerave dhe lëvizjes programore të partisë amë, është korrektësi politike dhe personi i tillë duhet të vazhdojë të angazhohet profesionalisht në politikë si dhe të vlerësohet. Fatkeqësisht, këto ndryshime të përkatësisë partiake në shumicën e rasteve po ndodhin për arsye thjesht oportuniste. Duke u nisur nga fakti që politika është shndërruar në mundësi për poste, tenderë të dedikuar për grupe interesi si dhe përfitime tjera, njerëzit po i hyjnë politikës sikur janë duke nisur një biznes fitimprurës.

Realisht, nuk shoh zgjidhje të shpejtë dhe efektive për këtë kancer që e mbyt zhvillimin e demokracisë. Partitë në Kosovë nuk po mund të pozicionohen si bartëse të ideologjive politike, por si organizata që mbijetojnë falë klientelizmit politik. Fatkeqësisht, rrethanat aktuale politike nuk na mundësojnë një debat të gjërë dhe demokratik lidhur me projeksionet politike dhe karakterin e mandatit të përfaqësimit politik. Kjo nënkupton që të fillohet një proces afatgjatë i socializimit politik dhe profilizimit të vërtetë ideologjik të partive në arenën politike. Është shumë shqetësuese dhe jashtëzakonisht e rëndësishme zgjidhja e problemit të ndryshimit të vullnetit elektoral të qytetarëve, përmes kalimit oportunist në parti apo grupim tjetër politik, i cili e bën të pakuptimtë demokracinë. Zgjidhja e këtij problemi kërkon që të fillohet nga individi politikisht aktiv, i cili më në fund duhet të kuptojë se nuk mund ta tregtojë pozicionin duke nënvlerësuar votuesit, sepse mandati nuk është pronë private e tij dhe se duhet të japë llogari para qytetarëve që e kanë emëruar (votuar) në atë detyrë.

Këto lëvizje janë shenjë e një sistemi politik jofunksional, ku nuk ekziston minimumi i dakordimit për rregullat dhe etikën politike ndërmjet subjekteve politike. Dhe aty ku nuk ka përgjegjësi, nuk ka dinjitet dhe vlera. Kur politika kthehet në tregti, shit-blerje shërbimesh e vote, ajo kthehet në një pazar mallrash të dorës së dytë, të llumit politik e intelektual. Kudo që ndodh ky tregtim, qoftë në komunën time ku është mjaft i shprehur, por edhe në tërë vendin, është veprim që nuk jep shije, nuk sjell përparim, nuk ka kënaqësi në blerjen dhe shitjen e korruptuar politike.

“Fluturimi politik” për hir të realizimit të interesave personale është direkt i drejtuar kundër demokracisë dhe interesave të qytetarëve, në emër të të cilëve thirren të gjithë “pazarxhinjtë”, e që pastaj shkakton ndryshimin e vullnetit të shprehur elektoral pikërisht të këtyre dhjetëra mijëra qytetarëve. Kjo dukuri kontribuon që besimi i qytetarëve në zgjedhjet korrekte dhe përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë demokratike të dëmtohet gjithnjë e më shumë, sa më shumë që kemi këso “pazare politike” në cilindo nivel, lokal apo nacional. Votuesit zgjedhin listat, pjesë e të cilave janë edhe ata që më vonë ndërrojnë “ngjyrat” partiake, e që harrojnë se janë në lista zgjedhore vetëm falë partive të tyre dhe liderit që i ka propozuar për ato lista.

Në këto raste nuk ka përgjegjësi për fjalën e thënë publikisht, për rolin e intelektualit në shoqëri, pasi interesi publik është zëvendësuar me atë privat. Humbësit më të mëdhenj në gjithë këtë histori, përveç pengimit të demokratizimit të mëtejshëm të shoqërisë përmes zhvillimit të parlamentarizmit, do të jenë vetë qytetarët që do të manipulohen në vazhdimësi me këto lojëra të pista politike. 

A duhet që Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Kosovë të administrohen nga KOASH Shqiptar?

4

Në foto: Shqiptarët në Patriarkanen e Pejës, në vitin 1885

Pirro Prifti, Tiranë

Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 117 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar si Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë.

Duke patur një Popullsi prej 1.8 milionë banorë nga të cilët rreth 100.000 janë serbë sipas Censusit të vitit 2011, po pritet të realizohet Censusi i vitit 2024 që ka nisur që nga 5 prilli i këtij viti.

i-Pak Histori e Religjioneve në Kosovë.

Historia e Kristianizmit në Kosovë ka nisur herët në shek e  parë e.s,  madje që në fillimet e saj gjatë pushtimit romak në gadishullin ilirik, kur Shën Pali mbriti në Durrës dhe Apolloni.  Me ndarjen e Perandorisë Romakë të atë të Lindjes apo Bizantine me qnëdër në Kostandinopojë me Perandorin e parë Ilir nga Nishi, Kostandini i Parë 306–337, Kosova që në atë kohë quhej Dardania ashtu si dhe Arbëria dhe Epiri u përfshinë në ritin lindor fetar orthdoks kurse disa qytetenë Perëndim të Arbërisë dhe Epirit patën ritin perëndimor katolik të kombinuar me atë lindor në varësi të pushtimeve. Me ardhjen e popullsisë sllave të jugut në shek vi, edhe sllavët morën të njëjtën fe si dhe banorët vëndalinj shumica morën ritin lindor dhe pjesa perëndimore afër bregdetit adriatik  patën rit katolik. Kështu popullsia jo slave Dardane, arbër dhe epirotë si dhe sllavët patën të njëtën fe sipas linjës së Teodosit pas vitit 395 e.s., (Perandori Theodosius I); në perëndim katolikë (kroatët dhe dardanët) në lindje orthodoksët (serbët, dardanët, arbërit dhe Epiri). Shumica e Kishave dhe Manastireve u ndërtuan në fillim nga dardanët dhe arbëri, dhe pas ardhjes së sllavëve kishte dhe kisha serbe dhe darddane të kombinuara sepse nuk kishte etni të përcaktuara dhe martesat ishin të përzjera për shkak të feve të njëjta, porse shkrimi sllav dominoi në këto treva kurse shkrim latin dominoi në zonat bregdetare katolike (Byzantine Empire – wikipedia).

Pas qershorit të vitit 1389 kur Perandoria osmane mundi koalicionin ballkanik të përbërë nga arbër, dardanë, serbë,bullgarë, Kosova ra nën sundimin Osman, dhe që aty mori emrin sepse Car Llazari fushën e Mjelmave ku u bë beteja, e quajti Koso-vo polje (serbisht), dhe osmanët e e quajtën ashtu sipas thënieve të serbve dhe kështu mbeti edhe sot e kësaj dite.

Patriarkana e Pejës në kohën e pushtimit të Perendorisë Osmane

Pas vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar Skënderbeu, një pjesë e madhe e dardanëve dhe arbërve orthodoksë që mbetën në ato treva, për të ruajtur fenë dhe pronat (por brezat e mëvonshëm harruan gjuhën), i u afruan afër kishës serbe, sepse ajo kishte marrë leje nga Sulltani për të mbijetuar me disa kushte por kishte të drejtë të ruante pronat dhe fenë duke paguar taksë. Dardanë dhe arbërit që i u afruan kishës serbe, u quajtën shkie nga shqipfolësit dhe dardanët arbërërit që u konvertuan në islam. Kjo shkaktoi një konflikt të vazhdueshëm për pronat  ku baza ishte edhe përplasja fetare. Shfuqizimi në vitin 1766 i patriarkanës ortodokse serbe në Pejë (Pejë) nga osmanët, e zvogëloi ndjeshëm rëndësinë e Kosovës si qendër kulturore serbe. Sot serbët pretendojnë se janë vetëm kisha serbe duke mohuar të kaluarën, para se ata të vinin në gadishullin ilirik, sepse fenë e morën nga vëndalinjtë e atëehershëm.

Pas shkatërrimit të Perandorisë osmane, shteti serb u bë i fuqishëm pasi mori tokat  e shqiptarëve Kosovën, Metohinë (Dukagjinin), dhe pjesët që ka sot Maqedonia, duke përvehtësuar edhe trashëgiminë e vjetër fetare të dardanëve, arbërve, të cilët ndërtuan dhe u lutën në kishat e ritit lindor së bashku me serbët.

Nga pushtimi serb në 1878 e deri më 1999, Kosovva dhe popullsia shqiptare mbeti pa të drejtat themelore të njeriut dhe të pronave. Vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s , Kosova u bë shtet. Sot, në tërë Kosovën ka 42 kisha orthodokse. Kosova ka 156 manastire dhe shumë kisha, dhe manastire ortodokse serbe, nga të cilat tre janë objekte të trashëgimisë botërore të Serbisë si monumente mesjetare në Kosovë: Manastiri Patriarkal i Pejës, Visoki Deçani, Zoja e Ljevishit dhe Graçanica. Kisha më e vjetër që njohim në Kosovë është kisha e Ulpianës, e cila daton në shekullin IV-V (para se të vinin sllavët e jugut).

Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë myslimanë, edhe pse disa janë të krishterë (ortodoksë, katolikë ose protestantë). Pothuajse të gjithë serbët e Kosovës i përkasin KOS-it (kisha ortodokse serbe). Shumica e ashkalive, boshnjakëve, egjiptianëve, goranëve, romëve dhe turqve etnikë janë gjithashtu myslimanë, ndërsa shumica e malazezëve etnikë dhe disa romë janë të krishterë ortodoksë. Popullsia serbe, e llogaritur në 140,000 njerëz, është kryesisht ortodokse serbe.

Manastiri i Deçanit në kohën e pushtimit turk-osman…

Dhjetra kisha u shkatërruan dhe të tjera u dëmtuan 155 kisha ortodokse serbe u shkatërruan “nga shqiptarët” e Kosovës ndërmjet qershorit 1999 dhe marsit 2004, pas përfundimit të qeverisjes serbe në vitin 1999, dhe 35 të tjera u dëmtuan në javën e dhunës shqiptare në mars 2004. Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale. Ky fakt u bë argument bazë i serbve për të kundërshtuar kërkesat e shqiptarëve të Kosovës se kishat orthodokse serbe kanë qënë dikur jo serbe por Dardane dhe Arbër.Aktualisht egziston një konflikt fetar i fshehur në Kosovë, konflikt që ka ngjyrime të theksuara politike.

Ka një numër të panjohur të shqiptarëve ortodoksë, por shumica prej tyre nuk duan t’ia tregojnë publikut fenë e tyre, për faktin se do të kërcënohen, edhe rezultati fetar i Kosovës është 2/4, që nuk është perfekt, krahasuar. tek shqiptarët duke dominuar me 4/4.

Por në Kosovë ka edhe kisha Protestante e Kosovës (dhe Kisha Protestante Shqiptare) u themelua nga Gjerasim Qiriazi por ka pasur përpjekje protestante më parë. Shoqëria Biblike Britanike dhe e Huaj ishte një institucion me bazë protestante që synonte Perandorinë Osmane. (Christianity in Kosovo – wikipedia).

Rreth 93 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë etnikë. Në 7 përqindëshin tjetër përfshihen boshnjakët, serbët, turqit, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët dhe romët.

Kisha Katolike ka një popullsi në Kosovë prej rreth 65,000 banorësh në një rajon prej rreth 2 milionë banorësh.60,000 të tjerë katolikë kosovarë janë jashtë rajonit, kryesisht për punë. Ata janë kryesisht shqiptarë etnikë, me pak kroatë. Dioqeza Prizren-Prishtinë (deri më 5 shtator 2018, Administratë Apostolike e Prizrenit) është rrethi kishtar i Kishës Katolike në Kosovë. Ai ka qendër qytetin e Prizrenit. Peshkopi Dodë Gjergji shërben si peshkop dioqezan që nga viti 2019. Që nga viti 2019, Selia e Shenjtë nuk e njeh Kosovën si shtet sovran (how many catolic churches and catholic monasteries have in Kosova? – Google Search).

ii-Përse Kishat dhe Manastiret Orthodokse në Kosovë do të mund të administrohen në Koash-i shqiptar?

Ky opsion mund të jetë mundësia më e mirë për të ruajtur trashëgiminë religjioze dhe kulturore të Kosovës duke qënë se Kisha Orthodokse Serbe është e politizuar dhe mund të pengojë qetësimin e situarës fetare në Kosovë. Përse e them këtë?

Së pari, kjo mund të spjegohet se në Shqpëri ka njëbashkëjetesë dhe tolerancë të shkëlqyer fetare, dhe një nga promotorët e kësaj bashkëjetesë dhe tolerancë maksimale fetare është komuniteti shqiptar orthodox i drejtuar nga KOASH pavarësisht se kush mund të jetë në krye sot ose nesër, së bashku edhe me fetë e tjera: myslimane dhe katolike gjë që e cila mund të realizohet edhe në Kosovë, nëse Kisha do të jetë e drejtuar nga KOASH.

Së dyti ka një argument të fortë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të mund të administroje dhe të drejtojë jetën religjioze orthodokse të pakicave në Kosovë sepse historikisht, dardanëtdhe arbërit orthodoksë të Kosovës , ata që u quajtën shkie gjatë pushtimit Osman pas vdekjes së Skënderbeut e deri më28 nëntor 1912, patën një Shënjtore arbër të cilës i faleshin dhe i luteshin në ato kisha serbe; dhe kjo ishte Shënjtorja Angjelina Arianiti kunata e Skënderbeut dhe bija e Gjergj Arianitit, një pjesë e lipsanit të saj gjëndet në Manastirin e Krushedolit Serbi. Ajo përkujtohet çdo 30 korrik, si në Serbi ashtu dhe në Shqipëri, pavarësisht se KOASH-i ynë harroi të përkujtojë 500 vjetorin e vdekjes së saj në 2020 (vdekur në 30 korrik 1520).

Së treti kalimi i kishave dhe manastireve orthodokse të Kosovës në administrimin e KOASH-it shqiptar do të mundësonte jo vetëm qetësimin social dhe  zbutjen e armiqësive fetare por do të krijonte edhe precedent për të hequr frikën e shqiptarëve të Kosovës që dikur ishin orthodoksë por sot kanë frikë të shprehen nga shkaku i dhunës, sepse ka plot serbe me prejardhje shqiptare përvec shkijeve të cilët janë serbizuar nga shek XVIII- XIX si në fshatin Vitomiricë, fshatin Korishë komuna e Prizrenit dhe arnaute e fisit të kabashëve, në Prishtinë, Kolovicë, fshatrat e komunës së Gilanit, madje mbiemra që janë shqiptarë por që u janë shtuar prapashtesat `iç` ose `viç` si Brego-viç, Dac-iç, Arnauto-viç, Kapedano-viç,  etj, etj (Shqiptar ortodoks në Kosovë | Forum-Al.com™).

Së katërti, sa për Maqedoninë ku elementi Kristian shqiptar është më i evidentuar si në komuninën e Rekës dhe dikur nga Vilajeti i Manastirit ku dhe u mbajt Kongresi i gjuhës Shqipe ne 1908, si dhe të dhënat nga Josif Bagëri një përfaqësues i shquar i lëvizjes atdhetare, por ky Problem për Maqedoninë mund të zgjidhet edhe me një marëveshje midis KOASH shqiptar dhe Kishës Autonome Maqedonase e cila duhet të lejojë predikimet në shqip në Kishat e saj sepse edhe fenomeni i sllavizmit bullgar në Maqedoni ka qënë i njëjtë sidhe në Serbi për Arbër&Epirotët që ruajtën pronat dhe fenë por humbën etninë (Identiteti fetar e kombëtar ishqiptarëve ortodoksë të Rekës – Shqiptarja.com).

Këtë e vërteton edhe debate nëse janë bullgarë maqedonasit ku përfaqësuesit e shtetit maqedonas e ndjejnë vehten maqedonas dhe jo bullgarë megjithse flasin të njëjtën gjuhë dhe kjo nga që po ti `gërvishtësh` pak maqedonasit dalin arbër&epirotë të sllavizuar….

Nuk jam dakort me z, Dritan Tali kur thoë që të Quhet Kisha Orthodokse e Kosovës  (Kisha Ortodokse e Kosovës – Syri Kosova | Lajmi i fundit), sepse nuk ka baza ligjore, por se do të ishte me të vërtetë juridike dhe më e drejtë që kishat dhe manastiret orthodokse që gjënden në kosovë pavarësisht se janë nën juridiksionin e KOS, mund të kalojnë në juridiksionin e koash shqiptar për arësyet që përmënda më sipër.

Në përfundim mund të them se ky opsion për Kishat dhe Manastirët orthodokse të Kosovës mund të administrohen nga KOASH i Shqipërisë, dhe kjo do të ulte tensionet religjioze dhe urrejtjen fetare midis serbve dhe shqiptarëve të Kosovës.

priftipirro2017@gmail.com