Kreu Blog Faqe 824

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit”- Prishtinë, në bashkëpunim me LH “Ali Hadri”- Dega në Malishevë, organizojnë sesionin në Malishevë më 12.06.2024

0

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar “Trojet e Arbrit”- Prishtinë në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve “Ali Hadri”- Dega në Malishevë organizojnë sesionin e XIX-të, të rregullt shkencor në Malishevë, më 12.06.2024 duke filluar nga ora 11:00.

Ky sesion shkencor mbahët me temën bosht: “Qëndresa e Llapushës dhe trojeve të tjera shqiptare gjatë viteve 1912-1952” Temat që studiuesit dhe studiueset mund ti paraqesin në këtë sesion shkencor:

1.Qëndresa shqiptare gjatë viteve 1912-1952;

2.Kontributi kombëtar i familjes se Sadik Ramës nga Gjurgjeviku dhënë çështjes kombëtare;

3.Kryengritja e Llapushës dhe lëvizja kaçake;

4.Muhaxhirët e ardhur në Llapushë gjatë viteve 1877-1878 dhe kontributi i tyre 1912-1952;

5.Roli i “Besës Kombëtare” i udhëhequr nga profesor Ymer Berisha;

6.Kuvendi i Dobërdolit;

7.Lufta e Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës Bajraktarit të Llaushës dhe luftëtarve të tjerë në Drenicë;

8.Ndue Përlleshi dhe lufta e tij pesë vjeçare për Shqipërinë Etnike

9.Kontributi i Marie Shllakut,At Bernardin Llupit,Kolë Parubit dhe Gjergj Martinit për Bashkim Kombëtar dhe pushkatimi i tyre;

10.Kontributi i Halim Spahisë,Tahir Dedës,Kajtaz Ramadanit,Rexhep Kabashit dhe Rifat Krasniqit për Bashkim Kombëtar dhe pushkatimi i tyre;

11.Kontributi i familjes se Pjetër Tomë Berishës nga Dobërdoli për bashkim kombëtar;

12.Qëndresa luftarake e çetës se Ndrecë Lleshit nga Grabanica e Klinës;

13.Mendimi ideologjik dhe patriotik i Tahir Berishës dhe lufta heroike e Rifat Berishës kundër pushtuesit serbosllav;

14.Kontributi dhe veprimtaria patriotike e Ramadan Shabanit;

15.Veprimtaria atdhetare e familjes Bllaca dhe kontributi kombëtar i Ramë e Qazim Bllacës;

16.Gjenocidi serbo-sllav në trevën e Llapushës gjatë gjysmës se parë të shekullit XX-të;

17.Kontributi i klerit fetar në shërbim të atdheut në Llapushë;

18.Kontributi i Alush Smajlit në luftën e Plloqicës 1944;

19.Lufta e Çelisë në Siçevë 1945;

20.Kontributi kombëtar i Ibrahim Lutfiut dhe Zenun Kepës;

21.Kontributi kombëtar i Mulla Nuridin Gjinovcit;

22.Lufta në Lugun e Lajthisë në Gollubovc 1946;

23.Kontributi i Bajraktarve te Astrazubit në shërbim të atdheut;

24.Kontributi i qetave në Garaqevë të Panorcit;

25.Veprimtaria e GLP(Grupit te Lidhjes se Prizrenit deri në vitin 1950)

26.E djathta shqiptare në Llapushë 1940-1947;

27.Kontributi i Vesel Pagarushës për çështjen shqiptare;

28.Rekuizimi (marrja me dhunë) e drithërave 1945-1947;

29.Hapja e shkollave shqipe në Llapushë gjatë luftës se Dytë Botërore 1941-1945;

30.Bashkëpunimi i Llapushës me trevat e tjera shqiptare për lirinë e Kosovës 1912-1952.

***

Ftojmë të gjithë studiuesit shqiptarë që të paraqiten me temat e tyre. Afati për paraqitjen e temave është deri më 01.06.2024.

Temat mund ti dërgoni në këto email adresa: nue_oroshi@yahoo.de; dhe lulzim-gegaj@hotmail.com

Ju mirëpresin Shoqata e intelektualeve shqiptarë ” Trojet e Arbrit”Prishtinë Lidhja e Historianwve “Ali Hadri”- Dega në Malishevë

Nga: Nue Oroshi

Dënim minimal që e ngarkon Serbinë me përgjegjësi shtetërore!

0

Florim Zeqa

Për masakrat në rrethin e Pejës dënohen me vetëm 56 vjet burg shtatë ish-anëtarë të ushtrisë jugosllave (të njohur si “Çakallët”)

Deri tek ky dënim minimal erdhi pas denoncimit të krimeve nga të mbijetuarit e masakrave, të cilët, përveqse i panë me sytë e tyre, i përjetuan rëndë në shpirt dhe në zemër krimet më të monstruoze dhe makabre ndaj familjarëve të tyre. Edhe pse dënim minimal dhe i vonuar, megjithatë është një dritë e vogël në fund të tunelit për drejtësi dhe një satisfaksion i vogël moral për familjarët e viktimave të terrorit serb.

Të dhënat zyrtare të një dënimi minimal

Sipas njoftimit të publikuar në Web-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill 2024, ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999, kurse gjashtë ish-pjesëtarët e tjerë të Ushtrisë Jugosllave u dënuan si në vijim: Predrag Vukoviq u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiq me 12, Sinisha Mishiq me 5, ndërkaq Lazar Pavlloviq, Sllavisha Kastratoviq dhe Boban Bogiçeviq u dënuan me nga 2 vjet burgim secili. Ndërkaq, Velko Koriqanin dhe Millan Ivanoviq u liruan tërësisht nga akuzat e ngritura!

Ja vlenë për të cekur se gjykimi për këtë rast kishte filluar në vitin 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015.

Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si “Çakallët”), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë Prillit dhe Majit të vitit 1999. Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të shqiptarëve.

Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i Detashmentit 177, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme të popullatës shqiptare.

Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine. Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin nga familarët.

Edhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Lartë të Beogradit më 24 Prill 2024, ky nuk është vendim përfundimtar, pasi ai prapë mund të apelohet dhe të prolongohet në pafundësi nga autoritetet e drejtësisë serbe!

Pranimi i krimit nga kriminelët, një dritë e vogël në fund të tunelit

Edhe pse dënimi për kriminelët është tepër minimal, pozitiv është fakti se ata i kanë pranuar krimet e kryera, gjë e cila e ngarkon drejtëpërdrejt Serbinë me përgjegjësi shtetërore dhe më nuk mund t’ua hedhin fajin “strukturave paramilitare”. Deri tek ky epilog erdhi falë insistimit dhe konsistencës së gjatë e të mbijetuarëve të masakrave për zbardhjen e së vërtetës dhe arritjes së qëllimit final për dënimin e kriminelëve.

Edhe pas 25 viteve, dhembja që kanë familjarët për humbjet që ua ka shkaktuar Serbia është e freskët, e madhe dhe e pakompensueshme. Andaj, çdo ngritje e zërit në mbështetje të familjarëve e zbutë sado pak dhembjen e tyre.

Le të shërbejë ky shkrim si thirrje për ndërgjegjën e fjetur të politikanëve kosovarë, të cilët nuk kanë bërë asgjë sa i përket denoncimit dhe zbardhjes së rasteve të rënda kriminale të ndodhura gjatë luftës në Kosovë!

E vetmja gjë që e bënën liderët shtetërorë dhe partiakë për këto 25 vjet, ishte pjesëmarrja dhe fjalimet patetike në përvjetorët e masakrave, si ngushëllim i vetëm për familjarët!

Nuk mjaftojnë fjalët e mira dhe “lotët e krokodilit” për shërimin e plagëve shpirtërore të familjarëve. Shkaku i mos qenurit të Kosovës anëtare e Këshillit të Evropës dhe organizatave tjera ndërkombëtare, drejtuesit e institucioneve shtetërore është dashur që të angazhojnë mekanizma të tjerë për ngritjen e padisë shtetërore ndaj Serbisë, e jo të presin që të kalojë një çerekshekulli nga koha kur kanë ndodhur masakrat dhe vrasjet monstruoze të djegies së kufomave me qëllim të pamundësimit të identifikimit dhe fshehjes së gjurmëve të krimit.

Dallimet dhe ngjashmëritë, e përbashkëta e krimeve në Kosovë

Për secilën masakër të kryer në Kosovë nga forcat serbe, nuk mjafton një shkrim dhe as një libër autorial, duhen vëllime të mëdha librash dhe enciklopedi për t’i trajtuar me fakte dhe argumente të gjitha krimet barbare të forcave serbe.

Edhe përkundër faktit se maskrat e kryera nga forcat policoro-ushtarake dhe paramilitare serbe ndaj civilëve të pafajshëm dhe krejtësisht të pambrojtur në rrethin e Pejës, ka dallime dhe ngjashmëri të shumta, nuk i jepë të drejt vetës t’i klasifikojë as për nga numrat dhe as nga monstruoziteti i krimit.

Ashtu siq nuk ndahen heronjët dhe dëshmorët, nuk ndahen as martirët dhe të rënët për lirinë e Kosovës. Ata janë gurthemeli më i fuqishëm i lirisë sonë, janë kallxuesi dhe kryefjala e themeleve të shtetit tonë.

Të mbijetuarit e masakrave janë heronj dhe dëshmitarë të gjallë të cilët i mbajnë të freskëta kujtimet e ngjarjeve më tragjike dhe më të kobshme të familjarëve të tyre dhe popullit tonë në përgjithësi.

Thënë ndryshe, të mbijetuarit e masakrave janë thesarë i çmuar për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare, për të çuar në vend drejtësinë, si parakusht për paqe afatëgjate dhe pajtim mes dy popujve të armiqësuar ndër shekuj, e në veçanti në dekadën e fundit të mileniumit të dytë.

Ky ishte vetëm një vështrim imi analitik rreth ngjarjes makabre dhe dënimit minimal të kriminelëve, për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e përhershëm me familjarët e viktimave të pafajshme.

Lavdi dhe krenari e përjetshme për të gjithë ata që u sakrifikuan, martirizuan dhe ranë për lirinë që ne sot e gëzojmë!

Takimi i sotshëm në Bruksel dhe deklaratat brengosëse të Serbisë për financimin e strukturave paralele në Kosovë

0

Bruksel, 25 prill 2024

U mbajtën takimet e radhës në kuadër të dialogut në Bruksel

Gjatë ditës së sotme u zhvilluan takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, në nivel të kryenegociatorëve e ku Republika e Kosovës përfaqësohej nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Pas përfundimit të takimeve, zëvendëskryeministri Bislimi mbajti një prononcim për media. 

Më poshtë, deklarimi i plotë: 

Takimi i sotëm për dallim nga takimet e tjera ka qenë shumë më i konkretizuar, ku palët kanë diskutuar nen për nen rreth ideve që ka prezantuar z. Lajçak dy javë më herët. Ne kemi shpresuar që ky diskutim konkret do jetë i dobishëm meqë do të na ndihmojë që t’i afrojmë qëndrimet. Fatkeqësisht ne kemi dëgjuar disa deklarata bukur brengosëse nga ana e Serbisë, të cilat kanë bërë që faktikisht qëndrimet në vend që të afrohen të largohen.

Përshembull sot për herë të parë ne kemi parë haptazi të dokumentuar nga Serbia se si ata e shohin procesin e krijimit të asociacionit, përderisa për bashkësinë ndërkombëtare dhe Kosovën, asociacioni është nënkuptuar si një mekanizëm që ndihmon komunat me shumicë serbe të koordinojnë ushtrimin e disa veprimeve të tyre, Serbia sot tregoi se e sheh si mekanizëm për legjitimimin e prezencës së strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë. Poashtu vazhdoi loja e vjetër me tendenca që të sigurohen metoda përmes të cilave do të merrnin garancione për licensimin e institucioneve ilegale siç është “Postanska Banka” në Kosovë. Duke parë se qëndrimet nuk po mund të afrohen, pas disa orëve bisedime, Lajçak duke respektuar linjat e kuqe të palëve, ka dalë me një propozim të ri, e i cili pak a shumë do të duhej të ishte propozimi i fundit që del nga z. Lajçak dhe në të cilin ne duhet të japim komentet tona gjatë ditëve në vijim.

Mund të them se propozimi i z. Lajçak është një përafrim apo një tendencë për përafrimin e qëndrimeve, shkon në drejtimin e duhur, por kërkon kohë nga të dy palët që t’i analizojnë elementet brenda tij, qoftë implikimet ligjore apo të ngjashme. 

Përmendët asociacionin, a është diskutuar në përgjithësi apo vetëm për këtë çështje që ka të bëjë me pagesat?

Jo, por një prej problemeve i cili është diskutuar në javët e kaluara është si të mundësohet financimi edhe më tej i shkollave dhe ambulancave të cilat operojnë në katër komunat në veri e në komunat tjera, por sot pala serbe ka kërkuar që të financohen çfarëdo strukture paralele e Serbisë, por pa dashur të tregojë se cilat janë këto struktura paralele të cilat ata duan t’i financojnë, dhe ideja e tyre që ka qenë që këto duhet të financohen derisa të themelohet asociacioni se pastaj ato kalojnë në kompetenca të asociacionit. Natyrisht që propozimi i tij nuk ka hasur as në mirëkuptimin e z. Lajçak e as tonin.

Propozimi i fundit i Lajçak para këtij për palën kosovare ishte i pranueshëm, ju e kishit cilësuar të konsoliduar…

Jo, jo të pranueshëm, ne kemi thënë është propozim konstruktiv që shkon në drejtimin e duhur.

Tani nëse Lajçak i përafron vijat e kuqe të të dyja palëve a i bie që është më i modifikuar dhe përafron qëndrimet? 

Le të themi që propozimi i sotëm është më i detajizuar sesa propozimi i javës së kaluar dhe sqaron më mirë disa prej pikave dhe vërejtjeve të cilat ne kemi pas në idetë e tij fillestare.

A është edhe ky propozim konstruktiv? 

Unë mendoj që është një përpjekje e mirë e z. Lajçak që të gjejë një zgjidhje. Edhe z. Lajçak njësoj si pala kosovare brengën kryesore e ka se si individët të cilët janë prekur nga vendimi i BQK-së apo rregullorja e BQK-së, të mund të vazhdojnë të marrin mbështetjen financiare përderisa Serbia edhe sot gjithë brengën e saj e ka patur se si duhet të licensohen institucione paralele të Serbisë në Kosovë. 

A duhet të takoheni prapë për të diskutuar për të njëjtën temë?

Ne kemi marrë përkushtimin që në një periudhë kohore prej një jave të dërgojmë sygjerimet apo brengat tona për propozimin e fundit e pastaj z. Lajçak do përpiqet të aranzhojë një takim, le të themi në fundin e javës së dytë të muajit maj. 

Llugaxhia e Lipjanit feston 100 vjetorin e shkollës

1
Shkolla e re fillore në Llugaxhi
Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi
___
Vetëm 100 vjet më parë, që nënkupton vitin 1924 në kohën e mbretërisë serbo-kroate-sllovene, shqiptarët e Dardanisë, që ishin riokupuar menjëherë pas tërheqëjes të osmanlinjëve, tani më veq po ndërronte okupatori, duke vazhduar shtypja dhe terrori nga Serbia cariste e Nikolla Pashiqit.
Gjatë viteve 1912/13, llugaxhiasit por edhe të gjithë shqiptarët e okupuar, thuajse ishin 100% apo totalisht analfabet.
Llugaxhiasit në vitin 1924 i kishin mbushur vetëm 46 vjet që kur ishin zhvendosur me dhunë nga Toplica për të gjetur një strehë të përkohëshme jetese apo mbijetese fillimisht duke gjetur konak në fshatrat Gadime, Qallopek, Marevc, Gllavicë, Topliqan e gjetiu. Vazhdimisht i mbante bindja se brenda pak muajsh do të krijoheshin kushtet për kthim në vendbanimet të cilat i kishin braktisur nga presioni, dhuna, vrasjet dhe ndjekjet masive që me planifikim e elaborate po bëheshin kundër shqiptarëve.
Tani më janë mbushur plotë 146 vjet apo një shekull e gjysmë, gjithënjë duke menduar se do të krijohen rrethana politike për tu kthyer në tokat dhe pasuritë e parardhësve tonë, tapitë e të cilave sigurisht se ende vazhdojnë të jenë të regjistruara në arkivat e Stambollit si prona të shqiptarëve.
Sot kur po e shkruaj këte artikull në vigjile të festimit të 30 vjetorit të hyrjes së nxënësve në shkollën e re tetëvjeqare të posandërtuar krejt rishtas. Disi më erdhi një motiv për të përkujtuar disa data apo ngjarje të rëndësishme për qyetarët e këtij fshati ndër të cilat do të veqonim:
– Llugaxhiasit u larguan apo u dëbuan me dhunë nga vendbanimet e tyre në dimrin e ftohët të viteve 1877/78.
– Familjet që erdhen në Llugaxhi ishin: Tmavët, Byqmetët, Retkocerët, Reçicët, Konjufcët, Buqajtë, Magashët, Spancët, Llapashticët ma vonë Gashët, Verbicët dhe Malokët.
– Llugaxhia si vendbanim u formua në vitet 1881/82, kjo do të thotë se për 4 vjet llugaxhiasit kishin qëndruar si popull nomad në fshatrat që i theksuam më lartë.
Vitin 2024 do ta quanim si një vit jubilar për shkollën dhe qytetarët e Llugaxhisë për faktin se shënojmë:
– 146 vjetorin e kobshëm të ndjekjes masive nga trojet tona etnike,
– 142 vjetorin e themelimit të një fshati krejtësisht të ri, që nuk ishte vendbanim i mëhershëm, ku për herë të parë banorët hapën një sipërfaqe të tokës nga shkurret e bimët e egra, aty ndërtuan kasolle me drunjë e llaq, i mbuluan me shavarë që gjendej me bollëk në tokën gjysmë moqalike ku u vendosën për pak vite, por ja që edhe pas 1 shekulli e gjysmë vazhdojmë të jetojmë e punojmë aty ku menduam se jemi të përkohëshëm.
– Sivjet festojmë 100 vjetorin e hapjes së shkollës. Në ate kohë vizionari Sefë Reçica i kishte drejtuar një shkresë ministrit të arsimit të Serbisë për ta hapur një shkollë në gjuhën serbe. Për të marrë një vendim për lejen e shkollës vet ministri kishte ardhur nga Beogradi për ta parë vendin se ku do të hapej kjo shkollë dhe cilat janë kushtet për zhvillim të mësimit. Lokacioni për mësim ishte vendosur të jetë në një dhomë mësimi në objktin e xhamisë, për çka ministri kishte reaguar negativisht se gjëja këtu ku zhvillohen ceremoni fetare nuk bënë të hapet shkolla. Se qfarë kishte vepruar me ate rast Sefa askush nuk mund ta dijë, por me gjasë si një vizionar i kohës ai kishte arritur ta bindëte ministrin për ti dhënë lejen e hapjes së shkollës. Ministri ma në fund lejoi të hapet shkolla pikrisht me 24 prill të vitit 1924.
– 17 vite më vonë, konkretisht në vitin 1941, në kohën kur Ministri i Arsimit të Shqipërisë patrioti Ernest Koliqi kishte dërguar në gjithë Kosovën ma shumë se 200 mësues, njëri prej mësuesve ishte Kadri Greca i caktuar për mësues në Llugaxhi. Sigurisht dhe me të drejtë mund të shtrohet pyetja: se si ka pas mundësi që në një fshat të vogël siq ishte Llugaxhia të hapet shkolla shqipe në të njejtën kohë psh me Ferizajin?. Përgjegja është për neve shumë e njohur, i madhi, patrioti, arsimdashësi, mësuesi i popullit z.Ahmet Gashi kishte qëlluar të jetë nip i familjes Reçica, kështu ky si një mësues i njohur që ishte kishte ndikuar shumë te dajtë e tij që të shkollohen se nga alfabetizmi ska asgjë të mirë. Mësuesi z.Gashi përveq që e dërgoi Kadri Grecën në Llugaxhi, menjëherë pas pak javësh e dërgoi djalin e vet Bujar Gashin që ti ndihmoj mësuesit Isuf Islamit për të zhvilluar planprogramët mësimore adapt me programet e shkollave të Shqipërisë. Kështu u vendos që në këte fshat të vogël të hapej shkolla e parë shqipe, kjo do të thotë se sivjet festojmë 83 vjetorin e shkollës shqipe në Llugaxhi me mësues vendor, në fakt për dy javë kishte punuar mësuesi nga Shqipëria Kadri Greca, i cili kishte propozuar që ate ta zëvendësinte mësuesi i fshatit z.Isuf Ramushi-Reçica, i cili ishte i përgatitur për të vazhdu me sukses punën e filluar të z.Grecës.
– pa kaluar 3 vite të plota qytetarët me organizim vullnetar ndërtuan objektin dy dhomësh të shkollës që ishte ndërtuar me vetkontribut të qytetarve, kjo do të thotë se edhe këtu e kemi një vit jubilar të 80 vjetorit të ndërtesës së shkollës e ndërtuar në vitin 1944.
– Sot në oborrin e shkollës së re, po festojmë edhe një datë jubilare, 30 vjetorin e lëshimit në punë të objektit ku festojmë ditën e shkollës që është e lidhur me ditëlindjen e patriotit shqiptar Hasan Prishtina, emrin e të cilit me krenari tash e 30 vite e mbanë shkolla jonë, që nga viti 1994 kur u mëvetësuam nga shkolla “Emin Duraku” në Banullë.
– Si një datë që ne llugaxhiasit nuk e harrojmë kurrë është data 24 qershor 1990, ditë kjo kur vendosën gurin e themelit dy burra të Llugaxhisë Nuhi Islami dhe Ymer Byqmeti. Ky ishte një gurëthemel për të cilin sot fesojmë 34 vjetorin e fillimit të kësaj ndërtese shkollore e cila 100% u financua dhe u ndërtua nga kontributi i llugaxhiasve dhe pak donatorëve tjerë.
Sot po ju drejtohem nxënsve të kësaj shkolle, mësimdhënësve, prindërve, qytetarëve prezent e atyre që mungojnë, qytetarëve të Kosovës, diasporës që ndihmuan shumë me financa dhe të gjithë atyre që e duan shkollën, duam që me pak rrjeshta të ju tregojmë se ky objket u ndërtua në kohën apo vitet më të errëta që po kalonte shkolla shqipe nga rexhimi serbo-sllav.
– Një shenim i këtij lloji pra i 30 vjetorit të hapjes të kësaj shkolle, që për të gjithë ne duhet të jetë si njëra prej mrekullive më të mira që ka ditur ta bëjë ky komunitet i shkelqyeshëm.
– Nxënësit duhet ta din historinë e prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve të tyre, ta mësojnë ate, ta shkruajnë, kultivojnë e ta ruajnë traditën e mirë të trashëguar brez pas brezi.
Mrekullitë nuk janë të përhershme, ato mund të ndodhin vetëm njëherë brenda një shekulli, kjo ëndërr e prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve tuaj, të dashur nxënës kishte arritur të bëhet realitet në kohërat më të errëta dhe të segregacionit që serbo-sllavët po kryenin kundër shkollës shqipe por edhe gjithëçkaje shqiptare.
Duhet të theksojmë se që nga demonstratat studentore të vitit 1981, shtypja, represioni, dhuna, burgosja dhe vrasja kundër shtresave intelektuale, nxënësve, studentëve e patriotëve shqiptar kishte marrë përmasa shqetësuese e masive thuajse në secilën familje.
Ndryshimet kushtetuese dhe suprimimi i autonomisë së Kosovës në vitin 1989, hapi shtigjet për zbatim të një represioni e terrori të paparë mbi të gjitha shtresat e popullsisë e sidomos kundër arsimit e shkollës shqipe.
Llugaxhiasit përkundër këtij represioni, vendosën të bëjnë diçka që në ato kushte e rrethana edhe ëndrrat ndaloheshin nga UDB-ja serbe, e lëre më të ndërtohej një shkollë në qendër të fshatit për mësim e edukim të fëmijëve shqiptar.
Llugaxhia
Shërbimet sekrete serbe ishin shumë aktive në ato kohëra, Milicia serbe kishte marrë informatat se llugaxhiasit kishin filluar grumbullimin e financave apo kishin marrë vendimin për ta ndërtuar një shkollë të plotë 8 vjeqare. Milicia ishte shumë e shpejtë në reagim duke ftuar në biseda informative aktivistët që i prinin këtij akcioni. Ftesën për tu intervistuar në UDB e kisha marrë unë Selatin Retkoceri si kryetar i komisionit për ndërtimin e shkollës si dhe Rabit Konjufca si arkatar i përgjithëshëm. Meqë Rabiti kishte qëlluar të jetë në një udhëtim në Lubjanë, në vend të tij në milici kishte ardhur Sinan Byqmeti antar i këshillit të shkollës. Në ato biseda informative ishte urdhëruar që të ndalohej apo të anulohet ftesa e qytetarëve për tu tubuar në një manifestim për vendosjen e gurëthemelit të shkollës. Paraprakisht ishte caktuar data 24 qershor 1990 kur pranë lokacionit ku sot ndodhet salla sportive të mbahet një manifestim kulturor me fjalime, këngë e festë. Përkundër ndalesës me urdhër policor, megjithate ne nuk heqëm dorë nga manifestimi mu në ditën që e kishim paracaktu. Përkundër shtetrrethimit që ishte bërë nga milicia serbe me autoblinda e pisguavera, manifestimi u mbajt nën tytat e pushkëve dhe automatikëve, që për fatin tonë kësaj radhe pa ndërhyrje të dhunëshme.
Data 24 qershor 1990 për ne llugaxhiasit është një datë historike e skalitur thellë në themelet e kësaj shkolle nga e cila për çdo vit na dalin kuadro që ua ka lakmi e gjithë shqiptaria. Me një angazhim të madh të këshillit 20 antarësh, të intelektualëve të fshatit, vajzave dhe grave, qytetarëve pa dallim, të bashkëvendasëve tonë që jetojnë në qytete të Kosovës, diasporës e sidomos atyre në Londër, por edhe të qytetarëve të tjerë nga fshatrat e Lipjanit, institucionet paralele të atyre viteve arritëm që ta përmbyllim një investim kapital unik, që deri në ato kohë nuk njihej së paku jo në tokat shqiptare. Ky objekt 700 metra katror me 10 dhoma, e ndërtuar me standarde të larta teknike, është filluar e perfunduar me financa vullnetare të qytetarve. Fillimisht kjo ishte si një ëndërr shumë e mirë, por sot e 30 vjet më parë u bë realitet, ku sot vazhdojnë mësimet qindra nxënës jo vetëm nga ky fshat por edhe fshatrat e afërta.
Fillimi i vitit shkollor 1994/95 ishte shtyer me 20 ditë vonesë, sepse shkollës ende nuk i kishte arritur inventari apo bankat shkollore. Nxënësit po prisnin bankat të cilat nuk mund të gjendeshin në Kosovë, ato i siguruam në një rrugë goxha të vështirë dhe me shumë rreziqe. Ato erdhën nga burgu i Pozharevacit, banka këto që ishin ndërtuar nga të burgosurit politik shqiptar që vuanin denime të rënda politike. Inventari u sigurua nga i ndjeri Hysen Berisha, u financua nga qytetarët kurse u transportua në rrethana shumë të vështira nga Avdirrahmon Konjufca, të cilit ishin zbuluar nga policia financiare që po transportonte banka shkollore për çka e kishte detyruar Monin të paguaj tatim rreth me 3000DM.
Shkolla fillore në Llugaxhi
Tani më kishin arritur bankat dhe me 20 shtator të vitit 1994 nxënësit e Llugaxhisë, Bujarisë dhe Marevcit i zuri në një objekt të ri dhe më modernin e kohës. Në ato kohëra të rënda për arsimin, shumë fëmijë të disa fshatrave dhe qyteteve tjera mësonin nëpër kontenjer e shtëpi private, meqë serbët i kishin larguar nga shkollat publike, ne në ato kushte e rrethana, arritëm që me vetkontribut e shumë vështirësi, ta ndërtojmë shkollën e cila sot qëndron krenare si një kullë prej qeliku që i qëndroj edhe luftës, duke u strehuar në te qindra familje nga Zhegovci e Verbica e Gjilanit në majin e vitit 1999.
Shfrytëzojmë rastin që në këte 30 vjetor jubilar të fillimit të punës në objektin e ri të shkollës por edhe të pavarësisë nga shkolla e Banullës, ti falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e shkollës, në mesin e tyre kemi edhe pjesmarrës në këte festë, ka prej tyre që nuk janë sot në këte përvjetor për shkak të angazhimeve private, jetojnë e veprojnë në mërgim, kanë ndërruar vendbanimin, gjithësesi se ka edhe shumë që kanë vdekur dhe nuk janë më në mesin tonë.
Shkolla e hershme në Llugaxhi…
Nëse duhet të përmendim dikend në këte shkrim me karakter informues, atëherë domosdo na bjenë të kujtojmë burrat e mëdhenjë që i kishte ky fshat si: Sefë Bislimi, Hasan Qerkini, Qazë Llugaxhia, Sherif Konjufca, aktivistin që siguroi lejen e ndërtimit Ajet Retkiceri, mësuesin e parë Isuf Islami duke vazhdu me mësuesit tjerë sipas radhës Qemal Retkoceri, Nazmi Zymeri, Adem Limani, Nezir Gashi, Hamit Tmava, Hamdi Tmava, Hysni Reçica, Nazmi Reçica, Hysen Tmava, Enver Ratkoceri, Hajdin Konjufca, Gani Ratkoceri, Nuhi Islami, Vehbi Retkoceri, Jakup Reçica, Raif Tmava, Lida Retkoceri, Florije Retkoceri. Avdyrrahim Reçica, Ragip Reçica etj.

Hamasi tregon gatishmëri për armëpushim afatgjatë

0

Foto: AP

Asle Hansen /Dagbladet

Hamasi është i gatshëm të bjerë dakord për një armëpushim afatgjatë me Izraelin dhe gjithashtu do të hedhë armët në qoftë se palestinezët marrin shtetin e tyre, tha një udhëheqës i tij.

Udhëheqësi i Hamasit Khalil al-Hayya ka përfaqësuar lëvizjen palestineze në negociatat për një armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve.

Sipas tij, Hamasi është i gatshëm të përfundojë një armëpushim të paktën pesëvjeçar me Izraelin dhe gjithashtu do të lëshoj armët dhe do të bëhet një parti politike nëse forcat izraelite tërhiqen nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor dhe palestinezët marrin shtetin e tyre brenda kufijve të para vitit 1967.

Parakushti është që Izraeli të njohë të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë, në përputhje me rezolutat ndërkombëtare,” tha Khalil al-Hayya.

Hamasi dëshiron gjithashtu të bashkohet me Organizatën Çlirimtare të Palestinës (PLO), e cila udhëhiqet nga rivalët e saj në Fatah dhe hap rrugën për formimin e një qeverie bashkëpunuese në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, tha ai.

(NTB)

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime kundër shqiptarëve të Kosovës

0
Pamje nga varrezat e Masakrës së Lubeniqit
Ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviç, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999.
 Sipas njoftimit të publikuar në web-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill, edhe gjashtë ish-pjesëtar të Ushtrisë Jugisllave u dënuan me krime lufte.
Predrag Vukoviç u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiç me 12, Sinisha Mishiç me pesë, ndërkaq
Lazar Pavlloviç, Sllavisha Kastratoviç dhe Boban Bogiçeviç u dënuan me nga dy vjet burgim secili.
 Ndërkaq, Vellko Koriqanin dhe Millan Ivanoviç u liruan nga akuzat.
Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të ushtrisë territoriale të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si “Çakallët”), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë prillit dhe majit të vitit 1999.
 Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të civilëve.
 Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i detashmentit, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme.
 Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine.
Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin.
 Vendimi i Gjykatës së Lartë të Beogradit mund të apelohet. Natasha Kandiq nga organizata joqeveritare, Fondi për të Drejtën Humanitare, pas vendimit se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme.
 “Ndjenja ime, pas 14 vjetësh që nga nisja e gjykimit për vrasjen e civilëve në Qyshk, Zahaq, Lubeniq dhe Pavlan, është se jeta e njeriut nuk është e rëndësishme në procedurat gjyqësore”, tha ajo përmes një deklarate të lëshuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
 Gjykimi për këtë rast nisi më 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015

Shqipëria e regjimit të «rilindjes», shtet mafioz

1

Nga Aurel Dasareti

Gangsteri kryesor, përndryshe tradhtari me famë botërore në projektin e qëndisur nga armiqtë e jashtëm: “Shpopullimi i Shqipërisë”,  vazhdon aktivitetin e tij kriminal. Nëpërmjet varfërisë kryen spastrimin etnik të shqiptarëve vendas (autokton), dhe zëvendësimin e tyre me “refugjatë” afrikano-aziatikë (të cilët asnjë shtet evropian nuk i do), duke e bërë Shqipërinë nevojtore të globit. Brenda 3 viteve, këta “refugjatë” do të jenë shumicë në Shqipëri.

***

Kur kryeministri është mafiozi kryesor në një rrjet kriminal, shoqëria shembet dhe vendi shpopullohet.

Kombi shqiptar është në prag të shpërbërjes, zhdukjes përfundimtarëve. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një grup njerëzish gjumash. Errësira nuk mund të dëbojë kurrë errësirën, këtë mund vetëm drita.

Ne shqiptarët (si dhe e gjithë bota) e kemi parë dhe ndjerë papërgjegjshmërinë e regjimit mafioz antikombëtar (qeverisë aktuale) ndaj njerëzve dhe vendit gjatë 12 viteve: Nën udhëheqjen e kryeministrit mafioz më shkatërrues dhe armiqësor ndaj Shqipërisë së epokës së pasluftës, diktatori i sëmurë mendsh i cili ka kapur të gjitha pushtetet.

Ai dhe partia e tij  “rilindja” dhe tru-shpërlarë të saj mendojnë se është shumë mirë t’i shiten pasuritë marramendëse dhe vlerat e atdheut dhe të popullit interesave të huaja me kapital të fortë e kriminal. Sigurisht që paratë shkojnë në xhepat e këtyre kriminelëve të gërditshëm.

Ai dhe bashkëpunëtorët (zagarët) e tij kanë treguar gjithashtu një përbuzje të dukshme si për Ligjin shqiptar  ashtu edhe për Kushtetutën e Shqipërisë. Problemi është se as ai dhe as lakenjtë (shërbëtorët) e tij që shesin votën për 10 lek nuk duan ta pranojnë, aq më pak të dëgjojnë për të.

Është koha për t’i dhënë këtij regjimi kriminal kuisling vdekjeprurës për popullin dhe vendin një pasaportë të përhershme nga politika shqiptare, si dhe dhoma të përhershme në burgjet më të sigurta. Dhe dalin prej andej, vetëm pasi të kalben.

Aty ku zhduken kafshët më fisnike, fiton lepuri, i cili nuk ka kërkesa, jeton i kënaqur dhe vazhdon të riprodhohet pafundësisht.

***

PS: Më poshtë postoj një letër të datës 14 tetor 2022 (kritike ndaj meje) nga një zonjë e nderuar e cila më shkruan:

“Aurel Dasareti ju pershendes! Kur bën deklarata kaq të forta qoftë ai kryeministri apo kushdo tjetër, më duhen fakte ku e mbështesni ju opinionin tuaj. Një intelektuali nuk i lejohen deklarata pa fakte dhe duhet të mësohemi të flasim me fakte dhe jo mllef.”

Përgjigja ime ishte: 

“Përshëndetje e dashura zonja (…) dhe faleminderit për komentin tuaj. Politika praktike është arti i injorimit të fakteve.

Konflikti i interesit – i referohet, në një kontekst kërkimor, kushteve që mund të ndikojnë në kërkimin në një drejtim të caktuar. Një konflikt interesi mund të lindë kur aktorët në procesin e publikimit (vlerësues, autorë  dhe redaktorë) mund të kenë interesa që mund të ndikojnë në vlerësimin në një mënyrë ose në një tjetër.

Në shkrimet e mia nuk kam asnjë konflikt interesi. Zero. Nëse dikush që më kritikon sepse mendon se kam, duhet ta bëjë të ditur, me fakte.  

Ndaj e nderuar zonjë, më tregoni të gjitha faktet nga letrat e mia ku unë kritikoj pa fakte. Sa i përket kryeministrit, të gjithë shqiptarët dhe bota e kanë faktin se ai nuk është i përshtatshëm të “drejtoj” (sundojë) atdheun e gjyshërve të mi. A ka ndonjë fakt më të padiskutueshëm se kjo?

Nuk më intereson aspak (zero) kush bëhet kryeministër i Shqipërisë, por kush jo.

Gjithkush ka të drejtë të ketë mendimin e vet, por askush nuk ka të drejtë të jetë faktikisht i pasaktë.

(…) Duhet të shmangim komentet me ata që janë në Konflikt interesi sepse janë të paguar të mbrojnë punëdhënësin që qëndron dhe vëzhgon në hije.

Fryma e së vërtetës dhe lirisë – është mbështetja e kombit dhe shoqërisë. O shqiptar! Duaje të afërmin tënd, por mos lejo që ai të të mashtrojë!

 Gjiganti legjendar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka thënë: “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush”!

Vogëlsi-a ime ju thotë: “Pisllëkun, kriminalitetin, korrupsionin, hajninë, jo-burrërinë, pabesinë, indiferencën (mos-reagimin) ndaj ligësive të “baballarëve të kombit”, 

përndryshe kalbësirave qoftëlarg në: Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore dhe Mal të Zi, shtypjen ndaj grave, keqpërdorimin e rëndë të fesë, indoktrinimin (detyrimin) jo vetëm të grave por edhe të vogëlusheve për të mbuluar me qilim edhe sytë, shkatërrimin e arsimit, shkakun e ikjes së të rinjve, humbjen e shpresës, boshatisjen e vendit, xhelozinë e sëmurë dhe armiqësinë ndaj njëri-tjetrit, paaftësinë për të identifikuar manipuluesit, paaftësinë (mungesën e vullnetit) për të identifikuar bojkotuar apo distancuar nga mediumet amatore antikombëtare të financuara nga tradhtarët dhe armiqtë e jashtëm të cilët duan që ne të mos ekzistonim, shitblerjen e diplomave universitare, trafikimin e femrave, trafikimin e fëmijëve, legalizimin e drogës, vrasjet e njëri-tjetrit, servilizmin ndaj të huajve, dashurinë e pakufishme ndaj egërsirave që kanë kryer shumë gjenocide ndaj jush (dhe përdhunime seksuale), mercenarizmin, mendjelehtësinë kinse të tjerët do të na mbrojnë jo vetëm nga armiqtë e jashtëm por edhe nga vetvetja, tradhtinë ndaj Kombit dhe Vendit etj., – nuk ua solla unë, ato i gjeta mes jush.”

“Historia e lirisë është një histori rezistence”, – Woodrow Wilson

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shpella e “Kaurit” në krahinën e Pukës, vendi ku shqiptarët fshiheshin prej pushtuesve osman që donin t’ua ndërronin fenë

___
PUKË – Shpella e Kaurit
___
Mbi të tatëpjetën “thikë” që zbret në brigjet e Liqenit të Komanit në Pukë,
ndodhet një prej shpellave më të vecanta në Shqipëri, për sa i përket historisë së saj. Ndonëse vetëm 40 minuta larg nga qyteti verior i Pukës, Shpella e Kaurit ishte thuajse e panjohur për banorët e zonës. Historia e saj e çuditshme, që zë fill në kohën e pushtimit nga hordhitë e para otomane e që lidhet me fenë, bëri që askush nga banorët e fshatit Buzhalë e të fshatrave të tjerë të Komunës së Qelzës të mos flisnin për të. Madje brezat e rinj në kohën e diktaturës, nuk e dinin se ekzistonte Shpella e Kaurit. Më të moshuarit që kishin dëgjuar për këtë shpellë, nuk guxonin të flisnin për të. Ky vendstrehim natyror e që të mahnit me misteret e saj, u “zbulua” vetëm 7 vjet më parë. Më në fund banorët e trevës thyhen “heshtjen” e misterin që mbarte kjo shpellë, duke provuar të hynin në brendësi të saj e të shuanin kuriozitetin. Ndërsa këto vitet e fundit Shpella e “Kaurit” ka befasuar dhjetëra turistë të huaj, kryesisht amerikanë. Ajo që habit të huajt, është fakti se në këtë shpellë, shekuj më parë, banorët katolikë të zonës turreshin të fshiheshin në labirintet e saj për t’i shpëtuar ndërrimit të fesë së tyre nga turqit osmanlij.