Kreu Blog Faqe 826

“Bota serbe” nuk është shushuritja e fundit e neofashizmit serbian !

0

Ushtria serbe në Manastir përgjate vitit 1912/1913

Prof Dr Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

Serbia është e ngarkuar me shovinizëm, por shovinizmi dhe krimet monstruoze do të ia hanë kokën si nacizmi Hiterit!

“Bota serbe-ruse” u pa hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB më 22 prill 2024 se Rusia e kërkon nga Serbia një luftë të re në Kosovë, në mënyrë që ta zhvëndosë vëmendjen Bota e civilizuar nga lufta në Ukrainë, ku soldatët fashist rus po bëjnë krime monstruoze. Në lidhje me këtë Serbia neofashiste nuk poe kupton se ka mbajtur të okupuara treva të hueja për dy shekuj, për faktin se në të gjitha kongreset dhe konferencat e paqës është mësuar të përkdhelet dhe t` i falen trevat e hueja. Tash, pa i paguar Serbia dëmet e luftës për dy shekuj ndaj shqiptarëve, agresionin sidomos ndaj Kosovës nuk e ndal. E vërteta, Serbia nazifashiste duhet denohët sikurse Rajhu i Tretë gjerman pas Luftës Dytë Botërore. Vetëm atëherë do të kemi paqe dhe siguri në Ballkan. Prandaj, me këtë tretman ndaj Serbisë sot nga ana e BE dhe SHBA, nuk vrehet se Serbia do të demokratizohet. Edhe më keq, Serbia me këtë tretman sot po stimulohet, pale mos po largohet nga “prehri” i Rusisë neofashiste, e ai realitet, për neve që e studiojmë shoqërinë serbiane qe 40 vjetë, e themi publikisht se nuk ka asnjë shansë të ndodhë.

  • Serbia nazifashiste në vagën e historisë Evropiane dhe Ballkanike

Po mbushën katër dekada që shkruaj se Qeveritë e Serbisë nuk mund të mbushën mend për deri sa t` i paguajnë reparacionet (dëmet e luftës), që ua kanë bërë shqiptarëve për dy shekuj. Sot Beogradi ka qitë fjalë se më 6 maj 2024 do ta publikojë programin e radhës, për të dëshmuar se ende qëndron në “vigun” e “Naçertanisë” 1844. Kuptohet se këtij plani do t` ia shtojë edhe Programin anti kroat: “Deri në shkatrrimin tonë ose të juajin” shkruar më 1902. Lidhur me këtë nuk kam informata se çka përmban programi “Bota Serbe” , por në bazë të 37 programeve të njohura deri me tash që i posedojë, mendoi se ofenziva neofashiste serbe do të përqëndrohet në dy pikaagresive: 1. Si të zgjërohet Serbia në Bosnje, nëse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk aprovon më 22 prill 2024 rrezolutë për gjenocidin në Sreberenicë më 1995. Do të përqëndrohet në lidhje më të ngushtë me Rusisnë, në mënyrë që çështjën e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore t` i mbajë në maje të thikës, për ta justifikuar agresionin latentë të anshllusit serbian, që planifikohet të ndodhë në Krahinat: Mostar dhe Banja Llukë. Lidhur me këtë Serbia do të fokusohet në një krijim të situatës së re konfliktuoze serbo-malazeze, duke e peshuar tërë çështjën me rreligjion, porjosikurse veproi serbia më 29 Nëntor 1918 kur ia shuan Malit Zi: shtetësinë, mbretërinë, kombësinë, rreligjionin, gjuhën dhe historinë malazeze me fuqinë e ushtrisë së huaj. E vërteta, ky realitet e ka avansuar politikën serbiane në një pozicion fatamorganë, të cilën shoqëria serbiane e ndjek si hieja trupin që lëvizë. Prandaj është shumë detyrë delikate të largohet Serbia me llafe nga kjo rrugë. Po, nëse denohet Serbia ndërkombëtarisht, disi në fillim do të duket paksa si çështje prekëse, por ai denim është në esencë ndihmë që kombi serbian të largohet nga “froni” i trillimeve rreligjioze dhe kaja politike.

Cila është filozofia politike e “Botës Serbe”

Sot janë nja 100 vende në Glob me kriza petenciale që shpiejnë në luftë zingjiore. Një ndër vendet me kësi potenciali është padyshim siellja e Serbisë që bartë me veti pesë vatra krizash ku planifikon të përzihet “kapitali” i saj si në: Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe sidomos me Kroacinë, që do të thot sipas porosisë ruse Serbia të mbetet në pozicion lufte me NATO-n. Nga ky pozicion e nxjerr aksiomën se Rusia e urren Serbinë, por e shfrytzon për tri përdorime shumë të ulta…

Me programin “BOTA SERBE”, nuk ka dyshim se do të ripromovohet që Serbia është shtet gjenocidal. Në lidhje me këtë, duhet theksohet për opinion se politika strategjike e NATO-s nuk do të lejojë një luftë të re në Ballkan, por shembulli i tragjedisë në Srebernicë e demanton këtë qëndrim se “Ballkanisit duhet të flejnë me duar në gjepa”.Jo Ballkanasit duhet t` i ndihmojnë NATO-s në mënyrë që NATO t` u ndihmojë Ballkanasëve.

Shqiptarët dhe serbët në këtë histori megnetike duhet ta themi për herë të parë dhe pse mos të dihet se e kanë një armik të përbashkët. Ai armik i përbashkët është Rusia, sidomos për Serbinë, të cilën po e shfrytëzon për karrem qe dy shekuj pa shkëputje. Në lidhje me këtë Radojçiqët nuk mund ta nxierrin Serbinë nga humnera ku vet populli i saj e ka palsuar vetëvetën, duke bërë mitingje, duke lejuar pushtetin që t` i nxjerr nga burgjet të gjithë kriminelët dhe t` i mobilizojë për luftë (1992-1999), plus edhe t` i paguaj për të bërë mizori të papara sidomos më 1995 në Bosnje dhe më 1999 në Kosovë përmes tri programeve: Toka diegur; Koridoret përplasëse dhe Patkoi, që të tira për ta shfarosur popullin shqiptar në tërësi, ashtu si ishin marr vesh Millosheviq- Tuxhamn në mars 1991 në Karagjorgjevë.

Çka e veçon luftën e fundit serbiane me Luftëratë botërore 1914-1918 dhe 1939-1945

Në luftërat botërore muarën pjesë: në të parën 36 shtetet, në të dytën 61 shtete. Lufta e Parë zgjati 4 vjetë, 3 muaj e 15 ditë.Lufta e Dytë zgjati 6 vejtë.Numri i ushtarëve në luftën e parë ishte 1, 7 milionë.Numri i ushtarëve në luftën e dytë ishte 6 milionë.Luftërat në luftën e parë u zhvilluan në 14 shtete.Në Luftën e dytë, luftimet u zhvilluan në 40 shtete. Madhësiaarrijti në rastin e parë në 985 milionë . Kurse në Luftën e dytë madhësia arrijti në 1315 milionë.Madhësia ku u përfshi në luftë në rastin e parë ishte 4 milionë kilometra kator.Në rastin e dytë ishte 22 milionë kilometra katror.U mobilizuan 70 milionë 1914/18, ndërsa më 1939/45 u mobilizuan 110 milionë ushtarë.Në Luftën e Parë Botërore u vranë 10 milionë njerëz.Në Luftën e dytë u vranë 50 milionë njerëz.Në Luftën e Parë u plagosën 21 milionë njerëz.Në Luftën e dytë u plagosën 35 milionë njerëz.

Në Luftën e Parë Botërore në kampin që e shkaktoi luftën sepse kishte kapital po nuk kishte koloni siç ishin Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia. Në kampin e dytë që nuk ishin për luftë provizorisht sepse kishin koloni të maftuara ishin: Anglia, Franca dhe Rusia. SHBA hynë në luftë kah fundi më 1917 si borçli dhe dualën si huadhënës. Në luftën e Dytë Botërore ishin dy taborre kryesre ndërluftuese: Pakti Berlin-Romë-Tokio dhe Aleatët: SHBA- Anglia- Rusia dhe Lëvizjet antifashiste nepër botë me lëvizjet e rrezistencës.

Në Luftën e Parë muarën pjesë 190 000 avionë; në Luftën e Dytë muarën pjesë 710 000 avionë.Në luftën e Parë muarën pjesë 9000 tanke, në Luftën e Dytë muarën pjesë 287000 tanke.U aktivizuan 140 000 mjete ushtarake në rastin e parë, ndërsa u angazhuan 1 041 000 mjetet ushtrake, në rastin e dytë.

Në çdo 100 nerëz të vrarë në Luftën Ballkanike ishin 92% ushtarë ndrësa 8% ishin civilë. Në Luftën e Parë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 60% ishin ushtarë, kurse 40 % ishin civilë. Në Luftën e Dytë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 40 % ishin ushtarë, kurse përqindja e civilëve arrinë në 60%. Në Luftën për shkatrrimin e Jugosllavisë 1992-1999, aporksimativisht 91% nga numri i të vrarëve ishin civilë, kurse 9% ishin ushtarë të vrarë.Ky argumenti i fundit e veqën luftën jugosllave me luftërat tjera për kah vrasja e civilëve. Por luftën serbiane e veçdon edhe një fenomen e që ka të bëjë me bartjën e kufomave për të humbur gjurmë. Madje në luftën serbiane ka pasë edhe diegëje të kufomave dhe eksperimente të tipit : “Dr Resher”, që do të thot majte profesionale sa mundet njeriu për të u qëndruar torturave të programuara, sa mundet njeriu për t` i qëndruar temperaturës minus dhe plus. Këto eksperimenete oficerët serbian i kanë bërë vetëm në Kosovë, dhe për mos me u zbuluar e montuan aferën e “trafikimit organeve njerëzore”. Dhe kur u doli kjo aferë e montuar, atëherë Beogradi zyrtar filloi të instaloi skenar morbid përmes “dëshmitarëve të mbrojtur”, të cilët janë të strehuar nepër Evropë dhe jashtë saj, para se të fillonte Specialaja e Hagës kundër UÇK-ës dhe shqiptarëve në përgjithësi e jo “kundër individëve” si është bërë zakon të thuhet e shkruhet.

Çka duhet mësuar nga historia e gjykimeve dhe hetimeve sot

Në vitin 1946 në Nyrënberg u mbajt Procesi i denimit të krimeve të Luftës Dytë Botërore. Aty u denua Rajhstagu, SS trupat, ABVER trupat, Partia Nncional Socialiste dhe tërë kreu ushtrak dhe politik i shtetit. Gjermania u nda në katër zona të okupimit si dhe u detyra për t` i paguar reparacionet (dëmet e luftës). Nepër zonat e okupimit pati denime shtesë me burg: Në Zonën Amerikane u denuan me burg 95000 persona; në Zonën e okupuar nga Rusia u denuan me burg të rëndë 67000 persona; Në Zonën e okupuar nga Anglia u denuan me burgim 64000 persona; Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan me burgime 19000 perosona.

Gjithëashtu në nivel të Gjermanisë në zonën britanike u denuan pa të drejtë pune në profesion 320 000 persona.Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan pa të drejtë pune në profesion 7000 persona. Në Zonat Amerikane dhe Ruse nuk ka të dhëna sa persona janë denuar, ose nuk është denuar askush, sepse legjislacioni i këtyre vendeve, nuk e parashihte një denim të tillë.

Shtrohet pyetja: ku është pozicioni i fajeve të Serbisë për krimet gjenocidale për dy shekuj ndaj shqiptarëve, sidomos në Luftën e fundit 1998-1999. E pse mos ta shtrojmë pyetjën: Në Serbia nuk është denuar Qeveria e Serbiaë, nuk është denuar Gjneralshtabi Serbina, nuk është denuar Partia Socialiste Serbe, nuk është denuar Partia Radikale Serbe, nuk janë denuar disa parti tjera e që me krime kanë qenë të ekspozara, dhe bota për peshën e atyre krimeve dinë ose nuk dinë fare, sepse të gjitha i janë fakturuar shtetit dhe drejtuesit të saj, me të drejtë, por…. Mbi të gjitha Serbia nuk është denuar për dëmet e lyftës, as që ia ka përmendur ndokush nga ndërkombëtarët reparacionin. Mu për këtë realitet politik, Serbia po sillet ende si xhandar i Ballkanit, sepse nuk e ka përfshirë pesha e përgjegjësisë penale.

Pse shqiptarët nuk krijuan miqë as në kohën e Gjergj Kastriotit në Evropë

Gjergj Kastrioti- Skenderbeu provoi për të krijuar miqë në Venedik, Vatikan dhe nepër Evropën e hallakatur sidomos pas vitit 1463.Por, Skenderbeeu askund nuk gjeti as miqë as përkrahës të interesit.Përkundrazi, gjeti një lloj helmimi misterioz, prej të cilit edhe u pushua nga jeta-nga lufta e shenjët për çlirim nga osmanlia okupator.

Së dyti, shqiptarët provuan në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe të Bushatlinjëve të dëshmojnë Evropieizim, por muarën urrejtëje dhe pezmatim ps eishin musliman. E ky fenomen ndodhëte për faktin sepse Evropa e Kryqzatave nuk kishte ndryshuar, as vese e as adete makiveliste. E kundërta shqiptarët në të gjitha kryengritjët kombëtare gjatë shekullit XIX dhe XX kundër osmanlisë drejtoheshin nga personalitetet shqiptare të rreligjionit islam. Por, kjo nuk do të thot se nuk ka pasë edhe turkofilë dhe tradhtarë nga ky rreligjion. E po të peshohen me vagën e tradhtisë, atëherë hesapi del shumë i egër i rreligjioneve islame E vërteta, shqiptarët vetëm një herë në histori gjatë shekullit XX e kanë pasur një gjysëm dobie nga Lindja,por jo rreligjioze por ideologjike. Parndaj më 1955 kur projektohej: deprotimi i shqiptarëve nga Jugosllavia; kur planifikohej ndarja e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, posa Shqipëria u pranua në Paktin e Varshavës (më 1955) pushuan të gjithë skenarët e ndarjës Shqipërisë. Por shpërngulja e shqiptarëve nga Jugosllavia në Anadolli pushoi vetëm më 1966, me ndihmën e fuqisë SHBA-ve, të cilat e ndihmuan terthorazi në sigurinë e plotë për eliminimin e Aleksandër Rankoviqit në Brione. (shiqo: A. J. Brionski Plenum, “Tajna dokumentacija stoleça/66”).

Çka do të ngjanë nëse OKB e aprovon Rrezolutën për gjenocid në Srebernicë

Sot në Ist River (Nju Jork) ndërgjegja e njerëzimin është në peshojë. E kuptueshme se kundër drejtësisë do të provojnë të ngadhnjejenë Rusia, Serbia, Bellorusia, Irani, Kina dhe ndonjë shtet marionetë si këto. Por aprovovimi i Rrezolutës për gjenocidin në Srebernicë do t` i hapëte dy mundësi:

1.Që Serbia t` i paguaj dëmet e luftës në Bosnje.

2. Që Rusia një ditë të gjindet para peshës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe t` i paguaj dëmet e luftës ndaj Ukrainës. Pra Rrezoluta për gjenocidin në Srebërnicë do të ishte një fitore e demokracië mbi tiraninë.

E vërteta,auktalisht shembulli i Gjermanisë për t` i paguar viktimat e kolonializimit në Namibi, këto ditë (prill 2024) e venë çdo agresor para ÇEKANIT të gjyqtarit. E në këtë nye Serbia fashsite ka filluar të dridhet, sepse një ditë do duhet paguar dëmet e luftës për Kroaci, për Bosnje dhe për Kosovë sidomos.

Çka do të ngjan nëse Perendimi e lejon Rusisnë ta fitojë luftën në Ukrainë

Me aprovimin e ndihmës për Ukrainën për 61 miliardë dollarë këto ditë nga Senati Amerikan, pothuej se është e sigurtë se Ukraina nuk është vetëm, prandaj nuk do ta humbi luftën, por nuk do të mundet as për ta fituar. Kjo për faktin se për NATO-n është me interes politiko strategjik,që Rusia e Putinit të kompromitohet para opinionit botëror.Dhe, në këtë drejtim NATO nuk meerr kurrfar përgjegjësie morale, sepse është organizatë ushtarake, armike e imperializmit rus në përgjithësi.

Nëse Rusia eventualisht do ta fitonte luftën në Ukrainë, atëherë turrin e saj (Rusisë) do ta ndalte vetëm një Luftë e Tretë Globale, e cila po zvillohet para syve tanë në forma të ndryshme, por me mënyra të tjera makiaveliste. I mjeri ai popull sot, që është para ndrydhjeve të fuqive agrsiveushtrake ruse.

Çka do të ngjan nëse më 16 maj 2024 Kosova bëhet antare e Këshillit Evropës

Historia nuk mirret me fall. Por, nëse analizohën ngjarjet drejtë (faktorët objektiv dhe subjektiv), atëherë “zbulimin” i së vërtetës se çka do të ngjan ke shansë për ta rrumbullaksuar në 90-95% se si do të jetë përfundimi, kuptohet jo apsolut. Lidhur me titullin e shtruar si pyetje konjukturale- “Bota Serbe”, mund të theksojmë pra, nëse Kosova pranohet de jure në Këshillin e Evropës, atëherë hapet shansa që Kosova shumë më lehtë të pranohet në Interpol, në UNESCO, në OKB. E sa i takon pranimit në NATO, çështje e Kosovës është gati tërësisht e zgjidhur, sepse NATO është këtu. Por kjo ambicje e Republikës Kosovës është çështje që donë njohuri speciale ushtrake, sepse dëshira dhe përkushtimi në asnjë rrethanë nuk do të mungojnë. Me fjalë tjera, pranimi i Kosovës në KE hap rrugë që Kosova pas pranimit në OKB ta padisë Serbinë agresore për dëmet dhe gjenocidin që ka bërë ekskluzivisht nga koha kur KS OKB e ka aprovuar Rrezolutën për Gjenocidin më 1948 e këndej. Pra Republikën e Kosovës si shkencat objektiv-institucionet e saj i njohtoj se nuk ka padi retroaktive, nuk ka pasi për gjenocidin që ka bërë Principata Serbe duke i shfarosur 714 katune dhe 6 qytete me shumicë shqiptare për 28 ditë (1-28 XII 1877). Serbia përjashtohet nga definicioni i gjenocidit për mizoritë më 1912-1914 nga 132 fshatrave shqiptare.Serbia përjashtohet nga definicioi i gjenocidit për 182 katune të bombarduara në Kosovë më 1919-1921.Serbia përjashtohet nga definicioni i gjenocidit për 215 katune të sulmuar me zjarrë dhe automatike më 1945.Por Serbia nuk do të mundet për t` u përjashtuar nga Padia dhe denimi që mund t` i bëret në GJND (Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë), sese krimet nuk vjetorhën. E vërteta, Serbia neofashiste për këtë realitet të drejtësisë është e njohur, por me asnjë çmim nuk po pushon që znatin e mizorive ta ndali, një ditë. E kjo nuk do të thot se shqiptarët do të mbesin në mëshirën serbiane, sikurse gjatë shekullit XIX dhe një pjese të shekullit XX-t.

Serbia fashiste ka hy në një avanturë të re duke mos e ditur se Rusinë e ka armik

Në Serbinë fashizuar sot, askush nuk ka fuqi si individ për ta ridrejtuar kah demokarcia godinën shtetërore. Përkundrazi, sepse këtë shtet e ka mbuluar psikologjia e “pafajësisë”-përkatësisht e urrejtjës, megalomanisë , madhësisë territoriale, medje pasi që i ka huq të gjitha rrugët, po provon përmes një tog fjalëshi rreligjioz të quajtur “BOTA SERBE”, për të krijuar një atmosferë misterioze, ala asaj formulës së viteve 1990 kur propogandohej se: “Nikolla Teslla e paska shpikur një formulë, me të cilin Serbia do ta sulmojë tërë botën, nga Tokio e deri në Londër, dhe atë luftë do ta fitojë”. (Lexone deklaratën e Enriko Josifit më 1990 në TV e Serbisë)!!

Sot, vetëm një shkrimtar ala Emil Zola (1895), mund ta shpëtojë Serbinë fashiste nga katastrofa.Ai shkrimtar në Serbi nuk mund të gjëndet. Ndoshta do të ishte Vuk Drashkoviqi, por si duket ende ka nevojë shprti i tij të pastrohet, jo para ndonjë popi, por para Zotit dhe Krishtit nëse vërtetë don të imponohet si një Dimitrije Tucoviq. E ta them menjëherë se tigri i dikurshëm nuk mund të bëhet kapruell sentimental që iu kanë ther brienat diku nepër shkurret e shovinizmit.Prandaj, mendoi se Serbia do të paguaj haraç duke u hasmuar me tërë botën, sepse nuk ka shenja se do të largohet nga kthetrat e Putinit, i cili Serbinë po e shfrytëzon për t` i trembur “mizat në perpeç” të zotërisë.Ky realitet u pa dhe u ndie në KS OKB më 22 prill 2024.

Sot si historian mendoi se kapitali Evropian, duhet të jetë më agresiv ndaj Serbisë, sepse Ballkani si pasojë e sielljeve meskine serbiane është bërë vend i pasigurt për investime. E ky realitet nuk është shenjë i mirë për BE dhe për demokracinë Perendimore, sidomospër Amerikën demokratike. Në anën tjetër tërë bota ngadal por sigurtë po e mëson se shqiptarët e kanë kthyer me të drejtë tërë orientimin-rreshtimin ekonomiko shoqëror gjithëkombëtar kah Washingtoni dhe Brukseli.

A ka kaluar koha e kolonizimeve barbare serbiane në Kosovë

Më 1912-1941 Serbia arrijtë ta ngritë përqindjën e serbëve në Kosovë nga 4% sa ishte më 1912 në 27% më 1941. Këtë përqindje të popullsisë Serbia koministo-çetnike synonte pas vitit 1945 ta ngritë në 51% plus. Por realiteti tregoi më 1991 se në Kosovë për shkak se serbët nuk mund ta duronin asnjë lloj barazie, të zbresin në 5,2% të tyre. Madje provuan qarqet fashiste përqindjën ta ngrisin me terror të programuar në 51% serbian më 1995. Por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e prishi atë planifikim, madje bombardime t e NATO-s jo vetëm që e prishën por e kthyen në një invalid që po derxhet në shovinizëm tërë Serbia edhe sot. E vërteta, pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999, filloi njëfar epoke e negociatave, të cilat janë bërë njëfar mode politike, por ajo “modë” nuk ka as strategji e as taktikë të zgjedhjes, sepse vet serbët nuk po duan të integrohën në shtetin e Kosovës, të cilin e kanë pranuar 59% të shteteve në tërë globin. Lidhur me këtë e shtroi pyetjën: A u larguan vet serbianët nga institucionet e Kosovës; a u mbajtën dy palë zgjedhje dhe i bojkotuan. Tani çka kërkohet nga shqiptarët, pse mos të thuhet se: “Serbia po kërkon territore, po kërkon kthim të pushtetit saj në Kosovë”.

Në fund e shtroi këtë aksiomë që mund të quhet në fillim edhe si theoremë që: Kombin shqiptar dhe Kombin serbian duhet t` i drejtojë një psikologji “demokratike” e shembullit franko-gjerman. Pra shembulli i pajtimit është i zbuluar, vetëm që ai zbulim duhet të zbërthehet me argumentin se drejtuesit shtetëror serbian duhat t` i parnojnë fajet e bëra ndaj fqiut të parë; duhet ta njohin Kosovën shetet; duhet t` i paguajnë dëmet e luftës. Për ndryshe viktimat nuk do të na i falin gabimet politikaneske nëse do të ndodhin. Pra, shkurtë e shqip: nuk ka pajtim as paq të vërtetë në Ballkan, pa u demobilizuar imperializmi serbian. Tni për tani, sa më shumë që Serbia t` i afrohet Rusisë, e ky fenomen po ngjanë, Shqiptarët duhet t` i afrohën për tri herë më tepër Perendimit dhe NATO-s me SHBA në krye.Politikë pra po, por dhëmb për dhëmb. Madje, rinia shqiptare duhet shkojë me kulturë aq largë sa që zyrtarisht të kërkojë nga Stej Departamenti dhe Pentagoni për të shërbyer një ditë në Ushtrinë Amerikane. Po medni si shkencat shqiptar që nuk e urrej asnjë popull se vetëm kur Serbia ta pranoi Kosovën, vetëm atëherë bota serbiane do të mendoi ndryshe, do të ndohet se është larguar nga pesha e krimt.Prandaj “Bota Serbe” që po promovohet nepër kisha dhe manstire, nepër parti dhe kazerma ushtrake, nepër shkolla dhe uzina, nuk është asgjë tjetër vetëm se një poltikë e re e Millosheviqit me një ambalazhë ngjyrë gjaku të njomë.

Shkrimi i kushtohet: Vojo Kushit, Tahir Sinanit, Ukshin Hotit, Fehmi Lladrofcit dhe ushtarit serbian që nuk pranoi në maj 1999 ta therr plakën shqiptare, por që me procedurë të shkurtë u pushkatua si “tradhtar”! Së këndejmi, konkludoi se ka edhe serbian partiotë dhe trima e humanistë të shkollës Dimtrie Tucoviqit!

Thirrje për ndryshim të qasjes ndaj patriotizmit, planifikimit, organizimit dhe mësimit

1
Nga: Lirim Gashi
___
Asnjë shqiptar në të gjitha trevat tona etnike nuk ka një plan më të mirë, më të saktë, më të kompletuar, më efikas dhe më të dobishëm se unë se si ta shndërrojmë kështjellën tonë të dobët, që funksionon si shtet i gjymtuar, në një kështjellë të fortë dhe të pathyeshme.
Unë jam gati ta dëshmoj pohimin tim kurdo që më jepet mundësia, kështu që kushdo që dëshiron mund të më sfidojë me planin e tij.
Do ta pranoja një duel me çdo kandidat serioz dhe ambicioz në çdo kohë, pa asnjë kusht dhe pa dëshirën për ta mposhtur apo poshtëruar, por vetëm për t’i siguruar atij njohuri plotësuese unike, profesionale dhe autentike.
Sepse mangësitë e shoqërisë dhe politikës sonë kërkojnë jo vetëm një diagnozë të saktë dhe një trajtim gjithëpërfshirës, ​​specifik, paralel dhe adekuat në disa fusha, por edhe kritere profesionale, etike dhe morale, si dhe trajtime dhe metoda shëruese efektive që japin relativisht shpejtë rezultate konkrete.
Sepse vetëm konkurrenca e cilësisë së lartë krijon vlera të shtuara që në fund të ditës kthehen në rezultate të dukshme dhe të prekshme.
Dhe më besoni, njohuritë që kam nuk më kanë rënë nga qielli mbi supe, por janë rezultat i një kurioziteti të pashtershëm të lindur nga inati se pse zëmë vendin e fundit në listën apo në tabelën evropiane të dijes, zhvillimit, sigurisë, mirëqenies dhe prosperitetit, edhe pse jemi një nga kombet më të vjetra në botë.
Nuk kam dashur asnjëherë të jem protagonist i një kalibri primitiv, motivi kryesor i të cilit është vetëpromovimi, sepse që në fëmijëri dhe adoleshencë kam fituar të gjitha konkurset apo garat e dijes komunale, rajonale dhe shtetërore, prandaj jam i pastruar kimikisht nga çdo kompleks inferioriteti.
Motivi im i vetëm ka qenë gjithmonë të shëroj dhimbjen time të madhe shpirtërore, pse kombi im i dashur, të cilit i përkas me vullnetin e Krijuesit, vazhdimisht po e kthen atdheun e tij në zorrën e trashë të politikave gjenocidale të Serbisë, përmes tolerimit të agjentëve të saj shqipfolës që i ka instaluar në të gjitha institucionet e rëndësishme vendimmarrëse të shtetit tonë të ri, ndaj vazhdimisht po e kthen Kosovën në tualet të saj, ku zbraz të gjitha katrahurat e saj.
Duke studiuar organet e frymëmarrjes dhe të tretjes së politikës udbashe serbe, hibridit më të rrezikshëm të inteligjencës ruse, gjeta recetën më efektive për ta kthyer atë në strofkën e nënës së djallit prej nga erdhi.
Dhe sigurisht, gjeta edhe një recetë tepër efektive që shëron viktimat e manipulimit të saj në mënyrën më efektive të mundur.
Megjithatë, unë kurrë nuk do t’i publikoja kundërmasat më efektive, por thjesht do t’i konvertoja ato në një manual ose doracak për Shërbimin tonë Inteligjent.
Ose më saktë në një manual që do t’i përkiste fushës së “sekreteve më të rëndësishme shtetërore”.
Se ndershmëria, sinqeriteti, pjekuria, përgjegjësia, përgjegjshmëria, disiplina, puna e palodhur, etja për dije dhe vetëdija e lartë janë edhe ekonomikisht të dobishme, e vërtetojnë popujt skandinavë, të përbërë nga individë të qytetëruar, të ndershëm, të zgjuar, të përkushtuar, të sinqertë, të ndërgjegjshëm, të guximshëm, të përgjegjshëm, patriotë, besnikë, kozmopolit, humanë, solidarë dhe punëtorë, të cilët arrijnë një nivel të lartë prosperiteti pa pasur nevojë të vjedhin njëri-tjetrin dhe shtetin e tyre.
Meqenëse ata ishin kanibalë që ushqeheshin me mish njerëzor vetëm treqind vjet më parë, arritjet e tyre të paimagjinueshme në të gjitha fushat sfidojnë të gjitha ligjet evolucionare të natyrës dhe na japin shpresë se kërcimet ose revolucionet e mëdha kulturore janë të mundshme.
Ne shqiptarët jemi e kundërta e tyre, prandaj me meritë zëmë vendin e fundit në tabelën europiane për zhvillim, punësim, prodhim, inovacion, tregti, eksport, kulturë, edukim, shkencë, arsim, sport, shëndetësi, siguri dhe prosperitet.
Pse?
Sepse pjesë e shoqërisë dhe politikës sonë janë dhjetëra mijëra idiotë funksionalë thellësisht të pandershëm, të paarsimuar, të pashkolluar, të pamoralshëm, të pasinqertë, të paturpshëm, të pabesë, të korruptuar, injorantë, dembelë, frikacakë, mashtrues, gënjeshtarë, manipulues dhe kriminelë.
Prandaj, shteti ynë i brishtë dhe sovraniteti i tij rrezikohet më shume nga ata sesa nga nga serbët, rusët, amerikanët, turqit, arabët dhe kinezët që abuzojnë me marrëzinë tonë të pafundme individuale dhe kolektive për të na tërhequr nga brirët si lopë të gjalla.
Diagnozat e mia janë më të sakta se orët zvicerane, dhe nëse do ta kuptonit saktë vlerën e tyre, jam 100% i sigurt se do të zhvillonit një zemërim të brendshëm që do t’ju detyronte dhe motivonte të mësonit nga më të mirët, si duhet të jeni dhe nga më të këqijtë si nuk duhet të jeni.
Një gjë është e sigurt:
Nga hebrenjtë skandinavët, anglezët, gjermanët, francezët, italianët, zviceranët dhe amerikanët e veriut ne mund të mësojmë shumë gjëra të mira dhe të dobishme që do të na ndihmojnë të ecim përpara.
Nga afganët, beduinët dhe çeçenët, ne mund të mësojmë vetëm se si të kthehemi në errësirën e Mesjetës dhe të bëhemi fantazma të modernitetit.

Si i mposhta hileqarët!

1

Florim Zeqa  

Sikur të isha këngëtar, do të më dukej pak, që të gjithë atyre që me duan dhe i dua nga një strof të këngës për t’ua kushtuar. Do të më dukej pak, të gjithë atyre që më deshtën me hile nga një epitaf për t’ua shkruar!

Qengji në mesin e ujqërve të uritur

E fillova këtë shkrim në mënyrën më të pazakont, i nxitur nga hileqarët dhe mashtruesit dhe motivuar nga ‘ushtria e facebook-ut’, të cilët shpërthyen si bomba të minuara pas lëvizjes time sa të vogël po aq edhe të shkurtër politike.

E kam ditur, por as që kam mundur të besojë se sa e vështirë është për një njeri të ndershëm të qëndrojë në mesin e njerëzve të papërgjegjshëm të politikës kosovare!

Kjo bëhet akoma më e vështirë është për një gazetarë dhe analist të pavarur politikë!

Një njeri i ndershëm, qoftë ai qytetarë i rëndomtë apo intelektual, krijues apo publicist është aq i ngulfatur nën grilat e partive politike sa një i burgosur i ndërgjegjës prapa grilave të pushteteve totalitare.

Një njeri i virgjër dhe i pastër në aspektin kombëtar në mesin e politikanëve hileqarë, të uritur për pushtet, është është sikur qengji në mesin e ujqërve të uritur, të cilët e presin ta ç’kyejnë gjahun e zënë e të rrethuar nga të gjitha anët!

Fati në fatkeqësi

U jam mirënjohës të gjithë miqve të vërtetë, edhe pse të dëshpruar me veprimin tim, nuk u lëshuan në sharje dhe fyerje siq u ekzaltuan disa prej miqve fallco dhe të pabesë, militantë të mjerë dhe sharllatan në shërbim të politikanëve të inkriminuar!

U jam mirënjohës për jetë dhe mot qindra bashkatdhetarëve në Itali, në Regjionet: Veneto, Friulli Giulia dhe Lombardia përkatësisht në Provincat: Treviso, Udine, Venezia, Pordenone, Portogruaro, Viçenca, Rovato, etj., të cilët ishin rreshtuar pas meje për themelimin e degës së partisë, që tashmë nuk ja vlenë as emrin t’ia permend!

Nuk është mbetur rastësisht ajo thënja e moçme “Fati në fatkeqësi”!

Falë intuitës sime i hetova më kohë hileqarët të cilët kishin menduar që të më përdornin për një kohë të gjatë për interesat e tyre dhe më pas të më hudhnin si leckën në rrugë apo si limonin e shtrydhur!

Më zgjuarsinë dhe largëpamësinë që i kam dhuratë nga i madhi Zoti, ia dola me sukses t’i testojë në kohën e duhur dhe t’ua heqë maskat hileqarëve dhe injorantëve morbid.

Njëkohësisht në këtë fatkeqësi e testova edhe veten time, ku pas dështimit të hileqarëve unë dola fitimtar i madh dhe i pasur më shumë miq e shokë gjithandej regjioneve dhe provincave në Itali, pa anashkaluar as qytetarët e panumërt në Kosovë dhe bashkatdhetarët gjithandej në Diasporë, prej të cilëve çdo ditë marrë mesazhe falenderimi dhe mbështetje të fuqishme për veprimin vizionar dhe pragmatik që më kthejë drejt lumturisë së përhershme në shërbim të qytetarëve (bashkatdhetarëve) të vendit tim.

Një reflektim për paqë e pajtim ndër shqiptarë! 45-vjet më parë Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqë

1

Nga Frank Shkreli 

Ishte viti 1979, viti kur Çmimi prestigjoz Nobel për Paqë iu dorëzua në Oslo të Norvegjisë, Nënë Terezës, sot Shën Nënë Tereza, e para dhe e vetmja figurë shqiptare në histori me një Çmim Nobel për paqë, një njohje botërore dhe shpërblim për veprat dhe veprimtarinë e saj jetësore, për paqë në botë dhe për kujdesin ndaj më të varfërve.

Për paqë në botë dhe për paqë e pajtim, edhe “për popullin tem shqiptar”. “Që paqja e Zotit të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona”, është shprehur Shenjtja Nënë Tereza, ndërsa po dilte nga manifestimi solemn i pranimit të Çmimit Nobel për Paqë, 45 vjetë më parë (1979). Pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj, Nënë Tereza ka shkruar këto fjalë: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vij në zemrat tona, në familjet tona, në gjithë botën”, sipas biografit të njohur të jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, Dom Lush Gjergji.

Po e kujtoj këtë 45-vjetor të dhënjes së Çmimit Nobel për Paqë, sidomos fjalët e Nënë Terezës për paqë “në familjet tona”, drejtuar shqiptarëve në atë kohë, si një rast reflektimi sot, pasi bota shqiptare ka aq shumë nevojë sot për paqë, për paqë me njëri tjetrin. “Familja shqiptare” nuk ka sot paqë, paqë me veten e paqë me të tjerët. Unë nuk besoj që shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe politika shqiptare në veçanti, të ketë qenë ndonjëherë – në këto pothuaj 35-vite tranzicion të ashtuquajtur “post-komunist” – më konfliktuale, më e acaruar dhe me mungesë respekti e dashurie për njëri tjetrin, se ç’është sot. Thirrjen e Nënë Terezës për paqë e pajtim 45-vite më parë; po e kujtoj dhe si një pjestar i komunitetit shqiptaro-amerikan prej më shumë se gjysëm shekulli në Amerikë – modestësisht duke shfaqur nevojën për reflektim në këtë përvjetor, për gjëndjen e krijuar plot konflikte e në çdo nivel, por edhe mungesës së diskursit normal publik me njëri tjetrin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën e shpërndarë anë e mbanë botës edhe në mbarë trojet shqiptare, sikur bota shqiptare është në luftë me vet-veten. Sidomos, diskursi politik, jo vetëm që është keqësuar, por duket se ka vdekur vitet e fundit. Frank Shkreli: “Unë kam të drejtë e ti je idiot”. Vdekja e diskursit publik në botën shqiptar| Gazeta Telegraf.

Pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të saj, Nënë Tereza ka shkruar këto fjalë: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vij në zemrat tona, në të gjitha familjet tona, në gjithë botën”, pohon biografi i njohur i jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës, Dom Lush Gjergji.

Po përdori rastin e 45-vjetorit të dhënjes së Çmimit Nobël për Paqë Nënë Terezës dhe thirrjes së saj për paqë, dashuri, e pajtim ndër shqiptarët – duke i kujtuar lexuesit se në të vërtetë ishte mrekullia e nënë Terezës, ajo që 14-vite më parë, për herë të parë, këto tre dekada, që bashkoi politikën shqiptare në një ceremoni të shkurtër në Tiranë në kujtim të lumturimit të saj. Ishte viti 2010 kur është inauguruar e ashtuquajtuara “Rrugë e Paqës”, në Tiranë, simbol i nderimit për Nënë Terezën me rastin e 7-vjetorit të lumturimit të saj – e njohur si, “Rruga e Milleniumit të Paqës”, në hyrje të Liqenit Artificial në kryeqytetin shqiptar.

Me atë rast, afër 30-udhëheqës botërorë i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, Z. Bamir Topi që të merrnin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Rrugës së Paqës në Tiranë. Një numër i madh liderësh botërorë iu përgjigjën thirrjes së Presidentit shqiptar. Por gjëja më e rëndësishme ishte pjesëmarrja në atë ceremoni e të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë të asaj kohe, por dhe sot, përfshirë ish-Presidentin Topi, ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Kryetarin e Bashkisë Tiranë, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste, sot Kryeministër Edi Rama. Për ata që e mbajnë mend, ishte një ecje e lirë e të gjithë liderve politikë shqiptarë së bashku me qytetarë të Tiranës në rrugën që besoj edhe sot mban emrin “Rruga e Milleniumit për Paqën”. Një foto historike kjo që ndoshta ia vlen të nxirret nga arkivat si një simbol paqeje e bashkimi, për të parë – sidomos në rrethanat e sotme të konflikteve aktuale politike në Shqipëri – se çfarë është e mundur, me vullnet të mirë:  bashkimi simbolik i politikës shqiptare për një rast me rëndësi për të gjithë – megjithse merita e bashkimit të tyre qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ishte meritë e kujtimit të Nënë Terezës.

“Një shtëpi e ndarë dhe e perçarë kundër vetvetes nuk mund të qëndrojë në këmbë, pa u shembur”.

Siç dihet, “Rruga e Milleniumit për Paqën”, kushtuar Nënë Terezës, është ndër rrugët më të veçanta në kryeqytetin shqiptar, sepse aty gjënden të vendosura në rrugë pllaka me nënshkrime të nja 28 udhëheqësve botërorë kushtuar paqës duke nderuar, në këtë mënyrë, jetën dhe veprimtarinë e Shënjtores shqiptare, Nënë Terezës, por edhe shqiptarët, në përgjithësi. Ishte një gjest simbolik, por shumë domethënës. Në të vërtetë, ishte një ceremoni natyrale, spontane, asgjë e jashtzakonshme, në nderim të Nënë Terezës, për një botë normale, ku udhëheqësit politikë të një vendi, pa marrë parsysh ndryhimet politike mdis tyre kanë gjëra dhe kauza të përbashkëta që mund dhe duhej t’i bashkonin.

Në këtë mënyrë, ky ishte një mesazh simbolik që iu është dhënë edhe qytetarëve shqiptarë në përvjetorin e shtatë të Lumturimit të Nënë Terezës, 14 vjet më parë. Ishte një rast me të vërtetë i bukur dhe i mirseardhur, megjithëse i jashtzakonshëm dhe ndoshta i papritur kur të merren parasysh konfliktet dhe antagonizmat politike midis politikanëve deri në ditët e sotme, midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri. Por, megjithkëtë ishte një ditë e bukur, një fotografi simbolike që i mungon shumë sot jetës politike shqiptare.  Ishtë një fotografi e politikanëve kryesorë të Shqipërisë, duke i shtërnguar dorën njëri tjetrit, një akt që i pëlqen syrit dhe disi qetëson edhe zemrat e shqiptarëve kur shohin politikanët e tyre të merren vesh me njëri tjetrin. Për fat të keq, në këndvështrimin e sotëm të zhvillimeve politike në Shqipëri, por edhe kudo tjetër midis shqiptarëve, paqa për të cilën kishte bërë thirrje Nënë Tereza 45 vite më parë në Oslo, “në të gjitha familjet tona”, pikërisht aty ku e donte Nënë Tereza paqën, midis shqiptarëve, në familjet tona është vështirë të identifikohet ose të dallohet paqa si e tillë sot në jetën publike dhe politike në marrëdhëniet midis shqiptarëve në nivele të ndryshme. “Rruga e Milleniumit për Paqën” ndoshta e mban gjithnjë emrin dhe na kujton thirrjen për paqë midis nesh të Nënë Terezës, por në jetën e përditshme, të gjithë e dijmë se, kryesisht, nuk ka paqë as dashuri midis njëri tjetrit, ndërkohë që në sallat e qeverisë e të shtetit: aty ku do duhej të ushtrohej respekti dhe paqa midis shqiptarëve për hir të shqiptarëve; aty mbetëron vetëm konflikti, urrejtja dhe mos respekti për njëri tjetrin, e nganjëherë edhe dhuna.

“Nëqoftse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar se i përkasim njëri tjetrit”.

Në fjalimin e tij me rastin e emërimit, “Rruga e Milleniumit për Paqën”, në Tiranë, kushtuar Nënë Terezës, në vitin 2010, Presidenti i atëhershëm Bamir Topi ka folur për modelin e paqës së Nënë Terezës, për një paqe që ndërtohet e kultivohet çdo ditë e çdo kund dhe nga çdo kush. Në një referencë drejtuar klasës politike shqiptare në atë kohë, Presidenti Topi ka theksuar me atë rast, paqën shoqërore, që sipas tij, është një “detyrë themelore e një shteti demokratik…e që duhet të jetë gjithashtu objektiv parësor i politikës, si fuqi lëndore e demokracisë. Për ta ruajtur e për ta përsosur atë më tej, në përputhje me standardet evropiane, duhet angazhim i thellë i të gjithëve”,- ka theksuar ish-presidenti Topi, duke nënvijuar “bashkpunimin, bashkjetesën, e tolerancën”, si, “forca morale e kulturore, në dispozicion të së sotmes dhe të ardhmes; në shërbim ndaj demokracisë dhe shtetit.”

Për fatin e keq, ai rast fotografik paqeje më 2010 midis udhëheqësve më të lartë politikë të shqiptarëve, në vend që të kishte simbolizuar një fillim të ri të zhvillimeve paqësore në Shqipëri, konfrontimet politike kanë ardhur duke u shtuar dhe vazhdojnë gjithnjë edhe sot, madje janë edhe më të theksuara se kurrë më parë. Kriza politike nëpër të cilën po kalon Shqipëria dhe Kombi shqiptar është një

krizë e madhe morale; një trashëgimi e gjysëm shekulli komunizëm – me besimin se kundërshtari politik është armik dhe si i tillë duhet të zhduket me çdo kusht.

Në këtë periudhë kritike për Kombin shqiptar, vazhdimi i një sistemi të polarizuar politik, jashtë kontrolli, dhe dështimi i klasës politike për t’u marrë seriozisht, me problemet madhore të vendit e të Kombit në të gjithë botën shqiptare pa përjashtim do të ketë pasoja tragjike afatgjatë për të gjithë shqiptarët. Abraham Lincolni citohet të ketë thënë se, “Një shtëpi e ndarë dhe e përçarë kundër vetvetes nuk mund të qëndrojë në këmbë pa u shembur”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan duke i dorëzuar Nenë Terezës Medaljen Presidenciale të Lirisë (1985), dekorata më e lartë që jep Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Thuhet se “politika është arti i kompromisit”. Prandaj të ulurit në tryezë me ata që kanë pikpamje të ndryshme për të biseduar, me qëllim të mirë dhe në paqe për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, nuk duhet të shikohet si një dobësi, si diçka që nuk është burrënore. Nuk është burrëri as nuk janë burrshtetas ata që interesat partiake e personale i venë mbi përparimin dhe interesat e Kombit, ndërkohë që konfliktin e vendosin mbi kompromisin, në kurriz të paqës në shoqëri dhe në familjen e madhe të shqiptarëve.

U kërkoj falje atyre që këto fjalë mund t’i shikojnë si një predikim apo një pontifikim moral. Por shumë politikanë shqiptarë konsiderojnë se pozita politike që kanë tani është e drejtë e tyre dhe askujt tjetër dhe nuk e shikojne atë për atë që në të vërtetë është  një përgjegjësi e privilegj që ua ka besuar atyre, përkohësisht, votuesi shqiptar. Në të njëjtën kohë, edhe elektorati duhet të jetë më i përgjegjshëm e të përkrahë kandidatë/e për poste politike ata të cilët flasin me respekt e dinjitet për kundërshtarët e tyre politikë dhe qëdrimet e tyre dhe të cilët kanë parasysh, mbi të gjitha, interesin e vendit e të Kombit. Thomas Jeffersoni do t’u bënte thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë të gjitha ngjyrave, “Ejani e na ndihmoni me talentet tuaja si edhe me peshën e karakterit tuaj, të punojmë së bashku, drejt vendosjes së demokracisë.” Kombi shqiptar gjendet para një kthese historike dhe është një detyrë urgjente morale dhe kombëtare e këtij brezi politikanësh që t’i japin rrugën e duhur, “Rrugën e Paqës”, fatit të shqiptarizmit dhe shpresës për pranvera të reja për Kombin shqiptar, ashtu që shqiptarët të gjejnë sigurinë, paqën dhe rehatinë e vet, në vendin e vet, me bashkombasit e vet.

Momente të tilla si përurimi i “Rrugës së Milleniumit Për Paqën”, në nder të Nënë Terezës në Tiranë në 2010 ;; një ngjarje kjo që bashkoi klasën politike shqiptare të asaj kohe do të bënin që të huajt, sidomos miqtë e Kombit shqiptarë të thonin sot – ah sa burra të mirë qenkan këta shqiptarët, kur bashkohen për të mirën e përbashkët. Për fat të keq, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore në marrëdhëniet e politikanëve shqiptarë, me njëri tjetrin, kam drojë se nuk gjëndet kush të pohojë sot një gjë të tillë, pasi duket se është harruar mesazhi i Nënë Terezës i 45-viteve më parë në Oslo të Norvegjisë: Paqë në familjet tona, si parakusht i paqës dhe bashkimit në familjen e madhe shqiptare të përhapur anë e mbanë botës.

Përcaktimi i inteligjences tek disa lexues e komentues

2
Afrim Caka, Gjakovë
___
Arsyeja është çiltërsi, arsyeja është qartësi, në të shkruar dhe në të lëxuar, arsyeja është sinonimi i të kuptuarit. Arsyeja përdor vetëm logjikën, metodat e saj dhe kategorit e të kuptuarit. Ky është kriter… Por jo nga arsyeja false…
Edhe pse pseodokomentuesit janë larg, larg meje, unë mund ta dëshmoj vetveten… Por ata brenda ruanin edhe shëmtin në komentet e tyre.
Nëse do të marrim përsipër të përcaktojmë intiligjencën e çdo komentuesi apo të çdo lexuesi, që është sigurisht e rëndësishme për të përcaktuar sferën e të mendiuarit në të cilën mundohet për ta sfiduar çdo shkrim që hidhet në facebook, është e mjaftueshme që të mos bie dakort për shkallën e kompleksitetit të tij mendor.
Por egoja e tyre është diçka tjetër që mundohen t’ua heqin dinjitetin dhe profesionalizmin e çdo shkrimi qoftë ai ndërmjet studimit dhe atyre të proceseve të njohurive gjatë lëximit. Meqenëse, komentuesit janë të varun prej të tjerëve, prej mendimit të huaj, nga ajo që u thonë të tjerët. Mendimi i komentuesit nuk mund të ndryshohet, sepse egoja e tyre shkrihet sipas qejfit… Por ajo që është interesante, është se ekziston një paralelizëm, nga është, ku ndodhet. Gjithçka varet se nga ç’pikëpamje vështron, lëxon, shkruan dhe nga është duke u nisur nga çfarë përvoje flet dhe komenton.
Për disa, si komentuesi apo keq komentuesi, intelegjenca e tyre të përcaktimit gjatë reagimit joprofesional e jo shkencor e cila është një përshtatje mendore ndaj rrethanave në facebook. Në këtë menyrë intiligjenca e të kuptuarit nuk i kundërvihet ndaj instiktit dhe shprehisë së tyre, që janë të trasheguara apo përshtatje në rrethana periodike dhe të fituara në shoqëri apo në familje.
Nuk mund të mohohet kjo e fundit shfaqet menjëherë nga shprehit e thjeshta të një shkollari fillestar dhe i shprehive të keq kuptuarit në thelbin e çdo shkrimi. Si pasoj e kësaj duhet të zgjedhim ndërmjetë këtyre dy alternativave; shprehive egoiste, shkaku i saj është mangësia e mendjes dhe të kuptuarit gjatë lëximit (pse JO), por përkundrazi është vetë fajtor, shkaku i saj nuk është mangësia e mendjes, por përkundrazi është mungesa e vendimit dhe i guximit për ta përdorur mendjen e tij pa drejtimin nga një tjetër. Ne prandaj duhet t’i shikojmë çështjen e çdo komentuesi si nga pikpamja e “intelegjencës së tij” egoiste. Në këtë menyrë perceptimi i instiktit vetëm kërkon shtigje dhe boshllëqe për t’u zgërdhirë edhe nëse është perceptimi i tij mendor është shumë i largët nga të kuptuarit gjatë leximit!
Një shprehi e tyre mund të duket si një filozofi komplekse, për artikulimet e tyre në facebook . Një akt i till inteligjence banale, nga ana tjetër, si gjetja e një shkrimi profesional, egoja e fshehur apo kuptimi i domethënies së një mendimi, përmbledh një numer injorantësh në hapsirë e në kohë. Në këtë mënyrë, nga ana ime të gjitha këto janë të izoluara nga çdo njeri që i njehë mirë kuptimet e çdo shkrimi që postohet në facebook.
Për të përcaktuar inteligjencën në lidhje komentet se si i formojnë është, si pasoj të përsërisësh, një model të vjetër të kulturor të menduarit pa tru, që intiligjenca e tij formon një gjendje ekuilibri të shtrembëruar të njëpasnjëshëm të kësaj natyre…!

Bojkotimi i referendumit nga Lista Serbe – dorëzim i lloit të vet

1

Foto e djeshme nga referendumi në Mitrovicën veriore…

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Cilësori “dështim i referendumit”, siç trupeton opozita në Koosvë, ka dy anë të medaljes.
Atë mund ta cilësosh si të tillë, varësisht se me cilën dioptri e shikon.
Nëse referendumi shihet me dioptrin serbe, alias me syzet e Vuçiqit dhe Radojçiqit, po, atëherë mund të konkludohet se ai ka dështuar.

Bojkotimi i referendumit nga pala serbe për katër komunat e veriut të Kosovës që do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve, nëse shikohet me dioptrinë e Perendimit, realisht rezulton se është produkt i mungesës së racionalitetit politik nga pala serbe, e që paralajmron eskalim të gjendjes. Ndërkaq nëse e vrojtojmë krejt rrjedhën e zhvillimeve politike në katër komunat e veriut të Republikës, me dioptrinë shqiptare, duhet të konkludojmë se strategjia e përzgjedhur e veprimit të Qeverisë Kurti ka rezultuar e drejtë dhe me mundësi reale që të korrë fitore të thellë.

Le të kujtojmë për një qast se betea politike në raport me veriun e Kosovës nga ana e Vuçiqit filloi me tërheqjen e kryetarëve të katër komunave dhe të strukturave tjera politike dhe të sigurisë e gjyqësorit nga institucionet legale të Republikës së Kosovës. Ky veprim u pasua me aksione dhune e terrori dhe kulmoi me agresionin shtetëror serb ndaj Republikës sonë më 24 shtator 2023.

Në përputhje me ligjin, më 23 prill të vitit 2023,  KQZ-ja organizoi zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Legaliteti i tyre u njoh nga BE dhe ShBA, por u kontestua legjitimiteti . Rrjedhimisht partnerët tanë insistuan që zgjedhjet  të përsëriten në kohë dhe rrethana më të përshtatshme, duke shpresuar se shpejt do të rmbylles Marrëveshja Bazike e Brukselit që ishte akorduar disi më 24 shkurt 2023 përmes aneksit që pritej të tumirej më 18 mars 2023.

Ndërkohë nga ana e faktorit të jashtëm ishte përvetësuar kërkesa e Serbisë për dorëheqjen e kryetarëve legal dhe ajo e njësive speciale të Policisë sonë të instaluara në veri. Këto kërkesa me karakter pothuajse ultimativ ishin tumirë si një lloj parakushti për rikthim të serbëve në institucione dhe ecje drejt realizimit të Marrëveshjes Bazike. Qeveria e Kosovës natyrisht nuk pranoi kapitullimin.
Ky vendim u ëdshmua I drejt, përkundër masave nga ana e BE-së, pikërisht më 24 shtator 2023, kur Serbia mëtoi ta bënte akt të kryer pushtimin e veriut.
Qeveria e Kosovës në përpjekjet e saj për të dalë nga ky rreth vicioz dhe në përgjigje të kërkesave të partnerëve tanë, veproi në përputhje me interpretimet ligjore të nenit 72 të  Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe hartoi udhëzimin administrativ përkatës.

Rrjedh e veprimeve taktike të Serbisë  në veri nuk lë hapësirë të akceptohet nga ana jonë rferednumi si akt i dështuar. Shqiptarët nuk kishin pse të dilnin në referendum. Ata kishin kryer obligimin e vet kushtetues, duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke votuar për kandidatët e tyre me kohë.

Referendumi është organizuar konform ligjit për pushtetin lokal, por edhe me insistimin e partnerëve tanë.

Organizimi i këtij referendumi mund të shihet edhe si shprehje e vullnetit politik të Kosovës për një lloj rishikimi pozitiv të raporteve me partneërt tanë, e pse jo edhe ndaj minoritetit serb, qytetarë të Republikës sonë.

Referendumi shpërfaqi njëkohësisht edhe pamundësinë reale të Listës Serbe për të manipuluar me listën e votuesve, siç kishte bërë përherë; bojkotimi është një lloj dorëzimi para realitetin të ri të krijuar në veriun e Republikës.
Refuzimi an bllok i Listës Serbe [alias i Beogradit] dëshmon faktin se pala serbe nuk ka vullnet politik për ta zhbllokuar gjendjen që fundja vet e kanë krijuar.
Pala serbe po blen kohë. Kështu ka vepruar gjaët gjithë periudhës që kur është arritur ujdia për Marrëveshjen Baziike. Në këtë mënyrë ajo vazhdon ta bojkotojë atë.
Pjeësmarrja fillimisht në mbledhjen e  20% të votave nga Lista Serbe për peticionin për të përmbushur kushtin ligjor për referendum, ajo rezulton se e ka bërë thjeshtë për të blerë kohë. Po për të njejtin qëllim e bën tashti sabotimin e tij. Në këtë kuadër nxitës për një hap të kësaj natyre, mund të jenë edhe Listat e votuesve. Trupi elektoral I serbëve në veri, sipas listave që I janë bartur KQZ-së nga ana e UNMIK-ut ëq në vitin 2003, tashti do të duhej të kishte diku rreth 56.000 votues. Kjo shifër rezulton të jeët tejet e fryrë. Gjasat reale janë që nuk ka më shumë se 25.000 votues dhe rrjedhimisht Lista Serbe ia kishte arritur ta përmbushte kushtin prej 20%, por ishte e vetëdijshme që nuk ia del dot të arrijë atë të 50%-shit.

Ndërkohë kryetarët që dolën me votat e qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023 [edhe ata dy që qeverisnin nga objekte alternative], duhet të vendosen pa humbur kohë në objektin zyrtar të komunës dhe të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese tutje deri në afatin ligjor.

Reagimi pozitiv i ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është konfirmim i mbështetjes së Kosovës në rrugën e funksionalizimit të Republikës dhe selitjes së demokracisë tutje konform vlerave të demokracisë liberale.
Unë pres që në këtë linjë do ët jetë edhe reflektimi i BE-së dhe pres që të inicohet shpejt heqja e masave te padrejta ndaj Kosovës. Nëdrkaq ndeshtrashat që do t’i dlin Komisionit Europian në këtë palan nga aleatët e Serbisë, me theks nga Hungaria e Orbanit, flasin pastaj për dobësitë e brendshme të vet BE-së, që duhet t’i tejkalojnë në doni të interesit strategjik të përbashkët.
Sidoqoftë, ndeshtrashat e brendshme Komisioni do të duhej t’i tejkalonte dhe të mirrte vendimin për heqje e masave të BE-së ndaj Kosovës para mbledhjes së Këshillit ministerial të KiE-së. Ky hap do të ishte krejtësisht në përputhje me filozofinë politike të vet BE-së.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave, siç dihet, do të zhvillohet në mesin e muajit maj.Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj. Aty do të ishte në përputhje me rrjedhën logjike të  zhvillimeve gjeopolitike, në konkordancë të plotë me interesat strategjike të Europës, që Këshilli të votonte pro aderimit të Kosovës dhe t’i hapej rruga krijimit të Rendit të ri Europian.

Banesa Qytetare shqiptare e shekullit XIX në Shqipërinë veri-lindore

1

Shtëpitë e banimit në fshatin “Kosovo”, dhe një shtëpi banimi në fshatin Mandrica të Bullgarisë

Nga Qazim Namani: Dr. Arkeologji Trashëgimi Kulturore

Banesa qytetare në territorin e Kosovës së sotme e shekullit XVIII-XIX, është tërësia e mbarë banesave të ndërtuara në mbarë qytetet e hapësirës së Kosovës, në periudhën kohore të përmendur, pavarësisht prej përkatësisë së porositësit dhe ndërtuesve, tipit dhe vlerave arkitektonike-teknike.

Në fillim të shekullit XIX me fuqizimin e klasës feudale shqiptare, fillojnë të shfaqen marrëdhëniet kapitaliste që ndikuan në zhvillimin e ndërtimeve në mbarë qytetet tona.

Banesa qytetare më hajat dhe çardak kanë afri me banesat fshatare të këtyre tipave, por se hajatet dhe çardakët të banesave qytetare kanë një organizim më të mirë në qoshk si mjedise të mirëfillta verore.

Në qytetet e Kosovës, për shkak të dimrave të ashpër shoqëruar me sasi të mëdha bore, banesat përdhese ngritën në lartësi, madje deri 1,20 m, prej truallit të oborrit.

Studime të këtij tipi të banesës qytetare në Kosovë është bërë më parë kryesisht nga studiues serbë, të cilët kanë krijuar dokumentacionin teknik, i cili lejon të njihet, madje saktë kompozimi vëllimor, përbërësi themelor i banesës Këto dokumente të kryera gjatë viteve 1955-56 kanë përparësinë, sepse në ato vite këto banesa ruheshin në gjendje të mirë teknike dhe nuk iu kanë nënshtruar ndryshimeve të thella

Është e kuptueshme se pikërisht në këtë periudhë kohore ishte faza e rrënimit të shumë komplekseve dhe çarshive të vjetra në mbarë qytetet e Kosovës, por megjithatë një numër i këtyre banesave mbijetoi dhe u morën në mbrojtje të ligjit.

Objektet arkitektonike, ndërtimet e vogla me volum pa arritje të vlerave monumentale duhet të zhvlerësohen për arsye dhe motive madhore. Faktori kryesor për të qenë një objekt monument është vlera historike e monumentit. Sidoqoftë, zhvillimi ekonomik si faktor i rëndësishëm i njerëzimit luan rol të madh në mbrojtjen e vlerave të trashëguara kulturore edhe pse diferencimi shoqëror është i pranishëm në zhvillimin e një shoqërie.

Ky tip i banesës deri kohët e fundit është ruajtur mjaft mirë në qytetin e Gjakovës e më pak në Prishtinë, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë, Gjilan, Janjevë etj. Bartësit e këtyre banesave kryesisht ishin shqiptarët sepse serbët nuk banonin pothuajse fare në qytete gjatë shekujve XVIII-XIX, këtë e vërteton dhe studiuesi serb akademik, Branisllav Kojic. Po të kemi parasysh se në Kosovë nuk kemi vendosje të kolonëve turq, mund të pohojmë për praninë e përhershme të shqiptarëve nëpër qytetet e Kosovës.

Branislav Kojiç, që në vitin 1931, shfaqi interesim për studimin e banesave qytetare në Kosovë, dhe këtë trashëgimi arkitekturore e emërtoi “Arkitekturë profane ballkanike”. Emin Riza e Nijazi Haliti besuan dhe e kuptuan se Kojici ishte i shtyrë që të anashkalojë trashëgiminë shqiptare në këtë fushë.

Branislav Kojiçi po ashtu, nuk shkëputet prej koncepteve se banesat tradicionale, si pjesë e arkitekturës popullore, u dashka lidhur domosdo me burime krijese. Sipas tij, arkitektura e vjetër qytetare në Kosovë ishte e njëjtë me ndërtimet profane në Ballkan dhe ne perëndim të Azisë së Vogël, e cila u përvetësua dhe u shpërnda nga turqit, duke qenë krijim greko-bizantin.

Këto hipoteza u hodhën në vitin 1968, kur ende nuk kishte studime sistematike të vendeve ballkanike për këto çështje më përjashtim të disa trajtesave. Shembulli i Kojicit, fatkeqësisht pa qenë i vetmi, përmban qëndrime të shtrembëruara, duke pohuar se popullsia serbe kinse është autoktone që në kohë të vjetra.

Gjorgje Petroviqi, i cili trajtoi mjediset e hapura të banesës, hajatin në katin përdhese dhe çardakun në kat, duke pohuar se ky tip banese njihej para ardhjes së osmanëve në Ballkan. Ky autor pohon se shqiptarët kinse paskan ardhur në Kosovë, para rreth tre shekujve dhe e paskan sjellë tipin e shtëpisë së mbyllur me divan hane, duke pohuar se në qytetet e Kosovës jetonin kryesisht turq, se shtëpitë me çardak kanë tipare orientale, ndërsa shtëpitë me hajat u lidhkan me truallin e Serbisë.

Sllobodan Nenadoviq në një artikull i ka trajtuar banesat në qytetin e Prizrenit, sipas të cilit vlerat e trashëgimisë në fushën e banesës qytetare në Kosovë i plotësojnë tri parimet kryesore të arkitekturës së shëndoshë, funksionin, konstruksionin dhe estetiken, është me interes pohimi i tij se shqiptarët kanë ndërtuar me të njëjtin stil si në banesën turke. Ranko Findik i ka shkruar dy artikuj për banesën qytetare të Vushtrrisë dhe Janjevës gjatë viteve 1955/56. Findik për banesën në qytetin e Vushtrrisë një artikull më të plotë e ka botuar në Revistën: Antikitetet e Kosovës-Metehisë, Vëllimi I, Prishtinë 1961, fq. 259-275.

Për mjeshtër të ndërtimit gjatë kësaj periudhe kanë shkruar edhe udhëpërshkrues të ndryshëm që i vizituan trevat shqiptare. “Muratorët në Turqinë Evropiane, janë të gjithë nga Shqipëria” shkruan Hahn në vitin 1854. Për mjeshtër muratorë të Dibrës shkruan edhe një autor tjetër  anglez (Hanry Tozer, 1829), duke i quajtur si më të mirët në Turqinë Evropiane.

Këto të dhëna vërtetojnë bindshëm se bartës të ndërtimeve arkitektonike në të gjitha llojet dhe gjinitë e ndërtimeve duke e përfshirë edhe banesën qytetare në Gadishullin Ilirik (Ballkan) ishin shqiptarët.

Shtëpitë qytetare shqiptare të shekujve XVIII dhe XIX ruajnë një inventar të gjerë artikujsh shtëpiakë, të veshmbathjes, fjetjes, kuzhinës, stolisje të ndryshme, artikuj të filigranit, armë, pëlhura të qëndisura etj. Me luftën e parë botërore vërehet re se është bërë shthurja dhe shkatërrimi i plotë i esnafeve.

Në Turqi si studiues i banesës popullore në Ballkan është shquar Seldat Eldem me veprën e tij “Planimetrit e shtëpive turke”. Pohimi i tij se shtëpitë turke i kanë zëvendësuar tipat e shtëpive tjera ekzistuese në Ballkan qysh në shekujt XV e XVI-të, shpreh idenë e importimit të stilit të banesës. Emin Riza dhe Nijazi Haliti, theksojnë se autori e ka shprehur idenë e tij pa i njohur ndërtimet para ardhjes së turqve në Ballkan, kur dihet se në atë kohë turqit jetonin në tenda.

Nga studiuesit e sotëm turq shquhet Reha Gunai. Sipas tij “Banesat turke mund të definohen si lloje të banesave në të cilat turqit kanë jetuar gjatë historisë”. Në studimet e tij ai e përmend odën, ku origjinën e kësaj banese  e vendos në Azinë qendrore, duke kërkuar lidhje me banesën megaron dhe madje edhe me tendën turke.

Ndër autorët shqiptar të Kosovës kontribut të madh për studimin e llojeve të banesave janë shquar: Mark Krasniqi, Fejaz Drançolli, Flamur Doli, Nijazi Haliti, etj.

Në Shqipëri, kontribut në studimin e banesës në viset shqiptare të Kosovës kanë dhënë Emin Riza, Pirro Thomo, i cili mbështet tezen se kulla është vazhdim i banesës me çardak. Këtë tezë e mbështet dhe Ali Muka, i cili mendon se kullës si banesë prej guri i pararend shtëpia çardak.

Këto shtëpi  bënë pjesë ndër shtëpitë më të bukura të tipit banesë me qoshk në qytetet shqiptare.

Shtëpitë e tilla  në kompozimin e katit tregojnë qartë kalimin e tipit të banesës prej çardakut në  qoshkun e gjerë dhe të hapur. Banesa e tipit me qoshk në kronologjinë e ndërtimeve zë vend mbas tipave të banesave me hajat dhe asaj me çardak.

Si objekte me vlera të larta arkitektonike dhe historike shtëpitë e tilla bënë pjesë në krijimtarinë arkitekturore të popullatës autoktone shqiptare që pasqyrojnë  një pasuri kulturore me vlera të mirëfillta burimore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Këto shtëpi si objekt banimi karakterizohen për kah kompozimi vëllimor, arkitekturorë dhe materialit teknik të kohës së ndërtimit dhe fuqizimit të pashallëqeve shqiptare. Shtëpitë e familjeve të pasura zakonisht janë dy kate ku në secilin kat kemi ndarje prej tri mjedisesh, atij qendror dhe dy anësor. Në të shumtën e rasteve në katin përdhes pjesa qendrore formohet prej sallonit të pajisur me oxhak, një dhome për pushim ditor dhe para hyrjes. Prej para hyrjes ngritën shtyllat e drurit për të mbajtur strukturën e qoshkut. Në katin e sipërm kemi ndarje në dy mjedise, ndërsa ana fundore dhe ballore përdoreshin për qëndrim të qetë. Në mes të dy mjediseve në shume raste ndodhej një kthinë e vogël. Nga para hyrja ngritshin shkallët  prej druri që qojnë në katin e dytë në para hyrjen e sallonit në kat dhe me dalje në qoshkun në anën ballore të shtëpisë. Qoshku i këtyre shtëpive kishte hapësirë të mjaftueshme për qëndrim ditor familjar gjatë stinës së verës. Sallonet ndërlidhës në katin e dytë kanë nga dy mjedise të pajisura me oxhak. Dhomat e qifteve për fjetje të këtyre shtëpive ishin në mjedisin e majtë dhe të djathtë në katin e dytë e të cilat pajiseshin edhe me ambiente sanitare. Tavanet dhe dollapët e këtyre shtëpive janë të punuara me ornamente të gdhendura në dru.

Çatitë e këtyre shtëpive zakonisht janë katër kullim uji me strehë të mbyllur dhe të lëshuar për afër 1m larg mureve të objektit. Muret e shtëpisë janë të suvatuara dhe të lyera me gëlqere të shuar. Dritaret janë të punuara prej druri me ndriçim të gjerë në anën ballore, ku çdo dritare në të gjitha anët është e pajisur me shufra metali për të siguruar nga hyrjet e padëshiruara brenda objektit.

Këto banesa qytetare zakonisht janë ndërtuar në mes të oborrit dhe të larguara nga rruga. Sipas pozitës së ndërtimit lënë vend të kuptohet se përveç objekteve tjera ndihmëse këto familje e kishin edhe odën  për miq në ballin kryesor të oborrit përbri rrugës ku ishin të ndërtuar edhe objektet tjera ndihmëse me funksione të qarta të tyre. Pranë odës së miqve oborri mbyllej me dyer të mëdha tradicionale nëpër të cilat hyhej me qerre, ndërsa pranë dyerve është edhe porta hyrëse për familjar dhe miq.

Familjet Borgjeze dhe tregtare të pasura qytetare të qyteteve shqiptare në shekullin XVIII e deri në gjysmën e dytë të shekullit XX kishin një lidhje të ngushtë me ekonominë bujqësore, andaj edhe njiheshin si familje që kishin prona të mëdha bujqësore në rrethinën e qyteteve.

Brendia e oborrit të këtyre shtëpive kryesisht ishte me kopsht për nevojat familjare përderisa shtëpia rrethohej me lule të llojeve të ndryshme shumëvjeçare dhe se zonale. Në oborr mbilleshin edhe fruta pemësh zakonisht pëlqehej druri i blirit, arrës, dudat, mollës, dardhës etj.  Familje të pasura qytetare mundë të kuptohet se e kishin edhe objektin ndihmës të gatimit në oborrin e tyre që shoqërohej me një depo ushqimesh ku si element kryesor ishte oxhaku për gatim e që zakonisht punohej më thjeshte se sa oxhaqet në hapësirat e banimit. Po ashtu në organizimin e oborrit bënin pjesë edhe objektet sanitare për miq dhe për familje. Dhomat e qifteve për fjetje të këtyre shtëpive ishin ndodheshin në katin e dytë e të cilat pajiseshin edhe me ambiente sanitare.  Në oborrin e këtyre familjeve ekzistonin edhe objekte bujqësore, objekte  për mjete pune, kafshë, shpezë, hambari dhe objekt për ruajtjen e ushqimeve të cilat duhej të mbaheshin të freskëta, pasi që shumica prej tyre punoheshin prej qumështi. Në hambar ruheshin produktet  bujqësore, drithërat që korreshin gjatë një sezone verore.

Në territorin e sotëm të Kosovës, stili i ndërtimit ka qenë në nivel të  lartë. Në këtë kohë si vendbanime të fortifikuar kishin mbetur shumë pak, prej të cilëve veçoheshin kështjella e Prizrenit, një lagje rreth kështjellës së Artanës, Vushtrrisë dhe Kaçanikut. Ndërtimet në qytete zakonisht ndaheshin në disa kategori, varësisht nga ekonomia familjare e qytetarëve. Për kah stili i ndërtimit shquheshin shumë shtëpi të bukura, me oborre të mëdha të rrethuara me avlli të larta dhe ndriçim të mjaftueshëm. Shtëpitë të ndërtuar në mes të oborreve zakonisht ishin shtëpitë e bejlerëve dhe qytetarëve të pasur, që kryesisht ngriheshin rreth pazareve dhe objekteve publike.

Rrugët ishin të shtruara me kalldrëme dhe në qendër të qyteteve ishin pak më të gjera, ndërsa në lagjet periferike ishin më të ngushta dhe dredhuese, shumica prej tyre të pashtruara dhe me shtëpi të shpërndara pa ndonjë renditje.

Shtëpitë ishin të grupuar në lagje, të cilat shpesh emërtoheshin sipas familjeve më të pasura dhe më të njohura. Në çdo lagje kishte burime uji, të sjellë me tuba që nga kohët e mëhershme. Çdo lagje kishte zakonisht objektet e kultit dhe varrezat e veta. Shtëpitë e familjeve të pasura ishin të ndërtuara sipas porosisë me çardak dhe me dekorime të shumta në tavane, dollapë, oxhaqe luksoze për kohën etj.

Shtëpi qytetare të shekullit XIX në qytetin e Prishtinës

Lidhur me qëndrimet e studiuesve serb për banesën qytetare në trevat shqiptare më së miri tregon Jovan Jonicijevi? i cili kur shkruan për “Konakun e Pashës” në Vrajë thotë se; konaku është ndërtuar  në vitin 1765 nga Raif Beg Gjinolli që sot është ndër kopjet më të mira të stilit ballkanik  në Serbinë e jugut. Kjo shtëpi është murosur me konstruksion të drurit dhe të mbushur me tulla. Shtëpia është dy kafshe dhe në të dy katet ekzistojnë para hyrjet e mëdha të lidhura me shkallë druri. Prej para hyrjeve, hyhej në dhoma me tavane të dekoruara dhe me oxhaqe.

Objekti pranë rrugës në të cilin hyhej përmes dyerve të mbuluara shërbente për qëndrim të meshkujve, ndërsa objekti në oborr shërbente për qëndrim të grave. Katet e sipërme të këtyre dy objekteve lidheshin përmes shkallëve të drurit.

Pas pushtimit të këtyre trevave shqiptare në krizën lindore kjo shtëpi është shfrytëzuar për organizim të jetës shoqërore në qytetin e Vrajës. Prej vitit 1881 e deri në vitin 1932 kjo shtëpi shërbeu si shkollë (Gjimnaz), më pas komunë, ndërsa sot këtu ndodhet Muzeu Popullor i Vrajës (shiko fig. 180).

Për fuqizimin e familjes Gjinolli në shekullin XVII dhe XVIII, dëshmon edhe fakti se kjo familje në fund të shekullit XVII e bartën selinë e Sanxhakut nga Vushtrria në Prishtinë. Nga të dhënat e kohës mundë të pohojmë se familja Gjinolli si duket ishte nga fshati Keqekollë, komuna e Prishtinës e shpërngulur Prishtinë e në Artanë dhe nga Artana në shekullin e XVIII e themelon qytetin e sotëm të Gjilanit.

Muhamet Ternava shkruan se sipas regjistrimit të shekullit XV  “Gjinova Kulla” gjendet në “Nahinë e Treboshnicës” në mes Gllasit të Epërm (sot Lagje në Koliq) dhe Papratincës sot (Prapashtica). Në mes Koliqit dhe Prapashticës sot shtrihet Kështjella në  fshati Keqekollë, andaj mendoi se kulla në këtë fshat ishte e familjes Gjinolli. Pjesëtar të kësaj familje gjatë shekullit XIV, jetonin edhe në Janjevë dhe në Raguzë. Familja Gjini me origjinë nga Janjeva që në shekullin XIV, jetonte në Raguzë, njihej si ndër familjet më aristokrate të qytetit.

Kjo tipologji e banesës qytetare, të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë gjatë shekullit XVIII e XIX, ishte e shtrirë në të gjitha qytetet shqiptare të Gadishullit e më gjerë, në Bullgari, Greqi, Bosnjë etj. Aftësia e mjeshtërve shqiptar në ndërtimin e banesës qytetare dëshmohen edhe sot Në qytetin e Gjirokastrës dhe Beratit.

Në vijim po ofrojmë foto nga shtëpitë qytetare të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë në qytetet e ndryshme, e me fokus të veçantë nga qytetet veri lindore shqiptare.

Shtëpi qytetare Raif Beg Gjinollit në Vrajë – Shtëpi qytetare në Tetovë

-Konaku i Beqir beut ne qytetin e Nishit

Ky kompleks i objekteve profane në qytetin e Nishit, i ndërtuar pranë lumit të qytetit, përbëhej nga dy pjesë të ndara, Hanin e vjetër dhe Hanin e ri,  të cilat ishin të lidhura mes veti si një kompleks banimi shume funksional. Rreth viteve gjashtëdhjeta të shekullit XIX. Beqir beu në anën perëndimore e ndërtoi një han të ri. Pas pushtimit të qytetit të Nishit në vitin 1978, në këtë objekt u vendos princi i Serbisë Milan Obrenovici dhe administrata publike serbe.

Përveç objekteve të banimit, të gjitha pronat e shqiptarëve u konfiskuan, dhe me to u shpërblyen ushtarakët dhe qeveritarë serbë. Pjesa më e madhe e popullatës shqiptare u shpërngulën në drejtim të P. Osmane, shteteve tjera fqinjë dhe trevave shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Ata banorë shqiptar që mbetën në tokat e tyre, iu nënshtruan asimilimit të shpejtë, dhe në tokat e tyre u sollën, po ashtu shqiptar e vllah gjysmë të sllavizuar.

Procesin e asimilimit të shpejtë, e mundësuan edhe luftërat ballkanike, dhe mbetja e këtyre trevave nën sundimin serbë edhe pas Luftës së Parë Botërore.

Konaku i Beqir Beut në qytetin e Nishit

-Shtëpia e Selim Zekës dhe osman Smakës ne Krushec

Konsiderohet një pasuri kulturore me rëndësi të madhe dhe i përket objekteve më të vjetra të ruajtura. Mendohet se është ndërtuar në fund të shekullit të 18-të ose në fillim të shekullit të 19-të. Përveç vlerave arkitekturore, ai është i rëndësishëm edhe për historinë kulturore të qytetit Kjo shtëpi unike, sot plot me bukuri, por edhe me histori

Pas pushtimit të Krushecit pronar i kësaj shtëpie është bërë, familja e Stojan Simiqit, kumbari i princit Millosh Obrenoviç

Shtëpia është dykatëshe me hajat të mbështetur në shtylla, Kati përdhe është ndërtuar me gurë dhe kati i parë me çatma. Kati i sipërm, i cili shërben si muze, Ambienti i muzeut ndryshon herë pas here, kështu që për këtë shtëpi ka shumë  foto dhe pamje të ndryshme.

Shtëpia e Selim Zekës dhe Osman Smakës ne Krushec

-Shtëpitë qytetare në Leskoc

Në Leskovc kishte tre saraj (pallate) ose banesa të njohura me arkitekturë të avancuar qytetare shqiptare të ndërtuara po ashtu nga mjeshtër shqiptar. Një nga shtëpitë më të bukura qytetare shqiptare ishte shtëpia e Ismail Pashës.

Gragolub Trajkovic në librin: “Iz Proslosti Leskovca i Okoline”, botuar në vitin 1977, në Leskoc shkruan duke e cituar Johann Georg von Hahn (1854), se shtëpia e Ismail Pashës në Leskoc dhe ajo e Mahmit Pashë Begollit në Pejë janë ndër shtëpitë më të njohura në terë Shqipërinë.

Nga ky burim kuptojmë se pronar, dhe ndërtues të shtëpive qytetare në qytetin e Leskocit ishin shqiptarët, dhe se kjo trevë deri në vitin 1878/79, ishte e banuar me shqiptar autokton, andaj edhe njihej si Arnautluk (Shqipëri). Shih faksimilen nga libri i Trajkovicit.

Faksimile nga libri i Dragolub Trajkoviqit

Shtëpi qytetare të ndërtuara në Leskoc gjatë shekullit XIX nga mjeshtër shqiptar

Për ne është me interes të theksojmë se tradita e ndërtimeve të shtëpive qytetare me kalimin e kohës nga mjeshtër shqiptar u bart edhe në fshatra, por edhe kudo që shkuan në vende tjera, mjeshtërit shqiptar e bartën traditën dhe stilin e ndërtimeve të shtëpive qytetare në shumë qytete të P. Osmane.

Vlen të theksohet se mjeshtrit shqiptar ndërtuan edhe në vendet fqinjë pasi u dëbuan nga vendbanimet e tyre autoktone.

Ne po veçojmë dy fshatra në Bullgari, fshatin Mandrica dhe Kosova ne malet e Rodopeve, ku shqiptarët lanë gjurmët e tyre në fushën e arkitekturës popullore. Për fat të keq banorët e këtyre fshatrave tani janë integruar në shoqërinë bullgare dhe janë asimiluar. Në fshatin Mandricë ende mund të hasen banorë të moshuar të cilët e flasin gjuhën shqipe.

Bazuar në disa të dhëna por edhe nga disa shkrime mund të pohojmë se fshati “Kosovo” ne malet e Rodopeve ishte një fshat i cili u themelua pas dëbimit të shqiptarëve nga fshati Pllana e Madhe në Sanxhakun e Nishit. Nuk ka të dhëna të sakta se kurë këta banorë nga Pllana, u vendosën në këtë lokalitet, të cilin e pagëzuan Kosova, por besojmë të jetë shekulli XIX, por që ju nënshtruan një presioni të shpejtë të asimilimit. Ajo që bie në sy është arkitektura e punimit të shtëpive, ku një numër i madh prej tyre ruhen si monumente të kulturës në Bullgari.

Mandrica është një fshat tjetër shqiptar në Bullgari, që gjendet në pjesën më lindore të maleve Rodope pranë kufirit bullgarë-grek. Për këtë fshat kemi burime të shkruara se u themelua në shekullin e XVII, nga shqiptar të ardhur nga rrethinat e Korçës. Banorët e këtij fshati deri më tani e ruajtën kujtesën, veshjen dhe traditën shqiptare.

Nga këto burime që u dhanë më lartë, vërtetohen edhe shkrimet e udhëpërshkruesve të huaj, se mjeshtrit shqiptar të ndërtimit ishin ndër më të njohurit, në Evropën Jug-lindore.

-Shtëpi të ndërtuara nga popullata shqiptare në territorin e Bullgarisë.

Shtëpitë e banimit në fshatin “Kosovo”, dhe një shtëpi banimi në fshatin Mandrica të Bullgarisë

Shqiptarët e Pllanës së Sanxhakut të Nishit, në rrugë për në Turqi përgjat Krizës Lindore (1878/79), u ndalen afër Plodviv të Bullgarisë dhe e formuan fshatin Kosovë (Kosovo). 

Arsyeja pse e zëmë vendin e fundit në tabelën e prosperitetit

1
Nga: Lirim Gashi
___
Se ndershmëria, sinqeriteti, pjekuria, përgjegjësia, llogaridhënia, disiplina, puna e palodhur, etja për dije dhe vetëdija e lartë janë edhe ekonomikisht të dobishme, e dëshmojnë popujt skandinavë, që përbëhen nga individë të qytetëruar, të ndershëm, të përkushtuar, të sinqertë, te ndërgjegjshëm, patriotë, besnikë, kozmopolitë, të guximshëm, të përgjegjshëm, humanë, solidar, të zgjuar dhe punëtorë që arrijnë një nivel të lartë prosperiteti pa pasur nevojë ta vjedhin njëri-tjetrin dhe shtetin e tyre.
Duke qenë se dyqind vjet më parë ata ishin kanibalë që ushqeheshin me mish njerëzor, arritjet e tyre të paimagjinueshme në të gjitha fushat sfidojnë të gjitha ligjet evolucionare të natyrës dhe na japin shpresë se kërcimet apo revolucionet e mëdha kulturore janë të mundshme.
Ne shqiptarët jemi e kundërta e tyre, prandaj me meritë zëmë vendin e fundit në tabelën europiane për zhvillim, punësim, prodhim, inovacion, tregti, kulturë, arsim, shkencë, edukim, sport, shëndetësi, siguri dhe prosperitet.
Pse?
Sepse shoqëria dhe politika jonë përbëhen nga idiotë funksionalë të cilët janë thellësisht të pandershëm, të pa arsimuar, të pa edukuar, të pamoralshëm, të pasinqertë, të paturpshëm, të pabesë, të korruptuar, injorantë, dembelë, frikacakë, gënjeshtarë, mashtrues, manipulues dhe kriminelë.
Ndaj shteti ynë i brishtë dhe sovraniteti i tij më së shumti rrezikohet prej tyre dhe jo prej serbëve, rusëve, amerikanëve, turqve, arabëve dhe kinezëve të cilët keqpërdorin marrëzinë tonë të pafund individuale dhe kolektive për të na tërhequr për brirë si lopë të gjalla.
Këta jemi ne dhe kaq vlejmë.
Apo edhe më saktë :
Kjo është saktësisht vlera jonë reale.
Diagnozat e mia janë më të sakta se orët zvicerane dhe po ta kuptonit si duhet vlerën e tyre jam 100% i sigurt se do ta krijonit një inat të brendshëm, i cili do t’ju detyronte dhe motivonte të mësonit prej më të mirëve se si duhet të jeni dhe prej më të këqijve se si nuk duhet të jeni.
Nga Albin Kurti prisni gjithçka dhe me të i keni lidhur shpresat e juaja më shumë nga dëshpërimi me paraardhësit e tij sesa nga bindja se është magjistar me shkop magjik, i cili mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e juaja me hopus pokus duke ngrënë kikirik.
Mirëpo problemi i tij më i madh jeni ju vetë, sepse çdo ditë ndryshe flisni dhe ndryshe veproni, bre ju shkelt kamioni.
Ndërkaq ai i shkreti ka probleme me pagjumësi sepse nuk ka forcë t’i disiplinojë as shokët e tij.
Prandaj ata po vjedhin prapa shpinës së tij tinza si urithat, ndërkaq hajnat profesional të bandave Pdk-Ldk-Aak dhe Nisma po i zbulojnë dhe diagnostikojnë lehtë si mjekët e lëkurës lythat.
Prej hebrenjve skandinavëve, anglezëve, gjermanëve, francezëve, italianëve, zviceranëve dhe veri-amerikanëve mund të mësoni shumë gjëra të mira dhe të dobishme.
Ndërsa prej avganëve, beduinëve dhe çeçenëve vetëm mund të mësoni se si t’i argëtoni seksualisht kushërirat dhe bagëtitë, natën tinza pas syfyrit dhe se si ta agjëroni ditën ramazanin për ta marrë me të mirë Allah Gjeleshanin.
Haj medet për ju, sa të mjerë dhe të krisur jeni, bre ju shkelshin si bubrecat elefantët, gorillat dhe treni.
😂

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit

0

Prishtinë, 22 prill 2024

Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit

  Në Komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, dje u mbajt procesi i votimit për largimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave, sipas udhëzimit administrativ, mbështetur në nenin 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Procesi u përmbyll pa asnjë incident. Për këtë, përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet tona të sigurisë.

Rikujtojmë se ky proces ishte nxitur nga kërkesa e vazhdueshme për zgjedhje të reja në këto komuna, duke marrë shkas mungesën e legjitimitetit të plotë të kryetarëve aktualë pas daljes së ulët të qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023. Ai filloi me grumbullimin e nënshkrimeve të 20% të nevojshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Megjithatë, Lista Serbe që fillimisht ishte shkaktare e zgjedhjeve të 23 prillit përmes dorëheqjes së kryetarëve të saj, e pastaj inicuese e votimit të djeshëm, përsëri bojkotoi procese demokratike, përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe interesit qytetar.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për pjesëmarrjen e ulët në votimin e djeshëm dhe falënderon ata të cilët ushtruan të drejtën e tyre demokratike dhe ligjore. Jemi të vetëdijshëm ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto komuna. Rezultatet e votimit të djeshëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë.

Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh edhe një herë mbështetjen dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe shërbimin ndaj qytetarëve të këtyre katër komunave, pa dallim.

Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për deeskalimin e situatës në veri të vendit. Andaj, pas votimit të djeshëm, është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës përfundimisht të largohen.

*** 

Izjava Vlade Republike Kosovo povodom jučerašnjeg procesa glasanja za ili protiv smene gradonačelnika opština Severna Mitrovica, Zvečan, Zubin Potok i Leposavić

U opštinama Severna Mitrovica, Zvečan, Zubin Potok i Leposavić juče je održano glasanje za smenu ili ne smenjivanje gradonačelnika ovih opština, prema administrativnom uputstvu, na osnovu člana 72. Zakona o Lokalnoj Samoupravi. Proces je završen bez ijednog incidenta. Na tome čestitamo Centralnoj Izbornoj Komisiji i našim bezbednosnim institucijama.

Podsećamo da je ovaj proces podstaknut stalnim zahtevima za novim izborima u ovim opštinama, izazvan nedostatkom punog legitimiteta aktuelnih predsednika opština nakon slabog odziva građana na izborima 23. aprila 2023. godine. Počeo je sa neophodnim prikupljanjem potpisa  20% građana sa pravom glasa. Međutim, Srpska Lista, koja je ostavkom svojih gradonačelnika prvobitno bila povod za izbore 23. aprila, a potom i inicijator jučerašnjeg glasanja, ponovo je bojkotovala demokratske procese, uprkos pozivima međunarodne zajednice i građanskog interesa.

Vlada Republike Kosovo izražava  žaljenje zbog niskog izlaza na jučerašnjem glasanju i zahvaljuje onima koji su iskoristili svoje demokratsko i zakonsko pravo. Svesni smo prilika u četiri opštine na severu Kosova, a posebno velikog pritiska vlasti Beograda na građane, kosovske Srbe u ovim opštinama. Rezultati jučerašnjeg glasanja pokazuju da nema volje za smenom aktuelnih predsednika.

Ovom prilikom Vlada Republike Kosovo još jednom izražava svoju podršku i spremnost da sarađuje sa gradonačelnicima opština Severna Mitrovica, Zvečan, Zubin Potok i Leposavić u ispunjavanju njihovih obaveza i služenju građanima ove četiri opštine, bez razlike.

Završetkom ovog procesa, bez obzira na rezultat, Republika Kosovo je ispunila svoju obavezu prema građanima i preuzetu odgovornost iz sporazuma sa Evropskom Unijom za deeskalaciju situacije na severu zemlje. Prema tome, posle jučerašnjeg glasanja, vreme je da nepravedne mere prema Kosovu konačno budu uklonjene.

Euractiv: Ambasada e SHBA-së shpreh keqardhje pas bojkotit të zgjedhjeve

0
M.P. / RTKlive

Euractiv ka publikuar një artikull në të cilën ka pasqyruar bojkotin e Listës Serbe ndaj zgjedhjeve në veri, përpjekjet e Kosovës për të çuar deri në fund rizgjedhjen e kryetarëve në katër komunat dhe në fund keqardhjen e Ambasadës së SHBA-ve për këtë proces.

RTKlive ju sjellë artikullin e plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha se referendumi për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë etnikë në katër komunat veriore me shumicë serbe u krye në mënyrë të ligjshme dhe kryetarët aktualë do të mbeten në vend, pasi serbët zgjodhën të bojkotojnë votimin masivisht.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i tha Gazetës Express se votimi është mbajtur në përputhje me kërkesat ligjore të Kosovës dhe në përputhje me kornizën ligjore dhe të KQZ-në. Mirëpo, ata shprehën “keqardhje”, pasi që Lista Serbe zgjodhi të bllokojë procesin.

“Vendet e QUINT-it dhe BE-ja i bënë thirrje Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës më 10 prill që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të distancohen nga tërheqja e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë votim ligjor. Na vjen keq që ata nuk e bënë një gjë të tillë dhe për këtë arsye nuk i shfrytëzuan plotësisht mjetet demokratike që kanë në dispozicion sipas ligjit kosovar për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane vazhdoi se “nuk ka asnjë vendim të votuesve për të tërhequr kryetarët e komunave. Kryetarët aktualë të komunave janë zgjedhur dhe mbeten në pozitat e tyre sipas kornizës ligjore të Kosovës”.

Në dhjetor 2022, serbët etnikë dhanë dorëheqjen masive nga institucionet qeveritare, duke përfshirë të gjitha strukturat e qeverisjes vendore. U shpallën zgjedhje të reja, por serbët, veçanërisht partia politike serbe “Lista Serbe”, zgjodhën t’i bojkotojnë ato me kërkesë të Beogradit, që do të thotë se shqiptarët u zgjodhën me një pjesëmarrje prej 3.4%.

Serbët më pas mbajtën protesta të gjera për të penguar kryetarët e sapozgjedhur të komunave që të merrnin pozitat e tyre në komunat lokale. Kur Kosova u përgjigj duke shtyrë përpara procesin dhe duke rritur praninë e policisë, protestat rezultuan në dhunë dhe lëndime të trupave paqeruajtëse, gazetarëve dhe qytetarëve.

Që atëherë, serbët kanë bërë thirrje për largimin e kryetarët shqiptarë, të mbështetur nga thirrjet nga BE-së dhe SHBA-së për të mbajtur një votim të ri. Kosova njoftoi se do të mbahet një referendum, në të cilin votimi mbi 50% i elektoratit me të drejtë vote do të rezultonte me shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Por Lista Serbe njoftoi se do ta bojkotonte edhe këtë votim dhe u shtua presioni mbi serbët vendas që të mos votojnë përkundër faktit se kishin bërë thirrje për një gjë të tillë po thuajse një vit.

Deri në përfundimin e votimit, vetëm rreth 1% e popullsisë kishte votuar në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kreshniq Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, konfirmoi rezultatet pas mbylljes së vendvotimeve të dielën në mbrëmje.

“23 qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00. Sipas të dhënave që kemi marrë në këto katër komuna, numri i qytetarëve që votuan në votim pro ose kundër largimit të kryetarëve nga detyra është si më poshtë: Leposaviq 124 votues, Zubin Potok 18 votues, Zveçani nuk ka asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 111 votues”, tha Radoniqi.

Të dielën, kryeministri Albin Kurti u tha gazetarëve serbë se “numri i njerëzve që bëjnë thirrje për dorëheqjen e presidentit tuaj [Aleksandër Vuçiq] është shumë më i madh se ata që bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryetarëve tanë në veri të Kosovës”.

Ai postoi në X se një vit pasi u mbajtën zgjedhjet lokale në veri, u mbajt votimi i ri e që çdo hap i procesit ishte ndërmarrë nga qeveria.

“Votimi u bojkotua. Prandaj, pragu minimal ligjor për dorëheqjen e kryetarëve të komunave nuk u arrit. Gjithsesi, ambienti i përgjithshëm ishte i qetë dhe falënderojmë qytetarët tanë për këtë”, ka shkruar ai.

“Ne shpresonim për një rezultat tjetër, por Kosova i ka përmbushur detyrimet e saj,” tha ai, duke iu referuar kërkesave nga Perëndimi për të mbajtur një votim të ri.

Presidentja Vjosa Osmani tha se qytetarët kishin mundësi të votonin por zgjodhën të mos e shfrytëzonin këtë mundësi për shkak të presionit nga Serbia.

“Kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturave ilegale kriminale. Edhe një herë, Serbia ndërhyri ilegalisht në procesin zgjedhor të një vendi tjetër. Edhe një herë, Vuqiç shkeli fjalën që u kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, tha ajo.

Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, i bëri thirrje BE-së që të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës pas përshkallëzimit të tensioneve verën e kaluar. Një kërkesë ishte që të mbahet një votim i ri në katër komunat dhe Krasniqi tha se Kosova e ka bërë këtë.

“Kemi ofruar infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, në anën tjetër, edhe një herë urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit në katër komunat veriore – përkundër thirrjeve që një gjë e tillë të mos bëhet nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Lista Serbe, ish-zëvendëspresidenti i së cilës Milan Radoiçiq është në arrati nga një urdhër-arrest i Interpolit pas pranimin të tij se ai drejtoi sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, tha se votimi ishte vetëm një shfaqje.

“Ne duam të ritheksojmë qartë se ishim më shumë se të gatshëm të merrnim pjesë në këtë proces dhe për të parë prapa e për të zëvendësuar këta kryetarë të rremë në komunat tona, por ne nuk donim të luanim lojëra të drejtuara nga regjimi në Prishtinë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.