Kreu Blog Faqe 827

Pushtimi islamik i Konstantinopojës dhe aleanca ortodokso-islamike!

Nga: Gjergj-Skender Jashari

Kohëve  të  fundit  është   gjithnjë  e më  mediatike  aleanca   ortodokso-islamike,  gjegjësisht  ruso-sllave  me  botën  islame! Rrënjët  e kësaj  aleance   që në  fillim të  saj,  por edhe tani   janë  tejet   prezente dhe funksionale. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, i përdorte për luftë speciale kundër botës demokratike. Mirëpo me rastin e shembjes së Bashkimit Sovjetik, grupet e tilla humbën mbështetjen financiare-logjistike. Derisa  ringritja e   Rusisë  pas  viteve  1990, tregon qartazi që ka  lidhje  me  rritjen  e terrorizmit islamik në  botë,  derisa  ideologjia  marksiste-leniniste, tashmë    pranohet  si e  kolapsuar.

Aleanca e tillë,  është  realizuar kur  djali i  Sulltan  Muratit II,   pra  Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, riorganizoi  shtetin dhe  ushtrinë  osmane,  me qëllim të pushtimit të Konstantinopojës, më 29 maj 1453. Sulltanët  kishin pushtuar tashmë territore  ballkanike  dhe  Atolike, por  kishte  mbetur ende  e pamposhtur Konstantinopoja![1] Mirëpo  Sulltan  Mehmet  Fatihu, ndërmori hapa të  rëndësishëm,  përmes  inxhinierit  Orban,  ndërtoi 3  topa gjigandë, të panjohur  deri në atë  kohë! Kjo  armë  ishte  kryesorja  që  mposhti muret  e   Konstantinopojës. Me rastin  e  çarjes së  mureve dhe  mbi gjitha efektit psikologjik  që  shkaktonin  këto  armë të panjohura  deri atëherë- topat  gjidand( për nga  kalibri dhe forca  shtaërruese), u arrit  mposhtja  e   Perandorit   Konstantin XI Paleologu  me  8.000  kështjellarët  që  e mbronin! Derisa  forca  osmane  ishte   mes 75.000-100.000 rrethues.[2] Mbrojtësit e  Konstantinopojës, po ashtu nuk pranuan  vasalitet  dhe  mbrojtje  nga Europa, ngaqë  ishte  tepër e  theksuar edhe  armiqësia  sidomos  kundër Vatikanit.

Më 29 maj 1453,  Sulltan  Mehmeti hyri në  Konstantinopojë,  ku Katedralën  e  Konstantinopojës e ktheu  në  Xhaminë e Shën Sofisë, duke  deklaru si kryeqytet të  Perandorisë  Osmane dhe duke  konsideru veten  si  trashëgimtar  ligjor të  Perandorisë Romake.

Por këtu  fillon  më  e keqja, aleanca  sllavo-ruse  me   vendet islamike!

Sulltanët  ishin të  njohur  për  aplikimin e parimit  “përçaj  e  sundo!” Duke  e pa  që  Kisha  Ortodokse( popullata ortodokse dhe klerikët  e Kishës  Ortodokse  ishin tejet  të  armiqësuar  me katolikët[3]  më shumë  preferonin  Islamin sesa Vatikanin[4]),  pranoi t’i  dorëzohej   Sulltanit  Osman, e  jo të  pranonte   Vatikanin, e shtyri   Sulltan  Mehmetin  që ta  lejonte   Kishën  Ortodokse të  kishte  autonomi për të  përfitu  besnikërinë e  tyre. Sulltan  Mehmet Pushtuesi  e vendosi  Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe  Genadiusi II apo  Georgios Kourtesios  Scholarios,  ishte  Partiarku më   anti-Perëndimorë,   kundërshtuesi  më i madh i Bashkimit të Kishave dhe  unifikues  mes   ortodoksëve( veçmas  grekëve)  dhe  islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark  i përbetuar   dhe  mirënjohës  për  Autonominë  e  Kishës  Ortodokse   nën  Perandorinë  Osmane,  do ushtroj  terror mbi besimtarët   katolik nën këtë  Perandori, madje edhe përmes  besimtarëve  ortodoks!  Në  ndarjen  e  Perandorisë Osmane, sipas  Mileteve,  të krishterët  ortodokës u  quajtën  “rum”, në këtë periudhë  u ushtru  terror  i vazhdueshëm  kundër  katolikëve  që të konvertoheshin në  ortodoks! Derisa  pjesa më e  madhe  e Ballkanit ishte i pushtuar nga Osmanët, të  vetmit të Krishter  Katolik,  ishin  Shqipëtarët!

Më 1 qershor  1453, vetëm  3  ditë pas rënijës  së Konstantinopojës, Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, ia   bleu  rrobet   fetare  Genadiusit dhe   u zhvillu  procesioni  i Patriarkut   të  Konstantinopojës. Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, e  bëri   aleancën  që   deri më  sot  do  vazhdoj! Pajtoi  Islamin  me  Krishterimin Ortodoks,  duke  e thellu edhe më shumë  ndarjen  mes  Krishterimit  katolik  me  atë  Ortodoks( e  cila ndarje   që  nga 1054  në vazhdimësi  u  thellu)! Sulltani  e  përzgjodhi

Pengesa  kryesore   kundër  shtrirjes  Osmane  edhe në  Gadishullin  Apenin-Italian por edhe  në Europë,  mbeti  Rezistenca  Shqipëtare! Derisa shekulli XV dhe XVI, njihen  si shekujt  kur  më së  shumti është  zgjeruar  Perandoria  Osmane! Duke u vlerësu Shqipëtarët  pengesë  kryesore për  zgjerim të Perandorisë  Osmane,  jo vetëm  gjenocidi dhe  lufta   e kësaj  Perandorie,  por  rrol tejet  të madh  luajti  edhe  Patrikana  e Konstantinopojës në  zhdukjen  e  Shqipëtarëve!

Kjo aleancë  ortodokso-islamike,  në  vazhdimësi   gjatë  tërë periudhave  historike  vazhdoi të  funksionojë( për të  cilat  më  gjerësisht në  pjesë të  veçanta  do paraqes)!

[1] https://www.britannica.com/event/Fall-of-Constantinople-1453

[2] Po aty.

[3] Norwich, John Julius (1997). A Short History of Byzantium. New York: Vintage Books. faqe 373.

[4] Stone, Norman (2005). “Turkey in the Russian Mirror”. In Mark Erickson, Ljubica Erickson. Russia War, Peace And Diplomacy: Essays in Honour of John Erickson. Weidenfeld & Nicolson. faqe 94

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

  • Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

“Arsyetimet” makiaveliste të Listës Serbe për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e mbajtura në pjesën veriore të Kosovës

0

Gani I. Mehmeti

Kur lexova “arsyet” e Listës Serbe për mospjesëmarrje në zgjedhjet në veri të Kosovës, gjithsesi ishin qesharake dhe jo të vërteta e jo bindëse.

“Arsyetimet” e kësaj liste që vazhdon të tregohet jolojale ndaj shtetit të Kosovës, janë arsyetime makiaveliste-serbomëdha.

Kjo listë serbomadhe duke qenë e fiksuar kundër Kryeministrit Albin Kurit pse është në pushtet, vazhdimisht, për gjithçka që nuk ju pëlqen e që e kundërshtojnë, e lidhin me të. Por se, kjo nuk është e vërtetë, se gjoja e kanë frikën prej tij e prej policëve të Kosovës, të cilët, asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë sjellje frikësimi në veri të Kosovës, siç e thotë kjo Listë. Me sa kemi parë, edhe Kurti edhe policia kosovare ka kërkuar vetëm rregull dhe respekt ndaj shteit të Kosovës. E kjo rregull vlen në të gjitha shtetet.

Lista Serbe, po përpiqet të paraqesë policinë e Kosovës vrasëse ashtu siç ishin policët e Serbisë në kohën e Millosheviqit në Kosovë, por kjo nuk pi ujë, sepse policët e Kosovës nuk kanë marrë asnjë aksion kundër qytetarëve serbë në veri të Kosovës. Aksionin në Banjskë të Zveçanit nuk e ka ndërmarrë policia e Kosovës, atë e kanë ndërmarrë kriminelët serbë, me ç’rast vrau rreshterin Afrim Bunjkau, ndërsa policia e Kosovës vetëm u është përgjigjur kriminelëve serbë.

Kriminelët duhet të luftohen e të ndiqen, të çfarëdo nacionaliteti qofshin ata.

Listës serbe nuk i pëlqen rregulli në Kosovë, prandaj e luftojnë rendin në të. Se duan apo nuk duan të marrin pjesë në votimet për largimin e kryetarëve shqiptarë në këto komuna, le të mbetet çështje e tyre. Kjo ishte një kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare, që Kosova e dëgjoi. Serbët, të ndikuar nga politika e Beograditdhe Lista serbe i bojkotuan, prandaj kryetarët mbesin aty dhe e vazhdojnë punën e tyre siç është më së miri.

Ja arsyet e paarsyeshme të Listës Serbe:

“E para është se Lista Serbe ka pasur thellësisht të drejtë kur i ka bërë thirrje popullit serb që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të lojës së Kurtit sepse është krijuar nga fillimi me qëllimin që të dështojë.”

  1. LS-ja ka thënë se ishin të gatshëm të merrnin pjesë në këtë proces porse, sipas tyre, nuk donin të luanin “lojën e drejtuar nga Kurti” nga e cila, pretendohet se nuk planifikohej largimi i kryetarëve aktualë.

“Së treti, dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që regjistrojnë votuesit edhe sesi shkojnë ata, administratorët në bordet zgjedhore, bordet zgjedhore pa serb në to dhe pa gjuhen serbe në shumë qendra votimi.”

As “arsyetimi” i parë e as “arsyetimi” i dytë nuk qëndrojnë, se kjo nuk ishte lojë e Kurtit, por kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare, se po kërkoheshin mbajtje të zgjedhjeve për të larguar masat e vëna ndaj Kosovës prej Lajçakut tuaj.

Sa i përket “arsyetimit” të tretë, bazuar në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, plotësisht arsyetohet mbajtja e forcave speciale dhe me automjete të blinduara kudo në veri të Kosovës, sepse nuk u besohet kriminelëve serbë të dirigjuar nga vetë Lista Serbe dhe nga Beogradi. Ju jeni edhe kundër kamerave, se nuk do mund të manipulonit me vota.

Mos deshët të shkojë atje policia me duar në xhepa!?

Ne e themi se, ju nuk guxuat të merrni pjesë në këtë votim sepse shumica e qytetarëve serbë në veri, nuk do të votonte për largimin e katër kryetarëve, sepse me ta janë të qetë e pa kërcënime, siç ua bënit dhe ua bëni ju të Listës Serbe.

Po deshët, i bojkotoni edhe zgjedhjet e rregullta kur të mbahen!

Arbër Vokrri, zëvendësministër islamik në Qeverinë e Kosovës, i sulet aktivistit dhe debatuesit Sali Rexhaj, sikurse Europës nga “iftari” i Shefqet Krasniqit!

0
Sali Rexhaj, Zvicër
___
Qeveria Kurti per shtrirje te sovranitetit ne Veri e ka derguar Arbër Vokrrin, i cili ka per detyre qe ne emer te qeverise ta shperndaj neper Evrope islamin politik te Erdoganit.
Sot Kurti fitoj 1% te votave ne Veri, aq sa ne Shqiperi ne zgjedhjet e fundit.
Fati i njejte po e pret edhe koalicionin e Listes Serbe ne krye me Taravarin ne Maqedoni.
😜🧕
🍒

I njohur për deklarata të çuditshme, zëvendësministri kosovar së fundi ka përdorur një gjuhë aspak të pranueshme. Përdorimi i termit pezhorativ dhe fyes “shka” zënë vend në gjuhën e tij që mund të cilësohet e ulët dhe aspak profesionale.

Në reagim të një shkrimi ndaj mërgimtarit Sali Rexhaj, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri e ka quajtur atë “shka”.

Merre me mend, zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës e quan një debatues në rrjetet sociale “shka”, vetëm se ai e shfaq mendimin e kundërt me mendimin e tij. Shprehja “shka” që ai e përdor gabimisht , si shprehje e përdorur nga pupulli Shqiptar nuk ka kuptim e as porosi fyese ndaj askujt, pasi me këtë shprehje janë identifikuar kryesisht shqiptarët ortodoks, vëllezërit e një familjeje e të një gjaku-“oxhaku”, por kur përdoret nga një islamist sikurse ai, atëhere shprehja e tillë merr kuptim racist, urrejtës e shovenist-religjioz, pasi islamistët nuk njohin tjetërkend përpos përkatësisë islame , umetit mysliman, dhe të gjithë të tjerët pa përjashtim, duke nisur nga “shkijet”, janë “kufar”, apo “kaurr” qysh i identifikojnë.
Nëse ju kujtohet zv/Ministri Arber Vokrri para disa muajsh në një “iftar” të Shefqet Krasniqit,-“dijetarit të madh islam” që ka frymëzuar të rinj për të shkuar të luftonin për “Tokën e Shamit” në Siri e Irak, dalldiset aq shumë sa njejt si paraardhësit e tij osmanli (dmth.si shqiptarët e asimiluar në osman dikur), mendon si t’ia mësyej ripushtimit të Europës me Islam, pasi mendja e tij e ngujuar dhe e cekët mendon se tashmë Shqiptarët i ka asimiluar e nënshtruar.
Ja debati i këtij islamisti të institucioneve të Kosovës me aktivistën e dikurshëm politik nga Prishtina, që tashmë jeton në Zvicër, Sali Rexhajn:

 

“Po Salih. Keta me i bo kosovare, e ty dyqysh prej shkaut me t’bo shqiptar, kismet”, është komenti i zv.ministrit Vokrri në një postim të personit të lartëpërmendur.

Arbër Vokrri ndryshe njihet si veteran i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i emëruar zëvendësministër në Qeverinë Kurti.

Le të kujtojmë disa nga fjalimet e tij skandaloze, madje edhe sharjet me nënë.

Në një iftar gjatë vitit të kaluar (2023) me hoxhë Shefqet Krasniqin, Vokrri tha se ne jemi produkt i përhapjes së islamit kah Perëndimi.

“Ne (etnia jonë) jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Por kulturalisht – elhamdulilah – qe ma shumë se gjashtë shekuj jemi në ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Dhe mundemi me thanë që jemi me siguri populli i vetëm me naj signifikancë politike që mundemi mu krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve është që fjalën e Allahut ta çojë në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor…”, tha ai.

Në vazhdim të deklaratave skandaloze, ai e ka quajtur familjen e Skënderbeut “pravosllave”.

“Ky sultan gjysmëshqiptar e mundi perandorin gjysmëserb të Bizantit (ai u vra), dhe dihet se ishte në luftë kundër pjesës pravosllave të familjes Kastrioti, sikurse edhe i ati i tij. Megjithatë këta sulltanë nuk i kishin ngucur Kastriotët pravosllavë kur këta u bënë edhe murgj në manastirin më të shenjtë serb, aty ku edhe janë varrosë”, tha Vokrri.

Në një rast tjetër, Vokrri nuk kishte arritur të përmbajte as gjuhën ndaj një qytetari. Ai e kishte sharë me nanë një qytetar. “Debill, flamuri serbi në sfond e tabela ilegale. Klloshar!”

Ndërsa zv.ministri Vokrri ia ktheu me fjalë edhe më të rënda: “Bir kurve”./Paparaci

 

Me sulmin terrorist në veri të Kosovës, Serbia tenton ta përqojë porosinë se serbët nuk mund të jetojnë me shqiptarët

0
Korab Blakaj, Vjenë
___
Me sulmin terrorist në veri,dhe tani me votimet, Serbia po tenton të përqojë mesazh se: serbët nuk mund të jetojnë bashkë me shqiptarët.
Ky mesazh është i rëndësisë strategjike për Serbinë, sepse synon të krijojë klimen e favorshme ndërkombëtare për ndrrimin e territoreve me Kosovën.
Ndrrimi i territoreve me Kosovën asaj i jep precedentin e shumëkërkuar për llokmen e madhe të ndërtuar mbi gjenicid, të ashtuquajturën Republika Srbska!
Në anën tjetër, ajo synon që precedenti që mund të krijohet me lëvizjen e kufijve të mos favorizojë bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm!
Tirana zyrtare nuk po angazhohet për bashkim siç e obligon edhe Kushtetuta,dhe politika infantile jointegruese e Prishtinës zyrtare që nga shpallja e Pavarësisë nuk po angazhohet për jetësimin e betimit të ushtarit të UÇK së për bashkimin e trojeve shqiptare andaj të dyja po ia lehtësojnë lojën politike e diplomatike Serbisë!
Ata synojnë Botën Serbe të bashkuar dhe kombin shqiptar të ndarë në pesë shtete!

Serbia moderne – më naziste se Gjermania e Hitlerit

Në foto: Milan Nediq me Adolf Hitlerin
Sadri Ramabaja, Prishtinë
___
Qeveria federale gjermane ndërkohë po negocion një marrëveshje pajtimi me Namibinë gjatë 30 vjetëve sa kishte zgjatur sundimi koonial gjerman. Atbotë, mes viteve 1904-1908 ushtria gjermane kishte krye gjenocid kundër popullit Herero dhe Nama.
Procesi i pajtimit që po zhvillohet tani, e qartë, nuk do t’i zhbëjë krimet. Megjithatë shteti dhe shoqëra gjermane janë të vendosur të përballen me përgjegjësinë historike që ndjejnë, duke e njohur fajin kolonial. Këtë e bëjnë meqë janë të vetëdijshëm se vetëm kështu ndërtohet baza e qëndrueshme për një riorganizim të nevojshëm urgjent të politikës Veri-Jug dhe për rolin që duhet të ketë Gjermnaia në këtë raport.
Gjatë historisë moderne serbe, lidershipi që kishte hartuar dhe zbatuar strategjinë nacionale serbe bazuar në idenë për ekspansion të përhershëm, që në themel kishte konceptin perandorak për krijimin e Perandorinë Serbe në këtë hapësirë, vetëm ndaj shqiptarëve, ka ushtruar plot katër herë gjenocid të lloit të vet.
1. Gjatë viteve 1877/78, kur fuqitë europiane të kohës – pjesëmarrëse në Kongresin e Berlinit, duke rishikuar Paqen e Stefanit, kishin tumirë zgjerimin e Serbisë në jug në dëm të gjeografisë shqiptare. Në këtë periudhë të shkurtër, sipas dëshmive të kohës, para së gjithash burimeve angleze e osmane, Serbia kishte shuar tërësisht 8 qytete e 998 katunde shqiptare në Kazanë e Nishit dhe gjithë Toplicën, deri në Kurshumli e Vranjë, dy qytete që ishin pothuajse në tërësi të popullua me shqiptar.
2. Gjatë viteve 1912/13, kur sërish fuqitë europiane të kohës, përmes vendimeve që kishin marrë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e kishin shndërruar trupin e Shqipërisë në një torzo, duke ia dhuruar Serbisë komplet vilajetin e Kosoëvs me qendër Shkupin, ndërkaq Greqisë, Çamërinë.
3 Gjatë viteve 1944/45, kur në emër të shpërblimit të Jugosllavisë për kontributin në luftë kundër nazifashizmit, i ishin lënë duart e lira për vrasjen e mbi 30.000 shqiptarëve e përndjekjen e mbi 200.000 të tjerëve për në Anadoll!
4. Gjatë viteve 1998/99, kur po merrte fund shkërmoçja e krijesës së Versajes [Jugosllavia], po pretendohej që sërish të shpërblehej Serbia me toka shqiptare, duke toleruar gjenocidin serb!
Modeli gjerman i negocimit për një marrëveshje pajtimi me Namibinë, do të duhej t’i shërbente në një të ardhme të shpejtë popullit dhe shtetit serb në raport me shqiptarët.
Nëse serbët nuk janë në gjendje të përballen me historinë, me bëmat e tyre ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, atëherë atyre duhet t’ju imponohet kjo përballje. Inicimi i rezolutës që pritet të aprovohet nga Asambleja e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë, është modeli i mirë i detyrimit të Serbisë për përballje me historinë qoftë edhe me detyrim.
Politika moderne të zhvillimit bazohen edhe në domosdonë e arritjeve të traktateve paqësore mes fqinjëve. Por, para se të mbyllim farsën e dialogut të stërzgjatur me ndërmjetësimin e BE-së, ka nevojë për një rizgjim ndërgjegjeje tek populli serb dhe respektim të fqinjëve të vet. Megjithatë, duhet të konstatojmë se nga këndvështrimi i sotëm, Serbia është larg aplikimit të mundshëm të modelit gjerman me Namibinë.
Serbia moderne vazhdon të jetë, në raport me shqiptarët, më naziste se Gjermania e Hitlerit!

Presidentja Vjosa Osmani deklarohet pas përmbylljes së procesit të votimit në katër komunat veriore të Kosovës

0

Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktualë dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj.

Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuqiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.

Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë.

E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin.

Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Ipeshkëvi i Stafanisë e i Benës imzot Nikollë Mekshi tregon per luften e dukagjinsve kunder turqve

0
nga: Fatjon Merturi

Imzot Nikollë Mekshi, ipeshkëv i Stafanisë dhe i Benës, i cili i ndjekur nga osmanët ishte strehuar në Dukagjin (Mirditë), fillimisht në Përlat e më pas në Fanë, në një letër të datës 25 korrik 1601, ndër të tjera shkruan:

“Këtu në Shqipëri çdo vit bëhen sulme të turqve kundër dukagjinasve dhe të dukagjinasve kundër turqve. Këtë vit ushtritë e katër sanxhaqeve, të përbëra nga 15000 kalorës e këmbësorë, u lëshuan kundër Dukagjinit (Mirditë-Pukë), bënë disa dëme në plaçka e bagëti, morën skllevër dhe dogjën shtëpi. Edhe dukagjinasit, nga ana e tyre, nuk kanë munguar t’i përgjigjen: një mëngjes me dy çeta, sulmuan fushimet turke. Njëra kapi edhe djalin e Mustafa Pashës së Dibrës (ushtarak osman). Edhe pse në atë drejtim qenë 6000 vetë, u thyen, u shpartalluan dhe dukagjinasit i ndoqën më se 10 milje, u morën gjithë flamujt, vranë shumë turq dhe kapën mjaft armë e plaçkë tjetër lufte.”

(Shenim: Në fillim shek. XVII, Dukagjin quheshin krahinat e Mirditës dhe Pukës, të cilat bashkë me Zadrimën kanë qënë pjesë e zotërimeve (më të hershme) të familjes fisnike të Dukagjinëve. )

Burimi: Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, vol. 2.

Katolikofobia, jo Islamofobia…; krishtenizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë

1

Nga: Agron Shabani, Gjermani

Me patur mundësi, disa turkofila ose filoturq në Kosovë, si duket nuk lënë shqiptarët katolikë mbi dhe!

“Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para se të lindë dhe të jetonte si duhet.” (H. Bergson & E. Fromm)

Ndryshe nga kjo, sipas dialektikës jetësore ose filozofisë së njohur gjermane dhe asaj italiane, angleze ose britanike, ne jemi vetëm një grusht ëndrrash ose iluzionesh utopike, imagjinare ose fiktive, aty dhe atëherë kur jetën, kohën, vitet dhe ditët tona i kalojmë bosh.

Profesori, erudit dhe akademiku i shquar shqiptar, Akademiku Zef Mirëdia, në kuadër të veprës së tij kapitale me titullin “Krishtenizmi ndër shqiptarët,” një libër monumental, i cili për recensent ka Akademik Aleksandër Stipçevic dhe Akademik August Kovacec (Kroacia) në faqën 401 të kësaj vepre shkencore, shkruan: “Shqiptarët në krye me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, luftuan kundër pushtuesve osman. Kjo luftë e tyre kishte karakter mbrojtës, çlirimtar, dhe asnjëherë fetar, sikurse duan t´a paraqesin ose interpretojnë disa. Kjo luftë, pa asnjë dyshim, ka qenë dhe mbetet thelbi i nacionalizmit dhe patriotizmit shqiptar. Bile, besimi musliman ishte një nga faktorët kryesorë që bëri të mundur të ruhej dhe kultivohej vetëdija kombëtare ose patriotike e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve. Shëmbull i kundërt është Camëria, ku me zhdukjen e shqiptarëve myslimanë që andej, u ndal shpërthimi i cështjes çame ose shqiptare atje.” (Fund i citatit nga vepra e lartëpërmendur shkencore e Akademikut shqiptar, Zef Mirëdia)

“Shqiptarët myslimanë, katolikë, ortodoks ose protestantë, janë degët e një trupi (trungu) të përbashkët iliro-shqiptar.” (Akademiku Mark Krasniqi)

Në kuadër të vizitës së tij historike në SHBA në vitin 1922, At Gjergj Fishta asokohe bëri një kërkesë për të njohur dhe pranuar zyrtarisht Shqipërinë. Në një telegram ose letër të tij drejtuar At Palit nga Parisi i Francës më 10 shtator të vitit 1922, Patër Gjergj Fishta shkroi: “I dashur Pal! Vizita ime në Uashington pati për rezultat njohjen zyrtare të Shqipërisë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha përpjekjet e mëparshme të qeverisë sonë dhe ‘Vatrës’ mbetën pa ndonjë rezultat dhe përfundim të mirë. Unë pata sukses. Kjo u bë e mundur me një ndërhyrje të senatorëve katolikë, të cilëve vetë ua paraqita çështjen, sidomos nga aspekti fetar, që qeveria amerikane të njoftonte zyrtarisht Shqipërinë.”

Në teologjinë, holistikën dhe filozofinë kristiane ose katolike, eshatologjia i ravijezon, konturon, konvencionalizon dhe harmonizon të gjitha proceset dhe fenomenet e mundshme natyrore dhe mbinatyrore -para vdekjes dhe pas ringjalljes së Jezu Krishtit (lexo: Post Quem dhe Ante Quem). Respektivisht, të djeshmën, të sotmen, të nesërmen, ose historinë dhe ardhmërinë e botës, jetën, tokën, qiellin, si dhe të gjitha qenjet, krijet, ekzistencat dhe ardhmëritë e tjera.

Ç’është e vërteta, Jak Sereqi, Arqipeshkvi i Shkodrës, Gjergj Koleci-Ipeshkvi i Sapës, Don Zef Gjinali-Administrator i Abacisë së Mirëditës, Don Pjetër Gjura-Famulltar dhe Misionar i Shkodrës, At Vincenc Prenushi, At Anton Harapi, At Engjëll Sereqi, At Lazër Mjeda, At Gjergj Fishta, Luigj Bumçi, Gjon Kakariqi dhe deputetët dhe intelektualët e tjerë shqiptarë të fesë katolike, në vitin 1919, i dërguan një telegram Lidhjes së Kombëve, ku përveç tjerash, asokohe ia bënë të qartë Europës dhe gjithë botës që shqiptarët, katolikë, myslimanë, ortodoksë ose protestantë, e kanë bashkë si gjakun, gjuhën, kombin, atdheun, flamurin, historinë, gjeografinë, kulturën, traditën etj.

Atdhetarizmi ose patriotizmi, është një ndër vlerat dhe idealet kryesore të krishterimit.

Krishtërimi në realitet, plotësoi një detyrë të madhe për iliro-shqiptarët. Ai la gjurmë të thella dhe të pakthyera në analet e historisë sonë kombëtare, dhe ky kontribut mund të vlerësohet gradualisht, vetëm me zhvillimin, edukimin, arsimimin dhe emancipimin e përgjithshëm të njeriut dhe popullit (kombit) shqiptar.

Nën hijen e islamit ose islamizmit radikal turko-osman, për gjashtë shekuj me radhë, kishat katolike shqiptare ishin qendra drite dhe shprese, vendi i shpirtit, shkencës, artit dhe kulturës shqiptare, prej nga shpërndahej drita e njohur e shkencës dhe diturisë në tërë hapësirën shqiptare ose ilirike.

Krishtenizmi ose katolicizmi ishte feja e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë.

Tempulli i dritës, shkëlqimit, ekzistencës, rilindjes ose renesansës shqiptare…

Frymëzimi i orvatjeve dhe përpjekjeve të njohura kolosale dhe titanike të klerit katolik shqiptar në Shqipëri, i cili gjatë sundimit të egër turko-osman ishte në një gjumë të thellë ose agoni, është vërtet një shembull i devocionit të lartë. Ky devocion është i bazuar në parime të larta dhe të shenjta dhe vlerësohet si një prej devocioneve më të larta për shkak të qëndrimit të tij të palëkundshëm ndaj lirisë së ndërgjegjes dhe besimit.

Për shqiptarët, liria e ndërgjegjes dhe e besimit është një prej vlerave themelore, dhe devocioni i tyre ndaj kësaj lirie është praktikisht shenjtë. Ndërhyrjet dhe ndikimi i klerit katolik shqiptar në historinë dhe qytetërimin shqiptar janë pothuajse të paimagjinueshme dhe konsiderohen të jashtëzakonshme.

Edhe përngjasimet midis figurave të njohura si Pjetër Bogdani dhe Shën Tomës ose Augustinit duhet të shqyrtohen me kujdes dhe të kuptohen në thellësi, duke studiuar raportet e tyre me filozofinë kombëtare, çlirimtare dhe patriotike dhe teologjinë.

Shqiptarët kanë një kod moral, luftarak dhe patriotik të vetin, dhe kjo karakteristikë i bën ata të besueshëm dhe të përkushtuar për atdheun deri në vdekje, siç e tha edhe H. Charles Woodsi. Ata janë një popull i veçantë, i cili ka një identitet të veçantë dhe një histori të pasur dhe të ngjarë.

Në kohën e luftës në Kosovë dhe pas saj, shqiptarët treguan një nivel të lartë të respektit dhe tolerancës ndaj besimeve të tjera, duke mos i prerë, prishur ose shkatërruar asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë dhe duke mbajtur nder dhe respekt për varret dhe objektet e kultit të të tjerëve. Kjo sjellje e tyre tregon vlerat e tyre të ndjeshme për nderin, moralin dhe respektin ndaj të tjerëve.

Në një mënyrë të veçantë, këto vlera janë të shprehura në shprehjet dhe veprat e personaliteteve të njohura si Gjergj Kastrioti dhe Lek Dukagjini, që inkurajojnë respektin dhe mëshirën ndaj gjakësorëve dhe të tjerëve në situata të caktuara. Kjo reflekton thellësinë dhe integritetin e identitetit dhe vlerave shqiptare.

Shqiptarët e vërtetë nuk i përulen askujt përpos Zotit Hyjnor, dhe nuk i njohin “figura supreme” që u imponohen apo komandojnë fenë dhe natyrën. Ata ruajnë integritetin e tyre dhe nuk pranojnë të nënshtrohen përuljes së tyre para asnjë fuqie tokësore apo qiellore. Kjo ndjenjë e pavarësisë dhe vetëvetëdijes është e theksuar në historinë dhe traditën e tyre kombëtare.

Shqiptarët kanë njohur dhe kuptuar ngjarjet dhe personalitetet kryesore të historisë së tyre kombëtare dhe i kanë nderuar si shembuj të lavdishëm dhe frymëzues. Në të kundërt, ata nuk janë të mjaftuar me përuljen para figurave të pavlera apo të ndryshkura.

Ndonëse disa mund të përpiqen të shërbejnë euharistisë ose epifanisë me artin e tyre, shqiptarët e vërtetë e kuptojnë se shërbesa e tyre duhet të jetë për të mirën e komunitetit dhe për të shpëtuar vlerat e tyre, dhe jo për t’u përulur para një autoriteti të pavlerë.

Në këtë kontekst, figura të tilla si Shën Flori e Lauri, Shën Jeronimi, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Shën Tereza, Pjetër Bogdani, dhe të tjerë janë shembuj të lavdishëm të dhëmbëzimit dhe përkushtimit ndaj vlerave të shenjta dhe të mirës.

Nëse njëra prej tyre, klerik apo laik, ka shërbyer si udhërrefyes dhe përkujtues i traditës së krishterimit ndër shqiptarë, ata janë konsideruar si pjesë e trashëgimisë së vlerave të kombit dhe identitetit.

Kjo traditë e fortë e krishterimit ndër shqiptarë ka qenë një nga pikat kryesore të lidhjes dhe përkushtimit ndaj identitetit dhe vlerave kombëtare, dhe ka ndikuar në zhvillimin dhe ruajtjen e tyre përgjatë shekujve.

Ciceroni tha dikur se “Sokrati e ka zbritur filozofinë në tokë, ndërsa Herodoti – Historinë, për t´i dashur, kuptuar, perceptuar, akceptuar dhe anticipuar më mirë njerëzit ose popujt e ndryshëm në atë mënyrë që më pas t´i njohin dhe kuptojnë më mirë jetën, botën; natyrën, njeri-tjetrin, të kaluarën, historinë, origjinën dhe vetveten e tyre.

Jeta, bota, natyra dhe filozofia e studiuar dhe kuptuar në mënyrë të qartë, unilaterale, monologjike ose egocentrike, të largojnë nga Zoti, përderisa besimi dhe studimi i detajuar dhe në thellësi, të çojnë dhe afrojnë pranë Tij. Pranë Zotit.

Ndryshe nga kjo, konceptimi, perceptimi dhe anticipimi i njohur helio-oksidental ose kristianist i historisë së përgjithshme mbi “shtatë ditët e formimit të botës” sipas ligjeve ose ‘parabollave’ të njohura biblike, si dhe mbi mësimin e njohur mbi “katër mbretërit e botës” në bazë të ‘dëftesave’ dhe shënimeve të ndryshme të grekëve dhe romakëve të lashtë së bashku me ndarjen dhe klasifikimin e historisë në ‘dy pjesë’ ose në dy etapa të medha “post-quem” dhe “ante-quem”; respektivisht, para dhe pas lindjes së Krishtit: Kanë bërë që në botën dhe kohën tonë moderne ose bashkëkohore, të aplikohet dhe futet në përdorim ‘kalendari’ i njohur Gregorian së bashku me të famshmin “DIONYSIUS EXIGUUS” dhe vitet njohura të dritës. Duke i shmangur dhe mënjanuar në këtë mënyrë “vitet e hënës” dhe kalendarët e ndryshëm të babilonasve, hindusëve, grekëve të lashtë, persianëve, rusëve dhe të tjerëve së bashku me ‘kalendarin’ e njohur (julian) të Ptolomeut, Jul Cezarit dhe kështu me radhë… Për t’a aplikuar dhe vënë në përdorim kalendarin e sotëm Gregorian, që përkon me ditëlindjen e njohur të Jezu Krishtit, të cilin do e pranojnë për të vetin edhe pjesa më e madhe e popujve, vendeve, kulturave ose ´botës tjetër sekulare’ ose jokristianiste gjithandej globit.

Në bazë të averzioneve, antagonizmave, divergjencave, diskrepancave dhe ‘historive’ të ndryshme ‘kontemporane’, protekcioniste dhe egocentriste të popujve dhe vendeve të ndryshme në kontinentin e vjetër europian dhe gjetkë: Gjatë periudhës së gjatë kohore (1582-1918) do ekzistojnë dy të ashtuquajtur “kalendarë paralel” të matjes dhe llogaritjes së viteve dhe të kohës.

Kjo edhe përkundër faktit të njohur se ‘Kalendarin’ e sotëm Gregorian ose Kristianist e kishte zyrtarizuar Papa Gjergj XIII-të, me ‘Dekret special’ në bazë të ‘projektit’ dhe ideve të njohura të Nicolaus Cusanusit dhe Nikolla Kopernikut etj.

Ndaj, si një ‘copë e madhe’, respektivisht, si pjesë e pandashme (fundamentale ose substanciale) e shpirtit, kulturës dhe civilizimit të lashtë europerëndimorë, jemi edhe ne iliro-shqiptarët, të cilët të parët ose ndër të parët atëbotë e patëm përhapur dhe përqafuar Fjalën e Shëlbyesit dhe Ungjillin e Krishtit në kontinentin e vjetër evropian. Pa i harruar këtu edhe faktet dhe legjendat e lartëcekura mbi Prelatët dhe Martirët e famshëm (iliro-shqiptar) të Krishterizmit si Shën Flori dhe Lauri, Shën Jeronimi, Albani, Nikëtë Dardani, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe shumë e shumë të tjerë… Deri tek Engjellorja dhe Misionarja e Madhe shqiptare- Shën Tereza. Në qoftë se Shën Flori dhe Lauri atëbotë u vetëflijuan dhe martirizuan për krishterizmin, ndërsa, kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si ‘Atlet i Krishtit’ dhe Shqiptarizmës, i mbrojti dikur Europën dhe shqiptarët nga turqit osmanlinjë: Me rastin e luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë, shqiptarët se bashku me miqtë dhe aleatët e tyre natyror dhe historik (më të mëdhenjët dhe më të fuqishëm qe i ka njohur bota)- e mbrojtën Kosovën dhe civilizimin e lashtë euro-perëndimorë nga muzgujt dhe hijet e lugatëruara të mesjetës.

Pjetër Bogdani

P. S. Përçarjet ose dilemat e ndryshme rreth asaj të jesh katolik, ortodoks, protestant ose musliman: Do i pengojnë shumicën absolute të shqiptarëve për t’i dëgjuar dhe kuptuar fjalët dhe mësimet e njohura të Jezu Krishtit kur tha: Duajeni njëri-tjetrin, ashtu siç u deshta unë ju!

Ndonëse, “delengjinjtë e vegjël” udbistë, bolxhevikë, rankoviqitë ose jugokomunistë, gjegjësisht filoturqit ose turkofilët, e verbër dhe fanatik, përmes trillimeve, spekulimeve, manipulimeve, thirrjeve, parullave ose sloganeve të ndryshme sensacionale ose bombastike të islamofobisë, shqiptarofobisë etj., kanë për qëllim shtypjen ose diskriminimin akoma më të madh të shqiptarëve të fesë katolike në Kosovë.

Ndaj, për këtë arsye të përçarur, helmuar dhe yalivansur diku thellë në mendje, zemër dhe në shpirt, e xhelozojnë dhe urrejnë për vdekje Ramush Haradinajn, i cili pas vdekjes së Dr. Rugovës, është i vetmi komandant luftarak, lider ose politikan shqiptar në Kosovë që ka mbajtur dhe treguar respekt maksimal ndaj vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të fesë katolike. Respekt.

Unë vetëm po them se i mbrojmë me gjak trojet, vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të fesë katolike në Kosovë! (…)

Për lirinë e përgjithshme individuale dhe kolektive të Kosovës dhe shqiptarëve, luftuan, u përpoqën, u vetflijuan dhe sakrifikuan bashkë si ‘Një’ dhe të pandarë kurrë, edhe shqiptarët musliman, edhe vëllezërit e tyre shqiptar katolik, ortodoks, protestant ose kristian. Nën qiellin e flamurit të lavdishëm të Gjergj Kastriot-Skënderbeut si dhe nën Emblemën e njohur të UÇK-së!

P. S. Duke filluar nga Pal Engjelli, Gjon Buzku, Pjetër Bogdani dhe deri tek At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, Zef Mirdita, Mark Krasniqi, Martin Camaj, Shen Tereza, Don Lush Gjergj, Nike Prela dhe kolos të tjerë, dëshmojnë qartë dhe multiciperisht se shqiptarët e fesë katolike bartën mbi supet ose shpatullat e tyre hershëmërinë, autoktonitetin, autenticitetin, ekskluzivitetin dhe indogjenitetin e pashtershëm antik dhe historik të traditës, kulturës dhe historisë shqiptare (teresisht oksidentale ose perendimore) të dokumentuar dhe argumentuar në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Prandaj, edhe u persekutuan, përndocën, zhduken ose internuarën mëse tepër nga turqit osmanlinjë, si dhe nga regjimet komuniste ose jugokomuniste në Kosovë dhe Shqipëri.

“Historiae Magistra Vitae Est”

Vetëdija dhe vetdijësimi si pjesë e shoqërisë tonë shqiptare

0
Nga: Nue Oroshi, Kiel, Gjermani
___
Vetëdija shpeshherë është ballafaquar me format e sjelljes në shoqërinë shqiptare e cila herë e ka dërguar përpara shoqërinë por në shumë raste edhe e ka dëmtuar. Kjo ka ndodhur për faktin se shpeshherë liderët tanë shqiptarë nuk e kanë pasur vetdijësimin e duhur për punët që kanë kryer qofshin në aspektin politikë, kulturor, shkencorë dhe në shumë aspekte tjera. Te kesh një vetëdije dhe të jesh i vetdijësuar për punët që i kryen dhe të kesh një siguri në vete pa e njohur fare profesionin që i ke hyrë janë dy botra dhe një mur i madh që i ndanë në mes. Por e keqja është se rrallëherë e gjen ndonjë shqiptarë që thotë nuk mundem ta kryej këtë punë që me ofrohet. Është mësuar një pjesë e shoqërisë tonë të mirren më të gjitha gjërat dhe mos ta kryejnë asnjë punë si duhet.
Moskryerja e punëve për shkak të mungesëës profesionale dhe formësimi i vetëdijes se i di të gjitha është një mbështjellës që ta kaplon trurin dhe paraqet një hemorragji apo gjakderdhje të mbrendshme pa e parë fare gjakun në mbrendësi të trurit,por vetëm si një lloj kaplimi dhe rrethimi të trurit me një mur të hollë që nuk të lën fare të vetdijësohesh por ke mbetur i burgosur mbrenda cipave të trurit. Shoqëria jonë shqiptare në shumë aspekte ka dështuar jo vetëm për faktin e mos vetdijësimit por edhe për shkak të disa gjeneve të trasheguara të hipokrizisë, mendjemadhësisë dhe tradhëtisë. Te jesh hipokrit nuk i nevoitesh as politikës as shkencës dhe as kulturës. Të kesh mendjemadhësi dhe ti nënvlerësosh miqtë, kolegët, këshilltarët është një lloj sharmi i dalë bojës apo një trashegimi e mendjemadhësisë nga e kaluara komuniste. Të gjitha këto aspekte qofshin gjeni i trasheguar i hipokrizisë politike, qoftë bllokimi i trurit të mendjemadhësisë, qoftë vetdija për të mos qenë i vetëdishëm për dëmet që i shkakton një personalitet politikë,ushtarak apo shkencor shtetit apo vendit që e udhëheq paraqesin një rrugëtim koherent në kohë e hapsirë për të mundshmën dhe të pamundshmën.
Koha e të mundshmës është e lidhur edhe me rrethin që e rrethon atë politikan, ushtarak apo shkënctar. Ta shohësh sot një politikan si të përkryer dhe mos ti japësh asnjë vërejtje nga ana e këshilltarve që e rrethojnë paraqët vetëm një tip këshilltari robot i cili flet, sillet e shkruan si shefi i tij. Në botën demokratike kritikat janë të lejuara ato i japin sharme dhe vetëdije politikanit dhe me këtë ato e qojnë përpara shoqërinë.Vetëdija dhe vetëdijësimi si pjesë e politkës sonë shqiptare është nën nivelin më të ultë. Është për faktin se nuk vjen në shprehje asnjëherë tek politikanët tanë pranimi i fajit apo përgjegjësive për dështimet gjatë periudhës kohore ku politikanët tanë kanë qenë duke udhëhequr shtetin.
Të mos pranosh përgjegjesinë për dështimet është njejtë sikur të kesh një cipë të bllokuar të trurit që nuk e sheh fare rrezën e diellit apo qeljën e luleve në pranverë por gjithmonë në mendjen tënde i sheh vranësirat, shiun, bresherin dhe bubullimën apo vetëtimën. Gjithmonë bën luftë me vetvehtën vetëm duke e menduar dhe më tepër të shëmtuarën se sa të bukurën.
E kur e zeza ta mund të bardhën, e shëmtuara ta mund të bukurën dhe bekimin ta mund mallkimi atëherë nuk je i denjë që ta udhëheqësh një shoqëri, nuk je i denjë që ta udhëheqësh një forcë ushtarake, apo një projekt kombëtar për ta dërguar përpara shoqërinë dhe për ta përgaditur një projekt kombëtar dhe shkëncor për një të ardhme të shqiptarve. Asnjëherë në këto tri dekada nuk janë mbledhur studiusit shqiptarë akademikët, profesorët, politikologët dhe pjesët e tjera të shoqërisë tonë që ta bëjnë një projekt të përbashkët kombëtare se si do të dukej Shqiptaria në tersi pas pesëdhjetë viteve.
Çfarë duhët bërë ne për vetveten? Çfarë duhet te jetë vetdijësimi jonë kombëtar politikë dhe shoqëror? Pse gjithmonë ne shqiptarët fillojmë nga e para? Pse gjithmonë ne shqiptarët gjatë takimeve tona mbesim shpeshherë në nivelin e fjalëve apo oratorive të ndryshme pa u ulur asnjëherë që ta shkruajmë projektin shkencor dhe politike per 50 vite te ardhshme apo vetëm mbetemi peng se çka do të na sjellin të tjerët. Këto mangësitë tona na paraqesin një vetëdije pa vetdijësim se nga duhet të ecim. Kjo paraqët një frymarrje të veshtirësuar për shoqërinë shqiptare e cila në krye po na i vendos personat që pak kanë njohje politike e mos të flasim për ato shkencore.
Shpeshherë një pjesë e shqiptarëve mbajnë tubime apo takime politike pa e ditur se pse i kanë mbajtur ato.Te dukesh lider pa paraqitur fare lidership dhe të jesh pjesë e politikës me dy apo tri dekada pa i dhënë asgjë asaj përveçse ta dëmtosh shoqërinë, është një dobësi njerëzore,kombëtare dhe politike. Kjo dobësi për mosmundësinë e dhënies asgjë politikës por qëndrimi mbrenda politikës shpeshherë ka quar edhe në tradhëti kombëtare tek një pjesë e politikanëve tanë.Tradhëtia kombëtare vjen tek ata politikanë që politikën e shikojnë si mjet të përfitimit material pa e pasur fare të zhvilluar vetëdijen politike dhe kombëtare për punën që e kryejnë.Të mirresh me politikë pa qenë politikanë dhe pa mësuar fare për politikën në vitët që je pjesë e politikës i bien që të bësh veprime të cilat do t´ia shoh sherrin shoqëria për dekada me radhë.E shpeshëherë në shqiptarët në shumë aspekte jemi shquar si individ por fatkeqësisht na ka munguar bashkëpunimi për një projekt të përbashkët.
Kjo ka ardhur si fryt i mos vetëdijësimit për punën që duhët kryer duke mos menduar fare për përgaditjen e një projekti afatshkurtër ,afatmesëm dhe afatgjatë të çështjes shqiptare në përgjithësi. Për këtë duhet ti lëmë fjalët e mëdha por duhet një vetdijësim për t´iu hyrë punëve të mëdha që e qojnë shoqërinë tonë përpara. Dhe nese nuk dijmë atëherë të marrim se paku një model të ecjës përpara të shoqërisë tone nga shtetët që e kanë zhvilluar shtetin dhe kombin e tyre. Dhe ky model të përshtatet me mentalitetin e popullt tonë shqiptarë duke respektuar historinë,kulturën,traditën dhe shumë gjëra pozitive që i kemi ne shqiptarët.

Shqipërim Arifi, përçarësi dhe vëllavrasësi i njohur ndër shqiptarët, përfundoi në koshin e plehrave

0

Nga: Luan Dibrani

Propaganda dhe  deklaratat e Shqipërim Arifit  për shkarkimin nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës, sipas tij nga pushteti autoritar i Beogradit, janë vetëm   një aktrim viktimizimi, kur deri dje asnjë shqiptar i asaj zone nuk  është lavdëruar as përkëdhelur më shumë se Shqipërim Arifi nga Serbia dhe Aleksandër Viçiçi !?

Ai deklaron me tutje  duke theksuar se “shkarkimin  tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe Serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës përfundon nder te tjera Shqipërim Arifi.

Asnjëherë  Shqipërim Arifi nuk  ka dhënë ndonjë sinjal qe te jete një  politikan i denjë për atë  rajon ,pos një  ciceroni dhe  papagalli bredharak politik duke  shantazhar  përçarë shqiptarët si në këtë  rast qe i  përfshin   shqiptarët tjerë si spiun dhe  bashkëpunëtor të Serbisë.

Është  shumë paradoksale,  se  si ky merr guximin  ti quaj aq lehtë shqiptaret tradhtar  madje,  edhe  kryeministrin e Kosovës e ka  quajtur tradhtar pa kurrfarë argumenti as fakti !?.

Injoranca  e tij në epilogun politik  shkon  aq larg sa qe  ky  ne skenën politike  nuk dëshmon  qe ka ndonjë  aktivitet qe  mposht  te lartpërmendurit politik  qe veprojnë në  Luginën e Preshevës.

Ky veprim skandaloz nuk përjashtohet se është bërë me koordinim të Vuçiçit dhe Arifit.  Shume ngjason për ta paraqitë Arifin si patriot dhe të futet në mesin e shqiptarëve si spiun i Serbisë , por shqiptarët e të gjitha trojeve e dinë se Shqipërimi është në shërbim të Serbisë dhe një filoturk i  ekstremit islamik qe më shumë ka kontribuar për  hapjen  e xhamive dhe  predikimit të fesë islame dhe kulturës arabo turke se sa për kulturën shqiptare.!

Ne Presheve është duke veprua një imam nga Novi Pazari i cili ne çdo tubim atje, ju thotë shqiptarëve, se nuk ka nevoje ju te quheni shqiptar, mjafton qe jeni mysliman?!.

Ky imam i Vuçiçit ka vepruar lirshëm me ndihmën e Shqipërim  Arifit ne dhe kanë themeluar shkollë Kurani për fëmijët shqiptar, në Presheve dhe në Kumanovë.

Këtë e dëshmon më së mire  gruaja e tij e mbuluar  qe rrugëtimin Shqipërim Arifit i ka hap drejt islamizmit fetar se sa interesave  tona kombëtare?.

Këtë argument të lartshënuar  e argumenton edhe takimi  i tij i  shpeshte me hoxhallarët  qe janë te  dënuar dhe te ndëshkuar nga organet tona   gjyqësore  ,rasti konkret  takimet  e  shpeshta me  Shefqet Krasniqin?!.

Është tmerr kur publikohen  fëmijët e vegjël te ndikuar nga  ju Shqipërim Arifi me shamia ne kokë pikërisht si gruaja  e  juaj. Mosha madhore le te jete sadopak  predikuese me  imponime  apo me pagesa  ,por fëmija e vegjël, akoma pa e dite  ABC-ne ti futni ne  rrugët  e primitivizmit islamik është mëkat   dhe përgjegjësi politike e juaja!

Shqipërim Arifi është argat i Vuçiçit si të gjithë ata që paraqiten dhe pallin për fe janë argatë të serbit, turkut ,grekut po edhe  të dreqit e të birit.

Edhe pse shkarkimi duket antiligjor dhe kriminal nuk mundet t’i akuzon  politikanët tjerë shqiptarë te votuar si serb e antishqiptarë ! Nuk te nderon koha as logjika Shqipërim Arifi ,sepse është akuze shumë e rëndë dhe asnjë politikane shqiptar i tille nuk duhet te bien ne këto manovra vëllavrasje nga te metat  e veta politike.

Po me habit rast pse nuk  e ka akuzuar Albin Kurtin  kësaj here?

E baijshi me shëndet se kështu  është kur bashkëpunon me çetniket dhe përfundon si poçavër  ne kosh të plehrave. Pse a tash e ke kuptua ti që për serbet veç shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë?