ARKIVI:
3 Maj 2024

Përcaktimi i inteligjences tek disa lexues e komentues

Shkrime relevante

Gjergj Kastrioti dhe koloneli amerikan

Nga: Sami S. Shatri, Prishtinë ___ Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe koloneli amerikan ___ (Interesante: Çka...

Skandaloze: Në Zyrën e Pensionistëve në Drenas punohet vetëm tri orë në javë!

Nga: Zeqir Bekolli Në Drenas, po bëhen më shumë se dy muaj...

Një debat për Atdheun i Aurel Dasaretit e të tjerëve

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Përshëndetje bashkëkombës të nderuar,  Atyre fragmenteve...

Kemi probleme teknike tu kthejmë përgjigje atyre që shkruajnë për Drinin, mund ta dërgoni porosinë në wibber

Sqarim i Redaksisë së Drinit, Të nderuar bashkëpunëtë të portalit Drini. Po...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
___
Arsyeja është çiltërsi, arsyeja është qartësi, në të shkruar dhe në të lëxuar, arsyeja është sinonimi i të kuptuarit. Arsyeja përdor vetëm logjikën, metodat e saj dhe kategorit e të kuptuarit. Ky është kriter… Por jo nga arsyeja false…
Edhe pse pseodokomentuesit janë larg, larg meje, unë mund ta dëshmoj vetveten… Por ata brenda ruanin edhe shëmtin në komentet e tyre.
Nëse do të marrim përsipër të përcaktojmë intiligjencën e çdo komentuesi apo të çdo lexuesi, që është sigurisht e rëndësishme për të përcaktuar sferën e të mendiuarit në të cilën mundohet për ta sfiduar çdo shkrim që hidhet në facebook, është e mjaftueshme që të mos bie dakort për shkallën e kompleksitetit të tij mendor.
Por egoja e tyre është diçka tjetër që mundohen t’ua heqin dinjitetin dhe profesionalizmin e çdo shkrimi qoftë ai ndërmjet studimit dhe atyre të proceseve të njohurive gjatë lëximit. Meqenëse, komentuesit janë të varun prej të tjerëve, prej mendimit të huaj, nga ajo që u thonë të tjerët. Mendimi i komentuesit nuk mund të ndryshohet, sepse egoja e tyre shkrihet sipas qejfit… Por ajo që është interesante, është se ekziston një paralelizëm, nga është, ku ndodhet. Gjithçka varet se nga ç’pikëpamje vështron, lëxon, shkruan dhe nga është duke u nisur nga çfarë përvoje flet dhe komenton.
Për disa, si komentuesi apo keq komentuesi, intelegjenca e tyre të përcaktimit gjatë reagimit joprofesional e jo shkencor e cila është një përshtatje mendore ndaj rrethanave në facebook. Në këtë menyrë intiligjenca e të kuptuarit nuk i kundërvihet ndaj instiktit dhe shprehisë së tyre, që janë të trasheguara apo përshtatje në rrethana periodike dhe të fituara në shoqëri apo në familje.
Nuk mund të mohohet kjo e fundit shfaqet menjëherë nga shprehit e thjeshta të një shkollari fillestar dhe i shprehive të keq kuptuarit në thelbin e çdo shkrimi. Si pasoj e kësaj duhet të zgjedhim ndërmjetë këtyre dy alternativave; shprehive egoiste, shkaku i saj është mangësia e mendjes dhe të kuptuarit gjatë lëximit (pse JO), por përkundrazi është vetë fajtor, shkaku i saj nuk është mangësia e mendjes, por përkundrazi është mungesa e vendimit dhe i guximit për ta përdorur mendjen e tij pa drejtimin nga një tjetër. Ne prandaj duhet t’i shikojmë çështjen e çdo komentuesi si nga pikpamja e “intelegjencës së tij” egoiste. Në këtë menyrë perceptimi i instiktit vetëm kërkon shtigje dhe boshllëqe për t’u zgërdhirë edhe nëse është perceptimi i tij mendor është shumë i largët nga të kuptuarit gjatë leximit!
Një shprehi e tyre mund të duket si një filozofi komplekse, për artikulimet e tyre në facebook . Një akt i till inteligjence banale, nga ana tjetër, si gjetja e një shkrimi profesional, egoja e fshehur apo kuptimi i domethënies së një mendimi, përmbledh një numer injorantësh në hapsirë e në kohë. Në këtë mënyrë, nga ana ime të gjitha këto janë të izoluara nga çdo njeri që i njehë mirë kuptimet e çdo shkrimi që postohet në facebook.
Për të përcaktuar inteligjencën në lidhje komentet se si i formojnë është, si pasoj të përsërisësh, një model të vjetër të kulturor të menduarit pa tru, që intiligjenca e tij formon një gjendje ekuilibri të shtrembëruar të njëpasnjëshëm të kësaj natyre…!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Titulli është i kuptueshëm por dhe ngacmues .Përfshin si lexuesit ashtu dhe komentuesit që në fakt janë një ,pasi për pjesën që lexon dhe që nuk komenton nuk mund të japësh ndonjë mendim pasi është njëjtë sikur të ndodhesh pranë një varri ku sundon heshtja , pra nuk ekziston . Heshtja e komentuesve ogur jo i mirë në ketë analizë të gjakovarit z. A .Caka që dhe pse nuk e con deri në fund mendimin e tij ,mjaftueshëm tregon për kategori njerëzish të shumtë qe kur komentojnë dhe me pseudonimeve të zgjedhura inteligjenca e tyre ndikohet nga inate të vjetra ,ndikime familjare, njëanshmëri politike e shumë arsye të tjera .Z. Caka ,citon se ciltërsia ,qartësia është celësi i suksesit ,i mirëkuptimit të cdo mendimi që shkruan ,komenton cdo njeri . Të jesh e / i sinqertë .Mbizotëron një kontrast , një kundërshti ndaj gjithkujt sa jo pak herë mendoj se ky lloj komunikimi nuk të con askund .Thojnë se e keqja fillon nga lart po të vazhdojmë të flasim për intelekt , kurse unë personalisht të keqen e shoh që fillon nga poshtë ,nga ana figurative .Pse ? Pasi ,lart qielli me yjet , ngjyrën blu të errët ,me ,hënën e ndritshme tregon një pamje romantike ,tërheqëse, kurse po të shikosh poshtë , errësira , balta , plehrat te ngjallin frikë e trishtim .Ana figurative që shoh unë kontrastin .Të ndaloj fantazinë dhe të drejtoj gishtin lart ,tek , POLITIKANET qe në emër të Plurarizmit japin shembullin më negativ .Kundërshti e vetëm kundërshtime .U lodhëm ,na lodhën dhe vjen momenti qe thua , ‘ hajt në dreq të shkojnë të gjithë ‘ .Shkrimet ,komentet , vazhdojnë të njëjta , imitojnë ,kopjojnë ata lart ,pa qartësi ,pa sinqeritet , pa asgjë tërheqëse . Analiza e mësiperme ka prek një problem që kalon në heshtje , por që pasqyrohet për ditë në mediat .Në se shumëkush ciltërsinë e kupton si naivitet , budallëk më shqip ,ai vec lexues nuk quhet por vëzhgues për të kaluar kohën .

  2. I nderuar Afrim,

    intelegjenca eshte nje karakteristike ose vecori e njohur mentale ose psikologjike , e cila eshte e perbere nga aftesia (shkathtesia) e njohjes, mesimit, leximit, kuptimit, manifestimit, penetrimit, frekuentimit, adaptimit, aklimatizimit, prezantimit ose interpretimit te ngjarjeve, zhvillive, figurave, personaliteteve, sfidave, provokimeve, pervojave, ambienteve, situatave ose atmosferrave te ndryshme ne kohe dhe hapesire.

    Shkenctaret e specializuar dhe kompetent, jane te mendimit se intelegjenca eshte nje sinteze, simbioze dhe kombinim i vecante i karakteristikave dhe tipologjive te lindura ose embroonale, te trasheguara ne menyre familjare ose biogjenetike ne sistemin nervor, si dhe intelegjenca e zhvilluar ose perpunuar ne menyre temporale dhe empirike, ne baze te pervojes, leximit, studimit, analizes etj.

    Ndarkaq, sipas psikometrise ose matjes shkencore te intelegjences, i kemi intelegjencen e larte, intelegjencen e kristalte, intelegjencen brilante ose intelegjencen superiore apo maksimale ( mbi 15O IQ); Intelegjencen e zhvilluar ne shkallen( 13O-!5O IQ); Intelegjencen optimale (IQ 9O-11O); intelegjencen mesatare (7O-deri 9O IQ); Intelegjencen e ulet (5O-deri 7O IQ); intelegjencen shume te ulet ose nen mesatare (-5O IQ); ; Retarminin mental ose psikologjik, skizofrenine, idiopatine, situata e renda mentale ose psikologjike (2O-3O , nen 2O IQ) etj.

    Te preferoj t´i gjesh dikund dhe t´i lexosh librat e njohur ” Aftesia e gjeturise ne sdituata te reja” te Romino Bujas dhe “Aftesia e zgjidhjes se problemeve abstrakte” nga Robert Stemberg.

    Gjithe te mirat!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu