ARKIVI:
3 Maj 2024

Bojkotimi i referendumit nga Lista Serbe – dorëzim i lloit të vet

Shkrime relevante

Gjergj Kastrioti dhe koloneli amerikan

Nga: Sami S. Shatri, Prishtinë ___ Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe koloneli amerikan ___ (Interesante: Çka...

Skandaloze: Në Zyrën e Pensionistëve në Drenas punohet vetëm tri orë në javë!

Nga: Zeqir Bekolli Në Drenas, po bëhen më shumë se dy muaj...

Një debat për Atdheun i Aurel Dasaretit e të tjerëve

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA Përshëndetje bashkëkombës të nderuar,  Atyre fragmenteve...

Kemi probleme teknike tu kthejmë përgjigje atyre që shkruajnë për Drinin, mund ta dërgoni porosinë në wibber

Sqarim i Redaksisë së Drinit, Të nderuar bashkëpunëtë të portalit Drini. Po...

Shpërndaj

Foto e djeshme nga referendumi në Mitrovicën veriore…

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Cilësori “dështim i referendumit”, siç trupeton opozita në Koosvë, ka dy anë të medaljes.
Atë mund ta cilësosh si të tillë, varësisht se me cilën dioptri e shikon.
Nëse referendumi shihet me dioptrin serbe, alias me syzet e Vuçiqit dhe Radojçiqit, po, atëherë mund të konkludohet se ai ka dështuar.

Bojkotimi i referendumit nga pala serbe për katër komunat e veriut të Kosovës që do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve, nëse shikohet me dioptrinë e Perendimit, realisht rezulton se është produkt i mungesës së racionalitetit politik nga pala serbe, e që paralajmron eskalim të gjendjes. Ndërkaq nëse e vrojtojmë krejt rrjedhën e zhvillimeve politike në katër komunat e veriut të Republikës, me dioptrinë shqiptare, duhet të konkludojmë se strategjia e përzgjedhur e veprimit të Qeverisë Kurti ka rezultuar e drejtë dhe me mundësi reale që të korrë fitore të thellë.

Le të kujtojmë për një qast se betea politike në raport me veriun e Kosovës nga ana e Vuçiqit filloi me tërheqjen e kryetarëve të katër komunave dhe të strukturave tjera politike dhe të sigurisë e gjyqësorit nga institucionet legale të Republikës së Kosovës. Ky veprim u pasua me aksione dhune e terrori dhe kulmoi me agresionin shtetëror serb ndaj Republikës sonë më 24 shtator 2023.

Në përputhje me ligjin, më 23 prill të vitit 2023,  KQZ-ja organizoi zgjedhje të jashtëzakonshme lokale në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Legaliteti i tyre u njoh nga BE dhe ShBA, por u kontestua legjitimiteti . Rrjedhimisht partnerët tanë insistuan që zgjedhjet  të përsëriten në kohë dhe rrethana më të përshtatshme, duke shpresuar se shpejt do të rmbylles Marrëveshja Bazike e Brukselit që ishte akorduar disi më 24 shkurt 2023 përmes aneksit që pritej të tumirej më 18 mars 2023.

Ndërkohë nga ana e faktorit të jashtëm ishte përvetësuar kërkesa e Serbisë për dorëheqjen e kryetarëve legal dhe ajo e njësive speciale të Policisë sonë të instaluara në veri. Këto kërkesa me karakter pothuajse ultimativ ishin tumirë si një lloj parakushti për rikthim të serbëve në institucione dhe ecje drejt realizimit të Marrëveshjes Bazike. Qeveria e Kosovës natyrisht nuk pranoi kapitullimin.
Ky vendim u ëdshmua I drejt, përkundër masave nga ana e BE-së, pikërisht më 24 shtator 2023, kur Serbia mëtoi ta bënte akt të kryer pushtimin e veriut.
Qeveria e Kosovës në përpjekjet e saj për të dalë nga ky rreth vicioz dhe në përgjigje të kërkesave të partnerëve tanë, veproi në përputhje me interpretimet ligjore të nenit 72 të  Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe hartoi udhëzimin administrativ përkatës.

Rrjedh e veprimeve taktike të Serbisë  në veri nuk lë hapësirë të akceptohet nga ana jonë rferednumi si akt i dështuar. Shqiptarët nuk kishin pse të dilnin në referendum. Ata kishin kryer obligimin e vet kushtetues, duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke votuar për kandidatët e tyre me kohë.

Referendumi është organizuar konform ligjit për pushtetin lokal, por edhe me insistimin e partnerëve tanë.

Organizimi i këtij referendumi mund të shihet edhe si shprehje e vullnetit politik të Kosovës për një lloj rishikimi pozitiv të raporteve me partneërt tanë, e pse jo edhe ndaj minoritetit serb, qytetarë të Republikës sonë.

Referendumi shpërfaqi njëkohësisht edhe pamundësinë reale të Listës Serbe për të manipuluar me listën e votuesve, siç kishte bërë përherë; bojkotimi është një lloj dorëzimi para realitetin të ri të krijuar në veriun e Republikës.
Refuzimi an bllok i Listës Serbe [alias i Beogradit] dëshmon faktin se pala serbe nuk ka vullnet politik për ta zhbllokuar gjendjen që fundja vet e kanë krijuar.
Pala serbe po blen kohë. Kështu ka vepruar gjaët gjithë periudhës që kur është arritur ujdia për Marrëveshjen Baziike. Në këtë mënyrë ajo vazhdon ta bojkotojë atë.
Pjeësmarrja fillimisht në mbledhjen e  20% të votave nga Lista Serbe për peticionin për të përmbushur kushtin ligjor për referendum, ajo rezulton se e ka bërë thjeshtë për të blerë kohë. Po për të njejtin qëllim e bën tashti sabotimin e tij. Në këtë kuadër nxitës për një hap të kësaj natyre, mund të jenë edhe Listat e votuesve. Trupi elektoral I serbëve në veri, sipas listave që I janë bartur KQZ-së nga ana e UNMIK-ut ëq në vitin 2003, tashti do të duhej të kishte diku rreth 56.000 votues. Kjo shifër rezulton të jeët tejet e fryrë. Gjasat reale janë që nuk ka më shumë se 25.000 votues dhe rrjedhimisht Lista Serbe ia kishte arritur ta përmbushte kushtin prej 20%, por ishte e vetëdijshme që nuk ia del dot të arrijë atë të 50%-shit.

Ndërkohë kryetarët që dolën me votat e qytetarëve në zgjedhjet e 23 prillit 2023 [edhe ata dy që qeverisnin nga objekte alternative], duhet të vendosen pa humbur kohë në objektin zyrtar të komunës dhe të kryejnë detyrën e tyre kushtetuese tutje deri në afatin ligjor.

Reagimi pozitiv i ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është konfirmim i mbështetjes së Kosovës në rrugën e funksionalizimit të Republikës dhe selitjes së demokracisë tutje konform vlerave të demokracisë liberale.
Unë pres që në këtë linjë do ët jetë edhe reflektimi i BE-së dhe pres që të inicohet shpejt heqja e masave te padrejta ndaj Kosovës. Nëdrkaq ndeshtrashat që do t’i dlin Komisionit Europian në këtë palan nga aleatët e Serbisë, me theks nga Hungaria e Orbanit, flasin pastaj për dobësitë e brendshme të vet BE-së, që duhet t’i tejkalojnë në doni të interesit strategjik të përbashkët.
Sidoqoftë, ndeshtrashat e brendshme Komisioni do të duhej t’i tejkalonte dhe të mirrte vendimin për heqje e masave të BE-së ndaj Kosovës para mbledhjes së Këshillit ministerial të KiE-së. Ky hap do të ishte krejtësisht në përputhje me filozofinë politike të vet BE-së.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave, siç dihet, do të zhvillohet në mesin e muajit maj.Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj. Aty do të ishte në përputhje me rrjedhën logjike të  zhvillimeve gjeopolitike, në konkordancë të plotë me interesat strategjike të Europës, që Këshilli të votonte pro aderimit të Kosovës dhe t’i hapej rruga krijimit të Rendit të ri Europian.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Imamet, hoxhallaret dhe misionaret e Serbise dhe Rusise ne Kosove, gjithemone e kane cuar mire me udbashet, titistet dhe jugokomunistet.

    tatini sinovi i mamine maze….)))

    lista serbe eshte pjese e asaj lopje te perbashket ti zotni Ramabaja!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu