






Behlul Jashari, Prishtinë
PRISHTINË, Prill 2024/ Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në 25 Prill 2005 në kryetitullin në ballinë shkruante:
Deklarata, komente dhe qëndrime për Kosovën, të gjithë flasin për pavarësinë:
BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE KA MARRË VENDIM KOSOVA TË JETË E PAVARUR.
E kryelajmi në këndin lart te logoja ishte: PRESIDENTI RUGOVA NË BRUKSEL.
Rilindja në faqet e brendshme, mes tjerash, botonte: Një këndvështrim i ri për Kosovën – shkrim nga Riçard Holbruk në The Washington Post;
Një Kosovë pezull është fitore për Milosheviçin – shkrim nga Jonathan Steele në The Guardian.
Ndërsa tituj të disa shkrimeve tjera ishin:
GNK: Pavarësia e Kosovës është vetëm çështje kohe (Grupi Ndërkombëtar i Krizave);
Ekspertët serbë thonë se Kosova po shkon drejt pavarësisë;
Kryekuvendari i Shqipërisë angazhohet për zgjidhjen e statusit të Kosovës sipas vullnetit të popullit;
Rupel është i mendimit se duhet të shpejtohet procesi i bisedimeve për statusin e Kosovës;
Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s u diskutua për Kosovën;
Presidenti Rugova hedh poshtë mundësinë e bisedimeve me presidentin serb;
Komisioni Evropian: Një e ardhme evropiane për Kosovën;
Statusi i Kosovës në epiqendër të bisedimeve.
NË VIJIM DY NGA SHKRIMET E GAZETËS RILINDJA TË 25 PRILLIT 2005:
Drejtori i Grupit të Krizave për Serbinë dhe Malin e Zi, Xhejms Llajon
“PERËNDIMI E KA VENDOSUR PAVARËSINË E KOSOVËS”
-Bashkësia ndërkombëtare ka vendosur – Kosova do të jetë e pavarur! Pret vetëm që kjo të shpallet publikisht/
Kosova do të jetë e pavarur për më pak se pesë vjet, vetëm se është duke u diskutuar se nën cilat kushte do të ndodhë kjo, kur dhe në çfarë mënyre, tha në një intervistë për të përditshmen sebe “Veçernje Novosti”, drejtori i Grupit të Krizave për Serbinë dhe Malin e Zi, Xhejms Llajon.
Kush ju ka thënë dhe pse keni vendosur që pikërisht në këtë moment ta bëni publike. Mos ndoshta ndërkohë janë dakorduar qëndrimet rreth statusit përfundimtar të Kosovës?
Asgjë e re nuk ka ndodhur. Por, para disa ditësh më pyetën për këtë gjë dhe unë u përgjigja. Të gjithë e kanë të qartë se Kosova ‘de fakto’ është e pavarur dhe kurrë më nuk do të kthehet nën administrimin e Beogradit. Sinjale të tilla, Perëndimi disa herë i ka dërguar në drejtim të Beogradit. Por, disa në Serbi vazhdojnë të flasin se Kosova kurrë nuk do të jetë e pavarur. Siç duket, vetëm Serbia nuk e ka të qartë, por gjithë të tjerët e dinë.
A është ky vendim i nivelit të lartë apo spekulim i kulisave?
Vendimi është marrë. Çështja nuk është më se a do të ndodhë kjo apo jo, por në çfarë kushtesh dhe kur.
Kush konkretisht e ka marrë këtë vendim? A është shkruar e zeza mbi të bardhë?
Nuk ka: e zeza mbi të bardhë. Nuk kishte mbledhje ku kjo është shpallur. Por ka kaluar një kohë e gjatë e dakordimit të ideve dhe ky vendim është pjekur tek të gjithë faktorët relevantë.
Njëqind për qind? Pa asnjë votë që e kundërshton?
100 për qind është qëndrimi pro pavarësisë së Kosovës.
Kush jua tha juve këtë gjë? Dikush nga Shtëpia e Bardhë?
Nuk e kam thënë këtë gjë. Nuk dua ta zbuloj burimin. Në fakt janë shumë burime nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Si t’ju besojmë se e gjitha ka marrë fund?
Nuk ka nevojë të më besoni. Më 20 prill, Komisioni Evropian ka dërguar një raport për Kosovën, në të cilin thuhet se “Kosova duhet t’i bashkohet BE-së në kuadër të programit të Stabilizim- Asociimit. Kjo është shumë interesante dhe indikative, sepse BE-ja këtë procedurë e përdor vetëm për shtetet sovrane. Secili që është pak i mençur, mund ta kuptojë se çfarë do të thotë kjo. Pra kjo do të thotë se BE-ja, edhe pse nuk dëshiron të flasë publikisht për këtë çështje, tregon se çfarë ka vendosur Brukseli për Kosovën.
Domethënë, kështu i bie që nuk ka nevojë të vendoset dialogu për standardet dhe statusin, nëse e gjitha ka marrë fund…
Beogradi duhet të përcaktojë interesat e tij dhe të gjejë se çfarë është për të më e përshtatshme, me rastin e realizimit të kësaj pavarësie…
Çfarë mund të jetë këtu e përshtatshme? Të lusin shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare, që të mos i dëbojnë edhe ata pak serbë që kanë ngelur atje?
Që të luftojnë për kushtet sa më të mira të jetesës së atyre serbëve që kanë ngelur dhe të atyre që eventualisht kthehen.
Nëse Beogradi paraqitet me një strategji, që të fitojë të paktën një pjesë të Kosovës, a mund të ndryshojë kjo diçka?
Jo. Bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që Kosova të jetë e pavarur në kuadër të kufijve ekzistues. Ndarja do të ishte e mundshme vetëm nëse serbët dhe shqiptarët bien dakord që kjo të bëhet në mënyrë paqësore, sepse bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që kjo të ndodhë në mënyrë të dhunshme. Nëse nuk bien dakord, Kosova do të jetë e pavarur në kufijtë ekzistues. Kjo është shumë më e mundshme, sesa varianti ku shqiptarët do të pajtohen që ta japin një pjesë të Kosovës.
Jeni shprehur se pavarësia do të ndodhë për pesë vjet. Pse pikërisht brenda kësaj periudhe? Dhe çfarë deri atëherë? Pavarësia e kushtëzuar nën ombrellën e protektoratit?
Kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Ende nuk dihet natyra e vërtetë e pavarësisë. Për këtë arsye politikanët serbë kanë mundësi të kenë rol në përcaktimin e saj.
Çfarë mund të përfitojnë më së shumti në këtë përcaktim? Që Kosova të jetë Republika e tretë në kuadër të Serbisë dhe Malit të Zi?
Kjo ende nuk është vendosur. Nuk dihet se çfarë mund të përfitojnë serbët nga kjo. Asgjë nuk është vendosur, kur është fjala tek procedura. Por, pavarësia e Kosovës në princip nuk do të vihet më kurrë në pikëpyetje.
Pra, rrëfimi mbi standardet nuk ka më kuptim. Domethënë nuk ka më kurrfarë kuptimi…
Me sa di unë, bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që parullën “standardet para statusit” ta zëvendësojë me formulimin “statusi me standardet”. Standardet para statusit është një rrëfim joreal, është një parullë dhe jo politikë. Sado që tingëllon shumë keq, bashkësia ndërkombëtare do të insistojë në standarde, por statusin nuk do ta presë për këtë gjë.
Ndërsa para Beogradit do të lindë dilema e pranimit sa më të shpejtë në BE apo mbijetimit të Kosovës?
Jo. Nuk është më çështja shpejt ose më ngadalë, por Serbia nuk do të futet në BE, nëse nuk heq dorë nga Kosova. Dhe pikë.
EKSPERTËT SERBË THONË SE KOSOVA PO SHKON DREJT PAVARËSISË
Në shkollën e gazetarisë në Novi Sad është mbajtur një takim me temën “Çfarë do të ndodhë me Kosovën”, në të cilën morën pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të strukturave qeveritare dhe organizatave joqeveritare nga Beogradi.
“Te bashkësia ndërkombëtare, pak a shumë tashmë është marrë vendimi që statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë pavarësia”, ka vlerësuar James Lion, drejtor i zyrës së Beogradit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
“Tani nuk ka dilema nëse Kosova do të bëhet e pavarur apo jo, por çështja është se nën çfarë kushtesh, brenda cilit afat kohor dhe çfarë do të fitonin të dyja palët nga ajo pavarësi. Gjykuar sipas të gjitha gjasave, me siguri që ora do të fillojë të numërojë aty nga fillimi i vitit 2006 dhe kjo mund të zgjatë deri 3 vjet. Afatet kohore ende nuk janë përcaktuar”, ka thënë Lion.
Beogradi një kohë të gjatë ka luajtur në letrën e ndarjes së Kosovës, dhe për këtë, partnerin e ka kërkuar në Tiranë, por në këtë fatmirësisht nuk ka patur sukses, ka deklaruar Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.
“Tashmë ekziston një atmosferë në rajon, e cila shkon në favor të pavarësimit të Kosovës , dhe mendoj se është shumë me rëndësi që Beogradi në këtë moment të përcaktojë një politikë konstruktive,” tha Biserko.
Kemi elitë të papërgjegjshme të njerëzve, të cilët nuk e bëjnë publike të vërtetën e plotë për Kosovën, konsideron Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizimin.
“Na gënjejnë për diçka, e cila kurrdo që të jetë, një ditë do të na kthehet mbi kokë. Këtu nuk është fjala vetëm për pushtetin, por edhe për opozitën,” tha Popov.
Ndërkaq kryetarja e komisionit të Kuvendit të Serbisë për Integrime Evropiane Gordana Çomiq, konsideron se është e domosdoshme të jepen përgjigje në këto pyetje.
“Kush e ka përgjegjësinë për dështimin evident të projektit, i cili nuk solli përmirësime as në Bosnjë 10 vjet pas Dejtonit, e as në Kosovë 6 vjet pas bombardimeve? Partitë politike në Serbi do të duhet të jenë partner i mirë në ato bisedime, madje edhe në bisedimet për të cilat askush nga ne nuk dëshiron të mendojë,” ka thënë Çomiq, në takimin në Novi Sad me temën “Çfarë do të ndodhë me Kosovën”.
(Behlul Jashari – kryeredaktor i Gazetës tradicionale të Kosovës RILINDJA nga Janari 2002 deri në numrin e fundit të shtypur të 30 Dhjetorit 2008 – vitit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurtin historik dhe ridaljes simbolike pas 10 vitesh botim digjital në 31 Dhjetor 2018)

Nga: Florim Zeqa
Paradoksalisht, në të njëjtën ditë kur ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Donika Gërvalla-Schwarz merr vendim për “ndalimin” e punësimit të familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD, Albin Kurti emëron njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin pikërisht në komisionin për sekretar të ministrisë që ajo drejton!
Vendimi i Gërvallës për të fshehur punësimet familjare
Mbase do të ishte krejt normale sikur z. Donika Gërvalla- Schwarz këtë vendim ta merrte në fillim të mandatit politik dhe ta respektonte me devotshmëri, por, ajo tani kur këtë po e bën si kamuflazh për të hipnotizuar elektoratin e mashtruar dhe qytetarët e dëshpruar sipas receptit të Albin Kurtit, për kinse qeverisje të mirë dhe me duar të pastra, siq ishin deklauar në fillim të mandatit politik!
Pra, Zv. kryemininistrja e parë dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka nënshkruar një vendim përmes të cilit kinse “ndalon punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, por në fakt po del të jetë e kundërta e saj çfarë ka nënshkruar!
Nepotizmi dhe familjarizmi janë dukuri të trashëguara dhe të shëmtuara në secilën ministri.
I gjatë dhe i pafund është rreshti i familjarëve të figurave politike dhe publike të punësuara në të gjitha ministritë, i punësimit të familjarëve të ngushtë: i motrave dhe vëllezërve, grave dhe burrave, djemve dhe vajzave, dajëve dhe tezeve, kunatava, kunetërve dhe baxhanakëve të ministrave, deputetëve, pronarëve të mediumeve, policëve dhe inspektorëve të sigurimit, prokurorëve dhe gjyqtarëve të ish regjimit të Millosheviqit.
Të mos flasim për përfaqësitë diplomatike që janë krejtësisht të familjarizuara dhe stërmbushura me militant partiak.
Punësimet nëpër ministri dhe përfaqësi diplomatike, me lidhje familjare ose kush “qet n’Def më shumë”
Ky është kushti dhe kriteri kryesor i punësimeve në ministri dhe staf diplomatik e jo siq e pohon z. Gërvalla- Schwarz: “Punësimi në MPJD, rekrutimi i diplomatëve të rinj mund dhe do të bëhet vetëm duke u bazuar në meritokraci, në konkurse të hapura për të gjithë dhe të bazuara në kritere profesionale”!
Le të ma thotë zonja Gërvalla-Schwarz, se cili diplomat në këto tre vjetët e fundit është emëruar sipas kritereve të sipërcekura?!
Përgjigja është, asnjë i vetëm!
Sipas burimeve të Insajderit, në ditën kur zonja Gërvalla-Schwarz nënshkruan vendimin e kamufluar, shefi i saj, Albin Kurti emëron njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin në komisionin për sekretar të ministrisë që ajo e drejton!
“Qeveria e Kosovës, në mbledhjen elektronike ka themeluar komisionin për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë pozitë janë emëruar persona që janë të lidhur me pushtetin. Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe Venera Çerkini, tezakja e presidentes se vendit, do jenë ata që do vendosin për pozitën sekretar të ministrisë së Gërvallës”! (Insajderi).
Ndryshimi vetëm në kohë dhe përmbajtje
Për të mos u zgjatur më tepër në të dhënat dhe faktet që dëshmon Insajderi, shtrohet pyetja e logjikshme, çfarë ndryshimi sollën këta që erdhën në pushtet!?
Përgjigja është asgjë ndryshe nga pararendësit e tyre! I kanë mbushur ministritë dhe stafin diplomatik me militant partiakë dhe injorantë të papërgatitur në aspektin profesional, me servil dhe puthador të të gjitha pushteteve, e për më tepër se kaq edhe me bashkëpunëtorë të regjimit okupues të Kosovës së viteve të ’90-ta!
Thënë të vërtetën edhe pushtetarët aktualë në aspektin material nuk qëndrojnë keq. Nga hiqi edhe këta u bën milionerë, i blen nga tre-katër shtëpi dhe banesa në vlera milionëshe, janë aksionarë të bizneseve më profitabile në vend. Këtë nuk po e themë unë, por e thotë raporti i Agjencionit Kundër Korrupsionit në Kosovë, në të cilin raport, presidentja Vjosa Osmani renditet milionerja e dytë në vend!
Në që e marrim guximin dhe i kritikojmë pushtetarët, duhet të përgatitemi mirë dhe të jemi të kujdesshëm nga mendësia autoritare dhe hakmarrëse e dy krerëve shtetërorë, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët mund t’na “shpërblejnë” në çdo formë të mundshme!





Kastriot Myftaraj: O Shkodranë!
Më shumë se 100 vite më parë, gjatë Luftës së Parë Ballkanase, Shkodrës iu bë emri i njohur në botë si qytet martir, me rastin e rrethimit të gjatë nga Ushtritë e Malit të Zi dhe Serbisë.
Atëherë, Shkodra e rrethuar, që rrezikonte vdekjen nga uria, nën breshëritë e predhave të topave malazezë dhe serbë, u krahasua me Parisin e rrethuar nga prusianët, në 1870-71.
Në 2016, Shkodrës iu bë emri i njohur në botë, sepse FIFA vendosi që ndeshja Shqipëri-Izrael të zhvendosej nga stadiumi i Shkodrës në atë të Elbasanit, për shkak se në Shkodër u zbulua një celulë terroriste islamike, që do të kryente atentate me rastin e ndeshjes.
E përse, do t’i bënin atentatet këta shkodranë muslimanë? Për shkak të Palestinës! Meqënëse Israeli mban të pushtuar Palestinën dhe vret palestinezë, thonë këta, ne do t’i tregojmë botës se muslimanët janë një bashkësi globale, dhe fronti palestinez i luftës gjendet edhe në stadiumin e Shkodrës, kur atje vjen të luajë Israeli.
O Shkodranë!
Këtej e tutje bota do t’u njohë si qytet-bastion fundamentalist dhe terrorist islamik, nëse nuk bëni diçka që të bëhet lajm botëror, me të cilin t’i jepni botës një kumt të kundërt.
Prandaj çohuni në këmbë, të bashkuar, si vëllezër, ju shkodranë me prejardhje nga familjet e kthyera dhunshëm në fenë islame, në kohën e pushtimit osman, por që jeni jopraktikues të Islamit, sulmoni dhe spastroni qendrat e vërteta të nxitjes së terrorizmit islamik në Shkodër.
Do të mjaftonte të lexonit se çfarë thotë Kur’ani, në versionin në të cilin është publikuar në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kundër hebrenjve dhe të krishterëve, për ta kuptuar se cilat janë këto qendra të nxitjes terrorizmit islamik në Shkodër.

Këto qendra janë:
– Myftinia e terror-nxitësit islamik Muhamed Sytari, i cili nuk ngurron që t’i quajë tërthorazi anëtarët e celulës terroriste si përfaqësues të popullit të Shkodrës, kur ankohet për mënyrën e dhunshme të arrestimit të tyre, duke thënë se kjo cënonte ndjenjat e shkodranëve. A thua nuk e di ky Muhamed Sytari se policët që arrestuan këta terroristë rrezikuan shumë jetën e tyre, pasi këta terroristë shpesh bëhen edhe kamikazë?
– Xhamitë e Shkodrës ku në atentat permanent ndaj rendit kushtetues thirret eZani shurdhues pesë herë ditën në arabisht, sipas versionit të Kur’anit të publikuar në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman, ku bëhet thirrje për urrejtje dhe dhunë ndaj hebrenjve dhe të krishterëve.
O Shkodranë!
Shembni minaret nga ku pesë herë ditën bëhet atentat ndaj rendit kushtetues, duke u thirrur eZanin në arabisht.
Vetëm kështu do të pastroni emrin dhe reputacionin e Shkodrës nga dëmi që iu bë dhe që nuk do t’ i shlyhet në shekuj.
O Shkodranë!
Shkodra është shumë më e vjetër se Muhamedi, se Meka, se Kaaba apo Qabja. Shkodra ka qenë qytet, madje kryeqytet i shtetit ilir, 2000 vite para se Muhamedi t’i bashkonte arabët e shkretëtirave në një shtet, dhe ka pasur mbretër dhe mbretëresha ilirë, 2000 vite para katër khalifëve të parë.
Kur Sulltani Mehmeti II pa kështjellën e Rozafës në Shkodër, tha: “Hej, ku e paska ngritur shqiponja folenë e vet!”
Shkodra është shqiponjë që e ka ngritur folenë e vet më shumë se 2000 vite para se Muhamedi të krijonte strehën e devesë në Mekë.
Por Shkodra është një shqiponjë, të cilën po e trajtojnë si deve.
O Shkodranë!
Ju nuk jeni palestinezë, ju jeni bijtë e shqiponjës së Rozafës. Prandaj mbrojeni Shkodrën nga ata që ua paraqesin sjelljen natyrore të devesë së nënshtruar të shkretëtirave, si fe dhe ritual fetar.
Nuk ka vend në Shkodër për arabët shqipfolës për të cilët Zoti është një arab i mbuluar me çarçaf që flet në arabisht. Sepse ata do ta vrasin Shkodrën.
Shkodra është e shenjtë dhe është shenjtëruar 2000 vite para Mekës, sepse Shkodra ka altarin e shenjtë nacional shqiptar, Rozafën ku një femër shqiptare u flijua për pajtimin e vëllëzërve shqiptarë.
Shkodra nuk ka pse kërkon shenjtëri në Mekë, ku arabët injorantë mëtonin shenjtëri, sepse u ra një meteor nga qielli, që sot adhurohet si Guri i Zi i Mekës.
Rroftë Shkodra e Shenjtë!
Më 13 Nëntor 2016

Gani I. Mehmeti
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha të martën, më 23 prill, se do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, e cila do të jetë publike. Aty, ai tha se do të të shihet se kush janë partnerët e Serbisë në politikën e jashtme dhe kush nuk do të jetë, duke shtuar se e mundur që disa shtete “ta gënjejnë Serbinë se janë me të, por votojnë ndryshe”, transmeton “Kosova Sot Online “.
Miqt e vërtetë nuk njihen në punë të liga e të këqia tonat, por në punët tona të mira, jo kur ne vrasim, kur plaçkisim, kur fëmijëve ua nxjerrim sytë, kur therim njerëz me bajoneta, kur dhunojmë femra seksualisht, që do të ishte krim sikur edhe ndaj kafshëve të vepronim asisoji, Daçiq.
Nuk gaboj edhe kur them se jeni popull i pashpirt. Kjo është parë në të gjitha luftërat tuaja pushtuese të popujve të tjerë, veçmas ndaj popullit shqiptar.
Dhe, do duhej ta kuptosh, se, secili shtet që ju përkrah juve, është shtet gjenicidal, ashtu siç jeni ju. Prandaj, e ke gabim se mund të dallosh miqt e armiqt tuaj në rastin konkret – votimin e Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, Kosovë e republika tjera të ish Jugosllavisë, që ju po përpiqeshit ta bënit Serbi tërë Jugosllavinë.
Ju, me punët tuaja të liga, keni bërë armiq të gjithë të tjerët, prandaj, mos u përpiqni të tërhiqni edhe të tjerët të bëhen të tillë, si ju.
Kthehuni për së mbari njëherë, sepse keq jeni duke shkuar. Ta dini, nuk do keni njerëz afër jush, përveç atyre që janë si ju, që hanë mish njeriu dhe nuk ngopen, e të tillët quhen kanibalë.
Kënaqësia juaj është të bëni të tjerët të vuajnë në vendin e tyre, t’i pushtoni ata dhe t’i lëni pa mëmëdhe, të bëhen në fillim robërit tuaj e më vonë, t’i asimiloni e t’ipërdorni për pushtime të vendeve të tjera.
Daçiq, është mirë t’i veni gishtin kokës, të mendoni deri ku keni shkuar dhe të këndelleni e të bëheni njerëz.
Për ju janë të gjithë të turpëruar pse nuk mendojnë si ju, madje ju i quani edhe tradhtarë nëse nuk iu përkrahin, po jo ore: Nuk hanë të tjerët mish njeriu, jo! As duan gjak të derdhin e të pinë! Secili në vendin e vetë le të vetëqeveriset. Kisha thënë që, edhe ju qeverisni në vendin tuaj, duke i lënë rehat të tjerët. Duhet ta kuptosh se edhe Kosova është shtet, dhe, sa më heret ta kuptoni këtë, më mirë do të jetë për ju. Është mirë që bota demokratike nuk do të lejojë më padrejtësira e krime mbi popuj të tjerë. Këto po luftohen edhe brenda një shteti, e lëre më ndërmjet shteteve.
E ke keq, je shumë gabim, të mendosh se duhet të kesh miq, kur ti nuk je mik. Ka ardhur koha sot të thuhet në sy secilit vetëm e vërteta. Kjo është më e mira. Duhet të luftohet i keqi, sepse ne shqiptarët e themi: Më i keq se i keqi, është ai që e përkrah të keqin a të keqen. E, secili që ju përkrah juve, do jetë më i keq nga ju.
Srebrenica ishte gjenocid, Raçaku në Kosovë ishte masakër. Ndjkeja e shqiptarëve në vitin 1999 nga Kosova dhe vrasja e mbi 13 mijë shqiptarëve, përfshirë mbi 1200 fëmijë, pastaj pleq, plaka, të sëmurë e të paarmatosur – ishte poashtu – g j e n o c i d !

Kush është Ermira Murati?
Ajo është optimiste për zhvillimin e teknologjisë, por sheh edhe rreziqet që vijnë me të. “AI mund të keqpërdoret, ose mund të përdoret nga aktorë me qëllime të dyshimta”, tha Ermira Murati në një intervistë për revistën Time.
Mediat indiane shkruajnë se Mira Murati, është vajzë e dy prindërve me origjinë indiane. ‘Hindustimes.com‘ raporton se shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E, ka një lidhje indiane.
‘Prindërit e saj janë me origjinë indiane. Murati ka lindur në San Francisko në vitin 1988 dhe është rritur në Amerikë. Në Tesla, ajo mbajti pozicionin e Menaxherit të Lartë të Produkteve pasi mori diplomën e saj Bachelor në Inxhinieri nga Shkolla e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.’- shkruhet në mediat indiane. Të njëjtën gjë raporton edhe ‘Wionews‘.Edhe pse vetë Murati ka deklaruar se ka lindur dhe rritur në Shqipëri, në Indi raportohet se prindërit e saj janë me origjinë Indiane. Edhe për shenjtoren Nënë Tereza, në Indi besohet se është me origjinë indiane.Ermira Murati është nga qyteti i Vlorës dhe në vitin e dytë gjimnaz fitoi të drejtën të studionte në Amerikë. Murati u largua nga Shqipëria në vitin 2005 pasi fitoi një konkurs që organizonte Ambasada Amerikane. E ëma ishte mësuese letërsie dhe babai mësues fiskulure. Murati, ka studiuar inxhinieri në Universitetin e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.
Ajo ka udhëhequr operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E. 35-vjeçarja nga San Fancisko, ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajrore. Ajo ka mbikqyrur skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.
ChatGPT është një teknologji relovucionare që u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur. Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë. Murati udhëheq ekipet e DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesë, dhe ChatGPT, chatboti jashtëzakonisht i popullarizuar i AI, që mund t’u përgjigjet pyetjeve më të ndërlikuara me aftësi të frikshme njerëzore.Inxhinieria shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mira Murati, ka qenë gjatë kësaj kohe në qendër të vëmendjes për shkak të sukseseve që ka arritur së fundmi. Ajo udhëheq operacionet teknologjike të kompanisë OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E.
Në një konferencë të mbajtur muaj më parë, Murati tregoi se ka lindur dhe është rritur deri në një moshë të caktuar në Shqipëri. Mirëpo, ajo thotë se pasioni që kishte qysh në moshë të herët për matematikën nuk mund të praktikohej në Shqipëri, pasi s’ka shumë mundësi. Më pas, ajo shton se kur u zhvendos në SHBA, nisi studimet për inxhinjeri mekanike.Isha shumë e interesuar për fushën e matematikës. Por, kur rritesh në Shqipëri nuk ke shumë mundësi ta praktikosh, kur erdha në SHBA studiova inxhinjeri mekanike ne Dartmouth College‘- dëgjohet të thotë në video shqiptarja.
Mira Murati është shqiptarja që po udhëheqë operacionet teknologjike të kompanisë OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E. 35-vjeçarja e nisi rrugëtimin e saj në OpenAI si zëvendëspresidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si zëvendëspresidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.
Gjatë periudhës 2013-2016 Murati punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera për Leap Motion si zëvendëspresidente e produktit dhe inxhinierisë.
Sot OpenAI mbështetet nga Microsoft dhe ka një histori të gjatë me disa prej emrave më të shquar të Silicon Valley. Vitin e kaluar kompania publikoi një sistem me inteligjencë artificiale që mund të krijonte imazhe reale të veprave të artit falë Dall-E.
Në intervistat e mëparshme, Murati shpjegonte sesi Dall-E funksiononte.
Angelin Preljocaj (lindi më 19 janar 1957) është valltar dhe koreograf francez me origjinë shqiptare.
Koreografia e tij përshkruhet si interpretim i baletit klasik dhe modern. Ai konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Ai iu bashkëngjit Beletit të Operës Nacionale në Paris në vitet ’90 dhe dhëhoqi Kompaninë e tij që nga viti 1985.Ai eshte me origjine nga Kelmendi Malsise se Madhe .
Lea Ypi ka lindur në Tiranë më 8 shtator 1979. Ajo është profesore e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.
Ajo ka bashkëpunuar me Universitetin e Stanfordit (2017), Institutin për Studime të Avancuara në Berlin, Universitetin e Frankfurtit (2010, 2016), Universitetin e Tokios dhe Universitetin Federal të Santa Caterina në Brazil.
Ndër botimet e saj të shumta janë “Global Justice and Avant-Garde Political Agency”, “The Meaning of Partisanship” (me Jonathan White), etj.. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuara, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së.
Në gjuhën shqipe ka botuar dy libra: “Vetëm për vete” dhe “Të lirë”.
